Hollywood-i po nderon komedianen e njohur Catherine O’Hara, e cila ndërron jetë këtë të premte në moshën 71-vjeçare. Ikona e komedisë, e cila ka lënë pas një karrierë të shkëlqyer në film dhe televizion, është kujtuar me dashuri dhe emocion nga miqtë dhe kolegët e saj.
Macaulay Culkin, i cili ka luajtur si Kevin në filmin e famshëm “Home Alone”, shpërndau një postim prekës në Instagram, duke e quajtur aktoren “mama”.
Ai shkroi:
“Mama. Mendova se do të kishim më shumë kohë. Doja më shumë. Doja të ulesha pranë teje. Të dëgjova, por kishte kaq shumë më tepër për të thënë. Të dua. Do të shoh sërish.”
O’Hara ka luajtur rolin e Kate McCallister, nënës së personazhit të Culkin, Kevin, në dy filmat e parë “Home Alone”. Ky rol ka qenë një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së saj dhe një nga performancat që e bëri të dashur për miliona njerëz.
TMZ ishte i pari që raportoi për vdekjen e saj, por ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes. O’Hara kishte munguar në ceremoninë e Golden Globes të mbajtur më 11 janar, ku ishte nominuar për performancën më të mirë mbështetëse nga një aktore për rolin e saj në serialin e Apple+, The Studio. Edhe pse ishte nominuar, arsyet e mungesës së saj nuk janë sqaruar.
Pak minuta para nisjes së Prime-it të radhës të Big Brother VIP Kosova, një situatë e papritur ka shkaktuar shqetësim brenda shtëpisë dhe te publiku. Banorja me e re e reality show, Elijona është nisur me urgjencë drejt spitalit, duke lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Largimi i saj ndodhi vetëm pak çaste para fillimit të spektaklit live, çka bëri që reagimet të ishin të menjëhershme si nga banorët e tjerë, ashtu edhe nga ndjekësit e emisionit në rrjetet sociale.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili sqaroi se situata nuk paraqitet alarmante. Sipas tij, Elijona po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet nën kujdes profesional, duke garantuar se gjendja e saj është e stabilizuar.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse banorja do të rikthehet sonte në Prime apo do të mungojë për arsye shëndetësore. Vendimi pritet të merret në varësi të këshillës së mjekëve dhe gjendjes së saj në orët në vijim.
Publiku tashmë mbetet në pritje të zhvillimeve të mëtejshme dhe një njoftimi zyrtar gjatë Prime-it, për të mësuar nëse Elijona do të jetë pjesë e spektaklit të mbrëmjes apo jo. Tashme Prime ka startuar, e te shumte jane komentuesit qe pyesin ne Live-in e show-t per gjendjen e Elijones.
Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 961-të në karrierë, këtë herë në përballjen ndaj Al Kholood.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë pas një bashkëpunimi me Joao Felix e dërgoi topin brenda rrjetës për të zhbllokuar rezultatin.
Felix asistoi për mrekulli te Ronaldo, i cili ishte i pagabueshëm në portën e zbrazur.
Për më shumë shikoni golin:
Ndërkohë, Al Nassr po i afrohet liderit Al Hilal në kampionat, derisa Ronaldo po vazhdon objektivin për t’u bërë futbollisti i parë që shkon në kuotën e 1 mijë golave në karrierën profesionale./ET
NASA ka shtyrë datën e parë të mundshme të lëshimit për misionin Artemis 2, i cili do të dërgojë astronautët rreth hënës për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli. Për shkak të motit të keq, agjencia hapësinore amerikane është detyruar të shtyjë provën e fundit të madhe të raketës SLS.
Kështu, dritarja e parë e mundshme e lëshimit do të hapet të dielën, më 8 shkurt, në vend të datës 6 të muajit, siç ishte planifikuar fillimisht. Data e re përkon me Super Bowl, ndeshjen e futbollit amerikan që tërheq gjithë vëmendjen çdo vit.
Mediat e huaja shkruajnë se, nuk është e sigurt nëse NASA do të tentojë një lëshim atë ditë, pasi testi i fundit teknik i raketës nuk është përfunduar ende. Ky test, një lloj prove gjenerale, u lejon ekspertëve të verifikojnë nëse gjithçka është gati që misioni të vazhdojë. Megjithatë, për shkak të motit të ftohtë që po prek pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, testi është shtyrë deri javën tjetër.
Në varësi të mënyrës se si do të shkojë ky test, NASA do të njoftojë edhe datën e lëshimit të misionit, i cili do të përfshijë tre astronautët amerikanë dhe një kanadez. Nga 8 shkurti deri më 30 prill, agjencia amerikane po shqyrton 14 dritare nisjeje për misionin Artemis 2.
Gjatë së njëjtës periudhë, ajo duhet të dërgojë gjithashtu një mision me pilot në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, Crew-12. Ky mision është planifikuar për 11 shkurt, por mund të shtyhet nëse Artemis 2 niset para kësaj date, shpjegoi një zyrtar i NASA-s në një konferencë për shtyp./et
Zbuloni cilët qen janë më të përshtatshëm për persona alergjikë, familje me fëmijë dhe ata që duan pastërti pa kompromis
Dëshironi një mik katërputrosh që ta mbani në shtëpi apo banesë, por nuk doni të gjeni qime në çdo hap. Ndoshta jeni edhe alergjik ndaj qenve, prandaj ju nevojiten qen që nuk i bien qimet dhe nuk kanë erë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të pasur një kafshë shtëpiake. Këto raca janë zgjedhje shumë e mirë nëse shfaqni simptoma alergjie, nëse keni fëmijë dhe në përgjithësi nuk i pëlqeni qimet e qenve mbi mobilie.
