Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Sinjali

Mediat e huaja: Pentagoni ka përgatitur opsione për veprime ushtarake kundër Iranit

14 January 2026 at 23:38

Donald Trump duket se e ka zbutur retorikën e tij në lidhje me veprimet e mundshme ushtarake të SHBA-së në Iran, pasi tha se i është thënë se “vrasjet në Iran po ndalen”.

Por përgatitjet për një ndërhyrje të mundshme kanë filluar këtë javë, raportoi NBC News, shkruan Sky News.

Sipas mediumit në fjalë, Trump të martën i ka përshkruar ekipit të tij të sigurisë kombëtare se çfarë donte të arrinte çdo veprim ushtarak i SHBA-së në Iran.

Dhe Pentagoni tani ka përshtatur opsione për të përmbushur objektivat e tij ushtarake, thanë për NBC News dy zyrtarë amerikanë dhe një person i njohur me diskutimet.

Këto opsione do t’i paraqiteshin Trump të mërkurën, mësoi transmetuesi.

I pyetur nëse presidenti u dha udhëzime ndihmësve të tij mbi objektivat e tij në Iran, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “të gjitha opsionet janë në dispozicion të Presidentit Trump për të adresuar situatën në Iran”.

Sipas një zyrtari të dytë të Shtëpisë së Bardhë, Trump u informua të martën për numrin e protestuesve të vrarë gjatë një takimi mbi Iranin të kryesuar nga JD Vance dhe kërkoi më shumë informacion mbi këtë temë.

Ndërkohë, Donald Trump ka dhënë hollësi mbi deklaratat e tij të mëparshme se SHBA-së i është thënë se vrasjet në Iran “po ndalen” dhe ekzekutimet nuk do të kryhen.

Presidenti amerikan tha se kishte marrë informacionin nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”.

“Do ta zbulojmë, do ta zbuloj pas kësaj”, tha ai në lidhje me vërtetësinë e pretendimeve për vrasje.

“Por më thanë se nuk do të ketë ekzekutim dhe shpresoj se kjo është e vërtetë”, shtoi ai.

I pyetur nëse këto nënkuptonin se veprimi ushtarak amerikan ishte jashtë diskutimit, Trump tha: “Do ta vëzhgojmë dhe do të shohim se cili është procesi, por na është dhënë një deklaratë shumë e mirë nga njerëz që janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mediat e huaja: Pentagoni ka përgatitur opsione për veprime ushtarake kundër Iranit appeared first on Sinjali.

Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe Itali, publikohen pamjet e kapjes

14 January 2026 at 23:35

Policia e Shtetit në Shqipëri ka realizuar operacione të koduara, si “Stolen Line” dhe “Relay”, për goditjen e trafikut të automjeteve dhe transportimit të paligjshëm të emigrantëve.

Sipas raportimeve zyrtare, dy persona janë proceduar penalisht për trafikim automjetesh, me vlerë totale rreth 90,000 euro, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Zvicër dhe Itali.

M. S., 36 vjeç, akuzohet për trafikun e një automjeti tip “Benz” me vlerë rreth 80,000 euro, i cili rezultoi i vjedhur në Zvicër.

E.M., 29 vjeç, dyshohet për trafikun e një automjeti tip “Opel” me vlerë rreth 10,000 euro, i vjedhur në Itali.

Gjithashtu, gjatë operacionit “Relay” u arrestua në flagrancë edhe shtetasi O. T., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke transportuar me automjet tre emigrantë që tentonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Materialet e procedimit i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Video: KËTU

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe Itali, publikohen pamjet e kapjes appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Postoi foto me armë në TikTok, arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë

14 January 2026 at 23:18

Gazeta Sinjali mëson se një i ri është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka publikuar një fotografi në rrjetin social TikTok, ku shihet me armë në prehër.

Burime të besueshme të Sinjalit, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më sot rreth orës 10:00, në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë.

Sipas këtyre burimeve, i dyshuari është Albi Nikoliqi.

Pas pranimit të informatës përmes rrugëve operative, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe, me pëlqimin e palës dhe kryefamiljarit, është kryer edhe bastisja e shtëpisë nga patrulla dhe njësia e hetimeve.

Megjithatë, gjatë bastisjes nuk është arritur të gjendet arma që ishte shfaqur në fotografinë e postuar.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku ka deklaruar se arma e publikuar në foto ka qenë plastike dhe se e ka humbur. Po ashtu, ai ka deklaruar se nuk e mban mend se kur është realizuar fotografia, as se kush ia ka bërë atë.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale e“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e hetimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Postoi foto me armë në TikTok, arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Videoja e tradhtoi në Gjakovë: Arrestohet 20 vjeçari pasi u pa duke mbushur karikatorin me fishekë

14 January 2026 at 23:16

Gazeta Sinjali mëson se një i ri është arrestuar në Gjakovë, pasi në duart e hetuesisë ka rënë një video-incizim ku ai shihet duke mbushur karikatorin e një arme me fishekë.

