Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare e 23 korrikut, pasi ka lagur me ujë Kryeministrin Edi Rama, raporton A2 CNN.
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren teksa votoheshin projektligjet e rendit të ditës dhe në një moment ata nisën të hidhnin ujë në drejtim të Ramës, duke e lagur. Për këtë veprim, krytari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Bardhin nga seanca. Megjithatë ai vijoi të qëndrojë në sallë, teksa ligjet votohen njëri pas tjetrit.
Pas gati gjysmë ore Peleshi e ndërpreu sërish seancën, diçka që e ka bërë disa herë gjatë kësaj dite. Me mbërritjen e Ramës në Kuvend, tensionet u rritën sërish mes socialistëve dhe demokratëve. Më herët, mazhoranca rrëzoi me votë kërkesën e demokratëve për të zgjatur me tre muaj afatet e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
Taulant Balla ua bëri të qartë se komisioni e ka përfunduar funksionin dhe se treni për demokratët ka ikur.
Ndërkohë, jashtë sallës së Parlamentit, protesta qytetare u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, e cila përdori edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Si pasojë pati të lënduar mes protestuesve dhe policisë.
Zëvendësministri Lamallari mohoi akuzat e opozitës se ndaj protestuesve është përdorur dhunë dhe lëndë e rrezikshme kimike. Perimetri i sigurisë këtë herë ishte vendosur në një hapësirë më të madhe, duke garantuar hyrjen e sigurt në sallë të deputetëve. Por, megjithatë, pati automjete që nuk i shpëtuan vezëve. (A2 Televizion)
Demokratët u ngritën në këmbë duke bllokuar foltoren dhe duke bërë zhurmë, teksa i binin tavolinave me shuplaka dhe me bidonë plastikë.
Kjo ishte forma e tyre e revoltës për të mos kaluar në votim projektligjet e rendit të ditës, të cilat u kaluan direkt në votim me porozin të PS duke shmangur diskutimet pasi demokratët nuk po lironin foltoren.
Mes zhurmës, mazhornaca po i ka kalon e vetme projektligjet një nga një.
Rendi i ditës ishte:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 16.7.2026 dhe 23.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”.
6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.
7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”.
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.
10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.
11. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj.
12. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
13. Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026””.
14. Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”.
15. Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.
16. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.
17. Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”.
18. Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.
19. Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.
20. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, të ndryshuar”.
21. Projektligji “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
22. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar”.
23.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
24. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar”.
25. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile””.
26. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare””.
27. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar”.
28. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
29. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82 datë 26.07.2024, “Për Policinë e Shtetit”.
30. Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.
31. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
32. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
33. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
Disa protestues dhe oficerë policie janë lënduar gjatë një proteste të dhunshme antiqeveritare paraditen e së enjtes pranë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë në kryeqytetin shqiptar.
Policia vendosi një perimetër të zgjeruar sigurie rreth Kuvendit, pasi prej ditësh protestuesit kishin paralajmëruar për mbajtjen e tubimit për të enjten.
Pjesa më e madhe e deputetëve hynë në Kuvend nga hyrja anësore, ku u përballën me thirrjet e protestuesve “Nuk na përfaqësoni”, “Parlament i krimit”, “Poshtë qeveria”, “Shqipëria kërkon revolucion”, raporton Evropa e Lirë.
Protestat në Shqipëri, të quajtura “Revolucioni i Flamingove”, janë në ditën e 54-të.
Ato nisën fillimisht si kundërshtim ndaj projektit të mbështetur nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, afër Vlorës.
Por, më pas kërkesat u zgjeruan, duke përfshirë edhe pakënaqësi të tjera që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, zhvillimit urban, menaxhimin e territorit dhe çështje të tjera sociale dhe politike.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Rama dhe shpërndarjen e Kuvendit.
Gjendja para Kuvendit të enjten u tensionua kur protestuesit nisën të hedhin vezë dhe domate.
Disa protestues arritën ta heqin një pjesë të gardhit metalik dhe u përplasën me oficerët e policisë. Policia përdori ujë me presion dhe sprej me piper për t’i shpërndarë protestuesit.
