Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Lajme Shqiperi

08:56 Netanyahu pranon ftesën e Trump-it për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

By: Kesjana
21 January 2026 at 08:56

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për t’u bashkuar në nismën e quajtur si “Bordi i Paqes”.

Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi të mërkurën në rrjetet sociale se Netanyahu do të jetë pjesë e kësaj strukture, pavarësisht se ajo u prezantua si pjesë e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin, e cila synon përfundimin e luftës shkatërruese në Gaza.

Sipas vizionit të Trump, në këtë organizëm janë ftuar shumë liderë botërorë dhe ai pritet të mbikëqyrë “ndërtimin e kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimin, tërheqjen e investimeve, financimet në shkallë të gjerë dhe mobilizimin e kapitalit” në Rripin e Gazës.
Megjithatë, pjesëmarrja e Netanyahu-t ka shtuar shqetësimet për paanshmërinë e këtij bordi, i cili do të drejtohet nga vetë Trump dhe ku përbërja e tij do të jetë nën kontrollin e presidentit amerikan./kb

08:50 SPAK thellon hetimet për hakerimin! Merret në pyetje Dritan Palnika, i afërm i të pandehurit Agim Ismaili

By: Klara
21 January 2026 at 08:50

Dritan Palnika, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Bujqësisë, është një nga personat e pyetur nga SPAK në kuadër të hetimeve për sulmin kibernetik ndaj këtij institucioni.

Burimet konfirmojnë se Palnika ka lidhje të afërta familjare me Agim Ismailin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili akuzohet si anëtar i grupit kriminal që dyshohet se qëndron pas hakerimit të SPAK dhe nxjerrjes së materialeve hetimore të lidhura me figura të politikës dhe biznesit. SPAK dyshon se Ismaili materialet e siguruara nga hakerimi ia ka kaluar kushëririt të tij, Dritan Palnika.

Për Agim Ismailin, GJKKO ka nisur tashmë procesin gjyqësor. Ai akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale të strukturuar, ndërhyrje të paligjshme në sisteme kompjuterike dhe sigurim e shpërndarje të të dhënave hetimore, akuza që SPAK i konsideron pjesë të një skeme të organizuar për goditjen e institucioneve të drejtësisë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e personave të përfshirë, si dhe çdo lidhje të mundshme që mund të ketë ndikuar në realizimin dhe pasojat e këtij sulmi të rëndë ndaj sistemit të drejtësisë./K.M

08:47 “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”

By: Kesjana
21 January 2026 at 08:47

Last Updated on 21/01/2026 by Kesjana

Nga Gjeneral ® Piro Ahmetaj


Sigurisht po e ndjek me interes dhe përgjegjësi të shtuar “
debatin e ethshëm” që vijon në Tiranë mbi: “ngritjen e Bordit (Trump) të Paqes, si dhe ftesën e adresuar Kryeministrit të RSh”. Në pamundësi t’ju përgjigjem çdo studio-TV të interesuar, në vijim gjeni përmbledhje strategjike rreth rrethanave, peshës dhe mesazheve gjeopolitike që mbart ngritja e këtij Bordi (BP), jo vetëm për Lindjen e Mesme, por mbarë botën, Ballkanin Perëndimor, përfshi interesat kombëtare (RSh/Kosovës):

Konsiderata, pesha dhe mesazhe gjeopolitike që mbart ngritja e Bordit të Paqes:

Përtej kakofonisë së mirë-ushqyer  edhe nga Chat-GPT mes të gjithëditurve dhe kudo-gjendurve në studiot televizive, për këdo që dëshiron qartësi strategjike rreth BP, do mjaftonte linku i posaçëm (https://en.wikipedia.org/wiki/Board_of_Peace), ku gjendet informacion i mjaftueshëm mbi: “Historikun; Referencat, Vizionin (mekanizëm ndërkombëtar i mandatuar nga Rezoluta e OKB), Misionin, Strukturën dhe ftesat e drejtuesit/Donald Trump, për bashkë-themeluesit e Bordit të Paqes. Ndërsa për këdo që nuk do të ushqehet me spekulime politike, dezinformime apo dhe deep fake” nga armiq potencialë, në vijim gjeni analizë bazuar në link-un e sipërcituar si dhe konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë: 

Bordi i Paqes as nuk është menduar si mekanizëm i përfaqësimit burokratik, përkundrazi, bazohet në projektin Trump-2 si një Institucion me peshë vendimmarrëse, dhe të mirë-integruar me fuqinë ushtarake të ShBA-ve, me mision: “imponimin e paqes në Lindjen e Mesme si dhe zgjidhjen e konflikteve globale”.

Megjithëse ngritja e BP bazohet në “Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit, 11/2025”, në fakt Presidenti Trump po tejkalon krizën e pafuqisë burokratike të OKB/1945. Për ta ilustruar këtē do mjaftonin: “gjenocidi i Srebrenicës në 1995 dhe i Kosovës në 1999 nga makineria kriminale e Millosheviçit; 22 vite negociata diplomatike, rezoluta apo lutje ndaj Ajatollahut të Iranit për ndalimin e programeve bërthamore; agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës etj”. Ndërsa për “revoltën” për axhensorin, mikrofonin dhe rezervat e Presidentit Trump ndaj OKB-së, sjell në kujtesë refuzimin turpërues që Trump i bëri “ofertës tinëzare” të Putinit për të ndërmjetësuar me Ajatollahun e Iranit, apo pëgjigjen me vepra se: “as i shkonte në mend të merrte leje nga KS” për prangosjen e Maduros, i cili e kishte kthyer Venezuelën në parajsën ruso-kineze dhe të narkoterrorizmit, duke kërcënuar sigurinë dhe interesat e ShBA-ve si dhe jetën e amerikanëve !

