Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Gazeta Si

Burg për 21 shpërndarësit e drogës, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (përgjimet)

26 December 2025 at 15:38

Gazeta Si – Me përjashtim të një të dyshuari, Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në paraburgim 21 persona të arrestuar të mërkurën në Tiranë, të cilët akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të drogës në lokale, mjete taksi dhe tabakino.

Masa e sigurisë “arrest në burg” u caktua për të dyshuarit: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri,Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Masës “arrest në burg” i shpëtoi vetëm i dyshuari Blerim Mali. Ndaj tij u caktua një masë me e butë për shkak të rrethanave familjare, pasi duhet të kujdesej për nënën e verbër dhe vëllain e paralizuar.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë prokurori i çështjes i tha gjykatës se veprimet e të dyshuarve ishin dokumentuar përmes blerjeve të simuluara.

Sipas dosjes së publikuar nga TCH, agjentët janë paraqitur si blerës, duke dokumentuar kështu këtë aktivitet të paligjshëm që ishte shtrirë në të gjithë kryeqytetin.

Një nga episodet, ku personi i infiltruar është paraqitur me emrin Kristi, bisedon me një prej anëtarëve të grupit, i cili duket se operonte në zonën e Kamzës.

Pjesë nga bisedat

Kristi i shkruan Valerjos Bushi:

Kristi; Ome vllai

Valerjos Bushi; Mirë…. hajde ktej iher

– Se kishte aty, ca lloji që më the?

– Tani kam .. (nuk kuptohet), po deshe prapë për me mor

– E mirë, mu tër notën më ke ktu. Është ndrru dora apo e njëjta është për të qenë?

Në dosje janë evidentuar disa episode të komunikimit të tyre me policë të infiltruar, të cilët janë paraqitur si klientë, duke zbërthyer këtë grup dhe mënyrën sesi bëhej shpërndarja e drogës në gjithë kryeqytetin.

Një prej komunikime është ai mes të infiltruarit me emrin Hasan dhe Renaldo Dalipi, i arrestuar:

• Hasan: Hajde këtej hajde?

• Renaldo Dalipi: Si je me?

• Hasan: Ku je mo ta dëgjoj zërin po nuk të shoh?

• Renaldo Dalipi: O

• Hasan: Hë mor burr.

• Renaldo Dalipi: Ku je ti?

• Hasan: …

• Renaldo Dalipi: …Ta çoj un

• Hasan: Ça do m’çosh ti tashi e

• Renaldo Dalipi: Kaloj un urën tashi o zemra. Hajt se flim prap.

Komunikimi i dytë, blerja e simuluar: Engelbert Pjetri, i arrestuar, dhe i infiltruari me emrin Rei:

• Engelbert Pjetri: Për 10 minuta, ti do nji t’modhe? (subjekti dëgjohet në sfond që flet me dikë tjetër).

• Rei: Na ma jep dhe mu nji.

• Engelbert Pjetri: Prit 10 minuta mos merr më asnji mo…

• Rei: …

• Engelbert Pjetri: Prit për 10 minuta, ka mbaruar…

Bisedë tjetër midis bashkëpunëtorit të policisë Rei dhe i arrestuari Engelbert Pjetrit:

Kjo bisedë lidhet me blerjen e simuluar të datës 02.12.2025 në bulevardin “Bajram Curri”:

• Rei: O vëlla si kalove?

• Engelbert Pjetri: …

• Rei: A ke pesëqind lek të vogla?

• Engelbert Pjetri: Nuk kam asnji lek… o vëlla … lek aty e më kërko lek mua ai, ja fusni k… me shpulla ju!

• Rei: Njëqind lek kisha!

• Engelbert Pjetri: … hec pak para … ishe tap …

Blerja e simuluar: i arrestuari Armandi Hajdini dhe “Genti”

Kjo bisedë ka ndodhur më datë 26.11.2025 rreth orës 20:29:

• Genti: Ke mall t’vogël apo, a është gjo tamam o vlla se kam tërë natën që jam bo nga… cop cop e mos na fikso kot o vlla se kam edhe rob në shpi mos ja fut k…

• Armandi Hajdini: … s’ka.

• Genti: Amon mo tkeqen.

• Armandi Hajdini: Ça je tu bo ti?

• Genti: Hiç o vlla.

• Armandi Hajdini: Që dje tu pi.

• Genti: Po, m’ka qëllu e keqe prandaj a osht gjo tamam? Po t’pys tamam e kom seriozisht po t’flas tamam?

• Armandi Hajdini: Ik, se ngjohena në telefon.

The post Burg për 21 shpërndarësit e drogës, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (përgjimet) appeared first on Gazeta Si.

Konfirmohet rasti i parë i fruthit në Shqipëri, 3-vjeçari është i pavaksinuar

26 December 2025 at 13:10

Nga Gazeta Si- Është konfirmuar rasti i parë i fruthit në Shqipëri tek një fëmijë 3 vjeç.

Sipas burimeve pranë ISHP-së, 3-vjeçari është i pavaksinuar dhe është diagnostikur me fruth para 4 ditësh ndërkohë që po merr trajtim në pediatrinë infektive.

Rasti i tij është ndjekur nga Instituti i Shëndetit Publik ndërsa dhe është hetuar epidemiologjikisht ku deri më tani rezulton një rast i izoluar.

Vaksina ndaj FRP është një vaksinë që përmban viruse të fruthit, rubeolës dhe parotitit (ose shytave) dhe një dozë e vetme e vaksinës ndaj FRP është afërsisht 95% efektive kundër fruthit,

Doza e parë e vaksinës duhet të merret në moshën 12 muajshe ndërsa doza e dytë e vaksinës në moshën 5 vjeçare.

Por, sipas Institutit të Shëndetit Publik vaksinimi ndaj fruthit ka pësuar një rënie të ndjeshme që pas pandemisë së koronavirusit. Mësohet se vetëm në Tiranë, vitet e fundit, llogariten rreth 13 mijë fëmijë të moshës 0-5 vjeç të pavaksinuar.

Në një raport zyrtar të publikuar nga ISHP, që kryhet çdo 10 vjet, raportohet se mbulimi me vaksinën kundër fruthit për moshat 12-13 muaj ishte 75% në raport me 94 % që ishte regjistruar në periudhën vjetore 2004-2008.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka thënë më herët se nga ana e institucioneve zyrtare duhet të punohet më shumë me ndërgjegjësimin e prindërve për të vaksinuar fëmijët.

“Ka një stepje 10 vitet e fundit nga prindërit për kryerjen e vaksinës së fruthit. Kjo lidhet me një lloj frike për shfaqjen e sëmundjes së autizmit si pasojë e kryerjes së kësaj vaksine. Por nga studimet e kryera, është vërtetuar se ndotja urbane lidhet me shfaqjen e autizmit, referuar shifrave të lindjeve në qytet e fshat, ku fshati nuk raporton shifra të autizmit”, tha Alimehmeti për Gazetasi.al.

Sipas tij, rreziku që vendi ynë të preket nga epidemia e fruthit ishte i lartë referuar dhe statusit të Shqipërisë ku në vitin 2019 u konsiderua si vend i rrezikuar prej fruthit.

“Deri në vitin 2017 ne ishim vend pa fruth, sipas OBSH, por me shfaqjen e 1466 rasteve në vitin 2018, OBSH mori vendim për heqjen e statusit në gusht 2019 dhe prej asaj kohe vijojmë të jemi vend me rrezikshmëri të lartë për shfaqjen dhe përhapjen e fruthit”, thotë doktor Alimehmeti.

