Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Vendimi për vizat, e deleguara e Amerikës VanHorn: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

By: redi
15 January 2026 at 17:29

E ngarkuara me punë e Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn gjatë një aktiviteti për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, citoi fjalët e presidentit të ShBA-së, Donald Trump duke theksuar se siguria ekonomike është siguri kombëtare. ”Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare’. Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë publike dhe…

Source

Enkelejd Alibeaj: Protestat me Berishën nuk sjellin asgjë ndryshim, ka një lloj paradoksi

By: redi
15 January 2026 at 17:17

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se protestat e ndërmarra nga Sali Berisha dhe protesta kombëtare e paralajmëruar prej tij më 24 janar, nuk pritet të sjellë asgjë. Për të është një periudhë e dendur protestash, por që janë të shoqëruar me një lloj paradoksi. Sipas Alibeajt, ky paradoks ka të bëjë me atë që po ndodh me mazhorancën dhe ndërkohë nuk është reflektuar në aksionin opozitar.

Source

Policia hap aplikimet për shefa komisariatesh dhe drejtues vendorë në 4 qytete. Afati i fundit 23 janar

By: redi
15 January 2026 at 17:00

Policia e Shtetit ka shpallur thirrjet për konkurrim për drejtues vendorë dhe shefa komisariatesh. Sipas njoftimit zyrtar, procesi ka në fokus përzgjedhjen e kandidatëve me aftësi, rezultate të larta në punë, integritet moral dhe profesional. Për pozicionin Drejtor Vendor i Policisë, janë shpallur vakancat: Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit dhe emërimit…

Source

Halimi: Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

By: redi
15 January 2026 at 16:55

Nga Eduard Halimi Çështje që mund të mësojmë nga Vendimi 44/2024 i Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e Telefonave dhe pajisjeve elektronike dhe rëndësia e tij! Vendimi 44/2024 i GJK vjen pas vendimit të saj të drejtë lidhur me SkyECC dhe EncroChat një vit më parë, si dhe pas veprimeve të diskutueshme të përgjimit të anëtarëve të kësaj gjykate nga SPAK – çështje që i kam analizuar vetë një…

Source

Berisha: Çdo ditë e Ramës në pushtet është një rrezik, të gjithë presin zgjidhje nga PD për situatën

By: redi
15 January 2026 at 16:46

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha theksoi rëndësinë e situatës dramatike që sipas tij Shqipëria përjeton nën qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar çdo ditë të tij në pushtet si një rrezik madhor për çdo shqiptar. Berisha kritikoi ashpër qeverinë aktuale për korrupsion dhe papërgjegjshmëri, duke përmendur si shembull katastrofat…

Source

Ambasadori holandez pritet në takim nga Klodjan Braho: Përkrahje për SPAK-un dhe sundimin e ligjit

By: redi
15 January 2026 at 16:14

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos zhvilloi këtë të enjte një takim me kreun e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe për arritjet e institucionit deri më tani, njoftoi sot ambasada e Holandës në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ambasada holandeze thekson se përmes projekteve MATRA dhe bashkëpunimit të fortë dypalësh, Holanda riafirmon përkrahjen e saj për…

Source

Korniza e bashkëpunimit me OKB, zv/kryeministrja Balluku: Përqëndrohemi në forcimin e kapitalit njerëzor

By: redi
15 January 2026 at 16:03

Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes qeverisë dhe Kombeve të Bashkuara, u vlerësua përmbushja e objektivave të kornizës 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani. Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku thotë se 2026 është viti përmbyllës i programit aktual, po përgatitet korniza e re 2027–2031…

Source

Dëshmitë e masakrave në Kosovë/ Arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto provat, krerët e UÇK do liroheshin

15 January 2026 at 17:25

Arkivisti Esat Shala ka deklaruar se pas luftës ka arkivuar mijëra orë pamje të masakrave në Kosovë, përfshirë edhe Reçakun, të cilat i ka dorëzuar në Gjykatën e Hagës.

Sipas tij, mbi 3,600 kaseta përmbajnë pamje shumë të rënda, por materialet janë refuzuar nga Gjykata Speciale, pavarësisht se janë dërguar përmes avokatit të Hashim Thaçit.

