Normal view

Të lodhur…por në zgjedhje/ Kandidati i PDK, Besim Hasani: Fushatë intensive, qytetarët të bindur për ndryshim

24 December 2025 at 17:19

Kandidati për deputet i PDK, Besim Hasani thotë se fushata zgjedhore në Kosovë ka qenë intensive.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Hasani u shpreh se qytetarët janë të bindur për ndryshim.

Hasani shtoi se partitë opozitare do i kenë numrat për të formuar qeverinë e re.

“Pranova të kandidoj për herë të parë për deputet në Kuvendin e Republikën e Kosovës. Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme, fushata zgjat 10 ditë. Fushata është shumë intensive. Takim pas takimi dhe një eksperiencë e re, që ndryshon nga lobimet që ndryshon, për t’u zgjedhur presidenti i komitetit olimpik. Këtu, duhet të lobosh në të gjithë Kosovën. E vështirë të takosh çdo qytetar për t;ia kërkuar votën, por po shfrytëzojmë edhe rrjetet sociale. Unë besoj që pas një qeverrisje jo të mirë, qytetarët janë të bindur se duhet të bëhet ndryshinmi. Nuk do ketë nevojë të shkojnë përsëri në zgjedhje, tre partitë opozitare do kenë numrat për ta formuar qeverinë”, theksoi ai./abcnews.al

Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

4 November 2025 at 17:26

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën e 9 nëntorit, janë ende në lojë 17 nga 38 komuna gjithsej, mes të cilave edhe Prishtina…

Sipas sondazhit elektronik të Eduart Zaloshnjës të datës 2 nëntor, vetëm një javë përpara se qytetarët ti drejtohen kutive të votimit, me një kampion prej 1031 të anketuarish, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama fiton garën me 52.5 % përballë rivalit të tij nga radhët e Vetëvendosjes Hajrullah Çeku me 47.5 %, të votave.

Në emisionin “Balkan Upodate” në ABC News, Eduart Zaloshnja, autor i sondazhit tha se PDK ndikon pjesëmarrjen jo vetëm në Prishtinë, por në të gjithë Kosovën. Pra sipas tij rolin kryesor e ka elektorati i PDK.

“Sondazhet në përkufizim nuk janë instrument preciz kanë një marzh gabimi. Në këtë rast ishte + apo – / 3. Por po të ishin zhvilluar zgjedhjet të dielën Përparim Rama ishte fitues. Por mbeten disa ditë ende dhe po bëhet fushatë. E vetmja pikëpyetje është se si do të sillen votuesit e PDK. PDK nuk ka shpallur një përkrahje në Prishtinë as për njërin dhe as për tjetrin. Në Prishtinë nuk ka asnjë marrëveshje politike. Por në mënyrë jozyrtare kandidati i Ardhmërisë së Kosovës ka dalë në një paraqitje publike me Përparim Ramën. Në Sondazh pjesë e asaj epërsie që më doli ishin edhe votues të ardhmërisë së Kosovës. Por ndikimin më të madh nëse ka një ndryshim mund të ndodhë vetëm prej PDK. Kurti i tha nëse nuk më doni mua mund të merrni zëvendësin tim. Por përkrahësit e PDK mund të kalojnë nga ana e Përparim Ramës. Nuk kishim një ndarje të qartë…Sondazhi më tregon se çfarë mund të kishte ndodhur të dielën, dhe jo se çfarë mund të ndodhë të dielën e ardhshme. Kam përshtypje se sidomos dita e sotme mund të ketë qenë shumë decizive për të lëvizur barometrin. Nga ana njerëz që sonduan, u përgjigjën në mënyrë anonime, 1032 veta që ishin të vendosur të votonin. Ndërsa ata që nuk ishin të vendosur të votonin kishin shumë nga PDK dhe ata mund të bëjnë diferencën. Unë mendoj se zhvillimet e sotme mund të ndikojnë që ndër ato 20 mijë vota, një pjesë e mirë e tyre mund të anojnë nga Përparim Rama dhe po ndodhi kjo mund të shkojë më shumë se 52.2 %. PDK është kyçi i nivelit ë pjesëmarrjes jo vetëm në Prishtinë, por në të gjithë Kosovën. PDK me të vërtetë është parti e dytë, por ndikon në rritjen e pjesëmarrjes”, tha ai.

