Normal view

Asllani arrin legjendat/ Shqiptari bashkohet me “yjet” që kanë shënuar nga kornia, përpara tij tek Inter këtë e bëri Alvaro Recoba

21 December 2024 at 16:36

Përpara e tij e bëri një nga idhujt e tifozëve zikaltër.

Alvaro Rekoba, uruguajani tepër I talentuar, shënoi nga goditja e këndit në ndeshjen e tij të fundi për Interin, në sfidën ndaj Empolit në “San Siro”, ndërsa ekipi fitoi titullin në 2007.

Kristian Asllani përsëriti pikërisht të njëjtën gjë, e ndoshta asnjë legjendë tjetër zikaltër nuk ia ka dalë për të realizuar një rrjetë kaq të veçantë.

Atë që quhet “goli olimpik”.

Mesfushori I kombëtares shqiptare është bashkuar me disa nga “perënditë” e futbollit pas mrekullisë që bëri në “San Siro” në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Udinezes, fituar 2-0.

Anglezi I famshëm Dejvid Bekam ia ka dalë shumë vite më parë, ndërsa luante tek Los Anxhelos Galaksi, në Ligën Profesioniste Amerikane.

Në një njëjtin kampionat, në “Tokën e Premtuar”, këtë veprim klasi e bëri edhe sulmuesi I shkëlyer francez, Tieri Henri.

Ish-ylli I Arsenalit, Juventusit dhe Barcelonës, realizoi me fanelën e Red Bullit të Nju Jorkut.

Ndër emrat më të vonshëm, është gjermani elegant Toni Kros.

Mesfushori shënoi direkt nga këndi në emër të Realit në 2020, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Valencias.

Pikërisht këto ditë, në të njëjtën kohë me Asllanin, ia doli edhe koreanojugori Heung-Min Son, për Totenhemin kundër Mançester Junajtidit në Kupën e Ligës së Anglisë.

Në Gjermani e ka bërë dy vjet më parë një emër aspak I njohur si Çima Okoroxhi në ndeshjen e kategorisë së dytë, Zandhauzen-Hanover.

Natyrisht, nuk mund të mungonin legjenda të tilla si Roberto Karlos apo Ronaldinjo, pasi Brazili s’ka sesi të mos ketë futbollistë të aftë për të shënuar nga goditja e këndit.

Gjithsesi, ai që cilësohet më I miri yll I epokës, e ndoshta I të gjitha kohëve, Lionel Mesi, nuk ka mundur të shënojë një gol të tillë, edhe pse ka realizuar thuajse në të gjitha mënyrat e tjera të mundshme. /abcnews.al

Coppa Italia/ Udinese nuk ia del në “Meazza”, “magjia” e Asllanit çon Inter në çerekfinale

19 December 2024 at 22:46

Ishte padyshim një “perlë” e vërtetë.

Kristjan Asllani është kthyer me shumë klas në formacionin titullar të “Zikaltërve”, me “yllin” e Kombëtares “Kuqezi” që realizoi një gol “të magjishëm” më fitoren 2-0 që skuadra e tij arriti ndaj “Bardhezinjve” të Udinese, në fazën e 1/16-ve të Coppa Italia.

“Arkitekti” i mesfushës arriti të gjente rrugën e rrjetës nga goditja e këndit, duke realizuar kështu një gol shumë të rrallë në fundin e pjesës së parë, ndërsa vetëm pak minuta para Asllanit rrugën e rrjetës e kishte gjetur “bomberi” austriak Marko Arnautovic.

Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më sipër Inter kalon në çerekfinalet e Kupës së Italisë ku përballë do të keë “Shqiponjat” e Lazio. /i.m /abcnews.al

Skriniar “tradhëton” Inter, “ylli” sllovak pranë rikthimit në Serie A

15 December 2024 at 23:43

Vetëm dy sezone më parë ishte kapiteni i “Zikaltërve” të Inter dhe tashmë është shumë pranë tranferimit te rivalët e tyre të përbetuar.

“Shtatlarti” sllovak, Milan Skriniar është shumë pranë kalimin te Juventus, me 29-vjeçarin e prapavijës që shihet si zënvedësuesi perfekt i Bremer të dëmtuar, te “Bardhezinjtë”, me brazilianin që ka humbur të gjithë sezonin futbollistik, për shkak të një dëmtimi goxha të rëndë në ligamentin e gjurit të majtë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, futbollisti sllovak tashmë ka rënë dakord për transferimin dhe tashmë “Zonja e Vjetër” duhet të arrijnë marrëveshje me “gjigantët” e PSG, të cilët zotërojnë kartonin e mbrojtësit. .

