Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Lajme Shqiperi

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

By: e xh
28 December 2025 at 14:46

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të botës janë tepër të interesuara për punëtorë të huaj.  Por migrimi i fuqisë punëtore po bie në nivel global, edhe pse shoqëritë në plakje përballen me mungesë gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore, sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), që u publikua muajin e kaluar.

Trendi filloi shumë kohë para rizgjedhjes së Donald Trump, i cili gjatë fushatës së tij të suksesshme, sulmoi emigrantët. Sipas OECD-së, një organizatë që monitoron politikat globale ekonomike dhe sociale, migrimi i fuqisë punëtore në 38 vende anëtare ra me më shumë se një të pestën në vitin 2024.

Rënia i atribuohet më pak kërkesës sesa kundërshtimit politik në rritje ndaj imigracionit dhe rregulloreve më të rrepta të vizave në disa vende të industrializuara. Në të njëjtën kohë, migrimi i përkohshëm i fuqisë punëtore, në këto vende ka vazhduar të rritet.

Rënia e shkaktuar nga disa vende
“Pjesa më e madhe e rënies së migrimit të përhershëm të fuqisë punëtore mund t’i atribuohet ndryshimeve të politikave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Zelandën e Re”, tha për DW Ana Damas de Matos, një analiste e lartë në OECD.

Në Zelandën e Re, rënia lidhet me përfundimin e një skeme të lejeqëndrimit pas pandemisë, e cila lejoi më shumë se 200,000 migrantë të përkohshëm dhe anëtarët e familjeve të tyre të vendoseshin përgjithmonë në vend. Programi më i madh i qëndrimit në vend skadoi në korrik 2022. Pas Brexit, Mbretëria e Bashkuar reformoi rregulloret e vizave për punonjësit e kujdesit shëndetësor, duke shtrënguar kriteret e pranueshmërisë dhe duke përjashtuar mundësinë e ardhjes së anëtarëve të familjes, gjë që çoi në një rënie të ndjeshme të aplikimeve për vizë.

Sipas OECD-së, sektori i kujdesit shëndetësor është veçanërisht i ndjeshëm ndaj mungesës së fuqisë punëtore për shkak të kufizimeve të tilla. Seeta Sharma, një eksperte e migracionit që ka punuar si këshilltare në Kombet e Bashkuara dhe në qeverinë e Indisë, beson se rregulloret më të rrepta për studentët e huaj në Mbretërinë e Bashkuar janë kundërproduktive.

“Rruga nga universiteti në punë tani është e kufizuar”, i thotë ajo DW. “Kjo do të çojë në një rënie të regjistrimeve. Shtetasit e Indisë, për shembull, nuk do të shpenzojnë më shuma të mëdha për arsim jashtë vendit nëse nuk kanë një rrugë të qartë karriere më pas.”

Raporti i OECD-së tregon se India, me 600.000 emigrantë vitin e kaluar, ishte padyshim vendi kryesor për sa i përket punëtorëve migrantë në vendet e OECD-së. Pas saj vijnë Kina dhe Rumania.

Sektori i teknologjisë vuan nga kufizimet e SHBA-së
Në SHBA, nën administratën e Biden, u vendosën kufizime më të rrepta për të ashtuquajturat viza H-1B. Ky është programi kryesor që u lejon ekspertëve të huaj të punojnë në këtë vend në fusha të tilla si teknologjia, inxhinieria dhe mjekësia. Ndërsa Trump ka rritur koston e vizave për punëdhënësit nga 2.000-5.000 dollarë në deri në 100.000 dollarë. Ai dëshiron të kufizojë mundësitë për qëndrim të përhershëm në të gjithë sektorët.

Në Australi, pragjet e pagave që duhet të përmbushin punëtorët e kualifikuar për të marrë një vizë janë rritur. Edhe në Kanada, rrugët e hyrjes për punëtorët e përkohshëm të huaj janë ndryshuar. Migrimi i lidhur me punën ka rënë ndjeshëm edhe në vendet nordike – vetëm Finlanda, për shembull, ka një rënie prej 36 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Në Gjermani, imigracioni i përhershëm ra me 12 përqind vitin e kaluar, për shkak të rregullave më të rrepta të imigracionit të futura nga ish-kancelari Olaf Scholz. Sipas këtyre rregullave, 586.000 punëtorë të huaj hynë në vend, por numri i njerëzve që hynë me viza pune ishte 32 përqind më i ulët se vitin e kaluar. Këto reforma nga qeveria e Scholz janë zgjeruar më tej nga kabineti aktual të kancelarit Friedrich Merz.

Herbert Briker, profesor i ekonomisë në Universitetin Humboldt të Berlinit, thotë se kjo po shkakton probleme për ekonominë gjermane. “Për shumë vite, Gjermania ka përfituar nga një migrim mesatar vjetor prej 550.000 personash”, tha Briker për DW. “Ne kemi nevojë për migrim për të zëvendësuar punëtorët që shkojnë në pension. Pa të, nuk mund të mbahet një furnizim i qëndrueshëm i punës.”

Kërkesë e lartë për punëtorë migrantë në Evropë
Në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, qytetarët nga vendet jashtë BE-së mbushën rreth dy të tretat e vendeve të punës të krijuara midis viteve 2019 dhe 2023. Kjo tregon se sa i varur është bërë Bashkimi dhe Evropa në tërësi nga punëtorët migrantë.

Globalisht, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vlerësoi se kishte 167.7 milion punëtorë migrantë në vitin 2022, që është 4.7 përqind e fuqisë punëtore totale globale. Më shumë se dy të tretat e tyre (114.7 milion) jetonin dhe punonin në vende me të ardhura të larta. Pavarësisht një rënieje në vitin 2024, migrimi global i fuqisë punëtore mbetet mbi nivelet para pandemisë.