Fruthi është një sëmundje infektive që prek sistemin e frymëmarrjes, e cila mund të shkaktojë komplikacione si: polmoniti dhe encefaliti.

The post Konfirmohet rasti i parë i fruthit në Shqipëri, 3-vjeçari është i pavaksinuar appeared first on Gazeta Si.

Dosja e AKSHI-t, SPAK zbulon jahtin rreth 1 mln euro të Ermal Beqirit

26 December 2025 at 13:05

Gazeta Si – Një jaht luksoz me vlerë rreth 1 milion euro, i dyshuar në pronësi të biznesmenit të shpallur në kërkim, Ermal Beqiri, është zbuluar nga kontrollet e BKH-së.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin personave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve me tenderët e AKSHI-t, ku të përfshirë janë Ergys Agasi, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Bëhet fjalë për një jaht të markës “Predator 50 Skyfall”, vlera e të cilit në treg shkon rreth 950 mijë euro. Sipas burimeve, nga kontrollet e BKH-së, mjeti lundrues mësohet se është gjetur i ankoruar në Durrës. 

SPAK thotë se biznesmeni Beqiri e ka vendosur këtë jaht në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por prokurorët dyshojnë se mjeti është blerë nga vetë i shpalluri në kërkim.

Në dosjen hetimore të SPAK, del se Tamizi rezulton se është personi që rekrutonte edhe stafin për kompaninë e Beqirit dhe më pas i transferonte tek kompania e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur po ashtu në kërkim.

Pjesë nga dosja hetimore e AKSHI-t, ku sipas SPAK, jahti i blerë nga Ermal Beqiri, rezulton në emër të Xhenila Tamizit

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve te shoqërisë ‘EA Solution’ sh.p.k. Këta shtetas, në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet, kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë ‘Soft & Solutions’ sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues ‘Predator 50 Skyfall’ (jaht)”, – thuhet në dosjen e SPAK.

Ermal Beqirai dhe Ergys Agasi akuzohen nga SPAK për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tenderë, pastrim parash e grup i strukturuar kriminal.

Ata dyshohet se kanë marrë peng biznesmenin Gerond Meçe, derisa ai pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tenderë shtetërorë te AKSHI.

Gjatë kontrolleve që SPAK ushtroi për arrestimin e Agasit, në vilën e tij zbuloi edhe një koleksion me 900 shishe verë në pronësi të tij, por që u zhdukën pa asnjë gjurmë.

Agjentët e BKH-së, të cilët ushtruan kontroll me urdhër të SPAK kishin konstatuar se pijet ishin pa pullë fiskale.

Për këtë, ata njoftuan Doganën, e cila bllokoi mallin, por pa e vënë atë në ruajtje, deri në momentin kur do duhet të shkonin për të tërhequr shishet e bllokuara.

Për këtë episod u shpall në kërkim kushëriri i Agasit, Eno agasi, ndërsa u zbulua edhe se është fshirë serveri i kamerave së vilës së Agasit, në një zonë në periferi të Tiranës.

Maks Haxhia, avokati i biznesmenit Ergys Agasi, deklaroi pak ditë më parë se klienti i tij nuk ka përfituar tenderë nga AKSHI dhe se nuk është arratisur.

Pjesë e kësaj dosjeje është edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet në “arrest shtëpie”.

Karçanaj, nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra, edhe pse është nën hetim nga SPAK për “shkelje të barazisë në tenderë”. Ajo ia ka deleguar kompetencat drejtuese Romina Kostanit.

The post Dosja e AKSHI-t, SPAK zbulon jahtin rreth 1 mln euro të Ermal Beqirit appeared first on Gazeta Si.

Koplik/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, humb jetën 27-vjeçari

26 December 2025 at 12:57

Nga Gazeta Si- Një 27 vjeçar ka ndërruar jetën ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me energjinë teksa po punonte.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në Koplik. E.K., 27 vjec ishte duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

The post Koplik/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, humb jetën 27-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Rutte: Mbrojtja europiane nuk duhet të jetë e pavarur nga SHBA-ja  

26 December 2025 at 12:36

Nga Gazeta ‘Si’– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, hodhi poshtë të premten thirrjet që Europa të marrë përsipër mbrojtjen e saj e vetme, duke thënë se aleanca mund të mbështetet ende te SHBA-ja. 

Komentet vijnë pas publikimit të një strategjie të sigurisë kombëtare nga administrata Trump, e cila u bën thirrje aleatëve të “ndajnë barrën” dhe të marrin “përgjegjësinë kryesore për rajonet e tyre”, dhe vijnë pas shqetësimeve të përsëritura mbi qëndrimin ushtarak afatgjatë të Uashingtonit në kontinent.

Europa duhet të shpenzojë më shumë për sigurinë e saj, por përkrah SHBA-së, tha Rutte në një intervistë.

“Jam absolutisht i bindur se SHBA-të e mbështesin plotësisht NATO-n. Nuk ka dyshim për këtë”, tha Rutte.

Në qershor, udhëheqësit e NATO-s u zotuan të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake në 3.5% të PBB-së së tyre, së bashku me 1.5% të shpenzimeve më të gjera të mbrojtjes.

Deri më tani, vetëm Polonia dhe Lituania janë  mbi 4%, ndërsa më shumë se gjysma e vendeve të NATO-s mbeten pas rreth 2%, sipas vlerësimeve të NATO-s . 

Rutte deri më tani ka këmbëngulur që Uashingtoni do të mbetet i angazhuar në kontinent, pavarësisht njoftimit për ripozicionimin e një brigade luftarake nga Rumania përsëri në SHBA tetorin e kaluar.

Ky veprim shënoi hapin e parë konkret nën administratën Trump drejt një reduktimi të pritur të pranisë ushtarake amerikane në Evropë. 

Fjalët e tij vijnë gjithashtu ndërsa aleatët evropianë presin Rishikimin e ardhshëm Global të Qëndrimit të SHBA-së, i cili pritet të zhvendosë burimet nga Evropa në rajonin Indo-Paqësor. SHBA-të gjithashtu kanë ndaluar mbështetjen ushtarake për Ukrainën që nga marsi, duke i lënë evropianët të plotësojnë boshllëqet .

The post Rutte: Mbrojtja europiane nuk duhet të jetë e pavarur nga SHBA-ja   appeared first on Gazeta Si.

Boksierët më të pasur në histori

26 December 2025 at 12:25

Nga Gazeta Si – Me rritjen e pranisë së boksit në Arabinë Saudite, dhe transmetimet në Netflix të dueleve mëdha, mund të themi se asnjëherë më pare, boksi nuk ka qenë kaq fitimprurës.

Boksierët që marrin pjesë në ndeshje të mëdha shpërblehen shumë mirë financiarisht – dhe kjo pasqyrohet nga fakti se një numër sportistësh të viteve të fundit renditen ndër boksierët më të pasur të të gjitha kohërave.

Bazuar në të dhëna nga “Celebrity Net Worth”, lista përfshin aq shumë boksierë të pasur, sa emra si Mike Tyson (20 milionë dollarë) dhe Terence Crawford (80 milionë dollarë) nuk arrijnë të futen në klasifikim.

