Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Sinjali

Xherdan Shaqiri zgjedhet sportisti i vitit në Basel

19 January 2026 at 22:52

Në një mbrëmje solemne të mbajtur të hënën, më 19 janar 2026, në St. Jakobshalle, u ndanë çmimet prestigjioze “Basler Sport-Champions 2025”, ku FC Basel 1893 ishte protagonisti kryesor i ceremonisë.

Klubi zviceran pati arsye të dyfishta për festë, pasi kapiteni dhe figura qendrore e skuadrës kampione, Xherdan Shaqiri, u shpall “Sportisti i Vitit 2025 në Basel”.

Shaqiri, si lojtar vendas dhe lider i padiskutueshëm në fushë, u vlerësua për kontributin e tij vendimtar në sukseset e ekipit gjatë vitit të kaluar.

Përveç çmimit individual, edhe skuadra e FC Basel u nderua me çmimin “Skuadra e Vitit 2025”, duke konfirmuar dominimin dhe sezonin e jashtëzakonshëm të klubit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xherdan Shaqiri zgjedhet sportisti i vitit në Basel appeared first on Sinjali.

Ish-kryetarja e KQZ-së: Kurrë s’ka ndodhur të ketë dallim nga 6 mijë vota, të merret drejtësia me këtë çështje

19 January 2026 at 22:49

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se asnjëherë më parë nuk është shënuar një dallim prej rreth 6 mijë votash për një kandidat pas rinumërimit.

Ajo ka theksuar se rinumërimet kanë qenë të zakonshme pothuajse në çdo palë zgjedhje, madje edhe rivotimet, por pa dallime kaq të mëdha.

Sipas Dakës, në të kaluarën nuk ka pasur mospërputhje prej mijëra votash si ato që po evidentohen tani.

Ajo ka shtuar se ky fenomen kërkon shqyrtim të thellë institucional, përfshirë analizimin e ndryshimeve ligjore të bëra në vitin 2023.

Daka në Debat Plus ka theksuar se drejtësia duhet të merret seriozisht me këtë çështje, ashtu siç ka vepruar në vitin 2010, kur pas asaj që ajo e quajti “vjedhje industriale” u organizuan rivotime në disa qytete dhe KQZ-ja dorëzoi rreth 2 mijë kallëzime penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-kryetarja e KQZ-së: Kurrë s’ka ndodhur të ketë dallim nga 6 mijë vota, të merret drejtësia me këtë çështje appeared first on Sinjali.

Brooklyn Beckham thotë se nuk do të pajtohet me prindërit e tij: Kam qenë i kontrolluar për pjesën më të madhe të jetës sime

19 January 2026 at 22:45

Konflikti i familjes Beckham ka dalë përfundimisht nga korniza e thashethemeve tabloide dhe është shndërruar në një skandal të hapur që po trondit Hollywood-in.

Brooklyn Beckham ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë në Instagram, ku akuzon prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, se kanë tentuar prej vitesh të “kontrollojnë narrativën” e jetës së tij dhe se janë përpjekur “në mënyrë të vazhdueshme të shkatërrojnë” martesën e tij me Nicola Peltz.

Brooklyn, i cili është i distancuar nga familja prej rreth tre vitesh, shpjegon se ka zgjedhur të heshtë për një kohë të gjatë për të ruajtur privatësinë, por sipas tij, kjo heshtje është shfrytëzuar kundër tij.

“Kam heshtur për vite me radhë dhe kam bërë çdo përpjekje që këto çështje të mbeten private. Fatkeqësisht, prindërit e mi dhe ekipi i tyre kanë vazhduar t’i drejtohen mediave, duke mos më lënë asnjë zgjidhje tjetër veçse të flas vetë dhe të tregoj të vërtetën për disa nga gënjeshtrat që janë publikuar”.

