Normal view

Berisha: PD dënon trajtimin çnjerëzor të Metës dhe kërkon lirimin e tij

28 April 2026 at 13:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot në lidhje me pamjet e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në sallën e gjyqit.

Berisha tha se PD dënon atë që ai e cilësoi si “trajtim çnjerëzor ndaj Ilir Metës”. Berisha theksoi se paraqitja e Metës në sallën e gjyqit në një kafaz xhami, është një akt i pajustifikuar dhe i papërshtatshëm për një figurë politike të nivelit të tij. Sipas tij, ndaj Metës nuk ka asnjë provë të faktuara për veprat për të cilat akuzohet.

“Ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i Parlamentit dhe ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Partisë së Lirisë, i burgosur politik, u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami, sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë provë e faktuar për një vepër penale të çdo natyre qoftë ajo”, tha Berisha.

Sipas Berishës gjatë periudhës së paraburgimit, Meta është përballur me presion psikologjik dhe shkelje të të drejtave kushtetuese.

“Gjatë këtyre 17 muajve në burg, si person nën hetim dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ndaj Ilir Metës, është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik periodik, madje edhe fizik. Janë organizuar provokacione ndër më të ulëtat dhe më të rrezikshme. I janë dhunuar të drejtat kushtetuese më elementare”, tha Berisha.

Berisha tha se Partia Demokratike kërkon lirimin e menjëhershëm të Ilir Metës dhe i bën thirrje Këshillit të Europës, konkretisht Komitetit për Parandalimin e Torturës, që të ndërhyjë për të hetuar rastin.

Meta kërkon sërish lirimin, rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshim të masës

31 March 2026 at 14:01

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon sërish të lirohet në Gjykatën e Lartë. Rekursi i Metës është regjistruar ditën e sotme në Gjykatën e Lartë.

Ai ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit arrest në burg. Prej një viti e ca Meta ndodhet pas hekurave.

“Mezi presim fillimin e gjykimit në themel”, Meta reagon pas dërgimit të çështjes së tij për gjykim në GJKKO: Jam i paçuditur

18 March 2026 at 13:30

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga rrjeti social Facebook pas vendimit të GJKKO-së për të dërguar për gjykim ditën e sotme të gjithë çështjen e tij dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi.

Meta e cilësoi këtë gjykim si “me risi”, duke theksuar se drejtësia në Shqipëri funksionon me regji dhe se procesi i sotëm nuk është përjashtim. Ai akuzoi prokurorinë për moszbardhje të qëllimshme të së vërtetës dhe shtoi se vendimi i gjykatëses për të dërguar çështjen në gjykim njëkohësisht me listimin e veprimeve hetimore është një hap që lejon kryerjen e hetimeve të mëtejshme paralelisht.

Meta shprehu keqardhje për humbjen e gjashtë muajve kohë, pavarësisht dokumentimit të shumë pretendimeve të pavërteta nga ana e akuzës. Ai gjithashtu ftoi mediat dhe trupin diplomatik në Tiranë që të ndjekin çdo seancë të gjykimit, duke premtuar se do të çmontohet publikisht çdo gënjeshtër dhe falsifikim në dosje.

 

 

Ai gjithashtu sulmoi qeverinë, duke theksuar se Kryeministri Edi Rama ka frikë nga drejtësia e tij dhe ka penguar integrimin europian të Shqipërisë.

Arrestimi i Ilir Metës, ministri Lamallari në Kuvend: Nuk ka persekutim politik, pretendimet e kreut të PL të pabazuara

3 February 2026 at 11:47

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari theksoi në Kuvend se pretendimet e kreut të Partisë së Lirisë se po mbahet në burg për arsye politike nuk qëndrojnë, duke cituar raportin e Avokatit të Popullit.

“U tha një pretendim për mohim të lirisë së fjalës, së shprehjes, raporti përmend, citoj këtu në faqen 22, se në përfundim të shqyrtimit të këtij rasti, shprehim se përdorimi i lirisë së shprehjes duhet të bëhet në përputhje me nenin 10 të Konventës Kombëtare. Avokati i Popullit, vijon raporti, nuk promovon apo amniston përdorimin e gjuhës së urretjes, së ashpër, fyese apo denigruese në media por imponon detyrimin për përdorimin e saj në përputhje të përgjegjshme.