Pjesa më e madhe e listës përbëhet nga boksierë aktivë dhe legjenda të tërhequra nga ring-u, të cilët vazhdojnë të përfitojnë financiarisht nga trashëgimia e tyre e jashtëzakonshme.

Duhet theksuar gjithashtu se kur dy boksierë kanë të njëjtën pasuri neto, renditjen më të lartë e merr ai që e ka fituar atë shumë në më pak ndeshje si profesionist.

  • Boksierët që fituan më shumë në ring:

15 – Floyd Mayweather Jr, 400 milionë $
14 – Muhammad Ali, 50 milionë $
13 – Ryan Garcia, 50 milionë $
12 – Vitali Klitschko, 80 milionë $
11 – Wladimir Klitschko, 90 milionë $
10 – Sugar Ray Leonard, 120 milionë $
9
– Oleksandr Usyk, 120 milionë $
8 – Lennox Lewis, 140 milionë $
7 – Tyson Fury, 160 milionë $
6 – Anthony Joshua, 199 milionë $
5 – Oscar De La Hoya, 200 milionë $
4 – Jake Paul, 200 milionë $
3 – Manny Pacquiao, 220 milionë $
2 – George Foreman, 300 milionë $
1 – Saul ‘Canelo’ Alvarez, 300 milionë $

The post Boksierët më të pasur në histori appeared first on Gazeta Si.

Berisha ‘fluturon’, Broja në rënie të lirë

26 December 2025 at 12:19

Nga Gazeta Si – Në përditësimin e fundvitit të vlerës financiare të futbollistëve në Evropë, edhe kuqezinjtë mësuan vlerat e tyre për Dhjetorin nga #transfermarkt.

Mesfusha dhe lojtarët e krahut kanë pësuar rritje, ku spikat Medon Berisha që tashmë kushton 6 milionë euro, 4.5 më shumë se përditësimi i një muaji më parë.

Në këtë aspekt kanë ndikuar edhe çmimet e “Lojtarit të Ndeshjes” që mesfushori i Lecce-s ka marrë në Serie A.

Ndërkohë mbrojtja dhe sulmi kanë pësuar rënie të vlerës së tyre financiare, ku Armando Broja është humbësi i madh, pasi aktualisht kushton vetëm 10 milionë euro, 4 më pak se në muajin Nëntor.

  • Kuqezinjtë që pësuan rritje në vlerë financiare:
    Medon Berisha: 1.500.000 ↗ 6.000.000
    Anis Mehmeti: 9.000.000 ↗ 10.000.000
    Juljan Shehu: 2.500.000 ↗ 3.500.000
    Arber Hoxha: 1’500’000 ↗ 2’500’000
    Adrion Pajaziti: 800.000 ↗ 1.500.000
    Nazmi Gripshi: 850.000 ↗ 1.500.000
    Jasir Asani: 1’200’000 ↗ 1’800’000
    Enis Cokaj: 800.000 ↗ 900.000
  • Kuqezinjtë që pësuan rënie në vlerë financiare
    Armando Broja: 14.000.000 ↘ 10.000.000
    Marash Kumbulla: 7.500.000 ↘ 5.000.000
    Myrto Uzuni: 7.000.000 ↘ 5.000.000
    Berat Djimsiti: 6.000.000 ↘ 5.000.000
    Rey Manaj: 3’000’000 ↘ 2’500’000
    Ivan Balliu: 1.400.000 ↘ 1.200.000
    Arlind Ajeti: 800.000 ↘ 700.000

The post Berisha ‘fluturon’, Broja në rënie të lirë appeared first on Gazeta Si.

Berisha: T’i rikthehemi sheshit çdo natë

26 December 2025 at 12:13

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Manza ku ka zhvendosur takimet e “Foltores”, ka bërë thirrje për intensifikimin e protestave dhe rikthimin e përditshëm në shesh, duke e cilësuar këtë si rrugën e vetme për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Berisha deklaroi se beteja e opozitës ka nisur fillimisht në parlament dhe më pas në sheshe, duke theksuar se opozita aktuale është një opozitë e vërtetë dhe e vendosur. Ai u shpreh se Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë parti e dhunës, pavarësisht zemërimit të qytetarëve, duke nënvizuar se përmbysjet më të mëdha në historinë e saj janë arritur përmes qëndresës paqësore.

Duke sjellë shembuj historikë, Berisha kujtoi vitin 1991, kur regjimi komunist u rrëzua pa përdorur armë, si dhe vitin 1997, kur sipas tij, dhuna u mposht me votë. Ai theksoi se edhe sot, përzënia e qeverisë do të vijë vetëm përmes mjeteve demokratike dhe paqësore.

Kreu i PD-së vlerësoi qëndresën e deputetëve opozitarë në parlament dhe protestën e 22 dhjetorit, duke theksuar se ato patën jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe përbënin një fitore në rrafshin e së drejtës.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që, në një datë të caktuar, të zënë sheshin dhe të rikthehen aty çdo natë, derisa qeveria të largohet.

“Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi”, u shpreh ai. Në fund, Berisha deklaroi se viti 2026 do të nisë si një mision për përmbysjen e asaj që ai e quajti “diktaturë të dytë”, duke shprehur bindjen se populli opozitar do të jetë në lartësinë e këtij misioni.

The post Berisha: T’i rikthehemi sheshit çdo natë appeared first on Gazeta Si.

Berisha nga Manza: Do i fitonim zgjedhjet nëse Rama nuk do falte 2 mld euro gjoba

26 December 2025 at 11:31

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përsëriti nga Manza, aty ku zhvilloi foltoren e radhës, se kryeministrin Edi Rama sipas tij vodhi zgjedhjet.

“Erdhëm në zgjedhje, zhvilluam fushatën elektorale më të bukur, programin më të shkëlqyer që ka njohur ky vend, ekspertizën, më të madhe. Unë, kisha deklaruar në mënyrat më të përsëritura se, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Sepse kur një kryeministër vendos të mos dorëzojë pushtetin, ai pastaj ka të gjitha mjetet në dorë për të shtypur votën, për të manipuluar votën, për të blerë votën”, tha Berisha.

Ai u shpreh se sipas tij tentuan që opozitën ta sulmonin në të gjitha mënyrat, por dështuan.

“U ngritët së bashku, si viganë, në një akt të pashembullt në histori, rezistuam padrejtësitë më të mëdha”, tha Berisha.

Sipas tij, Partia Demokratike me datën 11 maj nuk do humbiste kurrë zgjedhjet në qoftë se Edi Rama s’do të do falte 2 miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve.

“Partia Demokratike do fitonte zgjedhjet, në qoftë se Edi Rama nuk do shpërndante 100 euro për 760.000 votues. Në qoftë se Edi Rama s’do mobilizonte rrogëtarët e shtetit që janë shërbëtorët tuaj, nuk do mobilizonte për të grabitur votat tuaja, për të kërcënuar ju.

Partia Demokratike do fitonte zgjedhjet, në qoftë se bandat ndër më të rrezikshmet në Europë, ndër më të fuqishmet në Europë, kartelët e drogës, Troplinët, Suel Çela, Bajrët dhe me radhë nuk do nxirrnin hanxharët e krimit kundër zgjedhësve dhe të diktonin atyre votën.