Burime të besueshme të Sinjalit, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më sot rreth orës 11:00, në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.

Sipas këtyre burimeve, pas pranimit të videos, Sektori Rajonal i Hetimeve – Gjakovë ka vepruar menjëherë dhe, me udhëzimet e Prokurorit të Shtetit, ka arrestuar të dyshuarin Eni Haxhikardija.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe, në prani të avokatit mbrojtës, sipas burimeve, e ka pranuar veprën, ndërsa me vendim të Prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Videoja e tradhtoi në Gjakovë: Arrestohet 20 vjeçari pasi u pa duke mbushur karikatorin me fishekë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë dy të dënuarit e arrestuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

14 January 2026 at 23:10

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dënuar në Podujevë, të cilët ishin në kërkim në bazë të urdhëresave për ekzekutimin e dënimit me burg.

Sipas informacioneve që disponon Sinjali, sot rreth orës 10:30, në fshatin Llaushë të Podujevës, Policia ka realizuar dy urdhëresa për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Në këtë aksion janë arrestuar: Ardit Ajvazi, i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 muaj dhe Armend Zeqiri, i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali – Prishtinë, për vuajtje të dënimit me burg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë dy të dënuarit e arrestuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit appeared first on Sinjali.

Plisat kundërshtojnë ashpër emërimin e Bekë Berishës si kryetar i Sigal Prishtinës

14 January 2026 at 22:57

Tifogrupi i njohur “Plisat” ka dalë me një reagim të ashpër publik pas zhvillimeve të fundit në klubin e basketbollit Sigal Prishtina, duke e cilësuar zgjdhjen e kryetarit të ri si një nga ngjarjet më të turpshme në historinë e sportit të kryeqytetit.

Sipas Plisave, në një “kuvend të paligjshëm”, është zgjedhur në mënyrë të dhunshme dhe tinëzare kryetari i ri i klubit, pa transparencë dhe pa një proces të hapur garues.

Ata theksojnë se zgjedhja e udhëheqjes së klubit do të duhej të bëhej përmes ideve dhe vizionit për të ardhmen e KB Prishtinës, e jo në mënyrë të fshehtë.

Plisat akuzojnë drejtuesit aktualë të klubit për mungesë dashurie dhe interesi për zhvillimin e klubit, duke pretenduar se veprimet e tyre janë të motivuara nga frika dhe përpjekja për të mbuluar, siç thonë ata, keqpërdorime dhe shkatërrim të klubit ndër vite.

Në reagim përmendet edhe emri i Bekë Berishës, i cili sipas Plisave është zgjedhur kryetar i klubit, duke e cilësuar atë si joprofesional dhe të papërshtatshëm për këtë pozitë, si dhe si një person pa lidhje me klubin, sportin apo qytetin e Prishtinës.

“Plisat” kështu kanë deklaruar qartë se nuk i japin mbështetje këtij emërimi dhe as kryesisë aktuale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Plisat kundërshtojnë ashpër emërimin e Bekë Berishës si kryetar i Sigal Prishtinës appeared first on Sinjali.

Tensionet me ShBA-në: Dhjetëra anije po ankorohen jashtë porteve të Iranit

14 January 2026 at 22:40

Dhjetëra anije komerciale i kanë lëshuar spirancat në një largësi të caktuar jashtë kufijve të porteve të Iranit ditëve të fundit, sipas të dhënave dhe burimeve të transportit detar, në kohën kur tensionet me Shtetet e Bashkuara po rriten.

Këto lëvizje shihen si masa kujdesi, duke i marrë parasysh tensionet dhe protestat e vazhdueshme në Iran, thanë burimet e transportit detar. Kufijtë e porteve janë domethënës, sepse ata bartin rrezik më të lartë për dëm kolateral në rast të sulmeve ajrore ndaj infrastrukturës afër tyre, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shtetet e Bashkuara do të tërheqin një pjesë të personelit nga bazat që i kanë në Lindjen e Mesme, tha të mërkurën një zyrtar amerikan, pasi një zyrtar i lartë iranian tha se Teherani i kishte paralajmëruar vendet fqinje se do t’i godiste bazat amerikane, nëse Uashingtoni e sulmon Iranin.