Qentë me rrezik të ulët për alergji po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar, sepse alergjia ndaj qenve është një problem gjithnjë e më i shpeshtë. Megjithatë, ajo që duhet ditur është se asnjë qen nuk është 100% pa rrezik alergjik, sepse alergjia nuk shkaktohet nga qimet e qenit, por nga një proteinë që gjendet në sekrecionet e tij, pështymë, zbokth, urinë… Meqë qentë e lëpijnë veten, proteina Can f 1 kalon edhe në qime.
Disa raca prodhojnë më pak nga kjo proteinë, nuk i hedhin qimet dhe, si rrjedhojë, e përhapin atë më pak në ambient. Ja cilat janë këto raca qensh.
Terieri tibetian – qen që nuk i bien qimet
Terierët tibetianë janë dëshmi se një qen që nuk i hedhin qimet nuk duhet të jetë domosdoshmërisht pa qime. Këta janë qen që nuk i bien qimet, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë nevojë për krehje.
Ata kanë qime të gjata dhe të dendura, të cilat ngatërrohen lehtë nëse neglizhohet krehja dhe prerja. Arrijnë deri në 40 centimetra lartësi dhe pesha normale në moshë të rritur është rreth 18 kilogramë.
Konsiderohen si qen shumë të bindur, me karakter të mirë dhe janë të shkëlqyer për familje me fëmijë të vegjël. Shkurt, janë qen idealë familjarë. Gjithashtu, janë edhe qen shumë të mirë roje, ndonëse kjo nuk do të mendohej në pamje të parë.
Edhe pse bëhet fjalë për një terier, pothuajse nuk ndan tiparet tipike të kësaj race. Nuk do të vrapojë i tërbuar pas brejtësve, por më tepër do të përkëdhelet me të huajt, sepse e adhuron vëmendjen.
Pudla – e vogël dhe standarde
Ekzistojnë disa madhësi të pudlës: pudla e vogël (lodër), pudla xhuxhe, pudla e mesme dhe pudla e madhe. Pudlat lodër rriten deri në 28 cm, pudlat xhuxhe deri në 35 cm, të mesmet deri në 45 cm, ndërsa të mëdhatë arrijnë deri në 60 cm.
Pudla është një nga racat më të njohura të qenve, të cilën e dallojnë lehtë edhe ata që nuk dinë shumë për qentë. Ka qime karakteristike kaçurrela, të cilat, besoni apo jo, nuk bien.
Për çdo pudël, krehja e rregullt është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse qimet e saj nuk bien vetvetiu kur arrijnë një gjatësi të caktuar. Pudla duhet krehur çdo ditë dhe çuar për prerje çdo tre javë. Është e vërtetë që kërkon kujdes të vazhdueshëm për qimet, por nëse respektohen rregullat e mirëmbajtjes, nuk do të keni asnjë problem.
Nga natyra nuk i bien qimet, bën pjesë në qentë me rrezik të ulët për alergji dhe mund të mbahet në apartament edhe nga persona me alergji të theksuar. Problemi kryesor te pudlat është se qimet u ngatërrohen nëse nuk mirëmbahen.
Gjithashtu, kanë prirje gjenetike për probleme me sistemin tretës, ndaj duhet treguar kujdes i veçantë. Mund të kenë vështirësi me kapsllëkun, prandaj nuk rekomandohet ushqimi me kocka, por me ushqim të thatë cilësor, perime dhe mish pule të zier. Në këto kushte, konsiderohen qen mjaft të shëndetshëm, që mund të jetojnë deri në 15 vjet, madje edhe më gjatë.
Terieri i bardhë skocez
Qentë që nuk i bien qimet dhe nuk kanë erë nuk do të thotë se nuk kanë qime. Terieri i bardhë skocez është racë që e dëshmon këtë. Është një qen me rrezik të ulët për alergji, që i përshtatet më së miri familjeve aktive me fëmijë të moshës shkollore.
Ka instinkt të zhvilluar gjuetie, i pëlqen loja dhe vrapimi, ndaj rekomandohet për persona me stil jetese aktiv. Nuk këshillohet për ata që kërkojnë vetëm një qen për përkëdhelje.
Terieri i bardhë skocez ka qime dhe nënqime. Nënqimet janë të buta dhe të shkurtra, ndërsa qimet mbi to janë më të gjata dhe kërkojnë krehje të rregullt për të mos u ngatërruar.
Arrin deri në 30 centimetra lartësi dhe pesha maksimale e shëndetshme është rreth 10 kilogramë për meshkujt; femrat janë më të vogla, deri në 28 centimetra dhe rreth 7 kilogramë peshë.
Si çdo terier, është kokëfortë dhe kërkon durim në edukim. Megjithatë, shumë varet edhe nga karakteri individual i qenit. Është kafshë shtëpiake shumë e mirë për adhuruesit e qenve të vegjël: jo shumë e zhurmshme, aktive, e gëzueshme dhe dashamirëse.
