Normal view

Received — 20 June 2025 Sot News | Lajme

“Mbahet në izolim ekstrem”, PL denoncon: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohet takimi me motrën dhe fëmijët

20 June 2025 at 15:52

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënoncuar ditën e sotme se autoritetet kanë shkelur ligjin, duke mos lejuar Presidentin e PL-së, Ilir Meta, të takohet me motrën dhe fëmijët e tij.

Përmes një deklarate për mediat, Blushi tha se këto veprime kundrejt Ilir Metës janë hakmarrje primitive e kryeministrit Edi Rama ndaj tij dhe opozitës.

Blushi tha gjithashtu se në gjyqin ndaj Metës, që sipas tij do të mbahet me dyer të hapura për qytetarët, do të çmontohen ato që ai i cilësoi si akuza të montuara politikisht ndaj kreut të PL-së.

Denoncimi i Blushit:

Në vijim të procesit kriminal, tërësisht farsë dhe politik, të urdhëruar personalisht nga Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe të firmosur nga Altin Dumani, që kulmoi me rrëmbimin terrorist dhe vijon me mbajtjen pa fakte dhe prova penale prej 8 muajsh në izolim ekstrem, një tjetër akt primitiv dhe hakmarrës është ndërmarrë sot ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, pak ditë pasi po në shenjë hakmarrje, ai u dënua me 10 ditë mosushtrim të aktiviteteve sportive vetëm pse dha një intervistë të realizuar live nga kabina e paraburgimit.

Në shkelje flagrante të ligjit për të paraburgosurit, Presidentit Meta i është ndaluar sot takimi javor i planifikuar me motrën dhe fëmijët, gjoja sikur ky takim është ezuaruar nga unë si Sekretar i Përgjithshëm, një mashtrim ordiner dhe i fëlliqur, si i gjithë ky proces.

Ndalimi i takimit me motrën4 dhe fëmijët, që është një e drejtë dhe aspak privilegj për çdo të paraburgosur, dëshmon hakmarrjen primitive të Altin Dumanit dhe Edi Ramës, që i tmerrojnë të vërtetat e Ilir Metës edhe kur ato thuhen nga kabinat telefonike të paraburgimit.

Kjo hakmarrje primitive dhe oridinere, që u dëshmua edhe ditën e votimit më 11 Maj, kur ngjyrat kuqezi të Presidentit Meta tmerruan Altin Dumanin dhe Edi Ramën që urdhëruan moslejimin e gazetarëve as të filmonin momentin e votimit të z.Meta, ndodh fill pas sqarimit shterues që Presidenti i Partisë së Lirisë bëri sot lidhur me lajmet e rreme të sponsorizuara me paratë e pista të inceneratorit që nuk ekziston në televizionet e regjimit.

Titrat e lëshuara nga regjimi, njësoj si raketat e Ajatollahut, për të bombarduar opinionin publik me fakte të paqëna, morrën sot sqarimin shterrues të Presidentit Meta

Por edhe njëherë theksojmë se nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt penal ndaj tij dhe se në shkelje flagrante të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ai vijon të mbahet në izolim ekstrem dhe vijojnë t’i zgjaten qëllimisht hetimet edhe me 3 muaj, ndonëse në 27 Maj I është komunikuar akuza dhe është marrë i pandehur.

Jo 6 vite, por edhe 600 vite te hetojne per 32 vite jete publike dhe politike te Ilir Metes kurre nuk kane per te gjetur nje fakt apo prove, jo ne toke por edhe ne cdo planet tjeter qe te cojne leterporosi,  qe ta implikoje ate ne raport me ligjin. E kunderta eshte e vertete, z. Meta ka deshmuar gjithmone se eshte shembull i respektimit korrekt te ligjit dhe Kushtetutes.

Asnjë akt i paligjshëm, as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër.

Opinioni publik do ta shohë këtë gjatë gjykimit në themel, që nuk mund të jetë i mbyllur si “listat e mbyllura,” por do të jetë i hapur për qytetarët, ku ne do të çmontojmë akuzat e shërbëtorëve të Edi Ramës dhe ku të gjithë do t’i shohin edhe “dëshmitarët” të Edi Ramës.

???????????????? ???????????????? ???????????????? ????????̈????????????????????????????̈???????? ????????????????̈???? ????????̈???? ???????????????? ????????????????̈???? ???????????? ????????̈???? ????????????????̈???????? ????????????????????̈???? edhe pse prokurorët e Ramës i kërkojnë Ilir Metës të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë, shokët dhe shoqet e të tjerëve.

Partia e Lirisë i bën thirrje të gjithë institucioneve ndërkombëtare, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit dhe organizatave që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut të reagojnë me forcë dhe dënojnë me ashpërsi këtë shkelje flagrante dhe recidiviste të të drejtave të njeriut, të ligjit, të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, qe nisi me hetimin politik, vijoi me rrembimin terrorist çnjerezor dhe denigrues, nga bandite me maska, te armatosur rende dhe pa dokument identifikimi, vazhdon me mbajtjen e izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, hakmarrje primitive qe here shfaqet duke i hequr te drejten te filmohet kur voton, qe vazhdon me denimin me 10 dite per te mosushtruar aktivitet sportiv e se fundmi me mohonim e se drejtes per t’u takuar me familjaret, sic e parashikon qartesisht ligji.

