Normal view

E moshuara harron sobën ndezur, shkrumbohet shtëpia në Vlorë

4 June 2025 at 21:44

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e gjitha në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit.

Nga hetimet e para rezulton se vatra e zjarrit ka ardhur nga soba e lënë ndezur nga kryefamiljarja e moshuar.

Forcat e zjarrfikëse dhe policia u lajmëruan duke i shuar flakët, por pa shmangur dot dëmet. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, kurse shkaku cilësohet aksidental.

Po merret edhe dëshmia e të moshuarës për të mësuar më shumë për dinamikën e ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post E moshuara harron sobën ndezur, shkrumbohet shtëpia në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Parkon në mes të rrugës dhe bllokon kalimin, 39-vjeçari dhunon policët që e gjobitën

By: fra nc
2 June 2025 at 14:52

Një 39-vjeçar nga fshati Kaninë është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku i arrestuari kishte parkuar makinën në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugën për mjetet dhe kalimtarët. Pasi iu kërkua të largohej dhe u njoftua për gjobën, ai reagoi me dhunë ndaj efektivëve të policisë që ndodheshin në vendngjarje.

Pas incidentit, ai u shoqërua dhe u arrestua. Ndaj tij do të hetohet për kundërshtim të forcave të rendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.”

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 39 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Ky shtetas, më datë 01.06.2025, rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka ndaluar dhe parkuar automjetin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, në shkelje të dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor. Pasi i është komunikuar masa administrative për shkeljen, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parkon në mes të rrugës dhe bllokon kalimin, 39-vjeçari dhunon policët që e gjobitën appeared first on Euronews Albania.

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në Vlorë

By: Besnik
2 June 2025 at 09:18

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më 1 qershor, pas një aksidenti me motor në vendin e quajtur Pusi i Mezinit në Vlorë.

Luan Llanaj dhe Tomorr Mbrati po ktheheshin të dielën nga puna në servis kur motori me të cilin udhëtonin doli nga rruga.

Këtë të hënë kanë qenë familjarë, miq dhe shokë të tyre të kanë vendosur buqeta me lule, qirinj dhe një çelës servisi pikërisht në vendin ku u aksidentuan dy të rinjtë.

Banorët e zonës i përshkruajnë të rinjtë si persona shumë të urtë, punëtorë dhe me familje të respektuara.

Në një intervistë, një nga fqinjët e tyre shprehet i shokuar nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se i njeh familjet e tyre dhe se njëri nga djemtë jetonte vetëm me nënën dhe punonte fort për të mbajtur familjen.

Nga informacionet e shkollës ku ndodheshin, ata ishin nxënës të mirë dhe punëtorë.

19-vjeçari ishte në vitin e katërt të shkollës dhe pritej të përfundonte këtë vit, ndërsa punonte edhe në servis ku kryente praktikën.

Të dy djemtë ishin shokë nga lagjia, shkolla dhe puna, duke ndarë së bashku çdo moment të jetës së tyre të përditshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Rendohet bilanci i aksidentit në Vlorë, pas 19-vjeçarit humb jetën edhe 16-vjeçari

By: Besnik
1 June 2025 at 19:57

Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik në Vlorë, ku dy të rinj që po udhëtonin me motor kanë humbur jetën.

Pas një momenti ku dyshohet se drejtuesi i motorit, 19-vjeçar, humbi kontrollin ata janë aksidentuar këtë të diel në mesditë, në aksin nacional Vlorë–Fier, në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”.

19-vjeçari Luan Llano që drejtonte motorin ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa fatkeqësisht, në një informacion të fundit që vjen në orët e mbrëmjes, policia njofton se edhe i riu që ndodhej pasagjer, 16-vjeçari Tomorr Mbrati, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reagon Shkolla

Ndërkohë, në lidhje me humbjen e jetës së dy të rinjve, ka reaguar në një status në rrjetet sociale edhe Shkolla Industriale “Pavarësia” Vlorë:

“Sot, dy djem 16 dhe 19 vjeç, dy nxënës të shkollës tonë, Luan Llano (19) dhe Tomorr Mbrati (16), nuk do të kthehen më në shtëpi.
Atje ku do t’i prisnin prindërit, motrat, vëllezërit… Dy engjëj iu shtuan qiellit, por është e padrejtë që jeta t’u ndërpritet kaq herët.
Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar familjet e tyre. Nuk ka fjalë që shëron një dhimbje të tillë.
Vetëm lutje dhe përqafime për familjet e tyre.”
R.I.P Luan dhe Tomorr 🕊🕊

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rendohet bilanci i aksidentit në Vlorë, pas 19-vjeçarit humb jetën edhe 16-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë në Vlorë-Fier, humb jetën 19-vjeçari, plagoset një tjetër

1 June 2025 at 14:35

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në rrugën “Demokracia”, pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”, ku  dy shtetas, duke udhëtuar me një motomjet, dyshohet se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi L. Ll., 19 vjeç, ndërkohë që shtetasi T. M. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shtetasit që ishte në drejtim të motomjetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident i rëndë në Vlorë-Fier, humb jetën 19-vjeçari, plagoset një tjetër appeared first on Euronews Albania.

Goditet rrjeti i prostitucionit në Vlorë, në kërkim një 29-vjeçare braziliane

By: fra nc
27 May 2025 at 13:04

Policia e Vlorës ka goditur këtë të martë një rrjet prostitucioni që operonte në qytetin bregdetar, duke shpallur në kërkim një 29-vjeçare me shtetësi braziliane.

Sipas njoftimit zyrtar, e dyshuara B.F., 29 vjeçe, akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Ajo dyshohet se shfrytëzonte për qëllime prostitucioni dy bashkëkombëse të saj, të moshave 34 dhe 30 vjeçe, në një apartament në lagjen “Lef Sallata” të qytetit të Vlorës.

Të dyja gratë e përfshira janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen braziliane B.F., 29 vjeçe, pasi dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion në një apartament në lagjen ‘Lef Sallata’, dy shtetase të tjera braziliane, përkatësisht 34 dhe 30 vjeçe. Këto dy shtetase u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale ‘Prostitucioni’,” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia e Vlorës njofton se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditet rrjeti i prostitucionit në Vlorë, në kërkim një 29-vjeçare braziliane appeared first on Euronews Albania.

Vlorë/ Moti i keq vështirësoi lundrimin, Policia Kufitare shpëton disa persona

26 May 2025 at 08:51

Policia Kufitare e Vlorës ka reaguar me shpejtësi mbrëmjen e djeshme, duke shpëtuar disa shtetas që udhëtonin me një veliere, e cila kishte pësuar vështirësi në lundrim për shkak të motit të keq dhe dallgëve të larta.

Pas kontrollit të ekuipazhit, u konstatua se të gjithë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin pësuar lëndime.

Njoftimi i Policisë Kufitare:

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:20, DVKM Vlorë ka marrë njoftim se një tjetër veliere, që ndodhej rreth 3 milje në perëndim të Ishullit të Sazanit, kishte vështirësi në lundrim, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe errësirës, dhe personat në bordin e saj po rrezikoheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua ndërhyrja nga mjeti lundrues i Stacionit të Mjeteve Lundruese Triport, i cili u nis drejt koordinatave të raportuara.

Rreth orës 20:20, veliera u lokalizua dhe u shoqërua në mënyrë të sigurt në brendësi të Gjirit të Vlorës, ku ndaloi në zonën e “Bove”, pranë Plazhit të Vjetër. Nga komunikimi me ekuipazhin, rezultoi se shtetasit ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë/ Moti i keq vështirësoi lundrimin, Policia Kufitare shpëton disa persona appeared first on Euronews Albania.

Parandohet përshkallëzimi i konfliktit mes 2 personave, në pranga 28-vjeçari

24 May 2025 at 09:27

Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, në fshatin Panaja në Vlorë.

Policia arrestoi 28-vjeçari Kejvi Bendaj pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin.

Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht edhe 34-vjeçarin, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin. Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi Kejvi Bendaj, 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.