Gjithësesi BP nuk u përzgjodh brenda javës, por si vijimësi e përpjekjeve të Presidentit Trump: “për ta bërë jo vetëm më të fortë Amerikën, por edhe superfuqi të pakonkurueshme për paqen, stabilitetin dhe rendin global”. Kështu, kujtojmë se në mbrëmjen para Samitit të Paqes në Sharm el-Sheikh (13 tetor 2025), Trump deklaroi se: “lufta ka mbaruar dhe se BP do të formohet së shpejti”! Në fillim të 2026, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se ish-koordinatori special i OKB-së për Lindjen e Mesme, z. Nickolay Mladenov (aktualisht drejtor ekzekutiv i BP). Ndërsa më 15 janar 2026 Presidenti Trump shpalli ngritjen e Bordit, si dhe një listë me kryetarë shtetesh që u kishte dërguar ftesa për t’u bashkuar në ditën e konstituimit zyrtar të BP.

Ngritjen e BP e gjej po ashtu në një linjë me konceptin e Trump: “Paqe nëpërmjet Forcës, qasje që imponoi armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit si dhe u demonstrua në prangosjen e Maduros dhe sulmit/ndëshkimit shëmbullor ndaj bazave bërthamore të Iranit, që do shërbejnë edhe si “mesazhe të fuqisë shkatërrimtare të ShBA-së ndaj Putinit, Kim Jong-ut etj., nëse guxojnë të kërcënojnë interesat e ShBA-së apo të ndonjërit prej 32 vendeve anëtare”. 

Po ashtu vlerësoj se ftesat e adresuara nga Presidenti Trump, nuk janë mbështetur në parimet e gjithëpërfshirjes burokratike, as në renditje alfabetike të kryetarëve të 193, 100 apo 50 shteteve. Në të vërtet është një listë e mirëmenduar me udhëheqës vendesh që kanë besueshmëri strategjike, peshë vendimmarrëse, eksperiencë dhe impakt për paqen në Lindjen e Mesme, si dhe për zgjidhjen e konflikteve rajonale apo globale. Konkretisht, në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, si bashkë-themelues të BP-së janë ftuar 20 kryetarë shtetesh, përkatësisht të RSh-së, Argjentinës, Australisë, Brazilit, Kanadasë, UK, Qipros, Egjiptit, Hungarisë, Indisë, Italisë, Greqisë, Jordanisë, Pakistanit, Turqisë, Rusisë etj (lista po përditësohet, por në rastin më të mirë nuk pritet të kalojë 30 shtete nënëshkruese).  

Pavarësisht se në parim çdo përfaqësim ka kosto (fee), për ta qartësuar spekulimet mbi “çmimin e karriges” po citojmë reagimin e Shtëpisë së Bardhë: “Nuk ekziston asnjë kërkesë e ShBA-së për të kontribuar 1 miliard dollarë” duke shtuar se: “nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat 3-vjeçar”. 

Vlerësim, privilegj dhe përgjegjësi e shtuar për RSh:

Përkundër kujës së pronarëve të kompanisë/opozitës së falimentuar, të refuzuar dhe të neveritur nga mbarë-shqiptarët si dhe përtej fantazive egocentrike të një grushti delikuentësh: “për arrestimin e Ramës në Surrel me Komandot Amerikane si në rastin e Maduros; mos-pjesëmarrjen e PM-RSh në Samitin e Washingtonit 2024; vizitën e ish-Sekretarit Antony Blinken në Tiranë, si dhe ëndrra defiçentësh për qeveri apo  ministra teknikë”: “ftesën e Presidentit Trump ndaj Kryeministrit Rama, për të qënë  ndër themeluesit e Bordit të Paqes e çmoj jo vetëm vlerësim të merituar dhe mundësi të artë përfaqësimi të RSh në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha, por edhe si përgjegjësi e shtuar ndaj interesave Kombëtare”!

Po ashtu, përzgjedhjen e RSh e gjej edhe si “kundërpërgjigje të mënçur” të Washingtonit zyrtar ndaj mirënjohjes së merituar mbarëkombëtare për: “mbështetjen 114-vjeçare të ShBA-ve për pavarësinë e RSh dhe çlirimin e Kosovës; ndërtimin e demokracisë funksionale, antarësimin në NATO, ngritjen e SPAK, etj”, por edhe kontributeve të RSh mbas 1996, ku: “mbi 1 miliard € si dhe 12 mijë burra dhe gra me uniformë kanë shërbyer krah trupave të USA në Ballkan, Irak, Afganistan, Lindjen e Mesme, Gjeorgji, Ukrainë etj”.  

Në të njëjtën kohë, nënvizoj se ftesa e RSh-së në këtë Bord nuk ka ardhur rastësisht dhe as për marrëdhëniet SHBA-RSh në 15 vitet e fundit, por: “si ndër faktorët me besim te të dyja palët në konflikt” (arabët dhe Izraeli). Kujtoj se RSh e ka njohur Palestinën që në 1988;është anëtarësuar në Konferencën Islamike në 1991 (nënshkruar nga R. Alia dhe rikonfirmuar nga S. Berisha në dhjetor 1992) si dhe në 2015, ndër 119 vendet që votuan ngritjen e flamurit Palestinez në OKB. Nga ana tjetër, RSh-ja ka bashkëpunim të shkëlqyer edhe me Izraelin për shkak të “besës humane” në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së 2-Botërore si dhe të lobit izraelit pro bombardimeve të Serbisë, për njohjen e Kosovës (nën kujdestarinë e Trump-1), etj. 

