Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

By: e xh
24 December 2025 at 15:44

Radhë deri në 7 kilometra janë krijuar në PKK Kakavijë nga emigrantët që po kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

Shkak për situatën e krijuar është fluksi i lartë i udhëtarëve, ndërsa pala greke po operon vetëm me dy sportele si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke ngadalësuar ndjeshëm përpunimin.

Sipas të dhënave zyrtare, më datë 23.12.2025, shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar gjithsej 9.362 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 6.608 në hyrje dhe 2.754 në dalje.

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

By: e xh
24 December 2025 at 15:40

Futbollisti gjerman Sebastian Hertner ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare pasi ka rënë nga një teleferik në Malin e Zi, ngjarje e cila ndodhi më 21 dhjetor. Qendërmbrojtësi i ETSV Hamburg, nga divizioni i pestë gjerman, po bënte ski në Savin Kuk në veri të Malit të Zi kur ra nga një lartësi prej rreth 70 metrash dhe vdiq.

Sipas ‘Bild’, një nga karriget e teleferikut u shkëput nga korniza në krahun ku ishte ulur Hertner, i cili ka qenë pjesë edhe e U-19 të Gjermanisë vite më parë. Gruaja e tij u plagos rëndë, ajo u bllokua nga karrigia dhe theu këmbën.

“Me hidhërim të madh duhet të njoftojmë se kapiteni ynë Sebastian Hertner pësoi një aksident fatal gjatë pushimeve. Jemi të tronditur dhe pafundësisht të trishtuar. Ngushëllimet tona familjes dhe të dashurve të tij. Pusho në paqe Sebastian”, njoftoi klubi i tij, ETSV Hamburg.

Në këtë ngjarje tragjike u përfshinë edhe tre turistë të tjerë që pësuan dëmtime. Tanimë stacioni i teleferikut është mbyllur përkohësisht dhe hetuesit po vijojnë me punën e tyre për të zbardhur ngjarjen.

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

By: e xh
24 December 2025 at 15:36

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë ndarë një mesazh të përbashkët për festën e Krishtlindjes.

Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Imzot Otavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës ndanë në mediat sociale një videomesazh të përbashkët ku iu uruan besimtarëve katolikë shqiptarë një Krishtlindje të begatë e plot mbarësi.

Mesazhi i plotë:

“Të dashur vëllezër e motra këtë urim të Krishtlindjes duam t’jua bëjmë së bashku të gjithë Ipeshkvijtë e Shqipërisë. Do kishim dashur që në këtë urim të ishte pjesë edhe imzot Simon Kulli, por jemi të sigurt se ai na i uron Krishtlindjet nga qielli dhe lutet për ne. Secili nga ne ka një fjalë për t’iu drejtuar popullit të zotit që është në Shqipëri”, u shpreh Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit.

“Me rastin e festës së Krishtlindjes së bashku me vëllezërit e mi Ipeshkvij dëshiroj t’iu drejtoj të gjithëve një lajm shprese, një shpresë që buron nga misteri që po kremtojmë, zoti u bë njeri dhe banoi ndër në. Por Krishtlindja na kujton që zoti është pranë nesh, ai hyn në jetën tonë të përditshme dhe bëhet i pranishëm veçanërisht atje ku ka vështirësi, pasiguri dhe vuajtje, të kremtosh Krishtlindjen do të thotë të ndihesh në praninë e zotit, por njëkohësisht edhe ta komunikosh këtë prani te të tjerët. Mos të mundohemi të mendojmë vetëm për veten, mos të mundohemi vetëm të marrim, por edhe të japim, mos të kërkojmë të fitojmë gjithçka për vete, por të hapim dyert e zemrat tona ndaj të tjerëve, vetëm ashtu Krishti do të lindë e do të qëndrojë gjithmonë në zemrën tonë”, tha Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit.

