Normal view

Protesta masive në Iran: Turma të mëdha në funeralet e viktimave

By: fra nc
20 June 2025 at 16:46

Pas sulmeve të fundit izraelite, dhjetëra mijëra qytetarë iranianë kanë marrë pjesë në marshime proteste në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha, përfshirë Isfahanin, Shirazin, Mashhadin dhe Komin.

Në Isfahan, ish-kryeqyteti i Perandorisë Persiane, mijëra vetë morën pjesë në lutjet e së premtes dhe protestën që pasoi, duke u bashkuar edhe në ceremoninë e varrimit të një shtetasi iranian të vrarë në sulmet izraelite. Sipas pamjeve të publikuara nga Tehran Times, pjesëmarrësit mbanin një arkivol të mbuluar me flamurin iranian dhe fotografinë e një ushtari të pajisur me uniformë ushtarake. Pas arkivolit, turma me burra, gra dhe fëmijë brohoriste slogane kundër Izraelit, përfshirë thirrjen “Vdekje Izraelit”.

Ceremoni të ngjashme mortore dhe protesta u raportuan gjithashtu nga mediat shtetërore në qytetin e shenjtë të Qomit, si dhe në Karaj, një zonë periferike në perëndim të kryeqytetit Teheran.

Autoritetet iraniane kanë theksuar se protesta të tilla përfaqësojnë reagimin e popullit ndaj asaj që e cilësojnë si “agresion i hapur” ndaj sovranitetit dhe qytetarëve iranianë.

#BREAKING
Funeral of the martyrs of the Israeli attack in Isfahan pic.twitter.com/W9BIh8nw8K

— Tehran Times (@TehranTimes79) June 20, 2025

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta masive në Iran: Turma të mëdha në funeralet e viktimave appeared first on Euronews Albania.

Kryebashkiakja vendos shtetrrethimin në Los Angeles, Trump: Do çlirojmë qytetin!

By: fra nc
11 June 2025 at 15:04

Policia e Los Anxhelesit ka deklaruar se ka kryer arrestime në masë pas ditës së pestë të protestave kundër operacioneve për dëbimin e emigrantëve të urdhëruara nga presidenti Trump.

Kryetarja e bashkisë së “qytetit të engjëjve”, Karen Bass shpalli në mesnatë shtetrrethimin brenda një distrikti të vogël të metropolit kalifornian, me argumentin se bizneset po vandalizoheshin.

Në zona të tjera, operacionet për dëbimin e emigrantëve kanë vijuar, me dërgimin edhe të trupave të Gardës Kombëtare, që tani po mbrojnë agjentët që kontrollojnë vijën kufitare.

Nga ana e tij, presidenti Trump është zotuar se do të çlirojë qytetin, por është akuzuar nga guvernatori i shtetit të Kalifornisë, Gavin Newsom për “sulm ndaj demokracisë”.

Të martën, Trump mbrojti vendimin e tij për të dërguar 4 mijë efektivë të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa, duke thënë se lëvizja ishte e nevojshme për të parandaluar që Los Anxhelesi të pushtohej nga ata që i quajti “armiqtë e huaj”.

Trupat në fjalë nuk kanë autoritet për të kryer arrestime dhe në vend të kësaj janë ngarkuar me detyrën për të mbrojtur pronën federale dhe personelin.

Pasi armëpushimi hyri në fuqi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me orën tonë, policia depërtoi në disa zona duke qëlluar plumba gome në përpjekje për të shpërndarë turmat.

Sipas mediave amerikane, vetëm të martën u arrestuan rreth 200 persona. Duke argumentuar vendosjen e shtetrrethimit, kryebashkiakja Karen Bass tha se donte t’i jepte fund vandalizmit. “Duhet të ndalim plaçkitjen. Kemi arritur në një pikë kthese”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryebashkiakja vendos shtetrrethimin në Los Angeles, Trump: Do çlirojmë qytetin! appeared first on Euronews Albania.

Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

8 June 2025 at 13:30

Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën të dielën në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit socialist Pedro Sánchez, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme mes akuzave të shumta për korrupsion që rëndojnë mbi administratën dhe rrethin e tij të ngushtë.

Protesta, e organizuar nga Partia Popullore (PP) konservatore, u zhvillua nën sloganin “Mafia apo demokraci” dhe mblodhi rreth 45,000 deri në 50,000 pjesëmarrës, sipas autoriteteve qeveritare. Organizatorët e vlerësuan pjesëmarrjen në afro 100,000 protestues.