Nuk do të përdornin paratë e krimit për të blerë votë. Por miq, 21-shi s’mund të përsëritej më. Jo. Ai bëri këto dhe ne qëndruam me vendosmëri absolute. Ai bëri gjithçka të ndryshonte raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, raport i cili në një farë mënyre është gjykimi, është ligji ndërkombëtar për zgjedhjet e atij vendi ku zhvillohet. Dështoi, i kërcënoi ata, përdori të gjitha format, telefonata me kryeministra, me ministra e të tjera e të tjera me radhë, por ne gjithashtu bëmë gjithçka dhe ne s’kishim asgjë tjetër në dorë përveç fakteve të vërtetave që sillnit ju për zgjedhjet”, tha ai.

The post Berisha nga Manza: Do i fitonim zgjedhjet nëse Rama nuk do falte 2 mld euro gjoba appeared first on Gazeta Si.

A ‘prodhohet’ mendja jonë nga mjedisi dhe përvoja, apo është produkt i gjenetikës?

26 December 2025 at 11:20

Debati mbi atë se sa shumë varet zhvillimi i trurit nga “natyra” dhe sa nga “mjedisi” është bllokuar për dekada në një kundërshtim konceptual që ka më shumë vlerë polemike sesa shkencore. Nga njëra anë, ideja se gjithçka është tashmë e gdhendur në organizimin nervor përpara se çdo përvojë të mund ta ndikojë atë; nga ana tjetër, besimi se mendja është thjesht një produkt i ndërveprimit me botën, i formuar nga stimujt dhe të mësuarit. Puna e re e botuar në Nature Neuroscience ofron një mundësi për të adresuar çështjen, sepse tregon se të dyja pozicionet, të marra si absolute, nuk përshkruajnë atë që ndodh në të vërtetë.

Autorët përdorën organoide të trurit të njeriut dhe miut, fragmente të vogla të indit nervor të marra duke diferencuar qelizat staminale në kushte të kontrolluara. Nuk është tru normal, i mungon arkitektura e plotë, lidhjet në distancë të gjatë, inputet shqisore, qarkullimi dhe një trup që ofron sinjale periferike dhe hormonale. Pikërisht për këtë arsye, ato përfaqësojnë një model veçanërisht të dobishëm për të hetuar atë që mund të dalë spontanisht nga një sistem nervor në rritje, kur mjedisi i jashtëm minimizohet dhe përvojat e organizuara shqisore mungojnë.

Është në këtë kontekst që rezultati merr peshë. Organoidet shfaqin sekuenca kohore të riprodhueshme të aktivizimit nervor, domethënë, sekuenca të sinjaleve elektrike që janë të renditura dhe të dallueshme me kalimin e kohës. Ato nuk prodhojnë zhurmë të rastësishme, siç do të pritej nga indet e papjekura, por më tepër modele të aktivitetit të koordinuar që manifestohen spontanisht, sikur rrjeti të ishte tashmë i predispozuar për të gjeneruar sekuenca të strukturuara. Fakti që këto sekuenca shfaqen para çdo inputi shqisor sugjeron që një pjesë e rendit funksional të trurit nuk është produkt i përvojës, por një veti e brendshme e rrjetit në zhvillim.

Për të kuptuar qëndrueshmërinë e të dhënave, është e nevojshme të shqyrtohet baza e saj metodologjike. Aktiviteti nervor regjistrohet duke përdorur vargje mikroelektrodash, të cilat lejojnë monitorimin e shumë neuroneve njëkohësisht. Këto regjistrime më pas aplikohen në algoritme të afta për të identifikuar modele të përsëritura kohore. Për t’u konsideruar sekuenca të vërteta, këto modele duhet të shfaqen në mënyrë të përsëritur me variacione të kufizuara dhe një strukturë të dallueshme. Analizat tregojnë se kjo ndodh rregullisht dhe pa nevojën për stimuj të jashtëm. Ky fenomen përputhet në mënyrë të përkryer me atë që dihet rreth fazave të hershme të zhvillimit nervor: migrimi neuronal, formimi i sinapseve dhe stabilizimi i tyre paraprak ndodhin të gjitha në bazë të sinjaleve molekulare dhe aktivitetit elektrik spontan, jo në përgjigje të përvojave mjedisore.

Rezultati është i qartë: aktiviteti fillestar nervor nuk është produkt i mjedisit, por një përbërës me të cilin rrjeti ndërton veten, dhe të njëjtat modele të përhapjes së sinjalit që vërehen më vonë në trurin e pjekur vërehen edhe në organoidet cerebrale të shkëputura plotësisht nga çdo përvojë shqisore e mjedisit të jashtëm. Përvoja, sado e rëndësishme që mund të jetë më vonë, nuk ndërhyn në një fletë të bardhë letre, por në një strukturë tashmë të kanalizuar, të pajisur me kufizime, predispozita dhe tendenca dinamike. Sekuencat e vëzhguara në organoide nuk e fshijnë rëndësinë e plasticitetit, por përkundrazi demonstrojnë fushëveprimin brenda të cilit plasticiteti mund të veprojë: një fushëveprim i kufizuar nga gramatika e brendshme e rrjeteve. Mjedisi nuk e shpik këtë gramatikë; ai e modifikon, e forcon ose e devijon, por nuk e gjeneron nga e para.

Një element tjetër meriton vëmendje. Sekuencat nuk janë kopje identike të vetvetes: ato lëkunden, deformohen pak, ndalen dhe rifillojnë. Ky komponent i ndryshueshmërisë nuk është një çrregullim, por një karakteristikë funksionale e rrjeteve nervore biologjike. Renditja dhe luhatja bashkëjetojnë në të njëjtën strukturë. Është pikërisht ky kombinim i rregullsisë dhe variacionit që e bën të mundur kompleksitetin pasues: një rrjet plotësisht i ngurtë nuk mund të mësonte; një rrjet plotësisht i çrregullt nuk mund të stabilizonte asnjë funksion. Zhvillimi i sistemit nervor kështu vazhdon përmes një dinamike që vetëorganizohet para përvojës dhe që përvoja më pas formohet brenda kufijve të vendosur nga ai rend i parë.

Megjithatë, është e rëndësishme të mos shkohet përtej asaj që mund të thotë modeli. Organoidet nuk riprodhojnë kompleksitetin anatomik të një truri të gjallë, as nuk integrojnë sinjale nga trupi dhe mjedisi. Rezultatet nuk shërbejnë si një demonstrim i përgjithshëm se të gjitha funksionet e trurit janë të parakonfiguruara; përkundrazi, ato sqarojnë një pikë specifike: shfaqja spontane e rendit nervor është e mundur dhe e dokumentueshme, dhe prania e sekuencave të organizuara kohore nuk kërkon ndërhyrje mjedisore. Kjo është provë e drejtpërdrejtë se sistemi nervor zotëron veti të brendshme që i paraprijnë përvojës dhe që janë të përshtatshme për të siguruar skelën mbi të cilën do të veprojë përvoja.

Debati “natyra kundrejt mjedisit” duket kështu i formuluar dobët. Natyra nuk përkon me një program të ngurtë dhe mjedisi nuk përkon me një forcë të pakufizuar formësuese. Zhvillimi nervor nuk lind nga kundërshtimi midis këtyre dy dimensioneve, por nga ndërthurja e tyre asimetrike: një strukturë e brendshme, e pajisur me kufizime dinamike dhe e aftë të gjenerojë spontanisht aktivitet të organizuar, dhe një sërë përvojash që veprojnë brenda këtyre kufizimeve, duke kontribuar në përzgjedhjen dhe konsolidimin e disa konfigurimeve në kurriz të të tjerave. Rendi që shfaqet në organoide nxjerr në pah pikërisht këtë karakteristikë themelore: aktiviteti nervor nuk është vetëm një përgjigje, por edhe një origjinë.