Thënë sa më lartë, “ftesën nuk e gjej kurrësesi si dhuratë personale për Edi Ramën, as si pasaportë apo mbështetje amerikane për të mbajtur edhe 5 apo 6 mandate pushtetin”. Gjithësesi, nuk mund të mohohet që Z. Rama, për shkak të karizmës editoriale si dhe fuqisë 13-vjeçare të pushtetit: “ka rritur ambiciet dhe peshën e përfaqësimit të interesave të RSh, ndaj edhe konsiderohet ndër aktorët me impakte më shumë se modeste në Lindjen e Mesme, etj”. Njohur këtë, do ta këshilloja Kryeministrin Rama që pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trump, përveçse si privilegj personal, ta adresojë si një mundësi të artë dhe përgjegjësi shtesë për forcimin e besimit/partneritetit strategjik me USA në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike (fatmirësisht të ndërthurura) edhe me të ShBA-ve në NATO, Rajon dhe Mesdhe

Në përmbledhje, duke përsëritur rëndësinë e pjesëmarrjes në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha, mbetem besimplotë se ngritja e Bordit të Paqes, e mirë-integruar me (super)fuqinë ushtarake të pakonkurueshme të ShBA-ve si dhe nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump, do të bëjë që: “jo lufta gjakatare, por paqja, rendi global, vlerat e qytetërimit dhe demokracia të triumfojnë mbi neo-nazistët, neo-stalinistët, neo-Millosheviçët, si dhe mbi shtetet dhe organizatat narko-terroriste”. Me këtë rast (dhe përtej transheve partiake), ri-konfirmoj përkushtimin për të vijuar të kontribuoj me eksperiencën dhe përgjegjshmëri në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike, si dhe të ardhmërisë euroatlantike të RSh dhe Kosovës. 

Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare, Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

08:42 Në vend ka më pak bagëti, vitin e shkuar u importua mish nga jashtë si kurrë më parë

By: Kesjana
21 January 2026 at 08:42

Vitin e shkuar u importua mish nga jashtë si kurrë më parë. Kjo, jo se shqiptarët konsumuan më tepër, por nga që në vend pati edhe më pak bagëti.

Sami Sinani, kasap në Tiranë, u shpreh për A2CNN: “Janë shitur bagëtitë të gjitha. Në Shqipëri nuk merret më njeri me blegtori. S’po e kuptoj se çfarë po bëhet”.

Vlera e mishit dhe nënprodukteve të tij të blerë nga jashtë në 12 muajt e lëna pas përllogaritet në 81 miliardë lekë. Në raport me 2024-n, importet u zgjeruan me 300 milionë lekë.

Pedagogu Maksim Meço shpjegon: “Dy janë arsyet kryesore. Së pari, largimi i banorëve nga fshati, së dyti është falimentimi i disa komplekseve blegtorale në Shqipëri”.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se më shumë se 1/3 e mishit gjatë vitit të shkuar erdhi nga Brazili. Lista e importeve pasohet nga Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

“Shqipëria nuk ka nevojë të zgjerojë kapacitetet përpunuese, por duhet të rritet prodhimi dhe standardet. Kjo bëhet duke orientuar të paktën 70% të skemës së subvencionit në sektorin blegtoral kryesisht për prodhim”, deklaron Meço.

Mishi është një ndër produktet për të cilin shqiptarët po paguajnë më shtrenjtë. Në varësi të llojit, rritja luhatet nga 100 lekë tek ai i viçit e kecit, në 250 lekë te mishi i qengjit./kb

08:40 Si ta rifitoni hapësirën tuaj të vëmendjes (lifestyle)

By: Klara
21 January 2026 at 08:40

Është e lehtë të humbasësh përqendrimin. Je thellë në një detyrë të rëndësishme kur telefoni yt bie me një njoftim tjetër. Po gatuan darkën dhe vendos të kontrollosh email-in “për çdo rast”. Ekspertët thonë se hapësira jonë e vëmendjes po zvogëlohet dhe shumë prej nesh e kanë më të vështirë të qëndrojnë të përqendruar në një detyrë në të njëjtën kohë.

Lajmi i mirë është se mund ta rindërtoni vëmendjen tuaj me disa ndryshime praktike. Ja tre hapa që do t’ju ndihmojnë të rifitoni përqendrimin.

Bëni një audit vëmendjeje

Daniel Smilek, një profesor i shkencës njohëse në Universitetin e Waterloo-s në Ontario, Kanada, thotë se shumë njerëz nënvlerësojnë kohën që kalojnë duke përdorur telefonat e tyre, sipas The New York Times. Filloni t’i kushtoni vëmendje kur mendja juaj largohet nga detyra që keni në dorë dhe mbani një regjistër të përditshëm se sa shpesh shpërqendroheni.

