Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Java News

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

By: Os De
17 January 2026 at 10:54

E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për ta ruajtur anonimitetin e së intervistuarës – u nis drejt SHBA-së.

Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese e asaj që njihej si ‘llotaria e Kartës së Gjelbër’, por që në të vërtetë quhet Programi i Vizave të Diversitetit.

Artina ishte nxitur të aplikonte nga partneri i saj. Ky i fundit kishte 12 vjet rresht që aplikonte, pasi të ardhmen e tij s’e shihte askund tjetër përveç në SHBA.

Por, fati deshi që Artina të ishte ajo që ta fitonte mundësinë për të emigruar në SHBA. Që atëherë, zemra e saj ishte e dyzuar mes dy shtëpive: të sajën në SHBA dhe asaj pranë partnerit në Shqipëri.

Qysh në gusht të vitit 2022 ata nisën procesin për bashkim familjar. Të bashkuar i mbanin vetëm vizitat e herëpashershme të Artinës në vendlindje.

 

Kjo distancë iu bë edhe më e vështirë kur ajo mori vesh se ishte shtatzënë.

“Çdo gjë e kam përballuar vetë. Gjatë kësaj periudhe bëja udhëtime pafund drejt Shqipërisë, sepse duhet të ruaja edhe martesën, por edhe vajza të kalonte kohë me babanë… Me shpresën se do të bashkohemi shpejt…”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

E vetme në SHBA, pa familjarë e shoqëri përreth, Artina tregon se ka punuar deri në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa edhe muajt e parë të mëmësisë u detyrua t’i kalonte e vetme.

Tani, ajo më shumë ankohet për “lodhjen mendore” sesa atë fizike.

“Qenka e shëmtuar ndjesia kur e fut jetën tënde në një valixhe, largohesh me ëndrra, punon, sakrifikon që ta bashkosh familjen atje ku po e ndërton jetën nga e para dhe dëgjon se, fiks kur ti arrin afër fundit të sfidës…”, lë në gjysmë fjalinë Artina.

E, pikërisht kur procesi i bashkimit të tyre familjar po i afrohej fundit, SHBA-ja vendosi ta pezullonte përkohësisht lëshimin e vizave të emigrimit nga 75 vende të botës, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Ky vendim erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të huajt që emigrojnë në SHBA, duhet ta mbajnë veten me punë dhe jo të bëhen barrë e shtetit.

Sipas një fotografie të publikuar nga ai, rreth 41 për qind e migrantëve nga Shqipëria marrin ndihma sociale në SHBA, ndërsa nga Kosova përqindja ishte edhe më e lartë: 46.

“Nga i thati digjet edhe i njomi”, thotë Artina, duke shtuar se ajo ka qenë një qytetare e përkushtuar e punëtore, që s’ka tentuar thjesht të përfitojë nga shteti amerikan.

Por, tani kur të gjitha proceset e vizave të emigrimit janë pezulluar, ajo do të duhet sërish ta bëjë pa partnerin e jetës rrugën drejt SHBA-së. Këtë herë, edhe me një vajzë 2 vjeçe në krahë.

Në gjendje të ngjashme janë mijëra banorë në Kosovë e Shqipëri. Disa nga ta, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë hezituar t’i ndajnë historitë e tyre, nga frika se kjo mund t’i dëmtojë gjasat e tyre për emigrim në SHBA.

Vitin e kaluar, rreth 3.800 shtetas të Shqipërisë fituan viza të emigrimit drejt SHBA-së, si dhe rreth 650 të tjerë nga Kosova.

Artid Hila nga Shqipëria, i cili punon si konsulent për ndjekje të procedurave të emigracionit dhe vizave të tjera, ka vite që udhëheq edhe një grup në Facebook, ku ndihmon të interesuarit për emigracion në SHBA.

Ai thotë se është shqetësuar, por jo befasuar nga vendimi i 14 janarit i SHBA-së.

“Shqetësimi kryesor që dëgjoj çdo ditë, lidhet me pasigurinë totale që ka krijuar pezullimi i përpunimit të vizave të emigracionit. Aplikantët kanë frikë se po ecin përpara me të gjithë hapat e kërkuar nga Departamenti i Shtetit, ndërkohë që ekziston rreziku real që viti fiskal të përfundojë pa u lëshuar vizat”, thotë Hila për REL-in.

Ai tregon se procesi nuk është i thjeshtë: duhet plotësim i disa formularëve, ekzaminime mjekësore, përgatitje e dokumenteve dhe pagesë e tarifave.

“Shumë aplikantë kanë investuar vite pritjeje [në rastet e bashkimeve familjare], qindra apo mijëra dollarë në dokumente, përkthime, kontrolle mjekësore, udhëtime për intervista dhe plane konkrete jetese”, thotë Hila.

Tani, shton ai, ata po përballen me informacione gjysmake dhe shumë lajme të pasakta e të ekzagjeruara, pasi që nuk dihet se deri kur do të zgjasë pezullimi.

Situata të ngjashme, sipas Hilës, ka pasur edhe në të kaluarën, si gjatë pandemisë COVID-19. Por, të ngjashme s’do të thotë identike.

“Dallimi kryesor me situatën aktuale është se sot aplikantët lejohen t’i ndjekin të gjithë hapat proceduralë dhe t’i paguajnë tarifat, por në fund rrezikojnë të mbeten pa vizë, vetëm për shkak të mbylljes së vitit fiskal – një situatë që juridikisht është shumë problematike”, shpjegon Hila.

Ai shton se në shqetësimin e aplikantëve ndikon edhe një vendim tjetër. Në dhjetor të vitit të kaluar, SHBA-ja pauzoi për kohë të pacaktuar Programin e Vizave të Diversitetit, deri kur “ta dimë se kë saktësisht po e lëmë të hyjë në vendin tonë”, siç kishte thënë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Edhe nga ky program kanë fituar shumë shtetas të Kosovës e Shqipërisë ndër vite. Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit, në mesin e listës së fundit të përfituesve të këtij programi ishin edhe 1.598 shtetas të Shqipërisë dhe 260 shtetas të Kosovës.

Si fituese e para disa viteve, Artina kishte ndërtuar shumë ëndrra. Por, tani ka shumë pasiguri.

“Po më duket sikur këta katër vjet po fshihen nga jeta sikur të mos ishin asgjë”, thotë ajo, e shqetësuar se ndoshta opsioni i saj i vetëm do të mbetet heqja dorë nga ëndrra amerikane./REL

Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

By: Os De
17 January 2026 at 10:48

35-vjeçarja Alexis Von Yates po vuan një dënim me dy vjet burg në Florida, pasi u shpall fajtore për abuzim seksual ndaj djalit të saj 15-vjeçar.