Puna që diskutohet me qartësinë e saj eksperimentale, tregon e sistemi nervor nuk pret që mjedisi të fillojë të ekzistojë si një sistem funksional. Ai fillon të ndërtojë identitetin e tij dinamik para çdo përvoje dhe pikërisht për këtë arsye do të jetë i aftë ta integrojë, asimilojë dhe transformojë atë. Përvoja vepron mbi një organizëm tashmë të gjallë me aktivitetin e tij të brendshëm, jo ​​mbi një masë të padiferencuar. Ata që kërkojnë shpjegime vetëm në të lindurën ose vetëm në të nxënë shohin gjysmën e pamjes dhe humbasin gjysmën tjetër. Pamja e plotë qëndron në bashkëveprimin midis predispozicionit dhe modulimit, midis kufizimit dhe variacionit, midis rendit spontan dhe plasticitetit.

The post A ‘prodhohet’ mendja jonë nga mjedisi dhe përvoja, apo është produkt i gjenetikës? appeared first on Gazeta Si.

Çmimi i bakrit arrin nivel rekord

26 December 2025 at 11:15

Bakri arriti një çmim rekord, duke kaluar për herë të parë pragun prej 12.000 dollarësh për ton, pasi shqetësimet për tarifat amerikane dhe mundësinë e mungesave nxitën një rritje që vazhdon që nga tetori.

Ky metal industrial, i cili shihet si tregues i shëndetit të ekonomisë globale, u rrit mbi 1%, duke arritur deri në 12.160 dollarë për ton gjatë ditës në Londër, përpara se të zbriste përsëri rreth 12.065 dollarë.

Ari dhe argjendi gjithashtu u rritën në nivele të reja rekord, të nxitura nga tensionet gjeopolitike dhe pritshmëritë që Rezerva Federale e SHBA-së do të ulë normat e interesit vitin e ardhshëm.

Çmimet e rritura të bakrit po “nxiten nga pritshmëritë për mbështetje të mëtejshme të ekonomisë në Kinë”, tha John Meyer, analist në firmën konsulente SP Angel. Ai shtoi se një dollar më i dobët amerikan po rritte gjithashtu çmimet e metaleve të çmuara dhe bazike.

Ky metal i kuq ka shënuar një seri rritjesh rekord që nga tetori, kur incidente serioze në miniera të mëdha ndikuan në prodhim dhe shkaktuan frikë për mungesa të furnizimit. Edhe më parë, analistët prisnin që mungesat të shfaqeshin në vitet e ardhshme për shkak të rritjes së kërkesës.

“Edhe në një botë me rritje prej 2% të PBB-së globale, ne do të prisnim deficit të konsiderueshëm në tregun e bakrit gjatë vitit të ardhshëm,” thanë analistët e Jefferies këtë javë.

Rritja e fundit është nxitur edhe nga shqetësimet në rritje për mundësinë që administrata e Presidentit Donald Trump të vendosë tarifa shtesë për importin e bakrit vitin e ardhshëm. Tarifat aktuale nuk prekin katodat e bakrit, por shqetësimet se tarifat e ardhshme mund të ndikojnë kanë nxitur tregtarët të dërgojnë sasi të mëdha drejt SHBA-së.

Sasi të mëdha janë grumbulluar tashmë këtë vit në SHBA, dhe fluksi i vazhdueshëm në këtë drejtim mund të “shtypë furnizimin lokal në Kinë dhe në pjesë të tjera të botës”, tha Meyer.

Bakri është në rrugën për të shënuar rritjen më të madhe vjetore që nga viti 2009, pasi ka shënuar një rritje prej 37% deri më tani në 2025./FinancialTimes

The post Çmimi i bakrit arrin nivel rekord appeared first on Gazeta Si.

180 mln euro për rijetëzimin e minierave në vend. Qeveria kërkon rikthimin e ekspertëve të ikur

26 December 2025 at 11:09

Nga Gazeta ‘SI’ – Me anë të një ligji që ndodhet aktualisht në proces konsultimi, qeveria shqiptare synon të rijetëzojë sektorin minerar, duke e kthyer atë në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë kombëtare.

Strategjia për sektorin minerar 2026–2040 parashikon fillimisht përmirësimin e kuadrit ligjor, me qëllim ndarjen e qartë të përgjegjësive institucionale dhe funksionale, si dhe rregullimin e çdo hallke të zinxhirit minerar përmes licencave të posaçme. Synimi kryesor është krijimi i një sektori minerar të sigurt, të qëndrueshëm dhe plotësisht të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian.

Deri në 2030, qeveria parashikon që të paktën 30% e xeherorit të kromit, bakrit dhe nikelit të përpunohet brenda territorit shqiptar, si rezultat i investimit në fabrika e rafineri.

Sipas draftit, sektori minerar në Shqipëri përballet aktualisht me problematika serioze, si niveli i lartë i aksidenteve në punë, ndotja mjedisore nga zonat historike minerare, mungesa e rehabilitimit dhe mbikëqyrja institucionale e fragmentuar. Këto faktorë e mbajnë sigurinë teknike dhe mbrojtjen e mjedisit nën mesataren evropiane.

Një tjetër fokus i strategjisë është rigjallërimi i arsimit profesional dhe universitar në degët që lidhen me sektorin minerar. Parashikohet rikthimi i ekspertëve nga diaspora, zbatimi i programeve të mentorimit dhe përmirësimi i shkollave profesionale, me synim përgatitjen e profesionistëve të aftë për të përballuar transformimin teknologjik të industrisë minerare.

Risi e rëndësishme e reformës është edhe ndërtimi i një databaze kombëtare të integruar dhe dixhitale, e cila do të përfshijë të gjitha të dhënat minerare dhe gjeologjike të vendit, duke rritur transparencën, kontrollin dhe efikasitetin në menaxhimin e burimeve natyrore.

Sipas vlerësimeve paraprake, zbatimi i kësaj strategjie do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 55 milionë euro gjatë pesë viteve të ardhshme dhe të paktën 114 milionë euro-180 mln deri vitin 2040, në varësi të skenarëve të zhvillimit.

The post 180 mln euro për rijetëzimin e minierave në vend. Qeveria kërkon rikthimin e ekspertëve të ikur appeared first on Gazeta Si.

Sa i vërtetë duhet të jetë një libër kujtimesh?

26 December 2025 at 11:08

Gazeta “SI”-Në vitin 2025, historitë personale u shndërruan në një nga format më të fuqishme të rrëfimit letrar, por njëkohësisht nxorën në pah edhe dilema serioze mbi të ardhmen e memuar-et si zhanër. Gjatë këtij viti, librat autobiografikë dominuan shpesh titujt e mediave, herë për ndikimin e fortë emocional që patën, e herë për polemikat që lindën rreth vërtetësisë së tyre.

