Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Ekonomi

Suedia do të shtrëngojë rregullat e shtetësisë mes përpjekjeve për të ulur emigracionin

9 February 2026 at 15:16

Suedia do të shtrëngojë rregullat e shtetësisë. Aplikantët që do të përballen me një pritje më të gjatë, prej tetë vitesh, para se të mund të aplikojnë, një prag minimal page dhe një test mbi njohuritë e tyre për shoqërinë suedeze, tha të hënën qeveria e qendrës së djathtë.

Qeveritë e njëpasnjëshme kanë shtrënguar politikat e emigracionit që nga viti 2015, kur rreth 160,000 azilkërkues kërkuan strehim në Suedi. Por qeveria e koalicionit minoritar po parashikon se një qëndrim edhe më kufizues ndaj emigracionit do të rezultojë popullor mes votuesve në zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

“Këto kërkesa janë shumë më të ashpra sesa situata aktuale sepse aktualisht në thelb nuk ka kërkesa për t’u bërë shtetas,” u tha gazetarëve ministri i Emigracionit, Johan Forssell.

Qeveria tha se aplikantët për shtetësi suedeze do të duhet të jetojnë në vend për tetë vite, nga pesë që janë aktualisht, të kenë të ardhura mujore mbi 20,000 korona suedeze (2,225 dollarë), dhe të jenë në gjendje të kalojnë një test gjuhe dhe kulture.

“Duket e arsyeshme që duhet të dini nëse Suedia është monarki apo republikë, nëse doni të jeni shtetas,” tha Forssell.

Kushdo me precedent penal, qoftë në Suedi apo jashtë saj, do të duhet të presë më gjatë përpara se të aplikojë. Dikush që ka vuajtur, për shembull, një dënim me katër vite burg, do të duhet të presë 15 vite para se të mund të aplikojë për shtetësi.

Demokratët e Suedisë, kundër emigracionit, të cilët mbështesin qeverinë e koalicionit minoritar, kanë fajësuar dekada të tëra politikat e emigracionit, që sipas tyre kanë shkaktuar një valë krimi bandash që ka përfshirë vendin.

Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 6 Qershor.

Javën e kaluar qeveria tha se do të shtrëngonte rregullat për azilkërkuesit. / Reuters

The post Suedia do të shtrëngojë rregullat e shtetësisë mes përpjekjeve për të ulur emigracionin appeared first on Revista Monitor.

Brenda një viti, emigrantët dërguan 1.42 miliard euro në Kosovë

9 February 2026 at 14:43

Paratë e diasporës vazhdojnë ta mbajnë gjallë ekonominë e Kosovës. Vetëm gjatë vitit të kaluar, remitancat kaluan 1.42 miliard euro.

Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2025 është mbështetur nga rritja e parave të dërguara nga  diaspora.

Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të publikuara në kuadër të bilancit të pagesave tregojnë se remitancat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.42 miliard eurosh, duke shënuar një rritje prej 4.4% ose rreth 60 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024.

“…vlera e të cilave deri në nëntor 2025 shënoi 1.28 miliard euro, që paraqet rritje prej 50.43 milionë euro ose 8.87% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin dhjetor 2025 ishin rreth 140.04 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 1.42 miliard euro”.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës pjesa më e madhe e remitancave ka ardhur nga Gjermania me rreth 39% të totalit.

Pas saj renditen Zvicra me 17.5%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.2%, Austria me 4.2%, Italia me 3.9%, ndërsa Belgjika dhe Franca me nga 3.4%.

Sa i përket mënyrës së dërgimit të parave, rreth 55% e remitancave janë transferuar përmes agjencive për transfere të mjeteve, 17% përmes bankave dhe 28% përmes kanaleve të tjera.

Kjo strukturë ka mbetur pothuajse e njëjtë si në vitin paraprak.

“Prurjet më të mëdha janë realizuar përmes institucioneve financiare jobankare (62.51%), bankave komerciale (15.51%), ndërsa pjesa tjetër – 21.98% – është dërguar përmes kanaleve të tjera alternative. Kjo rritje e qëndrueshme e remitancave tregon jo vetëm mbështetjen e diasporës për familjet në Kosovë, por edhe ndikimin e drejtpërdrejtë në fuqizimin e konsumit dhe të investimeve të brendshme”, ka treguar BQK.

Mesatarja mujore e remitancave ishte rreth 117.9 milionë euro, ndërsa prurjet më të mëdha u regjistruan në muajt korrik, gusht dhe dhjetor, kryesisht për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë gjatë sezonit të verës dhe festave të fundvitit.

