Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Roberto Martinez zbulon tri arsyet pse Ronaldo është ende i rëndësishëm për Portugalinë

24 December 2025 at 17:20


Roberto Martinez ka shpjeguar arsyet pse Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm për kombëtaren e Portugalisë.

Ronaldo mbush 41 vjeç në shkurt, por vazhdon të jetë kapiten i Portugalisë dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Martinez për Kupën e Botës 2026 verën e ardhshme.

Përzgjedhësi Portugalisë ka bërë të ditur se stafi analizon tre shtylla kryesore për të justifikuar përzgjedhjen e tij të vazhdueshme.

“Qëndrimi. Janë tre shtyllat që ne i analizojmë vazhdimisht: talenti, përvoja dhe qëndrimi që ai sjell në kombëtare”.

“Kërkesa maksimale që ai i vendos vetes për të qenë i pranishëm dhe për të ndihmuar është ajo që e lejon kapitenin e kombëtares të jetë gjithmonë pjesë e listës”.

“Ajo uri për të qenë më i miri është ngjitëse. 25 gola në 30 ndeshje duke luajtur si sulmues tregojnë se ajo që bën ai në fushë kontribuon shumë për kombëtaren”.

Martinez mori drejtimin e Portugalisë në janar 2023, pasi pasoi Fernando Santos, dhe po i afrohet trevjetorit të tij në krye të ekipit kombëtar.

Portugalia do të nisë përgatitjet për fushatën e Kupës së Botës 2026 me ndeshje miqësore ndaj bashkëpritëseve Meksikës dhe SHBA-së në mars të vitit të ardhshëm.

Më pas, skuadra e Roberto Martinez do të fillojë rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar me një ndeshje të Grupit K ndaj njërës prej këtyre kombëtareve: Kaledonia e Re, Xhamajka ose Republika Demokratike e Kongos./Telegrafi/

A do të shënojë Ronaldo 1,000 gola? Ja çfarë thotë trajneri i Portugalisë për këtë

24 December 2025 at 15:40


Një nga më të mirët e të gjitha kohërave, portugezi Cristiano Ronaldo synon të bëhet lojtari i parë në histori që shënon 1,000 gola në futbollin profesionist.

Në karrierën e tij të jashtëzakonshme deri më tani, ai ka shënuar 955 gola, dhe i mungojnë 45 për këtë shifër të jashtëzakonshme.

Këtë verë, ai e zgjati kontratën me Al-Nassr dhe do të luajë në Arabinë Saudite të paktën deri në vitin 2027, gjë që është më se e mjaftueshme për të arritur numrin magjik.

Trajneri portugez Roberto Martinez beson se qëllimi i Ronaldos nuk është të shënojë një mijë gola.

"Ai është në një moment të mirë në karrierën e tij dhe e ka arritur këtë sepse jeton në moment. Sekreti i tij është të jetë më i miri sot dhe të shijojë çdo ditë. Pra, numri do të jetë pasojë e ditës kur ai vendos të dalë në pension", përfundoi Martinez.

Ndryshe, Ronaldo gjatë karrierës së tij ka luajtur për Sporting Lisbonën, Manchester Unitedim (dy herë), Real Madridin, Juventusin dhe Al-Nassr. /Telegrafi/

Messi emëron pesë kombëtaret që mund të fitojnë Kupën e Botës 2026, injoron Portugalinë

9 December 2025 at 10:50


Kombëtarja e Argjentinës do të luftojë për të mbrojtur titullin e Kupës së Botës në vitin 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Edhe pse kapiteni Lionel Messi nuk e ka konfirmuar ende nëse do të luajë në kampionatin botëror, ai ka zbuluar favoritët e tij për të fituar trofeun.

Pas shortit për grupet e Kupës së Botës 2026, ku do të marrin pjesë 48 ekipe për herë të parë, kanë filluar analizat dhe parashikimet rreth fituesit të mundshëm.

Ylli i Inter Miamit ndau gjithashtu mendimin e tij, i cili, përveç Argjentinës, për të cilën tha se do të "luftojë" për të mbrojtur titullin, ka edhe kandidatë të tjerë.

“Ka skuadra shumë të mira. Spanja, Franca, Anglia, Brazili, të cilat gjithashtu nuk kanë qenë kampionë për një kohë të gjatë, duan ta fitojnë turneun", ka thwnw fillimisht Messi në një intervistë së fundmi me ESPN.

"Gjermania, e cila gjithmonë ka dashur ta mposhtë Argjentinën, tani e dëshiron atë edhe më shumë pas Kupës së Botës së fundit. Do të jetë shumë e vështirë, por nuk kam dyshim se ata do të luftojnë për titullin”, përfundoi ylli argjentinas.

Në Kupën e parë të Botës me 48 ekipe, ekipet u ndanë në 12 grupe me nga katër ekipe. Dy ekipet e para nga secili grup avancojnë në fazën eliminatore, të cilave iu bashkohen edhe tetë ekipet më të mira të vendeve të treta. /Telegrafi/

Botërori 2026 gatuan një finale të parakohshme: Messi dhe Ronaldo mund të përballen nëse realizohet ky skenar

5 December 2025 at 22:23


Sot (e premte) në Uashington të SHBA-ve u hodh shorti për Kupën e Botës, që për herë të parë do të mbahet në tri shtete – SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Lionel Messi me Argjentinën dhe Cristiano Ronaldo me Portugalinë duket se janë në rrugë drejt një përballjeje të mundshme në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Kansas City në korrikun e ardhshëm.

Ronaldo ishte pezulluar automatikisht për tre ndeshje pas një kartoni të kuq në një takim kualifikues kundër Irlandës, por Gianni Infantino dhe FIFA morën një vendim të debatueshëm duke shtyrë dy nga tre ndeshjet e pezullimit.

