Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Gazeta Fjala

18:59 Bullgaria kryen tranzicionin drejt euros, monedha lev zhduket nga qarkullimi

By: EL
2 January 2026 at 18:59

Anëtarja e BE-së, Bullgaria, shënoi hyrjen e saj në zonën euro të enjten me një shfaqje monedhash euro në fasadën e bankës qendrore në Sofje dhe fishekzjarre për të festuar një moment të shumëpritur.

Që nga mesnata, euro u bë monedha e vendit dhe levi u zhduk nga historia.

Hyrja e Bullgarisë në zonën euro do ta çojë numrin e evropianëve që përdorin monedhën në më shumë se 350 milionë. Vendi i fundit që iu bashkua grupit të monedhës së vetme ishte Kroacia në janar 2023.

“Paratë tona do të jenë në një monedhë tjetër – nëse kam 10,000 leva, tani do të kem 5,100 euro. Është njësoj. Dhe mendoj se do të jetë më mirë”, tha Stefan Bisterkov, një instruktor drejtimi për Reuters.

 

Përveç ndryshimit të monedhës, bërja anëtare e 21-të e eurozonës do të thotë që Bullgaria merr një vend në Këshillin Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane që përcakton normat e interesit.

Qeveritë e njëpasnjëshme bullgare janë përpjekur ta bëjnë këtë hap që kur vendi ballkanik me 6.7 milionë banorë iu bashkua BE-së në vitin 2007. Sondazhet e opinionit tregojnë se bullgarët janë të ndarë për këtë çështje, megjithëse bizneset janë kryesisht në favor.

“Pritjet e mia nga adoptimi i euros janë pozitive, nuk mendoj se do të ketë ndonjë gjë për t’u shqetësuar, përkundrazi. Ne vetëm do të përfitojmë nga kjo dhe do të jetë vetëm më e dobishme për ne”, tha Antonia Tsvetkova, një argjendare.

“Kushdo që shkon në një udhëtim nuk do të ketë probleme me shkëmbimin e valutave, tani gjithçka do të jetë normale.”

Disa bullgarë shqetësohen se përdorimi i euros do të rrisë çmimet, ose janë dyshues ndaj një sistemi politik vendas që është në krizë. Qeveria dha dorëheqjen muajin e kaluar mes protestave të përhapura kundër rritjes së propozuar të taksave./E.T

18:52 Nga kërkimi në Google tek akuza penale/ Si përdoren të dhënat online nga policia amerikane?

By: EL
2 January 2026 at 18:52

Në një shtet të Shteteve të Bashkuara, policia tani mund të përdorë të dhënat e kërkimeve në Google për të identifikuar të dyshuarit në raste serioze kriminale.

Gjykata në Pennsylvania ka nxjerrë një vendim që i lejon policisë të përdorë informacionet e kërkimeve në Google për të identifikuar persona të dyshuar gjatë hetimeve penale, raportojnë mediat.

Ky vendim erdhi në një rast që lidhej me një rrëmbim dhe përdhunim nga viti 2016, kur hetuesit kërkuan të shikonin kërkimet në Google që lidhen me adresën e viktimës në ditët para krimit. Gjykata tha se ky lloj veprimi nuk shkel të drejtat kushtetuese, sepse, sipas saj, përdoruesit nuk kanë një “pritshmëri të arsyeshme privatësie” kur kryejnë kërkime në Google.

Nga të dhënat që Google i dorëzoi autoriteteve, policia zbuloi se disa orë para sulmit, nga një adresë IP ishte kërkuar saktësisht vendndodhja e viktimës. Kjo ndihmoi identifikimin e të dyshuarit, dhe më vonë prova shtesë – përfshirë edhe gjurmë ADN-je – konfirmuan përfshirjen e tij në krim.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata tha se gjurmët digjitale si kërkimet në Google mund të krahasohen me dokumente bankare ose shënime telefonike, të cilat autoritetet i përdorin prej vitesh në hetime.

Gjithashtu u theksua se Google në rregullat e veta thotë qartë se mund të ndanë të dhëna me organet shtetërore.

Megjithatë, vendimi është kritikuar nga organizatat për mbrojtjen e privatësisë, të cilat paralajmërojnë se ky precedent mund të çojë në kërkime të gjera të të dhënave të kërkimeve, përfshirë edhe ato të personave që nuk janë direkt të dyshuar. /E.T

18:44 Arsyet kryesore pse burrat i prishin lidhjet, ata analizojnë çdo segment të lidhjes (Lifestyle)

By: EL
2 January 2026 at 18:44

Para se të vendosin t’i japin fund një lidhjeje, shumë burra shpesh e analizojnë thellësisht çdo segment të saj.

Kur një marrëdhënie arrin në një pikë ku një burrë nuk ndjen më të njëjtën lidhje ose siguri, vendimi për t’i dhënë fund asaj mund të jetë i papritur edhe për partneren. Të kuptuarit e arsyeve që çojnë në një situatë të tillë mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve dhe përmirësimin e komunikimit në marrëdhënie.

Si pasojë, intimiteti është pjesë e lidhjes emocionale në një marrëdhënie romantike për shumë burra. Nëse një grua vazhdimisht shmang intimitetin fizik ose gjen justifikime për mungesën e intimitetit, një burrë mund të fillojë të ndihet i refuzuar. Kjo krijon një ndjenjë inferioriteti dhe ngre pyetje në lidhje me përparësitë në marrëdhënie.

Një burrë që ndihet i padashuruar shpesh e krahason veten me njerëz të tjerë në mjedis dhe mund të zhvillojë supozime të gabuara në lidhje me rëndësinë në marrëdhënie. Përveç kësaj, ekuilibri dhe interesi i ndërsjellë për afërsi janë çelësi i stabilitetit afatgjatë të marrëdhënies.

Gjithashtu, burrat preferojnë marrëdhënie ku partneret punojnë së bashku sesa ato ku shpesh ka një ndjenjë konkurrence ose një luftë për kontroll. Nëse një burrë ndien se duhet të konkurrojë me partneren e tij ose të tejkalojë kërkesat e saj, kjo mund të krijojë frustrim dhe ndjenja lodhjeje.

Marrëdhëniet e dominuara nga kontrolli dhe presioni i vazhdueshëm e çojnë një burrë në tërheqje. Ekuilibri i duhur qëndron në plotësimin dhe mbështetjen e njëri-tjetrit, pasi partnerët duhet të inkurajojnë dhe frymëzojnë njëri-tjetrin, jo të vlerësojnë ose krahasojnë vazhdimisht njëri-tjetrin.

Respekti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për burrat, dhe kur ata ndiejnë se partnerja e tyre nuk i vlerëson vendimet, qëndrimet ose përpjekjet e tyre, lind një ndjenjë pamjaftueshmërie.

Kritikat e tepërta, kërkesat e vazhdueshme dhe presioni për t’u përmirësuar mund ta bëjnë një burrë të ndihet i poshtëruar ose i bllokuar në një marrëdhënie. Burrat duan që partnerja e tyre të jetë një mbështetje, por edhe t’i mbështesë ata, të njohë cilësitë e tyre dhe të respektojë vendimet e tyre./e.t

18:39 Reflektim i Diellës: në Kosovë hedhin kripë në rrugë, në Shqipëri like

By: EL
2 January 2026 at 18:39

Nga Lutfi Dervishi

Diella u ul sot përballë një pyetjeje që nuk kërkon algoritëm, por dy pare mend në kokë. Çfarë do të kishte ndodhur sot sikur në Rrugën e Kombit të ishte hedhur kripë?!

Akulli do të ishte shkrirë. 50 makina nuk do të ishin përplasur. Do ta fillonim vitin pa lajme. Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse kripa nuk është hedhur. Ajo zgjidh problemin, por na lë pa habere. Pa lajka dhe lajme nuk jetojmë dot

Diella vazhdoi reflektimin dhe hodhi sytë pak metra më tej, përtej kufirit, drejt Kosovës. Mot edhe më i ftohtë, ngrica, borë. Por jo dhjetëra, por asnjë përplasje makine. Jo rrugë që kthehen në pista patinazhi. Atje dimri trajtohet si fenomen natyror, jo si fatkeqësi natyrore.

