Kryeministri nĂ« detyrĂ« Albin Kurti ka thĂ«nĂ« tĂ« premten se Kosova ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« re mes pushtetit dhe opozitĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tâi kalojĂ« marrĂ«veshjet jetike ndĂ«rkombĂ«tare dhe ta zgjedhĂ« presidentin e ri tĂ« vendit, pĂ«r ta shmangur njĂ« krizĂ« tĂ« re politike.
Partia në pushtet e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, i fitoi bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke i marrë 57 vende në Kuvendin me 120 sosh, dhe pritet ta formojë së shpejti qeverinë e re për një mandat të tretë katërvjeçar.
Megjithatë, atij i mungon një shumicë dërrmuese prej 82 deputetësh për të kaluar ligje sikurse janë marrëveshjet ndërkombëtare, apo zgjedhja e presidentit të vendit.
Kurti tha pĂ«r gazetarĂ« tĂ« premten se e ka takuar presidenten Vjosa Osmani â e cila po kĂ«rkon njĂ« mandat tĂ« dytĂ« pesĂ«vjeçar â por se votimi nĂ« Kuvend pĂ«r presidentin e ri Ă«shtĂ« âhapi i katĂ«rtâ nĂ« njĂ« varg hapash, siç Ă«shtĂ« certifikimi i rezultateve tĂ« zgjedhjeve, konstituimi i Kuvendit tĂ« ri dhe formimi i qeverisĂ« sĂ« re.
Derisa tha se nuk do tĂ« ketĂ« telashe ta formojĂ« qeverinĂ« e re, Kurti kĂ«rkoi nga opozita bashkĂ«punim pĂ«r tâi kaluar marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare dhe pĂ«r çështjen e presidentit.
Dy marrëveshje ndërkombëtare, jetike për Kosovën, presin dritën jeshile të Kuvendit: Plani për Reforma dhe Rritje i Bashkimit Evropian (BE) në vlerë prej 882 milionë eurove, si dhe tri marrëveshje me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) të Bankës Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro.
Ratifikimi i tyre është stërzgjatur si pasojë e mungesës së institucioneve të reja përgjatë vitit 2025.
Kurti tha se partia e tij është e gatshme për bashkëpunim me opozitën dhe pret të shohë nëse do të ketë lëvizje nga ajo në shkurt.
âNe duhet tĂ« shohim nĂ« Kuvend se a ka atmosferĂ« pĂ«r njĂ« raport tĂ« ri QeveriâopozitĂ«â, tha Kurti.
âPopulli na ka dhĂ«nĂ« njĂ« mbĂ«shtetje shumĂ« tĂ« madhe, e cila Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e lartĂ« pĂ«r ne pĂ«r formimin e qeverisĂ«; nuk do tĂ« kemi asnjĂ« problem, por pĂ«r dy tĂ« tretat e votave qĂ« nevojiten nĂ« Kuvend, prej marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojĂ« pĂ«r bashkĂ«punim me opozitĂ«nâ, shtoi ai.
Dështimi për ta zgjedhur presidentin ri, pasi Osmanit i mbaron mandati në prill, do ta çonte vendin në zgjedhje të reja të parakohshme për herë të tretë brenda afërsisht 12-muajsh.
Themelimi i institucioneve tĂ« reja pas zgjedhjeve tĂ« dhjetorit Ă«shtĂ« zvarritur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua tâi rinumĂ«rojĂ« tĂ« gjitha votat nĂ« gjithĂ« vendin, pas dyshimeve pĂ«r manipulim tĂ« votave nĂ« tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« tĂ« Kuvendit.
Komisioni pritet ta pĂ«rfundojĂ« rinumĂ«rimin tĂ« premten pasdite dhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim tâi certifikojĂ« rezultatet, pĂ«r ta hapur rrugĂ«n pĂ«r konstituimin e Kuvendit.
Megjithatë, ka druajtje se konstituimi mund të përballet me bllokada të reja, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila gjeti se Nenad Rashiq, nënkryetari i Kuvendit nga pakica serbe pas zgjedhjeve të shkurtit ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Gjykata theksoi se e drejta pĂ«r tĂ« propozuar kandidatin i takon partisĂ« qĂ« ka fituar shumicĂ«n e vendeve tĂ« rezervuara pĂ«r komunitetin serb â nĂ« kĂ«tĂ« rast, ListĂ«s Serbe, e cila i kishte nĂ«ntĂ« nga dhjetĂ« mandatet.
Kjo parti â mĂ« e madhja e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, e cila ka mbĂ«shtetjen e Beogradit â fitoi sĂ«rish nĂ«ntĂ« mandate nĂ« zgjedhjet e dhjetorit, ndĂ«rsa njĂ« mandat e fitoi Nenad Rashiq, udhĂ«heqĂ«s i PartisĂ« pĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ«.
I pyetur për vendimin e Kushtetueses, Kurti tha se nuk mund të japë vlerësim pa e parë aktgjykimin e plotë, i cili pritet të publikohet më vonë.
âBesoj qĂ« nĂ« javĂ«n e ardhshme do ta kemi atĂ« gjykimin me pĂ«rmbajtjen e plotĂ« dhe mĂ« pastaj do tĂ« mund ta japim njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« qartĂ« e tĂ« saktĂ« nga ana jonĂ«. Por, ajo çfarĂ« unĂ« shpresoj Ă«shtĂ« qĂ« aktgjykimi i GjykatĂ«s Kushtetuese i janar-shkurtit 2026, tĂ« mos jetĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me ato aktgjykimet e vitit 2025, nĂ« veçanti tĂ« muajit tetor, sepse bĂ«het fjalĂ« pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n çështjeâ, tha ai.
Viti 2025 ka qenë vit i humbur legjislativ në pamundësi të partive politike për të themeluar institucione të reja./ REL
The post Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitës appeared first on Albeu.com.