Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Java News

Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim

28 January 2026 at 14:29

Nga Rexhep Qosja

Sot, më 28 janar 2026, po shënohet 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Kjo datë është ditëlindja e një krijuesi të jashtëzakonshëm, por edhe ditë kujtese, sepse Ismail Kadare nuk është më fizikisht mes nesh. Ai u nda nga jeta në vitin 2024, duke lënë pas një vepër që ka tejkaluar kohën e vet dhe kufijtë e gjuhës së vet.

Ismail Kadare është një nga emrat më përfaqësues të letërsisë shqipe. Ai është shkrimtari që e futi përvojën historike, mitike dhe etike të shqiptarëve në hartën e madhe të letërsisë evropiane dhe botërore. Me romanet, esetë, poezinë dhe publicistikën e tij, ai i dha gjuhës shqipe një përmasë universale dhe i dha kulturës shqiptare një zë të dallueshëm, të dëgjuar dhe të respektuar.

Ismail Kadare dhe unë jemi njohur dhe jemi afruar qysh në vitet shtatëdhjetë. Kemi qenë miq, bashkëbisedues, lexues dhe kritikë të njëri-tjetrit. Kemi shkruar për veprën e njëri-tjetrit dhe kemi ndarë vlerësime të ndërsjella.

Ne, të dy, secili në anën e vet të kufirit që na ndante, u përballëm me fate të ndryshme, të rënda dhe shpeshherë të padrejta. Rrethanat historike, politike dhe shoqërore, të cilat nuk i zgjodhëm ne, por që na u imponuan, na vunë përballë provave morale dhe intelektuale që kërkonin jo vetëm qëndresë, por edhe vendime të vështira personale.

Kërkimi i azilit politik nga Ismail Kadare në Francë, në vitin 1990, u keqkuptua nga shumëkush që nuk e kuptonte peshën morale të asaj kohe. Në disa paraqitje publike në medie, dhe veçanërisht në një deklaratë të dhënë për Zërin e Amerikës, unë arsyetova se si ky akt nuk ishte arratisje nga atdheu, por refuzim i një sistemi që i kishte vënë kufij të padukshëm, por të hekurt, mendimit të lirë.

Kadare nuk iku për të shpëtuar veten, por për të shpëtuar veprën dhe lirinë e saj. Azili i tij ishte akt intelektual dhe etik: zgjedhja e fjalës së lirë përballë dhunës së heshtur të diktaturës. Historia e ka vërtetuar se shkrimtari që kërkon liri nuk e braktis kombin; ai i shërben atij në mënyrën më të lartë të mundshme.

Këtë qëndrim do e dëshmoj shpejt duke e vizituar Ismail Kadarenë në banesën e tij në Paris.
Por, siç ndodh shpesh mes intelektualëve që mendojnë thellë dhe ndryshe, kemi pasur edhe mospajtime, edhe polemika.

Polemika jonë më e njohur lidhej me çështjen e identitetit të shqiptarëve. Ishin mendime të ndryshme, argumente të ndryshme, këndvështrime të ndryshme mbi të njëjtën çështje themelore. Këto mospajtime nuk ishin personale; ato ishin intelektuale dhe kulturore. Megjithatë, siç ndodh ndonjëherë në jetën njerëzore, ato lanë pasoja edhe në raportin tonë personal. Shoqëria jonë u zbeh dhe rrugët tona, mjerisht, nuk u takuan më.

Sot, duke e kujtuar Ismail Kadarenë në 90-vjetorin e lindjes së tij, unë ndiej nevojë të theksoj diçka të rëndësishme: madhështia e tij si shkrimtar dhe rëndësia e tij historike për kulturën shqiptare janë përtej çdo mospajtimi. Letërsia nuk matet me pajtime apo mospajtime personale, por me thellësinë e mendimit, me fuqinë e gjuhës dhe me ndikimin e saj afatgjatë.

Ismail Kadare ishte dhe mbetet para së gjithash shkrimtar i kombit të vet. Ai e deshi Shqipërinë jo në mënyrë deklarative, por krijuese. Ai e deshi atë duke e shndërruar historinë, dramën dhe shpirtin shqiptar në letërsi të madhe.

Këtë vit, në muajin qershor, edhe unë do bëhem 90 vjeç. Është e pamundur të mos mendoj sa domethënëse dhe sa njerëzore do të kishte qenë po të ngrinim një dolli së bashku për këtë moshë të rrallë, për këto dy jetë të kaluara mes librave, polemikave, dashurisë për gjuhën dhe për kulturën shqiptare. Ndoshta kjo mbetet një peng i imi njerëzor, por jo një peng kulturor, qytetërues sepse dialogu ynë vazhdon nëpërmjet veprave tona.

Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim. Ai ka nevojë që vepra e tij të trajtohet me seriozitet shkencor dhe me ndjeshmëri kulturore. Brezat që vijnë mund ta lexojnë ndryshe, por gjithmonë do ta lexojnë. Dhe adhurojnë.

Ndarja e tij nga jeta, po rithem, është vetëm ndarje trupore. Emri, vepra dhe mendimi i tij, po rithem, janë të gjithmonshëm. Në këtë 90-vjetor të lindjes së tij, Ismail Kadare, po rithem, mbetet personalitet madhor historik i kulturës shqiptare, një nga figurat që do të vazhdojë të na sfidojë, të na shqetësojë dhe të na frymëzojë.

Të kujtoj me mall e nderim miku im, Ismail Kadare. Gjithmonësia jote në shpirtin e në mendjen time është gjithmonësi, përjetësi, amshim. Është gjithmonësi madhështore: është e kaluar, e sotme dhe e ardhme.

Rexhep Qosja Prishtinë, 28.1.2026
Photograph: Murdo Macleod/The Guardian, 2005

Telefonata prekëse e shqiptarit që i mbijetoi aksidentit në Rumani: Nuk e di si jam gjallë

By: Os De
28 January 2026 at 14:22

Gazetari i Euronews, Xhensil Shkëmbi, ka sjellë detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Timișoara të Rumanisë, ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut të Selanikut, mes tyre edhe një shqiptar, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Në raportimin e tij, Shkëmbi përcolli edhe deklaratat e familjarëve të dy shqiptarëve që ndodheshin në mjet. 

Njëri prej tyre është Genci Sadiku, i cili fatmirësisht ka arritur të mbijetojë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është personi që ka njoftuar i pari policinë rumune për aksidentin, menjëherë pas përplasjes së fugonit ku udhëtonin 10 tifozë. 

“Vetëm 20 sekonda pasi ka telefonuar policinë rumune, Genci Sadiku ka telefonuar familjen e tij në Selanik duke u thënë: ‘Nuk e di si po ju telefonoj, nuk e di si jam gjallë, por e di që do të kthehem në shtëpi. mos u shqetësoni’”, – tha gazetari, duke iu referuar dëshmive të familjarëve për mediat greke. 

Sipas të dhënave, tre të mbijetuarit ndodheshin në pjesën e pasme të fugonit dhe kjo dyshohet se ka ndikuar në shpëtimin e tyre, ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë në gjendje të rëndë. 

Mes viktimave është edhe Vasil Palo, me origjinë nga Korça, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte me familjen e tij në Aleksandria të Imathias në Greqi. Ai ishte tifoz i flaktë i PAOK-ut dhe po udhëtonte drejt Lionit për të ndjekur ndeshjen e skuadrës. 

“Kam komunikuar me motrën e tij, e cila ishte në një gjendje shumë të rëndë emocionale. Ajo tregonte se ai gjithmonë shprehej se do ta linte jetën në stadium dhe nuk e kishte menduar kurrë se kjo do të ndodhte në rrugë”, – raportoi Shkëmbi. 

Sipas motrës së viktimës, Vasil Palo ishte një njeri punëtor, i përkushtuar ndaj familjes, ndërsa pasioni i tij i vetëm ishte futbolli. 

Hetimet për aksidentin vijojnë nga autoritetet rumune. Sipas mediave lokale, fugoni i marrë me qira ka devijuar papritur gjatë një manovre parakalimi, duke shkaktuar një përplasje fatale që solli vdekjen e menjëhershme të shtatë personave. 

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Greqi dhe më gjerë, ndërsa në Selanik priten homazhe në stadiumin e PAOK-ut, me pjesëmarrjen e tifozëve dhe përfaqësuesve të futbollit. 

 

Zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991: Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë, shpresoj se…

By: Os De
28 January 2026 at 14:13

Në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, është zbuluar edhe një letër që shkrimtari i ka dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush në vitin 1991.

Në letër Kadare shtron pyetjen nëse populli shqiptar ka të drejtë të jetojë në të njëjtën shtëpi, duke iu referuar Kosovës. Ai thotë se mjetet demokratike që çojnë në një zgjidhje paqësore dhe diplomatike, ekzistojnë.

“Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me diçka të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre. Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do të bëni gjithçka, për të ndaluar këtë krim të paralajmëruar, tashmë, nga shumë drejtime”, shkruan ndër të tjera Kadare.

LETRA

Zoti President,

Dy vjet më parë, më 1989, kur jo vetëm në vendin tim por në gjithë perandorinë e Lindjes, diktatura komuniste ishte ende në këmbë, me mikun tim, laureatin e çmimit Nobel të paqes, Elia Weisel, ju kam dërguar një letër.

Në atë kohë, për një letër si ajo, në Shqipërinë komuniste dënoheshe me vdekje, megjithatë unë e ndjeva për detyrë t’ju drejtohesha juve, presídentit të shtetit më të fuqishëm demokratik të botës, për t’ju kërkuar ndjesë në emër të popullit shqiptar, për qëndrimin armiqësor që mbante qeveria komuniste shqiptare ndaj SHBA.

Ju shkruaja, midis të tjerash, në atë letër se populli shqiptar, në kundërshtim me sunduesit komunistë, kishte ndjenja të thella mirënjohjeje për SHBA dhe ju lutesha Juve, që pa ia vënë veshin fyerjeve të Tiranës të vazhdonit të ndihmonit këtë popull martir, si atë që vuante brenda kufijve të shtetit, si gysmën tjetër të tij, që vuante në Jugosllavi.

