Nga studimet te lëvdatat në TikTok - fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

Programet arsimore të Pekinit po riformësojnë perceptimet te të rinjtë e Ballkanit, përderisa fuqia e butë shtrihet përtej infrastrukturës.
Përderisa investimet e mëdha të Kinës po vihen nën vëzhgim në mbarë Evropën, Pekini po i drejtohet një forme më të butë ndikimi në Ballkan: bursa, shkëmbime universitare dhe studentë të rinj që ndajnë jetën në Kinë me audiencat në vendet e tyre.
Kjo përfshin mundësi studimi të financuara nga Kina, e cila ofron bursa për shkollim, pagesa mujore dhe qasje në universitete me rritje të shpejtë. Shumë prej këtyre studentëve kanë ndarë, gjithashtu, përvojat e tyre në rrjetet sociale, ku kanë një numër të konsideruar ndjekësish, ndërsa të tjerë janë paraqitur në media ose në institucione zyrtare kineze.
âAplikova pĂ«r qejf [nĂ« kursin e gjuhĂ«s kineze], ngaqĂ« ishte njĂ« gjuhĂ« e re qĂ« nuk e kam mĂ«suar asnjĂ«herĂ«", i tha Radios Evropa e LirĂ« (REL), Era KĂ«rnaja, njĂ« 24-vjeçare nga veriu i ShqipĂ«risĂ« qĂ« tani studion shkenca kompjuterike nĂ« Universitetin e ShkencĂ«s dhe TeknologjisĂ« Kunming, nĂ« provincĂ«n Yunnan tĂ« KinĂ«s.
âNĂ«se dikush do ta ma bĂ«nte njĂ« pyetje para tre vjetĂ«sh, unĂ« do tĂ« thosha qĂ« Kina Ă«shtĂ« komunizĂ«m, vend i mbyllur, kaq. Por, tani mĂ« ka ndryshuar [mendimi] 360 shkallĂ«â, tha ajo.
Derisa Pekini njihet më së shumti në rajon për projekte infrastrukturore në vlera miliarda dollarëshe, kredi dhe partneritete teknologjike, arsimi është shfaqur si një kanal më i butë përmes të cilit Kina po i formëson perceptimet.
Kjo është veçanërisht e theksuar te brezat më të rinj, për të cilët sondazhet tregojnë se janë më të hapur ndaj portretizimit që Pekini i bën vetes si një fuqi e mirë dhe e përgjegjshme.
âDoja tâua ndryshoja mendimin qĂ« kanĂ« shqiptarĂ«t pĂ«r KinĂ«n dhe tâju tregoja qĂ« mos besoni nĂ« çdo gjĂ« qĂ« shikoni", tha KĂ«rnaja, e cila qĂ« nga viti 2023 - kur nisi tĂ« jetonte nĂ« KinĂ« - ka filluar tĂ« postojĂ« pĂ«r pĂ«rvojĂ«n e saj nĂ« llogarinĂ« e saj nĂ« TikTok dhe tani ka mĂ« shumĂ« se 8 mijĂ« ndjekĂ«s.
Për Pekinin, thonë analistët, këto programe i shërbejnë një qëllimi afatgjatë: kultivimin e rrjeteve personale, narrativave të favorshme dhe profesionistëve të ardhshëm që kanë përvojë të drejtpërdrejtë nga Kina dhe janë të gatshëm ta ndajnë atë në vendet e tyre.
Kjo shtytje e fuqisë së butë përbën një plotësim të rëndësishëm të ndikimit politik dhe ekonomik në rritje të Kinës në Ballkan dhe mund të sjellë audienca më të hapura ndaj përpjekjeve të Kinës për të zgjeruar shtrirjen e saj ekonomike dhe për t'i shtyrë interesat e saj.
âPekini ka interes tĂ« dĂ«rgojĂ« sa mĂ« shumĂ« studentĂ« dhe shkencĂ«tarĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nĂ« KinĂ«", i tha REL-it Stefan Vlladisavljev, ekspert pĂ«r rolin e Pekinit nĂ« Ballkan pranĂ« Fondacionit BFPE, njĂ« institut kĂ«rkimor me seli nĂ« Beograd.
âAjo [Kina] po pĂ«rpiqet tĂ« pozicionohet si njĂ« ofruese e zhvillimit [dhe] tĂ« qenit e pranishme nĂ« EvropĂ« Ă«shtĂ« njĂ« aspekt shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i shtrirjes globale".
Përvoja e Kërnajës pasqyron një prirje më të gjerë që po zhvillohet në Ballkan, ku mundësitë arsimore kineze kanë ngjallur interes edhe në vende si Shqipëria dhe Kosova, të cilat mbeten fuqishëm pro perëndimore në orientimin e tyre politik, për shkak të mbështetjes historike amerikane për shtetësinë dhe demokracinë e tyre.
ShqipĂ«ria dhe Kosova â tĂ« lidhura nga lidhje tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta politike, gjuhĂ«sore dhe kulturore â janĂ« vende mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r depĂ«rtimin kinez nĂ« Ballkan.