Një nga rastet më të bujshme ishte libri Careless People i Sarah Wynn-Williams, ku autorja rrëfen përvojën e saj si drejtuese në Meta. Edhe pse ishte nën një urdhër ndalues që i pengonte promovimin publik, libri u bë bestseller, duke treguar etjen e publikut për rrëfime nga brenda botës së pushtetit. Po aq i fortë ishte ndikimi i autobiografisë postume të Virginia Giuffre, Nobody’s Girl, ku ajo përshkruan abuzimin seksual të ushtruar ndaj saj nga Jeffrey Epstein dhe rrethi i tij. Libri pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe rriti presionin publik që çoi në heqjen e titujve të Andrew Mountbatten-Windsor, i cili i ka mohuar gjithmonë akuzat.

Edhe politika u pasqyrua përmes kujtimeve, me librin 107 Days të Kamala Harris, ku ajo flet për fushatën e saj presidenciale dhe kritikon hapur Joe Biden. Paralelisht, viti solli kujtime nga figura të njohura botërore si Margaret Atwood, Malala Yousafzai dhe Jacinda Ardern, si edhe rrëfime tejet personale e prekëse, ndër to libri i Yiyun Li për humbjen tragjike të dy djemve të saj dhe ai i Arundhati Roy, i mbushur me reflektime intime mbi jetën dhe familjen.

Megjithatë, jo të gjitha memuaret e vitit 2025 u pritën pozitivisht. Libri American Canto i gazetares Olivia Nuzzi, i cili përfshinte një rrëfim mbi një marrëdhënie digjitale me Robert F Kennedy, u kritikua ashpër dhe, pavarësisht vëmendjes së madhe mediatike, dështoi në shitje. Një tjetër debat u ndez rreth librit The Tell të Amy Griffin, që rrëfen abuzimin seksual në fëmijëri përmes kujtimesh të rikuperuara gjatë terapisë me MDMA, duke ngritur pyetje mbi besueshmërinë e kujtimeve të tilla.

Skandali më i madh letrar i vitit lidhej me The Salt Path të Raynor Winn, një memuar shumë i dashur nga publiku që tregonte udhëtimin e saj dhe të bashkëshortit përgjatë bregdetit jugperëndimor të Anglisë, pas humbjes së shtëpisë dhe diagnozës së një sëmundjeje neurologjike terminale. Historia e qëndrueshmërisë dhe shpresës, e cila kishte shitur miliona kopje dhe ishte përshtatur edhe në film, u vu në pikëpyetje kur një hetim gazetaresk zbuloi mospërputhje serioze në rrëfim dhe ngriti dyshime mbi shkaqet reale të humbjes së shtëpisë dhe gjendjen shëndetësore të bashkëshortit. Edhe pse autorja i mohoi akuzat dhe e quajti hetimin të padrejtë, debati nuk u shua, ndërsa libri vazhdoi të shitej dhe filmi të shfaqej.

Këto raste ringjallën një debat të vjetër: sa i vërtetë duhet të jetë një libër memuaristik. Disa autorë dhe lexues pranojnë se kujtimet janë subjektive dhe se rrëfimi kërkon një dozë interpretimi dhe forme letrare. Të tjerë këmbëngulin se thelbi i këtij zhanri është ndershmëria dhe besimi midis autorit dhe lexuesit. Pa këtë besim, memuari rrezikon të humbasë forcën e tij morale dhe ndikimin shoqëror.

Në një kohë kur librat që ndërthurin përvojën personale me idenë e shërimit përmes natyrës janë bërë gjithnjë e më të njohur, polemikat e vitit 2025 treguan se publiku jo vetëm kërkon histori frymëzuese, por edhe llogaridhënie për të vërtetën. Memuari -i mbetet një formë jashtëzakonisht e fuqishme rrëfimi, por e ardhmja e tij varet nga aftësia për të ruajtur ekuilibrin mes narrativës artistike dhe ndershmërisë faktike.

Burimi: BBC

The post Sa i vërtetë duhet të jetë një libër kujtimesh? appeared first on Gazeta Si.

Imuniteti i Ballukut/Deputetët e PD-së shkojnë në Këshillin e Mandateve, gjejnë derën mbyllur

26 December 2025 at 11:06

Nga Gazeta ‘Si’- Deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur këtë të premte, më 26 dhjetor, në ambientet e Këshillit të Imunitetit dhe të Mandateve, por kanë gjetur derën e sallës së mbledhjes të mbyllur.

Anëtarët e Partisë Demokratike i ishin drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një kërkesë zyrtare për thirrjen e mbledhjes së Këshillit të premten, lidhur me çështjen e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Sipas shkresës, demokratët kërkojnë që mbledhja të zhvillohet në orën 11:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e lirisë së Ballukut.

Në dokument theksohet se kërkesa e SPAK lidhet drejtpërdrejt me procedurat kushtetuese që Kuvendi duhet të ndjekë në rastet që përfshijnë deputetë apo funksionarë të lartë shtetërorë.

Në shkresë nënvizohet se thirrja e mbledhjes është detyrim ligjor, në rastet kur ajo kërkohet nga gjysma e anëtarëve të Këshillit.

“Kur thirrja bëhet me kërkesë të 1/2 së anëtarëve, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë rendin e ditës për anëtarët e tjerë dhe palët e përfshira në proces”, thuhet në dokument.

Në përfundim, PD i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit që të përmbushë detyrimin e tij ligjor dhe institucional, duke mos u kthyer – sipas saj – në pengesë për drejtësinë.

Partia Demokratike ka reaguar edhe ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të shtyrë shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke e cilësuar këtë vendim si “akt puçist antikushtetues”.

“Edi Rama, në një akt puçist antikushtetues, njoftoi bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e selisë blu.

Sipas PD-së, kryeministri ka urdhëruar ndërprerjen e shqyrtimit të kërkesës së SPAK nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë shqyrtimin dhe përfundimin e këtyre procedurave brenda afateve ligjore.

The post Imuniteti i Ballukut/Deputetët e PD-së shkojnë në Këshillin e Mandateve, gjejnë derën mbyllur appeared first on Gazeta Si.

Një vit me fytyra të njohura

26 December 2025 at 11:03

Gazeta Si – Si gjithmonë, ka foto nga ngjarjet më shoqërore që përsëriten çdo vit, të cilave u kushtojmë artikuj dhe koleksione – Oscar-ët, Festivali i Filmit në Kanë, Festivali i Filmit në Venecia ose Met Gala.

Të tjera na kujtojnë gjëra që kanë ndodhur, si dasma e Jeff Bezos në Venecia ose gjashtë gratë, përfshirë këngëtaren Katy Perry, të cilat shkuan në hapësirë ​​me një raketë nga kompania e Bezos.

Përfshirë dhe këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, duke performuar në një koncert në Londër në 21 qershor të këtij viti.

Fotografia e Lindsay Lohan me Jamie Lee Curtis, na kujton se ishte viti i vazhdimeve të trashëguara dhe pastaj Justin Trudeau, “i lidhur pas sediljes”, Trump dhe futbollistët e Juventusit dhe ata që tani janë bërë gjithmonë të famshëm, si George Clooney, Brad Pitt dhe Julia Roberts, por edhe çështja Kanye West dhe Bianca Censori, dhe rikthimi i Oasis.

Pa harruar dhe fytyrën e mbuluar të Kim Kardashian (45 vjeçe) në mbrëmjen gala vjetore të Muzeut të Akademisë në Los Angeles, Kaliforni, më 18 tetor.

The post Një vit me fytyra të njohura appeared first on Gazeta Si.

