Normal view
“Tirana Live” me Emilian Islami, (30/01/2026)
-
- Në “lupë” turizmi dhe tregtia online / Lahi: Tregtia online vijon të ketë rritje. Problem kryesor, informaliteti
Në “lupë” turizmi dhe tregtia online / Lahi: Tregtia online vijon të ketë rritje. Problem kryesor, informaliteti
Analisti Rezart Lahi deklaroi se pagesa cash është një transaksion financiar dhe nuk nënkupton automatikisht informalitet. Sipas tij, masat e fundit nuk janë ndëshkim apo rritje kostoje, por heqje e një avantazhi për subjektet që operojnë në mënyrë informale, veçanërisht në tregtinë online.
Lahi theksoi se blerjet online po rriten ndjeshëm dhe se informaliteti mbetet problemi kryesor i këtij sektori, duke shtuar se është momenti që tatimet të veprojnë për të garantuar barazi fiskale.
“Pagesa cash është transaksion financiar dhe nuk ka rëndësi mënyra; nëse e merr cash, nuk do të thotë që je informal dhe nuk është se e thjeshton një proces. Nuk është një rritje e kostos apo një ndëshkim për ata që nuk kanë pasur një NIPT; dikush operon nga rrjetet dhe e reklamon, por është heqja e një avantazhi. Ato detyrime i kanë, por nuk i zbatojnë.
Disa biznese të vogla, nga pamundësia, nuk mund të bashkohen; kjo sjell edhe elementë të rinj. Mund të shkosh ti si punonjës në një kompani online dhe të paguhesh shumë më tepër. Problemi është te taksat, të cilat janë të drejta kur janë të barabarta për të gjithë.
Tendenca e blerjeve online vijon shumë e lartë; janari ka pasur një rritje marramendëse. Tregtia online ka si problem kryesor informalitetin; është momenti që tatimet të veprojnë. Nëse formalizohen, çdokush mund të investonte.” / abcnews.al /
-
- “Politikat afatgjate japin rezultate më të mirë”/ Ekspertja e ekonomisë: Formalizimi, i rëndësishëm për tregun e punës!
“Politikat afatgjate japin rezultate më të mirë”/ Ekspertja e ekonomisë: Formalizimi, i rëndësishëm për tregun e punës!
Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj deklaroi se lufta ndaj informalitetit duhet të jetë e vazhdueshme. Në analizën e saj në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Nunaj theksoi se do të ishte më efektive që të ndiqeshin politika afatgjate me objektiva të paracaktuara dhe monitoruara se sa në formën e aksioneve që shpesh sipas saj nuk japin rezultatet që do të duheshin.
Lufta ndaj informalitetit, nënvizoi ekspertja e ekonomisë do të duhet të ishte e përhershme.
“Unë parimisht kam qenë kundër aksioneve por pro zbatimit të ligjit dhe funksionimit të shtetit ligjor. Pra do të thotë se nëse ne do vijojmë me politikat e aksioneve pavarësisht nga kohëzgjatja e tyre ku gjithmonë janë të pjesshme asnjëherë rezultatet nuk do jenë ato që do duam. Por nga ana tjetër gjithmonë do të stimulojnë informalitetin. Por nëse ne do të vijojmë me politika që do jenë afatgjata, strategji që paracaktojnë objektivat dhe monitorohen në mënyrë të vazhdueshme atëherë edhe rezultatet do të jenë shumë më të mira”, tha ajo.
Gjithashtu ekspertja e Ekonomisë, Nunaj gjatë intervistës theksoi se siguria ushqimore është një tjetër element i rëndësishëm dhe se kontrollet janë ndër pikat kyçe për në BE.
“Sektori i turizmit është elementar sepse përbashkon edhe produktin edhe shërbimin. Ndërsa kur flasim për sigurinë ushqimore, kontrollet janë pikë kyçe për në BE”, shtoi ajo.
/abcnews.al/
-
- “Fokusi duhet të jetë për një garë të drejtë”, eksperti për sipërmarrjen: Lufta ndaj informalitetit i rëndësishëm për konkurrencën!
“Fokusi duhet të jetë për një garë të drejtë”, eksperti për sipërmarrjen: Lufta ndaj informalitetit i rëndësishëm për konkurrencën!
Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Rezart Lahi ekspert për sipërmarrjen foli për luftën kundër informalitetit.
Ai theksoi se formalizimi është i rëndësishëm për konkurrencën. Gjatë intervistës, u shpreh se duhet që synimi kryesor të jetë për një garë të drejtë dhe jo thjesht për të ‘vjelë’ taksa.