Gjithashtu disa protestues tentuan të bllokojnë edhe qarkullimin e automjeteve në rrugën pranë Kuvendit duke ju bërë thirrje drejtuesve të mjeteve t’i bashkohen protestës. Policia ndërhyri për të shmangur bllokimin e rrugës.
Gjatë përplasjeve mbetën të lënduar edhe protestës, edhe punonjës të policisë. Autoritetet ende nuk e kanë treguar numrin e të lënduarve.
Debati brenda Kuvendit
Derisa protesta po zhvillohej pranë Kuvendit, brenda tij po mbahej seanca e radhës që ka 34 çështje në rendin e ditës.
Opozita e akuzoi policinë për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve.
“Ministri [i Brendshëm] duhet të japë shpjegime për substancat që po përdoren kundër tyre, të pazakonta, që po ju shkaktojnë djegie trupi qytetarëve”, tha deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj.
Këtyre pretendimeve iu përgjigj ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari: “Janë të certifikuara nga kompanitë prodhuese dhe përdoren nga BE dhe SHBA”.
Debati lidhet me disa imazhe të publikuara nga protestuesit, që tregojnë se uji i hedhur nga policia në drejtim të tyre mban një ngjyrë bojëqielli dhe se, sipas disa prej tyre, shkakton djegie në trup.
Qeveria dhe përfaqësues të shumicës kanë pretenduar qysh në nisje të protestave se pas tyre fshihen edhe interesa dhe ndikime të lidhura me Iranin.
Taulant Balla, kreu i grupit të deputetëve të Partisë Socialiste, në seancën e së enjtes i quajti “terroristë” disa prej protestuesve dhe përsëriti pretendimet për lidhje me Iranin.
“Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio në konferencën ndërkombëtare kundër terrorizmit një javë më parë tha se ka disa lëvizje të ekstremit që mund të kërcënojnë stabilitetin në Evropë. Persona të identifikuar prej nesh, me lidhje të qarta me Gardën Revolucionare të Iranit janë orkestruesit kryesorë të dhunës në protestë”, tha Balla.
Organizatorët e protestës i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza.
Ndërkaq kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha, tha se shpërndarja e Kuvendit është i vetmi akt që duhet të marrin deputetët.
Opozita i bëri thirrje Qeverisë që të diskutohen në Kuvend të gjitha kërkesat e protestuesve dhe të krijohet një grup pune për katër ligjet, që protestuesit kërkojnë të anulohen.
Ata kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura, Ligjit për Investimet Strategjike, Paketës së Maleve si dhe Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë.
Në rendin e ditës së seancës parlamentare është miratimi i rezolutave për punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjashtë institucioneve të tjera të pavarura.
Gjithashtu Kuvendi do të diskutojë edhe mbi aktin normativ që i hapi rrugë financimit të koncertit të këngëtarit amerikan, Kaney West me rreth 4 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha sot nga seanca e Kuvendit se lëndët irituese të përdorura nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve janë profesionale, dhe përdoren në vende të BE-së dhe SHBA-ve.
"Konfirmoj që lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit janë RSG8 TW1000 Professional dhe VESK RSG 8000 Special, lëndë speciale irrituese profesionale për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, të certifikuara dhe të përdorura nga forcat policore në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", u shpreh ministri Lamallari.
Në vijim të replikës së tij, ministri kritikoi ashpër qëndrimin e opozitës ndaj akteve të dhunës në protesta, duke theksuar se ajo duhet të distancohet nga personat që përdorin dhunën dhe tentojnë të fshihen pas protestuesve.
"Lajmi nuk është spray i përdorur. Lajmi është që partia e ‘molotovarëve’ është shndërruar në parti të ‘skuthave’, që hedhin gurin dhe fshehin dorën. Nuk mund të pretendoni se përfaqësoni zërin e protestës, ndërsa toleroni njerëz me kapuç dhe individë që kërkojnë të nxisin dhunë," deklaroi Lamallari.