Zvogëloni shpërqendrimet

Nuk keni pse të hiqni dorë plotësisht nga mediat sociale, por mund t’i bëni shpërqendrimet më pak të përshtatshme. Mundohuni të dilni nga aplikacionet e mediave sociale pas çdo përdorimi. Çaktivizoni fjalëkalimet e ruajtura në mënyrë që herën tjetër të duhet të hyni manualisht. Kur keni nevojë për një pushim, bëni një pushim të vërtetë në vend që të kapni telefonin. Dilni për një shëtitje të shkurtër, bëni ushtrime dhe rezistoni ndaj dëshirës për të lëvizur nëpër rrjetet sociale. Gjithashtu ndihmon të shkruani detyrat që duhet të kryeni, në mënyrë që truri juaj të mos vazhdojë të rrotullohet për të kujtuar se çfarë është më pas.

Stërvituni për përqendrim më të gjatë.

Nëse ende ndiheni më të shpërqendruar nga sa do të dëshironit, synoni t’i jepni trurit tuaj më shumë kohë të vërtetë pushimi. Kaloni kohë në natyrë ose lini kufjet në shtëpi gjatë një shëtitjeje ose vrapimi. Momentet e qeta pa ndërhyrje të vazhdueshme mund ta ndihmojnë mendjen tuaj të rivendoset.

Nuk ke pse të ulesh në një jastëk meditimi për të forcuar fokusin, thotë Smilek, por vetëdija mund të ndihmojë. Mundohu të përqendrohesh plotësisht në çfarëdo që po bën dhe zgjidh një “spirancë” të thjeshtë, siç është fryma jote ose një objekt në dhomë. Kur mendja jote endet, ktheje butësisht vëmendjen tënde te ajo spirancë sa herë që të jetë e nevojshme. Edhe disa minuta trajnim për vëmendjen mund të duken të vështira në fillim, vëren Smilek, prandaj filloni me hapa të vegjël./K.M

08:30 Kosova dhe Bahamet nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave

By: Klara
21 January 2026 at 08:30

Kosova dhe Bahamet kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave për qytetarët e tyre, njoftoi Presidenca e Kosovës të martën.

“Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin”, tha Presidenca në Facebook.

Heqja e vizave për qytetarët e tyre vjen një muaj pasi Bahamet e njohën pavarësinë e Kosovës.

Presidenca tha se heqja e vizave ishte hapi i radhës për të cilin ishin pajtuar në dhjetor presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Bahameve, Philip Davis, kur e nënshkruan marrëveshjen për lidhjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bahamet – vendi ishullor i Oqeanit Atlantik – u bënë vendi 121-të i botës që e njeh Kosovën.

Ky vend në Karaibe deri tani ka qenë në mesin e 106 vendeve të botës ku kosovarët detyrohen të pajisen me vizë para se të udhëtojnë për ta vizituar.

Tani, Bahamet janë vendi i 53-të në botë ku kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm.

Në vitet e fundit vendime të ngjashme për t’ia hequr regjimin e vizave kosovarëve kishin marrë edhe Tajvani e Malajzia./K.M

08:28 Ndërhyrja estetike 5.5 mln euro në bregdetin e Durrësit ankimohet në KPP

By: Kesjana
21 January 2026 at 08:28

Tenderi që synon të ndërhyjë në aspektin estetik dhe përmirësimin funksional të bregdetit të Durrësit si pjesë e projekteve që po zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është ankimuar së fundmi në Komisionin e  Prokurimit Publik(KPP).

Bëhet fjalë për procedurën me objekt kontrate  “Investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave tregtare, multifunksionale, rrugë tregtare në zona model zhvillimi,etj. Faza III Rajonet 1&2:Ndërhyrje për rritjen e ofertës turistike dhe për përmirësimin funksional dhe estetik të bregdetit, Bashkia Durrës” me fond limit 540 milionë lekë apo rreth 5.5 milionë euro.

Pranë KPP ankesa është kategorizuar e lidhur me vlerësimin që është bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për procedurën e hapur në 4 dhjetor dhe i mbyllur në 22 dhjetor 2025. Tashmë mbetet në dorë të Komisionit për të marrë vendim lidhur me hapat që mund të hidhen në vazhdim nga autoriteti kontraktor. Por çfarë parashikon në fakt projekti?

Ndërhyrja në Durrës

FSHZH parashikon të ndërhyjë në Durrës duke nisur nga rivelimi i një sipërfaqeje rreth 544 mijë m2, e cila përfshin zonën nga porti i Durrësit deri tek Kavalishenca.

“Ky projekt ka për qëllim të transformojë zonën bregdetare të qytetit të Durrësit në një destinacion bashkëkohor turistik, rekreativ dhe urban, përmes ndërhyrjeve arkitekturore dhe urbane të planifikuara me kujdes.

Ai përfshin zgjerimin e plazhit ekzistues, krijimin e një parku linear të gjelbër përgjatë vijës bregdetare, zhvillimin e hapësirave publike shumë funksionale dhe integrimin e infrastrukturave të reja rekreative dhe sportive.

Gjatësia e zonës së ndërhyrjes është rreth 2.8 km, me një zgjerim të vijës bregdetare deri në 100 metra drejt detit, duke krijuar hapësira të reja publike për banorët dhe vizitorë”, thuhet në dokument./monitor.al/kb

08:20 “A Knight of the Seven Kingdoms” – kjo është “Game of Thrones”-i që na duhet tani

By: Leonard
21 January 2026 at 08:20

Bota reale është shumë më e keqe se Westeros-i – ndaj pse të mos e lejoni këtë histori të ngrohtë për një të pafavorizuar dhe shërbëtorin e tij pothuaj eterik të bëhet streha juaj e sigurt

Lucy Mangan


“Zoti i bekoftë çorapet e tyre të vogla prej pambuku!” nuk është një reagim që zakonisht e lidhim me banorët e Westeros-it, tokës së përgjakshme, të dhunshme, incestuoze dhe shpesh të degjeneruar të serialit Game of Thrones. Por protagonistët e dashur të spin-off-it më të fundit të kësaj franshize, A Knight of the Seven Kingdoms, e meritojnë plotësisht.

