Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Ekonomi

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

20 January 2026 at 00:03

Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi. Kush del me tepricë kreditore (tatim të mbipaguar) do t’i kthehet diferenca e lekëve të paguar për tatim, por nëse bën kërkesë në tatimet rajonale.

Sipas sistemit e-Tax, pas datës 22 janar 2026 nis gjenerimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025, ku për herë të parë do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Afati për plotësimin e deklaratës është deri më 31 Mars 2026.

Zbritja prej 48,000 lekësh apo 100,000 lekësh për prindërit e fëmijëve dhe për shpenzimet e arsimimit nuk është kompensim direkt. Kompensimi do të llogaritet si diferencë mes tatimit të ri (pas aplikimit të zbritjeve) dhe tatimit të paguar gjatë vitit 2025.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton që vlerat 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë (sipas rasteve) do të ulen nga baza e tatueshme, dhe kompensimi do të llogaritet si rezultat i diferencës së tatimit të ri (pasi janë bërë zbritjet e shpenzimeve sipas shkallës të të ardhurave të individëve) dhe tatimit që është paguar në 2025.

Pra nëse individi do të rezultojë me tatim të mbipaguar, pasi t’i zbriten shpenzimet, shumën e tepricës do ta kërkojë për rimbursim nëpërmjet një kërkesë që do t’i bëjë drejtorive rajonale të tatimeve.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se është duke u hartuar udhëzimi përkatës me procedurat e për plotësimin e deklaratës, dokumentacioni që nevojitet dhe si do të bëhen kërkesat pranë drejtorive rajonale të tatimeve.

Shembull

Zbritjen e shpenzimesh në vlerën e 48 mijë lekëve apo rreth 480 euro nga totali vjetor i të ardhurave bruto, do ta përfitojnë të gjithë individët pavarësisht nivelit të të ardhurave, nëse kanë fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç. Ndërsa zbritjen e shpenzimeve me vlerë maksimale deri 100 mijë lekë apo rreth 1,000 euro për arsimin e fëmijëve do të përfitohet nëse të ardhurat vjetore bruto të deklaruara janë deri në 1.2 mln lekë.

Njëri nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç, pra ai që ka të ardhurat më të larta, do t’i zbriten 48 mijë lekë, nga tatimi e paguara mbi pagën gjatë këtij viti në momentin kur do të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale.

Nëse të ardhurat bruto vjetore të një individi A janë 150 mijë lekë apo 1,8 mln lekë në vit.

Tatimi i paguar çdo muaj është:

Deri në 30,000 lekë- tatim 0

Pjesa 30,001–130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000 lekë

Pjesa mbi 130,000 → (150,000 − 130,000) × 23% = 20,000 × 23% = 4,600 lekë

Tatimi mujor i paguar është 17,600 lekë. Tatimi vjetor është 211,200 lekë.

Individi ka një fëmijë të moshës 7 vjeç. Pra numri i personave nën 18 vjeç në kujdestarinë e deklaruesit është 1.

Si fillim të ardhurat vjetore të këtij individi janë mbi 1,2 mln lekë. Automatikisht i lind detyrimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave. Me hyrjen në fuqi të zbritjes së shpenzimeve për fëmijët, nga totali i të ardhurave bruto të këtij individi do të zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekë.

Duke qenë se të ardhurat e deklaruara janë mbi 1.2 mln lekë nuk do të përfitojë zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekë për arsimimin.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve:

Të ardhurat mujore pas zbritjes së shpenzimeve prej 48 mijë lekë do të jenë 146 mijë lekë apo rreth 1,7 mln lekë në vit.

Deri në 30 mijë lekë tatimi është zero

Pjesa 30,001 – 130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000

Pjesa Mbi 130,000 (146,000 − 130,000) × 23% = 16,000 × 23% = 3,680

Tatimi mujor i rillogaritur = 13,000 + 3,680 = 16,680 lekë apo 200,160 lekw nw vit.

Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje) = 211,200 lekë

Gjendja kreditore –  211,200 lekw tatimi i paguar gjatw vitit 2025 -200,160 lekw tatimi i rillogaritur = 11,040 lekë

Kjo është shuma që individi mund ta kërkojë për rimbursim pas plotësimit të DIVA-s.

Kërkesë do të dorëzohet brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA, në drejtoritë rajonale tatimore.

Llogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve rreth 1000 euro për arsimin

Po ashtu nga viti 2026 prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1,2 mln lekë në vit, do të përfitojnë edhe zbritje për shpenzimet për arsimimin e fëmijëve deri në vlerën 100 mijë lekë.

Pra nëse merr më pak se 100 mijë lekë (apo rreth 1000 euro) në muaj pagë, përmes faturave të ruajtura për shpenzimet e bëra për arsimimin e fëmijës mund të përfitosh deri në 100 mijë lekë zbritje nga tatimet. Edhe këtë zbritje e merr pasi të plotësosh DIVA-n.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë. Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të arshurave personale deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjecc. (840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).

Individi do të rezultojë në Deklaratën Individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).

Këtë gjendje kreditore do ta kërkojë brenda një afati 3 muaj nëpërmjet një kërkesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve.

 

 

The post Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA appeared first on Revista Monitor.

Interesi maksimal i lejuar për kreditë e vogla konsumatorë ulet më tej në 54.8%

20 January 2026 at 00:02

Norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore është ulur sërish për gjysmën e parë të vitit 2026.

Sipas normave të reja të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për kreditë konsumatore me vlerë deri në 200 mijë lekë, institucionet financiare nuk mund të aplikojnë normë efektive interesi më të lartë se 54.8%, nga 62.2% që kishte qenë në gjysmën e dytë të vitit 2025 dhe nga 70.9% që kishte qenë një vit më parë.

Norma efektive maksimale e interesit përfshin normën nominale të interesit, komisionet e aplikuara nga huadhënësi dhe të gjitha kostot e kredisë që i transferohen klientit.

Sipas ndryshimeve të miratuara në fillim të vitit 2025 nga Banka e Shqipërisë në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, norma maksimale e interesit për kreditë konsumatore me këste deri në vlerën e 200 mijë lekëve do të jetë sa mesatarja e thjeshtë e normës efektive të interesit për kredinë e dhënë në 6-mujorin paraardhës, pa u shtuar me një të tretën, siç parashikohej më parë.

Ndërkohë, për kreditë në vlerë më të lartë se 200 mijë lekë mënyra e llogaritjes do të vazhdojë të jetë e njëjtë, duke i shtuar mesatares së 6-mujorit të kaluar një të tretën, për të përcaktuar vlerën e NEI-t maksimal.

Pjesë e ndryshimeve në rregullore ishte edhe shtimi i detyrimit për kryerjen e pagesës nga ana e konsumatorit të komisioneve të aplikuara nga subjektet në momentin e dhënies së kredisë konsumatore, duke mos lejuar shpërndarjen e këtyre kostove përgjatë jetëgjatësisë së kredisë.

Gjithmonë për shumat deri në 200 mijë lekë, NEI maksimal për overdraftet (paradhëniet) është ulur lehtë në 18.27%, nga 18.3% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe nga 18.54% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

NEI maksimal për kreditë nga 200 mijë lekë deri në 600 mijë lekë ka shënuar një rritje të lehtë në 35.43%, nga 35.21% që kishte qenë në gjashtëmujorin e kaluar, por ngelet në nivel më të ulët nga norma prej 36.55% e gjashtëmujorit të parë 2025.

Për overdraftet në intervalin 200-600 mijë lekë, NEI maksimal është rritur në 18.5%, nga 18.41% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe në të njëjtin nivel me gjashtëmujorin e parë 2025.

Ndërkohë, për kreditë me vlerë nga 600 001 deri në 2 000 000 lekë NEI maksimal është ulur në 14.71%, nga 14.93% që kishte qenë në gjashtëmujorin e kaluar, por ngelet në nivel lehtësisht më të lartë nga norma 14.67% e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025.

Aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë konsumatore në Shqipëri nisi në fillim të vitit të vitit 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, arsyeja kryesore ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka.

Që prej aplikimit për herë të parë, NEI maksimal ka pësuar një rënie të ndjeshme. NEI i parë maksimal për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë, që u vendos në fillim të vitit 2022, ishte në nivelin 171.41%, ndërsa sipas publikimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë ky tregues ka zbritur tashmë në 54.8%./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Interesi maksimal i lejuar për kreditë e vogla konsumatorë ulet më tej në 54.8% appeared first on Revista Monitor.

