Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Lajme Shqiperi

13:00 Më pak plastikë! Shpiket materiali që tretet në ujë për 6 orë

By: Klara
20 January 2026 at 13:00

Aquafade mund të jetë zgjidhja për të kapërcyer problemin e mbetjeve plastike nga pajisjet elektronike. Është një material plastik i tretshëm që shpërbëhet plotësisht brenda gjashtë orëve kur vendoset në ujë.

Ai mund të përdoret për të mbështjellë pajisjet elektronike si kompjuterët apo tastierat dhe të tretet kur pajisja nuk duhet më duke lehtësuar riciklimin ose ripërdorimin e elementëve më të vlefshëm dhe duke pakësuar mbetjet elektronike.

“Ne zbuluam një material që është si ngjitës, quhet PVOH ose alkool polivinil. Një ngra kriteret është që duhet të jetë i sigurt si produkt ushqimor, nëse fëmijët e lëpijnë, duhet të jetë plotësisht i biodegradueshëm në sistemin e tubacioneve”, tha Samuel Wangsaputra.

Sfida ishte te krijimi i një mbulese kundër ujit që mund të shpërbëhet, por edhe shumë rezistente.

Shtresa, gjithashtu e prodhuar nga një polimer plastik, aplikohet vetëm në pjesën e jashtme duke e bërë produktin kundër ujit deri në 5 metra për 30 minuta duke mbuluar kështu rastet e ndonjë incidenti apo në mot të lagësh.

“Por nëse heq vetëm një vidë, kjo krijon rrjedhje. Më pas e fut në ujë. Pas 5-6 orësh, do të tretet dhe ajo që mbetet është ujë i bardhë dhe pjesët më të vlefshme të pajisjes elektronike.”

Uji thjesht mund të derdhet në lavaman apo tualet dhe dekompozohet në sistemin e tubacioneve.

Zbatimi i parë në rang komercial i Aquafade mund të jetë shtresa mbështjellëse e shiritave të dorës me LED që përdoren në koncerte.

Momentalisht, Aquafade kushton sa dyfishi i plastikës që synon të zëvendësojë. Por kjo kosto i shtohet totalit me 5-10% dhe prodhimi në masë do të ulë çmimin./KM

12:50 Hokej mbi akull dhe tensione! Danimarka sfidon SHBA-të në sport mes krizës për Groenlandën

By: Klara
20 January 2026 at 12:50

Last Updated on 20/01/2026 by Klara

Takimi i tyre mund të zhvillohet në Ditën e Shën Valentinit, por gjithçka tjetër pritet të jetë larg romantikës! Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara, marrëdhëniet e të cilave janë më të ftohta se asnjëherë më parë, do të përballen muajin e ardhshëm në një ndeshje hokeji mbi akull.

Sipas programit zyrtar, një javë pas nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina në Itali, përfaqësuesja e Danimarkës, e njohur si “Luanët Danezë”, do të luajë kundër ekipit amerikan në një ndeshje të raundit paraprak, më 14 shkurt, në arenën e hokejit në Santagiulia të Milanos.

Marrëdhëniet dypalëshe diplomatike janë tensionuar deri në pikën e thyerjes nga përpjekjet agresive të Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës, territor gjysmë-autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës. Presidenti amerikan ka deklaruar se ishullin do ta marrë “një mënyrë ose një tjetër”.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e ka kritikuar ashpër atë që e quajti “presion krejtësisht të papranueshëm” nga SHBA-të, duke theksuar se “kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe vendet e vogla nuk duhet të kenë frikë nga vendet e mëdha”.

Trump i ashpërsoi më tej qëndrimet gjatë fundjavës, duke kërcënuar me vendosjen e tarifave të reja ndaj tetë vendeve evropiane, përfshirë Danimarkën, nëse ato nuk do të hiqnin dorë nga kundërshtimet ndaj planeve të tij. Po ashtu, ai i tha kryeministrit të Norvegjisë se SHBA-ja kishte nevojë për “kontroll të plotë dhe total mbi Groenlandën”.

Dhjetëra mijëra qytetarë danezë, së bashku me grenlandezë, dolën të shtunën në protesta në mbarë mbretërinë kundër ambicieve territoriale të presidentit amerikan për ishullin arktik. Ata mbanin pankarta me mbishkrime si “Duart larg Groenlandës dhe “Groenlanda nuk është në shitje”.

Hokeji mbi akull, një sport i shpejtë dhe fizik, ku tensionet shpesh shpërthejnë, nuk është i panjohur për përballje me ngarkesë politike. Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1980 shënuan të ashtuquajturin “Mrekullia mbi Akull”, kur një ekip i ri dhe kryesisht amator i SHBA-së mposhti Bashkimin Sovjetik, kampionin në fuqi me katër medalje ari radhazi.

Sporti dhe diplomacia janë përplasur shpesh, si në ndeshjen e famshme të polo-s në ujë mes Hungarisë dhe Bashkimit Sovjetik në Lojërat Olimpike të Melburnit më 1956, kur ekipi hungarez mori vesh për pushtimin e Budapestit nga tanket sovjetike.

Dy ekipet u takuan në gjysmëfinale, ku Hungaria fitoi 4-0 pas një ndeshjeje të dhunshme dhe të tensionuar, e shënuar nga goditje, gërvishtje dhe grushte nga të dyja palët. Pesë lojtarë u përjashtuan dhe takimi hyri në histori si ndeshja “Gjak në Ujë”.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë renditjen botërore të hokejit mbi akull për vitin 2025 dhe konsiderohen ndër favoritët e turneut. Danimarka, e cila merr pjesë në garat olimpike të hokejit për meshkuj vetëm për herë të dytë, renditet e teta dhe shihet gjerësisht si skuadër më pak e favorizuar.

Rëndësia e turneut është rritur edhe nga përfshirja e lojtarëve të Ligës Kombëtare të Hokejit të Amerikës së Veriut (NHL) për herë të parë që nga viti 2014, çka do të thotë se shumë nga lojtarët më të mirë në botë, përfshirë disa danezë do të jenë pjesë e garës.

Hokejisti danez Nikolaj Ehlers, i cili luan për Carolina Hurricanes në NHL, e cilësoi pjesëmarrjen si “një moment krenarie” dhe tha se “do të jetë shumë argëtuese”. Ndërsa bashkëkombësi i tij, Mads Søgaard nga Ottaëa Senators, u shpreh se ishte “krenar të përfaqësonte vendin e tij”.