“Shpresojmë që kjo nismë nuk do jetë vetëm një aksion edhe duket si një strategji. Tregu shqiptar ka nevojë për një shkundje për luftën kundër informalitetit. Por çështja duhet trajtuar edhe më gjerë. Pra më shumë se sa ndëshkim ngjan se është heqja e disa avantazheve të padrejta sepse nuk është çështja vetëm të paguash ato taksa por të jetë një garë e drejtë. Sepse nëse dy biznese, një market që pret të gjithë taksat paguar siguracionet, me një market që nuk paguan asnjë taksë, më shumë probabilitet ka për të falimentuar ai që është i rregullt. Pra synimi kryesor duhet të jetë barazia dhe jo vjelja e taksave”, tha ai.
/abcnews.al/
Balkan Update me Habi Hoxha, (30/01/2026)
Pas pak “Sheshi i Dollarit”, na ndiqni në ABC News
Pas pak “Sheshi i Dollarit”, na ndiqni në ABC News
Siguria ushqimore/ AKU përpunuesve: Refuzimi i qumështit me aflatoksinë, detyrim ligjor!
Një sasi qumështi për bebe i llojit Aptamil me përmbajtje toksike është importuar nga Gjermania dhe është hedhur për shitje në treg.
Agjencia e sigurisë ushqimore bën thirrje qytetarëve që mund ta kenë blerë, ta kthejnë menjëherë ku e kanë vlerë.
Kryeministri Rama thotë se nuk do të tolerohet asnjë shkelje që cënon sigurinë e ushqimeve, si kusht i panegociueshëm për integrimin Europian.
/abcnews.al/
Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës për të forcuar turizmin
Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës së punës tetë-orëshe, duke bërë thirrje për zbatimin e shpejtë të reformës së planifikuar në lidhje me orarin e punës.
Qëllimi përfundimtar është forcimi i sektorit gjerman të turizmit, i cili në praktikë zbaton orë pune më fleksibile. “Futja e një kohe maksimale javore pune në vend të një maksimumi ditor duhet të vendoset brenda vitit 2026”, theksoi koordinatori për Industrinë Detare dhe Turizmin, Christoph Ploss, gjatë prezantimit të strategjisë për zhvillimin e turizmit para kabinetit, dje në Berlin.
Sipas legjislacionit aktual, orët ditore të punës për punonjësit janë të kufizuara në tetë. Përjashtimisht, është e mundur një zgjatje deri në dhjetë orë, me punonjësin që kompensohet ose financiarisht, ose me kohë të lirë. Në marrëveshjen e tyre të koalicionit pas zgjedhjeve të vitit 2025, Bashkimi Kristian Demokrat (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD) ranë dakord të zëvendësojnë kohën ditore tetë-orëshe me një maksimum javor. Siç shpjegon Ministria e Ekonomisë, marrëveshja e re do të jetë gjithashtu “në interes të një ekuilibri më të mirë midis punës dhe jetës personale”.
Orë javore në vend të tetë orëve ditore
Në përgjigje të planeve të qeverisë, sindikatat gjermane kanë njoftuar tashmë protesta. Kreu i sindikatës Ver.di, Frank Wernecke, i përshkroi planet e Berlinit si një “dritë jeshile” për punëdhënësit që të “shtrydhin çdo pikë të fundit të punëtorëve, pa marrë parasysh shëndetin e tyre”.
Duke folur për gazetën Bild, Wernecke theksoi se sindikata është e gatshme të luftojë si në biznese ashtu edhe në rrugë për të mbajtur të paprekur ligjin që garanton ditën tetë-orëshe të punës.
“Relaksimi” i ditës tetë-orëshe të punës, siç parashikohet në marrëveshjen qeveritare të partive bashkëqeverisëse, tashmë është përfshirë në “Strategjinë Kombëtare për Turizmin”, e cila u miratua të mërkurën nga kabineti. Për vite me radhë, shoqatat e turizmit kanë bërë thirrje për lehtësimin e rregulloreve ligjore në fuqi. Ora e re maksimale javore e punës do të zbatohet gradualisht në të gjithë sektorët e ekonomisë. Ministria kompetente e Punës planifikon të paraqesë një projektligj përkatës deri në verë.
