Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve të votave të dhëna në përfaqësi diplomatike nga shtetasit që jetojnë jashtë vendit.
Nga 42% e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson me mbi 85% të mbështetjes.
Kandidatët më të votuar në VV janë: Albin Kurti me mbi 3 mijë vota, Glauk Konjufca me mbi 2 mijë e 500 vota, Albulena Haxhiu me mbi 1 mijë e 700 vota, Hekuran Murati me mbi 1 mijë e 600 vota, Donika Gërvalla gati 1 mijë e 600 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kandidatët më të votuar deri tani janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), më shumë vota kanë marrë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova dhe Doarsa Kica-Xhelili.
U.D. ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka marrë pjesë për herë të parë në garën për deputet.
Megjithatë, rezultati nuk ka qenë ai që pritej. Ai ka qenë në mesin e kandidatëve më pak të votuar në Lëvizjen Vetëvendosje, duke siguruar mbi 12 mijë vota.
Pavarësisht kësaj, numri i votave nuk është i mjaftueshëm që Sallahu të jetë afër marrjes së një mandati aktualisht.
Ishte momenti më i përfolur i natës së ndërrimit të viteve! Ibrahim Tatlıses dhe balerina e famshme Asena janë parë bashkë në të njëjtën skenë pas një çerek shekulli “luftë” dhe distancë totale.
Gjatë puntatës speciale të Vitit të Ri në “İbo Show”, Asena u shfaq papritur në studio. Ajo performoi kërcimin e saj të famshëm oriental, ashtu siç bënte dikur në vitet e arta të programit.
Kur Tatlıses pa ish-partneren e tij të dikurshme, “Perandori” nuk i mbajti dot emocionet. Ai shpërtheu në lot, duke krijuar një nga skenat më prekëse televizive të viteve të fundit.
Ishte një rikthim në kohë që askush nuk e priste, duke pasur parasysh ndarjen e tyre të stuhishme në fillim të viteve 2000.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave të ardhura nga ambasadat.
Bazuar në rezultatet e deritanishme, me 42% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson me mbi 85% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6.09%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 5.69 % të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e katërta me 1.58%.
Trump Mobile T1, telefoni inteligjent i veshur me ar, është goditur me një tjetër vonesë, me kompaninë që tani fajëson mbylljen e fundit të qeverisë për shtyrjen e lansimit në vitin 2026.
Kjo është një pengesë frustruese për klientët që kanë porosi paraprake, të cilët ende presin që pajisja “e prodhuar në Amerikë” të materializohet vërtet. Duket se pritja për Trump Mobile T1 do të zgjasë pak më shumë.
Pikërisht kur po mbyllnim vitin, u përhap lajmi se telefoni inteligjent nuk do të dalë në shitje në vitin 2025. Sipas një raporti të ri, përfaqësuesit e shërbimit ndaj klientit të Trump Mobile thonë se vonesa po i atribuohet mbylljes së fundit të qeverisë amerikane.
Mbyllja, e cila zgjati nga 1 tetori deri më 12 nëntor, thuhet se shkaktoi një vonesë në FCC, duke pezulluar miratimet e nevojshme për pajisjen.
Ndërsa kompania po vlerëson tani një lansim për mesin ose fundin e janarit 2026, kjo nuk është hera e parë – apo edhe e dytë – që objektivat kanë ndryshuar. Fillimisht, telefoni ishte planifikuar për një lansim në gusht, por afati kohor ka ndryshuar vazhdimisht.
Kjo vonesë nuk prek vetëm një kompani; ajo nxjerr në pah sa i brishtë mund të jetë zinxhiri i furnizimit me teknologji kur operacionet qeveritare ngecin.
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Rushan Selko, nga Pogradeci i cili akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me një vajzë 12-vjeçare.
Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë është zhvilluar këtë të premte, ku organi i akuzës ka paraqitur kërkesën për arrest me burg, e cila është pranuar nga gjykata.
Sipas Prokurorisë, ekzistojnë prova bindëse se i dyshuari e ka kryer veprën penale me forcë, ndërsa si pasojë e këtij akti, e mitura ka mbetur shtatzënë. Euronews raporton se nga analizat mjekësore rezulton se vajza është mbi katër muajshe shtatzënë.
Gjatë seancës gjyqësore, 67-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën, megjithatë trupi gjykues ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg. Avokati mbrojtës, jashtë kamerave, ka refuzuar të japë një deklaratë publike, duke e cilësuar çështjen si tepër delikate.