Shtetasi Kejvi Bendaj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit Kejvi Bendaj i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parandohet përshkallëzimi i konfliktit mes 2 personave, në pranga 28-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Këpucari i fundit në Vlorë, Hamdi Mehmeti mban gjallë zanatin prej 50 vitesh

21 May 2025 at 16:40

Zanatet në vendin tonë po shkojnë drejt zhdukjes. Ata që vijojnë t’i mbajnë gjallë numërohen me gishtat e dorës. Në Vlorë, punon prej më shumë se 5 dekadash një këpucar, i cili është më i vjetri në qytetin bregdetar. Hamdi Mehmeti na njeh me historinë e tij se si e përqafoi këtë profesion.

“Unë jam Hamdi Mehmeti, këpucar i vjetër prej 52 vjetësh në këtë zanat. Zanatin e kam filluar në moshën 15-vjeçare. Në këtë zanat u futa kur mbaruam shkollën 8-vjeçare. Në atë kohë na jepte fletë pune këshilli i lagjes dhe fillova në moshën 15 dhe vazhdoj deri sot. Në këtë zanat në fillim e kishim pak të vështirë, pastaj u ambientuam shumë shpejt dhe nuk u ndamë më – u bëmë njësh me zanatin”, tregon i moshuari.

Edhe pse vitet i rëndojnë mbi supe, Hamdiu tregon se dëshirën për punë e ka të madhe. Vite më parë, ai prodhonte edhe vetë këpucë për shitje.

“Për zanatin tim nuk është asnjë gjë e vështirë, më pëlqen dhe e bëj me gjithë dëshirë dhe shpirt. Proces të vështirë nuk kam, të gjitha i bëj me qejf. Tani, mosha ime – kuptohet – nuk i përballon të gjitha punët, por pjesën më të madhe e bëj. Punët e mëdha, porositë, këto nuk i bëj më se na konkurron fabrika. Merrem me riparimet e këpucëve, që nga më të shtrenjtat, deri te më të lirat”, shprehet ai.

Afro 70 vite jetë dhe mbi 50 vite profesion, Hamdiu tregon se me këtë zanat rriti fëmijët dhe mbajti familjen.

“Kam pasur klientelën time, dhe pse mosha kaloi, mendoja se do kisha më pak punë, por prapë jam i kërkuar. Kam kërkesë nga të rinjtë. Me këtë profesion jeton mirë, mban familjen, përmbush nevojat. S’kemi më fuqinë e mëparshme, por prapë punojmë. Ustai mund të rrijë 8 orë në punë, por nuk jep të njëjtin rendiment. Tani punoj më pak, kujdesem për shëndetin. Kimikatet e kanë bërë të vetën gjithashtu”, tregon ai.

E vetmja brengë për të në lidhje me profesionin është neglizhenca e të rinjve që nuk e duan si zanat.

“Kam një djalë, ai mori punë tjetër. Nuk ia dhashë as vetë se do lidhej me këtë punë. Zanati të lidh, s’mund të ikësh kur të duash. Duhet të jesh korrekt me klientët. Klienti le këpucët – do t’i marrë në orar, duhet t’i punosh me përpikmëri. Uroj që zanati të mos zhduket, sepse zanati të ushqen. Rinia le të kthehet te zanatet, të mos largohen”, thotë këpucari.

Shumë profesione në Vlorë, si këpucaria, artizanati apo dhe thurja po zhduken, sepse brezi i ri është më i fokusuar tek teknologjia dhe zhvillimet e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

The post Këpucari i fundit në Vlorë, Hamdi Mehmeti mban gjallë zanatin prej 50 vitesh appeared first on Euronews Albania.

Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, shkak era e fortë detare

21 May 2025 at 13:08

Kapiteneria e portit të Vlorës ka vendosur të pezullojë përkohësisht lundrimin detar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, për shkak të motit të keq.

Vendimi është marrë pas parashikimeve për erëra të forta me drejtim jug-juglindje, që brenda gjirit të Vlorës arrijnë deri në 15 m/s dhe në det të hapur deri në 20 m/s, duke shkaktuar dallgë deri në 2.5 metra.

Pezullimi nisi në orën 10:00 të mëngjesit të së mërkurës dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të mëngjesit të së enjtes. Ndërkohë, tragetet e linjës vazhdojnë lundrimin normalisht, pasi janë të pajisura për t’u përballur me kushtet e vështira detare.

