❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nju-Jorku nderon Kosovën, Senati miraton Rezolutën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës



Senati i Nju-Jorkut ka miratuar një Rezolutë të posaçme që shënon 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Dokumenti, i sponsorizuar nga senatorja Jessica Scarcella-Spanton dhe i mbështetur nga dhjetëra bashkë-sponsorë nga të dy partitë kryesore, përbën një nderim zyrtar për datën historike të 17 shkurtit 2008.

Rezoluta vlerëson progresin e Kosovës si një nga shtetet më të reja në Evropë, si dhe thekson rëndësinë e partneritetit të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën kohë, theksohet roli i komunitetit kosovar në shtetin e Nju-Jorkut, i cili ka kontribuar ndjeshëm në kulturën, ekonominë dhe jetën sociale të qytetit.

Gjatë votimit, shumica e senatorëve u bashkuan për të njohur rrugëtimin historik të Kosovës, rolin e saj në promovimin e vlerave demokratike dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

NĂ« RezolutĂ« kujtohet historia e pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« luftĂ«n e viteve 1998–1999, ndĂ«rhyrjen e NATO-s dhe zhvillimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« institucioneve shtetĂ«rore. Po ashtu, dokumenti thekson rrĂ«njĂ«t historike tĂ« vendit qĂ« nga Dardania e lashtĂ«.

Senati i Nju-Jorkut nënvizon se qytetarët e Kosovës kanë arsye të jenë krenarë për arritjet e deritanishme në ndërtimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe krijimin e mundësive ekonomike.

Në përmbyllje, organi legjislativ shpreh urimet e tij për popullin e Kosovës, duke e cilësuar vendin si mik, partner dhe aleat të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

Rezoluta mbyllet me një mesazh të qartë: Senati i Nju-Jorkut ndalon punimet për të përkujtuar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke nderuar të kaluarën, duke njohur të tashmen dhe duke pritur me optimizëm të ardhmen./Telegrafi/


Ndjekje dramatike nga Obiliqi nĂ« MitrovicĂ«, arrestohet shoferi qĂ« tentoi t’i ikte policisĂ«



NjĂ« ndjekje e gjatĂ« policore, qĂ« filloi nĂ« zonĂ«n e Obiliqit dhe pĂ«rfundoi nĂ« MitrovicĂ«, ka rezultuar me arrestimin e njĂ« shoferi dhe tre pasagjerĂ«ve tĂ« tij, tĂ« cilĂ«t tentuan t’i shmangeshin PolicisĂ« gjatĂ« natĂ«s sĂ« 7 shkurtit.

Sipas Policisë, një njësi patrulluese kishte tentuar ta ndalonte automjetin e dyshuar, por shoferi nuk iu ishte bindur sinjalizimeve, duke rrezikuar zyrtarin policor dhe duke vazhduar arratinë drejt Vushtrrisë e më pas Mitrovicës.

Ndjekja u koordinua mes Njësisë së Trafikut të Stacionit Policor të Obiliqit dhe Njësive të Trafikut të Mitrovicës së Jugut, të cilat vazhdimisht përdorën sinjalizimet zyrtare për ndalim. Gjatë arratisë, shoferi rrezikoi edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, ndërsa në zonën e Mitrovicës goditi tri herë veturën policore që ishte në ndjekje.

FalĂ« shkathtĂ«sisĂ« dhe profesionalizmit tĂ« zyrtarĂ«ve policorĂ«, tĂ« cilĂ«t vepruan me maturi pĂ«r tĂ« mos rrezikuar qytetarĂ«t, automjeti u ndal nĂ« njĂ« lokacion tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m nĂ« rrugĂ«n nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, nĂ« fshatin Zupç. Aty u arrestua shoferi, ndĂ«rsa u shoqĂ«ruan edhe tre pasagjerĂ«t.

Dy zyrtarë policorë të lënduar gjatë ndjekjes morën trajtim mjekësor.

Me vendim tĂ« prokurorit kompetent, shoferit i Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit policor. Rasti po hetohet pĂ«r veprĂ«n penale “Sulm ndaj personit zyrtar nĂ« kryerje tĂ« detyrĂ«s zyrtare”./Telegrafi/


Pritja e gjatë për realizimin e ëndrrës: Infermierja e parë nga komuniteti ashkali në Fushë-Kosovë



Për herë të parë në komunën e Fushë Kosovës, punën e infermieres do ta kryejë një vajzë e re e cilin vjen nga komuniteti ashkali. Infermierja Lumturije Jashari, i është gëzuar fort këtij lajmi, duke shprehur falënderim për pritjen nga stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe në të njëjtën kohë duke bërë thirrje që rasti i saj të shërbejë si shembull motivimi e frymëzimi për të rinjtë e të gjitha komuniteteve pakicë në këtë komunë.

Për herë të parë në Fushë-Kosovë, mantelin e infermieres e ka veshur një vajzë e re e cila i takon komuniteti ashkali.

Madje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“PĂ«r momentin jam nĂ« shĂ«rbim tĂ« sportelit me regjistrimin e pacientĂ«ve, unĂ« normal i bĂ«j edhe punĂ«t e tjera, injeksionet, infuzionet, çka Ă«shtĂ« e nevojshme pĂ«r krejt pacientĂ«t po mendoj”, ka thĂ«nĂ« Lumturije Jashari, infermiere.

Lumturije Jasharin lajmi se është pranuar si infermiere e ka lumturuar pa masë.

“PĂ«rderisa jam e vetmja e komunitetit, mĂ« kanĂ« prit shumĂ« super, gjithçka u kanĂ« nĂ« rregull, nuk e kam prit qĂ« kam me qenĂ« ashtu e mirĂ«seardhur nĂ« mesin e tyre krejtve
e kam pasur pak vĂ«shtirĂ« sepse prej 2017 jam e licencuar e diplomuar, por nuk kam mundur me e gjetĂ« veten dhe tash pas shumĂ« kohĂ«s unĂ« jam punĂ«suar edhe normal gjithçka ka qenĂ« nĂ« rregull”, ka thĂ«nĂ« Lumturije Jashari, infermiere.

Jashari thotĂ« se shĂ«rbimi si infermiere Ă«shtĂ« puna pĂ«r tĂ« cilĂ«n ka Ă«ndĂ«rruar, dhe duke marr pĂ«r bazĂ« shembullin e saj, iu bĂ«nĂ« thirrje edhe vajzave e djemve tĂ« rinj nga komunitetet tĂ« e vazhdojnĂ« shkollimin dhe t’i kthejnĂ« nĂ« realitet Ă«ndrrat e tyre.

Ky lajm e ka gëzuar edhe nënkryetarin e Fushë-Kosovës i cili vjen nga ky komunitet, duke i dhënë shpresë se është vetëm fillimi i një epoke që do të sjellë punësim e do të përmirësojë pozitën e dhe kushtet e komuniteteve që jetojnë aty.

