Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dugolli flet për “komplot” kundër Kurtit: Ka më shumë aktorë sesa ata që duken në skenë



Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar ndaj qëndrimeve të partive opozitare lidhur me çështjen e shpërbërjes së Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Dugolli ka kritikuar PDK-në dhe LDK-në, duke thënë se këto parti gjatë konsultimeve me kryeministrin Albin Kurti për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Presidentit kishin deklaruar disa herë se nuk kanë votë për Osmanin.

Sipas tij, tani të njëjtat parti po e mbrojnë “me fanatizëm” vendimin e presidentes për shpërbërjen e Parlamentit, të cilin ai e cilëson si veprim të kundërligjshëm.

"Ky ndryshim i papritur i qëndrimit nuk është i rastësishëm. Përkundrazi, të jep përshtypjen se kemi të bëjmë me një skenar të mirëmenduar dhe të mirëkurdisur kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit".

“Por një gjë është e sigurt: e vërteta nuk mbetet gjatë e fshehur. Herët a vonë gjithçka del në dritë. Dhe gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se në këtë komplot ka shumë më tepër aktorë sesa ata që duken në skenë”, ka shkruar Dugolli./Telegrafi/


Manxhuka i kundërpërgjigje PDK-së: LVV e kandidoi Konjufcën krejt në fund, në pritje të ndonjë marrëveshje me opozitën



Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka i është kundërpërgjigjur deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri dhe atij Përparim Gruda, të cilët në një konferencë për media theksuan se ka munguar vullneti politik i shumicës parlamentare për zgjedhjen e presidentit.

Manxhuka në një postim në Facebook shkruan se kryeministri Kurti e ka ftuar dy herë në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe se kanë komunikim normal dhe të mirë.

Zëdhënësi i Qeverisë thekson tutje se kryetari i PDK-së asnjëherë nuk i ka thënë Kurtit që ka ndonjë problem me Glauk Konjufcën si personalitet.

“Si LVV në vitet 2011 dhe 2016 kemi pasur problem me emrat e përveçëm të atyre që u bënë presidentë asokohe. Dhe në vend të takimeve me neve, pushteti atëbotë na përndiqte e shtypte me polici.

Bedri Hamzën e ftoi KM Kurti dy herë në takim dhe kanë komunikim normal e të mirë. Hamza asnjëherë s’ia ka thënë Kurtit që ka naj problem me Glauk Konjufcën si personalitet, e të cilin LVV e kandidoi krejt n’fund të afatit për president në pritje të ndonjë marrëveshje me opozitën”, shkruan Manxhuka. /Telegrafi/


Çështja e presidentit, PDK: Mungoi vullneti politik i shumicës, LVV me dëshirë për pushtet absolut



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim Gruda mbajtën sot një konferencë për media, ku folën për zhvillimet e fundit politike.

Tahiri theksoi se Kosova po shkon sërish drejt zgjedhjeve jo për shkak të mungesës së alternativave për zgjidhje, por për shkak të refuzimit të tyre nga shumica parlamentare.

“Nëse e di që nuk i ke votat, atëherë në politikë kërkon marrëveshje dhe konsensus. Por, kur refuzon marrëveshjen dhe insiston vetëm në kandidatë partiakë, mesazhi është i qartë: problemi nuk është zgjedhja e Presidentit, por dëshira për të kontrolluar çdo institucion të shtetit. Dëshira për t’i nënshtruar të gjithë akterët e tjerë politikë ndaj një mentaliteti autoritar, për ta kapur çdo institucion”, tha Tahiri.

Ai shtoi se të gjithë presidentët e deritanishëm të Kosovës janë zgjedhur si rezultat i marrëveshjeve ndërmjet partive politike dhe se kjo është hera e parë që Kuvendi dështon ta zgjedhë Presidentin.

Tahiri theksoi se PDK ka vepruar me përgjegjësi gjatë gjithë këtij procesi. Ai tha se partia ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe ka marrë pjesë në takimet me kryeministrin Albin Kurti për të gjetur një zgjidhje.


Ai shtoi se PDK ka mbështetur idenë e një kandidati konsensual nga familja Jashari, ka qenë e hapur për një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike dhe në fund ka ofruar edhe një marrëveshje të kufizuar vetëm për zgjedhjen e Presidentit.