Sa i përket pretendimeve për burg politik, nga analizimi i informacioneve, rezulton se nuk qëndrojnë dhe janë të pabazuara, pra avokati i popullit konfirmon të kundërtën. Nuk ka persekutim politik. Dhe nuk kemi cënim të lirisë së shprehjes për sa kohë duhet balancë nga njëra anë lirisë së shprehjes dhe detyrimet që kanë institucionet për të garantuar sigurinë”, u shpreh Lamallari.

Po ashtu, duke iu përgjigjur komenteve të Tedi Blushit më herët në Kuvend, ministri theksoi se:

“Për të kërkuar interpelancë dhe rrjedhimisht vëmendje të posaçme pë një person të veçantë, Ilir Meta. Do të doja që kjo sallë dhe interpelanca si instrument kushtetues të përdoret për misionin që kemi këtu, përfaqësimit të atyre qindra e mijëra qytetarë që presin nga ne dhe jo të presin diskursin e emrave të përveçëm, që për fat të keq opozita po dështon ta lërë pas, ku flet në emër të drejtësisë si prokurorë e gjyqtar për kundërshtarët politikë, mban interpelanca për frymëzuesit e partive të tyre duke dashur t’i heqë nga duart e drejtësisë.”

 

“Dëshmi të vlefshme për ngjarjen”, përfundon marrja në pyetje e Ilir Metës për dosjen e 21 Janarit

18 December 2025 at 13:29

Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK mbi dosjen e 21 janarit.  Mësohet se ai është pyetur nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit qe ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu.

Ka qenë vetëm Meta, i cili javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”, si person ne dijeni dhe mund te jepte informacion te vlefshëm mbi ngjarjen.

“Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qenë se kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarjeje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues dhe që mund t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, jam në dispozicion të organit të procedurës në çdo moment që ajo do jetë e gatshme!”, thuhet nder te tjera ne shkresën qe Meta kishte dërguar ne SPAK.

Prej më shumë se 1 viti ish-Presidenti i Republikës ndodhet në paraburgim, teksa përballet me disa akuza të ngritura nga ana e SPAK.

Më herët për demonstratën e 21 janarit 2011 janë pyetur nga SPAK emra si Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bamir Topi.

“U hoq pezullimi i Ballukut pa u shqyrtuar çështja” Berisha: Në këtë vend janë arrestuar edhe kryeministra, Ilir Meta nuk priti kërkesën e prokurorise

15 December 2025 at 10:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Belinda Ballukut iu hoq pezullimi pa u shqyrtuar çështja. Nga jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ish-Kryeministri bëri një analogji me kohën kur Ilir Meta dha dorëheqjen pa pritur kërkesën e Prokurorisë.

“Në 2011 Ilir Meta, nuk kishte skap, pa reformë  nuk priti kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetin, por dha dorëheqjen, hoqi dorë nga imuniteti dhe ju përgjigj prokurorisë. Janë arrestuar edhe kryeministra në këtë vend, kanë dhënë dorëheqjen zv kryeministra. Kanë dhënë dorëheqjen cdo ministër, përveç njërit.

Një ditë prapa shumëzon me zero Skap dhe BKH nëpërmjet Irenave të Gjykatës Kushtetuese.

Heqin pezullimin pa shqyrtuar çështjen. Bëjnë një akt të tillë. Ky sistem që u ngrit mbi korrupsionin më të madh, që u ngrit mbi lobimin e Soros për tia dhënë drejtësinë Edi  Ramës është një sistem i falimentuar”, tha Berisha.

Meta nga qelia mohon akuzat: Nuk ekziston asnjë provë apo letërporosi që më fajëson

28 October 2025 at 14:28

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lajmin të sotëm se SPAK ka dorëzuar të tjera prova të reja në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij. Përmes një mesazhi, nga qelia, Meta ironizon provat që sipas tij kanë ardhur nga ‘Amerika’.