The post “Mbahet në izolim ekstrem”, PL denoncon: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohet takimi me motrën dhe fëmijët appeared first on Sot News | Lajme.

Meta në qeli/ Avokati: E mban veten në formë, angazhohet me…

20 June 2025 at 12:43

Është shtyrë sot seanca për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat, ka rrëfyer se Meta ndodhet në gjendje perfektë. Sipas tij, ish-presidenti bën palestër dhe ushtrohet edhe pse në burg.

Avokati ka shtuar se kreu i PL është arrestuar me urdhër të Ayatollahut të Tiranës, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.

The post Meta në qeli/ Avokati: E mban veten në formë, angazhohet me… appeared first on Sot News | Lajme.

“Meta nuk posedon pasuri të luajtshme”/ Pas shtyrjes së seancës, reagon avokati: Seanca u shty sepse unë…

20 June 2025 at 12:40

Pas vendimit të GJKKO për shtyrjen e seancës ndaj Ilir Metës reagon avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Kujtim Cakrani:

Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori. Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo.

Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta. Pasuritë e ish presidentit Meta janë zero. Të shkojnë në hënë se mbase gjejnë ndonjë pasuri. Nga kërkimet që ka bërë SPAK ka kërkuar në Shqipëri, në BE, SHBA ka bërë letër porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme as të paluajtshme. Po bëhet një inkuizicion ndaj presidentit të PL, për këtë duhet të shqetësoheni, ka 8 muaj në paraburgim.

The post “Meta nuk posedon pasuri të luajtshme”/ Pas shtyrjes së seancës, reagon avokati: Seanca u shty sepse unë… appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca për Ilir Metën/ Edhe pse nuk ishte prezent sot vendimi nuk u mor, ja kur do të jetë e rradhës

20 June 2025 at 12:34

Meta nuk mori pjesë në seancën e GJKKO, por u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.

GJKKO shtyn për në 26 qershor seancën për presidentin e PL, Ilir Meta i cili ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

The post Shtyhet seanca për Ilir Metën/ Edhe pse nuk ishte prezent sot vendimi nuk u mor, ja kur do të jetë e rradhës appeared first on Sot News | Lajme.

Nis gjyqi ndaj Ilir Metës/ Avokatët e tij paraqiten në SPAK

20 June 2025 at 12:17

Pak më parë është parë në ambientet e SPAK, avokati i tij, Kujtim Cakrani. Këtë të premte, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur seanca gjyqësore për Ilir Metën, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”.

Prej tetë muajsh si i paraburgosur, Meta kërkon që gjykata të detyrojë SPAK-un që të raportojë mbi veprimet që po kryen dhe të informojë mbi gjendjen e procedimit, pasi ka bindjen se akuza nuk ka administruar asnjë provë prej 20 tetorit kur dhe e arrestoi.

Meta i thotë gjykatës se ka qenë në dispozicion të hetimeve, ndërsa i kujton faktin që është lideri opozitar i Partisë së Lirisë dhe ky është një argument tjetër përse gjykata duhet ta lirojë.

The post Nis gjyqi ndaj Ilir Metës/ Avokatët e tij paraqiten në SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK hetime të reja për korrupsion ndaj Meta-Kryemadhit/ Blerje dhe shpenzime me paratë e biznesmenit (Emri)

20 June 2025 at 10:58

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me dosjen ku i përfshirë rrzulton ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi, mësohet se është zbuluar një tjetër episod korrupsioni që i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

Bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndyshme.

Karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga bizmesmeni Adrian Shatku.

Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “ amerikan ekspress” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen.

The post SPAK hetime të reja për korrupsion ndaj Meta-Kryemadhit/ Blerje dhe shpenzime me paratë e biznesmenit (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 19 June 2025 Sot News | Lajme

“Ai nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm”, avokati shpërthen: Meta mbahet në paraburgim në mënyrë të…

19 June 2025 at 21:16

Kujtim Cakrani, avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha sot se Meta është figurë kyçe e tranzicionit politik të vendit dhe si i tillë nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm në raport me sistemin e drejtësisë.

Në një intervistë televizive, Cakrani komentoi lidhur me proceset ligjore të Metës, që vijojnë që nga dita e arrestimit të tij.

“Meta është në hetim që nga dita e arrestimit, por procedura ka nisur shumë më herët. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të mbahet në paraburgim, edhe pse në mënyrë të paligjshme. Ne i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë për të kërkuar llogari mbi atë që është bërë në këto tetë muaj. Ka një mungesë të theksuar transparence dhe shkelje të procedurës. Po flasim për një figurë kyçe të tranzicionit shqiptar. Nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm në raport me sistemin e drejtësisë.”-tha Cakrani

 

 

The post “Ai nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm”, avokati shpërthen: Meta mbahet në paraburgim në mënyrë të… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 18 June 2025 Sot News | Lajme

Murtaja e bagëtive, Meta: Një katastrofë për blegtorinë, pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisë

18 June 2025 at 21:59

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas përhapjes së murtajës së bagëtive të imta në disa qarqe të vendit, duke e cilësuar situatën si një katastrofë për blegtorinë shqiptare dhe një shembull të papërgjegjshmërisë shtetërore ndaj sektorëve jetikë.

