Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Sinjali

Seanca konstituive shtyhet për në orën 17:00, shkak gjykimi në Hagë

10 February 2026 at 18:59

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se seanca konstituive e paraparë të zhvillohej nesër nga ora 12:00, është shtyrë për në ora 17:00.

Në një konferencë për media, Basha tha: “Shpreh mirënjohjen për gjithë liderët që ishin të pranishëm. Data mbetet nesër, por ora ndryshohet që për shkak të rrethanave që kemi, në respekt të asaj që po ndodh në Hagë, të mbahet në ora 17:00, pastaj të vazhdohet për formimin e qeverisë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Seanca konstituive shtyhet për në orën 17:00, shkak gjykimi në Hagë appeared first on Sinjali.

Estonia: Rusia nuk synon që të sulmojë ndonjë shtet të NATO-s më 2026 ose 2027

10 February 2026 at 18:48

Rusia nuk ka për synim që të kryejë ndonjë sulm ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s këtë vit ose vitin e ardhshëm, por po nxiton që t’i rindërtojë forcat e veta në kohën kur Evropa e ka shtuar armatosjen, tha të martën në raportin vjetor shërbimi i Estonisë për inteligjencë të jashtme.

Vendi anëtar i NATO-s, i cili kufizohet me Rusinë, ka qenë në mesin e kritikuesve më të ashpër të Moskës dhe mbështetës i fuqishëm i Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“[Evropa] duhet të investojë në mbrojtje dhe në sigurinë e brendshme, në mënyrë që… në të ardhmen Rusia do të arrinte në përfundimin se nuk ka gjasë kundër vendeve të NATO-s” – tha para gazetarëve drejtori i këtij shërbimi, Kaupo Rosin.

“Ne shohim se udhëheqja ruse është shumë e shqetësuar për… riarmatosjen evropiane, ata shohin se Evropa mund të jetë në gjendje që të kryejë veprim të pavarur ushtarak kundër Rusisë brenda dy ose tre vjetëve” – tha Rosin, duke shtuar se qëllimi i Rusisë tani është që “ta vonojë dhe ta pengojë” këtë.

Prodhimi i municionit është duke u zgjeruar aq shpejt, saqë Rusia do të jetë në gjendje që të rezervojë për luftëra të ardhshme, ndërkohë duke i vazhduar luftimet në Ukrainë, tha shërbimi i inteligjencës.

Sipas këtij shërbimi, çfarëdo sulmi rus ndaj Estonisë do të përfshinte dronë “në tokë, në ajër dhe në det, në të njëjtën kohë në mbarë territorin e Estonisë”.

Inteligjenca estoneze tha se Kremlini vazhdon që ta vlerësojë ShBA-në si armiken kryesore globale, përderisa shtiret sikur ka gatishmëri për të bashkëpunuar me qëllim që ta sigurojë heqjen e sanksioneve amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Estonia: Rusia nuk synon që të sulmojë ndonjë shtet të NATO-s më 2026 ose 2027 appeared first on Sinjali.

PDK-ja kërkon shtyrjen e seancës së nesërme për shkak të procesit në Hagë

10 February 2026 at 18:42

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së ka kërkuar që seanca e Kuvendit të thirrur për nesër në orën 11:00 të shtyhet për në orën 17:00.

Ajo tha se kërkesa lidhet me zhvillimet në procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku nesër pritet të paraqitet fjala e mbrojtjes.

“Për shkak të zhvillimeve politike, e veçanërisht zhvillimeve që ndërlidhen me procesin gjyqësor në Hagë, njëra ndër kërkesat që ende nuk është trajtuar është fakti që kemi kërkesë që të shtyhet seanca për në orën 17:00, sepse nesër do të jetë fjala e mbrojtjes, dhe duke u lidhur me zhvillime të rëndësishme të një procesi në Hagë, presim që të paktën të ketë mirëkuptim. Ende nuk është trajtuar si pikë”, tha Deliu-Kodra në DPT te Fidani në Klan Kosova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PDK-ja kërkon shtyrjen e seancës së nesërme për shkak të procesit në Hagë appeared first on Sinjali.

Skandali Epstein trondit futbollin: Ish-futbollisti francez, Franck Ribery përmendet në rrjetin e prostitucionit

10 February 2026 at 18:40

Emri i legjendës franceze Franck Ribery është shfaqur gjashtë herë në dosjet Epstein. Ish-ylli i Bayern Munich përmendet në një deklaratë të atribuar një pale të tretë.

Futbolli francez nuk i ka shpëtuar skandalit Epstein. Në fillim të shkurtit, drejtësia amerikane publikoi miliona dokumente që lidhen me biznesmenin amerikan Jeffrey Epstein, i akuzuar për krime seksuale.

Këto dosje, të cilat zbulojnë lidhje mes multimilionerit dhe disa figurave të njohura, përmbajnë gjithashtu edhe emrin e Franck Ribery.