Nga specialistët e merkatos, Skriniar, i cili ka zhvilluar vetëm 5 sfida këtë sezon, vlerësohet në 20 milionë euro, shifër kjo e përballueshme nga “rekordmenët” e Apenineve. /i.m /abcnews.al

Champions League/ Triumfojnë “të mëdhenjtë”, Bayern e PSG fitojnë me spektakël

10 December 2024 at 22:56

Bayern Munich dhe PSG kanë siguruar fitore shumë të rëndësishëm për ecurinë e tyre në Champions League, pasi kanë shmangur situata të sikletshme në të cilat gjendeshin në tabelën e klasifkimit.

“Bavarezët” fituan me rezultatin e thellë 5-1 përballë Shakhtar Donetsk, edhe pse e pa veten shpejt në disavantazh. Lainer, Muller, dygoleshi i Ollise dhe Musiala vulosën fatin e takimit për ekipin e Kompany që tashmë mund të përballojë më i qetë dy sfidat e fundit.

Ndërkohë, PSG ka fituar 3-0 ndaj Salzburg, duke shpëtuar pankinën e Luis Enrique, i cili në rast dështimi sot i kishte orët e numëruara.

Surprizat e turneut vazhdojnë të jenë Brest dhe Aston Vila, që kanë hipotekuar kalimin në fazën tjetër, ndërsa “Aspirinat” e Bayer Leverkusen arritën të mundnin edhe “gjigantët” e tjerë të Milanos, Inter. /i.m /abcnews.al

Hidhet shorti i Botërorit/ Grup “ferri” për PSG, sfidohet nga Altetico Madrid e Botafogo

5 December 2024 at 20:36

Është hedhur mbrëmjen e kësaj të mërkure shorti i Kupës së Botës për klubet. FIFA do të organizojë ceremoninë në orën 19:00 në Majemi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa formati këtë herë ka ndryshuar plotësisht.

Ndryshe nga e kaluara, në Kupën e Botës për klubet do të marrin pjesë 32 ekipe nga i gjithë planeti, ndonëse më shumë do të jenë nga Europa.

Kështu, grupi i “ferrit” mund të konsiderohet Grupi B, ku marrin pjesë Atletico Madrid, PSG, kampionët e Copa Libertadores, Botafogo e Seattle Sunders. Short të lehtë patën “Zikaltërit” e Inter, si dhe “Blutë” e Chelsea ndërsa Inter Miami i Lionel Messi pozicionohet në Grupin A, bashkë më Porto, Palmeiras e Al-Ahly. /i.m /abcnews.al

Grupet e Botërorit të Klubeve 2025:

Ngjarje tragjike në Fiorentina-Inter, lojtari bie pa ndjenja në fushë

1 December 2024 at 18:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minutat e parë të ndeshjes mes “Violëve” të Fiorentina dhe “Zikaltërve” të Inter në Serie A, teksa vetëm pak minuta pas fillimit të saj, sfida është ndërprerë për shkak të situatës shëndetësore të Edoardo Bove, i cili pësoi kolaps në fushë.

Gjyqtari kishte anuluar një gol të “Zikaltërve në ato momente dhe po argumentonte pranë pankinës së Inter arsyen pse.

Në këtë moment, mesfushori i Fiorentina, Edoardo Bove po rregullonte këpucët, u çua në këmbë dhe pastaj ra pa ndjenja në tokë.

Ai u rrethua menjëherë nga shokët e skuadrës të cilët e panë pa ndjenja dhe shumë prej tyre shpërthyen në lot. Lojtari i transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit, ndërsa ndeshja u ndërpre me futbollistët e të dy skuadrave që u kthyen në dhomat e zhveshjeve. /i.m /abcnews.al

“Zikaltërit” në kërkim të një mbrojtësi, në “lupën” e Inter bie “ylli” koreano-jugor

30 November 2024 at 23:50

Kim Min Jae është jashtë projektit të Bayern Munich me trajnerin Vincent Kompany që nuk e konsideron si pjesë të rëndësishme të organikës, madje, “Bavarezët” gjatës verës u përforcuan në mbrojtje me japonezin, Hiroki Ito për të cilin derdhën plot 30 milionë euro në arkat e Stuttgart duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të qendërmbrojtësit për një karrierë me “Bavarezët”.