Qentë që nuk i bien qimet dhe nuk kanë erë – Dachshund
Dachshund janë racë shumë e njohur, me trup të gjatë, veshë të varur dhe këmbë të shkurtra. Janë të popullarizuar për pamjen e tyre karakteristike, por një fakt më pak i njohur është se janë qen që nuk i bien qimet dhe nuk kanë erë, prandaj janë shumë të përshtatshëm për jetesë në apartament.
Ekzistojnë dachshund me qime të shkurtra, të ashpra dhe të gjata. Ata me qime të gjata nuk rekomandohen shumë për persona alergjikë; nëse dëshironi këtë racë, zgjedhja më e mirë janë ata me qime të shkurtra ose të ashpra.
Cilindo variant të zgjidhni, nuk do të pendoheni. Janë qen me natyrë të mirë, që duan përkëdheljen, shëtitjet dhe gërmimin. Dikur janë përdorur për gjueti mbi dhe nën tokë.
Janë shumë të lidhur me pronarët, madje shpesh janë edhe qen të mirë roje, ndonëse kjo nuk pritet nga madhësia e tyre. Nuk janë shumë të besueshëm ndaj të huajve dhe, për fat të keq, nuk shkojnë gjithmonë mirë me fëmijë shumë të vegjël, ndaj nuk janë zgjedhja më e mirë për familje.
Bichoni kaçurrel – kaçurrel, por nuk i bien qimet
Bichoni kaçurrel është një qen jashtëzakonisht i përshtatshëm, që mund të adaptohet pothuajse në çdo mjedis. Është ideal për jetesë në apartament, përshtatet me stilin e jetesës së pronarit dhe nuk është shumë kërkues në këtë drejtim. Megjithatë, ka nevojë për aktivitet të rregullt dhe krehje.
Këta janë qen që nuk i bien qimet dhe janë shumë të përshtatshëm për apartament; vetëm herë pas here mund të shihni ndonjë qime të tyre në mobilie. Duhet krehur rregullisht, që kaçurrelat e bukura të mos ngatërrohen dhe të mbeten të buta e me shkëlqim. Pas çdo shëtitjeje, duhet t’u lahen putrat, gjë që vlen për çdo qen. Rekomandohet larje e plotë dy herë në muaj dhe prerje një herë në muaj.
Bichonët kanë sy të ndjeshëm, ndaj duhet pastruar rregullisht për të shmangur infeksionet. Po ashtu, rekomandohet prerja e qimeve rreth syve, sepse ato priren të rriten drejt syrit.
Këta qen nuk i bien qimet, por kjo nuk do të thotë se nuk kërkojnë shumë kujdes. Janë kërkues për nga mirëmbajtja, por në këmbim ofrojnë dashuri të pakushtëzuar. /et
Në historinë e kinemasë dhe televizionit, jo gjithmonë ndodh që komedia të trajtohet si një akt i thellë kulture. Ketrin O’Hara është një nga ato përjashtime të rralla që sfidojnë çdo kategorizim të thjeshtë. Ajo nuk ishte thjesht një aktore komike, por një laborator i gjallë shndërrimi, ku grotesku, absurdi dhe ndjeshmëria njerëzore bashkëjetojnë në një ekuilibër të brishtë, por të përkryer…
…Që në fillimet e saj në skenën e “Second City”, O’Hara e kuptoi se komedia nuk lind nga batuta, por nga vëzhgimi i imët i realitetit. Ajo përthithi ritmet e jetës urbane, deformimet e karakterit njerëzor dhe i rikrijoi në figura që, edhe kur janë të ekzagjeruara, mbeten thellësisht të vërteta.
Formësimi i shkollës
Përkrah emrave si Xhon Kendi dhe Den Ejkrojd, ajo kontribuoi në formësimin e një shkolle humori që nuk tallej me njerëzit, por me dobësitë e tyre – duke i kthyer ato në pasqyrë kolektive. Në këtë prizëm duhet lexuar edhe roli i Keit MekKallisterit në filmin “Home Alone” prodhim i vitit 1990, film i cili në shqip është trasmetuar nën titullimn :I vetë,m në shtëpi”. Ankthi i saj nuk është thjesht një mekanizëm narrativ për të vënë në lëvizje fabulën, por një metaforë e frikës moderne: humbja, ndarja, pamundësia për ta mbajtur familjen të bashkuar në një botë gjithnjë e më të shpërndarë. O’Hara i jep këtij personazhi një humanizëm të rrallë, duke e zhveshur figurën e nënës nga heroizmi artificial dhe duke e bërë atë thellësisht njerëzore – të gabueshme, të frikësuar, por të palëkundur në dashuri.
Mbretëresha e mijëra fytyrave
Nëse arti i aktrimit do të ishte një mozaik ngjyrash, Ketrin O’Hara do të ishte penelata më e guximshme dhe më e paparashikueshme e tij. Ajo nuk interpreton thjesht role; ajo i pushton, u jep frymë, zë dhe një shpirt që lëkundet mes komikes absurde dhe tragjikes së heshtur. Nga britma e dëshpëruar e një nëne në “Home Alone” te aristokracia groteske e Moira Rouz në “Schitt’s Creek”, O’Hara ka skalitur një vend të pashlyeshëm në panteonin e ikonave të ekranit.
“Second City”, inkubatori i transformimit
E lindur në Toronto, në një familje të madhe me shtatë fëmijë, Catherine O’Hara u rrit në një ambient ku humori ishte mjet mbijetese dhe komunikimi. Rrugëtimi i saj artistik nisi në skenat e improvizimit të Second City, ku ajo mësoi artin e shndërrimit të menjëhershëm, aftësinë për të ndërtuar një karakter në pak sekonda dhe për ta bërë atë të paharrueshëm. Ishte pikërisht aty që ajo mprehu disiplinën dhe guximin që do ta shoqëronin gjatë gjithë karrierës.