Ndërkohë, pritet edhe përgjigjja e analizave të ADN-së, të cilat janë dërguar për ekspertim në kryeqytet dhe sipas burimeve zyrtare, rezultatet pritet të mbërrijnë brenda rreth dy javësh.
Hetimet për këtë çështje vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili vdiq dje në moshën 81-vjeçare, raporton Sinjali.
Në një komunikatë, Misioni i OSBE-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
“@OSCEKosovo vlerëson bashkëpunimin e ndërtuar përmes përpjekjeve tona të përbashkëta në #NdërtiminEInstitucioneve.”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, sot Dacit i është dhënë lamtumira e fundit me nderime shtetërore në varrezat e kryeqytetit në Arbëri.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, përfaqësues të lartë të institucioneve, miq dhe qytetarë të shumtë.
Figura dhe veprimtaria e Dacit u nderuan përmes homazheve dhe akademisë përkujtimore, ku morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit në detyrë Dimal Basha, kreu i PDK-së Bedri Hamza, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe personalitete të tjera politike dhe akademike.
Autoritetet ruse kanë njoftuar të premten se numri i viktimave nga një sulm me dron, për të cilin fajësojnë Ukrainën, ka shkuar në 27 persona.
Svetlana Petrenko, zëdhënëse e Komitetit Hetimor të Rusisë, deklaroi se një dron ukrainas goditi një kafene dhe një hotel në fshatin Khorly në rajonin e Khersonit, të pushtuar nga Rusia, raporton AP.
Në momentin e sulmit aty ndodheshin të paktën 100 civilë që po festonin Vitin e Ri. Sipas saj, nga sulmi humbën jetën 27 persona, përfshirë dy të mitur. Gjithsej 31 persona, mes tyre pesë të mitur, u shtruan në spital për shkak të lëndimeve.
Autoritetet ruse njoftuan gjithashtu se kanë nisur hetim penal për terrorizëm.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës, Dmytro Lykhovii, mohoi sulmin ndaj civilëve. Ai i tha transmetuesit publik ukrainas “Suspilne” se forcat ukrainase respektojnë normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe kryejnë sulme vetëm kundër objektivave ushtarake ruse, objekteve të sektorit rus të karburanteve dhe energjisë, si dhe objektivave të tjera të ligjshme.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka shpallur vitin 2026 një “vit të përshpejtimit polak”, duke premtuar se do të ndërtojë “ushtrinë më të fuqishme në Evropë”, do të rrisë investimet në infrastrukturë dhe do të mbajë qëndrim më të ashpër ndaj krimit.
Në një takim të vitit të ri, siç raporton “TVP World”, Tusk tha se qeveria e tij do të përshpejtojë zgjerimin ushtarak, do të nisë projekte të mëdha infrastrukturore dhe do të vazhdojë atë që e quajti “ripolonizim” dhe rindërtim të industrive kryesore, përfshirë sektorin e mbrojtjes.
“Ne do të përshpejtojmë ndërtimin e ushtrisë më të fuqishme në Evropë. Ne do të përshpejtojmë investimet e mëdha në infrastrukturë. Ky do të jetë një vit i zhvillimit strategjik të shpejtë në Detin Baltik”, tha Tusk.
Ai gjithashtu njoftoi planet për të vendosur një rregull të rreptë “Polonia e para” në prokurimin publik.
Tusk premtoi masa më të ashpra kundër krimit, duke theksuar se autoritetet do të “ashpërsojnë masat kundër kriminelëve të të gjitha llojeve”, përfshirë tregtarët e drogës, politikanët e korruptuar dhe ata që ai i përshkroi si militantë pro-rusë.
“Kushdo, pa përjashtim, që shkel ligjin do të pendohet shumë vitin e ardhshëm”, tha ai duke shtuar se Polonia do të bëhet “një oazë e sigurisë”. Duke reflektuar mbi vitin 2025, Tusk e përshkroi vitin e kaluar si një pikë kthese për vendin, pavarësisht paqëndrueshmërisë globale.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka përditësuar të dhënat, duke njoftuar se kohët e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës janë rritur.
Në pikëkalimin kufitar të Merdarës, sipas QKMK-së, pritjet për dalje nga Kosova arrijnë deri në 80 minuta, ndërsa për hyrje koha e pritjes shkon deri në 10 minuta.