Numri i anijeve transportuese që po lëviznin drejt zonës ekonomike ekskluzive të Iranit – rrip uji përgjatë brigjeve të tij në Gjirin Persik dhe në Detin Kaspik që zgjerohet deri në 24 milje – u rrit nga 1 në 36 nga 6 deri më 12 janar, sipas një analize të kompanisë për inteligjencë detare, “Pole Star Global”.

Të paktën 25 anije transportuese ishin në pozicion të palëvizshëm në zonën ekonomike ekskluzive të Iranit afër portit Bandar Imam Khomeini, sipas të dhënave nga kompania për analiza detare dhe përcjellje të anijeve, “MarineTraffic”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tensionet me ShBA-në: Dhjetëra anije po ankorohen jashtë porteve të Iranit appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për të enjten

14 January 2026 at 22:33

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Lokalisht, në orët e mëngjesit pritet të ketë vranësira të ulëta apo mjegullinë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-22 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për të enjten appeared first on Sinjali.

U dyshua se keqpërdori fushatat humanitare, influencuesja italiane Chiara Ferragni lirohet nga akuzat për mashtrim

14 January 2026 at 22:18

Influencuesja italiane, Chiara Ferragni, është liruar nga akuzat për mashtrim të rëndë në të ashtuquajturin gjyq Pandorogate, i cili u përqendrua në fushata humanitare të dyshuara si mashtruese.

Prokurorët në Milano akuzuan Ferragni-n, i cili mund të përfundojë pas hekurave në këtë rast, për mashtrimin e konsumatorëve në vitet 2022 dhe 2023 duke promovuar shitjen e një torte pandoro me edicion të kufizuar, të prodhuar nga kompania italiane e ëmbëlsirave Balocco.

Sipas fushatës, çmimi i rritur duhet të kishte shkuar direkt për trajtimin e fëmijëve.

Një rast i ngjashëm lidhej me vezët e Pashkëve të markës Ferragni, të cilat u promovuan në mbështetje të shoqatës “I Bambini delle Fate”, e cila ndihmon fëmijët me autizëm.

Ferragni, e cila u kritikua ashpër nga publiku dhe gjyqësori, kërkoi falje menjëherë pas shpërthimit të polemikave dhe premtoi të dhuronte një milion euro për Spitalin e Fëmijëve Regina Margherita në Torino, i cili ishte i përfshirë në iniciativën Pandora. Ajo gjithashtu pagoi 1.2 milion euro për shoqatën “Bambini delle Fate”.

“Ne të gjithë jemi të prekur emocionalisht. I falënderoj të gjithë, avokatët e mi dhe ndjekësit e mi”, tha influencuesja 38-vjeçare pas lirimit nga akuzat.

Skandali ka dëmtuar rëndë popullaritetin e Ferragnës në mediat sociale, duke zvogëluar bazën e saj të fansave dhe duke tronditur perandorinë e saj të biznesit, e cila përfshin sektorët e bukurisë, licencimit dhe modës. Jeta e saj private u sulmua gjithashtu sepse martesa e saj me reperin e njohur Fedez u shemb nën presionin e publikut.

Statusi i saj si influencuesja më e njohur në Itali e bëri çështjen një rast ideal prove për prokurorët dhe rregullatorët, të etur për t’u dërguar një mesazh të qartë aktorëve të tjerë në ekonominë e krijuesve të përmbajtjes me rritje të shpejtë dhe kryesisht të parregulluar.

Në dhjetor 2023, autoriteti italian i konkurrencës gjobiti Ferragni-n me më shumë se një milion euro për “praktika të padrejta biznesi” në lidhje me tortën e markës Pandoro.

Disa muaj pasi plasi skandali, qeveria konservatore e kryeministres Giorgia Meloni prezantoi një projektligj, të quajtur “Ligji Ferragni”, për të synuar drejtpërdrejt ndikuesit e dyshuar se mashtrojnë audiencën e tyre me promovime të paqarta marketingu. Për momentin, nuk dihet nëse prokurorët do të paraqesin ankesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U dyshua se keqpërdori fushatat humanitare, influencuesja italiane Chiara Ferragni lirohet nga akuzat për mashtrim appeared first on Sinjali.

Nuk është Klopp, ja trajneri i preferuar i Florentino Perez për të marrë drejtimin e Real Madridit

14 January 2026 at 22:01

Një tërmet institucional ka tronditur zyrat e Real Madridit pas një sezoni plot kthesa të rrezikshme dhe vendime drastike nën diellin e kryeqytetit.

Epoka e Xabi Alonsos përfundoi papritur, duke lënë një boshllëk që Alvaro Arbeloa po përpiqet ta mbushë si një zgjidhje e përkohshme emergjente.

Në këtë skenar pasigurie, Real Madridi tashmë ka nisur të hartojë planin e tij për sezonin e ardhshëm me një prioritet të qartë.

