Normal view

Received — 8 June 2025 Sot News | Lajme

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim zyrtarë të bashkisë për neglizhencë dhe ndotje mjedisi

8 June 2025 at 12:21

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 7 qershor 2025, rreth orës 12:18, fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në lagjen “24 Maji” të Vlorës, për shkak të temperaturave të larta. Si pasojë, disa zyrtarë të bashkisë janë proceduar penalisht për neglizhencë në detyrë dhe shkaktim të ndotjes në mjedis.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, në kuadër të hetimeve janë vënë nën akuzë drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit, F. T., 31 vjeç, dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit, A. S., 36 vjeç. Në hetim janë përfshirë gjithashtu tre punonjës të bordit: L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të cilët shërbenin si manovratorë.

Autoritetet dyshojnë se të akuzuarit kanë dështuar në marrjen e masave parandaluese dhe në ndërhyrjen në kohë për shuarjen e zjarrit, duke lejuar përhapjen e flakëve dhe duke sjellë ndotje të konsiderueshme në mjedis.

Policia njoftoi se hetimet janë ende në vijim, ndërsa priten përcaktime të mëtejshme për përgjegjësitë konkrete të secilit prej zyrtarëve të përfshirë.

Deklarata e Policisë së Vlorës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:
-referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

The post Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim zyrtarë të bashkisë për neglizhencë dhe ndotje mjedisi appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 June 2025 Sot News | Lajme

Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

7 June 2025 at 13:42

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke rikthyer një problematikë të kahershme për qytetin bregdetar.

I ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta, zjarri po përhapet me shpejtësi dyke lënë pas shtullunga të dendura tymi në ajër.

Pavarësisht vendosjes në funksion të landfillit të Sherishtës dhe zhvendosjes së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë vend të ri, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur fenomenin e djegies së mbetjeve në fushën e vjetër.

Mbetjet e grumbulluara prej vitesh në këtë vend vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar, duke ndotur rëndë ajrin dhe mjedisin përreth.

Banorët e zonës kërkojnë masa urgjente nga autoritetet dhe institucionet përkatëse për të ndaluar njëherë e mirë ndotjen dhe për të garantuar një mjedisin.

The post Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 6 June 2025 Sot News | Lajme

Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë, dyshimet e para

6 June 2025 at 17:12

Një banesë pranë zonës historike në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në banesë. Menjëherë pas përhapjes së flakëve, banorët e zonës kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë brenda pak minutash.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia lokale, të cilat arritën të vendosnin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Ndërkohë, hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

The post Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë, dyshimet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk ka qetësi në kadastrën e Vlorës/ Sërish ndryshime në strukturat drejtuese, ja kush emërohet (Emri)

6 June 2025 at 15:56

Erjon Galanxhi është larguar nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, pas vetëm tre muajsh në këtë detyrë.  Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa nuk dihet nëse ai ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar nga posti.

Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por raportohet se ditët e fundit është transferuar në postin e nën-drejtorit të Kadastrës në Shkodër.

Mediat raportojnë se në vend të Erjon Galanxhit,  detyrën e drejtorit të Kadastrës së Vlorës e ka marrë Paola Sullaj, e cila ka shërbyer më parë si nën-drejtoreshë në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga ky pozicion.

Kriza në Kadastrën e Vlorës vijon prej vitesh, ku problemi i pronave në këtë qark nuk po merr zgjidhje.

 

The post Nuk ka qetësi në kadastrën e Vlorës/ Sërish ndryshime në strukturat drejtuese, ja kush emërohet (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 4 June 2025 Sot News | Lajme

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

4 June 2025 at 18:17

Bie pretendimi i Partisë Demokratike për zhdukjen e fletëve të votimit të papërdorura.

Pas hapjes së katër kutive të qarkut të Vlorës rezultoi se fletët e votimit ndodheshin bashkë me pjesën tjetër të materialit zgjedhor.