Ish-lojtari i Kombëtares së Francës përmendet gjashtë herë në dokumentin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Franck Ribery citohet në një deklaratë të atribuar një pale të tretë, e cila flet për incidente të dhunshme dhe një rrjet prostitucioni.

“Franck Ribery u përpoq të më godiste ndërsa isha në kopshtin tim dhe kishte siguruar numrin tim të telefonit dhe adresën time; oficerë policie e rrethuan dhe e shoqëruan përsëri te makina e tij”, thuhet në deklaratë.

Brenda këtij vëllimi të madh materialesh, emri i Ribery shfaqet në një dokument publikisht të aksesueshëm, për herë të parë në faqen 26.

Pasazhet që i referohen atij janë akuza të përfshira brenda një dëshmie të një dëshmitari.

Një fragment thotë: “Franck Ribery u përpoq të më rrihte ndërsa isha në kopshtin tim dhe kishte siguruar numrin tim dhe adresën time; policë e rrethuan dhe e shoqëruan deri te makina e tij”.

Një tjetër pasazh nga e njëjta faqe deklaron: “Jam i habitur që pashë ardhjen e një rrjeti prostitucioni. Pata përshtypjen se një degë e prostitucionit u kthye për të më marrë, sikur duhej t’u përkisja atyre”.

Referenca të tjera shfaqen në faqet pasuese, përfshirë përmendje të figurave ligjore dhe lidhjeve shoqëruese.

Një pasazh tjetër thotë: “Ai mbërriti me Franck Ribery dhe Policia Gjyqësore e Versajës mbërriti sepse ai kërkoi që t’i silleshin vajza 14-vjeçare”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandali Epstein trondit futbollin: Ish-futbollisti francez, Franck Ribery përmendet në rrjetin e prostitucionit appeared first on Sinjali.

Kryeministri britanik zotohet të mos largohet nga posti i tij pavarësisht presionit

10 February 2026 at 18:37

Kryeministri britanik, Keir Starmer, u zotua të martën se nuk do të largohet kurrë nga detyra e tij për të ndryshuar Britaninë, duke hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje nga udhëheqësi i Partisë Laburiste në Skoci dhe figura të tjera brenda partisë.

Presioni ndaj Starmerit erdhi pas emërimit të Peter Mandelsonit si ambasador në Uashington, i cili doli të kishte lidhje të ngushta me të dënuarin për abuzim seksual në SHBA, Jeffrey Epstein. Ky zhvillim shkaktoi sfida ndaj autoritetit të tij, veçanërisht pas dorëheqjes së shefit të stafit dhe drejtorit të zyrës së komunikimit të tij.

Për të treguar se karriera e tij politike nuk ishte në rrezik, Starmer vizitoi një qendër komunitare në Anglinë jugore, një ditë pas thirrjeve për dorëheqje nga udhëheqësi skocez, Anas Sarëar.

“Unë kurrë nuk do të largohem nga mandati që më është dhënë për të ndryshuar këtë vend,” u shpreh Starmer para audiencës. Ai shtoi gjithashtu: “Unë kurrë nuk do të largohem nga njerëzit për të cilët jam i ngarkuar të luftoj dhe kurrë nuk do të largohem nga vendi që dua.”

Kriza për qeverinë e Starmerit filloi disa ditë më parë pas zbulimeve se i emëruari për ambasador në SHBA, Peter Mandelson, kishte lidhje me Epstein dhe madje dyshohet se i kishte ofruar këtij informacion konfidencial tregtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri britanik zotohet të mos largohet nga posti i tij pavarësisht presionit appeared first on Sinjali.

“Agjenda e ngjeshur” anulon pjesëmarrjen e Kurtit në performancën e Operës së Kosovës në Shkup

10 February 2026 at 18:26

Ambasada e Kosovës në Shkup ka njoftuar se, për shkak të agjendës së ngjeshur, është anuluar pjesëmarrja e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti në performancën e Operës së Kosovës, “Goca e Kaçanikut”, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftim theksohet ngjarja ishte planifikuar të mbahej sonte në Shkup.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Agjenda e ngjeshur” anulon pjesëmarrjen e Kurtit në performancën e Operës së Kosovës në Shkup appeared first on Sinjali.

Eskalon debati në BBVK, Labi-Elijonës: Krejt rrena, të ka qitë daja keq

10 February 2026 at 18:16

Debati mes Elijonës dhe Labit ka eskaluar pas përdorimit të një teme shumë personale nga ana e Labit, duke tensionuar atmosferën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ngjarja nisi kur gjatë spektaklit, Elijonës iu kumtua se daja i saj kishte reaguar jashtë, duke thënë se ajo nuk kishte rrëfyer historinë e vërtetë brenda shtëpisë dhe se babai i saj kishte qenë shkaktari i divorcit.