Akuzat për korrupsion kanë përfshirë figura kyçe të Partisë Socialiste si edhe anëtarë të familjes së kryeministrit, përfshirë gruan e tij, Begoña Gómez, dhe vëllain David Sánchez. Së fundmi, një ish-anëtar i PSOE është vënë nën hetim për një fushatë të dyshuar shpifjeje kundër Guardia Civil – policisë që po heton rastet.

Presioni ndaj qeverisë së Sánchez është rritur ndjeshëm, ndërsa opozita e akuzon atë për mungesë transparence dhe përpjekje për të ndikuar në hetimet zyrtare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez appeared first on Euronews Albania.

Protesta masive në Serbi, kërkohen zgjedhje të parakohshme

1 June 2025 at 14:09

Në Serbi studentët kanë rinisur protestat masive. Këtë të diele, organizatorët e protestave mbajtën tubime në 34 qytete kryesore të vendit me parullën: “Çohu Serbi”.

Tubimet nisën në mesditë dhe vijuan, në disa qytete deri në mesnatë’.

Drejtuesit e protestës kanë deklaruar për mediat serbe se  qëllimi i tyre është të tregojnë se e gjithë Serbia është e bashkuar në luftën politike dhe se zëri i qyteteve më të vogla dëgjohet.

Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe largimin e presidentit Vuçiç.

Tubimet e studentëve në Serbi nisën pas tragjedisë së Novi Sadit ku rënia e tavanit të një stacioni treni shkaktoi 16 viktima. Ngjarja shkaktoi reagim kombëtar në Serbi dhe shërbeu për të denoncuar korrupsionin me qendrat dhe lidhjet e oligarkëve me politikën.

The post Protesta masive në Serbi, kërkohen zgjedhje të parakohshme appeared first on Euronews Albania.

Bizneset protestojnë në Kosovë, bllokojnë me kamionë hyrjet e Prishtinës

By: fra nc
29 May 2025 at 10:28

Bizneset në Kosovë protestuan këtë të enjte në Prishtinë, duke bllokuar me automjete të rënda dhe kamionë disa nga hyrjet kryesore të kryeqytetit. Aksioni simbolik, i organizuar nga shoqatat e biznesit dhe Oda Ekonomike e Kosovës, u zhvillua në shenjë pakënaqësie ndaj procesit të detyrueshëm të kalimit në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Protesta nisi në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 12:00, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa prej akseve më të rëndësishme hyrëse për në Prishtinë. Pikat ku u zhvillua protesta ishin:

  • Veternik – hyrja nga jugu e qytetit
  • Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë
  • Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë
  • Sharbanët (Vranjevci) – drejtimi Podujevë – Prishtinë

Përfaqësuesit e bizneseve shprehen se kalimi në tregun e lirë të energjisë është bërë pa konsultim dhe në një afat shumë të shkurtër, duke i ekspozuar ata ndaj kostove të paparashikuara dhe çmimeve të larta të energjisë elektrike, çka mund të dëmtojë aktivitetin ekonomik dhe të rrisë çmimet për konsumatorët.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, deklaroi se protesta e sotme është vetëm hapi i parë i një serie veprimesh në mbrojtje të interesave të sektorit privat dhe qytetarëve.

“Jemi munduar t’i japim rrugë dialogut, por nuk kemi hasur në vullnet institucional. Sot është vetëm fillimi. Nëse nuk ka reflektim, protestat do të përshkallëzohen. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, sepse me këtë protestë nuk po mbrojmë vetëm biznesin, por edhe standardin e tyre jetësor,” tha Rafuna për mediat.

Shoqatat e biznesit kanë kërkuar që procesi i daljes në tregun e lirë të pezullohet përkohësisht dhe të shtyhet deri në një afat të arsyeshëm, duke u ofruar kohë kompanive për t’u përshtatur me kushtet e reja të furnizimit me energji.

The post Bizneset protestojnë në Kosovë, bllokojnë me kamionë hyrjet e Prishtinës appeared first on Euronews Albania.

Fermerët francezë protestojnë, projektigji për bujqësinë shkakton përplasje politike

27 May 2025 at 07:38

Qindra fermerë mbërritën në Paris të hënën, duke sjellë traktorët e tyre – dhe zhgënjimin e tyre, drejt e në portat e Asamblesë Kombëtare Franceze.