Nga ikona familjare te rilindja artistike
Edhe pse filmografia e saj është e pasur dhe shumëplanëshe, “Home Alone” mbetet pika ku O’Hara hyri në imagjinatën globale. Megjithatë, vitet e fundit shënuan atë që kritikët e quajtën “O’Harassance” – rilindja artistike e saj. Me Moira Rouz, ajo krijoi një nga personazhet më komplekse dhe më qesharake në historinë e televizionit: një figurë groteske, e thyer, teatrale, por në thelb tragjikisht njerëzore. Ky rol jo vetëm që e ktheu O’Hara-n në një ikonë të re të kulturës pop, por i solli edhe triumfin e plotë në Emmy Awards.
“Aktrimi nuk është të bëhesh dikush tjetër, por të gjesh veten brenda rrethanave të dikujt tjetër” – ky parim përshkon gjithë karrierën e saj, nga vitet e SCTV deri te bashkëpunimet brilante me Kristofer Gest në filmat mockumentary, ku improvizimi bëhet art i pastër.
Jeta përtej reflektorëve
Ndryshe nga personazhet e saj shpeshherë kaotikë, jeta private e Catherine O’Hara-s është diskrete dhe e qëndrueshme. Martesa e saj shumëvjeçare me dizajnerin Bo Uelç dhe rritja e dy djemve larg zhurmës së panevojshme të Hollivudit dëshmojnë një ekuilibër të rrallë mes famës dhe thjeshtësisë.
Sot, Ketrin O’Hara mbetet një frymëzim për brezat e rinj të aktorëve. Ajo na ka mësuar se e qeshura mund të jetë forma më e lartë e inteligjencës dhe se mosha nuk është pengesë për kreativitetin. Një forcë e qetë, por e pandalshme, që na ka befasuar në vazhdimësi, jo duke na bërë thjesht të qeshim, por duke na bërë të kuptojmë më mirë veten.
Dhimbja në anën e majtë të barkut, marramendja dhe rënia e tensionit mund të jenë shenja paralajmëruese të një gjendjeje potencialisht fatale
Çarja ose ruptura e shpretkës ndodh kur dëmtohet kapsula mbrojtëse ose indi i brendshëm i këtij organi, gjë që mund të çojë në gjakderdhje të rëndë të brendshme. Shpretka është një organ delikat, me madhësinë e një grushti, i vendosur në pjesën e sipërme të majtë të barkut, nën brinjët e majta.
Ajo luan një rol kyç në sistemin imunitar dhe qarkullimin e gjakut:
– filtron dhe ruan rreth 25 për qind të rruazave të kuqe të gjakut dhe trombociteve,
– ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet.
Indi funksional i shpretkës, i quajtur “pulpa”, është i rrethuar nga një kapsulë e hollë muskulore përmes së cilës kalojnë enë të shumta gjaku, pikërisht kjo e bën shpretkën veçanërisht të ndjeshme ndaj dëmtimeve.
Çfarë e shkakton çarjen e shpretkës?
Struktura anatomike e shpretkës e bën këtë organ relativisht të lehtë për t’u dëmtuar, veçanërisht nga traumat e forta të jashtme. Kur kapsula e saj çahet ose dëmtohet, gjendja quhet rupturë e shpretkës.
Në rast se shpretka pëson çarje, ajo është organi abdominal që më së shpeshti shkakton gjakderdhje masive, potencialisht fatale. Kjo është një urgjencë mjekësore që kërkon diagnozë të shpejtë dhe ndërhyrje të menjëhershme, shpesh edhe kirurgjikale.
Shkaktarët më të zakonshëm janë:
Aksidentet në trafik, përgjegjëse për rreth 50–75% të rasteve
Dëmtimet sportive, veçanërisht në sporte kontakti si futbolli apo hokeji
Dhuna fizike, përfshirë goditjet, plagët me thikë apo armë zjarri
Shpretka mund të çahet menjëherë pas goditjes, por ekziston edhe ruptura e vonshme, e cila ndodh disa orë ose ditë më pas, si pasojë e ënjtjes dhe dobësimit gradual të kapsulës, transmeton Telegrafi.
A mund të çahet shpretka pa traumë?
Po, edhe pse rrallë. Ruptura spontane e shpretkës mund të ndodhë kur një sëmundje themelore shkakton zmadhimin e saj, duke dobësuar kapsulën deri në çarje.
Gjendje që mund ta favorizojnë këtë janë:
Sëmundjet malinje, si limfoma
Infeksionet, përfshirë mononukleozën infektive dhe malarien
Sëmundjet inflamatore kronike, si hepatiti ose pankreatiti
Cilat janë shenjat dhe simptomat e çarjes së shpretkës?
Shpretka ndodhet në kuadrantin e sipërm të majtë të barkut, nën kraharorin e majtë dhe diafragmën. Në momentin e çarjes, zakonisht shfaqet dhimbje e fortë dhe e menjëhershme në këtë zonë.
Megjithatë, për shkak se traumat që dëmtojnë shpretkën shpesh shoqërohen edhe me dëmtime të tjera (p.sh. fraktura brinjësh), pacienti mund të mos e dallojë menjëherë burimin e saktë të dhimbjes.