Megjithatë, raporti i OECD tregon se si ky migrim mund të ndalet papritur. Arsyeja qëndron në rezistencën politike, të nxitur më shumë nga frika e migrimit të paligjshëm sesa nga kërkesa ekonomike ende rekord e lartë. Agjenda aktuale e Trumpit e ka intensifikuar më tej këtë dinamikë. Që nga marrja e detyrës në janar, ai ka lëshuar një sërë urdhrash ekzekutivë që synojnë të godasin si imigracionin e ligjshëm ashtu edhe atë të paligjshëm. Administrata e tij argumenton se masat janë të nevojshme për të mbrojtur punëtorët amerikanë dhe për të siguruar një sistem të bazuar vetëm në kualifikimet e punës.

Viza të përkohshme në vend të qëndrimit të përhershëm
Ndërsa numri i emigrantëve të përhershëm ra në vitin 2024, migrimi i përkohshëm ose sezonal i punës ka mbetur i njëjtë, sipas OECD-së. Kjo pasqyron një preferencë nga qeveritë për programe afatshkurtra që ato më pas mund t’i zgjerojnë ose kufizojnë sipas dëshirës.

Eksperti i migracionit Sharma e përshkruan atë me keqardhje: “Le t’i sjellim njerëzit kur kemi nevojë për ta dhe të mbyllim derën kur nuk kemi nevojë për ta – nuk duam asnjë prej tyre në vendin tonë përgjithmonë.”

Programet e punës së përkohshme sezonale mbeten të kërkuara në Australi, Evropë dhe Amerikën e Veriut – veçanërisht në bujqësi, sektorin e kujdesit dhe ndërtim. Por programet e migrimit të përkohshëm po përdoren ]gjithnjë e më shumë edhe për teknikët dhe punëtorët e tjerë shumë të kualifikuar, tregon analiza e OECD-së.

Burokracia i mban emigrantët në punë me kualifikim të ulët
Megjithatë, OECD u bën thirrje vendeve të industrializuara jo vetëm të tërheqin më shumë punëtorë emigrantë, por edhe të përqendrohen në integrimin e tyre më të mirë në tregun e punës. Klubi i vendeve të industrializuara përmend kurset e gjuhëve dhe aksesin në shërbimet sociale si parakushte kryesore për këtë, si dhe njohjen e aftësive dhe kualifikimeve në mënyrë që punëtorët e huaj të mund të kontribuojnë plotësisht në vendet pritëse. Ata shpesh punësohen në vende pune shumë më poshtë kualifikimeve dhe aftësive të tyre.

Kjo ndodh kryesisht për shkak të proceseve të ngadalta dhe burokratike për miratimin e diplomave dhe kualifikimeve, vëren profesor Briker, i cili gjithashtu hulumton fenomenet e migracionit në Institutin Gjerman për Kërkime të Punësimit (IAB)./DW

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

By: e xh
28 December 2025 at 14:42

Një stuhi dimërore ka goditur Suedinë, duke marrë dy jetë njerëzish, e duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe balck out-e masive.

Instituti vendas i Meteorologjisë dha alarmin për erëra të forta në pjesë të mëdha të vendit që po bën llogaritë me stuhinë Johannes.

Një burrë rreth të 50-ave vdiq pasi u godit nga një pemë në vendpushimin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia, ndërsa kompania rajonale e shërbimeve, Hemab, tha se një nga punonjësit e saj vdiq pas një aksidenti në një fushë”.

Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur sakaq pa energji elektrike. Ndërprerjet e energjisë kanë prekur mbi 40 mijë shtëpi dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Po kështu, janë pezulluar edhe një sërë fluturimesh dhe shërbimet rrugore në disa rajone të Finlandës, ku 33 mijë banesa janë gjithashtu pa energji elektrike.

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

By: e xh
28 December 2025 at 14:19

Skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A. Edhe pse ata të shtunën shënuan të parët ndaj Cagliari me Vlasic, për javën e 17-të në kampionatin italinë, nuk ishin në gjendje të ruanin avantazhin, përkundrazi u përmbysën.

Një humbje që rëndon akoma më tepër situatën. Kritikat nga mediat vendase nuk kanë munguar kundër “Demave”. Mes të “kryqëzuarëve” ishte edhe mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani, i cili mori notën 5 nga “TuttomercatoWeb”.

Ja si e përshkruan media në fjalë performancën e shqiptarit ndaj Cagliarit: “Asnjë pasim vertikal i saktë dhe sidomos i ngathët në rikuperim. Duket shumë larg nga koha kur ishte regjizor premtues në Serie A”. Te Shqipëria, Asllani është i “paprekshëm” nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, pavarësisht rritjes së ndjeshme nga Medon Berisha. Prej vitit 2023, 23-vjeçari kuqezi numëron 31 ndeshje që ka zhvilluar me Kombëtaren kuqezi.

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

By: e xh
28 December 2025 at 14:12

Pas çmimeve për ilaçet kundër obezitetit dhe HIV-it vitet e fundit, këtë vit shkenca ndryshoi kurs. Njohja si arritja shkencore e vitit shkoi për tejkalimin global të lëndëve djegëse fosile nga burimet e rinovueshme.

Revista Science ka shpallur si “Breakthrough of the Year 2025” tejkalimin global të energjisë së rinovueshme mbi burimet fosile. Për herë të parë, energjia e gjeneruar nga dielli dhe era ka arritur të mbulojë rritjen e konsumit elektrik global gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, duke dhënë më shumë energji sesa qymyri.

Kina udhëheq këtë tranzicion, si prodhuese kryesore e teknologjive kyçe si panelet diellore dhe bateritë. Megjithatë, vendi mbetet një nga emetuesit më të mëdhenj të CO2 në botë, një paradoks i shpjegueshëm me prodhimin e madh industrial dhe popullsinë e saj.