Kjo bën që kapiteni i Portugalisë të jetë i gatshëm të luajë menjëherë në Grupin K, ku portugezët janë favoritë për të dalë të parët ndaj Kolumbisë, debutuesve Uzbekistan dhe njërit prej fituesve të ‘play-off’-it mes Xhamajkës, Kaledonisë së Re dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Nëse Portugalia e fiton grupin, ata do të përballen me një skuadër të vendit të tretë në fazën e 1/32-ve më 3 korrik në Kansas City.

Ndërkohë, Argjentina u shortua në Grupin J së bashku me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë.

Kampionët në fuqi janë favoritë të qartë për të dalë të parët dhe kështu do të kishin përballë vendin e dytë të Grupit H (Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite dhe Uruguai).

Albicelestët do të duhet gjithashtu të fitojnë ndeshjen e tyre të 1/16-ve në Atlanta më 7 korrik për të siguruar një vend në çerekfinale.

Ky turne shënon Kupën e Botës së gjashtë radhazi ku do të marrin pjesë si Messi ashtu edhe Ronaldo dhe meqë të dy janë në vitet e fundit të karrierave të tyre legjendare, kjo mund të jetë hera e fundit që dy ikonat mund të përballen në një ndeshje të Botërorit./Telegrafi/

Superkompjuteri jep parashikimin: ja kush e fiton Kupën e Botës 2026

5 December 2025 at 17:44


Superkompjuteri i Optas ka publikuar parashikimin e tij të detajuar për kombëtaren që ka më shumë gjasa të ngrejë trofeun e Kupës së Botës 2026.

Në krye të renditjes qëndron Spanja, të cilës Opta i jep 17% shanse për të fituar. Kampionët e Europës konsiderohen ekipi më i balancuar i momentit, me një mesfushë të jashtëzakonshme dhe një repart sulmues që garanton cilësi të lartë.

Pas tyre renditet Franca, me 14.1% shanse. Me Kylian Mbappe të gatshëm për një tjetër Botëror madhështor dhe me një brez të artë lojtarësh, “Gjelat” pritet të jenë sërish protagonistë deri në fazat finale të turneut.

Anglia vjen menjëherë pas Francës me 11.8% shanse, duke marrë një vlerësim të lartë falë brezit të ri të talentuar dhe besimit të madh në punën e Thomas Tuchel.

Opta sugjeron se “Tre Luanët” mund të jenë më në fund gati ta thyejnë mallkimin 60-vjeçar dhe të tentojnë titullin e dytë botëror.

Vetëm më pas vjen Argjentina, me 8.7% shanse. Edhe pse Lionel Messi vazhdon të mbetet në qendër të magjisë albiceleste dhe skuadra e Scalonit dominoi kualifikimet e Amerikës së Jugut, statistikat nuk i vendosin kampionët e botës në mesin e favoritëve kryesorë.

Gjermania, me 7.1% shanse, shihet si një kandidat i rrezikshëm, por jo ndër favoritët kryesorë, për shkak të luhatjeve të shfaqura vitet e fundit.

Portugalia e Cristiano Ronaldos, në Botërorin e tij të fundit, vlerësohet me 6.6% mundësi për të synuar lavdinë e madhe.

Një tjetër surprizë në renditje është Brazili. Edhe me Carlo Ancelottin në stol dhe lojtarë të nivelit të lartë, ata marrin vetëm 5.6% shanse — një tregues i formës së dobët në turnetë e fundit dhe vështirësive për të rikthyer dominimin historik.

Holanda, e cila ka qenë gjithmonë pranë por kurrë në majë të botës, vlerësohet me 5.2% shanse. Ndërkohë, Norvegjia falë Erling Haaland siguron 2.3%, ndërsa Kolumbia e Luis Díaz renditet e dhjeta me 2%.

Opta përmend edhe një detaj interesant: ekipet që vijnë nga ‘play-off’-et, kryesisht për shkak të mundësisë së pranisë së Italisë, kanë 3.7% shanse për të triumfuar në Amerikën e Veriut./Telegrafi/

Sneijder zgjedh katër favoritët për Kupën e Botës 2026 – lë jashtë Anglinë dhe Argjentinën

3 December 2025 at 14:05


Ish-futbollisti holandez, Wesley Sneijder, ka zgjedhur së fundmi favoritët më të mëdhenj për Kupën e Botës 2026.

Kupa e Botës 2026 zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 dhe tashmë Sneijder ka zbuluar disa nga favoritët e tij në një intervistë me gazetën spanjolle Marca.

"Nëse duhet të zgjedh katër skuadra për gjysmëfinalet, ato janë Portugalia, Spanja, Franca dhe Brazili. Konkurrenca është shumë më e fortë. Të gjithë janë aty, do të jetë çmenduri”, ka thënë fillimisht Sneijder.

“Anglia gjithashtu ka një skuadër të jashtëzakonshme, njësoj si Holanda. Ndoshta Gjermania do të rikthehet në rrugën e duhur, kush e di?".

Sneijder bëri 134 paraqitje për ekipin kombëtar holandez, duke shënuar 31 gola dhe duke fituar medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut dhe medaljen e bronztë katër vjet më vonë në Brazil.

"Të luaja finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës ishte e pabesueshme. Ishte një ndeshje shumë e ngushtë. Ne mund të kishim fituar, por për fat të keq ata fituan".

Si kujtesë, Spanja mposhti Holandën 1-0 me një gol të Andres Iniesta në minutën e 116-të.

"Nëse Robben do të kishte shënuar shansin e shkëlqyer që pati, do të kishte përfunduar 1-0 për ne. Në ndeshje të tilla duhet pak fat", përfundoi ish-ylli holandez.

Ndryshe, si lojtar Sneijder luajti për Ajax, Real Madrid, Inter, Galatasaray, Nice dhe Al-Gharafa gjatë karrierës së tij. Ai fitoi 19 trofe klubesh, njëri prej të cilëve ishte Liga e Kampionëve me Interin. /Telegrafi/

Portugalia kampione bote për grupmoshën U17, mposht Austrinë e Deshishkut

27 November 2025 at 19:05


Kombëtarja e Portugalisë U17 e ka fituar Kupën e Botës, duke mposhtur në finale Austrinë U17.

