Normal view

Received — 5 July 2025 Sot News | Lajme

Sulmi ndaj Bankers alibi për t’i marre licencën, në lojë rusët e McGonigal, oligarkët dhe Soros, puset e naftës…

5 July 2025 at 17:24

Bankers Petroleum akuzohet zyrtarisht nga drejtësia për evazion fiskal, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash për mbi 5.3 miliardë euro naftë të nxjerrë nga nëntoka shqiptare. Megjithatë, gjatë 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, këto abuzime janë toleruar nga shteti dhe kompania ka vepruar pa pengesa. Gazeta raportoi në artikullin e kaluar se goditja ndaj Bankers erdhi në një moment kur Rama po kërkon t’ua marrë licencën kinezëve dhe të ia dorëzojë njerëzve të vet. Hetimi u ngrit nga Prokuroria e Fierit, edhe pse çështja është në kompetencën e SPAK. Evazioni fiskal është e vetmja klauzolë që mundëson ndërprerjen e kontratës, e cila përfundon në 2029, me të drejtë rinovimi për 5 vite. Pra kjo goditje shihet si një alibi për t’i marrë licencën, jo për të ndëshkuar shkeljet.

Në lojë rusët e McGonigal, oligarkët dhe Soros

Por ndërkohë që qeveria shqiptare shfaqet e ashpër me Bankers, një kompani që për vite të tëra ka vepruar në mënyrë të pandëshkuar, në prapaskenë është zhvilluar një tjetër garë për kontrollin e puseve të naftës në Shqipëri, një garë që për gjithë këto vite pushtet të Ramës janë përfshirë emra të mëdhenj të politikës, inteligjencës dhe oligarkisë ndërkombëtare. Emri më i bujshëm është ai i Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, i arrestuar në Shtetet e Bashkuara, por që lidhjet e tij me Shqipërinë janë të shumta dhe të errëta. Në vitin 2017, McGonigal udhëtoi në Tiranë dhe u takua me kryeministrin Edi Rama. Sipas aktakuzës amerikane, ai i kërkoi Ramës që të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e naftës kompanive guackë ruse, një kërkesë që në pamje të parë mund të tingëllojë si qëndrim pro-amerikan, por që sipas dokumenteve hetimore, ishte motivuar nga interesa të ngushta financiare dhe ryshfet. McGonigal dyshohet se ka marrë 225 mijë dollarë në dorë nga Agron Neza mik i Ramës dhe bashkëpunëtor i afërt i McGonigal. Këto para, sipas prokurorëve, janë përdorur për të ndikuar tek Rama dhe autoritetet shqiptare në mënyrë që një koncesion i rëndësishëm nafte t’i jepej një kompanie specifike.

Në qendër të kësaj skeme qëndron kompania Transoil Group AG e regjistruar në Zvicër, e shpallur fituese në vitin 2018 nga Albpetrol për shfrytëzimin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë. Transoil drejtohej nga Shefqet Dizdari, një avokat nga Tropoja, i cili më pas shiti aksione të kompanisë së tij ligjore pikërisht McGonigalit dhe Nezës. Transoil kishte lidhje të dokumentuara me gjigandin rus Gazprom, çka i jep kësaj afere një tjetër dimension të rëndë: përmes kësaj skeme, nafta shqiptare rrezikonte të përfundonte nën ndikimin e shtetit rus, nëpërmjet kompanive të kamufluara. Ndërkohë, gjykata administrative e Vlorës konstatoi se dhënia e koncesionit ndaj kompanisë zvicerane (që më pas mori emrin Terraoil Sëiss), ishte e manipuluar, me shkelje të barazisë në garë dhe mungesë të dokumentacionit teknik. Por pavarësisht këtij vendimi, lidhjet e Transoil me emra të fuqishëm si McGonigal, Neza dhe Dizdari, dhe në prapaskenë me vetë Gazprom-in, zbulojnë një skenar shumë më të thellë: një përpjekje e mirorganizuar për të futur ndikimin rus në puset e naftës shqiptare, nën maskën e investimeve të huaja dhe me bekimin e heshtur të qeverisë. Kjo është një prej arsyeve pse goditja ndaj Bankers Petroleum ngjall më shumë dyshime sesa besim.

Soros dhe Bankers

Gjithashtu një nga personazhet që është përfolur për interesa financiare në naftën shqiptare është dhe Soros. Ditën e djeshme avokati Ylli Manjani tha se hetime tatimore ndaj Bankers ka pasur edhe në të shkuarën por nuk janë çuar deri në fund për arsye të ndryshme, pasi në ato vite përflitej se kishte interes të blinte aksione Soros. Ai risolli në vëmendje denoncimin e bërë vite më parë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili pretendonte se ishte shantazhuar nga ambasadori amerikan i kohës Donald Lu për të pushuar hetimet ndaj Bankers. “Në 2017 ai denoncoi një debat me Donald Lu që i kishte kërkuar të mbyllte hetimet që Prokuroria e Fierit se kanë interes SHBA. Në ato vite përflitej se kishte interes të blinte aksione Soros”, tha Manjani.

Ai tha se shteti shqiptar duhet të merrte taksa për çdo fuçi naftë të nxjerrë nga Bankeres në Shqipëri gjë që nuk ka ndodhur. Sipas Manjanit, nga Bankers ndër vite kanë përfituar shumë qeveri dhe qeveritarë, ndërkohë që një kompani që pretendonte se mbijetonte në kushtet e falimentit duhet të ishte mbyllur me kohë. “Bankers ka qenë një lopë e mirë për t’u vjelë në të gjitha kuptimet, ka 20 vjet, Shqipëria pi qumështin e Bankers. Në 20 vjet nga Bankers ka përfituar kush ka mundur, qeveri, qeveritarë. Gjithë Fieri ka ngrënë bukë aty sa për dijeni… për shkak të korrupsionit. Sa herë ta shkundsh thesin e Bankers aq herë nxjerr krunde, një kompani që deklaron humbje në 20 vjet po ju them vetëm një ligj, ai i falimentit, asnjë kompani nuk mund të rezistojë në treg në kushte falimenti. Vetëm ky ligj duhet ta kishte kapur vite me parë. Ka pasur hetime tatimore të vazhdueshme, kemi qenë edhe në Arbitarzh me Bankers ku ka fituar shteti shqiptar”, tha Manjani.

Pazaret

Pra pas heshtjes së gjatë të qeverisë përballë abuzimeve të Bankers dhe zellit të papritur për ta ndëshkuar tani, fshihen interesa të tjera që lidhen ngushtë me klientelën oligarkike të Edi Ramës. Edhe emra të njohur të biznesit shqiptar, të pasuruar falë tenderëve publikë dhe favoreve të pushtetit, kanë kohë që synojnë kontrollin e resurseve natyrore të vendit. Loja me licencën e Bankers-it nuk është thjesht një çështje fiskale apo ligjore, është një operacion i mirëllogaritur për të spastruar terrenin dhe për ta dorëzuar industrinë e naftës në duart e një rrethi të privilegjuar, që qeveris Shqipërinë nga hijet e një marrëveshjeje të heshtur midis politikës, parasë dhe ndikimit të huaj. Ndaj, më shumë sesa drejtësi për abuzimet, goditja ndaj Bankers mund të jetë preludi i një tjetër pazaresh të errët, ku fituesit janë të njëjtët: një kastë e vogël që përfaqëson fuqinë reale në këtë vend.

The post Sulmi ndaj Bankers alibi për t’i marre licencën, në lojë rusët e McGonigal, oligarkët dhe Soros, puset e naftës… appeared first on Sot News | Lajme.

Nga tempereratura ekstreme në reshje shiu/ Moti bën kthesën ‘drastike’, në këtë ditë të javës rikthehen rrebeshet

5 July 2025 at 15:00

Të dielë, të hënë dhe të martë pritet rënie e maximumit, me temperatura që shkojnë deri në 32 gradë.

Kthesë pritet të ndodhë ditën e mërkurë, kur futet në Ballkan një masë më e ftohte me origjinë nga veriu i Europës. Priten stuhi e rrebeshe në veri dhe qendër të vendit, në sasi më të paktë se në veri të Europës. Temperaturat parashikohen të mos arrijnë më shumë se 32-33 gradë celcius.

Pas 4 ditë të freskëta, nga e diela tjetër e në vijim do të shkojmë sërish në temp 38 gradë.