Sipas disa të dhënave, janë mbi 700 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

The post Brenda një viti, emigrantët dërguan 1.42 miliard euro në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia rumune pritet të nisë rimëkëmbjen

9 February 2026 at 14:31

Ekonomia e Rumanisë do të hyjë në një trajektore rimëkëmbjeje në muajt në vijim, deklaroi kryeministri Ilie Bolojan në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se ekzistojnë baza të forta për rimëkëmbje ekonomike këtë vit, pa pasur nevojë për rritje të mëtejshme taksash. Kursimet e realizuara në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, sipas tij, kanë çuar në uljen e deficitit buxhetor me mbi 1% të PBB-së, nën objektivin prej 8.4%, pa ulur investimet.

Sipas kryeministrit, të ardhurat buxhetore janë rritur, edhe si rezultat i rritjes së disa taksave, masa që ai pranoi se vazhdojnë të kenë efekte negative në jetën e qytetarëve të zakonshëm.

Megjithatë, edhe viti 2026 do të sjellë disa zhvillime pozitive, beson kryeministri, me qeverinë që synon të hartojë një buxhet të bazuar në rimëkëmbjen ekonomike dhe investimet. Ilie Bolojan pret gjithashtu që norma e inflacionit të ulet në 4%, nga gati 10% aktualisht.

Mbi 15 miliardë euro do të vijnë nga fondet europiane, përmes Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës dhe politikës së kohezionit. Këto fonde do të kanalizohen drejt infrastrukturës, ekonomisë dhe përmirësimit të shërbimeve publike, tha Bolojan.

Ai kujtoi gjithashtu se në fillim të muajit të ardhshëm, qeveria do të marrë përgjegjësi në Parlament për legjislacionin që synon të kufizojë shpenzimet publike në administratën qendrore dhe vendore.

Më pas do të miratohet buxheti i shtetit për vitin 2026, i cili do të ndërtohet mbi baza realiste, me një objektiv deficiti pak mbi 6%, deklaroi kryeministri. Ndërkohë, përfaqësuesit e qeverisë kanë vijuar bisedimet për buxhetin.

The post Ekonomia rumune pritet të nisë rimëkëmbjen appeared first on Revista Monitor.

OTP Bank Albania prezanton në treg Baxter OTP Trader, një platformë inovative për këmbimin valutor

9 February 2026 at 14:18

OTP Bank Albania ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt transformimit digjital, duke prezantuar Baxter – OTP Trader, platformën moderne dhe inovative për kryerjen e këmbimeve valutore, dedikuar klientëve të biznesit dhe korporatave.

Këmbimi valutor, si një nga fushat më dinamike të aktivitetit bankar, është prioritet i qartë në strategjinë digjitale të bankës.

Në lidhje me këtë risi të bankës, z. Erjon Taçe, Drejtor i Departamentit të Tregjeve Globale, thekson për Monitor:

“Kjo është platforma e parë dhe e vetme e këtij lloji në tregun shqiptar. Klientët tanë të biznesit kanë akses në kohë reale në kurset e këmbimit, ekzekutim të menjëhershëm dhe falas. Ajo që e veçon Baxter-OTP Trader është transparenca dhe siguria që u ofrohet klientëve. Synimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata, përmes zgjidhjeve inovative dhe të besueshme.”

Mbështetje për klientët korporatë

Përtej avantazhit teknologjik, platforma krijon një mjedis më të strukturuar dhe efikas për kompanitë kliente, duke u mundësuar CFO-ve dhe ekipeve të tyre financiare mjetet e duhura në aktivitetin e përditshëm.

Z.Taçe shton: “Kjo platformë sjell pavarësi dhe komoditet në përdorim, monitorim dhe mbikëqyrje. Edhe klientët që kanë qenë skeptikë ndaj platformave digjitale kanë gjetur lehtësim dhe vlerë të shtuar në këtë shërbim.”

Rezultate të prekshme

Platforma jo vetëm që ndërthur operacionet me teknologjinë më të avancuar, por edhe fuqizon marrëdhëniet me ekspertët e këmbimit valutor të OTP Bank Albania, duke u dhënë kështu klientëve hapësira për zgjidhje strategjike të thelluara.

E ndërsa rezultatet pozitive janë të dukshme me një bazë të përdoruesve që po zgjerohet, ekspertët e tregjeve globale të bankës mbeten të angazhuar për të asistuar klientët gjatë implementimit dhe përdorimit të përditshëm të platformës.

Hapat e ardhshëm në online banking

Baxter-OTP Trader është pjesë e një strategjie më të gjerë të OTP Bank Albania, për integrimin e shërbimeve digjitale.

“Integrimi me online banking është një hap thelbësor dhe i pashmangshëm. Klientët presin të aksesojnë shërbimet bankare në maksimum përmes kanaleve online dhe ne po punojmë për t’iu përgjigjur kësaj pritshmërie,” – përfundon z. Taçe.