Por sfidat për t’u shkëputur nga karburantet fosile mbeten ende të mëdha si: rezistenca politike në disa vende, si SHBA, vështirësitë e riciklimit të paneleve dhe baterive, si dhe kapaciteti i kufizuar i rrjetit elektrik për të shpërndarë energjinë e prodhuar.

Sipas raportit Beyond Fossil Fuels, vetëm në Evropë rreth 1.700 GË energji e rinovueshme mbeten të bllokuara.

Viti 2025 tregon se një e ardhme energjetike e pastër është e mundur, por për ta arritur plotësisht duhet të investojmë në infrastrukturë, të kapërcejmë rezistencat politike dhe të përmirësojmë riciklimin e materialeve.

Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri

By: e xh
28 December 2025 at 13:58

Serbia dhe strukturat e saj janë angazhuar maksimalisht për zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës. Kreu i Inteligjencës Ushtarake Serbe ka paralajmëruar serbët e Kosovës pak para zgjedhjeve përmes grupeve në Telegram.

Raportohet se në rrjetet sociale dhe grupet që shumë serbë përdorin, është duke u shpërndarë një deklaratë e Zoran Stojkoviç.

Në mesazhin e tij ai thotë se nuk ka vend në shërbim për njerëzit që nuk e kanë në zemër Kosovën dhe “Metohinë”, dhe përmend marrjen e Kosovës nga ushtria serbe. Ekspertët në Kosovë besojnë se përmes këtyre presioneve po tentohet: Të rritet ndjenja nacionaliste te serbët e Kosovës. T’ju bëhet me dije se ata që sulmuan Banjskën janë të përgatitur nga shteti serb.

Të paralajmërohen se në zgjedhje veç Lista Serbe duhet të jetë opsion për ta. Të shënjohen si tradhtarë ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

Zgjedhjet në Kosovë/ 100 prokurorë në terren, policia: Nuk do lejojmë manipulime

By: e xh
28 December 2025 at 13:55

Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme te përgjithshme.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt dhe për të mbrojtur vullnetin e lirë të qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin e vendit gjatë ditës së zgjedhjeve dhe deri në përfundimin e plotë të procesit.

Prania e tyre ka për qëllim reagimin e menjëhershëm dhe trajtimin ligjor të çdo parregullsie apo dyshimi për keqpërdorim të votës. Prokurori i Shtetit ka apeluar për bashkëpunim të gjerë, duke ftuar qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të raportojnë çdo rast të mundshëm manipulimi apo shkeljeje të ligjit zgjedhor, pa dallim se nga kush vjen.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është në zbatim të urdhrit operativ për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili synon garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Në këtë kuadër, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë zhvilluar dy takime koordinuese.

Takimi i parë u mbajt me drejtuesit rajonalë dhe drejtuesit e departamenteve policore, ndërsa në takimin pasues morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe institucione të tjera relevante, përfshirë ato ndërkombëtare.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan detajet e planifikimit operacional dhe masat e sigurisë, me theks të veçantë te koordinimi ndërinstitucional gjatë gjithë fazave të procesit zgjedhor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, prezantoi përgatitjet e deritanishme dhe angazhimin policor si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e votimit.

Ai kërkoi nga strukturat qendrore dhe rajonale mbikëqyrje të shtuar dhe përkushtim maksimal, duke theksuar se policia duhet ta kryejë këtë detyrë me profesionalizëm të lartë, integritet dhe paanshmëri.

Policia e Kosovës ka ritheksuar se, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, mbetet e vendosur të zbatojë detyrat dhe përgjegjësitë e saj ligjore në mënyrë transparente dhe profesionale, me synimin për të garantuar ushtrimin e lirë, të sigurt dhe demokratik të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

By: e xh
28 December 2025 at 13:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke e cilësuar procesin zgjedhor si një moment kyç për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Pas votimit, Osmani shprehu shpresën që dita zgjedhore të zhvillohet në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike, me pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve. Ajo theksoi se zgjedhjet janë mekanizmi përmes të cilit vendimmarrja rikthehet tek qytetarët.

Presidentja u shpreh se pret që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të mundësojnë formimin sa më të shpejtë të një parlamenti dhe qeverie të re, të domosdoshme për përballimin e proceseve të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare.

“Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta e demokratike. Uroj që të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm ku vendimmarrja kthehet tek qytetarët tanë. Shpresoj që në rezultatet e këtyre zgjedhjeve të rezultojnë me krijim sa më të shpejtë të parlamentit dhe zgjedhjes së qeverisë të Kosovës të cilat janë të domosdoshme për procese të rëndësishme dhe të brendshme dhe ndërkombëtare për Republikën tonë. Dua t’i falënderoj të gjitha institucionet që janë angazhuar dhe që angazhohen edhe gjatë ditës së sotme që ky proces zgjedhor të jetë sa i më rregullt nga KQZ-ja tek institucionet tona të sigurisë dhe ato të drejtësisë”, ka thënë Osmani.

Osmani falënderoi gjithashtu KQZ-në, institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për angazhimin në garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt.

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen

By: e xh
28 December 2025 at 13:45

Një zjarr masiv ka rënë dje në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, Policia bën me dije se referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale.

Kjo pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

By: e xh
28 December 2025 at 12:53

Në një shkollë në Zhegër të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një incident mes të disa qytetarëve që kanë qenë duke votuar.

Prokurori i shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se një votues ka shkuar me babanë për të ndihmuar dhe sipas po të njëjtave burime ka nisur një përplasje verbale me votues të tjerë me pyetjen “pse po e ndihmon”.

Prokurori do të vendosë nëse do ta iniciojë si rast apo jo. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, të cilët kanë ndërhyrë në momentin kur ka pasur përplasje.