Shala thekson se këto pamje e kanë dëmtuar rëndë psikologjikisht dhe se publikimi i tyre do të dëshmonte krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Pas përfundimit të luftës, kam nisur të arkivoj çdo pamje nga masakrat, përfshirë edhe atë të Reçakut. Pamjet janë shumë të rënda dhe tronditëse. Masakrat që kanë ndodhur në Kosovë përbëjnë mbi tri orë incizime, ndërsa një pjesë e madhe e materialeve ndodhen në mbi 3,600 kaseta, të cilat ende nuk i kam parë për të kuptuar saktësisht përmbajtjen e tyre.

Mbi dy mijë orë incizime i kam dorëzuar në Gjykatën e Hagës vitin e kaluar. Për fat të keq, Gjykata Speciale ende nuk i ka dëshmuar këto krime, edhe pse materialet i kam dërguar përmes avokatit të Thaçit. Ato janë refuzuar, gjë që është shumë zhgënjyese. Jam i bindur se shteti serb dhe ai rus po shpenzojnë miliona euro që këto materiale të mos dalin para Gjykatës Speciale. Nëse këto pamje do të shfaqeshin, krerët e UÇK do të liroheshin menjëherë.

Në moshën 14-vjeçare kam nisur t’i shikoj këto incizime dhe të bëj grumbullimin e tyre në terren. Këto pamje më kanë dëmtuar rëndë psikologjikisht dhe është e arsyeshme të kem probleme psikike në të ardhmen, pasi materialet janë jashtëzakonisht të rënda. Është shumë e vështirë ta bindësh veten se këto ngjarje kanë ndodhur në vendin tonë.”  / abcnews.al /

Politika përkujton Masakrën e Reçakut/ Osmani: Sot jemi të lirë falë dëshmorëve të UÇK

15 January 2026 at 17:09

Si çdo vit politika ka bërë homazhe në varrezat memoriale të Reçakut.

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se themelet e shtetit të Kosovës janë të forta falë sakrificës së martirëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj politika e ka për detyrë të vazhdoi ta mbroj të vërtetën.

“Sot jemi të lirë, gëzojmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në shtetin tonë sovran në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak se themelet e shtetit tonë janë të forta dhe janë bërë të forta me sakrificën e martirëve të Reçakut dhe gjithandej Kosovës, dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët dhanë edhe jetën në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë.”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha se na Hagë po gjykohen krerët e UÇK-së e jo ata që kanë kryer krimet.

“Ta gëzojmë lirinë. E vërtetë është që nuk është vendosur drejtësia për masakrat në Kosovë, jo vetëm në Reçak por edhe për Mejën dhe shumë të tjera. Po ashtu, është e vërtetë që padrejtësisht vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e UÇK-së dhe jo ata që kanë kryer krimet anë e mbanë e Kosovës dhe është një akuzë që kërkon drejtësi.”

Në homazhe morën pjesë edhe kreu i PDK Bedri Hamza dhe kreu i LDK Lumir Abdixhiku, ndërsa Albin Kurti premtoi se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për krimet që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar, edhe pse per masakren e Reçakut nuk ka ende asnjë të dënuar.  / abcnews.al /

Vdes në moshën 83-vjeçare Princesha Irene, familja mbretërore spanjolle: Ndërroi jetë në Madrid

15 January 2026 at 16:47

Princesha Irene, motra e vogël e Mbretëreshës Sofia të Spanjës, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Familja mbretërore spanjolle në ​​një deklaratë për median konfirmoi se ndërroi jetë në Madrid, në Pallatin e Zarzuela-s.

Ditët e fundit, shëndeti i saj ishte përkeqësuar, duke bërë që Mbretëresha Sofia  të shtynte të gjitha angazhimet e saj publike të planifikuara në mënyrë që të qëndronte pranë saj në çdo kohë.

 

🔴 Noticia de última hora: muere a los 83 años Irene de Grecia, la hermana de la reina Sofía, en el Palacio de la Zarzuela, en Madrid

Informa Miguel Mollà pic.twitter.com/zKINqw8E9Y

— Noticias Cuatro (@noticias_cuatro) January 15, 2026

“Departamenti i Komunikimit i Familjes Mbretërore do të informojë në lidhje me ceremonitë që do të organizohen për funeralin e saj në Spanjë dhe transferimin e trupit në Greqi për varrimin e saj në Tatoi”, thuhet në njoftim, sipas El Pais.