Ministri i Brendshëm i kërkoi PD-së që të largojë njerëzit me kapuç përpara se t'i largojë Policia.
"Largoni njerëzit me kapuç përpara se t'i largojë Policia. Policia e Shtetit po bën detyrën e saj konform ligjit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Nuk keni asnjë të drejtë morale t'i jepni leksione Policisë së Shtetit për mënyrën se si garanton rendin dhe sigurinë," përfundoi ministri Lamallari.
Rreth 6,000 anëtarë të forcave të armatosura dhe shërbimeve të sigurisë të Italisë marshuan nëpër Romë të shtunën, duke kërkuar paga më të larta, pensione më të mira dhe mbrojtje më të forta në vendin e punës.
Demonstrata mblodhi përfaqësues të Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore, Karabinierëve dhe Guardia di Finanza në protestën e parë të përbashkët të organizuar nga sindikatat kryesore të mbrojtjes dhe sigurisë në vend.
Tubimi erdhi vetëm disa ditë pasi qeveria rinovoi marrëveshjen kolektive që mbulonte rreth 430,000 personel ushtarak dhe sigurie, transmeton Telegrafi.
Marrëveshja përfshin një rritje bruto mujore të pagës prej 188 eurosh dhe një pagesë të njëhershme prej 2,448 eurosh, si dhe një angazhim për të hapur bisedime mbi reformën e pensioneve.
Disa sindikata, përfshirë Sinafi, Sindikatën e Re të Karabinierëve (NSC), Usami Aeronautica, Itamil dhe Silmm, refuzuan ta nënshkruanin marrëveshjen, duke argumentuar se nuk shkon aq larg sa për të adresuar shqetësimet për pagat dhe pensionet.
Ata organizuan protestën e së shtunës për të ushtruar presion mbi qeverinë për masa të mëtejshme.
Duke marshuar nën sloganin "Çdo ditë i shërbejmë Italisë. Sot kërkojmë respekt", protestuesit mbanin pankarta nëpër rrugët e Romës.
Në një deklaratë të lëshuar përpara tubimit, sindikatat përshkruan katër kërkesa kryesore: reforma e sistemit plotësues të pensioneve dhe ndërprerja e planeve për rritjen e moshës së daljes në pension në 65 vjeç, mbrojtje më të forta ligjore për personelin e sigurisë, rritje të pagave që ecin në ritëm me koston në rritje të jetesës dhe investime më të mëdha në rekrutim, trajnim dhe modernizim të profesionit.
Protesta përfundoi me një konferencë mbi të ardhmen e shërbimeve të sigurisë, mbrojtjes dhe emergjencës në Itali, ku morën pjesë përfaqësues të disa sindikatave, përfshirë Unionin e Ri të Karabinierëve (NSC), i cili refuzoi të nënshkruante marrëveshjen e re të pagave.
"Arsyet pse nuk e nënshkruam këtë marrëveshje dhe e hodhëm poshtë atë janë të thjeshta: ajo që duhej të merrnim nga një këndvështrim ekonomik nuk është ofruar", tha sekretari i përgjithshëm i NSC, Massimiliano Zetti.
"Sepse brenda atyre uniformave që punojnë për shtetin, nën emblemën e shtetit, nuk ka silueta, ka familje, ka njerëz, gra dhe burra që punojnë. Është e drejtë që ata të paguhen në mënyrë të drejtë. Siguria ka një kosto."
Edhe pse të rralla, protestat nga anëtarët e forcave të armatosura dhe të zbatimit të ligjit kanë ndodhur në disa vende të BE-së vitet e fundit.
Në Itali, sindikatat e policisë organizuan demonstrata në vitin 2023 për të kërkuar më shumë fonde për rritjen e pagave, rritjen e pagave në përputhje me inflacionin dhe rekrutime shtesë për të trajtuar mungesën e stafit.