Në këtë rast nuk kishim të bënim me një manipulim por me një gabim njerëzor pasi komisionerët në vendin ku duhet të shkruanin sesa fletë votimi nuk u përdorën në 11 maj kishin vendosur numrin 0 në procesverbal.   Por për kjo sipas anëtareve të KAS, nuk është provë për rinumërimin e fletëve.

Por as kjo nuk I bindi demokratët të cilët vijojnë sagën e ankimimeve. Me kërkesë të dy përfaqësuesve të tyre në Kas, Ledio Braho dhe Elvis Çefa u ngrit një grup pune, për hapjen 233 kutive me matëriale zgjedhor për të verifikuar fletët e papërdorura.

“Këqyrja të bëhet atje ku janë kutitë e materialeve zgjedhore, i njëjti proces si këtu, subjekti ankues ka të drejtë të sjellë vëzhgues, procesi do të vazhdojë nga administrata e KQZ. Në secilën nga këto kuti të dalë numri i fletëve të papërdorura”, është shprehur anëtari i KAS, Ledio Braho.

Verifikimi i fletëve të votimit të papërdorura do të behet në magazinat e KQZ në Vaqarr.

 

The post “Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 3 June 2025 Sot News | Lajme

Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët

3 June 2025 at 14:19

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësit e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Prokuroria akuzon Bledar Jambelli alias Rikardo Muho, si edhe shtetasin me iniciale B. J., për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. dhe G.K. për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, A.C Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. alias B.M. dhe K.L. alias G.K. për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga anent 79/b dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet e procedimit penal nr.139/2017, rezultoi se i pandehuri B.J. një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe në ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve 2000, në vitin 2012 u hetua nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë Vendore Policisë Vlorë për ngjarje të rënda kriminale konkretisht vrasjes së shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe falë punës hetimore në kohën që kjo Drejtori drejtohej nga i ndjeri A.C., u arrestua dhe hetua për këto fakte penale të rënda të citura më sipër, por më pas gjatë procesit gjyqësor doli i pafajshëm dhe u lirua.

Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 shtetasi B.J. në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin K. L. dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë reth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin. Shtetasi K.L. e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim.

Shtetasi M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri M.Sh. u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës.

Nga hetimet rezultoi provuar tej çdo dyshim arsyeshëm se vrasja u krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Këta tre persona bashkëpunuan në drejtimin e B.J. për vrarë A. C. si qëllim final, të shtyrë nga motive ndryshme. Organizuesi këtij bashkëpunimi ka pasur qëllim hakmarrje, ndërsa ndihmësi ka pasur qëllimin për ndihmuar shokun e tij dhe njëkohësisht djalin e hallës M. Sh. për të përfituar holla dhe e ndihmoi në kryerjen vepres penale, ndërsa M. Sh. kishte interesin përfitimit material në këtë bashkëpunim dhe për pasojë të tre kryen vrasjen e ish drejtorit të Policisë Vlorë.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit B. J. për vepren penale “ Vrajse e punonjëseve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm; dhe

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.L. për vepren penale “Vrajse e punonjësve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm.

The post Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 2 June 2025 Sot News | Lajme

Bie në prangat e policisë 39-vjeçari në Vlorë/ Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë gjatë detyrës (Emri)

2 June 2025 at 14:52

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Nertil Aliraj, 39 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Ky shtetas, më datë 01.06.2025, rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka ndaluar dhe parkuar automjetin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, në shkelje të dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor.

Pasi i është komunikuar masa administrative për shkeljen, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.”

The post Bie në prangat e policisë 39-vjeçari në Vlorë/ Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë gjatë detyrës (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Vlorë

2 June 2025 at 09:26

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më 1 qershor, pas një aksidenti me motor në vendin e quajtur Pusi i Mezinit në Vlorë. Ata po ktheheshin nga puna nga servisi ndërsa në vendin e ngjarjes, miqtë dhe shokët kanë vendosur buqeta, qirinj dhe një çelës servizi si simbol përkujtimi.

