Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Sinjali

KEK: Blloku B2 ndalet për dy ditë – shkak kontrolli teknik

18 January 2026 at 15:48

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është ndalur blloku B2 për shkak të një kontrolli teknik, duke shtuar se ky kontroll do të zgjasë dy ditë.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ka filluar me ndërhyrjet dhe verfikimet.

“Njësia B2 ndalet për kontroll teknik– pas 2,000 orë operim të pandërprerë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia B2, e cila ka qenë në operim të pandërprerë që nga data 26 tetor 2025, ka realizuar me sukses rreth 2,000 orë pune apo 82 ditë operim kontinual”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Tutje thuhet se kjo periudhë do të shfrytëzohet për të realizuar edhe sanimin e disa gypave në kaldajë tek të cilët janë evidentuar rrjedhje.

“Duke marrë parasysh ngarkesën e vazhdueshme operative dhe kushtet aktuale teknike, është e domosdoshme që kjo njësi t’i nënshtrohet një kontrolli teknik, me qëllim të vlerësimit të gjendjes së saj, rifreskimit të parametrave operativë dhe sigurimit të vazhdimësisë së qëndrueshme të prodhimit. Ky kontroll teknik pritet të zgjasë rreth 48 orë, gjatë të cilave ekipet profesionale dhe teknike të KEK sh.a. tashmë kanë filluar ndërhyrjet dhe verifikimet e nevojshme në pajisjet kryesore të njësisë. Njëkohësisht, kjo periudhë do të shfrytëzohet për të realizuar edhe sanimin e disa gypave në kaldajë, tek të cilët janë evidentuar rrjedhje, duke rritur kështu nivelin e sigurisë dhe efikasitetit të operimit të mëtejmë të njësisë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KEK: Blloku B2 ndalet për dy ditë – shkak kontrolli teknik appeared first on Sinjali.

Inteligjenca artificiale transformon diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës

18 January 2026 at 15:41

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në shëndetësi ka të bëjë me përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Raportohet se spitale në Britani po përdorin sisteme AI për të analizuar skanime të zemrës dhe për të identifikuar shenja të hershme të problemeve kardiake që shpesh kalojnë pa u vënë re nga mjekët, shkruan BBC.

Kjo teknologji mund të shkurtojë ndjeshëm kohën për diagnostikim, duke mundësuar trajtim më të shpejtë dhe më efikas. Për pacientët me rrezik të lartë, AI mund të parashikojë probabilitetin për sëmundje serioze, duke lejuar ndërhyrje preventive dhe ndryshime në stilin e jetës.

BBC thekson se kjo qasje ka treguar rezultate premtuese në testime klinike, ku përdorimi i AI për zbulimin e sëmundjeve të zemrës ka rritur saktësinë e diagnozës deri në 90 %, krahasuar me metodologjitë tradicionale.

Megjithatë, specialistët paralajmërojnë se AI nuk do të zëvendësojë mjekët, por do të jetë një mjet shtesë që ndihmon në marrjen e vendimeve më të informuara dhe shpejton trajtimin e pacientëve.

Kjo nismë tregon se teknologjia po ndryshon rrënjësisht kujdesin shëndetësor, duke sjellë përfitime reale për pacientët dhe duke u mundësuar spitaleve të menaxhojnë më mirë kapacitetet dhe kohën e stafit mjekësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inteligjenca artificiale transformon diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës appeared first on Sinjali.

Al Pacino dhe ish-partnerja 54 vite më e re ndezin thashethemet për pajtim

18 January 2026 at 15:30

Al Pacino u fotografua në një restorant luksoz me ish-partneren e tij Noor Alfallah, 54 vite më e re, duke ringjallur zërat për një pajtim.

Çifti, që ka një djalë së bashku, Romanin, mbetet në marrëdhënie të mira dhe i përkushtuar në rritjen e tij, ndërsa asnjëri nuk ka komentuar zyrtarisht mbi statusin e lidhjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Al Pacino dhe ish-partnerja 54 vite më e re ndezin thashethemet për pajtim appeared first on Sinjali.

