Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Gazeta Si

Drejtuesit e çdo skuadre në F1-2026

12 January 2026 at 13:55

Nga Gazeta Si – Kur duhen vetëm pak javë deri në nisjen e sezonit 2026, drejtuesit e ekipeve (Team Principal) në Formula 1 janë të zënë me përgatitjet për kalendarin prej 24 garash që i pret.

Më poshtë ju njohim me 11 drejtuesit që do të udhëheqin skuadrat e tyre përkatëse gjatë këtij sezoni në Botërorin e Formla 1.

  • Andrea Stella – McLaren

– Toto Wolff – Mercedes

  • Laurent Mekies – Red Bull

– Fred Vasseur – Ferrari

  • James Vowles – Williams

– Alan Permane – Racing Bulls

  • Adrian Newey – Aston Martin

– Ayao Komatsu – Haas

  • Jonathan Wheatley – Audi

– Graeme Lowdon – Cadillac

The post Drejtuesit e çdo skuadre në F1-2026 appeared first on Gazeta Si.

Kolaudimi/ Kontroll i detyrueshëm kur ndryshon pronësia ose mjeti kalon 160.000km

12 January 2026 at 13:42

Nga Gazeta ‘SI’ – Një udhëzim i ri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sjell ndryshime rrënjësore në procesin e kontrollit teknik të mjeteve rrugore në Shqipëri, duke synuar përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Sipas këtij dokumenti, i cili i shtrin efektet e tij nga data 1 dhjetor 2026, kontrolli teknik i mjetit bëhet i detyrueshëm në momentin që ndryshon titullari i certifikatës së regjistrimit, si dhe në rastet kur mjeti ka përshkuar 160.000 kilometra.

Një tjetër risi e rëndësishme është shtimi i kritereve teknike që mund të penalizojnë qytetarët, ku si mangësi do të njihet mosfunksionimi i sistemit “eThirrje” (eCall), i cili mundëson thirrjet e urgjencës në raste rreziku.

Përveç këtij sistemi, gjatë kontrollit do të verifikohet me imtësi edhe funksionimi i sinjalit GPS, gjendja e njësisë së kontrollit elektronik dhe lidhja e komponentëve të audios, duke i konsideruar defektet në këto elemente si arsye për dështimin e mjetit në testimin teknik.

Udhëzimi zgjeron ndjeshëm gamën e mjeteve që duhet t’i nënshtrohen kolaudimit, duke përfshirë mjetet me dy ose tri rrota të kategorive L3e, L4e, L5e dhe L7e me kapacitet motorik mbi 125cm3. Gjithashtu, në skanerin e kontrollit teknik do të kalojnë edhe mjetet bujqësore dhe traktorët e kategorive T1b, T2b, T3b, T4.1b, T4.2b dhe T4.3b, që qarkullojnë kryesisht në rrugë publike me një shpejtësi maksimale që tejkalon 40km/h.

The post Kolaudimi/ Kontroll i detyrueshëm kur ndryshon pronësia ose mjeti kalon 160.000km appeared first on Gazeta Si.

Rruga Tiranë-Rinas do të bllokohet më 13 e 14 janar

12 January 2026 at 13:37

Nga Gazeta Si- Për shkak të punimeve që po kryhen në mbikalimin e ri në Qafë Kashar, rruga drejt Rinasit do të bllokohet më 13 dhe 14 janar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë-Rinas nga ora 20:00 deri në orën 06:00 në datat 13 dhe 14 janar.

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

-Vorë-Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)

-Rruga dytësore

-Tiranë- Kamëz- Valias- Rinas

-Rruga Kashar- Thumanë

The post Rruga Tiranë-Rinas do të bllokohet më 13 e 14 janar appeared first on Gazeta Si.

‘Durana Park, akt korruptiv’, Berisha: Të ngrihemi e të largojmë Ramën

12 January 2026 at 13:19

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sërish, për ato që quan afera të mëdha të korrupsionit të qeverisë.

Berisha shprehet se Durana Park në Durrës është një projekt, që fsheh korrupsion të madh.

“Jam këtu për skandalin e ri, që denoncoi Arben Ahmetaj, jam për parkun virtual të high tech, Durana Tech Park apo Troplanën e Shkozetit, një skandal i denjë për filmat më horror në gjininë e vjedhjeve të pasurive publike. Kthetrat e mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe një kompani e madhe amerikane nuk investoi dot në vendin tonë. Pa që kishte të bënte me narko-mafie të pashembullt dhe këto fusha që shihni këtu janë Troplana e Edi Ramës.

Vendimi u mor, zona u shpall dhe në zonë janë regjistruar 46 kompani, të cilësuara me silver, gold, platinium. Kompanitë i paguajnë shtetit një taksë prej 5 për qind, taksat e vërtetë ata janë ia paguajnë Edi Ramës nëpërmjet Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Këtu vidhen miliona euro në vit nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Quhet park, por ka vetëm livadhe e vidhen paratë. Shqiptarët do i japin Ramës, atë që meriton. Gjurmët e krimit të çojnë dhe tek Elira Kokona”, tha Berisha.

I pyetur se çfarë strategjie ka opozitapër protestën e 24 janari, Berisha deklaroi se Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë nga pushteti. Për të, në krye të vendit është një organizatë kriminale.

“Strategjia e opozitës është largimi i Edi Ramës sa më parë nga pushteti. Ka besim të madh tek guximi, trimëria, ndershmëria e qytetarëve shqiptarë. Duhet të largojmë njëherë e mirë këtë organizatë kriminale, që drejton vendin dhe që mendon vetëm keq për të gjithë qytetarët. Betejën kundër korrupsionit e mbështet gjithë bota e lirë demokratike.

Opozita ka dhe do të ketë mbështetjen më të fuqishme. Edi Rama ka dalë dhe kundër drejtësisë, por atë nuk do e largojë drejtësia, as SHBA-të, por qytetarët shqiptarë”, deklaroi kreu i opozitës.

Po ashtu, Berisha u ndal edhe tek protestat në Iran, duke thënë se mbështet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në aksionet e saj për të dërguar lirinë kudo në botë.

“Kombi pers është në këmbë kundër një regjimi tepër të egër. Partia Demokratike mbështet betejën e opozitës iraniane. PD i bën thirrje SHBA-ve që të çlirojnë këtë vend nga tirania”, përmbylli Berisha.

The post ‘Durana Park, akt korruptiv’, Berisha: Të ngrihemi e të largojmë Ramën appeared first on Gazeta Si.

Formacioni i sezonit në ‘Premier League’

12 January 2026 at 13:19

Nga Gazeta Si – Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në “Premier League” zgjedh lojtarët dhe trajnerin më të spikatur të 5 muajve të parë.