Vlora pa ujë prej 72 orësh

By: e xh
28 December 2025 at 12:43

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë i një tubacioni në rrjetin e ujësjellësit ka lënë qytetin pa ujë për 3 ditë.

Prova e kryer nuk ka dhënë sukses ndaj synohet që të gjendet zgjidhje sot për të kthyer furnizimin me ujë.

Kreu i ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati ka theksuar se prova e kryer një dite më parë nuk ka dhënë sukses ndërsa po vijohet të punohet teksa po bëhen përpjekje maksimale qe sot pasdite të ketë furnizim me ujë në qytet. Për institucionet e rëndësisë së veçante janë gjetur zgjidhje alternative

Tubacioni i dëmtuar është me diametër 1 mije mm, shumë i rëndësishëm për qytetin ndërsa është një investim që është kryer në vitin 2009-2010. Prej tre ditësh Vlora vijon të mbetet pa ujë, një situate mjaft problematike ne qytet.

14:50 Brixhid Bardot, ikona e pakrahasueshme e bukurisë dhe erotizmit

By: Leonard
28 December 2025 at 14:50

Last Updated on 28/12/2025 by Leonard

Nga Leonard Veizi

Kudo në Evropën e viteve ’70 qarkullonte një shprehje ironike për të përshkruar një femër të bukur e plot sharm: “E gënjen mendja se është Brixhid Bardot.” Madje kjo batutë është regjistruar edhe në disa filma artistikë të kohës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Brixhit Bardot ishte kthyer në një ikonë të pakrahasueshme të bukurisë dhe erotizmit, një seks-simbol që i kishte rrënjët e suksesit që në mesin e viteve ’50…

…Fama e saj kapërceu kinemanë dhe u shndërrua në fenomen kulturor. Aq sa këngëtari i njohur turk me origjinë hebreje, Dario Moreno, i cili jetonte në Francë, i kushtoi në vitin 1961 këngën plot ritëm e adrenalinë me titullin “Brigitte Bardot”.

Për një kohë të gjatë, Bardot qëndroi përkrah Merlin Monrosë si seks-simboli më i fuqishëm i kinemasë botërore. Ndryshe nga Monro, që mishëronte ëndrrën amerikane, Bardot sillte një sensualitet tipik evropian: të lirë, rebel dhe provokues. Ajo u ngjit në majat e suksesit në mesin e viteve ’50 me filmin “Et Dieu… créa la femme”, apo siç vjen në shqip “Dhe Zoti krijoi gruan”, ku personazhi i saj theu tabu dhe ndryshoi mënyrën se si shfaqej femra në ekran. Regjisori i filmit ishte ish-bashkëshorti i saj, Roxher Vadim, i cili e kuptoi se Bardot nuk ishte thjesht një aktore, por një epokë më vete.

Me flokët bionde, shikimin sfidues dhe një liri që tronditi moralin konservator të kohës, Brixhid Bardot u shndërrua në mit. Ajo nuk ishte vetëm një yll kinemaje, por një simbol i transformimit shoqëror, i emancipimit dhe i dëshirës për të jetuar pa maska. Edhe sot, dekada më vonë, emri i saj mbetet sinonim i bukurisë së pakapshme dhe i një kinemaje që guxoi të ëndërronte ndryshe.

Lindja në Paris dhe hyrja në art

Brixhit Ana-Mari Bardot lindi më 28 shtator 1934 në Paris, në një familje borgjeze, të rreptë dhe konservatore. Në fëmijëri ishte e ndrojtur, mbante syze dhe nuk binte në sy për bukuri. Prindërit e orientuan drejt disiplinës dhe artit, duke e regjistruar në shkollë baleti. Baleti i dha elegancën trupore dhe vetëkontrollin që më vonë do ta dallonin në ekran.

Në adoleshencë bukuria e saj shpërtheu papritur. Një fotografi në kopertinën e revistës “El” i hapi dyert e kinemasë. Ende shumë e re, ajo u martua me regjisorin Roxher Vadim, njeriun që do të ndikonte vendosmërisht në karrierën e saj.

Shpërthimi i famës dhe lindja e një miti

Në mesin e viteve ’50, Brixhit Bardot u ngjit në majat e suksesit me filmin “Dhe Zoti krijoi gruan”, prodhim i vitit 1956. Filmi tronditi moralin konservator të kohës. Personazhi i Bardot ishte sensual, i lirë dhe sfidues. Ajo nuk luante thjesht një rol, por mishëronte një mënyrë të re të të qenit femër.

Për një kohë të gjatë, Bardot qëndroi përkrah Merilin Monros si seks-simboli më i madh i kinemasë botërore. Por ndryshe nga Monro, që mishëronte ëndrrën amerikane, Bardot përfaqësonte sensualitetin evropian: natyral, rebel dhe provokues, pa komplekse dhe pa hipokrizi.

Jeta private me dashuri e skandale

Jeta personale e Brixhit Bardot ishte po aq e komentuar sa filmat e saj. Ajo u martua katër herë dhe pati lidhje të shumta sentimentale, të cilat u kthyen vazhdimisht në lajme dhe skandale. Në vitin 1959 lindi djali i saj, Nikolas-Zhak Sharje. Bardot e pranoi hapur se amësia nuk ishte roli që e kishte bërë të lumtur, një deklaratë e pazakontë dhe tronditëse për shoqërinë e asaj kohe.

Pas shkëlqimit të famës fshihej një shpirt i lodhur. Presioni i medias, adhurimi i tepruar dhe humbja e lirisë personale e shtynë gjithnjë e më shumë drejt largimit nga ekrani.

