Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Legjenda zvicerane Stephan Lichtsteiner emërohet trajner i parë i FC Basel – do të udhëheqë Shaqirin me shokët



Basel ka emëruar zyrtarisht legjendën zvicerane Stephan Lichtsteiner si trajner të ri të ekipit të parë.

42-vjeçari, i cili njeh mirë klubin për shkak të përvojës së tij të gjatë në punën me të rinjtë e Basel, ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2029. Me të, në stafin teknik vjen edhe Pascal Bader, 43 vjeç, si asistent trajner.

"Ne e njohim Stephanin që nga puna e tij me të rinjtë dhe kemi punuar direkt me të për më shumë se dy vjet. Ai sjell një kuptim të thellë taktikor dhe di si të motivojë skuadrat e tij për të performuar si një kolektiv. Edhe pse nuk ka përvojë si trajner kryesor në nivel profesional, ne i besojmë 100% për këtë detyrë. Ai është detajist dhe perfeksionist, me një mentalitet fitues që do të na ndihmojë menjëherë në këtë situatë", thuhet në njoftimin e klubit.


Lichtsteiner, i cili gjatë karrierës së tij aktive fitoi me Juventusin shtatë tituj kampionati italian, pesë kupa dhe katër Superkupa, dhe përfaqësoi Zvicrën në më shumë se 100 ndeshje, komentoi pas emërimit.

"Jam i bindur për projektin afatgjatë te FC Basel dhe jam i lumtur që tani bëj pjesë të tij. Edhe pse ky hap vjen pak më herët se sa e kisha planifikuar, është një sfidë që e pranoj me dëshirë. Jam i sigurt se së bashku mund të arrijmë shumë", deklaroi legjenda zvicerane.

Trajneri zviceran do të udhëheqë edhe yjet e ekipit, përfshirë Xherdan Shaqirin, duke sjellë përvojën e tij të jashtëzakonshme dhe mentalitetin fitues te skuadra. /Telegrafi/

Nuk i mjafton as het-triku i Shaqirit, Baseli shkarkon trajnerin



Baseli e fitoi të dielën derbin e madh të futbollit zviceran ndaj Zurichut, por vetëm një ditë më vonë klubi mori një vendim të fortë duke u ndarë me trajnerin Ludovic Magnin.

Kampioni në fuqi i Zvicrës vendosi ta shkarkojë trajnerin e tyre Magninin pas vetëm gjashtë muajsh në krye të skuadrës, për shkak të mungesës së rezultateve të kënaqshme.

Aktualisht, Baseli renditet në vendin e katërt në Superligën helvetike, me dhjetë pikë më pak se lideri Thun, çka ka shtyrë drejtuesit të reagojnë.

Vendimi vjen pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer të Xherdan Shaqirit në derbi, ku ai realizoi një hat-trik dhe dhuroi edhe një asistim në fitoren dramatike 4:3 ndaj Zurichut.

Në njoftimin zyrtar, klubi ka arsyetuar shkarkimin e Magninit me “mungesë të përparimit sportiv”, duke theksuar se objektivat e sezonit nuk po përmbushen sipas pritshmërive. /Telegrafi/

Shaqiri flet për asistimin e jashtëzakonshëm: E provuam në stërvitje dhe nuk na funksionoi



Xherdan Shaqiri ka dhuruar një shfaqje të jashtëzakonshme të dielën në mesditë, ku Baseli triumfoi në derbi ndaj Zurichut me rezultat 3-4.

Ylli kosovar ishte i pandalshëm duke realizuar het-trik dhe duke bërë një asistim të mrekullueshëm për Philip Otelen.

Përveç tre golave fantastik, Shaqiri u ndal të flasë edhe për asistimin, pasi nga gjuajtja e lirë e dërgoi topin mbi murin e gjallë te Otele i cili realizoi me lehtësi.

Gjilanasit ka thënë pas ndeshjes se këtë skemë e kishin provuar në stërvitje, por që nuk kishte funksionuar.