Kështu, edhe pse Bayern e transferoi Kim për 50 milionë euro vetëm një vit më parë me statusin e kampionit të Italisë pas sezonit fantastik të kaluar te Napoli, gjermanët tashmë janë gati ta rikthejnë sërish në Serie A, pasi “shtatlarti” koreano-jugor nuk u përshtat kurrë në Bundesliga.

Mirëpo, duke se karriera e Kim do të vijojë sërish te një klub i madh, me “Zikaltërit” e Inter, që e shohin këtë lëvizje si një “shans të artë” të merkatos, teksa janë gati ta transferojnë aziatikun nga “Bavarezët”, me formulën e huazimit, me vetë lojtarin, i cili i gjendur para kësaj situate, është i hapur për një rikthim të mundshëm në Itali. /i.m /abcnews.al

“Diamant” i së ardhmes, në “radarët” e Inter bie “shtatlarti” gjerman

30 November 2024 at 22:36

Mund të konsiderohet një “mjeshtër” i vërtetë i merkatos.

Giuseppe Marotta po bën një punë të magjishme, me “Zikaltërit” e Inter, teksa ishte pikërisht ai që ndërtoi këtë organikë fantastike, që siguroi dy tituj kampion, dy Kupa dhe tre Superkupa të Italisë, në vetëm katër sezone, pa llogaritur këtu finalen e UEFA Champions League të vitit të shkuar, e cila për fat të keq, nuk u arrit të fitohej përballë një kundërshtari si “Qytetarët” e Manchester City.

Ashtu, si në sezonet e tjera, edhe këtë sezon, Marotta ka afruar një sërë lojtarësh me parametra zero, siç janë edhe “arkitekti” polak i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski dhe “bomberi” iranian i “Dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi, megjithatë duket se merkatoja nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave gjerman, 20 herë kampionët e Italisë po mendojnë për transferimin e talentit gjerman të mbrojtjes, Karim Coulibaly, me 16-vjeçarin, pjesë e skuadrës së Hamburg, i cili i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka sesi një lojtar i tillë, me goxha perspektivë t’i shpëtojë “strategut” të Inter. /i.m /abcnews.al

Skriniar “tradhëton” Inter, “ylli” sllovak pranë kalimit te “Zonja e Vjetër”

29 November 2024 at 20:36

Vetëm dy sezone më parë ishte kapiteni i “Zikaltërve” të Inter dhe tashmë është shumë pranë tranferimit te rivalët e tyre të përbetuar.

“Shtatlarti” sllovak, Milan Skriniar është shumë pranë kalimin te Juventus, me 29-vjeçarin e prapavijës që shihet si zënvedësuesi perfekt i Bremer të dëmtuar, te “Bardhezinjtë”, me brazilianin që ka humbur të gjithë sezonin futbollistik, për shkak të një dëmtimi goxha të rëndë në ligamentin e gjurit të majtë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, futbollisti sllovak tashmë ka rënë dakord për transferimin dhe tashmë “Zonja e Vjetër” duhet të arrijnë marrëveshje me “gjigantët” e PSG, të cilët zotërojnë kartonin e mbrojtësit. .

Nga specialistët e merkatos, Skriniar, i cili ka zhvilluar vetëm 5 sfida këtë sezon, vlerësohet në 20 milionë euro, shifër kjo e përballueshme nga “rekordmenët” e Apenineve. /i.m /abcnews.al

Për “pazar” në Serie A, PSG kërkon “bomberin” e Inter

27 November 2024 at 18:36

Vetëm një sezon, në “Meazza” i mjaftoi për të treguar vlerat e tij.

“Bomberi” francez, Marcus Thuram mund të jetë i sakrifikuari i radhës, në merkaton e “Zikaltërve”, të Inter, me “gjigantët” e Paris Saint-Germain, që janë duke kërkuar vazhdimisht informacion për 26-vjeçarin, të cilin në “Parc des Princes” e shohin si zëvendësues perfekt të Kylian Mbappe.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, në Francë e Itali, pavarësisht se në krye të listës, së PSG është Victor Osimhen , edhe francezi po fiton gjithnjë e më shumë terren, mirëpo “Zikaltërit” nuk pranojnë më pak se 80 milionë euro për kartonin e tij dhe së dyti nuk është në listën e të larguarve të Inter.

