Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Lajme Shqiperi

Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon

By: gi ada
24 December 2025 at 18:54
Një tjetër natë e nxehtë është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku tensionet mes banorëve kanë shpërthyer në një përplasje të fortë mes Angelos dhe Senos. Ajo që nisi si debat verbal, u kthye shpejt në një situatë të pakëndshme që alarmoi si banorët, ashtu edhe publikun, për shkak të toneve […]

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

By: e xh
24 December 2025 at 19:30

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe një stacion të përbashkët kërkimor ruso-kinez, teksa fuqitë e mëdha po nxitojnë të eksplorojnë satelitin e vetëm natyror të Tokës.

Që nga koha kur kozmonauti sovjetik, Yuri Gagarin, u bë njeriu i parë që shkoi në hapësirë më 1961, Rusia e ka paraqitur veten si një fuqi udhëheqëse në eksplorimin e hapësirës, por në dekadat e fundit ka mbetur prapa Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim, dhe gjithnjë më prapa edhe Kinës.

Ambiciet e Rusisë pësuan një goditje të madhe në gusht të vitit 2023, kur misioni i saj pa ekuipazh Luna-25 u përplas me sipërfaqen e Hënës gjatë përpjekjes për t’u ulur, teksa miliarderi Elon Musk ka revolucionarizuar lëshimin e mjeteve hapësinore, gjë që dikur ishte një specialitet rus.

Korporata shtetërore ruse e hapësirës, Roscosmos, njoftoi se planifikon të ndërtojë një central energjetik në Hënë deri në vitin 2036, duke shtuar se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e industrisë hapësinore, Lavochkin Association për ta realizuar këtë projekt.

Roscosmos tha se qëllimi i centralit është që të furnizojë me energji programin hënor të Rusisë, përfshirë automjetet robotike, një observator dhe infrastrukturën e Stacionit e Përbashkët Ndërkombëtar Kërkimor Ruso-Kinez.

“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një stacioni të përhershëm hënor dhe kalimin nga misionet që zhvillohen vetëm një herë në një program afatgjatë të eksplorimit të Hënës”, tha Roscosmos.

Roscosmos nuk tregoi në mënyrë eksplicite nëse centrali do të ishte bërthamor, por njoftoi se ndër pjesëmarrësit në projekt janë korporata shtetërore ruse e energjisë bërthamore Rosatom dhe Instituti Kurchatov, që është instituti kryesor i Rusisë për kërkime bërthamore.

Kreu i Roscosmos, Dmitry Bakanov, tha në muajin qershor se një nga synimet e korporatës është të ndërtojë një central bërthamor në Hënë dhe të eksplorojë Venerën, që njihet si “planeti motër” i Tokës.

Hëna, e cila ndodhet 384.400 kilometra larg nga Toka, ndikon në stabilizimin e lëkundjes së Tokës rreth boshtit të saj, duke siguruar një klimë më të qëndrueshme. Ajo po ashtu shkakton baticat dhe zbaticat në oqeanet e botës./ REL

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

By: e xh
24 December 2025 at 18:40

Papa Leoni XIV u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të paktën në ditën e Krishtlindjes, të respektohet një ditë paqeje në botë. Apeli u bë të martën, më 23 dhjetor, nga Castel Gandolfo, përpara festës së Krishtlindjes.

Ai u shpreh se një nga gjërat që e shqetësojnë më shumë këto ditë është fakti se Rusia duket se ka refuzuar kërkesën për një armëpushim për Krishtlindje.

“I bëj edhe një herë thirrje të gjithë njerëzve me vullnet të mirë: të respektohet, të paktën në ditën e lindjes së Shpëtimtarit, një ditë paqeje. Le të ketë një ditë paqeje në mbarë botën”, tha Papa.

Siç është bërë zakon, Papa ndaloi për të folur me një grup gazetarësh nga media të ndryshme dhe u përgjigj pyetjeve të tyre.

Mes çështjeve të trajtuara ishin Lindja e Mesme dhe Ukraina. Duke folur për Ukrainën, ku sulmet e shumta ruse kanë goditur disa rajone në orët e fundit, Papa Leoni tha: “Ndër gjërat që më trishtojnë shumë këto ditë është fakti se Rusia duket se ka refuzuar kërkesën për një armëpushim për Krishtlindje”.

Ai e ripërsëriti thirrjen e tij për një pushim të luftës gjatë Krishtlindjes.