/abcnews.al/

Memli Krasniqi në 26 vjetorin e PDK-së: Kjo është festa jonë e fundit pa themeluesit

10 October 2025 at 11:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një video-adresim me rastin e 26-vjetorit të themelimit të PDK-së, ku ka shprehur mirënjohje, krenari dhe besim të plotë në të ardhmen e partisë dhe të Kosovës.

“Të dashur anëtarë, aktivistë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës, sot, në 26-vjetorin e themelimit të PDK-së, partisë sonë, partisë suaj, po ju drejtohem me mirënjohje të thellë dhe me shumë krenari. Urime të gjithëve!”, tha Krasniqi në fillim të mesazhit të tij.

Ai theksoi se PDK-ja është partia që “lindi nga idealet më të larta të lirisë dhe u bë shtylla kryesore e shtetndërtimit të Kosovës”, duke e cilësuar këtë përvjetor si “ditë reflektimi dhe krenarie” për rrugën dhe kontributin e gjeneratave që e ngritën partinë në themelet e shtetit të lirë.

Ai përmendi edhe themeluesit e partisë që aktualisht ndodhen në Hagë, duke shprehur bindjen se shumë shpejt do të rikthehen në Kosovë. “Edhe këtë herë festa jonë nuk është e plotë, sepse themeluesit tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ende nuk janë mes nesh. Por jemi të fortë, me besim të plotë, sepse e ndjejmë: kjo do të jetë festa e fundit pa ta, sepse vetëm pak muaj na ndajnë nga fitorja e drejtësisë.” Në videomesazh, kryetari i PDK-së bëri edhe një thirrje për mobilizim të plotë në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Krasniqi theksoi se pas zgjedhjeve të së dielës, PDK-ja do të jetë gati të marrë përgjegjësinë edhe në nivel nacional për t’i dhënë drejtim të ri Kosovës

“Pas këtyre zgjedhjeve, si Parti Demokratike e Kosovës, do t’i japim sërish drejtim vendit tonë. Sepse kjo është PDK – gjithmonë aty për Kosovën dhe për ta ngritur atë në lartësitë që i meriton.” Në fund, Memli Krasniqi e përmbylli mesazhin e tij me një thirrje për krenari dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj vendit: “Në këto 26 vite, PDK ka dëshmuar se është më shumë se një parti politike. Është një ide për shtet, për dinjitet qytetar dhe për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Ndjehuni krenarë, sepse gjithmonë e kemi vendosur Kosovën të parën. Ky ka qenë dhe mbetet misioni ynë i përjetshëm. Urime 26-vjetori i Partisë Demokratike të Kosovës!”

Trump “trazon” Prishtinën/ PDK e LDK: Kosova duhet të jetë gati për zhvillimet ndërkombëtare

17 June 2025 at 17:41

Deklarata e Presidentit amerikan Donald Trump për raportet mes Kosovës dhe Serbisë ka trazuar ujërat në Prishtinë.

Pas dy minutave e gjysme qe ju desh deputeteve të Kosovës ta mbyllin edhe këtë tentative për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare në Kosove i bëjnë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të reflektojë dhe të sillen me përgjegjësi përballë çdo thirrje apo ndryshimi gjeopolitik, duke theksuar se “bota po ndryshon çdo ditë”.

“Nëse në një moment, Kosova pranon një kërkesë të shpejtë nga SHBA-ja për të pasur një qasje më proaktive në raport me një marrëveshje potenciale mes Kosovës dhe Serbisë dhe “nëse ne nuk i kemi institucionet e konsoliduara, kjo gjithsesi që i dëmton institucionet e Kosovës”, tha deputeti i PDK Memli Krasniqi.