Rasti u zbulua në korrik të vitit 2024, kur bashkëshorti i saj i gjeti të dy të zhveshur në divanin e shtëpisë.

Infermierja nga Florida pranoi një marrëveshje pranimi fajësie me prokurorët për veprën penale të “aktit të pahijshëm dhe imoral” ndaj një të mituri. Fillimisht, ajo ishte akuzuar për abuzim seksual ndaj një të mituri të moshës 12 deri në 18 vjeç, por akuza u reduktua në kuadër të marrëveshjes gjyqësore.

Sipas raportimeve përveç dënimit me dy vjet burg, gjykata vendosi edhe dy vjet mbikëqyrje pas lirimit, regjistrimin e saj në regjistrin e abuzuesve seksualë për dhjetë vjet, kryerjen e 200 orëve shërbim komunitar, si dhe pagesën e gjobave dhe shpenzimeve gjyqësore.

Ndërkohë, Departamenti i Shëndetësisë i Floridës i ka revokuar përgjithmonë licencën për të ushtruar profesionin e infermieres. Sipas vendimit përfundimtar të Bordit të Infermierisë, Von Yates nuk i kundërshtoi akuzat gjatë seancës administrative, çka çoi në heqjen përfundimtare të licencës disa muaj pas pezullimit të përkohshëm.

Në zhvillime të tjera, burri i saj ka paraqitur kërkesë për divorc në Gjykatën e Qarkut Marion, duke përmendur ngjarjet që çuan në dënimin penal të bashkëshortes së tij. Çështja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetet lokale të Floridës qendrore.

Prokurorët kanë deklaruar se marrëveshja për një dënim të reduktuar u arrit duke pasur parasysh mbrojtjen mendore dhe emocionale të viktimës së mitur.

Alexis Von Yates mbetet aktualisht e ndaluar në një burg të Floridës, ndërsa pasojat ligjore, profesionale dhe familjare vazhdojnë të rëndojnë mbi të, përtej dënimit penal të dhënë.

Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

By: Os De
17 January 2026 at 10:42

Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha mëngjesin e sotëm, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është referuar mes të tjerash edhe deklaratave të homologut shqiptar në lidhje me origjinën e grekeve.

“E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha ai.

Ky debat vjen pas kritikave të forta të bëra në mediat greke për kryeministrin Ed Rama, pas komentit të tij ndaj gazetarit greko-amerikan John Defterios, gjatë një paneli të zhvilluar në Abu Dhabi.

“Mendoni se keni monopol mbi filozofinë dhe jeni trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”, është kjo deklarata e shkëputur nga Edi Rama, i cili iu drejtua gazetarit greko-amerikan John Defterios pasi ky i fundit i shqiptoi emrin gabim.

Një ditë më parë vetë Rama reagoi duke thënë se tonet e tij nuk kanë qenë aspak tendencioze, por vetëm humor miqësor.

“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!

Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shton më tej: Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian;  që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua  një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë! U kuptuam? Shpresoj po.

Në fund Rama e mbyll me një ‘qartësim’.

“Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit! Kaq”, shkruan Rama.

Kryeministrat dhe Televizioni Publik

17 January 2026 at 10:37

Nga Roland Lami

Televizioni publik mban emrin e publikut, financohet me fondet e publikut, por ka funksionuar si zgjatim i qeverive të radhës. Çdo qeveri ka ecur me postulati, Televizioni Publik të mbahet i dobët profesionalisht dhe i fortë politikisht. Ai ka funksionuar jo si shërbim publik, por si zgjatim komunikativ i pushtetit.Qeveritë kanë meritën e tyre në këtë dështim. Ato kanë bërë gjithçka që televizioni të mos reformohet realisht, sepse një media publike e pavarur do të ishte kërcënim për çdo pushtet. Në vend të garancive ligjore për autonomi editoriale, është kultivuar varësia financiare dhe emërimet politike.

Në termat e teorisë së komunikimit, televizioni publik ka dështuar të krijojë hapësirën publike në kuptimin habermasian. Në vend të debatit racional, ai ka prodhuar monolog qeveritar, në vend të informimit, ka ofruar narrativë të filtruar. Pra nuk kemi censurë klasike, por seleksionim sistematik, kush flet, për çfarë flet dhe sa gjatë flet.Në këtë rast televizioni publik nuk e shtyp fjalën ai thjeshtë e administron atë.

Ironia e madhe është se çdo qeveri e shpall veten reformuese, ndërsa ruan të njëjtin mekanizëm kontrolli ndaj televizionit publik.Televizioni nuk dështon sepse nuk di të funksionojë ndryshe, por sepse i kërkohet të mos funksionojë ndryshe. Prandaj, ai mbetet publik në emër, privat në interesa dhe qeveritar në përmbajtje. Një pasqyrë besnike e një demokracie ku komunikimi i shërben pushtetit më shumë sesa qytetarit.

Ironia arrin kulmin kur kryeministri shfaqet publikisht i shqetësuar për mungesën e një televizioni publik funksional, sikur të ishte spektator dhe jo një nga arkitektët kryesorë të këtij realiteti. Ky shqetësim ala performativ është pjesë e të njëjtit mekanizëm komunikativ ku pushteti kritikon pasojat e politikave të veta, duke u distancuar artificialisht prej tyre. Kjo formë komunikimi nuk është gjë tjetër vetëm shpërndarje e përgjegjësisë përmes retorikës, ku lideri flet si moralist, ndërkoh qeveris si administrator i kontrollit të informacionit.

Televizioni publik është i dobët jo vetëm për shkak të keqmenaxhimit, por edhe për arsye të qëllimeve politike të kryeministrit, ashtu si të paraardhësve të tij. Kjo cilësi nuk është rastësi apo dështim, por një strategji e qëllimshme. Në krahun tjetër një shoqëri që humbet mediat e saj publike humbet gjithashtu një pjesë të rëndësishme të vetes dhe të mundësisë për të kuptuar botën që e rrethon.

Tatimet, aksion në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit/ Në ‘lupë’ kontratat e shitjes së apartamenteve dhe..

By: Os De
17 January 2026 at 10:31

Ndërtuesit nuk po deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke nisur nga 16 janari ata kanë filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave. 

Kontrollet do të përfshijnë vetëm tek ato subjekte që nuk kanë respektuar pagat dysheme të caktuara nga tatimet prej 1 dhjetorit 2025. Për shkak të deklarimit të pagave më të ulëta sesa realisht janë tatimet muajin e kaluar publikuan listën e pagave për sektorin e ndërtimit, në varësi të çdo profesioni. 

