Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, Kuvendi ka ratifikuar projektligjin e qeverisë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Bordin e Paqes”, nismë e presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe Lindjen e Mesme.

Projektligji u votua nme 113 vota pro dhe vetëm 1 abstenim, votë e deputetit të Lëvizja Bashkë, Redi Muçi.

Javën tjetër pritet që kryeministri Rama të udhëtojë në SHBA, ku do të marrë pjesë në Shtëpinë e Bardhë në tryezën e Bordit, tryeza e parë ku Trump do të shpalosë planin e tij për të konkretizuar paqen dhe rindërtimin e Gazës.

The post Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro appeared first on Albeu.com.

Dëmtimi i yllit spanjoll, do të humbasë të paktën 6 ndeshje të rëndësishme me Barcelonën

✇Albeu
By: V K

Mesfushori i Barcelonës, Pedri do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj. Pas kontrollove mjekësore, konfirmohet dëmtimi i tij dhe do të humbasë të paktën gjashtë ndeshje, katër në LaLiga (Real Oviedo, Elçe, Majorka dhe Girona), një në Ligën e Kampioneve (Kopenhagën) dhe një në Kupën e Mbretit (Albasete).

Një humbje e madhe për Hansi Flik dhe Barçën, por të paktën dëmtimi i yllit 23-vjeçar duket më i lehtë se sa mendohej në fillim.

The post Dëmtimi i yllit spanjoll, do të humbasë të paktën 6 ndeshje të rëndësishme me Barcelonën appeared first on Albeu.com.

Dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Fatmira Dedës/ Vëllai im, fatkeqësi e familjes”, rrëfehet Petrit Qoli: Kam shkollë juridiku…

✇Albeu
By: V K

I pandehuri Petrit Qoli, është marrë në pyetje nga SPAK në kuadër të procesit për “Plumbin e artë”, ndërkohë që akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Fatmira Dedës, ndërkohë ka dhënë detaje mbi aktivitetin e tij profesional ndër vite, burimet e të ardhurave dhe lidhjet familjare.

Ai deklaroi se nga viti 2002 deri në 2013 ka punuar si kapiten anijeje peshkimi, duke pasur në pronësi anijet “Dibra” dhe “Sazani”.

Ai shtoi se ka përfunduar edhe Fakultetin e Drejtësisë në universitetin “Kristal”, ndërsa paralelisht është marrë me ndërtim, duke ndërtuar 8–9 pallate.

“Më vjen turp ta them, por kam edhe fakultet Juridiku. Ndërkohë jam marrë edhe me ndërtim dhe kam bërë disa pallate”, u shpreh Qoli. I pyetur nga prokurori Behar Dibra mbi nisjen e aktivitetit në ndërtimtari, Qoli tha se ideja i kishte ardhur nga kushëriri i tij, Mustafa Laço, ndërtues prej vitesh. Ai sqaroi se ndërtimin e parë e kishte realizuar pranë zonës së gropës arkeologjike, pas Pallatit të Kulturës, duke deklaruar se kishte në dispozicion rreth 300 mijë marka, të siguruara nga aktiviteti i peshkimit.

Sa i përket vëllait të tij, Festim Qoli, i pandehuri tha se ai kishte pasur disa biznese, si bar-kafe dhe palestër, të cilat i kishte ndërtuar vetë. Sipas tij, Festimi ishte marrë edhe me tregti makinash të dubluara dhe kishte lidhje me shtetas italianë. “Është fatkeqësi për familjen tonë”, u shpreh Qoli, duke shtuar se nuk kanë punuar kurrë bashkë.

Ai foli edhe për kushëririn e tij Agron Qoli, të cilin e përshkroi si “djalë model” dhe ndërtues, por theksoi se nuk kanë pasur bashkëpunime biznesi. Gjatë dëshmisë, Qoli pranoi se ka udhëtuar shpesh jashtë shtetit për shkak të aktivitetit të tij me anije peshkimi, ndërsa për Festim Qolin deklaroi se kishte lidhje familjare me një shtetase bullgare të pasur, e cila merrej me tregtinë e inerteve dhe zotëronte edhe pasaportë britanike. Në fund, Qoli theksoi se të gjitha pronat i ka të hipotekuara dhe se ndërtimet i ka ndjekur personalisht. “Nuk hidhej beton pa qenë unë aty. Jam autodidakt”, përfundoi ai.