Emrat e tyre, ashtu si në novelat e George R R Martin mbi të cilat bazohet seriali, janë Dank – shkurt për Ser Dankani i Gjatë – dhe Eg. Danku (Peter Claffey, një ish-lojtar i regbisë irlandeze, i gjatë sa duhet për rolin, i parë së fundi në Bad Sisters) ishte shërbëtor i një kalorësi endacak, jo fisnik, Ser Arlani i Pennitriut (Danny Webb), i cili e mori djalin nën kujdesin e tij, por nuk ia doli kurrë ta shpallte zyrtarisht kalorës para se të vdiste. Takimi ynë i parë me Dankun është teksa ai varros mentorin e tij nën një lis të vjetër dhe merr armët përballë një deti telashesh që po përgatiten ta përpijnë. Danku është një shpirt i thjeshtë – shumë i thjeshtë, do të thoshin disa. Mund të duket si një Xhek Riçer mesjetar, por nga brenda është më shumë si një labrador i zellshëm dhe i hutuar – dhe niset të gjejë një zotëri të cilit mund t’i shërbejë si kalorës endacak.

Për fat të mirë, një nga ndalesat e tij të hershme është një han, ku futet në orbitën e fëmijës tullac, me pamje pothuaj qiellore dhe inteligjencë endacake, Egut (Dexter Sol Ansell, një prani e fuqishme në ekran brenda një trupi të vogël, jashtëzakonisht magjepsës për t’u parë). Egu i ofron të bëhet shërbëtori i Dankut (“Duket sikur ke më shumë nevojë për mua”) dhe kështu, i pafavorizuari dhe “këlyshi” i pafavorizuar nisen nëpër rrugicat e pasme të Westeros-it, njëqind vjet para Game of Thrones, me Targarienët në Fronin e Hekurt dhe disa mbiemra të njohur që qarkullojnë diku tjetër, drejt një turneu kalorësish që mund t’i sjellë Dankut fitoren dhe mentorin që i duhet.

Në termat e universit Game of Thrones, A Knight of the Seven Kingdoms është një bagatelë. Nëse House of the Dragon lindi nga dëshira për të shuar zemërimin e fansave për fundin e serialit origjinal – apo sezonin e fundit, apo sezonet e fundit, diskutim që mund të vazhdojë derisa edhe Xhon Snou të mërzitet për vdekje – duke mbajtur gjallë oreksin për më shumë derisa GRRM të përfundonte kryeveprën e tij, kjo ofertë e re duket krejt ndryshe. Çfarë do të thotë kjo për shpresat tona kolektive për dy librat e mbetur të sagës, më mirë të mos ndalemi gjatë.

Një nga dallimet më të dukshme është se, ndërsa Game of Thrones digjte ngjarjet me shpejtësinë e zjarrit të gjelbër të Maester Paicelit mbi flotën e Stanisit, në AKotSK ndodh shumë pak në episodin mesatar, i cili zgjat rreth 30 minuta, jo një orë të plotë dhe të rëndë si pararendësi i tij. Këtu jemi për miqësinë që po lind mes kalorësit dhe shërbëtorit, edhe pse nuk është gjithmonë e qartë – duke pasur parasysh njohuritë shumë më të mëdha të Egut për mënyrën se si funksionon bota krahasuar me Dankun e dashur – se kush është në të vërtetë mësuesi e kush nxënësi. Jemi këtu edhe për një investim emocional te ky dyshe, diçka që do të kishte qenë krejt marrëzi ta bënim me personazhet e Game of Thrones sapo pamë çfarë i bënë Ned Starkut.

Nuk është tamam material për fillestarë. Ka shumë sharje, shumë tortura krijuese – megjithëse më shpesh përshkruhen grafikisht sesa tregohen me detaje të plota, siç ishte tradita – si dhe pak lakuriqësi mashkullore ballore që… ngre disa pikëpyetje. Më vonë ka edhe një episod aq të mbushur me gjak saqë seriali nuk mund të shfaqet pa mbikëqyrje për fëmijë që nuk janë Eg. Por, në tërësi, është shumë, shumë më i butë se Game of Thrones apo House of the Dragon. Në vend të organeve të prera, kemi Dankun që përplaset me trarë dyersh. Në vend të Dasmës së Kuqe, të Purpurt apo të Sansës, kemi netë mesatarisht të dehura në hane. Në vend të bijve të shërbyer në byrekë, kemi – për fat të mirë – asnjë bir të shërbyer në byrekë. Është shumë më qetësuese. Dhe nuk ka Ramsi Bolton, përveçse në makthet tuaja.

Kjo të bën të pyesësh se kush është publiku i synuar. Jo fëmijët, të cilët ndoshta do të ngroheshin me këtë histori të një të rrituri të ngathët që shpëtohet herë pas here nga fëmija i mençur që i rri pas. Jo fansat e fantazisë epike që presin me padurim kapitullin tjetër të A Song of Ice and Fire – edhe pse dragonjtë ekzistojnë ende në kujtesën e gjallë, kjo epokë e hershme e Westeros-it është e lirë nga magjia dhe sorceria. Dhe ndonëse seriali prek çështje më të mëdha, si korrupsioni i pafajësisë apo të mirat dhe të këqijat e mendësisë feudale, nuk zhytet thellë në to dhe as nuk mban peshë të mjaftueshme për të tërhequr një audiencë të gjerë jashtë fansave të zjarrtë të GRRM-së.