Me përjashtim të sanitarëve që do të kenë si dysheme pagën 60 mijë lekë, të gjithë të punësuarave e tjerë nuk duhet tu deklarohet rrogë nën 80 mijë lekë. Me këtë listë të tatimeve pagat dysheme në ndërtim e rritin automatikisht rrogën mesatare të sektorit nga 68 mijë lekë në 85 mijë lekë. Çdo biznes që nuk e respekton këtë vendim të tatimeve, do të konsiderohet me risk për nëndeklarim dhe do të jetë subjekt kontrollesh. 

“Bëjmë me dije se çdo tatimpagues, që deklaron paga nën nivelin e pagave indikative, apo që ndryshon profesionin e punonjësve me qëllim shmangien e deklarimit real të pagave, duke rrezikuar pagesën e kontributeve shoqërore dhe pensionin do të konsiderohet me risk dhe si i tillë do i nënshtrohet kontrollit nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore”, thuhet në njoftimin e fundit të administratës tatimore. 

Përmes një letre që ju ka dërguar bizneseve të këtij sektori tatimet i njoftojnë se mos-deklarimi real i rrogës cenon garantimin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, ndaj mund të përballen edhe me hetime të thelluara, madje në fokus të kontrolleve do të jenë edhe transaksionet me burime të ardhurash të dyshimta në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese. 

Ky sektor punëson në total 63 mijë persona, numër që është rritur me 20 mijë brenda një dekade, por klasifikohet tek ato fusha të ekonomisë me pagat më të ulëta në vend. 

Edhe pse prej vitesh raportohet për rritje të rrogave nga vetë ndërtuesit pasi po përballen edhe me mungesë punëtorësh, shifrat e INSTAT tregojnë se paga mesatare në ndërtim është 68 mijë e 277 lekë, për shkak se ato nëndeklarohen. 

Por hetimet e tatimeve në këtë sektor do shtrihen edhe tek shitje e apartamenteve, përfshirë edhe parapagimet nëse shoqërohen me fatura të rregullta transaksioni, tek shoqërimi i mallrave me faturë apo deklarimi i saktë të kontratave të qiramarrjes së ambienteve. 

“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

By: Os De
17 January 2026 at 10:25

Gazeta belge, BRUZZ ka raportuar sërish lidhur me gjyqin e Franc Çopjas. Në një artikull të fundit thuhet se në procesin e Gjykatës së Krimeve të Rënda kundër 9 personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Ardit Spahiut në vitin 2020 në Belgjikë, hetuesit kanë deklaruar se ai është ekzekutuar në mënyrë profesioniste. 

Gazeta belge bën me dije se një nga personat që nga prokuroria konsiderohet si informator, është tërhequr nga deklaratat që kishte dhënë në vitin 2021. Sipas tij, gjatë qëndrimit në burg ai është “vënë nën presion” për të rrëfyer. 

Në artikull përshkruhen me detaje të gjitha përgatitjet për ekzekutimin deri tek seancat gjyqësore. Në fund, BRUZZ shkruan se mjeku ligjor konstatoi 18 plagë nga armë zjarri në trupin e viktimës pas vrasjes në Molenbeek dhe sipas dëshmitarëve, të shtënat erdhën nga një makinë me dy persona të maskuar. 

Artikulli i plotë 

Nuk ishte një grindje që doli jashtë kontrollit”, deklaruan hetuesit të enjten para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, ku paraqitën gjetjet e tyre mbi vrasjen. Ardit Spahiu u vra më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek. Ekipi hetimor është i mendimit se Spahiu është “vrarë nga profesionistë”. “Viktima u vra sepse kështu ishte vendosur”, shtuan ata. 

Më 27 nëntor 2020, rreth orës 17:50, trupi i pajetë, por “ende duke nxjerrë tym”, i Spahiut u gjet pranë një ndërtese banimi në rrugën Condorlaan. Policia gjeti 17 gëzhoja pranë trupit. Spahiu ishte goditur për vdekje në kokë, shpinë dhe duar. 

Pak minuta më parë, F.M., një mik i viktimës, po drejtonte makinën në të cilën Ardit Spahiu ndodhej në sediljen e pasagjerit. Ai kishte ndaluar dyfish, kur një makinë e bardhë ua bllokoi rrugën. Një qitës hapi zjarr ndaj Spahiut sapo ai doli nga makina, ndërsa një qitës tjetër e drejtoi një armë me silenciator në fytyrën e F.M.-së, siç përshkruan hetuesit të enjten në sallën e gjyqit. 

Spahiu dhe miku i tij vinin nga parku Ter Kamerenbos. Hetuesit kanë konstatuar atje një ndërveprim të parë mes dy burrave dhe një personi të panjohur në atë vend. Më pas pasoi një udhëtim nëpër qytet drejt Molenbeek-ut. 

Për të shtënat që i morën jetën Spahiut, dhe për rolin e tyre në ekzekutimin e vrasjes, prokuroria federale ndjek penalisht F.M. (i munguar në proces, aktualisht në burg në Shqipëri), E.M. (i pranishëm, i lirë me kusht pas pagesës së një garancie prej 35.000 eurosh) dhe E.S. (i munguar, i ndaluar në Shqipëri). 

Të enjten, E.M. nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me akuzat që i ngarkohen gjatë marrjes në pyetje në sallën e gjyqit. Të hënën, avokatët e tij argumentuan para gjykatës se klienti i tyre më 27 nëntor 2020 nuk ndodhej në makinën e zezë të autorëve të vrasjes. 

Ata kundërshtuan gjithashtu se E.M. ishte përdoruesi i dy pin-eve Sky ECC (llogari të shërbimit të komunikimit të enkriptuar). Këto i atribuohen atij nga prokuroria federale, por avokatët e tij theksuan se njëri nga këta pin-e daton pas ngjarjes. 

Të dyshuarit kryesorë, Franc G., i njohur si Franc Çopja, dhe M.Q., nuk ndodheshin në Belgjikë në momentin e ngjarjes. Baza e tyre ishte Dubai, por ata akuzohen se nga jashtë vendit, përmes komunikimeve të enkriptuara, kanë dhënë urdhrin për vrasjen. 

Sipas organigramës kriminale të hartuar nga prokuroria federale, i dyshuari kryesor Franc G. (33 vjeç) ka qenë realisht në kontakt me ekzekutorët e vrasjes, në veçanti me F.M. (43 vjeç). M.Q. (38 vjeç) dyshohet se ka qenë përgjegjës për kontaktet me tre shqiptarë që nga Brukseli u kanë dhënë informacion për viktimën, konkretisht E.B. (38), B.M. (41) dhe E.R. (48). 