Privati nuk i “do” pronat e shtetit, shtyhet afati për Pallatin e Kongreseve

20 January 2026 at 00:01

Korporata Shqiptare e Investimeve shtyu afatin për aplikimet për projektin e Pallatit të Kongreseve nga data 26 janar në 16 shkurt.

Projekti që bën pjesë në nismën e qeverisë për të zhvilluar me privatin disa prona shtetërore kërkon të tërheqë pranë vetes investitorë që pas paraqitjes së projektit dhe shpalljes fitues të garantojnë edhe financiarisht zhvillimin e tij ndërkohë që shteti të marrë pas pjesën takuese.

Lidhur me pallatin e Kongreseve gara parashikohet të ketë dy faza ndërkohë që kushti i bazë për ofertat është që të ofrojnë jo më pak se 45 për qind të sipërfaqes totale të zhvillimit të objektit multifunksional në pronën e Korporatës pranë Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Sipas Korporatës për objektin multifunksional në pronën e saj pranë Pallatit të Kongreseve, sipërfaqja maksimale për t’u projektuar dhe zhvilluar është 50,000 metra katrorë.

“Ky konkurrim përfshin konkursin e projektimit për dy objekte të ndryshme: Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve dhe objektin multifunksional (pranë Pallatit të Kongreseve). Së bashku, këto dy objekte përfaqësojnë një mundësi unike për të krijuar vepra arkitekturore me vlerë të lartë shoqërore dhe rëndësi urbane, duke përforcuar rolin e Tiranës si një qytet i kujdesit, inovacionit dhe rritjes” thuhet në dokumentet e procedurës.

Sipas Korporatës përveç ndërhyrjes tek Pallati i Kongreseve objektivi i dytë i projektimit është ndërtimi i një godine të re me përdorim të përzier, në pronën për sipërmarrje, në kufi me Pallatin e Kongreseve.

“Dy strukturat duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, secila me identitetin dhe qëllimin e vet të veçantë, por duke ruajtur harmoni si në aspektin arkitektonik ashtu edhe në atë funksional. Ky zhvillim i ri duhet të pasurojë zonën përreth dhe të shërbejë si një qendër e re, e gjallë, e shumëllojshme dhe dinamike brenda kryeqytetit të Tiranës” thuhet në dokument.

Pse zhvillimi me privatin nuk ka pasur sukses

Deri më tani qeveria ka tentuar disa herë të hyjë në partneritete me privatin për të zhvilluar pronën shtetërore por finalizimi i kontratave ka qenë modës në raport me numrin e procedurave të çelura.

Void Tower që parashikonte ndërtimin e një objekti shumëkatësh në Bulevardin “Zhan d‘Ark në këmbim të ndërtimit të kompleksit Governativ dështoi gjatë negociatave me fituesin e parë dhe kaloi tek kompania e dytë.

Lift Tower një projekt që përfshin një shumëkatësh tek Inxhinieria e Ndërtimit nuk u finalizua asnjëherë me sukses pavarësisht shpalljes disa herë.

Po kështu janë një seri procedurash të tjera që mbeten pezull si stadiumet ne disa qytete apo projekte te veçantë te lidhura me institucione si Biblioteka e re. Nën zë kompanitë që kanë shfaqur interes dhe janë tërhequr në disa prej garave duket se shohin si problem qasjen për sipërfaqen minimale që kërkon Korporata që është mbi 45 për qind ndërkohë që risku i financimit dhe gjithë elementët e tjerë i lihen zhvilluesit. / N.Maho

 

The post Privati nuk i “do” pronat e shtetit, shtyhet afati për Pallatin e Kongreseve appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 19 January 2026Ekonomi

Treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës, gati projektligji për rregullimin dhe mbrojtjen

19 January 2026 at 16:51

Një projektligj i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit i nxjerrë për konsultim lidhur me treguesit gjeografikë dhe emërtimin e origjinës synon të përafrojë kuadrin ligjor shqiptar më afër direktivave të Bashkimit Europian çka siguron përmirësime në disa aspekte.

Referuar relacionit që shoqëron këtë projekt ka një seri ndërhyrjesh në funksion të zgjidhjes së disa ngërçeve që lidhen me zbatimin e ligjit ashtu edhe me mbrojtjen.

“Në dallim nga Ligji ekzistues 9947, që trajtonte në mënyrë të përciptë grupin e prodhuesve, i cili përbën subjektin kryesor të paraqitjes së kërkesave për regjistrim të treguesve gjeografik, projektligji i kushton një vend dhe një rëndësi të veçantë grupi të prodhuesve. Projektligji rregullon në detaje statusin e grupit. Kështu, projektligji përcakton se çfarë është grupi i prodhuesve, kush prodhues mund të bëjë pjesë; përcakton rastin se kur një prodhues i vetëm mund të konsiderohet si një grup prodhuesish, e kështu me radhë. Të gjitha këto çështje që lidhen me grupin e prodhuesve trajtohen dhe rregullohen për herë të parë në projektligj, duke plotësuar kështu kuadrin ligjor në këtë aspekt” thuhet në relacion.

I njëjti nënvizon se janë bërë një sërë përmirësimesh edhe përsa i përket procedurës që duhet ndjekur dhe dokumenteve që kërkohen të paraqiten për regjistrimin e një treguesi gjeografik, duke prezantuar një tablo të qartë dhe të strukturuar drejt për regjistrimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e një treguesi gjeografik.

Sipas qeverisë pas regjistrimit, treguesi gjeografik fiton mbrojtje dhe kjo mbrojtje ka gjetur rregullimin e duhur në projektligj, gjë që, nga njëra anë, flet dhe evidenton të drejtat e mbajtësit të treguesit gjeografik, dhe, nga ana tjetër, parashtron ndalimet e personave dhe prodhuesve të tjera për përdorimin e treguesit gjeografik të mbrojtur..

“Prandaj projektligji i kushton një rëndësi të veçantë masave për mbrojtjen e treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës dhe të drejtave të pronarëve të tyre nga cenimet që u bëhen atyre nga spekulatorë dhe manipulatorë të tregut.

Në këtë aspekt, projektligji parashikon të drejtat e pronarëve të treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës që cenohen nga veprime shkelëse të bëjnë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e kështu me radhë” thuhet në relacion.

The post Treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës, gati projektligji për rregullimin dhe mbrojtjen appeared first on Revista Monitor.

iute Group merr miratimin rregullator në Ukrainë: e ardhmja është si bankë dixhitale

19 January 2026 at 16:04

iute Group, një grup bankar i themeluar në Estoni, ka marrë miratimin nga Banka Kombëtare e Ukrainës dhe ka nënshkruar një marrëveshje që mundëson vazhdimin e krijimit të një banke dixhitale në Ukrainë.

Në këtë linjë, grupi konfirmon se në të gjitha tregjet ku operon, synimi është transformimi në një bankë plotësisht dixhitale.

Më herët, iute Group fitoi një tender të hapur të organizuar nga Fondi Ukrainas i Garancisë së Depozitave. Kjo u pasua nga miratimi nga Banka Kombëtare e Ukrainës dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje që lejon zotërimin e aseteve të përzgjedhura dhe detyrimet e depozitave të bankës RWS, duke përfshirë transferimin e rreth 13,000 klientëve.

Tarmo Sild, CEO i iute Group tha se miratimi rregullator dhe nënshkrimi i marrëveshjes, shënojnë një kalim nga faza e përgatitjes, në atë të ekzekutimit. “Hapat e radhës do të jenë kapitalizimi i bankës, integrimi i ekipit fillestar dhe përmbushja e kërkesave të Bankës Kombëtare të Ukrainës, për të filluar operacionet e përditshme.

Ne parashikojmë të nisim operacione të plota bankare dhe të fillojmë tërheqjen e klientëve të rinj në tremujorin e parë të vitit 2027” tha Sild.

Sipas Sild, zgjerimi gjeografik është pjesë e strategjisë së iute Group për të ndërtuar një bankë dixhitale për jetën e përditshme financiare të qytetarëve të Evropës Juglindore. “Vendimi për të hyrë në tregun Ukrainas bazohet në besimin tonë mbi të ardhmen e vendit dhe rolin e tij në hapësirën ekonomike Evropiane.