“Ndoshta do të na dëgjojnë, dhe të kemi 24 orë – një ditë të plotë paqeje në mbarë botën”, tha ai.

Ai më pas ftoi të gjithë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të Krishtlindjes, të reflektojnë mbi natyrën e jetës njerëzore dhe mbi vlerën e jetës së njeriut.

“Zoti u bë njeri si ne për të na treguar se çfarë do të thotë të jetosh vërtet jetën njerëzore”, tha ai.

 

19:55 Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

By: EL
24 December 2025 at 19:55

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu deshën 62 sekonda për të arritur te thelbi.

“Forcat e errëta shtypëse po marshojnë sërish”, tha ai. “Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë”.

Fjalimi i Ruttes në Berlin më 11 dhjetor ishte i fundit në një seri paralajmërimesh të paprecedentë për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë që u bënë më 2025 nga zyrtarë të lartë evropianë dhe agjenci të inteligjencës.

Në shkurt, inteligjenca daneze tha se “Rusia e sheh veten në konflikt me Perëndimin dhe po përgatitet për një luftë kundër NATO-s”. Në qershor, gjenerali kryesor i Gjermanisë tha se një sulm mund të ndodhë brenda katër vjetësh, e në nëntor, fjalëve të tij u bëri jehonë homologu polak – dy ditë pasi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se “disa historinë ushtarakë madje besojmë se ne jemi në verën e fundit të paqes”.

Këto nuk janë paralajmërimet e vetme. Por, Rutte ka bërë më së shpeshti paralajmërime të tilla.

Në janar, ai i bëri thirrje shteteve të NATO-s që të rrisin shpenzimet ose të ndjekin kurse të gjuhës ruse, ndërkaq në qershor tha se një sulm mund të koordinohet me një sulm të Kinës ndaj Tajvanit.

Fjalimi i tij i 11 dhjetorit ishte kambana më e fortë e alarmit deri më tani. Ai foli për “përmasat e luftës që kanë përjetuar gjyshërit apo stërgjyshërit tanë” me “një mobilizim masiv dhe miliona njerëz të zhvendosur”.

Çfarë qëndron pas këtyre paralajmërimeve?

Këto deklarime të shpeshta janë bërë kryetituj në mediat kryesore dhe kanë ngritur pikëpyetje, sidomos në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po tregojnë rënie të interesit për të ruajtur nivelin e mbështetjes së sigurisë që u kanë dhënë Evropës në të kaluarën.

“Kjo është diçka që e kam menduar veçmas duke parë se nuk ka asnjë dëshmi që Rusia mund ose dëshiron ta sulmojë NATO-n”, tha për Radion Evropa e Lirë, John Foreman, ish-atasheu ushtarak i Britanisë në Moskë dhe Kiev.

“Mendoj se një numër politikanësh dhe figura ushtarake po përdorin kërcënimin rus për arsye më prozaike: Rutte po inkurajon vendet e NATO-s që të përmbushin zotimet e tyre për shpenzime. Polakët për të sjellë më shumë prani të NATO-s në territorin e tyre”, shtoi ai.

Skeptikët e tjerë vënë thonë se gati pas katër vjetësh luftë, Rusia nuk ka qenë në gjendje ta nënshtrojë Ukrainën, edhe pse këtë vit ka bërë përparime me kosto të jashtëzakonshme në humbje njerëzore dhe në pajisje.

Teemu Tammikko, nga Instituti finlandez për Çështje Ndërkombëtare, tha po ashtu se Rusia nuk duket e “gatshme dhe e aftë që ta sulmojë NATO-n, për momentin”.

Por, ai i tha Shërbimit rus të REL-it se mbajtja e pushtetit nga presidenti rus, Vladimir Putin, “varet nga një kërcënim i jashtëm”, që do të thotë “në terma afatgjatë, është i mundshëm ndonjë provokim i drejtpërdrejt ushtarak, sidomos nëse lufta në Ukrainë bllokohet”.

Disa argumentojnë se kjo veçse po ndodh, sikurse me dronët rusë dhe inkursionet në hapësirën ajrore të NATO-s. Por, paralajmërimet e bëra këtë vit sugjerojnë skenarë edhe më të errët.

Sulmi ndaj Estonisë

Një raport i publikuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme (ECFR) më 18 dhjetor përqendrohet te frika e një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj Estonisë, për të testuar gatishmërinë e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për të luftuar.