“Tek komuniteti ka pasur vullnet por pushtet nuk ka pasur, kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« tash jemi mĂ« nĂ« gatishmĂ«ri edhe afĂ«r komunitetit
 u mirĂ«prit edhe nuk e kanĂ« besu edhe komuniteti, sepse vetĂ«m fillimi i mandatit tĂ« kryetarit qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rkrahje tĂ« komuniteteve”, ka thĂ«nĂ« GĂ«zim Gara – nĂ«nkryetar i FushĂ«-KosovĂ«s.

Ndonëse në Fushë-Kosovë jetojnë mijëra qytetarë nga komuniteti ashkali, sipas Garës, në punësim dhe sfera tjera të jetës publike as për së afërmi këto shifra nuk reflektojnë me përfaqësim dhe punësim./Tv Dukagjini/


"Sheshi, nënkalimi, ishulli i Arbërisë", ku fokusohen investimet në buxhetin e Prishtinës për 2026



Pjesa më e madhe e buxhetit të Prishtinës për sivjet do të jetë e orientuar kah investimet kapitale. Dokumenti që nxiti diskutime të ndryshme gjatë seancës së djeshme të jashtëzakonshme, megjithatë nuk përmban projektin kryesor të cilin e ka premtuar kryetari Përparim Rama. Sivjet është planifikuar rritje e buxhetit për drejtorinë e Administratës, veprim që sipas monitoruesve, është taktikë e shpeshtë e komunave. Kurse buxheti i është zvogëluar drejtorisë për mirëqenie sociale.

Buxheti i Kryeqytetit për vitin 2026, i miratuar një ditë më parë në Kuvendin Komunal, nxiti debat mbi formën e shpërndarjes së mjeteve financiare.

Pjesa më e madhe e buxhetit që peshon mbi 151 milionë euro, është ndarë për investime kapitale.

Për këtë kategori do të jenë në dispozicion 53 milionë eurove, 23 milionë prej të cilave janë grant i përgjithshëm.

Në total në këtë kategori janë paraparë 41 projekte.

7 milionĂ« euro janĂ« tĂ« ndara pĂ«r sheshin “Xhorxh Bush”, ndĂ«rsa 1.6 milionĂ« euro janĂ« ndarĂ« pĂ«r nĂ«nkalimin nĂ« rrugĂ«n “Agim Ramadani”, dhe mbi 2.1 milionĂ« janĂ« ndarĂ« edhe pĂ«r ishullin e ArbĂ«risĂ«.

Unaza e jashtme e kryeqytetit, projekti kryesor me të cilin Përparim Rama bëri fushatë para dy mandateve të tij, nuk është përfshirë fare në buxhet.

Arsyet e mos përfshirjes së këtij projekti nuk i ka sqaruar komuna.

2 milionĂ« euro janĂ« ndarĂ« pĂ«r rrugĂ«n “A” dhe kolektorin atje, mbi 700 mijĂ« euro mĂ« pak sesa nĂ« buxhetin e vitit tĂ« kaluar.

Premtim tjetër i Ramës ishte edhe digjitalizimi nëpër shkolla, e për një qendër të tillë, për punë, inovacion dhe qasje digjitale komuna ka ndarë nga burimet vetanake 100 mijë euro.

Krahasuar me vitin e kaluar, ngritje të ndjeshme ka shënuar Drejtoria e Administratës, e cila sivjet do të ketë buxhet prej 4 milionë e 483 mijë, nga 3.8 milionë euro sa kishte vitin e kaluar.

E, kjo rritje e buxhetit për administratën, sipas monitoruesve të punës së komunave, është një taktikë që komunat e përdorin shpesh.

“Po ndodhĂ« pĂ«r t’i ikur matjeve tĂ« shpenzimeve qĂ« i bĂ«n Zyra e Kryetarit. NĂ« tĂ« kaluarĂ«n kemi parĂ« qĂ« janĂ« publikuar vazhdimisht shpenzimet e kryetarit, sa ka shpenzuar nĂ« dreka zyrtare, udhĂ«time, reprezentacion dhe tash pĂ«r t’i ikur fokusit shpenzimeve direkte tĂ« kryetarit, kanĂ« vendosur qĂ«, praktikĂ« edhe njĂ« pjesĂ« e komunave tjera qĂ« buxheti tĂ« fokusohet nĂ« njĂ« kod buxhetor qĂ« shpenzohet nga Drejtoria e AdministratĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Shemsi Jashari – monitorues i komunave.

Zvogëlim i buxhetit është vërejtur tek Drejtoria e Mirëqenies Sociale.

Këtë vit, për të janë ndarë 430 mijë e 500 euro, nga mbi 480 mijë sa ishin vitin e kaluar.

Sa i përket objekteve të reja arsimore, Komuna ka paraparë ndërtimin e vetëm një shkolle dhe një çerdheje.

Kjo e fundit parashihet tĂ« ndĂ«rtohet mes HajvalisĂ« dhe BarilevĂ«s nĂ« vlerĂ« tĂ« 150 mijĂ« euro, ndĂ«rsa shkolla nĂ« nĂ« lagjen “Kalabria”, e cila planifikohet tĂ« kushtojĂ«. 100 mijĂ« euro.

E, sipas Jasharit, kjo tregon se Rama nuk i ka prioritet premtimet e tij gjatë mandateve.

“Mungesa e investimit nĂ« çerdhe shkakton problematikĂ« te familjet e enkas te familjet e reja qĂ« e kanĂ« tĂ« domosdoshme dĂ«rgimin e fĂ«mijĂ«ve nĂ« çerdhe. TĂ« flitet pĂ«r mĂ«simin tĂ«rĂ«ditor nĂ« PrishtinĂ« e nĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« mos sigurohet infrastrukturĂ« shtesĂ« Ă«shtĂ« nĂ« shpĂ«rputhje njĂ«ra me tjetrĂ«n dhe mendoj qĂ« nuk do ketĂ« mĂ«sim-tĂ«rĂ«ditor sukses nĂ«se nuk ka investime. Duket se shumica e premtime tĂ« bukura gjatĂ« fushatĂ«s nuk po reflektohen nĂ« kĂ«tĂ« buxhet”, ka thĂ«nĂ« Shemsi Jashari – monitorues i komunave.

Buxheti u miratua të premten me 33 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim, me VV që kundërshtoi atë me arsyetimin se ndarja e mjeteve lë vend për dyshime për keqpërdorim.

Propozimin e mbështetën edhe PDK-ja, Lidhja Për Prishtinën dhe Nisma Socialdemokrate./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Përleshje pas një aksidenti në Prishtinë, pesë të lënduar



Pasditen e sotme, njĂ« pĂ«rleshje fizike ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Mon Balaj” nĂ« PrishtinĂ«, ku pesĂ« persona u rrahĂ«n mes vete pas njĂ« aksidenti trafiku.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për Telegrafin se të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

“Sot rreth orĂ«s 18:00, nĂ« rrugĂ«n “Mon Balaj”, nĂ« PrishtinĂ«, pas njĂ« aksidenti trafiku, pesĂ« persona janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rleshje fizike. Personat e pĂ«rfshirĂ« nĂ« rast kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime trupore dhe kanĂ« pranuar tretman mjekĂ«sor", deklaroi ai.

“Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mĂ«tejme janĂ« duke u zhvilluar nga NjĂ«sia e Trafikut", shtoi Pllana./Telegrafi/

Turistët e huaj mahniten nga natyra, por ankohen për infrastrukturën e Brezovicës



Pika turistike e BrezovicĂ«s josh shumĂ« adhurues tĂ« skijimit dhe turistĂ« qĂ« pĂ«lqejnĂ« natyrĂ«n dimĂ«rore. MegjithatĂ«, mungesa e investimeve e bĂ«n disi tĂ« vĂ«shtirĂ« shkuarjen dhe qĂ«ndrimin nĂ« kĂ«tĂ« vend turistik. Investimi i fundit infrastrukturor nĂ« BrezovicĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pesĂ« vjet mĂ« parĂ«, nĂ« rrugĂ«n ShtĂ«rpcë–BrezovicĂ«. Problem mĂ« vete paraqesin edhe vendparkimet.

Noa Beth, turiste nga Amerika, është për herë të parë në Brezovicë. Ajo thotë se i pëlqen shumë natyra, ajri i pastër dhe skijimi në këtë zonë.

“Vij nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. ËshtĂ« hera e parĂ« qĂ« jam nĂ« BrezovicĂ« dhe gjithçka mĂ« pĂ«lqen kĂ«tu. Kafja Ă«shtĂ« e shijshme, njerĂ«zit janĂ« tĂ« mrekullueshĂ«m, ajri Ă«shtĂ« shumĂ« i pastĂ«r, ndĂ«rsa skijimi nĂ« kĂ«to vise malore Ă«shtĂ« i jashtĂ«zakonshĂ«m. Ngjan pak me Nju Meksikon, por atje ka vĂ«shtirĂ«si, pasi sasia e borĂ«s Ă«shtĂ« mĂ« e madhe. MegjithatĂ«, do tĂ« doja qĂ« infrastruktura tĂ« rregullohej edhe mĂ« mirĂ« nĂ« BrezovicĂ«. SĂ«rish do tĂ« dĂ«shiroja tĂ« vija, sepse mĂ« pĂ«lqen skijimi dhe dua tĂ« blej kĂ«tu disa pajisje skijimi para se tĂ« kthehem nĂ« shtĂ«pi”, tha Noa Beth, turiste nga Amerika.

Skiatorë profesionistë dhe amatorë, nga Kosova dhe diaspora, vizitojnë Brezovicën, ndonëse kanë ankesa për mirëmbajtjen e qendrës së skijimit.

“NĂ« BrezovicĂ« mĂ« pĂ«lqen skijimi, por teleferiku Ă«shtĂ« shpesh i mbyllur. Rruga Ă«shtĂ« e mirĂ«, por duhet mĂ« shumĂ« pastrim i mbeturinave dhe mĂ« shumĂ« hapĂ«sira pĂ«r parkim”, thekson Egzon Kuka, skijator.

“ËshtĂ« mirĂ«, por stazat nuk i kanĂ« rregulluar. JanĂ« dy anĂ«sore, ndĂ«rsa kjo tjetra, e vogla, nuk Ă«shtĂ« rregulluar fare, vetĂ«m ajo e madhja qĂ« quhet ‘Qafa e Luanit’. Deri nĂ« orĂ«n 9:00 nuk e kanĂ« lĂ«shuar liftin dhe edhe kur e kanĂ« lĂ«shuar, nuk e kanĂ« drejtuar si duhet. Ne me skija jemi detyruar tĂ« ecim”, Adem Kushaj, turist.

“NĂ« BrezovicĂ« mungon mirĂ«mbajtja. Si skijator amator do tĂ« kisha nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« trajnime. Ato ekzistojnĂ«, por nĂ« pĂ«rgjithĂ«si pistat duhet tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« mira dhe mĂ« tĂ« mirĂ«mbajtura. Çmimet janĂ« tĂ« volitshme dhe pĂ«r to nuk kam ankesa”, Agron Mazreku, skijator amator.

Alban Tahiri, afarist nga komuna e Shtërpcës, thotë se Brezovicës i mungojnë investimet që do të mund të tërhiqnin turistë nga e gjithë bota.

“Investimi i vetĂ«m Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« para pesĂ« vitesh, kur u rregullua rruga qĂ« mĂ« parĂ« ishte nĂ« gjendje tĂ« keqe. QĂ« atĂ«herĂ« nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« asnjĂ« investim tjetĂ«r. NĂ« momentin qĂ« bĂ«het privatizimi apo rriten investimet, normalisht do tĂ« tĂ«rhiqen turistĂ« nga e gjithĂ« bota”, tha Alban Tahiri, afarist

Parkingjet e automjeteve në Brezovicë shtrihen me kilometra, ndërsa vizitorët duhet të ecin gati një orë për të arritur në qendrën e skijimit.

Vënia në funksion e teleferikëve në çdo kohë, sigurimi i parkingjeve të mjaftueshme për të gjithë vizitorët dhe përmirësimi i mirëmbajtjes mbesin sfidat kryesore me të cilat përballet kjo zonë turistike e Kosovës. Afaristët dhe vizitorët thonë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm përmes privatizimit./RTK

- YouTube youtu.be

Arrestimet dhe keqtrajtimet në kufi të qytetarëve të Kosovës, Serbia sfidon normat ndërkombëtare



Për shtetasit e Kosovës, kalimi transit nga Serbia edhe më tej po vazhdon të jetë i pasigurt. Ditë më parë, autoritetet serbe arrestuan Mit'hat Llozhanin. Rasti nxiti reagimin e institucioneve vendore. Duke e parë këtë praktikë të Serbisë, nga Organizata e Veteranëve të Luftës bëjnë thirrje që mos të udhëtohet nëpërmjet shtetit serb. Ndërkaq, bashkësisë ndërkombëtare iu kërkua të jetë më e ashpër me Serbinë.

UdhĂ«timi transit pĂ«rmes SerbisĂ« vazhdon tĂ« mbetet i pasigurt pĂ«r shumĂ« shqiptarĂ« tĂ« KosovĂ«s, veçanĂ«risht ish-pjesĂ«tarĂ« tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Një pasaportë e Republikës së Kosovës, një emër në listat serbe, apo ndonjë simbol kombëtar, kanë mjaftuar që shqiptarët e Kosovës, të bien në prangat e autoriteteve serbe.

Me të hyrë në Serbi, në kufi me Kroacinë ditë më parë u arrestua edhe shtetasi Mit'hat Llozhani, veprim ky që vulos faktin se Serbia po vazhdon me praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit.

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se Serbia po cenon normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për çka ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtroj presion ndaj saj.

Organizatat e dala nga lufta, vazhdojnë të bëjnë thirrje që veteranët e luftës mos të udhëtojnë nga shteti serb.