Banorët e zonës i përshkruajnë të rinjtë si persona shumë të urtë, punëtorë dhe me familje të respektuara. Në një intervistë, një nga fqinjët e tyre shprehet i shokuar nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se i njeh familjet e tyre dhe se njëri nga djemtë jetonte vetëm me nënën dhe punonte fort për të mbajtur familjen.

Nga informacionet e shkollës ku ndodheshin, ata ishin nxënës të mirë dhe punëtorë. 19-vjeçari ishte në vitin e katërt të shkollës dhe pritej të përfundonte këtë vit, ndërsa punonte edhe në servis ku kryente praktikën.

The post Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 1 June 2025 Sot News | Lajme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

1 June 2025 at 19:51

I mituri 16-vjeçar që mbeti i plagosur në aksidentin e mesditës në aksin Vlorë- Fier, ka ndërruar jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 June 2025 at 14:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orën 13:35 në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë karburantit ELDA, ku një motomjet tip ‘Piagio’ me targa AK653 ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Policia vendore njoftoi se mjeti u përplas fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë druri. Si pasojë, dy persona që ndodheshin në motomjet, të cilët ende nuk janë identifikuar, u plagosën rëndë dhe u transportuan në spitalin rajonal të Vlorës.

Fatkeqësisht, një prej tyre humbi jetën nga pasojat e përplasjes. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim.

The post Aksident në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

Vlorë/ Policia Kufitare shpëton një person të mbetur në det me gomone pas defektit në motor

1 June 2025 at 10:36

Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një personi që kishte mbetur në det të hapur, pasi gomonia me të cilën po lundronte pësoi defekt në motor. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në afërsi të Plazhit të Vjetër.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i mjetit lundrues kishte humbur kontrollin dhe nuk mund të rikthehej në breg, duke kërkuar ndihmë emergjente. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën drejt vendngjarjes me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport.

Pasi u lokalizua gomonia, u krye rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt bregut dhe stacionit të Policisë Kufitare në Triport. Drejtuesi i mjetit falënderoi efektivët për profesionalizmin dhe ndërhyrjen e shpejtë.

Policia Kufitare thekson se mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë në ujërat detare dhe për të ndërhyrë në çdo rast emergjent për shpëtimin e jetës dhe pronës së qytetarëve.

The post Vlorë/ Policia Kufitare shpëton një person të mbetur në det me gomone pas defektit në motor appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 29 May 2025 Sot News | Lajme

“5 bashki këtë vit”, Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën: Në zgjedhje me logon tonë

29 May 2025 at 20:17

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale.

“Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta.

“Ndaj, që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve”, shtoi Ilir Meta

Kjo është deklarata e parë e Metës që tregon pozicionimin e forcës së tij politike në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në 5 bashki këtë vit, apo në 2027.

Kujtojmë se Sali Berisha nuk arriti ta bëjë deputet Metën në 11 Maj, teksa e përfshiu në listën e hapur të PD në Tiranë.

 

 

The post “5 bashki këtë vit”, Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën: Në zgjedhje me logon tonë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 27 May 2025 Sot News | Lajme

Goditet foleja e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim 29-vjeçarja braziliane

27 May 2025 at 13:56

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe goditur një rrjet prostitucioni që vepronte në qytetin bregdetar, duke shpallur në kërkim një shtetase braziliane, 29 vjeçe.

Ajo akuzohet për “Trafikim personash të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzim të prostitucionit”.

Sipas hetimeve, e dyshuara shfrytëzonte dy bashkëkombëse të saj, 34 dhe 30 vjeçe, të cilat ushtronin aktivitetin në një apartament në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Këto dy shtetase janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët e hetimit të trafikut kanë referuar materialet në Prokurori dhe po vazhdojnë punën për të dokumentuar të gjithë aktivitetin kriminal.