E trishtë: Vdes veterani i UÇK-së, Bajram Baqaj

18 January 2026 at 15:20

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Bajram Baqaj, i cili është vëllau i dëshmorit Ahmet Baqaj.

Lamtumira e fundit e të ndjerit iu dha sot në varrezat e fshatit Dranoc të Deçanit.

Bajrami bashkë me babain Ismetin i kishin mbijetuar pritës së policisë serbe me 3 qershor 1998, ku kanë ra dëshmorë, Ahmet Baqaj, Rexhep Mazrekaj e Selmon Dukaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Vdes veterani i UÇK-së, Bajram Baqaj appeared first on Sinjali.

NATO reagon për Grenlandën, anëtarët e saj lëshojnë deklaratë të përbashkët

18 January 2026 at 15:17

Tetë vendet anëtare të NATO-s, të cilat presidenti amerikan Donald Trump i ka kërcënuar me tarifa duke filluar nga 1 shkurti, kanë lëshuar të dielën një deklaratë të përbashkët si reagim ndaj vendimit.

Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar do të përballen me tarifa 10% për eksportet drejt SHBA-së nga muaji shkurt, të cilat do të rriten në 25% në qershor.

Megjithatë, në letër, vendet theksojnë se ato “qëndrojnë në solidaritet të plotë me Mbretërinë e Danimarkës dhe popullin e Grenlandës”.

“Jemi të gatshëm të angazhohemi në një dialog të bazuar në parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, të cilave u qëndrojmë fort,” thuhet në deklaratë.

Të gjitha tetë vendet janë anëtare të NATO-s dhe nënvizojnë se janë “të përkushtuara për të forcuar sigurinë në Arktik si një interes i përbashkët transatlantik”.

Për këtë qëllim, ato theksuan se ushtrimi i fundit danez në Grenlandë, i quajtur “Arctic Endurance”, ishte një reflektim i këtij qëllimi dhe “nuk përbën kërcënim për askënd”.

Synimi i presidentit amerikan për të marrë kontrollin e Grenlandës ka shkaktuar tensione mes anëtarëve të aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO. Shumica e këtyre shteteve janë evropiane, por deklaratës iu bashkua edhe Kanadaja, duke dalë në mbrojtje të sovranitetit të Danimarkës, të cilës i përket Grenlanda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NATO reagon për Grenlandën, anëtarët e saj lëshojnë deklaratë të përbashkët appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i deritanishëm: Arrin mbi 5 mijë e 400 numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin e PDK-së

18 January 2026 at 15:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi del të jetë me 5.571 vota më pak gjatë këtij procesi.

Pas tij është Nait Hasani të cilit deri tani i janë hequr 3 mijë e 77 vota. Kujtim Gashi në anën tjetër është me 2.190 vota më pak.

Nga ndryshimet e bëra përgjatë rinumërimit, Uran Ismaili është kandidati nga radhët e kësaj partie që rezulton se është dëmtuar më shumë nga të gjithë. Atij tani i janë shtuar 675 vota. Pas tij, është Arian Tahiri i cili ka tani 587  vota më shumë.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, atij që iu zbuluan vota të vjedhura gjatë procesit të rinumërimit, është kandidati për deputet, Arbër Rexhaj. Atij i janë hequr deri tani 613 vota.

Pas tij është Rea Krasniqi me –536 vota. Në këtë parti, është Hajrulla Çeku, atij të cilit i janë shtuar votat, 155 .

Në LDK, kandidatit Xhavit Uka deri tani i janë hequr 1,505 vota. Driton Selmanajt 1,009 , dhe 520 i janë hequr kandidatit, Anton Quni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i deritanishëm: Arrin mbi 5 mijë e 400 numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin e PDK-së appeared first on Sinjali.

Ambasada e SHBA-së: Shpresojmë të forcojmë partneritetin me Qeverinë e ardhshme, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik

18 January 2026 at 15:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka deklaruar se është e gatshme të forcojë marrëdhëniet me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, por ka theksuar se një bashkëpunim i tillë do të kërkojë edhe përmbushjen e disa kushteve.