“Pra, alternativa kishte. Zgjidhje kishte. Mungoi vetëm vullneti politik i shumicës parlamentare. Ose, thënë më saktë: në Lëvizjen Vetëvendosje mbizotëroi etja dhe dëshira për pushtet dhe kontroll absolut”, u shpreh Tahiri.

Ai theksoi se për PDK-në ishte e papranueshme logjika e kontrollit absolut të institucioneve dhe se një qasje e tillë do t’i sillte dëme serioze vendit.

Tahiri tha gjithashtu se, pasi kanë kuptuar se nuk mund të prodhojnë rezultate konkrete për vendin, shumica parlamentare ka zgjedhur të abstenojë nga përgjegjësia e qeverisjes dhe të prodhojë kriza të njëpasnjëshme politike.

Në fund, Tahiri deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje sa herë që ato të mbahen.

“PDK do t’u drejtohet qytetarëve me një program të qartë për stabilitet institucional, zhvillim ekonomik dhe qeverisje serioze. Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja politike, Kosova ka nevojë për përgjegjësi”, përfundoi Tahiri.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se e Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë Presidentin brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë dhe se, si rrjedhojë, shpërndarja e Kuvendit është pasojë e drejtpërdrejtë kushtetuese.

“Kuvendi i Kosovës ka konsumuar të drejtën e tij për të zgjedhur Presidentin brenda afatit kushtetues. Për pasojë, shpërndarja e tij dhe dekreti i Presidentes janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Gruda.

Ai theksoi se në doktrinën kushtetuese evropiane ekziston parimi i ndalimit të përfitimit nga mosveprimi institucional.

“Kompetenca për zgjedhjen e Presidentit nuk është diskrecionale, por një detyrim pozitiv kushtetues. Mosnisja e procedurës përbën një mosveprim kushtetues institucional që bllokon krijimin e një organi të shtetit”, deklaroi Gruda.

Sipas tij, interpretimi se Kuvendi mund të shmangë shpërndarjen duke mos e nisur fare procedurën e zgjedhjes së Presidentit është në kundërshtim me logjikën kushtetuese dhe me parimin e efektivitetit të Kushtetutës.

“Nëse pranohet se shpërndarja ndodh vetëm pas votimit të tretë, atëherë Kuvendi mund të mos e thërrasë kurrë seancën dhe të zgjasë mandatin përtej parashikimeve kushtetuese. Kjo bie ndesh me parimin e efektivitetit të Kushtetutës”, tha ai.


Gruda shtoi se interpretimi korrekt i Kushtetutës kërkon që afatet kushtetuese të mos neutralizohen përmes mosveprimit institucional.

“Dispozitat kushtetuese nuk mund të interpretohen në mënyrë që lejojnë neutralizimin e tyre përmes mosveprimit institucional. Përndryshe, do të krijohej mundësia e një bllokimi të përhershëm institucional”, theksoi Gruda.

Ai përfundoi se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën me mosveprim dhe se pasoja e kësaj situate është shpërndarja e tij dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.

“Presidentja ka vepruar tërësisht në përputhje me Kushtetutën duke ushtruar kompetencat e saj për shpërndarjen e Kuvendit dhe pritet që së shpejti të caktohet edhe data e zgjedhjeve”, përfundoi Gruda. /Telegrafi/

Hamza del nga takimi me Osmanin, tregon se çfarë u diskutua



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja, ndërsa akuzoi Lëvizja Vetëvendosje se mban përgjegjësinë kryesore për faktin që vendi po shkon sërish në zgjedhje.

“Ishim në takimin e ftuar nga presidentja e vendit, diskutuam për datën e mundshme të zgjedhjeve”, tha Hamza.

“Përgjegjësia kryesore bie tek partia më e madhe në vend, pasi vendi mund të kishte president”.

Ai shtoi se PDK-ja ka qenë e gatshme për marrëveshje politike.

“Ne si PDK kemi qenë të hapur që vendi të ketë president. Ne nuk kemi vënë vija të kuqe për asnjë partneritet, por që nuk kemi pranuar asgjë”, potencoi kreu i PDK-së.

“Kërkesa jonë ka qenë e qartë, që të kemi marrëveshje politike, më pas t’i japim emrat për president, por që nuk kishim marrëveshje”.

Hamza theksoi gjithashtu se, sipas tij, nuk ka pasur vullnet për bashkëpunim nga partia më e madhe në vend.

“Fillimisht nuk kishim emra, pasi partia më e madhe nuk dëshironte emra nga partitë. Për më tepër, ata nuk e kanë ftuar as AAK-në në takime”, deklaroi ai.

