Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Sinjali

Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së

9 January 2026 at 19:34

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs, i shoqëruar nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, veçanërisht me Gardën Kombëtare të Ajova-s.

Tutje, Jashari shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.

Palët u pajtuan se Programi i Partneritetit të Përbashkët (SPP) ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së është një shembull i suksesit dhe arritjeve të përbashkëta në aktivitete të ndryshme.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët theksuan “që thellimi i bashkëpunimit është thelbësor për avancimin e ndërveprueshmërisë së forcave tona, njëherit u theksua nevoja e mbështetjes së SHBA në përmbushjen e synimit tonë strategjik, drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së appeared first on Sinjali.

Rusia sulmon Ukrainën me raketë me kapacitet bërthamor – publikohen pamjet dramatike

9 January 2026 at 19:27

Rusia ka përdorur gjatë natës raketën balistike me kapacitet bërthamor të quajtur “Oreshnik” në një sulm të gjerë ajror kundër Ukrainës, duke shënuar një përshkallëzim të dukshëm të ofensivës ushtarake.

Në kryeqytetin Kiev, sipas raporteve, të paktën katër persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën, ndërsa shpërthime të forta u dëgjuan për disa orë.

⚡ ⚡⚡BREAKING: RUSSIA CONFIRMS STRIKE ON UKRAINE WITH “ORESHNIK”

Russia’s Ministry of Defense claimed the strike was a so-called “retaliation” for an attack on Putin’s residence — an attack that never actually happened.

Russian officials warn that such actions by Kyiv will… pic.twitter.com/coOxaEfLTa

— NEXTA (@nexta_tv) January 9, 2026

Ky është vetëm hera e dytë që raketa “Oreshnik” përdoret në konflikt, pas përdorimit të saj të parë në nëntor të vitit 2024, kur goditi qytetin e Dnipros, raporton SkyNews.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmi me këtë armë u krye si përgjigje ndaj një sulmi me dronë që, sipas Moskës, kishte synuar rezidencën e presidentit rus, Vladimir Putin — pretendim që Ukraina e ka mohuar fuqishëm.

Autoritetet ukrainase njoftuan se raketa ka goditur infrastrukturën strategjike në rajonin e Lvivit, rreth 60 km larg kufirit me Poloninë, duke nxitur shqetësime për sigurinë në kontinent.
“Një sulm i tillë kaq pranë kufirit të BE-së dhe NATO-s paraqet një kërcënim serioz për sigurinë evropiane,” deklaroi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha.

Raketa “Oreshnik” konsiderohet një sistem raketor hipersonik me rreze të mesme veprimi, i aftë të fluturojë deri në 5500 km dhe mund të transportojë një ngarkesë bërthamore, edhe pse në këtë rast besohet se është përdorur me lëndë shpërthyese konvencionale. Analistët perëndimorë shprehin shqetësim se përdorimi i këtij armamenti, veçanërisht pranë kufijve të NATO-s dhe BE-së, shënon një hap të ri të rrezikshëm në konfliktin e vazhdueshëm.

Përveç raketës “Oreshnik”, Ukraina raportoi se forcat ruse kishin lëshuar edhe dhjetëra raketa të tjera kundër objektivave energjetikë dhe civilë, si dhe një valë dronësh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe duke përkeqësuar kushtet e jetesës për civilët në zona të shumta të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Rusia sulmon Ukrainën me raketë me kapacitet bërthamor – publikohen pamjet dramatike appeared first on Sinjali.

Meloni thotë se është koha që BE-ja të nisë dialogun me Rusinë: Të luajë rolin negociator për Ukrainën

9 January 2026 at 19:21

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se është koha që Bashkimi Evropian të fillojë dialogun me Rusinë për të luajtur një rol kuptimplotë në negociatat aktuale për Ukrainën.

“Mendoj se është ardhur momenti që Evropa të flasë edhe me Rusinë. Sepse nëse Evropa vendos të marrë pjesë në këtë fazë të negociatave duke folur vetëm me njërën nga dy palët, kam frikë se kontributi pozitiv që mund të japë do të mbetet i kufizuar,” tha Meloni gjatë një konference për mediat.

Ajo theksoi se kjo ide nuk është e re dhe se pajtohet me Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili në dhjetor 2025 sugjeroi se do të ishte “shumë e dobishme” që Evropa të rifillojë dialogun direkt me Vladimir Putin, sidomos nëse përpjekjet amerikane për paqe ngecin.