Qëllimi i tyre ishte të mbështesnin një projektligj përçarës të paraqitur nga deputeti i ekstremit të djathtë Laurent Duplomb.

Projektligji bujqësor Duplomb premton të lehtësojë atë që shumë në fushën e bujqësisë e shohin si kufizime administrative mbytëse.

Do ta bënte më të lehtë marrjen e lejeve të ndërtimit për objektet e bagëtive dhe rezervuarët e ujit, dhe do të riautorizonte përdorimin e përkohshëm të disa pesticideve siç është acetamipridi; një insekticid neonicotinoid i ndaluar në Francë që nga viti 2018.

Ndërkohë që lejohet ende në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, acetamipridi ka ngritur alarm midis ambientalistëve dhe bletarëve për shkak të ndikimit të tij te pjalmuesit dhe rreziqeve të mundshme shëndetësore për njerëzit.

Projektligji ishte planifikuar për debat, i ndjekur nga një votim në dhomën e ulët të parlamentit të hënën.

Por ligjvënësit e opozitës, kryesisht nga partitë e gjelbra dhe të krahut të majtë , paraqitën rreth 3,500 amendamente në një përpjekje për të vonuar procedurat.

Propozimi tani i kalon një komiteti të përbashkët prej shtatë senatorësh dhe shtatë anëtarësh të parlamentit (deputetësh) – shumica e të cilëve mbështesin kërkesat e fermerëve.

Komiteti do të duhet të bjerë dakord për një version të përbashkët që më pas do t’i nënshtrohet një votimi përfundimtar nga deputetët, këtë herë, pa mundësinë e ndonjë amendamenti.

Ky veprim ka zemëruar të majtën, e cila ka njoftuar planet për të ngritur një mocion mosbesimi kundër qeverisë si përgjigje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fermerët francezë protestojnë, projektigji për bujqësinë shkakton përplasje politike appeared first on Euronews Albania.

Protesta masive në Holandë kundër Izraelit: “Vija e kuqe” është kaluar në Gaza

18 May 2025 at 17:25

Dhjetëra mijëra protestues marshuan sot nëpër Hagë duke kërkuar një qëndrim më të ashpër nga qeveria holandeze kundër luftës së Izraelit në Gaza, raporton Reuters.

OJQ-ja Oxfam Novib, e cila organizoi tubimin, tha se rreth 100,000 protestues iu bashkuan marshimit, shumica të veshur me të kuqe, duke shprehur dëshirën e tyre për një “vijë të kuqe” kundër rrethimit të Gazës nga Izraeli, i cili ka ndërprerë furnizimet me ndihmë mjekësore, ushqim dhe karburant.

Një procesion protestuesish kaloi pranë selisë së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, para së cilës Afrika e Jugut ngriti një padi duke akuzuar Izraelin për gjenocid. Vitin e kaluar, gjykata urdhëroi Izraelin të ndalonte sulmin e tij ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Izraeli i hedh poshtë akuzat për gjenocid si të pabaza dhe pretendon në gjykatë se operacionet e tij në Gaza janë vetëmbrojtje dhe synojnë militantët e Hamasit që sulmuan Izraelin më 7 tetor.

Oxfam Novib theksoi se qeveria holandeze kishte injoruar ato që i quajti krime lufte të kryera nga Izraeli në Gaza dhe u bëri thirrje protestuesve të kërkonin një qëndrim më të ashpër.

Ministri i Jashtëm holandez, Kaspar Veldkamp, ​​tha më parë këtë muaj se dëshiron që BE-ja të rishikojë marrëveshjet e bashkëpunimit që ka me Izraelin.

Megjithatë, qeveria holandeze deri më tani është përmbajtur nga kritikat më të ashpra, dhe udhëheqësi i partisë më të madhe në koalicionin qeveritar, populisti anti-musliman Geert Wilders, ka shprehur vazhdimisht mbështetje të palëkundur për Izraelin, sipas Reuters.

Sipas raporteve të mëparshme nga Gaza, të paktën 130 persona u vranë në sulmet e fundit izraelite. 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta masive në Holandë kundër Izraelit: “Vija e kuqe” është kaluar në Gaza appeared first on Euronews Albania.

Policia e Tiranës refuzon kërkesën e opozitës për protestë më datën 16 maj

By: fra nc
15 May 2025 at 10:54

Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative Partisë Demokratike në lidhje me kërkesën për zhvillimin e një proteste më 16 maj, në Bulevardin e Ri. Data e kërkuar për zhvillimin e tubimit përkon me mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, dhe autoritetet kanë vendosur të mos e lejojnë protestën për arsye sigurie.