Por E.R. i mohoi të enjten të gjitha deklaratat që kushëriri i tij, i përfshiri dhe dëshmitari E.B., kishte bërë një ditë më parë para jurisë. Ndërsa ky i fundit pretendoi se të dy kishin dhënë informacion M.Q.-së për të lokalizuar Spahiun me qëllim vrasjen e tij, E.R. u përgjigj se ai kurrë nuk e kishte lokalizuar viktimën dhe se për më tepër nuk kishte dëgjuar kurrë për M.Q.-në, bashkë të pandehur për dhënien e urdhrit të vrasjes së bashku me Franc G.-në. 

Kushëriri i tij E.B. “kurrë nuk i ka treguar asgjë për një çështje të lidhur me Ardit Spahiun”, theksoi E.R., i cili jetonte bashkë me Spahiun në një apartament në Bruksel, ku për një kohë kishte qëndruar edhe E.B. 

Edhe pse E.R. pranoi të enjten përdorimin e një pin-i Sky (pin-i “Pit Bull”), ai mohon përdorimin e pin-it të dytë që i atribuohet (“Hello3”). “Hello3” ka një rëndësi të veçantë në këtë proces, pasi prokuroria federale ia atribuon atë tre të pandehurve. 

E.R. u tërhoq gjithashtu nga disa deklarata që kishte dhënë gjatë marrjeve në pyetje në maj, qershor dhe gusht 2021. Ai deklaron tani se në atë kohë, gjatë paraburgimit në burgun e Sint-Gillis, ishte vënë nën presion për të pranuar përfshirjen në vrasjen e Spahiut. Kur kryetari i trupit gjykues e pyeti për provat e asaj letre, E.R. u përgjigj se e kishte hedhur atë pa ia dhënë avokatëve të tij. 

E.R., 48 vjeç, erdhi në Belgjikë në fund të vitit 2019 dhe merrej me tregtinë e makinave të përdorura. Ai qëndronte në Bruksel dhe ishte strehuar disa herë nga Spahiu, të cilin e përshkruan si “një mik”. “Kishim një lidhje miqësore”, deklaroi ai të enjten. Ata u njohën në vitin 2002 ose 2003 dhe u panë më së shumti në Greqi në vitin 2018, kur E.R. u lirua pas pesë vitesh burg për vjedhje. 

Prokuroria federale i konsideron E.R., E.B. dhe B.M. si informatorët në organizimin e vrasjes. E.B., i cili bashkëpunon me hetuesit që nga viti 2023, pretendon se E.R. ka marrë 200.000 euro për përfshirjen e tij, ndërsa B.M. dhe ai vetë do të kishin marrë nga 100.000 euro. 

Së fundi, Ardit Spahiu ishte i përfshirë në tregtinë e kokainës dhe kanabisit në Belgjikë, deklaroi gjithashtu E.R., bazuar në përvojën e tij si bashkëbanues i viktimës. Ai ka pranuar gjithashtu se e kishte ndihmuar Spahiun në prodhimin e kanabisit. 

Ardit Spahiu, një shtetas shqiptar 38-vjeçar, ishte fshehur në Belgjikë që nga viti 2019 nga frika për sigurinë e tij në Shqipëri, sipas prokurorisë federale dhe elementeve të dala nga hetimi. Mjeku ligjor konstatoi 18 plagë nga armë zjarri në trupin e viktimës pas vrasjes në Molenbeek. Sipas dëshmitarëve, të shtënat erdhën nga një makinë me dy persona të maskuar./ BRUZZ 

“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

By: Os De
17 January 2026 at 10:20

Aktori dhe regjisori i mirënjohur Mevlan Shanaj, në postimin e tij në Facebook, i ka reaguar deklaratave të Raëms duke i përmendur vartësit, referuar skandaleve të fundit ku ku insitucionet shtetërorre janë vënë nën hetim për shkelje të rënda ligjore.

‘Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis’, shkruan Shanaj.

Postimi i plotë:

Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis.

Të dorëzohesh z. Kryeministër duke e braktisur RTSH do të thotë të mos kërkosh t’i bashkohesh Europës. Nuk ka shtet në Europë pa Televizion Publik. Më parë kërkoni dorëheqjen e stafit tuaj se sa mbylljen e Televizionit Publik.

 

Duhet të dini bashkë me ata që ju bëjnë fresk se Televizioni Shqiptar u krijua nga hiçi dhe u bë universiteti i dijes së shqiptareve edhe pse ishte nën komandën e politikës.

Fjala dorëzim është një miklim për artistin Edi Rama. Në Europë do tu mbyllet dera me këtë mendësi.

Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

By: Os De
17 January 2026 at 10:09

Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet italiane, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme disa kontrolle një ambient të marrë me qira në një pallat luksoz që ndodhet përballë Kishës Ortodokse në qendër të kryeqytetit. 

Kontrollet në objektin që ndodhet ngjitur me Gjykatën e Lartë, u bënë me qëllim gjetjen e materialeve apo sendeve të tjera me vlerë, lidhur me një hetim për mashtrim përmes call center-ave. 

Aktualisht, në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 10 persona.

Ndërkaq, dy persona, pronarë të call center janë shpallur në kërkim. Deri më tani janë bastisur 6 ambiente.

Mësohet se zyrat ndërroheshin herë pas here, për të humbur gjurmët nga policia.

Kontrollet kanë nisur prej mëngjesit të djeshëm në disa objekte, pas firmosjes së kërkesës së prokurorisë nga Gjykata e Posaçme.

 

Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

By: Os De
17 January 2026 at 10:02

Sot, 17 janar, do të dalin para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndocit.

Janë 8 zyrtarë të pezulluar tanimë që do të njihen me masat e sigurisë.

Kujtojmë se dje, 16 janar, në pranga u vu edhe drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, ndërsa është ‘shkrirë’ gjithë zinxhiri komandues i këtij institucioni.

 

Gjykata e Durrësit caktoi masën e “arrestit në shtëpi” për doktoreshën e spitalit të burgut, Ylfete Sema.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” thuhej në njoftimin e djeshëm të policisë.

Kujtojmë se Ndoci, një person me rrezikshmëri të lartë, arriti të arratisej nga spitali i Durrësit më 13 janar.

Një ditë pas arratisjes së Ndocit, shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve vuri në pranga 8 zyrtarë të Burgut të Durrësit.

Mes të prangosurve janë zv.shefi i policisë, 5 efektivët që shoqëronin Ndocin në Spitalin e Durrësit, specialistja e informacionit dhe kryeinfermieri. Të gjithë ata dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Altin Ndoci, brenda pak muajsh, kishte shkuar disa herë në Spitalin Rajonal të Durrësit, me rekomandim të mjekut të burgut, pas problemeve që kishte shfaqur me veshkat.

Për dërgimin e Ndocit në spital, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar më herët se nuk janë respektuar as procedurat për raste të tilla, ndaj është vendosur të shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Burgut të Durrësit.