Tek Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në vend janë deri në 30 minuta, ndërsa për dalje shkojnë deri në 60 minuta.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se dinamika e punës në qendra komunale të numërimit të votave ka tejkaluar planifikimet e tyre.
Kësisoj, Elezi në “FIVE” në Dukagjin, bëri të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja mund të bëhet para 19 janarit siç ishte planifikuar.
“Jo vetëm subjekti por edhe kandidatët që kanë marrë pjesë në këtë proces kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë pas prezantimit të rezultateve përfundimtare që e shpallë KQZ-ja. Në planifikimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përfundimi i aktivitete në qendrat komunale të numërimit është planifikuar të bëhet deri më 7 janar po mendojmë se do të përfundoj nesër më 3 janar”.
“Gjithashtu numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike dhe atyre të dërguara me postë është planifikuar të bëhet me 7 janar por kjo ka nisur qysh sot dhe gjithashtu numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta ka qenë në nis më 16 janar – por dinamika e punës ka bërë që kjo do të nis shumë më herët. Këto aktivitet po zhvillohen më shpejt sesa është planifikuar dhe nga kjo mund të themi që rezultatet përfundimtare të planifikuara të shpallen më së largu më 19 janar nga ana e KQZ-së mund të shpallen shumë më herët”, tha Elezi.
Këngëtarja Ellie Goulding, 39 vjeçe, e cila pret fëmijën e parë me të dashurin Beau Minniear, ka zbuluar se ka dalë me gra gjatë periudhave të saj “toksike, të shkurtra dhe pasionante” me burra.
Ylli britanik bëri këto komente gjatë një paraqitjeje në reality show-n “Love Thy Nader”, duke folur hapur për jetën e saj dashurore.
“Dashuria më emocionuese vjen për një arsye – është toksike, kalimtare, pasionante dhe e mrekullueshme”, tha Ellie, duke shtuar se përvojat e saj shpesh shërbejnë si frymëzim për këngët e saj të reja. Albumi i saj i gjashtë studio pritet të publikohet muajt e ardhshëm, shkruan DailyMail.
Ellie ka një djalë katërvjeçar, Alfred, me ish-bashkëshortin Caspar Jopling, dhe që nga shtatori 2025 është në lidhje me aktorin Beau Minniear.
Në dhjetor 2025 ajo e zbuloi publikisht shtatzëninë, duke u shfaqur në tapetin e kuq të Fashion Awards 2025.
Përveç karrierës muzikore, Ellie është aktive si ambasadore globale e OKB-së për mjedisin dhe ka marrë pjesë në iniciativat për mbrojtjen e biodiversitetit dhe ndihmën për gratë e pastreha. /Telegrafi/
Drejtoria e Doganave gjatë vitit 2025 arkëtoi të ardhura prej 131,6 miliardë denarësh ose 2,14 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 5,2% ose 105,1 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Rritje është shënuar në të gjitha bazat – arkëtimi i të ardhurave nga doganat shënon rritje prej 15,5%, nga tatimi mbi automjetet motorike 12,5%, nga akcizat 5,9% dhe nga TVSH-ja në import 3,2%.
“Në nivel vjetor kemi rritje të vazhdueshme të të ardhurave, ku rritja më e madhe në përqindje prej 10,6% është shënuar në muajin dhjetor, gjatë të cilit u realizua arkëtim i të ardhurave prej 190,2 milionë euro. Kumulativisht për të gjithë vitin 2025 kemi arkëtuar të ardhura prej 2,14 miliardë euro ose 105,1 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë qartë rritjen e efikasitetit të Drejtorisë së Doganave në arkëtimin e të ardhurave. Kjo nënkupton më shumë mjete për investime kapitale që do të gjenerojnë rritje të qëndrueshme ekonomike – më shumë mjete për shëndetësi, arsim, çerdhe dhe shkolla të reja, si dhe për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore”, thekson drejtori Boban Nikollovski.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2024 ka pasur rënie të eksportit për 6.6 përqind dhe importit për 0.8 përqind në krahasim me vitin 2023.
“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, është 7 781 200 000 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 11 062 400 000 000 euro”, raportoi në fillim të vitit të kaluar Enti Shtetëror i Statistikave.
Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që amerikanët të lënë menjëherë Rusinë - dhe ata që qëndrojnë të mbajnë një profil të ulët dhe të shmangin mediat sociale.