Në Francë, sindikatat e policisë organizuan greva dhe protesta në fillim të vitit 2024, duke kërkuar shpërblime dhe garanci për ndërrimet dhe lejet përpara Lojërave Olimpike të Parisit, të cilat kërkonin një operacion të madh sigurie.
Në Spanjë, sindikata Jusapol protestoi vazhdimisht në vitin 2024, duke kërkuar barazi në paga për oficerët e Policisë Kombëtare dhe Guardia Civile me forcat policore rajonale, siç është Mossos d'Esquadra e Katalonjës.
Disa sindikata policie kishin kundërshtuar gjithashtu ligjin e amnistisë katalanase të qeverisë në fund të vitit 2023.
Sindikatat belge të policisë organizuan gjithashtu protesta në vitin 2022 dhe 2023, duke përfshirë "greva të bardha", bllokime rrugësh dhe një refuzim të përkohshëm për të lëshuar gjoba për kundërvajtje të lehta, me disa demonstrata që penguan aksesin në Aeroportin e Brukselit. /Telegrafi/
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke deklaruar se e drejta për të protestuar është pjesë e rëndësishme e demokracisë, por duke kundërshtuar çdo formë dhune apo presioni.
Në një videomesazh, Rama tha se qeveria nuk paragjykon qytetarët që dalin në protesta paqësore për çështje që i shqetësojnë dhe se kërkesat e tyre duhet të dëgjohen me seriozitet.
Sipas tij, protestat për një mjedis më të mirë, shëndetësi më cilësore, arsim më të avancuar apo shërbime më të mira publike janë pjesë e një debati normal në një shoqëri demokratike.
Megjithatë, kryeministri kritikoi atë që ai e cilësoi si përpjekje për të imponuar qëndrime përmes dhunës, kërcënimeve dhe sulmeve në rrjetet sociale. Ai tha se qeveria nuk do t’i nënshtrohet presioneve të tilla.
Rama theksoi se rritja e pritshmërive të qytetarëve është një pasojë e zhvillimit të vendit dhe se sfida e qeverisë është të ngushtojë dallimin mes arritjeve dhe kërkesave të njerëzve.
Ai bëri të ditur se po mblidhen shqetësimet e ngritura nga qytetarët dhe se qeveria do të analizojë mangësitë e saj për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.
“Detyra jonë nuk është të ulim pritshmëritë e qytetarëve, por të punojmë për të përmbushur më shumë nga ato që ata presin”, u shpreh Rama gjatë mesazhit të tij.
Përmes një promoje paralajmëruese në platformën e saj Service95 Book Club, këngëtarja Dua Lipa ka ftuar autoren e njohur shqiptare Lea Ypi për të diskutuar mbi librin e saj “Free” (Të Lirë).
Biseda e tyre ka prekur edhe protestat që po ndodhin aktualisht në Shqipëri.
Në promon e publikuar, Dua për protestat shprehet: “Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur pak për Shqipërinë sot. Ajo që vërtet e gjej shqetësuese është parimi që qeveria mundet thjesht të ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjen mjedisore pa asnjë lloj konsultimi publik.”
video:
Dua Lipa gets involved in #Albania's protests. She considers the Edi Rama Government's action to remove natural areas from legal protection without any consultation deeply concerning. She shared this stance during a conversation with writer Lea Ypi. #flamingorevolutionhttps://t.co/FwoNw9EMRopic.twitter.com/raiqMmEUKT
Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 42-të radhazi, me pjesëmarrës që janë mbledhur sërish për të shprehur qëndrimet e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.
Nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt selisë së qeverisë.
Pasi mbërritën para Kryeministrisë, pjesëmarrësit zhvilluan një tubim, ku u mbajtën fjalime nga përfaqësues të protestës dhe qytetarë të ndryshëm.
Me pankarta në duar dhe thirrje gjatë marshimit, protestuesit kërkuan largimin e asaj që e cilësuan si “kastë e vjetër politike”, ndryshimin e ligjit zgjedhor, si edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, raporton RTSH.
Gjatë fjalimeve u shprehën kritika ndaj qeverisë dhe opozitës, ndërsa u kërkua ndryshim i mënyrës së funksionimit të politikës në vend.