Megjithatë, Meloni paralajmëroi kundër një qasjeje të çrregullt:
“Nëse bëjmë gabimin të rihapim kanalet e komunikimit me Rusinë, por ta bëjmë në mënyrë të shpërndarë dhe të pakoordinuar, do t’i bënim një favor Putin. Dhe gjëja e fundit që dua në jetën time është t’i bëj një favor Putin.”

Për të shmangur këtë, kryeministrja italiane propozoi emërimin e një të dërguari special të BE-së për Ukrainën, që të lejojë Evropën të flasë me një zë të vetëm dhe të koordinojë pozicionin e saj. Ajo ka mbështetur këtë ide që nga fillimi i konfliktit, duke e quajtur dobësi të Evropës faktin se ka “shumë zëra dhe formate” të ndryshme.

Ky qëndrim vjen në një kontekst ku SHBA-të, nën administratën e Trump, po udhëheqin negociatat kryesore për paqe në Ukrainë, ndërsa Evropa po përpiqet të ketë një rol më aktiv.

Gjithashtu, Meloni sqaroi se është “absolutisht e parakohshme” të flitet për kthimin e Rusisë në G8 (ish-G7), dhe ripërsëriti se Italia nuk ka ndërmend të dërgojë trupa në Ukrainë për garanci sigurie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Meloni thotë se është koha që BE-ja të nisë dialogun me Rusinë: Të luajë rolin negociator për Ukrainën appeared first on Sinjali.

PZAP-ja hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora

9 January 2026 at 19:13

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila kërkoi anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2025.

Paneli i përbërë nga gjyqtarët Kujtim Pasuli, Hidajete Gashi Alaj dhe Skender Çoçaj, konstatoi se ankesa është parashtruar jashtë afatit ligjor prej 48 orësh.

“Hedhet e pasafatshme ankesa ZP.Anr.69/2025, e datës 08.01.2026, e parashtruar nga subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të anuloj të gjitha fletëvotimet të pranuara me postë pas datë 29.12.2025 dhe të përjashtoj nga numërimi të gjitha fletëvotimet të pranuara pas këtij afati përfshirë ato të pranuara me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Sipas PZAP shkelja e supozuar ka ndodhur më datat 2 dhe 5 janar 2026 (kur janë tërhequr pakot), derisa ankesa në PZAP është dorëzuar më 8 janar 2026. Për pasojë, paneli e hodhi ankesën pa e shqyrtuar bazueshmërinë e saj lëndore.

PDK kishte pretenduar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme duke numëruar fletëvotime që kanë arritur në kutitë postare më 2 dhe 5 janar 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post PZAP-ja hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora appeared first on Sinjali.

Fenerbahce përforcon mesfushën, firmos me Matteo Guendouzin

9 January 2026 at 18:52

Klubi turk Fenerbahce ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit francez Matteo Guendouzi nga Lazio në Serie A.

Lajmin e kanë konfirmuar të dy klubet.

Njëzet e gjashtë vjeçari e kishte filluar karrierën te Lorient para se të transferohej te Arsenal në vitin 2018. Ai ka kaluar më pas huazime te Hertha Berlin dhe Marseille, ku më pas u bashkua përfundimisht në vitin 2022. Në 2024, ai kaloi te Lazio.

Fenerbahhe njoftoi se ka firmosur me Guendouzi një kontratë afatgjatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Fenerbahce përforcon mesfushën, firmos me Matteo Guendouzin appeared first on Sinjali.

PDK-ja reagon pas vendimit të Kushtetueses: Me veprime institucionale i shfuqizuam 13 ligje antikushtetuese të Qeverisë Kurti

9 January 2026 at 18:32

Partia Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin shpallen antikushtetuese 13 ligje të miratuara nga Qeveria Kurti më 5 dhjetor 2024, ligje këto të kontestuara nga deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Ky vendim përbën një konfirmim të qartë institucional se shumica qeverisëse ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, duke cenuar parimin e ndarjes së pushteteve, rolin kushtetues të deputetit, Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës, si dhe funksionimin e komisioneve parlamentare. Aktgjykimi dëshmon se procedurat parlamentare janë përdorur si instrument force politike dhe jo si mekanizëm demokratik i vendimmarrjes”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Tutje kjo parti thekson se konstatimet e Gjykatës Kushtetuese nxjerrin në pah rëndësinë e veprimit opozitar të përgjegjshëm të PDK-së, e cila, siç theksohet “ka zgjedhur rrugën institucionale për të mbrojtur rendin kushtetues përballë një qeverisjeje që ka shfaqur prirje të vazhdueshme antikushtetuese dhe përqendrim të kundërligjshëm të pushtetit”.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson se Kushtetuta është themeli i shtetit dhe se asnjë shumicë parlamentare nuk ka të drejtë ta relativizojë apo ta shkelë atë në emër të pushtetit momental.

