Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Man United pritet të transferojë dy mesfushorë si pjesë e rindërtimit të skuadrës

23 December 2025 at 17:12


Manchester United po përgatitet të investojë në një partneritet të ri në mesfushë verën e ardhshme, si pjesë e një ristrukturimi të planifikuar nën drejtimin e Ruben Amorim.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë duke monitoruar disa mesfushorë të Ligës Premier, përfshirë Elliot Anderson, Adam Wharton, Carlos Baleba dhe Alex Scott, teksa vlerësojnë ndryshimet afatgjata në qendër të mesfushës. E ardhmja e Bruno Fernandes, Casemiro dhe Kobbie Mainoo mbetet e paqartë.

Mes objektivave që po analizohen për verën, mesfushori i Nottingham Forest, Elliot Anderson, ka kontratë deri në vitin 2029 dhe vlera e tij ka ardhur në rritje pasi është konsoliduar si pjesë e rëndësishme e Anglisë së drejtuar nga Thomas Tuchel.

Adam Wharton i Crystal Palace shihet si një alternativë më e arritshme. 21-vjeçari, kontrata e të cilit gjithashtu skadon në vitin 2029, po shqyrton mundësinë e rinovimit, megjithëse Palace ka një histori të afërt të shitjes së lojtarëve kyç.

Elliot Anderson

Carlos Baleba, gjithashtu 21 vjeç, është i lidhur me Brightonin deri në vitin 2028, por roli i tij është zvogëluar këtë sezon.

Mesfushori kamerunas është zëvendësuar në pushimin e pjesës së parë në katër raste nga trajneri Fabian Hurzeler, i cili ka pranuar se kjo lidhet me ndikimin e interesimit të madh të Manchester United gjatë verës së kaluar.

Ndërkohë, mesfushori i Bournemouth, Alex Scott, 22 vjeç, është shndërruar në një titullar të rregullt në Premier League këtë sezon dhe muajin e kaluar mori ftesën e tij të parë në kombëtaren e Anglisë.

United ishte lidhur gjithashtu me bashkëlojtarin e Scott, Tyler Adams, por mesfushori amerikan pësoi së fundmi një dëmtim të dyshuar në ligament më herët gjatë kësaj jave./Telegrafi/

Pamela Anderson: Pse dëshiron të ndryshojë mbiemrin e saj

By: gaze tare
11 December 2025 at 13:39

Ylli i njohur i “Baywatch” dhe “The Last Showgirl”, Pamela Anderson, ka shpërndarë planet e saj për të ndryshuar mbiemrin dhe për t’i dhënë vëmendje rrënjëve të saj finlandeze. Në një intervistë për Vogue Scandinavia, aktorja 58-vjeçare deklaroi se do të dëshironte të quhej Pamela Hyytiäinen, mbiemri i gjyshit të saj, të cilin e ndryshoi kur emigroi në Kanada për t’u integruar më lehtë në shoqëri.

“Ndonjëherë nuk dua të jem Pamela Anderson, por Pamela Hyytiäinen. Do të doja ta ndryshoja mbiemrin tim, por nuk më lejojnë,” tha aktorja, duke theksuar lidhjen e veçantë që kishte me gjyshin e saj Herman Hyytiäinen. Ai jo vetëm që i mësoi finlandishten, por mbeti një figurë e rëndësishme në jetën e saj, edhe pas vdekjes së tij, kur Pamela ishte vetëm 11 vjeç.

Aktorja ka qenë gjithmonë e hapur ndaj eksplorimit të identitetit të saj, si në karrierë ashtu edhe në pamjen personale. Nga rolet si simbol seksi në “Baywatch”, te performanca e saj më e vonshme në “The Last Showgirl”, Anderson ka kaluar përmes transformimeve të shumta. Në një intervistë me Marie Claire Greece, ajo shprehu se roli në filmin “The Last Showgirl” i dha mundësinë të rishikonte vendime të kaluara dhe të shprehte kreativitetin e saj në mënyrë të thellë, duke treguar pasion për artin dhe teatrot e autorëve të mëdhenj si Tennessee Williams dhe Eugene O’Neill.

Pamela Anderson vazhdon të sfidojë pritshmëritë, duke eksploruar identitetin, rrënjët dhe mundësitë e reja artistike, ndërsa mendon seriozisht për një hap simbolik që lidh të kaluarën e saj familjare me të tashmen.

The post Pamela Anderson: Pse dëshiron të ndryshojë mbiemrin e saj appeared first on iconstyle.al.

Manchester United ka tre emra në listë për ta përforcuar mesfushën

10 December 2025 at 15:12


Manchester United ka vendosur tre objektiva kryesorë për përforcimin e mesfushës: Elliot Anderson i Nottingham Forest, Adam Wharton i Crystal Palace dhe Carlos Baleba i Brighton, sipas Laurie Whitwell nga The Athletic.

Klubi po kërkon futbollistë të nivelit të Ligës së Kampionëve, në përputhje me ristrukturimin e Old Trafford dhe vizionin e trajnerit Ruben Amorim, të nxitur nga forma pozitive e javëve të fundit.

Sipas Whitwell, Anderson është i gatshëm për një hap të madh në karrierë dhe synon një klub që luan në Ligën e Kampionëve, ndërsa Adam Wharton gjendet në një situatë të ngjashme për sa i përket ambicieve personale.

Nga ana tjetër, Carlos Baleba ka kaluar një sezon më të ndërlikuar te Brightoni, por dy vitet e tij të para në klub tregojnë potencial të madh, me Whitwell që thekson se ai mund të bëjë një lëvizje të ngjashme me atë të Moisés Caicedo.