"E provuam një herë në kampin stërvitor, por nuk na funksionoi. Pashë që ishte distanca perfekte dhe u thashë shokëve se do ta provoja", tha Shaqiri me buzëqeshje.

Ai në fund ka dalë edhe në përkrahje të trajnerit Ludovic Magnin, që rrezikonte shkarkimin nga Baseli nëse nuk merrte fitore.

"Ludo po e bën punën e tij shumë mirë. Ai po e shijon qartë këtu punën e tij dhe mendoj se të gjithë shkojmë në stërvitje çdo ditë me shumë entuziazëm dhe këtë përpiqemi ta përkthejmë në fushë", tha Shaqiri. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e javës në Zvicër



Është mbyllur xhiro e 21-të në Superligën e Zvicrës, xhiro që prodhoi shumë gola.

Në gjashtë ndeshje të zhvilluara janë shënuar 27 gola, ku nuk kanë munguar paraqitjet fantastike nga futbollistët shqiptarë.

Nga 27 gola në xhiron e 21-të, pesë prej tyre u shënuan nga futbollistët shqiptarë si Xherdan Shaqiri (3), Kastriot Imeri (1) dhe Donat Rrudhani (1).

Por në formacionin më të mirë të javës janë përfshirë vetëm dy futbollistë nga Kosova.

SofaScore e ka vendosur Xherdan Shaqirin në formacion me yllin gjilanas që mori notën 10, derisa në portë është reprezentuesi kosovar Amir Saipi që pati paraqitje fantastike në fitoren e Luganos 4-1 ndaj Winterthurit. /Telegrafi/

Paraqitje magjike e Xherdan Shaqirit në Zvicër: Het-trik dhe asist për ta mposhtur Zurichun



Xherdan Shaqiri ka qenë ylli kryesor i Baselit në fitoren e vështirë në udhëtim te Zurichu.

Basel triumfoi me rezultat 3-4, duke arritur të kthehet dy herë nga disavantazhi, ku protagonisti kryesor ishte ylli gjilanas, me një het-trik si dhe një asistim.

Zurichu kaloi herët në epërsi përmes Phaeton, që mori një asistim të bukur nga Bledian Krasniqi (1’).

Sidoqoftë, pas një kundëraksioni, Shaqiri përfitoi nga asistimi i Otele për të barazuar rezultatin (11’).

Zurichu e riktheu epërsinë falë Keny që ishte i saktë nga pika e bardhë (43’), por gjashtë minuta më vonë – Shaqa doli sërish në skenë, këtë herë me një parabolë mahnitëse e la të shtangur portierin (45+3’).

Shaqiri pastaj dhuroi një asistim maestral te Otele, i cili shënoi për ta përmbysur epërsinë (51’).

Zurichu s’u dorëzua dhe barazoi rezultatin falë Reverson (64’), mirëpo në minutën e fundit të takimit Shaqiri shënoi sërish për ta kompletuar het-trikun dhe vulosi fitoren e Baselit (90+4’).

Kësisoj, “SofaScore” i dha notën më të lartë të mundshme, plot 10.0.

Baseli renditet në pozitën e katërt me 36 pikë ndërsa Zurichu zë pozitën e tetë me 25 sosh. Shaqa ndërkohë shkon në kuotën e nëntë golave, vetëm tre më pak se top golashënuesi i Young Boys Bedia./Telegrafi/

Xherdan Shaqiri shënon dy gola të bukur ndaj Zurichut



Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka shënuar dy gola të bukur për ta barazuar rezultatin për Baselin ndaj Zurichut.

Zurichu kaloi herët në epërsi falë Phaeton, që u asistua nga Bledian Krasniqi, mirëpo Baseli u kthye në lojë falë golit të Xherdan Shaqirit.

Lojtari nga Gjilani e finalizoi për mrekulli asistimin e Otele (11’), me një goditje të saktë, ku s’i dha asnjë shans portierit vendas - VIDEO.