“Ju kemi bĂ«rĂ« thirrje veteranĂ«ve qĂ« mos tĂ« kalojnĂ« nga Serbia sepse Serbia ka lista dhe i ndalon njerĂ«zit. PĂ«r ne Ă«shtĂ« e papranueshme pĂ«r shkak se lĂ«vizja Ă«shtĂ« e lirĂ« nĂ« gjithĂ« EvropĂ«n. Por ne e dimĂ« mentalitetin e SerbisĂ«. I ftoj veteranĂ«t e UÇK-sĂ« qĂ« mos tĂ« kalojnĂ« nga Serbia duke e ditur se Serbia Ă«shtĂ« duke i ndaluar dhe mbajtur nga 2-3 vite nĂ« burg”, tha Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-sĂ«

Ndërkohë njohës të sigurisë kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare të jetë më e ashpër me Serbinë.

“Duhet njĂ« herĂ« e pĂ«rgjithmonĂ« tĂ« mendoj dhe tĂ« filloj tashmĂ« me sankisone ose me njĂ« qasje shumĂ« reale dhe shumĂ« tĂ« ashpĂ«r qĂ« t'ju mundĂ«sohet tĂ« gjithĂ«ve nĂ« Ballkan qĂ« tĂ« udhĂ«tojnĂ« tĂ« lirĂ«â€, thotĂ« Arben Dashevci, njohĂ«s i sigurisĂ«.

Nën arsyetimet për krime të lufte, shtetas të Kosovës vit pas viti ndalen në pikat kufitare nga autoritetet serbe, në disa raste edhe keqtrajtohen e mbahen në paraburgim./RTK

Problemet e Kosovës B shkaktojnë çekuilibra, KOSTT nën presion evropian



Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike, ENTSO-e, nuk përjashtoi mundësinë e ndëshkimeve financiare ndaj KOSTT-it, si pasojë e devijimeve që rezultuan me jo-balanca apo çekuilibrime në zonën e sinkronizuar të Evropës Kontinentale, muajin e kaluar.

Referuar Marrëveshjes së Kyçjes, në një përgjigje për televizionin Dukagjini në pyetjet e dërguara më 15 Janar, këtë e konfirmoi vetë ENSTO-e.

“Aktualisht, OST-tĂ« e EvropĂ«s Kontinentale kanĂ« njĂ« marrĂ«veshje me KOSTT-in (“MarrĂ«veshja e Kyçjes) qĂ« synon tĂ« sigurojĂ« funksionimin e sigurt tĂ« sistemit energjetik tĂ« KosovĂ«s*, duke ruajtur sigurinĂ« nĂ« ZonĂ«n e Sinkronizuar tĂ« EvropĂ«s Kontinentale. NĂ« kĂ«tĂ« frymĂ«, bazuar nĂ« MarrĂ«veshje, KOSTT-i ka detyrimin tĂ« balancojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive sistemin e tij. NĂ« rast tĂ« mosrespektimit tĂ« kĂ«tij detyrimi, PalĂ«t nĂ« MarrĂ«veshje kanĂ« nĂ« dispozicion njĂ« sĂ«rĂ« masash, pĂ«rfshirĂ« vendosjen e ndĂ«shkimit financiar, e cila mund tĂ« zbatohet nĂ« varĂ«si tĂ« natyrĂ«s dhe nivelit tĂ« shkeljes sĂ« detyrimeve nga KOSTT. NĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«, OperatorĂ«t e Sistemit tĂ« Transmisionit tĂ« Grupit Rajonal tĂ« EvropĂ«s Kontinentale po e monitorojnĂ« nga afĂ«r situatĂ«n dhe po vlerĂ«sojnĂ« vazhdimisht nevojĂ«n pĂ«r miratimin e masave tĂ« disponueshme, kur Ă«shtĂ« e nevojshme”, thuhet nĂ« reagimin e ENTSO-E.

NĂ« pĂ«rgjigje, ENTSO-e shpjegoi se rĂ«nia e bllokut B1 tĂ« Termocentralit “Kosova B” u kishte shkaktuar probleme OperatorĂ«ve tĂ« Sistemit tĂ« Transmisionit apo OST-ve nĂ« rrjetin evropian.

“NĂ« dritĂ«n e kĂ«saj, mĂ« 12 janar 2026, njĂ« nga njĂ«sitĂ« e gjenerimit tĂ« energjisĂ« (e quajtur TC Kosova B1) nĂ« perimetrin e KOSTT doli jashtĂ« funksionit, duke rezultuar nĂ« mungesĂ« tĂ« prodhimit. Si rezultat, tĂ« nesĂ«rmen, KOSTT-i nuk ishte nĂ« gjendje tĂ« ruante ekuilibrin brenda rrjetit tĂ« tij, duke shkaktuar çekuilibrim tĂ« energjisĂ« nĂ« sistem, gjĂ« qĂ« ndikoi negativisht nĂ« interkonjeksionin e OST-ve evropiane, duke i detyruar ato tĂ« rikuperonin kĂ«to devijime”, vijon reagimi.

Deri në kthimin në prodhim të bllokut B1, më 14 Janar, për të shmangur pasojat eventuale nga devijimet e mëtejme KOSTT-i aplikoi regjim të reduktimeve në furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

Problemi i devijimeve dhe çekuilibrimit u pĂ«rsĂ«rit edhe mĂ« 20 Janar pĂ«r shkak se KESCO-ja kishte nominuar 26% mĂ« pak energji sesa kĂ«rkesa reale pĂ«r konsum – duke bĂ«rĂ« qĂ« KOSTT-i tĂ« aplikojĂ« sĂ«rish reduktime.

Megjithëkëtë, deri tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për ndëshkim ndaj KOSTT-it./TV Dukagjini/

- YouTube youtu.be

A do ta njohë Greqia Kosovën? Gazetari nga Athina: Një çështje historike dhe diplomatike e ndërlikuar



Gazetari shqiptar në Athinë, Etmond Guri, ka folur rreth qëndrimit të Greqisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke thënë se një hap i tillë është shumë i vështirë dhe pothuajse i pamundur në rrethana aktuale.

Sipas tij, një nga arsyet kryesore mbetet çështja e Qipros.

“ËshtĂ« padyshim Qipro. Fakti qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shtet i ndarĂ« mes pjesĂ«s europiane dhe asaj tĂ« pushtuar nga Turqia e vendos GreqinĂ« nĂ« njĂ« pozitĂ« shumĂ« delikate. Njohja e KosovĂ«s do tĂ« krijonte njĂ« sfidĂ« tĂ« madhe politike, diplomatike dhe historike pĂ«r AthinĂ«n”, tha Guri nĂ« emisionin “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro.

Ai përmendi gjithashtu edhe zhvillime të fundit ndërkombëtare, duke theksuar se shumë liderë botërorë janë rreshtuar hapur në krah të Shteteve të Bashkuara pas operacionit të fundit kundër Nicolas Maduros.