DËSHMIA

Qoli: Nga 2002 deri në 2013 kam patur anije peshkimi, kam punuar si kapiten anijeje. Anija ‘Dibra’ dhe ‘Sazani’. Më vjen turp ta them, por kam edhe fakultet juridik, te Kristali. Ndërkohë kam bërë dhe 9 pallate, jam marrë edhe me ndërtim.

Behar Dibra: Idenë për ndërtimtari, nga e more?

Qoli: Kam kushëri Mustafa Laçon. Është ndërtues, duhet të jetë 80 vjeç. I thashë kam 300 mijë marka. Ndërtimin e parë e kam bërë te gropa arkeologjike, mbrapa Pallatit të Kulturës.
Prokurori Dibra: Ku i gjete këto lekë?

Qoli: Nga peshkimi, kam patur gjithmonë anije të thashë. Kam një vëlla që mos e paça, Festim Qolin. Edhe motër, Rezana Qoli.

Prokurori Dibra: Ndërkohë që ju merreshit me peshkim vëllai me çfarë merrej?

Qoli: Kishte 5 biznese, bar kafe, palestër. Unë ia kisha ndërtuar. Festimi ka qenë mjeshtër për makinat e vjedhura. Gjithmonë është marrë me tregti makinash, të dubluara. Kishte shumë miq italianë. Më pas u shtrëngua puna. Ku e di unë ku i njohu italianët. Kisha blerë një truall në Rruzhbull.

Prokurori: Kush është Agroni?

Qoli: Agron Qoli është çuni xhajës tim. Është djalë model, pas meje, por nuk e kam shok. Merret me ndërtimtari. Nuk kemi punuar bashkë.

Unë kam bërë 8-9 pallate. Edhe xhaminë në Rruzhbull. Me Festimin nuk kemi punuar, e kam vëlla, por është fatkeqësi për familjen tonë.

Prokurori: A kishte të ardhura Festimi?

Qoli: Unë nuk jam ekonomisti i Festimit, por kishte lokal dasmash, normale që kishte para.

Prokurori:Ke dalë jashtë shtetit?

Qoli: Po sigurisht, unë kisha anije. Unë di që Festimi ka një vajzë shumë të pasur bullgare. Di që ka edhe pasaportë angleze. Ajo është shumë e pasur, shet inerte ndërtimi. Nuk ishte e bukur… por.. nuk e di çfarë sheh Festimi tek ajo. Me Festimin shiheshim për iftare dhe për ditëlindje. Ka patur shoqëri me Laertin e Palma Novës. Sapo fillova unë duke ndenjur me të, u ftoh ai. Gjithmonë si Tomi me Jerry kemi shkuar.

Prokurori: Pretendime pronësie keni patur?

Qoli: Unë kam hipotekuar të gjitha apartamentet. Nuk hidhej beton pa qenë unë aty. Unë jam autodidakt.

The post Dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Fatmira Dedës/ Vëllai im, fatkeqësi e familjes”, rrëfehet Petrit Qoli: Kam shkollë juridiku… appeared first on Albeu.com.

Mbyllet seanca në Kushtetuese për Belinda Ballukun: Do njoftojmë për datën e vendimit!

✇Albeu
By: V K

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme.

Në seancën e sotme janë dëgjuar argumentet e palëve në proces, Presidencës, SPAK dhe Qeverisë dhe në përfundim të tyre, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar të mbyllur seancën.

“Deklarojmë mbylljen e shqyrtimit gjyqësor. Trupi gjyqësor tërhiqet për vendim, data dhe ora do t’u komunikohet sipas parashikimeve ligjore” ,tha kryetarja e Gjykatës Kushtetues.

Seanca u mbajt pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

Rama e dorëzoi ankimin në Kushtetuese në nëntor të vitit të kaluar, ku kërkonte nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë nëse, masa e pezullimit të vendosur nga GJKKO për Ballukun, përbën cenim të kompetencave kushtetuese dhe balancës së pushteteve, duke justifikuar se një gjykatë speciale nuk ka juridiksion për të pezulluar një anëtar të Këshillit të Ministrave.