Ehlers shtoi se synimi i Danimarkës është “të bëjë gjithçka që mundet dhe të luftojë fort”, duke theksuar se “nëse e bëjmë këtë, gjërat e mira do të vijnë”. Asnjëri prej lojtarëve nuk komentoi për ndonjë ndjesi politike lidhur me përballjen ndaj SHBA-së./K.M

12:40 Korporatës “i mbeten pronat në derë”, shtyhet afati i aplikimeve për “Pallatin e Kongreseve”

By: Klara
20 January 2026 at 12:40

Përpara festave të nëntorit, vitin e kaluar, Korporata e Investimeve Shqiptare hapi zyrtarisht procedurën konkurruese për zgjedhjen e partnerit privat që do të marrë përsipër rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve dhe ndërtimin e një godine të re multifunksionale në truallin ngjitur, që parashikohet të jetë një kullë në lulishten që ndodhet aktualisht pas Pallatit të Kongreseve. Bëhet fjalë për një nga projektet më simbolike dhe më të ndjeshme urbanisht në kryeqytet, jo vetëm për shkak të vendndodhjes në një zonë të lakmuar, por edhe për ndërthurjen mes trashëgimisë kulturore, interesit publik dhe zhvillimit imobiliar.

Por më 19 Janar, pa shumë bujë dhe vetëm përmes një postimi në “story” në Facebook, Korporata njoftoi shtyrjen e afatit për pranimin e propozimeve nga 26 Janar 2026 në 16 Shkurt 2026. Kjo shtyrje afati nënkupton se interesi i privatit ka qenë i vakët, duke vënë kështu në rrezik dështimi të vetmen thirrje të Korporatës në seksionin e “thirrjeve të hapura”.

Dy site, një projekt: monument kulture dhe “kullë” shumëfunksionale

Ekofin raportoi në nëntor, pasi konsultoi dokumentat e konkursit dhe se zona është e ndarë në dy “site”. I pari është vetë Pallati i Kongreseve, me truall 11,740 metra katrorë dhe një sipërfaqe ekzistuese ndërtimi prej 5,604.8 metra katrorë. Ky objekt, i ndërtuar në vitet 1982–1986 dhe i shpallur Monument Kulture i Kategorisë II, është jo vetëm skenë qendrore për kongrese, festivale dhe evente shtetërore, por edhe një nga shembujt më domethënës të arkitekturës monumentale të asaj periudhe.

 

I dyti është trualli për sipërmarrje në kufi me Pallatin, me një sipërfaqe totale 4,760 metra katrorë, i përbërë nga parcelat 7/74 dhe 7/88 në zonën kadastrale 8160. Pikërisht këtu parashikohet ndërtimi i një objekti të ri multifunksional me përdorim të përzier, ku mund të ndërthuren funksione akomodimi, biznesi, zyra, tregti, shërbime dhe parkim nëntokësor. Sipërfaqja maksimale e lejuar ndërtimore mbi tokë është 50,000 metra katrorë, ndërsa minimumi 40,000 metra katrorë, duke e pozicionuar projektin në kategorinë e zhvillimeve të mëdha urbane.

Dy strukturat – Pallati ekzistues dhe godina e re – duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, secila me identitetin e vet, por në harmoni arkitektonike dhe funksionale. Sfida për projektuesit është që ndërtimi i ri të mos “mbytë” apo relativizojë siluetën e Pallatit të Kongreseve, por ta theksojë dhe ta vërë në dukje si pikë reference në një ansambël të ridimensionuar.

Modeli i sipërmarrjes: rivitalizim pa barrë direkte në buxhet

Kuadri ligjor mbi të cilin mbështetet projekti është vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 137, datë 06.03.2024, që rregullon përdorimin e pronës shtetërore nëpërmjet qirasë, enfiteozës, leasing apo partneriteteve të tjera publike-private, si dhe vendimi nr. 503, datë 10.09.2025, që transferon pronat shtetërore te Korporata e Investimeve Shqiptare për realizimin e projektit.

Në termat praktikë, kjo do të thotë se financimi i rivitalizimit të Pallatit të Kongreseve nuk planifikohet si investim klasik buxhetor, por si pjesë e një pakete që “shlyhet” përmes zhvillimit imobiliar të truallit ngjitur. Partneri privat do të investojë në restaurimin dhe modernizimin e monumentit dhe, në këmbim, do të marrë një pjesë të caktuar të sipërfaqes së zhvillimit në godinën e re multifunksionale.

Kriteri bazë financiar është i qartë: pjesa takuese e Korporatës nuk mund të jetë më pak se 45 për qind e sipërfaqes totale të zhvillimit në objektin multifunksional. Fituesi, megjithatë, duhet të ofrojë përqindjen më të lartë mbi këtë prag minimal. Sa më e lartë të jetë pjesa që i mbetet Korporatës, aq më “i shtrenjtë” konsiderohet kontributi i partnerit privat në rivitalizimin e Pallatit dhe aq më e favorshme llogaritet marrëveshja për palën publike.

Procedurë në dy faza me konkurs ndërkombëtar arkitekturor

Përzgjedhja e partnerit privat bëhet përmes një procedure konkurruese me pikëzim, të strukturuar në dy faza dhe tre zarfa. Në fazën e parë, të kualifikimit, subjektet e interesuara dorëzojnë dokumentacionin ligjor e profesional, si dhe dy projekt-ide paraprake arkitekturore. Këto projekt-ide vlerësohen në bazë të Termave të Referencës të përgatitura nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, e cila garanton edhe standardin teknik dhe urbanistik të konkursit.

Nga kjo fazë përzgjidhen pesë kandidatë të renditur të parët, të cilët konsiderohen të kualifikuar. Ata jo vetëm duhet të kenë projekt-ide të vlerësuara arkitektonikisht, por edhe të marrin përsipër një sërë detyrimesh paraprake: të financojnë shpenzimet e konkursit ndërkombëtar, të paguajnë vlerën e projektit të detajuar arkitekturor të koncept-idesë fituese, të sigurojnë ambiente pune provizore për institucionet publike që sot ndodhen në truall, të përballojnë taksat e tarifat e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, të mbulojnë kostot e regjistrimit të pronave të reja dhe të Korporaës, si dhe të garantojnë zhvillimin e vetë projektit të Rivitalizimit të Pallatit të Kongreseve nga pjesa takuese e Korporatës në godinën e re.

Vetëm këta pesë kandidatë ftohen në fazën e dytë, ku dorëzojnë një propozim të plotë të ndarë në dy zarfa: zarfi i parë përmban projekt-idetë arkitekturore të detajuara, ndërsa i dyti ofertën financiare. Vlerësimi kryhet në dy etapa në kuadër të një konkursi të hapur publik, në prani të një jurie ndërkombëtare, çka synon t’i japë procesit transparencë, kredibilitet profesional dhe një dimension konkurrues mbi standardin mesatar të tregut lokal.

Si përcaktohet fituesi: arkitektura dhe matematika e metro katrorëve

Formula e përzgjedhjes së fituesit është e dyfishtë. Fillimisht, juria vlerëson projekt-idetë arkitekturore dhe jep çmimet për pesë projektet e para, duke renditur konceptet më të mira nga pikëpamja e respektimit të trashëgimisë, integrimit urban, funksionalitetit dhe qëndrueshmërisë. Më pas, në etapën e dytë, në lojë hyn oferta financiare, ku çelësi është përqindja e sipërfaqes që partneri privat i ofron Korporatës mbi kriterin bazë 45 për qind.