Shfaqja e saj e fundit publike ishte më 7 shkurt 2025, në Athinë, në dasmën e nipit të saj, Nikolaos De Gres, me Chrysi Vardinoyannis.

Kush ishte Princesha Irenë?

Motra më e vogël e Kostandinit II – i cili vdiq në vitin 2023 – dhe Mbretëreshës Sofia, si dhe tezja e Mbretit Filipi VI, Princesha Irenë lindi më 11 maj 1942 në Cape Town.

Ajo ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së saj kauzave sociale dhe humanitare, kryesisht përmes fondacionit Mundo en Armonía, të cilin e kryesoi nga viti 1986 deri në vitin 2024.

E diplomuar në Salem të Gjermanisë, ajo ndoqi një karrierë si pianiste përkrah muzikantes së famshme Gina Bachauer. Më vonë përfundoi studimet në arkeologji nën drejtimin e Theofanou Arvanitopoulos.

Në vitin 1960, ajo botoi, së bashku me motrën e saj, Sofinë, dhe Theofano Arvanitopoulou, veprën me titull “Varietete Arkeologjike”.

Nga 6 marsi 1964 deri më 10 korrik 1965 (data e lindjes së mbesës së saj, Aleksisë), ajo shërbeu si Trashëgimtare e Fronit Grek. Ajo ishte Kryetare e Korpusit të Udhërrëfyesve të Vajzave Greke (SEO).

Më 13 dhjetor 1967, ajo ndoqi vëllanë e saj, Kostandinin II, në mërgim.

Pas heqjes së monarkisë në Greqi në vitin 1974, pasi jetoi përkohësisht në Indi, ajo u vendos në Spanjë pranë motrës së saj, Sofisë, Nënës Mbretëreshë të Spanjës, dhe mbesave të saj.

Trupa ushtarake evropiane mbërrijnë në Groenlandë, ndërsa Trump thotë se SHBA “ka nevojë” për ishullin

By: xhir jeta
15 January 2026 at 16:41

Një kontingjent prej 15 ushtarësh francezë ka mbërritur në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, ndërsa disa shtete evropiane po dërgojnë personel ushtarak në ishull si pjesë e një misioni të ashtuquajtur zbulues. Dislokimi do të përfshijë gjithashtu trupa nga Gjermania, Suedia, Norvegjia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Lëvizja vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të këmbëngulë për marrjen nën kontroll të Groenlandës, territor gjysmë-autonom i Mbretërisë së Danimarkës. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se kontingjenti fillestar do të përforcohet së shpejti me “kapacitete tokësore, ajrore dhe detare”.

Diplomati i lartë francez Olivier Poivre d’Arvor e cilësoi misionin si një sinjal të fortë politik: “Ky është një ushtrim i parë… do t’i tregojmë SHBA-së se NATO është e pranishme.”

Dislokimi ushtarak pason vizitën e ministrave të jashtëm të Danimarkës dhe Grenlandës në Uashington, ku u takuan të mërkurën me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance. Pas takimit, ministri i jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen tha se, megjithëse bisedimet ishin konstruktive, mbetej një “mospajtim themelor” mes palëve dhe më pas kritikoi hapur përpjekjet e Trump për të blerë Grenlandën.

Trump, nga ana e tij, e përsëriti pretendimin për ishullin, duke u thënë gazetarëve në Zyrën Ovale se “na duhet Grenlanda për sigurinë kombëtare”. Edhe pse nuk e përjashtoi përdorimin e forcës, ai tha se besonte se mund të gjendej një zgjidhje me Danimarkën. “Problemi është se Danimarka nuk mund të bëjë asgjë nëse Rusia ose Kina duan ta pushtojnë Grenlandën, ndërsa ne mund të bëjmë gjithçka. Këtë e patë javën e kaluar me Venezuelën,” u shpreh ai.