Në fund, ai u shpreh se PDK-ja do të respektojë çdo vendim të institucioneve.

“Çdo vendim që merret nga Gjykata Kushtetuese, ne do ta respektojmë, por që besojmë se vendimi i Presidentes ishte i duhuri, andaj ne presim datën e zgjedhjeve”, shtoi Hamza. /Telegrafi/

Hamza me homazhe në Prekaz: Sakrifica e familjes Jashari mbetet një amanet i përhershëm



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka kryer homazhe sot për nder të 28 vjetorit të shënimit të Epopesë së UÇK-së, në Prekaz.

Hamza përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se

"Sot, në Prekaz, në vendin e shenjtë të sakrificës, nderuam komandantin legjendar Adem Jashari, Hamzën, bacën Shaban dhe të gjithë të rënët e familjes heroike Jashari. Pas homazheve, vizitova edhe bacën Rifat, në shtëpinë që u bë kala e lirisë, ku çdo gur, çdo rrëfim dhe çdo kujtim dëshmon për sakrificën e jashtëzakonshme për atdheun. Në fjalët e tij të qeta dhe në qëndrimin burrëror ndjehet ende pesha e historisë dhe madhështia e një familjeje që e ktheu qëndresën në betim për liri", ka shkruar Hamza.

Siç ka thënë Hamza" "Sakrifica e familjes Jashari mbetet një amanet i përhershëm, që na thërret ta ruajmë dhe forcojmë Kosovën për çdo brez. Lavdi e përjetshme komandantit Adem Jashari dhe gjithë të rënëve të familjes Jashari". /Telegrafi/



Çitaku: Egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV-ja po e lënë Kosovën sërish pa institucione



Nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke akuzuar Lëvizja Vetëvendosje për bllokimin e institucioneve dhe shtyrjen e vendit drejt një cikli të ri zgjedhor.

Përmes një reagimi publik, Çitaku tha se ambicia për kontroll të plotë institucional po e çon Kosovën drejt një krize të re politike.

“Egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, përgjegjësia për situatën aktuale politike është e qartë dhe lidhet me mungesën e vullnetit për marrëveshje politike.

“Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik”, ka theksuar Çitaku.

Ajo ka shtuar gjithashtu se zhvillimet politike duhet të reflektohen edhe në raport me sakrificën e bërë për lirinë e vendit.

“Sot, kur të shkojnë e të bëjnë homazhe aty ku pushojnë heronjtë tanë, duhet të ndihen të turpëruar. Është luftuar shumë dhe gjatë që qytetarët tanë të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jetojnë të lirë”, ka thënë Çitaku.

Në reagimin e saj, nënkryetarja e PDK-së theksoi se liria dhe Republika e Kosovës nuk duhet të shpërdorohen.

“Kjo liri dhe kjo Republikë nuk guxojnë të shpërdorohen”, është shprehur ajo. /Telegrafi/


Kur do të ftohen liderët partiakë nga Presidentja për datën e zgjedhjeve të reja? Flet Osmani



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të zhvillojë konsultime me liderët e partive politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Njoftimi u bë në një konferencë për media, pasi presidentja nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës.

Osmani theksoi se konsultimi me subjektet politike është një obligim ligjor që duhet të zhvillohet para shpalljes së datës së zgjedhjeve.

“Menjëherë sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve sepse siç e dini është obligim që të konsultohen paraprakisht, dhe është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe të shpallen zgjedhjet e reja. Paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike, dhe menjëherë pas kësaj do të caktohet data”, deklaroi Osmani. /Telegrafi/

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme, Osmani: Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë të premten dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Në një konferencë për media, Osmani deklaroi se mosarritja e votimit të presidentit në seancën e së enjtes mbrëma ka bërë të pashmangshme shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Ajo theksoi se situata e krijuar mund të ishte shmangur, duke kritikuar përfaqësuesit politikë që, sipas saj, nuk vepruan në interes të qytetarëve.

“Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata përfaqësues nuk zgjodhën interesin e popullit”, u shpreh Osmani.

Presidentja e cilësoi si papërgjegjësi faktin që Kuvendi nuk arriti të zgjedhë kreun e ri të shtetit dhe paralajmëroi se vendi po hyn në një cikël të ri zgjedhor në një kohë kur stabiliteti politik është i domosdoshëm.

“Askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, deklaroi ajo. /Telegrafi/

Nisma e Vjosa Osmanit për president nga populli, Lumir Abdixhiku: LDK e mbështet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia që e drejton ai i mbështet në parim amandamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga qytetarët. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato. “Përvoja na e ka dëshmuar që…

Source

Hamza: Ne kemi pritur që sonte te zgjedhim presidentin e ri



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK ka qenë gjithmonë e hapur për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk mund të diskutohet për këtë çështje dy orë para skadimit të mandatit të presidentes aktuale.

"“Në parim jemi që presidenti të zgjidhet nga populli, por kjo do trajtim serioz. Domosdoshmërisht duhet të jetë e vendosur brenda kuadratit ligjor, brenda Kushtetutës së Republikës, brenda procedurave, rregullave. Nuk është respektuar rregullorja, s’është në përputhje me atë që ka thënë Gjykata Kushtetuese".

"Sonte kam pritur, madje shumë më herët që Kosova ta ketë të zgjedhur presidentin e jo të vijë në këto orët e fundit të mandatit që deputetët të sfidohen me seancë të jashtëzakonshme pa material. Në parim jemi për, por kërkon trajtim në përputhje me rregulloren e ligjet”, ka thënë ai.

​Gruda: Nuk e mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës, nuk do të marrim pjesë në seancë



Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se kjo parti nuk do ta mbështesë kandidaturën e Glauk Konjufca për president të Kosovës.

Ai ka thënë se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe se nuk do të marrin pjesë në seanca lidhur me këtë çështje.

“Ne e kemi vendosur që ne nuk e mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës, asnjë kandidaturë tjetër partiake. Është qëndrim i qartë dhe nuk do të marrim pjesë në seanca. Por, ajo që po përgaditet është mos të mbahen seancat fare sa e kuptova UNË. Është përmbysje e rendit kushtetues, sepse, sot kuvendi është dashur të mblidhet me zgjedh ose mos me zgjedh një president. Kjo që as mos me zgjedh, as mos me konsomu procedurën është shkelje e Kushtetutës dhe po bëhet me qëllim me përmbys rendin kushtetues”, ka thënë Gruda.

I pyetur nëse kanë kandidat për president, ai tha se aktualisht nuk kanë një emër të propozuar, duke theksuar se nuk i kanë votat për ta zgjedhur një të tillë.

Ai ka thënë se veprimet e qeverisë aktuale janë tallje me Kosovën.

“Jo, sepse e vërteta është që nuk i kemi votat. Është tallje me gjithë Kosovën, sepse rezultati dihet, e vërteta është se ne kemi 22 deputetë, por është dhe një e vërtetë e madhe, populli i Kosovës e ka votuar 51 për qind VV-në, jo 100 për qind. Me 51 për qind ata kanë mundur të formojnë qeverinë, me formu kuvendin, me miratu ligjin për buxhetin e gjëra tjera, por jo edhe me bë presidentin. Prandaj, duhet sjellë në përputhje me rezultatin zgjedhor. Ky rezultat zgjedhor na ka imponuar që të gjithë ne të ulemi dhe të gjejmë një emër për president. Krejt partitë popullsitë në botë kur fitojnë 51 për qind e llogarisin sikur kanë fituar 100 për qind. Kjo është komplet tallje me Kosovën, Kushtetutën, interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar Gruda. /Kp/

Hamza: Prekazi u bë altar i lirisë, ndërsa familja Jashari simbol i qëndresës së një populli



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe simbolizon sakrificën e familjes Jashari për lirinë e vendit.

Në seancën solemne të Epopesë së UÇK-së, Hamza tha se janë mbledhur jo vetëm për të kujtuar një ngjarje historike, por për të nderuar një moment që, sipas tij, i dha drejtim historisë së Kosovës.

“Sot jemi mbledhur në këtë sallë jo vetëm për të kujtuar një ngjarje historike, por për të nderuar një moment që i dha historisë sonë Epopejën e UÇK-së dhe rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz”, ka deklaruar Hamza.

Ai theksoi se më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 një familje shqiptare vendosi të qëndrojë në pragun e shtëpisë së saj përballë një ushtrie të tërë pushtuese.