Gjykata e Posaçme vendosi më 20 nëntor të vitit të kaluar, që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

Në vrazhdën e këtyre akuzave, Prokuroria e Posaçme, ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën për heqjen e imunitetit dhe autorizim për arrestimin e Ballukut.

Mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve për imunitetin e saj pritet të mbahet më 28 janar, pas vendimit që pritet të japë Kushtetuesja.

The post Mbyllet seanca në Kushtetuese për Belinda Ballukun: Do njoftojmë për datën e vendimit! appeared first on Albeu.com.

Prokurorja e SPAK: Belinda Balluku ka kryer krime të rënda disa herë, pezullimin e shohim të lidhur me pozicionin, nëse do vazhdonte punën si ministre do abuzonte sërish (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Prokurorja e SPAK Dorina Bejko, ka argumentuar në Gjykatën Kushtetuese arsyet pse Belinda Balluku, e marrë e pandehur nuk mund të qëndrojë në detyrë.

Në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese ku shqyrtohet pezullimi i saj nga detyrë, prokuroria tha se e pandehura ka kryer vepër penale me natyrë të rëndë kriminale.

Sipas prokurores se SPAK, pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut e shohim të lidhur me pozicionin e saj si ministre.

“Në rastin konkret vepra penale që ne hetojmë konsiderohen krime të natyrës së rëndë, për shkak të rrezikshmërisë dhe subjekteve që kryejnë ato. Vepra penale që i është atribuuar të hetuarës përfshihet në konceptin e krimit të rëndë.

Jemi para situatës kur e hetuara ka kryer jo një, por disa fakte penale historike që përkthehen në veprën penale të parashikuar nga neni 258 të kodit penal disa herë”, sqaroi prokurorja e SPAK, Dorina Bejko.

Pezullimin nga detyra e shohim të lidhur me pozicionin e saj si ministre.

Ne, SPAK ato dy lloje masa shtrënguese i ka kërkuar në përputhje me rrethanat që kanë ekzistuar në atë moment. Në atë moment SPAK ka konkluduar se nëse e hetuara do vazhdonte të ushtronte detyrën do kryente vepra penale të të njëjtit lloj”, tha Prokurorja e SPAK.

 

The post Prokurorja e SPAK: Belinda Balluku ka kryer krime të rënda disa herë, pezullimin e shohim të lidhur me pozicionin, nëse do vazhdonte punën si ministre do abuzonte sërish (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

A pati pasoja rikthimi në detyrë i Ballukut nga GJK? Prokurori i SPAK: Ka ndërhyrë në procesin e hetimit dhe cenuar marrjen e provave

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, ka zbuluar se zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Energjetikes dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë kohës ë heqjes së pezullimit nga detyra ka ndërhyrë në procesin hetimor.

Sipas Prencit, Balluku ka ndikuar në procesin e marrjes së provave, duke qenë se është rikthyer në detyrë.

“Duke patur parasysh edhe rolin dhe funksionin e lartë shtetëror të zonjës Balluku, dhe kemi argumentuar në parimin e proporcionalitetit, nevojat për marrjen e provave, hetimet, me dëshmitarë dhe siç kemi argumentuar edhe në kërkesën tjetër në Kuvend, që realisht kanë ndërhyrë në procesin e hetimit dhe ka cenuar marrjen e provave”, tha Prokurori Dritan Prençi.

Pyetje: Nga momenti që GJK dha vendimin për pezullimin e pezullimit, cilat janë pasojat në procesin e hetimit?

Prokurori Dritan Prençi: Patjetër që ka dhënë efekt ky vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi pezullimin e vendimit të GJKKO, masës ndaluese ndaj personit në fjalë, për shkak se edhe në argumentimin që kemi bërë qoftë në marrjen e vendimit në Shkallën e Parë.

Përse e kërkojmë këtë masë ndaluese përveç masës tjetër, duke patur parasysh edhe rolin dhe funksionin e lartë shtetëror të zonjës Balluku, dhe kemi argumentuar në parimin e proporcionalitetit, nevojat për marrjen e provave, hetimet, me dëshmitarë dhe siç kemi argumentuar edhe në kërkesën tjetër në Kuvend, që realisht kanë ndërhyrë në procesin e hetimit dhe ka cenuar marrjen e provave.