Si e nisën SHBA-të ‘luftën e ftohtë’ të ashpër kundër Europës në teknologji

26 December 2025 at 10:31

Gazeta Si – Nga përplasja e BE-së, në epokën e komisionerit Mario Monti kundër Microsoft-it, i akuzuar për abuzim me pozicionin dominues, një debat që nisi në vitin 1998 dhe përfundoi me gjobën e parë të madhe transatlantike në 2004-ën, kemi kaluar në një “luftë të ftohtë” të mirëfilltë për teknologjinë e lartë, të nisur nga SHBA-të kundër Brukselit.

Kjo është një ofensivë e përbërë nga tarifa ndëshkuese dhe tani edhe nga ndalimi i personazheve, mbi të gjithë ish-komisioneri Thierry Breton.

Ata akuzohen se janë mbrojtës të rregullave për mbrojtjen e përdoruesve digjitalë. Bëhet fjalë për ligjet – Digital Markets Act dhe Digital Service Act – të votuara vitin e kaluar me shumicë të madhe dhe të mbështetura nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Në epokën e Donald Trump-it dhe gjigantëve teknologjikë që e mbështesin atë, kemi kaluar papritur nga konfliktet mes Komisionit të BE-së dhe kompanive të Silicon Valley-t, te një sfidë e hapur nga qeveria amerikane. Kjo sfidë ka të bëjë me natyrën dhe kufijtë e lirisë së fjalës dhe sovranitetit digjital.

Europa, pasi hoqi dorë në korrik nga vendosja e një takse digjitale që nuk pëlqehej nga amerikanët për të shmangur tarifat e Trump-it, sot gjendet në një situatë të vështirë.

Qeveria e SHBA-ve po i trajton zyrtarët dhe politikanët europianë si të ishin oligarkë rusë nën sanksione. Kjo e ka detyruar BE-në të deklarojë përmes një zëdhënësi se “sovraniteti rregullator i BE-së nuk është i negociueshëm”.

A dëshiron vërtet Uashingtoni, pasi ka akuzuar demokracitë europiane se janë joliberale, të detyrojë Europën të tërheqë ligjet e saj? Dhe si u arrit deri këtu?

Nga përplasja Monti-Microsoft, te ligjet e BE që sfidoi Trump

Për më shumë se një çerek shekulli, tensionet mes Brukselit dhe gjigantëve të Big Tech-ut kanë qenë një dukuri e zakonshme, ku qeveria amerikane nuk ndërhynte shumë. Kjo ndodhte edhe sepse që në fillim, në vitin 1998, hetimi i BE-së ndoqi një padi të ngjashme kundër Microsoft-it nga vetë Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve.

Pas Microsoft-it, në dekadën e dytë të shekullit XXI, radha i erdhi gjigantit të ri të internetit, Google-it. Ai u dënua tri herë me gjoba miliarda dollarësh për sjellje kundër konkurrencës: sepse detyroi kompanitë telefonike të instalonin sistemin Android në telefonat e tyre; sepse favorizoi platformat e veta në shërbimet e blerjeve dhe sepse bllokoi reklamat e konkurrentëve për të favorizuar rrjetin e tij, AdSense.

Me rregulloren GDPR për mbrojtjen e të dhënave, të votuar në 2016, Europa bëri një hap cilësor. Jo më vetëm treg dhe konkurrencë, por edhe privatësi dhe mbrojtje e të dhënave të qytetarëve.

Ky sistem i ri i detyroi firmat e mëdha, pothuajse të gjitha amerikane, të rimendonin mënyrën se si mbledhin të dhënat e përdoruesve.

Me dy ligjet e reja të vitit 2024 (DMA dhe DSA) dhe gjobat e para për Apple-in (1.8 miliardë euro), Meta-n (797 milionë) dhe X-in (120 milionë), tensionet u kthyen papritur në një “zjarr” të madh.

Filozofi të ndryshme, tarifa dhe sulm ndaj sovranitetit të Europës

Reagimi shumë i ashpër amerikan mund të interpretohet në tri mënyra:

1.Shpërthimi i tensioneve që lidhen me ndryshimet mes SHBA-ve dhe Europës për mbrojtjen e qytetarëve dhe lirinë e bizneseve. Europa vendos në plan të parë liritë civile dhe mbrojtjen e konsumatorit, ndërsa SHBA-të synojnë dinamizmin e biznesit dhe sigurinë kombëtare. Administrata Trump-it i sheh rregullat europiane si barriera që godasin kompanitë amerikane.

2.Trump-i po përdor rregullat digjitale për të luajtur lojën e tij të preferuar, atë të tarifave doganore. Në korrik, Brukseli u tërhoq nga taksa digjitale për të ulur tarifat e larta që Trump-i donte të vendoste ndaj BE-së. Por Ministri i Tregtisë, Howard Lutnick-u, i ka kërkuar BE-së të rishikojë rregullat digjitale në favor të kompanive amerikane, duke premtuar në këmbim një qëndrim më të butë të Uashingtonit për tarifat.

3.Presidenca Trump-it, në mandatin e dytë, po bëhet autoritare brenda vendit dhe imperiale në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai po ushtron presion të vazhdueshëm mbi partnerët, jo vetëm ndaj BE-së, por edhe ndaj Britanisë së Madhe dhe Koresë së Jugut. Uashingtoni duket se preferon aleatë që i binden si “feudalë”.

Fjalët e ashpra të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili dikur shihej si fytyra e moderuar e lëvizjes së Trump-it, përforcojnë këtë dyshim.

Rubio i quan ligjet europiane si “ndërhyrje të tepërta nga censurues të huaj”. Për të, kontrolli i përmbajtjeve në rrjet për të bllokuar shpifjet dhe urrejtjen është thjesht censurë.

Por në Amerikën e Trumpt, Vance dhe Elon Musk, vlen vetëm linja radikale: “absolutizmi i lirisë së fjalës”. Nuk është rastësi që ky shpërthim i takon periudhës pas gjobës që BE-ja i vuri rrjetit X të Musk-ut.

Musk, njeriu që vlen 750 miliardë dollarë, u mjaftua me një kërkesë të shkurtër: shpërbërjen e Bashkimit Europian.

Burimi: “Corriere della Sera”

The post Si e nisën SHBA-të ‘luftën e ftohtë’ të ashpër kundër Europës në teknologji appeared first on Gazeta Si.

Filmat më të këqinj të 2025-ës

26 December 2025 at 10:26

Gazeta “Si”-Ky vit na ka sjellë disa filma të shkëlqyer por edhe të paktën një duzinë katastrofash kinematografike, të vlerësuara me nga një yll. Ja përzgjedhja e kritikëve të The Guardian për dështimet më të mëdha të vitit në kinema.

Saturday Night

“Edhe superadmiruesi më i zjarrtë i shfaqjes legjendare amerikane të humorit televiziv Saturday Night Live do ta ketë të vështirë të përballojë vetëkënaqësinë dhe adhurimin e tepruar ndaj vetes në këtë film rraskapitës nga regjisori dhe bashkëskenaristi Jason Reitman.”

Snow White

“Ky është një version i ri, i pakuptimtë, muzikor live-action i mitit të Borëbardhës – një qasje ‘jo-Wicked’ ndaj historisë dhe një makineri për shitje. Ndërsa filma të tjerë po rishpiknin me lojë dhe zgjuarsi prapaskenat e zuzarëve të famshëm, ky film e trajton historinë në mënyrë lineare, por me ndryshime revizioniste të kuruara me kujdes.