Një shenjë tipike është zhvendosja e dhimbjes drejt shpatullës së majtë ose kraharorit të majtë, e njohur si shenja e Ker-it (Kehr sign). Kjo ndodh sepse gjaku që grumbullohet irriton nervin frenik të majtë, i cili lidh diafragmën me qafën dhe shpatullën.
Dhimbja shpesh:
përkeqësohet gjatë frymëmarrjes
shoqërohet me ndjesi presioni në bark
Shenja të tjera alarmuese që tregojnë gjakderdhje të brendshme
Përveç dhimbjes, çarja e shpretkës mund të shkaktojë simptoma të lidhura me humbjen e gjakut dhe rënien e shpejtë të tensionit arterial, si:
marramendje ose humbje të vetëdijes
konfuzion mendor ose çorientim
turbullim të shikimit
zbehje të lëkurës, djersë të ftohta
ankth dhe shqetësim të theksuar
nauze (të përziera)
E rëndësishme: Çdo dyshim për çarje të shpretkës kërkon ndihmë urgjente mjekësore, pasi vonesa në trajtim mund të jetë fatale./et
Komisioni i Përhershëm Parlamentar i drejtuar nga Fatmir Xhafaj kërkoi një vizitë monitoruese në SPAK mbi rezultatet në luftën kundër pastrimit të parave, por SPAK ka refuzuar.
Sipas shkresës kërkesa mbështetej në një dokument të Agjencisë së Inteligjencës Financiare dhe parashikonte zhvillimin e takimit më 6 shkurt 2026. Por SPAK e refuzoi kërkesën, duke argumentuar se një vizitë e tillë cenon pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme dhe përbën kapërcim të ligjit.
“Çdo praktikë monitoruese bie ndesh me pavarësinë kushtetuese të SPAK,” thuhet në shkresën zyrtare, ku theksohet se kjo pavarësi është thelbësore për hetime të pavarura dhe të paanshme.
Megjithatë, SPAK shprehet i gatshëm për bashkëpunim institucional, duke sqaruar se mund të informojë komisionin në përputhje me ligjin, por jo t’i nënshtrohet monitorimit.
Prokuroria e Posaçme kujton gjithashtu se ka raportuar më herët mbi zbatimin e rekomandimeve të Task-Forcës, në kuadër të procesit të vlerësimit të Shqipërisë nga Moneyval./et
Aktorja kanadeze Catherine O’Hara mbetet një nga figurat më të dashura të kinemasë dhe televizionit amerikan, e njohur veçanërisht për rolin e saj si Kate McCallister, nëna e Kevinit, në filmin kult “Home Alone” (“I vetëm në shtëpi”). Me interpretimin e saj të ngrohtë, energjik dhe plot humor, ajo u bë pjesë e pandashme e kujtesës kolektive të disa brezave shikuesish.
E lindur dhe rritur në Toronto, Catherine O’Hara është e dyta më e vogël nga shtatë fëmijë. Që në moshë të re ajo tregoi një prirje të fortë drejt aktrimit dhe komedisë, duke u bërë pjesë e trupës legjendare Second City, një inkubator i talenteve të mëdha të humorit amerikan.
Karriera e saj është e pasur dhe shumëdimensionale. Përveç suksesit të jashtëzakonshëm me Home Alone (1990–1992), O’Hara ka shkëlqyer në filma si “Beetlejuice”, “Best in Show”, “A Mighty Wind”, si dhe në serialin shumë të vlerësuar “Schitt’s Creek”, ku interpretimi i saj si Moira Rose i solli dy çmime Emmy, duke e konsoliduar si një nga aktoret më të fuqishme komike të kohës sonë.
Një tjetër arritje e rëndësishme në karrierën e saj është Emmy i vitit 1982, fituar për bashkë-shkrimin e skenarit të emisionit legjendar SCTV Network 90, një nga formatet më novatore të humorit televiziv.
Në jetën private, Catherine O’Hara është e martuar që prej vitit 1992 me dizajnerin e njohur të produksionit Bo Welch, të cilin e njohu gjatë xhirimeve të një filmi të Tim Burton. Çifti ka dy djem, Matthew dhe Luke.
Me një karrierë që shtrihet në më shumë se katër dekada, Catherine O’Hara mbetet një figurë e gjallë, aktive dhe thellësisht e respektuar në industrinë e argëtimit — një aktore që ka ditur të kombinojë humorin, ndjeshmërinë dhe inteligjencën artistike në role që nuk harrohen.
Catherine O’Hara vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë kanë arritur në nivelet më të larta historike, duke kapur vlerën e 7.3 miliardë eurove në fund të dhjetorit 2025. Të dhënat zyrtare tregojnë se, krahasuar me fillimin e vitit 2024, kur totali i rezervës ishte 5.6 miliardë euro, rritja ka qenë me më shumë se 30 për qind.
Në përbërjen e rezervave vërehet një shtim i dukshëm i arit, i cili ka arritur në 430 milionë euro, nga vetëm 204 milionë në fillim të periudhës së raportimit.
Po ç’domethënie ka kjo?
