Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Sinjali

E trishtë: Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

15 January 2026 at 18:56

Floresha Prengu, 35 vjeç, banore e Trentos në Itali dhe nënë e dy vajzave, u gjet e vdekur 40 kilometra larg shtëpisë së saj, përgjatë lumit Adige.

Trupi i saj u identifikua këtë të enjte nga familja e saj, e cila kishte shpresuar deri në fund për një rezultat tjetër.

Floresha, me origjinë shqiptare, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit më 22 tetor. Pas zhdukjes së saj, familja menjëherë kontaktuar policinë dhe publikun, duke kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur një të afërm. Kërkimi për Floreshën u bë në shkallë të gjerë, duke përdorur patrulla të lumit, zjarrfikës vullnetarë përgjatë lumit Adige, si dhe helikopterë për kontrolle ajrore, por nuk dha rezultate konkrete, shkruan Corriere.

Për më shumë se dy muaj, kërkimet u shpërndanë përtej kufijve të Trentinos dhe të gjitha prefekturat italiane u informuan për zhdukjen e saj.

Sipas autoriteteve, mendohet se 35-vjeçarja u mor nga rryma e lumit Adige, të cilës nuk arriti dot t’i mbijetonte.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali appeared first on Sinjali.

Prishtina bën ‘pazar’ në Holandë, siguron shërbimet e mbrojtësit 26 vjeçar

15 January 2026 at 18:48

Skuadra e Prishtinës ka siguruar nënshkrimin e një tjetër lojtari nga jashtë.Mbrojtësi 26 vjeçar, Sylian Mokono, do të transferohet nga VVV Venlo, skuadër kjo në Ligën e Dytë të Holandës.

Skuadra holandeze e ka konfirmuar largimin e tij për tek Prishtina, me mbrojtësin që ka 13 paraqitje në këtë edicion.

Kujtojmë që Mokono ka luajtur për disa skuadra të tjera gjatë karrierës së tij në Holandë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtina bën ‘pazar’ në Holandë, siguron shërbimet e mbrojtësit 26 vjeçar appeared first on Sinjali.

Ina thumbon Brikenën: Ke ardhur për të gjetur sponsor për të paguar Miss-in

15 January 2026 at 18:34

Ditën e sotme, banoret e Big Brother VIP Kosova 4, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, janë përfshirë në një debat të ashpër, i cili kaloi edhe në ofendime personale.

Debati nisi kur Brikena iu drejtua Inës me fjalët: “Çfarë nuk bën për një copë famë”, duke aluduar në motivet e saj për të qëndruar në shtëpi.

Përgjigjja e Inës nuk vonoi: “Ti mendon se këtu kam ardhur për famë. Mendon se më mungon. Po ti për çfarë ke ardhur apo për të gjetur ndonjë sponsor për të të paguar Miss-in”, tha ajo, duke kthyer akuzën.

Brikena, megjithatë, nuk u lëkund: “Nuk më nxjer nga vetja se nuk më djegin fjalët e tua”, u shpreh ajo mes të tjerash, duke theksuar se nuk e preku kritika e Inës.

Gjatë debatit, konkurrentet përmendën edhe gjëra që kanë ndodhur jashtë shtëpisë dhe si ato kanë ndikuar në marrëdhëniet brenda saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ina thumbon Brikenën: Ke ardhur për të gjetur sponsor për të paguar Miss-in appeared first on Sinjali.

Bie në prangat e policisë një person në Podujevë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

15 January 2026 at 18:21

Është arrestuar një person në Podujevë si i dyshuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve.

A.B. dyshohet se ka përdorur një vulë jozyrtare, duke falsifikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti.

Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në zyrën e tij, agjenci sigurimi, ku janë gjetur dhe sekuestruar një vulë dhe disa prova materiale që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bie në prangat e policisë një person në Podujevë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve appeared first on Sinjali.

Detaje nga aksioni në Veri: Kapen tre të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

15 January 2026 at 18:01

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në tri lokale në Zubin Potok, të cilat dyshohen se ishin përdorur për organizimin e lojërave të fatit.

Detaje për aksionin ka dhënë për Sinjalin zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

Ai ka treguar se tre nga pesë të dyshuarit po intervistohen nga policia, ndërsa janë marrë në pyetje edhe pesë dëshmitarë.