“Populli që ecën në errësirë, pa një dritë të madhe e mbi këtë luginë të errët shndriti drita e fuqishme, ‘E ke shumuar gëzimin, e ke rritur harenë’, kështu thotë profeti Isai në kapitullin e 90-të. Kjo është përvoja e krishtlindjes, përvoja e daljes nga një errësirë, një errësirë që e prek njeriun deri në misterin e fundit, të pakapërcyeshëm, për atë që është misteri i vdekjes. Por ne e dimë që në fe kjo dritë, shndrit. E zoti nëpërmjet ofertës së tij shndrit në jetën tonë, e përballë këtij grazhdi në Betlehem ku jemi të ftuar të ftuar të gjithë të kremtojmë e të festojmë, të sodisim këtë zot që shndrit në errësirat e ekzistencës tonë. Të bëjmë që edhe kisha jonë të mbushet me frymën e shenjtë të Jezuzit, populli të dalë nga fryma e errët e çdo distance, çdo shkurajimi, çdo mungese shprese”, ishte mesazhi i Imzot Arjan Dodajt, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës për këto Krishtlindje.

“Të dashur vëllezër e motra jam i lumtur t’iu drejtohem të gjithëve me rastin e Krishtlindjes së shenjtë, festë që kisha kremton çdo vit duke përkujtuar lindjes e zotit tonë Jezus Krishtit. Të begatisim familjet tona, ta pranojmë me lutje dhe me gëzim atë që po vjen, shëlbuesi ynë, zoti me në. ‘Ndryshoni e kthehuni tek unë’, thotë zoti, ja lajmi që na jepet në këtë Krishtlindje të shenjtë. Si mund të gëzohemi në lajmërimin e engjëllit që sjell lajmin e gëzueshëm të lindjes së zotit të paqes nëse ne nuk jemi njerëz të paqes, si mund të themi që e duam zotin dhe e bëjmë vullnetin e tij nëse nuk jemi të gatshëm të falim atë që na bën një ofendim,  ky zot i paqes që po vjen, ka vdekur për ne dhe për mëkatet tona, për të na pajtuar me atin”, përmbylli Imzot Otavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës.

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

By: e xh
24 December 2025 at 15:33

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Në operacionin “Labirinti 2” janë identifikuar 33 persona, pjesëtarë të rrjetit, ndërsa për 22 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Pas 4 javësh hetime nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës në pranga kanë përfunduar: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armand Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rruçaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Gjatë hetimeve janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë, ndërsa 6 persona janë shpallur në kërkim. Nga operacioni u sekuestruan rreth 500 gramë kokainë, 10 kg kanabis, 100 doza kanabis, 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Aktiviteti kriminal shtrihej në disa zona të Tiranës, si Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit, ndërsa droga shitej në lokale, tabakino, mjete taksi dhe e kamufluar si shpërndarje porosish.

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën

By: e xh
24 December 2025 at 15:32

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike.

Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare.

Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën.

Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera

By: e xh
24 December 2025 at 15:30

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot mënyrën si ka funksionuar Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke vënë theksin pikërisht te fakti se ajo është një institucion që varet drejtpërdrejt nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas Berishës, problematika kryesore nuk lidhet me individë të veçantë, por me mënyrën se si është ndërtuar dhe përdorur kjo strukturë, veçanërisht në procedurat e prokurimit publik dhe përqendrimin e përfitimeve financiare.

Ai deklaroi se varësia politike e AKSHI-t ka krijuar kushte për deformim të konkurrencës dhe mungesë transparence, duke e zhvendosur përgjegjësinë në nivel qeveritar dhe institucional.

Deklarata e Berishës

Mos harroni një gjë.

Duhet të mbani parasysh, AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri. Nga Edi Rama.

Së dyti, duhet t’u rrëfej këtu se njeriu më intim, i të gjithë zyrtarëve në Shqipëri, është Ergys Agasi. I faktuar. I faktuar. I faktuar. Ndaj dhe ky intim-Agasi na rezulton në librat e shtetit me fitime përrallore që nuk i ka njohur njeriu në historinë e njerëzimit. Fitime të cilat tejkalojnë brenda 5 muajve kapitalin fillestar 22 milionë herë. Është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro. Intim-Agasi, ta quajmë këtë mafioz për ta kuptuar njerëzit më mirë se çfarë ka ndodhur.

Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë. A mund të kuptohet kjo? A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin?

Të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë në kopshtin privat të Edi Ramës, për Edi Ramën.

Me këto emra, me Ermal Beqirin, me Gerond Meçen, duke legalizuar një proces ultra-mafioz në konkurrencë.

Duke paraqitur oferta fake vetëm për t’i çuar në ankime, për t’i anuluar nëse ndonjëri kishte sjellë ndonjë ofertë më të përshtatshme.