Por ndoshta pikërisht fakti që nuk do ta vërë botën në flakë – as fjalë për fjalë brenda serialit, as metaforikisht jashtë tij – është thelbi. Bota reale tashmë është bërë tepër e ngjashme me Westeros-in që ne të përballojmë edhe më shumë. Toka e dhunës legjendare është kthyer në hapësirën tonë të sigurt. Ne të gjithë jemi Danku, që thjesht shpresojmë për mbrojtje, qoftë edhe nga diçka aq e brishtë sa një Eg.

Përgatiti për botim: L.Veizi

08:20 Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë/ Shoferi humb jetën, 37 të lënduar

By: Klara
21 January 2026 at 08:20

Një shofer treni ka humbur jetën dhe të paktën 37 persona janë plagosur, pesë prej tyre rëndë, pasi një tren i linjës së përditshme doli nga shinat dhe u përplas pranë Barcelonës të martën mbrëma. Ky aksident ndodhi vetëm disa ditë pas një përplasje fatale mes dy trenave në jug të Spanjës.

Treni i linjës Rodalies u përplas me një mur mbajtës që kishte rënë mbi shinat midis Gelida dhe Sant Sadurní, njoftuan autoritetet lokale. Shërbimet e emergjencës evakuuan të gjithë pasagjerët dhe një person që ishte bllokuar brenda trenit u shpëtua.

Aksidenti ndodhi gjatë stuhive të forta që goditën veriperëndimin e Spanjës. Një tjetër tren në rrjetin e trenave të Barcelonës gjithashtu doli nga shinat për shkak të një guri të rrëshqitur nga stuhia, por nuk u raportuan të plagosur. Shërbimet hekurudhore janë pezulluar ndërkohë që po kryhen kontrolle sigurie.

Këto aksidente ndodhin vetëm dy ditë pas një përplasjeje katastrofale me dy trena me shpejtësi të lartë në Adamuz, Andalusia, ku të paktën 42 persona humbën jetën, duke e bërë atë një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në Spanjë në dekadën e fundit./K.M

08:14 Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

By: Kesjana
21 January 2026 at 08:14

Në zbatim të Planit Operacional në sektorin e Ndërtimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren njoftoi se ka ushtruar kontrolle në 9 subjekte, që ushtrojnë aktivitet si agjenci imobiliare.

Kontrollet u fokusuan në verifikimin e deklarimit të pagave reale të punonjësve, regjistrimin e tyre në organin tatimor, realizimin e shitjeve, lëshimin e faturave të fiskalizuara, si dhe kryerjen e verifikimeve të tjera të nevojshme gjatë procesit të kontrollit.

Kontrollet evidentuan shkelje të rënda: Punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmime dhe mosrespektim të detyrimeve ligjore për faturimin dhe fiskalizimin e shitjeve.

Bazuar në provat e mbledhura, përfshirë intervistat dhe vetëdeklarimet e punonjësve, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore sekuestruan edhe njësi kompjuterike, me qëllim vijimin e hetimit të thelluar, dokumentimin e mëtejshëm të shkeljeve tatimore dhe referimin në organet përkatëse të drejtësisë.

Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve.

Administrata Tatimore bën me dije se aksioni i sapo nisur nuk është i përkohshëm. Ai do të vijojë me seriozitet dhe vendosmëri ndaj çdo subjekti që nuk reflekton pagat reale në listëpagesat e ardhshme, duke dëmtuar pensionet e punonjësve, konkurrencën e ndershme dhe interesin publik.

Tatimet ftojnë të gjithë tatimpaguesit në fushën e ndërtimit të deklarojnë menjëherë pagat reale, për të shmangur masat administrative dhe penale, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për veprën e fshehjes së të ardhurave.

Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, përmes deklarimit të pagave reale sipas profesioneve në sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore pas rreth 30 ditësh nga publikimi i listës së pagave indikative për këtë sektor, konkretisht duke filluar nga data 15 janar ka nisur kontrollet në terren.

Kontrollet e nisura do të zhvillohen kryesisht në subjektet e vlerësuara me risk për nëndeklarim të pagave, të cilat janë njoftuar më parë nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa, pavarësisht njoftimit elektronik të dërguar në llogaritë e tyre në sistemin tatimor, e-Filing.

Fokus i kontrolleve do të jetë verifikimi i pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, listë e  përcjellë në llogaritë elektronike të tatimpaguesve, si dhe e publikuar në faqen zyrtare të Administratës Tatimore./monitor.al/kb

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

By: e xh
21 January 2026 at 08:55

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 15-vjetorin e 4 vrasjeve të qytetarëve më 21 janar të vitit 2011, në kohën kur PS e drejtuar prej tij organizoi protesta kundër qeverisë “Berisha”.

Rama shkruan në “Facebook”,  se 4 të vrarët ende nuk po prehen dot në paqe, ndërsa gishtin e drejton nga drejtësia, që siç shkruan ai “i ngjan një breshke që lutet për harresë”.