-
- Dosja Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikon 3 milionë faqe dokumentesh, 2 mijë video dhe 180 mijë foto
Dosja Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikon 3 milionë faqe dokumentesh, 2 mijë video dhe 180 mijë foto
Departamenti i Drejtësisë ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve që lidhen me çështjen Epstein dhe po publikon dokumentet.
“Sot, po publikojmë më shumë se 3 milionë faqe, duke përfshirë më shumë se 2,000 video dhe 180,000 foto në total, që do të thotë se departamenti ka publikuar afërsisht tre milionë e gjysmë faqe në përputhje me ligjin”, tha Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanch në një konferencë për shtyp.
Qindra mijëra dokumente që lidhen me Epstein ishin bërë publike deri në fund të vitit 2025, të cilat përfshinin foto të Epstein me ish-presidentin Bill Clinton dhe Donald Trump.
Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë
Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të dendura dëbore përgjatë bregdetit të Detit të Japonisë, nga rajonet perëndimore deri në ato veriore të vendit, me kushtet që pritet të vazhdojnë deri të premten.
Moti i keq që ka goditur Japoninë ka shkaktuar tashmë probleme serioze në trafik, pasi reshjet e vazhdueshme të dëborës kanë krijuar kushte të rrezikshme në rrjetin rrugor, duke e bërë të vështirë udhëtimin.
Në prefekturën Niigata, qyteti Tsunan regjistroi 21 centimetra borë në gjashtë orë, ndërsa distrikti Tadami në Fukushima regjistroi 16 centimetra në të njëjtën periudhë. Trashësia totale e borës tani ka arritur në 264 centimetra në disa pjesë të Niigatës dhe 150 centimetra në qytetin Aomori.
Sipas parashikimeve, masat më të ftohta të ajrit pritet të intensifikojnë më tej fenomenin në Tohoku, si dhe në Japoninë perëndimore dhe lindore. Në disa zona, autoritetet vlerësojnë se deri në 70 centimetra borë e re mund të bjerë brenda 24 orëve.
Shërbimet kompetente paralajmërojnë për probleme me udhëtimin, një rrezik në rritje të orteqeve dhe ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë.
-
- “Kreu i PD, misionar i Serbisë”/ Avokati: Berisha mbrohet nga 3 mijë kriminelët që ka në organizatën e tij në PD!
“Kreu i PD, misionar i Serbisë”/ Avokati: Berisha mbrohet nga 3 mijë kriminelët që ka në organizatën e tij në PD!
“Boll me molotovë”, ishte ky mesazhi i raportuesit për Shqipërinë Andreas Schieder.
Avokati Idajet Beqiri, “skanoi” deklaratat e raportuesit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, duke thënë se qëndrimet ishin të qarta.
Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, avokati theksoi se armiku më i madh i Shqipërisë është kreu i PD Sali Berisha, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjës kryesor të shkatërrimit të vendit.
“Në Shqipëri të vetmit që e mbrojnë Berishë janë afro 3 mijë kriminelë që ka në organizatën e tij kriminale. Por ato janë njerëz që kanë përfituar prej tij, kanë vrarë prej tij dhe janë të detyruar që të mblidhen pas komandës së tij. Pra ata e besojnë dhe i shkojnë nga pas. Por Shqipëria dhe shqiptarët i kanë kthyer kurrizin. Ai ngelet misionar i Serbisë…”, shtoi më tej avokati Idajet Beqiri.
/abcnews.al/
-
- “Masa e sigurimit konceptohet si dënim”/ Avokati: Gjykatat janë kthyer në ‘servile’ të organit të akuzës!
“Masa e sigurimit konceptohet si dënim”/ Avokati: Gjykatat janë kthyer në ‘servile’ të organit të akuzës!
Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se gjykatat janë kthyer në servile të organit të akuzës.
Gjatë intervistës, avokati, nënvizoi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë humbur nocionin e veprës penale.
“Zëvendësimi i më të korruptuarve është gjë e mirë, por kanë ngelur sërish në përgjithësi në sistemin edhe në drejtimin e gjyqësorit të organit të akuzës në vend. Por tashmë që të jepet drejtësi duhet të kesh konceptet e qarta dhe kur gjykon apo heton një çështje duhet përgjegjësi. Por gjykatat tona janë servile, tek ne është vrarë pafajësia. Për fatin e keq gjykatat tona janë kthyer në noteri. Dhe e keqja tjetër më e madhe është Kodi Penal, pra zbatimi i kodit penal. Nuk analizohen elementët e veprës penale…”, tha ai.