“PDK mbetet e vendosur të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe institucional në mbrojtje të rendit kushtetues, sundimit të ligjit dhe funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse shteti i së drejtës mbrohet çdo ditë dhe jo vetëm atëherë kur i konvenon pushtetit”, thuhet tutje në komunikatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post PDK-ja reagon pas vendimit të Kushtetueses: Me veprime institucionale i shfuqizuam 13 ligje antikushtetuese të Qeverisë Kurti appeared first on Sinjali.

Osmani takon ambasadorin britanik, ritheksohet “rëndësia e formimit të shpejtë të institucioneve”

9 January 2026 at 18:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ku diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, roporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Presidencës bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe procesi i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, “të cilat u zhvilluan sipas standardeve më të larta demokratike”.

Në këtë kontekst, Presidentja ritheksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve.

“Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat tutje drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për ç’gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti.”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Presidentja Osmani shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme britanike për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Osmani takon ambasadorin britanik, ritheksohet “rëndësia e formimit të shpejtë të institucioneve” appeared first on Sinjali.

Cisterna e pestë e naftës së Venezuelës bie në duart e forcave amerikane

9 January 2026 at 18:12

Forcat amerikane kanë sekuestruar një tjetër naftëmbajtëse në Detin Karaibe, njoftojnë zyrtarët, ndërsa administrata Trump vazhdon përpjekjet për të kontrolluar eksportet e naftës venezueliane.

Naftëmbajtësja, Olina, është në listat e sanksioneve të shumë vendeve dhe është anija e pestë që është sekuestruar nga SHBA-ja në javët e fundit, raporton BBC.

Shtetet e Bashkuara po përdorin këto sekuestrime për të ushtruar presion ndaj qeverisë së përkohshme të Venezuelës dhe për të hequr nga qarkullimi atë që quhet “flota e errët” e naftëmbajtësve. Zyrtarët thonë se kjo flotë përbëhet nga më shumë se 1,000 anije që transportojnë naftë të sanksionuar dhe të paligjshme.

“Përsëri, forcat tona të përbashkëta ndërinstitucionale dërguan një mesazh të qartë këtë mëngjes: ‘nuk ka strehë të sigurt për kriminelët’,” tha Komanda Jugore e Ushtrisë amerikane të premten.

Anija raportohet se u largua nga ujërat venezueliane vonë të dielën, pas sekuestros së Presidentit Nicolás Maduro nga SHBA-ja në një operacion në orët e para të mëngjesit.

Zyrtarët thanë se operacioni i së premtes u zhvillua para agimit nga Marinës dhe detarëve në koordinim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, dhe se ajo u sekuestrua pasi “u largua nga Venezuela duke u përpjekur të shmangte forcat amerikane”.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, shkroi në X se kjo ishte një tjetër anije-tanker e “flotës fantazmë” e dyshuar se transportonte naftë të mbyllur nën embargo. Ajo gjithashtu ndau një video që duket se tregon trupa që zbriten në një anije nga një helikopter dhe e përshkroi operacionin si “të sigurt” dhe “efektiv”.

Kompania e rrezikut detar, Vanguard Tech, tha se anija po përpiqej të thyente bllokadën detare amerikane në Karaibe. Ajo po lundronte nën një flamur të rremë të Timorit të Lindur, sipas Organizmit Ndërkombëtar të Transportit Detar.

Vanguard Tech shtoi se ndjekja e sekuestrimit erdhi pas një periudhe të gjatë ndjekjeje të naftëmbajtësve të lidhur me transportet e naftës së sanksionuar venezueliane në rajon.

SHBA-ja kishte vendosur sanksione ndaj Olina-s që në janar të kaluar, kur ajo quhej Minerva M, duke e akuzuar për ndihmë në financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë përmes transportit të naftës ruse në tregje të huaja.

Në fillim të kësaj jave, SHBA-ja njoftoi se kishte sekuestruar dy tankerë të tjerë të lidhur me eksportet e naftës venezueliane në operacione “njëri pas tjetrit” në Atlantikun e Veriut dhe Karaibe.

