Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Gazeta Fjala

11:00 Minimalizmi social: trendi i ri që po ‘pastron’ jetën e njerëzve nga kontaktet e panevojshme (lifestyle)

By: Klara
28 December 2025 at 11:00

Pas minimalizmit material, vjen minimalizmi social – një lëvizje që synon reduktimin e njerëzve, eventeve dhe angazhimeve që nuk sjellin vlerë emocionale. Psikologët po e quajnë “detoks social”: largimin nga bisedat sipërfaqësore, marrëdhëniet e lodhshme dhe komunikimet që shterojnë energjinë.

Ky transformim po shfaqet kryesisht tek brezi i ri që është i lodhur nga mbi-ndërlidhja digjitale. Me më pak zhurmë sociale, thonë specialistët, rritet qartësia emocionale, performanca profesionale dhe vetëvlera. Bizneset e kanë kuptuar menjëherë dhe po krijojnë shërbime, evente dhe aplikacione që premtojnë një gjë: jetë me më pak, por më mirë./KM

10:59 Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

By: Kesjana
28 December 2025 at 10:59

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në nisje të podkastit të tij që mbahet çdo të diel, u ndal tek risitë e fundit, konkretisht tek programi EuroAgro Albania 2025-2030.

Këtë program, Rama e cilëson si një sfidë të fortë për sektorin e bujqësisë, lidhur me arritjen e standardeve europiane, si paketë për mbylljen e negociatave të Shqipërisë me BE deri në vitin 2027.

“Këtë javë prezantuam një mekanizëm praktik e të domosdoshëm për përgatitjen e bujqësisë dhe sektorit ushqimor për tregun e përbashkët europian me kapitujt 11, 12 dhe 13, në zemër të procesit të negociatave të anëtarësimit. Do të jetë një sfidë e fortë për çka kemi bërë në një dekadë, me besim dhe forcë se do të bëjmë gjithçka që duhet për t’ia dalë edhe në dy vitet e ardhshme që të mbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027”, tha ai.

Sakaq, Rama bëri dhe një krahasim të sektorit në kohë, tani dhe të një dekade më parë. Kryeministri u shpreh se dikur mbështetje financiare nga shteti arrinin të merrnin vetëm 5 mijë e 600 fermerë, një numër ky i shumëfishuar sipas tij sot. Duke u ndalur tek eksporti, Rama tha se kjo veprimtari ekonomike dikur ishte një privilegj, ndërsa sot produktet shqiptare mbërrijnë në 80 vende të botës.

“Një dekadë më parë, vetëm 5 mijë e 600 fermerë merrnin një mbështetje simbolike asokohe nga shteti. Sot janë 67 mijë e 500 fermerë që përfitojnë nga çdo vit mbështetje reale e cila peshon në portofolin e fermës së tyre. Eksportet, dikur ishin një privilegj i një grushti fermerësh, ndërsa sot produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar gjysëm miliardë euro, ndërkohë që raporti i defiçitit tregtar, pra, eksporte dhe importe të produkteve ushqimore ka zbritur nga 1 eksport 9 import, në vetëm 1 eksport dhe 3 import. Sot jemi në një tjetër nivel, por edhe sfidat janë të një niveli tjetër”, tha Rama.

Për platformën EuroAgro, kryeministri tha se do të shërbejë si një udhërrëfyes të standardeve europiane për fermerët vendas.

“EuroAgro Albania nuk është një uebsajt më shumë, nuk është një faqe më shumë në internet por është një instrument pune, një udhërrëfyes, hap pas hapi, si burim informacioni për standard, afate, detyrime konkrete, si një kanal dialogu i hapur për fermerët dhe bizneset në këtë rrugë drejt anëtarësimit”, tha ai./kb

10:50 Rikthimi drejt Hënës: NASA përgatitet për misionin historik në vitin 2026

By: Klara
28 December 2025 at 10:50

Viti 2026 pritet të jetë viti i madh për eksplorimin hapësinor. Nëse planet e NASA-s ecin sipas parashikimeve, katër astronautë do të fluturojnë rreth Hënës në një mision 10-ditor, duke u bërë njerëzit e parë që i afrohen satelitit tonë natyror që nga epoka e Apollo-s.

Misioni i njohur si Artemis II pritet të nisë që në shkurt të vitit 2026. Ky fluturim do të shërbejë si prova vendimtare për:

Raketën SLS (Space Launch System), gjenerata e re e raketave të NASA-s.

Anijen kozmike Orion, e cila do të mbajë ekuipazhin për herë të parë në hapësirë.

Gara hapësinore dhe objektivat strategjikë

Rikthimi në Hënë është bërë një prioritet kyç, veçanërisht në kuadër të rivalitetit me Kinën, e cila synon të dërgojë astronautët e saj në sipërfaqen hënore deri në vitin 2030.

Administrata e re e SHBA-ve ka udhëzuar NASA-n që të përshpejtojë planet për një prani të përhershme amerikane në hapësirë.

Administratori i ri i NASA-s, Jared Isaacman, konfirmoi se qëllimi nuk është thjesht një vizitë e shkurtër, por ndërtimi i infrastrukturës për qëndrime afatgjata, që do të shërbejnë si urë lidhëse për misionet e ardhshme drejt Marsit.

Kush janë katër “të përzgjedhurit”?

Ekuipazhi përbëhet nga tre astronautë të NASA-s dhe një i Agjencisë Hapësinore Kanadeze:

Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, veteranë që kthehen për herë të dytë në hapësirë.

Jeremy Hansen, astronauti kanadez që bën debutimin e tij në fluturimet hapësinore.

Shkenca pas misionit: Pse na duhet Hëna?

Për shkencëtarët, Hëna është një “arkivë” e paprekur e historisë së sistemit tonë diellor. Ndryshe nga Toka, ku moti dhe tektonika e pllakave fshijnë gjurmët e lashta, terreni hënor ka mbetur i pandryshuar për rreth 4.5 miliardë vjet.

Shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë origjinën e ujit në Hënë.

Misionet pasuese (Artemis III në 2027) synojnë Polin e Jugut, ku mendohet se ka rezerva të mëdha akulli, jetik për bazat e ardhshme.

Sfidat dhe rreziqet

Pavarësisht optimizmit, misioni Artemis II mbart rreziqe të larta. Kjo është hera e parë që sistemi i mbështetjes së jetës dhe teknologjitë e reja do të testohen me njerëz në bord.

Çdo dështim mund të bënte që i gjithë programi të kthehej në pikën zero./KM

10:46 Haxhimali: Në Tiranë dhe zonat turistike çmimet e banesave nuk do të ulen

By: Kesjana
28 December 2025 at 10:46

Agron Haxhimali, nga Instituti i Bashkive, i ftuar në studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, u shpreh se “në Tiranë dhe zonat turistike çmimet e banesave nuk do të ulen”.

“Nga 61 bashki, Tirana është e vetmja bashki që e ka popullsinë stabël dhe me një tendencë pozitive të rritjes krahasuar me bashki të tjera. Që do të thotë se gjithë Shqipëria do vijë në Tiranë dhe për këtë arsye do ta ketë këtë lloj situate. Sigurisht, bashkitë bregdetare për arsye të turizmit do kenë një qëndrueshmëri, por mos harrojmë që Shqipëria nuk është vetëm Tirana dhe vija bregdetare”, tha Haxhimali.

“Pjesa tjetër e stokut të banesave apo kapitalit që është në periferi, nëpër qytetet e vogla, kemi një rënie të vlerës”, shtoi më tej Haxhimali./kb

10:40 Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon të dhënat: Pjesëmarrja në dy orët e para, mbi 2%

By: Klara
28 December 2025 at 10:40

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime deri në orën 09:00 ka qenë 2.61%.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Trendi i pjesëmarrjes zakonisht rritet në orët e pasdites./KM

10:38 Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

By: Kesjana
28 December 2025 at 10:38

Numri i emigrantëve të rikthyer pas pandemisë është rritur, por gjithashtu edhe kushtet për riintegrimin janë përkeqësuar.

Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar zbuloi se gati 108 mijë persona janë rikthyer gjatë 2012–2024, teksa 45% e tyre erdhën pas pandemisë.

Aksesi i të kthyerve në punësim dhe në shërbime është përkeqësuar në krahasim me periudhat paraardhëse, duke bërë që synimet për riemigrim të jenë më të larta krahasuar me ata që nuk kanë emigruar. 13% e emigrantëve të kthyer po bëhen gati të ikin brenda vitit krahasuar me një nivel pothuajse të papërfillshëm prej 1% tek jo-emigrantët.

Profili i ri i emigracionit

Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi.

Shqipëria në këtë mënyrë po vret, për së dyti, shpresën e të rikthyerve, teksa në vendet e tjera të Ballkanit si Rumania, Bullgaria dhe Serbia, kthimet po tejkalojnë largimet.

Anketa zbuloi se gati 108 mijë persona janë rikthyer gjatë 2012–2024. Pjesa më e madhe, rreth 45%, u rikthyen gjatë 2020–2024. Në periudhat më të hershme, pesha e të kthyerve ka qenë më e ulët, me vetëm 10–19% të rikthyer në çdo interval pesëvjeçar ndërmjet viteve 2000 dhe 2019.

Emigrantët që u kthyen para kohe dhe jo me dëshirë përbëjnë 67% të të gjithë të rikthyerve dhe karakterizohen nga dominimi i fortë i meshkujve.