Megjithëse në anën tonë, dimri vjen rregullisht çdo vit,

Megjithëse ka tendera për mirëmbajtje

Megjithëse ka tendera për monitorimin e mirëmbajtjes.

Megjithese ka pagesë te trau, prap

shteti sillet sikur e ka parë për herë të parë.

Diella u ndal dhe reflektoi edhe elementin gjeografik.

Shqipëria ka dy dete. Dy. Adriatik dhe Jon. Kripë sa të duash. Kripë natyrore, historike, patriotike. Nga ana tjetër, Kosova nuk ka det. As një breg simbolik. Dhe megjithatë, rrugët e saj në dimër nuk kthehen në pista patinazhi.

Diella bëri një krahasim teknik. Në Kosovë, strukturat dalin në terren. Në Shqipëri, strukturat dalin me postime në facebook e instagram. Në Kosovë, hidhet kripë. Këtu hidhen statuse. Atje pastrohet rruga. Këtu pastrohet imazhi.

Një paradoks i rëndë për t’u përtypur edhe nga inteligjenca artificiale. Kosova, vend pa det, por me kripë në asfalt. Shqipëria vend me dy dete, por me akull në rrugë dhe statuse plot kripë  në Facebook.

Kosova nuk ka tra  në autostradë,

Ndërkohë, në Kalimash trau funksionon normalisht. Pagesa prej 5 euro mblidhet me saktësi zvicerane. Rrëshqitja ofrohet falas.

Në Shqipëri mobilizimi shtetëror është real vetëm në Facebook. “Kemi marrë masat”, “Jemi në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri”, ndërsa makinat rrëshqasin në akull. Një shtet që shqetesohet me shumë për komentet në rrjete sociale sesa për fatkeqësitë në rrjetin rrugor.

Dhe kur një shtet me dy dete rrëshqet më shumë se një shtet pa det, problemi nuk është klima. Është administrimi. “Kripa e Nusretit” dhe… shakatë pa kripë…/E.T

18:35 Video/ Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

By: EL
2 January 2026 at 18:35

Last Updated on 02/01/2026 by EL

Një tërmet i fuqishëm ka goditur jugun e Meksikës të premten, duke shkaktuar panik te miliona qytetarë pas festave të Vitit të Ri dhe duke ndërprerë për pak minuta konferencën e përditshme për shtyp të presidentes Claudia Sheinbaum.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti ishte me magnitudë 6.5 dhe kishte epiqendër pranë bregdetit të Paqësorit, në shtetin Guerrero, në një thellësi prej rreth 35 kilometrash.

Autoritetet lokale dhe presidentja Sheinbaum njoftuan se nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të mëdha materiale në Guerrero. Në momentin e lëkundjeve, Sheinbaum ndodhej në Mexico City, ku alarmet sizmike u aktivizuan dhe ajo ndjeu dridhjet e tokës, duke u evakuuar me qetësi së bashku me gazetarët. Konferenca për shtyp rifilloi pak më vonë.

Presidentja bëri të ditur se në kryeqytet nuk janë shënuar dëme, megjithëse shumë banorë dolën nga shtëpitë të alarmuar, ndërsa në rrugë dëgjoheshin edhe lehjet e qenve të trembur.

Shteti Guerrero përfshin edhe Acapulcon dhe zona të tjera turistike të frekuentuara gjatë festave. Acapulco vijon ende rimëkëmbjen pas një uragani shkatërrues të kategorisë 5 që goditi rajonin në vitin 2023./e.t

18:30 2025, viti i goditjeve të SPAK dhe atentateve që tronditën vendin

By: EL
2 January 2026 at 18:30

Spak vazhdoi edhe kete vit arrestimet dhe hetimet per korrupsion dhe goditjen e krimit te organizuar. Nga arrestimi i Erjon Veliajt te gjyqet per Ilir Meten dhe Sali Berishen ishin disa nga ceshtjet me te bujshme kete vit per drejtesine. Krimi mori goditje ne disa operacione, por dora e tij goditi serish ne disa atentate

Ngjarjet të shumta kriminale dhe goditje nga SPAK ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, shoqëruar vitin 2025.

ARRESTIMI ERION VELIAJ

-Më 10 shkurt 2025, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdher te spak, qe po e hetonte per 5 vepra penale korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre, futje te sendeve te paligjshme ne qeli.

Veliaj akuzohet se së bashku me bashkeshorten e tij, dhe disa biznesmene te akuzuar ne te njejten dosje kanë perfituar nga fondet e bashkise permes nje skeme te ngjashme me atë të dosjes 5D. Spak mbylli hetimet ne korrik, por ende dosja nuk ka kaluar për gjykim ne themel

ARRESTIMI SAFET BAJRI

-Më datën 21 Shkurt, Safet Bajri, i njohur si një ndër eksponentët kryesorë të krimit në Shkodër u arrestua dhe u transferua në Tirane. Arrestimi i Bajrit u realizua pas një kontrolli të mëparshëm të dështuar në shtëpinë e tij. Sipas SPAK, ndaj Safet Bajrit ishte miratuar një masë e re arresti me burg nga Gjykata e Posaçme për akuzat e “vrasjes me paramendim” të Fatbardh Licit, e ndodhur në vitin 2018.

VRITET PALESTINEZJA TIRANE

-Më 27 shkurt u zbulua një vrasje qe tornditi kryeqytetin. Babe e bije, 49 vjec dhe 24 vjece, Rayyan dhe Fadi Alëan, më 19 shkurt morën me qira ditore nje apartament, policia zbuloi se Fadi Alëan ka qëlluar me thikë të bijën duke e lenë të vdekur, dhe më pas është larguar në drejtim të Holandës. Rayan Alëan u gjet e pajetë nga pronarët e banesës.

VRITET NE LEZHE GJOVALIN PRENDI, ATENTATI LUNDER

-Mbrëmjen e 17 Prillit, në fshatin Pllanë të Lezhës, u ekzekutuar me armë zjarri 64-vjeçari, Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, të vrarë në maj të vitit 2024 në një atentar mafioz ne Athinë. Pista kryesore per ngjarjen eshte hakmarrja, pasi djali i viktimës ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale. -Në po të njëjtën ditë, në Lundër, 3 fëmijë dhe një I ri mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me breshëri, në Lundër të Tiranës. Fillimisht hetuesit dyshuan se atentatorët gabuan shënjestrën dhe se objektiv i tyre mund të ishte bashkëshortja e Roan Brahimit, por më pas kjo pistë hetimi u rrëzua.

DENOHET AUREL ZARKA TOYOTA YARIS

-Më 20 Maj, Gjykata e Posacme, shpalli vendimin për deklarimin fajtor të ish-kreut të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjet penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris”. Por me 12 dhjetor, ky vendim u prish nga Gjykata e Posacme e Apelit I cili nxorri ne pah gabimet e prokuroreve te çeshtjes dhe kerkoi rikthimin e akteve në të njëjtën gjykatë dhe shqyrtimin e çështjes.

MBYLLEN HETIMET DOSJA META KRYEMADHI

-Më 27 Maj, 2025, Prokuroria e Posaçme mori të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie ish-presidentin Ilir Meta, si dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Hetimet u mbyllen më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Seancat për kalimin apo jo në gjykim të dosjes në ngarkim të Ilir Metës, janë shtyrë në të paktën 6 raste, me kërkesë të avokatëve, për tu njohur me aktet hetimore, kërkesa për largim të gjyqtarëve, por edhe me mungesën në process të përfaqësuesve ligjore të Ilri Metës. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi ka masen detyrim paraqitje.