Njëri prej tyre ishte Marinera me flamur rus, i kapur me ndihmën e Marinës Mbretërore të Britanisë, e cila dha mbështetje logjistike me ajër dhe det. Marinera dyshohet se ishte pjesë e flotës së errët që transporton naftë për Venezuelën, Rusinë dhe Iranin, duke thyer sanksionet amerikane, dhe zyrtarët thanë se ajo fluturonte në mënyrë të rreme flamurin e Guyanas.

Zyrtarët amerikanë thanë se anija e dytë – M/T Sophia – po kryente “aktivitetet e paligjshme”.

Ekspertët kanë thënë se sipas ligjit ndërkombëtar detar të OKB-së, autoritetet mund të hipin në një anije pa shtetësi.

Presidenti Donald Trump thotë se Venezuela – e cila ka rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë – “do të dorëzojë” deri në **50 milionë fuçi naftë me vlerë rreth 2.8 miliardë dollarë në SHBA. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se nafta do të shitet “në treg me çmime të tregut” dhe se SHBA do të kontrollojë mënyrën se si të ardhurat do të shpërndahen “në një mënyrë që i sjell përfitime popullit venezuelian”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Cisterna e pestë e naftës së Venezuelës bie në duart e forcave amerikane appeared first on Sinjali.

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku

9 January 2026 at 18:04

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër të pandehurve që u arrestuan dje gjatë bastisjeve në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi kundër dy ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).

Ata dyshohen për keqpërdorime që i kanë shkaktuar dëme byrosë në vlerë mbi 1 milion euro.

Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prizren të caktojë masën e paraburgimit për ish-drejtorin ekzekutiv të BKS-së, Sami Mazreku, ish-drejtorin e Financave, Valon Berisha, si dhe Florent Sylajmani, dhe Ylli Collaku.

Ndërkaq, për 35 të pandehurit e tjerë, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës ‘Paraqitja në Stacion Policor’ dhe’ Ndalimin’ për t’iu ofruar vendit ose personit të caktuar.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka caktuar seancën dëgjimore në ora 16:00, tha Gjykata Themelore e Prizrenit në një komunikatë për mediat.

Pas përfundimit të kësaj seance, gjykata tha se do të njoftojë publikun me vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria kërkon paraburgim për ish-drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku appeared first on Sinjali.

KB Bashkimi dënohet pas incidentit në ndeshjen ndaj Pejës: Akt si rrezikshëm

9 January 2026 at 18:02

Klubi i Basketbollistik Bashkimi është dënuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës ndaj KB Go+ Peja, mbrëmë në Prizren.

Gjatë minutës së tretë të çerekut të dytë, disa tifozë të Bashkimit sulmuan basketbollistin e Pejës, Dardan Berisha, duke e goditur me një shkrepëse.

FBK e ka cilësuar këtë akt si rrezikshmë, të turpshëm dhe të papranueshëm.

“Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Go+ Peja, e zhvilluar mbrëmë në Prizren në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës. Gjatë minutës së tretë të çerekut të dytë, lojtari i KB Go+ Peja, Dardan Berisha, është goditur nga tribuna me një shkrepëse, një akt i rrezikshëm, i turpshëm dhe absolutisht i papranueshëm në një ngjarje sportive. Po ashtu, gjatë ndeshjes janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj ekipit mysafir, të cilat cenojnë rëndë imazhin e basketbollit dhe çdo normë të sportivitetit. FBK njofton publikun dhe opinionin sportiv se ka hapur menjëherë procedurë disiplinore dhe se organizatori do të përballet me masa të rënda ndëshkuese, sipas akteve normative në fuqi. Toleranca për dhunë, sulme fizike apo sjellje fyese në palestrat tona është ZERO. Federata kërkon nga klubet që të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë në tribunat e tyre dhe paralajmëron se çdo përsëritje e incidenteve të kësaj natyre në të ardhmen do të sjellë masa drastike, përfshirë gjoba të larta, mbyllje palestrash dhe/ose humbje të ndeshjeve me rezultat zyrtar”, ka theksuar FBK. “FBK u bën thirrje të gjithë tifozëve të vërtetë të basketbollit që të mos tolerojnë individë apo grupe që e njollosin sportin tonë. Ata nuk e përfaqësojnë basketbollin kosovar dhe nuk do të lejohen ta shkatërrojnë atmosferën sportive”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post KB Bashkimi dënohet pas incidentit në ndeshjen ndaj Pejës: Akt si rrezikshëm appeared first on Sinjali.