Ndërkohë, vlen të ceket se gol shënoi edhe Dion Kacurri, por u anulua nga VAR-i shkaku që kishte prekje të topit me dorë.

Zurichu e riktheu epërsinë në përfundimin e pjesës së parë falë Keny, sidoqoftë vetëm dy minuta më vonë – në skenë doli sërish Shaqiri që e tundi rrjetën.

Këtë herë, Schmid dhuroi një pasim të saktë te Shaqiri, me këtë të fundit që s’gaboi përballë portierit për ta barazuar sërish rezultatin (45+3’)./Telegrafi

Xherdan Shaqiri – Lojtari më i mirë i vitit 2025 në Basel



Sulmuesi Xherdan Shaqiri e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2025 në Basel.

Shaqiri ishte protagonisti kryesor vitin e kaluar, ku e ndihmoi Baselin ta fitojë titullin kampion si dhe Kupën e Zvicrës.

Me plot 21 gola dhe 22 asistime, ylli i Kosovës ishte çelësi që ju nevojitet Baselit për ta fituar titullin prandaj edhe me plot meritë, e mori epitetin e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2025.

Çmimin kapitenit ia dha presidenti i Federatës Zvicerane, Peter Knabel, që e njeh Shaqën qysh prej kohës kur ishte kryesor në akademinë e Baselit.

Përpos Shaqirit, çmim mori edhe skuadra e Baselit, të cilët u shpallën “Ekipi i vitit 2025”.

Ndërkohë, Shaqa këtë edicion ka zhvilluar 20 paraqitje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me gjashtë gola e nëntë asistime gjatë këtij procesi./Telegrafi

Shkëlqyen në fundjavë, Hajrizi dhe Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër



Ka përfunduar xhiroe 20-të në elitën e futbollit zviceran, ku sërish futbollistë nga Kosova kanë lënë gjurmë.

Padyshim që vëmendja kryesore ka qenë në derbin Basel - Sion, ku sfida u mbyll baraz 1-1 dhe shumë futbollistë kosovarë ishin në fushë.

Por dyshja që shkëlqeu më shumë ishte Xherdan Shaqiri te Baseli me një asistim dhe Kreshnik Hajrizi i Sionit me një super paraqitje në mbrojtje.

Të dy futbollistët kanë zënë vend edhe në formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran nga SofaScore.

Në formacionin e javës është edhe reprezentuesi zviceran Uran Bislimi që realizoi het-trik në fitoren e Luganos. /Telegrafi/

Xherdan Shaqiri e Kreshnik Hajrizi më të mirët në derbin e shqiptarëve në Zvicër



Baseli ka ndarë pikët me Sionin ne një barazim 1-1, sfidë ku të pranishëm ishin plot pesë futbollistë shqiptarë.

Xherdan Shaqiri te Baseli u përballen me Sionin e Kreshnik Hajrizit, Donat Rrudhanit, Benjamin Kolollit e Rilind Nivokazit.

Shaqiri ishte lojtari i ndeshjes pas një paraqitje spektakolore, ku edhe dhuroi një asistim, kësisoj mori notën 8.4 nga “SofaScore”.

🔚 𝖤 𝖴𝗇𝖾𝗇𝗍𝗌𝖼𝗁𝗂𝖾𝖽𝖾 𝗓𝗎𝗆 𝖲𝗍𝖺𝗋𝗍 𝗂𝗇𝗌 𝗇𝖾𝗎𝖾 𝖩𝗈𝗈𝗋 🔴🔵#rotblaulive #FCBasel1893 #AlliZämme #imRotblaueRusch

Mit neuer Energie ins nächste Spiel @IWB_Basel pic.twitter.com/8T7bsZfObt
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) January 18, 2026


Në anën tjetër, te Sioni u dallua Hajrizi me notën 8.0 pasi disa herë e shpëtoi klubin nga pësimi i golit. Rilind Nivokazi u vlerësua vetëm me 6.9 pavarësisht asistimit kurse Rrudhani me notën 6.3, edhe pse u detyrua të largohet nga fusha si pasojë e një lëndim.