Anketa zbuloi se kthimet e parakohshme lidhen më shpesh me humbjen e vendit të punës, mungesën e mundësive dhe probleme administrative në vendin pritës, ndërsa kthimet e planifikuara shoqërohen më tepër me përfundimin e kontratave të punës dhe arritjen e objektivave financiare.

Arsyet familjare mbeten një faktor i rëndësishëm për të dy grupet, megjithëse janë pak më të shpeshta tek ata që janë kthyer para kohe.

Në total, 28% e të gjithë emigrantëve të kthyer raportojnë arsyet familjare si motivin kryesor për rikthimin në Shqipëri. Kjo përqindje rritet në 31% tek ata që u kthyen para kohe dhe mbetet e lartë, në 23%, edhe tek ata që nuk u kthyen para kohe.

Arsyet e kthimit ndryshojnë ndjeshëm mes dy grupeve. Emigrantët që u kthyen para kohe kanë më shumë gjasa të përmendin faktorë të pavullnetshëm, si largimi nga puna nga punëdhënësi ose pamundësia për të gjetur punë (10%).

Ndërsa ata që qëndruan më gjatë jashtë vendit u kthyen më shumë për shkak të përfundimit të punës sezonale ose kontratës, apo sepse kishin arritur të fitonin dhe kursenin mjaftueshëm para (6%).

Përkeqësohet riintegrimi i të kthyerve pas pandemisë

Në afatmesëm, emigrantët e kthyer priren të integrohen relativisht mirë në tregun shqiptar të punës, duke shfaqur norma punësimi më të larta sesa personat që nuk kanë emigruar, megjithëse ata që janë kthyer më së fundmi përballen me vështirësi më të mëdha.

Anketa zbuloi se normat e punësimit janë dukshëm më të ulëta për emigrantët e kthyer rishtazi. Ata që u kthyen gjatë periudhës 2000–2004 kanë normën më të lartë të punësimit, në 93%. Kjo normë bie gradualisht për grupet e mëvonshme, në 60% për periudhën 2005–2009, 65% për 2010–2014 dhe 53% për 2015–2019.

Norma më e ulët e punësimit, 46%, vërehet tek emigrantët e kthyer në periudhën 2020–2024, duke treguar sfida më të mëdha për riintegrimin afatshkurtër në tregun e punës.

Edhe pse emigrantët e kthyer kanë të drejtë të përfitojnë shërbime mbështetëse për riintegrim, kryesisht përmes Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përdorimi i këtyre shërbimeve mbetet i kufizuar dhe shpesh nuk është i përshtatur me nevojat specifike të grupeve të ndryshme të emigrantëve të kthyer, veçanërisht të atyre që janë rikthyer me detyrim pas refuzimit të kërkesave për azil.

Meshkujt e kthyer shfaqin norma relativisht të larta punësimi (67%), më të larta se meshkujt jo-emigrantë (59%), duke sugjeruar se përvoja migratore mund t’u japë atyre një avantazh të lehtë në tregun e punës pas kthimit.

Në të kundërt, gratë e kthyera kanë norma më të ulëta punësimi (34%), të ngjashme me ato të grave jo-emigrante (36%), çka tregon se migrimi nuk përkthehet domosdoshmërisht në përmirësim të rezultateve të punësimit për gratë.

Analizat tregojnë se në afatshkurtër emigrantët e kthyer kanë më pak gjasa të jenë të punësuar krahasuar me jo-emigrantët, por kjo situatë përmirësohet me kalimin e kohës.

Ata që janë kthyer prej më pak se një viti kanë 22 pikë përqindjeje më pak gjasa të jenë të punësuar, ndërsa pas 6–10 vitesh nga kthimi, probabiliteti i punësimit bëhet 7 pikë përqindjeje më i lartë se te jo-emigrantët, duke sugjeruar se përfitimet nga përvoja migratore materializohen gradualisht.

Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi.

Shqipëria në këtë mënyrë po vret për së dyti shpresën e të rikthyerve, teksa në vendet e tjera të Ballkanit si Rumania, Bullgaria dhe Serbia kthimet po tejkalojnë largimet.

Anketa zbuloi se gati 108 mijë persona janë rikthyer gjatë 2012–2024. Pjesa më e madhe, rreth 45%, u rikthyen gjatë 2020–2024. Në periudhat më të hershme, pesha e të kthyerve ka qenë më e ulët, me vetëm 10–19% të rikthyer në çdo interval pesëvjeçar ndërmjet viteve 2000 dhe 2019.

Emigrantët që u kthyen para kohe dhe jo me dëshirë përbëjnë 67% të të gjithë rikthyerve dhe karakterizohen nga një dominim i fortë i meshkujve.

Anketa zbuloi se kthimet e parakohshme lidhen më shpesh me humbjen e vendit të punës, mungesën e mundësive dhe probleme administrative në vendin pritës, ndërsa kthimet e planifikuara shoqërohen më tepër me përfundimin e kontratave të punës dhe arritjen e objektivave financiare.

Arsyet familjare mbeten një faktor i rëndësishëm për të dy grupet, megjithëse janë pak më të shpeshta tek ata që janë kthyer para kohe. Në total, 28% e të gjithë emigrantëve të kthyer raportojnë arsyet familjare si motivin kryesor për rikthimin në Shqipëri.

Kjo përqindje rritet në 31% tek ata që u kthyen para kohe dhe mbetet e lartë, në 23%, edhe tek ata që nuk u kthyen para kohe.

Arsyet e kthimit ndryshojnë ndjeshëm mes dy grupeve. Emigrantët që u kthyen para kohe kanë më shumë gjasa të përmendin faktorë të pavullnetshëm, si largimi nga puna nga punëdhënësi ose pamundësia për të gjetur punë (10%).

Ndërsa ata që qëndruan më gjatë jashtë vendit u kthyen më shumë për shkak të përfundimit të punës sezonale ose kontratës apo sepse kishin arritur të fitonin dhe kursenin mjaftueshëm para (6%).

Të rikthyer, tranzicion i fortë profesional

Emigrantët e kthyer shpesh përjetojnë ndryshime në profesion dhe sektor pas rikthimit në Shqipëri.

Ata që janë kthyer para kohe shfaqin luhatje më të theksuara. Këta të fundit kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndërprerje në trajektoren e tyre profesionale, me përputhje më të dobët midis punës që kanë pasur jashtë vendit dhe asaj që gjejnë pas kthimit.

Ndër emigrantët që nuk janë kthyer para kohe, rreth 42% janë rikthyer për të punuar në një sektor të ndryshëm nga ai ku ishin të punësuar jashtë, ndërsa 43% kanë kaluar në një profesion tjetër, duke treguar tranzicione ose ndërprerje relativisht të shpeshta.

Vetëm 9% e emigrantëve që nuk u kthyen para kohe raportojnë se kanë pasur punë me nivel më të lartë aftësish jashtë sesa pas kthimit, ndërsa kjo përqindje bie në vetëm 2% tek ata që u kthyen para kohe.

Rreth 83% e meshkujve të kthyer dhe 76% e grave të kthyera raportojnë se kanë kontratë të shkruar, krahasuar me 83% të meshkujve dhe 86% të grave jo-emigrante.

Vetëpunësimi, zgjidhja fillestare

Pesha e emigrantëve të kthyer që janë të vetëpunësuar është rritur ndjeshëm deri në vitin 2014, qoftë si rezultat i rritjes së kapaciteteve sipërmarrëse, qoftë për shkak të vështirësive në aksesin ndaj punësimit formal, por kjo prirje ka mbetur relativisht e qëndrueshme më pas.

Në përgjithësi, vetëpunësimi ka kaluar nga një strategji periferike riintegrimi në një element të rëndësishëm të përvojës së emigrantëve të kthyer, veçanërisht pas vitit 2010.

Pesha e të vetëpunësuarve rritet nga vetëm 7% e atyre që u kthyen në periudhën 2000–2004, në 22% për 2005–2009, duke arritur kulmin në 34% për grupin 2010–2014 dhe duke u stabilizuar rreth 29% për kohortat më të fundit (2015–2024).

Kjo prirje sugjeron se emigrantët e kthyer më rishtazi po i drejtohen gjithnjë e më shumë vetëpunësimit si një rrugë për riintegrim ekonomik, si një mundësi, por edhe si domosdoshmëri.

Nga njëra anë, emigrantët e rinj të kthyer mund të sjellin ide të reja, aftësi të përmirësuara, kursime të akumuluara dhe rrjete më të gjera, duke forcuar potencialin sipërmarrës. Shumë prej tyre përballen me barriera për t’u riintegruar në punësim të paguar formal dhe, për rrjedhojë, e shohin vetëpunësimin si alternativën e vetme.

Të dhënat tregojnë se emigrantët e kthyer më së fundmi kanë më pak gjasa të jenë të punësuar në përgjithësi, por më shumë gjasa të jenë të vetëpunësuar krahasuar me ata që janë kthyer më herët.

Me kalimin e kohës, ky model përmbyset, pesha e vetëpunësimit bie dhe punësimi me pagë rritet, duke treguar një integrim gradual në tregun formal të punës.

Vetëpunësimi përbën një strategji të rëndësishme ekonomike, veçanërisht për emigrantët e kthyer para kohe dhe për gratë. Ndërsa normat e përgjithshme të punësimit shfaqin dallime të theksuara gjinore, diferencat midis burrave dhe grave në vetëpunësim janë shumë më të vogla.

Aktivitetet sipërmarrëse mund të ofrojnë një alternativë më të barabartë, duke reduktuar pabarazitë gjinore në tregun e punës për emigrantët e kthyer.