Alan Shearer përfitoi nga pauza e “Premier League” që la vendin “FA Cup”, dhe përzgjodhi yjet e 21 javëve të para të kampionatit.

Pjesë e “Hall of Fame” në “Premier League” dhe rekordmen për golat e shënuar, Shearer përfshiu 3 lojtarë nga Arsenali, ndërsa Sunderland, Chelsea dhe Manchester City përfaqësohen me nga dy lojtarë secili.

Formacioni i tij kombinon talentin dhe përvojën ku 7 nga 11 lojtarët e përzgjedhur janë 25 vjeç ose më të rinj.

Ndërsa skema e rrjeshtimit taktik të skuadrës është 4-3-3:

Portier – Robin Roefs (Sunderland)

Mbrojtës – Jurrien Timber (Arsenal), Marc Guehi (Crystal Palace), Gabriel (Arsenal), Marc Cucurella (Chelsea)

Mesfushorë – Granit Xhaka (Sunderland), Declan Rice (Arsenal), Moises Caicedo (Chelsea)

Sulmues – Morgan Rogers (Aston Villa), Erling Haaland (Man City), Phil Foden (Man City)

Trainer – Unai Emery (Aston Villa)

The post Formacioni i sezonit në ‘Premier League’ appeared first on Gazeta Si.

Rreth 800 milionë të rritur janë aq obezë sa kualifikohen për injeksione për humbje peshe

12 January 2026 at 13:05

Sipas një studimi të madh global, gati 800 milionë të rritur në mbarë botën janë aq mbipeshë saqë kualifikohen për injeksione të fuqishme për humbje peshe.

Hulumtimi sugjeron se kriza e obezitetit ka arritur në një shkallë të tillë sa më shumë se një në katër të rritur në mbarë botën tani bien në kategorinë ku mjekët mund të marrin në konsideratë përshkrimin e injeksioneve.

Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore nga më shumë se 810,000 të rritur në 99 vende, duke përdorur anketa të mëdha kombëtare të kryera midis viteve 2008 dhe 2021.

Kur rezultatet u shkallëzuan për të pasqyruar shifrat globale të popullsisë, ata zbuluan se rreth 799 milionë njerëz do të përmbushnin pragun për trajtim.

Shkallat më të larta u panë në Europë dhe Amerikën e Veriut, ku më shumë se dy në pesë të rritur kualifikoheshin, shumë më lart se mesatarja globale. Nivele të ngjashme u gjetën vetëm në Ishujt e Paqësorit.

Të rriturit u klasifikuan si të kualifikuar nëse ishin klinikisht obezë, ose mbipeshë të konsiderueshme me probleme shëndetësore të lidhura me to, siç janë presioni i lartë i gjakut ose diabeti.

Në pjesë të Azisë, u përdorën pragje më të ulëta të peshës sepse njerëzit përballen me rreziqe serioze shëndetësore me pesha më të ulëta trupore.

Gratë kishin më shumë gjasa të kualifikoheshin sesa burrat, ndërsa e drejta e përfitimit u rrit ndjeshëm me moshën.

Pothuajse katër në dhjetë persona në fund të të 50-ave dhe fillim të të 60-ave i plotësonin kriteret, krahasuar me më pak se dy në dhjetë të rritur në fund të të 20-ave dhe fillim të të 30-ave.

Injeksionet për humbje peshe funksionojnë duke frenuar oreksin, duke i ndihmuar njerëzit të ndihen të ngopur për më gjatë dhe të hanë më pak.

Në studime, përdoruesit shpesh humbasin 15 deri në 20 për qind të peshës së trupit të tyre, shumë më tepër sesa shumica e njerëzve arrijnë vetëm përmes dietës.

Lajmi vjen ndërsa ekspertët paralajmëruan ditët e fundit se shumë njerëz që fillojnë injeksionet për humbje peshe mund të kenë nevojë t’i vazhdojnë ato për një kohë të gjatë, pasi një rishikim i madh zbuloi se pesha shpesh kthehet pasi ndalet trajtimi.

Studimi, i udhëhequr nga studiues në Universitetin e Oksfordit dhe i botuar në The British Medical Journal, shqyrtoi 37 studime që përfshinin më shumë se 9,300 njerëz dhe zbuloi se pesha zakonisht rikthehej brenda dy viteve nga ndërprerja e injeksioneve, shpesh shumë më shpejt sesa tek njerëzit që humbën peshë vetëm përmes dietës dhe ushtrimeve.

Autorja e hulumtimit më të fundit mbi obezitetin global, Dr. Jennifer Manne-Goehler, tha se ilaçet kishin transformuar kuptimin e obezitetit.

“Për dekada të tëra, ne u thamë njerëzve se problemi ishte thjesht se hante shumë dhe lëvizte pak,” tha ajo.

‘Këto ilaçe tregojnë se biologjia luan një rol shumë më të madh nga sa mendonim dikur.’

Organizata Botërore e Shëndetësisë tani po shqyrton mënyra për t’i bërë injeksionet për humbje peshe më të disponueshme, por kostoja dhe furnizimi mbeten pengesa të mëdha. Në shumë vende, injeksionet janë të disponueshme vetëm privatisht dhe mund të kushtojnë shumë.

Pavarësisht kësaj, ekspertët theksojnë se vetëm ilaçet nuk do ta zgjidhin krizën e obezitetit dhe duhet të shoqërohen me ndryshime më të gjera në politikën ushqimore dhe mbështetjen afatgjatë.

The post Rreth 800 milionë të rritur janë aq obezë sa kualifikohen për injeksione për humbje peshe appeared first on Gazeta Si.

‘Partizani’, mbrojtja e Berishës kërkon dëshminë e Ramës: SPAK, nën ndikim politik

12 January 2026 at 12:59

Gazeta Si – Avokatët e kreut të PD, Sali Berisha, kanë kundërshtuar gjatë seancës së kësaj të hëne në GJKKO pretendimet e SPAK, për akuzën e korrupsionit të ngritur ndaj ish-kryeministrit për aferën e klubit sportiv “Partizani”.

Një prej avvokatëve të kryedemokratit, Genc Gjokutaj, ka kërkuar që Gjykata e Posaçme të thërrasë si dëshmitar edhe kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë kohës kur pretendohet se është kryer vepra penale e Berishës, ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Sipas avokatëve, SPAK nuk ka dhënë asnjë sqarim se në cilin fragment të dosjes ka ndonjë shkelje të Berishës. Në argumentet e tyre, mbrojta e Berishës u bazua në 3 shtylla.

Së pari, mbrojtja thotë se SPAK është në tejkalim kompetencash, ku nuk mund të vlerësojë bazën ligjore, VKM apo politikat që ndjek një qeveri. “Këtë e bën vetëm Gjykata Kushtetuese”.