Gjithashtu theksoi se masën e sigurimit e konceptojnë si dënim. Po ashtu ngriti shqetësimin për zvarritjen e gjykimeve, duke shtuar se sistemi ka nevojë për një reformim të plotë.
“Po ashtu edhe politika penale në këtë vend është për të vënë duart në kokë, mendohet se do t’i zgjidhin gjërat vetëm me burg. Për rrjedhojë mendohet se sa më shumë të fusin në burg do parandalohen krimet, por përkundrazi egërsia sjell egërsi. Pra në aspektin e zvarritjeve të gjykimit dhe çështje rrinë pa u shqyrtuar janë probleme të rënda dhe në këtë mënyrë sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim të plotë.
-
- Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti ditën e sotme në një takim, Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, me fokus koordinimin e përgatitjeve për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII.
Spiropali e cilëson këtë projekt “një arterie strategjike që sjell me vete potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, ekonomike, të sigurisë rajonale e europiane.”
Ministrja njoftoi se kjo platformë e nivelit të lartë do të mbahet në 18 shkurt në Tiranë me prezencën e Ministrave të Jashtëm të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Mbajtja e këtij forumi në Tiranë, konfirmon sipas Ministres së Jashtme, vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe operacional përgjatë Korridorit VIII, nga Adriatiku në Detin e Zi.
Postimi i Spiropalit:
Me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, koordinojmë përgatitjet për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII, arteries strategjike që sjell me vete një potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, ekonomike, të sigurisë rajonale e europiane.
Kjo platformë e nivelit të lartë që do të mbahet në 18 shkurt në Tiranë me prezencën e Ministrave të Jashtëm të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, konfirmon vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe operacional përgjatë Korridorit VIII, nga Adriatiku në Detin e Zi. / abcnews.al /
Veliaj kërkon lirinë/ Kërkesë në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është caktuar Etleva Deda.
Kërkesa në GJKKO për zëvendësimin e masën vjen disa ditë para se dosja në ngarkim të tij të kalojë për gjykim në themel.
Nga shtatori i vitit të shkuar janë shtyre 11 seanca në fazën paraprake pas kërkesave të Veliajt, por dhe ndryshimit te avokateve mbrojtës.
Sipas SPAK ndaj Veliajt rendojnë 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Po ashtu për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri.
/abcnews.al/
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte!
‘Teherani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë mbrojtëse të Iranit’, tha diplomati Abbas Araghchi. Nga ana tjetër Donald Trump më herët u shpreh se planifikonte të fliste me Iranin edhe pse Shtetet e Bashkuara dërguan një anije tjetër luftarake në Lindjen e Mesme.
Një nga kërkesat kryesore të SHBA-së për rifillimin e bisedimeve me Iranin është frenimi i programit të tij të raketave, tha një zyrtar i lartë iranian.
“Nëse negociatat janë të drejta, Irani është gati të marrë pjesë në bisedime të tilla”, tha Abbas Araghchi në një konferencë shtypi me homologun e tij turk në Stamboll.
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve, dekreti i qeverisë Sanchez
Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve, të cilët deri tani kanë jetuar ilegalisht në vend, të fitojnë status legjitim qëndrimi.
Vendimi u bë i ditur nga Ministrja e Migracionit, Elma Saiz, pas miratimit nga kabineti qeveritar. Saiz sqaroi se nisma synon forcimin e një modeli emigracioni të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, duke u ofruar emigrantëve siguri ligjore, mundësi integrimi dhe të drejta të barabarta, ndërsa theksoi gjithashtu ndikimin pozitiv që migrimi ka në shoqëri dhe ekonomi. Kryeministri socialist Pedro Sánchez nga ana e tij, e justifikoi këtë politikë pro-emigrimit me mungesën e fuqisë punëtore dhe plakjen e popullsisë, faktorë që rrezikojnë funksionimin e shtetit social dhe sistemin e pensioneve në Spanjë.
Nga kjo procedurë përfitojnë të gjithë emigrantët që kanë hyrë në Spanjë para 31 dhjetorit 2025, me kusht që të mos kenë precedentë penalë dhe të kenë qëndruar në vend të paktën pesë muaj. Prania e tyre mund të vërtetohet përmes dokumenteve si certifikata mjekësore, kontrata qiraje, transferta bankare apo edhe bileta udhëtimi.
Aplikimet për legalizim do të pranohen deri më 30 qershor dhe masa do të zbatohet përmes një dekreti mbretëror, pa pasur nevojë për miratim parlamentar, pasi koalicioni qeverisës nuk ka shumicën në Kuvend. Ndryshe nga disa vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku politikat ndaj emigrantëve janë ashpërsuar, Spanja duket ka zgjedhur një qasje më përfshirëse.