Ai thekson qartë se nuk kërkon pajtim me familjen dhe se kjo deklaratë është një akt vetëmbrojtjeje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Brooklyn Beckham thotë se nuk do të pajtohet me prindërit e tij: Kam qenë i kontrolluar për pjesën më të madhe të jetës sime appeared first on Sinjali.

Von der Leyen: Duhet respektuar sovraniteti i Groenlandës dhe Danimarkës

19 January 2026 at 22:12

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se i ka theksuar një delegacioni dypartiak nga Kongresi Amerikan “nevojën për të respektuar pa mëdyshje” sovranitetin e Groenlandës dhe Danimarkës, gjatë një takimi të zhvilluar të hënën në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër.

Sipas saj, respektimi i sovranitetit është thelbësor për marrëdhëniet transatlantike midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. “Kjo është me rëndësi të madhe për marrëdhënien tonë transatlantike”, theksoi von der Leyen.

Ajo shtoi se, pavarësisht dallimeve, BE-ja mbetet e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në, NATO-n dhe aleatët e tjerë, në koordinim të plotë me Danimarkën, për avancimin e interesave të përbashkëta të sigurisë.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara lidhur me Arktikun dhe rolin strategjik të Groenlandës, duke e vendosur çështjen e sovranitetit në qendër të diskutimeve ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Von der Leyen: Duhet respektuar sovraniteti i Groenlandës dhe Danimarkës appeared first on Sinjali.

Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

19 January 2026 at 22:05

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar në Maqedoninë e Veriut një person që ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë.

Personi i ekstraduar ishte arrestuar më herët nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. I dyshuari ishte i arratisur nga burgu, ku ishte duke vuajtur dënimin për veprën penale “Grabitje”.

“Procesi i ekstradimit është realizuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar appeared first on Sinjali.

Ymeri reagon pas padisë nga KEK-u: Kurti po më përndjek politikisht

19 January 2026 at 21:33

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar pas padisë së parashtruar të Korporatës Energjetike të Kosovës, ndaj saj. Sipas Ymerit, KEK-u si ndërmarrje shtetërore, në bazë të ligjit i ndalohet të kërkojë dëmshpërblim për shpifje andaj sipas saj kjo është bërë vetëm për ta frikësuar.

Ymeri akuzon kryeministrit në detyrë Albin Kurti, se po e përndjekë politikisht përmes të emëruarve të tij në KEK.

“Sipas LIGJIT NR. 02/L-65 LIGJI CIVIL KUNDËR SHPIFJES DHE FYERJES, Neni 5.4, autoritetet publike ndalohen shprehimisht të kërkojnë dëmshpërblim për shpifje. KEK-u është 100% shtetëror. Juristët e KEK-ut e dinë (ose duhet ta kenë ditur) këtë, por e kanë dorëzuar padinë vetëm për tendencë frikësimi dhe përndjekjeje – gjë që dëshmohet edhe nga publikimi i qëllimshëm i adresës sime të banimit qe është shkelje flagrante e LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE. Duke marrë parasysh që KEK është një ndërmarrje e menaxhuar nga të emëruar politikë, kjo padi është një akt i përndjekjes politike të orkestruar nga Albin Kurti dhe sejmenet e tij në KEK”, ka thënë Ymeri përmes një reagimin në faqen e saj në Facebook.

Tutje, deputetja e zgjedhur e LDK-së ka thënë se akoma nuk ka pranuar ndonjë ftesë apo njoftim zyrtar nga Gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ymeri reagon pas padisë nga KEK-u: Kurti po më përndjek politikisht appeared first on Sinjali.

Pretendime për ofrim ilaçesh si trajtim për autizëm, reagon Ministria e Shëndetësisë

19 January 2026 at 21:16

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka reaguar lidhur me raportimet në media dhe në rrjete sociale, ku pretendohet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm.

Në reagimin e saj, Ministria ka shprehur shqetësim për këto raportime dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë shëndetësorë të licencuar.