Strategjia e OTP Bank Albania mbetet e qartë: nevojat dhe pritshmëritë e klientëve, janë forca lëvizëse pas çdo inovacioni. Banka përfiton gjithashtu nga mbështetja dhe ekspertiza e Grupit OTP, i cili luan një rol kyç në zhvillimin e zgjidhjeve të avancuara në nivel rajonal e ku tashmë është pozicionuar si një nga grupet lider në Evropën Qendrore dhe Lindore, për likuiditetin dhe stabilitetin financiar.

Grupi OTP, pjesë integrale e të cilit është Banka OTP Albania vijon në rrugëtimin e inovacionit duke kurorëzuar suksesin më të fundit, sikurse renditja “Global Finance’s 2026 World’s Best Foreign Exchange Banks” nga Revista prestigjioze Global Finance – duke u cilësuar: “Banka më e mirë e këmbimit valutor, në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE).

Për më shumë informacion lidhur me platformën Baxter-OTP Trader, mund të kontaktoni me stafin e Bankës OTP Albania.

The post OTP Bank Albania prezanton në treg Baxter OTP Trader, një platformë inovative për këmbimin valutor appeared first on Revista Monitor.

ILD ‘shtrëngon’ kontrollin në 2026, nga inspektimi formal te matja e rezultateve

9 February 2026 at 14:10

Në vitin 2026, drejtësia shqiptare nuk do të gjykohet vetëm nga sallat e gjyqit, por edhe nga një kriter shumë më i prekshëm për ekonominë që është koha. Me miratimin e kalendarit vjetor të inspektimeve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë po sinjalizon një zhvendosje të qartë të fokusit nga kontrolli formal drejt matjes së performancës reale të sistemit gjyqësor dhe zbatimit konkret të rekomandimeve të dhëna më herët.

Kalendarit të inspektimeve për 2026 i paraprin një analizë e të dhënave të mbledhura nga ankesat, gjetjet e mëparshme dhe problematikat e përsëritura në gjykata dhe prokurori. Por ndryshe nga vitet e kaluara, theksi nuk është vetëm te identifikimi i shkeljeve, por te verifikimi a ka prodhuar ndonjë efekt real cikli i rekomandimeve dhe ndërhyrjeve institucionale apo sistemi ka mbetur në të njëjtin nivel efikasiteti.

Jo vetëm për qytetarët që presin me vite për zgjidhjen e çështjeve, por edhe për biznesin, investimet dhe funksionimin normal të tregut. Çdo proces i zvarritur përkthehet në kapital të bllokuar, kontrata të pezulluara, kredi të pasigurta dhe rritje të kostove operative për ndërmarrjet.

Një element kyç i planit është monitorimi i efikasitetit procedural. Nuk bëhet fjalë vetëm për respektimin formal të afateve ligjore, por për aftësinë e institucioneve për të menaxhuar fluksin e çështjeve dhe për të shmangur grumbullimin e dosjeve të prapambetura. Në terma ekonomikë, dosjet e grumbulluara në gjykata janë një barrë që e mban peng gjithë sistemin.

ILD synon që në 2026 inspektimi të mos jetë më një ushtrim retrospektiv, por një instrument presioni për ndryshim operacional. Zbatimi i rekomandimeve do të ndiqet në mënyrë aktive, duke e kthyer procesin nga një raport formal në një mekanizëm llogaridhënieje.

Kalendarit të inspektimeve i paraprin një analizë e gjerë e ankesave të qytetarëve, gjetjeve të mëparshme dhe problematikave që përsëriten në mënyrë ciklike në funksionimin e gjykatave dhe prokurorive. Pikërisht këto sinjale nga terreni kanë orientuar prioritetet për 2026, duke e kthyer inspektimin nga një ushtrim formal në një mjet presioni institucional.

The post ILD ‘shtrëngon’ kontrollin në 2026, nga inspektimi formal te matja e rezultateve appeared first on Revista Monitor.

Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndodhet në nivelet më të larta historike

9 February 2026 at 13:00

Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndoqi përsëri një tendencë në rritje gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit nëntor 2025, pesha e kredisë afatgjatë (me maturim mbi pesë vjet), kundrejt totalit të kredisë arriti në 64.3%, nga 62% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pesha e kredisë afatgjatë ndodhet pranë niveleve më të larta historike. Ky nivel u regjistrua në tetor 2025, kur kredia afatgjatë përbënte më shumë se 65% të totalit të portofolit.

Gjatë viteve të fundit, ka një tendencë të qartë të rritjes së peshës së kësaj kredie në strukturën e kredisë bankare. Rritja është e lidhur kryesisht me orientimin më të madh të sektorit bankar drejt kredisë për pasuri të paluajtshme dhe në përgjithësi drejt financimeve që mbështesin investimet.