Guri kujtoi edhe deklaratat e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, tĂ« cilat kanĂ« shkaktuar reagime tĂ« brendshme dhe kanĂ« ndezur debat diplomatik. “Deklarata e tij u interpretua sikur Greqia po legjitimonte veprimet e TurqisĂ« nĂ« Qipro nĂ« vitet ’70. Kjo krijoi shqetĂ«sim tĂ« madh, aq sa u deshĂ«n sqarime tĂ« menjĂ«hershme nga figura tĂ« rĂ«ndĂ«sishme greke”, u shpreh ai.

Në kontekstin e marrëdhënieve me Kosovën, Guri theksoi se presioni ndërkombëtar dhe interesat ekonomike mund të krijojnë një format të ri bashkëpunimi, por jo domosdoshmërisht njohje të plotë.

“Njohja e KosovĂ«s nga Greqia mbetet shumĂ« e vĂ«shtirĂ«, nĂ«se jo e pamundur. Çdo hap i tillĂ« do tĂ« kishte ndikim tĂ« madh nĂ« gjithĂ« balancat politike tĂ« Ballkanit”, pĂ«rfundoi ai./Euronews Albania

- YouTube youtu.be

Prindërit në Shqipëri rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët! Ja cilët kryesojnë



Prindërit e rinj gjithnjë e më shumë po zgjedhin emra shqiptarë për fëmijët e tyre, duke u rikthyer tek rrënjët, teksa për dekada me radhë ishin emrat e huaj ata që mbizotëronin. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Edua tek vajzat dhe Kren tek djemtë janë dy emrat shqiptarë më të përhapur.

Janë një sërë emrash të tjerë, kryesisht me kuptime të ndryshme në gjuhën shqipe, që po gjejnë përdorim të gjerë.

“Sidomos emra nga gegnishtja sepse tingĂ«llojnĂ« mĂ« bukur. NdĂ«rsa emrat mĂ« modernĂ«, por qĂ« janĂ« shqiptarĂ«: Edua, AjĂ«r. MĂ« parĂ« e vendosnin Ajra sipas italishtes, tani preferojnĂ« AjĂ«r, emĂ«r shqiptar. Bora qĂ« simbolizon bardhĂ«sinĂ«. PĂ«r meshkujt, mĂ« shumĂ« janĂ« emrat e lumenjve. VazhdojnĂ« tĂ« vendosin Drin, Ă«shtĂ« shumĂ« i pĂ«rhapur. NdĂ«rsa pjesa e veriut vendos emra si Flamur, Dren, Kroi. Trendi Ă«shtĂ« edhe bashkimi i dy emrave: Sihana, Sidrita, Siar. BashkojnĂ« emrin me njĂ« lidhĂ«se”, thotĂ« Dolores Rrapollari, Specialiste pranĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Gjendjes Civile.

SociologĂ«t e cilĂ«sojnĂ« kĂ«tĂ« fenomen tĂ« ri si rikthim tek identiteti, pas dĂ«shirĂ«s pĂ«r emra tĂ« huaj, shpesh pa ia ditur kuptimin, qĂ« ka mbizotĂ«ruar qĂ« pas viteve ’90.

“Ka ardhur koha tĂ« vinte dhe si duket ka filluar. Brezi i ri, ndoshta i tejngopur pak vetĂ« nga kĂ«to emrat e huaj, po kĂ«rkon vetveten. NĂ«se prindĂ«rit e kĂ«tyre prindĂ«rve tĂ« rinj u kanĂ« vendosur emra tĂ« huaj, kjo vinte pas njĂ« izolimi dhe mbylljeje, nga dĂ«shira pĂ«r integrim dhe pĂ«rshtatje. DĂ«shira pĂ«r modernitet ka qenĂ« dĂ«shira pĂ«r PerĂ«ndimin. NjĂ« rol kanĂ« luajtur edhe filmat nĂ« periudha tĂ« ndryshme”, thotĂ« sociologia Entela Binjaku.

Pavarësisht ndryshimit të preferencave, në zyrat e gjendjes civile ekziston ende një listë me emrat e ndaluar.

“Varreze, Govate, GroshĂ«, Mbarime
 sepse kur lindnin shumĂ« vajza, tĂ« mbaronin”, thotĂ« specialistja Rrapollari.

Me ndryshimin e legjislacionit në Shqipëri është i ndaluar ndërrimi i emrit./ Tv Klan


U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj katër të dyshuarve për dyshimet për zhvatjen e mbi 1 milionë euro ndaj BSK-së



Gjykata ia ka vazhduar paraburgimint 4 të dyshuarve në rastin e keqpërdorimeve në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

PĂ«r tĂ« dyshuarit, Sami Mazreku, Valon Berisha, Florent Sylejmani dhe Ylli Çollaku, gjykata ka vlerĂ«suar se ende ekzistojnĂ« arsyet ligjore pĂ«r vazhdimin e paraburgimit, duke u bazuar nĂ« rrezikun e pengimit tĂ« procedurĂ«s penale dhe rrethana tĂ« tjera tĂ« parashikuara me Kodin e ProcedurĂ«s Penale, ia ka vazhduar paraburgimin edhe pĂ«r dy muaj tjerĂ«.

Ata po dyshohen se janë të përfshirë në keqpërdorimin e 1 milion euro nga BSK.

PĂ«rveç paraburgimit, gjykata ka vendosur edhe masa alternative si obligimin pĂ«r paraqitje tĂ« rregullt nĂ« stacion policor dhe ndalimin pĂ«r t’iu afruar vendit apo personave tĂ« caktuar, me qĂ«llim tĂ« parandalimit tĂ« ndikimit nĂ« procesin gjyqĂ«sor.

Në aktvendim e publikuar më 06.02.2026, thuhet se këto masa janë të domosdoshme dhe proporcionale për sigurimin e mbarëvajtjes së procedurës penale, derisa çështja të marrë epilog gjyqësor.

“KundĂ«r kĂ«tij aktvendimi pala e pakĂ«naqur ka tĂ« drejtĂ« ankese nĂ« afat prej 48 orĂ«ve, pĂ«rmes kĂ«saj gjykate, GjykatĂ«s sĂ« Apelit tĂ« KosovĂ«s, nĂ« PrishtinĂ«â€- thueht nĂ« aktvendimin e gjykatĂ«s.

MĂ« 09.1.2026, Ă«shtĂ« mbajtur seanca dĂ«gjimore nĂ« rastin e 39 tĂ« arrestuarve nĂ«n dyshimin pĂ«r ‘zhvatjen’ e mbi 1 milion eurove tĂ« ByrosĂ« Kosovare tĂ« Sigurimeve (BSK) nĂ« GjykatĂ«n e Prizrenit.

Për katër të dyshuar u kërkua masa e paraburgimit e për të tjerët masa e paraqitjes në stacion policor si dhe mosafrimi te objekti i BKS-së.

Ndryshe, informacione për keqpërdorime, mijëra euro të cilat qarkullonin nëpër xhirollogari bankare të qytetarëve të Kosovës, si kompensim për aksidente trafiku edhe në raste kur nuk kishte fare aksidente, ishin cak i një hetimi disamujor të cilin e kreu Prokuroria Themelore e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, më 08.01.2026.