Ndër të gjithë emigrantët e kthyer të punësuar, 25% e meshkujve dhe 21% e grave janë të vetëpunësuar. Te emigrantët që u kthyen para kohe, hendeku gjinor përmbyset: 41% e grave janë të vetëpunësuara, krahasuar me 25% të meshkujve.

Evidenca e mëparshme ka treguar se gratë shqiptare të kthyera, veçanërisht ato me qëndrime më të shkurtra jashtë vendit, përballen me barriera të konsiderueshme në punësimin me pagë, çka i shtyn drejt vetëpunësimit si një zgjedhje e detyruar. Në të kundërt, te emigrantët që nuk u kthyen para kohe, vetëpunësimi është më i ulët (19% për meshkujt dhe 10% për gratë).

Jo-emigrantët shfaqin një normë pak më të lartë vetëpunësimi (28%) krahasuar me emigrantët e kthyer (24%).

Po ashtu, meshkujt jo-emigrantë kanë norma më të larta vetëpunësimi sesa meshkujt e kthyer, ndërsa për gratë, normat janë të ngjashme, duke treguar se vetëpunësimi është tashmë një strategji e përhapur edhe në popullsinë vendase.

Ndër emigrantët e kthyer të vetëpunësuar, shumica dërrmuese operojnë pa punonjës të paguar, duke kufizuar potencialin e krijimit të vendeve të reja të punës.

Vetëm një pjesë shumë e vogël e emigrantëve të kthyer raportojnë se janë punëdhënës me punonjës të paguar (7% dhe 9% përkatësisht), ndërsa puna familjare kontribuuese është pothuajse e papërfillshme.

Kjo tregon se vetëpunësimi i emigrantëve të kthyer ka shfaqur potencial të kufizuar për zgjerim të biznesit, ndoshta për shkak të mungesës së kapitalit, aksesit të kufizuar në kredi ose vështirësive në orientimin në mjedisin e biznesit pas kthimit.

Emigrantët e kthyer, të diskriminuar dhe shëndet të dobët mendor

Emigrantët e kthyer mund të përballen me barriera shtesë në procesin e riintegrimit në shoqërinë shqiptare, sipas rezultateve të anketës.

Disa prej tyre raportojnë ndjenja të përjashtimit dhe mospërputhje kulturore, të cilat prekin veçanërisht fëmijët.

Për disa grupe të emigrantëve të kthyer, sidomos ata që vijnë nga komunitete të margjinalizuara si pakicat rome dhe egjiptiane, stigma sociale dhe diskriminimi e vështirësojnë edhe më shumë përshtatjen me jetën në Shqipëri.

Diskutimet në grupe fokusi nxjerrin gjithashtu në pah shfaqjen e traumave psikologjike dhe problemeve të shëndetit mendor, veçanërisht tek emigrantët që janë detyruar të kthehen pas dëbimeve të papritura. Këto sfida mbeten kryesisht të paadresuara, duke krijuar boshllëk kritik në mirëqenien e tyre.

Aktualisht, mbledhja sistematike e të dhënave administrative mbi nevojat dhe rezultatet e riintegrimit të emigrantëve të kthyer mbetet e kufizuar.

Korniza ligjore ekzistuese nuk parashikon të drejta të qarta dhe mbështetje të standardizuar për riintegrimin e të gjithë emigrantëve të kthyer. Shërbimet që ofrohen janë shpesh të fragmentuara dhe janë evidentuar probleme të koordinimit ndërinstitucional.

Diskutimet në grupe fokusi theksojnë gjithashtu përdorimin e kufizuar të shërbimeve nga emigrantët e kthyer. Emigrantët më të cenueshëm kanë më shumë gjasa të përdorin shërbimet në dispozicion, si strehimi i përkohshëm, formimi profesional, mbështetja financiare ose ndihma emergjente nga qendrat komunitare.

Mbështetja psikologjike, kur është e disponueshme, ofrohet kryesisht nga organizata joqeveritare. Aksesi në shërbime shëndetësore cilësore mbetet një sfidë për emigrantët e kthyer dhe përmendet nga disa anëtarë të diasporës, si një faktor që ndikon në hezitimin për t’u rikthyer në Shqipëri.

Barriera strukturore, si mungesa e njohjes së dokumentacionit mjekësor të lëshuar jashtë vendit dhe kostot e përkthimit të dokumenteve, raportohen gjithashtu si pengesa të rëndësishme.

Disa emigrantë të intervistuar shprehin perceptime negative mbi kapacitetet e institucioneve për t’i mbështetur në procesin e riintegrimit.

Të rikthyerit planifikojnë të emigrojnë më shumë se të tjerët

Synimet për riemigrim janë më të larta krahasuar me bashkëmoshatarët e të rikthyerve që nuk kanë emigruar. Sipas anketës, rreth 13% e emigrantëve të kthyer shprehin plane për të jetuar sërish jashtë vendit gjatë 12 muajve të ardhshëm, krahasuar me një nivel pothuajse të papërfillshëm prej 1% tek jo-emigrantët.

Ndër ata që planifikojnë të emigrojnë, emigrantët e kthyer raportojnë një nivel më të lartë të përgatitjeve konkrete (42%) sesa jo-emigrantët (35%).

Për emigrantët e kthyer, format më të shpeshta të përgatitjes përfshijnë kërkimin e punës (16%), kontaktimin e miqve ose të njohurve në vendin e destinacionit (11%), si dhe përgatitjen e dokumentacionit ligjor (16%).

Ndërkohë, jo-emigrantët raportojnë nivele të ngjashme përgatitjeje në kërkimin e punës (17%), por priren dukshëm të mbajnë kontakte me persona jashtë vendit (46%), e cila përbën edhe formën më të përhapur të përgatitjes në këtë grup.

Për më tepër, jo-emigrantët shfaqin norma pak më të larta në plotësimin e dokumenteve ligjore (12%) dhe në blerjen e biletave (10%), krahasuar me emigrantët e kthyer.

Emigracioni thellohet, ikin të rinjtë

Me rreth 1.6 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në 2024 dhe 108,503 persona që janë kthyer gjatë 12 viteve të fundit, migracioni formëson në mënyrë të thellë strukturën demografike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë.

Më shumë se një e treta e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtar që ka jetuar ose jeton aktualisht jashtë vendit, sipas rezultateve të anketës së emigracionit.

Migracioni shqiptar karakterizohet kryesisht nga punëtorë të rinj, meshkuj dhe me aftësi të mesme, që kërkojnë mundësi ekonomike jashtë vendit, me dallime të rëndësishme gjeografike brenda vendit.

Emigrantët aktualë janë të përqendruar kryesisht në grupmoshën 25–44 vjeç, duke reflektuar motivimet ekonomike që nxisin vendimet për migrim. Gati tre të katërtat e emigrantëve janë meshkuj, me pabarazi gjinore veçanërisht të theksuara në destinacionet europiane si Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe Gjermania.

Me më shumë se dy të tretat e emigrantëve që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë. Përbërja arsimore ndryshon ndjeshëm sipas vendit të destinacionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë emigrantët më të arsimuar (gati një e treta me arsim të lartë), të ndjekura nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa vetëm 5% e shqiptarëve në Greqi kanë përfunduar arsimin e lartë.

Përvojat dhe përgatitja para nisjes

Anketa e emigracionit ka evidentuar se para largimit, emigrantët zakonisht punojnë në profesione me aftësi më të ulëta krahasuar me jo-migrantët, duke fituar rreth 10% më pak.

Normat e punësimit të emigrantëve bien ndjeshëm ndërsa afrohet momenti i nisjes. Tre muaj para migrimit, tre nga katër emigrantë të ardhshëm në moshë pune janë të punësuar, por kjo shifër bie ndjeshëm në 9% në muajin e fundit në Shqipëri.

Krahasuar me jo-migrantët, emigrantët e ardhshëm kanë më shumë gjasa të jenë të punësuar në punë me aftësi të ulëta ose të mesme përpara migrimit.

Ata zakonisht janë të angazhuar në “Punonjës Shërbimesh dhe Shitjesh” dhe “Punonjës të Zejeve dhe Profesioneve të Ngjashme”, ndërsa kanë më pak gjasa të mbajnë pozicione që kërkojnë aftësi si “Menaxherë”, “Profesionistë” dhe “Teknikë”.

Të ikurit kursejnë më pak se sa prisnin, të kthyerve nuk u tepron asgjë

Emigrantët që jetojnë jashtë prisnin të fitonin mesatarisht rreth 3,900 USD në muaj, por në realitet, të ardhurat e tyre reale janë vetëm pak më shumë se gjysma e kësaj shume (2,200 USD). Si rezultat, ata kursejnë ndjeshëm më pak gjatë qëndrimit jashtë vendit sesa kishin parashikuar përpara migrimit (450 USD kundrejt 1,270 USD të pritshme).

Gjetje të ngjashme vërehen edhe tek emigrantët që janë kthyer në Shqipëri. Hendeku midis pritshmërive dhe realitetit vazhdon në të gjitha gjinitë, nivelet arsimore dhe vendet e destinacionit, me Greqinë që shfaq hendekun më të thellë (52% mungesë në të ardhura, 69% mungesë në kursime).

Ky hendek përfaqëson një sfidë kritike për politikat publike, pasi tregon se emigrantët marrin vendime të rëndësishme migrimi mbi bazën e informacionit të papërsosur, gjë që mund të çojë në zgjedhje jo optimale.