Labi e shfrytëzoi këtë situatë të ndjeshme për ta provokuar Elijonën dhe për ta futur në debat.

Elijona u shpreh: “Ja, më ka dashur mua familja ime, ja kush”.

Ndërsa Labi iu kundërpërgjigj: “Me ditë ti çka po del jashtë për ty. Krejt rrena të kanë dalë”.

E irrituar, Elijona reagoi ashpër: “Boll më, se ty s’të takon të flasësh për familjen time. Ti i ke përdorur këto tema këtu brenda, ti je ardhë dhe më ke prekur në familje, boll më, se ty s’të takon. Nuk e di ti qysh jam rritur unë”.

Labi vazhdoi me tone ironike: “Viktimizohu, viktimizohu”.

Ndërsa Elijona ia ktheu: “O viktimë e jotja, kurrë jo”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Eskalon debati në BBVK, Labi-Elijonës: Krejt rrena, të ka qitë daja keq appeared first on Sinjali.

Të enjten shorti në Ligën e Kombeve, Kosova në Ligën B, ja kundërshtarët e mundshëm

10 February 2026 at 18:01

Të enjten do të hidhet shorti për fazën e grupeve në UEFA Nations League 2026/27.

Shorti do të bëhet për katër ligat (A, B, C, D) sipas nivelit të kombëtareve.

Së bashku me kombëtaret e tjera, Kosova do të jetë në Ligën B, niveli i dytë i Nations League për edicionin 2026/27.

Në short, Kosova është në vazon e fundit (Pot 4) të Ligës B, bashkë me Suedinë, Maqedonia e Veriut dhe Irlanda e Veriut.

Kjo do të thotë që Kosova do të ‘peshkojë’ nga një kombëtare nga Vazo 1, Vazo 2 dhe Vazo 3, përveç Vazos 4 ku është vetë prezente.

Kundërshtarët e mundshëm për KosovënVazo 1Skocia

HungariaPolonia

IzraeliVazo 2

ZvicraBosnje-Hercegovina (Nuk mund të përballet për shkak të kufizimeve)

AustriaUkraina

Vazo 3 Sllovenia
GjeorgjiaIrlanda
RumaniaKufizime (në bazë të rregullave UEFA):

Kosova nuk mund të përballet me Bosnje e Hercegovinën në këtë short, për shkak të vendimeve të UEFA-s si masë sigurie/politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të enjten shorti në Ligën e Kombeve, Kosova në Ligën B, ja kundërshtarët e mundshëm appeared first on Sinjali.

Cili gjalpë arroresh ju mban më të shëndetshëm?

10 February 2026 at 17:51

Gjalpi i kikirikut, i bajames, i shqemes apo edhe tahini, që është gjalpi i susamit, dhe gjalpi i farave të lulediellit janë produkte shumë të përdorura në kuzhinë. Përveçse i japin shije sanduiçeve, salcave apo smoothieve (pije të përgatitura në shtëpi), ato janë të pasura me lëndë ushqyese.

“Çdo arrore apo farë ka përzierjen e vet unike të lëndëve ushqyese dhe përfitimeve shëndetësore, prandaj rekomandoj të provoni lloje të ndryshme për të shtuar vlera ushqyese dhe shije në vakte”, ka thënë dietologia Maxine Yeung, ka shkruar RealSimple.

Megjithatë, kur tre dietologë u pyetën se cilin zgjedhin më shpesh për vete, përgjigjja ishte e njëjtë: gjalpin klasik të kikirikut.

Çka duhet të kontrolloni në etiketë?

Sipas ekspertëve, sekreti qëndron te lista e përbërësve.

“Kur kërkoni një gjalpë të shëndetshëm arroresh, idealisht duhet të ketë vetëm një përbërës… arrore”, shpjegon dietologia Courtney Pelitera.

Ajo paralajmëron se shumë produkte përmbajnë vajra të shtuar, sheqer apo shtesa të tjera që rrisin kaloritë dhe ulin vlerën ushqyese.

Dietologia Lindsey Joe këshillon të kontrollohen kripa dhe sheqeri i shtuar.

“Këta janë dy përbërës që zakonisht i konsumojmë më tepër se sa duhet. Zgjidhni produkte me sa më pak kripë dhe pa sheqer të shtuar për të ulur rrezikun e tensionit të lartë, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2”, ka thënë ajo.

Si rregull i përgjithshëm:
-0 gram sheqer të shtuar
-më pak se 200 mg natrium për racion
-më pak se 4 gramë yndyrë të ngopur

Pse gjalpi i kikirikut doli në krye?

“Për mendimin tim, asgjë nuk e mund gjalpin klasik të kikirikut. Është i ëmbël dhe i kripur njëkohësisht dhe shkon me pothuajse çdo gjë”, ka thënë Yeung.