“Me datën 15.01.2026 njësia e hetimeve e stacionit policor në Zubin Potok, në kuadër të DRP Mitrovicë Veri, ka pranuar një informatë nga rrugët operative se në tri lokale në qytetin e Zubin Potokut po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme, konkretisht organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Njësia e hetimeve e stacionit policor Zubin Potok, me asistimin e njësive relevante të DRP Mitrovicë Veri, ka kryer bastisjen në të tri lokalet”, deklaroi Elshani.

Ai shtoi se gjatë kontrollit janë gjetur pajisje teknologjike që mundësojnë zhvillimin e lojërave të fatit.

“Janë të dyshuar pesë persona, ku tre prej tyre janë duke u intervistuar, ndërsa dy të tjerët nuk janë hasur aty, por janë të njohur për policinë. Po ashtu janë intervistuar edhe pesë dëshmitarë. Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohen tri raste për ‘Organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, të sanksionuara me nenin 294 të KPRK-së”, përfundoi Elshani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje nga aksioni në Veri: Kapen tre të dyshuar për bixhoz të paligjshëm appeared first on Sinjali.

Putin: Rusia vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

15 January 2026 at 17:58

Në paraqitjen e tij të parë publike për vitin e ri, Presidenti rus, Vladimir Putin, shoqëroi ceremoninë e dorëzimit të kredencialeve për ambasadorët e rinj të huaj në Kremlin dhe foli për zhvillimet ndërkombëtare, duke përfshirë të ardhmen e konfliktit në Ukrainë.

“Ne besojmë se do të ishte e vlefshme të ktheheshim në një diskutim thelbësor mbi këto çështje, në mënyrë që të përcaktonim kushtet në të cilat mund të arrihet një zgjidhje paqësore e konfliktit në Ukrainë, dhe sa më shpejt aq më mirë”, tha udhëheqësi rus.

Megjithatë, ai theksoi se jo të gjithë janë të gatshëm për një dialog të tillë, duke përfshirë Kievin dhe vendet që e mbështesin atë, por shprehu shpresën se njohja e kësaj nevoje do të vijë “herët a vonë”.

Ai shtoi se deri atëherë, Rusia do të vazhdojë të ndjekë qëllimet e saj: “Nuk është rastësi që thonë: paqja nuk vjen vetvetiu, ajo ndërtohet çdo ditë. Paqja kërkon përpjekje, përgjegjësi dhe një zgjedhje të vetëdijshme.”

Duke komentuar rreth sigurisë dhe origjinës së krizës ukrainase, Putin tha se “siguria e vendeve nuk mund të sigurohet në kurriz të të tjerëve. Kriza ukrainase u shkaktua nga injorimi i interesave legjitime të Rusisë.”

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, ai theksoi gatishmërinë për dialog me Evropën: “Moska është e gatshme të rikthehet në dialogun me vendet evropiane.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Putin: Rusia vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë appeared first on Sinjali.

KQZ njofton se janë rinumëruar 158 nga 914 vendvotime

15 January 2026 at 17:54

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 15 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 158 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, si: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ njofton se janë rinumëruar 158 nga 914 vendvotime appeared first on Sinjali.

BE-ja nis heqjen e masave kundër Kosovës, mbi 400 milionë euro pritet të lirohen

15 January 2026 at 17:49

Bashkimi Evropian ka nisur fazën e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës dhe synon që në javët në vijim t’i eliminojë ato të natyrës financiare.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Gert Koopman, gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian.

“Kemi filluar tashmë t’i zbusim masat dhe jemi në një fazë kyçe ku dëshirojmë të avancojmë programimin”, ka thënë Koopman, duke saktësuar se shuma në fjalë tejkalon 400 milionë euro, raporton “Agencia Nova”.

Ai ka shtuar se po zhvillohen konsultime të gjera me autoritetet kompetente dhe Komisioni shpreson ta finalizojë vendimin deri në fund të muajit, ndonëse mbetet i domosdoshëm miratimi i Komitetit të Shteteve Anëtare.

Koopman ka shpjeguar se, pasi të përfundojnë procedurat e programimit dhe nënshkrimit të kontratave, do të jetë e mundur të arrihet në heqjen e plotë të masave financiare, në përputhje me atë që ka njoftuar presidentja e Komisionit Evropian.

Deklaratat e tij janë bërë në përgjigje të një pyetjeje nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, gjatë një seance në Komisionin për Punë të Jashtme.