Ne e shohim Ukrainën si një mundësi të madhe rritjeje për iute Group por edhe për Evropën, pasi lufta e ka shndërruar vendin në tregun financiar më dixhital, me popullsinë e gjashtë më të madhe në Evropë”, shtoi Sild. Hyrja në Ukrainë ndjek të njëjtat parime të disiplinuara të menaxhimit të riskut, të zbatuara në tregjet e tjera ku iute Group është prezente.

“Investimi total i iute Group në Ukrainë nuk do të kalojë 15 milionë Euro, derisa të arrihen objektivat e përcaktuara të të ardhurave dhe fitimprurjes”, shpjegoi ai.

Banka do të quhet iuteBank dhe do të mbikëqyret nga Banka Kombëtare e Ukrainës.

Licenca banka i mundëson iute-s të ofrojë të gjitha shërbimet kryesore bankare, duke përfshirë llogaritë për klientët individë apo korporatat, kartat, depozitat, kreditë, pagesat, operacionet e këmbimit valutor, si dhe shërbime të menaxhimit të parasë.

iuteBank do të udhëhiqet nga Arthur Muravitsky, i cili ka një përvojë 22 vjeçare në industrinë financiare Ukrainase.

Sipas Muravitsky, kontributi i Fondit të Garancisë së Depozitave dhe i Bankës Kombëtare të Ukrainës, ka qenë thelbësor në përparimin e projektit.

Olga Bilai, Drejtore e Përgjithshme e Fondit të Garancisë së Depozitave të Ukrainës, tha se ky rast tregon se tregu bankar i Ukrainës vepron në mënyrë transparente dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Marrëveshja me iute Group përfshin krijimin e një banke “urë”, marrjen e licencës, transferimin e aseteve dhe detyrimeve dhe më pas, shitjen e saj te një investitor i huaj brenda një afati kohor jashtëzakonisht të shkurtër.

Kjo u bë e mundur nëpërmjet bashkëpunimit produktiv me Bankën Kombëtare të Ukrainës, Komitetin Antimonopol të Ukrainës, Depozituesin Kombëtar të Ukrainës dhe Komisionin Kombëtar të Letrave me Vlerë dhe Tregut të Aksioneve”, tha ajo.

iute Group është një grup bankar dixhital i fokusuar në shërbimet e përditshme financiare në Evropën Juglindore. E themeluar në vitin 2008 dhe me seli në Estoni, iute u shërben klientëve në Shqipëri, Bullgari, Moldavi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë.

Përmes aplikacionit Myiute dhe operacioneve të tij lokale, iute ofron shërbime financiare dixhitale duke përfshirë pagesat, banking, financimin dhe ndërmjetësimin ne sigurime. Grupi iute financon operacionet e tij përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të siguruara të listuara në Tregun e Rregulluar të Bursës së Frankfurtit dhe Listën Kryesore të Nasdaq Baltic.

 

 

 

The post iute Group merr miratimin rregullator në Ukrainë: e ardhmja është si bankë dixhitale appeared first on Revista Monitor.

Kina regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga fillimi i regjistrimeve

By: Megi Dumi
19 January 2026 at 15:48

Popullsia bie për të katërtin vit radhazi, ndërsa politikëbërësit përballen me krizën demografike

Kina vitin e kaluar regjistroi numrin më të ulët të lindjeve që nga fillimi i regjistrimeve, duke shënuar vitin e katërt radhazi të rënies së popullsisë, teksa politikëbërësit po përballen me një krizë demografike.

Qeveria raportoi se në vitin 2025 lindën 7.92 milionë foshnja, nga 9.54 milionë një vit më parë, duke shënuar numrin më të ulët të lindjeve që nga viti 1949. Vitin e kaluar, 11.31 milionë njerëz vdiqën. Popullsia e Kinës ra me 3.39 milionë, në 1.405 miliardë.

Këto shifra, të cilat vijnë pas një rritjeje të njëhershme të lindjeve në vitin 2024, tregojnë se Kina ende nuk po përfiton nga masat që synojnë të rrisin normën e fertilitetit, numrin mesatar të fëmijëve që lind një grua gjatë jetës së saj, pas lehtësimit të politikës së “një fëmije” në vitin 2016.

Demografët kanë paralajmëruar se rënia e popullsisë së Kinës do të përshpejtohet ndjeshëm, teksa brezat e pasluftës me lindshmëri të lartë do të ndahen nga jeta. Në vitin 2024, një studim i OKB-së parashikoi se Kina do të tkurret nga 1.4 miliardë banorë në vitin 2024 në 1.3 miliardë deri në vitin 2050, duke arritur në 633 milionë deri në vitin 2100.

Në vitin 2024 pati një shtysë të lehtë të normës së lindjeve, viti i dragoit, që shihet si një vit me ogur të mirë për lindjet. Kjo rritje, e para që nga viti 2016, shtoi shpresat se politikat pro-lindshmërisë të qeverisë po kishin ndikim.

Megjithatë, analistët presin që Kina të vazhdojë të ketë gjithnjë e më pak lindje, teksa popullsia e saj bëhet më e pasur dhe më e arsimuar.

Vitin e kaluar, Pekini lehtësoi rregullat për regjistrimin e martesave, në përpjekje për të nxitur çiftet të martohen. Më parë, çiftet duhej të regjistronin martesën në vendin e regjistrimit të familjes së tyre, ose hukou, një problem për miliona punëtorë emigrantë që jetojnë jashtë provincës së origjinës.

Edhe pse ndryshimi i rregullit solli një rritje të lehtë të numrit të martesave, ekspertët thanë se pesimizmi i vazhdueshëm për ekonominë i ka dekurajuar njerëzit të martohen dhe të kenë fëmijë.

Asnjë nga nismat nuk ka pasur shumë sukses sepse ato nuk arrijnë të identifikojnë çështjet kyçe që i pengojnë çiftet të kenë fëmijë. Është e nevojshme të reformohen sistemi i sigurimeve shoqërore dhe ai tatimor dhe të forcohen vlerat familjare, për të siguruar që lindja e fëmijëve të shpërblehet si materialisht, ashtu edhe moralisht.

Norma e fertilitetit në Kinë është tani 0.98, shumë më poshtë se niveli 2.1 i nevojshëm që popullsia të mbetet e qëndrueshme. Kina përbën 17 për qind të popullsisë globale, por vetëm 6 për qind të lindjeve, një nivel i krahasueshëm me Nigerinë.

Rënia e popullsisë ka pasoja të gjera për ekonominë kineze. Ndërsa numri i punëtorëve që paguajnë taksa tkurret, Pekini do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të mbështesë një numër në rritje pensionistësh.

Të dhënat e popullsisë u publikuan krahas të dhënave ekonomike që treguan se ekonomia e Kinës u zgjerua me 5 për qind në vitin 2025.

Pekini ka vënë theks më të madh te automatizimi, veçanërisht në sektorin e prodhimit, i cili është shndërruar gjithnjë e më shumë në një motor qendror të rritjes ekonomike të vendit pas krizës së pasurive të paluajtshme në vitin 2021.

Politikëbërësit po parashikojnë se kjo mund të zbusë një pjesë të ndikimit të plakjes së fuqisë punëtore, duke zëvendësuar njerëzit me robotë. Kina e tejkalon ndjeshëm pjesën tjetër të botës në këtë drejtim, me rreth 280,000 robotë industrialë të rinj çdo vit, ose gjysmën e totalit global, sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotikës. / FT

The post Kina regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga fillimi i regjistrimeve appeared first on Revista Monitor.

Metodologjia e Eurostat, çmimet e argëtimit me rritjen më të lartë në dhjetor

19 January 2026 at 15:09

Rritja mesatare vjetore e indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (metodologji e Eurostat) në vitin 2025 është 2,3 % një vlerë e njëjtë me indeksin kombëtar. Në muajin dhjetor rritja për IHÇK është udhëhequr nga shërbimet e argëtimit, jo nga çmimet e qirave si në matjet kombëtare.

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF), ndërsa IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jo-rezidentë.

Sipas iHÇk-së në muajin Dhjetor 2025 çmimet u rriten me +2,2 %. Rritja më e madhe prej 7,6 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,5 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,3 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,2 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %, “Shëndeti” me 1,1 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,9 % dhe “Komunikimi” me 0,8 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,8 %.

Në muajin Dhjetor 2025, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është +0,6 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7 %, Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,5 % secili, “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 % secili dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Komunikimi” u ulën me 0,1 %.