Kryeministri polak Donald Tusk tha se Polonia nuk planifikon t’i bashkohet dislokimit evropian në Grenlandë, por paralajmëroi se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane do të ishte “një katastrofë politike”. “Një konflikt ose tentativë aneksimi e territorit të një anëtari të NATO-s nga një tjetër anëtar i NATO-s do të ishte fundi i botës siç e njohim – dhe i rendit që për dekada ka garantuar sigurinë tonë,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Ambasada ruse në Belgjikë shprehu ndërkohë “shqetësim serioz” për zhvillimet në Arktik, duke akuzuar NATO-n se po rrit praninë ushtarake “nën pretekstin e rremë të një kërcënimi në rritje nga Moska dhe Pekini”.

Megjithatë, dislokimi evropian në kuadër të NATO-s përbëhet vetëm nga disa dhjetëra ushtarë dhe është pjesë e stërvitjeve të përbashkëta të udhëhequra nga Danimarka, të quajtura Operation Arctic Endurance. Edhe pse i ngarkuar me simbolikë politike, ende nuk është e qartë se sa kohë do të zgjasë prania e tyre.

Gjermania po dërgon një avion transporti A400M në Nuuk të enjten me një kontingjent prej 13 ushtarësh, të cilët, sipas zyrtarëve, do të qëndrojnë në Grenlandë vetëm deri të shtunën. Zyrtarë të mbrojtjes daneze thanë se, në koordinim me qeverinë e Grenlandës, është vendosur rritja e pranisë ushtarake në periudhën në vijim për të forcuar “gjurmën e NATO-s në Arktik, në dobi të sigurisë evropiane dhe transatlantike”.

Në fjalimin e Vitit të Ri drejtuar forcave të armatosura franceze, Macron theksoi se evropianët kanë një përgjegjësi të veçantë ndaj Grenlandës, “sepse ky territor i përket Bashkimit Evropian dhe është gjithashtu pjesë e aleancës sonë në NATO”.

Turqia paralajmëron: Qeveria siriane mund të përdorë forcë kundër kurdëve

15 January 2026 at 16:40

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, paralajmëroi të enjten se qeveria siriane mund të përdorë forcë ushtarake kundër grupeve kurde, pas përshkallëzimit të dhunës në Sirinë veriore.

Sipas autoriteteve, më shumë se 150 mijë civilë janë zhvendosur nga dy zona të kontrolluara nga kurdët në qytetin e Alepos gjatë pesë ditëve të luftimeve mes ushtrisë siriane dhe luftëtarëve kurdë. Ministria e Shëndetësisë e Sirisë konfirmoi se të paktën 23 persona kanë humbur jetën.

Turqia, e cila është mbështetësja kryesore e qeverisë siriane të dalë nga ish-rebelët që rrëzuan Bashar al-Assadin në vitin 2024, ka rritur presionin ndaj forcave kurde. Ankaraja i konsideron Forcat Demokratike Siriane (SDF) si organizata terroriste dhe kërkon integrimin e tyre në strukturat e qeverisë qendrore siriane.

Një marrëveshje për këtë integrim, e arritur rreth një vit më parë, ende nuk është zbatuar, duke rritur tensionet në rajon.

“Kur dialogu nuk jep rezultat, përdorimi i forcës mbetet një opsion,” deklaroi Fidan, duke shtuar se shpreson që situata të mos përshkallëzohet më tej.  / abcnews.al / 

Agjencia Evropiane e Barnave: Sëmundjet kardiovaskulare, shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë

15 January 2026 at 16:27

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë, duke çuar çdo vit në humbjen e jetës së rreth 1.7 milionë njerëzve.

EMA mbajti konferencë për mediat lidhur me aktivitetet e saj vjetore.

Drejtoresha e Departamentit të Fushave Terapeutike në EMA, Francesca Day tha se “Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë dhe çdo vit shkaktojnë vdekjen e 1.7 milionë njerëzve”.

Ajo theksoi se këto sëmundje çojnë në probleme si paaftësia, dalja e parakohshme në pension dhe mungesat në punë, duke shtuar se kjo ul cilësinë e jetës dhe redukton jetëgjatësinë mesatare.