Kontrata i jepet kandidatit që arrin të kombinojë dy elemente: të vlerësohet me çmimin e parë për projekt-idenë arkitekturore dhe, njëkohësisht, të ketë ofertën më të favorshme financiare mbi kriterin bazë, në terma të sipërfaqes së zhvillimit që i kalon palës publike. Praktikisht, kërkohet që cilësia arkitekturore dhe interesi publik në formën e pjesës takuese të shtetit në objektin e ri të jenë të balancuara.

Në kontratë formalizohet edhe detyrimi që, me kërkesë të Korporatës, fituesi të sigurojë zhvillimin e projektit të Rivitalizimit të Pallatit të Kongreseve sipas projekt-idesë fituese, ku vlera e këtij projekti mbulohet nga pjesa takuese e Korporatës në zhvillimin e ri multifunksional. Në teori, kjo krijon një mekanizëm ku monumenti përfiton një cikël të plotë restaurimi e modernizimi, i “paguar” nga të ardhurat e gjeneruara nga zhvillimi imobiliar i truallit ngjitur.

Pritshmëritë dhe pikëpyetjet: midis interesit publik dhe tregut

Nga perspektiva e politikës urbane dhe financave publike, ky model synon të marrë maksimumin nga një aset strategjik shtetëror: të ruajë një monument, ta bëjë atë funksional sipas standardeve bashkëkohore për konferenca, evente hibride dhe aktivitete kulturore, të krijojë hapësira pune moderne për administratën dhe, në të njëjtën kohë, të gjenerojë funksione ekonomike të qëndrueshme përmes godinës së re multifunksionale.

Megjithatë, pyetjet që ngrihen janë tipike për çdo projekt të kësaj natyre: sa do të mbizotërojë logjika e zhvillimit imobiliar ndaj kujdesit për trashëgiminë? A do të arrijë konkursi ndërkombëtar të prodhojë një zgjidhje të rafinuar arkitekturore, që e sheh Pallatin e Kongreseve jo si pengesë, por si vlerë qendrore të projektit? A do të jetë pjesa takuese e Korporatës realisht në proporcion me vlerën që po krijohet dhe me detyrimet që merr përsipër partneri privat?/K.M

12:30 Pas Australisë, Britania e Madhe drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

By: Klara
20 January 2026 at 12:30

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të nisë një konsultim mbi një ndalim të mundshëm të përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën 16 vjeç, duke ndjekur modelin australian. Edhe pse kryeministri britanik Keir Starmer fillimisht kundërshtoi një ndalim të përgjithshëm për fëmijët nën 16 vjeç, linja e qeverisë ka filluar të ndryshojë ditët e fundit, me ministrat që tani njoftojnë zyrtarisht nisjen e një konsultimi mbi një kuadër rregullator më të rreptë.

Konsultimi do të shqyrtojë, ndër të tjera, nëse pragu i pëlqimit dixhital duhet të rritet, si mund të përmirësohet saktësia e teknologjive të verifikimit të moshës dhe nëse veçoritë që përforcojnë sjelljet varësisë, të tilla si “vijat” dhe lëvizja pafund e përmbajtjes, duhet të hiqen ose të kufizohen.

Lëvizja e qeverisë vjen përpara një votimi në Dhomën e Lordëve mbi një amendament të paraqitur nga ish-ministri konservator i arsimit, Lord Nass. Amendamenti do të kërkonte që platformat e mediave sociale të zbatojnë sisteme “shumë efektive” të kontrollit të moshës për të parandaluar aksesin nga fëmijët nën 16 vjeç.

Një deputet laburist tha se do të ishte e pamundur që udhëheqja të impononte disiplinë partiake mbi amendamentin, pasi kjo mund të çonte në një tjetër rebelim të brendshëm, të ngjashëm me atë për përfitimet sociale.

Lord Nash kritikoi iniciativën e qeverisë, duke thënë se ajo “nuk ofron asgjë thelbësore” për qindra mijëra prindër, mësues, mjekë, policë dhe ekspertë të sigurisë kombëtare që po bëjnë thirrje për rritjen e kufirit të moshës.

“Sa më shumë të vonojmë, aq më shumë fëmijë i lëmë të ekspozuar”, tha ai, duke i nxitur Lordët të mbështesin amendamentin e tij.

Ministrja e Teknologjisë Liz Kendall tha se qeveria synon të shkojë përtej kuadrit aktual të Aktit të Sigurisë Online, duke theksuar se shqetësimet e prindërve mbeten të forta.

“Ne duam që teknologjia të pasurojë jetën e fëmijëve, jo t’u shkaktojë atyre dëm”, tha ai, duke shtuar se qëllimi është të sigurohet që çdo fëmijë “të ketë fëmijërinë që meriton”.

Ndërkohë, Departamenti i Arsimit po forcon udhëzimet e tij mbi përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​në Angli, duke sqaruar se ato duhet të funksionojnë si “hapësira pa celularë”, megjithatë pa vazhduar me një ndalim legjislativ.

Ofsted tani do të shqyrtojë nëse shkollat ​​po i zbatojnë në mënyrë efektive politikat e tyre për telefonat celularë, si pjesë e inspektimeve të tyre të sjelljes.

Sipas të dhënave nga departamenti, 99.9% e shkollave fillore dhe 90% e shkollave të mesme dhe të larta tashmë kanë një politikë përkatëse, megjithatë, 58% e nxënësve të shkollave të mesme deklarojnë se telefonat celularë përdoren pa leje në mësime, një përqindje që arrin në 65% për 14-16 vjeçarët./K.M

12:30 Një kast i mbushur me yje, nga Cruise te Streep, për komeditë e vitit 2026

By: Leonard
20 January 2026 at 12:30

Hollivudi rikthehet te humori me aktorë të “live action”, me Kidman, Bullock dhe Demi Moore.

nga Francesca Pierleoni

Në një botë ku alarmet globale vazhdojnë të shtohen dhe fati i kinemasë në sallë bëhet gjithnjë e më i paqartë, Hollivudi nuk e lë pas dore humorin dhe në vitin 2026 u ofron shikuesve një listë të pasur komedish me aktorë “live action” (shpesh të përziera me zhanre të tjera), ku shumë yje rikthehen në plan të parë: nga Tom Cruise te Demi Moore, nga Meryl Streep te Nicole Kidman.

Ai ka debutuar tashmë në SHBA në vitin 2025 – aq sa renditet ndër filmat më të vlerësuar të sezonit, me shanse të mëdha për nominime Oscar – por Marty Supreme, tragjikomedia e zezë e Josh Safdie-t me protagonist Timothée Chalamet, në rolin e një talenti të paparashikueshëm dhe të paskrupullt të ping-pongut në SHBA-në e viteve 1950, do të mbërrijë në Itali më 22 janar.

