Normal view

Ekskluzive | Pas muajsh kërkimesh, gjendet pa shenja jete personi i zhdukur nga Malisheva

26 July 2026 at 17:56

Një person i raportuar i zhdukur në fshatin Janqishtë të Komunës së Malishevës është gjetur pa shenja jete, pas kërkimeve të zhvilluara nga familjarët dhe ekipet përkatëse.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për Halim Ramadan Sopajn, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i 5 tetorit 2025. Familja kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai ishte larguar nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.

Pas disa muajsh kërkimesh, Sopaj dyshohet se është gjetur pa shenja jete, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet hetimore, të cilat kanë nisur procedurat për ekzaminimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Pas muajsh kërkimesh, gjendet pa shenja jete personi i zhdukur nga Malisheva appeared first on Sinjali.

Aksident në rrugën Polac – Vushtrri, një veturë rrokulliset në rrugë

26 July 2026 at 17:44

Një aksident trafiku është raportuar në rrugën që lidh fshatin Polac me Vushtrrinë, ku një veturë është rrokullisur duke përfunduar jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat po merren me rastin dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo dëme të tjera materiale si pasojë e këtij aksidenti.

Sinjali ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka pranuar përgjigje zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në rrugën Polac – Vushtrri, një veturë rrokulliset në rrugë appeared first on Sinjali.

Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta legjenda Mithat Belegu

26 July 2026 at 17:34

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare Mithat Belegu, një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e basketbollit të Kosovës.

Belegu ka lënë gjurmë të thella në zhvillimin e këtij sporti, veçanërisht në Pejë, ku u konsiderua si një nga pionierët e basketbollit dhe një figurë që kontribuoi për dekada në rritjen e këtij sporti.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai shërbeu në disa role, si basketbollist, trajner, gjyqtar ndërkombëtar dhe veprimtar sportiv. Në vitet ’60 u vlerësua si një nga basketbollistët më të mirë kosovarë, ndërsa pas përfundimit të karrierës si lojtar vazhdoi angazhimin e tij në shërbim të basketbollit.

Një arritje e veçantë në karrierën e tij ishte fitimi i stemës së gjyqtarit ndërkombëtar të FIBA-s në vitin 1978, duke u bërë shqiptari i parë që arriti këtë nivel në gjykimin e basketbollit ndërkombëtar.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sport, Mithat Belegu ishte nderuar edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta nga komuniteti sportiv, i cili e kujton Belegun si një personalitet të rrallë dhe një nga themeluesit e traditës së basketbollit kosovar.

Varrimi i tij do të mbahet nesër, në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Pejë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta legjenda Mithat Belegu appeared first on Sinjali.

Psikologët japin alarmin: Fjalitë që tregojnë se fëmija mund të ketë humbur besimin te prindi

26 July 2026 at 17:24

Ekspertët e zhvillimit të fëmijëve paralajmërojnë prindërit se disa shprehje të zakonshme nga fëmijët mund të jenë sinjale të rëndësishme për gjendjen e tyre emocionale dhe marrëdhënien që kanë me familjen.

Një prej fjalive që kërkon më shumë vëmendje është: “Kam frikë të të tregoj”. Sipas psikologëve, kjo nuk është thjesht një shprehje momentale, por mund të tregojë se fëmija druhet nga reagimi i prindit, nga kritikat, qortimet apo mungesa e mirëkuptimit.

Ekspertët theksojnë se fëmijët kanë nevojë të ndihen të sigurt për të folur hapur, edhe kur kanë bërë gabime apo përballen me probleme. Një marrëdhënie e shëndetshme ndërtohet kur fëmija e di se mund të kërkojë ndihmë pa frikën se do të gjykohet.

Edhe shprehje si “Nuk do të më kuptosh”, “Nuk ka rëndësi” apo “Ti kurrë nuk më dëgjon” mund të jenë shenja se fëmija ndihet i pavlerësuar, i padëgjuar ose nuk beson se emocionet e tij merren seriozisht.

Psikologët sqarojnë se këto situata zakonisht nuk vijnë nga mungesa e dashurisë së prindërve. Stresi, lodhja dhe mënyrat e ndryshme të komunikimit mund të ndikojnë që ndonjëherë emocionet e fëmijës të minimizohen pa qëllim.