Pelitera ka shtuar se dy lugë gjelle gjalpë i thjeshtë kikiriku përmbajnë 8 gramë proteina, pak yndyrë të ngopur (1-2 gramë) dhe pak fibra.

“Ai përmban gjithashtu yndyra të shëndetshme mono dhe poli-të pangopura që ndihmojnë në uljen e yndyrës së dëmshme në gjak”, ka thënë ajo.

Edhe Joe ka theksuar se kikirikët kanë më shumë proteina se çdo arrore tjetër, rreth 8 gramë për racion.

Sipas studimeve, konsumimi i rregullt i kikirikëve lidhet me rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës dhe diabet të tipit 2, sidomos te gratë.

Gjalpi i kikirikut është gjithashtu i pasur me antioksidantë, sidomos vitaminë E, që ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe forcimin e imunitetit.

Si ta konsumoni në mënyrë të shëndetshme?

Ekspertët sugjerojnë ta përdorni:
-me bukë të thekur në mëngjes
-si të lyer në mollë apo selino
-në lëngje të përgatitura në shtëpi apo smoothie
-në tërshërë
-në salca për perime apo makarona

Megjithatë, kujdes me sasinë.

“Është e rëndësishme të respektohet masa, sepse nuk është ushqim me pak kalori. Porcioni është dy lugë gjelle dhe është shumë e lehtë ta teproni”, ka paralajmëruar Pelitera.

Edhe Yeung ka shtuar se këto gjalpe janë të pasura me yndyrë dhe kalori, prandaj sasitë mund të shtohen shpejt pa e kuptuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Cili gjalpë arroresh ju mban më të shëndetshëm? appeared first on Sinjali.

Opozita nis protestën: Berisha del nga selia e PD-së, i bashkohet protestuesve

10 February 2026 at 17:39

Opozita në Shqipëri po zhvillon protestën kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkon largimin e qeverisë Rama.

Protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa të pranishëm janë edhe deputetë të Partisë Demokratike. Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka dalë nga selia e PD-së për t’iu bashkuar protestuesve.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë, mbi 1300 forca policie janë angazhuar dhe ndodhen në gatishmëri të plotë. Autoritetet kanë vënë në dispozicion edhe autobote me ujë si dhe mjete me gaz lotsjellës, në rast se do të ketë përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, siç ka ndodhur në protesta të mëparshme ku nuk kanë munguar tensionet.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar Kryeministrinë dhe kanë blinduar dyert, ndaj të cilës në protestën e fundit u hodhën fishekzjarrë dhe molotovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Opozita nis protestën: Berisha del nga selia e PD-së, i bashkohet protestuesve appeared first on Sinjali.

Nga 170 në 300 euro: Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

10 February 2026 at 16:56

Agjencia e Punësimit e Kosovës ka njoftuar se nga ky vit është rritur subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited, e cila zbatohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Sipas njoftimit, subvencioni mujor për punësim është rritur nga 170 euro në 300 euro, me qëllim të rritjes së mbështetjes për bizneset dhe nxitjes së punësimit të të rinjve në tregun e punës.

Nga Agjencia e Punësimit theksohet se kjo masë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mundësive për punësim dhe në fuqizimin e të rinjve përmes praktikës së subvencionuar në punë.

Të rinjtë e interesuar për të përfituar nga kjo skemë ftohen të paraqiten në zyrën më të afërt të punësimit për informim dhe aplikim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga 170 në 300 euro: Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë appeared first on Sinjali.

Avokati i Thaçit njofton për deklaratën përmbyllëse: Do ta paraqes nesër në orën 09:00

10 February 2026 at 16:40

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nesër në orën 09:00 do të nis deklarata përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Misetic përmes një postimi në rrjetin social X, ku sqaroi edhe mënyrën e ndjekjes së seancës.

“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, nesër (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në një postim në X.

Avokati gjithashtu shpërndau një postim të Dhomave të Specializuara lidhur me transmetimin e deklaratës përmbyllëse.

Ndërkaq, Prokuroria e Specializuar ka përfunduar sot deklaratën e saj përmbyllëse në këtë gjykim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati i Thaçit njofton për deklaratën përmbyllëse: Do ta paraqes nesër në orën 09:00 appeared first on Sinjali.

Bashkëpunëtorja e Jeffrey refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me Epstein në seancën dëgjimore në Kongres

10 February 2026 at 16:26

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së të hënën.

Maxwell u paraqit virtualisht për një dëshmi me dyer të mbyllura nga burgu i Teksasit ku po vuan një dënim me 20 vjet burg për trafikim seksual.

Kryetari i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, tha se “siç pritej”, Maxwell iu referua Amendamentit të Pestë, duke zbatuar të drejtën e saj për të heshtur.

Amendamenti i Pestë i Kushtetutës së SHBA-së u jep amerikanëve të drejtën për të shmangur vetë-inkriminimin duke refuzuar t’u përgjigjen pyetjeve ndërsa janë nën betim.