IÇK-ja përmban 332 zëra; iHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

Inlfacioni mesatar në BE ishe 2.3% në dhjetor 2025. Spanja, Greqia, irlanda, Sllovenia, Holanda, Polonia, Malta dhe Portugalia pozicionohen shumë pranë këtij niveli.

Në krye të renditjes qëndron Rumania, me një rritje vjetore dukshëm më të lartë se të gjitha vendet e tjera, rreth 8.5%. Pas Rumanisë vjen një grup vendesh të Evropës Qendrore dhe Lindore, si Sllovakia, Estonia, Islanda, Austria, Kroacia dhe Bullgaria, ku inflacioni luhatet kryesisht mes 3% dhe 4%. Këto nivele janë dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian, duke reflektuar ndjeshmëri më të lartë ndaj çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe presioneve të brendshme të kostove. Edhe vende si Letonia, Hungaria, Luksemburgu dhe Lituania mbeten mbi 3%, megjithëse me një prirje më të moderuar.

Belgjika, Qiproja, Suedia, Gjermania, Danimarka, Çekia dhe Finlanda shënojnë norma inflacioni nën mesataren e BE-së, me Francën dhe Zvicrën që bien edhe më poshtë, pranë ose nën 1%. Në fund të renditjes qëndron Qiproja, me një inflacion thuajse zero, çka tregon për një mjedis çmimesh shumë të qetë, por që njëkohësisht mund të ngrejë pikëpyetje mbi dinamikën e kërkesës së brendshme.

 

The post Metodologjia e Eurostat, çmimet e argëtimit me rritjen më të lartë në dhjetor appeared first on Revista Monitor.

Bilanci tregtar i vitit 2025: Kosova eksporton derivate, importon vetura

19 January 2026 at 15:08

Tregtia e jashtme e Kosovës gjatë vitit 2025 ka shënuar bilanc të ngjashëm me vitet e kaluara, me rritje të lehtë të eksporteve dhe dominim të importeve. Derivatet dhe veturat vazhdojnë të jenë produktet kryesore që përcaktojnë bilancin tregtar të vendit.

 

Kosova gjatë vitit 2025 ka vazhduar të tregtojë kryesisht me produkte të njëjta si në vitet paraprake, me dominim të derivateve dhe automjeteve në shkëmbimet tregtare ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, produktet më të eksportuara gjatë vitit 2025 ishin derivatet e naftës me 560 milionë euro, pasuar nga energjia elektrike me 56 milionë euro, pijet joalkoolike me 55 milionë euro, mobiljet me 54 milionë euro, dhe konstruktime të çelikut me 48 milionë euro.

Në listën e eksporteve gjenden edhe tubat e çelikut (36 mln €), kostumet për gra (26 mln €), dyshekët (24 mln €), mbështjellësit shtëpiak (24 mln €) dhe produktet e qumështit si qumështi dhe kremi (23 mln €).

Në anën tjetër, produktet më të importuara nga Kosova ishin veturat, me vlerë prej 651 milionë euro, të ndjekura nga derivatet (259 mln €) dhe energjia elektrike (150 mln €).

Pas tyre renditen cigaret (158 mln €), shufrat prej çeliku (154 mln €), medikamentet (149 mln €), pijet joalkoolike (102 mln €), çimentoja (99 mln €), ëmbëlsirat (95 mln €) dhe gjedhët (90 mln €).

Sipas Doganës, të dhënat për energjinë elektrike mund të përfshijnë edhe sasinë e energjisë që kalon përmes Kosovës si tranzit.

Eksportet:

Derivate – 560 mln €

Energjia elektrike* – 56 mln €

Pije joalkoolike – 55 mln €

Mobilje – 54 mln €

Konstruktime të çelikut – 48 mln €

Tuba të çelikut – 36 mln €

Kostume për gra – 26 mln €

Dyshekë – 24 mln €

Mbështjellës shtëpiak – 24 mln €

Qumësht dhe krem – 23 mln €

Importet:

Vetura – 651 mln €

Derivate – 259 mln €

Energjia elektrike* – 150 mln €

Cigare – 158 mln €

Shufra prej çeliku – 154 mln €

Medikamente – 149 mln €

Pije joalkoolike – 102 mln €

Çimento – 99 mln €

Ëmbëlsira – 95 mln €

Gjedha – 90 mln €

Në disa raporte të ngjashme qe ka publikuar instituti GAP për shtetet me të cilat ka bërë tregti Kosova del se tregtia e jashtme e Kosovës gjatë vitit 2025 ka arritur shifra të larta, me gjithsej 7 miliardë euro importe dhe 859 milionë euro eksporte.

Në anën e eksporteve, Kosova ka shitur mallra në vlerë prej 859 milionë eurosh, ku Shqipëria renditet si partnerja kryesore me 159 milionë euro.

Shqipëria, destinacioni i parë i eksporteve të Kosovës | Revista Monitor

Pas saj vjen Maqedonia e Veriut me 137 milionë euro, ndërsa Gjermania zë vendin e tretë me 102 milionë euro.

Në pesëshen e parë përfshihen edhe Zvicra me 95 milionë euro dhe Serbia me 61 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e dhjetëshes plotësohet nga Mali i Zi, Turqia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

Këto të dhëna tregojnë se tregjet e rajonit, veçanërisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, mbeten destinacionet më të rëndësishme për produktet kosovare, ndërsa eksportet drejt Gjermanisë dhe Zvicrës po rriten me ritëm të qëndrueshëm.

Importet e Kosovës për vitin 2025 arritën në 7 miliardë euro, me Gjermaninë që këtë vit del në krye të listës me 1 miliard euro mallra të importuara.

Në vendin e dytë është Turqia me 929 milionë euro, e ndjekur nga Kina me 920 milionë euro.

Më pas vijnë Italia (368 milionë euro), Maqedonia e Veriut (350 milionë euro) dhe Shqipëria (286 milionë euro).

Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu Greqia, Polonia, Serbia dhe India, me vlera që variojnë nga 279 deri në 185 milionë euro.

Sipas analizës së Institutit GAP, struktura e partnerëve tregtarë mbetet e ngjashme me vitet e kaluara, por me disa ndryshime në renditje – ku Gjermania ka marrë pozitën e parë në importe, ndërsa Shqipëria vazhdon të kryesojë në eksporte.

Eksportet e Kosovës gjatë vitit 2025 arritën në gjithsej 859 milionë euro, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake.

Në krye të listës së partnerëve më të mëdhenj tregtarë të vendit renditet Shqipëria, me vlerë eksportesh prej 159 milionë eurosh, duke e ruajtur pozitën e parë nga viti 2024.

 

The post Bilanci tregtar i vitit 2025: Kosova eksporton derivate, importon vetura appeared first on Revista Monitor.

Nga 350 euro në 425 euro, rritet zyrtarisht paga minimale në sektorin privat në Kosovë

19 January 2026 at 14:41

Qeveria e Kosovës ka zyrtarizuar rritjen e pagës minimale për të gjithë punëtorët e sektorit privat. Me këtë vendim, pagat minimale përcaktohen në 425 euro bruto nga janari dhe 500 euro bruto nga korriku.

 

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se paga minimale në sektorin privat është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, vendim që ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

“Paga minimale në sektorin privat është rritur nga 350 € bruto në 425 € bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë, zbatimi i këtij vendimi do të realizohet në dy faza, me qëllim lehtësimin e përshtatjes së punëdhënësve.

“Zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza ashtu që të jetë më e lehtë për punëdhënësit t’i përshtaten ndryshimit në mënyrë graduale.”

Faza e dytë e rritjes është paraparë për mesin e vitit.

“Faza e dytë do të fillojë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 € bruto”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Ministria vlerëson se kjo rritje është e rëndësishme për përmirësimin e kushteve të punëtorëve.

“Kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës. Institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Paga minimale në Kosovë deri më tani ka qenë ndër më të ultat në rajon, prandaj rritja e saj pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në fuqinë blerëse të qytetarëve dhe në përmirësimin e kushteve të punës.

Megjithatë, disa përfaqësues të sektorit privat kanë kërkuar mbështetje shtesë nga Qeveria, duke paralajmëruar se bizneset e vogla dhe të mesme mund të përballen me vështirësi financiare në fazën e parë të zbatimit.

Nga ana tjetër, organizatat sindikale e kanë mirëpritur vendimin, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv drejt drejtësisë sociale dhe vlerësimit më të lartë të punës së ndershme.