Meta vuri theksin te mungesa e vaksinimit, të cilën e konsideroi të pajustifikueshme dhe një krim ekonomik dhe social ndaj fermerëve shqiptarë. Sipas tij, kjo situatë vjen si rezultat i një strategjie të qëllimshme të qeverisë për të shkatërruar blegtorinë dhe për të përkeqësuar gjendjen e fshatit.

Ai theksoi se zgjidhja është e thjeshtë dhe e përballueshme financiarisht, por mungesa e vullnetit politik po i lë fermerët në mëshirë të fatit.

“Murtaja e bagëtive të imta është një katastrofë për blegtorinë, sektor jetik i lënë në mëshirë të fatit dhe tashmë i rrënuar edhe nga mungesa e subvencioneve. Zgjidhja është e thjeshtë: vaksinimi, që nuk po kryhet.

Me vetëm 3 euro mund të blihen 100 doza vaksine, ose me 30 mijë euro, më pak se një shishe verë që pi në ditë Kryerilindasi, mund të shpëtohet një sektor i tërë, të gjitha tufat, stanet dhe fermat e ndërtuara me shumë mund dhe sakrificë, që rrezikojnë të shfarosen vetëm për shkak të papërgjegjshmërisë së një Qeverie, që paralelisht me shpopullimin e Shqipërisë po shkreton edhe blegtorinë”, shkroi Meta.

The post Murtaja e bagëtive, Meta: Një katastrofë për blegtorinë, pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 11 June 2025 Sot News | Lajme

“Kam takuar njerëz fisnikë që rrinë këtu”, Meta tregon jetën pas hekurave: Në qeli nuk ka as ujë, mbushim bidonat për..

11 June 2025 at 19:14

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar së fundmi një intervistë ku ka zbuluar detaje nga jeta e tij në qeli. Meta ka konfirmuar se ai është dënuar me 10 ditë pas zhvillimit të një intervistë përmes telefonit. Ai shtoi se në këto 10 ditë ai nuk mund të zhvillojë aktivitete sportive teksa e cilësoi vendimin si historik.

Meta theksoi se nuk e dinte që telefonatat nuk lejoheshin pas orës 20:00 pasi ai do ta respektonte. Ai tha se intervistat e tij nuk do të ndalen por do ti shpeshtojë. Sa i përket jetesës në qeli ai u shpreh se ka njohur njerëz fisnikë të cilët nidhen në burg me statistika jo të vërteta.

Meta ka komentuar edhe kushtet në burg teksa shtoi se nuk kanë ujë. Sipas tij ata furnizohen me ujë për 1 ose 2 orë dke mbushur bidonat me të cilët më pas lahen.

Pjesa nga intervista e Metës:

Pyetje: Meta a është i vërtetë lajmi që jeni dënuar me 10 ditë për mos zhvillim të aktiviteteve sportive për shkak të intervistës që dhatë pak ditë më parë për gazetaren Beti Njuma në Ora Neës?

Meta: Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00.  Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma.

Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male. Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta.

Pyetje: Si ndiheni në burg tani prej 8 muajsh?

Meta: Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt.
Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme.

Pyetje: Po me të nxehtin tani si ja bëni?

Meta: Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin.
Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë.

 

The post “Kam takuar njerëz fisnikë që rrinë këtu”, Meta tregon jetën pas hekurave: Në qeli nuk ka as ujë, mbushim bidonat për.. appeared first on Sot News | Lajme.

Intervista me celular nga burgu lë Metën 10 ditë pa palestër, Blushi reagon ashpër: E kanë dënuar sepse…

11 June 2025 at 17:13

Një intervistë përmes celularit në televizion, i ka kushtuar Ilir Metës ndalimin e aktivitetit sportiv. Ishte vetë Tedi Blushi që në një deklaratë për mediat zbuloi se Meta është dënuar nga Komisioni Disiplinor i burgut Jordan Misja me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive. Ky vendim sipas Blushit është marrë sepse Meta realizoi një intervistë live, me telefon me gazetaren Beti Njuma.

Në studio televizive ka qenë vetë Blushi i ftuar, i cili ka marrë në celular Metën, ndërsa ky i fundit tha se po komunikon përmes telefonit të burgut.

“Partia e Lirisë dënon gjithashtu me forcë edhe përpjekjen kriminale të Narkoregjimit, që pasi i kufizoi lirinë e lëvizjes duke e izoluar padrejtësisht, në mënyrë krejtësisht qesharake po tenton t’i heqë Presidentit Meta edhe të lirinë dhe të drejtën e fjalës për të komunikuar me gazetarët.

Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë me gazetaren Beti Njuma”, tha Blushi.

Sipas Blushit, narkoregjimi me ndihmën e SPAK po bën çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës

“Këto praktika sa qesharake, po aq të neveritshme dhe represive, dëshmojnë fytyrën e vërtetë dhe degradimin e Narkoregjimit, që me ndihmën e SPAK po bëjnë çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës.