Përfaqësuesja demokrate Melanie Stansbury u tha gazetarëve pas seancës dëgjimore se Maxwell e shfrytëzoi mundësinë.

Comer tha se nga biseda me të mbijetuarit e Epsteinit ishte e qartë “se Maxwell ishte një person shumë i keq” e cili nuk meritonte asnjë lloj imuniteti.

Në një postim në rrjetet sociale më parë, avokati i Maxwell, David Oscar Markus, tha se Maxwell ishte “e përgatitur të fliste plotësisht dhe sinqerisht nëse Presidenti Trump do t’i jepte mëshirë”.

“Vetëm ajo mund të japë rrëfimin e plotë. Disave mund të mos u pëlqejë ajo që dëgjojnë, por e vërteta ka rëndësi”, shkroi ai. Në një letër dërguar Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve para paraqitjes së Maxwell, një grup të mbijetuarish të Epstein u bënë thirrje ligjvënësve të jenë skeptikë ndaj çdo informacioni të dhënë nga Maxwell.

Ata e kritikuan atë për refuzimin e identifikimit të “shumë burrave të fuqishëm” të përfshirë në trafikimet e Epstein.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë se “nuk do jepet ose diskutohet asnjë lehtësim” në lidhje me Maxwellin.

Maxwell u dënua në vitin 2021 për rolin e saj në joshjen e vajzave të mitura që Epstein t’i shfrytëzonte. Epstein vdiq në burg në vitin 2019.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bashkëpunëtorja e Jeffrey refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me Epstein në seancën dëgjimore në Kongres appeared first on Sinjali.

Ferizaj kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës, mposht Drenicën pas penalltive

10 February 2026 at 16:16

Ferizaj ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat 4-3 në penallti, ndërsa 120 minutat e rregullta të lojës u mbyllën pa gola, 0-0.

Ndeshja e vlefshme për 1/8 e Kupës së Kosovës u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë dhe u karakterizua nga lojë e barabartë mes dy skuadrave.

Gjatë pjesës së parë dhe të dytë, të dy ekipet patën raste të pakta shënimi dhe nuk arritën ta gjejnë golin, duke shkuar në pushim me rezultat 0-0.

Edhe në vazhdime, ekipet nuk arritën të konkretizonin rastet, pasi u treguan më të kujdesshme në mbrojtje dhe ndeshja u mbyll me të njëjtin rezultat, duke bërë që fituesi të vendoset nga penalltitë.

Pas ekzekutimit të penalltive, skuadra më e saktë ishte ajo e Ferizajt, e cila fitoi me rezultat 4-3 ndaj Drenicës, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Ndërkohë, më herët ishte Llapi që e siguroi kalimin në çerekfinale, pasi eliminoi Dritën me një fitore 2-1 në Gjilan.

Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen edhe ndeshje të tjera të kësaj faze: Dukagjini–Prishtina e Re, Prishtina–Ballkani, Gjilani–Liria, Vushtrria–Vëllaznimi dhe Trepça ’89–Malisheva, ndërsa të mërkurën e ardhshme përballen Feronikeli 74’ dhe Dinamo.Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ferizaj kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës, mposht Drenicën pas penalltive appeared first on Sinjali.

Dallaveret me vota në Suharekë: Intervistohen 72 persona, 19 përfundojnë në ndalim

10 February 2026 at 16:05

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Prizren, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një komunikate të përbashkët për media, hetimet janë iniciuar me vetiniciativë pas pranimit të informatave publike që lidhen me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit, me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, janë intervistuar gjithsej shtatëdhjetë e dy (72) persona të dyshuar.

“Nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre pas intervistimit në polici, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 par.2 të KPRK-së. Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë. Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe të drejtës së votës së qytetarëve, në luftën kundër veprave penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjin.”, thuhet në njoftim.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në varësi të rezultateve të procedurës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dallaveret me vota në Suharekë: Intervistohen 72 persona, 19 përfundojnë në ndalim appeared first on Sinjali.

Arrestohet në Morinë një 39-vjeçar nga Kosova, tentoi të kalojë kufirin me municion dhe armë të ftohta

10 February 2026 at 15:58

Një 39-vjeçar, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë pasi dyshohet se kishte tentuar ta kalonte kufirin me municion luftarak dhe armë të ftohta në automjet.

Sipas njoftimit të Policisë shqiptare, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 karikatorë me fishekë, 2 thika, 1 sëpatë dhe 1 shkop metalik, si dhe automjeti.

“Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 39 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në Morinë një 39-vjeçar nga Kosova, tentoi të kalojë kufirin me municion dhe armë të ftohta appeared first on Sinjali.