Ndërsa sipas Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, presidenti amerikan do të ketë një rol kritik sa i përket procesit të paqes dhe përmbylljes së shtet ndërtimit të Kosovës, duke bërë thirrje që Kosova të bëhet gati për këtë.

“Paralajmërimi më i madh është rikthimi tek ai që ai e quan dëmtim të procesit të paqes. E konfirmon qëndrimin e LDK që Marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme. Ne besojmë që mes BE-së dhe administratës Trump do të ketë një koordinim sa i përket këtyre zhvillimeve, por mbi të gjitha roli i tij është i veçantë, pesha specifike e qëndrimit amerikan dhe roli i presidentit Trump në procesin e paqes dhe në përmbylljen e shtet ndërtimit në Kosovë do të jetë kritik. Kështu që duhet të bëhemi gati”, tha deputeti LDK, Lutfi Haziri.

Për Vetëvendosjen, deklarata e Trumpit po “keqpërdoret nga forcat brenda për çështje politike”.

Trump shkroi të dielën në Truth Social se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por shtoi se ai e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se e “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish”.

Në tërësinë e zhvillimeve ndërkombëtare Kosova duhet të dëshmojë se është serioze për të përballuar trajtimin e çështjeve të mëdha që mund të ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen e vendit.

/abcnews.al/

Kosovë, ngërçi politik vazhdon, zgjidhja nuk duket në sfond

10 June 2025 at 15:39

Në Kosovë vazhdon ngërçi politik edhe katër muaj pas zgjedhjeve dhe zgjidhjet politike për ndonjë marrëveshje të mundshme nuk shihen në sfond. 29 herë deputetët u mblodhën në seanca parlamentare pa arritur që ta zgjedhin kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, që do t’i hapte rrugë negociatave për formimin e qeverisë së re.

Partitë politike opozitare të deritashme nuk po ia votojnë Lëvizjes Vetëvendosje kandidaten për kryetare Kuvendi Albulena Haxhiu. Vetëvendosja këmbëngul për këtë emër. Në këtë situatë të krijuar pa dalje, të gjitha partitë pa përjashtim përmendin mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Vetëvendosja duhet të provojë opsione të ndryshme për dalje nga kriza

Analistët politikë përgjegjësinë për këtë ngërç politik dhe institucional e hedhin tek të gjitha partitë, ndonëse, thonë se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit që doli partia e parë në zgjedhje ka përgjegjësinë më të madhe që të gjejë zgjidhje, meqë e vetme nuk mund të formojë institucionet e reja. Blerim Burjani, analist politik, i tha DW-së, se Vetëvendosja me 48 mandate të fituara duhet të provojë opsione të ndryshme për dalje nga kriza.

“Asnjëra palë nuk mund të jetë komode në gjendjen e krijuar. Deputetët kanë mandat individual dhe po të kenë vullnet mund të reflektojnë për zgjidhje ose të rezistojnë edhe ndaj subjekteve të tyre, të gjejnë zgjidhje ose protestojnë në mënyrë individuale për gjendjen. Por, kjo po shihet se ata i mbesin besnik partive të tyre politike”, thotë Burjani duke vënë në pah se partitë politike po shohin vetëm interesat e tyre duke harruar votuesit.

Nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tashmë shpalli datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale – 12 tetorin e këtij viti dhe nëse ngërçi politik për krijimin e Kuvendit të Kosovës vazhdon edhe dy muaj, atëherë sipas analistit Burjani, nuk përjashtohet mundësia që në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare të jashtëzakonshme. “Nëse deri në gusht vazhdon kështu pa zgjidhje, duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme më 12 tetor së bashku me ato lokale. Kosova ka pasur dy palë zgjedhje të organizuara në vitin 2007, pra nuk e përjashtoj mundësinë që të shkohet në zgjedhje sërish.