Në vlerë, portofoli i kredive afatgjata arriti shumën e 586.4 miliardë lekëve, me një rritje prej 16.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kreditë më tipike afatgjata janë ato që shkojnë për financimin e blerjes apo ndërtimit të pasurive të paluajtshme, qoftë nga ndërmarrjet apo nga individët. Kredia për këto qëllime në vitet e fundit është rritur me ritme të shpejta, e nxitur nga cikli i ri i të tregut të pasurive të paluajtshme, por edhe nga një ofertë e lartë e bankave në këtë segment.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për blerje banesash nga individët ka arritur vlerën totale të 240.3 miliardë lekëve ose gati 2.5 miliardë eurove, me një rritje vjetore prej 18%.

Ky produkt tashmë ka peshën kryesore në portofolin total të kredisë bankare dhe përbën më shumë se 27% të portofolit të kredisë për ekonominë.

Me ritme dyshifrore po rritet edhe kredia për pasuri të paluajtshme dhënë bizneseve, që ka arritur në 205.3 miliardë lekë, në rritje me 10.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zgjerimi në tregun e kredive hipotekare, sidomos tek individët, është një mekanizëm që mundëson një shpërndarje të mirë të riskut kreditor, por edhe një rritje afatgjatë dhe të qëndrueshme të portofolit. Kreditë hipotekare dhe ato afatgjata në përgjithësi kanë një amortizim më të ngadaltë në kohë dhe ofrojnë një qëndrueshmëri më të madhe të rritjes së kredisë.

Megjithatë, rritja e shpejtë e kredisë për pasuri të paluajtshme, sidomos në dy vitet e fundit, ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë, që ka nisur aplikimin e masave që tentojnë ta ngadalësojnë ritmin e rritjes së huadhënies. Nga muaji korrik i vitit 2025, kanë hyrë në fuqi edhe disa nivele tavan për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave”, për kreditë që japin bankat për pasuri të paluajtshme rezidenciale./ E.Shehu

The post Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndodhet në nivelet më të larta historike appeared first on Revista Monitor.

Importet e ushqimeve, viti 2025

By: Mira Leka
9 February 2026 at 12:51

Vit pas viti vendi ynë është duke rritur varësinë nga ushqimet e importit si rrjedhojë e uljes së prodhimit vendas dhe nevojave më larta për konsum nga turistët. Në vitin 2025 u importuan 1,347,550 tonë ushqime me rritje vjetore 4.3 për qind sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Vlera e importeve shënoi gjithashtu rritje me 3,9 për qind. Të dhënat tregojnë se nga njëra anë sasia e ushqimeve të impor...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Importet e ushqimeve, viti 2025 appeared first on Revista Monitor.

IA kineze është një rrezik për Europën, por edhe shmangia e saj është po aq e rrezikshme

By: Mira Leka
9 February 2026 at 12:47

Momenti “DeepSeek” i Europës. Sidomos tani që Amerika po bëhet një partner gjithnjë e më pak i besueshëm   Më 20 janar 2025, DeepSeek ishte një fond investimesh i panjohur që ishte shndërruar në një startup teknologjik nga Hangzhou. Brenda një jave, u bë simboli i një vale të re inovacioni kinez, pasi hodhi në treg një model të Inteligjencës Artificiale po aq të aftë sa teknologjia më e avanc...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post IA kineze është një rrezik për Europën, por edhe shmangia e saj është po aq e rrezikshme appeared first on Revista Monitor.

Gjeopolitika po shtrembëron vendimet tregtare të shumëkombësheve

By: Mira Leka
9 February 2026 at 12:38

Riorganizimi i korporatave të mëdha. Kompanitë po riformësojnë operacionet e tyre, në kurriz të fitimeve, shkruan The Economist   Sipas versionit që rrëfen Donald Trump, ndërhyrja e Amerikës në Venezuelë do të jetë një bekim i madh për kompanitë amerikane të naftës. Ato do të fitojnë mundësi fitimprurëse investimi dhe do të shpenzojnë bujarisht për to. Nafta do të rrjedhë dhe fitimet do të s...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Gjeopolitika po shtrembëron vendimet tregtare të shumëkombësheve appeared first on Revista Monitor.

Qyteti më i lumtur në botë mirëpret njerëzit e pakënaqur me punën

By: Megi Dumi
9 February 2026 at 12:18

Kopenhagën, i shpallur një nga qytetet më të lumtura dhe më të jetueshme në botë, ka nisur një fushatë të re për të tërhequr njerëz që janë të pakënaqur me punën ose stilin e jetesës së tyre.

Fushata synon t’u tregojë profesionistëve ndërkombëtarë se si mund të duket jeta dhe karriera në rajonin e Kopenhagës, duke theksuar ekuilibrin punë-jetë dhe mundësitë profesionale.

Programi, i quajtur Friend Recruiter Program, i fton njerëzit të regjistrohen së bashku me një mik. Nëse një person rekomandon një mik për të eksploruar mundësitë e punës në rajonin e Kopenhagës, të dy futen në short për të fituar një udhëtim në qytet dhe për të parë nga afër jetën dhe tregun e punës atje.