The post A pati pasoja rikthimi në detyrë i Ballukut nga GJK? Prokurori i SPAK: Ka ndërhyrë në procesin e hetimit dhe cenuar marrjen e provave appeared first on Albeu.com.

Kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes/ Zbardhet LISTA me 19 shtetet

✇Albeu
By: V K

Është zbardhur lista e plotë me emrat e 19 shteteve që morën pjesë në ceremoninë nënshkruese të Bordit të Paqes, të mbajtur këtë të enjte në Davos, nën drejtimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në mbledhjen morën pjesë presidentë dhe kryeministra nga vende të ndryshme, përfshirë Azerbajxhanin, Argjentinën, Kazakistanin, Indonezinë dhe Kosovën, ndërsa munguan Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe kryetari i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam.

Lista e plotë me vendet pjesmarrëse:

Arabia Saudite — ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al‑Saud

Argjentina — presidenti Javier Milei

Armenia — kryeministri Nikol Pashinyan

Azerbajxhani — presidenti Ilham Aliyev

Bahrejni — sheiku Isa bin Salman Al Khalifa

Bullgaria — kryeministri Rosen Zhelyazkov

Emiratet e Bashkuara Arabe — kryetari i Autoritetit të Çështjeve Ekzekutive Khaldoon Al Mubarak

Hungaria — kryeministri Viktor Orban

Indonezia — presidenti Prabowo Subianto

Jordania — zëvendëskryeministri Ayman Safadi

Katari — kryeministri Sheiku Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani

Kazakistani — presidenti Kassym‑Jomart Tokayev

Kosova — presidentja Vjosa Osmani

Mongolia — kryeministri Gombojavyn Zandanshatar

Maroku — ministri i Jashtëm Nasser Bourita

Pakistani — kryeministri Shehbaz Sharif

Paraguai — presidenti Santiago Pena

Turqia — ministri i Jashtëm Hakan Fidan

Uzbekistani — presidenti Shavkat Miromonovich Mirziyoyev

The post Kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes/ Zbardhet LISTA me 19 shtetet appeared first on Albeu.com.

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama i përgjigjet opozitës: Zgjodha të mirëprisja vajzën e Trump me lejen e babait

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, ka sqaruar arsyen pse nuk ishte në Davos për të nënshkruar marrëveshjen e aderimit në Bordin e Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti Donald Trump.

Në përgjigje të interesit të deputetëve të opozitës, Rama deklaroi se duhet të bënte një zgjedhje mes ftesës së Trump, apo pritjes së vajzës së tij Ivanka Trump në Shqipëri.

Kreu i qeverisë deklaroi se me lejen e Donald Trump, zgjodhi që të priste vajzën e tij.

“Që mos shqetësoheni pse nuk jam atje, Unë duhet të bëja një zgjedhje midis ti përgjigjesha ftesës së babait, apo të mirëprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjidha vajzën. Natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait.

Duke qenë se zoti Mediu është ura që lidh Amerikën me rrugën e shpresës prisja nga Mediu që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës, por ne nuk shohim arsye për të parë divergjenca të tilla. Kështu që zoti Mediu rrini i qetë, analizat i kanë bërë ata që na kanë ftuar dhe ne s’na ka ardhur koha të analizojmë ata që na ftojnë”, u shpreh Rama.

The post Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama i përgjigjet opozitës: Zgjodha të mirëprisja vajzën e Trump me lejen e babait appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Durrës, plagosen 5 persona

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë janë plagosur pesë persona.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Ankona”, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33-vjeç, banues në Durrës.

Ai ishte drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, ndërsa mjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. I.

Nga përplasja u dëmtuan të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Po ashtu, tre pasagjerë pësuan lëndime, por pas marrjes së ndihmës mjekësore u larguan në banesat e tyre.

The post Aksident i rëndë në Durrës, plagosen 5 persona appeared first on Albeu.com.