Lamtumira e kinemasë dhe mision i ri

Në vitin 1973, në kulmin e famës, vetëm 39 vjeçe, Brixhit Bardot u tërhoq përfundimisht nga kinemaja. Ajo zgjodhi heshtjen e jetës private dhe iu përkushtua mbrojtjes së kafshëve. Themeloi Fondacionin “Brixhit Bardot”, i cili u bë një nga zërat më të fortë ndërkombëtarë për të drejtat e kafshëve.

Nga ikonë erotike, Bardot u shndërrua në aktiviste të vendosur, shpesh polemike, por gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe e paepur.

Fundi i një legjende

Brixhit Bardot u nda nga jeta të dielën më 27 dhjetor 2025, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm të historisë së kinemasë dhe kulturës evropiane. Me vdekjen e saj u shua një nga figurat më emblematike të shekullit XX, por jo miti.

Vdekja e Bardot u njoftua nga fondacioni i saj në një deklaratë të dërguar në “Agence France-Presse” ku thuhej: “Fondacioni Brixhit Bardot njofton me trishtim të madh vdekjen e themelueses dhe presidentes së saj, Madame Brigitte Bardot, një aktore dhe këngëtare me famë botërore, e cila zgjodhi të braktiste një karrierë prestigjioze për t’i kushtuar jetën dhe energjinë e saj mirëqenies së kafshëve dhe fondacionit të saj”.

Epilogu

Brixhit Bardot nuk ishte thjesht një aktore apo një seks-simbol. Ajo ishte një epokë, një revolucion estetik dhe shoqëror, një grua që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si femra u pa në ekran. Edhe pas largimit të saj nga kjo botë, emri i Bardot mbetet sinonim i bukurisë së lirë, guximit dhe të jetuarit pa kompromis.

14:43 “Akuzë e hatashme”/ Balliu mbi deklaratën e kryeministrit për AKSHI: Mbrojti veten, jo Karçanajn!

By: EL
28 December 2025 at 14:43

Last Updated on 28/12/2025 by EL

Deputeti i Partisë Demorkatike Klevis Balliu, ka reaguar pas delaratave të kryenministrit Edi Rama në podcasting “Flasim” në lidhje me hetimet ndaj AKSHI dhe drejtoreshës Mirlinda Karccanaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se në fakt deklarata e kreut të qeverisë nuk ishte në mbrojtje të Karçanajt, por po mbronte veten.

“Rama mbrojti një akt kriminal shtetëror: rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni për ta detyruar të tërhiqej nga tenderi, që më pas t’i jepej baxhanakut të pushtetit. Kjo nuk është propagandë, por mafie shtetërore. Ai e bëri këtë sepse Ergys Agasi është masha e tij personale. Sepse AKSHI, Agasi, Balluku janë vetë Rama”, shkruan ai.

Postimi i plotë:
Rama nuk mbrojti AKSHI-n, por veten e tij
Në pseudo-podcastin e sotëm, Edi Rama mbrojti korrupsionin më të madh në historinë e vendit. Ai justifikoi një aferë ku baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar.
Rama mbrojti një akt kriminal shtetëror: rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni për ta detyruar të tërhiqej nga tenderi, që më pas t’i jepej baxhanakut të pushtetit. Kjo nuk është propagandë, por mafie shtetërore.
Ai e bëri këtë sepse Ergys Agasi është masha e tij personale. Sepse AKSHI, Agasi, Balluku janë vetë Rama.
Pa vendosur para drejtësisë Edi Ramën, nuk ka shpëtim për këtë vend. Çdo zgjidhje tjetër është shërbim ndaj narkoshtetit./e.t

14:39 Zgjedhjet në Kosovë, KQZ konfirmon probleme me energji elektrike në 6 komuna

By: EL
28 December 2025 at 14:39

Last Updated on 28/12/2025 by EL

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë është duke vijuar normalisht. Ai tha se në gjashtë komuna janë evidentuar probleme me energji elektrike.

Sipas tij problemet janë pikasur në Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Kreu i KQZ shtoi se problemi është zgjidhur. Radoniqi tha se janë në komunikim me KEDS-in po nuk e përjashtoi mundësinë që sërish të ketë probleme me energji elektrike.

“Sipas raportit të orës 11:00, në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar probleme të energjisë elektrike në gjashtë qendra të votimit, që i takojnë komunave Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Komisionet komunale kanë njoftuar KEDS-in.

Po ashtu kemi pranuar njoftimin nga Komuna e Rahovecit, ku në një qendër të votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra. Çështjet me energji, pasi janë raportuar, janë zgjidhur. A presim që të kemi prapë probleme me energji, është e mundshme.

E kemi alarmuar këtë çështje ditë më parë, por zyrtarët e KEDS-it janë në terren dhe në komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në. Për çdo mungesë të energjisë janë në detyrë dhe do të reagojnë”, shtoi Radoniqi./e.t

14:23 Spalletti ndryshon gjithçka, Juventusi përgatit goditjet e mëdha në merkato

By: EL
28 December 2025 at 14:23

Ndikimi i Luciano Spallettit te Juventusi ka qenë i menjëhershëm dhe dukshëm pozitiv. Pas një fillimi sezoni jo bindës, bardhezinjtë kanë gjetur stabilitet dhe identitet, duke i dhënë drejtuesve arsye të forta për të menduar jo vetëm për vazhdimin e projektit me trajnerin italian, por edhe për një merkato ambicioze.

Klubi nga Torino ishte në kërkim të një kthesë vendimtare dhe Spalletti arriti ta japë atë në një kohë të shkurtër. Për këtë arsye, në zyrat e “Allianz Stadium” po diskutohet seriozisht rinovimi i kontratës së trajnerit, si pjesë e një plani afatmesëm për rikthimin e Juventusit në majat e futbollit italian dhe europian.

Paralelisht me këtë, merkatoja mbetet një prioritet. Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi ka identifikuar shtatë emra konkretë për të përforcuar skuadrën në repartet kyçe.