“Mirëmëngjes dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ngjarja e “21 Janarit” vijon të mbetet një nga episodet më të rënda në historinë e tranzicionit shqiptar, ndërsa procesi i drejtësisë për këtë çështje ka qenë objekt debatesh të vazhdueshme politike dhe institucionale.

Në protestën e PS më 21 janar të vitit 2011 mbetën të vrarë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

By: e xh
21 January 2026 at 08:46

I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore të shoqëruar me temperatura të ulëta deri më minus 3 gradë, të cilët kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale dhe ato rurale.

Akset Bulqizë-Tiranë dhe Bulqizë-Peshkopi kalohen me vështirësi për shkak edhe të ngricave dhe erës së fortë kryesisht në segmentin Qafë e Buallit-Fushë Bulqizë.

Me vështirësi kalohet në aksin Qafë e Buallit-Krastë, probleme dhe me shumë rrugë ruale të njësive të Bashkisë Peshkopi, Bulqizë, Klos dhe Mat.

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

By: e xh
21 January 2026 at 08:44

Një tjetër aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën, vetëm dy ditë pas një përplasjeje fatale mes dy trenave në jug të vendit. Një makinist ka humbur jetën dhe të paktën 37 persona janë plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një tren urban i rrjetit Rodalies doli nga shinat pranë Barcelonës, në zonën mes Gelida dhe Sant Sadurní.

Sipas autoriteteve lokale, treni u përplas me një mur mbajtës. Inspektori i zjarrfikësve të Katalonjës, Claudi Gallardo, bëri me dije se të gjithë pasagjerët janë evakuuar dhe se operacioni i kërkimit ka përfunduar pa gjetur viktima të tjera. Në vendngjarje u angazhuan 35 ekipe zjarrfikëse dhe 11 autoambulanca, ndërsa të plagosurit u dërguan në disa spitale të zonës.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur stuhitë e forta po godasin verilindjen e Spanjës, me autoritetet që kanë shpallur alarm të lartë për shkak të motit ekstrem. Në të njëjtën ditë, një tjetër tren në rrjetin e Barcelonës doli nga shinat pasi u godit nga një shkëmb i zhvendosur nga reshjet, fatmirësisht pa të lënduar.

Si pasojë e këtyre incidenteve, shërbimet hekurudhore në Katalonjë janë pezulluar, duke lënë rreth 400 mijë udhëtarë pa transport. Aksidentet e fundit vijnë në një moment kritik për sigurinë hekurudhore në Spanjë, pas tragjedisë në Andalusi ku humbën jetën mbi 40 persona.

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

By: e xh
21 January 2026 at 08:37

Kjo e mërkurë shënon 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë.

Katër personat që mbetën të vrarë, po protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja (sot PL) qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm.

Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që ndërroi  jetë pak ditë më vonë.

Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë viktimat e 21 janarit. Familjarët e tyre akoma sot presin drejtësi.

Me një urdhër të Strasburgut që e ka vlerësuar 21 janarin me katër të vrarë si një krim shtetëror, SPAK ka marrë në dorë hetimet, ku ka thirrë për të dëshmuar shumë eksponentë me role drejtuese të 15 viteve më parë.

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

By: e xh
21 January 2026 at 08:34

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit.

Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe jug të vendit hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 300-400 metër si dhe në juglindje-jug në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 3-4 ballë.

Horoskopi, 21 janar 2026

By: e xh
21 January 2026 at 08:34

Dashi

Pritet që partneri t’iu kushtojë më shume vëmendje gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje. Do kaloni çaste të mrekullueshme dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë çast. Beqarët duhet t’i gjykojnë mire të gjitha gjërat para se të fillojnë histori dashurie. Në planin financiar situata do jetë goxha e qëndrueshme nëse vazhdoni të shpenzoni me maturi.

Demi

Mos ëndërroni shumë gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje sepse ka rrezik të përballeni me zhgënjime te mëdha. Beqarët do kenë plot mundësi për takime të rëndësishme të cilat mund të përfundojnë në histori dashurie afatgjata. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do keni mundësi te kryeni edhe shpenzimet më të nevojshme edhe të hiqni disa para mënjanë.

Binjakët

Jeta juaj në çift do vijë duke u përmirësuar gjatë kësaj dite. Rutina do marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe do e shihni me pozitivizëm të ardhmen. Beqarët edhe pse do kërkojnë pa fund dashurinë nuk kanë për ta gjetur atë. Financat do jenë goxha të qëndrueshme. Nuk do e keni aspak të vështirë të lani borxhet dhe të kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Gaforrja

Jetën sentimentale do e lini pas dore duke qenë se do keni plot angazhime dhe punë të tjera. Partneri do ju mirëkuptojë. Beqarët nuk do ndihen ende gati të ndryshojnë statusin, kështu që do mbeten vetëm. Do jeni shume ambicione zot në planin financiar dhe nuk do kënaqeni me aq para sa keni. Kujdes, sepse duke bërë çmenduri mund të keni humbje të mëdha.

Luani

Pasioni do ndizet edhe me shume gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Emocionet qe do përjetoni janë te papërshkrueshme kështu qe shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment. Beqaret nuk do jene ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do mbeten ashtu si janë. Financat do vazhdojnë te mbeten te trazuara, kështu qe kujdes me çdo lëvizje qe do kryeni.

Virgjëresha

Mos u largoni shumë nga realiteti sot juve që jeni në një lidhje sepse shume shpejt do përballeni me zhgënjime. Beqarët do kenë një dite te favorshme. Ka ardhur momenti që edhe ata të flirtojnë dhe te fillojnë je etapë të re me dikë në krah. Në planin financiar do keni goxha vështirësi sepse nuk do pranoni ta shtrëngoni rripin e shpenzimeve.