Portugezët triumfuan me rezultat minimal 1-0, sfidë ku tërë lojën luajti edhe lojtari me prejardhje nga Kosova, Hasan Deshishku.

Austria e nisi më mirë, me Deshishkun që kishte një mundësi shënimi nga afërsia por që Cunha me një super pritje ia mohoi golin.

Ishte Anisio Cabral që e bëri dallimin me një gol të bukur pas një aksioni të Portugalisë (32’).

𝐏𝐎𝐑𝐓𝐔𝐆𝐀𝐋 𝐔𝟏𝟕 𝐀𝐑𝐄 𝐖𝐎𝐑𝐋𝐃 𝐂𝐇𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍𝐒 🏆🇵🇹

Anísio Cabral, remember the name. Seven games, 7 goals and 1 assist at the U17 World Cup 😮💎 pic.twitter.com/qIqws78QKX
— 433 (@433) November 27, 2025

Portugalia pas golit e ruajti për mrekulli rezultatin, me Austrinë që krijoi disa kundëraksione mirëpo nuk i finalizoi.

Kësisoj, Portugalia e merr epitetin e Kupës së Botës për U17, kurse Austria mbetet nënkampion. Italia në anën tjetër u rendit në pozitën e tretë pasi mposhti Brazilin./Telegrafi/

Disa kombëtare shqyrtojnë padinë kundër FIFA-s për shkak të pezullimit të dënimit të Ronaldos

27 November 2025 at 11:28


FIFA mund të përballet me pasoja të rënda ligjore për vendimin e saj të diskutueshëm për të përmbysur pezullimin e Cristiano Ronaldos, duke i lejuar atij të luajë në dy ndeshjet e para të Portugalisë në Kupën e Botës.

Superylli 40-vjeçar portugez mori një karton të kuq direkt dhe një pezullim prej tre ndeshjesh pasi goditi me bërryl mbrojtësin irlandeze Dara O'Shee në një ndeshje kualifikuese më parë këtë muaj.

Megjithatë, Ronaldo vuajti vetëm një ndeshje nga pezullimi i tij në fitoren 9-1 të Portugalisë ndaj Armenisë.

FIFA më pas ndërmori hapin e pazakontë duke pezulluar dy ndeshjet e mbetura të penalizimit, gjë që shkaktoi një ortek kritikash në botën e futbollit.

Sipas Daily Mail, disa ekipe kombëtare që do të përballen me Portugalinë në këto ndeshje po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së një padie në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me qëllim përmbysjen e vendimit të kontestuar.

FIFA at risk of World Cup legal battle after Cristiano Ronaldo's controversial red card reprieve as nations ponder Court of Arbitration case https://t.co/484gHQlS2b
— Daily Mail Sport (@MailSport) November 26, 2025

Padi e mundshme në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport

Tani u hapet mundësia palëve të dëmtuara të kërkojnë drejtësi në një gjykatë zvicerane. Çdo federatë që ndihet e dëmtuar do të duhet të provojë se është prekur drejtpërdrejt nga vendimi dhe se ka një interes ligjor që ia vlen të mbrohet.

Ata do të duhet të argumentojnë se shanset e tyre për të avancuar nëpër grup do të zvogëloheshin ndjeshëm nëse Ronaldo, i cili shënoi pesë gola në kualifikuese, do të luante kundër tyre.

Ata gjithashtu do të duhet të vërtetojnë se vendimi i FIFA-s ishte i gabuar. Mbetet të shihet nëse ndonjë federatë do të vendosë të ndërmarrë një hap të tillë. Situata mund të ndiqet nga ekipe të tjera kombëtare, lojtarët e të cilëve humbasin ndeshje për shkak të pezullimeve që nuk zbuten si ai i Ronaldos.

Çfarë thotë FIFA?

Kodi disiplinor i FIFA-s thotë se një lojtar duhet të vuajë dënimin “të paktën tre ndeshje ose një periudhë kohore ekuivalente për një sulm, duke përfshirë goditjen me bërryl, grushtimin, shqelmimin, kafshimin, pështymën ose goditjen e një kundërshtari ose një personi që nuk është zyrtar ndeshjeje”.

FIFA citon Nenin 27 të të njëjtave rregullore, i cili thotë se komiteti i saj gjyqësor mund të "pezullojë plotësisht ose pjesërisht zbatimin e një mase disiplinore".

"Në përputhje me Nenin 27 të Rregullores Disiplinore të FIFA-s, dy ndeshjet e mbetura janë pezulluar për një periudhë prove njëvjeçare", tha FIFA në një deklaratë.

"Nëse Cristiano Ronaldo kryen një tjetër shkelje të natyrës dhe ashpërsisë së ngjashme gjatë periudhës së provës, pezullimi i vendosur me vendim disiplinor do të konsiderohet automatikisht i revokuar dhe dy ndeshjet e mbetura duhet të vuajnë menjëherë në ndeshjen e ardhshme zyrtare ose në ndeshjet e ardhshme zyrtare të ekipit kombëtar portugez. Kjo nuk cenon asnjë sanksion shtesë të vendosur për shkeljen e re", thuhet në deklaratë.

FIFA shtoi se komiteti i tyre disiplinor është "plotësisht i pavarur". Për Ronaldon, Kupa e Botës në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada do të jetë Kupa e gjashtë e Botës në karrierën e tij, dhe deri më tani ai ka luajtur 226 herë për Portugalinë dhe ka shënuar 143 gola. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo u dhuron bashkëlojtarëve të Portugalisë orë ekskluzive – një e dërgon edhe te familja e Diogo Jotës

26 November 2025 at 16:40


Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të veçantë për bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Portugalisë, duke u dhuruar secilit prej tyre një orë të personalizuar nga “Jacob & Co”, në shenjë feste për triumfin në Ligën e Kombeve.

Raportimet sugjerojnë se këto ora luksoze kushtojnë mes 280,000 dhe 400,000 dollarë secila, duke e bërë dhuratën edhe më mbresëlënëse.

