Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Sinjali

KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

24 January 2026 at 14:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve, 2,557 sosh, të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se përfundimi i këtij procesi do t’i hapte rrugën KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura, në mënyrë që të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të përmbyllet gjatë javës në vazhdim”.

“Pas përfundimit të rinumërimit, KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme. Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare appeared first on Sinjali.

Kinë nis hetim ndaj dy zyrtarëve të lartë ushtarakë për shkelje disipline dhe ligji

24 January 2026 at 14:41

Partia Komuniste e Kinës ka vendosur të nisë një hetim ndaj zyrtarëve të lartë ushtarakë Zhang Youxia dhe Liu Zhenli për shkelje të dyshuara serioze të disiplinës dhe ligjit, njoftoi të shtunën ministria e mbrojtjes.

Zhang, 75 vjeç, është anëtar i Byrosë Politike dhe nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, ndërsa Liu është shef i stafit të Departamentit të Shtabit të Përbashkët të CMC-së. Zhang konsiderohet aleati më i ngushtë ushtarak i Presidentit Xi Jinping dhe një nga pak oficerët kryesorë me përvojë luftarake në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kinë nis hetim ndaj dy zyrtarëve të lartë ushtarakë për shkelje disipline dhe ligji appeared first on Sinjali.

Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votash në Prizren

24 January 2026 at 14:25

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se deri më tani ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, pjesë e 109 të arrestuarve për manipulim të votave në Komunën e Prizrenit.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, tha se procesi vazhdon dhe janë ende në pritje të pranimit të kërkesave të tjera nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“Ju njoftoj se deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, dhe në ora 14:00 është caktuar një seancë dëgjimore, ndërsa në ora 15:00 është caktuar seanca e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Lekaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votash në Prizren appeared first on Sinjali.

Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

24 January 2026 at 14:05

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit.

Sipas njoftimit të Policisë, më 24 janar 2026, rreth orës 09:20, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, u zhvillua kontrolli i shtëpisë, ku u gjetën:

1 armë automatike AK-47

1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe

10 karikatorë të zbrazët

6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë

84 copë fishekë për pushkë automatike

14 copë fishekë për pushkë gjysmë automatike

1 rrip për fishekë

2 granata dore M50

Pajisje për pastrimin e armëve

Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia bën të ditur se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar në lidhje me rastin.

Në fund, Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme, duke inkurajuar që çdo rast të dyshimtë ose veprim të kundërligjshëm të raportohet në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor. “Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të sigurojmë një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan appeared first on Sinjali.

Ferrari prezanton bolidin SF-26 për sezonin e ri

24 January 2026 at 13:58

Skuadra e Ferrarit e ka prezantuar bolidin e ri me të cilin do t`i zhvillojë garat në sezonin 2026.

Bolidi i ri quhet SF-26, me të cilin skuadra nga Maranello, shpreson se do të rikthehet në ditët e tyre të arta.

Me 31 tituj të fituar Ferrari, është ekipi më i trofeshëm në historinë e Formula 1.

F678_still_f03_16_9_v10.png

Ferrari prezanton bolidin SF-26 për sezonin e ri

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ferrari prezanton bolidin SF-26 për sezonin e ri appeared first on Sinjali.

Granit Xhaka lëndohet, nuk do të luajë në ndeshjen e sotme ndaj West Ham

24 January 2026 at 13:42

Klubi anglez, Sunderland, ka bërë të ditur se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj West Ham United, e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.

Sunderland do të përballet si mysafir me West Hamin, por “Macet e Zeza” do të kenë një mungesë të ndjeshme: kapitenin dhe yllin e skuadrës, Granit Xhakën.

Në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e klubit thuhet:

“Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme kundër West Ham United.”

Sipas Sunderlandit, mesfushori shqiptar pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë fitores së fundjavës së kaluar ndaj Crystal Palace dhe aktualisht po i nënshtrohet një periudhe rehabilitimi në Academy of Light.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Granit Xhaka lëndohet, nuk do të luajë në ndeshjen e sotme ndaj West Ham appeared first on Sinjali.

Kapja e Maduros, presidentja venezuelase: Na dhanë 15 minuta kohë për të zgjedhur mes jetës dhe vdekjes

24 January 2026 at 13:33

Një video e rrjedhur nga një takim i mbyllur ka nxjerrë në pah përpjekjet e dëshpëruara të regjimit venezuelas për të kontrolluar narrativën publike pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro nga forcat amerikane.

Në pamjet e publikuara, shihet ministri i Komunikimit, Freddy Nanez, duke vendosur telefonin pranë mikrofonit përpara një grupi mbështetësish pro-qeveritarë, ndërsa në altoparlant dëgjohet zëri i presidentes në detyrë, Delcy Rodríguez.