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

By: e xh
24 December 2025 at 14:54

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po zhvillohen paralelisht disa kantiere të rëndësishme, të cilat synojnë modernizimin e infrastrukturës spitalore, rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët, mjekët dhe studentët e mjekësisë.

Ndër projektet kryesore janë ndërtimi nga e para i Pediatrisë Infektive, rikonstruksioni i disa shërbimeve spitalore, si dhe ndërtimi i parkingut të ri multifunksional me kapacitet rreth 1 400 vende parkimi, i shoqëruar me hapësira për konferenca, trajnime dhe shërbime mbështetëse.

Për t’u njohur nga afër me ecurinë e punimeve, Kryeministri Edi Rama vizitoi sot QSUNT-në, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, si dhe Drejtuesja e QSUNT-së, Anxhela Paparizo.

Gjatë inspektimit, Drejtuesja e QSUNT-së shpjegoi  se Pediatria Infektive do të ndërtohet nga e para, ndërsa disa struktura ekzistuese po rikonstruktohen tërësisht. Kardiokirurgjia ka përfunduar ndërtimin dhe aktualisht po punohet për mobilimin dhe pajisjen me shtretër, me qëllim hapjen e saj brenda muajit mars, sipas standardeve bashkëkohore evropiane. Po ashtu, është rikonstruktuar spitali ditor, i cili do të ofrojë shërbime mjekësore që realizohen brenda ditës, si dhe shërbimi i djegie-plastikës, i cili po i nënshtrohet një rikonstruksioni total, me përfundim të parashikuar në fillim të vitit 2027.

Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme është ndërtimi i parkingut të ri multifunksional, i cili do të ketë gjithsej 1 400 poste parkimi dhe do të përmbushë të gjitha normativat për një qendër spitalore të këtij niveli, përfshirë platformën për uljen e helikopterëve të emergjencës, ashensorë të përshtatur edhe për ambulancat, si dhe akses të dedikuar për kategori të ndryshme përdoruesish. Ndërtimi i tij parashikohet të përfundojë brenda shtatorit të vitit të ardhshëm.

Sipas Drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, akomodimi i parkimit në një strukturë të dedikuar do të lirojë sipërfaqe të konsiderueshme brenda territorit të QSUT-së, duke hapur rrugën për rikualifikimin e rreth 80 mijë metrave katrorë, të cilat synohen të transformohen në një park urban, në shërbim të pacientëve, familjarëve të tyre, stafit mjekësor dhe gjithë zonës përreth.

“Ky është parkimi multifunksional i spitalit Nënë Tereza, i cili do të akomodojë rreth 1400 poste parkimi, ndërkohë që gjithë sipërfaqja që flasim janë 790 poste parkimi, që do të thotë ky parkim do ketë gjithçka ka këtu, plus dhe kapacitete të  tjera shtesë. Ndërkohë që ka edhe hapësira të tjera, pritje, akomodimi, shërbime për të organizuar konferenca, për të organizuar trajnime për mjekët, për profesorët, të cilat duhet të jenë pjesë e këtij kompleksi. Aktualisht punimet kanë ecur me një ritëm goxha të mirë. Kemi dalë në kuotën plus një. I gjithë ndërtimi do të jetë plus 5 kate. Ndërkohë, parkimi i ka të gjitha normativat për një parkim për një qendër spitalore, duke filluar që nga platforma sipër për uljen e helikopterëve të emergjencës deri tek ashensorët, të cilët mund të futet edhe ambulanca dhe deri te ashensorët që janë të përshtatura për parkime specifike.” – detajoi Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Ndërsa, Kryeministri Rama vlerësoi projektin si një lehtësim të madh për funksionimin e QSUT-së, duke theksuar se modeli i partneritetit publik-publik mes QSUT-së dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit siguron ,jo vetëm zgjidhje funksionale dhe urbane, por edhe gjenerim të ardhurash në funksion të vetë institucionit shëndetësor. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e hartimit paralel të projektit të parkut, me synimin për ta kthyer QSUT-në në një hapësirë të gjelbëruar, të qetë dhe miqësore, ku qarkullimi i automjeteve do të jetë i kufizuar vetëm për nevojat emergjente dhe shërbimet e domosdoshme.

