Normal view

Received — 18 June 2025 Sot News | Lajme

Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit

18 June 2025 at 17:49

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman.

Krenar Velaj, ditën e diel duke drejtuar mjetin lundrues dëmtoi në gjymtyrë dhe shpatull një turist Gjerman në plazhin e Gjipesë. Ngjarja ka ndodhur teksa turisti gjerman ka qenë duke u zhytur në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat.

Fillimisht ka qenë drejtuesi i gomones që e ka nxjerrë turistin në breg, duke lundruar me gomone përgjatë vijës bregdetare, nga vendi ku ndodhi aksidenti deri në Himarë.

 

The post Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit appeared first on Sot News | Lajme.

Goditi dhe kërcënoi me armë një person, shpallet në kërkim nga policia 41-vjeçari në Vlorë

18 June 2025 at 13:56

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar për sulm dhe kërcënim me armë ndaj një 40-vjeçari. Incidenti ndodhi më 17 qershor 2025, pas një konflikti për motive të dobëta mes të dyve. Sipas policisë, 41-vjeçari ka goditur në fytyrë viktimën me një send të fortë, i cili dyshohet të jetë një pistoletë.

Materialet hetimore janë dërguar në Prokurori për veprime

të mëtejshme.

The post Goditi dhe kërcënoi me armë një person, shpallet në kërkim nga policia 41-vjeçari në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 17 June 2025 Sot News | Lajme

Iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit, ja kush është 20-vjeçari që u arrestua ne Vlore

17 June 2025 at 14:56

Një 20-vjeçar i identifikuar si Arkel Jani është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi gjatë kontrollit iu gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

The post Iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit, ja kush është 20-vjeçari që u arrestua ne Vlore appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 14 June 2025 Sot News | Lajme

Qytetarët ankohen për zaptimin e plazheve publike në Vlorë/ Deputetja e PS: Rama s’ka nge të merret me këtë punë

14 June 2025 at 16:57

Në Vlorë, qytetarët po përballen me mungesën e hapësirave publike në plazhe, pasi bizneset, baret dhe restorantet kanë zaptuar bregdetin me shezlongë dhe çadra, duke mos i lënë mundësi qytetarëve të thjeshtë që të vendosin peshqirë dhe të bëjnë plazh pa paguar. Në zonat e Lungomares dhe Zvërnecit, qytetarët shprehen se nuk kanë hapësira të lira dhe ndihen të shtypur nga privatizimi faktik i bregdetit.

Ligji parashikon që nga 1000 metra katror të vijës bregdetare, 700 metra t’i takojnë privatëve dhe 300 metra të jenë hapësira publike, por në terren kjo nuk respektohet. Për vitin 2024, 167 subjekte private kanë marrë leje për menaxhimin e plazheve, ndërsa për sezonin aktual pritet një ulje në rreth 70 subjekte, megjithatë situata mbetet e pa ndryshuar.

Në një intervistë televizive, deputetja e PS, Luljeta Bozo, e cila po pushonte në Vlorë, u shpreh se zbatimi i ligjit duhet të kontrollohet nga institucionet përkatëse për të mos krijuar shqetësime për banorët. Por, kur u pyet nëse do t’i përcjellte shqetësimin kryeministrit Edi Rama, ajo deklaroi:
“Kryeministri ska nge të merret me këtë punë… se ka punë të tjera. Kryetarit të bashkisë duhet t’ia thoni. Unë kam ardhur 2 ditë e do iki se kam punë.”

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të garantuar akses të lirë dhe të barabartë në plazhe, duke denoncuar privatizimin dhe mungesën e respektimit të ligjit që garanton hapësira publike në vijën bregdetare.

The post Qytetarët ankohen për zaptimin e plazheve publike në Vlorë/ Deputetja e PS: Rama s’ka nge të merret me këtë punë appeared first on Sot News | Lajme.

69-vjeçarja amerikane humb jetën në Vlorë, dyshohet se ka…

14 June 2025 at 13:29

Një 69-vjeçare ka ndërruar sot jetë në spitalin e Vlorës.

Policia bën me dije se 69-vjeçarja e identifikuar me inicialet M. C., banuese në Florida dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

The post 69-vjeçarja amerikane humb jetën në Vlorë, dyshohet se ka… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 10 June 2025 Sot News | Lajme

Bie në prangat e policisë 17-vjeçari/ Shiste kokainë e kanabis në Vlorë

10 June 2025 at 13:20

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjetën 57 doza kokainë dhe kanabis, gati për shitje, 39 doza kanabis sativa dhe 18 doza kokainë.

“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet në flagrancë një 17-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike, në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen 57 doza lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të ndara gati për shitje”, njofton policia.