Rodríguez pretendon se në momentin kur forcat amerikane kapën Maduron, atij, vëllait të saj Jorge Rodríguez dhe Diosdado Cabello iu dhanë vetëm 15 minuta kohë për t’u përgjigjur nëse do t’u përmbaheshin kërkesave të Uashingtonit, duke i kërcënuar se “përndryshe do t’i vrisnin”.

Ajo thotë se ishin të detyruar të bashkëpunonin për shkak të “kërcënimeve dhe shantazhit të vazhdueshëm”, duke shtuar se prioriteti i tyre kryesor ishte ruajtja e pushtetit politik, shkruan The Guardian.

Videoja është regjistruar rreth shtatë ditë pas sulmit të forcave amerikane dhe pasqyron shqetësimin e figurave të larta të regjimit se mund të përballeshin me akuza për tradhti, si dhe frikën se lëvizja e brendshme politike mund të shpërbëhej.

Gjatë takimit, ministri i Komunikimit pohon se qeveria ishte duke negociuar për të shpëtuar pozicionin e saj dhe se zhvillimet ishin pjesë e një plani më të gjerë për të kontrolluar situatën, përfshirë edhe çështjen e shitjes së naftës.

Megjithatë, Rodríguez nuk e ka përsëritur zyrtarisht pretendimin për kërcënime me vdekje, por ka deklaruar se janë në proces dialogu me Shtetet e Bashkuara për të adresuar dallimet dhe sfidat përmes diplomacisë.

Analistët politikë vlerësojnë se mbetet e vështirë të verifikohet nëse kërcënimet ishin reale apo një konstrukt i përdorur për të mbajtur të bashkuar bazën politike të regjimit.

A leaked video of a closed-door meeting shows Venezuela’s Delcy Rodríguez telling pro-government influencers that US forces threatened to kill senior officials unless they cooperated after the capture of Maduro.

Rodríguez says she and other top figures were given 15 minutes to… pic.twitter.com/hiz5LqAXNJ

— Clash Report (@clashreport) January 24, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapja e Maduros, presidentja venezuelase: Na dhanë 15 minuta kohë për të zgjedhur mes jetës dhe vdekjes appeared first on Sinjali.

Rënie e fasadave dhe kulmeve, intervenohet në lagjen Dardania dhe në zona tjera

24 January 2026 at 13:24

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit thotë se ka intervenuar për largimin e rrezikut në ndërtesat e banimit, si pasojë e rënies së pjesëve të fasadave dhe kulmeve, fillimisht në lagjen Dardania, por edhe në zona të tjera të qytetit.

Në njoftim thuhet se ekipet e tyre në bashkëpunim me shërbimet përkatëse, janë duke realizuar intervenime teknike të specializuara, me qëllim parandalimin e rrezikut për kalimtarët dhe banorët.

“Angazhimi ynë është i vazhdueshëm dhe i përqendruar në identifikimin e rreziqeve, largimin e elementeve të pasigurta nga objektet, dhe rritjen e sigurisë në hapësirat publike.

Siguria e qytetarëve mbetet prioritet absolut i Kryeqytetit. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të vazhdojë me monitorim aktiv dhe reagim të shpejtë në çdo rast ku paraqitet rrezik potencial”, thuhet në njoftim.

Tutje ftohen qytetarët që çdo shqetësim apo rrezik të mundshëm ta raportojnë përmes numrave emergjentë: 0800 122 44 ose 0800 122 33.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rënie e fasadave dhe kulmeve, intervenohet në lagjen Dardania dhe në zona tjera appeared first on Sinjali.

Përdorte ChatGPT për taktika dhe vendime, drejtuesit e klubit shkarkuan trajnerin pasi po i rrëzonte nga kategoria

24 January 2026 at 12:52

Ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Sochit, Andrei Orlov, ka zbuluar se si ish-trajneri kryesor i klubit, Robert Moreno, e përdori ChatGPT në punën e tij dhe në çdo vendim rreth ekipit dhe ndeshjeve.

Moreno udhëhoqi ekipin rus nga dhjetori i vitit 2023 deri në shtator 2025 dhe drejtuesit e klubit vendosen ta shkarkojnë pasi një fillimi të dobët të sezonit dhe vetëm 1 pikë në 7 ndeshjet e para pas rikthimit në ligën superiore.

Aktualisht, nën udhëheqjen e Igor Osinkin, Sochi zë vendin e fundit, të 16-të, në renditjen e kampionatit rus me nëntë pikë dhe Orlov tashmë e ka akuzuar Morenon rreth punës së tij duke e cilësuar si një trajner që nuk pranonte mendimet e të tjerëve.