Ndërkaq, kujtojmë se Thuram zbarkoi në Milano, falë këmbënguljes së vazhdueshme, të Drejtorit Sportiv, Pierro Ausilio, i cili siguroi shërbimet e francezi, me parametra zero, nga gjermanët e Borussia Monchengladbach, e që atëherë 27-vjeçari është kthyer në një pikë referim në sulmin e Simone Inzaghi, duke shënuar plot 25 gola e asistuar 19 të tjerë, në 61 paraqitje me “Zikaltërit”. /i.m /abcnews.al

Champions League/ Inter i falet autogolit në “Meazza”, Bayern mund PSG në “finalen” e parakohshme

26 November 2024 at 22:50

Ishin padyshim fitore të mëdha ndaj kundërshtarëve goxha të vështirë.

“Zikaltërit” e Inter dhe “Bavarezët” e Bayern Munich kanë arritur të sigurojnë triumfe të mëdha në javën e 5-të të fazës së parë të UEFA Champions League, duke u afruar edhe më shumë me raundin e 1/16-ve.

Kështu, në “Guiseppe Meazza”, djemtë e Simone Inzaghi kanë mundur me rezultatin minimal 1-0 gjermanët e RB Leipzig, pas autogolit të Castello Lukeba dhe po me të njëjtin rezultat triumfuan edhe “Baverzët” e Bayern Munich ndaj PSG, pas rrjetës së koreano-jugorit, Kim Min-Jae.

Falë këtyre rezultateve, Inter ngjitet në vendin e parë të renditjes me 13 pikë, Bayern Munich në vendin e 11-të me 9 pikë, ndërsa PSG e Leipzig mbeten në vendet 26 e 33, me 1 e 0 pikë. /i.m /abcnews.al

Serie A/ “Zikaltërit” barazojnë në “Meazza”, Inter e Napoli bëjnë “lëmsh” kampionatin

10 November 2024 at 22:36

Fitorja do të bënte të qarta shumë gjëra për “luftën” e titullit kampion, ama një barazim mes “gjigantëve” kë gjithçka të hapur.

Inter e Napoli kanë mbyllur siparin e javës së 12-të të Serie A, me “gjigantët” e futbollit italian, që nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1, në “mitikun” e “Guiseppe Meazza”, në sy të 80,018 tifozëve të pranishëm.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Blutë” e Napoli të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të skocezit Scott McTominay, në minutën e 23’-të, teksa vetëm 20 minuta më vonë Hakan Çalhanoglu barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në minutën e 74’-t pati mundësin e artë për të siguruar fitoren, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Falë këtij triumfi, Napoli ngjitet në kuotën e 26 pikëve, teksa ndiqet nga Atalanta, Fiorentina, Lazio e Inter, me nga 25 pikë, ndërsa menjëherë tyre vjen Juventus me 24 pikë. /i.m /abcnews.al

“Zikaltërit” barazojnë shifrat, Çalhanoglu fillon festën e Inter

10 November 2024 at 21:31

Ishte bukur për aq sa zgjati.

“Zikaltërit” e Inter nuk e kanë vonuar shumë dhe vetëm 20 minuta pas golit të Napoli kanë arritur të vendosin baraspeshën në “Guiseppe Meazza”, me “fantazistin” turk Hakan Calhangolu, i cili shfrytëzon më së miri një top të Bastoni duke barazuar shfirat.

Rezultati shkon në 1-1. /i.m /abcnews.al

Për “pazar” në Serie A, PSG vihet pas “bomberit” të Inter

10 November 2024 at 19:06

Vetëm një sezon, në “Meazza” i mjaftoi për të treguar vlerat e tij.

“Bomberi” francez, Marcus Thuram mund të jetë i sakrifikuari i radhës, në merkaton e “Zikaltërve”, të Inter, me “gjigantët” e Paris Saint-Germain, që janë duke kërkuar vazhdimisht informacion për 26-vjeçarin, të cilin në “Parc des Princes” e shohin si zëvendësues perfekt të Kylian Mbappe.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, në Francë e Itali, pavarësisht se në krye të listës, së PSG është Victor Osimhen , edhe francezi po fiton gjithnjë e më shumë terren, mirëpo “Zikaltërit” nuk pranojnë më pak se 80 milionë euro për kartonin e tij dhe së dyti nuk është në listën e të larguarve të Inter.