Sipas tyre, ky vendim duhet të pasohet me masa shtesë për kontroll të çmimeve dhe për mbrojtjen e punëtorëve nga shkeljet e mundshme të ligjit të punës.

 

The post Nga 350 euro në 425 euro, rritet zyrtarisht paga minimale në sektorin privat në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Vendet që fitojnë më shumë nga turizmi

By: Megi Dumi
19 January 2026 at 14:40

Çdo vit, ekonomia globale e turizmit gjeneron triliona dollarë të ardhura, ndërsa udhëtarët eksplorojnë destinacione të reja dhe rikthehen në të preferuarat e vjetra.

Sipas të dhënave të UN Tourism, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar arritën gjithsej 1.74 trilionë dollarë në vitin 2024, 14% më shumë se nivelet para pandemisë në 2019.

Si renditen vendet me të ardhura nga turizmi ndërkombëtar (2024, miliardë USD)

  1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 215.0
  2. Spanja – 106.5
  3. Mbretëria e Bashkuar – 82.5
  4. Franca – 77.0
  5. Italia – 58.7
  6. Emiratet e Bashkuara Arabe – 57.0
  7. Turqia – 56.3
  8. Japonia – 54.7
  9. Australia – 52.0
  10. Kanadaja – 49.9

Pa surpriza, SHBA-ja kryeson me një diferencë të gjerë, duke fituar 215 miliardë dollarë nga vizitorët ndërkombëtarë.

Europa dominon renditjet kryesore, me Spanjën (106.5 miliardë dollarë), Mbretërinë e Bashkuar (82.5 miliardë), Francën (77 miliardë) dhe Italinë (58.7 miliardë) që të gjitha gjenerojnë të ardhura të mëdha nga turizmi.

Japonia (54.7 miliardë), Kina (39.7 miliardë) dhe Tajlanda (42.7 miliardë) plotësojnë fituesit më të mëdhenj të Azisë.

Shqipëria regjistroi 5.4 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi ndërkombëtar, duke reflektuar rritjen e fortë të flukseve të vizitorëve dhe peshën gjithnjë e më të madhe të turizmit në ekonominë e vendit.

Pse disa vende fitojnë më shumë se të tjerat

Të ardhurat nga turizmi varen nga disa faktorë: jo vetëm nga numri i vizitorëve, por edhe nga sa shpenzon secili turist.

SHBA-ja, për shembull, kombinon volum të lartë vizitorësh me shpenzime mesatare të larta.

Ndërkohë, vende si Maldivet ose Xhamajka mund të kenë total më të ulët absolut, por varen shumë më tepër nga turizmi si pjesë e PBB-së.

Në Europë, trashëgimia kulturore, transporti me shpejtësi të lartë dhe afërsia me tregje të mëdha ndihmojnë vendet të grumbullojnë shpenzime të konsiderueshme turistike.

Spanja, e cila tani e tejkalon edhe Francën, ofron një gamë jashtëzakonisht të gjerë përvojash turistike, nga plazhe të klasit botëror dhe arkipelagë ishujsh te qytete historike, gastronomi dhe trashëgimi kulturore.

Kjo larmi ndihmon në tërheqjen e vizitorëve gjatë gjithë vitit dhe nga tregje të shumta burimore. Si rezultat, vendi u bë më i vizituari në BE në vitin 2024.

Turizmi në zona konflikti: shembulli i Ukrainës

Një nga shifrat më befasuese në këtë grup të dhënash është 1 miliard dollarë të ardhura nga turizmi ndërkombëtar për Ukrainën.

Pavarësisht luftës që vazhdon, disa rajone të vendit, veçanërisht në perëndim, kanë mbetur relativisht të qëndrueshme dhe të hapura për udhëtime humanitare, biznesi dhe të diasporës.

Ukrainasit që kthehen për të vizituar familjen dhe vullnetarët ndërkombëtarë kanë kontribuar në shpenzime të ngjashme me turizmin, edhe në kushte të jashtëzakonshme. / Visual Capitalist

The post Vendet që fitojnë më shumë nga turizmi appeared first on Revista Monitor.

KQZ-ja vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

19 January 2026 at 14:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinumërohen të gjitha votat në 28 komuna të Kosovës. Kjo pas problemeve të evidentuara në disa komuna. Gjithashtu, KQZ-ja ka vendosur t’i ndërpritet mandati i përfaqësuesve të partive politike në Prizren.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të gjitha votat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit të rinumërohen.

Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur sot, pas propozimit të Këshillit për Operacione Zgjedhore, pasi që në rinumërimin e pjesshëm janë evidentuar manipulime me vota në mes të kandidatëve të subjekteve politike.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se bazuar në raportin nga procesi i deritashëm i rinumërimit, për votat e subjekteve politike, ndryshimet e identifikuar janë minimale dhe pothuajse të papërfillshme. Kjo do të thotë se rezultatet e subjekteve janë numëruar dhe paraqitur saktë.

Për dallim nga votat për subjektet politike, ai ka thënë se të dhënat për kandidatët pas rinumërimit, paraqesin një shkallë të lartë të pasaktësive në numërim.

“Sipas raportit nga vendvotimet e rinumëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36,007 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 20,978 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN”.

Ai ka thënë se ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi.

KQZ-ja më parë pati vendosur që në 10 komuna të rinumërohen 100 për qind e vendvotimeve. Këto ishin: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugu.

Ndërkohë, në 28 komuna të tjera (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut), pati marrë vendim që të rinumërohen nga 10 për qind e vendvotimeve.

KQZ-ja shkarkon përfaqësuesit e subjekteve politike në KKZ-në në Prizren

Gjithashtu KQZ-ja ka vendosur për shkarkimin e përfaqësueseve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.

Nga rinumërimi i deritashëm Prizreni ka dalë komuna me mospërputhjet më të mëdha. Me rinumërimin e 98 për qind të kutive, rezulton se kandidatëve të PDK-së u janë shtuar rreth 19 mijë vota që nuk i kanë marrë nga qytetarët.

Përfituesi më i madh nga ky keqnumërim është kandidati i PDK-së, Fetah Paçarizi. Nga 14 mijë e 606 vota sa kishte para rinumërimit, atij i kanë mbetur 8 mijë e 596. Dallimi prej 6 e 10 votash nënkupton se më shumë se 40 për qind e votës së tij ishte rezultat i abuzimit gjatë numërimit.

Në Prizren, nga PDK-ja kanë përfituar edhe Nait Hasani me 3 mijë e 409 vota, Kujtim Gashi me 2 mijë e 360, Luljeta Veselaj-Gutaj me 2 mijë e 102 dhe Arianit Çollaku me 1 mijë e 684 vota të gjithë këta kandidatë nga kjo komunë. Nën një mijë vota kanë përfituar edhe Fadil Demaku e Enver Hoxhaj.

Pas konstatimit se ka dallim në vota për kandidatët për deputetë, Prokurori i Shtetit u vu në lëvizje më 19 janar. Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, u ka kërkuar kryeprokurorëve në të gjitha prokuroritë themelore, që në të gjitha komunat ku ka përfunduar procesi i rinumërimit “të fillojnë grumbullimin e informatave të nevojshme dhe të sigurojnë prova relevante, që vërtetojnë kryerjen e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor”.

Një ditë më parë, Prokuroria Themelore e Prizrenit e autorizoi Policinë që të identifikojë fajtorët për këtë mospërputhje në vota.

Koalicioni i organizatave që monitoron procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), kërkoi që të ketë një hetim në nivel kombëtar.

DnV-ja tha se subjekt i hetimeve nuk duhet të jenë vetëm komisionerët, por edhe kandidatët që kanë “rezultojnë përfitues nga këto mospërputhje dhe manipulime”.

Më 9 janar, KQZ-ja njoftoi se kishte përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave. Votat e rregullta u numëruan nëpër qendrat komunale të numërimit, ndërksa votat tjera, përfshirë ato nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Gjatë procesit të numërimit, në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.

Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.

Manipulimi i votave në Kosovë është vepër penale. Megjithatë, së voni organizata joqeveritare ÇOHU publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave të fituara. Ajo pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë.

Rinumërimi i plotë i votave pritet të shtyjë konstitutimin e përbërjes së re të Kuvendit dhe formimin e ekzekutivit të ri.