“Ky është shpëtim i madh shumë. Faktikisht, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka tashmë gjithë eksperiencën ka dhe bilancin shumë pozitiv me këto struktura parkimesh, sepse janë edhe fitimprurëse në funksion të institucionit dhe në funksion të fondit si investitor, natyrisht bëhet një ndarje midis atyre që janë punonjësit dhe që kanë një trajtim të veçantë, të atyre që vijnë pastaj nga jashtë që e përdorin dhe ndërkohë ka dhe një akses nga jashtë spitalit, po që bëhet një parkim edhe për zonën. Në një pjesë të caktuar të strukturës, akomodohen makina të zonës, të cilat paguajnë edhe bëhet gjenerator të ardhurash. Duhet bërë paralelisht projekti i parkut, se kjo ka qenë ideja që ta transformojmë gjithë QSUT-në në një park. Park me godina spitalore, kuptohet. Gjithë këto pjesë që janë këtu, nga shumë vite, të rikualifikohen, të rishikohen me këtë sy edhe vetë gjithë sistemi i rrugëve të rishikohet në syrin që s’ka më makina që hyjnë e dalin. Janë vetëm ambulanca, janë korsitë e dedikuara, pastaj një pjesë mund të jetë në kalldrëm për këmbësorët. Të bëhet diçka që realisht të ndjehesh sikur shkon në një vend për tu rigjeneruar, jo sikur shkon në pazar.” – u shpreh Kryeministri Rama.

16:00 Shpërthim tragjik në azil pleqsh pranë Filadelfias/ Dy viktima dhe disa të plagosur

By: Monika
24 December 2025 at 16:00

Zjarrfikësit kanë punuar për orë të tëra për të siguruar zonën pas një shpërthimi vdekjeprurës në një azil pranë Filadelfias.

Dy shpërthime të njëpasnjëshme dhe një zjarr i fuqishëm, që dyshohet se u shkaktuan nga rrjedhja e gazit, shkatërruan pjesërisht një azil pleqsh në Bristol Township, rreth 33 kilometra në verilindje të Filadelfias. Si pasojë, të paktën dy persona humbën jetën.

Sipas autoriteteve lokale, pesë persona rezultonin ende të zhdukur disa orë pas ngjarjes, ndërsa ekipet e emergjencës vijonin kërkimet në pjesën e shembur të ndërtesës. Shefi i zjarrfikësve të zonës, Kevin Dippolito, bëri të ditur se disa banorë dhe anëtarë të stafit, të mbetur fillimisht të bllokuar nën rrënoja, u shpëtuan.

Një numër i pacaktuar personash mbetën të plagosur dhe u dërguan në spitalet përreth për ndihmë mjekësore. Shkaqet e sakta të shpërthimit janë ende nën hetim, ndërsa autoritetet kanë nisur një verifikim të plotë të sigurisë së objektit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje familjarëve të qëndrojnë në kontakt me shërbimet emergjente për informacion zyrtar./mxh

15:47 “SPAK goditi në zemër”/ Gazetari, Artan Hoxha tregon pse nuk kapet Ergys Agasi

By: EL
24 December 2025 at 15:47

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Gazetari, Artan Hoxha i ftuar në një studio televizive ka dhënë detaje lidhur me dosjen e AKSHI-t. Hoxha gjatë fjalës së tij u shpreh se hetimi i SPAK ishte një bingo. Sipas tij hetimi arriti të kapte vetëm një pjesë të gjërave pasi ka ende shumë detaje.

Ai theksoi se priste që në korrik që të lëshohej një urdhër arresti ndaj Ergys Agasit. Sipas tij kjo është shtyrë në maksimum dhe se u desh muaji dhjetor të operohej. Gazetari ngriti pyetjen sesi Agasi arriti që në moshë të re për t’u fuqizuar ndërkohë që s’ka të shkuar nga bota e krimit.

“Gysi nuk është njëri që mban pistoletën në brez, nuk është njeriu i forcës. Ai ka një fuqi tjetër nuk është si këta të tjerët që kanë ardhur nga gaveta, ai nuk ka pasur këtë lloj historiku.

Ai vjen nga një familje intelektuale, ka qene deputet ka qene edhe ministër për ca kohë. Pra është një njeri i formuar dhe i ri, është futur shumë i ri në këtë rrugë. Tani problemi është si u fut ky dhe u bë kaq i fuqishëm. Se nga bota e krimit nuk vinte, nuk ka një shkuar te bota e krimit.