Sa i përket Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Koopman ka theksuar se Kosova do të mund të marrë pagesat e para të parafinancimit vetëm pasi të konstituohet Kuvendi dhe të ratifikohet marrëveshja e nevojshme.

“Programi i reformave ka kohë që është gati dhe, në një nivel thelbësor, po zbatohet, por ratifikimi është thelbësor për të vazhduar me pagesat”, ka shtuar ai, duke rikujtuar se vendi ka qenë pa një qeveri plotësisht funksionale për rreth një vit.

Koopman ka shprehur shpresën se, pas zgjedhjeve të dhjetorit, ekzekutivi i ri do të formohet shpejt, duke mundësuar finalizimin e dokumenteve të nevojshme për mbrojtjen e buxhetit të BE-së dhe interesave të taksapaguesve evropianë.

“Në atë moment do të jemi gati të veprojmë shpejt”, ka përfunduar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja nis heqjen e masave kundër Kosovës, mbi 400 milionë euro pritet të lirohen appeared first on Sinjali.

Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan

15 January 2026 at 17:43

Një muaj paraburgim i është caktuar Sllobodan Radenkoviqit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësja Mirlinda Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale hetimore ndaj të pandehurit S.R. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.R. ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një ) muaji.“, tha ajo.

Radenkoviq u arrestua më 14 janar në Zveçan dhe ndaj tij rëndojnë dyshime për disa vepra penale.

“S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar. Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Pas arrestimit, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij është realizuar kontroll, me asistencën e Sektorit Rajonal të Hetimeve Mitrovicë Veri, me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive.

Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar disa prova materiale, përfshirë: Dy telefona mobilë, një trenerkë sportive “Underarmour”, ngjyrë hiri me të zezë, një leje qëndrimi në emër të Milorad Bulatoviç.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan appeared first on Sinjali.

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohet për vjedhje të rëndë

15 January 2026 at 17:39

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme, duke publikuar fotografinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se i dyshuari kërkohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohet për vjedhje të rëndë appeared first on Sinjali.

Kelmendi shpreh zhgënjimin për vonesat e “N’Post”: Jo posta më stabile, por posta më idiote në vend

15 January 2026 at 17:35

Adriatik Kelmendi, autori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, ka publikuar një postim në Facebook ku ka shprehur pakënaqësinë e tij për shërbimet e kompanisë “N’Post”, pas vonesave në dorëzimin e kartelës së tij të kreditit nga ProCredit Bank.

Sipas Kelmendit, kartela e tij u mor nga posta më 13 janar, por deri të enjten nuk ishte dorëzuar ende.

Ai tregon se ka kontaktuar disa herë me shërbimin për konsumatorë dhe ka kërkuar dorëzim të shpejtë, por përgjigjet që ka marrë kanë qenë të njëjta: vonesë dhe mosdorëzim.

“Shërbimi që e quan veten ‘postë e shpejtë’ e merr kartelën e kreditit prej ProCredit Bank ditën e hënë, sot e enjte ende nuk e dorëzon. I thirra dje për t’i pyet pse nga e hëna ende nuk e kam pranu porosinë, thanë s’kemi arritë me i procesu krejt dërgesat se kemi shumë. I thashë a mundet nesër në mëngjes, para se të shkoj në punë. Thanë, po, pa problem. Sot më thërret postieri në 12:17. I thashë nuk jam në shtëpi, se nuk erdhët në mëngjes. Leje te kutia e letrave. Tha, s’bën. Leje te një person në hyrje të lagjes. Tha, s’bën. Bjere në Klan Kosova. Tha, s’muj. Pas pak minutash më erdhi sms ‘Pranuesi nuk lajmërohet në telefon’”, shkruan Kelmendi.

Ai tregon se ka kontaktuar edhe njëherë me numrin e konsumatorëve dhe është njoftuar se kartela do të dorëzohej “shumë shpejt”, por deri në orën 16:30 asgjë nuk kishte ndodhur.

“Po më vjen keq, s’kemi çka me të ba, zotni. Veç nesër. E si, prej të hënës deri të premten, krejt një javë nuk ma keni sjellë kartelën e bankës, material sensitiv, edhe thoni jeni postë e shpejtë?! Posta e shpejtë nënkupton brenda ditës, ose më së largu ditën tjetër. Zotni, kurku në botë nuk ta bjen posta brenda ditës. S’kam çka me të ba. More ju jo brenda ditës e as të nesërmen, por shkoi java edhe nuk e sollët. Zotni, s’kam çka me të ba. Ja thashë, kam unë çka bëj. Do të kujdesem që krejt ta marrin vesh se sa efikas jeni edhe mundësisht kurrë të mos kemi punë me ju,” ka shkruar Kelmendi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kelmendi shpreh zhgënjimin për vonesat e “N’Post”: Jo posta më stabile, por posta më idiote në vend appeared first on Sinjali.