Largimi bëhet në informalitet

Përdorimi i shërbimeve ligjore nga emigrantët para ikjes mbetet i kufizuar, ku shumica mbështeten në rrjete informale në vend të sistemeve të strukturuara të mbështetjes.

Vetëm një pakicë e emigrantëve të ardhshëm përdor shërbime formale për të mbështetur udhëtimin e tyre migrator, me të kthyerit që tregojnë angazhim veçanërisht të ulët: vetëm 5% kanë përdorur agjenci private punësimi dhe 2% kanë përdorur shërbime publike punësimi.

Një pakicë e emigrantëve largohen nga Shqipëria me një punë formale të siguruar. Sipas të dhënave të anketës, afërsisht dy të tretat largohen nga vendi pa një punë të sigurt, ndërsa 37% largohen me një marrëveshje formale punësimi.

Emigrantet femra kanë më shumë gjasa sesa homologët e tyre meshkuj të kenë siguruar marrëveshje punësimi, duke sugjeruar angazhim më të madh me kanale formale migrimi. Emigrantët e rinj të moshës 15–24 vjeç shfaqin normën më të lartë të marrëveshjeve para nisjes (51%), megjithëse këto norma bien me rritjen e moshës.

Emigrantët drejt Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë më shumë gjasa të sigurojnë punësim para nisjes (41–44%), ndërsa ata që drejtohen drejt Italisë, Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë shfaqin norma më të ulëta (21–27%).

Përvoja e migracionit

Emigrantët shqiptarë arrijnë përfitime të konsiderueshme të të ardhurave gjatë qëndrimit të tyre jashtë vendit. Sipas anketës, ata fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë sesa fitonin përpara se të largoheshin dhe po kaq herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që mbeten në Shqipëri.

Emigrantët meshkuj në moshë pune kanë gjithashtu gjasa dukshëm më të larta të jenë të punësuar sesa ata që jetojnë në Shqipëri. Në përgjithësi, emigracioni lidhet me të ardhura më të larta nga puna për shqiptarët jashtë vendit.

Megjithatë, emigrantët kanë një probabilitet më të lartë të punojnë në informalitet dhe kanë mbulim më të kufizuar nga mbrojtja sociale.

Për më tepër, 28% e emigrantëve të punësuar raportojnë se punëdhënësit e tyre nuk ofrojnë kontribute për sigurim pensioni ose leje vjetore të paguara. Informaliteti është më i pranishëm tek emigrantët më të rinj, me nivel më të ulët arsimor dhe ata që kanë mbërritur së fundmi.

Emigrantët shpesh punojnë në pozicione nën kualifikimet e tyre arsimore, pavarësisht se arrijnë të ardhura absolute më të larta. Një në tre emigrantë aktualë dhe pothuajse katër në pesë të kthyer me arsim të lartë punojnë në punë që kërkojnë kualifikime nën nivelin e arritjeve të tyre arsimore.

Emigrantët meshkuj punojnë kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe punë manuale, me mbi 40% si marangozë ndërtimi dhe profesione të ngjashme, ndërsa emigrantet femra përqendrohen në pastrim shtëpiak (rreth 25%) dhe infermieri ose mami (17%).

Të ikurit kursejnë më pak se sa prisnin, të kthyerve nuk u tepron asgjë

Emigrantët që jetojnë jashtë prisnin të fitonin mesatarisht rreth 3,900 USD në muaj, por në realitet, të ardhurat e tyre reale janë vetëm pak më shumë se gjysma e kësaj shume (2,200 USD). Si rezultat, ata kursejnë ndjeshëm më pak gjatë qëndrimit jashtë vendit sesa kishin parashikuar përpara migrimit (450 USD kundrejt 1,270 USD të pritshme).

Gjetje të ngjashme vërehen edhe tek emigrantët që janë kthyer në Shqipëri. Hendeku midis pritshmërive dhe realitetit vazhdon në të gjitha gjinitë, nivelet arsimore dhe vendet e destinacionit, me Greqinë që shfaq hendekun më të thellë (52% mungesë në të ardhura, 69% mungesë në kursime).

Ky hendek përfaqëson një sfidë kritike për politikat publike, pasi tregon se emigrantët marrin vendime të rëndësishme migrimi mbi bazën e informacionit të papërsosur, gjë që mund të çojë në zgjedhje jo optimale.

Largimi bëhet në informalitet

Përdorimi i shërbimeve ligjore nga emigrantët para ikjes mbetet i kufizuar, ku shumica mbështeten në rrjete informale në vend të sistemeve të strukturuara të mbështetjes.

Vetëm një pakicë e emigrantëve të ardhshëm përdor shërbime formale për të mbështetur udhëtimin e tyre migrator, me të kthyerit që tregojnë angazhim veçanërisht të ulët: vetëm 5% kanë përdorur agjenci private punësimi dhe 2% kanë përdorur shërbime publike punësimi.

Një pakicë e emigrantëve largohen nga Shqipëria me një punë formale të siguruar. Sipas të dhënave të anketës, afërsisht dy të tretat largohen nga vendi pa një punë të sigurt, ndërsa 37% largohen me një marrëveshje formale punësimi.

Emigrantet femra kanë më shumë gjasa sesa homologët e tyre meshkuj të kenë siguruar marrëveshje punësimi, duke sugjeruar angazhim më të madh me kanale formale migrimi. Emigrantët e rinj të moshës 15–24 vjeç shfaqin normën më të lartë të marrëveshjeve para nisjes (51%), megjithëse këto norma bien me rritjen e moshës.

Emigrantët drejt Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë më shumë gjasa të sigurojnë punësim para nisjes (41–44%), ndërsa ata që drejtohen drejt Italisë, Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë shfaqin norma më të ulëta (21–27%).

Përvoja e migracionit

Emigrantët shqiptarë arrijnë përfitime të konsiderueshme të të ardhurave gjatë qëndrimit të tyre jashtë vendit. Sipas anketës, ata fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë sesa fitonin përpara se të largoheshin dhe po kaq herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që mbeten në Shqipëri.

Emigrantët meshkuj në moshë pune kanë gjithashtu gjasa dukshëm më të larta të jenë të punësuar sesa ata që jetojnë në Shqipëri. Në përgjithësi, emigracioni lidhet me të ardhura më të larta nga puna për shqiptarët jashtë vendit.

Megjithatë, emigrantët kanë një probabilitet më të lartë të punojnë në informalitet dhe kanë mbulim më të kufizuar nga mbrojtja sociale.

Për më tepër, 28% e emigrantëve të punësuar raportojnë se punëdhënësit e tyre nuk ofrojnë kontribute për sigurim pensioni ose leje vjetore të paguara. Informaliteti është më i pranishëm tek emigrantët më të rinj, me nivel më të ulët arsimor dhe ata që kanë mbërritur së fundmi.

Emigrantët shpesh punojnë në pozicione nën kualifikimet e tyre arsimore, pavarësisht se arrijnë të ardhura absolute më të larta. Një në tre emigrantë aktualë dhe pothuajse katër në pesë të kthyer me arsim të lartë punojnë në punë që kërkojnë kualifikime nën nivelin e arritjeve të tyre arsimore.

Emigrantët meshkuj punojnë kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe punë manuale, me mbi 40% si marangozë ndërtimi dhe profesione të ngjashme, ndërsa emigrantet femra përqendrohen në pastrim shtëpiak (rreth 25%) dhe infermieri ose mami (17%)./kb

10:30 “Pas 6 orësh në urgjencë, nuk merr zgjidhje por disa të shara”/ Gazetarja denoncon incidentin në QSUNT

By: Klara
28 December 2025 at 10:30

Gazetarja Glidona Daci ka denoncuar në rrjetet sociale një incident të ndodhur në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Daci shprehet se përveç radhëve të gjata që njerëzit duhet të presin, duhet të përballen edhe me arrogancën e infermierëve. Një nga këto infermierë ajo përmend Armand Dyrmishin, të cilin e cilëson si një turp për bluzat e bardha.

Gazetarja shton më tej se ai e ka fyer dhe ka përdorur ndaj saj një fjalor jo etik, ndërsa i bën thirrje ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së QSUNT-së të marrin masa lidhur me rastin.

Postimi i plotë:

Armand Dyrmishi infermjer ne urgjencen e QSUNT eshte nje turp, per bluzat e bardha. Mu desh te beja njeqind pyetje e te pyesja gjysmen e dynjas per ti gjetur emrin, pasi ai dinte te bente te fortin por emrin se thoshte. Mire qe nuk respektohet radha aty, duhet te presesh si delet ne radhe njerez me dhimbje qe qajne e ulerasin e shtrihen pertoke. Nuk kerkojne as ndjes per ata qe futen pa radhe, nuk shpjegojne njerzive se cfare ndodh, se cfare urgjence eshte, se askush nuk shkon ne spital per qef.

Por ne fund kur shkon tek mjeku, vjen Armand Dyrmishi dhe i thote doktorit kjo eshte goca qe beri videon, e mjeku te thote sje per mua shko tek mjeku urgjences. Deri ketu ne rregull dakort na trajtoni si kafshe, na trajtoni sikur te mos kishim asnje vlere, se ai pacienti tjeter qe erdhi qenka njeriu jot, nga i njejti qytet me ty Armand dhe ai ka prioritet dhe ne qe skemi miq te vdesim aty, pune e madhe, ne sna ka bere nena.