MSH ka bërë të ditur se për këtë rast ka njoftuar institucionet kompetente dhe se është në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.

“Shëndeti i fëmijëve mbetet prioritet absolut dhe çdo keqpërdorim që e rrezikon atë do të trajtohet me seriozitet të lartë institucional”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pretendime për ofrim ilaçesh si trajtim për autizëm, reagon Ministria e Shëndetësisë appeared first on Sinjali.

Kurti në Davos takohet me Ministrin e Tregtisë së Kanadasë për të forcuar marrëdhëniet tregtare

19 January 2026 at 21:13

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se pas mbërritjes në Davos, ka takuar Ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu, në Shtëpinë e Kosovës.

Në këtë takim u diskutuan mënyra për të forcuar marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë në disa fusha, përfshirë sektorin e teknologjisë informative (ICT) dhe industrinë e minierave.

“Pas mbërritjes në Davos, pata kënaqësinë e madhe të takoja Ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu (@MSidhuLiberal), në Shtëpinë e Kosovës. Diskutuam mënyra për të forcuar marrëdhëniet tregtare në disa fusha, përfshirë sektorin e ICT-së dhe industrinë e minierave”, shkruan Kurti në X.

Upon arriving in Davos, I had the great pleasure of meeting Canada’s Minister of International Trade, Maninder Sidhu (@MSidhuLiberal) at the House of Kosova. We discussed ways to strengthen trade relations across several fields, including the ICT sector and the mining industry.… pic.twitter.com/l9z0RSmP1e

— Albin Kurti (@albinkurti) January 19, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti në Davos takohet me Ministrin e Tregtisë së Kanadasë për të forcuar marrëdhëniet tregtare appeared first on Sinjali.

Kosova vazhdon ngritjen në ranglistën e FIFA-s

19 January 2026 at 21:07

Kosova është ngritur edhe për një pozitë në ranglistën e FIFA-s. Nga pozita e 80-të, në të cilën ishte në dhjetor, Kosova është ngritur në pozitën e 79-të.

Ranglista e re e FIFA-s u publikua të hënën pasdite, një ditë pas përfundimit të Kupës së Afrikës.

Pozita e 79-të është më e mira e përfaqësueses së Kosovës në futboll deri më tani.

Ndërkohë, Shqipëria mbetet në pozitën e 63-të.

Ngritjen e Kosovës e ka mundësuar rënia e Gabonit për plot tetë pozita. Gaboni u paraqit në Kupën e Afrikës dhe i humbi të gjitha tri ndeshjet. Kjo ka bërë që të bie në vendin e 86-të, kurse disa përfaqësuese të avancojnë për një apo dy pozita.  

Pozitat e para nuk kanë ndryshuar. 

Spanja është e para, e përcjellë nga Argjentina e Franca. Pason Anglia në vendin e katërt dhe Brazili në vendin e pestë. Maroku ka avancuar për tri pozita dhe tani është në vendin e tetë. 

Kosova në mars luan plejofin për Kupën e Botës 2026. Më 26 mars luan kundër Sllovakisë në Bratislavë në gjysmëfinale. 

Fituesi i duelit Sllovaki – Kosovë përballet në finale të plejofit me Turqinë apo Rumaninë.

Një pozitë ka avancuar edhe Sllovakia, që tani është e 44-ta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova vazhdon ngritjen në ranglistën e FIFA-s appeared first on Sinjali.

Rinumërimi rrezikon krijimin e institucioneve të reja

19 January 2026 at 21:04

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e plotë të votave të hedhura më 28 dhjetor po hap një kapitull të ri paszgjedhor, por njëkohësisht po shton shqetësimet për zvarritjen e krijimit të institucioneve të reja të vendit.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe, sipas zyrtarëve të KQZ-së, pritet të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë, me afat orientues deri më 1 shkurt.