Emri i Agasi filloi të bëhej i fuqishëm ne momentin që binte Vangjush Dako. Fillimisht u shpall person non grata në SHBA më pas filluan proceset penale ndaj tij. Dhe kur ai u arrestua vendi i tij mbeti bosh. Ky është koordinatori i tretë që mbaj mend në dy dekada e gjysmë në Shqipëri.

Tre koordinatorët kanë qenë nga Durrësi. I katërti është çik shpejt po do ta shohim. Kishte kohë qarkullonte se Gysi nuk u mbaronte dot ,ë punë lart gjë që tregon se kishte ndodhur rrokata”, tha ai./e.t

15:43 Mbi 20 ndryshime në 30 vite, rritjet e pagës minimale ndër vite

By: EL
24 December 2025 at 15:43

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Paga minimale në Shqipëri ka qenë një nga instrumentet kryesore të politikës sociale dhe ekonomike gjatë tri dekadave të fundit. Që nga viti 1995 e deri në janar 2026, ajo është ndryshuar mbi 20 herë, duke reflektuar tranzicionin ekonomik të vendit, inflacionin, presionin social për rritje të të ardhurave dhe përpjekjet për formalizimin e tregut të punës.

Në vitin 1995, paga minimale u fiksua për herë të parë në nivel kombëtar në rreth 3 mijë e 400 lekë në muaj. Një vit më pas, ajo u rrit në 4 mijë e 400 lekë, ndërsa pas krizës së vitit 1997, në vitin 1999, paga minimale arriti në 6 mijë e 380 lekë, duke shënuar rifillimin e rregullimeve zyrtare.

Periudha 2000–2006 u karakterizua nga rritje pothuajse vjetore. Nga 7 mijë lekë në vitin 2000, paga minimale arriti në 14 mijë lekë në vitin 2006, në përpjekje për të ndjekur inflacionin dhe për të nxitur deklarimin real të pagave.
Rritjet vijuan edhe në vitet pasuese. Në periudhën 2008–2013, paga minimale u dyfishua gradualisht, duke kaluar nga 17 mijë në 22 mijë lekë. Megjithatë, edhe pas këtyre rritjeve, ajo mbetej ndër më të ulëtat në Europë.

Pas një periudhe ngadalësimi, paga minimale u rrit sërish në vitin 2017 në 24 mijë lekë dhe në vitin 2019 në 26 mijë lekë, si pasojë e rritjes së kostos së jetesës.

Një kthesë e fortë u shënua pas pandemisë. Në vitin 2021, paga minimale u rrit në 30 mijë lekë, për të vijuar në 32 mijë në vitin 2022. Në vitin 2023, fillimisht u rrit në 34 mijë lekë, ndërsa në prill u miratua një nga rritjet më të mëdha historike, duke e çuar në 40 mijë lekë në muaj.

Ky nivel mbeti i pandryshuar gjatë viteve 2024 dhe 2025. Ndërkohë, sipas vendimit të fundit, nga janari 2026, paga minimale në Shqipëri do të rritet në 50 mijë lekë në muaj, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë./e.t

15:40 Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon Franca: E papranueshme

By: EL
24 December 2025 at 15:40

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Franca ka reaguar ashpër ndaj vendimit të administratës amerikane për të vendosur ndalim vizash ndaj Thierry Breton, ish-komisioner i Bashkimit Evropian dhe një nga arkitektët e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA).

Washingtoni e akuzon BE-në se po kufizon lirinë e shprehjes dhe po synon padrejtësisht gjigantët amerikanë të teknologjisë.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se ligji është miratuar në mënyrë demokratike dhe “nuk ka shtrirje jashtë territorit, duke mos prekur SHBA-të”. Ai e cilësoi vendimin si të papranueshëm.

“Franca dënon fuqishëm kufizimin e vizës të vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Thierry Breton, ish-ministër dhe Komisioner Evropian, dhe katër figurave të tjera evropiane,” shkroi ai, citon Reuters.

“Popujt e Evropës janë të lirë dhe sovranë dhe nuk mund të lejojnë që rregullat që qeverisin hapësirën e tyre digjitale t’u imponohen nga të tjerët.”

Vetë Breton, një ish-ministër i Financave i Francës, reagoi duke e krahasuar vendimin me “gjuetinë e shtrigave të Mwarthy-t”. Ai kujtoi se DSA është miratuar nga 90% e Parlamentit Evropian dhe të gjitha 27 shtetet anëtare.

