Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë rikthyer, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen paraprake për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Organizata Ndërkombëtare Detare e OKB-së pezulloi përkohësisht operacionin e shoqërimit të anijeve, pasi një anije tregtare raportoi se ishte sulmuar pranë brigjeve të Omanit. Kompania tajvaneze Evergreen Marine bëri të ditur se një prej anijeve të saj u godit nga një objekt i panjohur, ndërsa dy zyrtarë amerikanë thanë për Reuters se sulmi ishte kryer nga Irani.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane deklaruan se nuk do të garantojnë sigurinë e anijeve që lundrojnë jashtë korridoreve detare të miratuara nga Teherani, ndërsa Garda Revolucionare paralajmëroi se do të ndërmarrë masa ndaj atyre që nuk respektojnë udhëzimet.
Ădo anije qĂ« lundron jashtĂ« korridoreve detare tĂ« pĂ«rcaktuara nga Autoriteti i NgushticĂ«s sĂ« Gjirit Persik nuk do tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga garancia pĂ«r kalim tĂ« sigurt dhe nuk do tĂ« mbulohet nga sigurimi apo detyrimet pĂ«rkatĂ«se. Ngushtica e Hormuzit, pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s kalon rreth njĂ« e pesta e naftĂ«s dhe gazit tĂ« lĂ«ngshĂ«m nĂ« botĂ«, mbetet njĂ« pikĂ« kyçe e tensioneve.
Megjithatë, ka shenja të rikthimit gradual të aktivitetit, pasi Arabia Saudite ka rifilluar ngarkimin e naftës në terminalin Ras Tanura dhe gjithnjë e më shumë anije po largohen nga zona. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se çdo përpjekje e Iranit për të bllokuar lundrimin në ngushticë do të kishte pasoja.
Mosmarrëveshjet për kontrollin e Hormuzit, programin bërthamor të Iranit dhe çështje të tjera vazhdojnë të sfidojnë marrëveshjen e armëpushimit, e cila parashikon 60 ditë negociata për zgjidhjen e tyre.