“Moreno nuk i respektonte fare asistentët dhe lojtarët e tij – njerëzit e ndienin këtë. Asistentët ishin vetëm ekzekutorë, ata kurrë nuk mund ta mbronin pozicionin e tyre”, ka thënë fillimisht Orlov për championat.com.

Ai gjithashtu theksoi pa-efektshmërinë e Morenos sepse, pavarësisht rezultateve të dobëta, qasja ndaj lojës nuk ndryshoi.

“Gjatë krizës, Moreno tregoi se ishte një tifoz i ChatGPT”, shtoi ai, ku si shembull përmendi përgatitjet për ndeshjen jashtë fushe në Khabarovsk.

“Roberti tha: ‘I kam zgjidhur të gjitha. I kam futur të gjithë parametrat e ndeshjes jashtë fushe në ChatGPT. Duhet të fluturojmë ditën e ndeshjes. Në Sochi, do të stërvitemi një orë më parë dhe dy ditë para nisjes, do të fillojmë stërvitjen në orën shtatë të mëngjesit'”, tha ai.

Pasi Orlov e shqyrtoi prezantimin, ai e kuptoi se plani do t’i mbante lojtarët zgjuar për 28 orë.

“Unë thashë, ‘Robert, kjo është shumë mirë, por kur do të flenë djemtë?’ Moreno futi parametrat e rinj, prezantimi u përditësua. Në fund, ne vazhduam me orarin që kishte hartuar ChatGPT”.

Përzgjedhja e lojtarëve bazuar në analizën e inteligjencës artificiale

Inteligjenca artificiale u përdor gjithashtu në përzgjedhjen e lojtarëve. Verën e kaluar, klubi rus po kërkonte një sulmues dhe përzgjedhja përfshinte Vladimir Pisarski, Pavel Meljosin dhe Artur Susenacev.

“Moreno futi të dhënat e Pisarski, Meljosin dhe Susenacev nga Ëyscout në ChatGPT. Sipas GPT, Susenacev ishte më i miri”, tha Orlov.

Kur u pyet nëse një qasje e tillë i dukej absurde, Orlov shpjegoi se përdorimi i mjeteve shtesë në vetvete nuk ishte problematik.

“Një mjet shtesë – pse jo? Por për Morenon, ChatGPT në një moment u bë një nga kryesoret”, përfundoi Orlov.

Andrei Orlov

Ndryshe, Moreno është një ish-trajner i Spanjës dhe gjithashtu ka drejtuar Monacon. Si trajner, ai u rrit përmes akademisë së Barcelonës dhe punoi si asistent në ekipin e parë. Ai gjithashtu punoi si asistent te Celta Vigo dhe Roma, dhe si trajner kryesor te Granada.

Moreno në të kaluarën është lidhur edhe me stolin e Kombëtares së Kosovës, teksa te asnjëra prej këtyre skuadra nuk ka pasur deri tani ndonjë sukses të veçantë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përdorte ChatGPT për taktika dhe vendime, drejtuesit e klubit shkarkuan trajnerin pasi po i rrëzonte nga kategoria appeared first on Sinjali.

Trump nxit diskutime për ‘rendin e ri botëror’, ndërsa udhëheqësit sinjalizojnë ndryshimin e aleancave globale

24 January 2026 at 12:47

Presidenti amerikan Donald Trump jep. Dhe merr. I mjaftuan vetëm gjashtë ditë për të ndërtuar një botë të re. Ditën e shtatë, aleatët e deridjeshëm në Evropë mund të shpresonin me të drejtë për pak qetësi.

Që nga kërcënimet për tarifa dhe deri te synimi për të marrë Grenlandën, sjellja e Trumpit ka thyer tabu dhe e ka bërë të qartë se normat e rendit të vjetër botëror janë zhdukur, ka shkruar Associated Press në një analizë të shtunën.

Është “çarje, jo tranzicion”, siç e përshkroi prerazi kryeministri kanadez Mark Carney. Gjatë dekadave në jetën publike, Trumpi nuk ka qenë kurrë i njohur për delikatesë, por trazirat e javës së fundit kanë qenë të jashtëzakonshme edhe sipas standardeve të tij.

Ato kanë kristalizuar vendosmërinë e tij për të fshirë rendin e bazuar në rregulla që ka udhëhequr politikën e jashtme amerikane – dhe për rrjedhojë edhe atë perëndimore – që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vend të tij po lind një arenë pa rregulla, ku fitojnë më të zhurmshmit dhe më të fortët, ndërsa themeli i vjetër – besimi transatlantik, dikur i pathyeshëm – nuk ekziston më.

Një javë e paprecedentë

Trumpi e kishte shprehur dëshirën për territorin danez të Grenlandës që në vitin 2019. Por vetëm shpërthimi i javës së kaluar, me kërcënime të hapura ndaj një aleati të NATO-s, e tronditi vërtet Evropën. “Në një mënyrë apo në një tjetër, ne do ta kemi Grenlandën”, premtoi Trump, edhe nëse “duhet ta bëjmë në mënyrën e vështirë”.