Ai tha se ‘provat’ janë gënjeshtra të shpërndarja sipas tij nga SPAK.

REAGIMI
Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve.
Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.
Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.
E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim.

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë, mbahet sot seanca në Apelin e Posaçëm

17 October 2025 at 11:16

Mbahet sot seanca në Apelin e Posaçëm për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit kërkon ndryshim të masës së sigurisë.

SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë.

Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Kërkon lirimin, ja kur do të mbahet seanca në GJKKO për shqyrtimin e kërkesës së Metës

17 September 2025 at 09:20

Më 19 shtator mbahet në GJKKO seanca për shqyrtimin e kërkesës së kreut të PL-së, Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Gjyqtarja Irena Gjoka do vendosë nëse çështja ndaj Ilir Metës dhe të tjerëve do shkojë për gjykim, do kthehet për hetime shtesë në SPAK apo do pushohet. SPAK përfundoi hetimet më 28 korrik, duke bashkuar tre çështje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, si dhe Pirro Xhixho e Ema Çoku, akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion. Xhixho akuzohet konkretisht për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim.

Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024. Më 8 shtator 2025, Apeli i GJKKO refuzoi kërkesën për lirim, duke mbështetur vendimin e Shkallës së Parë, me arsyetimin se lirimi mund të ndikonte në hetim. Kryemadhi është me masën “detyrim paraqitje”.

GJKKO lë në burg Ilir Metën, nuk ndryshon masën e sigurisë

13 August 2025 at 11:40

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj Ilir Metës, duke e lënë në fuqi “arrestin në burg”. Gjyqtari i posaçëm Erjon Çela ka vendosur që presidenti i Partisë së Lirisë të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

Meta kishte kërkuar të lirohej nga qelia me argumentin që tashmë nuk ka më rrezik për prishje provash pasi hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.

Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ai u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

Seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati i ish-Presidentit: Braktisëm seancën

13 August 2025 at 11:29

Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO ku togat e zeza do të merrnin vendim lidhur me fatin e ish-Presidentit. Përfaqësuesit ligjorë të Metës kishin kërkuar lirimin e tij nga qelia, por sipas avokatëve vendimi i togave të zeza ishte i parapërcaktuar.

Prokurori i SPAK Arben Kraja kërkoi qëndrimin në burg të Metës dhe sipas avokatit të ish-Kreut të Shtetit kjo do të aprovohet nga GJKKO.

“Me mua këta gjykatës nuk kanë shanse të tallen, duhet ti kthehen ligjshmërisë.

I thashë gjyqtarit do të largohem sepse ju vendimin e keni marrë. Atij nuk i erdhi mirë, ata vendosin afërmendësh se çfarë kërkon Prokurori. Prokurori kërkoi rrëzimin dhe Gjykata do ta rrëzojë”, tha avokati.

Vendimi për braktisjen e seancës?

Avokati: Mbrojtjen nuk e bën Meta, por e bëj unë. Meta ka qëndrimet e tij politike, por mbrojtjen nuk ma dikton as Meta dhe asnjë tjetër. Unë jam këtu për të parashtruar medimet e mia dhe për të parë se si sillet Gjykata.

Mund të tallet Gjykata me çdo lloj avokati, por me mua nuk ka shanse të tallen.

“E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Artan Tafani zbardh atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit

By: E.K
11 June 2025 at 13:21

Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse përpara togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, duke zbuluar detaje rreth atentatit ndaj Kujtim Metës. Sipas rrëfimit të Tafanit, babai i Laert Haxhiut, kishte pasur një konflikt fizik me Metën. “E kishte rrahur me grushte babanë e Laertit dhe donin ta vrisnin me […]

The post “E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Artan Tafani zbardh atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit appeared first on FaxWeb.

SPAK mbyll hetimet, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren të pandehur

By: E.K
27 May 2025 at 11:15

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

The post SPAK mbyll hetimet, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren të pandehur appeared first on FaxWeb.