Së dyti, ka mungesë të faktit penal. “SPAK nuk ka arritur të identifikojë në kërkesën për gjykim veprimet konkrete te Berishës përmes të cilave ka shkelur ligjin. Sot SPAK e akuzon Berishën për një veprimtari të tërë administrative, kur do të duhet të ndante veprime konkrete. Të tregonte para gjykatës pasojën që kanë sjellë këto veprime. Aktet që përmend Prokuroria nuk kanë karakter individual, por të përgjithshëm”.

Sipas mbrojtjes, “në kërkesën e vet, SPAK ka gjetur fajtorin dhe më pas fajin që është kryer. SPAK nuk ka sjellë asnjë provë që Berisha ka rënë me një marrëveshje paraprake për privatizimin dhe më pas e ka kryer përmes akteve ligjore dhe nënligjore që në përfundim të merrte ryshfetin përmes dhëndrit të tij. Asnjë dëshmitar nuk e thotë këtë dhe asnjë provë tjetër. SPAK e provon këtë marrëveshje me deduksion”.

Së treti, mbrojtja pretendon se ndjekja penale ka qenë e ndikuar politikisht. Argumentet mbështeten në deklarata të kryeministrit Edi Rama, ish-ambasadores Yuri Kim dhe një ish-zyrtari amerikan.

Avokatët theksojnë se Rama i ka bërë thirrje SPAK të hetonte çështjen dhe ka dhënë udhëzime se si të kryhej hetimi, ndërsa shumica parlamentare ka bërë një kallëzim që është vlerësuar jashtë afateve ligjore dhe nuk është hetuar.

Avokati Genc Gjokutaj ka lexuar kërkesën për provat shkresore, duke theksuar se provat materiale të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme nuk implikojnë Berishën.

Mbrojtja kërkon të merren si dëshmitarë të gjithë të pyeturit nga prokuroria, përfshirë kryeministrin Edi Rama për vendimet ligjore mbi ndryshimin e destinacionit të pronës, si dhe një ish-oficer që sipas mbrojtjes është aktivist i Partisë Socialiste.

Avokatët kërkojnë gjithashtu paraqitjen e DVD-së së fjalimit të Ramës në Asamblenë e PS-së, për të vërtetuar ndikimin politik në këtë çështje.

Dosja për aferën “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Ortaku i Malltezit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash.

The post ‘Partizani’, mbrojtja e Berishës kërkon dëshminë e Ramës: SPAK, nën ndikim politik appeared first on Gazeta Si.

Kreu i Bankës Federale në SHBA nën hetim për kontratën 2.5 mld$ të rinovimit të godinës

12 January 2026 at 12:55

Prokuroria amerikane ka nisur një hetim kriminal ndaj Jerome Powell, kreut të Bankës Federale në SHBA, lidhur me një projekt rinovimi të godinës prej 2.5 miliardë dollarësh, duke përshkallëzuar ndjeshëm përplasjen e administratës Trump me bankën qendrore.

Powell deklaroi të dielën se Rezerva Federale ka marrë të premten thirrje nga juria e madhe (grand jury), si dhe një kërcënim për padi penale nga Departamenti i Drejtësisë, në lidhje me dëshminë e tij para Kongresit verën e kaluar për projektin e rinovimit.

Ai tha se ky veprim ligjor është një pretekst për të frenuar pavarësinë e Rezervës Federale në përcaktimin e normave të interesit. Kjo vjen në një kohë kur Trump e ka sulmuar vazhdimisht Powell-in, duke e quajtur një “mushkë kokëfortë” për refuzimin e tij për të ulur ndjeshëm kostot e huamarrjes.

“Kërcënimi i ri nuk ka të bëjë me dëshminë time të qershorit të kaluar apo me rinovimin e godinave të Rezervës Federale,” tha Powell. “Kërcënimi për akuza kriminale është pasojë e faktit që Rezerva Federale po vendos normat e interesit bazuar në vlerësimin tonë më të mirë për atë që i shërben publikut, dhe jo sipas preferencave të presidentit,” shtoi ai.

Trump mohoi çdo përfshirje në hetimin e Departamentit të Drejtësisë.

“Nuk di asgjë për këtë, por ai sigurisht që ai nuk është shumë i mirë në krye të Fed-it dhe nuk është shumë i mirë as në ndërtimin e godinave,” tha presidenti amerikan për NBC News të dielën në mbrëmje, duke pretenduar se hetimi nuk ka lidhje me refuzimin e Powell-it për të ulur normat e interesit.

Megjithatë, hetimi pritet të përkeqësojë shqetësimet e investitorëve mbi pavarësinë e bankës qendrore më të rëndësishme në botë, një shtyllë themelore e politikës ekonomike amerikane, e konsideruar jetike për stabilitetin e tregjeve financiare.

Krishna Guha, ish-zyrtar i Rezervës Federale të Nju Jorkut, e quajti këtë zhvillim “thellësisht shqetësues”.

“Administrata Trump nuk po lë asnjë dyshim mbi vendosmërinë e saj për të ndikuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë të ashpër veprimet e politikës monetare të Fed-it, përmes çdo rruge të mundshme, përfshirë kërcënimet ligjore,” tha Eswar Prasad, profesor në Universitetin Cornell.

Powell, për të cilin Trump ka thënë disa herë se do të “donte” ta shkarkonte deklaroi të dielën se nuk do të largohet nga posti për shkak të hetimit.

“Shërbimi publik ndonjëherë kërkon që të qëndrosh i palëkundur përballë kërcënimeve,” tha kreu i Fed-it. “Do të vazhdoj të bëj punën për të cilën jam konfirmuar nga Senati, me integritet dhe përkushtim ndaj shërbimit të popullit amerikan.”

Pas deklaratës së Powell-it, dollari ra rreth 0.2% kundrejt një shporte valutash në tregtimin e hershëm në Azi të hënën, ndërsa kontratat futures për indeksin S&P 500 ranë rreth 0.4%.

Juritë e mëdha vendosin nëse prokurorët kanë paraqitur prova të mjaftueshme për të ngritur akuza penale. Gjatë hetimeve, prokurorët ndonjëherë njoftojnë subjektet përpara se të kërkojnë një aktakuzë, për t’u dhënë mundësinë të dëshmojnë, sipas udhëzimeve të Departamentit të Drejtësisë.

Mendohet se thirrjet përmbajnë kërkesa për informacion mbi përgatitjet e Poëell-it për dëshminë, si edhe dokumente të brendshme që lidhen me rinovimin e selisë.

Administrata ka përdorur projektin e rinovimit, i cili ka tejkaluar ndjeshëm buxhetin, si një linjë sulmi ndaj bankës qendrore dhe Powell-it, të cilin Trump e ka quajtur “budalla” për refuzimin e tij për të ulur normat e interesit në 1%.