Vendimi për rinumërim të plotë erdhi pasi rinumërimi i rreth një të tretës së vendvotimeve nxori dallime të mëdha, nga qindra deri në mijëra vota për kandidatë brenda të njëjtave subjekte politike.

Megjithëse rinumërimi shihet si proces i domosdoshëm për garantimin e integritetit të votës, zgjatja e tij po rrezikon drejtpërdrejt afatet kushtetuese dhe politike.

Çdo vonesë në certifikimin e rezultateve nënkupton vonesë në konstituimin e Kuvendit të ri, formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Situata bëhet edhe më e ndjeshme për faktin se Kuvendi i ardhshëm ka detyra urgjente përpara.

Në të njëjtën kohë, zgjedhja e presidentit duhet të ndodhë para përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani në prill, çka lë një hapësirë kohore shumë të ngushtë.

Sipas vlerësimeve, pas përfundimit të rinumërimit, institucionet do të kenë rreth një muaj kohë për të konstituar Kuvendin, formuar qeverinë dhe zgjedhur presidentin, një afat që shihet si tejet i shkurtër për një proces kaq të ndërlikuar politik.

Në këtë kontekst, rinumërimi i plotë, ndonëse i rëndësishëm për transparencën zgjedhore, po shndërrohet në një faktor rreziku për stabilitetin institucional, në një moment kur vendi nuk ka luksin e vonesave të gjata.

Rinumërim i të gjitha votave të 28 dhjetorit

KQZ e miratoi këtë vendim në mbledhjen e së hënës (19.01.2026), pas evidentimit të dallimeve të mëdha gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave.

Fillimisht, rinumërimi ishte paraparë të zhvillohej vetëm në 10 për qind të vendvotimeve në 28 komuna dhe në mënyrë të plotë në 10 komuna të tjera.

Megjithatë, devijimet e zbuluara në këtë fazë, nga qindra deri në mijëra vota për kandidatë brenda të njëjtave subjekte politike, e shtynë KQZ-në të marrë vendim për rinumërim të plotë në të gjithë vendin.

Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dallimet më të mëdha janë vërejtur në Komunën e Prizrenit, ku është vendosur edhe shkarkimi i përfaqësuesve politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor.

Hetime në shkallë të gjerë

Paralelisht me rinumërimin, institucionet e drejtësisë kanë nisur veprime konkrete.

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive themelore që të fillojnë hetime në 20 komunat ku rinumërimi ka përfunduar.

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka kërkuar grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante për keqpërdorime të dyshuara në procesin zgjedhor, si në komunat ku rinumërimi ka përfunduar, ashtu edhe në ato ku procesi është ende në zhvillim.

“Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet, në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që në të gjitha komunat ku ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave, të fillojnë grumbullimin e informatave të nevojshme dhe të sigurojnë prova relevante, që vërtetojnë kryerjen e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Po ashtu, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula ka kërkuar që edhe në komunat ku ende nuk ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave që “menjëherë pas përfundimit të këtij procesi të fillohet nga prokuroritë përkatëse procesi i grumbullimit të provave të nevojshme.”

Prokurori i Shtetit tha se do të mbetet i angazhuar për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve dhe “do të hetojë çdo rast, për të cilin kanë dyshime është keqpërdorë – falsifikuar vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi rrezikon krijimin e institucioneve të reja appeared first on Sinjali.

Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlandë, dërgon trupa të tjera në ishull

19 January 2026 at 20:55

Danimarka po përgatitet të rrisë praninë e saj ushtarake në Groenlandë, mes një krize me Shtetet e Bashkuara dhe kërcënimeve të Donald Trump për të aneksuar ishullin.

Rrjeti danez TV2 raportoi se një “forcë e konsiderueshme” ushtarësh danezë pritet të mbërrijë të hënën në mbrëmje në Kangerlussuaq, ku ndodhet aeroporti kryesor ndërkombëtar i Groenlandës.