Florentino Perez ka përqendruar vëmendjen te Lionel Scaloni, strategu që i solli lavdi të përjetshme kombëtares së Argjentinës.

Drejtuesit e klubit kërkojnë një profil që të kombinojë autoritetin taktik me aftësinë e veçantë për të menaxhuar një skuadër të mbushur me yje të nivelit botëror.

Emri i Lionel Scalonit gëzon konsensus të gjerë në nivelet më të larta të klubit, falë aftësisë së tij të dëshmuar për të fituar në situata me presion të lartë.

Bilanci i tij është kartëvizita më e fortë: një Kupë Bote, dy Copa America dhe Finalissima konfirmojnë metodologjinë e tij fituese të punës.

Shumë analistë brenda ambientit madrilen shohin te Scaloni një pasardhës natyral të stilit që dikur imponoi italiani Carlo Ancelotti.

Qetësia dhe aftësia për të lexuar lojën janë tipare të përbashkëta që e lehtësojnë kalimin drejt një cikli të ri fitues.

Presidenti tashmë ua ka lënë të kuptohet bashkëpunëtorëve të afërt se trajneri nga Santa Fe është zgjedhja e tij për të udhëhequr projektin pas Kupës së Botës 2026.

Argjentina do të shkojë në atë turne si një nga favoritët kryesorë dhe Scaloni e di se ai mund të jetë kulmi i karrierës së tij përpara se të kalojë Oqeanin Atlantik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk është Klopp, ja trajneri i preferuar i Florentino Perez për të marrë drejtimin e Real Madridit appeared first on Sinjali.

Yesterday — 14 January 2026Sinjali

Trump: Vrasjet në Iran janë ndalur

14 January 2026 at 21:56

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vrasjet dhe planet për ekzekutime në Iran janë ndalur.

“Na është thënë se vrasjet në Iran po ndalen, janë ndalur, po ndalen. Dhe nuk ka asnjë plan për ekzekutime”, ka thënë Trumpi nga Dhoma Ovale derisa ka shtuar se kjo gjë i është thënë nga burime të sigurta.

Trump ka theksuar se do ta përcjellë situatën, kur u pyet nëse ndërhyrja ushtarake amerikane ndaj Iranit tani është jashtë mundësisë të ndodhë.

“Jam i sigurt se nëse ndodh, të gjithë do të jemi shumë të mërzitur. Por, informacioni sapo mu dha… ata nuk do ta bëjnë një ekzekutim. Shpresoj se është e vërtet. Kjo është gjë e madhe”, ka shtuar ai, referuar 26-vjeçarit Erfan Soltani, protestues, i cili u raportua se do të ekzekutohej të mërkurën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Vrasjet në Iran janë ndalur appeared first on Sinjali.

Ekstradohen dy kosovarë për vepra të kryera në Çeki e Gjermani

14 January 2026 at 21:43

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar transferimin dhe ekstradimin e dy shtetasve kosovarë nga Çekia dhe Gjermania.

Më 13 janar 2026, është transferuar shtetasi i Kosovës i dënuar në Çeki për veprën penale “vrasje në tentativë”. Pas transferimit, ai iu dorëzua Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi një pjesë të tij e kishte kryer tashmë në Çeki.

Ndërsa më 14 janar 2026, është ekstraduar nga Gjermania një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale: mbajtje dhe kontroll të armës, lëndim trupor dhe kanosje. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë. I dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për vijimin e procedurave ligjore.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor thekson se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekstradohen dy kosovarë për vepra të kryera në Çeki e Gjermani appeared first on Sinjali.

Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

14 January 2026 at 21:23

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, aktualisht janë numëruar 96 nga 108 vendvotime, apo 88,68 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve, VV-ja prin me 43.99 për qind, pastaj është PDK-ja me 18.85, LDK-ja me 15.11 dhe AAK-ja me 8.74 për qind.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet appeared first on Sinjali.

KEK: Po operojmë me kapacitete të plota prodhuese

14 January 2026 at 21:15

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) po operon me kapacitete të plota prodhuese pas rikthimit të Njësisë B1 të mërkurën pasdite, e cila sipas KEK-ut nga ora 15:00 është duke funksionuar në gjendje të qëndrueshme teknike.

KEK ka sqaruar se ndalesa e përkohshme e Njësisë B1 ka qenë rezultat i rrjedhjeve të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës.

“Duke pasur parasysh se KEK, në operimin e rregullt, angazhon katër (4) njësi prodhuese, rikthimi i Njësisë B1 nënkupton se KEK po operon me kapacitete të plota prodhuese, duke garantuar stabilitet të prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe funksionim të qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik”, njoftoi KEK.