Shkelja e procedurave të shoqërimit u vu re dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku Altin Ndoci shfaqet teksa zbret nga autoambulanca për t’u futur në spital i shoqëruar nga efektivët, por pa pranga në duar.

Të njëjtën pamje ka edhe kur arratiset, teksa kamerat e kanë fiksuar duke vrapuar sërish i pa prangosur.

Pasi arriti të dalë nga rrethimi i spitalit, ai u largua me një automjet tip Audi ngjyrë e zezë, e cila ishte në pritje të tij. Nga aty, më pas, 39-vjeçari ka lëvizur në drejtim të paditur.

Për kapjen e 39-vjeçarit, policia ka ushtruar kontrolle të shumta në disa qytete, mes tyre Kavajë, Tiranë dhe Elbasan, ku ka dyshime se mund të jetë larguar për t’u fshehur Altin Ndoci.

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Beqiri: Sali Berisha ka përdorur paratë e shqiptarëve, SPAK për “21 janarin” po…

By: Os De
17 January 2026 at 09:52

Dokumente te publikuara ne shtetet e bashkuara tregojnë se kontrata lobuese 6 milionë dollarëshe për heqjen e “non gratës” së Sali Berishës, është paguar direkt nga Partia Demokratike dhe jo nga një fondacion shqiptaro-amerikan në New Jersey.

Dokumenti i bërë publik nga aktivistja Evi Kokalari, nxjerr zbuluar selinë blu, e cila ka bërë një tjetër deklarim publik dhe ne KQZ.

I ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri bëri akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin e fondeve të përdorura për pagesën e kontratës lobuese.

Gjatë diskutimit në studio, avokati i bëri thirrje SPAK që të ndërpresë, sipas tij, fijet e korrupsionit që lidhen me Berishën. Avokati pretendoi gjithashtu se Berisha u ka dhënë koncesione hidrocentralesh në favor të fëmijëve të tij dhe e akuzoi atë për lobime kundër integrimit europian të Shqipërisë.

“Berisha, që kur e sollën serbët në pushtet, i ka konsideruar shqiptarët si skllevër. Këto janë të shqiptarëve, janë paratë e grabitura, janë paratë që Berisha ka vjedhur vazhdimisht. Fijet e korrupsionit në PD nuk janë prerë. Nga u gjetën paratë që iu paguan La Civita? SHBA nuk pajtohet me krimet e jashtëzakonshme që ka bërë Sali Berisha në këtë vend, si korrupsioni dhe vrasjet. Po hetohet Berisha dhe familja e tij.

SPAK duhet t’ia shkëpusë fijet e korrupsionit Sali Berishës. Berisha i ka dhënë koncesione të hidrocentraleve fëmijëve të tij. Berisha lobon për të mos u futur në Bashkimin Evropian. Kemi të bëjmë jo vetëm me krim kombëtar, por edhe me krim ndërkombëtar. Opozitën shqiptare e kemi në duar të serbëve. Po vuajmë nga krimet e Sali Berishës, sepse nuk janë prerë fijet e korrupsionit të Sali Berishës. SPAK nuk po heton”, tha ai.

Ai tha se populli shqiptar po vuan  pasojat e korrupsionit dhe krimit të kryer nga Sali Berissha.  Ai u ndal edhe tek krimi shtetëror i 21 janari, ndërsa tha se SPAK nuk po tregon interesin e duhur për ta zbardhur.

“Po vuajmë nga krimet e Sali Berishës, sepse nuk janë prerë fijet e korrupsionit të Sali Berishës. SPAK nuk ka asnjë interes për të hetuar 21 Janarin. SPAK po shkel vendimin e Gjykatës së Strasburgut. SPAK, deri tani, është kthyer në vegël. 21 Janari është plaga më e rëndë shtetërore.”, theksoi ai.

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

By: A R
16 January 2026 at 23:00

Gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë ka vijuar edhe të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me zhvillime të reja procedurale dhe përplasje mes mbrojtjes dhe Prokurorisë Speciale.

Seanca është mbajtur me përbërje të re të trupit gjykues, pasi kryesimin e procesit e ka marrë gjyqtari Ngadhnjim Arrni, duke zëvendësuar Arben Hotin, i cili është avancuar në detyrë.

Ndryshimi i trupit gjykues ka bërë që gjykata të shtyjë paraqitjen e një dëshmitari, ndërsa shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me kërkesat e palëve lidhur me administrimin e provave.

Në fokus të seancës ka qenë kërkesa e mbrojtjes së të akuzuarit Dushan Maksimoviq, e cila ka propozuar edhe nëntë dëshmitarë shtesë, si dhe ekspertizë të fotografive dhe të një arme, duke pretenduar se këto prova janë thelbësore për të vërtetuar vendndodhjen e të akuzuarit në natën e sulmit në Banjskë.

“Ditën kritike kanë qenë vazhdimisht me të akuzuarin në vikendicë. Ata mund të dëshmojnë se ku ka qëndruar dhe ku ka fjetur mes 24 dhe 25 shtatorit, prandaj konsiderojmë se këta dëshmitarë janë vendimtarë për të sqaruar se ku, kur dhe çfarë ka bërë Dushan Maksimoviq në periudhën që e ngarkon aktakuza”, tha Jovana Filipoviq, avokate e Dushan Maksimoviq.

Këto kërkesa janë mbështetur edhe nga mbrojtja e dy të akuzuarve të tjerë, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale dhe përfaqësuesit e të dëmtuarve i kanë kundërshtuar propozimet, duke vlerësuar se ato përbëjnë përpjekje për zvarritje të qëllimshme të procesit gjyqësor.

Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues ka vendosur t’i refuzojë ato. Sipas gjykatës, edhe në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, Maksimoviq përshkruhet me rol ndihmës në kuadër të grupit të organizuar terrorist, çka, sipas arsyetimit, nuk e justifikon zgjerimin e listës së dëshmitarëve dhe ekspertizave në këtë fazë të procedurës.

Gjykata ka caktuar gjithashtu datat e seancave të radhës, më 18, 19 dhe 20 shkurt, me synimin që brenda këtyre tri ditëve të përmbyllet shqyrtimi gjyqësor për njërin nga rastet më të rënda penale pas luftës në Kosovë.

Sipas aktakuzës, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq akuzohen për terrorizëm. Rasti i tyre është ndarë nga procedura penale ndaj edhe 42 personave të tjerë që ndodhen në arrati, përfshirë Milan Radojiçiqin, i cili publikisht ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe kryerjen e sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023.

Yesterday — 16 January 2026Java News

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

By: A R
16 January 2026 at 22:52

Një i ri ka vënë në alarm Policinë e Vlorës, pasi ka pretenduar se po ndiqej nga një automjet me xhama të zinj, teksa ishte duke ecur në zonën e Lungomares.