Baseli mund të thuhet se “humbi” dy pikë në këtë sfidë, pasi po ëndërronte titullin kampion – kurse tani ka 33 sosh, plot 10 më pak se lideri Thun.


Në anën tjetër, Sioni qëndron në mesin e tabelës, në vendin e pestë me 31 pikë./Telegrafi/

Xherdan Shaqiri paralajmëron largimin nga Baseli dhe nuk përjashton kalimin te klubi ku ka blerë aksione



E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë larg Baselit, me yllin më të madh kosovaro-zviceran që nuk e përjashton mundësinë të luajë për Rapperswil Jona, klubin ku tashmë zotëron një pjesë të aksioneve.

Gjatë një interviste të gjatë për “Blick”, Shaqiri ka folur për përfshirjen e tij në klubin zviceran Rapperswil, i cili garon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

“Unë nuk jam përfshirë në Rapperswil pa arsye. Kemi plane të mëdha për klubin. Është një hap i mirë për të parë nga afër aspekte të ndryshme të drejtimit të një klubi, por gjithashtu përfshin shumë punë. Mundohem të përcjell çdo ndeshje në shtëpi, kur është e mundur”, ka deklaruar Shaqiri.

telegrafi.com

Ylli kosovar tha se ende nuk e di nëse do të drejtojë ndonjë klub në të ardhmen, por konfirmoi se po punon për t’u pajisur edhe me licencat e trajnerit. Megjithatë, ai është i sigurt se do të mbetet pjesë e futbollit edhe pasi ta përfundojë karrierën si futbollist.

“Ndoshta do të luaj për Rapperswilin edhe vetë. Kjo qartë është një mundësi. Klubi do të jetë 100-vjeçar në vitin 2028. Tani e dini synimin tim për të ardhmen”, ka thënë Shaqiri duke qeshur.

Shaqiri zbuloi gjithashtu se verën e ardhshme planifikon të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur disa nga ndeshjet e Kupës së Botës në futboll, ndoshta edhe finalen. /Telegrafi/

Pas Xhakës, edhe Xherdan Shaqiri reagon dhe ‘lutet’ pas vërshimeve në Kosovë



Ylli me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është i fundit nga figurat e njohura që ka reaguar pas vërshimeve të ditëve të fundit që kanë përfshirë shumë qytete të vendit.

Ditët e fundit të kësaj jave kanë qenë jo të mira për popullin e Kosovës, pasi shumë nga qytetet kanë pësuar vërshimeve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pas këtyre vërshimeve, mobilizimi ishte i madh nga të gjithë dhe përveç institucioneve, u lajmëruanedhe qytetar dhe biznese të ndryshme për t’i dalë në ndihmë të gjithë atyre që pësuan dëme materiale apo u bllokuan.


Gjatë ditës ishte kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, i cili ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të postuar një fotografi të vërshimeve në Kosovë, duke shkruar: “Lutuni për Kosovën”.

Fotografinë e njëjtë dhe mbishkrimin “Lutuni për Kosovën” e ka postuar disa orë më vonë edhe një tjetër emër i njohur i futbollit botëror.

Postimi i Xherdan Shaqirit

Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, i cili gjithashtu bashkë ndjenë me bashkëvendësit e tij, pasi dihet se ylli i Baselit ka prejardhje nga Gjilani.

Ndryshe, qytetet më të prekura nga vërshimet ishin Gjakova, Mitrovica, Malisheva, Klina, Skenderaj dhe Drenasi. /Telegrafi/

“Nuk kam pasur kurrë ftesë nga Kosova”, Riola Xhemaili flet për Zvicrën, Xhakën, Shaqirin e Avdullahun



Futbollistja e talentuar e Zvicrës Riola Xhemaili thotë se kurrë nuk ka pasur ftesë nga Kosova, ndërsa njoftoi se është përgëzuar nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kur shënoi ndaj Finlandës.