Masa e pezullimit ndaj Ballukut në GJKKO/ Përfaqësuesi i Qeverisë: Çfarë ndodh nëse Apeli e rrëzon?

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, gjatë seancës për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit, lidhur me vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, përfaqësuesi i kryeministrisë u pyet edhe për dallimin mes pozitës së kreut të qeverisë dhe ministrit, sa i përket pezullimit nga gjykata.

Gjyqtari Asim Vokshi, pyeti nëse mund të bëhet një dallim mes kryeministrit që nuk mund të pezullohet dhe ministrit i cili është i zëvendësueshëm.

Herald Jonuzaj, përfaqësues i Kryeministrisë, tha se kryeministrit i është shtrënguar dora për të bërë zëvendësimin e ministres, ndërkohë që Apeli mund ta rrëzojë masën e pezullimit të vendosur në shkallën e parë të GJKKO.

Gjyqtari Asim Vokshi: Ju e konsideroni shkarkim pezullimin nga detyra. Ka vend për të bërë një dallim mes pozitës së kryeministrit, i cili mund të argumentohet se është i pamundur të pezullohet, me atë të ministrave të cilët janë të zëvendësueshëm?

Herald Jonuzaj, drejtor juridik i Kryeministrisë: A është duke iu shtrënguar dora kryeministrit për të zëvendësuar një ministër sepse është marrë një masë pezullimi? Kjo mund të bjerë në Apel. A po i shtrëngohet dora kryeministrit? Ne për këtë i jemi drejtuar Gjykatës.

The post Masa e pezullimit ndaj Ballukut në GJKKO/ Përfaqësuesi i Qeverisë: Çfarë ndodh nëse Apeli e rrëzon? appeared first on Albeu.com.

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Jonaid Myzyri, është i marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.

Më 5 tetor 2025, Gjykata e Posaçme e pezulloi Myzyrin nga detyra, ndërsa ai u rikthye në detyrë 3 muaj më pas, më 30 qershor, ditë kur edhe iu komunikuan akuzat.

SPAK e akuzon Myzyrin për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor rreth 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit.

Tenderi është zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje të mëdha ligjore, të cilat KPP me kryetar Myzyrin i ka shpërfillur.

Sipas SPAK, ky Komision, në kundërshtim me ligjin ka favorizuar bashkimin e kompanive AEK MUNELLA dhe DRINI-1, të cilat e kanë fituar tenderin 2.2 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara.

Në këtë proces ka pasur ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i cili është skualifikuar nga KPP me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale.

Në vendimin për skualifikim, thuhej se autoriteti kontraktor duhej ta refuzonte këtë operator për shkak të “riskut të lartë për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore”.

The post I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Donald Trump firmos/ Nënshkruhet në Davos marrëveshja për Bordin e Paqes

✇Albeu
By: V K

Presidenti i SHBA Donald Trump, ka firmosur marrëveshjen për krijimin e Bordit të Paqes.

Pas Trump, marrëveshja është nënshkruar nga krerët e shteteve që kanë pranuar ftesën e Trump për të qenë pjesë e institucionit.

E pranishme në ceremoni ka qenë edhe presidentja e SHBA Vjosa Osmani, e cila ka pasur një takim të përzemërt me Trump, përpara nënshkrimit.

 

The post Donald Trump firmos/ Nënshkruhet në Davos marrëveshja për Bordin e Paqes appeared first on Albeu.com.

Investimet e Kushner në Shqipëri/ Berisha: S’kam kundërshtim, Rama bëri influencë politike, por dështoi, Sazanin e kam ofruar edhe unë tek Berlusconi

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi investimet amerikane në Jug të vendit nga kompania e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Jashtë Parlamentit, Berisha u shpreh se Rama bëri influencë politike, por sipas tij dështoi.

Gjithashtu, Berisha tha se edhe ai e ka ofruar ishullin e Sazanit tek Berlusconi, u pranua, por filloi kriza dhe nuk u realizua.

Sipas Berishës, Rama nuk e firmosi marrëveshjen para se Donald Trump të zgjidhej presidenti i SHBA-ve.

“Për sa i përket Zvërnecit është një çështje private. Unë nuk di të jetë dhënë tokë publike aty, por do ta shohim. Për sa i përket Sazanit, e kam deklaruar, deklarata ime është kjo: ne mbështesim investimet amerikane, por natyrisht ky e bëri atë për influencë politike.