Manchester United i sheh këta tre lojtarë si pjesë thelbësore të projektit të ri, ndërsa synon të rikthehet fuqishëm në skenën evropiane. /Telegrafi/

Pamela Anderson pa filtrat e famës: Transformimi natyral në “People” që flet për forcën dhe qetësinë e saj

10 December 2025 at 13:41


Askush nuk e kishte imagjinuar se Pamela Anderson do të hiqte dorë nga imazhi i saj ikonik që e bëri të famshme në mbarë botën. Sot, ajo është një grua krejtësisht tjetër, natyrale, elegante dhe e çuditërisht e qetë

Pamela Anderson, e cila për dekada ka qenë simbol i sensualitetit dhe glamuorit, ka surprizuar publikun kur vendosi të braktisë kaçurrelat bionde të famshme për një nuancë të ngrohtë të së kuqes dhe një prerje shumë më të shkurtër, me onde të buta natyrale. Ky ndryshim i madh, i prezantuar fillimisht në fillim të tetorit, tani është zyrtarizuar me paraqitjen e saj të re në kopertinën e revistës “People”.

Në fotosesionin e ri, Pamela shfaqet pa pikë grim, një zgjedhje që ka ngritur diskutime në internet për fuqinë e natyralitetit në botën moderne të bukurisë. Veshur me një triko të kaltër të butë, ajo pozuan me një shikim të qetë dhe delikat, një imazh krejtësisht ndryshe nga estetika dramatike me të cilën jemi mësuar prej saj.

Rikthimi drejt natyralitetit

Në vitet e fundit, Pamela është bërë një nga zërat kryesorë të lëvizjes së bukurisë natyrale në Hollywood. Ajo është shfaqur disa herë në evente të mëdha pa grim, përfshirë Javën e Modës në Paris dhe ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme për guximin e saj.

Kritikët e modës e kanë cilësuar shpesh si “rebele” dhe “frymëzim për brezat e rinj”, ndërsa platforma të njohura si Vogue dhe Harper’s Bazaar e kanë lavdëruar për sinqeritetin dhe autenticitetin që sjell në industri, transmeton Telegrafi.

Bukuria pa rregulla: një lehtësim emocional dhe një afirmim personal

Sipas vetë Pamelës, vendimi për të hequr dorë nga grimi dhe standardet klasike të bukurisë ka qenë çlirues. Ajo është shprehur se: “Nuk dua të jem më rob i imazhit të dikurshëm. Dua të jem e thjeshtë, e vërtetë dhe e lumtur.”

Dhe ky vizion duket se ka ndikuar në mënyrë të jashtëzakonshme në mirëqenien e saj. Tani ajo shfaqet më e qeshur, më e çliruar dhe dukshëm më e balancuar emocionalisht. Kopertina e “People” e përfaqëson këtë fazë të re të jetës së saj, një kapitull ku eleganca lind nga thjeshtësia dhe nga pranimi i vetes.

Mesazhi i Pamelës sot? Bukuria vjen nga qetësia e brendshme

Buzëqeshja e saj në kopertinë thotë gjithçka: Pamela Anderson ka gjetur paqen dhe me të, një bukuri të re, të papritur dhe jashtëzakonisht magnetike.

/Telegrafi/

Pamela Anderson flet për dështimin e marrëdhënies së saj me Liam Neeson: E adhuroj, por ne ndoqëm rrugë të ndara

9 December 2025 at 18:22


Pamela Anderson zbuloi se është gati të flasë për atë që ka ndodhur me marrëdhënien e saj me Liam Neeson.

Siç theksoi ajo, ajo dhe Liam ishin të lidhur romantikisht për një kohë të shkurtër, shkruan People.

"Nëse duhet ta dini vërtet, ne ishim bashkë, por vetëm pasi mbaruam xhirimet. Kaluam një 'javë intime' në shtëpinë e tij. Unë kisha dhomën time. Erdhën asistentët tanë, madje erdhi edhe familja", tha Anderson.

Pamela shpjegon gjithashtu se ata shkuan për darkë në një restorant të vogël francez ku Liam e prezantoi atë si "Zonja Neeson e ardhshme". Ata kaluan kohë në kopshtin e tij ku ajo kujdesej për trëndafilat.

"Isha e lumtur që munda të ndihmoja dhe ai e vlerësoi këtë. Pas kësaj, ne ndoqëm rrugë të ndara për të punuar në filma të tjerë", tha ajo.

Çifti u rilidh gjatë verës kur po promovohej filmi "The Naked Gun".

"U argëtuam. Marrëdhënia jonë ishte pak si një film i Nancy Meyers. Gjithmonë qeshja kur njerëzit mendonin se kjo ishte një marifet publiciteti. Kjo është e vërtetë, kemi ndjenja të vërteta. E adhuroj Liam, por sinqerisht jemi më mirë si miq", pohon ajo.

Anderson dhe Neeson u panë për herë të fundit në gusht kur Neeson e surprizoi në Festivalin e Teatrit Williamtown ku ajo po performonte në një shfaqje.

"Ai më ka mbështetur shumë në karrierën time dhe gjithmonë më thotë se është shumë krenar për mua. Jam e sigurt se ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime", tha Anderson.

Pamela Anderson flet hapur për romancën e saj me Liam Neeson, tregon sa zgjati lidhja

By: gaze tare
9 December 2025 at 16:32

Pamela Anderson ka folur për marrëdhënien e saj me Liam Neeson, duke sqaruar se me të vërtetë ka pasur një lidhje romantike, por nuk zgjati shumë. Raportet sugjeronin se dy yjet e “The Naked Gun” kishin zhvilluar një marrëdhënie romantike gjatë xhirimeve. Megjithatë, sipas TMZ, romanca e tyre nuk ishte gjë tjetër veçse një marifet publicitar i organizuar nga ekipet e marrëdhënieve me publikun të aktorëve dhe Paramount.

Në një intervistë me PEOPLE, Anderson e mohoi këtë marifet publicitar dhe shpjegoi se u afrua me Neeson pasi mbaruan xhirimet dhe jo gjatë tyre, me të dy që kaluan vetëm një javë së bashku.