Këto duken hapur si përpjekje të dhimbshme për të shmangur reagimet negative, ndërkohë që në thelb identiteti duhet të mbetet i paprekur.”

Partir un Jour

“Hapja gala e Festivalit të Kanës është gjithmonë një bast i rrezikshëm: një pozicion shumë i ekspozuar, të cilin pak filma e duan apo e kanë nevojë, dhe ku shpesh përfundojnë ‘gjelat’ e zhurmshëm dhe të mbingopur të ekranit të madh.

Fatkeqësisht, ky film është një prej tyre: një muzikal pa jetë që gjoja trajton vlerat e qytetit të lindjes, por që shembet si një iriq i shtypur nga një kamion 18-rrotësh sapo protagonistja femër hap gojën për të kënduar një nga këngët e shumta të tmerrshme.”

Alpha

“Tregimi i mbingarkuar në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë sens humori i cili nuk arrin të fshehë faktin se gjithçka këtu është sinqerisht e pabesueshme dhe e mërzitshme. Çdo rresht dhe çdo skenë kanë butonin e emocioneve patetike në maksimum, por megjithatë  të panevojshme.”

High Rollers

“Kjo është një kopje e lirë e Ocean’s Eleven me John Travolta, që e bën filmin e Steven Soderbergh të duket si një vepër e Andrei Tarkovskit apo Ingmar Bergmanit. Është një film që të ngadalëson rrahjet e zemrës nga budallallëku dhe mungesa e hijeshisë, i realizuar keq dhe, sinqerisht, i mërzitshëm, përveç rasteve kur gabimet bëhen aq flagrante sa nuk mund të mos qeshësh.”


Jungle Trouble

“Me një protagonist jashtëzakonisht të bezdisshëm të quajtur Mohsen, ky film aventurë në xhungël duket sikur është qepur si një Frankenstein i dobët nga mbetjet e animacioneve të tjera të dështuara – të cilat vetë janë arnime nga filma shumë më të mirë.”

Jay Kelly

“Në këtë film të mjerë dhe sentimental, George Clooney ka pamjen e një njeriu që ka gjetur strikninë në kapsulën e tij të Nespresso-s dhe nuk mban mend se në cilin dollap të suitës luksoze të hotelit ndodhet antidoti.”

The Boatyard

“Ka diçka thellësisht dëshpëruese në kotësinë e The Boatyard: mungesë humori, empatie dhe aftësish bazë filmike. Aktrimi arrin një nivel aq të saktë tmerri, saqë bëhet i padurueshëm.”

Mission Alarum

“Askush nuk duket se është plotësisht i qartë se çfarë përfshijnë ‘ambasadorët specialë’ të Sylvester Stallone, Mel Gibson dhe Jon Voight, apo nëse kjo treshe bashkudhëtarësh të së djathtës ka përmbushur ndonjëherë ndonjë detyrë zyrtare.

Por, duke gjykuar nga ky film, Stallone tashmë po e turpëron  veten duke realizuar një vepër aq të keqe sa turpëron vetë kinemanë amerikane.”

Mr Blake at Your Service!

“Ajo që e bën këtë film një sprovë të vërtetë për t’u parë janë leximet e jashtëzakonshme të dialogut nga Malkovich në frëngjisht, me theksin e tij të ngadalshëm dhe qartësisht amerikan. Ai tingëllon si Dr Hannibal Lecter pasi ka pirë një sasi marramendëse marihuane, duke bërë një imitim përbuzës të një kamerieri francez të lëpirë që synon ta hajë.”

Tron: Ares

“Matrica e kotësisë ringarkohet në këtë film fantastiko-shkencor trullosës e të mërzitshëm, më shumë një ‘screensaver’ sesa një film i mirëfilltë. Nuk ka dramë, as rrezik dhe as interes njerëzor. Kjo seri tashmë duket po aq urgjentisht bashkëkohore sa një CD-player në makinë.”

Christmas Karma

“Sado i gatshëm të jem për të përqafuar çdo variant të ri të A Christmas Carol të Dickens-it, dhe sado kureshtar të jem për të dëgjuar nga regjisorja e Bend It Like Beckham, Gurinder Chadha, ky film është i rëndë, i luajtur pa bindje dhe po aq i mirëpritur sa një mi i ngordhur në vozgë.”

Burimi: The Guardian

The post Filmat më të këqinj të 2025-ës appeared first on Gazeta Si.

Trump urdhëron sulm ndaj ISIS në Nigeri: Vramë terroristët që masakruan të krishterët

26 December 2025 at 10:00

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se gjatë natës së Krishtlindjes, ushtria amerikane ka ndërmarrë një operacion ushtarak “të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër celulave të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë.

Përmes një mesazhi në rrjetin e tij social, Truth, Trump shpjegoi se sulmi u bë si hakmarrje për vrasjen brutale të të krishterëve të pafajshëm në atë rajon.

“Nën drejtimin tim, vendi ynë nuk do të lejojë që terrorizmi radikal islamik të lulëzojë”, shkroi presidenti. Ai e cilësoi aksionin e Pentagonit si “të përsosur” dhe shtoi një mesazh të ashpër.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe terroristët e vdekur. Numri i tyre do të rritet nëse vazhdojnë masakrat ndaj të krishterëve”, tha ai.

Sipas Trump, ai i kishte paralajmëruar më parë terroristët se do të përballeshin me “ferrin” nëse nuk ndalonin sulmet e tyre, dhe sipas tij, kjo ndodhi mbrëmë.

Edhe Komanda Ushtarake e SHBA-së në Afrikë (AFRICOM) konfirmoi operacionin. Ata sqaruan se sulmi u krye me kërkesë të autoriteteve nigeriane në shtetin e Sokotos.

Pete Hegseth, kreu i Pentagonit, përforcoi mesazhin e presidentit duke thënë se Departamenti i Luftës është gjithmonë gati të veprojë.

Ai falenderoi qeverinë e Nigerisë për bashkëpunimin dhe paralajmëroi se detaje të tjera rreth operacionit do të bëhen publike në vijim.

The post Trump urdhëron sulm ndaj ISIS në Nigeri: Vramë terroristët që masakruan të krishterët appeared first on Gazeta Si.

Zelensky njofton takim me Trump: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri

26 December 2025 at 09:57

Nga Gazeta ‘Si’- Diskutimet diplomatike mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rindezur.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në orët e para të së premtes, në një postim në platformën X, tha se kishte një marrëveshje për t’u takuar me Donald Trump në “të ardhmen e afërt”, duke shtuar se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”.

“Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk po humbasim asnjë ditë. Ramë dakord për një takim në nivelin më të lartë me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky.

Reagimi vjen vetëm 24 orë pasi vetë Zelensky zbuloi planin e ri prej 20 pikash për të cilin thuhet se kanë rënë dakord SHBA-të dhe Ukraina.

The post Zelensky njofton takim me Trump: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri appeared first on Gazeta Si.

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, zbardhet Dardha

26 December 2025 at 09:56

Janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit.

Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut.

Dëborë po ashtu ka edhe në Shtyllë e Mashkullorë, ndërsa nuk paraqiten probleme lidhur me akset rrugore, pasi trashësia e dëborës shkon nga 2-5 cm.

Policia rrugore bën apel për kujdes dhe pajisjen me goma dimërore për ata persona që duan të vizitojnë juglindjen.

The post Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, zbardhet Dardha appeared first on Gazeta Si.

❌
❌