Në portë, objektivi kryesor është Christos Mandas. Portieri 24-vjeçar i Lazios shihet si pasues i mundshëm i Mattia Perin, në rast se ky i fundit largohet nga Torino. Sa i përket mbrojtjes, në listë janë Radu Dragusin i Tottenhamit dhe Brooke Norton-Cuffy, aktualisht pjesë e Genoas.

Fokusi më i madh, megjithatë, mbetet mesfusha. Juventusi po monitoron me interes situatën e Davide Frattesit te Interi, ndërsa në radar janë edhe Pierre-Emile Højbjerg i Marseille, Sandro Tonali i Newcastle United dhe talenti 20-vjeçar Axel Tóth nga Ferencváros.

Me këtë strategji, bardhezinjtë synojnë të ndërtojnë një skuadër të balancuar mes eksperiencës dhe energjisë së re, duke i dhënë Spallettit mjetet e duhura për të konkurruar në të gjitha frontet e sezonit./ET

14:11 Jeta në qytetin më të ftohtë në botë, ku temperaturat arrijnë deri në -64 gradë Celsius

By: EL
28 December 2025 at 14:11

Në këtë vend, banorët duhet të mbështillen me disa shtresa rrobash përpara se të dalin jashtë dhe temperaturat arrijnë nivele të ulëta të padurueshme.

Bëhet fjalë për Yakutsku që ndodhet në Siberi, Rusi, dhe njihet zakonisht si qyteti më i ftohtë në botë.

Rreth 355,000 njerëz e quajnë Yakutskun shtëpi të tyre dhe shumë banorë punojnë në minierat e diamanteve. Gjatë dimrit, vendi bëhet akull i ftohtë dhe më 5 shkurt 1891, u regjistrua një temperaturë rekord prej -64.4°C, shkruajnë mediat e huaja.

Qyteti sheh pak rrezet e diellit gjatë muajve të dimrit, dhe në janar ekspozohet vetëm ndaj më pak se katër orësh dritë çdo ditë.

Dhe më parë këtë muaj, vendasit u goditën me temperatura -45°C.Pavarësisht temperaturave të ulëta, banorët në qytetin siberian vazhduan jetën si normalisht, megjithëse shkollat thuhet se nuk u hapën.

Për t’i bërë ballë temperaturave të ftohta, njerëzit duhet të mbështillen me 10 kilogramë rroba, sipas një faqeje në mediat sociale, e cila ndau një video rreth qytetit.Ushqimi vendas përbëhet kryesisht nga mishi dhe peshku, pasi pak bimësi mund t’i mbijetojë motit të ftohtë.

Edhe YouTuber-ja Kiun B. u rrit në Yakutia dhe ndan në internet se si njerëzit në qytetin e saj të lindjes i mbijetojnë kushteve të vështira.”Është absolutisht e domosdoshme të veshësh disa shtresa rrobash”, shpjegoi ajo në një klip të mëparshëm, duke vënë në dukje se “gjunjët janë veçanërisht të prirur ndaj ngrirjes në një të ftohtë kaq ekstrem”.

Motra e Kiun, Dayana, tregoi se si vishet ajo për ditën, duke filluar me një bluzë me jakë të rrumbullakët dhe geta. Pastaj shtoi një palë pantallona leshi.Për të mbajtur këmbët ngrohtë, ajo zgjodhi çizme tradicionale të bëra nga lëkura e drerëve.

“Gratë në Yakutia zakonisht kanë dy pamje”, thotë YouTuber-ja. “Njëra është më femërore me pallto leshi… Një tjetër është më e rastësishme me një xhaketë, e cila të mban shumë ngrohtë, dhe ato janë më të lira se një pallto leshi”.

Palltoja me gëzof e Dayanas kushtonte 3,000 dollarë (rreth 2750 euro) krahasuar me pallton e saj me lëkurë të butë, e cila kushtonte vetëm 500 dollarë (rreth 450 euro).

Në të dyja rastet, ajo e kompletoi pamjen e saj me një kapelë prej 300 dollarësh (rreth 275 euro) të bërë nga gëzofi i dhelprës arktike.

Kiun shpjegoi se ato të thurura ‘thjesht nuk janë mjaftueshëm të ngrohta për dimrin vendas’.

Përveç mbulimit të kokës, ajo vesh edhe doreza dhe mbulon plotësisht fytyrën.

“Përndryshe, pjesët e ekspozuara mund të ngrijnë”, shton ajo.

Veç kësaj, tezgat e tregut në dimër nuk kanë nevojë për frigoriferë për të mbajtur prodhimet të freskëta për shkak të motit të akullt.Gjithashtu, temperaturat ekstreme nënkuptojnë që vendasit shpesh i mbajnë makinat e tyre ndezur ose të mbuluara në mënyrë që të mos ngrijnë.

Megjithatë, moti ngrohet çuditërisht në verë dhe arrin temperatura deri në 26°C mesatarisht në korrik./ET

13:59 Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

By: Kesjana
28 December 2025 at 13:59

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, këshilltar në Këshillin Bashkiak, deklaron se përmirësimi i transportit publik në Tiranë drejt standardeve evropiane është parashikuar si një nga projektet kryesore në buxhetin e Bashkisë për vitin 2026.

Sipas tij, investimi synon t’u ofrojë qytetarëve një shërbim më cilësor, më të shpejtë dhe më të besueshëm, duke reduktuar ndotjen, trafikun dhe kohën e humbur në lëvizje. Projekti parashikon ndërtimin e linjave të shpejta të autobusëve, përdorimin e autobusëve elektrikë, korsive të dedikuara dhe infrastrukturës moderne të menaxhimit.