I sigurt që dështoi, sepse po të mos dështonte, nuk merrte përsipër të përpiqej të bënte gazi i dheut presidentin e SHBA në një samit që u bë kryelajm i atij samiti. Ndaj dhe këtu duhet t’i ndajmë gjërat. Zvërneci është investim publik. Sazanin ai e dha, por po të më çosh pak më tutje, mund të them disa gjëra të tjera, të palidhura me këtë.

Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Unë nuk mund të mos jem ai që jam. E kemi ofruar, sepse në kohën kur ne kemi bërë vlerësimin, ai ka qenë një ishull aspak i lakmuar. E ofroi Fatos Nano para meje. E ofrova unë, ra kriza. Ia ofrova mikut të shquar të kombit shqiptar, Silvio Berluskoni.

E pranoi dhe bëri projektin. Bëri një projekt shumë të mirë, por erdhi kriza financiare. Aty janë dokumentet. Pse e ofruam? Sepse nuk është i lehtë për t’u zhvilluar. Tani fondet janë shumë të mëdha sepse sipas asaj që kam dëgjuar janë dy miliardë euro të fondit sovran arab. Në qoftë se bëhet, unë nuk kam asnjë kundërshtim.

Sazanin e ka ofruar Fatos Nano. E ka ofruar Sali Berisha dhe janë bërë projektet nga i ndjeri Silvio Berluskoni. Sazanin e ofroi ky. Dhe ky gjeti Xhared Kushner, i cili erdhi me një fond shumë të madh. Por çfarë bëri ky? Në qoftë se marrëveshja ishte që ta firmoste para zgjedhjes së presidentit Trump, ky mashtroi. Ky nuk e firmosi para zgjedhjes së presidentit dhe ky u përpoq gjer në fund ta përdorë atë për të paktën edhe një fotografi me Lindën”, tha Berisha.

The post Investimet e Kushner në Shqipëri/ Berisha: S’kam kundërshtim, Rama bëri influencë politike, por dështoi, Sazanin e kam ofruar edhe unë tek Berlusconi appeared first on Albeu.com.

“Big Brother VIP Kosova”/ Alba konflikohet me Limin dhe Dolcen

✇Albeu
By: V K

Gjatë festës së organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, është regjistruar një tjetër moment tensioni mes banorëve, kësaj radhe mes Alba dhe Dolce, ku në qendër të situatës ishte Limit.

Gjatë vallëzimit, Limi ka tentuar fillimisht ta afrojë Albën, duke e marrë nën krah, por ajo ka refuzuar këtë veprim.

Situata është ndërlikuar edhe më tej në momentin kur Dolce i ka bërë thirrje Albës që t’i bashkohej asaj dhe Limit në vallëzim, por Alba ka refuzuar sërish, duke kërkuar që të mos prekej me dorë.

Ky moment ka krijuar tension të dukshëm mes tre banorëve, duke u reflektuar edhe në reagimet e tyre të mëvonshme gjatë festës.

Situata mes Albës, Limit dhe Dolces vazhdon të mbetet e ndjeshme, veçanërisht për faktin se Dolce aktualisht është në një lidhje me Limin.

Nga ana tjetër, Alba ka shprehur më herët se ndihet e lënduar emocionalisht, duke parë ish-të dashurin e saj në një marrëdhënie me një banore tjetër brenda shtëpisë. Kjo ka ndikuar që çdo ndërveprim mes tyre të shoqërohet me tension dhe keqkuptime.

Raportet mes tre banorëve mbeten një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni, ndërsa publiku vijon të ndjekë me interes zhvillimet e radhës në Big Brother VIP Kosova.

The post “Big Brother VIP Kosova”/ Alba konflikohet me Limin dhe Dolcen appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i Ballukut në ‘Kushtetuese’/ Përfaqësuesja e Kryeministrisë: Nuk është një ankim individual, pse s’është e lejuar kjo masë

✇Albeu
By: V K

Përfaqësuesja e Kryeministrit, Jona Qosja, ka parashtruar argumentet se pse pezullimi i Belinda Ballukut nuk mund të bëhet nga një gjykatë.