“Në Evropë, ky ankth ndodhet mbi një frikë më të thellë: se Qeveria amerikane, e shpërqendruar nga politika e brendshme dhe e tunduar nga shkurtimi, mund të reduktojë së shpejti praninë e saj ose t’i vendosë kushte rolit të saj në mbrojtjen e Evropës”, thuhet aty.

Duke e përshkruar Estoninë si “të vogël, tokë të sheshtë dhe të ekspozuar”, raporti thotë se një stërvitje ushtarake e vitit 2016 parashikoi se forcat ruse mund ta pushtonin kryeqytetin brenda 60 orësh gjatë një pushtimi.

Por, raporti gjithashtu thekson se Rusia do të ketë nevojë për 5-10 vjet pas përfundimit të luftës në Ukrainë “për t’u riorganizuar dhe riarmatosur për një sulm të tillë”, që është një periudhë shumë më e gjatë se ajo e parashikuar nga Rutte, Pistorius dhe të tjerët.

Vlen të përmendet se zyrtarët amerikanë nuk kanë përsëritur këto paralajmërime evropiane.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, që është publikuar së voni, argumenton se “aleatët evropianë gëzojnë një avantazh të konsiderueshëm të pushtetit të fortë mbi Rusinë sipas pothuajse çdo kriteri, përveç armëve bërthamore”.

Por, ajo gjithashtu pranon nevojën për angazhim diplomatik amerikan “për të zvogëluar rrezikun e një konflikti midis Rusisë dhe shteteve evropiane”.

“Luftënxitësit”

Zyrtarët e Kremlinit i kanë cilësuar udhëheqësit evropianë si “luftënxitës” dhe kanë mohuar se kanë dëshirë të kryejnë ndonjë sulm. Ata kishin bërë deklarime të ngjashme për Ukrainën në prag të pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, edhe pse kjo nuk do të thotë automatikisht se ekzistojnë plane për agresion të mëtejmë.

“Rusia nuk po ndjek qëllimet ushtarake që i atribuohen vendit tonë”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, më 22 dhjetor. “Siç ka thënë tashmë presidenti i Rusisë, ne madje jemi të gatshëm që të garantojmë këtë ligjërisht si pjesë e një zgjidhjeje të luftës në Ukrainë”, shtoi ai.

Por, çdo angazhim i tillë ka pak të ngjarë të merret seriozisht nga shumë në Perëndim. Rusia po ashtu ka nënshkruar dhe më pas nuk kanë mbajtur premtimet për të respektuar kufijtë e Ukrainës në Memorandumin e Budapestit të vitit 1994.

Në fund, gjithçka varet nga një njeri i vetëm.

“Siç e dimë, Rusia nuk është demokraci. Një vendim i tillë, në esencë, është rezultat i vendimit të Vladimir Putinit nëse ai dëshiron të sulmojë një vend evropian që është anëtar i NATO-s, ose një vend tjetër evropian, kështu që nuk kemi se si ta dimë”, tha për Shërbimin rus të REL-it, Elizabeth Braw nga instituti për mbrojtje dhe siguri, RUSI.

“Për këtë arsye po shihni udhëheqës ushtarakë në të gjithë Evropën që thonë se duhet të jemi të përgatitur për diçka që do të ndodhë nesër. Mund të ndodhë pas pesë vjetësh, dhjetë vjetësh ose kurrë, por nuk mund të mbështetesh mbi këtë”./ REL

19:55 A janë beqarët më të pasur? (Liferstyle)

By: EL
24 December 2025 at 19:55

Beqarët nuk janë më të pasur. “Zemrat e vetmuara” janë shumë më të varfra se bashkëmoshatarët e tyre të martuar ose në partneritet . Kjo demonstrohet nga studime të ndryshme, i fundit prej të cilave vjen nga Qendra Britanike për Drejtësi Sociale (CSJ).

Studimi zbuloi se burrat beqarë të moshës 16 deri në 24 vjeç fitojnë mesatarisht 5,000 paund më pak në vit sesa ata që janë të martuar ose në një partneritet .

Një përkeqësim i mëtejshëm i situatës financiare në këtë grupmoshë është rënia e përgjithshme e martesave , të cilat kanë rënë ndjeshëm gjatë pesëdhjetë viteve të fundit (nga gati 250,000 në vitin 1971 në vetëm 8,000 në vitin 2022).