Braimllari thekson se ky projekt përfaqëson një hap konkret drejt një qyteti më të jetueshëm dhe më evropian, me transport publik modern dhe efikas për të gjithë qytetarët./kb

13:45 Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

By: Kesjana
28 December 2025 at 13:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke e cilësuar procesin zgjedhor si një moment kyç për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Pas votimit, Osmani shprehu shpresën që dita zgjedhore të zhvillohet në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike, me pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve. Ajo theksoi se zgjedhjet janë mekanizmi përmes të cilit vendimmarrja rikthehet tek qytetarët.

Presidentja u shpreh se pret që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të mundësojnë formimin sa më të shpejtë të një parlamenti dhe qeverie të re, të domosdoshme për përballimin e proceseve të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare/kb

13:30 Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

By: Kesjana
28 December 2025 at 13:30

Kinema “Republika” u rikthye zyrtarisht pas një rikonstruksioni të plotë. Në premierën e parë pati radhë nga qytetarë të çdo grupmoshe, dëshmi e lidhjes së fortë që Shkodra ka me kinemanë dhe ekranin e madh.

“Për mua është një lajm shumë i rëndësishëm, jam rritur në këtë vend dje kam kujtime shumë të bukura”

“Është këndshëm, i duhet rinisë një gjë për me kaluar kohën dhe shijuar filmat e fundit”

“Jam shumë i lumtur të vij këtu të shoh filma”, thanë disa qytetarë.

Ndërsa për drejtuesit e kulturës në Shkodër, tashmë për të pasionuarit e kinemasë nis një periudhë e re ku në fokus janë filmat më të fundit

“Pas një rikonstruksioni shumë dinjitoz të godinës dhe rikthimi në identitet të këtij institucioni. Ne sot jemi si çdo qytet tjetër evropian”, u shpreh Sara Smaja, Drejtore e Kulturës Bashkia Shkodër.

“Po shohim njerëz që e frekuentojnë, interesi është i madh. Kjo jo vetëm për investimet bashkëkohore, por edhe nga dëshira e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë”, Egena Zymeri, Drejtuese e Kinema Republika.

Rikthimi i Kinema Republika shënon jo vetëm rifillimin e filmave ne ekranin e madh por edhe ringjalljen e një tradite kulturore në veri të vendit./kb

13:25 ‘E dhimbshme për t’u dëgjuar!’ Si po i kthen nxitimi i podkasteve drejt videos në dëgjime të tmerrshme

By: Leonard
28 December 2025 at 13:25

Nga marifetet vetëm vizuale të Joe Marler-it te tingujt e pakuptueshëm të shushurimës që Steven Bartlett u imponoi së fundmi dëgjuesve me kufje, përvojat e këqija audio janë në rritje

Fiona Sturges

Për të kuptuar se ku ndodhemi në evolucionin e podkasteve, episodi hapës i Joe Marler Will See You Now është çuditërisht udhëzues. Podkasti e gjen Marler-in, ish-lojtar ragbi dhe yll i dalë nga The Celebrity Traitors, duke imituar një psikoterapist dhe duke i nënshtruar të ftuarit ndaj “testimeve psikologjike krejtësisht të parregulluara”. Koncepti i terapisë tallëse nuk është aspak i ri, por në letër ka gjithsesi potencialin e një podkasti të suksesshëm. Prezantues i famshëm sapo ka dalë nga një triumf televiziv me shikueshmëri rekord? Po. Studio e sofistikuar për publikun që sheh? Po. Marifete vizuale të çuditshme që i lënë dëgjuesit audio të hutuar? Eh … po.

Lajmi i madh në botën e podkasteve gjatë 18 muajve të fundit ka qenë kthesa e shpejtë dhe e pandalshme e mediumit drejt videos. Aty ku dikur një podkast përkufizohej si një regjistrim audio i disponueshëm për t’u transmetuar online, tani është zgjeruar në një term ombrellë që përfshin përmbajtje vizuale dhe audio. Ideja, të paktën në teori, është që publiku të zgjedhë nëse do të shohë apo do të dëgjojë. Por po shfaqen shenja të qarta se videoja po merr përparësi, ndërsa audioja po trajtohet si dytësore.

Kjo na sjell te podkasti i Marler-it, episodi i parë i të cilit e gjen atë në bisedë me bashkëkonkurrentin e tij në Celebrity Traitors, Nick Mohammed. Para se të bëhej aktor, Mohammed kishte punuar si magjistar, çka me sa duket është arsyeja pse Marler e nxit të kryejë një mashtrim me letra. Nuk është ndonjë argëtim vizual veçanërisht tërheqës, por nëse je vetëm duke dëgjuar, është e pamundur të kuptosh se çfarë po ndodh. Edhe pse Mohammed përpiqet të shpjegojë mekanikën e trukut, nuk ka asnjë tension dhe asnjë ndjesi, për dëgjuesin, të mjeshtërisë së fshehtë që është në zemër të mashtrimit.

Akoma më qesharake është një ushtrim i ashtuquajtur besimi, ku Marler i vendos një shami në sy Mohammed-it dhe bën sikur qëllon një gotë letre nga maja e kokës së tij me një hark (në fakt përdor një armë lodër për fëmijë – gjë që është e pamundur ta kuptosh vetëm nga dëgjimi). Sërish, nuk funksionon mirë në asnjë medium, por ta dëgjosh është si të përgjojsh një të panjohur që tregon një histori qesharake, duke humbur pikat thelbësore të rrëfimit.

Ky nuk është një rast i izoluar i një podkasti të vizualizuar që duket se harron dëgjuesit e vet. Një episod i fundit i super-popullorit Diary of a CEO With Steven Bartlett, me ekspertin e pagjumësisë Matthew Walker, e pa Bartlett-in t’i jepte të ftuarit një kavanoz me monedha ari për të shpjeguar konceptin e “ruajtjes së gjumit” para periudhave të stresit. Në asnjë moment ky mjet vizual nuk u përshkrua për dëgjuesit e emisionit; ata thjesht dëgjuan pauza të gjata dhe tinguj të pakuptueshëm shushurime.