Autoritetet amerikane paralajmërojnë për rreziqe të larta për të huajt në Rusi, për shkak të luftës kundër Ukrainës.
Midis rreziqeve të përmendura janë mundësia e arrestimeve arbitrare, asistenca konsullore e kufizuar, si dhe sanksione që e komplikojnë përdorimin e kartave bankare dhe transfertat e parave, raporton foxnews.
Deklarata thekson se forcat e sigurisë ruse kanë qenë shpesh të përfshira në arrestime pa bazë dhe kërcënime ndaj shtetasve amerikanë.
Departamenti i Shtetit gjithashtu nënvizon rastet ku amerikanët janë arrestuar me akuza të fabrikuara, u është mohuar gjykimi i drejtë dhe janë dënuar pa prova.
Një shqetësim tjetër i përmendur është kërcënimi potencial i sulmeve terroriste.
Më herët, inteligjenca ukrainase paralajmëroi se Kremlini mund të jetë duke përgatitur një provokim të gjerë që përfshin viktima civile. /Telegrafi/
Si e parashikuan performancën e tregut të aksioneve në vitin 2025 miliarderët e Forbes.
Nga Simone Melvin, Forbes
Forbes pyeti 34 miliarderë në fillim të vitit 2025 se si mendonin se do të ecte indeksi S&P 500. Rezulton se as miliarderët nuk mund ta shohin të ardhmen.
Edhe mjeshtrit e tregut nuk mund ta parashikojnë të ardhmen. Në fillim të vitit 2025, ne anketuam 34 miliarderë, duke i pyetur se si mendonin se do të performonte indeksi S&P 500 gjatë vitit. Më shumë se gjysma e tyre gabuan ndjeshëm.
S&P 500 e mbylli vitin me një rritje prej 16%. Ky është një kthim mbi mesataren për indeksin, i cili historikisht ka shënuar rreth 10% rritje vjetore gjatë shtatë dekadave të fundit, megjithëse më i ulët se 23% dhe 24% në vitet 2024 dhe 2023, respektivisht. Megjithatë, miliarderët ishin më pak optimistë. Gati gjysma mendonin se tregu do të ishte i qëndrueshëm ose në rënie në vitin 2025. Një tjetër 35%, grupi më i madh nga të gjithë, parashikuan rritje, por vetëm me shifra një-shifrore. Vetëm 7 nga 34 miliarderët e anketuar, ose 21%, e parashikuan saktë që S&P do ta mbyllte vitin me një rritje midis 10% dhe 20%.
“Jam shumë optimist për inteligjencën artificiale në përgjithësi dhe për këtë arsye mendova se përfitimet e saj do të vinin shumë më herët nga sa parashikohej,” thotë investitori Samir Mane, miliarderi i parë i Shqipërisë, i cili parashikoi saktë intervalin e kthimit të S&P këtë vit. Aksionet e kompanive të mëdha të teknologjisë digjitale si Alphabet dhe Nvidia, si dhe përfitues të tjerë të Inteligjences Artificiale si Broadcom dhe Palantir, kanë qenë forca shtytëse e rritjes se tregut. Sipas J.P. Morgan, aksionet e lidhura me inteligjencën artificiale kanë kontribuar rreth 75% të kthimit total të S&P 500. Mane thotë se pret që edhe viti 2026 të jetë një vit i suksesshëm për indeksin, sërish falë kompanive të AI-së.
Të tjerë që, si Mane, parashikuan saktë, përfshijnë mandatën e pasurive të paluajtshme Larry Connor, sipërmarrësin e pajisjeve mjekësore Joe Kiani dhe investitorin nga Florida, si dhe pronarin e ardhshëm të Pittsburgh Penguins, David Hoffmann.
Pyet një miliarder Forbes anketoi 34 miliarderë mbi mënyrën se si do të performonte S&P 500 në vitin 2025. Vetëm 7 prej tyre parashikuan saktë një kthim prej 10%–20%.
Në anën tjetër, 35% e miliarderëve parashikuan gabimisht se tregu do të ishte në rënie, përfshirë 9% që mendonin se rënia do të ishte mbi 20%. Ndërtuesi i shtëpive nga Florida, Pat Neal, ishte ndër skeptikët.