Xhemaili është futbollistja kryesore në ekipin e Zvicrës, ndërsa ka treguar se shpesh hasë në probleme shkaku i prejardhjes.

Ajo ndër të tjera për “NZZ” zbuloi se kurrë nuk ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës, shkaku që futbolli i femrave nuk ka qenë shumë i avancuar atë kohë (pra, kur u ftua nga Zvicra).

“Kur do që shkojmë në Kosovë, njerëzit thonë: “Këta janë të jashtit”, ata nuk e dinë si jetojmë këtu. Në Zvicër njerëzit mendojnë se je i mirë nëse bën diçka të mirë. Por, nëse bën diçka të keqe të thonë “Sigurisht, janë me prejardhje nga Kosova”. Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë, prandaj vendimet i marrë që janë të mira për familjen dhe mua”.

“Përpos kësaj, asnjëherë nuk kam marrë ndonjë ofertë që të luaj për Kosovën. Futbolli i femrave në Kosovë nuk ka qenë aq i avancuar atë kohë”.

Xhemaili pastaj tregoi se është përgëzuar nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kur shënoi gol për Zvicrën ndaj Finlandës.

“Kur shënova ndaj Finlandës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri më uruan. Isha më i afërt me Shaqirin. E njoh edhe Leon Avdullahum i cili tani luan për Kosovën. Ishim në klasën e njëjtë dhe luajtëm për të njëjtin klub”.

“Secili prej nesh ka historinë tonë dhe kjo na lidhë. Ndonjëherë pyes vetën pse pyetja e besnikërisë shtrohet vetëm tek ne kosovarët. Ka lojtarë të tjerë në kombëtare që prindërit nuk i kanë nga Zvicra”.

E pyet për golin e famshëm që shënoi kur e kualifikoi Zvicrën në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ajo e vlerësoi si momenti më i mirë i jetës.

“Ndoshta momenti më i mirë për futbollin e femrave në Zvicër. Kampionati Evropian në shtëpi ishte si një film i bukur, me kualifikimin në çerekfinale në minutën e fundit dhe e shënova edhe golin. Për mua, ishte momenti më i mirë i jetës”./Telegrafi

"Nëse e duan Shqipërinë, pse nuk luajtën për ta” - mesfushori serb me 'kunja' ndaj Shaqirit dhe Xhakës



Futbollisti Nemanja Matic iu bashkua këtë verë ekipit të Sassuolos, ku menjëherë fitoi vend në formacionin titullar, ndërsa mbron ngjyrat e klubit italian me Aro Muricin.

Gjatë një interviste për portalin “Four Four Two”, Matić u pyet për festimet e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës kundër Serbisë në Kupën e Botës, në vitet 2018 dhe 2022, ku të dy përdorën shqiponjën dykrenare – simbolin e flamurit shqiptar.

Matic e kritikoi këtë veprim, duke e konsideruar si një fitore politike, jo sportive.

“Unë i respektoj ata si futbollistë, kam luajtur kundër tyre disa herë në Ligën Premier. Por me këto gjëra të vogla ata fitojnë pikë të lira politike. Ata janë rritur në Zvicër. Me një veprim të tillë, nuk tregon respekt për vendin për të cilin luan. Nëse e do kaq shumë Shqipërinë, atëherë pse nuk luan për Shqipërinë? Kjo është pyetja ime”, deklaroi Matic.

Ai shtoi se dashuria për vendet të ndryshme nuk është problem, por sinqeriteti është thelbësor.

“Mund të duash disa vende, kjo nuk është problem. Unë e dua Serbinë, është vendi im. Gjithashtu e dua Anglinë, kam kaluar shumë kohë atje. Por kurrë nuk do të them se e dua Anglinë më shumë se Serbinë. Duhet të jesh i sinqertë”.