Dhe ja, pa u mbushur dy vjet, në marrëdhëniet amerikano-shqiptare ndodhi e pabesueshmja. Kur Sekretari i Shtetıt, Baker, u prit në mënyrë madhështore në Tiranë, isha i lumtur të vërtetoheshin fjalët që ju kisha shkruar më 1989, që në atë kohë mund të tingëllonin si fantazi shkrimtari, se SHBA do të ketë te populli shqiptar, një mik të zjarrtë e të përhershëm. Nga ana e tyre, shqiptarët të zhgënjyer nga ato lidhje të mbrapshta në të cílat i çuan komunistët, janë sot më të etur se kurrë për miqësi të vërtetë.

Zoti President, sot kur një pjesë e botës, e sidomos ajo pjesë që posa është shkëputur nga e kaluara komuniste, po përpëlitet e s’gjen dot qetësi, njerëzimi mbarë përcjell me adhurim përpjekjet tuaja fisnike për rregullimin e saj. Në këtë kahje, jo vetëm si shkrimtar e qytetar shqiptar, por edhe si njeri që dëshiron një botë më të përkryer, ju drejtohem Juve, burrit të shtetit me të cilin e ardhmja e botës ka një lidhje të drejtpërdrejtë.

Për shumë dekada, një pjesë e botës në aksionet e saj politike e diplomatike, përballë problemeve të mëdha ka qenë shpesh herë e paralizuar prej dogmave dhe tabuve. Në emër të një stabiliteti e qetësie false, këto dogma shpalleshin të shenjta e të pandryshueshme, paçka se kombe e popuj të tërë, të rrëzuar prej fatit, njëlloj si titanët e dikurshëm, vuanin e rënkonin prej tyre.

Tani është e qartë për cilindo, se ajo qetësi dhe stabilitet, që përligjej nga formulat gjoja të shenjta, nuk ka qenë veç një harmoni e gënjeshtërt. Nuk do të zgjatem për gjëra që ju i dini më mirë se kushdo dhe, prej të cilave jeni shqetësuar si rrallë kush. Do të dëshiroja vetëm që të tërheq edhe një herë vëmendjen tuaj, Zoti President, për popullin me fatin më tragjík, të krejt kontinentit evropian: shqiptarët.

Ky është i vetmi popull në historinë e Europës, që pas dy mijë vjetëve jetë u nda më dysh, që në fillim të shekullit të XX-të prej Fuqive të Mëdha. Ky është i vetmi komb, që në këtë shekull u shtyp prej dy díktaturave më të egra, që ka njohur bota: diktaturës së komunistëve shqiptarë dhe diktaturës së komunistëve serbë.

Ky gjymtim e kjo shtypje dyfishe, e ka lodhur dhe e ka dëmtuar rëndë këtë komb. Tani, gjysma e tij, ajo që jeton brenda kufijve të shtetit shqíptar, është duke e fituar më në fund lirinë. Por gjysma tjetër, ajo që ende ndodhet nën komunistët serbë, është në zi dhe në mjerim.

Zoti President i SHBA! Mendoj se është e palejueshme dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës, të së drejtës universale dhe të Zotit, që ky komb të vazhdojë e të jetë i dënuar kështu.

Dhurata që iu bë terroristëve serbë që vranë më 1914 në Sarajevë, dukën Ferdinand të Austro-Hungarisë, duke u dhënë si shpërblim gjysmën e  Shqipërisë, është një nga krimet më të rënda në historinë e njerëzimit. Sa më shpejt që bota e qytetëruar ta çlirojë veten e saj nga ky krim, aq më mirë do të jetë.

Kur ju shkruaj këto fialë, unë nuk mendoj kurrë, që paqja dhe mirëkuptimi i sotëm i arritur me aq mundime, të rrezikohen për shkak të shqiptarëve. As nuk parashtroj kërkesa për veprime të ngutshme, brutale ose sensacionale.

Ajo që dëshiroj të shtroj para jush është kërkesa për një ndryshim parimor në qëndrimin ndaj popullit shqiptar. Në mbarim të këtij shekulli, përpara shqiptarëve po ngrihet shansi historik, shansi që të korrigjohet faji që u bë ndaj tyre në fillim të shekullít.

A do të pranohet prej botës së sotme të qytetëruar e drejta e këtij populli, që të jetojë bashkë, në të njëjtën shtëpi, si të gjithë kombet apo do t’i mohohet kjo e drejtë, në emër të tabuve ose të gjumit të qetë të dikujt?

Në qoftë se në vizionin e Europës së nesërme pranohet kjo ide, mendoj se edhe mjetet demokratike për zgjedhjen e saj në mënyrë paqësore, diplomatike, njerëzore, pa dhimbje e gjak për kërrkënd, mund të gjenden.

E tmerrshme është se gjer më sot kjo ide nuk është pranuar. Por në kohën tonë, në kohën e triumfit të të drejtave të njeríut, triumf në të cilín SHBA kanë një vend nderi, të mos pranosh një ide të tillë, do të thotë të pajtohesh me të kundërtën.

Me një krim të tillë në ndërgjegje, bota e lirë s’mund të flejë e qetë. Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me diçka të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre.

Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do të bëni gjithçka, për të ndaluar këtë krim të paralajmëruar, tashmë, nga shumë drejtime.

Duke ju falenderuar edhe një herë, ju personalisht dhe shtetin tuaj të madh, për vëmendjen ndaj popullit tim, shpresoj Zoti President, se midis punëve dhe problemeve tuaja të shumta, do të vazhdoni të interesoheni për fatin e popullit tim martir.

Pranoni, Zoti President, shprehjen e respektit tim më të thellë.

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 janar 2026

By: Os De
28 January 2026 at 14:07

Dashi

Sot do merrni gjithçka qe keni dashur nga ai qe keni ne krah dhe kënaqësitë do jene te pafundme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret duhet te marrin iniciativa dhe te fillojnë edhe aventura afatshkurtra. Do ndihen mire. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet me tepër.

Demi

Mos u tregoni te ashpër me parterin tuaj sot sepse pa dashje mund ta lëndoni atë dhe nuk do e bëni te ndihet mire. Beqaret nga ana tjetër nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse mund te përballen me goxha zhgënjime me vone. Ruajeni veten tuaj. gjendja financiare nuk do jete aq e mire sa duhet, kështu qe mire do jete te shmangni çdo lloj investimi te tejskajshëm.

Binjaket

Mjedisi yjor do jete shume i përshtatshëm gjate kësaj dite për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do shkoje për mrekulli ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk do mund te fillojnë dot një lidhje sot. Te ardhurat do kenë goxha rritje kështu qe do mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Gaforrja

Te dashuruarit do kenë një dite normale dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Shfrytëzojeni sa te mundni. Beqaret do kalojnë një dite shume te veçante sot. Do jeni gjithë kohës te rrethuar nga persona interesante me te cilët ka gjasa te fillojnë edhe lidhje shume shpejt. Me financat mos u tregoni te pamatur nëse nuk doni te keni probleme me pas.

Luani

Kujtoni gjithmonë se dashuria është si një lule e cila qe te rritet sa me shume do përkujdes. Mos e lini për asnjë çast pas dore partnerin, përkundrazi mundohuni ta surprizoni çdo çast. Beqaret nuk do kenë mundësi as te realizojnë takime, jo me te nisin histori dashurie. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe gjerat do ecin për mrekulli.

Virgjeresha

Do ju duhet te luftoni fort gjate kësaj dite qe te ruani një klime sa me harmonike ne jetën tuaj ne çift. Kohen e lire kushtojani atij qe keni ne krah. Beqaret do marrin deklarata te forta dashurie te cilat mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Ne planin financiar do realizoni transaksione te rëndësishme dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.

Peshorja

Duhet te bëni shume kujdes gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje ne mënyrë qe te mos e rrezikoni për asnjë çast mbarëvajtjen e jetës sentimentale. Shume persona do mundohen t’iu sjellin probleme. Beqaret duhet te tregohen te duruar sepse sot nuk do ketë mundësi shume te mira. Financat do jene te mira, megjithatë nuk duhet te kryeni shpenzime te tejskajshme.

Akrepi

Sektori i dashurisë do jete i privilegjuar si për çiftet ashtu edhe për ata qe janë vetëm. Te dashuruarit do kalojnë çaste romantike dhe te veçanta, ndërsa beqaret me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Shume gjera kane për te ndryshuar me ne fund për ta. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do dini si ta menaxhoni gjithë situatën.
Shigjetari

Plutoni do jete planeti qe do merret me jetën sentimentale te çifteve gjate kësaj dite. Ai do i nxite ata te tregohen te dashur dhe te përkushtuar me personin qe kane ne krah. Beqaret nga ana tjetër do jene te pafat dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Te ardhurat do kenë disa përmirësime te vogla, kështu qe mund te përfitoni për te shlyer një pjese te borxheve.

Bricjapi

Fati do jete me ju sot ne planin sentimental. Yjet do ua bëjnë ditën plot ngjyra dhe shkëlqim. Do ndiheni shpesh si ne një ëndërr te bukur. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse shume persona do i kenë ne vëmendje. Ne planin financiar do realizoni transaksione dhe investime te konsiderueshme dhe gjendja do mbetet serish e mire.

Ujori

Dite mjaft e kënaqshme kjo e sotmja për te dashuruarit, prandaj shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Partneri do ju dashuroje edhe me më shume pasion. Ata qe janë vetëm do mbeten me te njëjtin status duke qene se do refuzojnë çdo lloj ftese qe do iu behet. Financat nuk mund te përmirësohen nëse kryeni shpenzime te konsiderueshme. Kujdes!