“Nëse doni ta dini vërtet, unë dhe Liam patëm një lidhje romantike për një kohë, por vetëm pasi mbaruam xhirimet”, pohoi Pamela Anderson. Të dy kaluan një javë në shtëpinë e tij në New York. “Unë kisha dhomën time. Të dy asistentët tanë erdhën. Madje edhe anëtarët e familjes erdhën të na shihnin”, përshkroi ajo.

Më pas tha:”Shkuam për të ngrënë në një restorant të vogël francez, ku ai më prezantoi si ‘Zonja Neeson e ardhshme'”. Ata kaluan gjithashtu kohë në kopshtin e tij, ku, siç tha Anderson, “u kujdesa për një kaçubë trëndafili që po mbytej në mente… Isha e lumtur ta ndihmoja dhe ai e vlerësoi këtë. “

Të dy aktorët u rilidhën gjatë promovimit të filmit “The Naked Gun”. “Kaluam shumë mirë”, tha ajo, duke e quajtur marrëdhënien e tyre “pak si një film i Nancy Meyers”.

Pamela Anderson e bëri të qartë se marifeti publicitar nuk ishte i vërtetë. “Gjithmonë qeshja kur njerëzit mendonin, ‘Oh, ky është një marifet publicitar’. Dhe unë mendoja, ‘Një marifet publicitar? Kjo është e vërtetë. Kemi ndjenja të vërteta'”, vuri në dukje ajo.

Duke përfunduar, ajo theksoi se gjëja më e mirë për të dy është thjesht të ruajnë një marrëdhënie miqësore.

“E dua Liamin, por ne jemi më mirë si miq, për të qenë plotësisht e sinqertë”, përfundoi ajo.

The post Pamela Anderson flet hapur për romancën e saj me Liam Neeson, tregon sa zgjati lidhja appeared first on iconstyle.al.

Rritja e madhe e Elliot Anderson, ai po synohet nga Man City – klauzola prej 115 milionë eurosh mund të jetë pengesa e madhe

1 December 2025 at 22:24


Mesfushori i Nottingham Forest, Elliot Anderson, ka hyrë fuqishëm në radarin e Manchester Cityt, pasi skautët e kampionëve të Anglisë thuhet se e kanë ndjekur në më shumë se një duzinë ndeshje këtë sezon.

23-vjeçari ka impresionuar si me paraqitjet në Ligën Premier, ashtu edhe me ndeshjet për kombëtaren e Anglisë, duke ngritur interesimin e Man Cityt për një transferim të tij.

Klauzola e lartë e lirimit – sfida kryesore për Man Cityn

Megjithatë, një marrëveshje nuk do të jetë e lehtë. Anderson ka të përfshirë në kontratën e tij një klauzolë lirimi prej 115 milionë eurosh, që e bën çdo negociatë të komplikuar.

Forest e ka të lidhur mesfushorin me një kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2029 dhe nuk ka presion financiar për të shitur.

Një ofertë e majme mund t’i tundonte, por klubi po lufton për të mbijetuar në Ligën Premier dhe nuk dëshiron të humbasë një nga lojtarët kryesorë në një moment kaq delikat.

Në rritje drejt Kupës së Botës 2026

Anderson konsiderohet një nga talentet më premtues të Anglisë dhe është shumë pranë sigurimit të një vendi në listën e trajnerit Thomas Tuchel për Kupën e Botës 2026. Pas shkëlqimit në Kampionatin Evropian U21, ai tani ka gjashtë paraqitje me ekipin A dhe po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në formacion.

Tuchel është shprehur i entuziazmuar për progresin e tij: “Anderson është një lojtar kyç për ne në këtë moment. Një nga mesfushorët më të mirë në Ligën Premier. Ai ka qenë mbresëlënës dhe po e përmbush rolin e tij në mënyrë të jashtëzakonshme”.

Trajneri shtoi se talenti i lojtarit është i pakontestueshëm, por se gara për vendin në Botëror mbetet e hapur dhe se nuk jep garanci publike për askënd: “Ai ende ka shumë për të arritur. Ka qëndrimin e duhur dhe një potencial të madh. Ne jemi shumë të lumtur me të”.

Asnjë lëvizje në janar

Pavarësisht interesimit të Man Cityt, një transferim në afatin e janarit nuk konsiderohet i mundshëm. Forest nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një lojtar kyç në mes të sezonit, sidomos duke marrë parasysh situatën e tyre të vështirë në kampionat.

Klubi kërkon të maksimizojë vlerën e tij dhe Man City duhet të përballet me çmimin e lartë prej 115 milionë eurosh.

Historia dhe vlera aktuale e Anderson

Anderson iu bashkua Nottingham Forestit në fillim të vitit 2024 për 40 milionë euro nga Newcastle. Që atëherë ka bërë 59 paraqitje, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë shtatë asiste. Me Anglinë ka regjistruar gjashtë paraqitje.

Sipas Transfermarkt, ai vlerësohet aktualisht me 45 milionë euro, një shumë dukshëm më e ulët se klauzola e tij reale, çka e bën çështjen edhe më komplekse për Manchester Cityn. /Telegrafi/

Manchester City përgatit 100 milionë euro për lojtarin që do ta zëvendësojë Rodrin

29 November 2025 at 11:41


Manchester City po konsideron Elliot Anderson si pasardhës të mundshëm të Rodrit për shkak të dëmtimeve të përsëritura dhe lodhjes së mesfushorit spanjoll.

Klubi sheh tek Anderson një mesfushor të ri, dinamik dhe me potencial për t’u përshtatur me stilin e lojës së Pep Guardiola.

Anderson mund të luajë si mesfushor defensiv ose më i avancuar, duke ofruar fleksibilitet taktikal. Ai ka përvojë në Ligën Premier dhe është tashmë i grumbulluar me kombëtaren, duke sjellë energji të re dhe potencial të madh.

Këtë sezon, ai ka luajtur 16 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim, shifra modest, por që tregojnë aftësitë e tij në një ambient konkurrues.