Day vuri në dukje se statistikat tregojnë rritje të faktorëve të rrezikut, duke thënë: “54 për qind e të rriturve janë mbipeshë. Një në tre të rinj është mbipeshë ose obez. 25 për qind e popullsisë vuan nga hipertensioni”.

Duke rikujtuar se Komisioni Evropian së fundmi ka nisur Planin e BE-së për Zemra të Sigurta (EU Safe Hearts Plan), Day theksoi se EMA do ta mbështesë këtë plan brenda fushës së saj të përgjegjësisë.

Day foli gjithashtu për një klasë barnash të quajtur agonistë të receptorit të peptidit-1 të ngjashëm me glukagonin (GLP-1), të zhvilluara për trajtimin e diabetit dhe të përdorura edhe në trajtimin e obezitetit, duke vënë në dukje se interesi publik për këtë klasë barnash mbetet shumë i lartë.

Ajo paralajmëroi se “këto barna nuk janë një rrugë e shkurtër për ndryshimin e stilit të jetesës”. Day tha se ato janë trajtime afatgjata dhe kërkojnë mbikëqyrje mjekësore.

Sondazhi: 75 për qind e amerikanëve kundërshtojnë përpjekjen e SHBA për të marrë Greonlandën

15 January 2026 at 16:13

Një sondazh i zhvilluar në SHBA tregon se 75 për qind e publikut kundërshton përpjekjet e SHBA-së për të marrë nën kontroll Groenlandën.

Në sondazhin e realizuar nga kompania e pavarur kërkimore SSRS për CNN, me pjesëmarrjen e 1.209 personave, të anketuarit janë pyetur nëse do ta mbështesnin apo jo përpjekjen e SHBA-së për të marrë kontrollin e Groenlandës.

Sondazhi tregon se 75 për qind e pjesëmarrësve janë kundër kësaj ideje, ndërsa 25 për qind e mbështesin. Sipas rezultateve, përqindja e atyre që nuk e mbështesin këtë veprim është 94 për qind te Demokratët, ndërsa 50 për qind te Republikanët.

Të pyetur për ndërmarrjen e një aksioni ushtarak të SHBA-së në Venezuelë, 52 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk e mbështesin një veprim të tillë ndërsa 48 për qind deklaruan se e mbështesin.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar retorikën e tij për marrjen e kontrollit të ishullit autonom nën Mbretërinë e Danimarkës, duke thënë sa i nevojitet SHBA-së për shkak të “sigurisë kombëtare”.

“Nëse nuk e marrim Groenlandën, do ta marrin Rusia ose Kina. Sa kohë që jam unë president, kjo nuk do të ndodhë. Prania ushtarake nuk mjafton. Duhet të kemi pronësinë”, ka thënë Trump.

Ai ka thënë se në zonën përreth Grenlandës ka prani të nëndetëseve dhe anijeve të tjera luftarake të Kinës dhe Rusisë, duke theksuar se nuk do të lejojnë një gjë të tillë. Groenlanda ka refuzuar qasjet e SHBA-së, përfshirë edhe ato që parashikojnë transferimin e sovranitetit.

Sulmet ruse mbi Ukrainë, Zelensky shpall gjendje emergjente

15 January 2026 at 16:12

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar sot në 15 janar vendosjen e gjendjes së emergjencës në sektorin energjetik, pas sulmeve të vazhdueshme dhe të koordinuara nga forcat ruse që kanë dëmtuar rëndë rrjetin e energjisë elektrike dhe sistemet e ngrohjes në të gjithë vendin. Si pasojë e këtyre sulmeve, mijëra familje janë lënë pa energji elektrike dhe ngrohje, ndërkohë që temperaturat e dimrit kanë arritur deri në -19°C, duke krijuar rreziqe serioze për jetën e qytetarëve.