Peshqit

Hëna do jete e pozicionuar mire gjate kësaj dite ne planin tuaj sentimental. Gjerat do ecin për mrekulli dhe nuk do keni me as problemin me te vogël me partnerin tuaj. Beqaret do realizojnë takime te rëndësishme, por nuk do mund te fillojnë dot një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e te ardhurave do jete delikate kështu qe kujdes me çfarëdo lloj shpenzimi qe do kryeni.

VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS e PD, ambasada: Forcojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

By: Os De
28 January 2026 at 13:58

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka pritur në një takim deputetët e rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Ambasada ka zbardhur diskutimet, ndërsa thotë se ligjvënësit e rinj do të udhëtojnë drejt SHBA në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).

Ambasada thekson se qëllimi ësht forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve mbi prioritetet e përbashkëta në fusha të caktuara.

“Këtë javë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).

Ata do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake.”, thuhet në njoftim.

 

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen! Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të ndodhte…

By: Os De
28 January 2026 at 13:52

Ilir Meta pretendon se i është bërë presion që të mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite më parë. 

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta thotë se ngjarja mund të ishte parandaluar. Sipas Metës, vrasja e Hajdarit ishte politike, por personi më i painteresuar sipas tij, ishte Fatos Nano. 

“Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më 12 Shtator, por edhe më 14 Shtator 1998. 

Ndodhën dy ngjarje që nuk duhej të ndodhnin, por të kushtëzuara nga njëra-tjetra (shkak-pasojë), vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje e paralajmëruar që duhej të ishte parandaluar. 

Vrasja e tij nuk ishte produkt i një konflikti “tropojanësh”, por e qëndisur me kujdes nga duar të padukshme dhe mjeshtërore që shfrytëzuan persona të caktuar, për të arritur objektivat e tyre. 

Më duhet të theksoj, se personi më i painteresuar të ndodhte një gjë e tillë, ishte Fatos Nano. 

Por përmasat e kësaj vrasje, vendi ku ndodhi, mosndalimi i automjeteve dhe fakti se disa prej tyre ishin drejtues policie, vetvetiu do të bënin si përgjegjës politik për këtë vrasje, Kryeministrin dhe jo Ministrin e Brendshëm që ishte më shumë figurë teknike nga një parti aleate. 

Por, midis 12 dhe 14 Shtatorit qëndron 13 Shtatori, i cili ishte i rëndësishëm për t’i lidhur dy ngjarjet. 

Paraditen e 13 Shtatorit, shpërthen një llavë revolte e militantëve të Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë, duke paralajmëruar kështu “tsunamin” për ditën tjetër. 

Në mbrëmje, Kryeministri Nano, na bëri një mbledhje në zyrën e tij, ku merrnin pjesë disa anëtarë të Qeverisë dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste. 

Pasi bëri një vlerësim të rrezikshmërisë së lartë të situatës dhe potencialit të paparashikueshëm e destabilizues për të nesërmen, ai na njohu me një takim që kishte patur me dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në Presidencë për situatën. 

Një prej tyre i kishte sugjeruar të jepte dorëheqjen me qëllim ç’tensionimin e situatës, pasi ngjarja e ndodhur ishte shumë e rëndë. 

“Dakord, – u kishte thënë Nano, “po kujt t’ja le Qeverinë?” 

Kur Fatosi përmendi një emër që i kishin sugjeruar, të gjithë ata që mezi prisnin t’i zinin vendin, brofën në këmbë dhe thanë, në asnjë mënyrë, e kështu Nano iu bind këtij qëndrimi. 

Se cili ishte emri nuk ka rëndësi, se në çdo rast do ishte Partia Socialiste që do të zgjidhte Kryeministrin pasues. 

Por u humb një mundësi e madhe për të shmangur 14 Shtatorin e pasojat e tij dhe për këtë ishte përgjegjësia e të gjithë ne atë mbrëmje, që nuk gjykuam më thellë dhe nuk parashikuam pasojat. 

Do të kishte qenë shumë më mirë për vendin, por edhe vetë Nanon, që të jepte dorëheqjen atë mbrëmje dhe jo disa ditë më vonë. Të vazhdojmë me çështjen Hajdari. 

Kur unë u bëra Kryeministër një vit më vonë, në Tetor 1999, çështja Hajdari ishte “patatja më e nxehtë” që kërkonte drejtim. Interesi dhe presioni ndërkombëtar për këtë çështje ishte i fortë dhe konstant. Po kështu edhe presioni i brendshëm nga opozita. 

Menjëherë bëra takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe grupin e pesë prokurorëve të çështjes Hajdari që drejtohej nga Haxhi Giu, nëse unë nuk gaboj. 

Qëllimi i takimit ishte nxitja e tyre për zbardhjen e plotë të çështjes dhe sa më shpejt, pasi çështja Hajdari ishte një kosto shumë e rëndë për shtetin dhe Qeverinë socialiste. 

Po kështu, dëgjova të gjitha kërkesat e tyre pikë për pikë edhe ato personale. Interesante është se një nga Prokurorët e çështjes, përmes një këshilltarit tim, më kërkoi një takim konfidencial. Gjatë takimit ai më bëri një pyetje të çuditshme, se a e kisha seriozisht kërkesën për zbardhjen e plotë të çështjes apo thjesht se ashtu më duhej të flisja. 

Natyrisht që u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejtë e çështjes, pasi po vriteshin disa nga autorët dhe dëshmitarët e çështjes. 

Në të njëjtën kohë nisën të shpikeshin disa skandale kundër Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit të Financave, Anastas Angjeli, që njiheshin si miqtë e mi të afërt në atë kohë. Madje arritën deri atje sa të nxirrnin një gjeneral në media, me uniformë, të sulmonte Ministrin. E gjitha ishte një presion i orkestruar kundër meje, që të mos shtyja përpara hetimet për vrasjen e Hajdarit. 

Atëherë përgjigjia ime ishte ballore, në një mbledhje të Qeverisë, të hapur për mediat, ku deklarova se ne do të gjejmë jo vetëm vrasësit e Azem Hajdarit, por edhe vrasësit e vrasësve të tij. 

Më vonë u informova për vendndodhjen e Jaho Salihit, një prej të akuzuarve kryesorë. 

U dhashë ultimatum personave përgjegjës, se nëse atij i ndodhte gjë dhe brenda 48 orësh nuk i dorëzohej drejtësisë, do t’i bëja përgjegjës publikisht. Fatmirësisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le të themi, shkoi sipas parashikimit. Ky ishte moment i rëndësishëm jo vetëm për mbylljen e çështjes Hajdari, por edhe për të shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë shtetërore për atë që ndodhi në 12 Shtator dhe që duhej të ishte parandaluar. 

Qëllimi i këtij shkrimi është jo vetëm për të thënë disa të vërteta, sot në kohën e gënjeshtrave, por mbi të gjitha për të theksuar se edhe 12 Shtatori e 14 Shtatori 1998, por edhe 21 Janari 2011, mund dhe duhej të parandaloheshin. 

Dhe meqënëse fjala gjeopolitikë këto kohë mbizotëron, nuk duhet të harrojmë se në fund të vitit 2010, kishte nisur edhe Pranvera Arabe”-shkruan Meta. 

Jo 33% banorë më pak më 2023, krahasuar me vitin 1990

28 January 2026 at 13:37

Nga Eduard Zaloshnja

Në konferencën me BERZH, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi: “Popullsia ka ardhur në rënie të vazhdueshme, ndërkohë që mosha mesatare po rritet me shpejtësi. Regjistrimi i popullsisë i vitit 2023 evidentoi rreth 2.4 milionë banorë, afërsisht një e treta më pak krahasuar me vitin 1990”.

Kjo deklaratë është gabim aritmetikisht – në fillim të vitit 1990 (sipas regjistrimit të atëhershëm të popullsisë) banonin 3.18 milionë shqiptarë brenda vendit. Dhe në qoftë se pjestojmë 2.4 milionë të 2023-shit me 3.18 milionë, del se popullsia banuese në Shqipëri më 2023 ishte sa 75% e asaj të para 36 vjetëve – pra 25% më pak, e jo 33% më pak.

Në qoftë se askush nuk do të ishte larguar nga vendi në 36 vjetët e fundit, popullsia banuese në vend mund të kishte arritur sot 4.6 milionë (pra, do të ishte rritur me 45%), por kushtet ekonomike të Shqipërisë, sidomos në dy dekadat e para të tranzicionit nuk e siguronin dot mbijetesën e një popullsie aq të madhe. Prandaj edhe ndodhi deri më 2011 emigrimi i mbi 1.4 milionë shqiptarëve të lindur në Shqipëri. Pas vitit 2011 emigracioni ka vazhduar, por për përmirsimin e jetesës, e jo për mbijetesë…

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”…

By: Os De
28 January 2026 at 13:29

Ish-zv.kryeministër në kohën kur ndodhi 21 Janari 2011, Ilir Meta ka treguar disa episode që i paraprinë protestës ku humbën jetën katër persona.

Ai thotë se gjithçka nisi pasi i propozoi Dritan Priftit një rrokadë ku ky i fundit të kalonte në Ministrinë e Jashtme dhe vetë Meta të merrte Ministrinë e Ekonomisë.

Prifti, sipas rrëfimit të Metës, e pranoi fillimisht propozimin, por pasdite i tha ta rimendonte dhe se mund t’i nxirrte një përgjim.

Pas këtij mesazhi, sipas Metës, Prifti u shkarkua.

̈

Dëgjova edhe një gazetar të njohur se kur atëherë për 700 mijë euro u bë name në 21 Janar, tani duhet të bëhet hataja kur flitet me dhjetëra milion euro, etj. (Kjo është përmbledhje sintetike e imja)

Nëse populli vërtet do ishte revoltuar për atë montazh të stërprovuar më 11 Janar do kishte dalë që atë natë në rrugë (siç ka ndodhur në Hungari e vende të tjera). Ja maksimumi ditën tjetër. Por 21 Janari ndodh vetëm 10 ditë pas publikimit.