Powell, i cili pritet të largohet nga posti i kryetarit në maj, i ka hedhur më parë poshtë pretendimet e Russell Vought, një aleat i ngushtë i Trump-it dhe drejtues i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, se ai ka mashtruar Kongresin lidhur me rinovimin. Presidenti amerikan pritet të shpallë në javët në vijim kandidatin e tij për të zëvendësuar Powell-in. Ekonomisti i Shtëpisë së Bardhë dhe aleat i Trump-it, Kevin Hassett, shihet si një nga favoritët për këtë rol.

Elizabeth Warren, demokratja kryesore në komitetin bankar të Senatit, akuzoi Trump-in se po përpiqet të “vendosë një tjetër kukull për të përfunduar marrjen e korruptuar të bankës qendrore të Amerikës”.

Trump ka tentuar tashmë të shkarkojë guvernatoren e Fed-it, Lisa Cook, për akuza për mashtrim hipotekor, të cilat janë nën hetim. Cook i ka mohuar akuzat dhe është përfshirë në një betejë ligjore kundër presidentit amerikan.

Gjykata e Lartë ka marrë në shqyrtim një çështje që pritet të jetë historike, lidhur me kompetencat e degës ekzekutive për të shkarkuar zyrtarë të lartë të bankës qendrore, dhe do të dëgjojë argumentet më vonë gjatë këtij muaji.

Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment./FinancialTimes

The post Kreu i Bankës Federale në SHBA nën hetim për kontratën 2.5 mld$ të rinovimit të godinës appeared first on Gazeta Si.

Kupa e Kombeve – ‘BIG4’ në Afrikë

12 January 2026 at 12:37

Nga Gazeta Si – Është konfirmuar formacioni i gjysmëfinaleve të “TotalEnergies CAF Africa Cup of Nations 2025” që po zhvillohet në Marok.

Tradicionalisht, peshat e rënda të futbollit afrikan kanë mbetur në garë pas një fundjave dramatike çerekfinalesh, të mbushura me gola, tension dhe emocione të forta.

Egjipti, Nigeria, Maroku dhe Senegali siguruan vendin në katërshen e fundit, pasi ndeshjet çerekfinale u përmbyllën të shtunën në mbrëmje.

Organizatorët e Marokut do të përballen me Nigerinë plot yje, ndërsa Senegali, që u kualifikua i pari në gjysmëfinale, do të ndeshet me Egjiptin.

Shtatë herë kampionët e Afrikës nga Egjipti, siguruan biletën e fundit për në gjysmëfinale pasi eliminuan kampionen në fuqi, Bregun e Fildishtë, me rezultatin 3-2 në një përballje spektakolare.

Ky ishte fundi i sundimit të “Elefantëve” që përgatiti një gjysmëfinale shumë tërheqëse ndaj Senegalit.

Më herët, në një derbi të tensionuar të Afrikës Perëndimore. Senegali kishte siguruar kualifikimin falë një fitoreje të vështirë 1-0 ndaj Malit, me golin e Iliman Ndiaye në pjesën e parë.

“Luanët” e Terangës treguan pjekuri duke kontrolluar ndeshjen dhe ruajtur avantazhin minimal për të arritur edhe një tjetër gjysmëfinale të AFCON-it.

Maroku mbetet në rrugën drejt titullit të parë kontinental pas 50 vitesh, pas një fitoreje të qetë 2-0 ndaj Kamerunit në Rabat.

Golat e Brahim Diaz dhe Ismaël Saibarit konfirmuan formën mbresëlënëse të “Luanëve të Atlasit” në shtëpi, duke theksuar cilësinë sulmuese dhe ekuilibrin mbrojtës.

Katërshen e plotëson Nigeria, e cila mposhti Algjerinë 2-0 në Marrakech.

Victor Osimhen zhbllokoi rezultatin pas një fillimi të ekuilibruas, ndërsa Akor Adams vulosi fitoren në minutat e fundit, duke konfirmuar rikthimin e Nigerisë në gjysmëfinale dhe një përballje spektakolare me vendasit.

Këto rezultate nënvizojnë diferencat e vogla në këtë fazë të turneut, ku përvoja dhe qetësia kanë bërë diferencën.

Pas një faze grupesh të paparashikueshme dhe një raundi të 1/8-ve tejet të fortë, çerekfinalet treguan se eksperienca filloi të peshojë.

Gjysmëfinalet do të luhen të mërkurën, më 14 Janar ndërsa “AFCON 2025” i afrohet kulmit përpara Finales së madhe në Rabat më 18 Janar.

The post Kupa e Kombeve – ‘BIG4’ në Afrikë appeared first on Gazeta Si.

Gjyqi ndaj Dervishajt për atentatin ndaj Ndojës, Ramazan Rraja: Nuk i kam borxh askujt

12 January 2026 at 12:37

Gazeta Si – Mes personave që dhanë pretendimet e tyre për atentatin në nëntor 2019 në Shkozet të Durrësit, ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku, ishte edhe Ramazan Rraja, i dënuar me 6 vjet burg për sigurimin e kushteve në këtë atentat.

Në GJKKO, ai pranoi njohjen me Plarent Dervishajn, i cili akuzohet si porositës i atentatit, por shtoi se nuk i ka pasur ndonjë borxh.

“Në burg ndodhem se më keni fut ju, nuk kam ardh me dëshirë të madhe. I nderuar zoti prokuror, me gjithë respektin dhe për drejtësinë dhe ju, unë s’e kam idenë për çfarë kam siguru kushte, për akënd dhe asgjë. Nuk kam komunikuar me askënd, nuk i ka ndodh asgjë Genci Malokut, s’e di pse më akuzoni”, – u shpreh Rraja.

Ndërkohë, që tha se ditën e atentatit kishte qenë jashtë vendit, Rraja mohoi njohjen me Ervin Matën apo “Rrumin e Shijakut”, i cili ndodhej në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoj.

Ai shtoi se kishte dëgjuar se po përgatitej vrasja e familjarëve të tij, pas dyshimeve se kishte marrë pjesë në atentatin në Durrës. Por Ramazan Rraja shtoi se nuk shqetësoheshin fare as për këtë gjë dhe se gjumin e bënin shumë rehat.