45 persona tĂ« identifikuar si tĂ« dyshuar, nga ta 39 janĂ« arrestuar e shtatĂ« tĂ« tjerĂ« janĂ« nĂ« kĂ«rkim – ky Ă«shtĂ« bilanci i aksionit i cili u realizua mĂ« 08.01.2026 nĂ« disa regjione tĂ« KosovĂ«s.

Dosja e BSK tashmë do të vazhdojë edhe tutje të trajtohet, ndërsa Prokuroria e Prizrenit ka ngrirë xhirollogaritë e të dyshuarve të cilët pretendohet se përfituan kundërligjshëm kompensime nga BKS, këtë siç thot Prokuroria e mundësuan Mazreku e Berisha.

Dëmi i përgjithshëm që i është shkaktuar Byrosë së Sigurimeve konsiderohet të jetë mbi 1 milion e 40 mijë euro./Kallxo.com

PunĂ«tori humb jetĂ«n pasi ra nga njĂ« objekt nĂ« rrugĂ«n Ferizaj–PrishtinĂ«



Një person ka ndërruar jetë këtë pasdite si pasojë e rënies nga një objekt gjatë kohës sa ishte duke punuar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Sipas informatave tĂ« para, viktima mashkull, 43 vjeç, nuk ka arritur t’i pĂ«rballojĂ« plagĂ«t e marra dhe ka ndĂ«rruar jetĂ«. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekĂ«sor nĂ« vendngjarje”, deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit./Telegrafi/

Hapet qendra e urgjencës në Bogë



Drejtoria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale nĂ« PejĂ« ka njoftuar se nesĂ«r do tĂ« hapet zyrtarisht Qendra e UrgjencĂ«s nĂ« BogĂ«, e cila do t’u ofrojĂ« shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore urgjente dhe tĂ« mjekĂ«sisĂ« familjare banorĂ«ve dhe vizitorĂ«ve tĂ« tĂ« gjitha fshatrave tĂ« RugovĂ«s.

Kjo qendër e re pritet të përmirësojë ndjeshëm qasjen në shërbime mjekësore, duke mundësuar intervenim më të shpejtë, kujdes profesional dhe siguri më të lartë për komunitetin lokal, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Sipas njoftimit, Qendra e Urgjencës 194 do të jetë funksionale 7 ditë të javës, nga ora 08:00 deri në 18:00, duke siguruar mbulim të vazhdueshëm shëndetësor në zonën malore të Rugovës.


Pretendime pa prova nga Serbia, aludojnĂ« pĂ«r “sulm shqiptarĂ«sh” ndaj policisĂ« serbe, pa asnjĂ« konfirmim zyrtar



Propaganda e Beogradit s'ka të ndalur. Me motive etnike e propagandë politike regjimi serb pa prova synon të paraqes shqiptarët si autorë të sulmeve ndaj policisë serbe.

Mediumi serb Blic të enjten e 6 shkurtit ka raportuar se dy ditë më parë një grup shqiptarësh ka qëlluar mbi policinë serbe me më shumë se 100 plumba në një fshatë të Kurshumlisë.

Sipas medimit serb, pas sulmit në fshatin Parada, sulmuesit janë larguar në drejtim të Kosovës.

Ngjarja sipas këtij mediumi kishte ndodhur kur forcat policore serbe gjetën drunjë që kishin bllokuar rrugën ku edhe u përballën me zjarr të hapur nga sulmuesit në mënyrë të papritur.

Lidhur me këtë pretendim si sulm ndaj personelit zyrtar serb nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet.

Dukagjini ka dërguar pyetje për këtë pretendim te Policia e Kosovës dhe te forcat e KFOR-it se a kanë ndonjë informacion lidhur me këtë apo edhe kalime ilegale të kufirit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Nuk është hera e parë që mediat e dirixhuara nga Beogradi, propagandojnë në raport me Republikën e Kosovës dhe shqiptarët./Tv Dukagjini/

80 xhandarĂ« pĂ«r tĂ« kapur 8 shqiptarĂ«! Droga porositej online dhe transportohej me “Uber” nĂ«pĂ«r FrancĂ«



Autoritetet franceze kanë çmontuar një rrjet të organizuar trafiku droge të drejtuar nga shtetas shqiptarë në rajonin Pays de Gex, pranë kufirit me Zvicrën.

Siç raportojnë mediat franceze, operacioni u zhvillua në fillim të shkurtit dhe përfshiu më shumë se 80 xhandarë dhe u finalizua me arrestimin e tetë të rinjve, të moshës 22 deri në 32 vjeç, të gjithë shqiptarë, të cilët u vendosën në paraburgim të përkohshëm.

Prokurorja Karine Malara, thotĂ« se grupi i tĂ« rinjve pĂ«rdorin njĂ« model transporti tĂ« tipit “Uber”, qĂ« konsistonte nĂ« kryerjen e dĂ«rgesave shtatĂ« ditĂ« nĂ« javĂ« tĂ« drogĂ«s (kokainĂ« dhe heroinĂ«) sĂ« porositur “pĂ«rmes rrjeteve sociale”, nga njĂ« “rrjet shumĂ« i organizuar” brenda “komunitetit shqiptar”. PĂ«r tĂ« fshehur lĂ«vizjet e tyre tĂ« pĂ«rditshme, grupi pĂ«rdorte “shumĂ« automjete tĂ« cilat ndĂ«rroheshin vazhdimisht”, shkruan Le Parisien.

Hetimet kishin nisur në fund të vitit 2025, pasi xhandarmëria zbuloi një strukturë të organizuar magazinimi dhe transporti droge. Më 4 shkurt, forcat e rendit ndërhynë njëkohësisht në disa lokacione, duke angazhuar njësi speciale ndërhyrjeje, ekipe me qen nuhatës dhe dhjetëra hetues.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan rreth 3.8 kilogramë heroinë, mbi 3 kilogramë kokainë, 46 kilogramë substanca për përzierje të drogës, 12 automjete, dy armë zjarri, si dhe shuma të konsiderueshme parash në euro dhe franga zvicerane. Autoritetet vlerësojnë se fitimi i përgjithshëm nga aktiviteti kriminal arrinte në rreth 1 milion euro.

Tetë persona, të moshës 22 deri në 32 vjeç, të gjithë shtetas shqiptarë, u arrestuan dhe u vendosën në paraburgim. Ata janë vënë nën akuzë për transport, posedim dhe shitje të lëndëve narkotike, si edhe për mbajtje të paligjshme të armëve. Sipas autoriteteve franceze, të dyshuarit nuk kishin precedentë penalë të njohur më parë në Francë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar lidhje të mundshme të rrjetit përtej kufirit francez, veçanërisht drejt Zvicrës./Tv Klan

Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e pastër



Shqipëria renditet mbi mesataren europiane për përdorimin e energjisë së rinovueshme. Sipas të dhënave të Eurostat, 43.1% e energjisë totale të konsumuar në vend vjen nga burime të pastra, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 25.2%.