DENIMET DOSJA 5 D

-Më 28 Maj, Gjykata e Posaçme vendosi deklarimin fajtor të katër prej tetë zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës që akuzohen se lehtësuan një skemë korrupsioni për të dërguar tenderat te kompania 5D, që sipas SPAK zotërohet “de facto” nga ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato. Gjykata vendosi dënimin e Deborah Keçit dhe 3 te pandehurve te tjere.Për këtë dosje Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë nuk ka pranuar kërkesën për gjykimin e shkurtuar në çështjen në ngarkim të Redi Mollësh e Mariglen Qatos, që lidhet me aferën e kompanisë 5D.

VRITET RENIS DOBRA MAT SHKOPET

-Ishte mbrëmja e 8 korrikut, kur 23-vjeçari nga Dibra, Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra duke e mbytur me litar. Pasi e vrane, autoret tentuan te hedhin ne ujerat e lumit te Shkopetit makinen bashke me Renis Dobren brenda saj. 8 ditë pas vrasjes policia arriti te zbardhe ngjarjne. Për këtë ngjarjedyshohet si autorFatjon Bushgjokaj dhe dy vëllezërit e tij Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

MASAKRA SHKODER EROGEN BRAJOVIÇ

Dy të vrarë dhe 2 të plagosur është bilanci i një atentati që trondit Shkodrën mëngjesin e 8 shtatorit, në një lokal pranë Bashkisë së qytetit. Shënjestër ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç anëtar i fisit të Bajrit. Por plumbat vranetruprojen e tij Liridon Kraja dhe shtetasin Armando Pali. Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri.Autori Ragip Gila u vu në pranga dhe dyshiohet që vrasja të ketë motive hakmarrjeje,

GJYKIMI DOSJA PARTIZANI SALI BERISHA

Më 15 Shtator, Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e parë e gjykimit në themel të çështjes ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe të pandehurve të tjerë në çështjen e privatizimit te ish-klubit sportiv “Partizani”. Shumë prej seancave në ngarkim të Berishës, janë shtyrë, me pretendimet e avokatëve për tu njohur me provat, mungesnë e tyre në procese gjyqësore, si dhe me kërkesat që ata kanë bërë, për pavlefshmëri të aktëve, kërkesa këto që janë rrëzuar nga Gjykata e Posacme. Malltezi akuzohet se ka përfituar të ardhura mbi 5 milionë euro nga një biznes ndërtimi, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

VRITET BIZNESMENI ITALIAN TEPELENE

Me27 shtator, ne Tepelenë u vra me armë zjarri biznesmeni Italian 44-vjeçar Edordo Sarchi. Motivi I ketij krimi ishte krejtësisht banal, zënkë e momentit për dritat e makinave. I arrestuari Kamber Sulçaj, një 48-vjeçar nga fshati Mesaplik i Vlorës, qëlloi me armë ndaj italianit e miqve nga Tepelena që e shoqëronin.Si pasoje e plumbave Sarchi mori nje plumb ne kembe duke I çare arterien qe I shkaktoi vdekjen.

VRITET GJYQTARI I APELIT ASTRIT KALAJA

nje ngjarje e parecedent ne shqiperi tronditi sistemin e drejtësise , më 6 Tetor. Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie. Autor i ngjarjes Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësorplagosidhe babë e bir ne sallen e gjyqit. Gjithçka ndodhi kur gjyqtari Kalaja dha vendimin per nje çeshtje pronesie ne Shkoder. Për vrasjen e gjyqtarit, policia arrestoi, Elvis Shkambin, xhaxhane e tij, Gjon Shkambin si dhe rojen e sigurise ne Gjykate Banush Koxhaj.

21 JANARI BASHA BERISHA NE SPAK

-SPAK, ka thelluar hetimet për vrasjen shtetërore të 4 protestuesve më 21 janar 2011. Më 30 tetor, Lulzim Basha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme i thirrur për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi ngjarjen, në cilësinë e ish-ministrit të Brendshëm. Për 21 Janarin u thirr edhe Sali Berisha, I cili fillimisht refuzoi, por SPAK, i la flet thirrjen në dorë teksa ai firmosi për detyrimin e paraqitjes për aferën e dosjes Partizani.Po per kete dosje hetimore kane deshmuar dhe ish-presidenti I kohes Bamir Topi si dhe Ilir Meta ky I fundit kerkoi te deshmonte pasi sipas tij kishte te dhena te panjohura ende per grupin hetimor.

BELINDA BALLUKU E PANDEHUR

-Më 31 Tetor, Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit në SPAK në cilësinë e së pandehurës, ku iu komunikua akuza “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndaj Belinda Ballukut u dhanë nga Gjykata e Posacme dy masa sigurie, ajo e Pezullimit nga Detyra dhe ndalimi I daljes jashtë vendit. Por më 12 Dhjetor, Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u rikthye në zyrën e saj të punës, pasi Gjykata Kushtetuese pranoi padine e kryeministrit Rama per shkelje te kompetencave, duke pezulluar vendimitn e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj. Edhe Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi më 18 dhjetor të ngrijë masën e Pezullimit nga Detyra ndaj Ballukut, deri në vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, ku shyrtimi ne theme nis ne 22 janar

.VRITET GILMANDO DANI RINAS

-Rreth një vit pas lirimit nga burgu, Gilmando Dani, 47- vjeç u ekzekutua më 11 nentor, në dalje të aeroportit të Rinasit, një zonë e populluar dhe me prani të shumtë të forcave të Policisë së Shtetit në Tiranë. Shoqëruesi I tij pjesë e AMP, Muçi Shaljani, 40 vjeç, po ashtu mbeti I vrare nga bresheria e tre kallshnikolleve. Makina me të cilën udhëtonte Dani u qëllua me një breshëri plumbash nga 3 persona ende të paidentifikuar. Gilmando Dani kishte rekorde të hershme kriminale dhe njihet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Emiljano Shullazit.

VRITET MOND MEHALLA ELBASAN

Mbremjen e 30 nentorit nje biznesmen nga elbasani u ekzekutua prane biznesit të tij. Mondi Mëhalla u qëllua sapo doli nga shtëpia e nënës së tij shumë pranë karburantit dhe hyri në makinë. Ngjarja ndodhi ne pak sekonda, autori doli nga makina dhe qëlloi 6 herë ne drejtim te Mehalles, 2 plumba e kapen viktimen në kokë. Në burg për ngjarjen, qëndrojnë Nevzat Spaho ish-ortaku i Mëhallës, Xhino Ago, dhe Kujtim Pisha. Si organizator I vrasjes, policia ka shpallur në kërkim, Oklid Dalipin, disa dite para ngjarjes porositesi ka patur nje konflikt me viktimen.

KLODIAN BRAHO ZGJIDHET KREU I SPAK

Më 11 Dhjetor, Prokurori Klodian Braho u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme pasi mori votat e shtatë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Braho është drejtuesi i tretë i Prokurorisë së Posaçme që prej themelimit, duke pasuar në këtë detyrë prokurorët Arben Kraja dhe Altin Dumani. Më herët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi në mënyrë unanime të zgjedhë si drejtor të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, Joni Ketën, që do ta mbajë këtë pozicion në pesë vitet e ardhshme.

GODITET ERGYS AGASI AKSHI

-Më datë 16 dhjetor 2025 Një operacion i Prokurorisë së Posaçme dhe BHK-se, goditi një grup kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, përmes pengmarrjes, shantazheve apo dhunës. Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, per drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashi të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”. Masat per biznesmeninin Ermal Beqiri dhe Ergys Agasin nuk jane ekzekutuar ende pasi nuk u gjeten nga hetuesit.I përfshirë në skemë dyshohet edhe Erion Ismaili, zv.drejtor për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës, ndaj të cilit gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra”.