Ndikimi rajonal i Pekinit është zgjeruar përgjithësisht nga Serbia, ku Beogradi ka joshur miliarda dollarë investime dhe ka ndërtuar lidhje të thella politike.
Serbia dallohet si partneri më i avancuar arsimor i Kinës në rajon, ku janë vendosur tri institute Konfuci që mbështesin mësimin e gjuhës kineze në dhjetëra shkolla. Në historinë 20-vjeçare të Institutit në Serbi, numri i pjesëmarrësve është rritur nga disa dhjetëra në disa qindra çdo vit dhe bashkëpunimi arsimor është forcuar nga disa marrëveshje të reja mes dy shteteve të nënshkruara në vitin 2018.
âNĂ«se Kina ka njĂ« bastion nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor, ajo ka edhe njĂ« bastion nĂ« EvropĂ«", tha Vlladisavljev.
Por, fuqia e butë kineze, kryesisht përmes programeve arsimore dhe përhapjes në rrjetet sociale, po shënon gjithashtu disa suksese të hershme edhe gjetkë në rajon.
Instituti Konfuci në Shqipëri, ku Kërnaja mësoi gjuhën kineze dhe mori udhëzime për të aplikuar për bursën e saj, është një nga kanalet më të dukshme të shkëmbimit arsimor brenda Universitetit të Tiranës.
Ai e pĂ«rshkruan veten si njĂ« âinstitut arsimor joqeveritar, jofitimprurĂ«s", i bashkorganizuar me Universitetin e Studimeve tĂ« Huaja tĂ« Pekinit, qĂ« ofron mĂ«sime tĂ« gjuhĂ«s kineze dhe programe kulturore. Gjithashtu ofron bursa dhe ndihmon studentĂ«t tĂ« aplikojnĂ« nĂ« nivele tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« nĂ« universitete individuale ose nĂ« nivel federal dhe kombĂ«tar brenda KinĂ«s.
Këto institute ekzistojnë kudo në Ballkanin Perëndimor, përveç Kosovës, pavarësia e së cilës nuk njihet nga Kina dhe si rrjedhojë nuk ka përfaqësim zyrtar nga Pekini.
Institutet Konfuci janë nën vëzhgim gjithnjë e më të madh në të gjithë Evropën, derisa disa qeveri i kanë mbyllur ato për shkak të shqetësimeve lidhur me lirinë akademike dhe ndikimin politik.
Por, në pjesën më të madhe të Ballkanit, ato po shihen gjithnjë e më shumë nga të rinjtë si platforma të vlefshme fillestare për të ndjekur mundësi ekonomike dhe arsimore.
Ekspertët që ndjekin angazhimin kinez në rajon thonë se historitë dhe përvojat personale të ndara nga studentë vendas që studiojnë në Kinë kanë ndikim dhe duket se po ndjekin një model të kopjuar nga vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
âKina po merr njĂ« faqe nga libri i vendit qĂ« e ka bĂ«rĂ« mĂ« sĂ« miri fuqinĂ« e butĂ« â Shtetet e Bashkuara", tha Vlladisavljev.
Bursa, shkëmbime dhe të dhëna të kufizuara
Angazhimi arsimor i Kinës në Ballkan ndërtohet mbi një mozaik programesh: bursa të Qeverisë kineze, grante të lidhura me institutet Konfuci, marrëveshje në nivel universitetesh dhe kurse trajnimi afatshkurtra.
MeqĂ« programet ndryshojnĂ« shumĂ« sipas vendit dhe vitit â dhe meqĂ« institucionet kineze dhe ato ballkanike nuk publikojnĂ« tĂ« dhĂ«na gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se â nuk ka njĂ« regjistĂ«r tĂ« qartĂ« publik qĂ« tĂ« tregojĂ« se sa studentĂ« ballkanikĂ« kanĂ« studiuar nĂ« KinĂ« ndĂ«r vite.
Radio Evropa e Lirë gjeti se disa studentë shqiptarë që studiojnë në Kinë janë shfaqur gjithashtu në mediat shtetërore kineze, përfshirë Radio Kina Ndërkombëtare (CRI), që është botimi shqip i transmetuesit kryesor shtetëror kinez (CGTN), ku kanë ndarë rrëfime shumë pozitive për përvojat e tyre.
Sondazhet e opinionit publik në Shqipëri, përfshirë Barometrin e Sigurisë së Shqipërisë, tregojnë se pikëpamjet ndaj Kinës mbeten kryesisht neutrale, megjithëse perceptimet pozitive janë rritur lehtë vitet e fundit.
NdĂ«rkohĂ«, pavarĂ«sisht mungesĂ«s sĂ« bashkĂ«punimit institucional nĂ« KosovĂ«, studentĂ« individualĂ« â shpesh nga diaspora e shpĂ«rndarĂ« nĂ« EvropĂ« dhe AmerikĂ«n e Veriut â kanĂ« gjetur rrugĂ«n drejt KinĂ«s dhe ndajnĂ« pĂ«rvojat e tyre me popullsinĂ« e re nĂ« vend.