Komandanti më i lartë ushtarak i Danimarkës në Arktik, Gjeneral Major Andersen, tha se rreth 100 ushtarë danezë kanë mbërritur tashmë në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, dhe një numër i ngjashëm në Kangerlussuaq, në Groenlandën perëndimore.

Politico raporton se misioni do të jetë afatgjatë. Ushtarët do të marrin pjesë në stërvitjen Arctic Endurance. Andersen tha javën e kaluar se misioni është një përgjigje ndaj kërcënimeve ruse, jo ndaj Trump.

Ndërkohë, siç vëren Politico, Kopenhageni kërkoi një mision të NATO-s në Groenlandë të hënën, një kërkesë që u “vu në dukje” nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Në deklarata, ministri danez i Mbrojtjes Trolls Lund Poulsen dënoi kërcënimet e Trump kundër Groenlandës si “jashtëzakonisht të dëmshme”, por paralajmëroi se Aleanca “ende nuk mund të përballojë ndërprerjen e marrëdhënieve të saj me Uashingtonin”. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlandë, dërgon trupa të tjera në ishull appeared first on Sinjali.

Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçarja pa debat dhe pa demokraci është dëm

19 January 2026 at 20:39

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është lajmëruar me një postim në Facebook, pas mbledhjes gati katër orëshe që mbajti sot Kryesia e kësaj partie.

Abdixhiku ka thënë se në këtë mbledhje vendosën që Kuvendi i LDK-së të thirret më 31 janar, teksa ka thënë se ky Kuvend nuk është krizë por “mundësi”.

“Në një kohë kur politika shpesh ushqehet me tension dhe gjuhë përçarëse, ne zgjedhim maturinë. Zgjedhim qetësinë, dialogun e gjerë dhe besimin në demokracinë e brendshme. Debati është i shëndetshëm; përçarja pa debat dhe pa demokraci është dëm. LDK ka kaluar shumë sfida dhe gjithmonë ka ditur të ruajë boshtin e saj: demokracinë, dinjitetin dhe besimin te anëtarësia. Edhe kësaj here do të dalim më të bashkuar dhe më të gatshëm për sfidat që na presin, pa i llogaritur fatet tona individuale. Aq më pak timin”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai është shprehur i bindur se pas Kuvendit, LDK do të ecë përpara më e qartë, më e bashkuar dhe më e përgatitur.

“Në LDK nuk i ikim asnjëherë përgjegjësisë. As kur është e lehtë, e sidomos kur është e vështirë. Sepse kjo shtëpi nuk është ndërtuar për rehati personale, por për shërbim dhe për përgjegjësi ndaj një ideali më të madh se secili prej nesh. Prandaj, me përgjegjësi përballemi; para anëtarësisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Pas mbledhjes së sotme, zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, deklaroi se Abdixhiku do ta ofroj dorëheqjen si Kryetar i LDK’së para këtij Kuvendi dhe se pastaj vendimi u mbetet në dorë delegatëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçarja pa debat dhe pa demokraci është dëm appeared first on Sinjali.

Sekretari Bessent thotë se Trumpit duhet t’i merren seriozisht fjalët për Grenlandën, ka një paralajmërim

19 January 2026 at 19:44

Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, ka folur para gazetarëve në Davos, ku pritet të fillojë Forumi Ekonomik Botëror.

Duke mbajtur një shall me flamurin amerikan, ai tha se fokusi i Shteteve të Bashkuara është që të dërgohet një porosi e qartë se “Amerikan e para nuk do të thotë Amerika e vetme” dhe se “presidenti Trump do të flasë për këtë, se si duket në botë lidershipi amerikan”, raporton gazeta “The Guardian”.

Zyrtari i lartë amerikan thotë se fokusi do të jetë “shtytja për rritje dhe heqje të rregullave [kufizimeve]”, duke iu referuar zhvillimit ekonomik.