Lidhur me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë e ardhshme, Ambasada amerikane ka nënvizuar gatishmërinë për forcimin e partneritetit dypalësh.

“Shpresojmë të forcojmë partneritetin tonë me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik. Arritja e kësaj, megjithatë, do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës që çojnë përpara agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane për REL-in.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada e SHBA-së: Shpresojmë të forcojmë partneritetin me Qeverinë e ardhshme, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik appeared first on Sinjali.

Rusia sulmon Ukrainën, dy persona humbin jetën  – dhjetra të lënduar

18 January 2026 at 15:09

Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën pas një sulmi të gjerë me mbi 200 dronë nga Rusia në disa rajone të Ukrainës, përfshirë Kharkiv, Sumy, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Odesa.

Sulmet shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike, duke sjellë ndërprerje masive të energjisë, edhe në Kiev, në mes të temperaturave ekstreme deri në -16°C.

Presidenti Zelensky urdhëroi përshpejtimin e importeve të energjisë dhe pajisjeve për të përballuar krizën.

Ndërkohë, bisedimet për paqe mes SHBA-së dhe Ukrainës vazhdojnë pa progres të dukshëm, ndërsa përshkallëzimi ushtarak vazhdon nga të dyja palët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia sulmon Ukrainën, dy persona humbin jetën  – dhjetra të lënduar appeared first on Sinjali.

Pas Haradinajt, edhe Bajrami kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën

18 January 2026 at 15:03

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, pas manipulimeve që janë kryer ndaj shumë kandidatëve, raporton Gazeta Sinjali.

Bajrami ka bërë thirrje për një reagim të shpejtë dhe efikas nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se personat përgjegjës duhet të japin llogari.

“Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve,” ka thënë ajo.

Në këtë linjë, ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehu befasi për mosreagimin e deritashëm të Prokurorisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas Haradinajt, edhe Bajrami kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën appeared first on Sinjali.

Spalleti s’i kursen kritikat ndaj Zhegrovës

18 January 2026 at 14:40

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Edon Zhegrovës, pas humbjes së papritur që “Zonja e Vjetër” pësoi të shtunën në udhëtim ndaj Cagliarit.

Juventusi u mposht 1:0 në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A, duke pësuar humbjen e parë në vitin 2026. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 65-të, ndërsa menjëherë pas tij trajneri Spalletti reagoi me zëvendësime në repartin ofensiv.

Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 66-të, por nuk arriti të ndikojë në lojën e Juventusit, çka solli edhe kritika nga trajneri dhe nga media italiane.

Sipas gazetës “Tuttosport”, Spalletti ka shprehur pakënaqësi për paraqitjen e Zhegrovës dhe të Francisco Conceiçaos, duke vlerësuar se ata nuk qëndruan në pozicionet ku mund të ishin më të rrezikshëm.

“Në pjesën e dytë aktivizuam të gjithë lojtarët ofensivë që kishim në dispozicion, por ndikimi nuk ishte ai që pritej. Conceiçao dhe Zhegrova u tërhoqën nga zonat vendimtare. Duhet të jemi më të saktë në role dhe pozicione për të krijuar më shumë rrezik”, ka deklaruar Spalletti, duke shtuar se skuadrës i mungoi vendosmëria për të shfrytëzuar momentet kyçe.

Ai theksoi se, pavarësisht humbjes, Juventusi e mbajti ritmin e lojës dhe kontrolloi kundërshtarin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara.

Zhegrova ka zhvilluar deri më tani dhjetë ndeshje në Serie A dhe vazhdon të jetë në pritje të golit ose asistimit të parë, duke u aktivizuar kryesisht si zëvendësues.

“Tuttosport” e ka vlerësuar futbollistin e Kombëtares së Kosovës me notën 5, duke shkruar se ai është “lojtar që mund ta ndryshojë ritmin e ndeshjes, por që shpesh përfundon në një rol neutral, me paqartësi në lojë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spalleti s’i kursen kritikat ndaj Zhegrovës appeared first on Sinjali.