Ylli i Al Nassr ka bërë edhe një gjest të ndjerë për të nderuar kujtimin e Diogo Jotës, duke dërguar një orë të tillë edhe për familjen e sulmuesit të ndjerë të Liverpoolit.

Më pak se një muaj para aksidentit tragjik që i mori jetën, Jota ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë që mposhti Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve.

Në momentin e humbjes së Jotës, Ronaldo kishte shkruar në platformën X: Kjo nuk ka kuptim. Vetëm sa ishim bashkë në ndeshjet e kombëtares, dhe ti sapo ishe martuar".

"Te familja jote, gruaja dhe fëmijët e tu, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Prehu në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”.

Celebrating victory on every detail.

The Jacob & Co Epic X – UEFA Nations League 2025 Champions is a custom edition made for @portugal ’s national team.

A skeleton dial, bespoke design, and the Portuguese crest — a watch as exceptional as the champions themselves.

Limited to… pic.twitter.com/ZajX7QTuAx
— Jacob&Co (@_Jacobandco) November 13, 2025


Ronaldo njihet për zemërgjerësinë e tij dhe dhuratat e shpeshta që iu bën bashkëlojtarëve dhe stafit në klubet ku punon. /Telegrafi/

FIFA bëhet e butë me dënimin e Ronaldos - portugezi do të luajë ndeshjen e parë në Kupën e Botës

25 November 2025 at 17:09


Cristiano Ronaldo i ka shpëtuar një pezullimi të gjatë, pasi FIFA ka konfirmuar vendimin për ndëshkimin e tij pas kartonit të kuq të marrë kundër Irlandës më 13 nëntor në Dublin.

40-vjeçari pritej gjerësisht të humbiste dy ose madje tre ndeshje për shkak të përjashtimit direkt, por Komiteti Disiplinor i FIFA-s vendosi ta ndëshkojë vetëm me një ndeshje pezullim, të cilën ai e ka kryer tashmë në sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Armenisë.

Përveç kësaj, ai ka marrë edhe dy ndeshje të tjera me kusht, që mund të aktivizohen vetëm në rast të ndonjë sjelljeje të pahijshme në të ardhmen.

Kjo do të thotë se Ronaldo do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen hapëse të Portugalisë në Kupën e Botës 2026, për sa kohë që nuk përsëritet ndonjë incident disiplinor.

Kartonin e kuq, të parin në karrierën e tij me 226 paraqitje për kombëtaren, e mori pas një përplasjeje me mbrojtësin irlandez Dara O’Shea.

Gjyqtari Glenn Nyberg fillimisht e ndëshkoi me të verdhë, por pas rishikimit në VAR e konvertoi në të kuq — një vendim që shkaktoi menjëherë debat.

- YouTube www.youtube.com

FIFA mori në konsideratë rekordin e pastër të Ronaldos, sjelljen e tij përgjatë karrierës dhe rrethanat e incidentit përpara se të vendoste për një sanksion më të lehtë. /Telegrafi/

Shtatë momente për t'u mbajtur mend nga kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2026

20 November 2025 at 12:39


Nga dygolëshi rekord i Cristiano Ronaldos, te heroizmat e Kenny McLean në mesfushë, FIFA ka zgjedhur shtatë momente të paharrueshme nga kualifikueset evropiane për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

A keni marrë frymë thellë? Kualifikimet evropiane sollën dramë që nga vërshëllima e parë deri në të fundit, pasi 12 kombe siguruan vendin e tyre në Kupën e Botës, dhe 16 të tjera do të luftojnë për katër vende nga play-off-i.

Këtu, faqja zyrtare e FIFA-s rrëfen shtatë momente të paharrueshme nga eliminatoret evropiane.

Mahnitësi Strelec fundos Gjermaninë

Sllovakia e nisi fushatën e saj në një mënyrë tërheqëse, duke mposhtur katër herë fituesit e Kupës së Botës në Bratislavë. David Hancko e nisi festën, duke shënuar golin e parë, ndërsa goli i dytë u shënua nga David Strelec.

Dygolëshi që e bëri Depayn ‘mbret’ të Holandës

Përmes sprovave dhe vështirësive në nivel klubesh, Memphis Depay gjithmonë i ka shërbyer Holandës dhe i ka thyer mbretërimin 12-vjeçar të Robin van Persiet si golashënuesi më i mirë i vendit gjatë kualifikimeve.

Një dygolësh kundër Maltës në qershor e pa atë të barazonte në 50 gola, përpara se një tjetër dygolësh kundër Lituanisë tre muaj më vonë ta kalonte holandezin fluturues duke e vendosur rekordin plotësisht.

Tonali arrin një gol emocionues në trilerin prej nëntë golave

Italia dhe Izraeli prodhuan një nga ndeshjet më të mira kualifikuese të të gjitha kohërave në shtator. Moise Kean shënoi dy herë për të ndihmuar Azzurrët të barazonin rezultatin, përpara se Mateo Politano t'i jepte atyre epërsinë për herë të parë.

Giacomo Raspadori dukej se kishte vulosur pikët në minutën e 81-të, por një autogol i pafat i Alessandro Bastonit i hapi rrugën izraelitëve për të barazuar rezultatin me kokë në minutën e 89-të. Italia, çuditërisht, shënoi përsëri, me Sandro Tonalin që shënoi një gol të pamundur fitoreje në kohën shtesë për të parë një kualifikuese evropiane që përfundoi 5-4 për herë të parë.

Ronaldo thyen rekordin e Ruizit

Që nga viti 2016, lojtari nga Guatemala, Carlos Ruiz kishte qenë mbreti i golave në kualifikueset e Kupës së Botës. ‘El Pescadito’ shënoi 39 gola nga 47 ndeshje eliminatore, por kur Portugalia filloi fushatën e saj në shtator, një Ronaldo i etur për rekorde ishte tashmë pas tij.