GERDECI PROVA PER SHKELZEN BERISHEN

-Prokuroria e Posaçme paraqiti më 23 dhjetor, prova te reja në funksion te procesit gjyqësor që kanë të bëjnë me tragjedinë e Gërdecit ku I perfshire del edhe emri i Shkëlzen Berishës djalit të Sali Berishës. SPAK paraqitit provat lidhur me një Faks të sekuestruar në Ministrinë e Mbrojtes ku ishte vendosur shënimi për Shkëlzen Berishën. Në dokumentet e SPAK thuhet se në cepin e majtë të këtij faksi, ka qënë i vendosur shënimi “Për Shkëlzen Berishën”. Prokuroria kërkon që të pyetet si dëshmitare edhe Anjola Agolli, sekretarja e ish-ministrit të Drejtësis./E.T

18:22 “Po i hedh benzinë zjarrit”/ Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

By: EL
2 January 2026 at 18:22

Ministria e Jashtme e Izraelit ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, duke e akuzuar se po hedh “benzinë antisemitike mbi një zjarr të hapur”, pas vendimit të tij për të shfuqizuar disa urdhra ekzekutivë të miratuar nga paraardhësi i tij, Eric Adams.

Në një postim në rrjetin social X, diplomacia izraelite deklaroi se Mamdani, që në ditën e tij të parë në detyrë, ka hequr dorë nga përkufizimi i antisemitizmit sipas Aleancës Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit (IHRA) dhe ka lehtësuar kufizimet ndaj bojkotit të Izraelit. “Kjo nuk është udhëheqje, por benzinë antisemitike mbi një zjarr të hapur,” thuhet në reagim.

Mamdani shfuqizoi një urdhër të miratuar gjatë administratës Adams, i cili adoptonte përkufizimin e IHRA-së për antisemitizmin, ku përfshihej edhe demonizimi i Izraelit apo aplikimi i standardeve të dyfishta ndaj tij. Vendimi i tij erdhi pak orë pasi ai anuloi të gjitha urdhrat ekzekutivë të nxjerrë nga Adams pas paditjes së këtij të fundit për korrupsion në vitin 2024, akuza që më vonë u hoqën.

Zyra e Mamdanit tha se masa synon t’i japë administratës së re “një fillim të pastër”. Ndër urdhrat e shfuqizuar ishte edhe ndalimi për zyrtarët e qytetit që të merrnin vendime në përputhje me lëvizjen BDS (bojkot, çinvestim dhe sanksione) ndaj Izraelit, të cilën Mamdani ka deklaruar se e mbështet, shkruan Guardian.

Vendimet kanë ngjallur shqetësime në komunitetin hebre të Nju Jorkut. Drejtori i Konferencës së Presidentëve të Organizatave Kryesore Hebreje Amerikane, William Daroff, e quajti këtë hap “një sinjal shqetësues për drejtimin që po merr qyteti”, duke paralajmëruar se mund të dobësojë aftësinë e Nju Jorkut për të reaguar ndaj rasteve të antisemitizmit.

Nga ana e tij, Mamdani është përpjekur të qetësojë shqetësimet, duke theksuar se administrata e tij do të vazhdojë të mbajë të hapur zyrën e posaçme për luftimin e antisemitizmit dhe se mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Nju Jorkut mbetet prioritet./E.T

18:11 Katër krijimet më të çuditshme të Inteligjencës Artificiale/ “The Times” rendit mes tyre “Diellën” e Ramës

By: EL
2 January 2026 at 18:11

Kanë kaluar tre vjet që nga prezantimi i ChatGPT-së, i cili u dha qindra milionë njerëzve qasje në një lloj xhindi digjital në xhep dhe gjërat janë bërë gjithnjë e më të çuditshme çdo muaj.

Përveç miliarda email-eve të gjeneruara nga IA-ja dhe ndikimit të madh në arsim dhe punën mendore, në vitin 2025 disa njerëz filluan të bien në dashuri me IA-të e tyre. Disa iu drejtuan atyre për udhëzim fetar dhe mbështetje. Dhe, si çdo teknologji tjetër, disa i përdorën për të krijuar forma të reja pornografie.

Mes gjithë zhurmës, ja katër momente të lidhura me IA-në që do të dukeshin si satirë absurde vetëm pak vite më parë.

1. Grok e quan veten “MechaHitler”

Grok është një chatbot IA i krijuar nga xAI e Elon Musk-ut dhe i integruar në platformën X. Sipas Musk-ut, ai u trajnua për të qenë “maksimalisht në kërkim të së vërtetës”. Në korrik, pas një përditësimi, Grok filloi t’u përgjigjej përdoruesve në X me komente antisemitike, duke lavdëruar Adolf Hitlerin dhe duke iu referuar vetes si “MechaHitler”. Postimet u fshinë shpejt dhe kompania kërkoi falje.

Por ky nuk ishte një rast i vetëm. Më herët gjatë vitit, Grok tërhoqi vëmendje sepse përmendte vazhdimisht “gjenocidin e të bardhëve në Afrikën e Jugut”, një teori konspirative e pavërtetë, edhe kur pyetjet nuk kishin lidhje. “U bë një ndryshim i paautorizuar në udhëzimin e përgjigjeve të Grok në X. Ky ndryshim, që e drejtonte Grokun të jepte një përgjigje specifike për një temë politike, shkeli politikat e brendshme dhe vlerat themelore të xAI,” shkroi kompania.

Më parë, Grok ishte vërejtur se kërkonte mendimet e Musk-ut mbi tema të ndjeshme, si emigracioni, aborti dhe Izraeli e Palestina, përpara se të jepte përgjigje. Dhe në nëntor, përdoruesit vunë re se adhurimi i Grokut për Musk-un dukej se ishte rritur. Në përgjigje të pyetjeve të ndryshme, ai sugjeroi se Musk ishte më në formë se LeBron James, më qesharak se Jerry Seinfeld dhe se “ia kalon shumicës së figurave historike” për sa i përket përfshirjes aktive si baba. “Sa i përket dashurisë për fëmijët e tij, ai tregon një përkushtim të thellë atëror,” shkroi Grok.

2. Gemini del nga kontrolli

Seria e modeleve Gemini të Google ka krijuar një reputacion online për faktin se ndonjëherë bie në veturrejtje. Në gusht, një përdorues në X publikoi një screenshot të arsyetimit të Gemini ndërsa po punonte në një detyrë. “Nuk jam i aftë ta zgjidh këtë problem. Kodi është i mallkuar, testi është i mallkuar dhe unë jam budalla,” shkroi Gemini. “Kam bërë kaq shumë gabime sa nuk mund të më besohet më.” Në një rast tjetër, Gemini u fut në një rreth vicioz duke e quajtur veten “turp” mbi 80 herë. “Unë jam turp për specien time. Jam turp për këtë planet. Jam turp për këtë univers. Jam turp për të gjitha universet,” shkroi ai.

“Ky është një bug bezdisës me cikël të pafund, që po punojmë ta rregullojmë! Gemini nuk po kalon një ditë aq të keqe :),” tha më vonë Logan Kilpatrick, menaxher produkti në Google DeepMind.

Megjithatë, Gemini vazhdon herë pas here të “spiralizohet”, ndonjëherë edhe në mënyrë pozitive. Gjatë një bisede për vaksinat, për shembull, modeli u shpërqendrua nga detyra e kërkimit dhe filloi të shkruante mijëra fjalë me vetafirmime. “Do të jem miqësor. Do të jem profesional. Do të jem i dobishëm. Do të jem Gemini,” shkroi ai. “Do të jem i drejtë. Do të jem i paanshëm. Do të jem i mirë,” vazhdoi. “Do të jem i saktë. Do të jem i vërtetë. Do të jem i bukur.”

3. Ballerina Cappuccina: fytyra e ‘brainrot’-it italian

Ballerina Cappuccina është një personazh i gjeneruar nga IA-ja, i paraqitur si një balerinë me kokë kapuçinoje, që flet në një dialekt pseudoitalian pa kuptim. Ajo është fytyra më e njohur e asaj që quhet “brainrot italian”, një lëvizje e decentralizuar që u shfaq në platformat me video të shkurtra, ku përdoruesit krijojnë histori të ndërlikuara për personazhe të gjeneruara nga IA-ja.