Bastisje për lojëra të fatit në tri lokacione në Zubin Potok

15 January 2026 at 17:14

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në tri lokacione të lojërave të fatit në komunën e Zubin Potokut.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, bastisjet janë kryer në kuadër të veprimeve për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit dhe për grumbullimin e provave për procedura të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bastisje për lojëra të fatit në tri lokacione në Zubin Potok appeared first on Sinjali.

Macron para ushtrisë franceze: Thirrje Evropës që të shtojë kapacitetet mbrojtëse

15 January 2026 at 17:08

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar forcave të armatosura, presidenti francez, Emmanuel Macron, u përqendrua veçanërisht në nevojën që Franca dhe Evropa të forcojnë kapacitetet e tyre të mbrojtjes dhe të sigurojnë sovranitetin e tyre, shkruan The Guardian.

Ai foli për punën e bërë gjatë një dekade në fushën e riarmatimit, duke theksuar se përpjekjet e deritanishme kanë filluar të “japin fryte”, por ndryshimi i shpejtë i rendit botëror kërkon më shumë urgjencë dhe përpjekje.

“Për të mbetur i lirë, duhet të të kenë frikë. Që të të kenë frikë, duhet të jesh i fuqishëm. Dhe për të qenë i fuqishëm në këtë botë brutale, duhet të veprosh më shpejt dhe më fort,” tha Macron.

Presidenti francez pranoi gjithashtu se Franca mbetet prapa Ukrainës në disa teknologji, veçanërisht në fushën e dronëve, duke vënë në dukje ritmin e shpejtë të inovacionit në këtë sektor.

Në një pjesë të veçantë të fjalimit, ai theksoi rëndësinë e koalicionit European Long-Range Strike Approach (ELSA), i cili synon zhvillimin e kapaciteteve evropiane për goditje në thellësi. Macron theksoi se kjo ka marrë urgjencë pas përdorimit së fundmi nga Rusia të raketës Oreshnik në Ukrainë.

“Ky lëshim është një sinjal shumë i qartë nga një fuqi që tashmë i ka këto kapacitete dhe ka vendosur të sigurojë edhe më shumë, si dhe një mesazh i qartë për të gjithë ata që mendojnë se Rusia nuk është shqetësim për ne,” tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Macron para ushtrisë franceze: Thirrje Evropës që të shtojë kapacitetet mbrojtëse appeared first on Sinjali.

Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe i ligjit për automjetet

15 January 2026 at 16:58

Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se nga dita e nesërme fillon zbatimi i ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet.

Siç ka shkruar ai në Facebook, në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues rreth procedurave dhe rregullave specifike. Kjo periudhë do të zgjasë deri më 15 mars.

Pas kësaj, sipas Bislimit, do të nisë zbatimi i plotë i ligjit.

Postimi:

Nga dita e nesërme fillon zbatimi i ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet. Në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues rreth procedurave dhe rregullave specifike, dhe kjo periudhë do të zgjasë deri më datën 15 mars. Pas kësaj fillon zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave që parashihen me ligjet e lartëpërmendura. Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se kjo periudhë e zbatimit afirmativ duhet të përdoret maksimalisht për të filluar me procesin e integrimit përmbajtësor të sistemit shëndetësor dhe atë të arsimit në gjithë territorin e vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe i ligjit për automjetet appeared first on Sinjali.

Walker: Thaçi më tha se kritikat e mia nuk e zemëronin, që atëherë u bëmë miq edhe më të mirë

15 January 2026 at 16:51

Ish-ambasadori William Walker ka rrëfyer se ish-presidenti Hashim Thaçi i kishte thënë se “asnjëherë nuk ishte zemëruar me kritikat që ky i fundit ia bënte”.

Walker thotë në një emision të televizonit7 se që prej atëherë “u trash miqësia mes tij dhe Thaçit”.