“Kam jetuar edhe jashtë edhe në Shqipëri. Nuk kam pasur konflikte me askënd përpara se të arrestohesha. Plaurent Dervishaj e njoh, Redjan Rrajën e kam kushëri, Julian Meçaj e njoh, ndërsa të pandehurit e tjerë i kam njohur në burg. Arjan Ndoj, Vullnet Muça, Aleksandër Laho, etj, nuk i njoh, i kam parë vetëm në televizor. As Ervin apo Luan Matën. Nuk kam pasur aplikacion të enkriptuar. Jam dënuar për ‘sigurim kushtesh’, por nuk di të kem siguruar kushte për ndonjë ngjarje, – deklaroi në GJKKO, Ramazan Rraja. – Nuk kam siguruar kushte as për Arjan Ndojën, as për Genci Malokun. Nuk kam pasur asnjë automjet në përdorim në momentin që jam arrestuar. Kam dijeni që kanë dashur të vrasin familjarët e mi, mesa kam parë në media. Edhe për këtë nuk shqetësohem, gjumin e bëjmë rehat, edhe në rrugë të madhe. Nuk kam dijeni nëse familjarët e mi janë takuar me familjen e Genci Malokut (babai i Andi Malokut që mbeti i vrarë në atentat). Me Plaurent Dervishaj jam takuar vetëm një herë për kafe, detyrim financiar nuk i kam qoftë atij, as ndonjërit. Në 1 nëntor kam qenë jashtë territorit të Shqipërisë përpara dhe pas asaj ngjarje”.

Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie. Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.

SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, këta persona, nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen.

Gjithashtu grupi kriminal, pas dështimit të objektivit, kanë siguruar kushte për të kryer vrasje edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019.

SPAK zbuloi nga komunikimet në rrjetin “Sky” se Ramazan Rraja, Genti Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Endrit Sinani dhe Jualian Pjetri kishin bashkëpunuar me Palurent Dervishajn, ky i fundit në cilësinë e organizatorit dhe financuesit për të kryer atentate ndaj Arjan Ndojës, Aleksandër Lahos, Vullnet Muçës, Genci Malokut dhe Arben Mërkurit (Maneci).

Për këtë ngjarje, është dënuar me burg përjetë, Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, dhe me 35 vite burg Ariol Halili.

The post Gjyqi ndaj Dervishajt për atentatin ndaj Ndojës, Ramazan Rraja: Nuk i kam borxh askujt appeared first on Gazeta Si.

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore

12 January 2026 at 11:30

Nga Gazeta Si- Janë bërë publike datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 për të gjithë maturantët e arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe profesional.

Në 2 qershor do të jetë provimi i gjuhës së huaj, në 9 qershor provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, në 16 qershor provimi i matematikës dhe në 23 qershor provimi me zgjedhje.

Gjithashtu janë publikuar edhe testet model për orientimin e maturantëve gjatë përgatitjes.

Provimet fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta ndërkohë që maturantët duhet të paraqiten para në shkollat ku do zhvillohen provimet.

The post Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore appeared first on Gazeta Si.

Ulet stoku i kredive me probleme

12 January 2026 at 11:26

Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin nëntor të vitit 2025, stoku i kredive të këqija ra lehtë në 4.2%, nga 4.3% që ishte në tetor.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues nuk përbën gjithmonë një përkthim të saktë të vlerave absolute, pasi shpesh ndikohet nga efekte statistikore, si diferencat nga kursi i këmbimit apo ecuria e kredisë së re.

Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë raporton një zgjerim të stokut të huave me probleme në vlerë nominale, si rezultat i prurjeve të reja. Ky tregues do të ishte edhe më i lartë nëse nuk do të ishin fshirë rreth 6.3 miliardë lekë kredi të humbura.

Vlera e kredive të fshira në periudhën e fundit përfaqëson rreth 17.6% të tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave, nga rreth 2.7% në gjashtëmujorin e kaluar.

Shifrat duket se pasqyrojnë shqetësimin e Bankës Qendrore, e cila ka bërë thirrje për moderim të kreditimit, veçanërisht në sektorin imobiliar. Për këtë segment, Banka e Shqipërisë ka vendosur kufizime në financim, duke përcaktuar që maksimumi i huasë të mos tejkalojë 80% të vlerës së pronës që blihet.

The post Ulet stoku i kredive me probleme appeared first on Gazeta Si.

‘Shtëpi bari’ në Sarandë, arrestohet 30-vjeçari. Në hetim 4 punonjë të OSHEE

12 January 2026 at 11:09

Gazeta Si – Enea Pitani, 30-vjeç, u arrestua në Sarandë, pasi u kap në flagrancë në një apartament në rrugën “Butrinti” që e kishte kthyer në “shtëpi bari” ku kultivohej lëndë narkotike kanabis.

Policia tha se në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, 26-vjeçari Mikel Qamili, ndërsa nën hetim janë vendosur 4 punonjës të OSHEE-së të akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Në apartamentin e përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike, u sekuestruan 26.6 kg kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari kriminale.

The post ‘Shtëpi bari’ në Sarandë, arrestohet 30-vjeçari. Në hetim 4 punonjë të OSHEE appeared first on Gazeta Si.

Mattel prezanton kukullën e saj të parë Barbie me autizëm

12 January 2026 at 11:06

Me një film të animuar për Barbien në zhvillim e sipër, pas suksesit të filmit të suksesshëm të vitit 2023 të Greta Gerwig, Mattel Studios ka nxjerrë në treg kukullën e saj të parë me autizëm. Kjo Barbie vjen 6 muaj pas kukullës së parë me diabet të tipit 1.

Autizmi është një formë e neurodivergjencës që ndikon në mënyrën se si njerëzit përjetojnë dhe bashkëveprojnë me shoqërinë. Ndërsa karakteristikat e autizmit ndryshojnë sipas individit, më shumë se 1 fëmijë në 100 besohet të jetë me autizëm, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

E krijuar në bashkëpunim me organizatën bamirëse amerikane Autistic Self Advocacy Netëork, kukulla me autizëm Barbie është projektuar për të përfaqësuar disa nga mënyrat se si fëmijët me autizëm mund të përjetojnë, përpunojnë dhe komunikojnë me botën.

Sytë e kukullës shikojnë paksa në njërën anë, duke reflektuar se si disa njerëz me autizëm shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me sy. Ajo ka bërryla dhe kyçe të dorës plotësisht të përkulshme, duke mundësuar lëvizje fizike të përsëritura si ngacmimi dhe rrahja e duarve që i ndihmojnë disa njerëz me autizëm të përpunojnë informacionin shqisor ose të shprehin ngazëllim.

Ajo mban kufje (rozë) për të kufizuar zhurmën, për të zvogëluar mbingarkesën shqisore dhe mban një tabletë (po rozë) me butona komunikimi shtesë dhe alternativ të bazuar në simbole në ekranin e saj për ta ndihmuar të përballojë komunikimin e përditshëm.