“Gushti parashikohet të jetë i nxehtë, shumë ditë pritet të kemi temperatura me 38-39 gradë celcius.

Në pjesën e parë të gushtit, vendi do të goditet nga një tjetër valë e të nxehti që të shpresojmë të mos shkojë më shumë se 41 gradë në hije.

Ajo që është ndryshe, është se vera do të ndjehet akoma më e nxehtë pasi temperaturat e larta nuk do të zgjasin pak ditë, por do të jenë të vijueshme, mund të shkojën deri në 12 ditë rresht. Ditët e freskëta do të jenë shumë të pakta.

Duhet theksuar se temperaturat janë të matura në hije, ndërsa në diell ndjehen edhe 4-5 gradë më shumë se sa regjistrohet”, tha meteorologia.

The post Nga tempereratura ekstreme në reshje shiu/ Moti bën kthesën ‘drastike’, në këtë ditë të javës rikthehen rrebeshet appeared first on Sot News | Lajme.

Horoskopi i ditës së nesërme, e diel 6 Korrik 2025

5 July 2025 at 14:54

Nga Paolo Fox

DASHI

Gjatë ditës së 6 korrik, do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me vendosmëri me çështjet e pazgjidhura. Kjo është koha për të sqaruar çdo keqkuptim. Puna? Do të nevojitet kujdes dhe organizim, gjë që do të sjellë rezultate pozitive.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 6 korrik 2025), po përjetoni momente veçanërisht të qeta dhe të këndshme, perfekte për t’iu përkushtuar vetes dhe të dashurve tuaj. Punë? Do të lindin mundësi për rritje, edhe nëse me disa ngadalësime që duhen menaxhuar me qetësi.

BINJAKËT

Gjatë orëve të ardhshme të kësaj fundjave (5-6 korrik) që po përjetoni, do të jeni shumë komunikues dhe proaktivë, idealë për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme. Marrëdhëniet personale mund të përfitojnë nga kjo klimë e favorshme. Hapen mundësi të reja për t’u shfrytëzuar menjëherë në punë.

GAFORRJA

Gjatë këtyre orëve të korrikut 2025 do të keni nevojë për momente reflektimi. Ndjeshmëria do të jetë e lartë dhe do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve. Kapitulli i punës: më mirë të shmangni zgjedhjet impulsive dhe të vlerësoni çdo propozim me shumë vëmendje.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 6 korrik 2025), do të ndiheni plot energji pozitive. Fundjava do të favorizojë iniciativa të guximshme dhe momente pasioni në dashuri. Kapitulli i punës: duhet të qëndroni të përqendruar në mënyrë që të mos humbisni mundësi të rëndësishme.

VIRGJËRESHA

Mund të hasni disa pengesa, por me durim dhe vendosmëri gjithçka do të zgjidhet. Sinqeriteti do të jetë çelësi për të kapërcyer keqkuptimet, ndërsa në punë nevojitet shumë organizim.

PESHORJA

Po përjetoni një periudhë veçanërisht të rëndësishme dhe paqësore për marrëdhëniet. Sa i përket punës, gjatë orëve të ardhshme është e mundur të bëni përparim falë ideve të reja. Lini hapësirë ​​për spontanitet dhe improvizim. Kjo është koha e duhur.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 6 korrik 2025), do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje emocioneve tuaja. Kjo është një kohë e mirë për të zgjidhur konfliktet me qetësi. Punë? Shmangni vendimet e nxituara dhe planifikoni gjithçka me kujdes.

SHIGJETARI

Ju fton të shikoni përpara me optimizëm. Komunikoni sinqerisht, kjo do t’ju ndihmojë të forconi lidhjet tuaja. Energjia krijuese do të jetë një aleat i shkëlqyer në punë.

BRICJAPI

Jeni në një fazë veçanërisht produktive krahasuar me zakonisht. Fundjava aktuale është ideale për të kryer projekte të rëndësishme në fusha të ndryshme. Kushtojini kohë dhe vëmendje partnerit tuaj për të shmangur keqkuptimet.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 6 korrik 2025), jeni gati për inovacion dhe eksperimentim. Fundjava që po përjetoni stimulon kreativitetin dhe favorizon ide të reja. Qartësia dhe sinqeriteti do të jenë thelbësore gjatë orëve të ardhshme të këtij muaji korrik.

PESHQIT

Shumë prej jush do të kenë një fundjavë reflektimi dhe rikuperimi emocional. Në dashuri, ndjeshmëria do të ndihmojë në zbutjen e çdo tensioni. Sa i përket punës, përpiquni të qëndroni të qetë dhe përballuni me vështirësitë me durim.

The post Horoskopi i ditës së nesërme, e diel 6 Korrik 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

Pas alarmit për bombë, rikthehet seanca e Kuvendit te Kosovës, ja ora e caktuar

5 July 2025 at 13:53

Arben Loshi ,sekretar i Kuvendit ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka vendosur që seanca konstituive të mbahet në orën 20:00.

Ky vendi është marrë pas një informate se në ndërtesën e Kuvendit ka një bombë. Loshi bëri të ditur se njësiti i veçantë për antibombë po i kryejnë veprimet e tyre policore në hapësirën e kuvendit.

“Seanca konstituive e përcaktuar sot për në ora 11:00 pas alarmit për bombë i vazhdon punimet sot në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari…Policia, njësitet e veçanta antibombë është duke i bërë veprimet e saj policore. Ne mbetemi që të qëndrojmë jashtë ndërtesës së kuvendit, së paku 50 metra largësi sipas rekomandimeve kryesore. Njoftimin neve si administratë na ka dhënë polica për t’i liruar hapësirat. Ndërsa njoftimet e tjera i ka policia”, tha ai.

Ai tha se Policia ka njoftuar administratën për largim.

The post Pas alarmit për bombë, rikthehet seanca e Kuvendit te Kosovës, ja ora e caktuar appeared first on Sot News | Lajme.

Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë: Zhvendosni aktivitetin në tregjet publike

5 July 2025 at 13:41

Policia Bashkiake e Tiranës iu ka bërë thirrje tregtarëve ambulantë që të respektojnë urdhrat ligjorë dhe të zhvendosin aktivitetin në tregjet publike të qytetit.

Në të kundërt sipas Policisë Bashkiake “do të ndërmerren të gjitha masat ndëshkuese të parashikuara në legjislacionin në fuqi”.

“Shëndeti publik dhe rendi qytetar janë përparësi!”, thekson policia bashkiake.

Siç njoftoi Policia Bashkiake sot “gjatë kontrolleve të përditshme në territorin e Tiranës, strukturat e Policisë Bashkiake kanë konstatuar praninë e tregtarëve të palicensuar në rrugë, trotuare dhe hapësira publike. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme sensibilizuese dhe masave të marra, një pjesë e tyre vijojnë të ushtrojnë aktivitet në mënyrë të paligjshme”.

Sipas policisë bashkiake këto aktivitete “zënë pa leje hapësira publike, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe shesin shpesh produkte ushqimore përtokë, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Sidomos në këtë periudhë me temperatura të larta, produktet ushqimore të tregtuara në rrugë përbëjnë rrezik real për shëndetin e qytetarëve, duke rritur mundësinë e helmimeve apo infeksioneve ushqimore”.

Policia Bashkiake nënvizon se zgjidhja është e thjeshtë dhe pa kosto!

“Agjencia për Administrimin e Tregjeve ka vënë në dispozicion tregje publike dhe të lëvizshme në çdo lagje të kryeqytetit, ku çdo qytetar mund të: Regjistrohet pa pagesë; Tregtojë në kushte të sigurta, të rregullta dhe të ligjshme”, njoftoi policia.

The post Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë: Zhvendosni aktivitetin në tregjet publike appeared first on Sot News | Lajme.

E cilësuar si boshti “Dragon-Arushë”, pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

5 July 2025 at 13:25

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga aleancat më të rëndësishme dhe më të debatueshme të shekullit XXI.

E quajtur shpesh si boshti “Dragon-Arushë”, kjo aleancë synon të sfidojë rendin perëndimor të pas Luftës së Dytë Botërore dhe të promovojë një alternativë shumëpolare ndaj dominimit amerikan.

Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se bota po kalon ndryshime “të papara në një shekull”, ndërsa ai dhe presidenti rus Vladimir Putin e kanë përshkruar aleancën e tyre si “të përjetshme” dhe “pa kufij”.