Në krye të renditjes në Bashkimin Europian qëndrojnë vendet nordike. Suedia kryeson me 66%, e ndjekur nga Finlanda me 47%, Letonia me 45%, Danimarka me 44% dhe Estonia me 43% energji nga burime të rinovueshme në total.

Në fund të listës janë disa shtete të Europës Perëndimore. Irlanda renditet e fundit me 13%, e ndjekur nga Malta me 14%, Belgjika me 14.5%, Luksemburgu me 15% dhe Holanda me 16%.

Kur flasim vetëm për energjinë elektrike, panorama ndryshon. Në Bashkimin Europian, 47.5% e energjisë elektrike prodhohet nga burime të rinovueshme, ndërsa vende si Austria dhe Suedia afrohen ose kalojnë 90%, duke u mbështetur te uji dhe era.

Objektivi i Bashkimit Europian është ambicioz. Deri në vitin 2030, BE synon që 42.5% e energjisë totale të vijë nga burime të rinovueshme, një sfidë që kërkon investime të mëdha, sidomos në transport dhe ngrohje.

Të dhënat tregojnë se ndërsa Europa po ecën drejt energjisë së pastër, ritmet mbeten të ndryshme. Shqipëria përfiton nga burimet natyrore, por sfida e radhës është diversifikimi dhe ulja e varësisë nga karburantet fosile./Tv Klan

Kompleksi “Adem Jashari”: Kujtesa kolektive qĂ« pret restaurimin



Shenjat e plumbave dhe mure tĂ« çara nga artileria e deri te mjetet e punĂ«s e transportit, kanĂ« mbetur tĂ« ngrira nĂ« kohĂ« nĂ« Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nĂ« Prekaz tĂ« Skenderajt.

Ky kompleks përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur forcat serbe vranë 59 persona, ndër ta anëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit, përfshirë gra dhe fëmijë.

Tash e afër 30 vjet në vazhdimësi janë bërë premtime dhe plane për restaurimin dhe konservimin e këtij kompleksi.

I fundit dhe më konkreti u prezantua në fund të vitit 2024, si një masterplan për renovimin e tërësishëm të kompleksit, për të cilin nuk dihet se kur do të përfundojë tërësisht.

NjĂ« traktor i familjes Jashari ka mbetur nĂ« mes tĂ« njĂ«rĂ«s nga shtĂ«pive ku ata u vranĂ« dhe skelave mbrojtĂ«se qĂ« i janĂ« vendosur shtĂ«pisĂ« pak kohĂ« pas ngjarjes tĂ« vitit 1998.NjĂ« traktor i familjes Jashari ka mbetur nĂ« mes tĂ« njĂ«rĂ«s nga shtĂ«pive ku ata u vranĂ« dhe skelave mbrojtĂ«se qĂ« i janĂ« vendosur shtĂ«pisĂ« pak kohĂ« pas ngjarjes tĂ« vitit 1998.Skelat dhe streha mbrojtĂ«se tĂ« metalta ishin paraparĂ« tĂ« jenĂ« zgjidhje e pĂ«rkohshme pĂ«r ruajtjen e shtĂ«pive deri nĂ« restaurimin e plotĂ«, por ato kanĂ« mbetur tĂ« vendosura edhe sot e kĂ«saj dite.Skelat dhe streha mbrojtĂ«se tĂ« metalta ishin paraparĂ« tĂ« jenĂ« zgjidhje e pĂ«rkohshme pĂ«r ruajtjen e shtĂ«pive deri nĂ« restaurimin e plotĂ«, por ato kanĂ« mbetur tĂ« vendosura edhe sot e kĂ«saj dite.NĂ«pĂ«r kompleks shihen ende rrĂ«noja tĂ« strukturave tĂ« shkatĂ«rruara nĂ« atĂ« kohĂ«. NĂ«pĂ«r kompleks shihen ende rrĂ«noja tĂ« strukturave tĂ« shkatĂ«rruara nĂ« atĂ« kohĂ«.Adem Jashari ishte njĂ« ndĂ«r themeluesit e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s qĂ« i rezistoi regjimit serb nĂ« KosovĂ«.Adem Jashari ishte njĂ« ndĂ«r themeluesit e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s qĂ« i rezistoi regjimit serb nĂ« KosovĂ«.Familja Jashari u pĂ«rball me disa ofensiva para marsit tĂ« vitit 1998. NdĂ«rsa, nĂ« sulmin e fundit, familja ishte e rrethuar pĂ«r tre ditĂ« rresht. Mbijetoi vetĂ«m Besarta Jashari.Familja Jashari u pĂ«rball me disa ofensiva para marsit tĂ« vitit 1998. NdĂ«rsa, nĂ« sulmin e fundit, familja ishte e rrethuar pĂ«r tre ditĂ« rresht. Mbijetoi vetĂ«m Besarta Jashari.Brenda kompleksit janĂ« rregulluar varrezat e 59 tĂ« vrarĂ«ve. Aty qĂ«ndrojnĂ« vazhdimisht ushtarĂ« tĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s (FSK).Brenda kompleksit janĂ« rregulluar varrezat e 59 tĂ« vrarĂ«ve. Aty qĂ«ndrojnĂ« vazhdimisht ushtarĂ« tĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s (FSK).Shenjat e djegies po ashtu janĂ« tĂ« dukshme nĂ«pĂ«r trarĂ«t e njĂ«rĂ«s nga shtĂ«pitĂ«.Shenjat e djegies po ashtu janĂ« tĂ« dukshme nĂ«pĂ«r trarĂ«t e njĂ«rĂ«s nga shtĂ«pitĂ«.Aktualisht nĂ« kompleks gjendet edhe njĂ« mini-muze qĂ« ka ekspozuar gjĂ«sendet e familjes si dhe njĂ« ciceron.Aktualisht nĂ« kompleks gjendet edhe njĂ« mini-muze qĂ« ka ekspozuar gjĂ«sendet e familjes si dhe njĂ« ciceron.GjurmĂ«t e plumbave dhe artilerive shihen kudo nĂ«pĂ«r muret e shtĂ«pive.GjurmĂ«t e plumbave dhe artilerive shihen kudo nĂ«pĂ«r muret e shtĂ«pive.Sot, Adem Jashari dhe familja e tij janĂ« nderuar me titullin “Hero i KosovĂ«s”. Çdo vit, mĂ« 5, 6 dhe 7 mars, Kosova pĂ«rkujton EpopenĂ« e JasharĂ«ve.Sot, Adem Jashari dhe familja e tij janĂ« nderuar me titullin “Hero i KosovĂ«s”. Çdo vit, mĂ« 5, 6 dhe 7 mars, Kosova pĂ«rkujton EpopenĂ« e JasharĂ«ve.Statuja e Adem Jasharit, e cila po ashtu ka filluar tĂ« dĂ«mtohet nga koha, Ă«shtĂ« e vendosur pĂ«rpara shtĂ«pisĂ« ku ai u vra.Statuja e Adem Jasharit, e cila po ashtu ka filluar tĂ« dĂ«mtohet nga koha, Ă«shtĂ« e vendosur pĂ«rpara shtĂ«pisĂ« ku ai u vra.