Gjatë ditës, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka sqaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike, një masë kyçe që, sipas KOSTT, ka garantuar stabilitetin dhe vazhdimësinë e furnizimit si dhe integritetin e sistemit.

Të martën u njoftua se do të kishte reduktime të rrymës për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KEK: Po operojmë me kapacitete të plota prodhuese appeared first on Sinjali.

Bisedimet për Grenlandën me SHBA-në, ministri danez: Trump ka dëshirë për ta pushtuar ishullin, por kjo nuk do ndodhë

14 January 2026 at 21:06

Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, ka deklaruar se “mosmarrëveshja themelore” mbetet pas bisedimeve “të sinqerta” në Shtëpinë e Bardhë për Groenlandën.

Ai mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Groenlandës, ku mes të tjerash deklaroi se qëllimi ishte të gjendej një rrugë e përbashkët për sigurinë në Arktik.

Rasmussen thotë se është e qartë se Trump ka dëshirën për të “pushtuar” Groenlandën, por se ai beson se takimi ka arritur të “ndryshojë qëndrimin amerikan”.

“E bëmë shumë, shumë të qartë se kjo nuk është në interes të Groenlandës”, thotë ai.

“Danimarka është padyshim në anën e duhur të historisë”, shtoi ai.

Para konferencës për shtyp, Danimarka tha se do të “zgjerojë” praninë e saj ushtarake në Groenlandë në “bashkëpunim të ngushtë me aleatët”.

Më parë, Presidenti Donald Trump këmbënguli përsëri se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën për “siguri kombëtare” dhe paralajmëroi për kërcënime nga Rusia dhe Kina.

Kërkesat e Trump për të marrë kontrollin e ishullit janë refuzuar nga udhëheqësit e Groenlandës dhe Danimarka, anëtare e NATO-s, nga e cila ishulli është një territor gjysmë-autonom.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bisedimet për Grenlandën me SHBA-në, ministri danez: Trump ka dëshirë për ta pushtuar ishullin, por kjo nuk do ndodhë appeared first on Sinjali.

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet?

14 January 2026 at 20:53

Dyshime për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, dhe ankesa nga kandidatët për deputetë ka pasur në vazhdimësi ndër vite në Kosovë.

Tani, një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’i rinumëruar votat në një të tretën e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka ngritur shqetësime edhe për integritetin e procesit më të fundit zgjedhor.

Për më tepër, rinumërimi rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, dhe mund të sjellë ndryshime në përbërjen e Kuvendit prej 120 vendesh, paralajmërojnë vëzhguesit.

Çka ndodhi dhe si erdhi deri këtu?

KQZ-ja – e cila mbikëqyr procesin zgjedhor në vend – e filloi rinumërimin më 13 janar në 914 vendvotime nga 2.557 sa ishin në zgjedhjet e dhjetorit, pasi vërejti mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë.

“Rezulton se votat e kandidatëve, të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit, nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime”, tha KQZ-ja.

Rinumërim të plotë, sipas saj, do të ketë në 10 komuna të Kosovës, ndërkaq në 28 komunat tjera do të ketë rinumërim vetëm në 10 për qind të vendvotimeve, gjatë dy javëve në vijim.

KQZ-ja i hetoi 33 vendvotime të ndryshme në gjithë vendin, duke i shikuar xhirimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në qendrat komunale të numërimit.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e votave ka për qëllim garantimin e saktësisë dhe integritetit të procesit zgjedhor”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Si bëhet numërimi i votave dhe si rrodhën lëshimet?

KQZ-ja i emëron grupet e numërimit në bazë të nominimeve të partive politike, sipas Ligjit për zgjedhjet.

Në rastet kur subjekti politik nuk nominon anëtarë për numërim apo nominon pamjaftueshëm, apo kur numëruesit e subjekteve politike nuk paraqiten në vendin e numërimit, KQZ-ja emëron numërues nga stafi i saj.

Në qendrat komunale të numërimit vendosen tavolina, në të cilat, tani me ligjin e ri nga viti 2023, përveç grupeve të numërimit, vendoset edhe një kamerë sipër për ta xhiruar çdo fletëvotim që kalon nëpër dorën e numëruesit, e cila shfaq fletëvotimin në një ekran aty pranë. Ai ekran shërben për t’ua mundësuar vëzhguesve ta shohin dhe ta verifikojnë çdo fletëvotim.

Po ashtu, numëruesi flet me zë të lartë, në mënyrë që zyrtari tjetër përgjegjës t’i fusë votat në një sistem elektronik. Përveç personit që e lexon fletëvotimin, një i dytë e merr atë dhe e verifikon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet? appeared first on Sinjali.