“Sidoqoftë, ato tri ditë nuk janë vetëm një betejë në kalendarin e historisë sonë. Ato janë një mësim i përhershëm për vetë kuptimin e lirisë, sepse ka momente kur historia nuk shkruhet nga numrat, nga fuqia ushtarake apo nga kalkulimet politike, por nga vendimet morale të njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen”, u shpreh Hamza.

Sipas tij, pikërisht në ato tri ditë të marsit historia mori një formë tjetër.

“Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, ai u bë një altar i lirisë, ndërsa familja Jashari u bë simbol i qëndresës së një populli të tërë”, theksoi ai.

Hamza shtoi se ngjarjet e marsit 1998 duhet të kujtohen në tërësinë e tyre, duke rikujtuar se forcat serbe kishin ndërmarrë disa herë sulme ndaj familjes Jashari para se të ndodhte rrethimi i fundit.

“Brenda pak viteve forcat serbe kishin sulmuar tri herë këtë familje. Dy herët e para u zmbrapsën, sepse në atë kullë nuk qëndronte thjesht një familje, por një vullnet i pathyeshëm për çlirim. Herën e tretë, në mars të vitit 1998, regjimi serb vendosi të përdorte gjithë makinerinë ushtarake”, tha ai.

Sipas Hamzës, rrethimi i Prekazit zgjati tri ditë dhe u shndërrua në simbol të rezistencës.

“Tri ditë rezistencë dhe heroizëm. Tri ditë kur burra, gra dhe fëmijë luftuan për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

Hamza po ashtu tha se : “Adem Jashari kishte thënë ‘Vetëm nje vdekje e kemi në këtë jetë dhe një fjalë të mirë në grykë të pushkës’. Në këto pak fjalë përmblidhet e tërë filozofia e asaj që ndodhi në ato tri ditë", tha ndër të tjera Hamza. /Telegrafi/

PDK: Shumica parlamentare po prodhon krizë të re politike



Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë për situatën aktuale politike, duke akuzuar shumicën parlamentare dhe kryeministrin Albin Kurti për papërgjegjshmëri që po rrezikon moszgjedhjen e Presidentit të ri dhe futjen e vendit në një krizë institucionale të panevojshme.

Në një komunikatë për media, PDK thekson se zgjedhja e Presidentit nuk duhet të jetë as garë për opozitën, as lojë politike për shumicën parlamentare, duke theksuar se numrat në Kuvend janë të qartë dhe detyrimi kushtetues është funksionimi normal i institucioneve.

“Përkundër mandatit që ia kanë besuar qytetarët, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar paaftësi për të qeverisur dhe papërgjegjshmëri, duke prodhuar kriza, polarizim dhe stagnim politik,” thuhet në deklaratë.

PDK kritikon kandidaturën e propozuar nga shumica parlamentare si një hap tërësisht partiak, pa koordinim me subjektet e tjera dhe pa mundësi për konsensus.

Partia opozitare nënvizon se gjatë gjithë procesit ka vepruar me maturi dhe përgjegjësi, duke marrë pjesë në konsultime dhe duke qenë e gatshme të mbështesë një kandidat konsensual që garanton unitet dhe stabilitet institucional.

“Si kontribut për stabilitetin, pas mosarritjes së një kandidature konsensuale, si subjekti më i madh politik opozitar kemi kërkuar që të zgjidhet një President i propozuar nga PDK-ja, si mekanizëm balancues për të shmangur përqendrimin e pushtetit në duart e një partie të vetme. Fatkeqësisht, të gjitha këto mundësi u refuzuan,” thekson PDK.

Partia opozitare përfundon duke theksuar se përgjegjësia për situatën bie plotësisht mbi shumicën parlamentare dhe mbi ata që e kanë mandatin për të qeverisur vendin, ndërsa shton se Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik, institucione funksionale dhe lidership që vendos interesin e shtetit mbi interesin partiak./Telegrafi.

Hamza: Pa marrëveshje paraprake politike nuk ka votë nga PDK-ja



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk do të japë votë për president pa një marrëveshje paraprake politike.

Hamza për Kosovapress tha se qëndrimi i PDK-së ka qenë konsistent.

“Qëndrimi është i njëjti, Partia Demokratike e Kosovës ka konsistencë, s’kemi pas vija të kuqe, kemi pas vullnet të plotë me votu një kandidat, po nëse do të kishte qenë dikush prej familjes Jashari, flas me respekt, me respekt deri në përulje e vlerësojmë vendimin e familjes. Kemi thanë që duhet të ketë marrëveshje politike, që paraprakisht mi parapri marrëveshja politike që të kemi president të zgjedhur, të propozuarin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha kryetari i PDK-së.