Ideja pas fushatës është që njerëzit të marrin një “shije” të jetës në Danimarkë, edhe nëse nuk aplikojnë menjëherë për punë.

Rajoni e promovon veten si një zonë me ekuilibër të fortë punë-jetë, ku pushimet e paguara mund të arrijnë 5-6 javë dhe kultura e punës bazohet në besim dhe autonomi profesionale.

Nisma vjen në një moment kur Kopenhaga vazhdon të dominojë renditjet globale të cilësisë së jetës.

Në vitin 2025 ai u rendit qyteti më i jetueshëm në botë sipas indeksit Global Liveability, me rezultate maksimale në stabilitet, arsim dhe infrastrukturë. Po ashtu, qyteti kryeson edhe renditjet për lumturinë urbane, falë faktorëve si shëndeti, mobiliteti, mjedisi dhe cilësia e jetesës.

Në nivel më të gjerë, lumturia në Danimarkë lidhet me barazinë sociale, besimin në institucione dhe sistemin e fortë të mirëqenies sociale, ku qytetarët ndihen të sigurt dhe kanë mundësi reale për të zgjedhur stilin e jetës që duan.

Autoritetet lokale shpresojnë që fushata të tërheqë profesionistë ndërkombëtarë në një rajon që synon të mbetet qendër inovacioni dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

Për shumë ekspertë, kjo tregon edhe një ndryshim në mënyrën si qytetet konkurruese po kërkojnë talent, jo vetëm përmes pagave, por përmes cilësisë së jetës.

Në një treg global pune gjithnjë e më konkurrues, Kopenhageni po shitet jo thjesht si një vend pune, por si një model jetese. / EIU, Business Insider

The post Qyteti më i lumtur në botë mirëpret njerëzit e pakënaqur me punën appeared first on Revista Monitor.

Udhëheqësit perëndimorë lundrojnë në një botë të vetmuar

By: Mira Leka
9 February 2026 at 12:17

Kina nuk mund dhe nuk do t’i shpëtojë aleatët amerikanë të përmasave të mesme nga Donald Trump   Për demokracitë liberale të përmasave të mesme, viti 2026 rrezikon të jetë një vit i vetmuar. Udhëheqësit perëndimorë kërcënohen dhe përqeshen nga një Amerikë, mbrojtja e së cilës u duhet ende për momentin, si oborrtarë që durojnë talljet e një mbreti të plakur dhe mizor. Për ta bërë vetminë e tyr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Udhëheqësit perëndimorë lundrojnë në një botë të vetmuar appeared first on Revista Monitor.

Është stina e zjarreve për financat, shkruan Ken Miller

By: Mira Leka
9 February 2026 at 12:14

Shkëndija, kërcitje, shpërthim! Një ish-bankier i lartë parashikon se një sistem pagash i pareformuar dhe zhveshja e rregullimit do të përshpejtojnë krizën e ardhshme financiare, shkruan The Economist   Kanë kaluar tashmë pak më shumë se 17 vjet që nga kriza financiare e shkaktuar nga falimentimi i Lehman Brothers, dhe bursat amerikane janë sërish në ose pranë niveleve historike. Dy shtytësit krye...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Është stina e zjarreve për financat, shkruan Ken Miller appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia e Gjermanisë është aq keq sa po mbyllen edhe fabrikat e salsiçeve

By: Mira Leka
9 February 2026 at 12:08

Valë falimentimesh në Berlin. Kostote larta dhe shpenzimet e ngrira po i kalojnë bizneset në “grirësen e mishit”   Në vitet 1980, kompania Eberswalder Wurstwerke e Republikës Demokratike Gjermane ishte prodhuesi më i madh i salsiçeve në Europë, me rreth 3,000 punonjës. Kompleksi i prodhimit, që shtrihej në 65 hektarë, kishte parukeri, klinikë, bibliotekë dhe restorant. Por, ato ditë kanë marrë fun...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Ekonomia e Gjermanisë është aq keq sa po mbyllen edhe fabrikat e salsiçeve appeared first on Revista Monitor.

A po i vjen fundi epokës së “lopës së shenjtë”?

By: Mira Leka
9 February 2026 at 12:04

Fermerët e Europës nuk sundojnë më pa kundërshtarë, shkruan The Economist   Të jesh president i Francës do të thotë t’i nënshtrohesh një kalendari ritualesh shumë të mirëpërcaktuara. Çdo natë të Vitit të Ri, Emmanuel Macron, si paraardhësit e tij, mban një fjalim televiziv drejtuar kombit. Në Ditën e Bastijës, festa kombëtare më 14 korrik, ai inspekton trupat që parakalojnë në Champs-Élysées....

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A po i vjen fundi epokës së “lopës së shenjtë”? appeared first on Revista Monitor.

E-Albania, makthi pa fund, bizneset sërish nuk aksesojnë SelfCare

9 February 2026 at 11:59

Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron për bizneset.