Pas reshjeve të shtuara, disa zona të Kosovës mbeten pa ujë të pijshëm

9 January 2026 at 17:55

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se pas analizimit të ujit nga sistemet publike të ujëfurnizimit ka rezultuar se në disa zona uji nuk është i pijshëm ose mund të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Si pasojë e reshjeve të shtuara ditëve të fundit pati vërshime në disa komuna. Në një njoftim në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të premten ka kryer analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga të cilat kanë dalë këto rezultate:

Rajoni i Prishtinës

Fabrika për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës së madhe.

Fabrika e ujit në Badoc dhe Batllavë funksionojnë normalisht; cilësia e ujit është brenda standardeve.

Rajoni i Prizrenit

Burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit është lëshuar vetëm për nevoja teknike.

Burimet e tjera, si Cvilen dhe Soz, uji është brenda standardeve.

Në Suharekë dhe Dragash uji është brenda standardeve.

Në Malishevë uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Gjilanit

Në qytetin e Gjilanit uji është brenda standardeve.

Në Kamenicë, Viti dhe fshatrat Makresh, Ropotovë, Ranillug dhe Berivojcë vlerat e turbullirës janë të rritura dhe uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Pejës

Në qytetin e Pejës dhe Istogut uji është brenda standardeve.

Ujësjellësi Deçan, Junik, Klinë furnizimi me ujë është vetëm për përdorim teknik.

Mbivada dhe Vrella me turbullirë, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike.

Burimi i Jarines, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Ferizajt

Uji është i pijshëm – brenda standardeve.

Rajoni i Gjakovës

Furnizimi me ujë nga rrjeti KRU Gjakova është i sigurtë për pije.

Hoqa e Madhe, Opterusha dhe Zaqishta – vlera të rritura të turbullirës, uji nuk është i pijshëm.

Rajoni i Mitrovicës

Uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Pas reshjeve të shtuara, disa zona të Kosovës mbeten pa ujë të pijshëm appeared first on Sinjali.

Tragjedia në Crans-Montana: Pronari i barit zviceran ku humbën 40 persona, dërgohet në paraburgim

9 January 2026 at 17:38

Një nga bashkëpronarët e barit zviceran ku 40 persona humbën jetën gjatë një zjarri natën e Vitit të Ri është ndaluar.

Prokurorët zviceranë thanë se Jacques Moretti, shtetas francez, ishte konsideruar si një rrezik për arratisje.

Zjarrvënia në barin Le Constellation në Crans-Montana la 116 të plagosur. Shumë nga viktimat ishin nën moshën 20 vjeç.

Gjatë kësaj jave u bë e ditur se bari në këtë stacion ski nuk kishte kaluar kontrolle të sigurisë për pesë vite, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Vendimi për të mbajtur Jacques Moretti në paraburgim erdhi pasi ai dhe bashkëshortja e tij franceze, Jessica, të cilët zotërojnë barin së bashku, u morën në pyetje të premten nga prokurorët në kantonin zviceran të Valais.

Sipas ligjit zviceran, personi nën hetim mbahet në paraburgim deri në vendimin e gjykatës, brenda 48 orëve.

Çifti kishte qenë më parë nën hetim penal.

Të dy dyshohen për vrasje nga pakujdesia, dëmtime trupore nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia, tha zyra e prokurorisë në Valais.

Bashkëpronarët thanë se janë “të shkatërruar” dhe u zotuan për “bashkëpunim të plotë” me hetimin që po vazhdon.

Prokurorët thanë se besojnë se zjarri filloi kur festuesit e Vitit të Ri ngritën shishe me shampanjë me fishekzjarre të vendosura, duke ndezur shkumën izolueshëm akustike në tavanin e bodrumit të barit.

Të premten, Zvicra mbajti një minutë heshtje në një ditë kombëtare zie për viktimat e zjarrit.

Më pas, kishat bënë tinguj për pesë minuta në gjithë vendin.

Trenat dhe tramvajet u ndaluan, ndërsa aeroporti i Cyrihut ndërpreu përkohësisht operacionet.

Në një përkujtimore lokale të organizuar në Crans-Montana, zjarrfikësit u pritën me duartrokitje nga të pranishmit.

Lajmi se bari nuk ishte inspektuar për pesë vite ka tronditur familjet e viktimave.

Romain Jordan, i cili përfaqëson disa nga familjet, tha më herët gjatë kësaj jave se “numri i habitshëm i shkeljeve dhe mangësive në inspektime ngre pyetjen nëse komuna duhet hetuar me një urgjencë edhe më të madhe”.