The post Goditet foleja e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim 29-vjeçarja braziliane appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 23 May 2025 Sot News | Lajme

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja

23 May 2025 at 13:45

Prokuroria e Vlorës ka shpallur në kërkim një 27-vjeçare, e dyshuar për përfshirje në një aksident rrugor.

Sipas burimeve të policisë, ajo dyshohet se ka goditur me automjetin e saj një vajzë 15-vjeçare, e cila po udhëtonte me biçikletë, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Pas ngjarjes, e reja nuk ka qëndruar në vendin e aksidentit, por është larguar.

Sipas njoftimit zyrtar, “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë dhe Sarandë kanë referuar çështjen në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen E. B., 27 vjeçe, banuese në Vlorë. Ajo dyshohet se më datë 19 maj 2025 është përfshirë në një aksident, ku është dëmtuar një vajzë e mitur. Pas përplasjes, drejtuesja e mjetit është larguar nga vendngjarja. Vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.”

The post Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 20 May 2025 Sot News | Lajme

Kristian Marku, viktima e fundit e një zinxhiri gjakmarrjesh që nuk ndalet në Rrëshen

20 May 2025 at 21:25

Kristian Marku, i njohur edhe me mbiemrin Bardhi, ishte vetëm 30 vjeç kur u vra më 13 janar 2025 në fshatin Novoselë, në Vlorë.

Ai nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet: dosja e tij penale përmbante një sërë akuzash që lidhen kryesisht me përfshirjen në konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në qytetin e Rrëshenit.

Ky konflikt i gjatë dhe i ndërlikuar ka rrënjët në një prishje pazari droge në Itali, në vitin 2017, mes Gaspër Reçit dhe Preng Gjinit.

Pas vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen më datë 7 Janar 2020, pa u mbyllur viti 2020, një tjetër ngjarje kriminale tronditi këtë herë fisin Gjini, ajo e vrasjes së 51 vjeçarit, Anton Keli, kushëri me Preng dhe Armando Gjinin.

Keli u qëllua teksa po zbriste shkallët e pallatit ku banonte.

Ngjarje kriminale e cila në fakt pasonte atë të atentatit me eksploziv në urën e Selitës në Tiranë ndaj Preng Gjinit, makina e të cilit shpërtheu ndërsa po kalonte mbi urë, duke tronditur të gjithë të pranishmit me brutalitetin e saj.

“Preng Gjini deklaron se një vit më parë i kanë vrarë vëllain. Ai thotë po kështu se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt apo hasmëri.

Të njëjtën gjë mohuan në dëshmitë e tyre edhe familjarë të Kastriot dhe Gaspër Reçit, dy vëllezërve të vrarë në konflikt me familjen Gjini”, thuhet në dosjen hetimore të vrasjes së Kristian Markut.

Por edhe pse u duk se për disa kohë, dy fiset Reçi dhe Gjini, ulën gjakrat midis tyre, ky hamendësim rezultoi të ishte jo i vërtetë. Pasi në këtë përplasje u futën edhe pjesëtarë të familjes Bardhi, që ishin në anën e fisit Gjini.

Siç ishte e tillë edhe ngjarja e datës 26 Qershor 2023, ku thuhet se Kristian Marku alias Kristi Bardhi, rreth orës 19.00 të mbrëmjes së kësaj datë, qëlloi në qytetin e Rrëshenit në drejtim të shtetasit Saimir Reçi.

Ku të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Erind Bardhi dhe babai i tij, 58 vjeçari, Martin Bardhi. Ky i fundit që u la në liri nga Gjykata e Lezhës për atentatin  ndaj Saimir Reçit, pasi solli prova filmike se në muajin mars kur ndodhi përplasja me armë ai ndodhej në një vend tjetër, të ndryshëm nga ai i krimit.