Në qasje të ngjashme, të dy liderët e shohin Perëndimin jo si partner, por si burim përçarjeje, kolonializmi dhe shtypjeje. Kjo retorikë, e kombinuar me kujtesën historike të poshtërimit dhe ndërhyrjeve perëndimore, është kthyer në mjet legjitimues për politikat e tyre aktuale.

Ndërkohë, nisma kineze “Brezi dhe Rruga”, e frymëzuar nga Rrugët e Mëndafshit, përpiqet të paraqesë një alternativë të butë dhe paqësore për bashkëpunimin ndërkombëtar, në kontrast me atë që Pekini e përshkruan si agresion perëndimor. Nga ana tjetër, Rusia, në dokumentet e saj zyrtare, e përshkruan veten si një “civilizim unik euroaziatik”, me një mision të veçantë historik.

Pavarësisht kësaj fasade bashkëpunimi, marrëdhënia nuk është pa tensione. Historia përfshin konflikte të mëparshme territoriale midis dy vendeve, dhe studimet e fundit zbulojnë dyshime reciproke mes elitave të tyre politike dhe ushtarake. Rusia ka frikë nga dominimi teknologjik dhe ekonomik i Kinës, ndërsa Pekini vëren tek Moska një mentalitet të rrezikshëm ekspansionist dhe paranojak.

Kina ka përfituar në mënyrë pragmatike nga lufta në Ukrainë, duke rritur ndjeshëm tregtinë me Rusinë, duke blerë energji me çmime të ulëta dhe duke mësuar leksione ushtarake nga përvoja ruse në fushën e betejës.

Në këtë sfond, organizata si BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), që përfaqëson gati 40% të PBB-së botërore dhe rreth 45% të popullsisë globale, janë kthyer në forume për të sfiduar dominimin perëndimor dhe për të promovuar një rend botëror më të balancuar.

Megjithatë, bashkëpunimi mes Kinës dhe Rusisë mbetet më shumë një martesë interesi sesa një bashkim vlerash. Ajo do të zgjasë aq sa të jetë e dobishme për të dyja palët.

Ajo që i bashkon nuk është një vizion i përbashkët për botën, por një kundërshtim i përbashkët ndaj rendit perëndimor dhe përdorimi i historisë për të justifikuar politikën e sotme.

The post E cilësuar si boshti “Dragon-Arushë”, pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin? appeared first on Sot News | Lajme.

“Lironi hapësirat publike”/ Kryeministri Rama ‘përsëritet’: Nuk ka më ‘tokë e xanun’, nëse jo, do të përballeni me…

5 July 2025 at 13:06

Në një postim në “X”, Rama shkruan se është koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirim të hapësirave publike nga bizneset, të cilat vendosin në trotuare karrige apo tavolina, duke krijuar “ barrikada për qytetarët”.

Postimi i plotë:

Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!

The post “Lironi hapësirat publike”/ Kryeministri Rama ‘përsëritet’: Nuk ka më ‘tokë e xanun’, nëse jo, do të përballeni me… appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni ‘Strike’/ Bie në prangat e policisë 50-vjeçari, banesa e tij e kthyer në biznes armësh dhe municionesh

5 July 2025 at 13:00

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit V. Ç. ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë.

The post Operacioni ‘Strike’/ Bie në prangat e policisë 50-vjeçari, banesa e tij e kthyer në biznes armësh dhe municionesh appeared first on Sot News | Lajme.

Alarmi për bombë në Kuvend, gazetari jep detaje: Telefonata mbërriti në zyrën e…

5 July 2025 at 12:42

Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë në ndërtesën e Kuvendit të largohen, ndërsa pritej të mbahej seanca e konstituive, pas dyshimeve për një kërcënim me bombë. Gazetari Venhar Isufi nga Kosova dha detaje në një lidhje live. Isufi tha se telefonata për kërcënim me bombë ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Më pas ai thotë se është njoftuar policia dhe të gjithë deputetët, personeli dhe gazetarët janë nxjerrë jashtë. Gazetari Isufi shprehet se policia po bën kontrollet në të gjithë godinën, edhe në makinat e deputetëve të parkuara në oborrin e Kuvendit.

“Deputetët erdhën për të marrë pjesë në seancën konstituive, kemi dalë nga kuvendi i Kosovës. Na kanë kërkuar që 50 metra të largohemi nga objekti, pasi kanë marrë një telefonatë, ku është bërë thirrje që dyshohet për një bombë që është vendosur diku. Telefonata ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Konjufca. Është dhënë informacioni tek policia e Kosovës dhe janë larguar të gjithë deputetë dhe personeli i kuvendit. Aktualisht janë policia që po bëjnë hetimet. Jemi duke pritur derisa të marrim një sinjal pozitiv.

Kuvendi ka konfirmuar telefonatën, ka thënë që ka marrë një telefonatë për një mjet shpërthyes bombë që është vënë në Kuvendin e Kosovës. Policia po bën kërkime edhe tek makinat e deputetëve që i parkojnë në oborrin e Kuvendit. Do shohim nëse do vazhdojë seanca konstituive ose jo. Sapo të përfundojnë hetimet, deputetë pritet të kthehen në sallë për të vijuar me seancën. Gjysma e skanerëve nuk funksionojnë, aty brenda mund të futet gjithçka. Pas këtij rasti, Kuvendi apo personeli duhet të marrë masa më rigoroze”, tha ai

The post Alarmi për bombë në Kuvend, gazetari jep detaje: Telefonata mbërriti në zyrën e… appeared first on Sot News | Lajme.

Mjegulla “pushtoi” bregdetin e Vlorës, meteorologia Porja shpjegon fenomenin e pazakontë

5 July 2025 at 12:11

Metereologia Lajda Porja, në një lidhje live ka shpjeguar renë e mjegullës që pushtoi ditën e djeshme bregdetin e Vlorës. Ajo sqaroi se një fenomen i tillë natyror ndodh për shkak të diferencës së madhe në temperaturën e sipërfaqes së detit, me atë të ajrit të mbingopur me lagështirë.

Porja paralajmëroi që një gjë tillë pritet të jetë prezentë deri ditën e martë, ndërsa të mërkurën me uljen e temperaturave, pritet që situata të ndryshoje.

“Është një fenomen i cili quhet mjegull detare, kryesisht qarku i Vlorës, shtimi lagështirës në ajër i cili është i tejngopur me lagështirë. Ajri në temp të larta dhe sipërfaqja e detit e ftohtë sjell kondensim dhe mjegull. Do jetë prezente të dielë, të hënë dhe të martë. Nga e mërkura do të ketë normalizim pasi do të bien temp. Do të zvogëlohet diferenca mes temperaturës së detit dhe asaj të ajrit”, tha ajo.

The post Mjegulla “pushtoi” bregdetin e Vlorës, meteorologia Porja shpjegon fenomenin e pazakontë appeared first on Sot News | Lajme.

Alarm për mjet të dyshimtë në Kuvend, deputetët dhe gazetarët evakuuohen nga objekti

5 July 2025 at 11:53

Gazetarja Qëndresa Tërshani ka dhënë detajet më të reja rreth kërcënimit të sotëm drejtuar deputetëve të Kuvendi të Kosovës, pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive.

“Ishte diçka komplet e papritur që ndodhi këtu në Kuvendin e Kosovës, disi ishim të përgatitur që edhe kjo seancë do të kryhet për pak minuta, por as nuk filloi për shkak të një kërcënimi ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ata dolën jashtë me urdhër të zyrtarëve policorë,po ashtu u larguan edhe të gjitha ekipet mediale që ishin në sallë dhe në hyrjet e Kuvendit”, u shpreh Tërshani.

Gazetarja thotë se sipas policisë, në Kuvend ndodhet diçka e dyshimtë, pasi kështu kishte shkuar një kërcënim tek zyrtarët e Kuvendit. Sakaq, forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë mbuluar territorin e Kuvendit të Kosovës si dhe të objektit të Qeverisë.