Është një histori e frymëzuar nga jeta e një lojtari real dhe karizmatik ping-pongu nga Nju Jorku, Marty Reisman. Mes titujve të shumtë, më 12 shkurt mbërrin Pillion i Harry Lighton, fitues i çmimit Un Certain Regard për Skenarin më të Mirë në Kanë 2025. I përshkruar si “një komedi romantike BDSM” (akronim që përfshin praktikat e lidhjes dhe disiplinës, dominimit/nënshtrimit dhe sadomazokizmit, red.), filmi ka në rolin kryesor Alexander Skarsgård si Ray, udhëheqës karizmatik i një grupi motoristësh, i cili zhvillon një marrëdhënie BDSM me Colin (Harry Melling), një djalë i turpshëm dhe introvert, në rolet përkatëse të “mjeshtrit” dhe të nënshtruarit të përkushtuar.

Ndër titujt më të pritur të vitit është edhe Digger, nga regjisori fitues i çmimit Oscar Alejandro G. Iñárritu: një komedi “me përmasa katastrofike”, siç paralajmëron posteri. Në film, Tom Cruise luan Digger Rockwell, njeriun më të fuqishëm në botë, i cili nis një mision për të provuar veten si shpëtimtar i njerëzimit, përpara se katastrofa që ai vetë shkakton të shkatërrojë gjithçka. Dalja në SHBA parashikohet për tetor dhe ka shumë gjasa të paraprihet nga një premierë në një festival të madh filmi (Venecia duket favoritja kryesore).

Njëzet vjet pas filmit kult Djalli vesh Prada, adaptimi i bestsellerit të Lauren Weisberger, rikthehet rivaliteti mes perandoreshës së pamëshirshme të botës së modës, Miranda Priestly (e frymëzuar nga Anna Wintour dhe e bërë ikonë nga Meryl Streep), dhe ish-asistenteve të saj, tashmë kundërshtare: Andy Sachs (Anne Hathaway) dhe Emily Charlton (Emily Blunt). Fusha e betejës është Djalli vesh Prada 2 (del më 29 prill), sërish me regji nga David Frankel, bazuar në romanin vijues Revenge Wears Prada: The Devil Returns.

Një kapitull i ri, 28 vjet pas filmit të parë (i publikuar në Itali me titullin Practical Magic), sjell rikthimin e motrave shtriga Gillian dhe Sally Owens, të interpretuara nga Nicole Kidman dhe Sandra Bullock, në përzierjen komedi–dramë–fantazi Practical Magic 2, me regji nga fituesja e Oscar-it Susanne Bier, në kinema nga 17 shtatori.

Aventurat familjare të mbushura me humor të lehtë dhe ndjenja të mira, me protagonistë Robert De Niro dhe Ben Stiller, vazhdojnë me Meet the Parents (titulli italian ende i përkohshëm). Risia kryesore është Ariana Grande në rolin e Olivia-s, e dashura e re e Henry Focker (Skyler Gisondo), e papëlqyer nga babai i tij, Greg (Stiller).

Glen Powell interpreton Becket në thrillerin me elemente komedie të zezë të John Patton Ford, How to Make a Killing: një anëtar i mohuar që në lindje i një familjeje jashtëzakonisht të pasur, i cili vendos të marrë atë që mendon se i takon, me çdo mjet të nevojshëm. Robert Pattinson dhe Zendaya luajnë një çift të sapomartuarish që zbulojnë të vërteta të papritura për njëri-tjetrin vetëm pak ditë para dasmës, në komedinë romantike të Kristoffer Borgli-t, The Drama.

Komeditë fantastiko-shkencore janë po ashtu në rritje: nga Good Luck, Have Fun, Don’t Die e Gore Verbinski-t, me Sam Rockwell në rolin e një burri nga e ardhmja që rekruton miqtë e tij në një restorant të Los Angeles-it të sotëm për të luftuar kundër një entiteti keqdashës të inteligjencës artificiale, te I Love Boosters i Boots Riley-t, ku Demi Moore luan në historinë e një bande hajdutësh dyqanesh që përballen me një figurë të pamëshirshme të botës së modës.

Saga e komedisë aventureske Jumanji rikthehet me një kapitull të ri, ende pa titull, nga Jake Kasdan, ku ekipi i udhëhequr nga Dwayne Johnson përballet me sfida të reja. Së fundmi, komeditë horror janë gjithashtu të shumta, përfshirë Til Death Do Us Part 2 të Matt Bettinelli-Olpin dhe Tyler Gillett, ku Grace (Samara Weaving), pasi mbijeton lojën vdekjeprurëse që i kushton jetën burrit dhe vjehrrve të saj, kthehet në shënjestër të disa prej familjeve më të fuqishme dhe të pasura në planet.

Pa harruar parodinë e zhanrit Scary Movie 6, nga Michael Tiddes, me Regina Hall dhe Anna Faris.

Burimi: ansa.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi

12:20 Ankimimi i përjashtimeve nga seancat, grupi i PD-së kërkesë Byrosë së Kuvendit: Mbledhja të jetë e hapur

By: Klara
20 January 2026 at 12:20

Mblidhet sot Byroja e Kuvendit, ku do të shqyrtohet ankimi i deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e tyre nga seancat plenare. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 11:00.

Sakaq, përmes një shkrese, firmosur nga anëtari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi, kërkohet që mbledhja të jetë e hapur për mediat.

“I Nderuar Z. Kryetar, Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.”, sqarohet në kërkesë, drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi./K.M

foto galeri

12:10 Ministri Vengu pret homologun belg: Bashkëpunim për forcimin e kapaciteteve tona dhe sigurisë rajonale! Të thellojmë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

By: Klara
20 January 2026 at 12:10

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti në një takim homologun e tij belg Theo Francken, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë takimit, mësohet se dy ministrat diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e Mbrojtjes, me fokus të veçantë në stërvitjet e përbashkëta, rritjen e ndërveprimit operacional dhe zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Këto elemente konsiderohen thelbësore për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe për forcimin e sigurisë rajonale.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe rolin e saj si aleate e besueshme në kuadër të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet mike dhe aleate:

“Kënaqësi të prisja në Tiranë homologun belg Theo Francken, një mik i vyer i vendit tonë. Me Belgjikën po punojmë për të thelluar bashkëpunimin në stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe industrinë e mbrojtjes, si pjesë e përpjekjes për të rritur kapacitetet tona dhe sigurinë rajonale”, – u shpreh ministri Vengu.

Në këtë takim u ritheksua se thellimi i partneritetit me aleatët mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, në funksion të stabilitetit, sigurisë rajonale dhe perspektivës europiane të vendit./K.M

12:00 Qepa: Ilaçi natyral për zemër, flokë dhe peshë

By: Klara
20 January 2026 at 12:00

Qepa, një nga perimet më të vjetra të kultivuara nga njerëzimi, nuk është vetëm një përbërës i zakonshëm në kuzhinë, por ka edhe vlera të shumta shëndetësore. Historia tregon se egjiptianët e konsideronin qepën simbol të përjetësisë për shkak të formës së saj rrethore. Sot, shkenca po zbulon se kjo perime mund të ofrojë përfitime të ndryshme për trupin.

