Normal view

Protestuesit hedhin poshtë dokumentin “Besa”: Nuk tërhiqemi nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës

By: redi
25 July 2026 at 21:15

Sonte u mbajt protesta 56-të dhe përballë Kryeministrisë, organizatorët dhe pjesëmarrësit iu përgjigjën dokumentit strategjik “Besa”, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama, i cili do të ketë si test të parë pikërisht projektin e Zvërnecit. Brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumente apo të realizohet një…

Source

Protesta e 56-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Protesta kundër projektit të planifikuar në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 56-të.

Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më tej përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe largimin e Qeverisë.

Me pankarta dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit kërkuan shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, rishikimin e ligjit zgjedhor, si dhe largimin e asaj që e cilësuan kastë e vjetër politike.

Një i moshuar, pjesëmarrës në protestë u shpreh se “kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë”.

“Nuk ka zbatuar të drejtat e njeriut. E kanë shkelur që me tokat. Në pushtetin lokal kërkon të drejtë nuk zbatohet, çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut”, tha ai.

Një tjetër i ri, pohoi nga protesta së “Shqipëria është e korruptuar me banda”, ndërsa u ndal te takimi i Kryeministrit Rama pak ditë më parë në Theth, ku tha se “vetëm 20 persona ishin të pranishëm”.

“Rama në mbledhje kishte 20 veta dhe nuk ishte në Theth, ishte thjesht propagandë. Shqipëria është e korruptuar me banda. 6 çuna i kanë futur në byrektore dhe i kanë rrahur. Mua nuk më kanë prekur se kam nënshtetësi britanike”, tha ai.

Në fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë, organizatorët dhe pjesëmarrësit ritheksuan kërkesat e tyre për krijimin e një qeverie tranzitore, ndërmarrjen e ndryshimeve kushtetuese, si dhe shfuqizimin e ligjeve për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Në përfundim, pjesëmarrësit vijuan marshimin në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Protesta e 56-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë, foto: Florian Abazaj
1 nga 19

 

The post Protesta e 56-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

56 ditë protestë, i moshuari: Kjo qeveri ka humbur besimin, nuk mbron të drejtat e qytetarëve

By: redi
25 July 2026 at 19:40

Sot po mbahet dita 56-të e protestës kundër qeverisë ”Rama 4”. Nga sheshi ”Skëndërbej”, një qytetar i moshuar u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë për shqiptarët dhe se nuk ka zbatuar asnjë të drejtë themelore të njeriut. ”Nga kjo qeveri nuk është bërë asgjë. Nuk ka zbatuar të drejtat e njeriut. E kanë shkelur që me tokat. Në pushtetin lokal kërkon të drejtë nuk zbatohet, çfarë dreq qeverie është…

Source

Zvërneci në “besë” të Ramës/ Minxhozi: Elektorati gri në bulevard solli reagimin në qeveri

By: Rovena
25 July 2026 at 19:37

Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë për “Tirana Live” se protesta e fundit në bulevard nxori në shesh “elektoratin gri”, një masë njerëzish që zakonisht bojkoton edhe votimet.

Sipas tij, lëvizja mori shpejt trajtë politike, e nxitur jo thjesht nga një incident i izoluar, por nga konsumimi i qeverisë në mandatin e saj të katërt. Minxhozi theksoi se fitorja e 11 majit krijoi një mazhorancë arrogante, ndërsa vendi po vuan kryesisht nga pabarazia sociale dhe kriza e inflacionit.

Megjithatë, ai vlerësoi se me vetëm disa qindra protestues qeveria nuk mund të rrëzohet. Në fund, analisti vuri në dukje se partitë politike pa dyshim u përpoqën ta shfrytëzonin dhe ta futnin këtë revoltë nën kontrollin e tyre.

“U krijua një masë njerëzisht që deri dje nuk kishin dalë, madje as për votime, kur ditën e zgjedhjeve zgjedhin plazhin. Është një lëvizje e rrezikshme për qeverinë, e cila kërkon në burg jo vetëm kryeministrin, dhe kreun e partisë.

Elektorati gri në bulevard solli reagimin në qeveri. Unë mendoj që protesta rrëshqiti në kërkesa politike, sepse mllefi i kësaj nuk daton nga tërheqja zvarrë e atij personi, por kjo ndodhet për faktin që qeveria ndodhet në mandatin e saj të katërt, është harxhuar gjatë rrugës. Fitorja e 11 majit sanksionoi fundit e opozitës dhe krijoi kësisoj një mazhorancë shumë hijerëndë, arrogante dhe jo shumë empatike.

Ky lloj raporti i shprishur i një qeverie dhe një mazhorance të palëkundur. Ky nuk është një shtet i varfër, që vuan për bukën e gojës, por është një shtet që vuan nga pabarazia dhe një krizë inflacioni. Me 300 vetë nuk e rrëzon dot qeverinë. Që partitë futin duart në protestë as që nuk diskutohet. Që tre partitë e vogla u përpoqën, as që nuk diskutohet”, tha Minxhozi.

Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka injoruar kërkesat e protestuesve, ndërsa pretendoi se lëvizja qytetare “jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet gjithnjë e më tronditëse për regjimin e tij”.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se java që lamë pas u karakterizua nga zhvillime politike dhe parlamentare, duke akuzuar mazhorancën se miratoi ligje dhe ndryshime ligjore që, sipas tij, favorizojnë interesa të caktuara.

“Këtë javë, Edi Rama përdori forcën e kartonave të tij të krimit për të votuar në parlament ligje dhe amendime të Kodit Civil, të Kodit Detar, me të cilat ai mbështet fuqishëm oligarkët dhe interesat e tij kriminale. Edi Rama përdori kartonat e tij të krimit për të votuar në parlament dhuratën e parave që u grabiti pensionistëve shqiptarë, qytetarëve shqiptarë dhe për t’ua dhuruar ato miliarderit Kanye West”, tha Berisha.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për përdorimin e forcës ndaj protestuesve gjatë protestave të fundit, duke pretenduar se ndaj tyre janë përdorur lëndë kimike dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës.

“Ai përdori dhunën më të egër, lëndët helmuese, djegëse, kimike njëlloj si ato që përdoren në llogoret e luftës kundër armiqve, i përdori ndaj protestuesve paqësorë”, tha Berisha.

Sipas kreut të PD-së, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e cilësoi si jolegjitim, duke përsëritur akuzat e opozitës për procesin zgjedhor dhe qeverisjen.

Në deklaratën e tij, Berisha kritikoi edhe qëndrimet e kryeministrit lidhur me luftën kundër korrupsionit, duke pretenduar se Rama ka injoruar rastet e dënimeve të zyrtarëve të lartë në Shqipëri./ /gj.m/ a.jor.

The post Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