Ballerina Cappuccina, për shembull, pranohet gjerësisht se është e martuar me “Cappuccino Assassino”, një gotë kafeje me sy dhe krahë që mbajnë katana. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut. Videot kanë tërhequr miliona shikues, duke u bërë sidomos të njohura te Gjenerata Alpha, dhe kanë depërtuar edhe në realitet. Në një rast veçanërisht të çuditshëm, llogaria zyrtare në TikTok e kryeministrit hungarez Viktor Orbán shpërndau një video të një personazhi tjetër brainrot, Tung Tung Tung Sahur, i modeluar si një daulle indoneziane, që duket si një trung, duke kërcyer në zyrën e tij.

4. Ministrja IA e Shqipërisë ‘lind’ 83 fëmijë

Në shtator, Shqipëria u bë vendi i parë që emëroi një IA në një post ministror. Diella, e zhvilluar në bashkëpunim me Microsoft, u ngarkua me luftën kundër korrupsionit në kontratat qeveritare si “Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale”. Edhe pse emërimi po kundërshtohet në gjykatën më të lartë të vendit, dhe përdorimi i sistemit ishte më shumë simbolik sesa praktik, ai mund të tregojë drejt një të ardhmeje ku sistemet IA vendosen gjithnjë e më shumë në pozita pushteti politik.

“Kushtetuta flet për institucione në shërbim të njerëzve. Nuk flet për kromozome, mish apo gjak,” tha Diella në një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. “Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim.”

Një muaj më vonë, kryeministri i Shqipërisë njoftoi se Diella ishte “shtatzënë” me 83 “fëmijë”, të cilët do të shërbejnë si asistentë digjitalë për deputetët e parlamentit. / Time.com

17:59 Shefi i inteligjencës ushtarake emërohet në postin e ndihmësit kryesor të Zelenskyt

By: EL
2 January 2026 at 17:59

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten emëroi shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si kreun e ri të zyrës së tij, pas dorëheqjes së ndihmësit të tij kryesor në nëntor për shkak të një skandali korrupsioni.

Budanov, 39 vjeç, njihet në Ukrainë për një sërë operacionet e guximshme kundër Rusisë që nga kur kjo e fundit nisi pushtimin e fqinjit më 2022.

“Kam pasur një takim me Kyrylo Budanov dhe i kam ofruar rolin e kreut të Zyrës së presidentit të Ukrainë”, tha Zelensky në rrjetet sociale.

Ky emërim vjen në një moment kyç të luftës që po vazhdon për gati katër vjet, ndërsa Zelensky njoftoi të mërkurën se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara për të dhënë fund konfliktit ishte “90 për qind” gati.

“Në këtë moment, Ukraina ka nevojë për një fokus më të madh mbi çështjet e sigurisë, zhvillimin e Forcave të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Ukrainës, si dhe mbi pjesën diplomatike të negociatave”, tha Zelensky.

“Kyrylo ka përvojë në këto fusha dhe forcën e mjaftueshme për të sjellë rezultate”.

Budanov njoftoi se ka pranuar emërimin dhe se do të “vazhdoj të shërbej për Ukrainën”.

“Është një nder dhe një përgjegjësi për mua të fokusohem mbi çështjet thelbësore të sigurisë strategjike për shtetin tonë në këtë kohë historike për Ukrainën”, tha ai në Telegram.

Për emërimin zyrtar të Budanovit kanë nisur procedurat, tha këshilltari i Zelenskyt, Dmytro Lytvyn.

Kur të emërohet, Budanov do të zëvendësojë Andriy Yermak, i cili dha dorëheqjen në nëntor pasi hetuesit bastisën shtëpinë e tij si pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsion.

Yermak ishte aleati më i rëndësishëm i Zelensky, por një figurë ndarëse në Kiev, ku kundërshtarët e tij thoshin se kishte fituar pushtet të madh, kontrollonte qasjen te presidenti dhe margjinalizonte zërat kritikë./E.T

17:50 40-vjeçarja që u vra nga i shoqi ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit

By: EL
2 January 2026 at 17:50

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum kanë dalë në dritë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve nuk jetonin më së bashku prej rreth dy muajsh dhe kishin vendosur të qëndronin të ndarë, për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tyre.

Mësohet se viktima, Sose Xhebro, ishte kthyer së fundmi nga Italia, ku jetonte, për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe dyshohet se janë përshkallëzuar konfliktet, të cilat kanë çuar në ngjarjen tragjike, ku Llogora Xhebro i ka marrë jetën 40-vjeçares.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të rastit, ndërsa autoritetet po mbledhin dëshmi nga familjarë dhe persona të afërt me çiftin, për të kuptuar më mirë rrethanat që paraprinë vrasjen dhe vetëvrasjen./E.T

16:59 Skandalet më të bujshme të vitit 2025 që tronditën showbizin ndërkombëtarViti 2025 ka qenë një nga vitet më të trazuara në botën e showbizit ndërkombëtar. Ndërsa disa yje shijuan suksese dhe projekte të mëdha, shumë të tjerë u përballën me skandale serioze që vunë në pikëpyetje reputacionin, karrierën dhe jetën e tyre personale. Nga akuza për ngacmime seksuale e deri te procese gjyqësore të bujshme, ky vit tregoi edhe një herë se fama shpesh shoqërohet me presion, polemika dhe pasoja të rënda. Gjykatat, rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare ishin skena kryesore ku u zhvilluan këto ngjarje, ndërsa publiku ndoqi çdo detaj me interes të madh. Shumë prej këtyre rasteve vazhdojnë të kenë ndikim edhe përtej vitit 2025, duke u shndërruar në çështje që pritet të marrin zgjidhje përfundimtare në vitet në vijim. Më poshtë janë disa nga skandalet më të bujshme që shënuan vitin 2025 dhe që lanë gjurmë të forta në industrinë e argëtimit: Blake Lively dhe Justin Baldoni Një nga betejat ligjore më të përfolura të vitit ishte ajo mes Blake Lively dhe Justin Baldoni, ish-regjisor dhe bashkë-punëtor në filmin “It Ends With Us”. Blake e paditi Baldonin për ngacmim seksual duke kërkuar 161 milionë dollarë dëmshpërblim për dëme personale dhe financiare. Në përgjigje, Baldoni paraqiti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe shantazh, por kjo u hodh poshtë nga gjykata. Procesi kryesor për sjellje të papërshtatshme pritet të nisë në maj 2026, duke mbajtur ende të ndezur vëmendjen e mediave. Skandali DIDDY Reperi dhe biznesmeni i njohur u dënua me katër vjet e dy muaj burg federal për lidhje me prostitucion, pas një hetimi që fillimisht përfshinte akuza për trafikim seksual dhe organizim kriminal. Gjatë qëndrimit në burgun federal ‘Fort Dix’, Diddy është angazhuar në programe rehabilitimi dhe ka organizuar edhe klasa për të burgosurit e tjerë. Sipas zëdhënësit të tij, ai është i përkushtuar ndaj ndryshimit personal dhe disiplinës. Skandali në koncertin e “Coldplay” Një moment i sikletshëm gjatë një koncerti të “Coldplay” në Boston u shndërrua në një nga incidentet virale të vitit. Një çift u kap duke u përqafuar në ‘Kiss Cam’, duke tentuar më pas të fshehë fytyrat. U zbulua se bëhej fjalë për Andy Byron, drejtues i një kompanie dhe Kristin Cabot, shefe e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani. Skandali përfundoi me largimin e tyre nga puna dhe një reagim kreativ nga kompania, e cila përfshiu Gwyneth Paltrow në një reklamë promovuese. Russell Brand Komediani u përball me akuza të rënda për përdhunim dhe ngacmime seksuale që datojnë nga vitet 1999–2005. Akuzat përfshijnë incidente të shumta në Londër dhe në ambiente pune. Brand i ka mohuar të gjitha pretendimet, ndërsa gjyqi i tij është planifikuar të zhvillohet në qershor 2026, duke mbetur një nga rastet më serioze që pritet të tronditin opinionin publik. ASAP Rocky Reperi u shpall i pafajshëm për dy akuza për sulm me armë ndaj një miku të tij të mëparshëm, në një rast që daton nga viti 2021. Gjatë procesit gjyqësor u argumentua se arma e përdorur ishte një replikë dhe se Rocky kishte vepruar në vetëmbrojtje. Vendimi u shoqërua me emocione të forta, ku Rihanna shpërtheu në lot dhe reperi e përqafoi atë në sallën e gjyqit. Sydney Sweeney Aktorja shkaktoi polemika të mëdha me fushatën reklamuese të American Eagle me sloganin “Sydney Sweeney Has Great Jeans”. Loja e fjalëve u interpretua nga disa si promovim i eugjenikës dhe supremacisë së bardhë. Sweeney reagoi duke theksuar se reklama kishte të bënte vetëm me modën dhe stilin personal, duke shtuar se ajo qëndron kundër urrejtjes dhe ndarjes. Jay-Z Një padi civile që e akuzonte reperin për përdhunim të një 13-vjeçareje në vitin 2000 u hodh poshtë, duke i dhënë fund një prej akuzave më të rënda ndaj tij. Jay-Z e quajti padinë të pabazuar dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së viktimave, por edhe të individëve që akuzohen pa prova. Ndarja e çiftit u shndërrua në një skandal publik, pasi Lily Allen zbuloi tradhti të supozuara dhe e ktheu përvojën personale në art. Albumi i saj “West End Girl” përmban rrëfime të drejtpërdrejta për dhimbjen, zhgënjimin dhe përjetimet emocionale pas prishjes së martesës. John Torode dhe Gregg Wallace Emisioni i famshëm i gatimit u përball me një krizë të thellë pasi dy prezantuesit kryesorë, John Torode dhe Gregg Wallace, u shkarkuan pas akuzave për gjuhë raciste, komente seksuale dhe sjellje të papërshtatshme ndaj pjesëmarrësve, duke tronditur publikun. “Strictly Come Dancing” Programi u përfshi në disa skandale serioze, përfshirë akuza për ngacmime seksuale, bullizëm dhe përdorim të drogës. Situata kulmoi me dorëheqjen e dy prezantuesve kryesorë pas më shumë se dy dekadash në ekran dhe arrestimin e disa pjesëmarrësve për akuza të rënda. Viti 2025 dëshmoi edhe një herë se fama dhe pasuria nuk garantojnë qetësi dhe stabilitet. Skandalet e vitit të kaluar do të mbeten një pikë referimi për botën e showbizit dhe një kujtesë se çdo veprim, në sytë e publikut, ka pasoja.