Ari konsiderohet aset strehë në periudha pasigurie financiare, inflacioni dhe tensione gjeopolitike, ndaj rritja e tij rrjedhimisht ulë varësinë nga valutat dhe tregjet financiare. Forcimi i rezervave valutore rrit aftësinë e bankës qendrore për të stabilizuar kursin e këmbimit, për të përballuar goditje të jashtme dhe për të garantuar mbulimin e importeve dhe detyrimeve të jashtme, duke vepruar si një “jastëk financiar” për ekonominë shqiptare, shpjegon Lapsi.al. Rritja e çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare reflektohet edhe në rezervën e Bankës sonë Qëndrore./et
Kombet e Bashkuara janë përballë rrezikut të “kolapsit të afërt financiar” për shkak të mospagimit të tarifave të shteteve anëtare. Këtë fakt e ka bërë të ditur kreu i këtij organizmi Antonio Guterres.
António Guterres tha se OKB-ja përballet me një krizë financiare e cila po “thellohej, duke kërcënuar zbatimin e programit”, dhe se paratë mund të mbarojnë deri në korrik.
Ai shkroi në një letër drejtuar ambasadorëve se të 193 shtetet anëtare duhej të respektonin pagesat e tyre të detyrueshme ose të rishikonin rrënjësisht rregullat financiare të organizatës për të shmangur kolapsin.
Kjo vjen pasi kontribuesi më i madh i OKB-së, SHBA-të, refuzuan të kontribuonin në buxhetet e saj të rregullta dhe paqeruajtëse, dhe u tërhoqën nga disa agjenci që i quajtën “humbje parash të taksapaguesve”.
Guterres tha se OKB-ja ishte përballur me kriza financiare në të kaluarën, por se situata aktuale ishte “kategorikisht e ndryshme”.
“Vendimet për të mos respektuar kontributet e vlerësuara që financojnë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të rregullt të miratuar tani janë njoftuar zyrtarisht”, shkroi sekretari i përgjithshëm, pa përmendur anëtarë specifikë.
Ai tha se “integriteti i të gjithë sistemit” varej nga shtetet që i përmbaheshin detyrimit të tyre ligjor sipas kartës së OKB-së për të paguar “kontributet e tyre të vlerësuara”, duke shtuar se viti 2025 përfundoi me një shumë rekord të papaguar – ekuivalente me 77% të totalit të borxhit.
Guterres tha se një rregull që OKB-ja duhet t’u kthejë paratë e pashpenzuara anëtarëve nëse nuk mund të zbatojë një buxhet krijoi një “goditje të dyfishtë” në të cilën “pritej të kthente para që nuk ekzistojnë”.
“Nuk mund ta ekzagjeroj urgjencën e situatës me të cilën përballemi tani. Ne nuk mund të ekzekutojmë buxhete me fonde të pambledhura, as të kthejmë fonde që nuk i kemi marrë kurrë.”
Ai shkroi: “Në fund të fundit, çështja është e qartë: ose të gjitha shtetet anëtare i respektojnë detyrimet e tyre për të paguar plotësisht dhe në kohë, ose shtetet anëtare duhet të rishikojnë rrënjësisht rregullat tona financiare për të parandaluar një kolaps të afërt financiar.”
SHBA-të janë kontribuesi më i madh i organizatës ndërkombëtare, por Presidenti Donald Trump ka thënë se ajo nuk po e përmbushte “potencialin e saj të madh” dhe e ka kritikuar atë për dështimin në mbështetjen e përpjekjeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-të.
Në janar, ai tërhoqi SHBA-të nga dhjetëra organizata ndërkombëtare, përfshirë rreth 31 agjenci të OKB-së, për të “i dhënë fund financimit dhe përfshirjes së taksapaguesve amerikanë në entitete që avancojnë axhendat globaliste mbi prioritetet e SHBA-së”.
Në fund të dhjetorit, SHBA-të premtuan 2 miliardë dollarë (1.5 miliardë paund) për të financuar programet humanitare të OKB-së – duke paralajmëruar në të njëjtën kohë se organizata duhet të “përshtatet ose të vdesë”. Kjo ishte një pjesë e vogël e shpenzimeve të saj të mëparshme. Në vitin 2022, kontributi i saj në punën humanitare të OKB-së u vlerësua në 17 miliardë dollarë. /et
Ditën e sotme, Adriatik Lapaj ftoi “Lëvizjen Bashkë” që t’i bashkohet protestës që ai do të mbajë nesër përballë Kryeministrisë.
I ftuar në Report Tv, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka refuzuar ftesën e Lapajat, teksa tha se Çdo thirrje për bashkëpunim, është në favor të Sali Berishës. Muçi tha më tej se mos bashkëpunimin me Berishën, është një “kriter të panegociueshëm” për Lëvizjen Bashkë.
“Çdo thirrje për bashkëpunim është në favor të Sali Berishës. Atij dhe PD-së u mungon legjitimiteti moral dhe, pa të, protestat nuk kanë efekt. Edi Rama i kalon protestat e Berishës me humor dhe ironi”, tha Muçi, duke i kujtuar Lapajt se edhe Berisha është nën hetim nga SPAK.
Ndërsa më tej, deputeti i kujtoi Lapajt përplasjet që ai pati me Endri Shabanin, tanimë Avokat Populli, në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, si një arsye më shumë për mos bashkëpunimin mes dy lëvizjeve të reja.