Ekspertet konsiderojnë se në kohën kur edhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian kanë zgjedhur shtrëngimin e rregullave të migrimit, Madridi po pozicionohet si kundërmodel. Së bashku me Italinë dhe Greqinë, Spanja është një nga pikat kryesore të mbërritjes së emigrantëve në Europë.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INE, në vitin 2025 në Spanjë jetonin rreth 9.8 milionë persona të lindur jashtë vendit, gati 20 për qind e popullsisë totale.
Serbi, rekord droge/ Kapen 5 ton kanabis në një magazinë private, dy të arrestuar
Pesë tonë drogë, e llojit marijuanë është sekuestruar nga Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar.
Operacioni u zhvillua në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbinë qendrore.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Serbi deri më tani. Vlera e drogës së kapur vlerësohet të jetë nga 7 deri në 10 milionë euro.
Ministria e brendshme deklaron se gjatë aksionit janë arrestuar 2 persona, ndërsa vazhdojnë kërkimet për një të tretë me dyshimin se kanë kryer vepra penale për prodhimin dhe posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe për posedim dhe tregtim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve plasëse.
Përveç drogës, janë gjetur edhe armë zjarri: katër pushkë automatike dhe një raketë që hidhet nga krahu, si dhe para në vlerë prej rreth 12.700 eurosh.
Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi njoftoi se të arrestuarit dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal.
Në njoftimin e prokurorisë serbe u tha po ashtu se ky grup i organizuar kriminal e kishte magazinuar marihuanën në hapësirat e një kompanie private, nga ku ajo do të shpërndahej në Beograd, për shitje.
Pas ndalimit, dy të dyshuarit u dëgruan në prokurori për tu marrë ën pyetje lidhur me aktivitetin kriminal. / abcnews.al/
VIDEO/ Zjarri pranë linjës hekurudhore në Londër, vonesa dhe anulim të shërbimeve
LONDËR- Një zjarr shpërtheu pranë një linje kryesore hekurudhore në lagjen Chalk Farm.
Zjarri shkaktoi probleme serioze për udhëtimin hekurudhor në veri të Londrës. Autoritetet njoftuan “ndërprerje të mëdha”.
Incidenti ka shkaktuar vonesa dhe anulime të shërbimeve.
Sipas shërbimeve kompetente, dy ndërtesa u përfshinë nga flakët, ndërsa dhjetë automjete zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës ishin në vendngjarje, të cilët pas ndërhyrjeve arritën ta vinin zjarrin nën kontroll pas rreth 3 orësh.
BREAKING: A large fire near a railway line in north London is causing travel disruption for passengers across the UK.
Follow live on our blog
https://t.co/r9KNzQZeeG
Sky 501 and YouTube pic.twitter.com/L7DWMstzGh
— Sky News (@SkyNews) January 30, 2026
Kosova pa drita/ Qeveria Kurti ngrin katër herë çmimin e energjisë
Kosova vijon të mos furnizohet 24 orë me energji elektrike, e megjithatë gjatë qeverisjes së Albin Kurtit janë bërë katër kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE) rritje të çmimit deri në mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, kërkesë kjo e arsyetuar me rritjen e kostove operative dhe nevojën për blerje të energjisë.
Tani pritet që Zyra per Rregullatorin e Energjisë të shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të marrë vendim nëse do ta pranojë apo jo.
Në maj të vitit 2025 , ZRRE-ja miratoj një rritje të tarifave me 16.1 për qind krahasuar me vitin 2024.
Në vitin 2023, po kjo zyrë aporovoj rritjen e çmimit të energjisë me 15 për qind.
Tani, tarifa e ditës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kËh është 9.05 centë/kËh, ndërsa tarifa e natës është 3.88 centë/kËh.
Ndërsa, për konsumatorët që kalojnë pragun e 800 kËh, çmimi është 7.28 centë për tarifën e natës, kurse 15.43 centë për tarifën e ditës.
Qyetetarët ankohen për fatura të fryra, ndërsa kryeministri në detyrë Albin Kurti bënë thirrje që konsumtaorët të mos e mbingarkojnë rrjetin.
Opozita ka reaguar duke deklaruar se mbushja e xhepave të tregtarëve të energjisë po bëhet duke u zbrazur xhepat qytetarëve të vendit.