The post KQZ-ja vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

WEF: Punët kryesore dhe tregu i punës në vitin 2025

By: Megi Dumi
19 January 2026 at 14:20

Viti 2025 solli një përzierje paradoksale sfidash dhe mundësish për punonjësit dhe punëdhënësit në mbarë botën.

Transformimi dixhital po riformëson vendet e punës dhe mënyrën se si funksionon tregu global i punës, ndërsa inteligjenca artificiale (IA) po ndryshon kërkesën për aftësi në të gjitha nivelet.

Tregu global i punës hyn në vitin 2026 me papunësi historikisht të ulët në shumë ekonomi të zhvilluara, OECD raportoi një normë 4,9% në prill 2025, por me dallime të theksuara rajonale në paga dhe punësim.

Brazili regjistroi paga rekord, Japonia vijoi rënien e pagave reale, Mbretëria e Bashkuar pa ngadalësim të punësimit pavarësisht rritjes së pagave, ndërsa Afrika e Jugut arriti papunësi 32,9%.

Raporti Future of Jobs 2025 i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) tregon një fuqi punëtore në tranzicion: 41% e organizatave presin të reduktojnë role të ekspozuara ndaj automatizimit nga IA, por 70% planifikojnë të punësojnë për aftësi të reja të lidhura me IA-në.

Deri në vitin 2030 parashikohen 78 milionë role të reja neto, edhe pse 22% e vendeve aktuale të punës do të ndryshojnë strukturë.

Shumica e punëdhënësve po investojnë në rikualifikim, trajnim për IA dhe mirëqenie të punonjësve.

Një shqetësim i madh në 2025 ishte tkurrja e vendeve fillestare të punës. Që nga janari 2024, shpalljet për pozicione hyrëse ranë me 29%.

Papunësia e të rinjve u rrit ndjeshëm në SHBA, Indi, Kinë dhe Afrikën e Veriut, ndërsa konkurrenca për pak vende pune u ashpërsua.

Si përgjigje, të rinjtë po diversifikojnë të ardhurat dhe po orientohen drejt praktikave, formimit profesional dhe punëve manuale.

Agjentët e IA po kalojnë nga pilotimi në përdorim real. 82% e drejtuesve planifikojnë t’i adoptojnë brenda 1–3 viteve, duke automatizuar detyra rutinë në menaxhim dhe administratë.

Megjithatë, sfida mbeten qeverisja, siguria dhe besimi.

Paradoksi i aftësive po thellohet: tepricë në role tradicionale dhe mungesa të theksuara në aftësi kritike të IA-së.

94% e drejtuesve raportojnë mungesa të tilla, ndërsa punëtorët po rrisin vetë aftësitë e tyre në IA, analizë të të dhënave dhe kompetenca njerëzore.

Ky tranzicion ofron edhe mundësi për të ngushtuar hendekun midis gjinive në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë).

Së fundi, konfliktet, emigracioni dhe fragmentimi gjeoekonomik po ndikojnë fuqishëm në tregun e punës.

Me mbi 122 milionë persona të zhvendosur globalisht dhe shkurtime fondesh në ndihmën humanitare, presionet mbi punësimin dhe modelet e biznesit pritet të vazhdojnë edhe në vitet në vijim. / WEF, Shqip.al

The post WEF: Punët kryesore dhe tregu i punës në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Sigurimi i automjeteve, si do të funksionojë sistemi bonus-malus

19 January 2026 at 14:16

Intervistë me Mimoza Hajdarmataj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë

 

Aplikimi për herë të parë i sistemit bonus–malus pritet të sjellë efekte pozitive në tregun e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve.

Mimoza Hajdarmataj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, thotë për “Monitor” se ky sistem do të përcaktojë tarifim më të drejtë, të bazuar në historikun real të dëmeve, ulje të sjelljeve abuzive dhe edukim gradual të konsumatorit drejt çmimeve të bazuara në risk real.

Nga ana tjetër, ajo thekson se ky sistem nuk duhet parë thjesht si tarifim, por si një mekanizëm që motivon kulturën e sigurimit, transparencën e të dhënave dhe bashkëpunimin mes institucioneve.

Znj. Hajdarmataj thotë se industria e sigurimeve parashikon një zgjerim të digjitalizimit të produkteve dhe proceseve në vazhdim.

Digjitalizimi pritet të automatizojë procedurat e marrjes në sigurim si dhe vlerësimit të riskut, duke përdorur baza të dhënash të përmirësuara, ndërsa kompanitë do të përdorin aplikacione digjitale për komunikimin me klientin dhe Inteligjencën Artificiale për parashikimin e riskut dhe menaxhimin e dëmeve.

Si e vlerësoni ecurinë e tregut të sigurimeve gjatë vitit 2025 dhe cilat ishin zhvillimet kryesore?

Viti 2025 ka qenë një vit ku tregu i sigurimeve ka treguar qëndrueshmëri dhe rritje dyshifrore.

Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto arritën në 22.3 miliardë lekë, me një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon se industria po lëviz drejt një strukture më të formalizuar dhe më të afërt me standardet europiane.

Rritja është udhëhequr nga sigurimi MTPL, me një rritje prej 14%, efekt i drejtpërdrejtë i modelit të ri aktuarial i përllogaritjes së primit.

Por duhet ta themi qartë: edhe pse kemi rritje të qëndrueshme, niveli i penetrimit të sigurimeve në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtit në rajon dhe në Europë. Rritja absolute është pozitive, por baza nga e cila po rritemi është ende e vogël.

Mbështetemi kryesisht në sigurimet e detyrueshme, qoftë nga shteti, apo nga marrëdhënie të tjera kontraktuale. Prandaj, ky është një moment i rëndësishëm për reflektim dhe orientim strategjik.

Nga viti 2026, pritet të zbatohet sistemi bonus-malus për sigurimin e detyrueshëm motorik TPL. A është tregu i përgatitur për këtë ndryshim dhe si prisni të ndikojë kjo risi në tregun e sigurimeve?

Reforma bonus–malus është një prej ndërhyrjeve më të rëndësishme strukturore për tregun motorik. Nga të dhënat e vitit 2025, shohim qartë se industria ka bërë punën e duhur për t’u përgatitur.

Tarifat janë stabilizuar, cilësia e të dhënave është përmirësuar ndjeshëm, procedurat e raportimit janë standardizuar dhe ka një përmirësim nga ana teknike te kompanitë.

Industria ka bërë investime të dukshme në kapacitetet teknologjike dhe në infrastruktura që janë të domosdoshme për funksionimin e bonus–malus dhe për proceset e reja të vlerësimit të riskut.

Po shohim sisteme më të avancuara të menaxhimit të të dhënave, integrim më të mirë të platformave me AMF-në dhe institucionet e tjera, rritje të saktësisë dhe cilësisë së informacionit të përdorur për aktuarët, infrastrukturë IT që mbështet tarifimin dinamik dhe individualizimin e riskut.

Këto nuk janë thjesht përmirësime teknike, ato janë përgatitja thelbësore për një treg që do të funksionojë mbi bazën e të dhënave të sakta dhe një kuadër tarifimi të diferencuar.

Bëhet fjalë për kapacitetin real të industrisë për të zbatuar me korrektësi reformat, për të operuar me transparencë dhe për t’u afruar me standardet e Bashkimit Europian.

Bonus–malus pritet të sjellë disa efekte të drejtpërdrejta pozitive: tarifim më të drejtë, të bazuar në historikun real të dëmeve; ulje të sjelljeve abuzive; rritje të disiplinës në tregun motorik; edukim gradual të konsumatorit drejt çmimeve të bazuara në risk real.

Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të theksojmë se kjo reformë nuk mund të shihet thjesht si tarifim, ajo motivon kulturën e sigurimit, transparencën e të dhënave dhe bashkëpunim mes institucioneve. Shoqata jonë është e angazhuar të asistojë që procesi të jetë i drejtë dhe i unifikuar.

Si e vlerësoni shkallën e digjitalizimit në tregun e sigurimeve dhe çfarë risish prisni në këtë drejtim gjatë vitit 2026?

Digjitalizimi është një nga faktorët që mund të transformojë rrënjësisht tregun. Deri më sot, industria ka bërë hapa të rëndësishëm, nga shitjet online, tek automatizimi i proceseve dhe integrimet teknike për produktet e detyrueshme.