Gjermania gjithashtu e quajti ndalimin e vizave për aktivistët e saj “të papranueshëm”, duke theksuar se rregullat e hapësirës digjitale në Evropë nuk vendosen në Washington.

Ky vendim vjen në një kohë kur tensionet mes SHBA-ve dhe BE-së po rriten mbi çështje si liria e shprehjes, tregtia dhe lufta në Ukrainë.

Administrata Trump vendosi këtë të martën të ndalonte vizat për Breton-in, një nga arkitektët e Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së (DSA), dhe ndaj disa aktivistëve kundër dezinformimit, të cilët sipas saj kanë qenë të përfshirë në censurimin e platformave amerikane të rrjeteve sociale.

Ndalimet e vizave theksojnë divergjencat në rritje mes Washington-it dhe disa kryeqyteteve evropiane mbi çështje si liria e shprehjes, mbrojtja, emigracioni, politika e ekstremit të djathtë, tregtia dhe lufta Rusi-Ukrainë./e.t

15:35 Gjykata e Posaçme merr vendimin për Edvin Priftin

By: EL
24 December 2025 at 15:35

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të kardiokirurgut, Edvin Prifti. Ai akuzohet nga SPAK  për “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “pastrim parash”. Dyshimet e SPAK ndaj mjekut nisën pas disa përgjimeve të bëra për llogari të dosjes ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

SPAK akuzoi në atë kohë se shtetasja e arrestuar, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para mjekut të kardiokirurgjisë që të operonte jashtë radhe nënën e saj të sëmurë. Po gjatë hetimeve, Priftit ju gjetën në shtëpi 220 mijë euro për të cilat u akuzua për fshehje të të ardhurave.

“Sistemi ka filluar të funksionojë”, pati deklaruar asokohe Kryeministri Edi Rama. Vetë Prifti, gjatë mbrojtjes kundër arrestit me burg apo masave të tjera të sigurisë, ka deklaruar se paratë ishin fituar nga çmimet ndërkombëtare që ka marrë.

Pas betejave ligjore këto vite Prifti u rikthye në detyrë në QSUT. Vetëm tani nis për të gjykimi në GJKKO.

Kardiokirurgu ka mohuar akuzat në vijimësi dhe ka pretenduar se shteti u vu pas tij për shkak të qëndrimeve kritike që mbajti gjatë pandemisë Covid-19. Sot ai thotë se studimet për atë kohë po i japin të drejtë. /e.t

15:33 Gattuso: Krenar që jam trajner i Italisë, duhet të shkojmë në Botëror

By: EL
24 December 2025 at 15:33

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Gennaro Gattuso ka folur hapur për emocionet, përgjegjësinë dhe objektivat e tij si trajner i kombëtares italiane, në një intervistë të gjatë për “Vivo Azzurro TV”. Pas gjashtë muajsh në krye të të kaltërve, tekniku italian e ka të qartë misionin; kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

“Kur më kërkuan të bëhesha trajner i Italisë, thashë menjëherë po, pa menduar për pro apo kundër. Jam krenar që përfaqësoj vendin tim, ndihem i privilegjuar dhe shumë me fat”, u shpreh Gattuso, duke theksuar peshën e madhe të fanellës. “Miliona njerëz do të donin të ishin në vendin tim. Kam jetuar gjithmonë me presion dhe shpresoj t’i jap Italisë gëzim bashkë me lojtarët e mi”.

Bilanci i parë i Gattusos është pozitiv, gjashtë ndeshje, pesë fitore dhe një humbje. Ai mori drejtimin e një skuadre të tronditur pas humbjes së rëndë në Oslo ndaj Norvegjisë, por sipas tij, grupi ka reaguar me karakter dhe identitet të fortë.

“Pashë një mentalitet pozitiv, ndjenjë përkatësie dhe lojtarë që japin gjithçka në fushë. Kjo është shumë e rëndësishme”, theksoi trajneri.

Tashmë vëmendja është përqendruar te ndeshjet eliminatore play-off të marsit, fillimisht gjysmëfinalja kundër Irlandës së Veriut dhe më pas fituesi i çiftit Uells–Bosnjë. Gattuso paralajmëron edhe për rreziqet e mundshme.