Sipas burimeve, i riu ka njoftuar menjëherë policinë, duke deklaruar se një automjet i dyshimtë ishte vënë në ndjekje të tij. Menjëherë pas telefonatës, patrullat e Policisë së Vlorës janë afruar në vendngjarje për të verifikuar situatën.

Pas raportimit dhe verifikimeve të kryera, rezultoi se automjeti në fjalë ishte i Policisë së Shtetit, i cili po patrullonte zonën me një mjet pa logo zyrtare.

Kjo situatë ka shkaktuar frikë te i riu, i cili është afruar pranë patrullës rrugore me bindjen se po ndiqej. Fatmirësisht, gjithçka është sqaruar brenda një kohe të shkurtër dhe nuk ka pasur incidente të tjera.

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

By: A R
16 January 2026 at 22:44

Një natë përpara Prime-t të së shtunës, Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur dhe babai i banores.

Teksa Miri po i përsëriste një gjë, Selin iu kthye duke i thënë se është fiks si babai i saj: “Më duket sikur e kam përballë, por nuk e beson njeri”.

Më pas këngëtari e pyet nëse do t’a takojë ndonjëherë dhe balerina iu përgjigj: “Nuk e di, ndoshta edhe e ke mërzitur”.

Ndërkohë kujtojmë se babai i Selin ka bërë deklarata të forta kundër Mirit, duke e quajtur atë ‘zhigolo dhe pervers’. Gjatë një bisede telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ai shtoi se sipas tij, Miri bën çdo gjë për famë dhe lekë.

Pjesë nga biseda-

Selin: Nuk e beson njeri. Po je fiks, fiks, fiks.

Miri: Fiks si çfarë?

Selin: Fiks si ta kam lënë emrin. Fiks sikur e kam përballë, por s’e beson njeri.

Miri: A do ta takoj ndonjëherë?

Selin: S’e di. Ndoshta edhe e ke mërzitur.

Miri: Jo, s’kam mërzitur njeri. Edhe ai e di se çfarë bëj unë këtu.

Selin: S’e di.

Miri: E di pra. Kur thua fiks, ai e kupton se çfarë bëj unë.

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

By: A R
16 January 2026 at 22:35

Komanda e Përbashkët Arktike e Danimarkës në Groenlandë është e përqendruar në kundërshtimin e aktivitetit të mundshëm rus, jo në mbrojtjen kundër kërcënimeve ushtarake të SHBA-ve, tha të premten kreu i saj, Gjeneral Major Soren Andersen, mes vëmendjes së re ndaj rajonit Arktik.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përshkruar vazhdimisht Groenlandën si jetike për sigurinë e SHBA-ve dhe madje nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit të madh autonom arktik, që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.

“Fokusi im nuk është tek SHBA-të, aspak. Fokusi im është tek Rusia,” i tha Andersen Reuters-it në bordin e një anijeje luftarake daneze në Nuuk, kryeqyteti i Groenlandës.

Andersen hodhi poshtë sugjerimet për konflikt mes aleatëve të NATO-s, duke e përshkruar një skenar të tillë si “hipotetik”.

“Nuk e shoh një aleat të NATO-s të sulmojë një tjetër aleat të NATO-s,” tha ai. Duke iu referuar planeve të mbrojtjes së Danimarkës, shtoi: “Ne punojmë mbi to, por është gjë normale për ne. Detyra ime është të punoj këtu për mbrojtjen e mbretërisë së bashku me NATO-n.”

Në përgjigje të shqetësimeve të SHBA-ve, vendet evropiane dërguan këtë javë një numër të vogël personeli ushtarak në Groenlandë në përgatitje për stërvitjen ushtarake të NATO-s “Arctic Endurance”.

Komanda Arktike ka ftuar SHBA-të të marrin pjesë në “Arctic Endurance”, e cila këtë vit do të testojë forcat në kushte dimërore.

“Kishim një takim sot me shumë partnerë të NATO-s, përfshirë SHBA-të, dhe i ftuam të marrin pjesë në këtë stërvitje,” tha Andersen, duke shtuar se ende nuk e dinte nëse SHBA-të do të bashkoheshin. Danimarka nuk i kishte ftuar amerikanët në një stërvitje të ngjashme në shtator.

Komanda e Përbashkët Arktike e Danimarkës, përgjegjëse për mbrojtjen rreth Groenlandës dhe Ishujve Faroe, kryen misione survejimi dhe kërkim-shpëtimi, duke përdorur anije patrullimi, avionë, helikopterë dhe teknologji satelitore. Ajo gjithashtu ka patrullën Sirius me slita qensh për operacione arktike në distanca të gjata.

Andersen tha se nuk kishte anije kineze apo ruse pranë Groenlandës, megjithëse shtoi se një anije kërkimore ruse ndodhej 310 milje detare larg. “Kjo është më e afërta,” tha ai, duke shtuar se aleatët e NATO-s mbajnë “një pasqyrë të mirë të situatës këtu lart”.

“Ne në fakt presim një rritje të aktiviteteve ruse në vitet e ardhshme, dhe… duhet të fillojmë stërvitjet dhe të rrisim praninë këtu në Arktik për të mbrojtur kufirin verior të NATO-s,” tha Andersen.

Danimarka caktoi një paketë mbrojtjeje për Arktikun prej 42 miliardë kronash daneze (6.54 miliardë dollarë) në vitin 2022 si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për sigurinë.

Andersen theksoi se bashkëpunimi me personelin ushtarak amerikan mbetet i shpeshtë. Ai kohët e fundit u takua me komandantin e U.S. NORTHCOM, komandantin e Alaska Command, dhe zhvilloi diskutime në bazën amerikane Pituffik në Groenlandë, me angazhime të tjera të planifikuara më vonë për këtë muaj.

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

By: A R
16 January 2026 at 22:27

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se Edi Rama dëshiron që në Shqipëri të mos ketë më as ministra dhe as kryebashkiakë, pasi sipas tij, kryeministri kërkon që ta përqëndrojë të gjithë pushtetin në duart e veta.

Komentet Mediu i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se me veprimet e tij Rama po shkon drejt kësaj rruge, pra asaj të përqëndrimit të të gjitha pushteteve në duart e veta.

Mediu propozoi gjithashtu se opozita duhet të shkojë në tryezën për Reformën Zgjedhore me një koncept të përbashkët, pra me një qëndrim të unifikuar të të gjithë faktorit opozitar.

Kjo pasi sipas tij, do t’i jepte opozitës më shumë kredo politike, përcjell A2 CNN.