Në vijim presim faza të reja të digjitalizimit, si automatizim i procedurave të marrjes në sigurim, si dhe vlerësimit të riskut, duke përdorur baza të dhënash të përmirësuara; aplikacione digjitale për komunikimin me klientin, që do të rrisin eficiencën dhe transparencën; Inteligjencë Artificiale për parashikimin e riskut dhe menaxhimin e dëmeve; harta digjitale të riskut, të cilat janë të domosdoshme për sigurimin e pronës, në një vend me ekspozim ndaj rreziqeve natyrore.

Cilat janë pritshmëritë tuaja kryesore për ecurinë e tregut të sigurimeve gjatë vitit 2026 dhe cilat besoni se do të jenë sfidat kryesore?

Për 2026 presim një ecuri pozitive të tregut, në vazhdën e dinamizmit të këtij viti.

Kjo rritje do të varet nga disa faktorë kyç, si formalizimi i MTPL përmes bonus–malus, zgjerimi i kërkesës për sigurim shëndeti, rritja graduale e interesit për sigurimet e pronës, dhe jo vetëm për produktet bazë, përmirësimi i edukimit financiar të publikut, e cila mbetet një sfidë e vazhdueshme, mbështetja institucionale, sidomos në sigurimin e pronës nga rreziqet natyrore.

Në përgjithësi, tregu po ecën në drejtimin e duhur, por për të arritur nivelet europiane na duhet një qasje e bashkërenduar: industri – rregullator – qeveri – publik. Pa këtë katërkëndësh, rritja e qëndrueshme është sfidë.

 

The post Sigurimi i automjeteve, si do të funksionojë sistemi bonus-malus appeared first on Revista Monitor.

Ari arrin nivel rekord dhe aksionet bien ndërsa thellohet kriza e Groenlandës

19 January 2026 at 14:00

Vendet europiane nxitojnë të reagojnë pasi Donald Trump kërcënon me tarifa në ndjekje të ishullit Arktik

Ari u rrit në një nivel rekord dhe aksionet ranë të hënën, pasi ndjekja e Groenlandës nga Donald Trump kërcënoi të ringjallte një luftë tregtare me Europën dhe i la marrëdhëniet transatlantike përballë krizës më të rëndë të viteve të fundit.

Tensionet mbi Groenlandën shpërthyen gjatë fundjavës pasi presidenti amerikan tha se do të vendoste tarifa ndaj tetë vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, që nga muaji i ardhshëm, nëse ato nuk mbështesin ambiciet e tij për të marrë nën kontroll ishullin Arktik.

Në përgjigje, kryeqytetet e BE-së po peshojnë nëse duhet të synojnë SHBA-në me tarifa me vlerë 93 miliardë euro ose të kufizojnë kompanitë amerikane nga tregu i bllokut.

Ari u rrit deri në 2.1 për qind, duke arritur në 4,690 dollarë për ons, ndërsa argjendi u ngjit me 4.4 për qind, teksa investitorët kërkuan strehë të sigurta. Tregjet europiane të aksioneve u hapën në rënie. Indeksi Stoxx Europe 600 u hap 1.5 për qind më poshtë, përpara se të rikuperohej dhe të tregtohej me një rënie prej 0.9 për qind.

Kontratat e së ardhmes të SHBA-së që ndjekin S&P 500 dhe Nasdaq 100 ranë përkatësisht me 0.9 për qind dhe 1.2 për qind.

“Vendosja e tarifave shënon një përshkallëzim në retorikën e Trumpit për Groenlandën dhe tregon se ai është serioz në përshkallëzimin e çështjes për ta marrë atë”, tha Mohit Kumar nga Jefferies.

Trump ka përdorur javët e fundit një retorikë gjithnjë e më luftarake ndaj Groenlandës, për të cilën presidenti amerikan thotë se është jetike për sigurinë e SHBA-së dhe e lakmuar nga Rusia dhe Kina.

Groenlanda është një pjesë gjysmë-autonome e Danimarkës, e cila menaxhon vetë disa fusha politikash, por nuk ka përgjegjësi për politikën e jashtme dhe atë të sigurisë. / FT

The post Ari arrin nivel rekord dhe aksionet bien ndërsa thellohet kriza e Groenlandës appeared first on Revista Monitor.

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

19 January 2026 at 13:30

Të paktën 2.4 miliardë lekë apo rreth 24 milionë euro ishte dëmi ekonomik dhe menaxhimi jo efektiv i parave publike që Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi gjatë auditimeve në 8 muajt të vitit të shkuar.

Publikimi i fundit i KLSH që përfshin periudhën janar-gusht vlerëson se gjatë periudhës Janar – Gusht 2025, janë dhënë 148 rekomandime mbi “gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 2.4 miliardë mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 112.2 milionë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2.29 miliardë lekë”.

Sipas KLSH vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik(1.2 mln euro) në buxhetin e shtetit, është konstatuar 57% në fushën e shpenzimeve dhe 43% në fushën e të ardhurave.

“Në fushën e shpenzimeve, peshën më të madhe (90%) e zënë shkeljet e konstatuara përgjatë procedurave të prokurimit dhe zbatimit të punimeve/kontratave në vlerën 57.4 milionë lekë (likuidime për punime të pakryera, mos llogaritje e kostove përfundimtare të shërbimit të projektimit, punime jo në përputhje me specifikimet teknike, etj).

Ndërsa në fushën e të ardhurave, peshën me të madhe (rreth 96% e totalit të të ardhurave) e zënë të ardhurat nga aktiviteti doganor, si pasojë e mos arkëtimit të detyrimeve doganore; pagesa detyrimesh doganore në import për të cilat nuk është vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, vlerësime të gabuara të importeve dhe deklarimeve të artikujve, përjashtim i padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtim i gabuar i shkeljeve doganore.

Gjithashtu problematika janë evidentuar në të ardhurat e munguara nga administrimi i pasurisë shtetërore dhe marrëdhëniet kontraktuale me palët e treta, në shumën prej 1.47 milionë lekë”, nënvizon KLSH.

Ndërkohë gjatë periudhës Janar – Gusht 2025,insitucioni suprem i auditit në vend ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 2.3 miliardë lekë nga të cilat: 1,76 mld lekë në fushën e të ardhurave (ose rreth 77% e totalit) kryesisht në të ardhurat e qeverisjes lokale për çështje që lidhen me detyrime për taksat dhe tarifat vendore (ose rreth 31% e totalit të të ardhurave), mos tarifimit/përllogaritjes së gabuar/mos aplikim të kamat vonesave për përdorimin e pronave të bashkisë nga subjektet private (ose rreth 32% e totalit të të ardhurave); dhe detyrime të pa arkëtuara për zjarre apo veprimtari të kundërligjshme si: prerje drurësh, gurë dekorativë etj., rreth 35% e totalit të të ardhurave. 523.5 milionë mijë lekë në fushën e shpenzimeve (ose rreth 23% e totalit) si rezultat i shkeljeve të konstatuara përgjatë procedurave të prokurimit dhe zbatimit të punimeve/kontratave në vlerën 253.9 milionë lekë, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve në vlerën 123 milionë lekë.

 

 

The post KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet appeared first on Revista Monitor.

Statistika / Të rinjtë, tendencat

By: Mira Leka
19 January 2026 at 12:54

Popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç ka rënë me mbi 40% ndërmjet 2019 dhe 2025, po ndërkohë të rinjtë e regjistruar si të papunë në të njëjtën periudhe kanë ardhur në rritje sipas krahasimit te të dhënave zyrtare nga INSTAT. Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë arriti në 15,717 persona në tremujorin e tretë të vitit 2025, nga 15,021 në të njëjtin tremujor të vitit 2019, ose 4,6% më shumë. ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistika / Të rinjtë, tendencat appeared first on Revista Monitor.

Nacionalizmi europian ka vdekur

By: Mira Leka
19 January 2026 at 12:49

Rroftë gastronacionalizmi europian. Një kontinent i bashkuar nga traktatet mbetet i përçarë nga recetat, shkruan The Economist   E sulmuar nga Rusia, e përmbytur ekonomikisht nga Kina dhe e braktisur nga Amerika, Europa prapëseprapë mund të besohet se do të përqendrohet te gjërat që kanë vërtet rëndësi. Si, për shembull, mënyra e saktë për të gatuar spageti karbonara. Kur muajin e kaluar u zbulua...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Nacionalizmi europian ka vdekur appeared first on Revista Monitor.