Edhe gjatë ditës së sotme, bizneset kanë raportuar se ai është jashtë funksionit, pasi punoi për disa ditë. Shumë ekonomistë u detyruan që të punojnë gjatë fundjavës kur mund ta aksesonin programin, ndonëse më vështirësi, por e hëna duket se ka rritur ngarkesën dhe ekonomistët tashmë shohin në ekran shënimin: “Ju duhet të aksesoni: https:/-/e-albania.al/”

Të paktën që nga 20 janari, ekonomistët po përballen me një situatë absurde, që nuk i mundëson të bëjnë shumë veprime, në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ.

“U bë e lodhshme vërtet dhe as nuk merret në konsideratë elementi stres. Ky është një artikull që duhet ta shkruajnë dhe publikojnë mediat. Ja psh. vetëm duke lexuar sms e grupit sot edhe pse nuk kam provuar platformën më është krijuar një mungesë dëshire të punoj llogarit ju qe e keni përjetuar. E vetmja e mire është që flasim në grup dhe është si një terapi e përbashkët për të mbajtur lart moralin dhe humorin. Ne madje kryem edhe një sondazh për këtë gjë.

Ajo që pala përballë e konsideron si kapriço dhe prishje rehati këtë ankesë tonën për ne është vetë “jeta”. Nuk është si mungesa e telefonit kur s’ke vale, por është vetë puna jone edhe koha jonë. Kemi dyfishim të kohës në procesim dhe përgjysmim të kohës së lirë. Me vjen shumë keq që po e përjetojmë gjithë këtë a thua se jemi pjese e ndonjë eksperimenti”, thotë Arbërore, ekonomiste.

Mosfunksionimi i sistemit SelfCare bllokon punën për shumë biznese, përfshirë personat fizikë që mund të lëshojnë fatura të fiskalizuara, mosfiskalizim të deklaratave doganore në afat për importuesit, në certifikatën elektronike nuk mund të bëhen ndryshime të adresës, nëse është dhënë gabim.

“Jemi bërë si roje, që rrimë e gjurmojmë se kur sistemi punon, që të hyjmë e të bëjmë ndonjë veprim, ose hyjmë natën kur sistemi është më pak i ngarkuar”, thotë një ekonomist.

Mosfunksionimi i SelfCare pengoi dhe punën e bizneseve që duhet të dorëzonin deklaratat në 31 janar, duke detyruar Tatimet që të shtyjnë afatin në 20 shkurt.

Tatimet shtyjnë deri më 20 Shkurt afatin për deklarimin e inventarit

Kjo është periudhë e zënë për kontabilistët, të cilët duhet të mbyllin dhe bilancet vjetore dhe SelfCare është baza kryesore për rakordimet.

“Mosfunksioni i SelfCare po na pengon dhe për të deklaruar TVSH-më e muajit janar”, shton një ekonomist.

Sipas Aleancës së profesionistëve të Lirë, (APL), bllokimet sjellin pasoja të drejtpërdrejta në Ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime; Rritje të riskut të gabimeve dhe mospërputhje në dokumentacion; Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh); Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë; Dëmtim të besimit te procesi dhe te formalizimi i tregut me fiskalizimin.

“Perëndimi” i Diellës

The post E-Albania, makthi pa fund, bizneset sërish nuk aksesojnë SelfCare appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, Gjermania e Zvicra kryesojnë, brenda një muaji afro 70 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës

9 February 2026 at 11:46

Vetëm gjatë dhjetorit të vitit 2025, në hotelet e Kosovës janë regjistruar 68 293 vizitorë, çka paraqet një rritje prej 6,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, kur numri i tyre ishte 64 380.

Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë destinacion i preferuar për vizitorë vendas dhe të huaj. Vetëm në muajin dhjetor të vitit 2025, në hotelet e vendit qëndruan gjithsej 68 293 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 6,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, kur numri i tyre ishte 64 380.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 27 776 prej tyre ishin vizitorë vendorë, ndërsa 40 517 erdhën nga jashtë vendit — një dëshmi se turizmi i huaj po merr gjithnjë e më shumë hov.

Numri i net-qëndrimeve gjatë dhjetorit arriti në 132 148, nga të cilat 71 624 (ose 54,2%) u realizuan nga vizitorët e jashtëm, ndërsa 60 524 (45,8%) nga vendorët. Kjo tregon se vizitorët e huaj, përveç se janë më të shumtë, qëndrojnë edhe më gjatë në vend.

Në mesin e rajoneve të Kosovës, Peja vazhdon të mbetet destinacioni më i frekuentuar për vizitorët vendorë. Gjatë dhjetorit 2025, në këtë rajon janë regjistruar 9 655 vizitorë të brendshëm dhe 26 550 net-qëndrime, duke reflektuar potencialin turistik të zonave malore dhe resorteve dimërore në Rugovë.