Sipas Policisë së Shtetit, refuzimi bazohet në domosdoshmërinë për të garantuar sigurinë maksimale gjatë zhvillimit të Samitit, ku do të marrin pjesë liderë të lartë të Bashkimit Europian dhe të vendeve të rajonit.

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se forca politike që ai drejton do të mbajë një tubim kombëtar më datë 17 maj, në orën 17:00, për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve, të cilat, sipas tij, janë shoqëruar me manipulime masive.

Në këtë ditë do të zhvillohet gjithashtu edhe Samiti i BE-së në Tiranë, dhe kryeqyteti do të jetë nën masa të rrepta sigurie. Edhe pse Berisha ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të pengojë zhvillimin e Samitit, autoritetet e sigurisë kanë vendosur të mos e autorizojnë zhvillimin e saj në datën 16 maj.

The post Policia e Tiranës refuzon kërkesën e opozitës për protestë më datën 16 maj appeared first on Euronews Albania.

Tre deputetë maori përballen me pezullim për shkak të protestës “haka”

15 May 2025 at 10:05

Një komision parlamentar i Zelandës së Re ka propozuar që tre deputetë maori të pezullohen nga parlamenti për shkak të protestës së tyre “haka” gjatë një seance të vitit të kaluar.

Deputetja e opozitës Hana-Rawhiti Maipi-Clarke filloi vallëzimin tradicional në grup pasi u pyet nëse partia e saj mbështeste një projektligj të diskutueshëm – i cili më pas është hedhur poshtë – për të ripërcaktuar traktatin themelues të vendit.

Haka mund të kishte “intimiduar” ligjvënës të tjerë, vendosi komiteti, duke rekomanduar që ajo të pezullohej për një javë dhe bashkë-drejtuesit e Te Pāti Māori (Partia Maori) Rawiri Waititi dhe Debbie Ngarewa-Packer të ndaloheshin për 21 ditë.

Partia Maori i kritikoi rekomandimet si një “shpërthim paralajmërues për të gjithë ne që të bindemi”.

“Kur tangata reziston, fuqitë koloniale zbatojnë dënimin maksimal”, tha ajo në një deklaratë të mërkurën, duke përdorur një frazë maori që përkthehet si “njerëz të tokës”.

Gjithashtu tha se këto janë ndër dënimet më të ashpra të rekomanduara ndonjëherë nga parlamenti i Zelandës së Re.

Zëvendëskryeministri Winston Peters, i cili është Maor, tha se treshja ishin “deputetë jashtë kontrollit që shkelin rregullat dhe frikësojnë të tjerët me haka të egra”.

Pezullimet e tyre të propozuara do të hidhen në votim të martën.

Projektligji për Parimet e Traktatit, i cili kërkonte të ripërcaktonte traktatin themelues të Zelandës së Re me popullin Maori, u votua me 112 vota kundër dhe 11 kundër muajin e kaluar – ditë pasi një komitet qeveritar rekomandoi që ai të mos vazhdonte.

Projektligji pritej gjerësisht të dështonte, me shumicën e partive kryesore politike të angazhuara për ta votuar kundër tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tre deputetë maori përballen me pezullim për shkak të protestës “haka” appeared first on Euronews Albania.

Berisha paralajmëron protesta masive: Do çojmë faktet e masakrës zgjedhore në SHBA

By: fra nc
14 May 2025 at 14:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të mërkurë një konferencë për shtyp, ku vijoi me akuzat ndaj qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit. Berisha akuzoi mazhorancën për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve përmes bandave kriminale dhe parave të pista.

Ai njoftoi gjithashtu se opozita do të organizojë një protestë masive më 16 maj, si pjesë e asaj që e quajti “luftë në mbrojtje të votës së shqiptarëve”.

“Ne po përgatitemi për një betejë të madhe. Ftojmë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 16 majit për të mbrojtur votën e tyre,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, opozita është në zotërim të fakteve dhe dokumenteve të pakundërshtueshme, që do t’i dërgojë në institucionet kryesore ndërkombëtare, përfshirë kancelaritë evropiane, Senatin dhe Kongresin e SHBA.

“Më shumë se kurrë kemi fakte dhe dokumente. Vlerësoj deklaratën paraprake të OSBE-ODIHR, dhe veçanërisht punën e ambasadorit Zannier, i cili, në kushte jo të lehta, dha një vlerësim real të procesit zgjedhor,” u shpreh ai.