/Radio Evropa e Lirë/

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike



Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka sqaruar se paraqitja e logove të komunave në platformën digjitale E-Komunat është çështje teknike dhe administrative, që nuk lidhet me ndryshime politike apo institucionale.

Reagimi i MAPL-së vjen pasi komunat veriore ndryshuan logot e tyre në të tilla me motive serbe.

Sipas MAPL-së, gjatë fazës së parë të funksionalizimit të platformës në vitin 2023, të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë paraqitur me logot zyrtare që kanë qenë në fuqi në atë kohë, përfshirë edhe komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ministria bën të ditur se këto katër komuna kanë miratuar logo të reja gjatë vitit 2025, dhe për këtë arsye është duke u zhvilluar procesi i përditësimit të tyre në platformë, në koordinim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

“PĂ«r qĂ«llim sqarimi, njoftojmĂ« publikun se tĂ« gjitha logot zyrtare tĂ« komunave do tĂ« pĂ«rditĂ«sohen dhe pasqyrohen nĂ« profilet pĂ«rkatĂ«se tĂ« secilĂ«s komunĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me vendimet zyrtare dhe standardet institucionale” deklaron MAPL-ja.

​OdĂ«s sĂ« InxhinierĂ«ve i dĂ«shton kuvendi pĂ«r shkak tĂ« kuorumit



Oda e Inxhinierëve të Kosovës nuk ka mundur ta mbaj kuvendin e rregullt të saj për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, Arsim Rapuca, njoftoi se forumi nuk mund të vazhdojë për shkak të mosplotësimit të numrit të nevojshëm të anëtarëve sipas kërkesave ligjore.

“Kuvendi ka kuorum kur nĂ« mbledhje marrin pjesĂ« mĂ« shumĂ« se gjysma e anĂ«tarĂ«ve, kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« sipas ligjit tĂ« urdhrave neni 12 paragrafi 1 PĂ«r me pas kuorum me vazhdu punimin duhet ti kemi nĂ« sallĂ« 427 anĂ«tarĂ«, nĂ« bazĂ« tĂ« numrit tĂ« identifikimit nga administrata del qĂ« ne kemi 348 anĂ«tarĂ«, nuk kemi kuorum pĂ«r vazhdim, ne nuk mundemi me vazhdu, nĂ« bazĂ« tĂ« ligjit do tĂ« shohim mĂ«nyrĂ«n e organizimit herĂ«n tjetĂ«r, ose pas njĂ« kohe do ju thĂ«rrasim edhe njĂ« herĂ«. KĂ«tu kush e ka marrĂ« ligjin qĂ« tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e licensum me qenĂ« pjesĂ« e kuvendit, do tĂ« shohim tĂ« punojmĂ« me njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta ndryshojmĂ« ligjin”, theksoi Rapuca.

Përndryshe, në këtë kuvendi ishte paraparë të prezantohet raporti vjetor, si dhe të diskutohet për zbatimin e planit vjetor të punës, ngritjen e kapaciteteve institucionale të odës, licencimin dhe rregullimin e profesionit në fushën e ndërtimit, digjitalizimin e shërbimeve dhe bashkëpunimet ndërinstitucionale dhe përgatitjen e akteve të brendshme.

Vendimtare në krizën politike, por Kushtetuesja përballet me mungesë gjyqtarësh



Mbi 1 vit kohë do kenë në dispozicion deputetët e legjislaturës së dhjetë, për përzgjedhen e 5 gjyqtarëve të Kushtetueses, meqë u skadon mandati vitin e ardhshëm. Por, fillimisht duhet zgjedhur dy anëtarët që nuk i zgjodhën ndër vite. Procedurat duhet nisur më së paku 3 muaj para se tu skadojë mandati, për të mos e bllokuar vendimmarrjen në Kushtetuese.

Vendimet e saj ishin përcaktuese në daljen nga kriza e pafundme politike të vitit të kaluar.

Gjykata Kushtetuese, si autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmerisë së ligjeve me të, aktualisht ka 7 gjyqtarë që marrin vendime.

Por 5 prej kanë mandat vetëm deri në muajin gusht të vitit të ardhshëm.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, zëvendësi i tij Safet Hoxha dhe gjyqtarët Bajram Ljatifi, Radomir Laban e Remzije Istrefi Peci, janë dekretuar më 9 gusht 2018 dhe mandati i tyre është 9 vjecar.

Ndërkohë që Enver Peci si gjyqtar i kësaj gjykate kishte ardhur në dhjetor të 2022 e Jeton Bytyqi gjatë 2024.

Në një përgjigje të Gjykatës Kushtetuese, ku edhe janë ofruar këto të dhëna thuhet se nëse Kuvendi dështon të zgjedhë gjyqtarët e rinj, Gjykata nuk do të ketë mundësi të marrë vendime.

“NĂ« rast tĂ« dĂ«shtimit tĂ« zgjedhjes sĂ« gjyqtarĂ«ve kushtetues nga Kuvendi i KosovĂ«s sipas afateve tĂ« parashikuara, Gjykata mund tĂ« humb kuorumin pĂ«r vendimmarrje nĂ« gusht tĂ« vitit 2027, kur edhe skadon mandati i (5) pesĂ« gjyqtarĂ«ve aktualisht nĂ« detyrĂ«â€, thuhet nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese, procedura për emërimin e gjyqtarit të ri, fillon të paktën tre (3) muaj para përfundimit të mandatit të rregullt të gjyqtarit paraprak, por kryetari i Kushtetueses duhet të e njoftoj Kuvendin gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të gjyqtarit.

Por, në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se Kuvendi fillimisht duhet të zgjedhë 2 gjyqtarët që nuk arritën të zgjidhen vite më parë e pastaj të nisin procedurat për të tjerët.

“Gjykata Kushtetuese aktualisht Ă«shtĂ« nĂ« mungesĂ« tĂ« dy gjytqarĂ«ve tĂ« zgjedhur dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ndĂ«r veprimet e para tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« zgjedhja e dy gjyqtarĂ«ve tĂ« rinj tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese dhe qĂ« procesi nĂ« rastin konkret bazuar nĂ« KushtetutĂ«n dhe ligjin pĂ«r gjykatĂ«n Kushtetuese duhet tĂ« jetĂ« njĂ« proces i drejtĂ« dhe tĂ« mos vijnĂ« persona qĂ« janĂ« politikisht tĂ« pĂ«rfshirĂ« dhe qĂ« janĂ« profesionist”, u shpreh hulumtues i IKD-sĂ«, GĂ«zim Shala.

Gjyqtarët e Kushtetueses, shpesh kanë qenë cak i kritikave nga ana e partisë në pushtet, për shkak të rrëzimit të ligjeve, duke i shpallur të kundërligjshme.

Kushtetuesja, përbëhet nga 9 anëtarë, por 2 nga ta ende nuk kanë arritur të zgjidhen, meqë nuk morën votat e mjaftueshme të deputetëve kur u hodhën në votim në Kuvend./Tv Dukagjini

- YouTube youtu.be

❌