Ndërkaq, kujtojmë se Thuram zbarkoi në Milano, falë këmbënguljes së vazhdueshme, të Drejtorit Sportiv, Pierro Ausilio, i cili siguroi shërbimet e francezi, me parametra zero, nga gjermanët e Borussia Monchengladbach, e që atëherë 27-vjeçari është kthyer në një pikë referim në sulmin e Simone Inzaghi, duke shënuar plot 23 gola e asistuar 19 të tjerë, në 60 paraqitje me “Zikaltërit”. /i.m /abcnews.al

Shkëlqeu në Serie A dhe Euro 2024, kampionët e Italisë vihen pas “yllit” zviceran

9 November 2024 at 22:46

Ende i freskët nga emërimi, prej pak muajsh, si President i “Zikaltërve” të Inter, Giuseppe Marotta ka mbajtur njëkohësisht edhe detyrën e Administratorit të deleguar për çështjet sportive, teksa bashkë me specialistin Ausilio vijojnë punën për përforcimin e skuadrës, teksa nuk pritet të jetë aspak e lehtë duke parë nivelin e lartë të organikës, që kampionët në fuqi të Italisë posedojnë.

Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski ishin dy fytyrat e reja të “Zikaltërve” për sezonin e ri, për të kompletuar edhe më shumë organikën e Inzaghi, teksa tashmë vëmendja e drejtuësve “Zikaltër” është te kompletimi i krahëve, teksa i piketuari i 20 herë kampionëve të Serie A është anësori zviceran i Bologna, Dan Ndoye.

Ndoye është një futbollist shumë teknik, që përshtatet në të dy krahët dhe shquhet për prirjen shumë ofensive. Natyrisht ka defekte në fazën mbrojtëse, por ofron shumë më tepër në sulm dhe tek Inter janë gati ta marrin vetë nëse arrijnë të shesin dikë fillimisht, pasi Bologna nuk pranon më pak se shumën e 20 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

Inter shkëlqen edhe te financat, Champions League mbush “arkat” e “Zikaltërve”

9 November 2024 at 18:46

Po kalojnë një moment fanastik në fushën e blertë, dhe po ashtu edhe nga ana financiare.

Të ardhurat e Inter nga UEFA Champions League për edicionin 2024- 2025 po rriten pas çdo ndeshjeje, teksa deri më tani shifra totale e vlerësuar nga “Calcio e Finanza” ka arritur në 57.28 milionë euro dhe ajo rrjedh nga shuma e pesë “klauzola”.

“Bonusi i pjesëmarrjes” i siguron plot 18,62 milionë euro “Zikltërve” ndërsa “pozicionimi në  renditje” 275 mijë euro minimumi, nga “kuota evropiane” Inter siguron plot 24,02 milionë euro, nga, “pjesa jo-evropiane” 7.36 milionë euro” dhe “bonus rezultati”, deri më tani, 7 milionë euro falë tre fitoreve dhe një barazimi të arritur në katër javët e para të turneut.

Me ende katër ndeshje në dispozicion, të ardhurat e “gjigantëve” të Milanos janë të destinuara të rriten, e për më tepër duke u shtuar edhe fitimet që do të vinë nga prania e tifozëve që deri tani ka qenë gjithmonë maksimale. /i.m /abcnews.al

“Diamant” i së ardhmes, në “radarët” e Inter bie “shtatlarti” gjerman

8 November 2024 at 21:56

Mund të konsiderohet një “mjeshtër” i vërtetë i merkatos.

Giuseppe Marotta po bën një punë të magjishme, me “Zikaltërit” e Inter, teksa ishte pikërisht ai që ndërtoi këtë organikë fantastike, që siguroi dy tituj kampion, dy Kupa dhe tre Superkupa të Italisë, në vetëm katër sezone, pa llogaritur këtu finalen e UEFA Champions League të vitit të shkuar, e cila për fat të keq, nuk u arrit të fitohej përballë një kundërshtari si “Qytetarët” e Manchester City.