Fjali si “Mos u shqetëso, nuk është asgjë”, “Mos qaj” ose “Po e tepron” mund t’i japin fëmijës mesazhin se ndjenjat e tij nuk janë të rëndësishme, edhe pse prindi mund t’i thotë me qëllim për ta qetësuar.

Sipas ekspertëve, rikthimi i besimit nuk kërkon përsosmëri, por dëgjim dhe praninë emocionale të prindit. Një përgjigje e thjeshtë si “Dua të të kuptoj, më trego çfarë ndodhi” mund ta ndihmojë fëmijën të ndihet i pranuar.

Po ashtu, kërkimi i faljes nga prindi kur ka reaguar gabim nuk e dobëson autoritetin e tij. Përkundrazi, i mëson fëmijës se gabimet mund të pranohen dhe marrëdhëniet mund të përmirësohen.

Ekspertët këshillojnë që prindërit të krijojnë çdo ditë momente komunikimi pa shpërqendrime, të dëgjojnë pa ndërprerë dhe të mos i nënvlerësojnë problemet e fëmijëve vetëm sepse duken të vogla për të rriturit.

Mesazhi kryesor për prindërit është i thjeshtë: fëmijët nuk kanë nevojë për prindër të përsosur, por për njerëz tek të cilët mund të drejtohen me besim, duke e ditur se do të dëgjohen dhe do të mbështeten.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Psikologët japin alarmin: Fjalitë që tregojnë se fëmija mund të ketë humbur besimin te prindi appeared first on Sinjali.

Merz reagon pas sulmit në Berlin: Ekstremistët nuk kanë vend në shoqërinë gjermane

26 July 2026 at 17:13

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar pas sulmit të rëndë në Berlin, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një automjet u përplas me turmën gjatë Paradës së Krenarisë.

Merz e cilësoi ngjarjen si një moment të dhimbshëm për vendin, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe duke uruar shërim për të plagosurit. Ai falënderoi gjithashtu ekipet e emergjencës dhe qytetarët që ndërhynë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur.

“Këta ekstremistë nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, deklaroi kancelari gjerman, duke theksuar se autoritetet do të veprojnë me vendosmëri për të zbardhur plotësisht rastin.

Sipas Merzit, sulme të tilla synojnë të krijojnë frikë dhe përçarje brenda shoqërisë. Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve dhe qytetarëve që të mos dorëzohen përballë kërcënimeve dhe të vazhdojnë të mbrojnë vlerat e lirisë dhe bashkëjetesës.

Kancelari gjerman premtoi se institucionet do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, duke theksuar se hetimet do të zhvillohen me kujdes dhe profesionalizëm.

Autoritetet gjermane vijojnë hetimet për të përcaktuar motivin e saktë të sulmit dhe rrethanat që çuan në përplasjen tragjike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Merz reagon pas sulmit në Berlin: Ekstremistët nuk kanë vend në shoqërinë gjermane appeared first on Sinjali.

Kosova nderon policët e rënë në detyrë, zbulohen shtatorja e Enver Zymerit dhe bëhen homazhe për Afrim Bunjakun

26 July 2026 at 17:04

Policia e Kosovës ka shënuar Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë, në nderim të pjesëtarëve të saj që humbën jetën gjatë kryerjes së misionit për mbrojtjen e rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve.

Aktivitetet përkujtimore nisën me homazhe pranë Lapidarit të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Krye të Detyrës, në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, drejtues të Policisë së Kosovës dhe figura të tjera publike, të cilët vendosën kurora me lule në shenjë respekti për sakrificën e policëve të rënë.

Në kuadër të aktiviteteve, delegacione institucionale zhvilluan homazhe pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku, duke nderuar kontributin dhe sakrificën e tij në shërbim të vendit. Gjithashtu, u vizituan familjet e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, ku u shpreh mirënjohje për përkushtimin e tyre në mbrojtje të Republikës së Kosovës.

Përkujtimi vazhdoi edhe në Varagë të Zubin Potokut, pranë vendit ku ra heroi Enver Zymeri, ku u nderua kujtimi i tij dhe angazhimi për ruajtjen e rendit kushtetues dhe sovranitetit të vendit.

Një nga momentet kryesore të kësaj dite ishte zbulimi i shtatores së Enver Zymerit në Kampin e Njësive Speciale në Mitrovicë. Shtatorja u cilësua si një simbol i përhershëm i guximit, profesionalizmit dhe sakrificës së zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën gjatë shërbimit.