Terapia hormonale e menopauzës nuk ndikon në rrezikun e demencës te gratë

18 January 2026 at 13:40

Gratë kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar demencë krahasuar me burrat, duke përbërë rreth dy të tretat e të gjitha rasteve në nivel global.

Ekspertët prej vitesh kanë diskutuar arsyet e kësaj diference, ku një nga faktorët e përmendur shpesh është rënia e nivelit të estrogjenit gjatë menopauzës, e cila mund të ndikojë në funksionin e trurit, shkruan Medical News.

Për këtë arsye, vëmendja është përqendruar edhe te terapia hormonale zëvendësuese (HRT), e përdorur nga shumë gra për lehtësimin e simptomave të menopauzës, dhe ndikimi i saj i mundshëm në shëndetin kognitiv.

Një studim i ri ndërkombëtar hedh dritë mbi këtë debat, duke raportuar se nuk ka prova që terapia hormonale e menopauzës të rrisë apo të ulë rrezikun e demencës te gratë pas menopauzës. Studiuesit analizuan të dhëna nga një numër i madh studimesh të mëparshme, duke përfshirë prova klinike dhe studime vëzhguese, me qëllim vlerësimin e lidhjes mes përdorimit të HRT dhe zhvillimit të demencës apo çrregullimeve të lehta njohëse.

Rezultatet treguan se, pavarësisht kohës së fillimit të terapisë, kohëzgjatjes së përdorimit apo llojit të hormoneve të përdorura, nuk u gjet asnjë ndryshim domethënës në rrezikun e demencës te gratë që kishin përdorur terapi hormonale krahasuar me ato që nuk e kishin përdorur. Kjo sugjeron se HRT nuk duhet parë as si faktor rreziku dhe as si masë mbrojtëse ndaj demencës.

Sipas vlerësimeve të studiuesve, në vitin 2021 rreth 57 milionë njerëz në mbarë botën jetonin me demencë, një shifër që pritet të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme për shkak të plakjes së popullsisë globale. Studimet e mëparshme kanë treguar vazhdimisht se gratë janë më të prekura nga kjo sëmundje, por ky studim i fundit sugjeron se terapia hormonale nuk është shkaku i këtij dallimi gjinor.

Ekspertët shtojnë se, ndonëse HRT nuk duket se ndikon në demencë, parandalimi i rënies kognitive kërkon një qasje më të gjerë, që përfshin stil të shëndetshëm jetese, aktivitet fizik, ushqim të balancuar, kontroll të sëmundjeve kronike dhe mbështetje të shëndetit mendor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Terapia hormonale e menopauzës nuk ndikon në rrezikun e demencës te gratë appeared first on Sinjali.

Tarifat amerikane, Meloni kundër Trumpit: Veprimi i tij është një gabim

18 January 2026 at 13:40

Italia mund të mos jetë ndër vendet e kërcënuara me tarifa të reja amerikane, por kjo nuk e ka ndalur kryeministren Giorgia Meloni t’i shprehë drejtpërdrejt qëndrimin e saj presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me këtë vendim.

Meloni ka deklaruar se nuk pajtohet me njoftimin e tarifave të reja nga ana e Trumpit, duke e cilësuar këtë veprim si një “gabim”.

“Parashikimi i një rritjeje të tarifave kundër atyre kombeve që kanë zgjedhur të kontribuojnë në sigurinë e Grenlandës është një gabim dhe unë nuk pajtohem me të”, ka thënë ajo.

Kryeministrja italiane ka bërë të ditur se kishte folur me Trumpin disa orë më parë, duke i shprehur atij mendimin e saj për këtë çështje.

“Mendoj se ai ishte i interesuar të dëgjonte, por më duket se nga pikëpamja amerikane, mesazhi që po vinte nga kjo anë e Atlantikut nuk ishte i qartë”, ka shtuar Meloni, pa zbuluar reagimin e Trumpit ndaj fjalëve të saj.