Ndërkohë përgatitjen për 21 Janarin kishin nisur muaj më parë.

Pas një viti në krye të Ministrisë së Jashtme, pasi kishim përmbyllur me sukses çështje madhore si vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, si edhe liberalizimi i vizave pas takimit vendimtar të Sarajevës, por edhe pas zmbrapsjes së Projekt-Rezolutës së Serbisë në OKB kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ramë dakord me Kryeministrin Berisha, për të bërë rokadë brenda 2 ministrive që drejtonte Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).

Arsyeja kryesore ishte jo vetëm se unë i kisha përmbushur objektivat kryesorë në MPJ, por edhe se e kisha të pamundur të drejtoja në mënyrë efektive LSI-në, ndërkohë që po afronin zgjedhjet vendore.

Në një vit kisha kaluar gati 170 ditë jashtë shtetit.

Këtë vendim ia komunikova edhe zotërisë me të cilin do bëja rokadën.

Edhe pse i palumtur ai i mirëkuptoi argumentat e mia.

Por çuditërisht pasdite më mbërrijnë nja 2 sms të tij, ku më thoshte se nuk ishte dakord me këtë rokadë dhe se duhej ta vlerësoja edhe njëherë këtë ide se përndryshe ai kishte përgjime me mua.

Kaq mjaftoi që ai të “shkarkohej” pa u propozuar.

Këto mesazhe të tij ia kalova forëard Kryeministrit Berisha dhe i bëra të qartë që ky nuk mund të ishte Ministër i Jashtëm dhe i propozova Z. Edmond Haxhinasto, më një përvojë të çmuar diplomatike.

Kështu që shantazhi u shpërblye me shkarkim dhe jo me “negociata”.

Disa javë më vonë shantazhisti bëri të penduarin duke më kërkuar falje në celular dhe po kështu edhe takim i cili u zhvillua te “Piazza”.

Pasi kërkoi falje për “nxitimin” më solli një ofertë “fantastike” nga Edi Rama.

Thelbi i ofertës ishte që unë të bëhesha Kryeministër dhe ta bënim Qeverinë sipas dëshirës tonë dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të na mbështese pa kushte.

“O shoku, – e pyeta, “unë si do jem Kryeministër me 4 deputetë?”

Unë kisha mbi 60 deputetë si Kryeministër dhe u largova vetë se nuk mund të pranoja kushtet e pakicës parlamentare të Fatos Nanos.

Në fund, shantazhisti më tha se nëse unë bëhesha Kryeministër ai nuk do t’i nxirrte përgjimet.

Kuptohet që këtu biseda mbaroi “me sukses” sepse “i penduari” u bë recidivist.

Pak ditë më vonë një pronar mediash që ishte mik i përbashkët më kërkoi takim urgjent te “Rogneri”.

Kujtova se kishte ndonjë hall të tij, por ai kishte merakun tim.

Më tregoi një foto ku isha unë me shantazhistin në zyrën e këtij të fundit.

“Çfarë urgjence ka kjo?”, – e pyeta unë.

“Ma tha ai, – më tha pronari i medias, “dhe do e publikojë përgjimin nëse nuk e pranon propozimin”.

“Faleminderit prej teje, – i thashë, “por i thuaj atij të publikojë ç’të dojë dhe kur të dojë”.

Natyrisht shantazhisti duke menduar se unë e merrja për bllof kërcënimin e tij më kishte çuar lajmësin për të më treguar “provën” se nuk bënte bllofin.

Por si njeri i përgjegjshëm që e di shumë mirë se çfarë firmos, por edhe se çfarë them në çdo rrethanë, isha shumë i qetë dhe i sigurt se asgjë implikuese nuk mund të kishte në bisedat e mia.

Për të gjitha këto, natyrisht kam informuar Kryeministrin Berisha. Ndërkohë kisha marrë masat për zëvendësimin e tij si deputet, me deputet të Partisë Socialiste, në kohën që ai do të “dezertonte” nga shumica jonë.

Po kështu, gjatë Dhjetorit 2010 dhe fillim Janarit 2011, gati 90% të kohës e kalova në krye të Komitetit Qeveritar për Emergjencën për shkak të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë.

Natyrisht edhe për shkak të lidhjeve të mia personale edhe me deputetë e funksionarë të Partisë Socialiste në këto dy zona, u informova për porositë që kishin marrë për të përgatitur njerëzit, që të bëheshin gati për një revolt të paparë, sepse do plaste një superskandal në media në fillim të Janarit.

Kështu, që montazhi i 11 Janarit nuk ishte aspak i papritur për mua dhe disa të tjerë.

Menjëherë në 12 Janar, në mëngjes, i nis një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, ku e njoftoja se hiqja dorë nga imuniteti im.

Pas këtij veprimi, dola në konferencë shtypi në Ministrinë e Ekonomisë, ku bëra publik heqjen dorë nga imuniteti si deputet dhe e ftoja Prokurorinë të hetonte rastin dhe po kështu iu përgjigja çdo pyetje të gazetarëve.

Ndërkohë, ditën tjetër, më 13 Janar, pranova ftesën e gazetarit të njohur, Blendi Fevziu, për të dalë në “arenë” me një panel analistësh që do i zgjidhte ai.

Pas një debati të flaktë dhe të pakompromis, pyetjes se a do jepja dorëheqje iu përgjigja se unë kam hequr dorë nga imuniteti dhe kjo mjafton.

Por ditën tjetër, sapo gdhiu dita, një i panjohur trokiti të më sillte një porosi nga jashtë, nga një mik i jashtëzakonshëm dhe shumë i informuar.

Porosia ishte se duhet të japësh sa më parë dorëheqjen dhe ti nuk duhet të jesh në zyrë (Ministri) kur të vriten njerëz, sepse situate është më e rënduar se ç’e mendon ti.

Duke patur besim absolut në integritetin dhe dashamirësinë e porosi-dërguesit, shkova menjëherë në zyrë dhe përgatitja dorëheqjen e parevokueshme nga Zv/Kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë dhe shkova të takoja Kryeministrin Berisha për t’i bërë të ditur vendimin e ri, si domosdoshmëri për të lehtësuar pozitën e Qeverisë, si edhe për të sfumuar sa të mundej alibinë e gjak-kërkuesve.

Po kështu, i paraqita propozimin për zëvendësuesit e mi, nga postet e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë dhe nga ajo ditë (pra një javë para 21 Janarit) nuk shkela më në atë ministry.

Po atë ditë, në mesdrekë, Asambleja e Partisë Socialiste shpalli 21 Janarin, si ditën e protestës dhe qametit.

Ndërkohë pak ditë para 21 Janarit, i panjohuri, u rishfaq, për të sjellë të dhëna të reja dhe një porosi të re për mua.

Të dhënat e reja ishin se situata po rëndohej pasi organizatorët po rekrutonin shumë elementë kriminalë në terren për 21 Janarin.

Po kështu, porosia e mikut nga jashtë ishte se më 21 Janar, unë nuk duhet të qëndroja në shtëpi pasi banesa mund të sulmohej nga elementë kriminalë.

Përgjigjia ime ishte falenderuese për mikun tim, për kujdesin e tij, por i thashë se nga zyra ika se nuk është e imja, por nga shtëpia nuk mund të largohem.

Pas kësaj, më 18 Janar kam bërë konferencë shtypi në selinë e LSI-së ku kam paralajmëruar Edi Ramën për të hequr dorë nga rekrutimi i elementëve kriminalë për të nxitur dhunë dhe gjakderdhje.

Të shqetësuar për mosvlerësimin e duhur të organizmit të “nëndheshëm” të protestës nga autoritetet ligjzbatuese në 20 Janar, i kemi dërguar një letër informuese Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të dhënat më shqetësuese që kishim ne si LSI.

Fatkeqësisht, dhuna nuk u parandalua në kohën e duhur edhe pse për ditë të tëra në televizione bëhej thirrje e hapur për dhunë dhe viktima.

Nuk ishin socialistët (anëtarët dhe simpatizantët) që sulmuan me dhunë (gura, hunj, etj) Kryeministrinë.

Socialistët ishin te ura e Lanës dhe përtej.

Por ishin të rekrutuarit dhe të importuarit që për 3-4 orë sulmuan pa rreshtur policinë derisa u konfrontuan me Gardën.

Parandalimi i elementëve kriminalë përpara mitingut, nuk kishte funksionuar.

As marrja e masave për shpërndarjen paqësore të demonstruesve.

Nuk është detyra ime të hetoj se përse nuk u parandalua një gjakderdhje e paralajmëruar me kohë.

Madje kjo duhej të hetohej në kohë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por gjurmët e organizatorëve atëherë ishin shumë të freskëta dhe u duhej dhënë kohë për t’i “pastruar”.

Por, le t’i kthehemi disa të vërtetave, me video-montazhin që u përdor si alibi për të thirrur protestën.

Së pari, as një agjensi zyrtare e SHBA, Britanisë së Madhe etj, nuk pranoi të bëjë ekspertizën e videos, sepse e dinin më mirë se sa ne se çfarë ishte.

Së dyti, çuditërisht në vend që Prokuroria ta çonte videon te një ekspert audio, e çoi te një ekspert privat kompjuterash (pra video).

Ndërkohë, aty nuk ishte problem te video, pra se kush ishin dy personat.

Problemi i vetëm dhe kryesor ishte vërtetësia e bisedës të shoqëruar me titra dhe nëpërmjet edhe montimeve të bëra.

Pra, rastësisht eksperti amerikan, gjatë kërkimit të tij në orën e dorëzuar nga “denoncuesi i korrupsionit”, gjeti plot video të tjera të tij, të cilat ai i kishte bërë “delete” duke menduar se ishin zhdukur përgjithmonë.