Policia e Kosovës theksoi se kujtimi i pjesëtarëve të rënë mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së institucionit dhe se sakrifica e tyre vazhdon të jetë frymëzim për të gjithë zyrtarët që shërbejnë për sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova nderon policët e rënë në detyrë, zbulohen shtatorja e Enver Zymerit dhe bëhen homazhe për Afrim Bunjakun appeared first on Sinjali.

Hamza për Adem Demaçin: Frymëzim i përhershëm për lirinë dhe dinjitetin kombëtar

26 July 2026 at 16:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kujtuar akademik Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke e cilësuar si një prej figurave më të shquara të historisë moderne të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hamza vlerësoi Demaçin si simbol të qëndresës, guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë, duke theksuar se sakrifica e tij mbetet një shembull për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Sipas Hamzës, vitet e gjata që Demaçi kaloi në burg nuk arritën ta zbehin përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ai tha se qëndresa e Demaçit përballë padrejtësive dëshmon forcën e karakterit dhe idealet për të cilat ai jetoi.

Në fund të mesazhit të tij, kreu i PDK-së shprehu mirënjohje dhe respekt për jetën dhe veprën e Adem Demaçit, duke theksuar se kontributi i tij do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë dhe kujtesës kolektive të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza për Adem Demaçin: Frymëzim i përhershëm për lirinë dhe dinjitetin kombëtar appeared first on Sinjali.

Grevë në doganat greke, pezullohet për disa orë qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare me Shqipërinë

26 July 2026 at 16:51

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se të hënën disa pika të kalimit kufitar me Greqinë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të lëvizjes së automjeteve, për shkak të një greve të organizuar nga punonjësit e doganave greke.

Sipas njoftimit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në pikat kufitare të Kakavijës dhe Tre Urave qarkullimi do të pezullohet nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), ndërsa në Kapshticë dhe Qafë Botë bllokimi do të jetë nga ora 05:00 deri në 09:00.

Gjatë intervaleve të grevës nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, ndërsa përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët pa bagazhe dhe për rastet emergjente, si ambulancat.

Policia Kufitare shqiptare, duke iu referuar informacionit të marrë nga autoritetet greke në Janinë, u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë të shtyjnë nisjen deri në përfundim të grevës, në mënyrë që të shmangin pritjet dhe grumbullimet në pikat kufitare.

Autoritetet rekomandojnë që udhëtarët të informohen paraprakisht mbi situatën në kufi dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me oraret e njoftuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grevë në doganat greke, pezullohet për disa orë qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare me Shqipërinë appeared first on Sinjali.

Prenga largohet i përlotur pas duelit me Joshuan, pamjet prekin tifozët

26 July 2026 at 16:40

Boksieri shqiptar Kristian Prenga e mbylli me emocione të forta sfidën ndaj ish-kampionit të botës Anthony Joshua, pasi u pa duke u larguar i përlotur nga arena pas humbjes në Jeddah Superdome të Arabisë Saudite.

Prenga ishte shumë pranë një rezultati historik. Në raundin e parë ai befasoi Joshuan, duke e rrëzuar dy herë dhe duke marrë kontrollin e meçit, çka ngriti shpresat për një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në boksin profesionist.

Megjithatë, përvoja e britanikut bëri diferencën në raundin e dytë. Joshua reagoi me një goditje të fuqishme me të djathtën, e cila e rrëzoi Prengën. Boksieri shqiptar nuk arriti të rikthehej brenda numërimit të gjyqtarit, duke i dhënë fitoren ish-kampionit të botës me nokaut.

Pas përfundimit të përballjes, Joshua pati fjalë vlerësuese për kundërshtarin e tij, duke e cilësuar si një boksier të fortë dhe me potencial të madh për të ardhmen. Ai theksoi se Prenga i shkaktoi vështirësi reale në ring dhe se me më shumë përvojë mund të arrijë rezultate të rëndësishme në nivelin më të lartë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje që tregojnë Prengën duke u larguar nga arena me lot në sy, ndërsa ndaloi edhe për disa fotografi me të pranishmit. Reagimi i tij emocional ka prekur shumë tifozë, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen e shqiptarit dhe luftën që zhvilloi ndaj një prej emrave më të mëdhenj të peshave të rënda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prenga largohet i përlotur pas duelit me Joshuan, pamjet prekin tifozët appeared first on Sinjali.