Presidenti Meta në krye të Partisë së Lirisë po drejton me vendosmëri dhe efiçiencë të plotë politike aktivitetin dhe qendrimet e saj politike, me gjithe kushtet e izolimit ai gëzon shëndet të plotë dhe garanton të gjithë gazetarët e pavarur se asnjë masë represioni apo kufizimi e imponuar nga Narkoregjimi nuk do të mund t’i ndalojë atij kurrë lirinë e fjalës dhe të drejtën për të komunikuar me mediat e pavarura”, tha Blushi.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Blushi u ndal edhe tek zgjatja e hetimeve për Metën, duke thënë se është një akt tërësisht politik dhe se po e mbajnë në qeli pa prova.

“Zgjatja mafioze e afatit të hetimeve për Presidentin Meta, në mungesë totale të provave që kurrë nuk do të gjenden sepse nuk ekzistojnë, është një akt tërësisht politik, që është urdhëruar publikisht në Asamblenë e Partisë Socialiste nga Edi Rama më 7 maj të vitit 2022, që e dënojmë me forcën më të madhe.

Në 32 vite shërbim publik kurrë nuk ka dhe nuk do të mund të gjendet një akt, një provë, dokument, vendim apo veprim i paligjshëm i Presidentit Meta.

Masa e arrestit do të ankimohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, për të shteruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme në mënyrë që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg”, vijoi Blushi.

The post Intervista me celular nga burgu lë Metën 10 ditë pa palestër, Blushi reagon ashpër: E kanë dënuar sepse… appeared first on Sot News | Lajme.

Telefonoi drejtpërdrejtë një gazetare në emisionin e saj, Meta dënohet me 10 ditë ndalim të aktivitetit sportiv

11 June 2025 at 15:29

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është dënuar me 10 ditë ndalim të aktivitetit sportiv nga Komisioni i Disiplinës.

Vendimi u mor pas një telefonate të drejtpërdrejtë që Meta bëri gjatë një emisioni televiziv, veprim që konsiderohet shkelje e rregullave.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara.

The post Telefonoi drejtpërdrejtë një gazetare në emisionin e saj, Meta dënohet me 10 ditë ndalim të aktivitetit sportiv appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 10 June 2025 Sot News | Lajme

“Nga kjo betejë do të dal më i fortë”/ 6 muaj hetime reagon ashpër Meta nga qelia: Nuk ka prova ndaj meje

10 June 2025 at 11:53

Meta denoncon se ndaj tij po kryhet një përndjekje politike pa asnjë provë të vlefshme dhe se qëndrimi i tij në paraburgim është vetëm për të penguar aktivitetin e tij opozitar.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas vendimit për zgjatjen e hetimeve ndaj tij për edhe 6 muaj.

Ai akuzon sistemin e drejtësisë për arbitraritet dhe manipulim politik, duke premtuar se kauzat e tij do të dalin fitimtare dhe pluralizmi politik do të rikthehet në Shqipëri.

The post “Nga kjo betejë do të dal më i fortë”/ 6 muaj hetime reagon ashpër Meta nga qelia: Nuk ka prova ndaj meje appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 9 June 2025 Sot News | Lajme

“Më morën pa urdhër arresti”, Meta shpërthen: Rrëmbimi im i planifikuar, një ditë para vendimit për Veliajn dhe…

9 June 2025 at 21:46

Presidenti i PL, Ilir Meta ka zhvilluar një telefonatë livë për një emision televiziv.

Meta u shpreh se prokuroria nuk ka prova ndaj tij dhe se u rrëmbye pa asnjë letër policie.

Meta: Jam rrëmbyer pas asnjë letër policie.

Pas asnjë prezantim se kush ishin ata kriminelë.

Ai operacion nuk nis aty ku shikoni ju nga makina ime, ai operacion kishte gjysëm ore që bëhej ishin bllokuar gjithë makinat.

Terrorizonin njerëzit dhe ne nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte.

Dhe pastaj më e bukura është se prapa meje ishte makina private ku më futën mua.

Kjo është drejtësi me regji të mirëfilltë politike dhe kriminale.

Si e gjykoni ju, është rastësi që sot gjykohet gjoja Apeli lë në burg Veliajn  dhe nëser mbylleshin zyrtarisht hetimet e mia dhe mua këto më kanë marrë gjoja edhe të pandehur para pak ditësh, u zgjatën prap hetimet.

Për ça zgjaten?

Këta kanë 6 vjet që më hetojnë mua me firmën e Altin Dumanit.

Është përgjegjësi e SPAK rrëmbimi im. Ne në Strasburg do i fitojmë të gjitha çështjet.

 

 

The post “Më morën pa urdhër arresti”, Meta shpërthen: Rrëmbimi im i planifikuar, një ditë para vendimit për Veliajn dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

“Kur do të jetë i lirë, Ilir Meta”? Përgjigjet avokati i tij, Kujtim Cakrani

8 June 2025 at 22:25

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një lidhje direkte me studion televizive, deklaroi se Presidenti i Partisë së Lirisë do të lirohet shumë shpejt.

“Besoj se shumë shpejt do të lirohet. Është ezauruar çdo veprim dhe kuptohet qartë që edhe SPAK-u është sforcuar shumë. Në datën 10 të këtij muaji bëhet 1 vit që zoti Meta është regjistruar si person nën hetim, kështu që besoj se është ezauruar çdo afat edhe procedurial. SPAK-u nuk ka çfarë provash të tjerë të mbledhë për zotin Meta.