“Kam luajtur kundër Xhakës shumë herë dhe kurrë nuk kam pasur problem. Gjithmonë shtrëngonim duart, ai është një lojtar i mirë – ashtu si edhe Shaqiri. Por unë kurrë nuk do ta bëja për të provokuar dikë. I respektoj të gjithë”, ka thënë mesfushori. /Telegrafi/

“Po ta kisha në skuadër do ta godisja, veç ankohet”, ish-futbollisti kritikon ashpër Xherdan Shaqirin



Ish-mesfushori i Baselit Carlos Varela e ka kritikuar tejmase sulmuesin shqiptar Xherdan Shaqiri, duke pretenduar se ky i fundit nuk bën asgjë përpos ankesave në fushë.

Në një intervistë për “Blue Sport”, Varela thotë se po të ishte në të njëjtën skuadër me Shaqirin do ta godiste për ankesat e shumta.

“Shaqiri? Nuk mundëm ta mbajë më... Nëse do ta kisha në skuadër, do të shkoja ta godisja. Jam lodhur. Edhe kur dështon në pasime, është gjithnjë faji i tjetërkujt”.

Varela, i cili pas karrierës e ka nisur punën si analist ndër të tjera edhe kërkoi që Shaqiri të dënohet më shumë nga gjyqtarët shkaku “që bënë protesta”.

“Në ndeshjen ndaj Winterthur, gjyqtari e paralajmëron në një pikë të lojës, por duhej ta ndëshkonte. Nëse doni ta qetësoni, jepni karton të verdhë. Ai nuk ka të drejtë të ankohet kështu”.

“Të gjitha vendimet e gjyqtarit janë të gabuar sipas Shaqirit... edhe skuadra e tij më gjasë është lodhur. Po, ai shënon gola, ka talent, nuk po argumentojmë për këtë pjesë, por sanksionone. Është e mërzitshme ta shohim ligën ku mund të ankohet 25 herë në një ndeshje dhe ende nuk ka marrë karton”.

Ndërkohë, Shaqiri nuk ka reaguar fare lidhur me analizën e çuditshme të ish futbollistit spanjoll./Telegrafi/

Xherdan Shaqiri befason te Baseli, Magnin shpjegon arsyen pse kapiteni nuk startoi



Xherdan Shaqiri, në mënyrë befasisht, nuk e nisi si titullar të dielën te Baseli në ndeshjen në shtëpi ndaj Laussanes. Kampioni i Zvicrës vazhdoi serinë negative në “St. Jakob-Park”, pasi për ndeshjen e tretë rresht në shtëpi nuk arriti të shënojë gol, ndërsa takimi i Superligës helvetike përfundoi pa gola.

Shaqiri u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pati rastin më të mirë të ndeshjes, por nuk arriti ta konkretizojë, duke lënë Basel-in pa fitoren e pritur para tifozëve të vet.

Trajneri i Baselit, Ludovic Magnin, ka shpjeguar arsyen pse vendosi që kapiteni i skuadrës të nisë nga stoli.

“Kemi biseduar pas ndeshjes me Aston Villan për mënyrën se si ndihet dhe për gjendjen e muskujve të tij. Më pas kemi analizuar të dhënat fizike dhe kemi vendosur që të luajë si zëvendësues”, ka deklaruar Magnin.

Magnin shtoi se skuadrës i mungoi pasimi final dhe besimi i nevojshëm për ta zhbllokuar ndeshjen, duke pranuar në mënyrë indirekte se mungesa e Shaqirit nga minuta e parë u ndje dukshëm në lojën ofensive.

Baseli vazhdon të jetë shumë i varur nga forma e Xherdan Shaqirit, ndërsa çdo rënie e tij fizike apo mungesë në formacion reflektohet menjëherë në rezultatet dhe kreativitetin e ekipit.