Rekuperimi i tyre, përveç se ekspozonte plot politikanë, biznesmenë dhe gazetarë të përgjuar, jo vetëm në zyra, por edhe në shtëpi, evidentoi edhe një video ku dukeshin vërtet me sy 80 mijë euro që zotëria i merrte nga Zv/Ministri i tij në shtëpi.

Për këtë, Prokuroria u detyrua formalisht të niste një hetim, meqënëse eksperti amerikan ja kishte dërguar me procesverbal këtë rast.

Por te askush nuk e përmend dhe mirë bëjnë (b)analistët.

Le të vazhdojmë me hetimin tim.

Në mënyrë të qëllimshme, Prokuroria, shkelte vazhdimisht procedurat e hetimit duke shpresuar se unë do të kërkoja mbyllje me procedurë të çështjes në gjykatë.

Edhe pse ne kërkuam dhe insistuam që ekspertët tanë të ishin të pranishëm në çdo ekspertim që do përzgjidhte Prokuroria, kjo nuk ndodhi kurrë qëllimisht.

Çuditërisht, Prokurori që u caktua të drejtojë çështjen time, në periudhën e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në kuadër të verifikimit të figurës, u shpall nga Autoriteti i Dosjeve, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Por Gjykata më pas deklaroi se kishte qenë një person tjetër dhe kështu, zotëria u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që pagëzoi edhe Prokurorët e parë të SPAK-ut.

Tani le të kalojmë te Gjykata dhe vendimi i saj.

Dëgjojmë (b)analistë që thonë se Meta e dorëzoi imunitetin pasi kishte garanci te drejtësia, etj.

Dua t’ju siguroj se në jetën time nuk kam emëruar kurrë ndonjë prokuror apo gjykatës.

Së dyti, nëse unë apo Z. Berisha, do kishim kaq ndikim te drejtësia, përse do të zgjidhnim relator të çështjes Z. Dvorani, i cili dihet se është shumë militant partie edhe pse i njeh mirë ligjet?

Ja pra që ndërhyrje nuk mund të kishte.

Po kështu, unë mund të kisha kërkuar përjashtimin e Z. Dvorani nga relator dhe anëtar i trupës gjykuese, pasi ai kishte lidhje shumë të afërta me personin që më përgjoi mua.

Por unë nuk e bëra kurrë këtë.

Po kështu, nuk kërkova që çështja të mbyllej për shkak të shkeljes së procedurave nga Prokuroria, por i shkuam gjykimit me themel, deri në fund.

Rezultati, siç dihet, ishte 5 – 0.

Edhe vet relatori i çështjes, Z. Dvorani, votoi për pafajësinë time, si katër kolegët e tjerë.

Por për të “ngushëlluar” shokët e partisë bëri një shënim, se për kaq sa kemi parë dhe hetuar, është i pafajshëm, por mirë do ishte që të zgjasnin hetimet.

Pra nga dy vjet hetime, të vazhdonte pa mbarim, aq sa i duhej “Partisë”.

Me gjithë presionin që kishte nga njerëzit e Partisë Socialiste, Z. Dvorani, nuk votoi siç donin ata, në mënyrë që të kishte një votë kundër, të cilën socialistët do ta trumbetonin kudo, brenda e jashtë vendit, si vendim i “pakicës të pakorruptuar”, e përralla të tjera si këto.

Ndërkohë paralelisht, zotëria që më kishte përgjuar mua, ishte zhytur në telashe të mëdha, sepse i kishin dalë jashtë kontrollit videot e pafundme që i kishte bërë vetes me të tjerë.

Një njeri i papërgjegjshëm që rrinte afër meje në ato kohë, kishte vendosur një gjobë të rëndë duke përdorur një foto spekulative.

Përsëri, miku i përbashkët, që më solli foton në “Rogner”, më kërkoi takim urgjent në emër të tij.

Pa asnjë dëshirë, por për shkak se doja të dija të vërtetën, meqënëse ishte përmendur emri im nga gjobvënësi, i prita të dy, në një ekspozitë pikturash atë kohë, në Gjirin e Lalzit.

Pasi kërkoi falje për keqpërdorimin e përgjimit të tij nga Edi Rama për 21 Janarin, më sqaroi edhe rrethanat e gjobvënies nga ish–mbështetësi im, bazuar mbi një foto spekulative.

“Qetësohu, – i thashë, “se është si fotoja që më dërgove ti me këtë mikun e përbashkët në Rogner”.

“Asnjë lekë nuk je i detyruar t’i paguash askujt, – i thashë, “por video-montazhin tënd e paguan katër të pafajshëm me jetën e tyre”.

Miku im hebrè

28 January 2026 at 13:22

Nga Edison Ypi 

Për ta njohur dikend në është a s’është Hebrè nuk lipsen të dhëna anagrafike, ku lindi, kë kishte gjysh nga nëna e nga baba, e të tjera.
Hebreu njihet nga të dhëna antropometrike. Nga pamja, proporcionet, tiparet, çehrja, gjestet, lëvizjet, aktet, reagimet. Sidomos nga algoritmi që përdor në arsyetim. Si dhe rrezatimi, vibracioni që i emeton apo gjeneron prezenca, ekzistenca, qënia.
Për mua si adhurues i pakurueshëm i mikro-dallimeve etnike shqiptareske, mes, ta zemë, mallakastriotit dhe tropojanit, mirditorit dhe përmetarit, labit dhe kolonjarit, njëri nga rastet kur për përkatësinë etnike të dikujt kam qënë fillimisht në mëdyshje, dhe më pas ka dalë hebraike, është me një mik kosovar.
Kosovari kishte, dhe vazhdon të ketë, flokët kokoridhka, buzët e trasha, sidomos tepër inteligjent.
Vazhdoi dilema ime mbi etnicitetin e kosovarit, derikur një ditë gjatë një bisede më tha se babain ja quanin “Isak”. U shtanga. Luhatja mori fund. U bë fakt. I dyti që e mësoi prej meje cilës etni i përkiste, ishte vetë hebreu i Mitrovicës.
Gjysma e fshatrave labe të Bregut dhe disa katunde të Tepelenës, pavarësisht në janë a s’janë koshient për përkatësinë e origjinës, janë hebrej.
Njëri ndër më të mëdhenjtë aktorë skenikë të botës, ishte një hebrè kavajs.
Një tjetër hebre kavajs e kishim President. Është ende gjallë. Si kokrra e mollës me shëndet.
Leksikologu ynë më i madh Zef Simoni ishte hebrè. Nuk e dinte. Ja kishte dëshmuar me dokumenta të vjetra arshivore kolegu ambasador i Jerusalemit në Madrid
Jo aq sa për të thënë se gjatë Luftës së Dytë Botëre në Shqipëri hebrejtë mirpritën njëritjetrin, megjithatë, të panumurt kanë qënë dhe janë banorët mbi truallin e Skënderbeut, ndër ta ndoshta dhe unë, që shqiptarë quhen, por hebrej janë.
Jo nga zhurma, poterja, krisma, kërrcitja.
Përkundrazi, heshtja, urtësia, vetpërmbajtja, përunjësia, u bënë shkak që para do kohësh pata fatin të njoh një myzeqar të jashtëzakonshëm.
Myzeqari në fjalë shkruan.
Dhe ç’të shkruar.
Jo-jo, myzeqari perfeksionist që njoha nuk shkruan, qëndis. Nuk qendis, pikturon me penelin e Leonardos. Nuk pikturon, gdhend me daltën e Mikelangelos.
Jo si të tjerët, mbytur në soc-klishera dhe konvencionalizma, Abaz Gjyshaj, kështu quhet myzeqari madhështor, shkruan jashtë çdo skeme, jashtë çdo shtrembërimi, jashtë çdo deformimi, jashtë çdo modeli, shkolle, rryme, mode të shkruari.
Abaz Gjyshaj shkruan brenda ndjeshmërisë së vet, thellësisë e vet, humnerës së vet mendimtare. Pastaj për njerzit, natyrën, ekzistencën, mbijetesën, fiksionin, imagjinatën, variacionet e imagjinatës, fantazinë, trillet e fantazisë, sekretet e fiction-it.
Shkrimet njëkohësisht të gjata dhe minimaliste të Abaz Gjyshaj, s’ngjajnë me të askujt. Kanë tjetër ajër të pastër, tjetër origjinë të largët, tjetër energji nukleare. Koha pa tiktak dhe hapësira pa cak, arena e luftrave të Abaz Gjyshaj, janë vetëm të tiat.
Këto cilësi të Abaz Gjyshaj, janë ato që e bëjnë leximin nga një shkrim në tjetrin, nga një mahnitje në tjetër, dhe garantojnë llojin më të lartë të leximit. Ekstazën artistike. Orgazmën letrare – leximin me një frymë.
Abaz Gjyshaj nuk shkruan për manovra të ndërlikuara dallavera meskine, restoranta peshku, dashuriçka korridoresh, intriga zyrash, besnikërira të shtirura, tradhëtira teatrale, lotë kokodrili, e të tjera lëtyra.
U fejua, u martua, polli një taborr me kalamaj, emigroi, vuajti, u sëmur, u operua, kirurgu ja harroi gërshërët në bark, bëri rrush e kumbulla paratë e kurbetit, e braktisi gruaja dhe kalamajt, u katandis për ibret – nuk është kjo mënyra si shkruan Abaz Gjyshaj.
Abaz Gjyshaj shkruan për bëma dhe gjëma të mëdhaja me proporcione planetare, epokale, luftra, fatkeqësira, udhëtime, aventura, eksplorime nëpër toka dhe dete të largët, për fenomene natyrore dhe shoqërore që përcaktojnë fate, funde detesh, oqeane, anije eksploratore, nëndetse në misione të rrezikëshme.
Tolstoi ynë, Balzaku ynë, Mopasani ynë i animuar mbi një trup të vetëm që quhet Abaz Gjyshaj, është fatalisht i papajtueshëm me banalitetin, trivialitetin, mediokritetin. Abaz Gjyshaj njeh vetëm lartësitë qiellore. Vetëm humnerat infernale. Vetëm tablorat biblike.
Të arrish të thuash apo shkruash apo komunikosh plotësisht çfarë është mahnitëse në të shkruarën e Abaz Gjyshja, është mundim prej Sizifi, është punë që s’bëhet, qëllim që s’arrihet, lartësi ku s’mund të ngjitesh. Megjithatë, sa kohë që për hir të subjektivitetit, aproksimativiteti falet, Abaz Gjyshaj shkruan vetëm për dukuri të larta. Aq epike sa prekin lirizmin. Aq të paqta sa rrokin tragjiken: për tokën, qiellin, diellin, hënën, muzgun, agun, pjellorshmërinë, prodhueshmërinë, malin, lumin, ngrysjen, ëndërrat, gdhirjen, legjendat, proverbat, fushën, pyllin, gjallesat, rreziqet, heroizmat. Të gjitha këndshëm. Të gjitha besueshëm. Të gjitha bukur. Aq bukur sa duket sikur gurgullojnë nga buçim-heshturi Durim lasgushian.
S’kam qënë kurrë i qartë për përkatësinë etnike të Abaz Gjyshaj. Herë më dukej si myzeqar, herë si alien, e herë si të dyja, alien-myzeqar, ose myzeqar-alien.
Kur një ditë prej ditësh gjatë një bisede më thotë se gjyshin ja kanë quajtur “Simon”.
Po fol o Abaz Gjyshaj fol. Fol e bërtit sa Darsia, Dumrea, Myzeqeja, të dridhen, sa toka të tundet, liqeret të rrënqethen, Shpiragu të rrudhet, Tomorri të trembet, Gramozi të habitet, këmbanat të bien. Thuaj: Unë Abaz Gjyshaj jam Hebrè.
Kujt i vete mendja se Abaz Gjyshaj shkruan fuqishëm sepse është hebrè, ose po të jeshë hebre shkruan si Abaz Gjyshaj, gabon rëndë, s’kupton asgjë.
Nuk është zor të shkruash.
Zor është të shkruash si Abaz Gjyshaj.
Duke ngritur dallgë të nënujshme në oqean. Duke ndezur zjarr pa djegie, vullkan pa llavë, rrebesh pa përnbytje, tërmet pa goditje, për të cilat miku im hebrè Abaz Gjyshaj është mjeshtër.