Përveç se ka pak kalori, qepa është e pasur me ujë dhe vitaminë C, duke e bërë një ushqim ideal për forcimin e sistemit imunitar. Përmbajtja e saj sulfurike i jep aromën karakteristike dhe mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe mbrojtjen e zemrës. Studimet sugjerojnë gjithashtu se disa përbërës aktivë të qepës, si kurcetina dhe fitokimikatet, mund të ofrojnë mbrojtje ndaj disa formave të kancerit.

Eksperimentet e hershme tregojnë se qepa mund të ndihmojë edhe në parandalimin e rënies së flokëve, kontrollin e sheqerit në gjak tek personat me diabet dhe reduktimin e peshës tek individët mbipeshë ose obezë. Aplikimi i ekstrakteve të qepës në lëkurë mund të zvogëlojë celulitin dhe shenjat e lindjes. Për më tepër, qepa është përdorur tradicionalisht për përmirësimin e gjendjeve si astma, bronkiti, dhimbjet e stomakut, ftohja dhe inflamacioni në fyt.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë se nevojiten më shumë studime për të konfirmuar efektet e saj të plota dhe për të kuptuar mënyrat më të sigurta dhe efektive të përdorimit. Megjithatë, qepa mbetet një aleat i shëndetit që mund të shtohet në dietën e përditshme pa frikë./KM

11:54 Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

By: Kesjana
20 January 2026 at 11:54

Last Updated on 20/01/2026 by Kesjana

Blackout-i i internetit i vendosur nga autoritetet iraniane ka arritur të zgjasë më shumë se 280 orë, njofton organizata e pavarur për monitorimin e Internetit, Netblocks.

Sipas Netblocks, më shumë se 90 milionë qytetarë të Iranit mbeten të izoluar, duke e pamundësuar komunikimin me familjarët dhe miqtë.

Organizata raporton gjithashtu se trafiku në disa platforma tregon një strategji të re të quajtur “whitelisting”, e përdorur më parë edhe në Rusi.
Sipas kësaj strategjie krijohen lista të selektuara të faqeve, aplikacioneve dhe shërbimeve të konsideruara të sigurta ose të aprovuara, ndërsa pjesa tjetër e Internetit mbetet e bllokuar./kb

11:50 Çarja mbi 30 cm në shinë në qendër të hetimeve, çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë?

By: Klara
20 January 2026 at 11:50

Zbardhen detaje nga tragjedia që i mori jetën rreth 40 personave në Spanjë. Një çarje prej më shumë se 30 centimetra në shinën e djathtë, në kilometrin 318.7 të linjës së shpejtësisë së lartë Madrid–Andaluzi, është bërë fokusi kryesor i hetimeve paraprake për aksidentin e rëndë hekurudhor që ndodhi të dielën në zonën Adamuth, në Kordobë. Aksidenti përfshiu një tren të kompanisë private Iryo, që udhëtonte drejt Madridit, dhe një tren Alvia të Renfe, i cili po lëvizte në drejtim të kundërt. Deri tani, bilanci tragjik ka arritur në 40 viktima, duke e bërë këtë ngjarje aksidentin hekurudhor më të rëndë në Spanjë në vitet e fundit.

Sipas hetimeve, megjithëse përplasja ballore ishte shkaku i drejtpërdrejtë i numrit të lartë të viktimave, autoritetet po përqendrohen në arsyet që çuan në daljen nga shinat të trenit Iryo, e cila solli më pas përplasjen fatale. Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, e cilësoi incidentin si “të çuditshëm”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një aksident tipik hekurudhor. Të dielën pasdite, vagonët 6, 7 dhe 8 të trenit Iryo Frecciarossa 1000 dolën nga shinat ndërsa treni po udhëtonte me mbi 200 km/orë në një seksion të drejtë të linjës në Adamo. Vagonët e fundit kaluan në shinën e kundërt dhe u përplasën me trenin Renfe Alvia, i cili ishte nisur nga stacioni Atocha në orën 18:05, me një shpejtësi rreth 205 km/orë.

Shoferi i trenit Alvia kishte vetëm 20 sekonda për të reaguar, duke e bërë përplasjen të pashmangshme. Lokomotiva dhe vagonët e parë të Alvia përfunduan në një shpat aty pranë, ndërsa treni Iryo u ndal në kilometrin 317.6, me disa vagonë të përmbysur dhe shinat midis dy trenave të shkatërruara plotësisht. Gjatë ekzaminimeve paraprake, hetuesit gjetën një shinë të thyer dhe traversa të dëmtuara në një pikë specifike të linjës. Sipas vlerësimeve teknike, çarja mbi 30 centimetra mund të ketë ardhur nga saldimi i dëmtuar ose nga një defekt që është përkeqësuar me kalimin e kohës për shkak të trafikut të trenave të rëndë dhe kushteve atmosferike. Burime pranë hetimit e cilësojnë këtë si një “shkak veçanërisht të mundshëm të daljes nga shinat”.

Ndërkohë, Adif, menaxheri i infrastrukturës hekurudhore, ka nisur kontrolle tejzanore për të përcaktuar nëse defekti ishte paraekzistues apo u shkaktua si pasojë e daljes nga shinat. Pyetja nëse çarja ishte shkak apo pasojë e aksidentit është thelbësore për përcaktimin e përgjegjësive penale dhe civile, si për menaxhimin e infrastrukturës ashtu edhe për operatorin e trenit. Presidenti i Iryo-s, Carlos Bertomeu, e përshkroi ngjarjen si një “aksident të pazakontë”, duke theksuar se treni po lëvizte në një vijë të drejtë, me shpejtësi brenda parametrave të projektimit. Ai shtoi se Frecciarossa 1000 është një tren i teknologjisë së fundit, më pak se tre vjeç, me mirëmbajtje të rregullt dhe me një inspektim të fundit të kryer më 15 qershor në punishten Santa Catalina në Madrid./K.M

🎥 Así quedaron los dos trenes accidentados en Adamuz, Córdoba https://t.co/PSiiWXcf0X pic.twitter.com/5hfjbynaEL

— EL PAÍS (@el_pais) January 19, 2026

Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha

By: e xh
20 January 2026 at 12:41

Fermerët e fushës së Maliqit kanë protestuar ditën e sotme përpara bashkisë për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur nga reshjet e ditëve të fundit.

Përmbytje të cilat sipas fermerëve kanë dëmtuar prodhimet bujqësore dhe kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme.

Një tjetër arsye e kësaj proteste sipas fermerëve është mungesa e subvencioneve dhe ajo e naftës, një problem që mbetet i pazgjidhur mes fermerëve potencialë që kanë marre toka me qira dhe qiradhënësve.

Nga reshjet e muajit Nëntor dhe Janar vetëm në fushën e Maliqit janë përmbytur 4000 hektarë, afro 2500 mbeten ende të përmbytura.

Bashkia e Maliqit në bashkëpunim me drejtorinë e ekstensionit bujqësor kanë ngritur grupet e verifikimit të dëmeve për dëmshpërblimet.