Ajo ka sugjeruar se ka të ngjarë të ketë pasur një “problem mirëkuptimi dhe komunikimi” mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me vendimin e disa shteteve evropiane për të vendosur një numër të kufizuar trupash në Grenlandë.

Sipas Melonit, ky vendim nuk duhet të interpretohet si “anti-amerikan”.

Prandaj, ajo ka theksuar se “dialogu duhet të rifillojë dhe të shmanget një përshkallëzim”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tarifat amerikane, Meloni kundër Trumpit: Veprimi i tij është një gabim appeared first on Sinjali.

Macron kërkon kundërmasa të BE-së ndaj tarifave të mundshme të SHBA-së për Grenlandën

18 January 2026 at 13:30

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet t’i kërkojë Bashkimit Evropian të aktivizojë instrumentin anti-shtrëngim nëse SHBA vendos tarifa për shkak të Grenlandës.

Ky mekanizëm, i papërdorur më parë, do t’i lejonte BE-së të kufizojë importet e mallrave dhe shërbimeve si kundërpërgjigje.

Thirrjes i është bashkuar edhe shoqata gjermane e inxhinierisë VDMA, e cila paralajmëron se dorëzimi i BE-së do të inkurajonte kërkesa të reja nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ky i fundit ka kërcënuar disa vende evropiane me tarifa 10% nga shkurti për shkak të kundërshtimeve ndaj pretendimeve të tij mbi Grenlandën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Macron kërkon kundërmasa të BE-së ndaj tarifave të mundshme të SHBA-së për Grenlandën appeared first on Sinjali.

Quni reagon pas dallimit në vota: Më është njollosur personaliteti dhe karriera – goditje e rëndë për dinjitetin tim

18 January 2026 at 13:27

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, ka deklaruar se dallimi në numrin e votave të tij, pas rinumërimit të kryer në Qendrën e Numërimit në Prizren, ka ndodhur pa dashjen dhe dijeninë e tij.

Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Quni ka thënë se kjo është bërë me qëllim të njollosjes së personalitetit dhe karrierës së tij politike.

Ai u ka kërkuar falje të gjithë kolegëve kandidatë për, siç ka deklaruar, votat e të cilëve mund të jenë tjetërsuar në favorin e tij.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së ka theksuar gjithashtu se është i gatshëm të bashkëpunojë me Policinë, Prokurorinë dhe çdo organ tjetër të drejtësisë për ta zbardhur këtë skandal deri në fund.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të publikuara në ueb-faqe dhe të përditësuara për herë të fundit në ora 12:20, nga procesi i rinumërimit Anton Quni rezulton me minus 479 vota.

Postimi i plotë:

DEKLARATË PËR MEDIAT DHE OPINIONIN PUBLIK

Në lidhje me zhvillimet e fundit dhe raportimet mbi procesin e numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Prizren, ndjej detyrim moral dhe qytetar që të sqaroj pozicionin tim ndaj këtyre parregullsive që cenojnë procesin zgjedhor.

Dëshiroj të bëj të ditur me përgjegjësi të plotë se çdo rritje e votave në emrin tim është bërë pa dashjen dhe pa dijeni timen. Unë nuk kam kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve. Kjo ngritje artificiale e votave nuk përfaqëson mbështetjen time reale dhe as parimet e mia njerëzore.

Përmes këtij operacioni, i cili nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si kriminal, më është njollosur personaliteti dhe karriera. Përfshirja e emrit tim në skema të tilla manipuluese është një goditje e rëndë për dinjitetin tim dhe besueshmërinë që kam ndërtuar me vite para elektoratit.

Motivin dhe qëllimin e vërtetë prapa këtij operacioni kriminal duhet ta vërtetojnë institucionet e drejtësisë.

Unë jam i interesuari që të zbardhet e vërteta:

-Pse u zgjodh emri im për këtë manipulim?

-Kush janë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët në Qendrën e Numërimit?