Para se të shtynte tarifat ndaj disa vendeve evropiane, ai i bëri presion Danimarkës që të “thoshte po” ndaj kërkesës amerikane për kontrollin e Grenlandës.

“Dhe ne do të jemi shumë mirënjohës. Ose mund të thoni jo, dhe ne do ta mbajmë mend”, ka shtuar ai, duke vënë në pikëpyetje edhe vetë aleancën e NATO-s.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Trumpi foli për vendosjen e tarifave ndaj Zvicrës pasi lideri zviceran “ia kishte prishur nervat” gjatë një telefonate. Por më pas i zbuti fjalët.

I fyer nga qëndrimi gjithnjë e më i ashpër i kryeministrit kanadez Mark Carney, Trump tërhoqi ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes – një organizatë që e kryeson dhe që shumë aleatë perëndimorë dyshojnë se mund të shndërrohet në një rival të OKB-së. Pjesë e kësaj organizate u bë edhe Kosova.

Realitet i ri

“Është krijuar një realitet i ri. Një realitet që shpesh është shumë i paqëndrueshëm”, u shpreh një diplomat i lartë i BE-së, duke përmendur “retorikën shumë joortodokse të administratës amerikane”. Mesazhi më në fund duket se ka mbërritur: SHBA-ja nuk është më miku dhe aleati i besueshëm që ishte dikur.

Për disa, ky është zgjim i vonuar.

“Marrëdhëniet transatlantike kanë pësuar goditje të madhe javën e kaluar”, ka thënë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Ndërsa ish-presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ishte edhe më i drejtpërdrejtë: marrëdhënia transatlantike “siç e kemi njohur për dekada, ka vdekur”.

Në kërkim të një rruge të re

Përballë ambicieve të Trumpit, Evropa ka përpara një zgjedhje të qartë: sfidë apo nënshtrim. “Qetësimi nuk sjell rezultate, vetëm poshtërim”, ka thënë kryeministri polak Donald Tusk, ndërsa kryeministri belg Bart De Wever deklaroi në Davos se do të preferonte të ishte një “vasal i lumtur” sesa një “skllav i mjerë” i SHBA-së.

Liderë të tjerë, që gjatë administratës Trump kishin kërkuar mënyra për të bashkëpunuar me të, po bëhen gjithnjë e më të zëshëm. Kryeministri kanadez Carney po shfaqet shpejt si lider i një lëvizjeje që synon të bashkojë dhe balancojë fuqinë amerikane.

“Nëse nuk je në tavolinë, je në menu”, ishte fjalia e famshme e tij në Davos.

Trump reagoi ashpër, me kërcënime dhe duke tërhequr ftesën për Bordin e Paqes.

“Kanadaja jeton falë Shteteve të Bashkuara. Mbaje mend këtë, Mark, herën tjetër kur bën deklarata”, ka thënë ai.

Neni 5

Carney nuk u tërhoq. Në Britani, kryeministri Keir Starmer e dënoi Trumpin për komente “fyese dhe tronditëse”, ku presidenti amerikan dyshonte se NATO-ja do ta mbështeste SHBA-në në rast sulmi. Trumpi duket se ka harruar se Neni 5 i NATO-s, i cili obligon mbrojtjen kolektive, është aktivizuar vetëm një herë – pas sulmeve të 11 shtatorit ndaj SHBA-së.

Starmer përmendi sakrificën e 457 ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan, duke thënë se nuk do ta harronte kurrë “guximin dhe flijimin e tyre”. Edhe Danimarka, e përbuzur nga Trumpi, pati numrin më të lartë të viktimave për frymë mes forcave të koalicionit.

Bisedat me diplomatët e BE-së tregojnë se Evropa më në fund është bashkuar rreth nevojës për pavarësi nga kapriçot e Shtëpisë së Bardhë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. “Krejtësisht e papranueshme”, i quajti Macron tarifat amerikane, duke shtuar: “Ne preferojmë respekt, jo bullizëm”.

Kujdes dhe zakone të vjetra

Megjithë retorikën e Trumpit, Evropa përballet me të njëjtat kërcënime si më parë. Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës, ndërsa inteligjenca ushtarake finlandeze paralajmëron për rreziqe ndaj infrastrukturës nënujore në Baltik. Edhe pse askush nuk pajtohet me dorëzimin e territoreve sovrane, rezistenca nuk është kudo e hapur.

Fuqia ushtarake dhe ekonomike amerikane mbetet thelbësore, dhe kontinenti ende nuk është gati të mbrohet i vetëm kundër Rusisë. Edhe pasi Trumpi u tërhoq nga përplasja për Grenlandën, kancelari gjerman Friedrich Merz foli për “mirënjohje” ndaj ndryshimit të qëndrimit të tij.