Ai u shpreh se nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti në Kuvend lidhur me këtë çështje.

Hamza thotë se nuk ka një qëndrim për Andin Hoti i përmendur në media si kandidat i mundshëm i Vetëvendosjes për president.

“S’kemi qëndrim se s’ka kandidaturë zyrtare, mirëpo pa marrëveshje paraprake nuk ka votë prej Partisë Demokratike”, tha Hamza.

U përfol si kandidat për president, Lushtaku: PDK nuk ka votë për Andin Hotin



Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PDK-së në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua për çështjen e presidentit.

Pas kësaj ka folur deputeti Mërgim Lushtaku, i cili tha se qëndrimi i tyre është i njëjtë.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë, kemi qenë pro që të kemi një kandidat konsensual për president, por deri më tani nuk kemi. Kemi qenë me zemër që nëse është dikush nga familja Jashari të jemi për, por e pamë rrjedhojën dhe e respektojmë”, tha Lushtaku.

Sa i përket përfoljes së emrit të Andin Hotit si kandidat i mundshëm i LVV-së për president, Lushtaku tha se nuk kanë votë për të.

“Andin edhe që e kam pasë koleg por dihet që ai është vartës dhe është në Vetëvendosje dhe nuk kemi votë për to”, tha ai, duke shtuar se nuk do të qëndrojnë në sallë kur të mbahet seanca për presidentin.

Lushtaku tha se PDK ka treguar se është e gatshme me jep emrin për president, por vetëm nëse ka marrëveshje ose përafrim të qëndrimeve . /Telegrafi/

Hamza: Nuk ka marrëveshje për kandidat për president, të tjerat janë spekulime



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka theksuar se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje për kandidaturën për presidentin e Kosovës.

Ai këtë deklaratë e dha ndërsa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku do t’i bashkohej mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së.

Hamza sqaroi se partia e tij nuk ka propozuar ende një kandidat konkret për postin e presidentit dhe se asnjë diskutim për emra nuk ka arritur në fazën e propozimeve.

Ai theksoi se për momentin janë diskutuar vetëm parimet, duke shtuar se PDK-ja dëshiron që të ketë një president që do të jetë një figurë dinjitoze dhe e respektuar.

“Jo, s’ka marrëveshje. Se kemi propozuar se s’kemi mbërritur fare te propozimi. Kemi folur për parim. Kemi kërkuar që kandidati për president të jetë nga radhët e PDK-së, një emër i dinjitetshëm që nuk do të thotë se duhet të jetë domosdoshmërisht brenda strukturave të PDK-së, por mund të jetë edhe jashtë tyre, kushdo që i ka atributet dhe cilësitë që duhet t’i ketë një president”, tha Hamza.

Ai shtoi se, për momentin, gjithçka që ka qarkulluar në media për mundësitë e kandidatëve është thjesht spekulim dhe se PDK nuk ka bërë asnjë lëvizje formale për të propozuar ndonjë emër pa një marrëveshje paraprake brenda partisë. /Telegrafi/

Çështja e presidentit, grupi parlamentar i LVV-së dhe ai i PDK-mblidhen sot



Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës pritet të mblidhen sot për çështjen e presidentit të Kosovës.

Siç merr vesh Telegrafi, Grupi parlamentar i LVV-së do të mblidhen në orën 13:30, ndërsa ai i PDK-së në orën 14:00 në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, Kosova ka hyrë në një periudhë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill.

Sipas Kushtetutës, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda 30 ditëve para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Për zgjedhjen e presidentit, kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë të Kuvendit.

Sipas Kushtetutës, për të propozuar një kandidat për president, nevojiten të paktën 30 nënshkrime nga deputetët. /Telegrafi/

Çështja e presidentit, Lushtaku: Përgjegjësia kryesore i mbetet Vetëvendosjes



Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë sot se PDK ka pasur vullnet të bëjë zgjidhje lidhur me pozitën e presidentit.

Lushtaku tha se PDK është deklaruar pro një kandidati konsensual.

“Realisht, ne e kemi parë dhe jemi të gjithë dëshmitarë që Partia Demokratike e Kosovës me në krye Bedri Hamzën, kemi qenë të vullnetshëm që të bëjmë një zgjidhje të situatës aktuale politike që rrjedh edhe me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Dhe kemi qenë pro një kandidati konsensual, por që nuk është arritur ajo figurë që të realizohet edhe të propozohet”, tha ai.