Por edhe pse kishte dy muaj që kishte fituar lirinë, Martin Bardhi thuhet se nuk dilte shpesh në qytet.  Ai shihej rrallë në qarkullim. Ndërsa vetëm ditët e fundit, para se të binte pre e atentatit, kishte filluar t’i shpeshtonte vizitat në lokalin e tij.

Gjë që mesa duket e kishin vënë re edhe armiqtë e tij, të cilët kishin kohë që prisnin çastin e duhur për t’u hakmarrë ndaj tij. Mundësi që u erdhi në shteg mëngjesin e datës 27 shtator, kur Martin Bardhi la sërish banesën, për të vizituar lokalin e tij në qendër të Rrëshenit.  Aty ku edhe u ekzekutua ndërsa po pinte kafenë.

Ndërsa viktima e 10-të e kësaj sage hakmarrje të përgjakshme, midis fiseve Reçi-Gjini dhe Bardhi, u bë Kristian Marku i cili u ekzekutua më 13 Janar 2025, pranë fshatit Novoselë në Vlorë duke lënë pas edhe një fëmijë vetëm disa muajsh dhe që nuk pati mundësi ta shijojë babanë e tij./ Në Shënjestër

The post Kristian Marku, viktima e fundit e një zinxhiri gjakmarrjesh që nuk ndalet në Rrëshen appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 12 May 2025 Sot News | Lajme

PS fiton me 2511 vota, PD 1166 vota/ Përfundon numërimi i votave të bashkisë Finiq, Vlorë

12 May 2025 at 17:43

Mbyllet numërimi i votave në bashkinë Finiq të qarkut të Vlorës, ku nga rezultati final udhëheq PS me 2511 vota, më pas renditet PD 1166 vota.

Bashkia Finiq kishte 50 kuti të cilat kanë përfunduar të gjitha së numëruari duke nxjerrë fituese PS.

Nga partitë e vogla, “Shqipëria Bëhet” ka fituar 171 vota.

The post PS fiton me 2511 vota, PD 1166 vota/ Përfundon numërimi i votave të bashkisë Finiq, Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Rezultatet e deritanishme për zgjedhjet/ Ja si paraqiten rezultatet në Durrës dhe Vlorë

12 May 2025 at 17:31

Në Durrës janë numëruar mbi gjysma e kutive të votimit. Konkretisht deri më tani janë numëruar nga 218 QV nga 493. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ PS ka marrë 53% të votave, ndërsa PD-ASHM ka marrë 39%.

Rzultatet e deritanishme: 

PS: 53% 8 MANDATE

PD-ASHM: 39% 6 MANDATE

MUNDESIA: 3% 0 MANDATE

NISMA-SHB: 2% 0 MANDATE

BASHKE: 1% 0 MANDATE

KEA: 1% 0 MANDATE

DZH: 1% 0 MANDATE

PSD: 0% 0 MANDATE

QV: 218/493 (44.22%)

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja si paraqiten rezultatet në Durrës dhe

Në Vlorë janë votuar 305 QV nga 449. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, PS ka marrë 58% të votave. Ndërsa PD-ASHM ka marrë 28%.

PS: 58% 8 MANDATE

PD-ASHM: 28% 4 MANDATE

NISMA-SHB: 6% 0 MANDATE

MUNDESIA: 4% 0 MANDATE

PSD: 2% 0 MANDATE

BASHKE: 1% 0 MANDATE

KEA: 1% 0 MANDATE

DZH: 0% 0 MANDATE

The post Rezultatet e deritanishme për zgjedhjet/ Ja si paraqiten rezultatet në Durrës dhe Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 11 May 2025 Sot News | Lajme

“Në Vorë qeveria e ka lënë qendrën e votimit në dorë të banditëve”,Vasili denoncon:Rrugacët shoqëronin Spiropalin dhe..

11 May 2025 at 18:09

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë një interviste për një emision televiziv, është shprehur se banditë të shumtë kishin pushtuar sheshin para qendrës më të madhe të votimit.