Ne fund Armandit kur i thua une me ty nuk do merrem sot por do flasim bashke pas pune, per sjelljen tende, fillon te fyen e perdore fjalor jo etik, me uniformen e punes, ne mes te nje urgjence me njerez pafund qe lengojne sa neper karrike e sa ne kembe e sa pertoke. Ne fund pas 6 oresh, del nga urgjenca zgjidhje nuk merr, nuk di ku te drejtohesh, dhe si shperblim ke dhe ca te shara nga Armandi qe i duket vetja i “forte”.

Mire kjo por qershia mbi torte ishte nje zonje e cila te kapen per bluzje te shan dhe thote ai per te cilin ti bere nami eshte babi im, a thua se ne spital une kisha vajtur per qef, se skisha cfare te beja tjeter. Ministria e Shendetesis dhe drejtoria e QSUNT duhet ta shikojne mire rastin e Armandit, gangsterit te urgjences ne QSUNT. Nese nuk merrni ju masa, une cdo dite do jua rikujtoj Armandin dhe te ngjashmit e tij./KM

10:27 “PD kërkon të zhbëjë reformën”, Bido: PS në mbrojtje edhe pse është goditur nga brenda

By: Kesjana
28 December 2025 at 10:27

“Partia Socialiste është lokomotiva e Reformës në Drejtësi, ndërsa opozita kërkon të zhbëjë reformën”.

Kështu u shpreh deputeti socialist Ardit Bido, në një lidhje direkte me studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe.

“Është vetëm një forcë politike që e mban këtë sistem dhe pret vendimin e gjykatave”, theksoi Bido.

Sipas tij, “organizmat brenda Reformës në Drejtësi janë të pavarura” dhe “për herë të parë kemi rënë dakord që institucione si SPAK janë të pavarura”.

“Ekzistenca e këtyre organizmave të pavarura të drejtësisë është thesar dhe duhen ruajtur si sytë e ballit. Thënë kjo, nuk do të thotë që çdo vendimmarrje e drejtësisë është e drejtë apriori”, tha Bido./kb

10:20 Kursi i këmbimi valutor, 28 dhjetor 2025

By: Klara
28 December 2025 at 10:20

Këtë të dielë, një dollar amerikan do të blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 82 lekë.

Euro blihet me 95 lekë dhe do të shitet me 96.2 lekë.

Franga zvicerane blihet me 102 lekë dhe shitet me 103 lekë.

Paundi britanik blihet me 108.4 lekë dhe shitet me 110 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 58.5 lekë në blerje dhe me 60 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme./K.M

10:18 Rama: Do të vazhdojmë të mbështesim organet e drejtësisë

By: Kesjana
28 December 2025 at 10:18

Kreu i qeverisë, Edi Rama në podkastin e tij “Flasim”, tha se pavarësisht zhurmës mediatike dhe politike, nuk zmbrapset ecuria e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Rama theksoi më tej se qeveria do të vijojë të mbështesë organet e drejtësisë dhe do të jetë guarante e palëkundur e Reformës në Drejtësi.

“E meqë ky është episodi i fundit i vitit, lejomëni të bëj edhe një shënim disi të përveçëm.  Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, ku zien me histeri i gjithë llumi i gjysmë të vërtetave që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, ku linçohen njerëz e familje pa asnjë gajle, për lloj-lloj arsyesh të mosarsyes, nga gjobat e portalexhinjve tek ligësitë e poterexhinjve dhe mllefet e pallavraxhinjve, nuk e mund dhe as nuk e zmbraps dot kurrësesi Shqipërinë e të gjithë kapitujve të hapur të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian; Shqipërinë Turistike me aeroportin kryesor të rajonit, që për të disatin vit edhe këtë vit, ka lënë mbrapa aeroportin historikisht kryesor në Ballkan, atë të Beogradit; Shqipërinë e transformimit digjital dhe të rritjes së qëndrueshme ekonomike, ku paga mesatare ka arritur tanimë në 830 euro; Shqipërinë e transformimit epokal të infrastrukturës, ku kantiere të reja hapen çdo vit, qoftë për arteriet e mëdha të vendit e qoftë për ato të voglat; Shqipërinë e sovranitetit energjetik, e cila brenda këtij mandati të katërt do të jetë ekportuese neto e energjise dhe s’do të paguajë më asnjë qindarkë për të blerë energji jashtë vendit; Shqipërinë e rilindjes së industrisë ushtarake, e cila do të mikpresë Samitin e Natos në 2027 dhe do ta mbrojë atë ditë qiellin me dronet e prodhuar në vendin tonë. 

Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike dhe histerike, nuk e mund dhe nuk e përul dot as në moralin e luftës kundër korrupsionit, Shqipërinë e Reformës në Drejtësi, Shqipërinë e Pavarësimit të Drejtësisë nga Pushteti Politik, Shqipërinë e qeverisur nga forca e pasionit dhe vullnetit shtetndërtues, ku për herë të parë në histori, një parti në pushtet i hap rrugen drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit edhe oborrin deri dje të ndaluar të pushtetit politik, përfshirë edhe pjesën e saj në atë oborr.

Kjo Shqipëri, Shqipëria ime, Shqipëria juaj, Shqipëria e atyre që sot janë fëmijë dhe që meritojnë një vend të sundimit të ligjit dhe jo të sundimit të llumit, nuk do të mundet e as do të përulet dot nga Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, që nuk duan drejtësi për Shqipërinë, po duan destabilizim, duan rrëmujë, duan shkatërrim në dëm të Shqipërisë, nuk duan drejtësi me ligj po hakmarrje me llum, nuk duan drejtësi po vetëgjyqësi, linçime, poshtërime. 

Ne do të vazhdojmë të luftojmë për drejtesinë që i ka munguar këtij shteti qysh në lindjen e tij, 100 e kusur vjet më parë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim organet e drejtësisë me gjithçka kemi në dorë për të bërë detyrën e tyre dhe do të mbetemi garantët e palëkundur të Reformës në Drejtësi, e të pavarësisë së drejtësisë nga politika, duke vazhduar të mbetemi zëri dhe forca më e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë që askush tjetër nuk e mbron dot si ne, nuk e ndryshon dot si ne, nuk e bën dot siç do ta bejmë ne, Shqipërinë në Bashkimin Europian”, tha Rama. /Kb

09:00 Biseda me Joe Rogan dhe Mel Gibson përmblodhi vitin 2025 – dhe jo në mënyrë të mirë

By: Leonard
28 December 2025 at 09:00

Nga shpërfillja me gëzim e shkencës së klimës, te promovimi i pretendimeve të papërgjegjshme shëndetësore, podkasti ishte një paralajmërim i paqëllimshëm për kohët tona

George Monbiot*

Duke e parë mbrapa këtë vit të çmendur, një ngjarje, që në fillim fare, më duket se e përmbledh të gjithin. Në janar, duke regjistruar podkastin e tij në një studio në Austin, Teksas, prezantuesi Joe Rogan dhe aktori Mel Gibson e përqeshën me gëzim shkencën e klimës. Në të njëjtën kohë, rreth 1 200 milje larg, në Kaliforni, shtëpia e Gibson-it me vlerë 14 milionë dollarë po digjej në zjarrin e Palisades. Në këtë dhe në aspekte të tjera, diskutimi i tyre mund të shihej si një pararendës i të gjithë 12 muajve që pasuan.

Humbja e shtëpisë së tij nuk ishte konfirmuar ende në kohën e intervistës, por Gibson tha se i biri sapo i kishte dërguar “një video të lagjes sime, dhe ajo është në flakë. Dukët si ferr.” Sipas World Weather Attribution, zjarret e janarit në Kaliforni u bënë dukshëm më të mundshme nga shkatërrimi i klimës. Faktorë si mungesa ekstreme e reshjeve dhe erërat më të forta i bënë këto zjarre si më të mundshme, ashtu edhe më intensive sesa do të kishin qenë pa ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu.

Ekziston një besim i përhapur se njerëzit do të zgjohen ndaj kolapsit klimatik kur fatkeqësitë t’i prekin drejtpërdrejt. Kjo është e barasvlershme me pohimin se “nuk kishte ateistë në llogore” gjatë Luftës së Parë Botërore (nëse e besoni këtë, nuk keni lexuar Memoirs of a Fox-hunting Man të Siegfried Sassoon-it: “Duke qëndruar në atë hendek të mjerë, nuk gjeta asnjë ngushëllim në mendimin se Krishti ishte ringjallur”). Për disa njerëz, fatkeqësia duket se provokon një ngurtësim edhe më të madh. Kur e gjithë botëkuptimi yt vihet në dyshim nga ngjarjet, tundimi është të përfundosh se fajin e kanë vetë ngjarjet.

Në mes të intervistës së pafundme, Gibson, teksa kundërshtonte evolucionin, nisi një sulm tipikisht të hollësishëm ndaj metodës shkencore. “Po, mirë, ka shumë para në, e dini, pretendime, dhe unë nuk e di.” Pastaj hamendësoi: “Çfarë ndryshimi do të bëjë kjo për mua?” Më pas, papritur kaloi te shkenca e klimës dhe filloi të recitonte një nga klishetë më të vjetra të mohimit.