Në kryeqytetin Kiev, qindra ndërtesa dhe blloqe banimi vazhdojnë të jenë të pafurnizuara me ngrohje edhe disa ditë pas një sulmi masiv ndaj infrastrukturës energjetike. Autoritetet lokale kanë angazhuar ekipe të emergjencës që punojnë pa pushim për të rikuperuar rrjetin dhe për të rivendosur furnizimin me energji, ndërsa shteti po rrit gjithashtu importet e energjisë nga vendet fqinje për të përballuar mungesat.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar se situata mbetet jashtëzakonisht kritike, duke theksuar se qyteti po përballet me sfida të mëdha për të mbajtur familjet të ngrohta dhe për të garantuar furnizimin minimal me energji. Ai ka bërë thirrje për solidaritet dhe për bashkëpunim maksimal mes institucioneve qeveritare dhe operatorëve të energjisë.

Presidenti Zelensky ka siguruar se ekipet e emergjencës po punojnë 24 orë në ditë për të riparuar dëmtimet dhe për të rikthyer funksionimin normal të sistemit energjetik. Ai po shqyrton gjithashtu mundësinë e lehtësimit të masave, përfshirë orën policore, për shkak të rreziqeve që paraqet të ftohti ekstrem për qytetarët.

Ekspertët e sigurisë dhe energjetikës nënvizojnë se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike janë një nga instrumentet kryesore të luftës, duke synuar jo vetëm destabilizimin ekonomik të vendit, por edhe krijimin e një krize humanitare që rëndon mbi jetën e qytetarëve, sidomos gjatë muajve më të ftohtë të vitit.

Qeveria ukrainase ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, duke kërkuar furnizime urgjente të pajisjeve të ngrohjes dhe energjisë, si dhe ndihmë për riparimin e sistemeve të dëmtuara. Ndërkohë, qytetarët po përballen me një realitet të vështirë, duke u përpjekur të përballojnë temperaturat e ulëta me burime të kufizuara energjie dhe mbështetje minimale.

Enkelejd Alibeaj: Protestat me Berishën nuk sjellin asgjë ndryshim

By: Os De
15 January 2026 at 17:35

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se protestat e ndërmarra nga Sali Berisha dhe protesta kombëtare e paralajmëruar prej tij më 24 janar, nuk pritet të sjellë asgjë. Për të është një periudhë e dendur protestash, por që janë të shoqëruar me një lloj paradoksi. Sipas Alibeajt, ky paradoks ka të bëjë me atë që po ndodh me mazhorancën dhe ndërkohë nuk është reflektuar në aksionin opozitar.

”Nuk më rezulton ndonjë gjë ndryshe nga çka bërë deri më tani, në kuptimin që ka bërë disa protesta dhe jo vetëm Partia Demokratike, por edhe disa parti të tjera. Stinë e dendur protestash ka qenë. Ajo që të bie në sy është fakti se nuk ka ndonjë mobilizim publik me këto protesta.

Çdokush e ka të thjeshtë të kuptojë një lloj paradoksi; sepse ajo që po ndodh në mazhorancë prej muajsh për të mos thënë më tepër tregon shumë për gjendjen politike të qeverisjes dhe jo vetëm, e cila në mënyrë proporcionale do të duhet të ishte reflektuar edhe tek aksioni ta quajmë opozitar”, tha Alibeaj në ”RTSH”. Ai vuri në dukje se ngjarjet që kanë shoqëruar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama nuk janë pasuar me mobilizimin që duhet të kishte pasur opozita përballë qeverisë.

”Ngjarje të tilla si procedimi penal i përfaqësuesve të lartë të qeverisë siç është zëvendëskryeministrja në këtë rast apo edhe lufta e shpallur e kryeministrit me sistemin e drejtësisë tregon një gjendje jo qetësie të qeverisë dhe kryeministrit, një gjendje sikleti. Madje ngjarje kaq të mëdha sa edhe në publik rezonojnë. Do të ishte e logjikshme që nga ana opozitare të kishte një lloj mobilizimi, një lloj sjellje ndryshe. Të ishte një shtysë për një organizim masiv”, u shpreh ish-deputeti i PD-së.

Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

By: Os De
15 January 2026 at 17:25

Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali është dekoruar zyrtarisht këtë të enjte me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“ nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kiev. Kjo është një nga dekoratat më të larta të shtetit ukrainas.

E pranoj këtë nderim më përulësi dhe me ndjenjën e thellë se ai nuk i përket vetëm një personi, por qëndrimit të Shqipërisë dhe të çdo europiani që zgjedh të qëndrojë në anën e lirisë. Ukraina sot nuk po mbron vetëm tokën e saj. Ajo po mbron ndërgjegjen e Europës.