Ndërsa kukullat e para Barbie datojnë që nga viti 1959, deri në vitin 2019 nuk kishte kukulla me aftësi të kufizuara. Tani ka kukulla të verbëra, si dhe kukulla Barbie në karrige me rrota, me sindromën Daën, gjymtyrë protetike, vitiligo dhe aparate dëgjimi. Ekziston gjithashtu një kukull Ken me këmbë protetike, një tjetër që përdor një karrige me rrota dhe një me aparate dëgjimi.

Duke njoftuar Barbie-n me autizëm, Jamie Cygielman, drejtuesja globale e kukullave në Mattel, tha se ishte zgjerimi më i fundit i angazhimit të kompanisë për përfaqësim dhe përfshirje.

“Barbie gjithmonë është përpjekur të pasqyrojë botën që fëmijët shohin dhe mundësitë që ata imagjinojnë, dhe ne jemi krenarë që prezantojmë Barbie-n tonë të parë me autizëm si pjesë e kësaj pune të vazhdueshme”, tha ajo.

“Ne u angazhuam me komunitetin autik gjatë gjithë procesit të dizajnimit, gjithmonë të vetëdijshëm se autizmi përjetohet ndryshe nga çdo individ dhe nuk është gjithmonë i dukshëm. Elementet e kësaj kukulle pasqyrojnë se si disa njerëz në spektër mund ta përjetojnë dhe shprehin botën, dhe shpresojmë që duke bashkëpunuar me zëra me ndikim brenda komunitetit, Barbie mund të vazhdojë të shfaqë një gamë më të gjerë përvojash autentike.”

The post Mattel prezanton kukullën e saj të parë Barbie me autizëm appeared first on Gazeta Si.

Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Forcohet euro

12 January 2026 at 11:04

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë që EUR/USD tregtohet mbi nivelin 1.162, trendi në fillim të javës pritet të mbetet rritës, me target fillestar në 1.169. Një reagim pozitiv mbi këtë nivel mund të pasohet nga një avancim i mëtejshëm drejt rezistencës 1.172. Në rast se çmimi zbret nën 1.162, rënia thellohet drejt suportit 1.1565.

Për sa kohë që GBP/USD tregtohet nën nivelin 1.3415, trendi mbetet negativ, me target në 1.33. Tregtimi mbi nivelin 1.3415 hap rrugën për testimin e rezistencës 1.346.

Për sa kohë që USD/JPY tregtohet mbi nivelin 157.5, trendi mbetet pozitiv, me objektiv 158.9. Tregtimi nën 157.5 do ta vononte këtë tentativë, duke u paraprirë nga testimi i suportit 157.3.

Për sa kohë që indeksi Dow Jones tregtohet mbi nivelin 49,300, trendi mbetet bullish, me target 50,100. Tregtimi nën 49,300 do të shoqërohej me testimin e suportit 48,850.

Për sa kohë që Crude Oil tregtohet nën nivelin 59.1, trendi mbetet rënës, me target 58. Tregtimi mbi nivelin 59.1 rikthen tentativën për testimin e rezistencës 59.75.

Për sa kohë që BTC/USD tregtohet nën nivelin 90,750, trendi mbetet bearish, me target 83,800. Tregtimi mbi nivelin 90,750 do të pasohej nga testimi i rezistencës 93,600.

The post Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Forcohet euro appeared first on Gazeta Si.

Pse poezia dhe letërsia për fëmijë u përjashtuan nga Çmimet Kombëtare të Letërsisë?

12 January 2026 at 11:02

Nga Gazeta “SI”- Çmimet letrare në Shqipëri kanë qenë dhe mbeten burim debatesh të cilat zgjasin e zgjasin pafund, aq sa shpesh, debati zë debatin dhe ende nuk është mbyllur kapaku.

Këtë herë, debatet janë nxitur nga Çmimet kombëtare të letërsisë, më të rëndësishmit që jepen në vend në harkun e një viti. Shkak ishte mungesa e çmimit për poezinë dhe atij të letërsisë për fëmijë, të cilat tradicionalisht kanë qenë pjesë e vlerësimit të përvitshëm.

Kështu nisën edhe reagimet e para nga shkrimtarë, botues dhe poetë, dikush për mungesën e zhanreve e dikush për mënyrën diskrete të ndarjes së këtyre çmimeve, mjaftueshëm për të nxitur debatin.

I pari që reagoi ishte shkrimtari Alban Tufa, i cili kritikoi mënyrën e ndarjes së çmimeve gati-gati në diskrecion të plotë, duke nënkuptuar mosinformimin për ata që ishin nominuar. Pasuar nga shkrimtarja e letërsisë për fëmijë Rovena Rozhani, e cila ngrinte disa pyetje mbi arsyen e heqjes së çmimit për letërsinë për fëmijë.

Po ashtu, shkrimtari Agron Tufa reagoi ashpër ndaj heqjes së poezisë nga kriteret vlerësuese, duke e cilësuar këtë si thyerje të një rekordi historik në lëmin e poezisë.

E për të ardhur së fundmi te reagimi i botueses Elda Vela, e cila theksonte mungesën e vlerësimit ndaj letërsisë për fëmijë si alarm kombëtar.

Besnik Mustafaj: Rregullorja na u propozua nga QKLL

Shkrimtari Besnik Mustafaj, në cilësinë e kryetarit të jurisë së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë 2024, sqaron për Gazetasi.al procesin e përzgjedhjes, por edhe arsyen se pse këtë vit u dha vetëm një çmim që përfshinte të gjitha zhanret në një.

“Sipas rregullores që na është propozuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, na është përcaktuar se do të kishte vetëm një Çmim të Madh të Letërsisë Shqipe, i cili përfshinte poezinë, romanin, tregimet dhe letërsinë për fëmijë. Pra, vetëm një vepër fituese, e cila do të shpallej si Çmimi i Madh Kombëtar i Letërsisë, për t’i dhënë një karakter më përfaqësues.”

Besnik Mustafaj

Ai shton se në short-listë kanë qenë emra të konsoliduar të letërsisë shqipe dhe kjo listë është bërë publike. Gjithashtu sqaron edhe mënyrën se si poezia u vlerësua në këtë edicion.

“Siç shihet nga short-lista, aty janë përfshirë edhe shkrimtarë, por edhe poetë të cilët janë emra të konsoliduar të letërsisë shqipe, si Mimoza Ahmeti, Agron Tufa etj., por me libra në gjini të ndryshme. Formula kjo ka qenë. Çmimi i Mirënjohjes i është dhënë Hamit Aliajt pas vdekjes si nderim për poezinë, e cila në njëfarë mënyre është përfaqësuar në këto çmime.”

Alda Bardhyli: Tregimi, letërsia për fëmijë apo poezia nuk kishin prurje cilësore

Për ta sqaruar më tej këtë debat, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, thotë për Gazetasi.al se procedura e këtij viti ishte propozim i bordit të QKLL-së dhe jurive të mëparshme, të cilat vlerësuan në bazë të prurjeve.