Prej 40 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.
Në protestën e 40, në shënjestër ishte dhe kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur me review-t negative të bëra në masë në bizneset shqiptare, ku u identifikuan nga policia mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale.
Nga podiumi u denoncua edhe Policia e Kamzës, që sipas organizatorëve, ka ndaluar disa protestues.
Protestuesit theksuan se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e politikanëve, ndërsa njoftuan protestë kombëtare të shtunën.
Edhe protesta e 40 u mbyll me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit. Thirrjet për dorëheqje shoqëruan protestuesit gjatë marshimit deri rreth mesnatës.
Prej 40 ditësh, protestuesit vijojnë tubimet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës politike.
Në protestën e 40-të, një nga çështjet e ngritura nga protestuesit ishte edhe kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur me komentet negative të bëra në masë ndaj bizneseve shqiptare në platformat online.
Sipas protestuesve, policia ka identifikuar mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale që dyshohet se kanë bërë këto vlerësime negative ndaj bizneseve.
Nga podiumi u ngritën akuza edhe ndaj Policisë së Kamzës, e cila, sipas organizatorëve, ka ndaluar disa protestues.
Gjatë tubimit, protestuesit deklaruan se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e politikanëve, ndërsa njoftuan mbajtjen e një proteste kombëtare të shtunën.
Protesta e 40-të u mbyll me një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit, ku thirrjet për dorëheqje shoqëruan protestuesit deri rreth mesnatës.
Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka hyrë në ditën e 39-të, me tubimin e radhës para Kryeministrisë.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë aktuale.
Pas arritjes para godinës së Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur fjalimet e tyre, të cilat pritet të zgjasin rreth dy orë.
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të vazhdojnë marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës.
Kërkesa kryesore e kësaj proteste mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.
Ndërmarrja Publike Lokale "Prishtina Parking" ka njoftuar se pagat e punëtorëve do të ekzekutohen pjesërisht gjatë ditës së sotme, ndërsa pjesa e mbetur do të paguhet në ditët në vijim.
Në një komunikatë për media, ndërmarrja ka bërë të ditur se pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e pjesshëm të Rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve, ajo ka rifilluar operimin e rregullt më 10 shtator 2025, duke vazhduar ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Sipas njoftimit, pezullimi i aktivitetit për një periudhë të caktuar ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen financiare të ndërmarrjes, duke vështirësuar realizimin e të hyrave dhe duke krijuar obligime financiare.
"Për shkak të kësaj situate, ka pasur vonesë në ekzekutimin e pagave të punëtorëve. Megjithatë, ju njoftojmë se pagat e punëtorëve të Ndërmarrjes do të ekzekutohen pjesërisht gjatë ditës së sotme. Ndërsa, pjesa e mbetur do të ekzekutohet gjatë ditëve në vijim", thuhet në komunikatë.
"Prishtina Parking" thekson se mbetet e përkushtuar në stabilizimin e gjendjes financiare dhe në vazhdimin e ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët.
Ky njoftim vjen pasi më herët gjatë ditës punëtorët e ndërmarrjes protestuan për shkak të vonesës së pagave, ndërsa Sindikata e Punëtorëve bëri të ditur se, pas arritjes së një dakordimi dhe ekzekutimit të pagave, protesta është ndërprerë.
Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Flamur Hajdari tha se është ndërprerë protesta e punëtorëve të ndërmarrjes "Prishtina Parking", pasi janë ekzekutuar në tërësi pagat.
Hajdari tha se pagesat janë realizuar pas dakordimit të arritur ndërmjet palëve, duke bërë të ditur se me përmbushjen e këtij obligimi protesta ka përfunduar.
"Si kryetar i Sindikatës, ju njoftoj se pas dakordimit të arritur ndërmjet palëve, pagat janë ekzekutuar në tërësi. Me përmbushjen e këtij obligimi, protesta ka përfunduar", thuhet në deklaratën e tij.