Genti Gazheli emërohet zv.ministër te Ministria e Mjedisit, zbardhet vendimi i qeverisë/ Ja kush do jetë në krye të Doganave

By: Os De
28 January 2026 at 13:19

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

– Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

– Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Rama, balet diplomatik në tehun e briskut

By: S M
28 January 2026 at 13:02

Nga Skënder Minxhozi/

 

Fillimisht i duhet të hedhë poshtë akuzat e kundërshtarëve politikë që e akuzojnë se s’po le gur pa lëvizur që t’i shpëtojë “shpatës” së drejtësisë. Kjo është relativisht e lehtë pasi në çdo rast dhe për çdo gjë Berisha dhe të tjerët do të ishin kundër asaj që bën Edi Rama me axhendën e tij diplomatike. E kanë goditur për politikën rajonale, për raportet me SHBA, për Kosovën, Greqinë dhe gjithçka tjetër që mban brenda harta politike e hemisferës veriore.

Edi Rama duhet t’i shpjegojë lëvizjet e tij diplomatike më së shumti në planin e jashtëm. Duhet t’ua shpjegojë partnerëve evropianë të cilët në shumicë i ka miq e të njohur të vjetër. Duhet të japë shpjegime në kohën kur kontinenti i vjetër dhe shteti më i fuqishëm i botës po polarizojnë qëndrimet mes tyre duke përfshirë kërcënimet tregëtare por edhe territoriale, siç qe rasti i Groenlandës.

Në të gjitha këto ngjarje të mëdha Shqipëria e vogël nuk ka as gisht e as të drejtë vote. Jemi shumë të parëndësishëm për të qenë aktorë në këtë paradë muskujsh të nivelit botëror. E megjithatë porsi pluhuri i hekurit kur i vendos afër një magnet, kjo përmbysje gjeopolitike po kërkon rreshtimin e të gjitha “grimcave” sipas poleve të magnetit. Ashpërsimi i marrëdhënieve brenda botës perëndimore do të kërkojë me gjasë që dikur të gjithë dhe cilido të bëjnë një zgjedhje mes SHBA dhe Evropës. Kjo është mesa duket e ardhmja, pasi amerikanët e kanë bërë të qartë se parimi i ri të cilit i falen është “secili për vete, Zoti për të gjithë”!

Në këtë rirreshtim të historisë për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Shqipëria duhet të ruajë interesat dhe të ardhmen e saj. Të qëndrojë fort me Amerikën në aspektin e sigurisë dhe të mbajë hapur korsinë që çon në BE, si projekti i vetëm afatgjatë dhe me perspektivë për shqiptarët. Edhe ky është një balet i vështirë për t’u kërcyer mes dy gjigandësh, i cili do të testojë skajshëm aftësitë diplomatike të kryeministrit shqiptar dhe të të gjithë shtetit.

Edi Rama ka qenë kurdoherë një notar që ka pëlqyer të notojë kundër rrymës. Edhe kur tentoi paqëtimin e rajonit përmes Ballkanit të Hapur, edhe kur ra dakord me Melonin për bazën e refugjatëve në Shëngjin apo kur mbante e vazhdon të mbajë raporte me Erdoganin, Sorosin, Orbanin apo sheikët e Gjirit. Që të gjithë figura me dritë-hije të cilët jo rrallë dalin nga spektri i diplomacisë korrekte.

Natyrshëm që Rama ka ndjekur jo vetëm instiktin e shtetarit dhe punët e vendit, por edhe interesin e tij politik në këto raporte që ka ndërtuar. Natyrshëm edhe pjesëmarrja në Bordin e Paqes është një lëvizje politike e tillë, pra ndarëse. Siç është gjithashtu ndarëse dhe e debatueshme një vizitë në Tel Aviv për t’i shtrënguar dorën Bibit, udhëheqësit që edhe kur merr avionin për të udhëtuar jashtë vendit kujdeset që të evitojë qiejt e Evropës se mos e ulin me zor në tokë dhe i venë prangat.

E nëse marrja pjesë në OKB-në private të Donald Trump është diçka që shumëkush në Shqipëri (e më pak në Evropë) nuk e konsiderojnë si sakrilegj, vizita në Izrael është një akt që kërcet dhe bie në sy për së largu. Për keq natyrisht, më shumë sesa për mirë, duke parë tragjedinë që u shpalos para syve të të gjithë globit në Gaza për shkak të sulmeve izraelite.

Ky i Ramës është një balet diplomatik në tehun e briskut, i cili për kundërshtarët e tij në Tiranë është një valle vetëvrasëse e imponuar nga problemet e  brendshme, teksa për miqtë në Evropë, Turqi e gjetiu duket si një ndër shumë episodet e galerisë së gjesteve provokative me të cilat Edi Rama i ka mësuar tashmë. Nisur nga atletet e bardha, batutat e kudondodhura majtas e djathtas dhe stilin e drejtpërdrejtë e pa komplekse që tejkalon manualet ideologjike, ato politike e diplomatike.

Në mandatin e katërt qeverisës Edi Ramës i takon të menaxhojë një Shqipëri të turbullt me një qeverisje gjithashtu të turbullt, në një botë kaotike dhe të pasigurt. Kjo kërkon diçka më shumë se një batutë me Makronin apo një palë atlete sportive në foton familjare të një Samiti. Kërkon të dish ç’po bën, pse po e bën dhe çfarë përfitimesh do të marrësh në fund të rrugës. Improvizimet janë të ndaluara në kohë kolere. Dhe bota po kalon një epidemi më të keqe se covidi. Po kalon “epideminë” dramatike të ribërjes së rendit botëror, ku duhet mendje e kthjellët, miq besnikë dhe nerva çeliku.

Besart Xhaferri flet për organizimin e protestës së radhës së opozitës: Zaptojmë Bulevardin, nuk e lëshojmë më!

By: Os De
28 January 2026 at 13:01

Partia Demokratike po përgatitet për një format të ri protestash, të cilat pritet të jenë të vazhdueshme dhe më intensive. Deputeti Besart Xhaferri, deklaroi se brenda kësaj jave Kryesia e PD-së do të vendosë datën e radhës së protestës. 

Xhaferri tha mbrëmë në Studio 24, opozita do të dalë në rrugë me një strategji të re proteste, ku synimi kryesor do të jetë zaptimi i Bulevardit. “Do të shkojmë drejt protestave të vazhdueshme. Bulevardi do të zaptohet dhe nuk do të lirohet më,” u shpreh ai. 

Ai theksoi se protestat nuk do të jenë më sporadike, por të organizuara në mënyrë të tillë që të krijojnë presion të vazhdueshëm politik. “Do të dalim me një format tjetër. Duhet zaptuar Bulevardi dhe do të gjendet çdo mënyrë logjistike për ta realizuar këtë,” deklaroi Xhaferri. 

Sipas tij, zaptimi i Bulevardit është çështje kohe. “Shumë shpejt, po, do të zaptohet Bulevardi,” tha ai, duke lënë të kuptohet se përgatitjet janë në fazën përfundimtare. Ende nuk ka një datë zyrtare për protestën e radhës, por vendimi pritet të merret në ditët në vijim nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. 

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

By: Os De
28 January 2026 at 12:51

Genti Gazheli largohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Sipas News 24, vendimi për shkarkimin e tij firmoset sot në mbledhjen e qeverisë. Gazheli u emërua në këtë detyrë 5 vjet më parë.

Gazheli do të zëvendësohet nga Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave që nga viti 2018.

Në mbledhjen e qeverisë pritet të firmosen edhe ndryshime të tjera në krye të institucioneve me peshë, vendime të cilat do të bëhen publike në orët në vijim.