Besoj se brenda verës zoti Meta do të jetë person i lirë. Por, mos të harrojmë që çështjet politike janë shumë të vështira të çmontohen juridikisht”, tha Cakrani. Avokati tregoi edhe gjendjen aktuale të Ilir Metës:

“Zoti Meta është në gjendje shumë të mirë fizike. Punon çdo ditë, orienton partinë, shkruan, bën palestër, kështu që është në gjendje shumë të mirë dhe në formë si nga ana fizike, ashtu edhe morale”.

The post “Kur do të jetë i lirë, Ilir Meta”? Përgjigjet avokati i tij, Kujtim Cakrani appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 June 2025 Sot News | Lajme

CEZ-DIA/ I dënuari i vetëm, Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi në Kushtetuese, Meta pritet të gjykohet nga SPAK

8 June 2025 at 14:33

Kastriot Ismailaj, i dënuari i vetëm deri më tani në aferën e bujshme CEZ-DIA, vazhdon betejën me drejtësinë edhe pse ka përfunduar së vuajturi dënimin. Pasi Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e tij një vit më parë, ai tashmë ka depozituar një kërkesë për pafajësi në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit ka vendosur të shqyrtojë çështjen në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, më 19 qershor.

Ismailaj u dënua me 11 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash, ndërsa iu konfiskuan afro 4.5 milionë euro në pesë llogari të ndryshme bankare. Ai u arrestua më 12 maj 2015, pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës që e akuzuan për përfitimin e 6.5 milionë dollarëve nga CEZ-DIA, për një shërbim që nuk e kishte ofruar.

Ndërkohë që Ismailaj kërkon pafajësi, hetimet për këtë aferë kanë avancuar në një tjetër drejtim, duke përfshirë emra të mëdhenj të politikës shqiptare. Ish-presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur nga SPAK, i cili në dosjen hetimore e përshkruan Ismailajn si “njeriun e Metës” në këtë skemë të dyshuar korruptive.

Sipas SPAK, historia nis me krijimin e kompanisë “Debt International Advisory” në ishujt “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndërsa dega shqiptare u regjistrua më 4 gusht po atë vit. Më pak se një muaj më pas, më 1 shtator, kompania nënshkroi marrëveshjen me CEZ, çka ka shtuar dyshimet për qëllim të paracaktuar të themelimit të saj.

SPAK evidenton se gjatë kësaj periudhe, Meta dhe Ismailaj kanë komunikuar 115 herë në vetëm 5 muaj, përmes telefonatave apo mesazheve. Madje, Meta e përfshinte Ismailajn në mbledhjet e CEZ në Pragë dhe në forume si Këshilli Mbikëqyrës i CEZ-DIA dhe ai i OSHEE-së, edhe pse ky i fundit nuk kishte asnjë funksion zyrtar.

Prokuroria e Posaçme thekson se Ilir Meta kishte si objektiv përfitimin e 10 milionë eurove nga marrëveshja CEZ-DIA, dhe për këtë shfrytëzoi pozitat politike dhe ndikimin institucional për të avancuar interesat e tij përmes Ismailajt.

Tashmë, ndërsa Ismailaj pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pafajësi, SPAK pritet të çojë për gjykim çështjen kundër Ilir Metës, duke e thelluar më tej hetimin mbi një nga skandalet më të përfolura të tranzicionit energjetik në Shqipëri.

The post CEZ-DIA/ I dënuari i vetëm, Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi në Kushtetuese, Meta pritet të gjykohet nga SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 4 June 2025 Sot News | Lajme

“Ping-pong në burg”, Blushi flet për Metën, zgjedhjet dhe sherrin me Kryemadhin: Iliri në burg po fiton më shumë…

4 June 2025 at 18:11

Në zgjedhjet e ardhshme lokale Partia e Lirisë do të kandidojë me siglën e saj dhe jo bashkë me PD-në, ndërsa në Kavajë ka dyshime të forta se u vodhën votat nga brenda dhe jashtë koalicionit.

Kështu u shpreh sot në  një emision televziv, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

I sapozgjedhur deputet nga lista e sigurt e koalicionit PD-ADSHM për qarkun e Tiranës më 11 maj, ai pranoi se dështuan të merrnin rezultat pozitiv në zgjedhjet që i cilësoi të vjedhura nga Edi Rama. Blushi bëri autokritikë edhe për dështimin që ta nxirrte kryetarin Ilir Meta si deputet të Kuvendit, duke marrë një rezultat votash të dobët në listën e hapur të Tiranës. Blushi tha se votat e PL-së ishin vjedhur dhe ndaj kërkonin verifikim nëpërmjet ankimimit.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi me PD-në është pozitiv dhe do vijojë, teksa u përgjigj edhe për akuzat e Monika Kryemadhit ndaj tij për pasurinë, duke nënvizuar se “jetoj te shtëpia e vjehrrit”.

Blushi tha se Ilir Metës nuk ia merr askush partinë dhe do jetë për dekada lideri i saj, ndërsa hodhi poshte spekulimet për gjendjen shëndetësore dhe psikologjike, duke e cilësuar në “topformë” dhe “pilot”.