Në fjalën e saj ajo tha se ankimi nuk është personal, por ka të bëjë me marrëdhëniet mes tre pushteteve.

Sipas përfaqësueses së Kryeministrit pezullimi i një anëtari të këshillit të ministrave pezullon edhe punën. Ndërsa e detyron kryeministrin të propozojë shkarkimin e saj dhe emërimin e një ministri të ri.

“Ky nuk është një ankim kushtetues individual, nuk kanë të bëjnë më objektin e procedimi penal, por kanë të bëjmë me marrëdhëniet mes tre pushteteve.

A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo, megjithëse argumentet i përkasin çështjes në themel.

GJKKO duke pezulluar ministrin ka pezulluar vendimmarrjen e ministrit, pasi nuk mund të propozojë asnjë projekt akt.

Pezullimi e detyron kryeministrin që të propozojë shkarkimin e ministrit të ri dhe të propozojë një ministër të ri.

Nuk mund të mohohet se masa e sigurimi penal sjell pasoja në veprimtarin e Këshillit të Ministrave dhe kryeministrit. Nëse këto pasoja janë të devijueshme apo jo, kjo i përket themelit të çështjes”, tha perfaqesusja e kryeministrise, Jona Qosja.

The post Pezullimi i Ballukut në ‘Kushtetuese’/ Përfaqësuesja e Kryeministrisë: Nuk është një ankim individual, pse s’është e lejuar kjo masë appeared first on Albeu.com.

Temperaturat deri në -8 gradë celcius/ Si paraqitet situata në qarkun Elbasan pas reshjeve të dëborës

✇Albeu
By: V K

Situata në qarkun Elbasan pas reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave të ditëve të fundit paraqitet normale dhe pa problematika.

Temperaturat në zonat malore gjatë natës zbritën deri në -8 gradë Celcius. Sipas komunikimeve me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, nuk raportohen situata emergjente apo shqetësime për komunitetin.

Të gjitha akset rrugore, si ato nacionale ashtu edhe rurale, janë të hapura dhe nuk paraqesin rrezikshmëri për qarkullimin e mjeteve.

Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë është kryer trajtimi me kripë dhe qarkullimi vijon normalisht, pa pengesa.

Ndërkohë, lumenjtë dhe përrenjtë kanë prurje në kuota nën mesatare dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Po ashtu, nuk raportohet asnjë problem në furnizimin me energji elektrike apo me ujë të pijshëm për popullatën.

Strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.

The post Temperaturat deri në -8 gradë celcius/ Si paraqitet situata në qarkun Elbasan pas reshjeve të dëborës appeared first on Albeu.com.

Kuvendi në seancë plenare, votohet “Bordi i Paqes”

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e kësaj të enjte, në seancë plenare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Në urdhrin për thirrjen e seancës nga Niko Peleshi, thuhet se marrëveshja kërkon shumicë absolute votash, ndërkohë që pavarësisht kundërshtimit për mënyrën se si po miratohet marrëveshja, pala demokrate pritet të votojë pro.

Ndërkohë sipas marrëveshjes së miratuar nga Këshilli i Ministrave, bërja palë në këtë Kartë, që themelon Bordin e Paqes, do të shoqërohet me efekte financiare për Republikën e Shqipërisë, që do të derdhen në formën e kontributit vullnetar nga çdo shtet anëtar, kosto këto që nuk janë parashikuar në këtë moment.

The post Kuvendi në seancë plenare, votohet “Bordi i Paqes” appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i meteorologes Tanja Porja: Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare…

✇Albeu
By: V K

Meteorologia e njohur Tanja Porja, foli në “Dita jonë” se Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet mbi Italinë qendrore dhe që do të përfshijë gradualisht gjithë Ballkanin.