Bordi i Paqes/ Balla mesazh deputetëve: Bëhuni gati për procedurë të përshpejtuar…

By: e xh
20 January 2026 at 12:20

Menjëherë pasi kryeministri Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, në grupin e “Whatsapp” të grupit socialist, Taulant Balla u ka dërguar një mesazh deputetëve.

Në mesazhin drejtuar ligjvënësve socialistë, Balla ka njoftuar grupin për nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar.

Përshëndetje kolege dhe kolegë. Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj ky proces do të kryhet me procedurë të përshpejtuar ne respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem merrni masa paraprakisht për prezencën”-thuhet në mesazh.

Pak më parë, kryeministri Edi Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes ftesë për të cilën thotë se shpejti ky angazhim do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

Rama i përgjigjet Trumpit: Shqipëria gati të bëhet pjesë e Bordit të Paqes

By: e xh
20 January 2026 at 11:36

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgjigjen zyrtare ndaj ftesës për pjesëmarrje në Bordin e Paqes, duke shprehur mirënjohje për angazhimin dhe udhëheqjen e tij në themelimin e kësaj nisme.

Në letrën drejtuar Presidentit Trump, Kryeministri vlerëson Bordin e Paqes si një instrument konkret dhe të domosdoshëm për ndërtimin aktiv të paqes globale, përtej deklaratave formale. Ai thekson se Shqipëria, si aleate e qëndrueshme e SHBA-së, është e gatshme të kontribuojë në këtë përpjekje dhe njofton se angazhimi do t’i përcillet Kuvendit për miratim.

Përgjigja e Ramës

Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Së shpejti angazhimi ynë do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim. #KrenarpërShqipërinë Bashkëlidhur përkthimi: Republika e Shqipërisë Kryeministri Tiranë, 19 janar 2026 Shkëlqesisë së Tij Z. Donald J. Trump President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Washington, DC I nderuar Zoti President, Po ju shkruaj për të shprehur vlerësimin tim më të thellë për angazhimin tuaj të fortë dhe udhëheqjen vizionare në themelimin e Bordit të Paqes, si edhe për t’ju falënderuar sinqerisht për ftesën që më keni drejtuar personalisht për të qenë pjesë e tij, si edhe për ftesën drejtuar vendit tim, Republikës së Shqipërisë, për të shërbyer si anëtare themeluese. Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente. Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global. Duket qartë se për të qenë një organizatë e re ndërkombëtare, Bordi i Paqes nuk është konceptuar si një forum tjetër deklaratash, procedurash dhe përgjegjësish të shtyra në kohë, por si një instrument i përqëndruar dhe qëllimplotë i udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale. Kur filtrohet pafundësisht përmes shtresave të procedurave, paqja shumë shpesh mbërrin tepër vonë; kjo nismë mishëron me plot të drejtë kuptimin se koha, qartësia e mandatit dhe përgjegjësia personale në nivelin më të lartë janë vetë instrumente të paqes. Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim. Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare. Populli shqiptar do ta kujtojë gjithmonë dhe do ta çmojë vazhdimisht rolin parimor dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në momente kritike të historisë sonë të përbashkët. Në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global. Duke pritur me interes të kontribuoj në suksesin e misionit të Bordit të Paqes, ju lutem pranoni, Zoti President dhe Kryetar i Bordit, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA

By: e xh
20 January 2026 at 11:27

Takimet vendimtare, qëndrimet e ndryshme, uniteti i nevojshëm: pikë për pikë. Ja çfarë ndodhi me çështjen e Groenlandës.

Situata: Evropa duhet të vendosë se si të reagojë ndaj njoftimit të Trump se ai synon të ndëshkojë me tarifa doganore prej 10% tetë vendet që kanë zgjedhur të dërgojnë trupa në Grenlandë ( Danimarka, Suedia, Franca, Gjermania, Holanda dhe Finlanda , anëtarë të BE-së, si dhe Britania e Madhe dhe Norvegjia ).

Kërcënimet e Shtëpisë së Bardhë: Presidenti amerikan, siç shihet nga reagimi i tij ndaj Norvegjisë, po zgjedh të mbajë tensione të larta për momentin. “Evropa duhet të mendojë për luftën me Rusinë dhe Ukrainën në vend të Groenlandës”, tha Trump, duke ngritur kështu mundësinë e reagimit negativ në negociatat midis Kievit dhe Moskës, e cila tashmë po tregon një ftohtësi të përtërirë ndaj vendit të sulmuar. Për më tepër, ai kundërshtoi ” të drejtat e pronësisë ” të Danimarkës mbi ishullin Arktik dhe, edhe një herë, nuk e përjashtoi ndërhyrjen ushtarake , duke iu përgjigjur me një ” pa koment ” një pyetjeje specifike.

Pse reagoi Trump me tarifa? Burime pranë administratës i thanë Viviana Mazza-s se vendosja e trupave evropiane, sado e vogël dhe simbolike, ” u pa si ‘ofensive’, si një pengesë kundër SHBA-së “.

A ka të drejtë për këtë? Një përgjigje me një fjalë: po. Një përgjigje më e detajuar: tre vendet kryesore evropiane dhe aleatët nordikë të Danimarkës e kanë paraqitur zyrtarisht operacionin si pjesë të një stërvitjeje të planifikuar tashmë nga qeveria e Kopenhagenit. Dhe e paraqitën atë si një lëvizje për të akomoduar shqetësimet e Trump në lidhje me planet ruse dhe kineze në ishull. Por është e qartë se tani për tani kërcënimi i vërtetë për Groenlandën është amerikan. Dhe trupat evropiane veprojnë si një pengesë për të. Jo sepse ato mund t’i rezistonin një pushtimi amerikan, por sepse prania e tyre do ta detyronte Trumpin të guxonte të patrembur: të sulmonte aleatët e tij . Pra, sado simbolike, ato trupa po e mbrojnë vërtet Groenlandën. Diçka ndryshe nga “shakaja” për të cilën foli Ministri ynë i Mbrojtjes Guido Crosetto .

Ndërkohë, në Nook Ovvero, kryeqytetin e vogël të Groenlandës, ku “një zhgënjim i thellë”, ka zëvendësuar një simpati të thellë për amerikanët. Ringjallja e patriotizmit lokal – i cili tani ndihet i mbrojtur nga kolonizatorët e vjetër danezë dhe i kërcënuar nga kolonizatorët e rinj nga Uashingtoni – konfirmohet nga fjalët e Kryeministrit Jens-Frederik Nielsen: “Deklaratat e fundit nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë kërcënimin me tarifa, nuk e ndryshojnë qëndrimin tonë. Ne nuk do të lejojmë veten të na bëhet presion. Ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për dialog, respekt dhe ligj ndërkombëtar”. Së bashku, danezët dhe groenlandezët po bëjnë thirrje për një mision të NATO-s, të cilin Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte ” e ka marrë parasysh “: NATO, në këtë moment, është bërë fjalë për fjalë e pafunksionueshme nga përçarja e imponuar nga vendi i saj kryesor.