“Opozita reformën zgjedhore duhet ta fillojë me një koncept opozitar të përbashkët. Pra duhet ndërtuar një qëndrim i përbashkët opozitar i të gjitha forcave politike opozitare, për sistemin zgjedhor dhe duhet bërë patjetër me një platformë konkrete, e cila do të përcaktojë kush janë piketat e analizës opozitare për këtë reformë zgjedhore. Brenda këtij koncepti, kur ne arrijmë në një qëllim të përbashkët, e kemi më të lehtë për të ndikuar, edhe për faktin sepse kemi edhe një negociatë për një zgjidhje të caktuar me faktorin ndërkombëtar. E njëjta gjë edhe për reformën territoriale.

Marritë mund të shkojnë se s’ka nevojë për pushtet lokal, por vetëm për pushtet qëndror. Se sot në fakt nuk ka qeverisje lokale, por ka vetëm kryeministër që heq dhe shkarkon çdo lloj nëpunësi të administratës lokale. Dhe padyshim që ky është edhe qëllimi final i Ramës. Pa bashki opozita, vetëm një kryeministër, mos të ketë as ministra se i bën të gjitha vetë, mos të ketë as kryetar bashkie se i bën të gjitha vetë. Vetëm të ketë emisar të emëruar që s’kanë asnjë lidhje as me PS-në e as me historinë e pluralizmit në Shqipëri”, tha mes të tjerash Mediu.

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

16 January 2026 at 22:19

Nga Lutfi Dervishi

Radio Televizioni Shqiptar nuk financohet nga buxheti i shtetit dhe as drejtpërdrejt nga taksat e përgjithshme. Financimi i tij vjen nga një tarifë modeste, më pak se 1 euro në muaj për çdo familje. Këtu nis edhe paradoksi i parë: 10 për qind të kësaj tarife, më e ulëta në kontinent, e mban vetë shteti në rolin e agjentit tatimor.

Koha YouTube Channel
Me këto thërrime financiare, ne kërkojmë shërbim publik të nivelit nordik dhe pastaj habitemi pse ky standard nuk arrihet kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
RTSH-ja e ka provuar se reforma është e mundur. Periudha 2016–2021 (drejtimi i Thoma Gëllçit) dëshmoi se institucioni mund të lëvizë, të modernizohet dhe të kapë formatet e kohës.

U hartuan parimet editoriale, u hartua strategjia e zhvillimit dhe plani i biznesit të cilat u hodhën në kosh menjëherë pas ndërprerjes së dhunshme të reformës në RTSH.

(RTSH nuk kishte asnjë qindarkë borxh dhe kishte një pakete te plote sportive- deri edhe champion league)

Edhe pse nuk ishte një sukses absolut, ishte një përpjekje serioze që publiku e ndjeu dhe e mbështeti. Për herë të parë, transmetuesi publik po kthehej në një alternativë dinjitoze.

Megjithatë, në kalimin teknologjik nga analogu në digjital, ndodhi “çudia” tipike shqiptare. Ndërsa qeveria subvencionoi me miliona euro grante transmetuesit kombëtarë privatë, RTSH-ja, që mbante barrën kryesore të këtij transformimi, u ngarkua me një kredi prej 25 milionë eurosh. Sikur të mos mjaftonte kjo, mbi këtë kredi shteti i faturoi edhe rreth 4 milionë euro TVSH, në kundërshtim me frymën e ligjit. Bilanci ishte i qartë: privatët u subvencionuan, ndërsa publiku u faturua.

Goditja e radhës erdhi përmes ndërhyrjes brutale politike – dhe të SPAK, – çështja e famshme “RTSH–Agro” dhe zhurma e krijuar mbi pagesën e një tenderi që u vonua 4 ditë e ktheu transmetuesin një dekadë pas.

Sot, RTSH-ja jeton me një mentalitet mbijetese. Ajo nuk guxon as të mendojë për një raportim kritik ndaj pushtetit. Nuk bëhet fjalë për censurë me shkrim, por për diçka shumë më të rrezikshme: autocensurën. Sistemi e ka trajnuar institucionin që të mos rrezikojë, duke e kthyer heshtjen në mjetin më të lirë dhe më efikas të kontrollit.

Problemi i vërtetë nuk është thjesht vonesa në reformim, por mungesa e një mbështetjeje të sinqertë politike ndër vite. Të gjithë flasin për “reformë”, por askush nuk është i gatshëm të mbrojë pavarësinë editoriale. Përkundrazi, politika vazhdon ta shkelë ligjin që në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Vetë Kryeministria e trajton RTSH-në si një infrastrukturë teknike të saj dhe jo si një pasuri kombëtare.

Në një treg mediatik ku interesat e pronarëve privatë mbizotërojnë mbi interesin publik, një media publike e pavarur nuk është luks, por një domosdoshmëri.

RTSH-ja duhet të reformohet, por jo duke e mbyllur në panik, jo duke u privatizuar e as duke u “binjakëzuar” me kulla. Sfida nuk është si t’ua japim privatëve, por si t’ua marrim.

Ajo ka nevojë për një kontratë të re me publikun, të bazuar mbi transparencën, profesionalizmin dhe matjen reale të performancës. (Është vërtet humor se si në RTSH kanë hapësirë gazetarë që luftojnë orë e minute të bindin të gjallë e të vdekur nga një studio tv në tjetrën se mbështesin partinë në pushtet! Për çfarë profesionalizmi dhe besueshmërie flasim?!)

Pa besimin e qytetarëve, edhe 100 lekë në muaj duket tarifë e padrejtë; pa mbështetjen e tyre, çdo reformë do të mbetet thjesht letër.

Mbyllja është një leksion nga historia e teknologjisë. Nokia nuk u shemb sepse i mungonin inxhinierët e zotë, por sepse besoi se emri dhe statusi do ta mbronin nga ndryshimi i kohës. RTSH-ja është sot në të njëjtën pikë: ose do të reformohet me guxim për t’i shërbyer publikut, ose do të mbetet një markë që të gjithë e kujtojnë me keqardhje, por askush nuk e ndjek më.

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

By: A R
16 January 2026 at 22:12

Imazhet satelitore të analizuara nga BBC Verify zbulojnë se Izraeli po zhvendos blloqet e betonit që shënojnë “Linjën e Verdhë” më thellë brenda territorit të Gazës.

Kjo linjë, e cila supozohej të përcaktonte zonën e kontrollit pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, po lëvizet vazhdimisht në terren, duke krijuar konfuzion vdekjeprurës për palestinezët që jetojnë aty pranë.

Sipas të dhënave, ushtria izraelite ka zhvendosur pozicionet e blloqeve në të paktën 16 pika të ndryshme, duke u futur mesatarisht deri në 300 metra më shumë brenda Rripit të Gazës sesa parashikonin hartat zyrtare.