The post Alarm për mjet të dyshimtë në Kuvend, deputetët dhe gazetarët evakuuohen nga objekti appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk ka ‘lojëra’ me shëndetin, rrezikoni mbytjen…/ Paralajmërim dhe këshilla të rëndësishme për pushuesit

5 July 2025 at 11:50

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 236,000 njerëz humbin jetën çdo vit nga mbytja në det dhe pasojat e saj, ndërsa besohet se numri real është edhe më i lartë. Pothuajse 90% e rasteve të mbytjeve aksidentale ndodhin në vendet në zhvillim ose me zhvillim të mesëm. Faktorët kryesorë të rrezikut për mbytje janë mosha, gjinia dhe qasja në burimet ujore. Mbytja është shkaku kryesor i vdekjeve te fëmijët nën 5 vjeç dhe ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve aksidentale te fëmijët e moshave tjera. Fëmijët më të vegjël zakonisht mbyten në rezervuarë të vegjël artificialë (vaska, pishina), ndërsa fëmijët më të rritur në ujëra të hapura si lumenj, liqene apo dete.

Meshkujt janë më të rrezikuar, me një shkallë vdekshmërie dy herë më të lartë se gratë. Ata më shpesh kërkojnë edhe trajtim spitalor për pasoja serioze nga mbytjet jo fatale. Kjo lidhet me ekspozimin më të madh në ujë dhe sjelljet më të rrezikshme, si notimi jashtë zonave të mbikëqyrura, konsumimi i alkoolit para notit apo vozitjes me barkë. Mësojini fëmijët e vegjël bazat e notit dhe sigurisë në ujë. Planifikoni menaxhimin e përmbytjeve dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm. Zhvilloni strategji kombëtare të sigurisë në ujë për të rritur ndërgjegjësimin.

Para se të hyni në ujë mos pini alkool ose substanca që ndryshojnë vetëdijen. Mos hyni në ujë menjëherë pas ushqimit. Prisni të paktën 2 orë. Nëse nuk dini mirë të notoni, mos hyni vetëm dhe përdorni pajisje shpëtuese. Ndërsa jeni në ujë hyni ngadalë, kontrolloni thellësinë, mos kërceni në ujë me thellësi të panjohur, notoni gjithmonë me dikë dhe brenda zonave të shënuara, mos u largoni shumë nga bregu, notoni paralelisht me të, pushoni nëse lodheni, dilni ose qëndroni në zonë të cekët. Nëse keni vështirësi, qetësohuni, shtrihuni mbi shpinë, ngrini dorën dhe sinjalizoni ndihmë.

Njihuni me rrymat, temperaturën e ujit, gjallesat ujore dhe rreziqet lokale. Nëse ju zë një rrymë, mos u përpiqni të notoni kundër saj. Qëndroni të qetë dhe notoni anash, diagonalisht drejt bregut. Zhytuni gjithmonë me dikë tjetë. Mos e mbani frymën shumë gjatë. Mos hiperventiloni para zhytjes. Jeleku shpëtues është i detyrueshëm. Ai duhet të jetë i madhësisë së duhur dhe i vendosur mirë. Ushtrohuni të mbani veten mbi ujë, të ktheheni nga shpinë në bark dhe të notoni të paktën 25 metra. Shikoni rreth vetes dhe ruani vigjilencën, sidomos kur keni fëmijë në ujë. Mësoni të dalloni dikë që po mbytet, shpesh është një proces i qetë, pa britma dhe pa spërkatje.

The post Nuk ka ‘lojëra’ me shëndetin, rrezikoni mbytjen…/ Paralajmërim dhe këshilla të rëndësishme për pushuesit appeared first on Sot News | Lajme.

“Të vras, do fle me ty se je gruaja ime”/ Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë

5 July 2025 at 10:58

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra të rënda penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje. Sipas aktakuzës së siguruar nga mediat në Kosovë, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, në periudhën qershor – tetor 2024.

“Me kon je tu fol… për çka i ke ly buzt?”, citohet të ketë thënë ai në një prej episodeve të përsëritura të ofendimeve. Në dokumentin zyrtar thuhet se Fero e ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme Arbenitën përmes telefonatave dhe takimeve në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, duke i shkaktuar “frikë, ankth dhe dhimbje emocionale”. Përveç dhunës, Fero dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual. Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike.

arbenita ismajli

Në aktakuzë thuhet se ai e ka puthur Arbenitën kundër vullnetit të saj, duke i thënë: “Ti je gruaja jem, unë kam të drejtë me fjet me ty… nuk ki të drejtë me m’thanë jo”. “ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem… unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt me m’than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

arbenita ismajli5

Aktakuza, gjithashtu, përfshin detaje shqetësuese të kërcënimeve të Feros, përmes mesazheve në WhatsApp, përfshirë fjalët: “Ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit… fëlqitë nga vendi t’i thej…”. Sipas Prokurorisë, këto ishin përpjekje për të frikësuar dhe kontrolluar emocionalisht Arbenitën, duke përbërë kështu vepër penale të kanosjes serioze.

arbenita ismajli2

“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

arbenita ismajli2

Fero u arrestua për herë të parë më 11 korrik 2023, për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes. Tashmë, me aktakuzën e ngritur në dhjetor 2024, Prokuroria kërkon dënimin e tij sipas ligjit dhe ka paraqitur provat përkatëse për të mbështetur akuzën.

Sipas “Telegrafi”, avokati i Feros ka konfirmuar për mediat ekzistencën e aktakuzës, por ka refuzuar të komentojë për detaje. Ndërkohë, Fero është rikthyer në muzikë pas një pauze dy-vjeçare dhe konflikteve të vazhdueshme publike me modelen për kujdestarinë e vajzës së tyre, Nina.

arbenita ismajli

Sakaq vajza e reperit të njohur Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, Nina, siç duket nuk mban më mbiemrin e babait të saj, por atë të nënës Ismajli. Kjo u bë e ditur nga vetë Arbenita, përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një dokument që duket të jetë një certifikatë nga kopshti i vajzës së tyre. Në dokument, qartazi shkruhet emri i vogëlushes i shoqëruar me mbiemrin “Ismajli”. Nuk është bërë ende e ditur nëse ndryshimi i mbiemrit është bërë me vendim gjyqësor.

arbenita ismajli2

Prej muajsh, Fero dhe Arbenita janë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre. Reperi ka folur edhe publikisht për dramën që po kalon me vajzën e tij duke u shprehur se ndihet tmerrësisht keq që nuk ndodhet pranë saj. “Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, meReperi e ka akuzuar t’përqafu, apo me të uru si çdo babë,” shprehet ai. Me anë të një postimi në Instagram, reperi ka publikuar momente të tij me Ninën si edhe përbri u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të veprojnë dhe të mbrojnë të drejtat e tij.

The post “Të vras, do fle me ty se je gruaja ime”/ Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK thellon hetimet dhe fut në skaner familjen Berisha, kreu i PD në alarm, sulme të ashpra ndaj Altin Dumanit si…

5 July 2025 at 10:43

Rigels Seliman

Vendosmëria e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për t’i shkuar deri në fund të aferës “Partizani” ka alarmuar Sali Berishën, i cili prej javësh përballet me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), së bashku me dhëndrin Jamarbër Malltezi. Burime të sigurta konfirmojnë se hetimet janë zgjeruar dhe po përfshijnë edhe familjarë të tjerë të ish-kryeministrit, duke e vendosur Berishën në një pozitë gjithnjë e më të vështirë. I ndodhur nën presionin e rritjes së provave dhe paralajmërimeve të SPAK për vendime të forta, Berisha ka shpërthyer dje në sulme ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e etiketon si “Altin Troplini”, ndërsa e cilëson “vegël të Ramës dhe krimit të organizuar”. Mes akuzave për manipulim zgjedhjesh, denoncimit me video dhe thirrjeve për rezistencë, duket se frika nga ndëshkimi ligjor po e çon liderin historik të PD drejt një lufte të dëshpëruar me institucionet. “Siç e shihni, këto pamje faktojnë në mënyrën më të pakundërshtueshme se, ky proces është farsë, farsë dhe vetëm farsë. Se ky proces nuk ka asgjë të përbashkët me fshehtësinë e votës, por është fund krye një proces i kontrollit dhe vullnetit të qytetarëve. Kjo farsë elektorale, e organizuar nga partia shtet e krimit, ka për mburojë kryesore Altin Troplinin, i cili me amnistimin e krimit elektoral, duke filluar nga dosjet 184 dhe 338, faktoi se është një shërbëtor i turpshëm i krimit kushtetues dhe krimit elektoral, i Edi Ramës.