Divorci Meta-Kryemadhi, zhvillohet sot seanca gjyqësore për ndarjen e tyre

By: E.K
21 February 2025 at 10:05

Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Seanca do të mbahet në Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në orën 10:30. Pritet që Ilir Meta të mos paraqitet në gjykatë, duke kujtuar se ai ndodhet në burg prej muajsh tashmë.

The post Divorci Meta-Kryemadhi, zhvillohet sot seanca gjyqësore për ndarjen e tyre appeared first on FaxWeb.

Ilir Meta reagon për zgjedhjet ne Kosovë: Një shembull i jashtëzakonshëm! Urimet më të mira për qytetarët dhe klasën politike

By: E.K
9 February 2025 at 21:00

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë reagimin e tij nga qelia për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën sot në Kosovë. Mes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta, uron qytetarët e Kosovës dhe klasën  politike të vendit për shembullin e mirë që dhanë për procesin e  sotëm tërësisht paqësor dhe […]

The post Ilir Meta reagon për zgjedhjet ne Kosovë: Një shembull i jashtëzakonshëm! Urimet më të mira për qytetarët dhe klasën politike appeared first on FaxWeb.

Protesta e opozitës/ Meta thirrje nga qelia për pjesëmarrje në tubim: E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi

By: E.K
8 February 2025 at 14:11

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga qelia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin e opozitës para Kryeministrisë. “Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi sot, në ora 17:00 në protestën kombëtare kundër Narkoshtetit, armikut më të egër të lirive dhe të drejtave tuaja, që ka vjedhur në mënyrë të pamëshirë dhe […]

The post Protesta e opozitës/ Meta thirrje nga qelia për pjesëmarrje në tubim: E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi appeared first on FaxWeb.

PAMJET/ Njolla gjaku në rrugë, vendi ku u vra me sende të forta i moshuari, Xhemal Meta

By: E.K
15 January 2025 at 13:29

Një i moshuar është vrarë me sende të forta në fshatin Shëngjin i vogël në Qafë Mollë të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë (13 janar), ndërsa sot policia tha se pas ekspertizës rezultoi që viktima kishte plagë në kokë të shkaktuara me sende të forta. Vin pamjet nga vendi ku u vra […]

The post PAMJET/ Njolla gjaku në rrugë, vendi ku u vra me sende të forta i moshuari, Xhemal Meta appeared first on FaxWeb.

💾

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje kritike për jetën, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Zoti t’i dhurojë shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen

By: E.K
12 January 2025 at 10:48

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, po ndjek me vëmendje dhe shqetësim ecurinë shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh po përballet me një gjendje të rënduar të shëndetit të tij. Ne, anëtarët e Bordit të Presidencës, Kryetari i KNFSH-së Mons. Gjergj Meta, anëtarët e Bordit të Presidencës, H. Bujar Spahiu […]

The post Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje kritike për jetën, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Zoti t’i dhurojë shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen appeared first on FaxWeb.

Kompania Meta ndaloi kontrollin e fakteve në rrjetet sociale , Franca “ e shqetësuar” nga ky vendim

By: E.K
9 January 2025 at 12:32

Franca ka shprehur shqetësimin për vendimin e fundit të kompanisë së teknologjisë Meta për të rivlerësuar rolin e kontrollit të fakteve në frenimin e dezinformatave, duke paralajmëruar se ndryshimi, aktualisht i kufizuar në SHBA, mund të ketë ndërlikime më të gjera. “Franca mbetet vigjilente dhe e përkushtuar për të siguruar që Meta, së bashku me […]

The post Kompania Meta ndaloi kontrollin e fakteve në rrjetet sociale , Franca “ e shqetësuar” nga ky vendim appeared first on FaxWeb.

Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë

By: E.K
18 December 2024 at 12:42

U mbajt sot Forumi për të Drejtat e Shkelura, ku përveç përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe ekspertëve të jurisprudencës mori pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ish-kryeministri që ndodhet nën akuzë dhe i pandehur për aferën në dosjen “Partizani”, nuk i kurseu akuzat ndaj Drejtësisë së re dhe Qeverisë, si të lidhura me njëra-tjetrën, […]

The post Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë appeared first on FaxWeb.

❌