Berisha theksoi se opozita do të intensifikojë kontaktet dhe shkëmbimet me partnerët ndërkombëtarë: “Me ODIHR dhe OSBE, me të gjitha kancelaritë evropiane, me Senatin, Kongresin dhe administratën e SHBA, do të kemi një komunikim të gjerë për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha paralajmëron protesta masive: Do çojmë faktet e masakrës zgjedhore në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Protesta në Sllovaki: Qytetarët kundërshtojnë vizitën e kryeministrit Fico në Moskë

10 May 2025 at 14:40

Disa mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj vizitës së fundit të kryeministrit Robert Fico në Rusi.

Fico ishte i vetmi lider nga Bashkimi Evropian që ndoqi celebrimet në Moskë, në përkujtim të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën II Botërore.

“Sllovakia është Evropë”, “Me Ficon na ka ardhur në majë të hundës” dhe “Qëndro në Moskë”, ishin parullat që brohorisnin personat e mbledhur në Sheshin e Lirisë. Ata theksuan se Fico nuk përfaqëson të gjithë Sllovakinë.

Kremlini e ka kthyer Ditën e Fitores në një festë për të treguar kapacitetet ushtarake të tij. Të premten, presidenti Putin lavdëroi trupat ruse që po marrin pjesë në luftën në Ukrainë dhe u shpreh krenar për kurajën e tyre.

Në një video-mesazh, Fico sqaroi se synimi i tij ishte të krijonte një marrëdhënie normale dhe miqësore me Rusinë.

Tubimet në Bratislavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë ishin të fundit në një valë protestash që u nxitën nga një vizitë e Ficos në Moskë në dhjetor, për të diskutuar me Putin mbi furnizimet me gaz.

Fico, një figurë e kontestuar brenda dhe jashtë vendit të tij, u rikthye në pushtet në vitin 2023, kur partia e tij e majtë Smer triumfoi në zgjedhjet parlamentare pasi promovoi ndjenjat pro-ruse dhe ato anti-amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta në Sllovaki: Qytetarët kundërshtojnë vizitën e kryeministrit Fico në Moskë appeared first on Euronews Albania.

Protesta në Beograd: Studentët bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi

22 April 2025 at 15:47

Studentët e Universitetit të Beogradit kanë hyrë në ditën e tetë të bllokadës së ndërtesës së Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), transmetuesit publik shtetëror, duke akuzuar këtë institucion për mungesë objektiviteti dhe mbulim të njëanshëm të protestave të tyre.

Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është shpallja e një konkursi të ri për anëtarët e Këshillit të Organit Rregullativ për Mediat Elektronike (REM), që sipas tyre duhet të garantojë pluralizmin dhe pavarësinë e mediave në Serbi.

RTS, nga ana tjetër, ka njoftuar se për shkak të “rrethanave të vështira të punës”, është detyruar të ndryshojë skemën programore dhe ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore në Beograd kundër organizatorëve të bllokadës. Gjithashtu, transmetuesi publik ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare, duke e cilësuar situatën si pengesë për lirinë e punës së gazetarëve.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka paralajmëruar se çdo vepër penale eventuale do të trajtohet në përputhje me ligjin, dhe kryesit do të identifikohen dhe ndiqen penalisht.

Përkundër motit dhe ditëve të festave të Pashkëve, studentët kanë qëndruar të palëkundur përpara RTS-së, duke vazhduar protestën në mënyrë të pandërprerë. Protestës i janë bashkuar edhe studentë nga qytete të tjera, përfshirë edhe nga Novi Pazari, qytet me shumicë boshnjake, gjë që ka tërhequr vëmendje të veçantë.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, ata kanë bllokuar dhjetëra fakultete dhe kanë organizuar protesta të vazhdueshme në mbarë vendin, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndjekje penale për shembjen e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, tragjedi që shkaktoi 16 viktima.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta në Beograd: Studentët bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi appeared first on Euronews Albania.

Protesta masive ndaj administratës Trump, amerikanët kërkojnë ndryshim në politikë

5 April 2025 at 17:39

Qindra mijëra njerëz pritet të dalin në rrugët e Uashington DC-së dhe qyteteve të tjera të mëdha në SHBA, për të sfiduar “marrëveshjen autoritare dhe axhendën e mbështetur nga miliarderët” të Donald Trump.