Faktoi se është një mburojë kriminale e farsës elektorale. Me amnistimin e krimit elektoral, Altin Troplini, de facto, firmos licencat e një krimi edhe më të madhe elektoral në zgjedhje të tjera. Pra, për ta përmbledhur. Na rast se, kryekrimineli i farsës elektorale është Edi Rama, ndihmësi më kryesor i tij dhe lejtnanti kryesor i tij është Altin Troplini. PD nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje. PD fton shqiptarët, të gjithë ata të cilët besojnë se ky komb duhet të votojë me dinjitet dhe duhet të gëzojë të drejtën e votës së fshehtë dhe të lirë, kudo që janë në Shqipëri, diasporë dhe në çdo vend, të qëndrojnë të pamposhtur gjersa qytetarët shqiptarët të votojnë të lirë”, deklaroi dje gjatë një konference për mediat nga selia blu, teksa publikoi disa pamje filmike nga një qendër votimi në Krujë, ku sipas tij, ka pasur parregullsi e manipulime në votime në zgjedhjet parlamentare të 11 majit që lamë pas.

Goditja e bandave të Elbasanit nga SPAK

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha dje një koment edhe për operacionin e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës në Itali, një operacion i SPAK-ut. Ndërsa u pyet nga gazetarët, ai gjeti rastin të sulmonte përsëri kreun e institucionit të akuzës Altin Dumani, duke e ironizuar me emrin Altin Troplini, teksa e cilësoi bashkëpunëtor të karteleve të drogës dhe që vepronte vetëm kur i vinin dosje nga partnerët ndërkombëtarë. Ish-kryeministri Berisha e akuzoi Dumanin të lidhur dhe mbrojtës të klaneve të Troplinëve, Suel Çelës dhe të tjerëve. Ai u shpreh se edhe Çopjas, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kishin gjetur transferimin e 3 mld eurove nga Dubai në bankat europiane. “Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit. Çopjes, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 milionë euro nga Dubai në bankat europiane. E ka zënë nga investimet në jug. Altin Troplini është thjesht bashkëpunëtori i këtyre organizatave, që detyrohet të ndërhyjë vetëm kur vijnë dosje nga jashtë.

A e konstatoni ju, të nderuar gazetarë dhe qytetarë se, kjo Prokurori nuk vepron kurrë kundër kartele të drogës dhe organizatave kriminale, në qoftë se një shtet nuk sjell dosje. A doni t’ua jap të gjitha me fakte? Për Altin Troplinin, krimi i organizuar nuk ekziston. Organizatat kriminale nuk ekzistojnë, kartelet e drogës nuk ekzistojnë. Sjellin vendet partnere regjistrime për x, y dhe merren me të. Po paratë e Arkend Ballës? 2 mln euro. Një rrogëtari në një universitet, që të gjitha nga firma e ortakut në Vlorë, të anëtarit të kartelit në Vlorë, Nexhmi Danaj, vëllait i ish-kryetarit të qarkut, ku ishte menaxher ky. Këta jo vetëm që nuk hetojnë, po kanë gjetur një mënyrë se si të mbrojnë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Bosin, koordinatorin e tyre e marrin gjoja, shkojnë e i sekuestrojnë makina që thuhet se ishin të Elvis Doçit, të Troplinëve. Hajt ta themi se nuk kanë qenë, se nuk mund të flas tani për pronësinë e tyre. Ky paska qenë krimi i tij. Skapi është një organizatë kriminale në duart e partisë së krimit, zotëri. Kaq është e vërteta”, nënvizoi dje Berisha.

The post SPAK thellon hetimet dhe fut në skaner familjen Berisha, kreu i PD në alarm, sulme të ashpra ndaj Altin Dumanit si… appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja tronditëse e Sali Berishës, analisti zbardh 10 të vërteta të errëta, nga “Sudja” e “Gjallica”, te urdhri për…

5 July 2025 at 17:37

Elmas Bogdani

Në një periudhë kur Shqipëria përballej me një tranzicion të vështirë dhe të pasigurt, emri i Sali Berishës u shndërrua në simbolin e një prej kapitujve më të errët dhe më tragjikë të historisë sonë moderne. Analiza e detajuar e Kastriot Aliajt për gazetën “SOT” shpalos një dosje tronditëse, që shkon përtej narrativave të njohura, duke zbardhur të vërteta të errëta që rrënojnë imazhin e një ish-presidenti, i cili u bë arkitekti monstruoz i firmave piramidale që fundosën ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Ai zbardh prova kyçe që tregojnë se si firmat piramidale të themeluara nën mbështetjen e Berishës, si “Sude” dhe “Gjallica”, jo vetëm që shkatërruan financat e mijëra familjeve shqiptare, por u shndërruan në mjet kontrolli politik dhe ekonomik. Analisti shpjegon edhe lidhjet familjare, veçanërisht përfshirjen e motrës së Liri Berishës në këto skema, dhe veprimet që çuan në një krizë të thellë sociale, duke përfshirë urdhrin për përdorimin e avionëve ushtarakë për të shtypur protestat në jug. Një pjesë e madhe e parave u transportua jashtë vendit, duke thelluar akoma më shumë dëmin ekonomik.

Ja detajet e forta që zbulon për gazetë  “SOT” Kastriot Aliaj

“Paratë e shqiptarëve janë të pastra,” do të deklaronte me papërgjegjshmëri ish-presidenti Sali Berisha në TV Vefa, pas urdhërit që mori nga FMN dhe BB në vitin 1996, për mbylljen e firmave piramidale. Ai nuk e përfilli këtë urdhër, sepse nuk mund të çlirohej nga pushteti kleptokratik dhe autoritarizmi, që sundonte si ideologji e legjitimuar gjatë viteve si president dhe kryetar i PD. Ai e ktheu këtë profeci në monopol të pa korrigjueshëm, gjë që po e demonstrojnë edhe sot, brenda strukturave të PD si dhe në marrëdhëniet me kundërshtarët. Efektet dhe pasojat e firmave piramidale ishin katastrofike, aq sa ato gjunjëzuan shtetin shqiptar fizikisht, moralisht dhe financiarisht. Në retrospektivën e analizave të tyre, numëroheshin mbi 3000 të vdekur, 3500 shtëpi të humbura, ku 260 mijë familje, e barabartë me 1.8 milion shqiptarë, humbën 1.3 miliard euro, një bilanc tragjik që në vitet e para të tranzicionit. Por serialin e mashtrimeve në Shqipëri e filloi kosovari Sejdin Avdia, ish-këshilltari ekonomik i qeverisë Nano, i cili kërkonte të ndërtonte një hotel në qendër të Tiranës, por, ngaqë nuk mundi, rrëmbeu një shumë të madhe parash, pa mundur të ndërtojë asgjë, duke lënë një gropë pranë Pallatit të Kulturës. Pas këtij mashtruesi filluan të mbijnë si kërpudhat pas shiut firmat rentiere të arkitektit Sali Berisha, ku më 1993 u krijua firma e parë ”Sude”, që po mblidhnin paratë e shqiptarëve, duke u bërë shkaktarë të tragjedisë financiare. Këto skema nuk po ndodhnin për herë të parë në Shqipëri, sepse edhe në SHBA ekzistonte një skemë e njohur si ”Madoff” e cila kishte grumbulluar 40 miliard USD.

Kjo tragjedi kishte ndodhur edhe në Maqedoni, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, por shteti maqedon mori masa duke zbatuar urdhrat e FMN dhe BB për mbylljen e këtyre skemave me pasoja për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Shqiptarët e mbetur pa punë morën arratinë, si rezultat i mbylljes së 600 ndërmarrjeve ekonomike, por për të kapur kohën e humbur të sapodalë nga ekonomia e centralizuar, ranë brenda në firmat piramidale si mizat në qyp. Skemat piramidale në Shqipëri kanë qenë skema Ponzi që degraduan rebelimin e vitit 1997. Ky vit i zi tragjik për shqiptarët erdhi si pasojë e falimentimit të 25 firmave rentiere, që u ngritën dhe operuan nën pushtetin e PD, ku qeveria e saj dhe ish-presidenti Berisha ishin vënë në dijeni edhe nga guvernatori i Bankës Kristaq Luniku për gjithçka që po ndodhte me firmat rentiere pa licensa. Ato sipas guvernatorit kishin shkaktuar kaos financiar, në mashtrimin e popullit me fajdet, duke vepruar si organizatë mafioze. Ai i kujtoi qeverisë se shteti ka detyrim moral në marrëdhënie me qytetarin, duke bërë ligje me kërkesa e procedura normale për futjen e tyre në sistemin bankar.