Punëtorët e "Prishtina Parking" protestuan sot gjatë ditës, duke kërkuar ekzekutimin e pagës së muajit qershor dhe të 70 për qind të një pagese të mbetur nga viti 2025.
Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të dielë në ditën e 36-të të protestës, ku si çdo herë, do të mbajnë fjalimet e tyre në podium. Grumbullimi i protestuesve ka nisur në orarin e zakonshëm, rreth orës 19:00.
Me thirrjet “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit do nisin marshimin në rrugët e Tiranës, menjëherë pas mbylljes së fjalimeve.
Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre.
Edhe ditën e djeshme gjatë marshimit, protestuesit u ndalën para Komisariatit nr. 3, ku kërkuan lirimin e personave të arrestuar pas protestës së të enjtes, të zhvilluar pranë zonës së Parlamentit.
Sipas organizatorëve, protesta e së shtunës shënoi një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe të shqiptarëve të ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan manifestimit në mbështetje të kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në faqen e tij në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët për urimet e ditëlindjes së tij.
Rama e ka shoqëruar postimin me një foto të tij të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet krah një flamingoje, i veshur me një kostum ngjyrë rozë.
Përveç falënderimit për qytetarët të cilët e kanë uruar, kryeministri ka falënderuar edhe komentuesit, të cilët sipas tij do ta shajnë në komente, duke shtuar se urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot.
“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon. E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Mijëra qytetarë shqiptarë pritet të mblidhen edhe këtë të shtunë në kryeqytet, këtë herë në kuadër të protestës kombëtare. Ky manifestim shënon ditën e 35-të të tubimeve të njëpasnjëshme kundër qeverisë Rama.
Dhjetëra bashkëkombës të ardhur nga jashtë vendit kanë mbërritur fillimisht në veri të vendit, në Shkodër, nga ku po organizohen për t’u nisur drejt Tiranës.
Në pamjet e siguruara nga terreni, shihet atmosfera e ndezur në rrugët kombëtare. Vargje makinash po lëvizin drejt kryeqytetit, të mbuluara me flamuj kuqezi, me flamurin e UÇK-së dhe në sfondë këngë patriotike.
Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre dhe në përfundim marshimi do të vijoj drejt rrugëve të kryeqytetit.
Sipas përfaqësuesve të protestuesve dhe emigrantëve që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje, kërkesa kryesore dhe e panegociueshme mbetet dorëheqja pa kushte e kryeministrit Edi Rama. /Euronews.al/
Pas tensioneve të ditës së djeshme gjatë protestës para Kuvendit, ku qytetarët janë përplasur me punonjësit e policisë dhe kanë sulmuar deputetët, policia njofton se janë arrestuar 19 prej tyre.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ata kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit të zhvilluar dje dhe për pasojë 19 janë arrestuar, 12 janë proceduar penalisht dhe vijon puna për identifikimin e 6 protestuesve të tjerë.
Lexoni më poshtë njoftimin e Policisë së Shtetit:
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit të zhvilluar dje, arrestohen 19 shtetas.
Procedohen penalisht 12 shtetas.
Vijon puna për identifikimin dhe të 6 shtetasve të tjerë që janë dokumentuar me pamje filmike për veprime të dhunshme.
Gjatë tubimit u dëmtuan 15 punonjës policie dhe një automjet policie.
Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje pranë Parlamentit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-B. K., 35 vjeç; A. E., 24 vjeç; G. P., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; K. P., 46 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. Y., 40 vjeç; N. Q., 43 vjeç; Y. Sh., 52 vjeç; E. Gj., 39 vjeç; F. B., 56 vjeç; R. P., 35 vjeç; A. T., 34 vjeç; A. N., 35 vjeç; E. B., 45 vjeç; A. H., 35 vjeç; E. G., 23 vjeç, E. B., 20 vjeç.
Si dhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, pasi ka goditur një gazetar.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 63 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; E. Gj., 38 vjeç; T. T., 43 vjeç; E. A., 31 vjeç; G. S., 20 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. M., 39 vjeç; M. J., 47 vjeç, A. G., 47 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. /Telegrafi/
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi me video në Facebook lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.