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin pyllin pranë Zvërnecit, ndërhyjnë zjarrfikësit

26 July 2026 at 16:30

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e së dielës në zonën pyjore të njohur si Pylli i Sodës, pranë rrugës që lidh qytetin e Vlorës me plazhin e Zvërnecit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë angazhuar ekipet e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të tjera.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura dhe pritet të zbardhen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr i përmasave të mëdha përfshin pyllin pranë Zvërnecit, ndërhyjnë zjarrfikësit appeared first on Sinjali.

Benzema del në mbrojtje të Mbappes: Nuk mund të fajësohet për problemet e Real Madridit

26 July 2026 at 16:00

Karim Benzema ka dalë në mbrojtje të Kylian Mbappes, pas kritikave të shumta që sulmuesi francez ka marrë për paraqitjet e Real Madridit.

Ish-sulmuesi i madrilenëve theksoi se është e padrejtë që e gjithë përgjegjësia për vështirësitë e skuadrës t’i hidhet Mbappes, duke kujtuar se ai po e kryen detyrën e tij duke shënuar gola.

“Çdo ditë shoh njerëz që fajësojnë Mbappen për rënien e Real Madridit dhe sinqerisht nuk e kuptoj. Çfarë prisni që ai të bëjë? Ai është sulmues dhe po e bën punën e tij duke shënuar gola”, u shpreh Benzema.

Ai shtoi se problemet e skuadrës nuk mund t’i atribuohen vetëm një lojtari, pasi futbolli është një lojë kolektive.

“Ai realizon në sulm, ndërsa më pas mbrojtja pëson gola të lirë dhe të panevojshëm. Si mund të jetë Mbappe problemi? Kjo nuk ka aspak kuptim. Futbolli nuk është lojë e një lojtari. Nëse fajësoni vetëm Mbappen, atëherë duhet ta shikoni futbollin ndryshe”, deklaroi Benzema.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Benzema del në mbrojtje të Mbappes: Nuk mund të fajësohet për problemet e Real Madridit appeared first on Sinjali.

Sulmi gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, kryebashkiaku: Cenon vlerat tona – kjo duhet të marrë fund

26 July 2026 at 15:49

Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, ka reaguar pas sulmit të rëndë në kryeqytetin gjerman, duke e cilësuar atë si një sulm ndaj gjithë qytetit dhe vlerave që ai përfaqëson.

Wegner njoftoi se flamujt para Bashkisë së Kuqe, selisë së qeverisë së qytetit, do të ulen në gjysmështizë në shenjë zie.

“Ky ishte një sulm ndaj të gjithëve ne. Ishte një sulm ndaj mënyrës sonë të jetesës, bashkëjetesës dhe vlerave tona. Kjo duhet të marrë fund. Duhet të jemi shumë të qartë për këtë”, u shpreh Wegner.

Duke kujtuar se kishte marrë pjesë edhe vetë në Paradën e Krenarisë, kryebashkiaku tha se Berlini gjatë ditës kishte festuar lirinë, diversitetin dhe karakterin e tij të hapur, raporton Sky News, transmeton Sinjali.

“Ishte një ditë e mrekullueshme festimesh. Berlini ishte plot ngjyra, tregoi diversitetin e tij dhe dëshmoi se është një qytet i lirisë. Ngjyrat janë simboli ynë. Por pas orës 22:00 gjithçka u errësua – u bë shumë errët”, tha Wegner.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmi gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, kryebashkiaku: Cenon vlerat tona – kjo duhet të marrë fund appeared first on Sinjali.

Rusia: Morëm nën kontroll edhe një fshat tjetër në Ukrainë

26 July 2026 at 15:31

Rusia ka pretenduar të dielën se forcat e saj kanë marrë nën kontroll një tjetër vendbanim në juglindje të Ukrainës.

Në një njoftim në Telegram, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se trupat ruse kanë pushtuar fshatin Shevchenko në rajonin e Donetskut.

Shevchenko ndodhet rreth 3 kilometra në jugperëndim të qytetit Pokrovsk, për të cilin Moska pretendoi se e kishte marrë nën kontroll në dhjetor.

Ukraina ende nuk ka komentuar pretendimin e fundit të Rusisë, ndërsa verifikimi i pavarur i këtyre deklaratave mbetet i vështirë për shkak të luftimeve të vazhdueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia: Morëm nën kontroll edhe një fshat tjetër në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Edhe një dron rrëzohet nga Rumania, i treti me radhë – dyshohet se ishte rus

26 July 2026 at 15:16

Rumania ka rrëzuar dronin e tretë brenda vetëm tri ditësh, ndërsa autoritetet rumune kanë bërë të ditur se të paktën njëri prej tyre ishte i tipit Shahed, i përdorur nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.