Vendet baltike të rezervuara

Vendet baltike, zakonisht shumë të zëshme, ishin dukshëm më të rezervuara.

“Në vend që të fokusohemi te emocionet, duhet të përqendrohemi te aspekti ushtarak dhe teknik”, ka thënë ish-ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Dovile Sakaliene, duke shtuar se Evropës do t’i duheshin 5 deri në 10 vjet për të barazuar fuqinë ushtarake amerikane në kontinent.

“Bashkëpunimi duhet të jetë fjala kyçe, jo konfrontimi. SHBA-ja mbetet miku ynë më i afërt”, u shpreh presidenti lituanez Gitanas Nauseda.

Në Washington, megjithatë, administrata nuk po tregon shenja të tërheqjes. Steve Bannon, ish-këshilltar i Trumpit, ka thënë se presidenti po ndjek një “strategji maksimaliste” dhe duhet të vazhdojë “derisa të përballet me rezistencë”.

“Dhe ende nuk kemi hasur rezistencë”, përfundoi ai.

Senatori demokrat Chris Coons vuri në dukje se Trumpi tërhiqet vetëm kur vendet si Kina “tregojnë forcë dhe qëndrueshmëri”.

“Ata që janë treguar të butë dhe kanë negociuar me mirëbesim, si BE-ja, nuk duket se kanë fituar respektin e tij. Secili mund të nxjerrë përfundimet e veta, por për mua, përpjekja për të qetësuar dikë me kërkesa të paekuilibruara tregon qartë se cili duhet të jetë kursi i veprimit”, ka thënë Coons.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump nxit diskutime për ‘rendin e ri botëror’, ndërsa udhëheqësit sinjalizojnë ndryshimin e aleancave globale appeared first on Sinjali.

E vrau partneren para syve të fëmijës, drejtësia franceze dënon Liridon Berishën me burgim të përjetshëm

24 January 2026 at 12:35

Pas katër ditësh debat, Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle e dënoi sërish Liridon Berishën, 27-vjeç, me burgim të përjetshëm për vrasjen e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, e cila u godit me thikë në mes të rrugës në Hayange (Moselle), natën mes 23 dhe 24 majit të vitit 2021.

Dënimi u shoqërua me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh. Në vitin 2024, në shkallë të parë, dënimi ishte shoqëruar me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 22 vitesh, maksimumi i paraparë, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv.

Viktima u godit me thikë para syve të fëmijës së çiftit

Viktima, 22-vjeçe, ishte masakruar nga partneri i saj teksa përpiqej në mënyrë dëshpëruese të kërkonte ndihmë nga forcat e rendit, duke i rënë ziles së interfonit të komisariatit të Hayange, i cili ndodhet 45 metra larg banesës së saj, prej nga kishte ikur përmes dritares.

Partneri i saj e kishte ndjekur me thikë në rrugë, duke e goditur në sytë e fqinjëve dhe të fëmijës së çiftit, e cila në atë kohë ishte 4-vjeçe.

Një skenë e cilësuar “jashtë normales për nga dhuna” nga prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, të premten. “As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës së tij nuk e penguan të vazhdonte aktin”, vijoi ai. “Si në korrida, ai e ka shpuar për ta dobësuar para se t’ia merrte jetën, e më pas ka pështyrë mbi trupin e saj, një goditje shtesë e poshtërsisë!”

Ai kishte kërkuar konfirmimin e dënimit të dhënë në shkallë të parë, duke e cilësuar atë si një “dënim të eliminimit shoqëror”, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Arnaud Blanc, avokati i Liridon Berishës, sipas medias “Ouest-France”, kujtoi se klienti i tij ishte “lindur në vitin 1998, në mes të luftës së Kosovës, aty ku ndodhi masakra më e madhe e asaj lufte, dhe se pas mbërritjes në territorin francez ishte vendosur nën kujdes, pasi ‘brenda familjes mbizotëronte tmerri’”.

Por, femicidi shkaktoi polemikë. Forcat e rendit kishin ndërhyrë rreth dhjetë herë në banesën e çiftit para se të kryhej akti i tmerrshëm. Disa muaj para vrasjes, viktima kishte paraqitur një kallëzim, i cili nuk ishte përcjellë në prokurori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E vrau partneren para syve të fëmijës, drejtësia franceze dënon Liridon Berishën me burgim të përjetshëm appeared first on Sinjali.

Gjykata në Prizren sot mban seancë dëgjimore ndaj 109 të arrestuarve për manipulim të votave

24 January 2026 at 12:32

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se sot, më 24.01.2026, nga ora 14:00, do të zhvillohen seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin ku, më 23 janar 2026, janë ndaluar 109 persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.