“Jam i befasuar që [S&P 500] shkoi mirë; unë parashikova që nuk do të ndodhte,” thotë 76-vjeçari, i cili kishte menduar se tregu do të binte me 10%–20%. “Mendova se S&P do të ndiqte më nga afër ekonominë dhe, duke qenë se jam në biznesin e ndërtimit dhe normat e interesit janë të larta, nuk isha optimist për ekonominë në tërësi apo për [indeksin]… Dhe nëse më pyesni për vitin 2026, nuk jam shumë optimist, por edhe në vitin 2025 gabova.”
Parashikime pesimiste për një kthim negativ në vitin 2025 bënë gjithashtu miliarderi francez i logjistikës Eric Hémar, miliarderi kanadez i shërbimeve financiare Stephen Smith dhe miliarderi kanadez i pasurive të paluajtshme Bill Malhotra.
Gjithsesi, këta miliarderë nuk performuan më mirë se investitorët e zakonshëm, apo as profesionistët. Që në fillim të dhjetorit 2024, Bank of America parashikonte një kthim prej 10% për vitin 2025, ndërsa Goldman Sachs dhe Morgan Stanley parashikonin rreth 7.5%. Një sondazh i Vanguard tregoi se publiku mendonte se tregu do të kthente 6.4% në vitin 2025.
Aty ku miliarderët dolën dukshëm më mirë ishte në aftësinë e tyre për të përzgjedhur aksione individuale. Forbes i pyeti gjithashtu secilin prej tyre të emërtonte një aksion që do t’ia rekomandonte dikujt për ta blerë ose mbajtur. Tre prej tyre, përfshirë Neal, zgjodhën Nvidia (me rritje 39% në vitin 2025). Zgjedhje të tjera përfshinin Howard Hughes Corporation (rritje 4%), XP (rritje 38%), Palantir (rritje 135%) dhe Robinhood (rritje 200%). Nga 18 përzgjedhjet specifike të aksioneve të propozuara nga miliarderët, vetëm dy humbën vlerë në vitin 2025: kompania indoneziane e pijeve Tanobel (rënie 37%) dhe iShares Bitcoin Trust ETF (rënie 6%).
Miliarderët e planetit po hyjnë në vitin 2026 më të pasur se kurrë dhe të pozicionuar për një tjetër vit të shkëlqyer, të paktën sipas Mane, i cili parashikoi saktë kthimin e tregut në vitin 2025. Megjithatë, ai thotë se edhe këshillat e miliarderëve duhen marrë me rezervë: “Nëse do të mund ta parashikonim në mënyrë perfekte tregun e aksioneve, nuk do të ishim miliarderë. Do të ishim trilionerë.”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve nga votimi i qytetarëve të Kosovës në ambasada dhe konsullata diplomatike.
Deri më tani janë numëruar 17 nga 40 kuti të votimit, apo 42.50 për qind e totalit.
Sipas rezultateve preliminare të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm edhe në votimin diplomatik, duke marrë shumicën dërrmuese të votave.
Rezultatet e deritanishme nga votimi në ambasada dhe konsullata:
Lëvizja Vetëvendosje – 85.21 për qind, 3,399 vota Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 6.09 për qind, 243 vota Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 5.69 për qind, 227 vota Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 1.58 për qind, 63 vota Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0.68 për qind, 27 vota Nisma Socialdemokrate – 0.33 për qind, 13 vota
Numërimi i votave nga ambasadat dhe konsullatat pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të procesit të plotë të numërimit. Këto vota mund të kenë ndikim në renditjen përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.
Në Shkup sot u marshua për të kërkuar drejtësi për Faton Lurin.
Protestuesit marshuan duke u nisur nga Parku i Çairit, teksa mbaninpankartadhebrohoritninparulla me thirrjepërdrejtësitëplotëtërastitpasikonsiderojnë se dënimi me 11 vite burg ështëjashtëzakonisht i lartë.
Gjykata Themelore Penale – Shkup dënoi pak ditë më parë Faton Lurin me 11 vjet burg, pasi u shpall fajtor për aksidentin tragjik në të cilin ai me motoçikletë përplasi 68-vjeçarin Jugosllav Nikollovski në një shteg për këmbësorë në Shkup.
Sipasautoriteteve, ditën e aksidentit, 25-vjeçari FatonLuri, duke drejtuarnjë motor Kawasaki pa patentëshoferidhe pa helmetë, nështegunpërkëmbësorënëbregun e Vardarit, ku edhe ndodhi aksidentidhesipashetimit, pas aksidentit ai ishtenëarratipërdyditë.