Në qytetet e saj të bombarduara, në rezistencën e popullit të saj, po shkruhet nëse kontinenti ynë do të jetojë në paqe dhe të drejtë, apo nën frikë dhe forcë. Ky urdhër mban emrin e Princeshës Olga, një grua që udhëhoqi me dinjitet në kohë të errëta. Ta marr sot këtë dekoratë në mes të një lufte për mbijetesë dhe liri, është një përgjegjësi morale, po aq sa një nder.“, shprehet ministrja Spiropali pas ceremonisë së dekorimit.

Këtë dekoratë, Zelensky e kishte njoftuar prej disa muajsh se do ia jepte Spiropalit, por sot u zhvillua ceremonia zyrtare.

Spiropali mbërriti më herët në Kiev këtë të enjte, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën përballë sulmeve masive që kanë targetuar popullsinë civile dhe infrastrukturën kritike.

Në nisje të vizitës, Spiropali u prit nga homologu i saj ukrainas, Andrii Sybiha, me një ceremoni nderimi pranë Murit të Kujtesës për të nderuar kujtimin e të rënëve për pavarësinë e Ukrainës.

Shqipëria qëndron me Ukrainën. Jo nga protokolli, por nga bindja. Sepse historia na ka mësuar se liria nuk ruhet duke heshtur, por duke qëndruar drejt, edhe kur kjo ka kosto. Ukraina sot po e mban këtë vijë për të gjithë ne.”, shprehet Spiropali.

Ministri Sybiha falenderoi Spiropalin për qëndrimet e saj dhe të qeverisë shqiptare në krah të sakrificës së Ukrainës, duke theksuar se mbështetja e vendeve mike si Shqipëria për të drejtën e Ukrainës, do të thotë shumë në këto kohë sfiduese.

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

By: Os De
15 January 2026 at 17:18

Ish-kreu i UEFA-s, Michel Platini, ka thyer heshtjen pas një dekade larg futbollit. Në një intervistë të sinqertë, legjenda franceze ka folur për përjashtimin e tij nga sporti, fitoren në gjykatat zvicerane dhe akuzat e forta ndaj drejtuesve aktualë të FIFA-s.

Platin-i ishte njeriu që pritej të merrte drejtimin e FIFA-s në vitin 2015, por një pagesë prej rreth 2 milionë dollarësh nga Sepp Blatter bëri që ai të dënohej dhe të largohej nga futbolli. Edhe pse vitin e kaluar drejtësia zvicerane e shpalli plotësisht të pafajshëm, Platini thotë se dëmi u bë qëllimisht.

“Isha i destinuar të bëhesha president i FIFA-s. Gjithçka ndodhi sepse ata nuk e donin këtë. Ishte një padrejtësi e madhe politike. Një grup njerëzish vendosën të më ‘vrisnin’ profesionalisht”, u shpreh ai.

Platin-i nuk i ka kursyer kritikat për pasardhësin e tij, Gianni Infantino. Ndonëse thotë se Infantino nuk ishte organizatori i “komplotit”, ai e quan atë një udhëheqës autokrat.

Ai thotë se Infantino pëlqen njerëzit e pasur dhe të pushtetshëm dhe se sot në FIFA ka më pak demokraci se në kohën e Blatter.

Platin-i ankohet se shumë njerëz që punojnë sot në UEFA dhe FIFA nuk e duan futbollin, por e shohin thjesht si punë zyre. Edhe pse ka kaluar 10 vite i izoluar, Platin-i ndihet i qetë sepse familja e tij e di që ai është i pafajshëm.

Ai nuk dëshiron të kthehet më në administratën e futbollit, por la të hapur mundësinë për të ndihmuar si këshilltar “nga prapaskena”.

Në fund, ai dha një mesazh për betejën e tij ligjore që vazhdon ende ndaj disa zyrtarëve.

“Nuk është hakmarrje. Është një luftë për të vërtetën. Nuk dua që dikush tjetër të kalojë problemet që kalova unë”, tha ai.

❌
❌