A mund ta mbrojë BE-ja, Grenlandën në rast të një sulmi nga SHBA?

14 January 2026 at 20:44

Që kur u rikthye në detyrë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ripërtërirë kërcënimet për të marrë kontrollin e Grenlandës, duke përmendur shqetësimet e sigurisë dhe rrezikun që paraqet ndikimi rus ose kinez në territorin e Arktikut.

“Do të doja shumë të bëja një marrëveshje me ta, është më e lehtë. Por në një mënyrë ose në një tjetër, do ta kemi Groenlandën”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One të dielën.

Në realitet, kërcënimet e Trump nuk janë asgjë e re dhe ato u rishfaqën pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Venezuelë më 3 janar.

Kapja e Presidentit Nicolás Maduro në një operacion të shpejtë gjatë natës ka ngjallur shqetësim midis udhëheqësve evropianë se sa larg mund të jetë i gatshëm të shkojë Uashingtoni për të marrë kontrollin e ishullit.

Komentet e Trump kanë shkaktuar gjithashtu paralajmërime në Evropë se ndërhyrja ushtarake e SHBA-së kundër Grenlandës, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, do ta zhytte NATO-n në krizë dhe potencialisht do të shkaktonte fundin e aleancës.

Nëse Groenlanda do të sulmohej, a mund të ndërhynte Evropa në të vërtetë dhe sipas cilës klauzolë?

Çfarë është Groenlanda dhe pse ka rëndësi?

Groenlanda është një territor gjysmë-autonom jashtë Bashkimit Evropian, por brenda Mbretërisë së Danimarkës, e cila është vetë anëtare e BE-së.

Zakonisht, Groenlanda, si një pjesë autonome e Danimarkës, duhet të përfitojë nga mbrojtja sipas Nenit 5 të NATO-s, në rast se përballet me një sulm. Sipas këtij neni, një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të NATO-s përbën një sulm kundër të gjithë anëtarëve të aleancës.

Sipas ekspertëve, një skenar i tillë mund ta shtyjë NATO-n në krizë, duke pasur parasysh se SHBA-të janë anëtare të NATO-s dhe aleanca ushtarake është krijuar për të mbrojtur shtetet anëtare nga një agresor i jashtëm, jo ​​nga njëri-tjetri.

Por ekziston një pakt i dytë, më pak i njohur, që mund ta mbrojë Groenlandën në rast të një sulmi nga SHBA-të: Neni 42.7 i Traktatit për Bashkimin Evropian.

Të hënën, Komisioneri Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, i tha Reuters se ky nen 42.7 i detyronte shtetet anëtare të ofronin ndihmë dhe asistencë për një shtet tjetër anëtar, në këtë rast Danimarkën, në rast të një agresioni të armatosur në territorin e saj.

Neni 42.7

Tim Haesebrouck, profesor asistent i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Ghentit, i tha The Cube, ekipit të verifikimit të fakteve të Euronews, se një nga pikat e forta të klauzolës është se mund të aktivizohet nga një vend i vetëm pa kërkuar konsensus paraprak.

Aty thuhet se shtetet e tjera anëtare kanë një detyrim për ndihmë dhe asistencë me të gjitha mjetet në fuqinë e tyre ndaj vendit që e shkaktoi atë.

Pasi të aktivizohet, pritet që vendet e tjera të reagojnë, por mënyra se si e bëjnë këtë është qëllimisht e hapur, që do të thotë se ndihma mund të jetë ekonomike, politike ose ushtarake.

Herën e fundit dhe të vetme që klauzola u përdor ishte pas sulmeve terroriste në Paris në vitin 2015, kur Franca kërkoi ndihmë për të luftuar të ashtuquajturin grupin e Shtetit Islamik (ISIS).

Megjithatë, statusi i Groenlandës e ndërlikon zbatimin e klauzolës. Duke pasur parasysh që ishulli u largua nga Komuniteti Ekonomik Evropian, paraardhësi i BE-së, në vitin 1985 dhe tani klasifikohet si Vend dhe Territor Jashtë Shtetit, shumica e ligjeve të BE-së, përfshirë dispozitat e mbrojtjes, nuk zbatohen plotësisht për të.

Sipas Aurel Sari, profesor i së drejtës ndërkombëtare publike në Universitetin e Exeter, nuk ka pasur një vendim autoritar nëse Neni 42.7 shtrihet në territore të tilla si Groenlanda.

Nëse është i zbatueshëm, ka kufizime në masën në të cilën mund të zbatohet ligjërisht, pasi çështjet e mbrojtjes bien jashtë juridiksionit të gjykatave të BE-së.