“Raporti i PE damkos qeverinë për manipulimin dhe standardet e zgjedhjeve. Raporti i zotit Gahler e shprehu qartë përfshirjen e shtetit dhe krimit në zgjedhjet e 11 majit. Me trenin bullgar nuk mund të shkosh dot në BE. Kemi rastin e Njësisë nr. 9 në Tiranë apo rastin e Peqinit, me trenin bullgar. Evidencat janë në dritën e diellit dhe ku 130 mijë fletët e votimit që nuk dihet se ku janë, sikurse 130 mln eurot e inceneratorit të Tiranës. Kemi raste ku bandat ditën e zgjedhjeve dhe më tej, sikurse në Vorë, ku bandat morën peng qendrën e votimit atje. Madje edhe qeveria i inkurajoi, me në krye kryeparlamentaren Elisa Spirolaki, duke i pajisur ata edhe me bexha nëpërmjet Ilirjan Celibashit. Rezultati i zgjedhjeve nuk është shprehje e vullnetit të qytetarëve, por i diktuar me laps e letër nga Edi Rama. Nuk ka ende asnjë hetim për rastin e Vorës, as nga ana e Task-Forcës apo SPAK dhe nuk ka ende asnjë sqarim sot e kësaj dite se çfarë ndodhi atë ditë dhe kush ishin ata persona”, tha Blushi.

Ai i qëndroi kërkesës dhe dyshimeve se rezultati në Kavajë ishte i deformuar, por nuk akuzoi PD-në dhe komisionerët e saj, edhe pse shumë kandidatë të opozitës kanë dalë publikisht dhe akuzojnë për vjedhje votash brenda koalicionit.

“Kemi dyshime të arsyeshme se vullneti i qytetarëve të Kavajës është ndryshuar. Një makineri shtetërore ka ndërhyrë dhe kush tjetër, është çështje vullneti politik, narkomazhorancë, ku edhe SPAK-u veproi vetëm pas zgjedhjeve, madje u shoqëruan vetëm disa persona. Kreu i SPAK nuk guxon të thotë emrat e krerëve të bandave, kjo do të thotë shumë. Krerët e organizatave kriminale janë të lirë, janë arrestuar vetëm disa bedelë. Altin Dumani nuk i sheh ata siç nuk sheh krimin intelektual apo inceneratorët. Ka pasur ngërçet e veta në momente të caktuara, por në vija të përgjithshme bashkëpunimi i koalicionit ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Madje dua t’i falenderoj të gjithë numëruesit dhe komisionerët që i qëndruan ballë situatave, madje edhe ata që votuan presidentin Meta janë heronj, pasi kanë refuzuar presionet, shantazhet, kërcënimet etj”, tha drejtuesi i PL-së në mungesë të Ilir Metës, i cili qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024.

Por a ka krisje mes PD dhe PD-së dhe a do shkojë opozita në Parlament në muajin shtator, apo do e bojkotojë.

“Ka pasur edhe problematika të natyrave të ndryshme dhe cedime, por nuk është momenti për t’i analizuar, sepse ka ndodhur një masakër elektorale në krahun tjetër, pasi Rama po tenton të spostojë vëmendjen nga ajo që ka ndodhur. Por i panë ndërkombëtarët, kemi raportet dhe rezolutat. Ne nuk i pranojmë zgjedhjet dhe nuk i lëmë hapësirë Ramës nga ana tjetër, duke përsëritur gabimin e djegies së mandateve, që nuk është gabim por tradhti kombëtare. Betejën tonë sigurisht që do e bëjmë në Parlament, asnjë hapësirë Ramës, nuk do e gëzojë dot këtë mandat, nuk do ta mbyllë dot. Për këtë të jeni të bindur”, u shpreh Blushi, duke shigjetuar edhe ish-kryetaren Monika Kryemadhi (te ish-LSI).

Por a do vijojë koalicioni zgjedhor mes PD dhe PL në të ardhmen apo pas krisjes për Kavajën do të kenë rrugë të ndara?

“Do e qartësojmë këtë moment për zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse do jemi bashkë me PD apo jio. Ne kemi nisur analizën, ndaj falenderoj votuesit e zotit Meta dhe të gjithë numëruesit. Sigurisht që patëm edhe ne gabimet tona, pasi ceduam në disa raste, sikurse listat që shkuan nga PL te patronazhistët e Edi Ramës. Kemi ndezur motorët e fushatës së ardhshme të zgjedhjeve lokale, do garojë me siglën e saj për këshillat bashkiakë dhe do marri rezultat që do kalojë parashikimet tuaja. Do kandidojmë me siglën tonë, por nuk ka asnjë çarje me PD-në. Herën e kaluar PD s’e kishte vulën e saj, ndaj edhe kandiduam së bashku. Po bëhen përpjekje për të krijuar një konflikt artificial mes PL dhe PD-së. Ne kemi mbajtur qëndrimin tonë, ashtu sikurse edhe presidenti Ilir Meta, duke denoncuar përpjekjet e Ramës deri edhe në marrjen peng të PD-së. Zoti Meta dha kontributin e tij dhe e shpëtoi nga marrja peng të Partisë Demokratike nga Rama”, nënvizoi sekretari i përgjithshëm i PL.

Blushi iu përgjigj edhe akuzave të Kryemadhit për pasurinë e tij dhe se është pronar i tre shtëpive, teksa merr edhe benefite shtetërore.