Ky rezultat zgjedhor i 9 shkurtit askujt nga partitë politike nuk i ka konvenuar – kjo po shihet. Vetëvendosja nuk arriti atë që dëshiroi në zgjedhje apo synimet që kishte. PDK, LDK e as AAK, pra askush nga këto parti nuk e arriti atë që dëshiroi. Edhe nëse krijohet një koalicion, ose duhet të jetë i qëndrueshëm që të zgjedhë edhe presidentin e shtetit pas një viti, ose nuk ia vlen që të ketë një qeveri njëvjeçare dhe Kosova të ketë një krizë të re që në prill të vitit të ardhshëm, kur skadon mandati i presidentes aktuale”, thotë Burjani.

E njëjta krizë edhe me zgjedhjet e reja?

“Kur llogaridhënia trajtohet si monolog kundër pushtetit, e jo si standard ndaj kujtdo që mban mandat publik, nuk po mbrohet demokracia, por komoditeti politik”, është i mendimit analisti tjetër,  Eugen Cakolli, nga rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim – mekanizëm ky që vazhdimisht monitoron proceset zgjedhore. Cakolli i jep rëndësi rolit të shoqërisë civile. “Nuk jemi këtu për të dekoruar retorikën e askujt. Ne flasim kur shteti ngec dhe kur përfaqësuesit politikë – pozitë apo opozitë – nuk ushtrojnë funksionet e tyre”, thotë Cakolli duke shtuar se “në një realitet pa shumicë, çdo refuzim sistematik i dialogut dhe i çdo formule zgjidhjeje është pjesë e bllokadës, pavarësisht pozitës që mban”. Sipas tij “edhe zgjedhjet e reja do të prodhojnë të njëjtën krizë”.

“Ideja që zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mbahen në të njëjtën ditë është e papërgjegjshme dhe rrezikon të dëmtojë seriozisht cilësinë e procesit zgjedhor dhe përfaqësimit demokratik. Tri fletëvotime për çdo qytetar, tri nivele kandidatësh, procedura të ndërlikuara, komisionerë të papërgatitur, ngarkesë për trupat menaxhuese të zgjedhjeve, dy lloj fushatash – dhe mbi të gjitha, paqartësi e madhe për votuesin. Për më tepër, rriten gjasat për gabime ‘teknike’, vota të pavlefshme, kontestime dhe rinumërime të gjata”, thotë Cakolli nga KDI. Sipas tij, “ky skenar nuk po shtyhet përpara sepse është i arsyeshëm, por sepse partitë politike, e sidomos partia e parë, po kërkojnë një ‘zgjidhje’ për krizën që vetë e kanë krijuar”.

“Në vend që të merren vesh mbi bazën e mandatit të fituar më 9 shkurt, po orientohen drejt një formule që përzien dy procese të ndara, vetëm për të krijuar një rifillim artificial”, thotë Cakolli. Ai tërheq vërejtjen se nëse rezultati i zgjedhjeve parlamentare të ardhshme pritet të jetë përafërsisht i njëjtë, atëherë “kjo është thjesht një manovër për të zbutur tensionet dhe retorikën, për të larë vijat e kuqe, dhe për të justifikuar një bashkëpunim që sot po refuzohet”, thotw Eugen Cakolli.

Ambasadorët në Kosovë të vendeve më të industrializuara të QUINT-it disa herë kërkuan nga klasa politike në Kosovë që të gjejnë rrugë për formim të shpejtë të institucioneve. Sipas tyre, status quo-ja nuk i sjell dobi askujt./DW

Shtrenjtimi i energjisë në Kosovë/ Zyrtarë të PDK kanë kundërshtuar vendimin, prek 1300 biznese

By: Rovena
30 May 2025 at 14:45

Zyrtarë të Partisë Demokratike e Kosovës kanë kundërshtuar vendimin për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë, kanë thënë se “njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është MDA, kompani e themeluar nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

Pra, MDA e shefit të stafit të kryeministrit, që sot drejtohet nga Driton Dalipi, ka aplikuar për licencë për furnizim me energji elektrike në vendin tonë. Në njërën anë, kryeministri e dërgon vëllain në Departamentin për Shitblerje të Energjisë Elektrike në KEK dhe në anën tjetër shefi i stafit të kryeministrit kërkon licencë që këtyre kompanive që i kanë qitë në treg të lirë t’iu shesë energji elektrike.