OVL-UÇK: Pretendimet e ZPS-së, tentim për kriminalizim të luftës çlirimtare

10 February 2026 at 15:49

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur shqetësim dhe kundërshtim ndaj përmbajtjes dhe gjuhës së përdorur në fjalët përmbyllëse të Prokurorisë në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke vlerësuar se pretendimet e paraqitura cenojnë luftën çlirimtare të UÇK-së.

Në reagimin e OVL-UÇK-së thuhet se pretendimet e paraqitura përbëjnë tentim për kriminalizim të luftës çlirimtare.

“Pretendimet e paraqitura, përfshirë etiketimin e udhëheqjes së UÇK-së si pjesë e një ‘ndërmarrjeje të përbashkët kriminale’, përbëjnë një tentativë të papranueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare dhe për rishkrimin e historisë së rezistencës së drejtë të popullit të Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-UÇK-së, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet një ushtri e njohur nga bashkësia ndërkombëtare si palë legjitime në luftën kundër regjimit gjenocidal serb.

“OVL UÇK riafirmon bindjen se kjo gjykatë po zhvillon një proces selektiv dhe të njëanshëm, duke injoruar krimet shtetërore të Serbisë dhe duke u fokusuar padrejtësisht mbi drejtuesit e luftës çlirimtare. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të vërtetën historike, dinjitetin e luftës sonë dhe figurën e bashkëluftëtarëve tanë. Drejtësia e vërtetë nuk ndërtohet mbi shtrembërim faktesh, por mbi të vërtetën e plotë”, thuhet më tej në reagim.

Në reagimin e tyre, veteranët kanë theksuar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë çdo përpjekje që, sipas tyre, cenon luftën çlirimtare dhe figurën e pjesëtarëve të UÇK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OVL-UÇK: Pretendimet e ZPS-së, tentim për kriminalizim të luftës çlirimtare appeared first on Sinjali.

A duhet BE-ja të flasë drejtpërdrejt me Putinin, çfarë kanë arritur udhëheqësit europianë?

10 February 2026 at 15:47

Ideja e ribashkimit me Kremlinin si pjesë e bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë i ka ndarë ashpër vendet e BE-së, me disa që kërkojnë një të dërguar të posaçëm dhe të tjerë që këmbëngulin që Rusia të bëjë lëshime e para.

A duhet që Bashkimi Evropian ta ngrejë telefonin dhe ta telefonojë Vladimir Putinin? Varet se kë pyet.

Ideja e riangazhimit diplomatik me Kremlinin, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, i ka ndarë ashpër 27 shtetet anëtare, me disa që janë pro, të tjerë kundër dhe shumica janë në anë, duke vënë në provë situatën.

Edhe pse debati nuk është krejtësisht i ri, ai ka marrë një rëndësi të re pasi si Presidenti Francez Emmanuel Macron ashtu edhe Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni e mbështetën idenë në deklarata publike të njëpasnjëshme muajin e kaluar.

Të dy udhëheqësit, të cilët janë përplasur në të kaluarën, ranë dakord se, si donatori më i madh i Ukrainës, BE-ja duhet të ketë një vend të përhershëm në tryezën e negociatave për të formësuar të ardhmen e arkitekturës së sigurisë së kontinentit pa u varur nga Shtëpia e Bardhë, e cila sot është bashkëbiseduesja kryesore me Kremlinin.

Garancitë e sigurisë që evropianët dhe amerikanët po hartojnë për ditën pas luftës, duke përfshirë një angazhim ligjërisht të detyrueshëm për të ndihmuar Kievin në rast të një sulmi të ardhshëm, e bëjnë argumentin për riangazhim edhe më bindës.

“Unë besoj se ka ardhur koha që Evropa të flasë edhe me Rusinë”, u tha Meloni gazetarëve disa ditë pasi mori pjesë në një takim të “Koalicionit të të Gatshmëve” në Paris. “Nëse Evropa vendos të marrë pjesë në këtë fazë të negociatave duke folur vetëm me njërën nga të dyja palët, kam frikë se në fund kontributi pozitiv që mund të japë do të jetë i kufizuar.”

Që atëherë, debati nëse BE-ja duhet t’i drejtohet Kremlinit është intensifikuar vetëm, me thirrje në rritje për të emëruar një të dërguar të posaçëm që mund të përfaqësojë të gjitha shtetet anëtare dhe të shmangë skenarin e “shumë zërave që flasin”, siç e tha Meloni.

Austria, Republika Çeke dhe Luksemburgu kanë shprehur mbështetje për idenë.

“Ndërsa siguria e Evropës po diskutohet, Evropa nuk është në tryezën e bisedimeve”, tha në një deklaratë Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger. “Evropa është më e fortë kur flet me një zë të vetëm. Ne kemi nevojë për një linjë të vetme evropiane, jo për 27 linja kombëtare.”

Por jo të gjithë janë dakord.