Presidenti rumun, Nicușor Dan, njoftoi se një avion luftarak F-16 rrëzoi një dron të dielën rreth orës 10:13 mbi ujërat territoriale të Rumanisë, në zonën Sulina–Chilia të Deltës së Danubit, pranë kufirit me Ukrainën.

“Dua t’i përgëzoj pilotët dhe ekipet tokësore të Forcave Ajrore Rumune për profesionalizmin, guximin dhe efikasitetin me të cilin kryejnë misionet e tyre”, shkroi Dan në rrjetin social X.

Një tjetër dron ishte rrëzuar të shtunën, rreth 10 kilometra në perëndim të fshatit Sfântu Gheorghe në lindje të Rumanisë. Sipas Ministrisë rumune të Mbrojtjes, dy avionë F-16 u ngritën për të identifikuar objektivin dhe e rrëzuan atë në mënyrë të sigurt në një zonë të pabanuar pranë kufirit.

Edhe të premten, një tjetër F-16 kishte rrëzuar një dron rreth orës 11:00, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Prokuroria e Përgjithshme e Rumanisë konfirmoi se droni i rrëzuar të premten ishte i tipit Shahed, i përdorur nga forcat ruse në luftën në Ukrainë. Ndërkohë, hetimet për dronët e rrëzuar të shtunën dhe të dielën janë ende në vazhdim.

Presidenti Dan e quajti “të patolerueshme” shkeljen e vazhdueshme të hapësirës ajrore rumune nga Rusia.

“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe po i trajtojmë me seriozitetin maksimal, së bashku me aleatët tanë”, deklaroi ai.

Rumania, si vend anëtar i NATO-s dhe me dalje në Detin e Zi, është përballur muajt e fundit me një rritje të incidenteve që lidhen me dronët për shkak të luftës në Ukrainë.

Në maj, një dron rus me eksploziv u rrëzua mbi një ndërtesë banimi në qytetin Galați, duke shkaktuar zjarr në çati dhe duke plagosur dy persona. Një muaj më vonë, një dron detar ukrainas shpërtheu në portin e Konstancës, pasi ushtria ukrainase tha se kishte devijuar nga kursi për shkak të ndërhyrjes elektronike ruse.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka cilësuar incidente të tilla si “pasojë të drejtpërdrejtë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edhe një dron rrëzohet nga Rumania, i treti me radhë – dyshohet se ishte rus appeared first on Sinjali.

“Solli dritë”: Nora Gjakova fitoi medaljen e artë para pesë vjetësh, kur Kosova mbante zi për aksidentin në Kroaci

26 July 2026 at 14:54

Sot e pesë vjet kur Kosova ishte e mërzitur nga aksidenti në Kroaci ku humbën jetën 10 mërgimtarë, Nora Gjakova i solli vendit gëzim me krenarinë që i dha për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Për këtë sukses, presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë se xhudistja solli dritë në një ditë zie.

“Në këtë ditë zie për popullin tonë, Nora Gjakova solli dritë për Kosovën. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona”, shkroi Osmani në postimin e saj në Facebook.

Në të njëjten platformë, pas fitores së Gjakovës ndaj xhudistes japoneze Tsukasa Yoshida, Komiteti Olimpik i Kosovës, iu referua sportistes nga Peja si “Mbretëresha e artë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Solli dritë”: Nora Gjakova fitoi medaljen e artë para pesë vjetësh, kur Kosova mbante zi për aksidentin në Kroaci appeared first on Sinjali.

SHBA-ja shpenzoi një pjesë të konsiderueshme të arsenalit në luftën me Iranin

26 July 2026 at 14:47

Shtetet e Bashkuara kanë konsumuar një pjesë të konsiderueshme të rezervave të municioneve precize gjatë luftës me Iranin, duke ngritur shqetësime për aftësinë e ushtrisë amerikane që t’i përballojë konfliktet e mundshme në të ardhmen.

Një analizë e bazuar në të dhënat e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare – CSIS dhe raportimet e mediave amerikane tregon se më së shumti janë prekur rezervat e raketave interceptuese të mbrojtjes ajrore.