“Deri vonë isha kritik me Hashim Thaçin dhe qeverinë e tij. Dëgjoja storie korrupsioni jo kundër tij, por ndaj disa ministrave, dhe isha kritik. Mendoja se po bëheshin shumë lëshime ndaj kërkesave të SHBA-së dhe BE-së. Kur erdha këtu rreth 10 vite më parë, ai më shpjegoi se nuk ishte i zemëruar me mua dhe kritikat e mia ndaj qeverisë së tij sepse e kuptonte që unë po e bëja për të mirën e Kosovës. Më pas, ne u bëmë miq më të mirë nga atëherë”, tha ish-ambasadori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Walker: Thaçi më tha se kritikat e mia nuk e zemëronin, që atëherë u bëmë miq edhe më të mirë appeared first on Sinjali.

Komisioneri i Këshillit të Evropës dënon sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës

15 January 2026 at 16:46

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty ka dënuar sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Të dhënat e reja të OKB-së që tregojnë se viti 2025 ishte viti më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë në 2022.

Sipas Misionit të Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së (HRMMU), në 2025 u vranë 2,514 civilë dhe u plagosën 12,142 — një rritje prej 31% në vdekje krahasuar me 2024 dhe numri më i lartë që nga viti i parë i luftës.

O’Flaherty e quajti shkatërrimin sistematik të infrastrukturës energjetike gjatë dimrit të ftohtë një sulm ndaj shëndetit fizik dhe mendor, dinjitetit dhe sigurisë së popullit ukrainas.

Në javët e fundit, Rusia ka nisur valë të përditshme raketash dhe dronësh kundër termocentraleve, nënstacioneve dhe objekteve të ngrohjes në të gjithë Ukrainën.

Goditje të mëdha kanë pësuar Dnipro, Zaporizhzhia, Kyiv, Lviv, Odesa, Chernihiv dhe Kharkiv, duke lënë qindra mijëra pa energji elektrike në temperatura deri në -15°C.

“Këto sulme të përditshme po pengojnë seriozisht përpjekjet për riparim dhe po lënë miliona civilë pa shërbime thelbësore në mes të temperaturave të ngrira dimërore”, tha O’Flaherty.

Pjesa e majtë e qytetit Dnipro ka mbetur pa energji për pesë ditë radhazi. Spitalet, sistemet e ngrohjes dhe rrjetet e furnizimit me ujë janë ndërprerë në disa rajone. Ndërprerje emergjente të energjisë vazhdojnë në të gjithë vendin.

Komisioneri kujtoi se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest për komandantë ushtarakë rusë për sulmet ndaj infrastrukturës elektrike të Ukrainës.

Gjenerallejtënant Sergei Kobylash dhe Admiral Viktor Sokolov akuzohen për drejtimin e sulmeve ndaj objekteve civile dhe krime kundër njerëzimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komisioneri i Këshillit të Evropës dënon sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës appeared first on Sinjali.

Uji nga Badovci mbetet i papijshëm

15 January 2026 at 16:42

Uji që vjen nga fabrika për trajtimin e ujit në Badovc vazhdon të mos rekomandohet për pije, për shkak të vlerës së rritur të turbullirës pas vërshimeve që kanë ndodhur në nivel vendi.

Lajmërimi është bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i cili ka theksuar të enjten se cilësia e ujit në rajonin e Prishtinës ka mbetur e njëjtë si një ditë më parë.

Ndërkaq, në rajonin e Prishtinës, uji që vjen nga fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Batllavë është brenda standardeve dhe rekomandohet për konsum.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, ndryshime nga një ditë më parë janë vërejtur në rajonin e Gjilanit dhe të Pejës.

Rajoni i Gjilanit

Në zonën e Kamenicës – Stacioni nr. 1 dhe Besa Center, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

Në Stacionin e pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshatin Berivojcë, është vërejtur rritje e vlerave të nitrateve mbi kufijtë e lejuar, dhe uji në këto zona nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Pejës

Në Pejë, Deçan, Junik dhe Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për konsum.

Në Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë, për shkak të vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Uji nga Badovci mbetet i papijshëm appeared first on Sinjali.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Në shkurt nisin deklaratat përmbyllëse

15 January 2026 at 16:29

Nga 9 deri më 13 shkurt, si dhe më 16 dhe 18 shkurt 2026, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas njoftimit zyrtar të DHSK-së, seancat janë planifikuar të mbahen nga ora 09:00 deri në 16:30 dhe mund të ndiqen përmes transmetimit në faqen zyrtare të gjykatës me 45 minuta vonesë, në tri gjuhët zyrtare: shqip, serbisht dhe anglisht, si dhe nga galeria publike në ndërtesën e gjykatës në Hagë.