“Keni parë ndonjëherë një gotë plot me akull dhe ta shihni të shkrihet? A e keni parë ndonjëherë gotën të derdhet?” “Jo.” “Zë më pak vend, e dini.” Në realitet, niveli i deteve po rritet jo sepse akulli i detit po shkrihet, por për shkak të zgjerimit termik të ujit të detit dhe ujërave të shkrirjes që rrjedhin nga toka. Por Rogan e mori me qejf këtë temë. “Epo, ka shumë marrëzi të përfshira te ndryshimi klimatik, pa dyshim … krijohet një narrativë dhe pastaj ka një fitim të lidhur me zgjidhjen.” Ai iu referua një studimi që e ka cituar vazhdimisht që prej asaj kohe, duke pretenduar se tregon se “temperatura në Tokë po bie me shpejtësi”. Siç vazhdojnë të theksojnë autorët, ai tregon të kundërtën. Por kjo duket se nuk ka rëndësi.

Atëherë, kë fajësuan për zjarret? Kryesisht Gavin Newsom-in, guvernatorin e Kalifornisë. Rogan tha: “Sa e çmendur është që shpenzuan 24 miliardë dollarë vitin e kaluar për të pastrehët, dhe sa shpenzuan për parandalimin e këtyre zjarreve?” “Zero.” “Asgjë.” “Ai nuk bëri asgjë.” Natyrisht, kjo është krejtësisht e pavërtetë: Kalifornia e trefishoi shpenzimin për qëndrueshmërinë ndaj zjarreve midis 2016 dhe 2024. Shifra e vërtetë e shpenzuar për të pastrehët në 2024–25 ishte 2.5 miliardë dollarë. Por kujt i intereson? Këtu shohim një tjetër nga temat e mëdha të 2025-s: gjithçka tani është çështje partiake, dhe asnjë fakt nuk lejohet të qëndrojë në rrugën e polarizimit.

Kjo u bë edhe më e qartë kur ata kaluan te një nga temat e preferuara të Rogan-it, ish-këshilltari kryesor mjekësor i SHBA-së, Anthony Fauci, i cili është fajësuar gjerësisht dhe padrejtësisht nga e djathta radikale për një gamë të jashtëzakonshme të këqijash, nga vdekjet nga Aids-i te pandemia e Covid-it. Rogan sugjeroi se veprimet e Fauci-t ishin “të liga”. Në përgjigje, Gibson tha diçka për dhjetëra miliona dëgjues që, në pozicionin e Fauci-t, do ta gjeja shumë kërcënuese: “Epo, nuk e di pse Fauci ende po ecën rrotull.” “Si ka mundësi që ai tip ende po ecën rrotull?” jehuan fjalët e Rogan-it.

Kjo temë çoi te një tjetër motiv i vitit: vetë-keqardhja ankuese e burrave të fuqishëm. Duke folur për librin skajshëm të pasaktë të Robert F Kennedy Jr, The Real Anthony Fauci, Rogan tha: “Ata e mbajtën atë libër jashtë listave të bestseller-ëve … e fshehën. Aty kupton se listat e bestseller-ëve në fakt janë të kuruara.” “Po,” u përgjigj Gibson, “është censuruar. Gjithçka është censuruar.” Në të vërtetë, për fat të keq, libri i mbeturinave i Kennedy-t qëndroi 20 javë në listën e bestseller-ëve të New York Times.

Krahas shpërfilljes së mjekësisë së bazuar në shkencë ishte katalogu i zakonshëm i kurave sharlatane. Gibson pretendoi se kishte “vrima” në kokë, të cilat dukej se sugjeronte se ishin shkaktuar nga PTSD-ja. Por atij iu dha “një ilaç shumë i mrekullueshëm dhe i shkëlqyer, që ishte të haje shumë vaj peshku, vitaminë B-kompleks dhe të hyje në një dhomë hiperbarike për 40 seanca”. Rogan deklaroi se dhomat hiperbarike janë “fenomenale për … gjithçka” dhe mund të “ulin moshën biologjike”. Ai nuk dha asnjë paralajmërim për rreziqet, të cilat mund të jenë shumë të mëdha. Të dy burrat promovuan ivermektinën, fenbendazolin, “diçka me hidroklorid” dhe blu metileni si kura kundër kancerit: pretendime të parakohshme dhe të papërgjegjshme që mund të shkaktojnë dëm të madh. Por të gjitha shumë “Maha”.

Në fillim të intervistës, Rogan e pyeti Gibson-in se çfarë do të bënte nëse shtëpia e tij do të ishte djegur vërtet. “Oh, nuk e di,” u përgjigj Gibson. “Kam një vend në Kosta Rikë. E dua shumë atje … është në një vend vërtet të bukur.” Për super të pasurit, nganjëherë duket se edhe pasojat nuk kanë pasoja.

Tani duket se Gibson ka vendosur ta rindërtojë shtëpinë e tij. Ndërsa më vjen keq për humbjen e sendeve të tij, aftësia e tij për të filluar nga e para bie në kontrast me situatën e shumë banorëve më të varfër të Kalifornisë të zhvendosur nga zjarret, disa prej të cilëve mund t’i kenë shtuar radhët e të pastrehëve. Gibson dukej se ishte dakord me Rogan-in se shteti nuk duhet të shpenzojë kaq shumë për ta.

Për momentin, super të pasurit kanë mundësi. Ata mund të rindërtojnë ose të zhvendosen diku që ende nuk e kanë shkatërruar, ndërsa të tjerët lëngojnë në vende që mund të fillojnë të duken si skenat e Mad Max, me të cilat, sigurisht, Gibson nuk është i panjohur. Ata që shkaktojnë ndikime të mëdha pastaj largohen, dhe ata që përhapin dezinformim përfitojnë falas nga pjesa tjetër e shoqërisë. Gjithmonë janë të tjerët ata që detyrohen të jetojnë me pasojat.

Megjithatë, ishte një gjë që Gibson tha që më goditi në shenjë. Ndodhi teksa po shpërfillte evolucionin dhe po pretendonte se gjithçka ishte “e rregulluar” nga Zoti: “Mendoj se çdo gjë e lënë më vete, pa ndonjë lloj inteligjence pas saj, do të shpërbëhet në kaos.” Kjo mund të shihet si një paralajmërim për kohët tona.

*George Monbiot është kolumnist i Guardian-it.

 

08:50 Tragjedi në autostradën japoneze, 67 mjete përfshihen në aksident masiv

By: Klara
28 December 2025 at 08:50

Një aksident tragjik ka ndodhur në Japoni mbrëmjen e së premtes, ku si pasojë e motit të keq me dëborë, 67 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja e rëndë shënoi nisjen e pushimeve të fundvitit me një bilanc lufte: Dy persona të vdekur dhe 26 të tjerë të plagosur.

Sipas policisë rrugore të prefekturës Gunma, përplasja masive në autostradën Kan-etsu nisi pas goditjes mes dy kamionëve në qytetin Minakami, rreth 160 kilometra në veri-perëndim të Tokios.

Përplasja fillestare bllokoi rrugën, ndërsa makinat që vinin pas tyre e patën të pamundur të frenonin në kohë për shkak të pranisë së dëborës dhe akullit në asfalt.

Situata u përkeqësua kur një zjarr shpërtheu në fundin e kolonës së mjeteve të aksidentuara. Flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë 20 automjete, disa prej të cilave u shkrumbuan plotësisht. Zjarrfikësve iu deshën plot shtatë orë për të shuar flakët në të gjithë zonën e aksidentit.

Aksidenti ndodhi pikërisht kur në zonë ishte në fuqi një paralajmërim për reshje të dendura dëbore. Kjo periudhë përkon me nisjen e udhëtimeve masive të japonezëve për festat e Vitit të Ri. Pjesë të autostradës mbeten ende të bllokuara për shkak të hetimeve dhe pastrimit të mbetjeve të mjeteve të djegura./K.M

08:40 Zhegrova ndryshon lojën, Juventusi merr fitoren e tretë radhazi

By: Klara
28 December 2025 at 08:40

Juventusi regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mposhtur 2-0 Pisan në transfertë, në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A, e fundit për vitin 2025.

Sfida ishte më e vështirë nga sa pasqyron rezultati, me vendasit që goditën traversën dhe shtyllën në pjesën e parë me Moreo dhe Tramoni.

Bardhezinjtë krijuan raste me Openda dhe Koopmeiners, por pa arritur të zhbllokojnë ndeshjen. Në fraksionin e dytë loja mbeti e ekuilibruar, me raste nga të dyja skuadrat.

Ndryshimet e Spallettit, veçanërisht aktivizimi i Zhegrovës, rritën peshën ofensive të Juventusit.

Goli i avantazhit erdhi në minutën e 73-të me Kalulu, pas një aksioni të zhvilluar në zonë.

Në kohën shtesë, Yildiz vulosi fitoren me golin e dytë në kundërsulm./K.M

08:30 Axios: Ekipi i Trump nuk i beson më Netanyahut për planin e paqes në Gaza

By: Klara
28 December 2025 at 08:30

Zyrtarët në rrethin më të ngushtë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk besojnë më se kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, mund t’i besohet për të çuar përpara planin e paqes në Gaza, raportoi të premten Axios, duke cituar burime të brendshme.
E ardhmja e planit të madh të Trump për zgjidhjen e luftës në Gaza, i zbuluar në shtator, varet nga takimi i tij i ardhshëm me udhëheqësin izraelit të hënën, sipas kësaj mediumi.

Javën e kaluar, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, u takuan me zyrtarë nga Egjipti, Katari dhe Turqia për të finalizuar hapin tjetër të planit, i cili parashikon çarmatosjen e Hamasit dhe një tërheqje të Izraelit nga Gaza.
Megjithatë, Netanyahu ka shprehur privatisht skepticizëm në lidhje me planin, megjithatë plani nuk mund të ecë përpara pa mbështetjen e tij, tha Axios.
“Bibi po përpiqet të bindë një audiencë të vetme”, citoi media një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. “Pyetja është nëse Trump do të mbajë anën e tij apo të këshilltarëve të tij kryesorë kur bëhet fjalë për Gazën.”