Elliot Anderson

Manchester City është i gatshëm të nisë negociatat nëse Nottingham Forest ul kërkesat financiare, të cilat variojnë midis 80 dhe 100 milion euro.

Investimi konsiderohet i lartë, por Anderson mund të jetë një zëvendësues afatgjatë për Rodrin, duke sjellë forcë fizike, inteligjencë taktike dhe fleksibilitet në mesfushë.

Rreziqet lidhen me çmimin e lartë, integrimin në një ambient konkurrues dhe konkurrencën e klubeve të tjera, si Manchester United, të cilat gjithashtu janë të interesuara për 23-vjeçarin./Telegrafi/

Barcelona do të ‘trazojë’ afatin kalimtar të verës: Tri blerjet që po planifikon t’i bëjë Laporta

27 November 2025 at 20:12


Barcelona po përjeton një periudhë tejet kritike pas humbjes ndaj Chelseat, një rezultat që ka ngritur seriozisht alarmin brenda klubit.

Paraqitja e dobët u shtua listës së sinjaleve se skuadra ka humbur konkurrueshmërinë, duke detyruar presidentin Joan Laporta të mendojë për një reagim të fortë dhe të menjëhershëm.

Brenda klubit ka bindje të plotë se ekipi aktual nuk është në gjendje të garojë me garanci në Ligën e Kampionëve, sidomos pasi nuk ka arritur të imponojë lojën kundër kundërshtarëve të mëdhenj si Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.

Ndaj, Barcelona e konsideron të domosdoshme të ndërhyjë fuqishëm në merkaton e verës për t’i dhënë projektit një drejtim të ri.

Me Decon në krye, klubi ka përcaktuar tre përforcime kyçe për verën.

Së pari, klubi synon të nënshkruajë me një qendërmbrojtës të majtë të nivelit të lartë, për shkak se largimi i Inigo Martinez ka krijuar një boshllëk të madh në mbrojtje.

Nico Schlotterbeck

Kandidatët kryesorë për këtë pozicion janë Alessandro Bastoni dhe Nico Schlotterbeck. Ky i fundit shihet si opsioni më i favorshëm financiarisht, pasi në kontratën e tij figuron një klauzolë rreth 60 milionë euro, ndërsa transferimi i Bastonit do të kërkonte negociata të ndërlikuara me Interin.

Pozicioni i dytë që kërkon përforcim urgjent është ai i mbrojtësit të djathtë. Paraqitjet e paqëndrueshme të Jules Kounde kanë bërë që Barcelona të kërkojë konkurrencë të vërtetë në këtë rol.

Andre Ratiu

Të preferuarit e Decos janë Vanderson dhe Andrei Rațiu, dy profile të forta fizikisht, energjike dhe të afta të mbulojnë hapësira të mëdha në mbrojtje.

Së treti, Barcelona kërkon patjetër një qendërsulmues të ri, duke qenë se kontrata e Robert Lewandowskit skadon në qershor dhe polaku nuk mund të mbajë më barrën e sulmit siç ka bërë në të kaluarën.

Objektiv kryesor për këtë pozitë mbetet Julian Alvarez, ndonëse do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje me Atletico Madridin./Telegrafi/

Barcelona do të bëjë bujë në verë: tri transferimet që Laporta dëshiron në Camp Nou

27 November 2025 at 09:15


Barcelona po përjeton një moment kritik pas performancës së dobët kundër Chelseat, një tjetër simptomë e një skuadre që ka humbur konkurrencën dhe që e detyron Joan Laportën të reagojë me vendosmëri.

Humbja e bëri të qartë se skuadra nuk është gati të garojë në Ligën e Kampionëve me besim, veçanërisht pasi dështoi të mposhtë kundërshtarë të nivelit të lartë si Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.

Ndjesia e brendshme është e qartë: pa nënshkrime të rëndësishme, projekti nuk do të ecë përpara.


Barcelona dëshiron ta rindërtojë skuadrën

Prioriteti i Barçës është të përforcojë tre pozicione kyçe. Largimi i Inigo Martinez la një boshllëk të madh në qendër të mbrojtjes, një situatë e përkeqësuar nga performancat e dobëta të kohëve të fundit të lojtarëve që pritet të udhëheqin, si Dani Olmo, Jules Kounde, Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal.

Klubi beson se kjo rënie në performancën e përgjithshme kërkon veprime vendimtare në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Në këtë kontekst, Barcelona ka hartuar një plan që përfshin mbërritjen e një qendërmbrojtësi të klasit të lartë që luan me këmbën e majtë, një mbrojtës të djathtë që mund të konkurrojë vërtet me Kounden dhe një qendërsulmues të aftë për të marrë rolin e kërcënimit kryesor sulmues të ekipit në vitet e ardhshme.

Këto tre nënshkrime konsiderohen thelbësore nga drejtori sportiv, Deco, për të rritur nivelin konkurrues të skuadrës.

Barcelona dhe angazhimi i saj për nënshkrimet mbrojtëse

Lëvizja e parë është drejtuar drejtpërdrejt mbrojtjes. Drejtori sportiv beson se performanca e ekipit ka pësuar rënie që kur Inigo Martinez u largua nga klubi, kështu që ata po kërkojnë një profil të ngjashëm: të fortë, me shpërndarje të mirë të topit dhe të mësuar me situata me presion të lartë.

Alessandro Bastoni dhe Nico Schlotterbeck janë dy kandidatët kryesorë. Të dy kanë raporte të shkëlqyera dhe i përshtaten vizionit të Hans-Dieter Flick, i cili e njeh shumë mirë mbrojtësin e Borussia Dortmund, pasi i ka dhënë atij debutimin për ekipin kombëtar gjerman.

Schlotterbeck shihet gjithashtu si opsioni më i qëndrueshëm financiarisht, pasi kontrata e tij përfshin një klauzolë lirimi prej afër 60 milionë eurosh. Nga ana tjetër, Bastoni do të kërkonte negociata komplekse me Interin, të cilat mund ta vononin transferimin.