Ndërsa për vizitorët e huaj, viti i kaluar shënoi një rritje prej 2,5 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Nga gjithsej 40 517 vizitorë të jashtëm, shumica erdhën nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia, ndërsa janë shënuar vizita edhe nga shtete të tjera evropiane dhe më gjerë.

Dhjetori 2025 e mbylli vitin me bilanc pozitiv për sektorin e turizmit dhe hotelerisë në Kosovë. Kombinimi i vizitorëve vendorë dhe atyre të huaj dëshmon një interes të shtuar për vendin, ndërsa trendi i rritjes pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026.

Gjatë ditës edhe e përditshmja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull vendeve që duhet vizituar gjatë vendit.

Në këtë artikull kanë arritur të renditen edhe Kosova e Shqipëria të cilat sipas medias britanike patjetër që duhet të vizitohen.

Librat e historisë ofrojnë kontekst thelbësor për ecje në këmbë në Kosovë, por nuk ju përgatisin për bukurinë e maleve, thuhet në artikull.

“Gjatë verës kalova një javë në Via Dinarica të Kosovës, e cila u ripërcaktua së fundmi. Ne ecëm pranë luleve të edelëeiss në kreshtën kufitare me Malin e Zi; e thepisur dhe e pjerrët nga njëra anë dhe e gjelbër e gjallë nga ana tjetër, duke zbritur drejt livadheve me lule të egra rozë dhe të verdha”, u tha ndër tjera..

Bletët fluturonin rreth shkëmbinjve të lartë, ndërsa bletëngrënësit me ngjyra të ndezura uleshin në degë më poshtë.

Kafshët e egra të humbura në pjesën më të madhe të Evropës ende lulëzojnë këtu (arinj, ujqër, rrëqebull) në një mozaik me pemë lisi dhe ahu, boronica dhe shkurre, lugina të thella dhe pllaja të larta.

Liqenet malore krijojnë vende ëndrrash për not nën majat e larta pranë Shqipërisë.

The post Shqipëria, Gjermania e Zvicra kryesojnë, brenda një muaji afro 70 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Pse po bie konsumi i pijeve alkoolike në botë

By: Mira Leka
9 February 2026 at 10:47

Konsumi i pijeve alkoolike në botë po pëson rënie të ndjeshme dhe kjo ndikohet nga parimet që po ndjekin breza të ndryshëm mbi mënyrën e jetesës. Në korrik 2025, revista “Wine Business” publikoi gjetjet e një ankete të saj që tregonin se konsumatorët e moshës mes 20-40 vjeç po pinin më pak verë se më parë. Anketa tregoi se rënia e konsumit ndikohej sidomos nga ideja e kursimit të këtij grupi, që e...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse po bie konsumi i pijeve alkoolike në botë appeared first on Revista Monitor.

Pijet alkoolike nuk “dehin” më

By: Mira Leka
9 February 2026 at 10:45

Tregu i pijeve alkoolike në Shqipëri po përballet me ndryshime që vijnë nga ulja e konsumit të vendasve, veçanërisht të rinjve, preferenca e tyre për pije joalkoolike, rritja e peshës së turistëve dhe sfida e kostove prodhuese nga rritja e akcizës. Si po përshtatet industria me këto trende për të qëndruar konkurruese?   Dorina Azo Baret dhe klubet e natës, dikur të mbushura nga të rinjtë vendas, ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pijet alkoolike nuk “dehin” më appeared first on Revista Monitor.

Del në treg smartphone i parë i dedikuar për fëmijët nën 12 vjeç

9 February 2026 at 10:41

AT&T ka prezantuar smartphone-in e ri amiGO Jr Phone, një pajisje e dizajnuar për fëmijë deri në 12 vjeç, që i jep prindërve më shumë kontroll dhe qetësi lidhur me përdorimin e telefonit nga fëmijët. Telefoni është zhvilluar në bashkëpunim me Samsung dhe shfaqet si një zgjidhje e thjeshtë dhe e sigurt për të mbajtur kontaktet familjare dhe për të menaxhuar eksperiencën dixhitale të fëmijëve, ndërsa prindërit kontrollojnë parametrat kryesorë nga telefoni i tyre.

Përmes aplikacionit falas AT&T amiGO, prindërit mund të vendosin kufizime të përdorimit të aplikacioneve dhe uebfaqeve, të monitorojnë vendndodhjen në kohë reale, të krijojnë Safe Zones me njoftime kur fëmija largohet nga zona e caktuar dhe të aktivizojnë Schedules që kufizojnë përdorimin e telefonit gjatë orëve të mësimit. Këto veçori ofrojnë një nivel të avancuar kontrolli mbi mënyrën se si fëmijët ndërveprojnë me pajisjen dhe internetin.