Studimi thekson se marrëdhëniet e qëndrueshme kanë një ndikim pozitiv në financat e të rinjve, duke gjeneruar përfitime psikologjike dhe sociale. Është interesante se, midis beqarëve, barazia gjinore në paga është përmbysur, me gratë që tani fitojnë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre meshkuj./e.t

19:49 “Magjia e kësaj nate le të shndërrohet në mirësi”/ Mesazhi i Sali Berishës për Krishtlindje!

By: Monika
24 December 2025 at 19:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Në postimin e tij, Berisha urpon që magja e kësaj nate të shndërrohet në mirësi, gëzime e forçë për çdokënd.

Kryedemokrati e mbyll mesazhin e tij me urimin për bekimin e besimtarëve nga Krishti.

Urimi i Berishës:

“Gëzuar Krishtlindjet!

Të dashur miq, sonte është nata e lindjes së Hyjit, Krishtit Mbret, nata më magjepse për të gjithë besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe mbarë botën. Prandaj le të urojmë ne së bashku përzemërsisht miqtë tanë të krishterë kudo që janë: Gëzuar Krishtlindjet, magjia e kësaj nate le të shndërrohet në mirësi, gëzime, shpresë, besim e forcë për çdo njerin prej jush, për të gjithë besimtarët e Zotit, për mbarë shqiptarët. Krishti Mbret ju bekoftë! Gëzuar!”/mxh

19:48 Aksion antidrogë në Pogradec/ Një person i ndaluar

By: Monika
24 December 2025 at 19:48

Last Updated on 24/12/2025 by Monika

Një aksion i policisë së Pogradecit është duke u zhvilluar momentalisht në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. Mësohet se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka patur një sasi lënde narkotike kanabis sattiva.

Sipas të dhënave, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet dhe pritet të arrestohet.

Nuk dihet ende sasia e konstatuar ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambjentet e lokalit. Policia vijon ende aksionin./mxh

19:37 Ndeshjet e fundit për 2025, si ndryshon renditja në Superiore

By: Monika
24 December 2025 at 19:37

Last Updated on 24/12/2025 by Monika

Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit për këtë vit në Superiore.

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Flamurtarin në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 3-2.

Ndeshja mes AF Elbasanit dhe Tiranës, e luajtur në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 1-1.

Vora triumfoi ndaj Bylisit në “Selman Stërmasi” me rezultatin e thellë 4-1.

Dinamo City fitoi ndaj Partizanit në transfertë me shifrat 3-1. Po në transfertë triumfoi edhe Egnatia, që mposhti Teutën me rezultatin minimal 1-0.

Për kampionët e Shqipërisë kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe e mbyllin fazën e dytë të kampionatit në krye të renditjes me 37 pikë.

AF Elbasani renditet në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë me 32 pikë. Vllaznia pozicionohet në vendin e katërt me 30 pikë./mxh

19:36 Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, Kremlini shkatërron rrjetin elektrik

By: EL
24 December 2025 at 19:36

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Do të jetë një Krishtlindje në të ftohtë dhe në errësirë për qindra mijëra civilë ukrainas. Akoma më keq për ushtarët në vijën e parë, të cilët përballen me një valë të re sulmesh ruse për të marrë Donetskun. Putin nuk jep armëpushim për festën perëndimore ajo ortodokse do të festohet më 7 janar dhe madje rrit përpjekjen ushtarake për të shkatërruar rezistencën e gjithë vendit.

Të hënën në mbrëmje ka shkaktuar një sulm tmerri, me 635 dronë dhe 38 raketa që kanë rënë nga muzg deri në mëngjes mbi shumë qytete. Kanë vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë katërvjeçar, dhe kanë plagosur të tjerë dymbëdhjetë. Por flota vdekjeprurëse është përqendruar kryesisht kundër rrjetit elektrik, me një qëllim të qartë: të shkaktojë kolapsin e shpërndarjes së energjisë.

Censura ushtarake ukrainase mbulon informacionet sensitive. Nga ajo që ka dalë, sulmet kanë pasur si qëllim elektrodridet që importojnë energji nga Rumania dhe lejojnë të kompensojnë impiantet e shkatërruara. Kjo ka krijuar një ulje të tensionit total, duke detyruar tre centralet bërthamore ukrainase aktive të ulin prodhimin: «Duhet të presim që rrjetet të riparohen», shpjegoi zëvendësministri i Energjisë, Artem Nekrasov.