Kërkimi nuk kufizohet vetëm në pozicionin e qendërmbrojtësit të krahut të majtë. Nevoja e dytë urgjente është mbrojtësi i djathtë. Mospërputhja e Kounde në atë rol e detyron Barcelonën të kërkojë një konkurrent të vërtetë.

Ndër emrat që Deco po shqyrton janë Vanderson dhe Andrei Ratiu, dy profile të ndryshme, por me një emërues të përbashkët: intensitet, qëndrueshmëri dhe soliditet në duelet mbrojtëse.

Një qendërsulmues, nevoja më e madhe e tregut

Transferimi i tretë do të jetë një sulmues. Kontrata e Robert Leëandoëskit skadon në qershor dhe klubi pranon se nuk mund ta mbajë më barrën ofensive si më parë. Ferran Torres, pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk frymëzon mjaftueshëm besim për të qenë sulmuesi titullar për një ekip me aspirata evropiane.

Prandaj, Barcelona e konsideron Julian Alvarezin si objektivin e tyre kryesor, një veprim që Laporta do ta ndjekë deri në fund pavarësisht vështirësive financiare dhe rezistencës së Manchester Cityt.

Megjithatë, klubi po eksploron alternativa më të përballueshme, siç janë Serhou Guirassy, një nga golashënuesit më shpërthyes në futbollin gjerman, ose Etta Eyong, një lojtar i re premtues me kushte shumë tërheqëse.

Vera do të jetë vendimtare për Barcelonën, rindërtimi sportiv i së cilës varet kryesisht nga tre nënshkrime kyçe. Laporta, Deco dhe Flick e dinë se pa këto përforcime, projekti nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë me gjigantët evropianë. Objektivi është i qartë: të rifitohet konkurrueshmëria dhe të kthehet skuadra në elitë. /Telegrafi/

Man Utd është gati të largojë 11 lojtarë, përfshirë Fernandes dhe Maguire -për të financuar rindërtimin e ekipit

26 November 2025 at 15:25


Manchester United po përgatitet për një tjetër riorganizim të madh për të mbështetur rindërtimin e skuadrës së Ruben Amorim, me mesfushën si zonën kryesore të synuar.

Sipas Samuel Luckhurst, lojtarët e kombëtares angleze Elliot Anderson dhe Adam Wharton admirohen nga hierarkia, ndërsa Carlos Baleba i Brighton mbetet një emër tjetër mes interesimeve për transferime gjatë verës.

Një portier dhe një sulmues anësor i ri janë gjithashtu në shqyrtim, megjithëse vendimet varen pjesërisht nga lojtarët e huazuar Radek Vitek (që shkëlqen te Bristol City) dhe Harry Amass (titullar i rregullt te Sheffield Wednesday).

Harry Maguire është në shtatë muajt e fundit të kontratës së tij dhe do të mbushë 33 vjeç verën e ardhshme, duke hedhur dyshime nëse do t'i ofrohet apo jo një marrëveshje e re.

United mund të nënshkruajë me disa mesfushorë mes pasigurisë rreth Bruno Fernandes dhe Kobbie Mainoo. Fernandes ka një klauzolë lirimi prej 57 milionë funtesh për transferimet jashtë vendit vitin e ardhshëm, megjithëse ai do ta shtyjë çdo vendim deri pas Kupës së Botës 2026.

Mainoo, kërkesa e të cilit për huazim gjatë verës u refuzua, nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje të Ligës Premier këtë sezon. Manuel Ugarte, i kritikuar nga Amorim për "vështirësi" në stërvitje, është paraqitur vetëm tre herë - të gjitha humbje.

Klubi synon të arrijë një vend në gjashtë vendet e para dhe një kualifikim në Evropë për të rritur buxhetin e tyre. Largimet e rëndësishme mund të kursejnë 2.1 milionë funte paga në javë.

Barcelona ka një opsion prej 35 milionë eurosh për Marcus Rashford, Napoli duhet të paguajë rreth 45 milionë euro për Rasmus Hojlund, ndërsa Casemiro përballet me lirim kur të skadojë kontrata e tij.

Jadon Sancho (i huazuar te Aston Villa), Joshua Zirkzee, Altay Bayindir dhe Tyrell Malacia gjithashtu mund të largohen. /Telegrafi/

Kampioni i botës në boks, Usyk mëson se kush do të jetë sfiduesi i tij për titullin IBF

26 November 2025 at 08:27


Kampioni ukrainas i peshave të rënda dhe kampioni i botës, Oleksandr Usyk, së shpejti do të mësojë emrin e sfiduesit të tij të radhës për titullin IBF.

Edhe pse mendoi të tërhiqej nga boksi pas fitores me nokaut kundër Daniel Dubois në muajin korrik, boksieri ukrainas vazhdon karrierën e tij.

Kohët e fundit ai hoqi dorë nga rripi WBO, duke humbur kështu statusin e tij si kampion i padiskutueshëm, por tani e pret një mbrojtje e re e detyrueshme për titull.

Kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë fituesi i ndeshjes eliminatore midis Jared Anderson dhe Frank Sanchez.

Jared Anderson is set for a final eliminator against Frank Sanchez to become IBF mandatory challenger to Oleksandr Usyk 🚨 pic.twitter.com/SPRgVcj3up
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) November 25, 2025

IBF ka urdhëruar një ndeshje midis sfiduesit Jared Anderson dhe Frank Sanchez, dhe fituesi i asaj ndeshjeje do të bëhet sfiduesi i detyrueshëm i Usyk për titull.

Të dy luftëtarët kanë vetëm nga një humbje në karrierën e tyre. /Telegrafi/

Casemiro drejt largimit, Man Utd gjen pasuesin adekuat të brazilianit

20 November 2025 at 22:34


Sipas “The Times”, mesfushori brazilian Casemiro pritet të largohet nga Manchester United në verë, me kontratën që i skadon dhe me klubin që nuk ka gjasa ta zgjasë atë në kushtet aktuale.