Sa i përket Grenlandës, ai tha se nuk është i njoftuar me zhvillimet e fundit, pasi ka qenë duke udhëtuar, por “ka shumë telefonata” në ardhje dhe “secili duhet t’i marrë seriozisht fjalët e presidentit”.

Bessent tha se nuk di asgjë për letrën që Trumpi ia ka dërguar kryeministrit norvegjez, por thotë se është “gënjeshtër absolute” që të sugjerohet se presidenti amerikan po vendos për të ardhmen e Grenlandës “për shkak të Çmimit Nobel”.

“Presidenti po e shikon Grenlandën si një aset strategjik për Shtetet e Bashkuara. Ne nuk do t’ia transferojmë askujt tjetër sigurinë tonë të hemisferës” – deklaroi sekretari Ii Thesarit.

Kur u pyet rreth ndonjë hakmarrjeje të mundshme tregtare nga partnerët evropianë, në rast se Trumpi vendos që ta marrë nën kontroll Grenlandën, Bessent tha se një gjë e tillë do të ishte “shumë e pamençur”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sekretari Bessent thotë se Trumpit duhet t’i merren seriozisht fjalët për Grenlandën, ka një paralajmërim appeared first on Sinjali.

Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

19 January 2026 at 19:41

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ata diskutuan mbi situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe mbi përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Gjenerali Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe rajonin e gjerë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë appeared first on Sinjali.

E tmerrshme: ‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë

19 January 2026 at 19:37

Shkenca moderne po punon çdo ditë për të kuptuar autizmin dhe për të zhvilluar trajtime të bazuara në prova, që synojnë të ndihmojnë fëmijët dhe familjet e tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Por në Kosovë, dikush që nuk ka lidhje as me shkencën e as me mjekësinë ka gjetur një mënyrë, që prindërve edhe mund t’u japë shpresë.

Me 4 mijë euro në xhep dhe premtime të dyshimta, prindërit e fëmijëve me autizëm po udhëtojnë drejt Gjilanit për të takuar Arianit Sllamnikun, zbulon Kiks Kosova.

Ai pretendon se mund të shërojë autizmin duke larguar parazitët nga trupi i njeriut, me medikamente që zakonisht janë të destinuara për kafshë, e jo për njerëz.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E tmerrshme: ‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë appeared first on Sinjali.

Padia nga KEK, Hykmete Bajrami: Albin Kurti s’e lufton mafinë energjetike, por përmes veglave të tij lufton Janina Ymerin

19 January 2026 at 19:23

KEK-u ka parashtruar padi ndaj Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke pretenduar se kjo është bërë për ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës.

Ndaj kësaj ka reaguar Hykmete Bajrami nga LDK, e cila tha se Qeveria në vend që të luftojë mafinë energjetike, po e lufton Janina Ymerin.

Aj ka rikthesuar se Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA.

“Albin Kurti në vitin 2019 thoshte se nuk je lider shqiptar nëse nuk e lufton mafinë energjetike. Sot, pas pesë vitesh qeverisje, ai nuk po e lufton mafinë energjetike. Përkundrazi, përmes veglave të tij, ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin. Për rikujtim: Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA. Këtu jemi! Pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, nuk heshtim”, ka thënë Bajrami. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Padia nga KEK, Hykmete Bajrami: Albin Kurti s’e lufton mafinë energjetike, por përmes veglave të tij lufton Janina Ymerin appeared first on Sinjali.

Jep dorëheqje presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev

19 January 2026 at 19:14

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi sot se jep dorëheqjen dhe shtoi se zëvendëspresidentja aktuale Iliana Jotova do të marrë postin e kreut të shtetit.

“Nesër do të jap dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës së Bullgarisë”, tha Radev në një konferencë të jashtëzakonshme informative, sipas Bulgarian News.

Radev theksoi se demokracia bullgare nuk do të mbijetojë nëse lihet në duart e, siç tha ai, “strukturave të korruptuara dhe ekstremistëve”, duke theksuar se besimi i qytetarëve e detyron të mbrojë institucionet.