Gjeneratorët termikë të kolosit privat Dtek kanë pësuar dëmtime të tjera: është hera e shtatë që bombardohen brenda dy muajve. Provinciat Rivne, Ternopil dhe Khmelnytskyi ranë në errësirë, me blackout të gjatë edhe në lagjet e kryeqytetit. Por drita shkon dhe vjen kudo, duke bllokuar ngrohjen dhe furnizimin me ujë në pallatet sovjetike në periferitë dhe në kondominiumet moderne në qendër. Një pengesë edhe për furnizimet ushtarake: Zaporizhstal, një nga çelikuarët më të rëndësishëm, ka ndërprerë aktivitetin.

Mjetet shpërthyese kanë goditur kryesisht rajonin afër kufirit me Rumani dhe Poloni: Varshava ka bërë të fluturojnë avionë luftarakë për të ndaluar kalimin e tyre. Edhe ukrainasit kanë përdorur kryesisht F-16 për të interceptuar raketat cruise dhe hipersonike.

Nga Moska, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ishte hakmarrje ndaj “sulmave terroriste të Ukrainës ndaj objekteve civile në Rusi”, drejtuar ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-industrial ukrainas dhe impianteve energjetike që mbështesin operacionet e tyre. «Ky është sinjali i qartë i prioriteteve ruse», deklaroi Zelensky. «Një bombardim para Krishtlindjes, kur njerëzit duan të jenë me familjet, në shtëpi, të sigurt. Një sulm mes negociatave për të ndaluar luftën. Putin nuk pranon faktin që duhet të ndalojmë masakrën».

Në front, Kremlini ka futur në fushë forca të reja. Ditët e fundit ka pasur sulme të shumta me kolona mjetesh të blinduara, që përpiqen të depërtojnë në mbrojtjet; dronët ukrainas i kanë shkatërruar, duke i penguar të thyhen linjat. Zemra e betejës mbetet Donetsk, i kërkuar me çdo çmim nga Putin, ku Moska po përqendron njësitë më të mira. Një rezultat i parë i konfirmuar: pushtimi i qytetit Siversk. Rusët kishin shpallur fitore javën e kaluar, dje Kiev ka pranuar se ka tërhequr presidiumin e fundit «për të shmangur humbjen e panevojshme të jetëve».

Siversk para pushtimit kishte 10 mijë banorë: është shkatërruar tërësisht. Ndodhet 40 kilometra nga Sloviansk dhe 53 kilometra nga Kramatorsk, qytetet kryesore që mbeten në duart e ukrainasve. Tani luftohet në fshatin Sviato-Pokrovske, i dominuar nga një altopiano që është pengesa e vetme natyrore. Komanda ruse përpiqet të depërtojë në fortesat e Donetskut nga të gjitha drejtimet.

E bën nga veriu, duke rritur presionin mbi Lyman, dhe nga jugu, duke tentuar të eliminojë pjesën e mbetur të garnizonit të Pokrovsk. Përpiqet gjithmonë të shfrytëzojë superioritetin numerik të këmbësorisë, duke infiltruar në qendrat urbane kur moti i keq verbon dronët e Kievit. Pastaj i mbështet avancimin shtëpi për shtëpi me bombardime ajrore, artileri dhe flota dronësh. Në një filmim shihet një parashutist ukrainas i ngujuar në një kasolle, i cili në dy minuta sulmohet nga njëzet avionë të telekomanduar.

Për të penguar gjeneralët e Kievit të transferojnë trupa nga zonat e tjera, Moska po intensifikon sulmet kudo: kundër Kharkiv, kundër Sumy dhe kundër Zaporizhzhia. Një betejë e egër, ku komandantët rusë nuk shqetësohen për masakrën, vetëm për të arritur suksesin e kërkuar nga Kremlini./La Repubblica

19:28 Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, për Inteligjencën Artificiale

By: Monika
24 December 2025 at 19:28

Last Updated on 24/12/2025 by Monika

Arabia Saudite ka arritur një moment të rëndësishëm në fushën e qeverisjes së Inteligjencës Artificiale duke u renditur në vendin e parë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Kjo arritje e pozicionon Mbretërinë jo vetëm si lidere rajonale, por edhe si një fuqi globale në ngritje në qeverisjen e inteligjencës artificiale.