Gjatë bisedës me moderatorët Flavio Qarri dhe Eneida Ndoci, Vasili tregoi se po këta bandidë që kërcënuan deputetë, shoqëronin Elisa Spiropalin nëpër votë.

Ishim sot në Vorë, ishte haptas një rast ku shteti, qeveria e organizuar dhe fshehur pas rrugaçëve, e kishte lënë tërësisht qendrën e Vorës në dorë të tyre.

Nuk kishte asnjë përfaqësues policie, as nga SPAK as nga BKH, as nga prokurori, nga task forcat e famshme.

Gjithçka ishte lënë në duar të këtyre rrugaçëve që u bënin presion votuesve që të votonin PS-në.

Tentuan të bënim dhe presion ndaj meje si deputet, Blushit, sekretarit organizativ.

Na thonin ikni, se këtu ka fituar PS-ja kaq përqind.

Ishin sigurisht të paguar, orientuar me regji dhe qëllimisht policia e shtetit, ishte zhdukur ndonëse ishte një qendër e madhe votimi  në shkollë.

Ishin grupe rrugaçësh në mes të sheshit dhe nuk kishte asnjë këmbë polici.

Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, e shoqëruar nga po të njëjtët rrugaçë dilte e shëtiste nëpër Vorë’, tha Petrit Vasili

The post “Në Vorë qeveria e ka lënë qendrën e votimit në dorë të banditëve”,Vasili denoncon:Rrugacët shoqëronin Spiropalin dhe.. appeared first on Sot News | Lajme.

Giro d’Italia “përplas” kalendarin zgjedhor në Vlorë, KQZ shqyrton kërkesën për shtyrje orari

11 May 2025 at 16:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 17:00 për të shqyrtuar një propozim që ka të bëjë me shtyrjen e afatit të votimit në qarkun e Vlorës.

Gazetari Ergys Gjençaj ka bërë me dije se me kërkesën e anëtarit të Komisionit Rregullator, Z. Arens Çela, Komisioni Rregullator vetëmblidhet sot, në orën 17:00 për shqyrtimin e projektvendimit “ Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi, në qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës, 11 maj 2025”

Ky propozim është depozituar të shtunën pranë KQZ nga PS, ku kërkohet shtyrja e orarit të votimit deri në orën 22:00.

Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga PD e cila e ka konsideruar absurde.

 

Sipas Kodit Zgjdhor, orari i procesit të votimit  zhvillohet nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

 

Pritet të shihet nëse KQZ do të marrë parasysh kërkesën e PS dhe do të lejojë vazhdimin e procesit të votimit deri në orën 22:00.

The post Giro d’Italia “përplas” kalendarin zgjedhor në Vlorë, KQZ shqyrton kërkesën për shtyrje orari appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 10 May 2025 Sot News | Lajme

“Giro d’Italia”/ Policia publikon masat e ndërmarra, etapa e fundit në Vlorë, ja rrugët e bllokuara…

10 May 2025 at 18:15

Do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11 maj 2025 etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”. Policia e Vlorës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të larguar menjëherë mjetet e parkuara në akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen me karotrec.

Parkimi ndalohet nga ky moment deri në përfundim të garës, në këto akse rrugore:
Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)
Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”
Fusha para Shkollës së Marinës
Rruga “Reshat Osmani”
Rruga “Veledin Kollozi”
Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”
Rruga “Hajredin Haxhiraj”
Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”
Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”
Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit

Kujdes!
Të gjitha mjetet që nuk do të largohen nga drejtuesit, do të zhvendosen nga shërbimi i karotrecit për të liruar rrugët dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve. Vendbazimi i mjeteve të lëvizura: Ish-fusha e aviacionit. Lutemi për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv ndërkombëtar që zhvillohet në qytetin tonë.

The post “Giro d’Italia”/ Policia publikon masat e ndërmarra, etapa e fundit në Vlorë, ja rrugët e bllokuara… appeared first on Sot News | Lajme.

❌