Ai kujtoi se u zgjodh për herë të parë president nëntë vjet më parë dhe se besimi iu rinovua në vitin 2021, duke vlerësuar se u përpoq ta justifikonte këtë nder dhe përgjegjësi në të gjitha veprimet e tij.

“Nëntë vjet më parë, ju votuat që unë të shërbeja në Bullgari si president. Së bashku përjetuam një sërë krizash, sulmesh nga oligarkia dhe protesta të mëdha në vitet 2020 dhe 2025. Sot, po ju drejtohem për herë të fundit si president i Bullgarisë. I pranoj gabimet e mia”, tha Radev, raporton Euronews i Bullgarisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Jep dorëheqje presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev appeared first on Sinjali.

Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar – Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen

19 January 2026 at 19:02

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas saj, zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se më 31 janar është ftuar mbledhja e Kuvendit të LDK-së.

Ai ka deklaruar se në këtë mbledhje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të ofrojë dorëheqjen, me qëllim që Kuvendi i partisë të jetë i lirë të vendosë për këtë dhe çështje të tjera.

Sipas tij, mbledhja e Kryesisë ka zgjatur rreth katër orë dhe është karakterizuar nga diskutime të hapura dhe demokratike, ku është analizuar në detaje edhe rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Pati një diskutim gati katër orësh, të hapur e demokratik, duke shtjerrë debatin në secilën pikë të mundshme, përfshirë edhe analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Më 31 janar është ftuar mbledhja e Kuvendit të LDK-së”.

“Në këtë Kuvend, siç është deklaruar vetë kryetari Lumir Abdixhiku, ai do të ofrojë dorëheqjen për ta lënë të lirë Kuvendin që të vendosë edhe për këtë çështje, por edhe për çështje e diskutime të tjera që mund të ngrihen”, ka thënë Mustafa.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar – Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen appeared first on Sinjali.

Vetëvendosje i referohet luftës së Kosovës si “konflikt”, pastaj e përmirësojnë njoftimin

19 January 2026 at 18:57

Lëvizja Vetëvendosje, ka shpërndarë një Indeks matës për siguri, ku sipas postimit në faqen e tyre, Kosova zë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për qëndrueshmëri ndaj kërcënimeve dhe sigurisë.

Këtë postim Lëvizja Vetëvendosje e ka ndryshuar dy herë. Në postimin e parë, ata duke e komentuar raportin shkruanin se Kosova nuk perceptohet më vetëm si një vend i brishtë, post-konflikti.

Vetëvendosje, ndryshoi pastaj postimin, por sërish në të shkruante fjalia e njëjtë, “post-konflikti”.

Në postimin final, të edituar dy herë, subjekti më i madh në vend, më në fund iu referua Kosovës si, “vend i dalur nga lufta”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetëvendosje i referohet luftës së Kosovës si “konflikt”, pastaj e përmirësojnë njoftimin appeared first on Sinjali.

Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Valentino

19 January 2026 at 18:37

Disenjatori i famshëm Italian, Valentino, ka vdekur në moshën 93-vjeçare, njoftoi fondacioni i tij, raporton “Reuters“.

Ai u pensionua në vitin 2008.

“Valentino Garavani vdiq sot në rezidencën e tij në Romë, i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur” – thuhet në njoftimin e fondacionit.

Një ceremoni nderimi do të mbahet të mërkurën dhe të enjten për Valentinon, i cili më së shumti njihej për brendin e modës.

Funerali është caktuar për të premten në Romë.

Valentino u rendit përkrah Giorgio Armanit dhe Karl Lagerfeldit si një nga stilistët e fundit të mëdhenj të një epoke përpara se moda të bëhej një industri globale.

Lagerfeld vdiq në vitin 2019, ndërsa Armani vdiq në shtator 2025.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Valentino appeared first on Sinjali.

❌
❌