Figura kyçe në ekipin e Trump tani kanë humbur besimin tek Netanyahu, nga frika se ai po “po ecën ngadalë procesin e paqes” dhe mund të rifillojë luftën me Hamasin pas hapave të tij për të minuar armëpushimin e brishtë, sipas Axios.

Kryeministri izraelit ka “humbur” zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Shefen e Shtabit Susie Wiles, si dhe Kushnerin dhe Witkoffin, shkroi media, duke cituar një zyrtar tjetër amerikan.

“I vetmi që i ka mbetur është presidenti, i cili ende e pëlqen, por edhe ai dëshiron të shohë marrëveshjen e Gazës të ecë më shpejt se sa është tani.”

Sipas Axios, Trump pritet të ushtrojë presion mbi Netanyahun që të heqë dorë nga lufta në Gaza, si dhe të ngrejë çështjen e ndërhyrjes së Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Jerusalemi Perëndimor miratoi zyrtarisht gati një duzinë vendbanimesh të reja izraelite kontroverse në territorin palestinez në fillim të kësaj jave, duke marrë dënimin ndërkombëtar .

Përveç humbjes së besimit në Shtëpinë e Bardhë, qeveria e Netanyas ka marrë një goditje të fortë në sondazhet e brendshme të miratimit. Vetëm një e katërta e hebrenjve izraelitë i besojnë qeverisë së tyre dhe vetëm 17% e arabëve të vendit, sipas një sondazhi të Institutit të Demokracisë së Izraelit të publikuar më parë këtë javë./K.M

08:20 Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

By: Klara
28 December 2025 at 08:20

Raporti “Lëvizshmëria Ndërkombëtare si Strategji Zhvillimi” nga Banka Botërore, 2024, mbështet ndërtimin e një sistemi gjithëpërfshirës të migracionit, të quajtur “GlobAL”, i cili i sheh emigrantët si një forcë pune shqiptare globale.

Kjo qasje synon forcimin e mbështetjes për emigrantët, shfrytëzimin e aftësive dhe burimeve të tyre, si dhe sigurimin e kontributit të tyre në ekonominë dhe shoqërinë vendase.

 

Vendimmarrje e informuar

Banka Botërore sugjeron ndërtimin e sistemeve të forta të të dhënave mbi emigrantët. Duhen zbatuar anketa familjare mbi migracionin që ndjekin të gjithë trajektoren migratore dhe jo vetëm momente të veçuara në kohë.

Banka rekomandon krijimin e një sistemi të integruar të të dhënave që lidhin të gjitha shërbimet dhe rezultatet për emigrantët ndërmjet institucioneve, duke mundësuar menaxhim të plotë të rasteve dhe duke shmangur mbledhjen e dyfishtë të të dhënave.

Banka rekomandon zbatimin e monitorimit dhe vlerësimit të bazuar në prova, për të përmirësuar vazhdimisht programet mbi bazën e rezultateve reale dhe për t’i përshtatur ato sipas nevojave.

 

Bashkëpunim i koordinuar

Banka sugjeron krijimin e një përgjigjeje të bashkërenduar mes të gjithë aktorëve të përfshirë në qeverisjen e migracionit dhe ofrimin e shërbimeve.

Sipas saj, duhen forcuar mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional, me role, përgjegjësi dhe protokolle të qarta komunikimi ndërmjet ministrive dhe agjencive.

Duhet siguruar përputhshmëria ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, për të shmangur mbivendosjet dhe boshllëqet në shërbime dhe për të garantuar ofrim të njëtrajtshëm në të gjithë vendin.

Vlen gjithashtu ndërtimi i partneriteteve shumëpalëshe që përfshijnë sektorin privat, organizatat joqeveritare, organizatat ndërkombëtare dhe diasporën në ekosistemin e shërbimeve.

Banka kërkon zgjerimin e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet pritëse, për të ofruar shërbime përgjatë gjithë ciklit të migracionit.

 

Shërbime globale shumëdimensionale

Ofrimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse për emigrantët, duke adresuar të gjitha aspektet e nevojave të tyre të shumëllojshme dhe në ndryshim të vazhdueshëm, të tilla si zgjerimi i shërbimeve për të mbuluar të gjithë ciklin e migracionit, nga përgatitja para nisjes deri tek riintegrimi pas kthimit, si dhe për ata që qëndrojnë jashtë vendit, këshilloi Banka Botërore.

Sipas saj, duhet të bëhet përshtatja e paketave të shërbimeve sipas karakteristikave të emigrantëve, si niveli i aftësive, përbërja familjare, rezultatet në tregun e punës dhe qëllimet për kthim.

 

Lehtësimi nga barrierat

Eliminimi i barrierave burokratike dhe thjeshtimi i ofrimit të shërbimeve për emigrantët duhet të përfshijë konsolidimin e të gjithë informacionit, shërbimeve dhe procedurave në një portal të vetëm dixhital, si e-Albania, i aksesueshëm para, gjatë dhe pas migrimit.

Nevojitet standardizimi i procedurave në të gjitha institucionet dhe bashkitë, me procese të njëjta aplikimi dhe kërkesa dokumentacioni dhe ndërtimi i një qasjeje “dixhitale së pari”, me autentifikim në distancë, aplikime online dhe udhëzim të mbështetur nga Inteligjenca Artificiale, duke ruajtur njëkohësisht alternativat fizike.

Duhet të thjeshtohen procedurat burokratike, reduktimi i dokumentacionit, kohës së pritjes dhe hapave të panevojshëm përmes koordinimit ndërinstitucional.

 

Ekspertizë dhe kapacitete më të forta

Banka Botërore kërkon garantimin e niveleve të mjaftueshme të stafit në të gjitha pikat e ofrimit të shërbimeve për emigrantët, nga zyrat vendore deri te rolet strategjike të vendimmarrjes.

Duhen rritur investimet në programe gjithëpërfshirëse trajnimi për të mbajtur stafin të përditësuar mbi shërbimet ekzistuese, praktikat më të mira dhe ndryshimet rregullatore.

Banka sugjeron se investimet në anketa që ndjekin emigrantët në kohë reduktojnë paragjykimet në vlerësimin e ndikimeve të migracionit dhe kontribuojnë në hartimin e politikave më të informuara.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se zgjerimi i shërbimeve për emigrantët, përfshirë ato para nisjes, mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet e tyre, duke pasur parasysh lidhjen e fortë me mundësi më të mira punësimi jashtë vendit dhe pas kthimit në Shqipëri.

Po ashtu, përshtatja e paketave të shërbimeve sipas karakteristikave të emigrantëve rezulton thelbësore, për shkak të diversitetit të madh të nevojave dhe përvojave migratore./Marrë nga Monitor/ K.M

08:15 Nëntë muaj nga procesi i kaluar, Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

By: Klara
28 December 2025 at 08:15

Në Kosovë zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues.

KQZ-ja ka përgatitur 948 qendra votimi në vend dhe pikat e votimit në mbi 20 vende jashtë Kosovës, përfshirë ambasada dhe konsullata, për t’i lehtësuar votuesit jashtë vendit qasjen te procesi zgjedhor.
Për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë certifikuar gjithsej 24 subjekte politike, përfshirë 18 parti politike, tri koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Kuvendi i Kosovës përbëhet nga 120 vende, prej të cilave 61 mandate sigurojnë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.

Gara për postin e kryeministrit përfshin Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikun nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si dhe Ramush Haradinajn.

Një ditë më parë, të drejtën e votës e ushtroi diaspora, ku sipas të dhënave, pjesëmarrja arriti në 81%.

Sot ka votuar edhe Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i cili e hodhi votën e tij në Pejë. Pas votimit, Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

KQZ ka marrë masa që sot të publikohen rezultatet preliminare të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Rezultatet nga vendvotimet e para, do të fillojnë të publikohen duke filluar para orës 20:00 dhe ato do të përditësohen vendvotim pas vendvotimi. Pra, brenda një kohe të shkurtër pasi numërohen fletëvotimet e një vendvotimi, do të publikohen të dhënat në platformën e rezultateve.

Viti 2025 në Kosovë nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe mbyllet me votimin e ditës së sotme.

Policia e Kosovës ka hartuar dhe po zbaton një plan të detajuar operativ për mbarëvajtjen e sigurisë.

Gjithashtu, në këto zgjedhje janë të angazhuar rreth 100 prokurorë. Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë në terren për vëzhgim, me fokus të veçantë te grupet e margjinalizuara: personat e privuar nga liria, shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat integruese./K.M

08:15 1908 – Tërmeti i Mesinas: tragjedia më e madhe sizmike e Europës

By: Leonard
28 December 2025 at 08:15

Mëngjesin e hershëm të 28 dhjetorit 1908, Italia Jugore u përball me një nga katastrofat natyrore më shkatërrimtare në historinë e kontinentit europian. Një tërmet me fuqi 7.1 ballë tronditi ngushticën e Mesinës, duke goditur me egërsi të jashtëzakonshme qytetet Messina në Sicili dhe Reggio Calabria në Kalabri.