Forcat e sigurisë në Iran kanë nisur të qëllojnë me mitraloz ndaj protestuesve.
Në qytetin Marvdasht, sipas raportimeve, të shtënat po vinin nga çatitë e një shkolle dhe një banke. Mediat iraniane raportojnë për viktima.
Në internet janë shfaqur video në të cilat dëgjohen breshëri mitralozësh. Helikopterë po qarkullojnë mbi qytet, ndërsa interneti është ndërprerë pjesërisht.
Protestat në mbarë vendin po radikalizohen me shpejtësi. Deri më 3 janar, demonstratat dhe trazirat janë përhapur në të paktën 18 provinca, transmeton Telegrafi.
Security forces in Iran have begun firing machine guns at protesters
In the city of Marvdasht, gunfire was reportedly coming from the rooftops of a school and a bank. Iranian media report casualties.
Përplasjet e armatosura po bëhen gjithnjë e më të shpeshta: të shtëna janë raportuar në provincat Fars, Lorestan, Chaharmahal dhe Bakhtiari.
Në Azna, protestuesit sulmuan një stacion policie – tre persona u vranë dhe 17 u plagosën.
Për momentin, qendrat e rezistencës ndodhen kryesisht në qytete më të vogla, por tensionet vazhdojnë të rriten. Protestat nisën më 28 dhjetor në Teheran, pas rënies së rialit dhe rritjes së inflacionit në 52 për qind.
Sipas Reuters, këto janë protestat më të mëdha në Iran në tre vitet e fundit, që nga demonstratat e vitit 2022 të shkaktuara nga vrasja e 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit. /Telegrafi/
Ndryshime në listën e deputetëve do të ketë edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si pasojë e aplikimit të kuotës gjinore prej 30 për qind.
Sipas rezultateve aktuale, Besnik Tahiri rikthehet në Kuvendin e Kosovës, pasi në legjislaturën e vitit 2025 nuk kishte arritur të sigurojë mjaftueshëm vota për mandat deputeti. Ndërkohë, Agim Çeku, ndonëse renditet në mesin e më të votuarve në AAK, nuk do të arrijë të bëhet deputet.
Shkak për këtë është kuota gjinore, sipas së cilës nga 6 deputetë sa i takojnë AAK-së, dy mandate duhet t’u takojnë grave. Për pasojë, Çeku, i cili ka marrë 16,050 vota, mbetet jashtë Kuvendit, ndërsa Albana Bytyqi, me 9,140 vota, siguron mandatin e deputetes.
Jashtë listës përfundimtare të deputetëve të AAK-së kanë mbetur edhe disa emra të njohur të kësaj partie, përfshirë Lahi Brahimaj, Burim Ramadani, Arbër Tolaj, Pal Lekaj, si dhe të tjerë.
Votat e gjashtë deputetëve të AAK-së janë:
Ramush Haradinaj – 39,523 vota Daut Haradinaj – 23,595 vota Besnik Tahiri – 23,465 vota Bekë Berisha – 17,268 vota Time Kadrijaj – 15,028 vota Albana Bytyqi – 9,140 vota
Rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përmbylljes së plotë të numërimit të votave, përfshirë ato me postë, por aplikimi i kuotës gjinore tashmë ka përcaktuar përbërjen e re të grupit parlamentar të AAK-së./Telegrafi/
BBC Verify ka verifikuar dy foto që tregojnë fishekzjarre të ndezura në shishe brenda klubit të natës Le Constellation në vendpushimin e skive Crans-Montana, Zvicër, të shpërndara në internet me pretendimin se ato janë bërë rreth fillimit të zjarrit në natën e Vitit të Ri.
Një imazh tregon njerëz që mbajnë disa shishe në ajër me fishekzjarre të ndezura të bashkangjitura dhe atë që duket të jetë një zjarr në tavan.
Fotot u testuan me katër mjete zbulimi të Inteligjencës Artificiale, asnjëra prej të cilave nuk zbuloi manipulim.
Ndryshe, 47 persona kanë vdekur dhe 115 të tjerë janë lënduar në një zjarr që shpërtheu natën e Vitit të Ri në një bar në vendpushimin e famshëm të skive Crans-Montana në Zvicrën jugperëndimore.
Zjarri në lokalin Le Constellation shpërtheu në orën 1:30 të mëngjesit.
Autoritetet konfirmuan se në lokal kishte njerëz të kombësive të ndryshme. /Telegrafi/