PD e braktisur nga ambasadorët, Çejku: Edhe ministri i CDU-së nuk shkoi në seli (VIDEO)

By: Os De
28 January 2026 at 12:49

Prej rreth pesë vitesh në selinë e Partisë Demokratike nuk janë parë të hyjnë ambasadorë të vendeve të Perëndimit, SHBA-së dhe ata të vendeve të BE-së. Duket si një izolim i opozitës, ndërsa lidershipi i saj premton çdo ditë ardhjen në pushtet.

I angazhuar në Partinë Demokratike për shumë kohë, ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku analizon marrëdhënien e opozitës me ndërkombëtarët dhe rolin shumë të rëndësishëm që merr mungesa apo mbështetja e ndërkombëtarëve për opozitën.

Çejku thotë se edhe partitë aleate, pjesë e partive popullore evropiane, e kanë braktisur selinë e Partisë Demokratike. Më e fundit ishte vizita e ministrit gjerman për Evropën, i cili shmangu vizitën në PD dhe zhvilloi një takim me përfaqësues të kësaj partie në grupin parlamentar.

Çejku flet për emergjencën e ndryshimeve brenda PD-së, duke komentuar edhe lëvizjen Salianji. Sipas tij, kjo lëvizje nuk sjell asgjë të re në ndryshimet e pritshme në PD, sepse sipas Çejkut nuk mund të konkurosh lidershipin e fortë me armët e tij politike. Në intervistë për TemA, ish-ambasadori Arben Çejku analizon zhvillimet në Shqipëri dhe raportet e dy palëve me ndërkombëtarët.

Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

By: Os De
28 January 2026 at 12:38

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur sot, 28 janar, hetimet lidhur me shoqërimin e një të mituri, 14 vjeç, në komisariatin e Tiranës gjatë protestës kombëtare të opozitës. Dosja është dërguar në Prokurorinë e Tiranës dhe hetimet përqendrohen te kushtet e shoqërimit të të miturit. 

Sipas njoftimit të AMP-së, efektivët që kanë kryer shoqërimin do të merren në pyetje, ndërsa njëkohësisht do të shqyrtohen edhe praktikat e përgjithshme të shoqërimit në komisariat. 

Prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetime shtesë edhe pas akuzave të opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj. 

Kujtojmë se jo më larg se dje, në sallën e Kuvendit, vetë ministrja e Brendshme Albana Koçiu sqaroi të gjitha aludimet e ngritura mbi rastin e të miturit. 

“I mituri është konstatuar duke gjuajtur me sende të forta, për të mbrojtur jetën e policëve dhe vetë të miturin, ai është marrë për verifikim, siç e parashikon ligji. 

Bëhet fjalë për një 14 vjeçar, nuk është trajtuar në mënyrë çnjerëzore, ka qëndruar në një ambient të posaçëm dhe të përshtatshëm në përputhje me standardet e garancisë ligjore për mbrojtjen e të miturve. Me paraqitjen e përfaqësuesve ligjorë, është lënë i lirë. 

Askush nuk duhet t’i përdorë fëmijët si mburojë politike, për të justifikuar dhunën. Kush nxit dhe përdor dhunë, duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe politike patjetër”, tha ajo. 

Edhe Policia, në reagim zyrtar fill pas tubimit tha se “i mituri ishte parë duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë”. Për këtë arsye, ai është shoqëruar për verifikim, ku është konfirmuar edhe mosha e tij. 

Ndërsa krydemokrati Sali Berisha ka deklaruar një version krejtësisht ndryshe. 

“Fëmijë 10 vjeç tek dilte nga xhamia, 10 vjeçar, dhe s’kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij. Dhe e morën në mënyrën më të turpshme, më kriminale. Do të ushtojnë kohë të gjatë lutjet e tij ndaj atyre banditëve pesë burra që e tërhiqnin zvarrë një fëmijë 10 vjeçar“, është shprehur ai, duke thënë se për këtë kryeministri Edi Rama duhet të mbajë personalisht përgjegjësi. 

Protesta e dytë kombëtare e thirrur nga opozita u shoqërua nga tensione të vazhdueshme. Policia arrestoi 18 persona. Nën hetim pas incidenteve janë vënë katër zyrtarë të PD-së, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Ervin Minarolli. 

 

 

Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

By: Os De
28 January 2026 at 12:30

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot ceremoni përkujtuese me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

Gjatë fjalës së saj për kolosin e letërsisë shqiptare, ministrja për Europën dhe Punët e jashtme, Elisa Spiropali e përshkroi shkrimtarin si luftëtarin e paepur të Shqipërisë europiane.

“U bë pasaporta e Shqipërisë kur Shqipëria ishte në kafazin e izolimit të regjimit komunist”, tha Spiropali duke shtuar se bëri gjithçka për vendin e tij dhe nuk mori asgjë.

“Sot në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë kujtojmë veprën e tij monumentale dhe kontributin e tij të madh për forcimin e vetëdijes kombëtare. Kadare e ngriti shqipen dhe Shqipërinë në lartësi të admirueshme. Mbushemi me krenari kur konstatojmë se Kadareja ynë u njohur ndërkombëtarisht, më së pari ushqeu shpirtërisht popullin e tij. Shqipëria dhe shqiptaria tek ai gjeti formën më të artë të vetvetes. Kadareja u shndërrua në pasaportën e Shqipërisë kur Shqipëria ishte e izoluar dhe qëndroi në atë piedestal kur ishim të përbuzur, të harruar dhe të keqkuptuar. Ai luftoi për ne kur edhe kur ne luftonim kundër tij. Nderojmë luftëtarin e paepur të Shqipërisë europiane, atë që i dëshmoi botës se në këto troje jeton një popull europian, që sa herë ka qenë i lirë ka zgjedhur Europën. Përkujtojmë emrin e kolosit kulturor, humanistit patriotik që për Shqipërinë dha gjithçka dhe nuk mori asgjë.

I përkthyer në shumë gjuhë Kadare kapërceu izolimin halucinant, foli e shkruajti në emër të vendit të tij të mbyllur, por jo të dorëzuar, duke arritur të behët ambasadori shpirtëror i Shqipërisë në botë. Ndërsa vëzhgohej rreptësisht nga aparati i shtetit komunist, në tehun mes adhurimit dhe survejimit, ja doli të kalonte çdo rrezik falë vullnetit të pashtershëm dhe forcës kolosale të gjeniut artist dhe vizionar”, u shpreh ministrja Spiropali.

Aksidenti tragjik në Rumani/ Tronditëse dëshmia e të mbijetuarit për mjekun grek: Shoferit iu bllokua timoni pas parakalimit..

By: Os De
28 January 2026 at 12:25

Një dëshmi tronditëse nga një i mbijetuar rreth asaj që ndodhi në aksidentin fatal me makinë ku u përfshinë tifozët e PAOK-ut u rrëfye nga një mjeku grek Dimitris Koukoulas në Rumani, i cili shkoi në spitalin ku u dërguan të plagosurit.

“Timoni u bllokua gjatë parakalimit për shkak të sistemit të ndihmës së korsisë”, thuhet se i tha mjekut grek për aksidentin fatal me makinë, siç raportoi ai vetë, duke folur për ERT.

“Fola me dy nga të tre të lënduarit. Pacienti, i cili është më mirë se të gjithë dhe me dëmtimet më të lehta, ka disa fraktura në gjymtyrët e poshtme, më tha se diçka ka ndodhur me sistemin e ndihmës për korsinë. Pati një tejkalim, ai bllokoi asistentin e korsisë dhe bllokoi timonin, iku, humbi kontrollin e makinës sepse diçka ndodhi me asistentin e korsisë. Ndihma për korsinë u aktivizua dhe shoferi nuk mundi të rivendoste kursin e makinës”, tha ai.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nga hetimi nëse një gjë e tillë ka ndodhur vërtet, pasi sistemi i ndihmës për korsinë çaktivizohet automatikisht nëse shoferi ndez sinjalin e kthesës, pasi “percepton” se një ndryshim korsie po bëhet vullnetarisht. Në këtë rast, nga videoja është e qartë se shoferi e kishte ndezur sinjalin e kthesës, kështu që nëse asistenca e korsisë po funksiononte normalisht, nuk duhet ta kishte tërhequr shoferin përsëri në korsi.

Çfarë është sistemi i ndihmës për korsinë?

Ndihma për korsinë është një sistem ndihmës për shoferin që ndihmon makinën të qëndrojë brenda korsisë së saj.

Sistemi monitoron shenjat rrugore nëpërmjet një kamere dhe nëse zbulon se automjeti po del nga korsia, ndërhyn në mënyrë aktive në timon dhe e kthen atë në pozicionin “e saktë”.

Shoferi mbetet përgjegjës për kontrollin, por sistemi ndihmon ndjeshëm, veçanërisht në distanca të gjata ose kur shfaqet lodhja.

Ky sistem ndryshon nga automjeti në automjet, pasi ka raste kur e mban në mënyrë aktive makinën në qendër të korsisë, duke bërë korrigjime të vogla të vazhdueshme në timon.

Aksidenti tragjik

Aksidenti ndodhi në Timis të Rumanisë. Shtatë tifozë të PAOK-ut humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident gjatë udhëtimit të tyre nga Greqia në Lion të Francës, për të parë ekipin e tyre. Një kamerë e një kamioni që lëvizte në të njëjtën rrugë kapi momentin e aksidentit fatal. Furgoni i zi me dhjetë tifozë të PAOK-ut sapo kishte kaluar kamionin me kamerën e kontrollit, pastaj duket se furgoni po lëvizte drejt korsisë së djathtë, por papritmas automjeti kthehet majtas dhe mban anën e korsisë së kundër dhe përplaset ballë për ballë me një kamion që kalonte. Përplasja ishte shumë e fortë dhe automjeti fluturoi jashtë rruge.