Ky ndryshim ka pasoja të rënda, pasi ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar se kushdo që kalon këtë linjë do të përballet me zjarr. Analiza tregon se që nga tetori, ushtria ka hapur zjarr në të paktën 69 raste ndaj njerëzve që janë afruar ose kanë kaluar këto shenja.

Situata është veçanërisht alarmante në zona si Beit Lahia dhe Jabalia, ku lëvizja e blloqeve ka lënë shumë banorë të “ngujuar” brenda zonës së rrezikut pa e ditur.

Dëshmitarët raportojnë ngjarje tragjike, si vrasja e fëmijëve që mblidhnin dru apo goditja e një shkolle gjatë një dasme, e cila ndodhej brenda zonës që hartat e quanin të sigurt, por që blloqet e reja e kishin përfshirë si zonë luftimi.

Ekspertët e sigurisë e cilësojnë këtë veprim si një “inxhinieri territoriale”. Duke mbajtur një linjë ligjore në letër dhe duke vendosur blloqe fizike diku tjetër, Izraeli ruan mundësinë të ndryshojë kufirin në heshtje, duke i kthyer pjesë të Gazës në një “brez të sterilizuar”.

Ndërkohë që ushtria izraelite mohon lëvizjen e qëllimshme të linjës, imazhet satelitore tregojnë se pas vendosjes së blloqeve shpesh pasojnë rrënime të ndërtesave dhe fortifikime të reja ushtarake, duke e bërë jetën e banorëve të mbetur një kurth të vërtetë.

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

By: A R
16 January 2026 at 22:04

Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke u ndalur te mbledhja e zhvilluar sot e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave dhe fjalimi i kryeministrit Edi Rama.

Sipas Shehit, kryeministri Rama nuk ka më të njëjtën atmosferë dhe besueshmëri sa i përket procesit të integrimit evropian. Ai u shpreh se në fjalimin e tij Rama lëshoi sinjale të rrezikshme në raport me aleatët perëndimorë. “Rama lëshoi një sinjal që, po nuk na deshët ju, kemi Kinën. Kjo është temë e rrezikshme”, deklaroi Shehi, duke shtuar se kjo qasje i ngjan praktikave të së shkuarës.

Ish-deputeti krahasoi këtë retorikë me politikën e izolimit të ndjekur nga regjimi i Enver Hoxhës, që sipas tij lëvizte mes Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, në varësi të interesave. “Jo se Kina nuk ka para, por kjo është historia që bënte Enver Hoxha. Ne jemi një pikë në ujë në gjeopolitikë”, theksoi Shehi, duke nënvizuar se Shqipëria nuk ka peshë për të luajtur me balancat ndërkombëtare.

Ai shtoi se Rama përpiqet të krijojë idenë se ai kontrollon mbështetjen ndërkombëtare, por sipas Shehit kjo është një iluzion. “Ata që më mbajnë mua, thotë ai, i mbaj unë nga ndërkombëtarët, por e gënjen mendja kot, nuk do ta mbërrijë”, u shpreh ish-deputeti.

Në analizën e tij, Shehi u ndal edhe te simbolika e vendit ku u zhvillua mbledhja e grupit parlamentar të PS-së. Ai e cilësoi të papërshtatshme zhvillimin e saj në Pallatin e Brigadave, duke theksuar se ai është “pallati i popullit dhe jo i qeverisë apo i një partie politike”. “Çfarë do grupi parlamentar atje? Nuk ka sallë grupi? Ka salla sa të duash, edhe qeveria ka”, tha ai.

Sipas Shehit, zgjedhja e këtij ambienti kishte si qëllim t’u jepte kurajë deputetëve socialistë dhe të përcillte një mesazh force. “Pse i mbledh atje? Për t’u nxjerrë frikën atyre, për t’u thënë se ‘pushteti jemi ne’. Mos u trembni, ndiqni udhëheqësin dhe do ta kapërcejmë edhe këtë”, përfundoi Shehi, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të konsoliduar kontrollin politik në kohë të vështira për mazhorancën.

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

By: A R
16 January 2026 at 21:55

Skuadra U-20 e Águia de Marabá-s, nga shteti i Pará-s, në Brazil, pësoi një aksident të rëndë gjatë kthimit nga Copinha, garë tradicionale e futbollit të të rinjve që zhvillohet në São Paulo.

Autobusi i ekipit u përplas me një kamion të ndalur në mes të rrugës, pa sinjalizimin e duhur, në shtetin fqinj të Tocantins. Përgatitësi fizik, Hecton Alves, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa trajneri, Ronan Tyezer, vazhdon të jetë i shtruar në kujdesin intensiv. Fatmirësisht, asnjë lojtar nuk pësoi lëndime të rënda dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit që shpëtuan janë kthyer tashmë në Marabá.

Klubi publikoi një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale:

“Në këtë moment trishtimi, shprehim solidaritetin tonë ndaj familjarëve, miqve, kolegëve të punës dhe të gjithë atyre që vuajnë për këtë humbje të pakthyeshme. Në shenjë nderimi dhe respekti, bashkohemi në lutje, duke u dëshiruar forcë dhe ngushëllim zemrave të pikëlluara.”

Ky incident nënvizon rreziqet që përballen ekipet e futbollit gjatë udhëtimeve dhe ka lënë komunitetin e Águia de Marabá-s në gjendje shoku, veçanërisht skuadrën e të rinjve që po merrte pjesë në Copinha.

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

By: A R
16 January 2026 at 21:48

Maria Corina Machado, udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025, ditën e djeshme zhvilloi një takim me Presidentin amerikan Donald Trump, por nuk zbuloi shumë detaje të bisedës që zhvilluan sëbashku.

Sipas mediave të huaja, duke folur sot në Uashington DC, Machado tha se ishte e bindur se do të kishte një tranzicion të rregullt në Venezuelë pas ndërhyrjes së SHBA-së dhe se përfundimisht do të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ajo tha gjithashtu në fjalimin e saj në Fondacionin Konservator të Trashëgimisë se i kishte thënë Presidentit amerikan se do të kthehej në Venezuelë sa më shpejt të ishte e mundur.

Ajo pohoi se opozita në Venezuelë ishte “e përgatitur të bënte atë që duhej si një qeveri legjitime”, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Machado ditën e djeshme i dha Trumpit medaljen e saj të Çmimit të Paqes, edhe pse komiteti i Nobelit thotë se çmimi nuk mund të transferohet dhe ajo është ende fituesja zyrtare.

Trump tha sot se dhurata e medaljes nga Machado ishte një “gjest i mrekullueshëm” dhe e përshkroi atë si një “grua të mrekullueshme”.

❌
❌