Protestat, të quajtura “Hands Off”, do të zhvillohen në më shumë se 1000 ngjarje të planifikuara në të gjithë vendin dhe pritet të jenë dita më e madhe e veprimit që kur Trump u betua për një mandat të dytë.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, MoveOn, një nga organizatat që po organizon këto protesta, tha: “Ky është një mobilizim mbarëkombëtar për të ndaluar rrëmbimin më të pacipë të pushtetit në historinë moderne.” Ajo akuzoi Trump dhe miliarderët si Elon Musk për orkestrimin e një sulmi të gjithanshëm ndaj qeverisë, ekonomisë dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Deklarata vazhdoi duke thënë se ata po përpiqen të shkatërrojnë shërbimet publike, duke përfshirë heqjen e sigurimeve shoqërore, shkarkimin e punëtorëve thelbësorë dhe eliminimin e mbrojtjes së konsumatorit, për të financuar “mashtrimin e tyre tatimor miliarder”.

Protestuesit theksuan se lufta kundër këtij sulmi është e domosdoshme, duke paralajmëruar se nëse nuk veprohet tani, do të jetë shumë vonë për të shpëtuar demokracinë dhe shërbimet publike.

Protestat janë një shenjë e rritjes së tensioneve politike në SHBA dhe një sfidë e hapur ndaj administratës së Trump, me shumë grupe dhe individë që kërkojnë ndryshime të thella në politikën amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta masive ndaj administratës Trump, amerikanët kërkojnë ndryshim në politikë appeared first on Euronews Albania.

“Jepini fund çmendurisë”, mijëra protestojnë në Izrael kundër rifillimit të luftës

19 March 2025 at 15:51

Disa mijëra njerëz po marrin pjesë në një protestë antiqeveritare në Izrael, duke bllokuar hyrjen kryesore të Jerusalemit ndërsa marshojnë drejt rezidencës së Netanyahut, sipas The Times of Israel.

Protestuesit kundërshtojnë rifillimin e sulmeve në Gaza dhe përpjekjet e qeverisë për të shkarkuar shefin e Shin Bet Ronen Bar, raportoi Times of Israel.

“Është koha për t’i dhënë fund kësaj çmendurie përpara se të mos kemi askënd për të shpëtuar, përpara se të mos na mbetet një vend,” i tha turmës udhëheqësi i protestës Shikma Bressler.

Tensionet midis Netanyahut dhe Shin Bet janë përshkallëzuar pas hetimit të brendshëm të agjencisë për sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga luftëtarët palestinezë. Netanyahu hodhi poshtë raportin, duke thënë se nuk iu përgjigj pyetjeve kryesore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Jepini fund çmendurisë”, mijëra protestojnë në Izrael kundër rifillimit të luftës appeared first on Euronews Albania.

Beograd, studentët akuzojnë RTS-në për linjë pro-Vuçiç

18 January 2025 at 16:38

Disa mijëra protestues u mblodhën jashtë selisë së televizionit shtetëror të Serbisë, në Beograd, për të protestuar kundër transmetimit të materialeve pro-qeveritare.

Manifestimi është pjesë e një proteste të gjerë që mbahet në mbarë vendin që nga shembja në stacionin e trenit të Novi Sadit nëntorin e kaluar, që u mori jetën 15 personave.

Protestuesit u shprehën të zemëruar se RTS raporton deklaratat e presidentit Aleksandër Vuçiç se ata paguhen nga agjentë të huaj për të rrëzuar qeverinë e tij.

Manifestuesit qëndruan 15 minuta në heshtje në kujtim të viktimave të incidentit, për të cilin shumë njerëz në Serbi fajësojnë korrupsionin qeveritar.

Ngjarja është kthyer në një motiv për të shprehur pakënaqësinë ndaj atij që protestuesit e shohin si regjimi autoritar i Vuçiç.

Tubimi i së premtes u mbajt një ditë pasi një student u lëndua rëndë kur një automjet vërshoi mes turmës së protestuesve në Beograd.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Beograd, studentët akuzojnë RTS-në për linjë pro-Vuçiç appeared first on Euronews Albania.

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë

11 January 2025 at 08:17

Protestuesit u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë më 10 janar për të protestuar kundër përpjekjeve të Qeverisë për të kërkuar raporte më të ngushta me Rusinë, pavarësisht se Moska ka nisur më 2022 pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Kryeministri nacionalist sllovak, Robert Fico, është një nga aleatët e pakët që Kremlini ka brenda Bashkimit Evropian, i cili ka afruar Bratisllavën me Moskën që kur është rikthyer në pushtet më 2023.