United ka opsion për ta shtyrë marrëveshjen edhe për një vit, por pagat e larta të lojtarit, mbi 18 milionë funte në vit po konsiderohen të papranueshme në këtë fazë.

Me klubet saudite që janë të gatshme t’i ofrojnë një kontratë shumë më të pasur, 33-vjeçari shihet gjithnjë e më larg “Old Traffordit”. Casemiro e ka humbur statusin e tij të dikurshëm te United dhe largimi duket skenari më realist.

Elliot Anderson

Ndërkohë, Manchester United ka hedhur sytë nga disa mesfushorë të rinj, ndërsa emri që spikat është ai i Elliot Anderson të Nottingham Forest.

Forest mund të kërkojë deri në 100 milionë funte për 22-vjeçarin, i cili pritet të ketë rol kyç me Anglinë në Kupën e Botës verën e ardhshme.

United është duke e monitoruar situatën, por çmimi i lartë dhe konkurrenca e mundshme mund ta komplikojnë garën për Anderson./Telegrafi/

Pamela Anderson mahnit me një pamje të veçantë në eventin e markës së saj të kujdesit për lëkurën në New York

27 October 2025 at 09:30


Pamela Anderson tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të pazakontë dhe tejet origjinale në eventin e markës së saj të produkteve të kujdesit për lëkurën, “Sonsie”, që u mbajt të dielën në New York City.

Aktorja 58-vjeçare, e njohur për transformimin e saj natyral dhe stilin e guximshëm vitet e fundit, veshi një fustan të lirshëm në formë trëndafili nga marka Magnolia Pearl Donby, me vlerë 550 dollarë.

Veshjen e kompletoi me çorape të gjelbra me model mollëkuqeje dhe një kapelë cilindrike me strehë të gjerë, ndërsa mbante në këmbë një palë taka ngjyrë kafe me majë të mprehtë, shkruan DailyMail.

Pamela zgjodhi të mos përdorte grim, duke theksuar natyrshmërinë e saj, ndërsa flokët bakri të prerë shkurt i binin butësisht mbi supe. Pamja e saj u përshtat në mënyrë perfekte me temën “kopshti magjik” të eventit.

Ngjarja, e zhvilluar në Soho, NYC, u organizua në bashkëpunim me Spotify dhe u konceptua si një “përvojë për ndjesitë”, ku të ftuarit u inkurajuan të sillnin shportat e piknikut dhe të shijonin atmosferën bohemiane.

Përmes një postimi në Instagram, faqja zyrtare e Sonsie ftoi ndjekësit me fjalët: “Ejani të na shihni para se të mbyllen portat e kopshtit, mezi presim t’ju takojmë në magji, zanat e kopshtit janë të mirëseardhura”.

Në event, u prezantuan produkte të reja, përfshirë një balsam për buzët me shkëlqim, të frymëzuar nga kujtimet e fëmijërisë së Pamelës, si dhe kreminAdapt” për rigjenerimin e lëkurës.

Pamela, e cila u bë bashkëpronare e Sonsie në vitin 2024, ka ndikuar personalisht në krijimin e linjës, duke përfshirë Mousse-n Pastrues me esencë trëndafili të egër, frymëzuar nga kopshti i saj në Vankuver.

Në intervista të mëparshme, Anderson ka treguar se filozofia e saj e bukurisë është e lidhur ngushtë me pranimin, thjeshtësinë dhe rikthimin tek natyra. /Telegrafi/


Man Utd do të transferojë dy mesfushorë në vitin 2026 – kjo është lista prej gjashtë kandidatëve

23 October 2025 at 23:50


Sipas një raportimi talkSPORT, Manchester United janë të hapur për të afruar dy mesfushorë të rinj në vitin 2026, qoftë gjatë afatit kalimtar të janarit, apo në verë.

Raporti përmend gjashtë lojtarë që janë në listën e interesit të “Djajve të Kuq”.

Interesi i klubit për Carlos Baleba të Brighton, Adam Wharton të Crystal Palace dhe Elliot Anderson të Nottingham Forest është dokumentuar prej kohësh.

Tre emra të tjerë që janë shtuar në listë janë Angelo Stiller i Stuttgart, Conor Gallagher i Atletico Madrid dhe Andrey Santos i Chelseat.

Elliot Anderson, njëri nga objektivat e Man Utd

Trajneri Ruben Amorim dëshiron të shtojë shpejtësi dhe fizik në repartin e mesfushës, i cili shihet si pika më e dobët e skuadrës aktuale.

Përveç kësaj, disa nga mesfushorët aktualë kanë të ardhme të pasigurt.

Kontrata e Casemiros skadon verën e ardhshme, Bruno Fernandes pritet të marrë një tjetër ofertë të majme nga Arabia Saudite, ndërsa Kobbie Mainoo mund të kërkojë largimin në formë huazimi që në muajin janar.

Në këtë kuadër, drejtuesit e Manchester United po përgatiten për një ristrukturim të thellë të mesfushës, me synimin për të sjellë energji, dinamikë dhe konkurrencë më të madhe në skuadër./Telegrafi/

Barcelona përgatitet për një revolucion - tri nënshkrime dhe dy largime të mëdha në vitin 2026

10 October 2025 at 11:18


Barcelona tashmë ka një plan ambicioz për tregun e transferimeve të verës: të përforcohet me tre nënshkrime kyçe, të përfundojë dy shitje të rëndësishme dhe të marrë në konsideratë një sakrificë strategjike që do t'i lejojë asaj të rifitojë stabilitetin financiar.

Sipas gazetës Nacional, në Camp Nou, Deco dhe Hansi Flick kanë përcaktuar prioritetet e tyre: një qendërmbrojtës i nivelit të lartë që luan me këmbën e majtë, një mbrojtës i krahut i gjithanshëm dhe një qendërsulmues elitar për të zëvendësuar Robert Lewandowskin.