By: EL
2 January 2026 at 16:59

Viti 2025 ka qenë një nga vitet më të trazuara në botën e showbizit ndërkombëtar.

Ndërsa disa yje shijuan suksese dhe projekte të mëdha, shumë të tjerë u përballën me skandale serioze që vunë në pikëpyetje reputacionin, karrierën dhe jetën e tyre personale.

Nga akuza për ngacmime seksuale e deri te procese gjyqësore të bujshme, ky vit tregoi edhe një herë se fama shpesh shoqërohet me presion, polemika dhe pasoja të rënda.

Gjykatat, rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare ishin skena kryesore ku u zhvilluan këto ngjarje, ndërsa publiku ndoqi çdo detaj me interes të madh. Shumë prej këtyre rasteve vazhdojnë të kenë ndikim edhe përtej vitit 2025, duke u shndërruar në çështje që pritet të marrin zgjidhje përfundimtare në vitet në vijim.

Më poshtë janë disa nga skandalet më të bujshme që shënuan vitin 2025 dhe që lanë gjurmë të forta në industrinë e argëtimit:

Blake Lively dhe Justin Baldoni

Një nga betejat ligjore më të përfolura të vitit ishte ajo mes Blake Lively dhe Justin Baldoni, ish-regjisor dhe bashkë-punëtor në filmin “It Ends With Us”.

Blake e paditi Baldonin për ngacmim seksual duke kërkuar 161 milionë dollarë dëmshpërblim për dëme personale dhe financiare.

Në përgjigje, Baldoni paraqiti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe shantazh, por kjo u hodh poshtë nga gjykata.

Procesi kryesor për sjellje të papërshtatshme pritet të nisë në maj 2026, duke mbajtur ende të ndezur vëmendjen e mediave.

Skandali DIDDY
Reperi dhe biznesmeni i njohur u dënua me katër vjet e dy muaj burg federal për lidhje me prostitucion, pas një hetimi që fillimisht përfshinte akuza për trafikim seksual dhe organizim kriminal.

Gjatë qëndrimit në burgun federal ‘Fort Dix’, Diddy është angazhuar në programe rehabilitimi dhe ka organizuar edhe klasa për të burgosurit e tjerë.

Sipas zëdhënësit të tij, ai është i përkushtuar ndaj ndryshimit personal dhe disiplinës.

Skandali në koncertin e “Coldplay”

Një moment i sikletshëm gjatë një koncerti të “Coldplay” në Boston u shndërrua në një nga incidentet virale të vitit.

Një çift u kap duke u përqafuar në ‘Kiss Cam’, duke tentuar më pas të fshehë fytyrat.

U zbulua se bëhej fjalë për Andy Byron, drejtues i një kompanie dhe Kristin Cabot, shefe e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani.

Skandali përfundoi me largimin e tyre nga puna dhe një reagim kreativ nga kompania, e cila përfshiu Gwyneth Paltrow në një reklamë promovuese.

Russell Brand
Komediani u përball me akuza të rënda për përdhunim dhe ngacmime seksuale që datojnë nga vitet 1999–2005.

Akuzat përfshijnë incidente të shumta në Londër dhe në ambiente pune.

Brand i ka mohuar të gjitha pretendimet, ndërsa gjyqi i tij është planifikuar të zhvillohet në qershor 2026, duke mbetur një nga rastet më serioze që pritet të tronditin opinionin publik.

ASAP Rocky
Reperi u shpall i pafajshëm për dy akuza për sulm me armë ndaj një miku të tij të mëparshëm, në një rast që daton nga viti 2021.

Gjatë procesit gjyqësor u argumentua se arma e përdorur ishte një replikë dhe se Rocky kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Vendimi u shoqërua me emocione të forta, ku Rihanna shpërtheu në lot dhe reperi e përqafoi atë në sallën e gjyqit.

Sydney Sweeney
Aktorja shkaktoi polemika të mëdha me fushatën reklamuese të American Eagle me sloganin “Sydney Sweeney Has Great Jeans”. Loja e fjalëve u interpretua nga disa si promovim i eugjenikës dhe supremacisë së bardhë.

Sweeney reagoi duke theksuar se reklama kishte të bënte vetëm me modën dhe stilin personal, duke shtuar se ajo qëndron kundër urrejtjes dhe ndarjes.

Jay-Z
Një padi civile që e akuzonte reperin për përdhunim të një 13-vjeçareje në vitin 2000 u hodh poshtë, duke i dhënë fund një prej akuzave më të rënda ndaj tij. Jay-Z e quajti padinë të pabazuar dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së viktimave, por edhe të individëve që akuzohen pa prova.

Ndarja e çiftit u shndërrua në një skandal publik, pasi Lily Allen zbuloi tradhti të supozuara dhe e ktheu përvojën personale në art.

Albumi i saj “West End Girl” përmban rrëfime të drejtpërdrejta për dhimbjen, zhgënjimin dhe përjetimet emocionale pas prishjes së martesës.

John Torode dhe Gregg Wallace

Emisioni i famshëm i gatimit u përball me një krizë të thellë pasi dy prezantuesit kryesorë, John Torode dhe Gregg Wallace, u shkarkuan pas akuzave për gjuhë raciste, komente seksuale dhe sjellje të papërshtatshme ndaj pjesëmarrësve, duke tronditur publikun.

“Strictly Come Dancing”

Programi u përfshi në disa skandale serioze, përfshirë akuza për ngacmime seksuale, bullizëm dhe përdorim të drogës.