Lëkundjet ishin të menjëhershme dhe shkatërruese, duke arritur intensitetin maksimal të shkallës Mercalli. Brenda pak sekondash, ndërtesa shekullore u kthyen në grumbuj rrënojash, rrugët u çanë dhe qytetet u zhytën në kaos e tmerr. Pas tërmetit, një cunami i fuqishëm goditi bregdetin, duke shtuar edhe më shumë numrin e viktimave dhe përmasat e katastrofës.

Bilanci njerëzor ishte tronditës: afro 100 mijë të vdekur, dhjetëra mijëra të plagosur dhe qindra mijëra të pastrehë. Messina dhe Reggio Calabria u shkatërruan pothuajse plotësisht, duke humbur jo vetëm jetët njerëzore, por edhe një trashëgimi të tërë urbane, kulturore dhe historike.

Tërmeti i Mesinës konsiderohet deri më sot më i fuqishmi dhe më shkatërrimtari i regjistruar ndonjëherë jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Ai shënoi një pikë kthese në historinë e sizmologjisë dhe të mbrojtjes civile, duke nxitur studime më të thelluara mbi tërmetet dhe nevojën për ndërtim antisizmik.

Më shumë se një shekull më vonë, kjo tragjedi mbetet një kujtesë e dhimbshme e fuqisë së pamëshirshme të natyrës dhe e brishtësisë së qytetërimit njerëzor përballë saj.

08:10 Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025

By: Klara
28 December 2025 at 08:10

Sot moti në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë tipik dimëror. Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta, duke sjellë vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë kryesisht borë.

Temperaturat do të variojnë nga -2°C në zonat malore deri në 10–13°C në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe verilindja, duke sjellë ndjesi më të theksuar të ftohti, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes./K.M

08:00 Horoskopi, 28 dhjetor 2025

By: Klara
28 December 2025 at 08:00

Dashi

Mos kërkoni ta bëni gjate gjithë kohës xheloz personin qe keni ne krah sepse situata mund te kthehet ne disfavorin tuaj. Mos kërkoni kot probleme. Beqaret duhet te tregohen te duruar ne mënyrë qe ta gjejnë dashurinë e madhe. Po u nxituan mund te kenë probleme serioze. Ne planin financiar hidheni çdo hap pasi ta keni menduar gjere e gjate ne mënyrë qe situata te mbetet e mire.

Demi

Beqaret do jene te favorizuar sot ne jetën sentimentale. Do realizojnë takime mbresëlënëse dhe do ndihen mjaft mire. Te dashuruarit nga ana tjetër do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa ndonjë surprize te madhe. Mos kërkoni gjera te pamundura. Ne planin financiar do jeni te vendosur ta stabilizoni situatën dhe do ja dilni mbanë me sukses.

Binjaket

Do jeni gjate gjithë kohës te shpërqendruar ju sot dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare ne jetën sentimentale. Mendohuni me kujdes ne mënyrë qe te mos bëni gabime. Beqaret duhet te tregohen me te hapur ndaj ftesave qe do ju bëhen nëse duan te ndryshojnë status. Financat do përmirësohen tej mase. Do arrini te shlyeni borxhet dhe te kryeni investime.

Gaforrja

Do jeni shume sensuale gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah. Gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë me ne fund personin ideal. Ne planin financiar tregohuni me te organizuar nëse nuk doni te keni probleme dhe vështirësi te mëdha.

Luani

Priten ndryshime goxha te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift kështu qe duhet te përgatiteni. Gjithçka do varet nga mënyrë sesi ju jeni sjelle gjithë këto kohe. Beqaret do mund te realizojnë një takim interesant i cili do ua ndryshoje jetën. Financat me ne fund do arrijnë te stabilizohen. Do e keni me te lehte te kryeni shpenzimet e menduara.

Virgjeresha

Nëse jeni ne një lidhje dhe keni ekonomi te përbashkët, sot do përballeni me probleme për shkak te parave. Ndajini mire gjerat njëherë e përgjithmonë. Beqaret do fillojnë te njihen seriozisht me persona te cilët ja vlen t’i kesh pranë. Financat do jene te mira për pjesën me te madhe kështu qe nuk do ketë asnjë problem për te kryer shpenzimet e nevojshme.

Peshorja

Dite shume e vështirë pritet te jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shume gjera me atë qe keni ne krah dhe ne një moment apo ne një tjetër, situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret me mire te mos kërkojnë asgjë me ngulm sepse mund te pendohen. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

Akrepi

Nuk do ju rrihet pa e ngacmuar partnerin tuaj ne çdo moment sot dhe here pas here mund te ketë edhe ndonjë debat te vogël. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe dëshirojnë. Për disa priten edhe ndryshime te statusit. Te ardhurat do jene te mira, kështu qe mund te shpenzoni edhe pak me tepër nga me pare. Mire është qe hua te mos jepni.

Shigjetari

Dite shume pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do merrni disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te kërkojnë dashuri te pamundura sepse do lëndojnë veten me shume. Qe financat te jene me te mira duhet patjetër te kufizoni shpenzimet. Kjo është mënyra e vetme.

Bricjapi

Duhet te tregoheni akoma me tolerante sot me atë qe keni ne krah dhe te pranoni te bashkëpunoni ne çdo moment. Vetëm ne këtë mënyrë lidhja do ece si duhet. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë asgjë me shume. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive qe te mos keni probleme. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Ujori

Dite goxha e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje te shumta ne lidhje me disa tema delikate. Kujdes edhe me xhelozinë. Beqaret do ndihen mete vetmuar se kurrë me pare sepse as miqtë nuk do kenë kohe për ta. Ne planin financiar duhet sa me shume kujdes edhe pse gjendja do jete përgjithësisht e mire.

Peshqit

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft pasionante gjate kësaj dite. Do dashuroheni si kurrë me pare me personin qe keni ne krah. Edhe beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Financiarisht do përballeni edhe me momente te vështira. Mos e lëshoni veten menjëherë./K.M

07:05 Dossier/ 1943 – Operacioni “Ulussy”,dëbimi i kalmukëve dhe një krim i heshtur i epokës sovjetike

By: Leonard
28 December 2025 at 07:05

Përgatiti: Leonard Veizi

Në vitin 1943, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik ndërmori një nga operacionet më të errëta të inxhinierisë demografike dhe represionit kolektiv. I njohur si Operacioni “Ulussy”, ky aksion shtetëror shënoi fillimin e dëbimit masiv të popullsisë kalmuke, një etni me rrënjë të lashta në stepat e Rusisë jugore, drejt Siberisë dhe Azisë Qendrore. Nën arsyetimin e dyshimeve për bashkëpunim me armikun, një popull i tërë u ndëshkua kolektivisht.

Kush janë kalmukët

Kalmukët janë një popull me origjinë mongole, të vendosur historikisht në rajonin përreth Detit Kaspik. Ata përbëjnë të vetmin popull budist në Europë dhe kishin fituar statusin e Republikës Autonome Kalmuke brenda Bashkimit Sovjetik. Kultura, gjuha dhe identiteti i tyre përbënin një mozaik të veçantë në hapësirën sovjetike.

Fillimi i Operacionit “Ulussy”

Në dhjetor të vitit 1943, autoritetet sovjetike vendosën të shpërbëjnë autonominë kalmuke dhe të dëbojnë të gjithë popullsinë. Operacioni u krye nga NKVD-ja, policia famëkeqe sekrete e regjimit stalinist.

Pa paralajmërim, familjet u nxorën nga shtëpitë e tyre, u lejuan të merrnin vetëm pak sende personale dhe u ngarkuan me forcë në vagonë bagëtish, të destinuar për udhëtime që zgjatnin javë të tëra.

Rruga e internimit

Transporti drejt Siberisë dhe Azisë Qendrore u shndërrua në një makth kolektiv. Në kushte çnjerëzore, pa ngrohje, ushqim apo ndihmë mjekësore, shumë të dëbuar vdiqën gjatë rrugës. Të mbijetuarit u vendosën në vendbanime të posaçme për punë të detyruar, ku iu nënshtruan disiplinës së rreptë dhe kushteve ekstreme klimatike.

Dimrat siberianë, uria, sëmundjet dhe puna e rëndë fizike bënë që mijëra kalmukë të humbnin jetën në vitet e para të internimit. Identiteti i tyre u vu në shënjestër: gjuha u ndalua, institucionet u shkatërruan dhe vetë emri “kalmuk” u fshi nga hartat zyrtare.

Një ndëshkim kolektiv

Operacioni “Ulussy” nuk ishte një rast i izoluar. Ai ishte pjesë e një politike më të gjerë staliniste, që përfshinte dëbimin e popujve të tërë – çeçenë, ingushë, tatarë të Krimesë – mbi bazën e fajësisë kolektive. Kalmukët u shpallën “armiq potencialë”, pa gjyq dhe pa prova individuale.

Pasojat dhe rehabilitimi i vonuar

Vetëm pas vdekjes së Stalinit, në fund të viteve ’50, kalmukëve iu lejua kthimi në tokat e tyre dhe u rivendos autonomia. Por plagët e internimit kishin lënë pasoja të pakthyeshme: humbje demografike, shkatërrim kulturor dhe trauma që trashëgohen edhe sot.

Epilogu

Operacioni “Ulussy” mbetet një nga faqet më të errëta të historisë sovjetike – një dëshmi se si shteti totalitar mund të shndërrojë popuj të tërë në viktima anonime të strategjive politike. Një krim i heshtur, i fshehur për dekada, por që sot kërkon kujtesë, drejtësi historike dhe reflektim.

❌
❌