Renditja e Arabisë Saudite në krye të rajonit në Indeksin e Gatishmërisë Qeveritare për Inteligjencën Artificiale 2025 përbën një hap të rëndësishëm në strategjinë e saj më të gjerë për t’u shndërruar në një shtet të mbështetur në teknologji. Indeksi, i përpiluar nga Oxford Insights, vlerëson gatishmërinë e 195 qeverive në mbarë botën për të adoptuar, rregulluar dhe përdorur inteligjencën artificiale në administratën publike dhe në proceset e politikëbërjes.

Në nivel botëror, Arabia Saudite renditet e shtata për qeverisjen e inteligjencës artificiale dhe e nënta për përdorimin e saj në sektorin publik. Këto rezultate e vendosin Mbretërinë mes qeverive me performancën më të fortë në disa dimensione kyçe, veçanërisht në aftësinë për të shndërruar strategjinë në kapacitet real institucional.

Në nivel global, Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i renditur, të mbështetura nga një sektor teknologjik dominues, ekosisteme kërkimore të avancuara dhe integrim të hershëm të inteligjencës artificiale si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Pas tyre renditen vendet e Evropës Perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Holandën, të cilat kombinojnë infrastrukturë të fortë digjitale me kuadro rregullatore dhe etike të zhvilluara.

Renditja e Arabisë Saudite sinjalizon se Mbretëria Saudite ka kaluar nga faza e aspiratës në atë të zbatimit konkret. Strategjitë kombëtare për inteligjencën artificiale po reflektohen gjithnjë e më shumë në mekanizma realë qeverisës dhe në kapacitete administrative funksionale. Pak shtete jashtë Perëndimit kanë arritur një progres të tillë në një periudhë kaq të shkurtër kohore.

Brenda rajonit MENA, Arabia Saudite qëndron qartësisht në krye. Emiratet e Bashkuara Arabe ndjekin nga afër. Katari ka rritur investimet në infrastrukturë të lidhur me inteligjencën artificiale, veçanërisht në qendra të dhënash me konsum të lartë energjie, por mbetet pas Arabisë Saudite dhe Emirateve në aspektin e gatishmërisë së përgjithshme qeveritare.

Pamja më e gjerë rajonale mbetet e pabarabartë. Shtetet e Gjirit dominojnë renditjet e gatishmërisë për inteligjencën artificiale, ndërsa shumë vende të Afrikës së Veriut dhe Levantit përballen me kapacitete institucionale të kufizuara, strategji digjitale të fragmentuara dhe infrastrukturë të pamjaftueshme të të dhënave. Lidershipi i Arabisë Saudite pasqyron kështu si përparimin e saj të shpejtë, ashtu edhe boshllëqet strukturore që vazhdojnë të ekzistojnë në rajon.

Në nivel global, gatishmëria për Inteligjencën Artificiale vazhdon të pasqyrojë struktura ekzistuese pushteti. Amerika e Veriut, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kryeson në nivel rajonal, e ndjekur nga Evropa Perëndimore, e cila kombinon pjekuri teknologjike me kuadro gjithnjë e më të forta qeverisëse, përfshirë regjimin rregullator të Bashkimit Evropian për inteligjencën artificiale. Azia Lindore, veçanërisht Singapori, Koreja e Jugut dhe Japonia, ruan pozicione të forta globale përmes investimeve të drejtuara nga shteti, koordinimit publik privat dhe strategjive afatgjata digjitale.

Rezultati është një rend global gjithnjë e më multipolar në fushën e inteligjencës artificiale, ku ndikimi nuk përcaktohet vetëm nga inovacioni, por edhe nga aftësia për ta qeverisur teknologjinë në mënyrë të përgjegjshme dhe në shkallë të gjerë. Ngritja e Arabisë Saudite përshtatet plotësisht me këtë rend të ri. Ajo nuk zëvendëson liderët perëndimorë apo ata të Azisë Lindore, por i është bashkuar një grupi relativisht të vogël shtetesh që po formësojnë mënyrën se si inteligjenca artificiale qeveriset në sektorin publik.

