Incident i pazakontë në shërbim të Krishtlindjeve në një kishë në Koln të Gjermanisë
Në Katedralen e Kolnit të Gjermanisë, një incident i papritur prishi shërbimin e Krishtlindjeve kur një burrë i veshur me një mantel të zi dhe maskë të artë hyri në kishë.
Individi, i cili nuk u identifikua, u drejtua drejt pjesës së përparme të ndërtesës ku po zhvillohej ceremonia dhe i befasoi të gjithë duke kryer një improvizim të shkurtër vallëzimi, shkruan bild.
Besimtarët dhe pjesëmarrësit mbetën të habitur dhe disa e panë situatën me shqetësim, ndërsa të tjerë e perceptuan si një incident të çuditshëm dhe të pazakontë.
Personeli i sigurisë veproi shpejt, duke e ndaluar individin dhe duke e shoqëruar jashtë katedrales pa asnjë rezistencë.
Autoritetet po hetojnë motivet e këtij veprimi dhe nëse ka pasur ndonjë qëllim të keq për ndërprerjen e shërbimit fetar.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale dhe ndërkombëtare, duke u bërë një rast i pazakontë që përzien humorin dhe shqetësimin në prag të festave të Krishtlindjeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Incident i pazakontë në shërbim të Krishtlindjeve në një kishë në Koln të Gjermanisë appeared first on Sinjali.