Sipas Gjykatës, ky njoftim vlen vetëm për oraret e seancave dëgjimore, ndërsa procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore Prizren për caktimin e masës së sigurisë ende nuk ka përfunduar.

Numri përfundimtar i kërkesave dhe personave për të cilët do të kërkohet masa e sigurisë nuk është ende i përcaktuar.

Gjykata thekson se seancat dëgjimore janë caktuar për të siguruar organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht emrat e të ndaluarve:

Granit Paqarizi, Burim Poniku, Egzona Elshani, Drilon Berisha, Arbnore Maksuti, Hasan Kryeziu, Jetmir Hajdari, Ali Likaj, Edita Krasniqi, Burim Qollopeku, Demet Kaçka, Merita Shehu, Afrim Gashi, Bashkim Xhabali, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Dreni Ukaj, Ercin Kervan, Elma Thaqi, Arta Shishko, Votim Gjugja, Lulzim Gashi, Fitore Bahtjari, Arlinda Osmanollaj, Nuri Luboteni, Ensar Geshtenja, Erma Shkurti, Taulant Skoro, Alket Vorfi, Blerta Bislimaj, Ardit Vehapi, Ramiz Uka, Egzona Kryeziu, Art Ukaj, Alban Xhemaj, Rufan Llutfiu, Sadrija Dili, Gjevdet Shemsedini, Qendrim Islami Look, Arian Osmani, Ilknur Haci, Arben Kamberaj, Durim Shala, Elison Muqaj, Cengiz Subi, Rashim Dzaferi, Edona Gashi, Lot Kyqyku, Senada Bajrami, Arlind Gashi, Sead Maksuti, Sanel Alija, Sumea Thaqi, Samir Selmani, Arza Hasani, Arjeta Shehu, Muhamed Jakupi, Flandra Bytyqi, Astrit Ajgeraj, Nashide Gashi, Vildan Basha, Mentor Ponik, Bestar Salla, Sabrije Bytyqi, Arlinda Osmanollaj, Vehbi Berisha, Hajrie Papaj, Bekim Basha, Gani Germizaj, Aulon Krasniqi, Edis Sylejmani, Edin Ramani, Berat Seferçaj, Flutura Ramadani, Milaim Sajranaj, Fatime Dadale, Samir Hamzaj, Blerta Bislimaj, Sead Maksuti, Burim Krasniqi, Olta Shehu, Fejsall Shemsedini, Alaudin Demiri, Kushtrim Krasniqi, Pren Qollaku, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Agon Daka, Labinot Memaj, Elsa Paqarizi, Samel Birdaini, Bekim Berisha, Hasani Paqarizi, Hajrie Kryeziu-Dara, Urim Arifaj, Varis Jorganxhi, Edin Ramani, Arbnore Maksuti, Ardit Vehapi, Jeton Krasniqi, Granit Paqarizi, Elhan Tafili, Edin Ramani, Arben Kamberaj, Arlinda Osmanollaj, Elma Thaqi, Arlind Gashi, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Burim Qollopeku, Merita Shehu, Arta Shishko, Dreni Ukaj, Olta Shehu, Lulzim Gashi, Gjevdet Shemsedini, Ensar Geshtenja, Hasan Paqarizi, Egzona Kryeziu, Arza Hasani, Arian Osmani.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata në Prizren sot mban seancë dëgjimore ndaj 109 të arrestuarve për manipulim të votave appeared first on Sinjali.

Witkof dhe Kushner sot në Izrael, takim me Netanyahun rreth rindërtimit të Gazës

24 January 2026 at 12:12

Të dërguarit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Whitkof dhe Jared Kushner, pritet të takohen në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu, ku sipas raportimeve të mediave izraelite, fokus do të jenë hapja e pikës kufitare Rafah me Egjiptin dhe fillimi i rindërtimit të Gazës, në kuadër të fazës së dytë të marrëveshjes.

Media izraelite KAN raporton se takimit mund t’i bashkohet edhe kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, admirali Brad Cooper.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse do të hapet kalimi kufitar i Rafah, pasi Hamas ende nuk ka kthyer trupin e pengut të fundit që mbetet në Gaza.

Agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se Izraeli po kërkon të kufizojë numrin e palestinezëve që kthehen në Gaza përmes pikës kufitare Rafah, për t’u siguruar që numri i atyre që largohen të tejkalojë ata që hyjnë.

Po ashtu, Reuters citon burime sipas të cilave Izraeli planifikon të krijojë një pikë kontrolli ushtarak brenda Rripit të Gazës, pranë kufirit, ku të gjithë palestinezët që largohen ose kthehen do të kalojnë dhe do t’i nënshtrohen kontrollit të sigurisë në Izrael.