“Në mes të një konflikti të armatosur, nëse territori juaj është nën sulm nga një fuqi e madhe, nga një fuqi e madhe si Shtetet e Bashkuara, nuk do t’i drejtoheni gjykatave për të provuar të zbatoni këtë ndihmë”, tha Sari për The Cube.

Asnjë garanci për mbrojtje ushtarake

Edhe nëse është i zbatueshëm për Groenlandën, Neni 42.7 nuk është një garanci automatike e mbrojtjes ushtarake, megjithëse mbështetja ushtarake është një opsion i disponueshëm në klauzolë.

Sipas Haesebrouck, është e pasigurt nëse Evropa realisht ka kapacitetin mbrojtës për t’u përballur ushtarakisht me Uashingtonin, me një çekuilibër fuqie që favorizon SHBA-në në çdo hap të përshkallëzimit.

“Shtetet e Bashkuara do të kishin gjithmonë dominim përshkallëzues, që në fakt do të thotë se në çdo fazë të përshkallëzimit, Shtetet e Bashkuara thjesht mund të përshkallëzoheshin në një nivel më të lartë dhe të ishin të sigurta se do të fitonin”, tha ai.

Nga një perspektivë ligjore, klauzola nuk duhet të kuptohet si një premtim për forcë ushtarake automatike dhe nuk është i vetmi lloj ndihme në dispozicion.

“Nuk është vetëm ndihma ushtarake që është e rëndësishme dhe mund të ofrohet në këto lloj rrethanash. Mund të jetë edhe politike, mund të ushtrojë presion ekonomik”, tha Sari.

Këto do të varen nga vullneti politik i secilit shtet anëtar për të ofruar mbështetje. Të martën, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, tha se vendi do të donte të merrte një rol më të madh në kontributin për sigurinë ushtarake të Arktikut, megjithëse ai këmbënguli që kuadri i NATO-s duhet të jetë pjesë e çdo zgjidhjeje.

“Në fund të ditës, kjo varet vërtet dhe bazohet në një angazhim politik”, tha Sari për The Cube.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A mund ta mbrojë BE-ja, Grenlandën në rast të një sulmi nga SHBA? appeared first on Sinjali.

Estonia përfundon ndërtimin e 110 kilometrave të gardhit përgjatë kufirit me Rusinë

14 January 2026 at 20:43

Estonia ka përfunduar 110 kilometra të gardhit të planifikuar përgjatë kufirit lindor me Rusinë, thanë autoritetet të mërkurën, ndërsa shteti baltik vazhdon të forcojë mbikëqyrjen dhe infrastrukturën në kufirin e tij me Federatën Ruse.

Bordi i Policisë dhe Rojës Kufitare (PPA) tha se kufiri tokësor shtrihet në total 135 km, me punimet e ndërtimit që pritet të përfundojnë deri në vitin 2027.

“Një pjesë e madhe e këtyre kilometrave është tashmë e mbuluar me sisteme të reja dhe moderne mbikëqyrjeje. Instalimi i zgjidhjeve të mbikëqyrjes në infrastrukturën e mbetur do të vazhdojë në vitet në vijim”, tha në një deklaratë Veiko Kommusaar, kreu i rojes kufitare në PPA.

Puna po vazhdon në zonën jugore të Saatse, ku rrugët që kalojnë nëpër territorin rus janë mbyllur përgjithmonë dhe kanë ndryshuar drejtim pas një pamjeje të personelit të armatosur tetorin e kaluar, sipas agjencisë estoneze të lajmeve ERR.

Autoritetet po ndërtojnë gjithashtu një urë të re mbi lumin Piusa dhe po zhvillojnë një rrugë të re përmes kënetës së Krabilovës për të lidhur stacionin e rojes kufitare Saatse me pikën e kalimit kufitar aty pranë.

Rrugët patrulluese po ndërtohen për të siguruar akses më të shpejtë dhe më të lehtë për ekipet e mbikëqyrjes kufitare. Përveç kësaj, pozicionet e radarëve përgjatë kufirit të lumit Narva po përmirësohen dhe zgjerohen për të përmirësuar aftësitë e monitorimit dhe kohën e reagimit ndaj kërcënimeve të mundshme, tha Kommusaar.

Disa pjesë të kufirit në ndërtim e sipër fillimisht ishin planifikuar të shkëmbeheshin me Rusinë pas ratifikimit të një traktati dypalësh kufitar, i cili ende nuk ka hyrë në fuqi.

Kostoja totale e projektit kufitar vlerësohet në 185.1 milionë euro, me përfundimin e synuar për në fund të vitit të ardhshëm.