Ai së fundi ka udhëtuar për në Moskë për të siguruar furnizime me gaz për konsum në shtetin e tij, pasi Ukraina vendosi që të ndalte rrjedhën e gazit rus përmes territorit të saj për në Evropë.

Mijëra protestuan në qendër të Bratisllavës duke brohoritur “Ne jemi Evropë”, “Turpërohemi nga Fico” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Sllovakia”.

Nisma për Paqe në Ukrainë shkroi në Facebook se ka organizuar tubimet “Sllovakia është Evropë” për të treguar se Sllovakia “nuk është Rusi, por një shtet sovran e demokratik”.

Mediat kanë raportuar se protesta janë mbajtur në dhjetëra qytete sllovake.

Deri në ndarjen paqësore më 1993, Sllovakia dhe Republika Çeke ishin pjesë e Çekosllovakisë, që kishte qëndruar katër dekada nën një qeveri totalitare komuniste të udhëhequr nga Moska në periudhën 1948-1989.

Fico tha në Parlament të premten se presidenti rus, Vladimir Putin, të cilin ai e ka takuar, ka garantuar furnizime me gaz për Sllovakinë. Ai e ka përshkruar Moskën si një furnizuese të besueshme.

Evropa ende furnizohet me gaz rus përmes gazsjellësit Rrjedha Turke, por edhe furnizohet me gaz të lëngshëm natyror që transportohet përmes anijeve.

Fico ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën kur mori udhëheqjen e Qeverisë në tetor të vitit 2023.

Në kundërpërgjigje për vendimin e Ukrainës për të ndërprerë furnizimet me gaz, Fico ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet me energji elektrike dhe ndihmën humanitare për Ukrainën.

Ai tha se Sllovakia mund të zvogëlojë ndihmën për refugjatët ukrainas të luftës që janë në këtë shtet.

Fico tha se Sllovakia është e gatshme të jetë mikpritëse e bisedimeve të paqes me Rusinë dhe Ukrainë. Kievi tha se një gjë e tillë do t’i shkonte në favor Putinit.

Udhëheqësi rus ka thënë se për të është e pranueshme që Sllovakia, shtet anëtari i NATO-s, të bëhet një “platformë” për dialog për t’i dhënë fund konfliktit.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai do t’i japë fund shpejt luftës pasi të marrë detyrën më 20 janar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë appeared first on Euronews Albania.

Ndërrim vitesh me protesta, manifestuesit pro-evropianë mbushin rrugët e Tbilisit

1 January 2025 at 17:05

Ndërrimi i viteve në Tbilisi dhe qytete të tjera të Gjeorgjisë u shënua nga një demonstrim i fuqishëm.

Në ditën e 34-t të manifestimeve, qytetarët mbushën sërish rrugët për të kërkuar zgjedhje të reja parlamentare dhe lirimin e personave të burgosur në ditët e mëparshme.

Duke ndërthurur festimin dhe aktivizimin, në shëtitoren kryesore të Tbilisit u mbajt ajo që njihet si Supra e Gjatë, një festë tradicionale gjeorgjiane.

Qytetarët e mbledhur deklaruan se ndërrimi i viteve nuk ishte vetëm një celebrim, por një akt sfide dhe rezistence.

Një numër protestuesish u mblodhën jashtë burgut Gldani, ku mbahen dhjetëra aktivistë të arrestuar.

Ndërsa në shëtitoren Rustaveli, përballë pemës së Krishtlindjes, manifestuesit paralajmëruan se protestat e tyre nuk kanë mbaruar.

Dhe ndërsa ka hyrë 2025-a, ata zotohen se do të vazhdojnë luftën për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndërrim vitesh me protesta, manifestuesit pro-evropianë mbushin rrugët e Tbilisit appeared first on Euronews Albania.

“I keni duart me gjak!’ Studentët në Serbi protestojnë për viktimat e Novi Sadit

25 December 2024 at 19:04

Studentët universitarë në Serbi u mblodhën të mërkurën jashtë zyrës së prokurorit të përgjithshëm, për të kërkuar drejtësi për incidentin e ndodhur në stacionin e trenit të Novi Sadit muajin e kaluar, që u mori jetën 15 personave.