Këtë edicion, Baseli zë pozitën e katërt pas 17 xhirove me 28 pikë, gjashtë më pak se lideri aktual, Thun./Telegrafi

Shkëlqimi me Baselin, Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër



Xherdan Shaqiri është rikthyer si protagonist te Baseli në fitoren 2-1 në udhëtim te Winterthur.

Sulmuesi gjilanas ishte më i miri te Baseli, duke shënuar edhe golin e parë në këtë sfidë.

33-vjeçari shkëlqeu në këtë sfidë, duke fituar edhe një penallti.

Shaqiri mori notën 8,3 nga SofaScore që ishte një nga notat më të larta në gjithë Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/


Xherdan Shaqiri shënon gol të bukur në fitoren e Baselit



Xherdan Shaqiri ka vazhduar shkëlqimin me Baselin, teksa ka shënuar gol ndaj Winterthurit.

Ylli kosovar e ka nisur nga minuta e parë si gjithmonë duelin ku Baseli fitoi me rezultat 1-2 në udhëtim.

Ishte minuta e 29-të e ndeshjes, ku Shaqiri pranoi një top në zonë dhe me një gjuajtje të saktë realizoi për 0-1.




Kapiteni i Baselit fitoi penallti në minutën e 65-të, por ia la atë ta ekzekutonte Otele, i cili dështoi nga pika e bardhë.

Gjithsesi Baseli fitoi në fund për të vazhduar garën për titullin kampion.


Për Shaqirin ky ishte goli i gjashtë sezonal, derisa ka edhe tetë asistime. /Telegrafi/

Humbi tre penallti, Baseli vendos nëse Xherdan Shaqiri do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë



Trajneri i FC Basel, Ludovic Magnin, ka dashur të shuajë çdo dilemë sa i përket debatit që është krijuar së fundi rreth ekzekutuesit të penalltive te skuadra zvicerane.

Pas barazimit pa gola kundër St. Gallen, ku Xherdan Shaqiri humbi penalltinë e tretë të sezonit, trajneri kishte paralajmëruar se do të analizohej hierarkia e gjuajtësve brenda ekipit — deklaratë që shkaktoi menjëherë reagime në Basel.

Megjithatë, Magnin e sqaroi çështjen me tone të qarta, duke konfirmuar se Shaqiri do të vendosë nëse do të vazhdojë t’i gjuajë ose jo.

"Nëse Shaqiri dëshiron të vazhdojë të gjuajë penallti, ai do t’i gjuajë ato. Nuk ka diskutim për këtë".

"Kjo më dukej gabim. Thashë që do ta shqyrtonim. Kështu u interpretua. Kjo më kujtoi se jam në Basel tani. Në Lausanne, një deklaratë e tillë nuk do të kishte pasur asnjë efekt fare", shtoi ai me një buzëqeshje.

Momenti kur Amir Shaipi ia pret penalltinë Xherdan Shaqirit

Magnin pranoi se humbja e dy penalltive radhazi nga Shaqiri është e dhimbshme dhe fatkeqe për ekipin, por insistoi se besimi tek kapiteni mbetet i palëkundur.

"Ai është kapiteni ynë dhe nëse e merr topin, do ta marrë. Për mua nuk ka absolutisht asnjë arsye për ta vënë në dyshim”.

Ky qëndrim i trajnerit dëshmon qartë se pozita e Shaqirit si lider i skuadrës mbetet e fortë, pavarësisht periudhës së vështirë para portës nga pika e bardhë./Telegrafi/

“Po marrin gjithnjë e më shumë lojtarë”, Shaqiri flet për Kosovën: Dardanët në Botëror do të ishte histori e jashtëzakonshme



Sulmuesi Xherdan Shaqiri thotë se do të ishte e shkëlqyer nëse Kosova kualifikohet në Kampionatin Botëror, ndërsa është i lumtur me përparimin që kanë bërë “Dardanët”.

Ai në një intervistë së fundmi përgëzoi përmirësimin e madh që ka bërë Kosova, ku edhe prandaj shumë lojtarë po duan ta veshin fanellën dardane.