Në krahasim me Arabinë Saudite dhe fuqitë kryesore globale, rajoni i Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, mbetet në një fazë të hershme të integrimit të inteligjencës artificiale. Indekse të pavarura të gatishmërisë digjitale dhe inovative i rendisin vazhdimisht vendet e Ballkanit më poshtë, duke reflektuar kufizime infrastrukturore, mungesë të kapitalit njerëzor dhe dobësi institucionale. Shqipëria nuk shfaqet në Indeksin e Gatishmërisë Qeveritare për Inteligjencën Artificiale 2025, çka tregon sfida strukturore

Shqipëria tërhoqi përkohësisht vëmendje globale me emërimin e një ministri virtual të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, të quajtur Diella, me detyrë mbikëqyrjen e disa aspekteve të prokurimit publik. Zyrtarja virtuale u shfaq madje edhe para parlamentit, në një seancë të bojkotuar nga opozita, duke e shndërruar nismën në një histori mediatike ndërkombëtare.

Megjithatë, simbolika u rënua shpejt me realitetin institucional. Vetëm tre muaj më vonë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, institucioni përgjegjës për infrastrukturën digjitale kritike, nën akuza të rënda për korrupsion dhe krim të organizuar. Rasti theksoi një mësim themelor të qeverisjes së inteligjencës artificiale: inovacioni teknologjik nuk mund të zëvendësojë integritetin institucional.

Ngritja e Arabisë Saudite në gatishmërinë për inteligjencën artificiale ka rëndësi jo sepse ajo ka tejkaluar fuqitë kryesore botërore, por sepse tregon se si një shtet mund të ndërtojë me shpejtësi kapacitete qeverisëse përmes vizionit strategjik, koordinimit të centralizuar dhe investimeve të qëndrueshme. Përvoja e Mbretërisë ngre pyetje me rëndësi shumë më të gjerë se rajoni MENA. A mund ekonomitë në zhvillim të përshpejtojnë gatishmërinë për inteligjencën artificiale duke e lidhur transformimin digjital me reforma të thella shtetërore? A do të vazhdojë dominimi perëndimor ndërsa qeverisja e inteligjencës artificiale bëhet po aq e rëndësishme sa vetë inovacioni? Dhe a mund rajone si Ballkani të kapërcejnë faza zhvillimi duke e integruar inteligjencën artificiale në modernizimin real të sektorit publik, dhe jo përmes gjesteve simbolike?

Ndërsa inteligjenca artificiale po riformëson konkurrueshmërinë ekonomike dhe kapacitetin shtetëror, indekse si Indeksi i Gatishmërisë Qeveritare për Inteligjencën Artificiale shërbejnë jo vetëm si renditje teknike, por edhe si tregues të prioriteteve strategjike kombëtare. Në këtë kuptim, Arabia Saudite ka kaluar qartësisht nga ambicia rajonale drejt relevancës globale, edhe pse hierarkia globale e fuqisë në inteligjencën artificiale mbetet kryesisht e pandryshuar./mxh

19:25 Fasha për konsumatorët familjarë, Karakaçi: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë në vitin 2026

By: Monika
24 December 2025 at 19:25

Last Updated on 24/12/2025 by Monika

Drejtuesi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakçi, është shprehur se në vitin 2026 nuk do të ketë rritje të rritje të çmimit të energjisë.

Komentet Karakçi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se çmimi i miratuar me ulje në shkurt të vitit 2025 për abonentët familjarë, do të jetë në fuqi edhe në vitin 2026.

Ai shtoi gjithashtu se familjet e kanë shfrytëzuar maksimalisht uljen e çmimit të energjisë për ata që harxhojnë nën 700 KW, duke mos e kaluar këtë fashë.

“Çmimi vazhdon të jetë i ulur, patjetër që nuk do të ketë rritje çmimi në vitin 2026, pra do jetë i njëjti çmim i miratuar me ulje në vitin 2025. E theksoj faktin se ne bëmë një ulje çmimi me 10.5 % në vitin 2025, që do vazhdojë të jetë i aplikueshëm edhe në vitin 2026.

Nga shifrat e kompanisë shikoj dy gjëra interesante, që të jem korrekt përsa i përket çmimit. E para ne mendonim që fasha e klientëve të cilët do e kalonin këtë 700 KW që kishte çmimin e ulët do ishte më e lartë.

Por kemi parë që familjet qytetare kanë tentuar maksimalisht që të shfrytëzojnë fashën e uljes së çmimit dhe të jenë brenda 700 KË”, tha mes të tjerash Karakçi./mxh

19:20 VIDEO/ ‘Babagjyshi’ dhe zonja Claus ndalohen nga policia për tejkalim shpejtësie

By: EL
24 December 2025 at 19:20

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Teksa Babagjyshi po nxitonte për të shpërndarë dhuratat e Krishtlindjes, një sherif në Ohio u detyrua ta ndalonte atë për shkak se po “fluturonte paksa shumë shpejt”.