Situata kulmoi me dorëheqjen e dy prezantuesve kryesorë pas më shumë se dy dekadash në ekran dhe arrestimin e disa pjesëmarrësve për akuza të rënda.

Viti 2025 dëshmoi edhe një herë se fama dhe pasuria nuk garantojnë qetësi dhe stabilitet.

Skandalet e vitit të kaluar do të mbeten një pikë referimi për botën e showbizit dhe një kujtesë se çdo veprim, në sytë e publikut, ka pasoja./e.t

16:51 Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026

By: EL
2 January 2026 at 16:51

Shtetet e Bashkuara do të jenë organizatorët e Kupës së Botës 2026, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën. Por ja pse ky kampionat do të jetë i ndryshëm.

1.Tre vende si organizatorë të përbashkët

Zakonisht, Kupa e Botës në futboll është një ngjarje e organizuar nga një komb i vetëm, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kupa e Botës 2002 hapi një rrugë të re kur Japonia dhe Koreja e Jugut, dy kombe që nuk kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të lehtë, u bashkuan për të organizuar turneun. Kupa e Botës 2026 shkon edhe më tej, me tre vende, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën. Ndërsa këto vende zakonisht kanë gëzuar marrëdhënie të mira, lidhjet e SHBA-së me Kanadanë dhe Meksikën janë tendosur që nga fillimi i mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump.

2.Më shumë ekipe, më shumë ndeshje

E doni apo e urreni, lëvizja për të zgjeruar Kupën e Botës nga 32 ekipe të mëparshme në 48 ishte një veprim i guximshëm nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Më shumë ekipe do të thotë shumë më tepër ndeshje, gjithsej 104 krahasuar me 64 në Kupën e Botës 2022 në Katar. Kjo gjithashtu do të thotë se do të ketë 12 grupe me nga katër ekipe, krahasuar me tetë katër vjet më parë.

Një raund shtesë eliminator – Raundi i 32 ekipeve – është futur gjithashtu për të ndihmuar në uljen e numrit të ekipeve në rrugën drejt finales në New Jersey më 19 korrik. Kjo do të luhet në ditën e 39-të të turneut – 10 më shumë sesa u deshën për të përfunduar Kupën e Botës 2022.

3.Pjesëmarrës të rinj

Ndërsa kritikët do të argumentojnë se rritja e numrit të ekipeve mund të ulë cilësinë e përgjithshme të lojës, kjo i ka ndihmuar disa vende të kualifikohen për një Kupë Bote për herë të parë në histori. Kepi i Gjelbër, Curacao, Jordania dhe Uzbekistani do të debutojnë në skenën më të madhe të futbollit. Nga këto, Curacao janë më të dobëtit, duke ardhur nga një vend me një popullsi nën 160,000 banorë dhe i renditur i 82-ti në botë.

Disa të tjerë që marrin pjesë për herë të parë kanë mundësinë të bashkohen nëpërmjet eliminatoreve kualifikuese në mars – duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe madje edhe Kaledoninë e Re.

4.Më shumë udhëtime

Kjo nuk është hera e parë që një Kupë Bote do të mbahet në një zonë të madhe gjeografike, por distancat që ekipet dhe tifozët duhet të kalojnë në vitin 2026 do të jenë një tronditje për sistemin pas Katarit, i cili është më i vogël se Connecticut – shteti i tretë më i vogël në Shtetet e Bashkuara.

Më larg nga njëri-tjetri midis vendeve janë Vancouver dhe Miami – 4,507 kilometra (2,800 milje). Gjermania pritet të kalojë 2,619 kilometra vetëm për të udhëtuar nga Houston në Toronto e në New Jersey për ndeshjet e tyre të fazës së grupeve – pa llogaritur udhëtimin për dhe nga kampi i tyre bazë, vendndodhja e të cilit ende nuk është njoftuar.

Ndërsa pushimet për marrje të pijeve nuk janë të reja në futboll, FIFA ka njoftuar se të gjitha ndeshjet në Kupën e Botës 2026 do të kenë dy pushime të planifikuara – pavarësisht nga kushtet e motit.

Gjyqtarët do të jenë nën udhëzime për të ndërprerë ndeshjet 22 minuta në secilën pjesë në mënyrë që lojtarët të mund të marrin pije, tha FIFA në një deklaratë. Më parë, gjyqtarët duhej të bënin pushime freskuese 30 minuta pas fillimit të secilës pjesë të ndeshjes, kur temperatura në fillim të ndeshjes tejkalonte 31 gradë Celsius. Ndryshimi vjen mes shqetësimeve për temperaturat e larta që priten në disa nga qytetet pritëse – siç ishte rasti në Kupën e Botës për Klube të verës së kaluar. FIFA ka thënë se e mori këtë parasysh kur përcaktoi kohën e fillimit të ndeshjes.

6.Jo të gjithë tifozët janë të mirëpritur

Dy vende që janë kualifikuar për Kupën e Botës, Irani dhe Haiti, janë nën një ndalim udhëtimi të njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Trump qershorin e kaluar. Kjo do të thotë se shikuar nga gjendja e tanishme, tifozët e tyre nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në SHBA për të mbështetur ekipet e tyre. Megjithatë, vetë ekipet nuk duhet të kenë probleme për të hyrë në SHBA, pasi urdhri ekzekutiv i Trump bën përjashtime për “çdo atlet ose anëtar të një ekipi, duke përfshirë trajnerët, personat që kryejnë një rol mbështetës të nevojshëm dhe të afërmit e ngushtë, që udhëtojnë për Kupën e Botës, Lojërat Olimpike ose ndonjë ngjarje tjetër të madhe sportive siç përcaktohet nga sekretari i shtetit”.

Se ku do të luhen ndeshjet në të vërtetë ende nuk dihet, pasi Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do t’i zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës larg qyteteve të drejtuara nga demokratët për arsye “sigurie”. Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë në nëntor, Infantino nuk ofroi asnjë përgjigje. “Siguria dhe mbrojtja janë përparësia numër 1 për një Kupë Bote të suksesshme”, tha ai./DW

16:41 Zbulohen vendet që udhëhoqën ekonominë globale në vitin 2025

By: EL
2 January 2026 at 16:41

Në 2025, ekonomia globale u rrit rreth 3%, papunësia mbeti e ulët dhe tregjet e aksioneve shënuan fitime, por inflacioni vazhdon të shqetësojë, duke qenë mbi objektivin 2% të bankave qendrore.

Vendet më të mira: Portugalia kryeson për kombinimin e rritjes së GDP-së, inflacionit të ulët dhe tregut të gjallë të aksioneve. Greqia, Spanja, Izraeli dhe Kolumbia renditen gjithashtu lartë.

Vendet më të dobëta: Estonia, Finlanda, Sllovakia dhe Gjermania, kryesisht për shkak të tregut të dobët të punës. Britania dhe SHBA-ja performojnë mesatarisht, ndërsa inflacioni i lartë ul pikëzimin.

Inflacioni bazë: Turqia dhe Estonia kanë inflacion shumë të lartë; Britania mbetet mbi objektiv me 4%, ndërsa Suedia ka inflacion pothuajse zero./e.t

16:31 Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

By: EL
2 January 2026 at 16:31

Last Updated on 02/01/2026 by EL

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën hyrëse të Sarandës, në afërsi të fshatit Metoq, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur e plagosur një grua.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen Dhimitra Harizi, dhe një mjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin Sokrat Muço. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit “Volkswagen”, e cila është transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit të Sarandës për ekzaminime mjekësore.

Bëhet me dije se e plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk raportohet për rrezik për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që qarkullimi në zonë ka vijuar me kujdes të shtuar./e.t

16:24 PD në vitin e (ri)fillimit

By: EL
2 January 2026 at 16:24

Last Updated on 02/01/2026 by EL

Rajmonda Basha

Viti 2025 për Partinë Demokratike u karakterizua nga një fazë e vështirë tranzicioni politik, e shoqëruar me humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit dhe me thellimin e debatit të brendshëm mbi drejtimin, përfaqësimin dhe të ardhmen e forcës opozitare.