Vende si Le Constellation duhej të inspektoheshin çdo vit, por kryetari i Crans-Montana, Nicolas Feraud, tha të martën se nuk mund të shpjegonte pse kjo nuk ishte bërë për kaq shumë kohë në këtë bar.

“Na vjen keq për këtë – ia detyrojmë familjeve dhe do të pranojmë përgjegjësinë,” tha ai.

Ai shtoi se fishekzjarret do të ndalohet në lokalet lokale.

Shumica e viktimave të zjarrit ishin të rinj – tetë prej tyre nën moshën 16 vjeç.

Shumë nga të plagosurit kanë djegie të rënda dhe po trajtohen në Zvicër dhe vende të tjera evropiane.

Varrosjet e disa nga të vdekurve kanë nisur të mbahen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Tragjedia në Crans-Montana: Pronari i barit zviceran ku humbën 40 persona, dërgohet në paraburgim appeared first on Sinjali.

Jashari pret në takim Bottcher, diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë dhe zhvillimin e FSK-së

9 January 2026 at 17:17

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, raporton Gazeta Sinjali.

Në fillim të takimit, Gjeneral Jashari e falënderoi Böttcher për kontributin e Republikës Federale të Gjermanisë në mbështetjen e treguar për Republikën e Kosovës, veçanërisht për ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga krijimi i saj.

Gjatë bisedës u diskutua për zhvillimet aktuale të FSK-së, prioritetet dhe nevojat e saj, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen. Po ashtu, palët trajtuan situatën aktuale të sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit për përballimin e sfidave të përbashkëta.

“Të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Republikës së Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Jashari pret në takim Bottcher, diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë dhe zhvillimin e FSK-së appeared first on Sinjali.

Cilat janë shenjat e hershme e më të zakonshme të gripit?

9 January 2026 at 17:11

Gripi po përhapet me shpejtësi këtë periudhë.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, (CDC), më shumë se gjysma e insititucioneve shëndetësore në SHBA kanë raportuar aktivitet të lartë të gripit dhe numri i rasteve pritet të rritet edhe më tej, sidomos te fëmijët.

Gripi mund të prekë këdo dhe të shkaktojë komplikime serioze, edhe te persona të shëndetshëm, ka shkruar Huffington Post.

Ani pse larja e duarve, maskat dhe vaksina ndihmojnë, virusi përhapet lehtë.

Cilat janë shenjat e para?

Simptomat e gripit zakonisht fillojnë papritur. Temperatura e lartë, dhimbj e kokës, dhimbja e trupit dhe ethet janë ndër shenjat më të zakonshme.

Mund të shfaqet edhe kolla, dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundës.

Te fëmijët, gripi shpesh shoqërohet me shqetësime nga stomaku, si dhimbje barku, të përziera, të vjella ose mungesë oreksi.

Ndryshe nga ftohja, gripi “godet” shpejt dhe fort.

Shumë njerëz mund të tregojnë saktësisht momentin kur kanë filluar simptomat, të cilat janë zakonisht më të rënda se ato të një ftohjeje.

Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni për grip
Nëse vëreni shenja të gripit, kontaktoni mjekun sa më shpejt. Disa ilaçe funksionojnë më mirë në 48 orët e para, sidomos te personat me rrezik të shtuar.

Nëse temperatura bie dhe më pas kthehet sërish, ose nëse ndiheni të dehidruar, kërkoni ndihmë mjekësore.

Nëse sëmureni, qëndroni në shtëpi për të mos e përhapur virusin. Pini shumë lëngje dhe përdorni ilaçe për uljen e temperaturës dhe dhimbjeve.

Për fëmijët mbi një vjeç, mjalti mund të ndihmojë në qetësimin e kollës.

Vaksina kundër gripit mbetet një nga mënyrat më të mira për të ulur rrezikun e sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Cilat janë shenjat e hershme e më të zakonshme të gripit? appeared first on Sinjali.

Kreu i të drejtave të njeriut në OKB kërkon “hetim të pavarur për vdekjet e protestuesve në Iran”

9 January 2026 at 16:56

Kreu i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Türk, ka kërkuar që vdekjet e protestuesve në Iran të hetohen në mënyrë të pavarur dhe transparente.

Ai shprehu shqetësim të thellë për ndërprerjen e internetit në Iran dhe tha se është thellësisht i shqetësuar nga raportet e dhunës gjatë protestave të përhapura në të gjithë vendin.

Sipas tij, ata që janë përgjegjës për shkeljet duhet të mbahen përgjegjës sipas standardeve ndërkombëtare.