“Ndryshimet erdhën pas propozimeve të bëra nga juritë e mëparshme që prurjet e një viti nuk justifikonin nga cilësia vlerësimet që jepnin. Kategori si tregimi, letërsia për fëmijë apo poezia nuk kishin prurje të mjaftueshme për gjykim dhe këto prurje nuk justifikonin nivelin e kërkuar. Pas shqyrtimit, Kolegji i Qendrës vendosi që çmimet të reduktoheshin në tre kategori, ku Çmimi i Madh i Letërsisë përmbledh tregimin, poezinë dhe romanin.”

Ajo shton se ky ndryshim u bë në funksion të promovimit të një krijimtarie më cilësore, duke mos e shpërqendruar vëmendjen e lexuesit nga çmimet e copëzuara.

Alda Bardhyli

“Në një treg të vogël letrar, shumë çmime shpërqendrojnë vëmendjen dhe zvogëlojnë ndikimin e secilit. Me këtë strukturë, çdo çmim shërben për të nxjerrë në pah autorët më meritorë, për të promovuar krijimtarinë cilësore dhe për të forcuar identitetin kulturor të letërsisë shqiptare. Numri i kufizuar i çmimeve nuk është një kufizim i krijimtarisë, por një garanci që vlerësimi të mbetet i drejtë, analitik dhe i rëndësishëm për të gjithë komunitetin letrar.”

Në fund, Bardhyli sqaron se edhe poezia këtë vit kishte përfaqësuesit e saj, të cilët u nderuan.

“Këtë vit ne vlerësuam poetin e nderuar Hamit Aliaj pas vdekjes, edhe për faktin që libri i tij me poezi, i cili mori vlerësimet më të larta nga juria, nuk mund të ishte pjesë e gjykimit, pasi rregullorja përjashton autorët që nuk jetojnë më. Vlerësimi i poetëve që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare është një akt jo vetëm mirënjohjeje, por edhe përgjegjësie kulturore.

Nuk është hera e parë që Çmimet Kombëtare të Letërsisë shoqërohen me vlerësime mirënjohjeje për autorë që nuk janë më, por që kanë sjellë një vlerë në kulturën shqiptare. Në vitin 2021 u nderua poeti Petrit Ruka pas vdekjes” përfundon Bardhyli.

Nuk është hera e parë që ndryshimi i procedurave të përzgjedhjes së fituesve për Çmimet Kombëtare të Letërsisë ndez debat. Vjet në këtë kohë, shkrimtarët Mira Meksi dhe Primo Shllaku i patën publike kritikat mbi përbërjen e jurisë, emrat e të cilëve u mbajtën të fshehtë deri në ditën e shpalljes së çmimeve.

Në njëfarë mënyre, ky debat është po aq i shëndetshëm dhe i domosdoshëm sa nevoja për të shkruar letërsi e për të synuar më vonë një çmim i cili, për nga vlera, zgjat aq sa zgjat viti kalendarik. 

Herë për procedura, herë për mungesë cilësie apo pak nepotizëm të fshehtë, çmimet letrare në vend nxisin reagime aq sa shpesh vetë rëndësia e tyre përmbyset nga grindjet dhe pakënaqësitë që i rrethojnë.

E përtej qëllimeve shpesh nepotike dhe egoiste ( jo gjithmonë), diçka të mirë prodhojnë; debate për letërsinë shqipe.

The post Pse poezia dhe letërsia për fëmijë u përjashtuan nga Çmimet Kombëtare të Letërsisë? appeared first on Gazeta Si.

Një çështje neonazistësh dhe ngacmimi seksual në ushtrinë gjermane

12 January 2026 at 11:00

Gazeta Si – Në javët e fundit, një sërë skandalesh që përfshijnë një njësi elitare të ushtrisë, Regjimenti i 26-të i Parashutistëve në Zweibrücken, Rheinland-Pfalz, është diskutuar gjerësisht në Gjermani.

Janë raportuar sjellje të papërshtatshme nga disa ushtarë, duke përfshirë referenca ndaj nazizmit, ngacmim seksual dhe abuzim me drogë.

Prokurorët gjermanë kanë hapur një hetim për 55 ushtarë, nga një total prej afërsisht 1,700 në regjiment, dhe tre prej tyre janë shkarkuar tashmë (procedurat e shkarkimit janë nisur për 16 të tjerë, por ende nuk janë zbatuar).

Skandali u bë publik për herë të parë në tetor, kur një gazetë lokale mori një informacion anonim se një hetim i brendshëm ishte nisur brenda regjimentit për shkak të sjelljes së disa ushtarëve: ata u akuzuan për përshëndetje naziste, veshje uniformash naziste në një festë, fotografim të kolegëve në dush dhe përdorim droge. Ushtria më vonë konfirmoi se e nisi hetimin në qershor 2025, pas ankesave nga disa gra në regjiment.

Në fund të dhjetorit, gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung raportoi, duke cituar burime të brendshme të njohura me akuzat, se brenda regjimentit ekzistonte një “fraksion i ekstremit të djathtë, hapur antisemitik”.

Përveç incidenteve të përshëndetjeve naziste dhe partisë me uniforma naziste, ajo raportoi edhe fyerje të përsëritura kundër hebrenjve.

Gazeta raportoi gjithashtu rituale të dhunshme të inicimit midis ushtarëve të tjerë, ngacmim të përhapur dhe ngacmim të anëtareve femra të grupit, të cilat i nënshtroheshin shakave pornografike, fantazive për përdhunim dhe ekzibicionizmit të kolegëve të tyre meshkuj, të cilët shfaqeshin lakuriq para tyre.

Një grua i tha gazetës në mënyrë anonime se edhe pas paralajmërimeve fillestare, pas ankesave në qershor, ushtarët vazhduan të kryenin paturpësisht përshëndetje naziste.

Një tjetër tregoi disa incidente ngacmimi dhe përmendi një nga shakatë për përdhunim që bëhej rregullisht: ajo tha se gjatë informimeve të fundjavës, kur ushtarëve u mësohet se si të sillen siç duhet gjatë pushimit, një zëvendës udhëheqës toge tha: “Vetëm ata që duan të bëjnë seks, bëjnë seks. Dhe mos harroni: jo do të thotë po, dhe po do të thotë anal!”.

Incidente të tjera u raportuan disa ditë më parë nga revista “Spiegel”: raportet përmendin gjuhën e urrejtjes; përdorimin e drogave të ndryshme, veçanërisht kokainës; qarkullimin e imazheve të abuzimit seksual të të miturve dhe kafshëve; një ushtar i qëlluar në kokë dhe në organet gjenitale nga eprorët e tij, që kërkonte ndërhyrje kirurgjikale urgjente; disa ushtarë të rangut të lartë që dyshohet se kanë hyrë me forcë në dush dhe tualete të grave; dhe madje edhe më shumë shaka seksiste dhe referenca për dhunën seksuale.