Në shtëpi dhe në shkollë, Inteligjenca Artificiale po shndërron fëmijërinë

By: Mira Leka
19 January 2026 at 12:39

Gjenerata IA. Ajo sjell shumë përfitime, por edhe rreziqe të fshehura, shkruan The Economist   Mësuesit mbetën të habitur. Disa nga nxënësit që përdornin Khan Academy, një platformë online të të mësuarit, dukeshin sikur po kopjonin në detyrat e matematikës me ndihmën e një bashkëpunëtori të panjohur. Një hetim arriti më në fund të zbulonte fajtorin: Pitagorën, një matematikan i lashtë grek me dobë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Në shtëpi dhe në shkollë, Inteligjenca Artificiale po shndërron fëmijërinë appeared first on Revista Monitor.

Kriza e eksporteve, në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë

19 January 2026 at 12:34

Eksportet kanë hyrë në një krizë të thellë, nga e cila nuk duket se po dalin. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se shitjet jashtë vendit kanë shënuar rënie në vitin 2025, për të tretin vit radhazi, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me 2024-n.

INSTAT raportoi se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %. Në 2024-n, eksportet kishin rënë me 16.2% dhe në 2023-n ishin tkurrur me 9.5%.

Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.

Tendenca e eksporteve përkon dhe më rënien e euros, që ka nisur që nga viti 2015, kur monedha e përbashkët këmbehej me gati 140 lekë, duke rënë gradualisht çdo vit, për të zbritur për herë të parë në histori poshtë 100 lekëve në gusht 2024 dhe duke ndenjur poshtë këtij niveli dhe në 2025-n, duke u mbyllur me një mesatare vjetore prej 97.8 lekë, me një nënçmim prej gati 30% (shiko grafikun e kursit).

Rënia në 2025-n

Vetëm dy grupe kanë pasur tendencë pozitive në 2025-n. Sipas INSTAT, Eksportet, gjatë vitit 2025 janë ulur me 6,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -1,3 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,6 pikë përqindje.

Në dhjetor, gjithsesi, u shënua një përmirësim i lehtë. Sipas INSTAT, Gjatë muajit Dhjetor 2025, në rritjen e eksporteve prej 5,6 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,0 pikë përqindje , “Materiale ndërtimi dhe metale” me nga +2,4 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,2 pikë përqindje. Negativisht kanë ndikuar grupet:  Ushqim, pije, duhan” dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0,5 pikë përqindje.

Eksporte e tekstile e këpucë në rënie të lehtë, shpresë për rikuperim

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë 2025-n, me rënie e rritje të lehta. Ky sektor e mbylli vitin me shitje prej 104 miliardë lekësh, me një rënie prej 1.1% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke ngadalësuar ritmet e tkurrjes.

“Viti 2025 shihet si momenti kur fillojmë të kthehemi drejt fitimit, ndërsa në 2026 parashikojmë vijimin e përmirësimit të performancës financiare dhe operacionale”, – shprehet Eva Laro, e cila drejton “Prodyn”, një nga fabrikat më të mëdha të këpucëve në vendin tonë.

Pas tre viteve të vështira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetesës dhe jo fitimit, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po hyn në vitin 2026 me pritshmëri më pozitive, por ende jo të sigurta. Rënia e vazhdueshme e Euros, rritja e mëtejshme e pagës minimale, tkurrja e kërkesës nga tregjet europiane dhe kostot shtesë që priten nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian po e vendosin fasonin shqiptar nën presion të dyfishtë. Në të njëjtën kohë, konkurrenca nga platformat kineze të tregtisë online si “Temu” dhe “Shein” po godet prodhuesit europianë, duke reflektuar drejtpërdrejt edhe te porositë për Shqipërinë.

Eksportet e tekstilet vijojnë të tjenë grupi më i madh eksportues në vend me 3% të totalit.

Minerale, lëndë djegëse, energji, me rënie

Grupi “Minerale. Lëndë djegëse, energji” ka eksportuar 62.8 miliardë lekë në 2025-n, me një tkurrje prej 6.7% me bazë vjetore, e ndikuar kryesisht nga aktiviteti i dobët i një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo kompani,  krahas konjukturës së pafavorshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka qenë në konflikte të vazhdueshme me qeverinë shqiptare për detyrimet fiskale.

Ky grup është i dyti më i madh në vend, me 18.2% të totalit.

Ushqime pije e duhan  me rritje

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit është një nga dy sektorët që ka shënuar rritje në 2025-n. Eksportet arritën në 55.9 miliardë lekë, me një zgjerim prej 5%, duke kaluar si grupi i tretë më i madh në vend, me 16.2% të totalit. Rritja e këtij grupi ka qenë më e lartë në sasi, por është ndikuar nga çmimet e ulëta në tregjet e huaja.

Ky grup pritet të ndikohet negativisht në 2026-n nga përmbytjet e janarit dhe ngricat.

Rritja e eksporteve bujqësore si në sasi dhe në vlerë dhe në anën tjetër rënia e prodhimit po tregon se sektori po shkon drejt konsolidimit.

Fermat e vogla dhe mesme në zonat e rurale të vendit po falimentojnë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë, teksa po rriten dhe po zgjerohen fermat e mëdha blegtorale dhe ato në sera në zonat me bujqësi intensive si Fieri, Lushnja etj. me destinacion eksportin.

Të dhënat e periudhës 2021–2025 tregojnë një rritje të qëndrueshme dhe të fortë të eksporteve të zarzavateve dhe frutave, ku totali është zgjeruar me rreth 70 për qind. Vlera e e tyre arriti në mbi

17.1 miliardë lekë në 10-mujorin e 2025, nga 10.1 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Të krahasuara me 10-mujorin e 2024 eksportet e frutave dhe zarzavateve u rriten me 22 % në vlerë.

Fermerët që operojnë në sektorin e prodhimit në fushë në zonën e Samaticës Berat, thotë se prodhimi nuk është se po zgjerohet, por po manovrohet me disa kultura që besohet se rrisin vlerën. Për shembull vitet e fundit është rritur ndjeshëm eksporti i shalqinjve dhe lakrave.

Materiale ndërtimi e metale në rënie nga efekti i Kurum

“Materialet e ndërtimit dhe metalet”  e mbyllën vitin me një rënie prej 25.4%, më e thella nga të gjitha grupmallrat, duke zbritur në grupin e katërt më të eksportuar në vend, me 14% të totalit. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit të Kurum, prodhuesit të çelikut dhe një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend, i cili nuk pritet të rifillojë aktivitetin për përpunimin e metaleve edhe për dy vjet deri sa të përfundojë investimi 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan, në bashkëpunim me Danieli Officine Meccaniche S.p.A. Burime nga kompania thanë se për momentin po vazhdohet vetëm me shitjen e energjisë nga HEC që Kurum zotëron.

Makineritë e pajisjet me rritje

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  është grupi tjetër me rritje në 2025-n. Shitjet e tij arritën në 39.7 miliardë lekë, me një rritje prej gati 6%

Pesha e këtij grupi ka arritur në 11.5% të totalit.

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria mbështetëse automotive ka vijuar të ketë një rritje edhe pse të moderuar. Ky grup deri në mes të vitit kishte pritshmëri jo dhe aq optimiste nisur nga paqartësia që përkufizon industrinë e automobilave globalisht por 3 mujori i fundit i vitit të shkuar duket se shënoi edhe kthesën kur porositë erdhën në rritje. Një pjesë  e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme. Ndërkohë vendimi i KE për të lënë  mjetet me djegie të brendshme pritej 2035 ne formë hibride  ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë.

Deficiti tregtare përkeqësohet

Gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 887 mld lekë, duke u ulur me 0,8 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 541 mld lekë, duke u rritur me 3,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Burimi: INSTAT

 

Burimi: BSH

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Kriza e eksporteve, në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë appeared first on Revista Monitor.

Kuptimi i suficitit tregtar rekord të Kinës

By: Mira Leka
19 January 2026 at 12:23

Jo aq i vetëmbështetur. Vendi po e nënvlerëson varësinë nga eksportet, shkruan The Economist   Kur njerëzit në Kinë flasin për “dy mbledhjet”, ata nënkuptojnë takimet vjetore të legjislativit të vendit dhe të organit këshillimor, që mbahen në mars. Por një tjetër çift mbledhjesh dhjetorin e kaluar mund të rezultojë më e rëndësishme për ekonominë kineze. Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike (CEWC...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kuptimi i suficitit tregtar rekord të Kinës appeared first on Revista Monitor.

❌
❌