Dhe kështu mbetet Europa. Europa është thirrur të reagojë, dhe tani kjo është zgjeruar përsëri për të përfshirë Britaninë e Madhe në interesin e përbashkët të rezistencës. Është çështje e rënies dakord se si. Objektivi i parë është të bindet Trump nga tarifat e njëanshme ndaj vendeve individuale. Presidenti amerikan do të jetë nesër në Forumin e Davosit në Zvicër, dhe diplomacia synon një takim vendimtar me kancelarin gjerman Friedrich Merz  Një Këshill i jashtëzakonshëm Europian do të mbahet të enjten, me të gjithë krerët e qeverive të BE-së. Gjithçka duhet të zgjidhet, në një mënyrë ose në një tjetër, deri më 1 shkurt .

Opsionet në tryezë: E para është të zhbllokohen kundër-tarifat për mallrat Made in USA me vlerë 93 miliardë euro , të miratuara në korrik dhe të pezulluara deri më 6 shkurt pas marrëveshjes midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara (në realitet, një kapitullim evropian që çoi në një rritje prej 15% të tarifave të vendosura për mallrat italiane). E dyta është “bazuka ” e famshme, mjeti anti-shtrëngim , i cili mund të ndikojë rëndë në interesat e SHBA-së duke përjashtuar kompanitë e tyre nga prokurimi publik i BE-së dhe duke synuar shërbimet financiare dhe dixhitale dhe grupet e mëdha të teknologjisë.

Cilat janë qëndrimet? Më të fortat i ka marrë Franca. Presidenti Emmanuel Macron e quajti kërcënimin e Trumpit ” të papranueshëm ” dhe siguroi se ” evropianët do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar nëse konfirmohen. Ne do të sigurohemi që sovraniteti evropian të respektohet “.

Britania , nga ana tjetër, preferon diplomacinë: ” Instinkti për të reaguar është i kuptueshëm, por nuk është efektiv “, tha kryeministri Keir Starmer .

Gjermania është gjithashtu e kujdesshme , dhe kancelari Merz e ka shpjeguar shumë qartë pse: ” Franca preket nga tarifat amerikane në një masë të ndryshme nga Gjermania “, e cila eksporton shumë më tepër në SHBA. Por Merz – i cili, siç pritej, tashmë i ka tërhequr 15 burrat që dërgoi në Groenlandë – nuk e përjashton nevojën për masa të forta: ” Ne duam të përpiqemi ta zgjidhim këtë problem së bashku, dhe qeveria amerikane e di që edhe ne mund të reagojmë .”

Po Italia? Italia është sigurisht vendi më i përkushtuar për të shmangur një përplasje të drejtpërdrejtë me Trumpin, aq sa është gati të bllokojë përdorimin e bazukës , e cila kërkon një shumicë shumë të fortë. Giorgia Meloni, shkruan Marco Galluzzo , planifikon të bashkojë forcat me Starmerin (i cili, megjithatë, nuk është në BE) dhe Merzin (i cili do të jetë në Romë në ditët në vijim) për të bllokuar Macronin . Kryeministrja thuhet se është e bindur se mund ta zbusë Trumpin sepse, më shumë sesa bazat ushtarake, presidenti amerikan është i interesuar në ” Zona Ekonomike Ekskluzive (200 milje detare nga bregu) dhe shfrytëzimin e Shelfit Kontinental (zgjerimi natyror i një territori nën det) “.

A është një ndërmjetësim i ndërlikuar? Sigurisht. Siç vëren Massimo Franco, ” përpjekja për të mbajtur BE-në dhe Shtetet e Bashkuara së bashku është e lavdërueshme. Po bëhet gjithnjë e më akrobatike .” Kjo është edhe për shkak të arsyeve të brendshme politike: ” Ndoshta për herë të parë, qeveria e gjen veten në një udhëkryq të vështirë në një fushë në të cilën ka demonstruar aftësi të njohura vitet e fundit. Dallimet brenda shumicës po shfaqen. Dhe ato shpjegojnë qëndrimin e Palazzo Chigi-t, i cili është pothuajse i pashmangshëm si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj aleatëve të saj të brendshëm. Italia duket kështu e detyruar të ndjekë vendimet e të tjerëve .”

Dhe pastaj ka një problem tjetër. Mund ta quajmë nevojën për një tjetër ” çfarëdo që të duhet “, fraza që ishte e mjaftueshme për Mario Draghi-n për të shpëtuar euron pa pasur nevojë të përdorte ” çfarëdo që të duhet “. Edhe këtë herë, siç shpjegoi Federico Fubini , nëse Evropa është e bashkuar në kërcënimin me kundërmasa të ashpra – duke përfshirë bazuka dhe eurobono për mbrojtje të përbashkët – nuk do të ketë nevojë t’i zbatojë ato : ” Mjafton që evropianët të lejojnë që disa nga këto opsione të kalojnë. Dhe do ta shihni që këtë javë, nga Davosi, Trump do të pezullojë kërcënimet e tij për tarifat, duke shpjeguar se negociatat për Groenlandën po ecin ‘mirë ‘.”

Dhe kështu, do të jenë 10 ditë dramatike. Thirrja e bazukës është mënyra më e mirë për ta shmangur atë. Por nëse Trump nuk i ka hequr tarifat për partnerët tanë deri më 1 shkurt, kjo do të jetë vërtet e pashmangshme. Përndryshe, pyet Ferruccio de Bortoli ,  ” çfarë tjetër duhet të ndodhë që përdorimi i saj të jetë i domosdoshëm? Ne preferojmë të mos e imagjinojmë “./Corriere della Sera

Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili –

By: 27
20 January 2026 at 12:47

Deputetja demokrate Albana Vokshi reagoi ashpër nga mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku u shqyrtua ankimimi për përjashtimin e deputetëve demokratë, duke e cilësuar procesin si të paligjshëm dhe në shkelje të rregullores parlamentare.

“Po na bëni gjyqin pa prova dhe fakte. Mbledhja për përjashtimin u zhvillua pa na u dhënë fjala dhe në shkelje të rregullores,” deklaroi Vokshi, duke akuzuar mazhorancën se kishte marrë vendimin paraprakisht.

Ajo sulmoi ish-ministrin Ulsi Manja, duke thënë se ai erdhi në mbledhje vetëm për të formalizuar një vendim të marrë më herët.

“Vjen sot zoti Manja që të marrë një vendim që e ka dhënë vetë. Pse votuat për t’i mbyllur dyert mediave? Sepse nuk donit që mediat ta dinin se vendimi u mor në shkelje,” u shpreh deputetja demokrate.

Sipas Vokshit, mazhoranca nuk ka të drejtë të pezullojë mandatin e deputetëve të opozitës. Deputetja theksoi se vendimi i ankimuar nuk lidhet thjesht me përjashtimin e disa deputetëve, por përfaqëson një akt politik.

“Çfarë po bëni sot? Një akt të rëndë politik që krijon një precedent të rrezikshëm. Ky është thelbi i pluralizmit. Ky vendim nuk ka të bëjë me përjashtimin e një deputeti, por me një vendim politik të një byroje politike.