Sipas vlerësimeve, forcat amerikane kanë përdorur ndërmjet 190 dhe 290 raketa THAAD, që mund të përbëjnë deri në 80 për qind të rezervave që SHBA-ja kishte para nisjes së konfliktit.

Gjithashtu, vlerësohet se janë lëshuar ndërmjet 130 dhe 250 raketa SM-3, ose më shumë se gjysma e stokut të paraluftës, si dhe 1 mijë e 60 deri në 1 mijë e 430 raketa Patriot, që përfaqësojnë deri në 61 për qind të rezervave të disponueshme.

Rezervat e sakta të municioneve amerikane janë të klasifikuara, ndaj shifrat janë përllogaritje të bazuara në dokumentet buxhetore të Pentagonit, të dhënat për prodhimin dhe raportimet publike. CSIS vlerëson se katër prej shtatë llojeve kryesore të municioneve mund të jenë konsumuar në masën mbi 50 për qind.

Konsum të madh kanë pësuar edhe armët me rreze të gjatë veprimi. Sipas analizës, SHBA-ja ka përdorur më shumë se 1 mijë raketa Tomahawk dhe rreth 1 mijë e 100 raketa JASSM.

Pothuajse i gjithë stoku i raketave PrSM dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Nga rreth 90 raketa që vlerësohet se ishin në dispozicion, janë lëshuar ndërmjet 40 dhe 70, ndërsa një zyrtar ushtarak ka pretenduar se i gjithë inventari është konsumuar.

Ekspertja e mbrojtjes Kelly Grieco ka paralajmëruar se konflikti është shndërruar në një luftë konsumi, ku pyetja kryesore është nëse mbrojtësit do të mbeten pa raketa interceptuese përpara se Irani të mbetet pa raketa ose pa aftësinë për t’i lëshuar ato.

Prodhimi i raketave të avancuara kërkon kohë dhe nuk mund të rritet menjëherë. Sipas CSIS-it, Shteteve të Bashkuara mund t’u duhen të paktën tri vjet për t’i rikthyer në nivelet e paraluftës rezervat e raketave Tomahawk, THAAD dhe Patriot. Për raketat SM-3 dhe SM-6 mund të duhen rreth dy vjet.

Vetëm zëvendësimi i më shumë se 1 mijë raketave Tomahawk mund të zgjasë deri në fund të vitit 2030, ndërsa rezervat e THAAD dhe Patriot pritet të rikuperohen gjatë vitit 2029.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja shpenzoi një pjesë të konsiderueshme të arsenalit në luftën me Iranin appeared first on Sinjali.

Telat e rrymës bien mbi tren në Klinë, ndërpritet qarkullimi për arsye sigurie

26 July 2026 at 14:29

Një incident i pazakontë është regjistruar në Klinë, ku një tren është detyruar të ndalet pasi telat e rrymës kanë rënë mbi të.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet se telat kanë përfunduar mbi pjesën e sipërme të trenit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e udhëtimit dhe duke detyruar ndaljen e tij për arsye sigurie.

Deri më tani nuk dihet nëse nga incidenti ka persona të lënduar apo dëme të tjera materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Telat e rrymës bien mbi tren në Klinë, ndërpritet qarkullimi për arsye sigurie appeared first on Sinjali.

Kurti: Asnjë kriminel nuk do të mbetet i pandëshkuar

26 July 2026 at 14:27

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë lapidarit të ngritur në vendin e rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymeri, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se të gjithë zyrtarët shtetërorë duhet ta marrin Enver Zymerin si shembull të sakrificës dhe vetëmohimit në shërbim të vendit.

“Është obligim i yni që të gjithë ne, si zyrtarë shtetërorë, t’i marrim këta si shembull për sakrificën dhe vetëmohimin e tyre”, deklaroi Kurti para zyrtarëve policorë të pranishëm.

Ai tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës është sot krejtësisht ndryshe, falë sakrificës së Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe pjesëtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës.

“Sot gjendja këtu, në veriun e Kosovës, është krejtësisht ndryshe, pikërisht falë Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë kolegëve të tyre, të cilët vendosën sundim të ligjit, paqe dhe siguri për të gjithë, pa dallim”, u shpreh ai.

Kurti përkujtoi se janë bërë 15 vjet nga rënia e Enver Zymerit, ndërsa foli edhe për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, duke thënë se për këtë rast tre persona ndodhen në paraburgim dhe ndaj tyre po zhvillohet proces gjyqësor.