Në konferencë deputeti Tahiri gjithashtu ka njoftuar se PDK-ja ka dorëzuar një kundërshtim administrativ ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë nga data 1 qershor, duke e cilësuar këtë vendim si të paligjshëm.

Sipas njoftimit Tahiri, se ky vendim prek rreth 1,300 biznese dhe mbi 140 mijë punëtorë duke rrezikuar falimentime masive, rritje të papërballueshme të çmimeve dhe një valë të re inflacioni që godet qytetarët dhe konsumatorët.

Të enjten, hyrja e Prishtines u bllokua për gati dy orë nga një proteste e drejtuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi, që do të hyjë në fuqi më 1 qershor./abcnews.al

Kurtit i duhen “hajvanët” e opozitës/ Politologu: Nëse LDK do pranonte ftesën e Vetëvendosjes do humbiste elektorat

8 April 2025 at 17:37

KOSOVË- Gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje sulmonte kundërshtarët politikë duke i etiketuar ata si “hajvanë”.

Por, dy muaj më vonë kur kanë filluar kambanat kushtetuese dhe ligjore për të patur numrat për formimin e qeverisë, Albin Kurti jo vetëm ka “harruar” gjuhën e përdorur, por ka dërguar letër tek LDK-ja duke i kërkuar asaj të formojnë së bashku një koalicion qeverisës.

Politologu i njohur Xhavit Drenori, i ftuar në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, u shpreh se Kurti e ka të vështirë të formojë qeverinë me pakicën joserbe.

“Kurti ka filluar negociatat me partitë minoritare jo-serbe, pastaj ka marrë dy takime me NISMA, të cilat nuk janë zbardhur, megjithatë ka qenë një darkë. Ka vështirësi që të themelojë qeverinë me pakicën jo-serbe dhe me NISMA. Kurti ka bërë lëvizjen tjetër për një thirrje për LDK-në.  Nuk e besoj për dy arsye. E para është se votuesi i VV nuk dëshiron një qeveri me një parti si LDK, e cila llogaritet që i ka sjellë dëme vendit dhe LDK është vetë problematike që ME këtë gjuhë që është përdorur kohët e fundit, që të ofrohet dhe të bashkëpunojmë me Vetëvendosje, tha ai.

Ai thekson se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të pranonte ftesën e Albin Kurtit, ky akt do të ishte padiskutim një goditje e madhe për LDK.

“Nëse i bashkohet LDK në këtë fazë humbet elektorat. Nuk e shoh si alternativë e parë , pra që ta çojë vendin në zgjedhje. Ajo synon të bëjë qeverinë, pa PDK dhe LDK-në. Ai do ta provojë të bëjë qeverinë me numra pak, ose mund të shkojë në zgjedhje”, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 15 prillin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Caktimi i seancës konstituive shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars./abcnews.al

‘Qytetarët i kthyen shpinën kësaj qeverie’, PDK: Dolëm forcë e dytë politike

10 February 2025 at 00:18

Blerand Stavileci nga PDK-ja, në një konferencë për media pak minuta pas mesnate, tha se kjo parti ka dalë e dyta.

“PDK ka arritur një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë më e madhe politike në vend me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite”.

“Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. Rezultati tregoi se qytetarët duan një qeveri të re. Treguan se besojnë se Kosova mundet ma mirë”.

“Tash po hyjmë në një fazë të re. Ditëve në vijim, kryetari Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza, do të dalin me qëndrimin zyrtar për hapat e ardhshëm”, u shpreh ai.

❌