Në postimin e tij, Balla ka publikuar pamje të punonjësit të Policisë së Shtetit, Festim Kamberi, i cili sipas tij ka 32 vite në shërbim dhe u plagos gjatë përplasjeve të regjistruara në protestë.
“Sot u gjakos punonjësi i Policisë së Shtetit, Festim Kamberi, prej 32 vitesh në detyrë. Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë dhe pastërtisë ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit dhe dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shprehet Balla në reagimin e tij. /Telegrafi/
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike mandatit të qytetarëve, ndërsa u ka bërë thirrje protestuesve se ka mbetur pak kohë për dialog. Balla u shpreh se janë të gatshëm të dëgjojnë arsyet e tubimit dhe të reflektojnë.
Nga ana tjetër, Balla dënoi ashpër aktet e dhunës në protestë, duke bërë me dije se tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur rëndë. Ai nënvizoi se Kuvendi nuk do të heshtë përballë sulmeve ndaj uniformave të shtetit dhe i bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga elementët e dhunshëm që, sipas tij, e kanë marrë peng protestën.
“Kuvendi do të vazhdojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët. Grupi parlamentar i PS do t’i qëndrojë besnik votës që na ka sjellë në këtë sallë. Dënojmë aktet e dhunës të inspiriuara dhe të frymëzuara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës. Tre punonjës policie janë të plagosur dhe të lënduar rëndë, gjakosur dhe ky Kuvend nuk mund të heshtë, gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Këta u trembën nga veza, megjithatë detyra jonë është të vazhdojmë përpara detyrën tonë historike që brenda këtij mandati ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE. Protestuesve në emër të PS, pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju, që keni shkelur ligjin me përpjekjet për protestë, po vjen. Që nga zemërimi për natyrën deri te zemërimi ndaj gjithkujt prej jush dhe atyre që kanë shpërdoruar besimin mbi karrigen e pushtetit brenda PS. Arsyet e juaja për protestën jemi të gatshëm t’i dëgjojmë dhe të reflektojmë duke dëgjuar ato. Kam besim shumë që qytetaria e bukur e bulevardit të flamurit di të distancohet akoma edhe më shumë sesa bëri dje nga dhuna e mbeturinave politike dhe çdo force që e ka marrë peng protestën”, u shpreh Balla.
Sot në orën 10:00 është zhvilluar organizimi i radhës nga protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.
Qytetarët janë mblidhur para Parlamentit, aty ku pritet të mbahet edhe seanca e radhës plenare njëkohësisht.
Mësohet se janë shënuar edhe ditën e sotme incidente duke qëlluar më vezë. Ndërkohë, janë shoqëruar 5 persona.
Masat e sigurisë rreth Parlamentit janë shtuar që para nisjes së tubimit të qytetarëve. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës, janë pozicionuar një autoblindë e forcave të sigurisë si dhe një autobot uji, i cili përdoret zakonisht për shpërndarjen e protestuesve në raste të përshkallëzimit të situatës.
Të martën gjithashtu, protestuesit zhvilluan një protestë para Parlamentit ku u regjistruan disa incidente. Situata u tensionua ku pati përplasje fizike dhe hedhje të mjeteve piroteknike.
Punonjësit e policisë arrestuan disa persona për shkak të këtyre incidenteve. Gjithashtu protestuesit hodhën akuza dhe bënë thirrje kundër deputetëve. Ata hodhën edhe vezë në drejtim të mjeteve të tyre. /Euronews.al/
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video, ku shihen dy paralele të ndryshme, një pjesë e qytetarëve që protestojnë dhe një tjetër që luan volejboll në Tiranë.
Përmes postimit të tij, Rama e cilëson këtë si një “pamje europiane të lirive të barabarta”, duke theksuar se secili zgjedh mënyrën se si e kalon kohën e lirë.
“Mirmëngjes dhe me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë“, shkruan Rama. /Telegrafi/