“Një qendër ciklonare është e pozicionuar prej disa ditësh në Italinë jugore, kryesisht Sicili, por përgjithësisht Italinë jugore. Kjo qendër ciklonare po zvogëlohet dhe zhvendoset drejt juglindjes, pra po vjen drejt jugut të Ballkanit. Megjithatë ka një spostim dhe një dhe një devijim të tillë që po i shkon Greqisë. Kjo stuhi e këtyre ditëve nuk na prek, por një tjetër stuhi ciklonare po fuqizohet me Mesdheun perëndimor. Ajo qendër ciklonare do të na prekë dhe neve, përgjithësisht Ballkanin, duke prodhuar reshje me intensitet të paktën mesatar për të gjithë territorin shqiptar”, tha meteorologia, Tanja Porja.

Sipas saj, aktualisht vendi ndodhet në kushte relativisht të qëndrueshme, me reshje të pakta dhe lokale, ndërsa temperaturat kanë shënuar rritje, duke arritur deri në 15 gradë Celsius në zonat jugperëndimore.

Por kjo situatë do të ndryshojë në fundjavë, kryesisht të dielën dhe të hënën, kur sistemi ciklonar do të sjellë reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin.

“Deri të dielën reshjet janë krejt të pakta dhe të karakterit lokal, janë vetëm në disa zona ndërsa kjo qendër ciklonare sjell një sistem të fuqishëm me vranësira për të gjithë Ballkanin. Në disa zona të Ballkanit do të sjellë reshje shiu, në disa zona më në brendësi reshje dëbore. Në territorin shqiptar do të sjellë kryesisht shi, por edhe pak dëborë, duke qenë se temperaturat nuk është se do të luhaten shumë në vlerat minimale. Do të qëndrojnë rreth zeros dhe lehtësisht negative, gjë e cila reshjet i bën që të jenë dëbore vetëm në zonat e thella malore. Pjesa më e madhe do ketë reshje shiu”, shtoi ajo.

The post Paralajmërimi i meteorologes Tanja Porja: Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare… appeared first on Albeu.com.

Darka e Ivanka Trump me Ramën, zbardhen detaje nga takimi

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump, pasi konsumuan kafe në zonën e Ujit të Ftohtë, kanë shkuar në një restorant në Orikum, ku kanë konsumuar edhe darkën.

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vizitën e vajzës së presidentit të SHBA në Vlorë.

Mes tyre kanë qenë dhe 60 arkitektë që kanë qëndruar dhe diskutuar, deri në orën 23:00 të mbrëmjes.

 

The post Darka e Ivanka Trump me Ramën, zbardhen detaje nga takimi appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i Ballukut/ GJKKO nuk merr pjesë në seancën plenare të Gjykatës Kushtetuese

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare publike që zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me kërkesën e paraqitur nga Kryeministri Rama për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut.

Objekti i gjykimit kushtetues, lidhet me zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje kompetencash ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, në lidhje me pezullimin e ushtrimit të detyrës së një anëtari të Këshillit të Ministrave, në këtë rast Belinda Ballukut.

Në qëndrimin e saj zyrtar, GJKKO vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues ku kërkues është Kryeministri.

Sipas gjykatës, në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të marrë pjesë si palë për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur vendime të dhëna prej saj.

“Në vendimmarrje, gjyqtarët duhet të jenë të pavarur dhe të aftë të veprojnë pa ndikim të papërshtatshëm, presione, kërcënime ose ndërhyrje, të drejtpërdrejta ose jo, nga kushdo dhe për çfarëdo arsye. Gjyqtarët duhet të kenë liri të plotë për t’i vendosur rastet me paanësi, në përputhje me ndërgjegjen dhe interpretimin e tyre për faktet dhe në zbatim të normave të së drejtës. Gjykata Kushtetuese është shprehur, se pushteti gjyqësor ushtrohet i shkallëzuar sipas parimit të kontrollit të vendimeve gjyqësore të gjykatave më të ulta nga gjykatat më të larta. Vendimet gjyqësore kontrollohen vetëm nga gjykata më e lartë dhe asnjë organ tjetër nuk mund të vlerësojё ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimeve gjyqësore, për sa kohë ato nuk janë ndryshuar ose prishur nga një gjykatë më e lartë”, thekson në arsyetim GJKKO.

GJKKO thekson se pjesëmarrja e saj si palë e interesuar në një proces kushtetues, do të cenonte parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, si dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

The post Pezullimi i Ballukut/ GJKKO nuk merr pjesë në seancën plenare të Gjykatës Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

❌