The post Bie në prangat e policisë 17-vjeçari/ Shiste kokainë e kanabis në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 9 June 2025 Sot News | Lajme

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Miq dhe të afërmit realizojnë një murale në përkujtim të dy të rinjve

9 June 2025 at 14:46

Për realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe shokë të klasës, nxënës të shkollës Industriale Pavarësia ku dy të rinjtë mësonin çdo ditë.

Miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me motor më 1 qershor në Vlorë.

Një murale në përkujtim të të ndjerëve Luan Llanaj, 19 vjeç, si dhe Tomor Mbrati, 17 vjeç. Shok dhe miq të viktimave, po punojnë tashmë prej disa ditësh, në përfundimin e kësaj vepre, në përkujtim të miqve të tyre. Ajo është realizuar me bojëra, në vendin ku dy të rinjtë humbën jetën.

Luan Llanaj, dhe Tomor Mbrati humbën jetën tragjikisht pasi po ktheheshin në shtëpi me motor, kur goditën një prej shtyllave të ndriçimit rrugor. Dy të rinjtë, më pas u përplasën në tokë, ku 19-vjecari Llanaj gjeti vdekjen në vend në mënyrë tragjike,.

Ndërsa të miturit Mbrati iu dha ndihma e parë, u transportua në spitalin e Vlorës me shenja jete dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por pa mundur dot të shpëtojë.Në vendin e ngjarjes edhe sot ka shenja të aksidentit tragjik, teksa nuk mungojnë as tufat me lule dhe qirinjtë në përkujtim të dy viktimave.

Të dy ishin nxënës të shkollës Industriale Pavarësia, një prej shkollave profesionale në qytet. Ndërkohë që për të mbajtur familjen punonin në një servis, nga ku me rrogën e parë të punës, ishte blerë edhe motori që i mori jetën. Një prej djemve ishte shtylla kryesore e familjes, që megjithëse në moshë të vogël punonte për të mbajtur me të ardhura familjen e tij. Të rinj shumë afër punës, të aftë profesionalisht, të urtë dhe djem pa probleme.

The post Aksidenti tragjik në Vlorë/ Miq dhe të afërmit realizojnë një murale në përkujtim të dy të rinjve appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 June 2025 Sot News | Lajme

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim zyrtarë të bashkisë për neglizhencë dhe ndotje mjedisi

8 June 2025 at 12:21

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 7 qershor 2025, rreth orës 12:18, fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në lagjen “24 Maji” të Vlorës, për shkak të temperaturave të larta. Si pasojë, disa zyrtarë të bashkisë janë proceduar penalisht për neglizhencë në detyrë dhe shkaktim të ndotjes në mjedis.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, në kuadër të hetimeve janë vënë nën akuzë drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit, F. T., 31 vjeç, dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit, A. S., 36 vjeç. Në hetim janë përfshirë gjithashtu tre punonjës të bordit: L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të cilët shërbenin si manovratorë.

Autoritetet dyshojnë se të akuzuarit kanë dështuar në marrjen e masave parandaluese dhe në ndërhyrjen në kohë për shuarjen e zjarrit, duke lejuar përhapjen e flakëve dhe duke sjellë ndotje të konsiderueshme në mjedis.

Policia njoftoi se hetimet janë ende në vijim, ndërsa priten përcaktime të mëtejshme për përgjegjësitë konkrete të secilit prej zyrtarëve të përfshirë.

Deklarata e Policisë së Vlorës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:
-referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

The post Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim zyrtarë të bashkisë për neglizhencë dhe ndotje mjedisi appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 June 2025 Sot News | Lajme

Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

7 June 2025 at 13:42

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke rikthyer një problematikë të kahershme për qytetin bregdetar.

I ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta, zjarri po përhapet me shpejtësi dyke lënë pas shtullunga të dendura tymi në ajër.

Pavarësisht vendosjes në funksion të landfillit të Sherishtës dhe zhvendosjes së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë vend të ri, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur fenomenin e djegies së mbetjeve në fushën e vjetër.

Mbetjet e grumbulluara prej vitesh në këtë vend vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar, duke ndotur rëndë ajrin dhe mjedisin përreth.

Banorët e zonës kërkojnë masa urgjente nga autoritetet dhe institucionet përkatëse për të ndaluar njëherë e mirë ndotjen dhe për të garantuar një mjedisin.