Protestat në Iran, që filluan në fund të dhjetorit 2025 për shkak të krizës së rëndë ekonomike, hiperinflacionit, kolapsit të rialit dhe mungesës së energjisë, janë përhapur në dhjetëra qytete, përfshirë Teheranin.

Demonstruesit kanë brohoritur slogane si “Vdekje diktatorit” dhe “Vdekje Khameneit”.

Autoritetet iraniane kanë vendosur ndërprerje të plotë të internetit dhe telefonisë për të penguar koordinimin e protestave.

Forcat e sigurisë kanë përdorur municion duke shkaktuar dhjetëra viktima – sipas organizatave të të drejtave të njeriut, të paktën 45 persona janë vrarë që nga fundi i dhjetorit, përfshirë fëmijë, dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po nxisin dhe financojnë protestat, duke u përpjekur t’i kthejnë ato nga paqësore në të dhunshme dhe ndarëse.

Ai tha se mundësia e ndërhyrjes ushtarake të huaj kundër Iranit është e ulët, pasi sipas tij tentativat e mëparshme kanë dështuar plotësisht.

Udhëheqësi suprem Ali Khamenei i ka quajtur protestuesit “vandalë” dhe ka premtuar se regjimi nuk do të tërhiqet, duke fajësuar aktorë të huaj.

Situata vazhdon të jetë shumë e tensionuar, me protesta që nuk po ndalen pavarësisht shtypjes së fortë dhe vëmendjes në rritje ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Kreu i të drejtave të njeriut në OKB kërkon “hetim të pavarur për vdekjet e protestuesve në Iran” appeared first on Sinjali.

Chelsea gati për të paguaj 150 milionë euro për Fermin Lopez, Barcelona në dilemë

9 January 2026 at 16:54

Rritja e Fermin Lopez është një nga zhvillimet më pozitive të sezonit për Barcelonën.

Në moshën 22 vjeçare, mesfushori ka fituar një vend të qëndrueshëm në ekipin e parë dhe është bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke shënuar tetë gola dhe dhënë tetë asistime në 20 ndeshje të gjitha kompeticioneve.

Performancat e tij të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e Hansi Flick e kanë vendosur atë në qendër të projektit sportiv të Barcelonës, falë energjisë, intensitetit dhe aftësisë për të bërë diferencën si me dhe pa top.

Forma e lartë e Fermin nuk ka kaluar pa u vënë re jashtë Spanjës, veçanërisht në Ligën Premier, ku disa klube po ndjekin nga afër situatën e tij.

Interesimi më konkret vjen nga Chelsea, i cili sipas mediave angleze është i gatshëm të paraqesë një ofertë rreth 150 milionë euro për mesfushorin spanjoll.

Një shifër e tillë do të përfaqësonte një të ardhur historike për Barcelonën dhe do të ishte shumë e vështirë për t’u refuzuar, duke pasur parasysh edhe situatën financiare të klubit.

Aktualisht, lojtari është i përqendruar te Barcelona dhe nuk ka shfaqur dëshirë për t’u larguar, por një ofertë e këtyre përmasave mund ta vendosë klubin dhe vetë Fermin Lopez përballë një vendimi të rëndësishëm në afatin kalimtar të ardhshëm veror.

Chelsea mbetet i vendosur për të bërë një lëvizje të madhe dhe, nëse interesi konkretizohet, Fermin mund të jetë një nga emrat më të bujshëm të afatit kalimtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Chelsea gati për të paguaj 150 milionë euro për Fermin Lopez, Barcelona në dilemë appeared first on Sinjali.

Gjykata Kushtetuese shfuqizon edhe Ligjin për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

9 January 2026 at 16:47

Gjykata Kushtetuese, të premten, nëpërmjet një aktgjykimi ka shfuqizuar edhe Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë, i cili ishte miratuar nga Kuvendi në dy lexime më 5 dhjetor 2024.

Ky ligj ishte dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët kishin pretenduar se miratimi i tij në Kuvend ishte bërë duke u shmangur afatet dhe procedurat ligjore.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me pesë vota për dhe dy kundër, janë shfuqizuar vendimet e Kuvendit të datës 5 dhjetor 2024, përmes të cilave ishte miratuar Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Me këtë ligj parashihej që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të mund të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë, në rastet kur ekzistojnë dyshime për prejardhjen e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Gjykata Kushtetuese shfuqizon edhe Ligjin për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë appeared first on Sinjali.