Ndonjëherë problemi nuk janë shpjegimet ose shakatë vizuale, por thjesht cilësia e dobët e zërit. Episodet e hershme të podkastit The Rest Is Football, ku prezantuesit Gary Lineker, Micah Richards dhe Alan Shearer uleshin rreth një tavoline kafeje me mikrofonë të vegjël kapëse, tingëllonin sikur po transmetonin nga thellësia e një shpelle. Problemi u rregullua më vonë, por fakti që seria pritet të transmetohet çdo ditë në Netflix për Kupën e Botës së vitit të ardhshëm tregon shumë për prioritetet e saj.

Për prezantuesen e podkasteve dhe kritiken e audios Miranda Sawyer, problemi është i qartë. “Një podkast i bërë nga njerëz që vijnë nga televizioni, YouTube apo Instagrami i jep përparësi videos dhe rezultati mund të jetë i dhimbshëm për t’u dëgjuar. Kam dëgjuar emisione ku një ose disa pjesëmarrës janë në Zoom dhe njëri shkëputet, dhe nuk ka asnjë montazh për ta bërë më të dëgjueshme.” E pyetur nëse mendon se fokusi te videoja po vjen në kurriz të cilësisë audio, ajo thotë: “Mendoj se vjen në kurriz të të dyjave. Një podkast i bërë nga njerëz që preferojnë audion shpesh ka një përpjekje të vakët vizuale: prezantues të ulur përpara një rafti librash në studio, në një divan që i bën të rrëshqasin poshtë, me mikrofonë të vendosur në mënyrë të sikletshme.”

Një pjesë e madhe e shtysës drejt përmbajtjes video vjen nga potenciali i saj si mjet marketingu për emisionin. Pamjet mund të priten lehtësisht në klipe dhe të shpërndahen në rrjetet sociale për të nxitur angazhimin e publikut dhe, kur është e mundur, për të gjeneruar lajme. Eleanor McDowall, dokumentariste audio dhe drejtoreshë e Falling Tree, kompania e prodhimit pas serive si Half Life dhe Short Cuts, vëren se “në peizazhin hiper-vizual të mediave sociale, ka qenë gjithmonë e vështirë të ndash audion në mënyrë tërheqëse për syrin”. Ajo shton se e kupton joshjen për rrjetet që të kenë personazhe të famshëm që flasin në klipe të përtypshme, megjithëse, thotë ajo, “më deprimen ideja që financuesi është më i shqetësuar për lehtësinë e reklamimit të diçkaje sesa për vlerën e vetë asaj gjëje”.

Kjo nuk do të thotë se podkastet audio të prodhuara bukur janë një gjë e së kaluarës. Tetorin e kaluar u lançua Adrift, një podkast origjinal i Apple që tregon historinë e vërtetë të familjes Robertson, e cila u mbyt në Paqësor në fillim të viteve 1970. Është një seri vetëm audio që bën përpjekje të mëdha për ta vendosur dëgjuesin në varkën e shpëtimit me Robertson-ët, duke përdorur dizajn zanor me shumë shtresa. Ribërja me yje e Harry Potter and the Philosopher’s Stone nga Audible vjen gjithashtu me një peizazh të pasur dhe të detajuar zanor, duke riprodhuar hapat jehonë në korridoret e Hogwarts-it dhe fëshfërimën e një bufi që ulet.

Megjithatë, ekziston një lloj i caktuar podkasti që është i dashuruar me mobilimin e studios, ndriçimin e humorit dhe famën e personazhit në qendër, dhe që kujdeset shumë më pak për dëgjuesin me kufje. A e sheh McDowall një kohë kur audioja dhe videoja do të ndahen sërish dhe do të bëhen mediume të veçanta? “Shpresoj,” përgjigjet ajo. “Mungesa e imazheve në radio dhe podkaste nuk është ndonjë dështim teknologjik. Këto mediume audio janë rritur nga një dashuri e thellë për tingullin dhe mundësitë e tij imagjinative. Kur dëgjoj njerëz të thonë se e ardhmja e audios është në thelb televizioni, më duket sikur nuk e kanë kuptuar kurrë se çfarë ishte emocionuese te tingulli.”

Duke gjykuar nga shpejtësia me të cilën podkastet e vizualizuara janë përhapur, është e qartë se ato kanë ardhur për të qëndruar. Megjithatë, fokusi i rrjeteve të mëdha te sytë dhe jo te veshët anashkalon jo vetëm aftësinë e audios për të ndezur imagjinatën, por edhe komoditetin e saj të brendshëm. Një nga arsyet pse i dua podkastet audio është se ato më lejojnë të bëj gjëra të tjera ndërkohë që dëgjoj, si të shëtis qenin apo të gatuaj. Për audiofilët e përkushtuar, cilësia e dobët e zërit ose përmbajtja e menduar kryesisht për shikuesit nuk ka gjasa t’i shtyjë të ulen e të shohin versionin vizual. Ata thjesht do ta mbyllin fare.

Burimi: theguardian.com

13:15 Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

By: Kesjana
28 December 2025 at 13:15

Një 48-vjeçar në Elbasan, është arrestuar këtë të diel, 28 dhjetor 2025, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident me kamionin që drejtonte, duke rezultuar me një viktimë.

Sipas njoftimit të uniformave blu, aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Çepe-Belsh”, ku kamioni përplasi motomjetin, e drejtuesi i këtij të fundit ndërroi jetë në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, pasi dje, në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, kamioni që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Seferan. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital“, njofton policia./kb

❌
❌