The post Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 6 June 2025 Sot News | Lajme

Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë, dyshimet e para

6 June 2025 at 17:12

Një banesë pranë zonës historike në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në banesë. Menjëherë pas përhapjes së flakëve, banorët e zonës kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë brenda pak minutash.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia lokale, të cilat arritën të vendosnin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Ndërkohë, hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

The post Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë, dyshimet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk ka qetësi në kadastrën e Vlorës/ Sërish ndryshime në strukturat drejtuese, ja kush emërohet (Emri)

6 June 2025 at 15:56

Erjon Galanxhi është larguar nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, pas vetëm tre muajsh në këtë detyrë.  Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa nuk dihet nëse ai ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar nga posti.

Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por raportohet se ditët e fundit është transferuar në postin e nën-drejtorit të Kadastrës në Shkodër.

Mediat raportojnë se në vend të Erjon Galanxhit,  detyrën e drejtorit të Kadastrës së Vlorës e ka marrë Paola Sullaj, e cila ka shërbyer më parë si nën-drejtoreshë në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga ky pozicion.

Kriza në Kadastrën e Vlorës vijon prej vitesh, ku problemi i pronave në këtë qark nuk po merr zgjidhje.

 

The post Nuk ka qetësi në kadastrën e Vlorës/ Sërish ndryshime në strukturat drejtuese, ja kush emërohet (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 4 June 2025 Sot News | Lajme

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

4 June 2025 at 18:17

Bie pretendimi i Partisë Demokratike për zhdukjen e fletëve të votimit të papërdorura.

Pas hapjes së katër kutive të qarkut të Vlorës rezultoi se fletët e votimit ndodheshin bashkë me pjesën tjetër të materialit zgjedhor.

Në këtë rast nuk kishim të bënim me një manipulim por me një gabim njerëzor pasi komisionerët në vendin ku duhet të shkruanin sesa fletë votimi nuk u përdorën në 11 maj kishin vendosur numrin 0 në procesverbal.   Por për kjo sipas anëtareve të KAS, nuk është provë për rinumërimin e fletëve.

Por as kjo nuk I bindi demokratët të cilët vijojnë sagën e ankimimeve. Me kërkesë të dy përfaqësuesve të tyre në Kas, Ledio Braho dhe Elvis Çefa u ngrit një grup pune, për hapjen 233 kutive me matëriale zgjedhor për të verifikuar fletët e papërdorura.

“Këqyrja të bëhet atje ku janë kutitë e materialeve zgjedhore, i njëjti proces si këtu, subjekti ankues ka të drejtë të sjellë vëzhgues, procesi do të vazhdojë nga administrata e KQZ. Në secilën nga këto kuti të dalë numri i fletëve të papërdorura”, është shprehur anëtari i KAS, Ledio Braho.

Verifikimi i fletëve të votimit të papërdorura do të behet në magazinat e KQZ në Vaqarr.

 

The post “Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 3 June 2025 Sot News | Lajme

Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët

3 June 2025 at 14:19

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësit e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Prokuroria akuzon Bledar Jambelli alias Rikardo Muho, si edhe shtetasin me iniciale B. J., për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. dhe G.K. për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, A.C Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. alias B.M. dhe K.L. alias G.K. për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga anent 79/b dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet e procedimit penal nr.139/2017, rezultoi se i pandehuri B.J. një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe në ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve 2000, në vitin 2012 u hetua nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë Vendore Policisë Vlorë për ngjarje të rënda kriminale konkretisht vrasjes së shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe falë punës hetimore në kohën që kjo Drejtori drejtohej nga i ndjeri A.C., u arrestua dhe hetua për këto fakte penale të rënda të citura më sipër, por më pas gjatë procesit gjyqësor doli i pafajshëm dhe u lirua.

Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 shtetasi B.J. në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin K. L. dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë reth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin. Shtetasi K.L. e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim.

Shtetasi M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri M.Sh. u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës.

Nga hetimet rezultoi provuar tej çdo dyshim arsyeshëm se vrasja u krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Këta tre persona bashkëpunuan në drejtimin e B.J. për vrarë A. C. si qëllim final, të shtyrë nga motive ndryshme. Organizuesi këtij bashkëpunimi ka pasur qëllim hakmarrje, ndërsa ndihmësi ka pasur qëllimin për ndihmuar shokun e tij dhe njëkohësisht djalin e hallës M. Sh. për të përfituar holla dhe e ndihmoi në kryerjen vepres penale, ndërsa M. Sh. kishte interesin përfitimit material në këtë bashkëpunim dhe për pasojë të tre kryen vrasjen e ish drejtorit të Policisë Vlorë.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit B. J. për vepren penale “ Vrajse e punonjëseve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm; dhe

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.L. për vepren penale “Vrajse e punonjësve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm.