“Pse nuk bashkëpunojmë me Adriatik Lapajn? Nëse ne do kishim kapur dorën e shtrirë të tyre, do të kishim përfunduar në atë pikë ku hallat dhe tezet tona do ishin zënë me dajon e Shabanit dhe tezen e Adriatikut” tha ai./et
Catherine O’Hara, “nëna” e Kevin McCallister nga filmi i njohur boteror “Home Alone”, ndërroi jetë në moshën 71 vjeç diten e sotme, më 30 janar. Lajmi i trishtueshëm u raportua nga media e njohur TMZ, ndërsa shkaku i vdekjes së saj ende nuk dihet. Aktorja luajti rolin e nënës së Macaulay Culkin në dy filmat […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër duke filluar nga ora 10:00, mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Sipas KQZ-së, procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i cili ka nisur më 13 […]
Kristjan Asllani është zyrtarisht lojtar i Beşiktaşit. Mesfushori kuqezi është prezantuar sot nga klubi turk, ku do të luajë në formë huazimi deri më 30 qershor, pas një eksperience jo shumë të suksesshme te Torino. Beşiktaşi njoftoi se Asllani ka kaluar me sukses të gjitha vizitat mjekësore para firmosjes. Sipas deklaratës zyrtare të klubit, futbollisti […]
Një zhvillim i papritur ka tronditur fansat e serialit të njohur turk “Kızılcık Şerbeti”. Aktori Doğukan Güngör, i cili interpretonte personazhin Fatih, është larguar zyrtarisht nga seriali pas përfshirjes në një hetim për drogë. Sipas mediave turke, largimi i aktorit erdhi pasi ai rezultoi pozitiv në një test droge, i kryer në kuadër të një […]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rritur tensionet me Iranin, duke njoftuar se një forcë e madhe ushtarake — përshkruar nga ai si një “armadë e fuqishme” — është rrugës drejt rajonit, me synimin e qartë të dërgimit të një mesazhi të fortë për Teheranin. Sipas Trump, ky mobilizim është më i madh […]
Ka kohë që në diskursin aktual publik, ka zënë vend teza “republikë prokurorësh”, duke nënvizuar supozimin e një pushteti të pakufizuar të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), të pakontrollueshëm nga gjyqësori dhe selektiv (sic deklaron opozita kur gjithë drejtuesit e saj janë nën hetim.
Nga ana tjetër deklaratat dramatike nga mazhoranca si “askush mos guxojë të marrë telefonin tim”, se jam ministër apo më lart, kanë një bazë shumë të kufizuar juridike.
Reforma kushtetuese e vitit 2012 (Ligji nr. 88/2012) dhe reforma e drejtësisë e vitit 2016 krijuan një prokurori më të pavarur ndaj pushtetit politik, por nuk eliminuan filtrin kushtetues të autorizimit parlamentar për masat që cenojnë lirinë personale të subjekteve me imunitet. Kjo vlen edhe për kontrollin e komunikimeve telefonike, për të cilin tashmë ekziston një jurisprudencë e konsoliduar e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Sipas nenit 73 të Kushtetutës, pas ndryshimeve të vitit 2012
Paragrafi 1: Non-liability (imunitet funksional): deputeti nuk mban përgjegjësi penale, civile ose tjetër për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna në ushtrim të funksionit parlamentar (me përjashtim të shpifjes).
Paragrafi 2 : Inviolability (imunitet personal): deputeti nuk mund të arrestohet, të privohet nga liria apo t’i ushtrohet kontroll personal ose i banesës pa autorizimin e Kuvendit.
Paragrafi 3. Përjashtimi i vetëm: flagranca ose kapja menjëherë pas kryerjes së krimit; edhe në këtë rast Kuvendi njoftohet dhe vendos mbi vijimin ose heqjen e masës.
Paragrafi 4: vendimi merret me votim të hapur, pas mundësisë së diskutimit në seancë të mbyllur për mbrojtjen e të dhënave ose sekreteve hetimore.
Po kështu, ministri jo deputet, ka imunitetin parlamentar si më sipër!
Pra, kompetenca për arrestim, ndalim apo kontroll (përfshirë komunikimet telefonike) mbetet ekskluzivisht në dorën e Kuvendit – një organ politik i dominuar nga mazhoranca. SPAK nuk ka, dhe nuk mund të ketë, pushtet të pakufizuar në këtë drejtim përshi dhe telefonat. Teza e “republikës së prokurorëve” në lidhje me telefonin, e merr/nuk e merr, ta jap/nuk ta jap, nuk përputhet me tekstin kushtetues në fuqi.
Shkurt, SPAK edhe po të dojë nuk ia merr dot telefonin as ministrit dhe as deputetit sepse ata nuk janë të barabartë si qytetarët e thjeshtë ndaj deklaratat “dramatike” nuk kanë bazë juridike.
Në këtë ekuilibër institucional, roli i Gjykatës Kushtetuese mendohet si vendimtar. Teorikisht ajo është mekanizmi kushtetues që pengon shndërrimin e prokurorisë në pushtet të pakontrolluar, duke vendosur standarde të qarta për proporcionalitetin, ligjshmërinë dhe kontrollin gjyqësor të masave që cenojnë lirinë personale dhe privatësinë.
Në këtë kuptim, GJK i ka dhënë përgjigje shqetësimit publik që artikulohet jo pa bazë si një “republikë prokurorësh” në lidhje me telefonat (ndoshta edhe për arsye pragmatiste të saj) siç kam analizuar më parë!
Por po aq i rëndësishëm është roli i saj në anën tjetër të ekuacionit: për të mos lejuar që imuniteti të shndërrohet në impunitet.
Imuniteti, sipas doktrinës kushtetuese, nuk është privilegj personal, por garanci funksionale për ushtrimin e mandatit.
Procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit personal nuk mund të përdoren për të bllokuar ose neutralizuar hetimin penal.
Por, praktika aktuale tregon një devijim serioz: kërkesat e prokurorisë për autorizim arresti apo masa të tjera që cenojnë lirinë personale zvarriten për muaj të tërë në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve. Afati 3-mujor i parashikuar në Rregulloren e Kuvendit, (neni 118) dhe në mungesë vendimmarrjeje, çon në rrëzim automatik të kërkesës, (16 mars 2026) një efekt de facto që pengon procedimin penal.
Kjo praktikë na çon drejt një Republike tjetër, një “republike imunitetesh”, e cila duket në kundërshtim të hapur me frymën e reformës së vitit 2012, e cila synoi kufizimin e imunitetit personal dhe lehtësimin e hetimit penal, duke ruajtur imunitetin funksional si garanci kushtetuese për pavarësinë e pushtetit legjislativ dhe gjyqësor.
Në gjykimin tim, Shqipëria nuk ka nevojë:
as për një prokurori që vepron pa kontroll gjyqësor dhe me selektivitet,
as për një parlament që e shndërron procedurën e imunitetit në pengesë efektive për drejtësinë.
Ajo ka nevojë për sundim të ligjit (rule of law), ku:
imuniteti funksional mbetet i paprekshëm;
imuniteti personal kufizohet realisht dhe përdoret vetëm kur cenohet rëndë funksionimi i institucionit;
procedurat parlamentare kanë afate detyruese, kritere objektive dhe proporcionalitet;
dhe Gjykata Kushtetuese vepron si arbitër final, duke korrigjuar si tejkalimet e organeve të akuzës, ashtu edhe abuzimet e diskrecionit parlamentar.
Problemi sot nuk është te teprica e reformave kushtetuese të viteve 2012 dhe 2016, por te mungesa e zbatimit të njëtrajtshëm të tyre dhe te dobësia e mekanizmave që garantojnë ekuilibrin real të pushteteve.
Kjo dobësi është kaq e dukshme këto ditë!
Teorikisht, çelësi për të mos rrëshqitur as në “republikë prokurorësh”, as në “republikë imunitetesh”, nuk është politika dhe as prokuroria, por Gjykata Kushtetuese. Vetëm ajo ka autoritetin për të vendosur kufijtë kushtetues të secilit pushtet dhe për të rivendosur rule of law.
Nëse prokuroria e tejkalon rolin e saj, Gjykata Kushtetuese duhet ta ndalë.
Nëse Kuvendi e shndërron imunitetin në bllokadë të drejtësisë, Gjykata Kushtetuese duhet ta korrigjojë.
Nëse të dy palët e shtyjnë sistemin drejt ekstremeve, Gjykata Kushtetuese është arbitri final.
Pa një Gjykatë Kushtetuese aktive, koherente dhe autoritative, çdo debat për “republikë prokurorësh” apo “republikë imunitetesh” mbetet thjesht retorikë politike. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, të dyja këto rreziqe neutralizohen brenda rendit kushtetues.
Unë nuk jam naiv të mendoj se sfida reale sot bie me Gjykatën Kushtetuese se ajo është vija e fundit e mbrojtjes së Kushtetutës, dhe pikërisht aty duhet të përqendrohet respekti, presioni institucional dhe vëmendja publike! Kjo duke patur parasysh Republikën tonë, vektorët politikë dhe ekonomikë. Por si avokatë, njerëz të ligjit, na duhet të mendojmë se sfida bie mbi të!
Sepse në një Republikë Kushtetuese (jo banana republic) as politika nuk duhet të sundojë mbi ligjin, as prokuroria po ashtu, por vetëm Kushtetuta, përmes Gjykatës Kushtetuese.
Rreth 10 mijë banorë të fshatit Shushicë në Elbasan, vijojnë të jenë pa energji elektrike si pasojë e motit të keq. Energjia është ndërprerë që ditën e djeshme duke lënë fshatrat e zonës në errësirë totale. Sipas informacioneve paraprake, shkak i ndërprerjes është bërë moti i përkeqësuar, ndërsa grupet e OSHEE-së ndodhen në terren për identifikimin e defekteve dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.
Banorët e fshatit Shushicë shprehen se po përballen me vështirësi të mëdha, sidomos të moshuarit apo personat me nevoja të veçanta. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për një zgjidhje të menjëhershme, si dhe për marrjen e masave afatgjata për të mbilizuar problemin
Kristjan Asllani është zyrtarisht lojtar i Beşiktaşit. Mesfushori kuqezi është prezantuar sot nga klubi turk, ku do të luajë në formë huazimi deri më 30 qershor, pas një eksperience jo shumë të suksesshme te Torino.
Beşiktaşi njoftoi se Asllani ka kaluar me sukses të gjitha vizitat mjekësore para firmosjes.
Sipas deklaratës zyrtare të klubit, futbollisti iu nënshtrua analizave të detajuara të gjakut si dhe kontrolleve në repartet e ortopedisë, mjekësisë së brendshme, okulistikës, otorinolaringologjisë, kirurgjisë së përgjithshme dhe kardiologjisë.
Procesi u përmbyll me teste pulmonare dhe prova fizike të sforcimit. Klubi turk ka siguruar gjithashtu të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të mesfushorit 22-vjeçar nga Inter, për një shumë që raportohet të jetë rreth 10 milionë euro.