U kërkoj ndjesë publike të gjithë kolegëve kandidatë, votat e të cilëve mund të jenë tjetërsuar në favorin tim.

Garimi duhet të jetë i drejtë dhe çdo votë e fituar me meritë duhet të shkojë te personi që e ka marrë atë besim.

Deklaroj se jam plotësisht i gatshëm të bashkëpunoj me Policinë, Prokurorinë dhe çdo organ tjetër të drejtësisë për të zbardhur këtë skandal deri në fund.

E vërteta është mbrojtja ime e vetme.

Me respekt,

Anton Quni

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Quni reagon pas dallimit në vota: Më është njollosur personaliteti dhe karriera – goditje e rëndë për dinjitetin tim appeared first on Sinjali.

Protestat në Iran: Numri i viktimave arrin deri në 5 mijë

18 January 2026 at 13:17

Një zyrtar iranian në rajon ka deklaruar të dielën se autoritetet kanë verifikuar se të paktën 5,000 persona janë vrarë gjatë protestave në Iran, përfshirë rreth 500 pjesëtarë të personelit të sigurisë.

Zyrtari, i cili ka folur për Reuters në kushte anonimiteti, ka fajësuar “terroristët dhe protestuesit e armatosur” për vrasjen e “iranianëve të pafajshëm”.

Ai ka bërë të ditur se disa nga përleshjet më të rënda dhe numri më i madh i viktimave janë shënuar në zonat kurde në veriperëndim të Iranit, një rajon ku separatistët kurdë kanë qenë aktivë dhe ku shpërthimet e dhunës kanë qenë ndër më të ashpra edhe në periudhat e mëhershme të trazirave.

“Numri përfundimtar nuk pritet të rritet ndjeshëm”, ka thënë zyrtari, duke shtuar se “Izraeli dhe grupet e armatosura jashtë vendit” kishin mbështetur dhe pajisur personat që dolën në rrugë.

Autoritetet iraniane fajësojnë rregullisht armiqtë e huaj për trazirat, përfshirë Izraelin, armik i betuar i Republikës Islamike, e cila kishte nisur sulme ushtarake ndaj Iranit në qershor.

Ndërkohë, grupi i të drejtave të njeriut HRANA, me seli në SHBA, ka njoftuar të shtunën se numri i të vdekurve kishte arritur në 3,308, duke shtuar se janë konfirmuar më shumë se 24,000 arrestime.

Edhe grupi i të drejtave të kurdëve iranianë Hengaë, me seli në Norvegji, ka deklaruar se disa nga përleshjet më të rënda gjatë protestave që shpërthyen në fund të dhjetorit kanë ndodhur në zonat kurde në veriperëndim të Iranit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestat në Iran: Numri i viktimave arrin deri në 5 mijë appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i votave lë Fikrim Damkën jashtë Kuvendit

18 January 2026 at 13:07

Rinumërimi i votave po e lë jashtë Kuvendit ministrin në detyrë dhe kryetarin e KDTP-së, Fikrim Damkën, pasi i janë hequr 68 vota, duke zbritur në 2.449.

Ndërkohë, Ergul Mazreku ka kaluar në avantazh me 2.511 vota dhe pritet ta marrë mandatin e deputetit në vend të Damkës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i votave lë Fikrim Damkën jashtë Kuvendit appeared first on Sinjali.

Ambasadorët e BE-së do të zhvillojnë bisedime emergjente pasi Trumpi kërcënoi me tarifa për Grenlandën

18 January 2026 at 12:55

Ambasadorët e BE-së do të mbajnë një takim urgjent më vonë sot pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj tetë aleatëve që kundërshtojnë marrjen e propozuar të Grenlandës nga ana e tij.

Trumpi thotë se planifikon të vendosë një tarifë prej 10% për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda nga 1 shkurti – dhe më vonë mund të rritet në 25%, raporton BBC.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer e quajti planin e Trump “krejtësisht të gabuar”, pasi marrëdhënia e tij me presidentin e SHBA-së është nën tension.