Sipas tij, lidhur me situatën e krijuar për pozitën e presidentit, përgjegjësia i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dhe kemi dhënë edhe propozimet tona si Parti Demokratike e Kosovës, dhe fatkeqësisht shohim një lloj arrogance tek pushteti apo tek shumica parlamentare, që është edhe fituese e zgjedhjeve me 51%. Prandaj, përgjegjësia kryesore i mbetet Vetëvendosjes duke dhënë ne kontributin tonë në zgjidhjen e kësaj situate”, tha Lushtaku.

Sipas tij, Kurti më shumë ka qenë i angazhuar t’ia lë fajin opozitës se sa t’i zgjidhë problemet reale.

Dërguti: PDK ka kërkuar të propozojë dy emra për president, mes tyre edhe djalin e Adem Demaçit



Balton Dërguti nga Iniciativa “Ne Mundemi” ka deklaruar në “Debat Plus” se PDK ka kërkuar të propozojë dy emra për president, mes tyre edhe Shqiptar Demaçi.

Sipas tij, në seancën e radhës do të tentohet sigurimi i nënshkrimeve për kandidaturën e Demaçit, një lëvizje që mund ta vendosë Vetëvendosjen në pozitë të vështirë nëse nuk e mbështet atë.

“Është tentuar fillimisht me PDK të arrihet marrëveshje. Ku kam informacion që PDK-ja ka kërkuar t’i propozojë dy emra. Edhe njëri nga ta që është diskutuar është Shqiptar Demaçi".

"Po tentohet që në seancën e radhës me i bë nënshkrimet për të. Kanë me tentu me qit edhe ne pozicion të keq edhe VV-në, nëse ata se votojnë ose nuk i japin nënshkrimet Demaçit, atëherë kanë me ra në një pozicion të keq edhe vetë VV-ja…”, ka thënë Dërguti.

Haliti: LVV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik



Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund të formohet për këtë post.

Sipas tij, një marrëveshje politike është thelbësore për të siguruar një president që do të përfaqësojë të gjithë interesat e Kosovës dhe që do të jetë i paanshëm.

Haliti në emisionin “Ditari” në tëvë1 theksoi se nuk është praktike që partitë të propozojnë emrat e tyre për president, duke nënvizuar se zgjedhja e kreut të shtetit duhet të jetë rezultat i një konsensusi mes partive, e jo një vendim i vetëm i një partie.

Për kandidaturën e mundshme të Glauk Konjufcës, Haliti theksoi se megjithëse ka pasur përvojë të shërbimit publik, një president duhet të ketë një përvojë më të thellë politike dhe të jetë i njohur për rolin e tij brenda institucioneve.

Ai gjithashtu shprehu dyshime për interesin e Kurtit në zgjidhjen presidentit të vendit, duke thënë se nuk beson që Kurti është i interesuar që të arrihet një marrëveshje për presidentin.

“Për çështjen e presidentit, ne nuk mund të hyjmë në koalicion me LVV-në sepse koalicioni hidhet për qeveri jo për president, ne jemi të interesuar që presidenti të zgjidhet dhe të jetë i pranuar dhe i përshtatshëm për të qenë president i Kosovës dhe të jetë në shërbim të gjithë interesave të Kosovës dhe të jetë i paanshëm.

Politikisht dhe si praktikë nuk do të ishte e mirë që VV t’i kishte të gjitha pushtetet, mendoj që partitë nuk duhet me shkua me emrat e vet për president sepse mendoj që asnjëra s’mund me zgjedh presidentin, por duhet me u bë një marrëveshje politike për presidentin e Kosovës. S’kemi folur për emra për president me Partinë Demokratike të Kosovës, nuk e di kush mund me qenë, ka shumë figura në PDK që mund ta kryejnë këtë detyrë. Mendoj që nuk do të ishte e shëndetshme që ai kandidat që propozohet për president të mos jetë politikan, që të mos ketë përvojë politike brenda institucioneve. Vjosën e kemi provuar 5 vite, Glauku ka qenë katër vjet kryetar parlamenti, unë kam kaluar mirë gjithmonë me ta, politikisht s’mendoj si ata. Unë mendoj personalisht që Kurti s’është i interesuar që ta zgjedhim presidentin”, ka deklaruar Haliti.

❌