Kalimi në Rafah është e vetmja rrugë hyrëse dhe dalëse për më shumë se 2 milionë banorë të Gazës, çka e bën çështjen tepër të ndjeshme dhe të rëndësishme për situatën humanitare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Witkof dhe Kushner sot në Izrael, takim me Netanyahun rreth rindërtimit të Gazës appeared first on Sinjali.

Perimet që mbrojnë zemrën nga sëmundjet

24 January 2026 at 11:58

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se personat që konsumojnë më shumë perime, sidomos brokoli, lakër, lakër të vogël dhe lulelakër, janë më pak të prekur nga arterioskleroza.

Arterioskleroza është një nga shkaktarët kryesorë të atakut në zemër dhe ishemisë.

Studimet shkencore konfirmojnë se ngrënia e perimeve të tilla në rini, ju ndihmon të mbani enët e gjakut të shëndetshme edhe në pleqëri.

Një prej studimeve sugjeron se një regjim ushqimor i pasur me perime ju mbron nga dëmet në sistemin kardiovaskular.

Perimet e familjes botanike ‘Cruciferous’ përfshijnë rukolën, lakrën, lulelakrën dhe brokolin.

Në këtë grup përfshihen edhe lakra e vogël apo siç njihet lakra e Brukselit, sallata e ujit, lakrat e egra apo edhe rrepa.

Ato janë të pasura me fibër, vitamina C, E, K dhe minerale.

Perimet për shëndetin kardiovaskular

Gjatë gatimit, disa prej substancave kryesore të këtyre perimeve aktivizohen dhe mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat.

Megjithatë, deri më tani, studimet kanë konfirmuar se konsumi në rritje i perimeve pakëson gjasat e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë.

Arterioskleroza është një sëmundje që ka të bëjë me akumulimin e kolesterolit, molekulave të yndyrës, kalciumit e të tjerë në gjak.

Me kalimin e kohës, enët e gjakut ngushtohen e forcohen.

Kështu ato pengojnë qarkullimin e gjakut dhe transportimin e oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë.

Eventualisht, qarkullimi i mangët i gjakut shkakton atak në zemër, ishemi dhe vdekje të parakohshme.

Perimet e duhura kundër arteriosklerozës

Të dhënat tregojnë se regjimi mesdhetar është efikas në mbrojtjen e enëve të gjakut.

Arsyeja përse këto regjime ushqimore janë të suksesshme është se ato përfshijnë konsumin e shumë perimeve.

Perimet me ngjyrë të verdhë, portokalli apo të kuqe janë pjesë e këtyre regjimeve ushqimore.

Këtu futen edhe bishtajat, barishtet, qepët, hudhra, preshi, brokoli, lulelakra e të tjerë janë pjesë e këtyre regjimeve ushqimore.

Ngrënia e këtyre perimeve dhe në veçanti brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, garanton mbarëvajtjen e qarkullimit të gjakut.

Këto perime mbrojnë enët e gjakut në vazhdimësi./AgroWeb.org

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Perimet që mbrojnë zemrën nga sëmundjet appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pemë, humb jetën pasagjeri 21-vjeçar

24 January 2026 at 11:45

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, shtetasi R. R., 26 vjeç, është arrestuar pasi ka humbur kontrollin e mjetit në gjendje të dehur dhe është përplasur me një pemë anësore. Pasagjeri në automjet, N. U., 21 vjeç, ka humbur jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën ‘Janaq Kilica’, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pemë, humb jetën pasagjeri 21-vjeçar appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime

24 January 2026 at 11:37

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, nga fillimi i këtij procesi më 13 janar 2026, ora 18:00, dhe deri më 24 janar 2026, ora 10:00, janë rinumëruar mbi 55% e vendvotimeve, konkretisht 1,423 nga gjithsej 2,557 vendvotime.

Komisioni ka bërë të ditur se rezultatet pas rinumërimit të çdo vendvotimi do të publikohen në platformën e KQZ-së për rezultate në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime appeared first on Sinjali.

Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA rifillojnë në Abu Dhabi

24 January 2026 at 11:22

Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA mes Ukrainës dhe Rusisë rifilluan të shtunën në Abu Dhabi, sipas një burimi të njohur me situatën, i cili foli për Reuters.

Këto bisedime të rralla trilaterale për të ndalur gati katërvjeçarin e luftës nisën të premten në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se përfaqësues të lartë nga forcat e armatosura dhe inteligjenca ushtarake e Ukrainës do t’i bashkohen bisedimeve të shtunën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA rifillojnë në Abu Dhabi appeared first on Sinjali.