Cristiano hyri në lojë me 36 gola dhe e përmirësoi rezultatin me dy gola kundër Armenisë. Ai barazoi rezultatin e Ruiz me një penallti në fitoren ndaj Hungarisë, përpara se ta kalonte atë me dy gola në ndeshjen e dytë për t'u shpallur ‘mbret’ i golashënuesve të të gjitha kohërave në kualifikueset e Kupës së Botës.

Historia e het-trikut të Troy

Pasi shënoi një dygolësh mahnitës në Dublin për të rrëzuar Portugalinë, Troy Parrott e çoi shfaqjen e tij si lojtar një hap më tej duke regjistruar një het-trik heroik në Budapest për ta çuar Republikën e Irlandës në ‘play-off’-in e UEFA-s në kurriz të vendit vendas.

Pasi shënoi një gol vetëm tre minuta pas fillimit të ndeshjes, Parrott u ngjit në fushë dhe shënoi një gol barazimi nga penalltia, vetëm për të parë teksa Barnabas Varga i dha vendasve epërsinë. Me kohën që po mbaronte, sulmuesi i AZ Alkmaar barazoi rezultatin, përpara se të shënonte golin më ikonik të fitores në minutën e 96-të para një turme të habitur në Puskas Arena.

Gjuetari norvegjez i San Siros

Erling Haaland ishte padyshim figura më e spikatur gjatë kësaj fushate. Makineria norvegjeze e golave shënoi një rekord të përbashkët prej 16 golash, duke u bërë njëkohësisht lojtari i parë evropian në pothuajse 50 vjet që shënon në të gjitha ndeshjet kualifikuese të skuadrës së tij.

Ai e mbylli rrugën e tij drejt kualifikimit duke shënuar dy gola në një fitore të paharrueshme 4-1 ndaj Italisë në San Siro, e cila i dha Norvegjisë një sezon perfekt për herë të parë, pasi ata siguruan një rikthim në Kupën e Botës pas 28 vitesh mungesë.

Festa e Ushtrisë Tartane sikur të ishte viti 1998

Në minutën e 63-të të ndeshjes së tyre të parafundit kualifikuese kundër Greqisë, Skocia ishte 3-0 në disavantazh, ndërsa liderët e grupit, Danimarka, udhëhoqën Bjellorusinë, duke e lënë në copa ëndrrën e tyre për një Kupë Bote të parë që nga Franca 1998.

Megjithatë, çuditërisht, bjellorusët barazuan pothuajse saktësisht kur goli i tretë grek përfshiu portën dhe morën një epërsi tronditëse dy minuta më vonë. Skocezët përfundimisht do të humbnin 3-2, por një barazim në Kopenhagë krijoi një përplasje ku fituesi i merr të gjitha.

Scott McTominay e çoi ‘Hampden’ në delirium pas tre minutave lojë me një goditje mahnitëse nga lart, vetëm që Rasmus Hojlund të barazonte në minutën e 57-të.

Një karton i kuq për Rasmus Kristensen dhe një gol i Laërence Shankland dukej se kishin vulosur rikthimin e Skocisë, por Patrick Dorgu barazoi me nëntë minuta për të luajtur.

Skuadra e Steve Clarke shtyu përpara dhe përfundimisht mori shpërblimin e saj pasi Kieran Tierney shënoi një gol të keq në minutën e 93-të, përpara se Kenny McLean të dërgonte Hampden në ekstazë me një gol mahnitës për 4-2. /Telegrafi/

Këto janë të gjitha ekipet nga Evropa që u kualifikuan direkt për Kupën e Botës

19 November 2025 at 08:40


Austria, Belgjika, Skocia dhe Spanja janë katër ekipet e fundit kombëtare që kanë siguruar kualifikim të drejtpërdrejtë për Kupën e Botës 2026. Ato i bashkohen Gjermanisë, Zvicrës, Francës, Portugalisë, Holandës, Norvegjisë, Anglisë dhe Kroacisë në listën e ekipeve evropiane që e kanë bërë këtë më parë.

Belgjika pati punën më të lehtë sonte, pasi priti në shtëpi një Lihtenshtajn të dobët, i cili nuk kishte asnjë shans për të shënuar golin e parë dhe për të marrë pikët e para në kualifikuese. Belgët festuan 7:0 falë golave të Hans Vanaken, Jeremy Doku (×2), Brandon Mechele, Alexis Saelemaekers dhe Charles De Ketelaere (×2).

Standings provided by Sofascore

Spanja barazon, Skocia fiton Kupën e Botës në kohën shtesë

Kampionët evropianë, Spanja, barazuan 2-2 me Turqinë në një ndeshje ku atyre iu lejua të humbnin vetëm me shtatë ose më shumë gola për t'u kualifikuar në Kupën e Botës. Dani Olmo e kaloi Spanjën në epërsi me një gol në minutën e katërt, ndërsa turqit e përmbysën rezultatin me golat e Deniz Gul dhe Salih Ozcan. Mikel Oyarzabal shënoi golin e fundit në minutën e 62-të.

Standings provided by Sofascore

Drama më e madhe në betejën për kualifikim në Kupën e Botës u luajt në Skoci, ku ekipit vendas i duhej një fitore kundër Danimarkës për t'u kualifikuar në Kupën e Botës të parë pas vitit 1998. Ajo ia doli mbanë me një fitore 4:2.

Skocezët kaluan në epërsi me anë të Scott McTominay në minutën e tretë, dhe Danimarka barazoi me anë të një penalltie nga shoku i skuadrës te Napoli, Rasmus Hojlund, në minutën e 57-të. Vetëm katër minuta më vonë, danezët mbetën me një lojtar më pak pasi Rasmus Kristensen u përjashtua.

Skocia rifitoi epërsinë me golin e Lawrence Shankland në minutën e 78-të, por vetëm tre minuta më vonë Patrick Dorgu barazoi në 2:2. Ekipi vendas u kualifikua për në Kupën e Botës në kohën shtesë, në të cilën Kieran Tierney dhe Kenny McLean shënuan në minutat e 93-të dhe 98-të të ndeshjes deliri në Skoci.