Me largimin e Inigo Martinezit, Barça po kërkon të rikthejë atë profil që luan me këmbën e majtë, dhe emra të tillë si Nico Schlotterbeck dhe Gonçalo Inacio janë përmendur tashmë si kandidatë për të marrë përsipër rolin.

Në krah, kërkimi është përqendruar te dikush që mund të konkurrojë me Jules Kounde. Lojtarë si Vanderson (Monaco) dhe Andrei Ratiu (Rayo Vallecano) janë konsideruar për të mbuluar këtë zonë.

Së fundmi, nënshkrimi më i shtrenjtë do të jetë qendërsulmuesi. Emrat më të përmendur janë Julian Alvarez dhe Erling Haaland, megjithëse opsione si Serhou Guirassy dhe Etta Eyong (Villarreal) shfaqen gjithashtu në zgjedhjet e Barçës.

Christensen dhe Olmo pritet të largohen

Për të financuar këto nënshkrime dhe për të ulur faturën e pagave, Barça ka vendosur tashmë për largimet e para. Andreas Christensen nuk do të kundërshtojë një rinovim: kontrata e tij po skadon dhe klubi nuk ka treguar interes për ta zgjatur atë. Për më tepër, paqëndrueshmëritë e tij fizike dhe atletike kanë kontribuar në këtë vendim.

Një tjetër emër për të cilin po flitet fort është Dani Olmo. Pavarësisht investimeve të fundit në ardhjen e tij, performanca e tij nuk ka qenë plotësisht e kënaqshme dhe menaxhmenti i Barcelonës e konsideron atë një aset për t'u shitur nëse vjen një ofertë tërheqëse. Në fakt, vera e vitit 2026 duket të jetë një datë kyçe për të vendosur të ardhmen e tij.

Gavi: Sakrifica më e dhimbshme

Ndoshta vendimi më i diskutueshëm do të ishte largimi i Gavit. Lojtari i ri ka qenë një shtyllë e projektit të Barçës, por dëmtimi i gjurit dhe operacioni i fundit e kanë ngadalësuar progresin e tij. Duke pasur parasysh rrezikun e humbjes së vlerës, Deco dhe Laporta po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së tij përpara se vlera e tij të bjerë më tej.

Gavit iu rinovuan kontrata në vitin 2026, por situata e tij aktuale e vështirë e bën atë një nga emrat më të vështirë për t’u menaxhuar. Potenciali i tij mbetet i paprekur, megjithëse klubi duket i vendosur të japë përparësi stabilitetit financiar.

A është ky plan i realizueshëm për Barçën?

Për të bërë këto lëvizje, Barcelona do të varet jo vetëm nga ofertat për Christensen dhe Olmo, por edhe nga fakti nëse Gavi largohet, gjeneron të ardhura të konsiderueshme.

Për më tepër, negociatat për nënshkrimet prioritare duhet të përshtaten me klimën e re ekonomike, e cila tani e vendos klubin në një pozicion më të mirë për të bërë një ofertë të fortë.

Nëse këto largime nuk arrihen ose lojtari i sakrifikuar nuk bindet, plani mund të dështojë. Por mesazhi është dërguar tashmë: Barça dëshiron të transformojë skuadrën dhe projektin e saj deri në vitin 2026 me një vizion më agresiv.

Shkurt, Barcelona po i afrohet afatit të ardhshëm të transferimeve me ambicie të pakufishme: tre përforcime, dy shitje strategjike dhe një sakrificë e dhimbshme. Zhvillimi i Christensen, fati i Dani Olmos dhe vendimi në lidhje me Gavin do të jenë faktorë vendimtarë në këtë vendim të Blaugranëve. /Telegrafi/

Dior prezanton koleksionin Pranverë-Verë 2026 me frymën e re të kreatorit Jonathan Anderson

1 October 2025 at 16:26


Marka luksoze e modës, Dior, prezantoi koleksionin e saj Pranverë-Verë 2026, nën drejtimin e drejtorit krijues, Jonathan Anderson.

Koleksioni u shfaq në Jardin des Tuileries në Paris, Francë.

Veshjet e prezantuara nga kjo shtëpi e famshme luksoze ishin jashtëzakonisht të rafinuara, me një stil bashkëkohor dhe inovativ.

Foto: Koleksioni i Dior pranverë-verë 2026 / Vogue

Pas përfundimit të pasarelës, Jonathan u përshëndet me ovacione nga të pranishmit, ndërsa vetë kreatori dukej paksa i turpshëm.

Muaj më parë, Jonathan Anderson u emërua drejtuesi i parë kreativ që do të mbikëqyrë koleksionet për meshkuj, gra dhe couture në Dior, duke i dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes së kësaj marke luksoze.

Foto: Koleksioni i Dior pranverë-verë 2026 / Vogue

Ky 40-vjeçar, djali i një lojtari rugby nga County Derry në Irlandën e Veriut, është kreatori i parë që ka kontroll të plotë kreativ mbi shtëpinë e modës që nga koha e Christian Dior.

Delphine Arnault, kryetare dhe drejtuese ekzekutive e Dior, e përshkroi Andersonin si “kreatorin më të talentuar të gjeneratës së tij”. Ai prej kohësh krahasohet me Karl Lagerfeldin nga njohësit e modës.

Foto: Drejtori krijues i Dior, Jonathan Anderson / Vogue

Ja disa prej veshjeve që debutuan në frymën e re të Dior me Anderson në krye.

Foto: Koleksioni i Dior pranverë-verë 2026 / Vogue

Foto: Koleksioni i Dior pranverë-verë 2026 / Vogue

Foto: Koleksioni i Dior pranverë-verë 2026 / Vogue

Foto: Koleksioni i Dior pranverë-verë 2026 / Vogue

Foto: Koleksioni i Dior pranverë-verë 2026 / Vogue

Filmi i ri i Leonardo DiCaprios thyen rekordin e të ardhurave

29 September 2025 at 23:00


Trailer-i i Paul Thomas Anderson, “One Battle After Another”, me protagonist Leonardo DiCaprion, ka pasur një performancë mbresëlënëse në kinema.