Ndërkohë, mijëra njerëz kanë protestuar kundër planeve të Trump në Grenlandë dhe Danimarkë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadorët e BE-së do të zhvillojnë bisedime emergjente pasi Trumpi kërcënoi me tarifa për Grenlandën appeared first on Sinjali.

E trishtë: Babai dyshohet se e ngacmonte seksualisht vajzën e mitur për më shumë se një vit, përfundon në ndalim

18 January 2026 at 12:36

Një rast i rëndë, me pasoja të thella emocionale dhe sociale, është raportuar në Ferizaj, ku një vajzë e mitur ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme nga babai i saj, për një periudhë të gjatë kohore.

Burime të sigurta nga strukturat e afërta me rastin bëjnë me dije se ngjarja është raportuar më 17 janar 2026, rreth orës 23:30, ndërsa viktima e mitur, me inicialet A.B, ka paraqitur ankesë zyrtare ndaj të dyshuarit M. B.

Sipas deklarimeve të viktimës, i dyshuari kishte ushtruar ngacmime seksuale sistematike ndaj saj për rreth një vit e gjysmë, në periudha të caktuara, duke e mbajtur të mituren nën presion dhe frikë.

Në kuadër të trajtimit të këtij rasti, është intervistuar edhe nëna e të miturës, e cila po ashtu ka dhënë deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit brenda familjes.

Sipas saj, para dy ditësh ajo ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në momentin kur e kishte njoftuar atë se vajza e tyre kishte krijuar një lidhje dashurie me një person tjetër, çka kishte shkaktuar reagim të dhunshëm nga ana e tij.

Ndërkohë, gjatë intervistimit, i dyshuari M.B. i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk është kryes i veprave penale që i vihen në barrë.

Pas përfundimit të intervistimit të palëve dhe analizimit të informacioneve fillestare, me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Sulmi”, ndërsa i dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Ferizaj, ku do të qëndrojë në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë me veprime të tjera procedurale, përfshirë sigurimin e provave dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja rreth këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Babai dyshohet se e ngacmonte seksualisht vajzën e mitur për më shumë se një vit, përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Përleshje në orët e para të mëngjesit te “Bouje Club” në Prishtinë, një person përfundon në mbajtje (EMRI)

18 January 2026 at 12:31

Një rrahje është raportuar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe ka marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

Sipas informatave të siguruara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali, rasti ka ndodhur më 18 janar 2026, në intervalin kohor 04:00-04:15, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, përkatësisht te “Bouje Club”, ku është raportuar një rrahje në progres.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë kontaktuar me palën ankuese, A. Z, rreth 22-vjeçare, i cili ka deklaruar se është sulmuar me grusht nga i dyshuari Liridon Haziri, rreth 35-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas deklarimit të ankuesit, në incident dyshohet se kanë qenë të përfshirë dy persona, mirëpo deri më tani është arritur të identifikohet vetëm njëri nga ta.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Përleshje në orët e para të mëngjesit te “Bouje Club” në Prishtinë, një person përfundon në mbajtje (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | “Glock” me 15 fishekë në brez në Bulevardin “Bill Clinton”, arrestohet i dyshuari në Prishtinë (EMRI)

18 January 2026 at 12:27

Një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës në kryeqytet ka përfunduar me arrestim, pasi një person dyshohet se është kapur me armë zjarri pa leje.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, rasti ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 16:00, në Bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, ku njësia e reagimit të shpejtë, gjatë pikës së kontrollit të automjeteve, ka hasur në një armë zjarri tek një person.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është identifikuar si Arian Alija 39 vjeçar, të cilit gjatë kontrollit trupor i është gjetur një armë e tipit Glock 19, kalibri 9mm, me karikator dhe 15 fishekë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e rendit nga Stacioni Policor Jugu, si dhe hetuesi kujdestar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për procedura të mëtejme në stacion.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale:

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Glock” me 15 fishekë në brez në Bulevardin “Bill Clinton”, arrestohet i dyshuari në Prishtinë (EMRI) appeared first on Sinjali.

❌
❌