Standings provided by Sofascore

Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të ditës së martë:

Kosova - Zvicra 1:1

Suedia - Sllovenia 1:1

Bjellorusia - Greqia 0:0

Skocia - Danimarka 4:2

Bullgaria - Gjeorgjia 2:1

Spanja - Turqia 2:2

Austria - Bosnja dhe Hercegovina 1:1

Rumania - San Marino 7:1

Belgjika - Lihtenshtajni 7:0

Uellsi - Maqedonia e Veriut 7:1

Ekipet evropiane që janë kualifikuar direkt për Kupën e Botës:

Austri

Belgjikë

Angli

Francë

Kroaci

Holandë

Norvegji

Gjermani

Portugali

Skoci

Spanjë

Zvicër /Telegrafi/

Trajneri i Portugalisë, Martinez, përballet me një vendim të vështirë pas kartonit të kuq të Ronaldos

17 November 2025 at 14:35


Cristiano Ronaldo, i konsideruar gjerësisht si lojtari më i madh në historinë e Portugalisë, mund të përballet së shpejti me largimin nga Kombëtarja.

Ylli 40-vjeçar u ndëshkua me karton të kuq për një bërryl ndaj Dara O’Shea të Republikës së Irlandës, i pari në 226 paraqitje ndërkombëtare.

Sipas rregullave strikte disiplinore të FIFA-s, Ronaldo rrezikon një pezullim prej tre ndeshjesh, që mund të sjellë mungesën e tij në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës.

Ky vendim vjen në një kohë kur Portugalia regjistroi një fitore të thellë 9-1 ndaj Armenisë, me gola të shpërndarë në të gjithë ekipin.

Trajneri Roberto Martinez përballet me një vendim të vështirë: të mbështetet te përvoja e jashtëzakonshme e Ronaldos, pavarësisht pezullimit, apo të promovojë një gjeneratë të re pas performancës dominante të ekipit pa yllin portugez.

Gjatë karrierës së tij në Kombëtare, Ronaldo ka shënuar 143 gola dhe ka dhënë 46 asistime në 226 ndeshje. /Telegrafi/

Portugalia shkëlqen me nëntë gola dhe siguron Kampionatin Botërorin pa Cristiano Ronaldon

16 November 2025 at 17:04


Portugalia e mbylli me stil fazën kualifikuese, duke regjistruar një fitore të thellë 9:1 ndaj Armenisë – një triumf që vulosi matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.

Edhe pse në fushë mungonte Cristiano Ronaldo, i pezulluar për këtë takim, luzitanët treguan forcë kolektive, ritëm të lartë dhe efikasitet të frikshëm.

Portugalia e nisi furishëm ndeshjen dhe që në minutën e 7-të zhbllokoi rezultatin me Renato Veigën, që përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe shënoi me kokë për 1-0. Vetëm pak çaste më vonë, sistemi VAR konfirmoi vlefshmërinë e golit.

Armenia reagoi shpejt dhe në minutën e 18-të barazoi me një supergol të Eduard Spertsyan, i cili me një veprim individual brenda zonës vendosi rezultatin 1-1.

Reagimi portugez ishte i menjëhershëm. Fillimisht Gonçalo Ramos shfrytëzoi një gabim të rëndë të mbrojtjes kundërshtare për të rikthyer epërsinë 2-1, ndërsa më pas Joao Neves shënoi dy gola radhazi – një nga distanca dhe një tjetër pas një kombinimi të bukur me Bruno Fernandes – duke çuar shifrat në 4-1.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Fernandes shënoi nga penalltia për 5-1, duke e mbyllur pjesën e parë me dominim absolut.

Portugalia nuk e uli ritmin as pas pushimit. Bruno Fernandes shënoi sërish në minutën e 52-të për 6-1, ndërsa Joao Neves kompletoi het-trikun e tij me një tjetër goditje precize për 7-1.

Në minutën e 72-të, Fernandes shënoi golin e tij të tretë nga pika e bardhë, duke e ngritur rezultatin në 8-1, para se Francisco Conceição të vuloste rezultatin 9-1 në kohën shtesë pas një asistimi perfekt.

Gjithë këtë triumf Portugalia e arriti pa yllin kryesor Cristiano Ronaldo, i cili mungoi për shkak të pezullimit. Por mungesa e tij u mbulua nga loja kolektive dhe efikasiteti i jashtëzakonshëm para portës.

Me këtë fitore të thellë, Portugalia jo vetëm që e mbyll fazën kualifikuese në mënyrë madhështore, por edhe siguron zyrtarisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore


Piers Morgan “sulmon” Lionel Messin për të mbrojtur përjashtimin e Cristiano Ronaldos me Portugalinë

15 November 2025 at 17:59


Debati i përjetshëm mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit nuk njeh kufij, as edhe tani kur të dy janë drejt fundit të karrierës së tyre.

Çdo veprim i tyre në fushë vazhdon të analizohen në detaje nga ekspertët dhe tifozët. Pikërisht këtë ka bërë edhe gazetari i njohur britanik Piers Morgan, i cili ka dalë hapur në mbrojtje të mikut të tij Cristiano Ronaldo.

Ronaldo u përjashtua me karton të kuq gjatë fitores 2-0 të Portugalisë ndaj Irlandës – kartoni i tij i parë i kuq në karrierën me kombëtaren – pas një goditjeje me bërryl ndaj një mbrojtësi. Përjashtimi jo vetëm që e largoi nga ndeshja, por i rrezikon edhe pjesëmarrjen në duelin e ardhshëm të rëndësishëm ndaj Armenisë, madje edhe një pezullim për Kupën e Botës.

Ronaldo got sent off moments after making the crying gesture. Karmapic.twitter.com/ithLPThzO0
— Troll Football (@TrollFootball) November 13, 2025


Menjëherë pas incidentit, Piers Morgan reagoi në rrjetet sociale duke krahasuar faullin e Ronaldos me një episod të Lionel Messit te Inter Miami. Ai postoi një video ku Messi shtyn një lojtar kundërshtar, duke shkruar: “Kur Messi bëri të njëjtën gjë së fundmi, nuk u mor asnjë masë”.