Gjermania, Estonia, Lituania dhe Qiproja kanë shprehur kundërshtim të fortë, duke vënë në dukje kërkesat maksimaliste të Putinit dhe bombardimet e vazhdueshme të Rusisë ndaj objekteve energjetike të Ukrainës dhe zonave civile gjatë temperaturave të rraskapitshme nën zero gradë, si provë se Moska nuk është e gatshme të ofrojë ndonjë lëshim drejt paqes.

“Aktualisht nuk shohim nevojë për të hapur kanale shtesë komunikimi”, tha kancelari gjerman Friedrich Merz muajin e kaluar kur u pyet për këtë çështje.

“Moska duhet të jetë e gatshme t’i japë fund luftës. Nëse Moska nuk është, çmimi që duhet të paguajë për këtë luftë, përfshirë çmimin ekonomik, do të rritet javë pas jave”, shtoi ai.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson pranoi se Evropa do të rihapë kanalet diplomatike “në një moment të caktuar”, por theksoi se një vendim i tillë duhet të bazohet në angazhimin e Rusisë në një “proces serioz” për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

“Mënyra se si do të përfundojë kjo luftë do të tregojë shumë për mundësitë për çdo marrëdhënie afatgjatë”, tha Kristersson në një intervistë me Expressen, një gazetë suedeze.

“Nuk mund të flasim në emër të të tjerëve. Sigurisht, mund të ketë vende të tjera që janë të gatshme të hapin lidhje tregtare e të ngjashme me Rusinë, por qëndrimi ynë themelor është ai i skepticizmit derisa të provohet e kundërta, gjë që mendoj se është krejtësisht e natyrshme.”

Një i dërguar për të gjitha stinët

Mospërputhjet e thella nuk kanë kaluar pa u vënë re në Bruksel, me institucionet e BE-së që po e ndjekin nga afër vazhdimësinë e deklaratave publike dhe po veprojnë me kujdes për të shmangur zgjedhjen e anës përpara se të dyja palët të pajtohen.

Një gjë që i shtohet konfuzionit është fakti se ata që mbështesin riangazhimin nuk duket se ndajnë të njëjtin vizion se si duhet të duket ky riangazhim.

Javën e kaluar, Macron dërgoi këshilltarin e tij më të lartë diplomatik, Emmanuel Bonne, në një udhëtim në Moskë. Udhëtimi, i zbuluar më pas nga shtypi francez, u bë në mënyrë diskrete për të përgatitur një telefonatë midis Macron dhe Putin, të cilët folën për herë të fundit në korrik 2025.

Uvertura dështoi. Bonne thuhet se u kthye duarbosh dhe Ministria e Jashtme e Rusisë e kritikoi udhëtimin si “një lloj diplomacie patetike”.

Macron më vonë tha se rifillimi i dialogut duhet të ndodhë pa “shumë bashkëbisedues” dhe “me një mandat të caktuar”.

“Dëshira ime është ta ndaj këtë me partnerët e mi evropianë dhe të kem një qasje evropiane të organizuar mirë”, tha Macron në një intervistë me disa gazeta evropiane. “Pavarësisht nëse na pëlqen Rusia apo jo, Rusia do të jetë atje nesër.”

Nëse Franca e parashikon riangazhimin si bashkëveprime kokë më kokë midis krerëve të shteteve, shtetet e tjera anëtare kanë një qëndrim të ndryshëm.

Për kryeministren letoneze Evika Siliņa, i dërguari i posaçëm i BE-së do të punësohej për të marrë pjesë në bisedimet trepalëshe të ndërmjetësuara nga SHBA-të midis Rusisë dhe Ukrainës, në vend që të merrte pjesë vetëm në Moskë, dhe sanksionet ekonomike duhet të mbeten në fuqi.

“Ne duhet të jemi në tryezën e negociatave sepse vetë ukrainasit kanë filluar të negociojnë. Pse atëherë evropianët nuk duhet të negociojnë?” tha Siliņa për Euronews .

Ndërkohë, Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas u ka sugjeruar evropianëve të përcaktojnë objektivat politike që çdo i dërguar, ose çdo telefonatë, duhet të synojë të arrijë përpara se të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Kallas gjithashtu vuri në dyshim dobinë e fushatës së informimit, duke pasur parasysh tendencën e Rusisë për të kërkuar “maksimumin absolut” në negociata.

“Çështja tani nuk është personi që e bën, por më shumë si dhe çfarë duam të nxjerrim nga kjo”, tha Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas për Euronews .

“Nëse rusët mendojnë se po marrin objektivat e tyre maksimale nga amerikanët, pse duhet të duan të flasin me evropianët?” shtoi ajo.

Privatisht, zyrtarët dhe diplomatët e BE-së thonë se debati është bërë serioz, por paralajmërojnë se ai ende po zhvillohet në një nivel abstrakt, pa një strukturë apo drejtim të qartë. Ndarja e mprehtë midis kryeqyteteve rëndon shumë në diskutimet prapa skenave.