DHSK njofton se për shkak të interesimit të madh, pjesëmarrja fizike në seanca kërkon regjistrim paraprak.

“Për të përcjellë seancat nga galeria publike në ndërtesën e gjykatës në Hagë, regjistrimi paraprak është i domosdoshëm”, thuhet në njoftim. Afati për regjistrim është deri më 30 janar në orën 17:30.

Sipas rendit të ditës, deklaratat përmbyllëse do të nisin me Prokurorinë më 9 shkurt, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve do të paraqesë qëndrimet e saj në ditët pasuese. Më 18 shkurt janë paraparë përgjigje nga palët dhe deklarata nga vetë të akuzuarit.

Në njoftim rikujtohet se aktakuza në këtë çështje u konfirmua fillimisht më 26 tetor 2020 dhe u ndryshua disa herë, ndërsa versioni aktual është dorëzuar më 27 shkurt 2023.

“Secili prej të akuzuarve akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale për gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit dhe katër akuza për krime lufte”, thuhet më tej.

Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer nga marsi deri në shtator 1999 në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Prokuroria pretendon se këto vepra janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së kundër civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Gjykimi ka filluar më 3 prill 2023, ndërsa Trupi Gjykues mbylli procedurën e paraqitjes së provave më 19 dhjetor 2025. Në total, në këtë proces kanë dëshmuar 134 dëshmitarë, ndërsa janë pranuar edhe 164 deklarata vetëm në formë të shkruar.

Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, Trupi Gjykues do të nisë kuvendimet për aktgjykimin.

“Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditësh nga mbyllja e paraqitjes së provave”, bën të ditur DHSK, me mundësi zgjatjeje edhe për 60 ditë të tjera nëse rrethanat e kërkojnë këtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Në shkurt nisin deklaratat përmbyllëse appeared first on Sinjali.

Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut: Le të shërbejë kjo si kujdesë për të ardhmen paqësore

15 January 2026 at 16:15

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shprehur nderime për viktimat e masakrës së Reçakut, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi, Ambasada gjermane ka bërë të ditur se ambasadori Rudolph ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare përkujtimore të mbajtur sot, me rastin e përvjetorit të masakrës së Reçakut/Racakut të 15 janarit 1999.

“Në ceremoninë zyrtare përkujtimore të sotme, Ambasadori Rainer Rudolph nderoi viktimat e masakrës së Reçakut/Racakut të 15 janarit 1999. Ambasadori i SHBA-së, William Walker, i cili mori pjesë në ceremoni, udhëhoqi Misionin Verifikues të Kosovës që e bëri krimin publik menjëherë pas ndodhjes. Le të shërbejë kjo ditë si kujtesë për rëndësinë e ndërtimit të një të ardhmeje paqësore, ku mizori të tilla të mos përsëriten më kurrë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut: Le të shërbejë kjo si kujdesë për të ardhmen paqësore appeared first on Sinjali.

FBI-ja dërgon agjent special dhe analist intelegjence për të punuar me Policinë e Kosovës

15 January 2026 at 16:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me menaxhmentin e lartë të PK-së, ka pritur në Prishtinë në një takim zyrtar Atasheun Ligjor të FBI-së, Brendan Collins, si dhe Atasheun e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DOJ-ICITAP), Kimberly Riffe.

Sipas një njoftimi për media, gjatë këtij takimi, atashetë amerikanë prezantuan para nivelit të lartë ekzekutiv të Policisë së Kosovës dy përfaqësues të FBI-së, përkatësisht një agjent special të FBI-së dhe një analist të inteligjencës të FBI-së, të cilët do të punojnë ngushtë dhe paralelisht me Policinë e Kosovës gjatë muajve në vijim.

“Takimi u fokusua në planet e bashkëpunimit të ardhshëm, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të plotë dhe koordinim të vazhdueshëm në fushën e hetimeve penale dhe inteligjencës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit efektiv të krimit. Policia e Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së SHBA-së, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si shembull të shkëlqyer të partneritetit profesional dhe strategjik në shërbim të sigurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FBI-ja dërgon agjent special dhe analist intelegjence për të punuar me Policinë e Kosovës appeared first on Sinjali.

❌
❌