Vlera Kelmendi, e lindur në Kosovë dhe e migruar në Norvegji, i tha televizionit lokal kosovar ATV, në një intervistë në vitin 2025, se zgjodhi Kinën nga kureshtja, duke përshkruar një përvojë shumë pozitive atje.
Kelmendi, e cila refuzoi të fliste për REL-in, dokumenton jetën e saj në Kinë në llogarinë e saj publike në TikTok me më shumë se 16 mijë ndjekës, duke arritur audienca në Kosovë, ku opinioni publik ndaj Kinës mbetet kryesisht negativ.
Në anën tjetër, ndonëse nuk ka kurse zyrtare kineze në Kosovë, zyrtarët në Institutin Konfuci në Tiranë thanë se kanë vërejtur interes në rritje nga studentët e Kosovës.
âDo tĂ« donim shumĂ« tĂ« shihnim studentĂ« nga Kosova qĂ« tĂ« mĂ«sojnĂ« gjuhĂ«n kineze", i tha Radios Evropa e LirĂ«, Zheng Baoguo, drejtori i Institutit Konfuci nĂ« TiranĂ«.
âDo tĂ« pĂ«rpiqemi maksimalisht tĂ« krijojmĂ« mundĂ«si pĂ«r ta, nĂ«se ata janĂ« tĂ« gatshĂ«m.â
Kur studimi jashtë vendit bëhet komunikim digjital
Më pak se dy orë larg Kosovës, Kadir Ismajli, një student 26-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pati një rrugë shumë më të drejtpërdrejtë drejt Kinës.
Ndërsa fillimisht po kërkonte të studionte diku tjetër, studenti me nacionalitet shqiptar tha se mori një bursë shtetërore kineze për një diplomë master në provincën Yunnan, ku mori ndihmë edhe nga ambasada në procesin e aplikimit.
Ashtu si të tjerët, Ismajli ka ndërtuar një numër ndjekësish në TikTok me më shumë se 31 mijë persona, ku veç tjerash, poston edhe për jetën e tij në Kinë.
âE fillova TikTok-un pĂ«r biznes, por kur shoh diçka interesante kĂ«tu, e postoj", tha ai.
âNĂ« shtĂ«pi njerĂ«zit mĂ« thonĂ« se nuk e kemi ditur si ishte nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« Kina".
Gjatë dekadës së fundit, rreth 100 studentë maqedonas kanë studiuar në Kinë përmes programeve gjuhësore dhe programeve të plota të studimit.
NjĂ« studim mbi ndikimin kinez nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, i kryer nga organizata Estima me seli nĂ« Shkup, zbuloi se âperceptimi i reputacionit tĂ« KinĂ«s nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut Ă«shtĂ« njĂ« tablo e pĂ«rzier qĂ« ka tendencĂ« tĂ« jetĂ« mĂ« pozitive te njerĂ«zit qĂ« kanĂ« pasur pĂ«rvojĂ« dhe ndĂ«rveprim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me KinĂ«n dhe aktorĂ«t kinezĂ«".
Sipas të dhënave të Estima-s nga viti 2005, numri i bursave kineze për studentët e Maqedonisë së Veriut ka qenë në rritje.
Programet e edukimit të gjuhës kineze po depërtojnë gjithashtu edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Mali i Zi ka pasur një institut Konfuci që nga viti 2015 dhe ka dërguar më shumë se 100 studentë në Kinë gjatë kësaj periudhe, sipas një raporti nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA).
Në Bosnje-Hercegovinë ekziston një marrëveshje formale për shkëmbime arsimore me Kinën dhe programet e financuara nga Kina vazhdojnë të rriten, veçanërisht përmes Universitetit të Sarajevës Lindore, ku më shumë se 170 studentë kanë marrë pjesë në programe shkëmbimi në Kinë.
Mes këtij grupi është edhe Ana Jasarevic, një 23-vjeçare që studionte në departamentin e gjuhës kineze të Universitetit të Sarajevës Lindore.
Ajo kaloi vitin e kaluar në Universitetin e Vuhanit me disa kolegë të tjerë nga fakulteti.
âKur mbĂ«rritĂ«m, ishte pak tronditje kulturore sepse Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht ndryshe", tha ajo.
Pas diplomimit, ajo tani thotë se planifikon të regjistrohet në një program të nivelit master në Kinë.
âMĂ« pĂ«lqeu atje, megjithĂ«se e kuptoj qĂ« shumĂ« njerĂ«z nuk e pĂ«lqejnĂ« mĂ«nyrĂ«n se si funksionojnĂ«", tha ajo. âKam qenĂ« nĂ« shumĂ« qytete, kam udhĂ«tuar nĂ«pĂ«r vend dhe jam ndier e sigurt kudo".






