Peshorja

Fale influencës pozitive të Marsit dhe te Jupiterit, jeta juaj ne çift do jete e bukur dhe mjaft entuziazmuese. Do ndiheni me fat që keni dike si partneri në krah. Beqarët do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe ata me pak e presin. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhet te shmangni investimet e mëdha. Merruni me shume me menaxhimin e te ardhurave.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e favorizuar gjate kësaj dite. Do përjetoni çaste fantastike dhe plot emocione. Ndonjëherë do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do dashurohen koke e këmbë pas një personi qe kane pak kohe qe e njohin. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do lejoni qe gjendja te përkeqësohet.

Shigjetari

Mjedisi yjor nuk do jete shume i përshtatshëm sot për ata qe janë ne një lidhje. Mund te lindin here pas here edhe disa mosmarrëveshje te vogla. Me kujdes mund t’i kaloni shpejt ato. Beqaret nuk duhet te kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje sepse do pendohen shpejt. Ne planin financiar gjerat do shkojnë me se miri. Do ndiheni shume te qete tashme.

Bricjapi

Dite mjaft delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni ne humorin e duhur as ju dhe as partneri, prandaj çdo fjale e pavend mund ta acaroje atmosferën. Beqaret do kenë veçse takime kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Financat nuk do jene aspak ne gjendje te keq kështu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me shume.

Ujori

Nëse doni qe lidhja juaj te ece sa me mire duhet te toleroni dhe te bëni ndonjë lëshim te vogël. Me kokëfortësi dhe inat nuk mund te zgjidhni asnjëherë asgjë. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen te krijojnë një lidhje sepse do jene te angazhuar me pune. Për financat do përkujdeseni gjithë kohës dhe situata pritet te mbetet e qëndrueshme.

Peshqit

Do keni shumë mosbesim gjatë kësaj dite ndaj partnerit tuaj dhe gjërat nuk do ecin si i kishit planifikuar. E mira është te flisni sa me hapur me te dhe te diskutoni çdo detaj. Beqarët do jenë në ankth sepse nuk do e gjejnë dot princin e tyre të kaltër. Financat do fillojnë të përmirësohen fale ndihmës që do iu japin disa familjare.

 

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

By: 27
21 January 2026 at 08:49

I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore të shoqëruar me temperatura të ulëta deri më minus 3 gradë, të cilët kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale dhe ato rurale.

Bora ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa në zonat e thella malore raportohet një trashësi deri në 15 centimetra.

Reshje të konsiderueshme bore janë regjistruar në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Zall-Dardhë, Zall-Reç, Sllovë, si edhe në Trebisht, Ostren dhe zonën e Martaneshit.

Si pasojë e borës janë krijuar probleme në rrugët rurale.

Vështirësi në qarkullim raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, kryesisht nga Qafa e Buallit drejt Peshkopisë. Situata më problematike paraqitet në rrugën nacionale në zonën e pishave në Fushë-Bulqizë, ku ka prezencë bore dhe akulli në asfalt.

Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve që të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë, pasi reshjet e borës vijojnë me intensitet të lartë.

 

Kosova dhe Shqipëria vërtetë janë dy shtete, por mbeten një komb! –

By: 27
21 January 2026 at 08:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka theksuar lidhjet e forta midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke i cilësuar si një komb të vetëm.

Ai shtoi se, megjithëse ekzistojnë dy shtete dhe dy pasaporta, nuk ka dy kombe të ndryshme.

Duke komentuar krahasimet me Moldavinë dhe rrezikun rus, Kurti tha se situata nuk është e njëjtë për Kosovën dhe Serbinë, pasi nuk ekziston një kanton serb që kërcënon sovranitetin, siç ndodh me Transnistrinë.

“Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë ndihen si një komb i vetëm, kemi dy shtete dhe dy pasaporta, por jo dy kombe të ndryshme.

Krahasimi me Moldovën dhe rrezikun nga Rusia nuk është i njëjtë për Kosovën dhe Serbinë, sepse këtu nuk ekziston një kanton serb që kërcënon sovranitetin, siç është rasti me Transnistrinë atje.

Në Kosovë mund të ketë pasur diçka të ngjashme në pjesën veriore pesë ose dhjetë vite më parë, por tani kjo nuk ekziston”, un shpreh Kurti.

Këmbimi valutor 21 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

By: 27
21 January 2026 at 08:09

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 83 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë.

Screenshot_5

 

“Zbardhet” Kukësi, qyteti përfshihet nga reshje të dendura të dëborës –

By: 27
21 January 2026 at 07:59

Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura bore gjatë orëve të fundit, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe vështirësi në qarkullim.

Bora ka zbardhur qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit, trashësia e saj ka kaluar 5 centimetra.

Termometri ka zbritur në minus 2 gradë Celsius në qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat më të thella malore temperaturat kanë arritur deri në minus 9 gradë. Këto kushte atmosferike kanë krijuar prezencë të ngricave në disa akse rrugore nacionale.

Veçanërisht problematike paraqiten rrugët Kukës–Peshkopi, Kukës–Qafë Mali, Krumë–Bajram Curri si dhe aksi Kukës–Shishtavec, ku drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Deri në këto momente nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara, ndërsa strukturat përgjegjëse janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

❌
❌