Autoritetet estoneze planifikojnë gjithashtu të fillojnë testimin e infrastrukturës kufitare përgjatë pjesëve të kufirit ujor më vonë këtë vit, duke u përqendruar në zonat kritike ku kohët e reagimit janë të shkurtra.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Estonia përfundon ndërtimin e 110 kilometrave të gardhit përgjatë kufirit me Rusinë appeared first on Sinjali.

BBC: Starlink thuhet se është bërë falas në Iran – por protestuesit po marrin rreziqe të mëdha duke e përdorur atë

14 January 2026 at 20:05

Starlink thuhet se ka hequr dorë nga pagesat mujore të abonimit për përdoruesit brenda Iranit, pasi qeveria e tij mbylli internetin të enjten e kaluar – duke i shkëputur miliona njerëz nga familjet, mjetet e jetesës dhe aksesin në informacion, gjatë një shtypjeje vdekjeprurëse të protestave.

Teknologjia satelitore është bërë një litar jetësor komunikimi për disa nga ata në vend që përpiqen t’i tregojnë botës së jashtme se çfarë ka ndodhur në terren ditët e fundit.

Dy persona në Iran i thanë BBC Persian se pajisja e tyre po funksiononte të martën në mbrëmje edhe pse nuk kishin qenë duke i përballuar pagesat e abonimit. Drejtori i një organizate që ndihmon iranianët të lidhen me internetin i tha gjithashtu BBC Persian se Starlink ishte bërë falas.

Teknologjia satelitore, e cila i përket kompanisë SpaceX të Elon Musk, ofron internet për dhjetëra mijëra njerëz në Iran, pavarësisht faktit se është i paligjshëm atje. Që kur interneti u mbyll, ai është bërë një nga kanalet e fundit, nëse jo i fundit, që iranianët kanë mbetur për të komunikuar me botën e jashtme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BBC: Starlink thuhet se është bërë falas në Iran – por protestuesit po marrin rreziqe të mëdha duke e përdorur atë appeared first on Sinjali.

Kush është 26-vjeçari që pritet të ekzekutohet me varje në Iran, takoi vetëm 10 min familjen

14 January 2026 at 19:42

Një protestues iranian 26-vjeçar, i arrestuar prej pothuajse një jave, pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në protestat antiqeveritare që kanë tronditur Iranin.

Zhvillimi vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje hapur qytetarëve iranianë që “të vazhdojnë të protestojnë”, duke shprehur edhe mbështetje. Por kjo deklaratë ka shkaktuar reagime diplomatike nga Teherani.

Donald Trump, i pyetur në një intervistë për CBS lidhur me ekzekutimin e të riut, paralajmëroi masa shumë të ashpra nëse dënimi me vdekje do të zbatohet.

“Do të marrim masa shumë të forta. Nëse bëjnë diçka të tillë, do të reagojmë me masa shumë të forta”, u shpreh ai, duke shtuar se, për të ilustruar qëndrimin e tij, i referohej operacioneve të mëparshme të SHBA-së, përfshirë ndërhyrjen në Venezuelë dhe eliminimin e ish-kreut të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, në vitin 2019.

“Nuk duam të shohim atë që po ndodh në Iran. Është një gjë kur njerëzit protestojnë, por është tjetër kur fillojnë të vriten mijëra persona. Tani po më flisni për varje. Do të shohim si do t’u dalë kjo. Nuk do t’u dalë për mirë”, shtoi ai.

Sipas organizatës norvegjeze për të drejtat e njeriut Hengaw, Erfán Soltani, nga qyteti Fardis në perëndim të Teheranit, pritet të ekzekutohet më vonë gjatë ditës. Ai ishte arrestuar në lidhje me protestat në qytetin Karaj, në datën 8 Janar, dhe prej asaj dite po mbahet në burg.

Gazeta amerikane “The Sun” raportoi se ai besohet të akuzohet për “luftë kundër Zotit”, gjë që dënohet me vdekje në Iran.

Mbështetësit pretenduan se atij nuk iu lejua të kërkonte këshilla ligjore dhe gjithashtu nuk iu dha mundësia të mbrohej dhe kundër tij u dha një vendim me vdekje me varje. Sipas raportimeve, familja e Soltanit u informua më 11 janar 2026 se ai ishte dënuar me vdekje, dhe ekzekutimi i tij thuhet se ishte planifikuar të zhvillohej më 14 janar 2026. Familja thuhet se pretendoi se nuk u ishte thënë pse u arrestua ose cili autoritet e kreu arrestimin.

Ai u lejua të shihte familjen e tij vetëm për dhjetë minuta dje për t’i thënë lamtumirë, raportoi The US Sun, duke cituar aktivistët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush është 26-vjeçari që pritet të ekzekutohet me varje në Iran, takoi vetëm 10 min familjen appeared first on Sinjali.

❌
❌