Kapiteneria u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese që t’i ankorojnë ato në breg për të shmangur dëmet nga përplasjet e mundshme. Administruesit kanë nisur masat për sigurimin e mjeteve në bregdet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, shkak era e fortë detare appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet numërimi i votave të diasporës në Vlorë: Vasil Llajo shkon në Kuvend

20 May 2025 at 09:20

Është përmbyllur numërimi i votave të diasporës, duke dhënë verdiktin përfundimtar për garën e fundit të pasigurt në qarkun e Vlorës. Kandidati i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, është deputeti i 9-të nga Partia Socialiste që shkon në Kuvend.

Llajo ishte në avantazh me 272 vota ndaj rivalit të tij më të afërt, ish-nënkryetarit të bashkisë, Klevis Kaso. Votat e ardhura nga diaspora jo vetëm që nuk e ndryshuan këtë epërsi, por përforcuan pozicionin e Lljos, duke thelluar më tej diferencën në rang vendi.

Me këtë rezultat, përmbyllet edhe ndarja e mandateve në qarkun e Vlorës, duke shënuar një fitore të qartë për Partinë Socialiste në Vlorë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet numërimi i votave të diasporës në Vlorë: Vasil Llajo shkon në Kuvend appeared first on Euronews Albania.

PS thellon fitoren në qarkun e Vlorës, socialistët sigurojnë 9 mandate

By: Besnik
13 May 2025 at 19:55

Në Qarkun e Vlorës është mbyllur numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit ku Partia Socialiste ka thelluar fitoren, duke fituar 9 mandate ndërsa PD ka siguruar vetë 3 të tilla.

Nga ky rezultat, Partia Demokratike humb kandidatin e sigurtë për deputet, Atird Hoxha, ndërsa Partia Socialiste ka mundësinë të fusë në listën e saj të deputetëve Brunilda Mersinin nga lista e hapur.

Votat e diasporës ende nuk janë përfshirë në këto rezultate.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka fituar me një shumicë të konsiderueshme në qarkun e Vlorës, duke siguruar 53,235 vota, që përfaqëson 58.72% të totalit të votave.

Nga ana tjetër, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 24,134 vota, që përfaqëson 26.62% të votave, duke u renditur në vendin e dytë.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 4,905 vota (5.41%), ndërsa Partia Mundësia (MUNDESIA) ka siguruar 4,539 vota (5.01%), duke u renditur si një forcë e dukshme në zgjedhjet e këtij viti.

Të tjerët, si Lëvizja Bashkë, Koalicioni Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH), kanë marrë gjithsej 990, 707, dhe 229 vota përkatësisht, duke përfaqësuar një pjesë të vogël të zgjedhësve.

Nga partitë e tjera, Lëvizja Atdheu ka marrë 105 vota, Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 107 vota, dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 313 vota.

Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë gjithsej 1,392 vota (1.54%).

LEXONI GJITHASHTU:

The post PS thellon fitoren në qarkun e Vlorës, socialistët sigurojnë 9 mandate appeared first on Euronews Albania.

Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës, PS fiton bindshëm

By: Besnik
13 May 2025 at 00:47

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës për zgjedhjet e 12 majit.

Nga 232 kutitë e numëruara të kësaj bashkie, Partia Socialiste ka siguruar një tjetër fitore të thellë, duke marrë 29,499 vota, që përbëjnë 59.43% të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore është renditur i dyti me 12,521 vota, ose 25.23%, duke ruajtur distancë të konsiderueshme nga Partia Socialiste.

Në vend të tretë ka dalë Partia Mundësia, e cila ka marrë 3,671 vota (7.40%), ndërsa i katërti është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1,947 vota (3.92%).

Subjektet e tjera politike kanë marrë mbështetje më të kufizuar. Lëvizja Bashkë ka përfituar 718 vota (1.45%), Partia Koalicioni Euroatlantik 463 vota (0.93%), dhe Partia Socialdemokrate 288 vota (0.58%). Më pas vijnë Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 248 vota (0.50%), Aleanca Kombëtare Shqiptare me 137 vota (0.28%), Aleanca Demokracia e Re me 73 vota (0.15%) dhe Lëvizja Atdheu me vetëm 71 vota (0.14%).