Tedi Blushi nuk ka asnjë shtëpi, jetoj në një apartament të ndërtuar që në kohën e Enver Hoxhës, që është e vjehrrit të tij, pra që nuk është e imja. Me të ardhurat e mia modeste nuk kam pasur mundësi që të jem pronar i një shtëpie time. Nuk kam asnjë kompleks për të thënë këtë, jam shumë i qetë në lidhje me pasurinë time, pasuria ime është familja ime, pastërtia ime morale”, tha ai.

Deputeti i ardhshëm i Parlamentit shoi edhe spekulimet për gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të kryetarit Meta në paraburgim, duke nënvizuar se në ping-pong nuk e ka mundur ende askush atje brenda.

Blushi bëri edhe autokritikë që dështoi për ta bërë deputet Metën, duke thënë se kryetari brenda në burg mori më shumë vota në qendrën e tij sesa ata jashtë.

“Metën e kam takuar tre ditë më parë, gjendja e tij është top-formë, ka paramentra shëndetësore të një piloti. Nuk ka dalë askush që ta mund në ping-ong brenda atyre ambienteve. Gjendja është shumë e mirë, komunikoj pothuajse çdo ditë, por takimet janë të caktuara nga IEPV te “Jordan Misja”. Por të mos kenë asnjë shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore. Dua të them se zoti Meta mori në qendrën e tij të votimit më shumë vota atje brenda sesa ne që ishim jashtë atyre ambienteve. Por ne që ishim jashtë, përfshi edhe mua, që kam edhe përgjegjësinë kryesore, nuk ia dolëm dot. Ne kemi filluar analizën, do korrigjojmë gabimet që bëmë në këto zgjedhje dhe mendoj se në betejën e afërt zgjedhore elektorale do kemi rezultate shumë të mira”, tha ai.

Por a mund të ketë PL një kryetar të ri në mungesë të Metës dhe a mund të largohet nga drejtimi i partisë pas problemeve me drejtësinë?

“Kjo është një shaka e madhe sepse askush nuk e ka menduar këtë gjë apo ta mendoj, sepse zoti Meta është lider i padiskutueshëm i kësaj partie. Nuk ka vend për një debat të tillë dhe s’ka pse bëhet. Edhe në konventë pati kandidatë që mendonin se mund të konkurronin me zotin Meta dhe rezultati u pa vetë. Lidershipi i tij është i padiskutueshëm, ai është e do të jetë për dekada të tjera në krye të asaj partie”, përfundoi Blushi.

 

 

The post “Ping-pong në burg”, Blushi flet për Metën, zgjedhjet dhe sherrin me Kryemadhin: Iliri në burg po fiton më shumë… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 3 June 2025 Sot News | Lajme

Pretendimi i PD për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit, Meta: Si 130 milionët e inceneratorit që nuk ekziston

3 June 2025 at 21:59

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike për mungesën e 130 mijë fletëve të papërdorura të votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Meta krahasoi këtë mungesë me skandalin financiar të inceneratorit të Tiranës, duke e cilësuar si një tjetër krim të sofistikuar të “Narkoshtetit të Edi Ramës”.

“130 mijë fletë votimi ‘të humbura’ si 130 milion eurot e ‘avulluara’ të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhin krime intelektuale kaq të sofistikuara: Humbin votat, siç zhduken paratë e taksapaguesve. Asnjë përgjegjësi, asnjë transparencë”, shkruan Meta.

Ai shtoi më tej se në një vend ku “digjet vota” por jo plehrat, është “djegur” edhe demokracia dhe e ardhmja e vendit.

“Vjedhin 130 milion euro për një incenerator që nuk e ndërtuan kurrë — tani zhdukin edhe 130 mijë fletë votimi, si të ishin mbetje për djegie. Në këtë vend ku vetëm plehrat nuk digjen por ‘digjet’ vota, atëherë bashkë me të është djegur demokracia, shteti i së drejtës dhe e ardhmja e vendit. Kurrë nuk mund të pranohet ky terrorizëm elektoral!”, përfundoi Meta.

Ndërkohë, sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për hapjen e 43 kutive të votimit në Vlorë, ku ishte raportuar zero fletë votimi të papërdorura. PD pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë, ndërsa KQZ ka sqaruar se kjo diferencë buron nga pasaktësi në plotësimin e procesverbaleve në Qendrat e Votimit.

The post Pretendimi i PD për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit, Meta: Si 130 milionët e inceneratorit që nuk ekziston appeared first on Sot News | Lajme.

“S’ka fushatë me dy fytyra”, Blushi godet Kryemadhin: Nuk mund të mbështesësh Metën dhe të godasësh ekipin e tij

3 June 2025 at 16:34

Duket se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe deputetja aktuale e PL Monika Kryemadhi do të vijojnë të lëshojnë sulme ndaj njëri-tjetrit.

Blushi tha gjatë një interviste televizive, se pjesëmarrja e Monika Kryemadhit në fushatën për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar si një “shaka të madhe”, pasi sipas tij, deputetja ftonte qytetarët të votonin për Ilir Metën, e në të njëjtën kohë godiste bashkëpunëtorët më të afërt të tij.