Filmi fitoi 22.4 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes, duke vendosur një rekord të ri për regjisorin e famshëm dhe duke çimentuar statusin e tij si një nga filmat më të pritur të vitit, sipas Forbes.

- YouTube www.youtube.com

Sukses global dhe vlerësime kritike

Përveç performancës së fortë vendase, filmi fitoi edhe 26 milionë dollarë të tjerë në nivel ndërkombëtar, duke e çuar totalin e fitimeve të tij në nivel botëror në 48.5 milionë dollarë.

Suksesi i filmit u konfirmua nga një vlerësim "A" në CinemaScore dhe "mirënjohje universale" nga kritikët dhe audienca në Metacritic, ku u rendit ndër filmat më të vlerësuar të dekadës.

Megjithatë, filmi ka ende shumë punë për të bërë drejt fitimit. Buxheti i prodhimit thuhet se ishte 130 milionë dollarë, dhe kostot e marketingut vlerësohen të kenë arritur në 70 milionë dollarë shtesë, sipas The New York Times. Prandaj, filmit "Një betejë pas tjetrës" do t'i duhen disa fundjava të tjera të suksesshme për të justifikuar investimin.

Suksesi më i madh komercial i Andersonit

Paul Thomas Anderson njihet si një personazh i preferuar i kritikës, por filmat e tij shpesh kanë pasur vështirësi në arritjen e suksesit komercial. Filmi i tij më fitimprurës deri më sot ishte drama e vitit 2007 "There Will Be Blood", e cila fitoi 40.2 milionë dollarë në tregun amerikan.

Këtë fundjavë, vendin e dytë në listën e filmave më të shikuar e zuri filmi për fëmijë “Gabby's Dollhouse: The Movie” me 13.5 milionë dollarë. Në vendin e tretë ishte “Demon Slayer: Kimetsu no Yaiba”ndërsa filmi “The Summoning: Last Rites” zuri vendin e katërt me 6.9 milionë dollarë. /Telegrafi/

Miley Cyrus zbulon se rindërtoi shtëpinë që u dogj në Malibu: Më ndryshoi jetën

29 September 2025 at 21:42


Miley Cyrus ka zbuluar se shtëpia e saj në Malibu është rinovuar pothuajse plotësisht pas shtatë vitesh.

Ndërsa po bisedonte me Pamela Anderson për numrin e ri të CR Fashion Book, Cyrus zbuloi se shtëpia është pothuajse e përfunduar pasi u shkatërrua nga një seri zjarresh në vitin 2018.

"Po punoj për rindërtimin. Humba shtëpinë time në zjarrin e Woolsey dhe e kam rindërtuar atë për pesë vjet. Duket se do të jetë gati për mua në javët e ardhshme", tha ajo.

Miley Cyrus

Ajo më parë e ndante këtë shtëpi me ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.

Cyrus ishte në Afrikën e Jugut kur shpërtheu zjarri.

"Ajo shtëpi kishte shumë magji. Regjistrova albumin tim të parë atje dhe, në fund, gjithçka ma ndryshoi vërtet jetën. Më vonë, e kuptova se ishte bekimi më i madh. Humbja e gjithçkaje, mundësia për të rindërtuar dhe zgjedhur çdo mobilie. Kur kjo ndodhi, shumë nga lidhjet e mia me njerëzit u zhdukën dhe kjo më solli përsëri në një magji dhe mirënjohje të tillë", tha tutje.

Cyrus gjithashtu thekson se zëri i saj ndryshoi pas shkatërrimit të shtëpisë.

Miley Cyrus

"Jam shumë ndryshe, zëri im ndryshoi shumë pas zjarrit. Fillova të këndoja më mirë, sikur diçka brenda meje u çlirua", shtoi mes tjerash. /Telegrafi/

Carmen Electra sfidon vitet me poza provokuese në Instagram

26 September 2025 at 23:21


Aktorja dhe modelja e njohur, Carmen Electra, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një sërë fotosh dhe videosh të reja provokuese në Instagram.

53-vjeçarja, e cila u bë e famshme në vitet 1990 me rolin e saj në serialin “Baywatch” përkrah Pamela Anderson dhe David Hasselhoff, u shfaq me një korse lëkure të zezë, rrjeta peshkimi dhe një aksesor të veçantë, një jakë qeni.

Në imazhet e publikuara, Electra pozon në një divan të kuq, të cilit i tha lamtumirë duke njoftuar se po shpërngulet në një shtëpi të re, shkruan DailyMail.


“E kuqja është më shumë se një ngjyrë, është lëvizje, emocion, kujtesë. Ky divan ka sjellë të qeshura, netë të vona dhe shumë momente të paharrueshme”, shkroi ajo.

Seti i fotove përfshinte edhe një imazh të përbashkët me aktoren Drea De Matteo, e njohur nga seriali “The Sopranos”, e cila së fundmi ka rigjallëruar karrierën e saj përmes platformës OnlyFans.

Electra ka rrëfyer më parë se gjatë xhirimeve të “Baywatch” ishte përballur me presion nga producentët për të humbur peshë, megjithëse ajo vetë nuk e shihte të nevojshme.

Në intervista të ndryshme, ajo ka folur hapur edhe për stilin e saj të jetesës dhe dietën që e ndihmon të ruajë fizikun, duke theksuar ushqimin e shëndetshëm gjatë javës dhe një “ditë të lirë” në fundjavë.

Edhe sot, më shumë se tre dekada pas famës së saj të parë, Carmen Electra mbetet një figurë ikonike e kulturës pop dhe një nga emrat më të ndjekur në rrjete sociale. /Telegrafi/

❌
❌