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës, PS fiton bindshëm appeared first on Euronews Albania.

Vëzhguesit pengojnë procesin e numërimit, policia ndërhyn pas tensioneve në Vlorë

By: Besnik
12 May 2025 at 23:47

Në Vlorë po vijon procesi i numërimit të votave ndërsa disa tensione janë shënuar në KZAZ nr. 87.

Sipas informacioneve, vëzhgues të subjekteve politike kanë penguar procesin, duke ndërhyrë dhe duke iu drejtuar me fjalë numëruesve gjatë punës.

Pavarësisht sqarimeve nga ana e komisionerëve, vëzhguesit kanë vijuar me kundërshtimet, duke krijuar tension në sallën e numërimit.

Kjo ka detyruar forcat e policisë të ndërhyjnë, duke krijuar një kordon sigurie në sallë, për të ndaluar ndërhyrjet dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.

Policia ka ndërhyrë gjithashtu për të larguar disa vëzhgues nga rreshtat e parë, në mënyrë që ata të mos pengojnë më punën e komisionerëve.

Megjithatë, në këtë KZAZ përfundoi edhe numërimi i kutisë së fundit dhe situata u qetësua.

Përplasje në Vlorë, vëzhguesit pengojnë procesin e numërimit pic.twitter.com/uYuk5fAVIf

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 12, 2025


LEXONI GJITHASHTU:

The post Vëzhguesit pengojnë procesin e numërimit, policia ndërhyn pas tensioneve në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Vlorë: PS kryeson bindshëm, ndarja e mandateve deri tani

By: fra nc
12 May 2025 at 16:33

Në procesin e numërimit të votave në qarkun e Vlorës, deri tani janë numëruar 291 nga 449 qendra votimi, ose rreth 64% e kutive. Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 32,352 vota, që përbëjnë 57.93% të votave të numëruara deri tani.

Në vend të dytë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 15,460 vota, që përfaqësojnë 27.68% të votave, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 3,087 vota, që përbëjnë 5.53% të rezultatit aktual.

Ndarjea e mandateve deri tani sipas projeksioneve është 8 mandate PS, 4 mandate PD.

Rezultati:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 32,352 vota (57.93%)
  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 15,460 vota (27.68%)
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 3,087 vota (5.53%)
  • Partia Mundësia (MUNDESIA): 2,501 vota (4.48%)
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 1,047 vota (1.87%)
  • Lëvizja Bashkë (BASHKE): 580 vota (1.04%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 168 vota (0.30%)
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 377 vota (0.68%)
  • Lëvizja Atdheu (LA): 65 vota (0.12%)
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 155 vota (0.28%)
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 59 vota (0.11%)

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë: PS kryeson bindshëm, ndarja e mandateve deri tani appeared first on Euronews Albania.

Vlonjatët refuzojnë të votojnë, më pak se një orë nga mbyllja e votimit lokalet plot

11 May 2025 at 18:25

Kur mbeten më pak se një orë nga orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, Vlora mbetet qarku me pjesëmarrje më të ulët në votime.

Deri në orën 18:00 kishin votuar vetëm 30, 96 për qind e qytetarëve.

Gazetari i Euronews Albania ka raportuar sot gjatë gjithë ditës se rrugët, shëtitorja dhe kafenetë ditën e sotme në Vlorë kanë qenë plot me njerëz që mesa duket kanë zgjedhur të shijojnë motin e mirë dhe Giro d’Italia në vend që të shkojnë të votojnë.

Ndërkohë KQZ rrëzoi kërkesën e PS për të shtyrë orarin e votimit nga ora 19:00 drejt orës 22:00, për 55 qendra votimi në qarkun e Vlorës për shkak të zhvillimit të Giro d’Italia sot në këtë qytet.

Kjo kërkesë e PS mësohet se nuk u diskutua pasi dy anëtarët  e propozuar nga opozita, konkretisht Helga Vukaj dhe Muharrem Caka, gjetën kërkesën e PS-së në shkelje të ligjit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlonjatët refuzojnë të votojnë, më pak se një orë nga mbyllja e votimit lokalet plot appeared first on Euronews Albania.

PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, KQZ merr vendimin

11 May 2025 at 17:53

Kërkesa e PS për të shtyrë orarin e votimit nga ora 19:00 drejt orës 22:00,  për 55 qendra votimi në qarkun e Vlorës, është rrëzuar. Kjo kërkesë e PS mësohet se nuk u diskutua pasi dy anëtarët  e propozuar nga opozita, konkretisht Helga Vukaj dhe Muharrem Caka, gjetën kërkesën e PS-së në shkelje të ligjit.

Përtej orës 19:00, të drejtën e votimit e kanë vetëm ata qytetarë të cilët ndodhen pranë qendrave të votimit. Nga mbledhja mësohet të jetë diskutuar fakti se nuk është parë e nevojshme që kjo kërkesë e PS-së të shqyrtohet për aq kohë sa ligji e ka të përcaktuar sesi procedohet kur tejkalohet orari zyrtar i votimit.

Të dy anëtarët Helga Vukaj dhe Muharrem Caka, u larguan nga mbledhja duke lënë prezent vetëm anëtarët e propozuar nga PS-së.

LEXONI GJTIHASHTU:

The post PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, KQZ merr vendimin appeared first on Euronews Albania.

Procesi zgjedhor/ 90 vjeçari, ndër votuesit më të vjetër në Vlorë

11 May 2025 at 16:52

Idai Gurraj, një 90-vjeçar nga Vlorë, është ndër më të vjetrit që ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në këtë proces zgjedhor. Pavarësisht problemeve shëndetësore dhe vështirësive fizike, ai ka vazhduar të jetë i angazhuar në pjesëmarrjen e zgjedhjeve.

Me mbështetje nga djali dhe nusja e tij, Idai nuk hezitoi të ngjisë dy kate të shkallëve të një qendre votimi për të realizuar detyrën e tij qytetare. Pavarësisht moshës dhe kushteve të tij fizike, vullneti i tij për të kontribuar në procesin zgjedhor mbetet i palëkundur.

Ky moment është një frymëzim për të gjithë ata që mund të ndjehen të pakundërshtuar nga vështirësitë e jetës, duke dëshmuar se dëshira për të kontribuar në zgjedhjet demokratike nuk ka moshë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Procesi zgjedhor/ 90 vjeçari, ndër votuesit më të vjetër në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, kur mblidhet Komisioni Rregullator

11 May 2025 at 15:35

Komisioni Rregullator pritet të zhvillojë një mblidhje për shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shtyrjen e orës votimit qytetin e Vlorës. Dega e PS në Vlorë ka kërkuar votimi shtyhet deri orën 22:00, për shkak zhvillimit garës çiklistike të ‘Giro d’Italia’ do mbajë rrugët bllokuara gjatë orëve paradites.

Mësohet se Komisioni pritet të mblidhet rreth orës 17:00 në mënyrë që të merret një vendim për të mundësuar një zhvillim qetë procesit zgjedhor në qytetin e Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, kur mblidhet Komisioni Rregullator appeared first on Euronews Albania.

Dega e PS në Vlorë kërkon zgjatjen e orarit të votimit për shkak të “Giro d’Italia”

10 May 2025 at 09:54

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dega e Partisë Socialiste në Vlorë i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, zgjatjen e orarit të votimit në qytetin e Vlorës nesër deri në orën 21:00.

Kjo kërkesë vjen për shkak se ditën e nesërme të 11 majit, do të vijojë etapa e tretë  e “Giro d’Italia” në qytetin e Vlorës. Ky event është një nga garat më prestigjioze të çiklizmit ndërkombëtar.

Kërkesa është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi. Me qëllimin për të mos u penguar qytetarët ditën e nesërme për të votuar, dega e PS në Vlorë e ka parë të arsyeshme këtë kërkesë ndaj KQZ-së.

Pritet që në orët në vijim KQZ të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dega e PS në Vlorë kërkon zgjatjen e orarit të votimit për shkak të “Giro d’Italia” appeared first on Euronews Albania.

❌