The post Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 2 June 2025 Sot News | Lajme

Bie në prangat e policisë 39-vjeçari në Vlorë/ Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë gjatë detyrës (Emri)

2 June 2025 at 14:52

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Nertil Aliraj, 39 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Ky shtetas, më datë 01.06.2025, rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka ndaluar dhe parkuar automjetin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, në shkelje të dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor.

Pasi i është komunikuar masa administrative për shkeljen, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.”

The post Bie në prangat e policisë 39-vjeçari në Vlorë/ Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë gjatë detyrës (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Vlorë

2 June 2025 at 09:26

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më 1 qershor, pas një aksidenti me motor në vendin e quajtur Pusi i Mezinit në Vlorë. Ata po ktheheshin nga puna nga servisi ndërsa në vendin e ngjarjes, miqtë dhe shokët kanë vendosur buqeta, qirinj dhe një çelës servizi si simbol përkujtimi.

Banorët e zonës i përshkruajnë të rinjtë si persona shumë të urtë, punëtorë dhe me familje të respektuara. Në një intervistë, një nga fqinjët e tyre shprehet i shokuar nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se i njeh familjet e tyre dhe se njëri nga djemtë jetonte vetëm me nënën dhe punonte fort për të mbajtur familjen.

Nga informacionet e shkollës ku ndodheshin, ata ishin nxënës të mirë dhe punëtorë. 19-vjeçari ishte në vitin e katërt të shkollës dhe pritej të përfundonte këtë vit, ndërsa punonte edhe në servis ku kryente praktikën.

The post Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 1 June 2025 Sot News | Lajme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

1 June 2025 at 19:51

I mituri 16-vjeçar që mbeti i plagosur në aksidentin e mesditës në aksin Vlorë- Fier, ka ndërruar jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 June 2025 at 14:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orën 13:35 në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë karburantit ELDA, ku një motomjet tip ‘Piagio’ me targa AK653 ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Policia vendore njoftoi se mjeti u përplas fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë druri. Si pasojë, dy persona që ndodheshin në motomjet, të cilët ende nuk janë identifikuar, u plagosën rëndë dhe u transportuan në spitalin rajonal të Vlorës.

Fatkeqësisht, një prej tyre humbi jetën nga pasojat e përplasjes. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim.

The post Aksident në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

Vlorë/ Policia Kufitare shpëton një person të mbetur në det me gomone pas defektit në motor

1 June 2025 at 10:36

Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një personi që kishte mbetur në det të hapur, pasi gomonia me të cilën po lundronte pësoi defekt në motor. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në afërsi të Plazhit të Vjetër.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i mjetit lundrues kishte humbur kontrollin dhe nuk mund të rikthehej në breg, duke kërkuar ndihmë emergjente. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën drejt vendngjarjes me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport.

Pasi u lokalizua gomonia, u krye rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt bregut dhe stacionit të Policisë Kufitare në Triport. Drejtuesi i mjetit falënderoi efektivët për profesionalizmin dhe ndërhyrjen e shpejtë.

Policia Kufitare thekson se mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë në ujërat detare dhe për të ndërhyrë në çdo rast emergjent për shpëtimin e jetës dhe pronës së qytetarëve.

The post Vlorë/ Policia Kufitare shpëton një person të mbetur në det me gomone pas defektit në motor appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 29 May 2025 Sot News | Lajme

“5 bashki këtë vit”, Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën: Në zgjedhje me logon tonë

29 May 2025 at 20:17

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale.

“Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta.

“Ndaj, që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve”, shtoi Ilir Meta

Kjo është deklarata e parë e Metës që tregon pozicionimin e forcës së tij politike në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në 5 bashki këtë vit, apo në 2027.

Kujtojmë se Sali Berisha nuk arriti ta bëjë deputet Metën në 11 Maj, teksa e përfshiu në listën e hapur të PD në Tiranë.

 

 

The post “5 bashki këtë vit”, Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën: Në zgjedhje me logon tonë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 27 May 2025 Sot News | Lajme

Goditet foleja e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim 29-vjeçarja braziliane

27 May 2025 at 13:56

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe goditur një rrjet prostitucioni që vepronte në qytetin bregdetar, duke shpallur në kërkim një shtetase braziliane, 29 vjeçe.

Ajo akuzohet për “Trafikim personash të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzim të prostitucionit”.

Sipas hetimeve, e dyshuara shfrytëzonte dy bashkëkombëse të saj, 34 dhe 30 vjeçe, të cilat ushtronin aktivitetin në një apartament në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Këto dy shtetase janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët e hetimit të trafikut kanë referuar materialet në Prokurori dhe po vazhdojnë punën për të dokumentuar të gjithë aktivitetin kriminal.

The post Goditet foleja e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim 29-vjeçarja braziliane appeared first on Sot News | Lajme.

❌