When Messi did exactly the same recently, nothing was done. pic.twitter.com/WUokvRWjC3
— Piers Morgan (@piersmorgan) November 14, 2025


Ky koment ndezi debate të shumta në rrjet, pasi shumë përdorues e cilësuan krahasimin “të pakuptimtë”, duke thënë se Morgan po e mbron Ronaldon vetëm nga simpatia personale dhe miqësia që ka me të.

Pse Piers Morgan e mbron aq shumë Ronaldon?

Morgan është i njohur për deklarata të drejtpërdrejta dhe intervista ekskluzive me personalitete të mëdha. Ai gëzon një raport të veçantë me CR7, aq sa Ronaldo i ka dhënë atij disa nga intervistat më të komentuara të karrierës. Gazetari britanik është gjithashtu tifoz i deklaruar i Ronaldos dhe shpesh e mbron publikisht në rrjetet sociale.

Së fundmi, Morgan rikujtoi një nga intervistat e tij me Ronaldon, ku portugezi deklaronte se e konsideron veten “më të mirin në histori” dhe se nuk ka obsesion me fitimin e Kupës së Botës.

Ndërsa debati mes Ronaldos dhe Messit vazhdon, reagimi i Morgan ka shtuar edhe një herë tensionet mes tifozëve të dy legjendave. E vërteta është se çdo lëvizje e tyre, qoftë e mirë apo e keqe, mbetet temë e nxehtë në botën e futbollit. /Telegrafi/

CR7 rrezikon Botërorin? Portugalia përgatit apelin për në FIFA

15 November 2025 at 17:42


“A Bola” raporton se Federata Portugeze e Futbollit (FPF) është duke përgatitur një apel zyrtar në FIFA për ta ulur në minimum pezullimin e kartonit të kuq të Cristiano Ronaldos, pas humbjes 0–2 ndaj Irlandës.

Presidenti i FPF-së, Pedro Proenca, po e udhëheq personalisht procesin, i cili lidhet me procedurat disiplinore të hapura nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s. Vendimi pritet pas përfundimit të kësaj ndarjeje ndërkombëtare të kualifikimeve për Botërorin 2026, pra në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit.

Mbrojtja e FPF-së mbështetet në tre pika kryesore:

Cristiano Ronaldo

Atmosfera armiqësore në Dublin, përfshirë deklaratat e trajnerit irlandez, i cili kishte akuzuar më herët se Ronaldo kishte ndikuar te arbitrimi në ndeshjen e kaluar Portugali–Irlandë në Alvalade.

Vetë episodi në fushë, pasi Ronaldo u kap dukshëm nga kundërshtari – një situatë që, sipas FPF-së, është përsëritur edhe në ndeshje të tjera të Portugalisë dhe që shkaktoi reagimin e tij të frustruar.

Rekordi i pastër disiplinor, me këtë që ishte kartoni i tij i parë i kuq në 226 paraqitje me kombëtaren.

Nëse apeli pranohet, Ronaldo do të mungojë vetëm në ndeshjen e së dielës ndaj Armenisë, ndërsa do të jetë i gatshëm për sfidat pasuese. Në rast refuzimi, pezullimi rrezikon të mbetet edhe për ndeshjen e parë të Botërorit./Telegrafi/

Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, mungon edhe në ndeshjen e parë të Kupës së Botës

14 November 2025 at 22:50


Cristiano Ronaldo është larguar nga kampi i Portugalisë pas një nate të vështirë në Dublin, ku mori kartonin e tij të parë të kuq me fanellën e kombëtares në humbjen tronditëse 2-0 kundër Irlandës në kualifikueset e Kupës së Botës.

Fituesi pesë herë i Topit të Artë u ndëshkua pas një ore loje për goditje me bërryl ndaj Dara O'Shea. Pas një krosi të humbur, Ronaldo, në shenjë frustrimi, goditi mbrojtësin irlandez, i cili ra në tokë. Gjyqtari e ndryshoi kartonin e verdhë fillestar pas rishikimit të VAR-it në një karton të kuq të drejtpërdrejtë – i pari në karrierën ndërkombëtare të Ronaldos në paraqitjen e tij të 226-të.

Ronaldo reagoi me habi, duke përshëndetur me sarkazëm tifozët në stadiumin Aviva përpara se të largohej drejt tunelit. Ai gjithashtu dukej i irrituar ndaj stolit portugez, ku u qetësua nga ish-shoku i tij Ricardo Carvalho.

Kartoni i kuq i drejtpërdrejtë sjell zakonisht pezullim për dy ndeshje ndërkombëtare, dhe kështu Ronaldo do të humbasë ndeshjen e parë të Kupës së Botës, nëse Portugalia arrin të kualifikohet.

Ekipi i Roberto Martinez duhet të fitojë ndaj Armenisë të dielën për të konfirmuar vendin e tyre.

Në rast të një barazimi dhe një fitoreje të fortë të Hungarisë ndaj Irlandës, Portugalia do të përballet me një kualifikim të pasigurt përmes play-off-it.

Sipas gazetës portugeze A Bola, Ronaldo nuk do të qëndrojë për të mbështetur shokët e ekipit në ndeshjen vendimtare dhe është “liruar nga kampi kombëtar”. Ai pritet të kthehet në Arabinë Saudite, ku luan për Al-Nassr.

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka dalë në mbrojtje të kapitenit të tij, duke theksuar se shpërthimi i Ronaldos nuk ishte i dhunshëm.

“Sigurisht që folëm. Mendoj se është e vështirë për një lojtar si Cristiano, që është në zonën e penalltisë dhe ka dy mbrojtës në kontakt të vazhdueshëm. Nuk ka dhunë. Ai përpiqet të shtyjë mbrojtësin larg dhe ishte i pafat që VAR-i e bëri situatën më të keqe se sa ishte. Kartoni i parë i kuq për Ronaldon në kombëtare është i pabesueshëm”, dekaroi Martinez.