Mbi 1 mijë studentë vendosën simbolikisht fletushka në portën e zyrës së kryeprokurorit Zagorka Dolovac, duke i përcjellë atij mesazhin se, “studentët presin që ju të luftoni për ligj dhe drejtësi, i pandikuar nga politika dhe korrupsioni”.

Zyra e zotit Dolovac u përgjigj më vonë përmes një deklarate, ku i ftonte studentët në një takim.

Universitetet në Serbi janë bllokuar prej javësh për shkak të lëvizjes madhore qytetare që kërkon mbajtjen e përgjegjësisë për tragjedinë e 1 nëntorit, kur një strehë e stacionit hekurudhor u shemb duke zënë poshtë njerëzit.

Shumë qytetarë në Serbi fajësojnë për episodin e rëndë korrupsionin e shumëpërhapur dhe punimet e ngadalta për rinovimin e infrastrukturës, ku janë përfshirë kompani shtetërore kineze, efikasiteti i të cilave tani është vënë në dyshim.

Prokurorët kanë arrestuar 13 persona lidhur me tragjedinë e Novi Sadit, përfshirë një ministër, lirimi më vonë i të cilit nxiti skepticizëm mbi qëllimet e vërteta të hetimit.

Studentët serbë që kanë hyrë në grevë kanë gjetur mbështetjen e kategorive të ndryshme si profesorëve, aktorëve, fermerëve, e të tjera.

Në manifestimin e së mërkurës, të rinjtë mbanin në duar banera të bardhë me ngjyrë të kuqe mbi ta, për t’iu thënë autoriteteve se “ju keni gjak në duart tuaja”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “I keni duart me gjak!’ Studentët në Serbi protestojnë për viktimat e Novi Sadit appeared first on Euronews Albania.

Po tentohet të shpërndahet protesta, forca të policisë dislokohen te bashkia

23 December 2024 at 18:36

PD po mban sot në Tiranë protestën e radhës në kuadër të asaj që e quan mosbindje civile.

Protestuesit e PD janë shpërndarë në 5 kryqëzime të kryeqytetit duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se në zonë e bashkisë Tiranë, pas largimit të Berishës policia po tenton të shpërndajë protestën dhe të zhbllokojë qarkullimin e bllokuar që nga ora 17:00.

“Me largimin e Berishës protestuesit janë afruar te bashkia, ka pasur një reagim nga policia që ka tentuar t’i largojë. Forcat Shqiponja kanë spostuar protestuesit dhe po tentohet të lirohet rruga. Ka një orientim dhe urdhër për të shpërndarë protestën. Pranë bashkisë janë dislokuar policë për shpërndarjen e turmës, por po tentohet që të largohen protestuesit nga rruga që kanë bllokuar që nga ora 17:00. Ndërkohë, drejtuesit e kësaj pike, Adriana Kalaja dhe Belind Këlliçi po kërkojnë llogari nga policia që ka marrë urdhër të lirojë këtë aks”, raportoi gazetari Eni Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Po tentohet të shpërndahet protesta, forca të policisë dislokohen te bashkia appeared first on Euronews Albania.

“Pushtetarët u zhdukën”- Berisha: S’ndalemi deri në krijimin e qeverisë teknike

By: fra nc
23 December 2024 at 18:24

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu bashkua protestuesve që bllokuan qarkullimin në pesë nyje kyçe të kryeqytetit. Pasi marshoi nga rruga e Elbasanit, Berisha iu bashkua tubuesve para Bashkisë së Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se aksioni opozitar nuk do të ndalet deri në krijimin e një qeverie teknike, duke garantuar zgjedhje të lira.

“Tirana në duart e qytetarëve nuk ka qenë kurrë si sot. Pushtetarët janë zhdukur, kryeqyteti është në duart e popullit. As moti i keq dhe as shiu nuk na ndaluan. Ne jemi këtu më shumë se kurrë, nga e gjithë Shqipëria, për të çuar përpara këtë betejë që nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira. Ne do të fitojmë, është radha jonë,” deklaroi Berisha.

Ai vlerësoi rolin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si një simbol të rezistencës ndaj regjimit aktual:

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është aleanca më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ata bënë një betejë jo vetëm për një ndërtesë me vlera artistike, por për artin dhe kulturën, duke u bërë një shembull i rezistencës ndaj regjimit,” tha Berisha.

Akset e bllokuara janë: “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Willson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Pushtetarët u zhdukën”- Berisha: S’ndalemi deri në krijimin e qeverisë teknike appeared first on Euronews Albania.

❌