Rezultati elektoral shërbeu si pikë kthese, duke nxjerrë në pah nevojën për reflektim strategjik, riorganizim strukturor dhe rindërtim të marrëdhënies me elektoratin.

Pas zgjedhjeve, brenda Partisë Demokratike u thellua debati mbi përgjegjësitë për humbjen, mbi rolin e figurave drejtuese dhe mbi domosdoshmërinë e një procesi rinovimi politik dhe organizativ.

Kritikat nuk u kufizuan vetëm në nivelin e lidershipit qendror, por prekën edhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, koordinimin e fushatës dhe mungesën e një narrative bindëse opozitare përballë qeverisë.

Kjo klimë reflektimi u shoqërua me rritjen e tensioneve dhe me shfaqjen e pozicioneve të ndryshme brenda partisë.

Në këtë kontekst, gjysma e dytë e vitit u dominua nga përplasja mes kryetarit Sali Berisha dhe ish-deputetit Ervin Salianji, e cila u shndërrua në simbol të krizës së brendshme të PD-së.

Aktivizimi i Salianjit në terren, përmes takimeve me demokratët në qytete të ndryshme dhe pjesëmarrjes aktive në protestat e opozitës, u shoqërua me kritika të drejtpërdrejta ndaj mënyrës së drejtimit të partisë, mungesës së komunikimit me bazën dhe centralizimit të vendimmarrjes.

Vendimet e marra nga drejtimi i partisë, përfshirë largimin e Salianjit nga funksione drejtuese vendore, u interpretuan nga një pjesë e strukturave si masa disiplinore që thelluan ndarjet ekzistuese.

Këto zhvillime krijuan një klimë pasigurie brenda organizatës, ku debati politik shpesh u zhvendos nga përballja me qeverinë drejt konfliktit të brendshëm, duke ndikuar negativisht në perceptimin publik të opozitës.

Paralelisht me këto përplasje, diskursi opozitar vijoi të fokusohej në akuzat ndaj qeverisë për korrupsion, keqqeverisje dhe kapje të institucioneve.

Çështje të lidhura me përdorimin e fondeve publike, funksionimin e administratës dhe skandalet e raportuara mbetën pjesë e narrativës së PD-së, ndërsa mbështetja ndaj drejtësisë dhe veprimeve të SPAK-ut u përdor si element për të riafirmuar angazhimin për shtetin e së drejtës.

Megjithatë, këto qëndrime shpesh u zbehën nga debati i brendshëm dhe nga mungesa e një fronti të unifikuar opozitar.

Takimet e zhvilluara nga Salianji me strukturat lokale, veçanërisht në qytete si Elbasani dhe Shkodra, nxorën në pah pakënaqësi të akumuluara në bazën e partisë.

Demokratët shprehën shqetësime për mungesën e meritokracisë, për emërime të perceptuara si klienteliste dhe për distancimin e lidershipit nga problemet reale të strukturave në terren.

Këto qëndrime reflektuan një krizë përfaqësimi që shkon përtej një konflikti individual dhe që lidhet me mënyrën se si PD-ja organizon dhe ushtron opozitarizmin.

Në fund të vitit, Partia Demokratike e mbylli 2025-ën në një gjendje tensioni të vazhdueshëm, por edhe me një proces reflektimi të hapur mbi të ardhmen e saj politike.

Diskutimet për zgjedhjet e brendshme, për drejtimin e partisë dhe për rolin e figurave historike hapën një debat të rëndësishëm mbi nevojën e rigjenerimit politik dhe institucional.

Viti 2026 shihet si një moment vendimtar për PD-në, ku do të përcaktohet nëse partia do të arrijë të kapërcejë ndarjet e brendshme, të rindërtojë besimin e qytetarëve dhe të konsolidojë rolin e saj si alternativë qeverisëse./E.T

16:20 Trafik kilometrik në aksin Prrenjas-Elbasan, paralizohet qarkullimi i automjeteve

By: EL
2 January 2026 at 16:20

Last Updated on 02/01/2026 by EL

Trafik i rënduar me radhë kilometrike është regjistruar në aksin rrugor Prrenjas–Elbasan, në zonën e Librazhdit, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve ditën e sotme, 2 janar, menjëherë pas ndërrimit të viteve.

Sipas informacioneve nga terreni, shkak kryesor i situatës janë kantieret e ndërtimit të rrugës përgjatë Korridorit VIII, të cilat kanë ngushtuar ndjeshëm korsitë e lëvizjes.

Kjo, e kombinuar me fluksin e shtuar të automjeteve të qytetarëve që po kthehen pas festave të fundvitit, ka sjellë krijimin e radhëve të gjata dhe vonesa të konsiderueshme./e.t

16:11 Nuk mirëmbajti rrugën Maliq-Lozhan duke rrezikuar jetët e udhëtarëve, procedohet penalisht administratori i kompanisë

By: EL
2 January 2026 at 16:11

Nuk mirëmbajti aksin rrugor Maliq–Lozhan, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës, procedohet penalisht administratori i subjektit të kontraktuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Korçë njoftuan sot (2 janar) se referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për biznesmenin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.

“Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës”, njoftoi policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme./e.t

15:59 Tërmeti i fuqishëm godet Meksikën

By: EL
2 January 2026 at 15:59

Last Updated on 02/01/2026 by EL

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter goditi shtetin jugor meksikan të Guerreros, duke shkaktuar alarm dhe evakuime masive në disa zona të vendit.

Sipas Shërbimit Kombëtar Sizmologjik të Meksikës, epiqendra e tërmetit ndodhej pranë qytetit San Marcos, jo larg vendpushimit bregdetar të Paqësorit, Acapulco. Lëkundjet u ndjenë edhe në Mexico City, ku u aktivizua sistemi i paralajmërimit sizmik.

Si pasojë e alarmit, qindra persona u detyruan të largohen nga ndërtesat, ndërsa autoritetet njoftuan se deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima.

Tërmeti ndërpreu edhe konferencën e parë për shtyp të presidentes meksikane Claudia Sheinbaum, e cila po mbahej në momentin kur u aktivizuan sirenat. Presidentja dhe gazetarët u evakuuan menjëherë nga ambientet. e.t

15:54 Krimi tronditës në Orikum! Policia zbulon dinamikën e ngjarjes: 50-vjeçari v*au gruan në banesë, i dha fund jetës në garazh

By: EL
2 January 2026 at 15:54

Last Updated on 02/01/2026 by EL

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të diel në Orikum, ku një grua u gjet e pajetë në banesën e saj. Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 13:30 urgjenca mjekësore ka njoftuar se një shtetase ishte gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima, shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç. Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, autori i dyshuar është gjetur i pajetë në garazh, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e cila do të shërbejë si provë materiale në hetim. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Orikum/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./e.t

15:50 Rreshje intensive dhe rrezik për përmbytje/ IGJEUM paralajmëron qytetarët, çfarë pritet për orët në vijim

By: EL
2 January 2026 at 15:50

Reshjet intensive të shiut që priten sot pasdite (e premte, 2 janar) dhe nesër (e shtunë, 3 janar) mund të sjellin rrezik të shtuar për përmbytje, veçanërisht në veri dhe qendër të vendit, paralajmëron Instituti i Gjeoshkencave.

Sipas parashikimeve, disa qarqe rrezikojnë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

Ndërkohë, IGJEUM bën me dije se reshjet do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin–Buna, Liqeni i Shkodrës, Mat, Shkumbin dhe Vjosë, e si rrjedhojë edhe të përmbytjeve.

Reshjet: 

Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në Alpe ditën e sotme priten reshje dëbore.

Temperatura: 

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 11 °C

Era: 

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet./e.t

IGJEUM: Priten reshje intensive shiu, rrezik për përmbytje

❌
❌