Paralajmërimet

Guvernatori Luniku i kujtoi qeveritarëve të Sali Berishës se Banka e Shqipërisë ishte i vetmi organizëm që mund të ushtronte funksionin financiar sipas ligjeve në Shqipëri. Prandaj kërkonte legalizmin e aktivitetit të tyre, sepse ato me mënyrat mafioze nuk plotësonin kushtet për një aktivitet privat financiar. Por çdo njoftim dhe kërkesë e tij binte në vesh të shurdhët, ngaqë firmat rentiere vazhduan veprimtarinë kriminale deri në janar të vitit 1997. Ato i kishin kaluar edhe kufijtë, duke hapur aktivitet jashtë për pastrimin e parave të krimit, siç vepronte firma rentiere Vefa në Greqi. Aventurizmi i kësaj firme shkonte edhe më tej, duke reklamuar në Monza të Italisë aktivitetin e garave me makina të Formula 1. Ndërsa në Lushnje do të vinte futbollisti i Argjentinës Mario Kempes, për të treguar se sa të fuqishme ishin këto firma financiarisht, duke gllabëruar paratë e shqiptarëve. Daljet e tyre në publik, me premtime qesharake marramendëse si Xhaferri, i cili thoshte: ”Kur të shterrojnë oqeanet do të mbarojnë paratë e mia.”

Të gjitha këto marrëzi po ndodhnin përpara syve të Sali Berishës, i cili i informuar për shkelje të rënda të marrëdhënieve financiare, nuk veproi kurrë për ndalimin e aktivitetit të tyre. Po si do t’i mbyllte Saliu firmat piramidale, kur ai vetë ishte krijuesi i firmës Gjallica me Shemsie Kadrinë në Vlorë, shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës? Kur ngjarjet po precipitonin për një shpërthim katastrofik, Saliu në janar të vitit 1997 arrestoi Maksude Kadën, paratë e së cilës shkonin me makinat ZUK në bodrumet e PD-së, duke u ndarë nga funksionarët dhe biznesmenët në mbështetje të Saliut. Por tani ngjarjet kishin arritur kulmin e padurimit të popullit, i cili shpërtheu me protesta të dhunshme, të cilat nga ekonomike u kthyen në politike. Kështu janari i atij viti bëri që Shqipëria të gjunjëzohet nga protestat, duke filluar nga jugu dhe gradualisht pushtuan të gjithë vendin. Kjo situatë bëri që shteti të bjerë në duart e bandave, duke mbetur pa asnjë institucion në këmbë. Ky muaj shënon edhe fillimin e luftës civile, nga mosreagimi i qeverisë dhe presidencës për dorëheqje. Qeveria dhe presidenti Berisha, në vend që të bënin aktin demokratik të dorëheqjes, ata masakruan opozitën, pamjet e së cilës bëjnë xhiron e botës, duke u pasqyruar edhe në mediat e huaja, sidomos nga shtypi italian dhe ai francez. Ky ishte modeli më sinjifikativ i shtetit të Sali Berishës, që nuk mund të konsiderohej shtet, por një firmë private piramidale, që vodhi të gjitha paratë e shqiptarëve.

Më 2 mars qeveria e drejtuar nga Aleksandër Meksi jep dorëheqjen, ndërsa e kundërta ndodh me Sali Berishën, i cili në vend të dorëheqjes rizgjidhet president me votat e PD-së, duke e ngritur edhe më shumë tensionin e protestuesve. Hapja e depove dhe armatosja e qytetarëve sollën ditët më të zeza për Shqipërinë, që nga papërgjegjshmëria e tij vendi futet në luftë civile. Fakt për marrëzinë unike të tij është nxjerrja e urdhrit luftarak më 9 mars 1997, ku mobilizoheshin 13 rrethet e Veriut për luftë, duke i nisur për të shtypur revoltat në jug, të mbështetura edhe me avion luftarak MIG-19. Sipas të dhënave të mëvonshme, kur u ngrit komisioni i administrimit të fajdeve me z. Farudin Arapi, doli se firmat rentiere që u ngritën dhe operuan nën pushtetin e Sali Berishës arritën shumën prej 1.3 miliard dollarë, ku nga këto disa kreditore u likuiduan, por pjesa më e madhe e parave gjetën strehim në bankat e huaja, ndërsa shumës prej 210 milion dollarë nuk iu gjet adresa. Për këtë ngjarje të shëmtuar në historinë e tranzicionit, populli do të shprehej: ”Memorja financiare mbaron shpejt, por kjo tragjedi nuk do të harrohet kurrë.”

 

 

 

The post Dosja tronditëse e Sali Berishës, analisti zbardh 10 të vërteta të errëta, nga “Sudja” e “Gjallica”, te urdhri për… appeared first on Sot News | Lajme.

Zbardhet e vërteta e shkarkimeve të socialistëve në Bashkinë e Vlorës, pas drejtorit të Hipotekës Edi Rama iu hap…

5 July 2025 at 17:45

Rigels Seliman

Një pazar politik i paprecedentë po zbulohet në Vlorë, ku pas dorëheqjes së të gjithë drejtorëve të varësisë në bashki, fshihet një marrëveshje e errët midis Edi Ramës dhe Sali Berishës. Lëvizjet e fundit nuk janë aspak reformë apo analizë pune, por pjesë e një skenari të qartë politik për të shpërblyer segmentet e opozitës që ndihmuan në përçarjen e Partisë Demorkatike në zgjedhjet e 11 majit. Emërimi i Genc Deromemajt në krye të Hipotekës së Vlorës ishte sinjali i parë i një riorganizimi të planifikuar, ku drejtori i Hipotekës, disa drejtori dhe nënkryetari i Bashkisë do t’i kalojnë përfaqësuesve të “opozitës së blerë”. Burime të sigurta thonë se marrëveshja mes Ramës dhe Berishës ka për qëllim mbajtjen e kontrollit mbi Vlorën nëpërmjet infiltrimit të figurave të diskredituara nga PD në administratën socialiste.

Deromemaj, ish-kandidat i Partisw Demokratike për Bashkinë e Vlorës dhe eksponent me ndikim lokal, u përdor si levë për të tërhequr elektoratin gri dhe për të dëmtuar kandidaturat e Berishës në terren. Tani ai shpërblehet me një nga postet më të rëndësishme në qark, ndërsa në listë janë edhe figura të tjera të lidhura me të njëjtin grup, që pritet të zënë pozicionet drejtuese në disa drejtori dhe Bashkinë e Vlorës. Por kjo strategji ka zemëruar thellë bazën socialiste në Vlorë, ku militantët ndihen të tradhtuar dhe të përjashtuar nga pushteti që i përkiste tyre. Për herë të parë në historinë e Partisë Socialiste, strukturat në terren flasin hapur për “kolonizimin” e partisë nga ish-kundërshtarët politikë. Të pakënaqurit paralajmërojnë për pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme, duke akuzuar lidershipin për shitje të vlerave dhe përkrahje të oportunistëve. Ndërkohë, Kryeministri Rama ka vënë një afat deri më 15 korrik për të zyrtarizuar ndryshimet, duke e mbuluar gjithë këtë pazar me petkun e “analizës së performancës”.

Por realiteti është krejt tjetër: emrat janë përzgjedhur më parë në tavolinë, dhe dorëheqjet nuk kanë qenë as të vullnetshme, as të motivuara nga dështime menaxheriale. Ndërkohë që vendet po hapen për të përmbushur marrëveshjen Rama-Berisha, që ka vetëm një qëllim: mbajtjen me çdo kusht të pushtetit përmes thyerjes së opozitës dhe kontrollit total të territorit. Pra e gjithë kjo panoramë tregon se në Vlorë, loja politike nuk zhvillohet më mes të majtës dhe të djathtës, por mes pazareve të mbyllura dhe shkatërrimit të çdo ideali politik.

Çfarë po ndodh në Bashkinë e Vlorës?

Ndërkohë theksojmë se pas ultimatumit të qartë të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha. Burime nga brenda Bashkisë bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, Kryetari Ermal Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre. Ndërkohë, Kryeministri ka ngritur dy grupe pune për të çuar përpara procesin e reformimit dhe analizës së thelluar në nivel vendor:

  1. Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të ketë në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë. Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre.
  2. Grupi i dytë, ku bëjnë pjesë Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, do të analizojë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të Bashkisë së Vlorës.

Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë. Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në Bashkinë e Vlorës, shumë prej pjesëmarrësve kanë qenë të thirrur personalisht nga vetë Kryeministri. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e Qarkut, ku dy prej tyre, Erjona Ismaili dhe Zamira Sinaj, kanë qenë mjaft kritikë ndaj punës së Bashkisë. Në sy të të gjithëve, ato janë ankuar për vonesat dhe zvarritjet që, sipas tyre, po bëhen në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve. Reformimi në administratën lokale të Vlorës pritet të sjellë një “pastërti” të thellë në radhët drejtuese, teksa Kryeministri ka paralajmëruar qartë se askush nuk do të mbajë postin nëse nuk e justifikon me punë konkrete.

EMRAT e 21 drejtorëve që ikin

  1. Zambak Selmanaj- drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes
  2. Olsi Durrolli-drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë
  3. Dorjan Demiri-drejtor i përgjithshëm Juridik
  4. Kozma Mali-drejtor i Financave
  5. Emiljano Ismalili-drejtor i policisë bashkiake
  6. Sokol Kananaj- drejtor i tatimeve pranë bashkisë
  7. Jovan Jaupaj-drejtor i Aseteve
  8. Arlinda Tepelena-drejtor i Turizmit
  9. Dorjan Xhelili-drejtor NSHP
  10. Francesko Tozaj-drejtor i Pastrimit
  11. Endri Rrokaj-drejtor i Gjelbërimit
  12. Anila Hitaj-drejtoreshë e shtëpisë se foshnjës
  13. Irena Stasa-drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë
  14. Elida Grabova-drejtoreshë e shtepise per personat me probleme mendore
  15. Lorela Ballaj -drejtoreshë e shtëpisë se fëmijëve me aftësi të veçanta
  16. Ardian Vreshtazi -drejtor i Emergjencave Civile
  17. Sokol Toto-drejtor i teatrit Petro Marko
  18. Genci Demiraj-drejtor i Pallatit të Kulturës
  19. Laura Brinja-drejtoreshë e burimeve njerëzore
  20. Igli Zahaj-drejtor i IMT
  21. Elona Merkaj-drejtore e Pallatit të Sportit

 

 

The post Zbardhet e vërteta e shkarkimeve të socialistëve në Bashkinë e Vlorës, pas drejtorit të Hipotekës Edi Rama iu hap… appeared first on Sot News | Lajme.

Edi Rama gati shkarkimin e Erion Veliajt, paralajmëron zgjedhje të parakohshme në kryeqytet, kryeministri çon…

5 July 2025 at 10:30

Kryeministri Edi Rama duket se po bëhet gati për të mbyllur përfundimisht kapitullin e Erion Veliajt në Tiranë, pas arrestimit të këtij të fundit dhe fundosjes graduale të bashkisë. Sinjalet janë të qarta. Rama po përgatit terrenin për zgjedhje të parakohshme në kryeqytet, dhe ka hedhur në skenë dy figura kyçe që po testohen si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e bashkisë, Blendi Gonxhe dhe Ogerta Manastirliu. Pas një periudhe ku Rama e mbajti Veliajn afër për t’i dhënë një iluzion sigurie, në janar i hapi rrugën arrestimit të tij nga SPAK. Më pas nisi fushata e largimit të të besuarve të Veliajt nga bashkitë e tjera, duke pastruar terrenin nga çdo ndikim i tij.

Çfarë ka ndodhur dy ditët e fundit?

Dy ditët e fundit, Rama ka marrë në dorë të gjitha fijet e bashkisë. Ai ka zhvilluar takime intensive me deputetë, kandidatë dhe administratën vendore në Tiranë, ku ka urdhëruar angazhim të menjëhershëm në terren. Mësohet se Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë në terren, ndonëse ka përsëritur disa herë se nuk e di nëse, apo kur, kryeqytetasit do të thirren para kohe në kutitë e votimit, pasi sipas tij, ky vendim varet edhe nga elementë të tjerë. “Arsyet dihen dhe nuk dua t’i përsëris. Më kanë bërë të jem më pranë Tiranës”, tha Rama. Pavarësisht nëse do të ketë zgjedhje apo jo në Tiranë, Rama ka urdhëruar të gjithë njerëzit e tij të dalin të takojnë qytetarët. Mesa duket, kryeministri po pret vendimin e Gjykatës së Lartë më 8 korrik për Erion Veliajn, pasi në këtë datë është caktuar seanca për të vendosur nëse kryebashkiaku do të mbetet në burg ose jo. Relatore do të jetë gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa anëtarë, Medi Bici dhe Sokol Binaj. Rekursi do të shqyrtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve. Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Lartë kjo çështje i është nënshtruar gjykimit me procedurë të përshpejtuar duke hyrë në kategorinë e çështjeve me prioritet

Bashkia e Tiranës në kolaps

Në këto takime, Rama nuk e ka fshehur pakënaqësinë ndaj organizimit të punës në kryeqytet, duke e cilësuar Tiranën si “një trup me zorrët jashtë”. “Do të mbledhin shqetësimet”, tha kryeministri. Për ta nxjerrë nga ky ngërç, Rama ka gjetur një skenar të miksuar të ndarjes së punëve mes ministrave, pushtetit vendor dhe listës së deputetëve dhe kandidatëve. Mësohet se ndarja do të bëhet në katër blloqet kryesore, ku në krye do të jenë ministrat për të bërë analizën dhe për të sjellë propozime për zgjidhjen e tyre. Ogerta Manastirliu dhe Arbjan Mazniku do të analizojnë aspektin administrativ dhe të burimeve në Bashkinë e Tiranës. Belinda Balluku dhe Anila Denaj do të fokusohen te shërbimet publike, ndërsa auditimin e financave do ta kryejnë ministrat Malaj dhe Ibrahimi. Blendi Gonxhja do të fotografojë situatën me hapësirat publike në kryeqytet. “Keni dy javë kohë të sillni analizën”, u tha kryeministri socialistëve. Çlirimi i hapësirave publike nga zaptimi i paligjshëm do të jetë në fokusin e Kryeministrit edhe në bashki të tjera. Kreu i qeverisë i “kërcënoi” zaptuesit që, nëse nuk tërhiqen vullnetarisht, do të trajtohen si kriminelë. Me dyer të mbyllura, Rama ua ka bërë të qartë deputetëve dhe kandidatëve se do të duhet të punojnë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që u morën votën më 11 maj. Këtë verë nuk duhet të pushojë askush. “Askush nuk duhet të flejë se kemi 83 mandate. Disa flenë”, tha Rama.

The post Edi Rama gati shkarkimin e Erion Veliajt, paralajmëron zgjedhje të parakohshme në kryeqytet, kryeministri çon… appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllet “kapitulli” i rinumërimit, në Durrës PD humb 18 vota, PS 5, Ndojës i zbriten 88 vota, Kalasë i shtohen…

5 July 2025 at 10:27

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, për qarkun Durrës, ka përfunduar pasditen e djeshme. Ky proces rinumërimi, nuk solli asnjë ndryshim në mandatet e subjekteve politike dhe as të kandidatëve. Sipas rezultatit, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste humb 5 vota, që ia kanë shtuar padrejtësisht nga numërimi fillestar, 5 vota humb koalicioni Djathtas për Zhvillim, 3 vota i shtohen partisë Mundësia, 1 votë i shtohet Lëvizjes Bashkë, 5 Nismës Shqipëria Bëhet dhe 1 Partisë Socialdemokrate. Sa i përket kandidatëve, (141 kuti deri tani), beteja në PD bëhet mes ish-prokurorit Arjan Ndoja (që u zgjodh deputet) dhe Aulon Kalasë, ky i fundit kërkoi rinumërim. Në betejën për rinumërim të votave, Kalaja nuk u mbështet nga PD, por nga Partia Lëvizja e Legalitetit, përmes firmës së saj, pasi ishte pjesë e koalicionit PD-ASHM më 11 maj. Nga të dhënat e KQZ, Ndoja rezulton se ka marrë 88 vota pa meritë, ndërsa Kalasë i shton 11 vota, që ia kanë hequr nga numërimi fillestar. Sa i përket kandidatëve të tjerë në PD, 54 vota i shtohen Emri Vatës, 17 i shtohen Edlira Harizit, 24 Ndrec Pjetrit, ndërsa 39 i hiqen Petro Vokopolës. Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë.

Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota. Me përfundimin e rinumërimit në Durrës (që nuk solli asnjë ndryshim në rezultatin final për këtë qark) mbyllet totalisht dhe ky proces që u zhvillua në 4 qarqe, i kërkuar me ngulm nga opozita, por që prodhoi rezultate kontradiktore me pretendimet që kishte kjo e fundit. Rinumërimi zgjati përreth 3 javë, gjatë të cilit kutitë e votimit në Tiranë e Fier u hapën plotësisht, ndërsa në Elbasan e Durrës pjesërisht. Kujtojmë që një ditë më parë, administrata e KQZ verifikoi materialet zgjedhore në 126 kuti të Durrësit. Aulon Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë. Pritet të shihet nëse hapja e pjesshme e kutive të Durrësit do t’i japë vota në favor të tij, për t’i marrë mandatin Ndojës. Kalaja protestoi edhe dy ditë më parë para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të Durrësit. Kërkoi gjithashtu paralelisht edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë. Rinumërimi i Durrësit vjen pas përfundimit të procesit të Fierit, i cili prodhoi ndryshime. Zegjine Çaushi humbi dhe rifitoi mandatin brenda një dite. Ajo u mund nga kolegia socialiste Maldrita  Bardho me një diferencë prej 10 votash nga rinumërimi, por kjo e fundit reagoi dhe tha se do t’ia linte mandatin Çaushit.

Reagon Kalaja

Ndërkohë kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u shpreh dje për mediat nga salla e pallatit “Farie Hoti” ku po rinumërohet pjesërisht me vendim të KAS, se procesi ka treguar se ka transferim të votave të kandidatëve brenda partisë dhe ai po mban shënim çdo rast.

Gazetari që ndodhet 1 mijë vota larg mandatit që ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja, shprehet se votat e tij janë transferuar nga numërimi i parë dhe kjo provohet nga rinumërimi i deritanishëm. Ai sqaroi se ka kërkuar në KAS rinumërim të të gjithë qarkut dhe jo ashtu siç po spekulohet qëllimisht sikur kërkoi vetëm 60 kuti. Gjithashtu vuri në dukje se edhe vetë KAS po mban standard të dyfishtë për vota të ndryshme, në lidhje me vlefshmërinë apo pavlefshmërinë. “Unë kam kërkuar hapjen e të gjithë qarkut të Durrësit. Është kërkesë e protokolluar. Unë kam kërkuar për të gjitha, teksa ka dezinformim sikur kam kërkuar vetëm për 60 kuti. Unë kam dërguar prova për 60 prej kutive dhe KAS ka vendosur kështu, por unë dua hapjen e të gjithave”, sqaroi kandidati. Kurse për procesin ai tha se rezulton që vota e tij është transformuar dhe do vijojë me ankimimet për çdo rast të evidentuar që po mbahet shënim.

“Nga faza e parë tek e dyta rezulton se vota ime është transformuar. Unë kërkoj të ballafaqohen videot me procesverbalet apo kutitë. Kam mbajtur shënim çdo lloj vote. Shikoj se kanë mbajtur standarde të ndryshme për vota të ndryshme, në fund të procesit do bëj ankimimet e mia. Edhe KAS po mban qëndrime të tjera, unë po i mbaj shënim, ka problematika të ndryshme, ka pasur standarde të ndryshme për vota të ndryshme. Kam dyshime se janë bërë ndryshime artificiale me shënime votash kandidatësh apo partish nga procesi i parë deri tani. Rezulton se deri tani mua më janë marrë vota deri tani, votat e mia janë të pastra, të tjerëve u janë shtuar vota tepër në procesin e parë”, përfundoi Kalaja.

The post Mbyllet “kapitulli” i rinumërimit, në Durrës PD humb 18 vota, PS 5, Ndojës i zbriten 88 vota, Kalasë i shtohen… appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep ultimatum: Të shuhen brenda natës të gjitha vatrat e mbetura

5 July 2025 at 08:46

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në terren. Në këtë situatë, zjarrëfikëset kanë angazhuar edhe një pompë uji më të fuqishme për të minimizuar dëmet. Ndërkohë, sapo janë nisur nga Tirana për në landfill 14 mjete të tonazhit të rëndë, për të ndihmuar dhe përshpejtuar në shuarjen e atyre vatrave që kanë mbetur.

Po ashtu bëhet e ditur se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër që vatrat e mbetura të zjarrit të shuhen sonte. Në landfill ndodhen gjithashtu ministri Arbjan Mazniku, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe Prefekti Ilir Bejtja, të cilët kanë monitoruar nga afër situatën.

The post Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep ultimatum: Të shuhen brenda natës të gjitha vatrat e mbetura appeared first on Sot News | Lajme.

Alesia Balliu shpërthen ndaj Berishës: Hoqëm një Enver, kemi një tjetër, PD është kthyer në mburojë për interesat…

5 July 2025 at 08:41

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka kritikuar dje ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha dhe drejtimin e PD-së. Ajo e cilësoi të pritshme humbjen e partisë në zgjedhjet e fundit, duke akuzuar Berishën për përzgjedhje të kandidatëve të dobët që, sipas saj, janë vendosur për të mbrojtur interesat personale dhe familjare të tij. Sipas Balliut, rinumërimi i votave ishte një farsë që i kushtoi buxhetit publik 2 milionë euro dhe nuk solli asnjë rezultat konkret. Ajo nuk kurseu as kritika ndaj djalit të Fahri Balliu, Klevis Balliut, duke e quajtur “protagonist të zvarritur që lufton si Don Kishoti me imazh dhe i gjuan avionëve prej letre”.

Ajo vuri në dyshim aftësinë dhe integritetin e shumë prej figurave aktuale të PD-së, duke theksuar se mungesa e transparencës dhe përgjegjësisë po i largon qytetarët nga opozita. Ajo përmbylli deklaratën duke theksuar se largimi i Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike është i pashmangshëm, jo vetëm si një detyrim moral pas humbjeve të njëpasnjëshme, por edhe si një nevojë politike për të hapur rrugën e reformimit të vërtetë të opozitës. “Zgjedhjet kanë ndodhur dhe Sali Berisha ishte humbës si herën e kaluar edhe tani. Ishte diçka e pritshme sepse në garë vendosi njerëz të dobët. Këta individë nuk bënë një betejë politike, janë individë që janë vendosur për të ruajtur karriget e Berishës. Shumicës nuk i dihet as arsimi, janë lojtarë të dobët. Djali i Fari Balliut si protagonist i vjetër ka mësuar që majat arrihen duke u lëpirë e duke u zvarritur. Lufton si Don Kishoti me lojtarë imagjinarë dhe i gjuan e avion prej letre.

Djali i Fari Balliut nuk ka asnjë armik. Asnjë lloj analize nuk ka vlerë pa dhënë dorëheqjen Berisha, për aq kohë sa është Berisha analiza është nul. Sali Berisha po rri për të mbrojtur interesat e fëmijëve të vet dhe deputetë që janë pas tij janë për interesat e veta. Këta janë individë të katapultuar që kanë marrë benefite nga Sali Berisha për vite me radhë. Nëse e ngrenë zërin ndaj Berishës e dinë që janë të humbur. Rinumërimi, Berisha e pa vetë disfatën që mori, dhe i kushtoi popullit 2 milionë euro. Sali Berisha e ka të detyrueshme qoftë moralisht qoftë ligjërisht që të japë dorëheqjen. I mëshojnë pretendimit që janë vjedhur votat, por ku janë faktet?! Berisha e dinte që do humbte, nuk mendoi fare për popullin, por për interesin e vet dhe të fëmijëve të tij, sepse tani është edhe dosja ‘Partizani’ në lojë. Tek PD nuk pamë asnjë njeri të ri, por pamë të gjithë fëmijët e njerëzve që iu detyroheshin diçka Sali Berishës. Hoqëm një Enver, kemi një Enver tjetër tani, Sali Berishën”, deklaroi Alesia Balliu, e cila kandidoi për deputet më 11 maj, por nuk fitoi dot.

 

The post Alesia Balliu shpërthen ndaj Berishës: Hoqëm një Enver, kemi një tjetër, PD është kthyer në mburojë për interesat… appeared first on Sot News | Lajme.

❌