Nuk ka asnjë tregues se kur çështja e nxehtë mund të diskutohet siç duhet nga 27 udhëheqësit së bashku. Samiti i tyre i radhës zyrtar është planifikuar për 19 mars.

Disa emra tashmë po përfliten rastësisht për pozicionin e të dërguarit të posaçëm të mundshëm, siç janë Alexander Stubb, presidenti i Finlandës, dhe Margrethe Vestager, ish-Komisionerja Evropiane për politikën e konkurrencës me dy mandate.

Një tjetër emër nordik që po qarkullon është Sauli Niinistö, ish-presidenti i Finlandës, i cili është autor i një raporti të BE-së mbi përgatitjen civile dhe ushtarake. Niinistö ka disa aftësi në gjuhën ruse dhe është takuar disa herë me Putinin gjatë kohës që ishte në detyrë.

Për disa, riangazhimi tani është i pashmangshëm. Imazhet e bisedimeve trepalëshe SHBA-Ukrainë-Rusi në Abu Dhabi pa evropianët në tryezë nuk bënë gjë tjetër veçse nxorën në pah rreziqet në lojë. Kredia prej 90 miliardë eurosh e rënë dakord nga udhëheqësit e BE-së për të mbështetur Kievin, e cila do të kërkojë lëshimin e borxhit të përbashkët, shihet si një arsye tjetër për të rritur diplomacinë.

Të tjerë kërkojnë kujdes, të shqetësuar se një veprim i nxituar drejt angazhimit mund të rrezikojë të shkojë pas shpine të Ukrainës dhe të prishë frontin e përbashkët evropian të ndërtuar gjatë katër viteve të fundit, të cilin Hungaria dhe Sllovakia e kanë shkelur për të nxitur lidhje më të ngushta me Moskën.

“Ne mbështesim çdo përpjekje diplomatike drejt arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”, tha Ministria e Jashtme sllovene.

Nga ana e BE-së, dialogu politik me Rusinë duhet të zhvillohet në bazë të një qëndrimi të unifikuar të BE-së, të dakordësuar nga të 27 shtetet anëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A duhet BE-ja të flasë drejtpërdrejt me Putinin, çfarë kanë arritur udhëheqësit europianë? appeared first on Sinjali.

Përmendet 43 herë në dosjen “Epstein”, kush është shqiptari me mbiemrin Berisha?

10 February 2026 at 15:44

Emri i një shtetasi shqiptar është përmendur në dokumentet që lidhen me çështjen e financierit amerikan Jeffrey Epstein, i cili u dënua për vepra të rënda penale, përfshirë trafikim qeniesh njerëzore dhe abuzime seksuale.

Sipas materialeve që kanë qarkulluar së fundmi në media, bëhet fjalë për një person me inicialet V. Berisha, i njohur edhe si “Vinny Berisha”, i cili rezulton të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në qytetin e Nju Jorkut.

Dokumentet tregojnë se emri i tij përmendet në të paktën 43 materiale të ndryshme, kryesisht në korrespondencë elektronike dhe letra të shkëmbyera mes tij dhe personave të lidhur me rrethin e Jeffrey Epstein.

Sipas raportimeve mediatike, këto komunikime dyshohet se lidhen me përpjekje për organizimin e një takimi në Manhattan, megjithatë nuk ka informacion publik që të konfirmojë se një takim i tillë ka ndodhur apo se Berisha ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare që të tregojnë se shqiptari është nën hetim apo se ndaj tij është ngritur ndonjë akuzë penale. Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë komente specifike lidhur me përmendjen e emrave në këto dokumente.

Publikimi i materialeve lidhet me procesin e deklasifikimit të dokumenteve gjyqësore të çështjes “Epstein”, të cilat përmbajnë emra personash të ndryshëm që kanë qenë pjesë e komunikimeve apo rrethit shoqëror të tij, pa nënkuptuar automatikisht përgjegjësi ligjore./NOA.al/

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmendet 43 herë në dosjen “Epstein”, kush është shqiptari me mbiemrin Berisha? appeared first on Sinjali.

Hamza pas lirimit me kusht të Shalës, Smakajt e Fazliut: Lajm i mirë, por drejtësia mbetet e mangët

10 February 2026 at 15:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për lirimin me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që besojnë në pafajësinë e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza ka theksuar se, ndonëse vendimi përbën një zhvillim pozitiv, gëzimi nuk është i plotë, pasi në Hagë vazhdojnë të mbahen edhe çlirimtarë të tjerë.

“Përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët”, ka deklaruar Haga.

Sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit të Kosovës, duke shtuar se kjo e vërtetë nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces gjyqësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza pas lirimit me kusht të Shalës, Smakajt e Fazliut: Lajm i mirë, por drejtësia mbetet e mangët appeared first on Sinjali.

❌
❌