Për Irlandën, fitorja 2-0 ndaj Portugalisë është një hap i madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës, e para që nga viti 2002. Ata tani janë vetëm një pikë prapa Hungarisë para ndeshjes vendimtare mes tyre të dielën. /Telegrafi/

Trajneri i Irlandës zbulon çfarë i tha Cristiano Ronaldo pas kartonit të kuq

14 November 2025 at 11:06


Trajneri i Republikës së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka zbuluar se çfarë i tha Cristiano Ronaldo menjëherë pasi u përjashtua me të kuq në humbjen 2-0 të Portugalisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Ronaldo u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 60-të pasi goditi me bërryl qendërmbrojtësin Dara O'Shea.

Pas një përleshjeje të shkurtër midis dyshes, pamjet e filmuara treguan Ronaldon duke e goditur me bërryl O'Shean, me mbrojtësin e Ipsëichit që ra në tokë.

Portugalia ishte tashmë 2-0 duke humbur në atë kohë, dhe përjashtimi i Ronaldos i dha fund çdo shansi për t’u rikthyer në lojë.

Ndërsa po largohej nga fusha, sulmuesi i Al Nassr bëri një gjest sarkastik me gishtin e madh lart drejt një tifozi irlandez i cili po e tallte.

Pastaj ai u përball me zemërim me trajnerin e Irlandës, Hallgrimsson, dhe anëtarët e stafit të tij.

Ronaldo ka të ngjarë të marrë një pezullim prej dy ndeshjesh për kartonin e tij të kuq - e dyta prej të cilave do të ishte në Kupën e Botës 2026 nëse Portugalia kualifikohet.

Ata janë dy pikë përpara Hungarisë së vendit të dytë në Grupin F dhe tre pikë përpara Irlandës. Hungaria pret Irlandën në ndeshjen e fundit, ndërsa Portugalia - e cila ka të garantuar të paktën një vend në fazën eliminatore - pret Armeninë.

Duke folur për mediat pas ndeshjes, ish-trajneri i Islandës, Hallgrimsson, zbuloi se çfarë i tha Ronaldo gjatë përballjes së tyre.

“Po, ai më komplimentoi që i bëra presion gjyqtarit. Por dëgjoni, kjo nuk kishte të bënte fare me mua”, ka thënë fillimisht trajneri i Irlandës.

🗣️ 'He complimented me with putting pressure on the referee...'

🗣️ 'It had nothing to do with me!'

Ireland manager Heimir Hallgrimsson reveals what Cristiano Ronaldo said to him during their altercation following the Portugal star's red card. | #COYBIG

Football on Off The… pic.twitter.com/ImkAk8T5W1
— Off The Ball (@offtheball) November 13, 2025

“Ishte veprimi i tij në fushë që i kushtoi kartonin e kuq. Nuk kishte të bënte fare me mua. Përveç nëse ia futa në kokë”.

“Mendoj se folëm mjaftueshëm kur ai u largua. Nuk ka asgjë për të folur. Ky ishte thjesht një moment budallallëku nga ana e tij, do të thoja”, përfundoi Hallgrimsson. /Telegrafi/

Portugalia ‘tradhtohet’ nga Cristiano Ronaldo, mposhtet nga Irlanda dhe rihapet gara për kualifikim

13 November 2025 at 23:10


Kombëtarja e Portugalisë e ka humbur rastin për ta siguruar kualifikimin në Kupën e Botës, duke pësuar humbje në udhëtim te Irlanda.

Edhe pse ishte favorit i padiskutueshëm, Portugalia pësoi humbje me rezultat 2-0 te Irlanda.

Troy Parrott ishte heroi i Irlandës duke shënuar dy gola të bukur për t’ia fituar kombëtares së tij pikët e plota (17’, 45’) dhe njëkohësisht e riktheu në garë për kualifikim.

Për Cristiano Ronaldon nuk ishte nata më e mirë, ku edhe mori karton të kuq shkaku që e goditi me bërryl një kundërshtar brenda zonës (61’).

Portugalia mbetet lider në grupin F me 10 pikë, ndërsa Irlanda renditet në pozitën e tretë me shtatë pikë. Hungaria qëndron në vendin e dytë me tetë pikë, kurse ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.

Në përballjen e ardhshme, Hungaria dhe Irlanda do të përballën “kokë me kokë”, kurse Portugalia pa Ronaldon do të luajë ndaj Armenisë./Telegrafi/

Cristiano Ronaldo del nga vetja – godet kundërshtarin keq me bërryl, përjashtohet me të kuq

13 November 2025 at 22:24


Cristiano Ronaldo është detyruar nga gjyqtari ta lërë fushën në mesin e pjesës së dytë të përballjes mes Irlandës dhe Portugalisë.

Irlandezët po udhëhiqnin pas 60 minutash lojë me dy golat e Troy Parrott, duke avancuar me rezultatin 2-0. Ky rezultat duket se nuk i pëlqeu Ronaldos, i cili në një duel brenda zonës goditi me bërryl një mbrojtës irlandez.

Fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë, por pas disa gjesteve provokuese ndaj lojtarit rival — në formë ironike duke i treguar “mos qaj” — gjyqtari vendosi të rishikojë episodin në VAR. Pas verifikimit, kartoni i verdhë u anulua dhe u zëvendësua me të kuq, duke e detyruar yllin portugez të largohet nga fusha.

Ronaldo is out here Elbowing people for no reason pic.twitter.com/H55So2Q9zV
— Kay💧 (@Kaypoisson1) November 13, 2025


Një sjellje e rëndë nga një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, që është në ndjekje të rekordit prej 1000 golash në karrierë.

Cristiano Ronaldo moments before disaster who’s crying now 😂😂 pic.twitter.com/xtRaJWrHX0
— Owen (@Owene2220) November 13, 2025


Minimalisht, Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Armenisë, më 16 nëntor. /Telegrafi/

❌
❌