Duke folur për vrasjen e Enver Zymerit, Kurti tha se drejtësia herët ose vonë do të veprojë ndaj urdhërdhënësve dhe autorëve të krimit.

“Për urdhërdhënësit dhe dorën kriminale që e vrau Heroin e Kosovës, Enver Zymerin, drejtësia herët ose vonë do të veprojë, sepse asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbetet i pandëshkuar. Prokuroria dhe gjyqësia jonë e kanë mbështetjen tonë, por edhe detyrën e tyre”, deklaroi Kurti.

Gjatë ditës, Kurti bëri homazhe edhe pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës në Prishtinë, si dhe vizitoi familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që humbën jetën gjatë shërbimit.

Ai nderoi kujtimin e Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë policëve të rënë në krye të detyrës.

The post Kurti: Asnjë kriminel nuk do të mbetet i pandëshkuar appeared first on Sinjali.

Ministri francez për Evropën vjen nesër në Kosovë

26 July 2026 at 14:26

Ministri i deleguar për Evropën i Republikës së Francës, Benjamin Haddad, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë.

Diplomati francez do të pritet në takim nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Marrëveshjet do të përfshijnë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri francez për Evropën vjen nesër në Kosovë appeared first on Sinjali.

Ukraina bllokon mallrat ruse për në Iran, ndërsa lufta zgjerohet

26 July 2026 at 14:12

Lufta në Ukrainë po ndërthuret gjithnjë e më shumë me tensionet në Lindjen e Mesme, pasi Kievi njoftoi se ka goditur rrugët e transportit në Detin Kaspik që, sipas autoriteteve ukrainase, përdoreshin për dërgimin e pajisjeve ushtarake mes Rusisë dhe Iranit.

Njëkohësisht, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se i ka dhënë Iranit të dhëna satelitore, të cilat, sipas tij, janë përdorur për planifikimin e sulmeve ndaj bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Në një postim në rrjetin social X, Zelensky tha se satelitët rusë kanë monitoruar që nga fillimi i korrikut bazat ushtarake amerikane dhe shtetet e Gjirit, ndërsa imazhet e mbledhura i janë dorëzuar Iranit. Ai pretendoi se ekziston një “lidhje e qartë” mes këtyre imazheve dhe sulmeve iraniane, duke shtuar se më 19 dhe 20 korrik katër baza ajrore – dy në Bahrein, një në Jordani dhe një në Kuvajt – kanë qenë nën vëzhgimin e satelitëve rusë.

Presidenti ukrainas theksoi se kjo situatë nuk duhet të injorohet dhe bëri thirrje për shtim të presionit ndaj Rusisë.

Ndërkohë, Ukraina njoftoi se sulmet e saj me rreze të gjatë kanë shënjestruar anije në Detin Kaspik, të cilat, sipas Kievit, përdoreshin për transportimin e ngarkesave ushtarake mes Iranit dhe Rusisë.

Nga ana tjetër, Irani deklaroi se njëra prej anijeve të goditura ishte një anije tregtare iraniane, ku mbeti i vrarë një marinar dhe disa persona të tjerë u plagosën.

Si reagim, Teherani thirri në Ministrinë e Jashtme të ngarkuarin me punë të Ukrainës për të paraqitur protestë zyrtare, duke paralajmëruar se Republika Islamike do të mbrojë interesat dhe sigurinë e saj kombëtare.

Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale iraniane janë shtuar thirrjet për hakmarrje, ndërsa ish-deputeti Nezameddin Mousavi deklaroi se përgjigjja ndaj sulmit në Detin Kaspik duhet të jepet “në Detin e Zi”, duke sugjeruar gjithashtu rishikimin e kufirit prej 2,000 kilometrash të rrezes së raketave balistike iraniane.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, gjatë një bisede telefonike me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dënoi sulmin dhe kërkoi reagim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi një ditë më parë se Rusia dhe Kina nuk do t’i furnizojnë Iranit armë. Sipas tij, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin i kanë dhënë garanci se vendet e tyre nuk do të shesin armë Teheranit, duke paralajmëruar se një veprim i tillë “nuk do të ishte në interesin e tyre”.

Deklaratat e Trump bien ndesh me akuzat e Zelenskyt se Moska po ndihmon Iranin përmes inteligjencës satelitore. Deri më tani, Rusia dhe Kina nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj këtyre pretendimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina bllokon mallrat ruse për në Iran, ndërsa lufta zgjerohet appeared first on Sinjali.

❌