Mënyra se si ndodhi aksidenti ngre dhjetëra pyetje rreth asaj që ndodhi vërtet pasi furgoni ishte në drejtimin e kundërt të qarkullimit ndërsa dukej se po kthehej në korsinë e duhur pas parakalimit.

Përplasja vrau menjëherë gjashtë pasagjerë të furgonit ndërsa i shtati e humbi jetën në spital, ndërsa tre u plagosën dhe po trajtohen në një spital në Timishoara të Rumanisë.

Brenda furgonit që ishte marrë me qira ishin dhjetë persona, nga Selaniku, Aleksandria dhe Katerini dhe sipas informacioneve, nga shtatë të vdekurit, tre janë nga Aleksandria, dy nga Katerini dhe dy të tjerë nga Selaniku.

Ata ishin të lumtur që shkuan, nuk kishin humbur asnjë ndeshje

Lajmi për tifozët e vdekur të PAOK-ut ra si një bombë në të tre qytetet. Në Aleksandri, Imathia, një valë trishtimi mbuloi qytetin. Kryetari i bashkisë, Panagiotis Gyrinis, u shpreh i tronditur nga humbja e papritur e bashkatdhetarëve të tij dhe tifozëve të tjerë të PAOK-ut. “Nuk kam fjalë. I gjithë qyteti ka rënë në zi, trishtimi është i madh. Janë fëmijë të vegjël, tifozë të PAOK-ut”, tha Kryetari i Bashkisë së Aleksandrisë, duke shtuar se “tifozë të tjerë të PAOK-ut u larguan nga këtu për në Lion, disa me aeroplan, të tjerë me autobus”.

Pronari i tavernës Sakis Lagogiannis përshkruan se të hënën në mbrëmje dy nga tre tifozët e PAOK-ut kishin shkuar në skarë, duke thënë se ishin të lumtur që po shkonin, ndërsa përmendi se nuk kishin humbur kurrë një ndeshje të ekipit të tyre të preferuar, madje as jashtë vendit.

“E kanë pritur me ditë të tëra, nuk kanë humbur asnjë ndeshje jashtë vendit. Ishin afër ekipit të PAOK-ut, kanë qenë tifozë që të vegjël, e ndiqnin ekipin. Dy nga të tre kishin ardhur në dyqan, njërin prej të cilëve e kisha si punonjës”, tha ai.

Tronditet opinioni publik dhe politika në Malin e Zi pas skandalit seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore

By: Os De
28 January 2026 at 12:17

Prej gati një muaji, Mali i Zi po përballet me një skandal seksual që ka tronditur opinionin publik dhe skenën politike, pas publikimit të disa videove me përmbajtje intime që përfshijnë zyrtarë të lartë shtetërorë. Ngjarja ka sjellë dorëheqje, akuza të ndërsjella dhe nisjen e hetimeve nga autoritetet. 

Në fillim të vitit u publikuan disa video të Mirjana Pajkoviç, në atë kohë sekretare e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve. Pamjet shkaktuan reagime të forta dhe çuan në dorëheqjen e saj.  Pas saj, dha dorëheqjen edhe Dejan Vukshiç, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe këshilltar i sigurisë i presidentit të Malit të Zi. 

Në videot e publikuara, Pajkoviç shfaqet në momente intime me një burrë, për të cilin janë ngritur dyshime se është Vukshiç. Paralelisht, në mediat online janë shpërndarë edhe fotografi të saj. 

Pajkoviç njihej për praninë aktive në rrjetet sociale, ku ndante aspekte nga jeta private dhe profesionale, si dhe për deklaratat e saj mbi rolin e grave në politikë. Ajo ka theksuar shpesh se gratë në jetën publike përballen me presion dhe paragjykim, ndërsa pamja e tyre interpretohet padrejtësisht si mungesë serioziteti. 

Pas shpërthimit të skandalit, në vëmendje u rikthye edhe një video e vitit 2022, ku Pajkoviç, e pyetur për udhëheqësin e saj të preferuar në Mal të Zi, përmendte emrin e Dejan Vukshiçit, i cili në atë kohë nuk ishte figurë e njohur për publikun. Në fund të vitit 2025, ajo kishte paraqitur tri padi ndaj tij. 

Pajkoviç ka denoncuar në polici shpërndarjen e paautorizuar të materialeve intime, si dhe kërcënime dhe shantazhe. Ajo e ka cilësuar publikimin e videove si një formë dhune dhe shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Sipas saj, ka qenë për një kohë të gjatë nën presion dhe kërcënime për shkatërrimin e karrierës. 

Në dokumentacionin e dorëzuar pranë autoriteteve, Pajkoviç ka përfshirë edhe një audioincizim, për të cilin pretendon se është zëri i Vukshiçit, ku dëgjohen kërcënime se “për të nuk ka jetë në Mal të Zi”. 

Prokuroria Shtetërore në Podgoricë ka hapur dy procedura penale mbi bazën e kallëzimeve të saj. Hetimet janë ende në vijim. 

 

Kërkoi shkarkimin e Kristi Noem, sulmohet kongresmenja demokrate e Minesotës, ndalohet autori (Video)

By: Os De
28 January 2026 at 12:07

Përfaqësuesja demokrate e Minesotës, Ilhan Omar, u sulmua me një substancë të panjohur në një mbledhje të bashkisë që po organizonte të martën, kur një anëtar i audiencës përdori një shiringë për ta spërkatur me lëng, tha policia e Minneapolis.

Omar nuk u lëndua dhe vazhdoi të fliste. “Jam mirë. Jam një e mbijetuar, kështu që ky agjitator i vogël nuk do të më frikësojë nga puna ime. Nuk i lejoj ngacmuesit të fitojnë”, shkroi ajo më vonë në X.

Lëngu i spërkatur mbi Omar kishte një erë të thartë që ishte e ngjashme me një produkt kimik, sipas një gazetari të BBC-së në sallë.

Anthony James Kazmierczak, 55 vjeç, është akuzuar për sulm të shkallës së tretë dhe po mbahet në paraburgim, sipas zyrës së sherifit lokal.

Pas incidentit, Omar, një demokrate, i tha dhomës se “ne do të vazhdojmë… ne jemi të fortë si Minesota”.

Një tjetër pjesëmarrës, Alfred Flowers Jr, i tha BBC-së se ai “e respektoi guximin dhe forcën e saj për të qëndruar ende dhe për të përfunduar mbledhjen e bashkisë për njerëzit”.

Ndërsa autori u shty nga dhoma, ai tha se Omar po “na nxiste kundër njëri-tjetrit”.

Kazmierczak u arrestua menjëherë dhe në vendngjarje po kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore, sipas policisë.

Në një postim në mediat sociale, kryetari i bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, tha: “Dhuna dhe frikësimi nuk kanë vend në Minneapolis. Ne mund të mos pajtohemi pa i vënë njerëzit në rrezik… Kjo lloj sjelljeje nuk do të tolerohet në qytetin tonë.”

Në vitin 2019, Omar u bë e para somalezo-amerikane, e lindur në Afrikë dhe një nga dy gratë e para myslimane amerikane që shërbeu në Kongresin e SHBA-së.

Eventi ishte një nga mbledhjet e rregullta të organizuara nga Omar, dhe rreth 100 njerëz ishin të pranishëm në Minneapolis, duke pritur të dëgjonin për praninë e zyrtarëve federalë të imigracionit në qytetin e tyre dhe të bënin pyetje pas të shtënave të dyta fatale ndaj një qytetari amerikan nga zyrtarët e imigracionit këtë muaj. Në janar, një oficer imigracioni qëlloi për vdekje shtetasen amerikane Renee Good. Javën e kaluar, shtetasi amerikan Alex Pretti u qëllua për vdekje pasi u ndalua nga agjentët kufitarë, duke rindezur protestat lokale dhe zemërimin publik.

Në bashki, Omar bëri thirrje që ICE të “shfuqizohej” dhe tha se Sekretarja Amerikane për Sigurinë e Brendshme Kristi Noem duhet të “dorëhiqet ose të përballet me shkarkimin”. Ishte pas këtyre komenteve që burri sulmoi.

Zyrtarët iu lutën kongresmenes që të ndërpriste mbledhjen e bashkisë, por ajo këmbënguli të vazhdonte.

Duke folur përsëri në podium, Omar tha: “Do të vazhdojmë të flasim. Më jepni vetëm dhjetë minuta. Ju lutem mos i lini ata të marrin vëmendjen”.

Shumë në zonë e shohin rritjen e veprimit të zbatimit të ligjit për imigracionin si një përgjigje ndaj mospëlqimit të Presidentit Donald Trump ndaj Omar, të cilën ai e ka quajtur një “të çmendur të majtë radikale” dhe “të neveritshme”.

Më 18 janar, Trump shkroi në Truth Social se Omar “duhet të jetë në burg, ose edhe me një dënim më të keq, të dërgohet përsëri në Somali, e cila konsiderohet si një nga vendet absolutisht më të këqija në botë. Ajo mund të ndihmojë që SOMALIA TË BËHET PËRSËRI E MADHE!”

Shteti i Minesotës është shtëpia e popullsisë më të madhe të emigrantëve somalezë në SHBA.

Të martën, duke iu përgjigjur të shtënave të dyta fatale, Trump tha se administrata e tij “do të ulë pak tensionet” në Minesota.

Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

By: A R
28 January 2026 at 12:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, u ndal te zgjedhjet në Shqipëri duke pretenduar se ato po shkatërrohen nga qeveria.

Ai akuzoi se krimi i organizuar ka shndërruar “drogën në vota dhe votat në mbrojtje politike”, duke përmendur deputetë, sipas tij, të mbështetur nga kartele droge dhe bllokimin e drejtësisë.

Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë”, tha ai.

Ai akuzoi gjithashtuedhe  Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për keqpërdorim të të dhënave, duke pretenduar se ato kanë përfunduar në duart e grupeve kriminale.

Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë. Të gjitha të dhënat po eksportohen te bandat kriminale dhe banditët”, u shpreh ai.

❌
❌