Ashtu, si në sezonet e tjera, edhe këtë sezon, Marotta ka afruar një sërë lojtarësh me parametra zero, siç janë edhe “arkitekti” polak i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski dhe “bomberi” iranian i “Dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi, megjithatë duket se merkatoja nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave gjerman, 20 herë kampionët e Italisë po mendojnë për transferimin e talentit gjerman të mbrojtjes, Karim Coulibaly, me 16-vjeçarin, pjesë e skuadrës së Hamburg, i cili i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka sesi një lojtar i tillë, me goxha perspektivë t’i shpëtojë “strategut” të Inter. /i.m /abcnews.al

Çështja “Joao Mario” në KAS, “gjigantët” portugezë kërkojnë 30 milionë euro nga Inter

6 November 2024 at 23:50

“Fantazisti” portugez, Joao Mario u transferua me shumë bujë tek Inter, pas përfundimit të Euro 2016, për shifrën e 45 milionë eurove, mirëpo pavarësisht se nga “Zikaltërit” është larguar në vitin 2021, emri i tij vijon e përmendet brenda klubit italian.

Tre vite më parë, kampionët e Italisë prishën kontratën me mesfushorin portugez, i cili u transferua te portugezët e Benfica, mirëpo skuadra tjetër portugeze, Sporting Lisbon, nga ku Inter bleu kartonin e Joao Mario në vitin 2016 ka konstatuar se manovra e bërë ka aktivizuar një klauzolë që ka qenë prezente në kontratën e futbollistit në momentin që ky i fundit u transferua në Milano.

E thënë ndryshe “Zikaltërit”, nuk mund të transferonin “fantazistin” te një tjetër klub portugez pa derdhur fillimisht shifrën e 30 milionë eurove, në arkat e Sporting.

Prej 3 vitesh tashmë kampionët në fuqi të Liga NOS janë duke u përpjekur për të siguruar milionat e “vjedhura” nga “Zikaltërit” dhe prej disa kohësh tashmë çështja është dërguar nga Gjykata Sportive në Luzanë, KAS, me shpresën për të fituar milionat e kërkuara. /i.m /abcnews.al

Champions League/ Inter triumfon në “Meazza”, goli i Çalhanoglu mjafton ndaj “Topçinjve” të Arsenal

6 November 2024 at 23:00

Ishin favoritët për të triumfuar dhe atë arritën të bënin.

“Zikaltërit” e Inter nuk kanë gabuar në sfidën e xhiros së 4-t të fazës ligë të UEFA Champions League, teksa në “mitikun” e tyre, “Giuseppe Meazza” kanë arritur të mundur me rezultatin minimal 1-0, “Topçinjtë” e Arsenal.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në sekondat e fundit të pjesë së parë, ku pas një 11-metërsh i fituar nga djemtë e teknikut Simone Inzaghi është finalizuar më së miri nga “regjisori” turk i mesfushës Hakan Çalhanoglu, i cili më vonë u zëvendësua nga “ylli kuqezi” Kristjan Asllani, i cili qëndroi në fushë për thuajse 25 minuta.

Falë këtij triumfi, “Zikaltërit” e Inter ngjiten në vendin e 5-të të tabelës me plot 10 pikë, teksa edhe nuk kanë pësuar gol, ndërsa Arsenal bie në vendin e 12-të me 7 pikë. /i.m /abcnews.al

Serie A/ “Demi” mjafton në “Meazza”, Inter i bën “presion” Napoli-t për kreun e tabelës

3 November 2024 at 22:36

Nuk e nisën mirë sezonin, ama po rikuperojnë ndeshje pas ndeshje.

“Zikaltërit” e Inter kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të diele, teksa ka arritur të triumfojë minimalisht 1-0 ndaj Venezia në “Giuseppe Meazza”, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Sfida pa dy gola të djemve të Simone Inzaghi, ama vetëm një ishte i rregullt, me “Demin” argjentinas, Lautaro Martinez, që shfrytëzoi në mënyrë perfekt një asist të Dimarco, duke tundur rrjetën kundërshtare për fitoren e madhe, ndërsa më herët golin e gjeti armeni Henrikh Mkthitaryan, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me anë të sistemit VAR, gjithçka rezultoi e parregullt, pas një pozicioni jashtë loje.

Sistemi VAR anulloi edhe një gol të Venezia me miqtë që barazuan shifrat në sekondat e fundit të lojës, por pas një rishikimi të aksionit, rezultoi se gjatë ndërtimit të tij ishte kryer një ndërhyrja e gabuar, duke shpëtuar “Zikaltërit” nga një tronditje e madhe.

Falë këtij triumfi, Inter ngjitet në kuotën e 24 pikëve, vetëm 1 më pak se Napoli kryesues, me të cilët do të përballen javën e ardhsme, ndërsa skuadra e Venezia mbetet në vendin e 18-të të tabelës, me vetëm 8 pikë. /i.m /abcnews.al

❌