Fillimisht, Shaqa tregoi se bisedon shpesh me presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, si dhe që i shkroi kur mori medalje nderi në Kosovë.

“U takuam rastësisht. Po udhëtonim për në Londër dhe asistenti i tij u ulë pranë meje, pastaj nisëm të bisedonim. Rrugës për në aeroport mora një mesazh në ËhatsaApp nga Gianni (Infantino) dhe pastaj kemi folur rregullisht. Ai së fundmi mori një çmim në Kosovë dhe e urova”.

I pyetur për formatin e ri të Kupës së Botës, Shaqiri shtoi se është adekuati meqenëse edhe kombëtaret kanë më shumë gjasa. Ai përmendi që Shqipëria dhe Kosova janë ende në garë shkaku i play-offit.

“Ka kombëtare që po garojnë për herë të parë dhe mendoj se është më mirë që kombëtaret më të vogla kanë më shumë shanse kualifikimi. Mund të shihni se Shqipëria dhe Kosova mund të kualifikohen përmes play-offit”.

Në fund, i pyetur për mundësinë që Kosova të jetë në Botëror, Shaqiri me entuziazëm nënvizoi se do të ishte madhështore.

“Kosova në Botëror? Do të ishte një histori e jashtëzakonshme. Do të ishte turneu i tyre i parë. Fakti që kanë ende mundësi tregon se çfarë progresi kanë bërë. Mund të shihni se gjithnjë e më shumë lojtarë po duan të luajnë për Kosovën, prandaj po përmirësohen dhe po ia dalin nën presion. Tani janë skuadër me lojtarë në liga të mira, prandaj edhe kanë një ndihmë më të madhe”, deklaroi ai për “watson.ch”.

Në fund, ylli i Baselit shtoi se nuk po e konsideron pensionimin.

“Jo, ndihem mirë. Zgjohëm në mëngjes dhe dua të luaj çdo ditë futboll, sidomos në ndeshjet si vendas. Kjo më jep energji dhe fuqi”./Telegrafi/

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit



Përzgjedhësi Murat Yakin thotë se nuk e ka pritur rikthimin e Granit Xhakës në Ligën Premier, ndërsa shtoi se Zvicra është mbushur me plot yje, prandaj duhet fokusuar te ardhmja dhe jo të Xherdan Shaqiri.

Zvicra është në Kosovë ku po e zhvillon stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para përballjes, që luhet të martën në Prishtinë.

Yakin në konferencë lavdëroi shumë Xhakën për kualitetin që po e dëshmon vazhdimisht.

“Nuk prisja që Granit Xhaka të rikthehet në Ligën Premier. Është e pabesueshme çfarë ka arritur të klubi i sapo promovuar Sunderland. Graniti është lider, luftues, këto kualitete janë shumë të rëndësishme para ndeshjes së nesërme”.

Ndërsa, për Shaqën tha se “Helvetikët” janë fokusuar te ardhmja.

“Sa i përket Xherdan Shaqirit, statistikat te Baseli janë të jashtëzakonshme. Por, kemi lojtarë të mirë në pozitën e tij: Ndoye, Vargas, Manzambi dhe të mos harrojmë Sanches. Kemi një miks të mirë. Nuk jam unë ai që e mbylli derën”.

Yakin në fund foli pak edhe për lidhjen me Granit Xhakën, për të cilin theksoi se nuk ka qenë aq e madhe, thjesht mediat i kanë dhënë kuptim tjetër.

“Nuk ka ndryshuar shumë që prej ndeshjes me Kosovën para dy viteve. Ishte nxjerrë nga konteksti. Jemi marrë dhe kemi udhëtuar së bashku në këtë rrugë. Është lider. Sigurisht kemi qenë të zhgënjyer që pranuam gol në fund, por nuk ishte aq dramatike sa e keni bërë”.

Kujtojmë përballja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet të martën prej orës 20:45./Telegrafi/

❌