Komuna e Prizrenit përfaqësohet sërish nga Zyra e Avokatisë Blerim Mazreku

9 January 2026 at 16:36

Komuna e Prizrenit ka lidhur kontratë për ofrimin e shërbimeve ligjore me GOE “Zyrën e Avokatisë Blerim Mazreku dhe Avokat Naim Cahani BI”.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati Blerim Mazreku, i cili ka njoftuar se Komuna e Prizrenit do të përfaqësohet edhe një herë nga zyra e tij.

“Komuna e Prizrenit ka kënaqësinë të përfaqësohet edhe një herë nga Zyra e Avokatisë Blerim Mazreku. Komuna e Prizrenit ka lidhur kontratë me GOE ‘Zyrën e Avokatisë Blerim Mazreku dhe Avokat Naim Cahani BI’ për ofrimin e shërbimeve ligjore për nevojat e Komunës”, thuhet në njoftim.

Sipas Mazrekut, procedura e prokurimit për këtë kontratë ka zgjatur mbi dy vjet dhe ka kaluar nëpër disa vendime të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

“Procedura e prokurimit ka zgjatur mbi dy vjet. Në lidhje me këtë çështje, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka vendosur tetë herë mbi ankesat e palëve, duke i dhënë përfundimisht të drejtë Zyrës sonë”, ka deklaruar ai.

Tutje, Mazreku ka theksuar se procesi juridik nuk kishte për qëllim vetëm interesin e Zyrës së tij, por edhe mbrojtjen e ligjshmërisë dhe interesit publik.

“Lufta juridike në këtë proces nuk kishte për qëllim vetëm mbrojtjen e interesave tona, por mbi të gjitha mbrojtjen e ligjshmërisë dhe interesit publik. Ne garantojmë bashkëpunim të plotë me secilin zyrtar të Komunës, me qëllim të mbrojtjes së interesave të qytetit të Prizrenit. Fillimvit i mbarë për Prizrenin!”, përfundon njoftimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Prizrenit përfaqësohet sërish nga Zyra e Avokatisë Blerim Mazreku appeared first on Sinjali.

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika, ngritet aktakuzë kundër gjashtë personave

9 January 2026 at 16:24

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda në lidhje me rastin e vrasjes së zyrtarit policor në Kaçanik, Muhamed Lika, pas zhvillimit të hetimeve dhe sigurimit të provave ka ngritur aktakuzë kundër 6 të pandehurve Haki Bela, Rilind Murati, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka.

Sipas njoftimit thuhet se të dyshuarit dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sepse me datë 01 Prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, afër vendit ku ka jetuar viktima, të pandehurit në bashkëkryerje me të miturin R.B, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter M.L, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ndërron jetë, e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim tutje thuhet se: “Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e rreshterit Muhamed Lika, ngritet aktakuzë kundër gjashtë personave appeared first on Sinjali.

Gjykata Kushtetuese i rrëzon 12 ligje të qeverisë Kurti

9 January 2026 at 16:07

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar 12 ligje të cilat janë miratuar në mbledhjen e 5 dhjetorit të 2024-s.

Në publikimin e bërë të premten, Kushtetuesja ka bërë të ditur se ka shfuqizuar vendimet për miratimin e Ligjeve për Shërbimet e Pagesave, atë kundër dukurive negative në sport, për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, për provimin e maturës shtetërore, për banim social dhe të përballueshëm, për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, për Prokurorinë Speciale, për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore, për Inspektoratin Qendror të mjedisit dhe atë për Lojërat Mesdhetare.

Ndërkaq i ka konstatuar si në përputhje me Kushtetutën Ligjin për Bankat, për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe atë për Gjykatën Administrative.

 Atë ditë, Kuvendi pati miratuar 20 ligje. Votimi ishte bërë pa praninë e opozitës e duke iu shmangur afateve të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit.

Rregullorja përcakton se shqyrtimi i dytë i një projektligji nuk mund të bëhet më herët se 72 orë nga dita e miratimit të tij në parim. Kjo përjashtohet vetëm në rast të gjendjes së jashtëzakonshme. Por, pa ndonjë gjendje të tillë emergjente, deputetët e pushtetit miratuan 13 ligje në të dy leximet. 7 të tjerat u miratuan në lexim të dytë, prej tyre 4 u futën në rend dite me mocion.

Partia Demokratike e Kosovës ishte ankuar në Kushtetuese për procedurat.

VENDIMI

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Gjykata Kushtetuese i rrëzon 12 ligje të qeverisë Kurti appeared first on Sinjali.

❌
❌