“Nuk duhet të përsërisim gabimin e bërë katër vite më parë kundër Maqedonisë së Veriut. Në futbollin modern nuk ka ndeshje të lehta. Duhet të dimë të reagojmë, të jemi të fortë për 90 minuta dhe të mos dorëzohemi përballë vështirësive. I gjithë kombi na pret dhe ne duhet të shkojmë atje me mentalitetin e duhur dhe dashurinë për këtë fanellë”, shtoi ai.

Në fund, Gattuso nuk e fshehu objektivin madhor.

“Fiksimi ynë është Kupa e Botës 2026. Italia mungon që nga viti 2014 dhe duhet të kthehemi aty ku kemi qenë për shumë vite, madje edhe si protagonistë. Duhet ta duam këtë objektiv me çdo kusht”, tha Rino Gattuso./e.t

15:28 Themelohet Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë

By: EL
24 December 2025 at 15:28

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Pas një procesi të gjatë konsultimi mes prokurorëve nga të gjithë zyrat e prokurorive në vend, është themeluar së fundmi Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Kjo shoqatë është ngritur në respektim të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe do të funksionojë si një organizatë profesionale, jofitimprurëse dhe e pavarur.

Shoqata e Prokurorëve është e para organizatë e këtij lloji që themelohet pas miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke vepruar brenda kornizës së re kushtetuese dhe ligjore për sistemin prokurorial.

Ajo synon të ofrojë një strukturë të qëndrueshme dhe të organizuar, e cila do të shërbejë si një pikë referimi për zhvillimet e rëndësishme, problematikat dhe çështjet që lidhen me statusin dhe funksionin e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Teksa sistemi i drejtësisë përballet vazhdimisht me sfida të ndryshme, vlerësohet si e domosdoshme një qasje më aktive dhe e organizuar edhe nga vetë trupa e prokurorëve. Misioni kryesor i Shoqatës së Prokurorëve është garantimi dhe mbrojtja e statusit, pavarësisë dhe integritetit të prokurorëve, si dhe promovimi i vlerave dhe rolit të tyre në një shoqëri demokratike dhe shtet të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve do të angazhohet aktivisht në proceset ligjbërëse dhe vendimmarrëse që prekin sistemin e drejtësisë, përmes dhënies së kontributeve profesionale dhe mbajtjes, sipas rastit, të qëndrimeve institucionale dhe publike.

Një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv me institucionet shtetërore, shoqërinë civile, mediat dhe aktorë të tjerë.

Shoqata e Prokurorëve ka në përbërje prokurorë nga të gjithë zyrat e prokurorive në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë marrë përsipër angazhimin aktiv sipas fushave respektive. Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve në mandatin e parë është zgjedhur prokurori Gezim Spahiu./e.t

15:06 Niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, ja kursi i këmbimit për euron

By: EL
24 December 2025 at 15:06

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Kursi euro-lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, në ditët e fundit në treg ka ofertë të shtuar të valutës së huaj, çka përfaqëson një tendencë pak a shumë të zakonshme sezonale. Në veçanti, kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit sjell flukse më të larta të monedhës europiane.

Rënia vjetore e kursit ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me vitet e mëparshme. Kundrejt të njëjtës datë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 2.1%. /e.t

14:44 Vendos qeveria/ E premtja pushim për administratën

By: EL
24 December 2025 at 14:44

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike.

Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare.

Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën. /e.t

14:40 PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

By: EL
24 December 2025 at 14:40

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanë kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, thirrjen e mbledhjes së këshillit për çështjen Balluku.

Në shkresë ata kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00./e.t

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

By: mirseda
24 December 2025 at 15:23
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë ndarë një mesazh të përbashkët për festën e Krishtlindjes. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Imzot Otavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës ndanë në mediat sociale një videomesazh të përbashkët ku iu uruan besimtarëve […]

Mbështetje për gratë kryefamiljare dhe familjet me asistencë në qarkun e Elbasanit

By: mirseda
24 December 2025 at 15:21
Fëmijët nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe nëna kryefamiljare në qarkun e Elbasanit së bashku festat e fundvitit. Aktiviteti, i organizuar me rastin e festave të fundvitit, nuk ishte vetëm një moment gëzimi për fëmijët, por edhe një hapësirë dialogu dhe informimi për gratë kryefamiljare. E pranishme në këtë takim, deputetja e […]

Tiranë ,aksion antidrogë, shkatërrohet grupi kriminal, zbulohet skema e shpërndarjes së ‘mallit’

By: mirseda
24 December 2025 at 15:18
Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”. Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, […]
❌
❌