Edhe Enver Hoxha do ta kishte zili këtë gjyq publik që po i bëni opozitës. Ju, në ato karrige, jeni për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin, ndërsa ne jemi në Kuvend për të mbrojtur qytetarët, për të mbrojtur vendin dhe për të qenë garanci që Shqipëria të mos rrëshqasë drejt komunizmit.

Harrojeni! Ne do të na keni gjithmonë përballë. Sa herë që mbroni Belindën, Agasin apo këdo tjetër, ne do të jemi aty: në protestë dhe në betejë politike, në krah të qytetarëve.” u shpreh ajo.

Në fund, Vokshi akuzoi mazhorancën për standarde të dyfishta, duke përmendur mosmbledhjen e Këshillit të Imunitetit.

“Keni dy muaj që nuk mblidhni Këshillin e Imunitetit se ua thotë SPAK-u dhe me vrap mblidheni kur bëhet fjalë për opozitën,” përfundoi deputetja.

Shembull i përkushtimit ndaj futbollit –

By: 27
20 January 2026 at 12:31

Federata Hungareze e Futbollit (MLSZ) festoi mbrëmjen e së hënës 125-vjetorin e themelimit. Në Mbrëmjen Gala, të organizuar nga MLSZ, mori pjesë edhe Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka. Mes personaliteteve të shumta të futbollit europian dhe botëror, të pranishëm ishin gjithashtu Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, dhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Presidenti Duka u shoqërua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, dhe i shprehu urimet më të përzemërta homologut të tij, Presidentit të Federatës Hungareze, Sándor Csányi, për këtë jubile të rëndësishëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Duka e uroi edhe një herë Federatën Hungareze të Futbollit, duke theksuar rolin e saj të veçantë në zhvillimin e futbollit.

“Që prej vitit 1901, një shembull i përkushtimit dhe shërbimit ndaj lojës së futbollit. Gëzuar 125-vjetorin e Federatës Hungareze të Futbollit, një nga federatat më të vjetra në botë!”, – shkruan Presidenti Duka.

U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt –

By: 27
20 January 2026 at 12:13

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar të Bashkisë Tiranë Alban Dokushi, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra.

I besuari i Erion Veliajt, Alban Dokushi u shkarkua nga detyra më 20 mars të vitit të kaluar me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale.

Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur plotësisht gjendjen juridike të mëparshme.

Do ta vazhdojmë betejën tonë, derisa të ju kërrejmë –

By: 27
20 January 2026 at 12:05

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku do të trajtohet ankimimi i përjashtimit të deputetëve demokratë, të zhvillohet në praninë e mediave. Megjithatë, maxhoranca ka rrëzuar këtë kërkesë, duke e mbajtur mbledhjen të mbyllur për publikun.

Flamur Noka ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përpjekjet për të shtypur opozitën dhe ka bërë akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke e akuzuar për lidhje me “bandat kriminale” dhe individë si “Tropnilët” dhe “Ergys Agasin.”

Ai ka paralajmëruar se PD do të reagojë fuqishëm, duke shtuar se “do të dridhen më 24 janar”, një referencë për protestën e planifikuar nga opozita.

“Ne jemi këtu për ta kthyer Shqipërinë në republikë parlamentare. Sot mua me këtë vendim tuaj më mbushen dy vjet, jam i shpallur armik prej jush. Ndihem krenar, sepse sa më shumë më luftoni ju, sa më shumë ushtroni ju presion politik aq më shumë ndihem krenar që kam përmbushur misionin tim për të luftuar krimin, korrupsionin dhe regjimin tuaj që po shkatërron dhe po vjedh shqiptarët. Ne kemi detyrë të luftojmë për parlamentarizimit. Ne do ta vazhdojmë betejën tonë, derisa ju tju kërrejmë. Data 24 do tju bëjë që të dridheni”, tha Noka.

Nuk rrezikohet Kuvendi nga njw flakadan, por nga milionat e vjedhura prej Ballukut dhe droga –

By: 27
20 January 2026 at 12:01

I ashpër ka qenë deputeti i PD-së, Klevis Balliu në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, ku po trajtohen anikimimet e përjashtimeve të ligjvënësve demokratë nga seancat plenare.

Ai tha se flakadanët që ata ndezën në Kuvend nuk u rrezojnë jetën socialistëve, por droga. Mes të tjerash ai tha se shumë prej tyre duhej t’u bëhej analiza e drogës.

“Ju është rrezikuar jeta nga ai flakadani që kisha në Kuvend. Problemi është ai që fusni ju në hundë.

Problemi nuk është flakadani, por droga. Bëni testin e drogës. Është marrë një biznesmen peng nga uniformat dhe më pas është torturuar që ta merrte tenderin baxhanaku i Ramës. Kemi reaguar.

Por a kemi bërë gabim? Na e thoni! Ergys Agasi ka çmontuar funksionet e ministrit të Brendshëm dhe ka lënë në krye të Policisë trafikantin Ilir Proga që nuk mban përgjegjësi për ngjarjen në aeroport. Ai nuk kthen përgjigje për vrasjen në aeroport. Ku Ergys Agasi duhet marrë në pyetje se çfarë lidhje ka se ka njohje.

U kap një vjedhje masive për Llogaranë, ku një nga ministrat tuaj tha në një studio televizive; ka Zot. Kemi reaguar ashpër. Ndoshta do ju ftoja që të reagonit nëse nuk kemi reaguar ashpër. Kemi reaguar, këtu duhet të ishte kryetari se nuk mbani përgjegjësi të jetë këtu.

Ndoshta e ka çuar Taulanti që të blejë cigare. Ne kemi rrezikuar jetën tuaj, juve që nuk na tregoni pse u rrezikua jeta e Geronit. Balluku ka refuzuar, lubia ka refuzuar që të flasë për vjedhjet që ka bërë. Kemi kërkuar interpelancë dhe për Kayo-n, për të cilat ka denoncime dhe nga kompanitë e huaja. Kanë refuzuar që të vijnë! Pse të përjashtohemi nga komisionet? Pres propozime nga ato projektligjet që kam dorëzuar”, tha ai.

Asnjë dëmshpërblim pas përmbytjeve, ngrihen në protestë fermerët e Maliqit –

By: 27
20 January 2026 at 11:37

Fermerët e fushës së Maliqit dolën këtë të martë në një protestë për të kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Ata paralajmërojnë se mungesa e ndihmës ekonomike po i lë pa asnjë alternativë dhe kërcënon falimentimin e fermave në juglindje.

Brenda pak muajsh, fermerët e kësaj zone janë përballur me dy përmbytje të radhës, duke humbur të mbjellat dhe duke pësuar dëme të konsiderueshme ekonomike.

Julian Guri, fermer nga Maliqi, deklaron se ka humbur rreth 250 milionë lekë, dhe pa dëmshpërblime të menjëhershme, falimentimi i biznesit të tij është i pashmangshëm.

 

❌
❌