Më tej ai theksoi se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe të shoqëruara me presion dhe kërcënime ndaj qytetarëve, duke i quajtur ato “terrorizëm elektoral”. Ai deklaroi se administrata publike është përdorur masivisht dhe se qytetarët janë kërcënuar me vendin e punës

“Zgjedhjet e 11 majit ishin terrorizëm elektoral. Ka pasur kërcënime për largim nga puna dhe është përdorur masivisht administrata publike. Partia e Lirisë ka nisur analizën e rezultatit. Nuk doja të flisja për temën e fushatës, është shaka e madhe që ndërkohë që fton njerëzit që të votojnë Metën, godet bashkëpunëtorët e tij më të afërt. 8000 heronj në kushte të vështira presioni e shantazhi votuan për presidentin Ilir Meta.

Këtë javë mbyllim procesin e analizës. Do vetëpastrojmë partinë, nga ata individë që kanë përfituar nga PL dhe Meta, por që janë sot pranë Edi Ramës. Këta individë i kanë marrë fytyrën vetes së vet. Votat e Partisë së Lirisë janë tjetërsuar. Pra votat nuk janë tretur, pasi njerëz të PL janë aktivë. Partia ka strukturë solide. Meta në qendrën e tij të votimit doli më mirë se edhe ne të tjerët që ishim në liri. Sigurisht që ka vend që të vetëpërmirësohemi. Ka qenë parti që është goditur fort, teksa presidenti i partisë mbahet në izolim ekstrem”, tha Blushi.

 

The post “S’ka fushatë me dy fytyra”, Blushi godet Kryemadhin: Nuk mund të mbështesësh Metën dhe të godasësh ekipin e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 2 June 2025 Sot News | Lajme

Përplasje në koalicionin e PD/ Ja si Berisha tenton të pengojë rinumërimin e votave, kandidati i Metës e nxjerrë ‘blof’

2 June 2025 at 18:59

Partia e Lirisë ka kërkuar zyrtarisht rinumërimin e votave në Bashkinë Kavajë, ku Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM) siguroi një fitore me 2899 vota më shumë se Partia Socialiste.

Kërkesa është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i cili deklaroi:

“Të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave. Kërkesa jonë është në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar.”

Ndërkohë, disa kandidatë të ASHM-së në Tiranë kanë shprehur dyshime për manipulime në numërimin e votave dhe kanë dorëzuar kërkesa zyrtare pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për rinumërim të votave preferenciale.

KAS, ku shumicën e përbëjnë përfaqësues të Partisë Demokratike, rrëzoi ankesat e katër kandidatëve të PD-së, duke argumentuar se Kodi Zgjedhor nuk e lejon kërkesën individuale të kandidatëve, përveçse përmes partisë.

Për këtë çështje, kryetari i PD-së, Sali Berisha, sqaroi se kandidatët kanë ndjekur një rrugë të këshilluar, por që duhet të veprojnë në përputhje me platformën e partisë dhe jo individualisht:

“Ata vepruan sipas ligjit, pasi Kodi Zgjedhor e ndalon që kandidatët të kërkojnë rinumërim individualisht. Nëse partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, kjo shqyrtohet e para dhe më pas paraqiten një nga një kërkesat e kandidatëve. Ka pasur vetëm një keqkuptim nga ana e tyre. Çdo kandidat që mendon se i duhet transparenca, do të mbështetet nga partia, por duhet të respektojë këtë platformë të përcaktuar.”

Berisha theksoi se përfaqësuesit e PD-së në KAS kanë zbatuar ligjin dhe nuk kanë votuar për një akt që ligjërisht është i pavlefshëm. Ai siguroi se kërkesat e kandidatëve do të paraqiten në mënyrë të organizuar dhe ligjore nga përfaqësuesit e partisë në KQZ.

The post Përplasje në koalicionin e PD/ Ja si Berisha tenton të pengojë rinumërimin e votave, kandidati i Metës e nxjerrë ‘blof’ appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 31 May 2025 Sot News | Lajme

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ilir Meta: Shkelje flagrante e standardeve ndërkombëtare dhe kapje shteti

31 May 2025 at 18:09

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar fuqishëm ndaj zgjedhjeve të 11 Majit, duke i cilësuar ato si një farsë elektorale të kriminalizuar që nuk përmbush asnjë standard ndërkombëtar. Ai përkrahu vendimin e organizatës politike ndërkombëtare IDC-CDI, e cila dënoi manipulimin e procesit zgjedhor dhe shkeljet e rënda që u regjistruan gjatë zgjedhjeve.

Meta theksoi rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe kërkoi formimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i kushtuar një rol kyç rikthimit të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Përshëndes dhe mbështes plotësisht Rezolutën shumë të rëndësishme të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI, ku 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!

Këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit dhe unë e përkrah me vendosmëri vendimin e IDC-CDI për të dënuar manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës; pandëshkueshmërinë institucionale ndaj krimeve zgjedhore.

Vlerësoj lart mesazhet shumë të qarta të IDC-CDI për domosdoshmërinë e zbatimit me urgjencë të rekomandimeve prioritare të OSBE/ODIHR, për ndërprerjen e përndjekjes politike dhe rikthimin e të drejtave të plota për liderët e opozitës, si dhe për krijimin e një qeveri teknike, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja.

Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë kurrë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!”

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Ilir Meta: Shkelje flagrante e standardeve ndërkombëtare dhe kapje shteti appeared first on Sot News | Lajme.

❌