Komandanti i Ushtrisë Harald Gante, komentoi mbi zbulimet, duke thënë: “Kur zbuluam se çfarë po ndodhte në Zweibrücken, mbetëm pa fjalë”.

Mbi 200 krime janë nën hetim dhe ndërkohë, komandanti i regjimentit, Oliver Henkel është zëvendësuar. Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, një socialdemokrat, foli për ngjarjet e Zweibrücken për herë të parë në fund të dhjetorit, duke i dënuar ato ashpër. Por shumë në Gjermani e kritikuan atë që priti deri në këtë pikë për të folur.

Rasti “Zweibrücken” është më i madhi që përfshin praninë e ushtarëve me pikëpamje neonaziste në ushtri që nga skandali i qershorit 2020 që përfshinte njësinë speciale Kommando Spezialkräfte.

Ndër të tjera, doli në pah se një rrjet ushtarësh dhe civilësh, i koordinuar nga një oficer i njësisë, po planifikonte të fshihte rezervat e armëve për t’u përdorur në rast të një prishjeje të mundshme të rendit të vendosur të shkaktuar nga emigracioni masiv.

Për shkak të infiltrimit masiv të militantëve të ekstremit të djathtë, ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, urdhëroi shpërbërjen e pjesshme të njësisë, duke e shpallur atë të pa reformuar.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Një çështje neonazistësh dhe ngacmimi seksual në ushtrinë gjermane appeared first on Gazeta Si.

Parku eolik në Tropojë, Rama: Koha kur Shqipëria blen energji në treg po shkon drejt fundit!

12 January 2026 at 10:55

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, vizituan sot parkun eolik të Tropojës, një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e energjisë vendas.

Për kreun e qeverisë, parku me kapacitet 600 MW, me financim nga kompania amerikane CWP është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se tashmë Shqipëria do të jetë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Më vjen shumë mirë që ne sot finalizojmë një përpjekje 2-vjeçare. Një përpjekje e përbashkët me kompaninë e mirënjohur për gjithë procesin përgatitor. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet. Ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë, të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Edhe ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij objektivi të madh strategjik për ta bërë Shqipërinë vend sovran në prodhimin e energjisë. Kur na ka munguar shiu na është dashur të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blejmë energji me çmime të kripura, ndërsa kur shiu ka ardhur me shumicë shumë nga kjo vlerë potenciale që është uji të derdhet. Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit. Do të jemi në kategorinë e atyre vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna të prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, deri në fund të kësaj dekade, 30% e energjisë së prodhuar në vend do të jetë nga era dhe dielli. “Me këtë 30% do kemi të garantuar që sistemi ynë do të jetë i vetëmjaftueshëm dhe cdo gjë e prodhuar përtej nevojave tona do ta eksportojmë. Kjo do të thotë jo më para për të blerë energji, por energji e shitur për të sjellë më shumë të ardhura”, tha kreu i qeverisë.

Nga ana tjetër, për ministren Balluku, projekti i financuar nga amerikanët është një provë që tregon besimin e investitorëve të huaj në Shqipëri.

Parku eolik i Tropojës nuk është vetëm një investime energjike, por është dëshmi i transformimit që po merr Shqipëria. Dëshmon sektori energjetik shqiptar po kalon në një fazë të re. Shqipëria tashmë nuk është më e varur. Po shkojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme. Ku tranzicion nuk është vetëm një ide apo premtim, është një realitet që po merr formë çdo ditë. Është një skemë e re energjetike që bazohet në krijimin e energjive alternative. Është një realitet që po merr formë çdo ditë. Investimet e huaja janë një tregues mbi besimin tonë strategjik. Ky besim, sot është i dukshëm dhe i gatshëm. 1.5 miliardë euro investime private janë në proces”, tha ministrja Balluku.

Balluku theksoi se këto investime rrisin te ardhurat dhe fuqizojnë ekonominë lokale duke sjellë edhe vende të reja pune duke shtuar se sektori energjitik luan një rol kyç edhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

The post Parku eolik në Tropojë, Rama: Koha kur Shqipëria blen energji në treg po shkon drejt fundit! appeared first on Gazeta Si.

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, kapet shoferi

12 January 2026 at 10:47

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, ndërsa bëhet me dije se drejtuesi i mjetit, me iniciale E.M., 37-vjeç është shoqëruar në Komisariat.

Viktima ndërkohë ende nuk është identifikuar.

The post Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, kapet shoferi appeared first on Gazeta Si.

Cilësia e drejtësisë, kreu i GJL, Sadushi: Një vendim pa kuptim, krijon konflikt

12 January 2026 at 10:45

Gazeta Si – Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i pranishëm në konferencën Kombëtare “Cilësia e drejtësisë”, ka folur në lidhje me sistemin e drejtësisë, duke theksuar se një vendim gjyqësor i pa kuptuar, është një konflikt i hapur nesër.

“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, nënvizoi ai. Sadushi u shpreh se shpejtësia pa koherencë dhe pa arsyetim të qëndrueshëm përbën rrezik për sigurinë juridike dhe besimin e publikut.

“Cilësia e drejtësisë nuk matet vetëm me shpejtësinë e gjykimit apo uljen e ngarkesës së çështjeve, por mbi të gjitha me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe me parashikueshmërinë e vendimmarrjes. Shpejtësia është e rëndësishme, por shpejtësia pa arsyetim dhe pa koherencë kthehet në rrezik për sigurinë juridike. Ngarkesa dhe prapambetja janë realitete që nuk i shmangim lehtë. Megjithatë, drejtësia nuk mund të matet vetëm me numra. Treguesit statistikorë janë të dobishëm, por prova kryesore mbetet vendimi i arsyetuar, i kuptueshëm dhe i zbatueshëm”, theksoi ai.

Gjatë konferencës, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh se Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë, si dhe asistentë ligjorë për ta.

Gonzato tha gjithashtu se gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri po përballen me sfida të vështira këto kohë, pasi sipas tij, ata janë të detyruar që të punojnë nën presion dhe me një numër të madh dosjesh.

“I kuptoj sfidat që kanë gjyqatarët. E di që nuk është e lehtë që të punosh nën trysni e presion, në një stok të madh dosjesh. Këto sfida kërojnë zgjidhje. Na duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë të mbështetur nga një numër këshilltarësh dhe asistentësh ligjorë. Si hap fillestar të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen”.

The post Cilësia e drejtësisë, kreu i GJL, Sadushi: Një vendim pa kuptim, krijon konflikt appeared first on Gazeta Si.

❌
❌