Telefoni shitet për $209.99 ose për $2.99 në muaj me një plan të përshtatshëm AT&T për 36 muaj, pa nevojë për device trade-in për të përfituar ofertën e lirë mujore. Larja e çmimeve bazohet në kreditë mujore që klienti merr në faturë.

Përveç smartphone-it, AT&T ka lansuar edhe amiGO Jr. Watch 2, një smartwatch i ri për fëmijë me mesazhe native, lojëra, njoftime të vendndodhjes dhe funksione tjera të kontrollit prindëror. Kjo zgjeron ekosistemin amiGO Jr duke ofruar pajisje të ndryshme të lidhura me sigurinë dhe kontrollin familjar.

Ky telefon shënon një përpjekje të qartë të AT&T për të adresuar shqetësimet e prindërve lidhur me sigurinë, kontrollin e kohës së ekranit dhe menaxhimin e përmbajtjes në një botë ku smartphone-et janë bërë pjesë e përditshmërisë edhe për fëmijët më të vegjël./TelecomPaper

The post Del në treg smartphone i parë i dedikuar për fëmijët nën 12 vjeç appeared first on Revista Monitor.

Kompanitë po shkurtojnë vende pune për shkak të potencialit të IA, jo performancës së saj

By: Megi Dumi
9 February 2026 at 10:17

Inteligjenca Artificiale (IA) po shfaqet gjithnjë e më shpesh si arsye për shkurtime vendesh pune.

Por realiteti në shumë kompani është më kompleks: reduktimet po ndodhin më shumë nga pritshmëritë për ndikimin e ardhshëm të IA sesa nga efektet reale që ajo po prodhon sot.

Një sondazh global me mbi 1,000 drejtues biznesi në fund të vitit 2025 sugjeron se IA është pas një pjese të shkurtimeve, por kryesisht si faktor parashikues.

Vetëm një përqindje shumë e vogël e kompanive raportojnë ulje të mëdha të stafit si rezultat direkt i zbatimit real të IA.

Megjithatë, shumë organizata kanë reduktuar stafin ose kanë ngadalësuar punësimet duke u bazuar në pritshmërinë se IA do të automatizojë punët në të ardhmen.

Historia e teknologjisë tregon se transformimet e mëdha në tregun e punës zakonisht kërkojnë kohë.

Nga elektriciteti te interneti, ndikimi real mbi strukturën e punës është shfaqur me vite vonesë.

Edhe sot, në shumë organizata, IA gjeneruese nuk po prodhon ende vlerë ekonomike të mjaftueshme për të justifikuar automatizim masiv dhe ulje të mëdha kostosh përmes reduktimit të stafit.

Një tjetër faktor është mënyra si funksionon IA në praktikë. Ajo zakonisht automatizon detyra specifike, jo profesione të plota.

Edhe në fusha shumë të prekura nga teknologjia, si shëndetësia apo programimi, IA shpesh rrit produktivitetin individual pa eliminuar rolin njerëzor.

Për më tepër, transformimi i përfitimeve individuale në rritje reale të efikasitetit në nivel organizate është proces i ndërlikuar dhe kërkon eksperimente të strukturuara dhe matje të sakta.

Megjithatë, vendimet për stafin po merren shpesh para se kompanitë të kuptojnë realisht ndikimin e IA.

Disa drejtues besojnë se automatizimi masiv është i pashmangshëm dhe po veprojnë paraprakisht.

Të tjerë mund ta përdorin IA si justifikim më të pranueshëm publikisht për ristrukturime që lidhen me uljen e kostove.

Kjo qasje mund të ketë pasoja. Kur kompanitë i lidhin shkurtimet me IA, rritet pasiguria mes punonjësve dhe dobësohet gatishmëria e tyre për të eksperimentuar me teknologjinë.

Në nivel më të gjerë, mund të rritet skepticizmi publik ndaj IA dhe produkteve që e përdorin atë.

Disa kompani që kanë reduktuar stafin në emër të IA janë detyruar më pas të rishikojnë strategjinë, duke rikthyer rol më të madh për mbështetjen njerëzore, sidomos në funksione ku cilësia e shërbimit është kritike.

Ekspertët sugjerojnë një qasje më graduale: përdorim të IA në raste konkrete biznesi, eksperimente të kontrolluara për të matur ndikimin real, reduktime përmes largimeve natyrore dhe ridizajnim të proceseve me IA si mjet mbështetës, jo si zëvendësues i menjëhershëm i fuqisë punëtore.

Ndikimi i IA mbi tregun e punës ka gjasa të rritet me kohën. Por për momentin, sfida më e madhe nuk duket të jetë ajo që IA po bën sot, por ajo që kompanitë besojnë se ajo do të bëjë nesër. / HBR, Shqip.al

The post Kompanitë po shkurtojnë vende pune për shkak të potencialit të IA, jo performancës së saj appeared first on Revista Monitor.

❌
❌