Ngjarja ndodhi të shtunën në qarkun Fulton County, ku një person i veshur si Santa udhëtonte së bashku me partneren e tij të veshur si zonja Claus.

Zyra e Sherifit të Fulton County bëri të ditur se Santa u ndalua nga deputetët e policisë për tejkalim shpejtësie, por gjithçka u trajtua me humor.

“Nuk u dha asnjë copë qymyri — vetëm një kujtesë miqësore se edhe slitat duhet të ngadalësojnë”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

Sipas policisë, ndalimi shërben si një mesazh simbolik për të gjithë, se rregullat e qarkullimit duhet të respektohen nga të gjithë, edhe gjatë festave./.et

19:18 Polemika për penalltinë dhe protestë, Tirana i merr pikë Elbasanit

By: Monika
24 December 2025 at 19:18

Elbasani dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 18-të të Superiores, e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me pak raste të pastra shënimi. Në fraksionin e dytë, Tirana kaloi në avantazh në minutën e 66-të me golin e Tabekout. Në minutën e 77-të, arbitri Laver Alla akordoi një penallti për Elbasanin, vendim që u kundërshtua nga skuadra mike.

Tsague realizoi nga pika e bardhë dhe barazoi shifrat. Pas golit, lojtarët e Tiranës braktisën përkohësisht fushën në shenjë proteste dhe u rikthyen pas rreth 10 minutash.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Me këtë barazim, Elbasani mban vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Tirana renditet e fundit me 10 pikë./MXH

Universitetet, 10mijë vende bosh,Raporti i QSHA: Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin private

By: mirseda
24 December 2025 at 19:57
Raporti më i fundit i Qendrës së Shërbimeve Arsimore ka analizuar universitetet për vitin akademik 2024–2025. Në nivel kombëtar, rezulton se studentët e regjistruar në universitete private kanë mesatare më të lartë se studentët e regjistruar në IAL publike. Ndërsa vetëm 66.92% e totalit të kuotave janë plotësuar me regjistrime, çka tregon se nga 32 […]

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

By: mirseda
24 December 2025 at 19:42
Sean “Diddy” Combs ka paraqitur një apel të ri ligjor, përmes të cilit kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu, duke sfiduar drejtpërdrejt dënimin e tij federal. Avokatët e artistit argumentojnë se gjyqtari ka tejkaluar kompetencat e tij, duke marrë në konsideratë akuza për të cilat Combs ishte shpallur i pafajshëm nga juria. Sipas dokumenteve të […]

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, zjarrfikëset në vendngjarje

By: mirseda
24 December 2025 at 19:37
Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit të Vjetër. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Bëhet me dije se menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolomin e flakëve. Ndërkohë shkaqet e rënies së […]

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

By: mirseda
24 December 2025 at 19:35
Adettin Saran, president i klubit të futbollit të Stambollit, Fenerbahçe dhe një biznesmen i shquar, u morën në paraburgim këtë të mërkurë, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për drogë në Stamboll. Në një deklaratë, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit tha se Saran u ndalua nga ekipet e Komandës së Xhandarmërisë Provinciale të […]

Shpërthimi i një bombe u merr jetën dy oficerëve rusë

By: mirseda
24 December 2025 at 19:18
Dy oficerë të policisë rrugore ruse kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombe gjatë një operacioni policor. Sipas autoriteteve hetuese, bomba shpërtheu në momentin kur oficerët po përpiqeshin të arrestonin një person të dyshuar në një automjet. Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg vendit ku, dy ditë më parë, një shpërthim vrau gjeneralin rus […]

Radhë kilometrike për shkak të fluksit të lartë, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

By: mirseda
24 December 2025 at 18:52
Një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën. Prej më shumë se dy orësh, autostrada Tiranë–Elbasan vijon të jetë e bllokuar nga trafiku i rënduar, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se […]

Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!

By: mirseda
24 December 2025 at 18:05
Pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve” shqiptarë janë publikuar. Shqiptarët e moshës 25–28 vjeç, kryenin grabitje të banesave në Verona dhe rajone të tjera, duke u kthyer në terror për qytetarët vendas. Gjatë aksionit u arretuan katër prej grupit dhe u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash cash të vjedhura, bizhuteri […]
❌
❌