KQZ-ja njofton se fletëvotimet e vendvotimeve të dyshuara për manipulim nuk do të shkatërrohen

24 January 2026 at 11:17

Pas përfundimit të çdo procesi zgjedhor, një pyetje e natyrshme që lind është: çfarë ndodh me fletëvotimet e shtypura për zgjedhje?

Me miliona fletëvotime dhe materiale tjera zgjedhore nuk mund të ruhen, por ato duhet të shkatërrohen.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka shpjeguar se këto materiale s’mund të përdoren si të tilla për qëllime të tjera, andaj, shkatërrimi i tyre është një detyrim ligjor. 

“Shkatërrimi i materialit zgjedhor përbën një detyrim ligjor për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zakonisht, në këtë proces përfshihen fletëvotimet, formularët e rezultateve, listat e votuesve si dhe materiale të tjera, përfshirë ato me karakter administrativ. Këto materiale janë përdorur jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, por edhe në fazat e ndryshme të procesit zgjedhor”,  theksoi Elezi.

Ndërkohë, çdo material zgjedhor që është pjesë e hetimeve apo procedurave gjyqësore nuk i nënshtrohet procesit të asgjësimit.

Elezi shpjegoi se si zakonisht nga ky proces do të përjashtohen materialet e vendvotimeve që janë objekt i hetimit nga institucionet shtetërore dhe disa materiale që do t’i shërbejnë KQZ-së për qëllime të trajnimit të stafit të zgjedhjeve të ardhshme.

“Materiali zgjedhor i cili është objekt i shqyrtimit apo hetimit nga institucionet e drejtësisë, nuk do të shkatërrohet, por do të ruhet deri në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore. Gjithashtu, edhe një pjesë tjetër e materialit zgjedhor do të ruhet nga KQZ dhe kjo bëhet për qëllime të trajnimit të stafit, i cili do të angazhohet në proceset e ardhshme zgjedhore”, tha Elezi.

Sipas Elezit, shkatërrimi dhe ruajtja e materialit zgjedhor që është pjesë e hetimeve, përveç si detyrim ligjor, është një praktikë ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ-ja njofton se fletëvotimet e vendvotimeve të dyshuara për manipulim nuk do të shkatërrohen appeared first on Sinjali.

Erëra të forta nesër në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla për qytetarët

24 January 2026 at 10:56

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes qytetarëve për shkak të rrezikut nga erërat e forta që priten të dielën, më 25 janar 2026.

Sipas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga mëngjesi i së dielës pritet të ketë erëra me intensitet mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.

Drejtoria ka dhënë këshilla për qytetarët për të parandaluar rreziqet e mundshme:

Siguroni ose largoni objektet e lehta në ballkone, oborre apo çati, si vazo, reklama ose panele të përkohshme.

Tregoni kujdes gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta, tabela reklamuese ose objekte ndërtimore.

Shmangni qëndrimin e panevojshëm në hapësira të hapura gjatë intervaleve me erë më të fortë.

Drejtuesit e automjeteve, veçanërisht të mjeteve të larta, duhet të lëvizin me kujdes të shtuar.

Në rast se vëreni rrezik potencial, si degë të rëna, objekte të lëvizshme apo dëmtime të tjera, njoftoni menjëherë shërbimet kompetente.

Parashikimet meteorologjike tregojnë se erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, më 26 janar 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erëra të forta nesër në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla për qytetarët appeared first on Sinjali.

Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga Limi

24 January 2026 at 10:43

Gjatë spektaklit “Prime” të së premtes, Limi dhe Dolce kanë surprizuar publikun duke bërë të ditur se kanë vendosur të marrin një hap prapa në raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ky vendim ka nxitur reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj.

Sipas çiftit, vendimi erdhi si pasojë e presionit të vazhdueshëm nga Alba, e cila ka qenë më parë e dashura e Limit në një format tjetër televiziv.

Xhelozia e theksuar e saj ndaj afrimit mes Limit dhe Dolces ka krijuar tension të vazhdueshëm, duke sjellë akuza dhe përplasje të shpeshta gjatë ditëve të fundit, çka duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhënien e çiftit.

Pas këtij zhvillimi, ka reaguar edhe ish-banori Edit, i cili gjatë qëndrimit të tij në BBVK kishte krijuar një lidhje me Dolcen. Ai ka publikuar në InstaStory një video-selfie nga vetura e tij, të shoqëruar me mbishkrimin:

“little bitch (bushtra e vogël)”

Kjo frazë u interpretua gjerësisht si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Dolces.

Reagimi i Edit nuk ka kaluar pa kritika, pasi një pjesë e ndjekësve e kanë dënuar përdorimin e një termi kaq pezhorativ dhe ofendues, duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe të panevojshëm, pavarësisht zhvillimeve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga Limi appeared first on Sinjali.

❌
❌