Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon me dy vjet burgim të pandehurin për veprën penale “Kanosja”



Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me gjyqtare të vetme gjykuese Shqipe Sejdiu, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.F., duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh.

Sipas njoftimit të gjykatës, aktgjykimi është shpallur më 3 shkurt 2026 përmes video-incizimit, pasi i pandehuri ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

M.F. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë të datës 5 gusht 2024.

Ngjarja ka ndodhur më 3 qershor 2024, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë, ku i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur seriozisht vajzën e tij, e cilësuar si viktimë e ndjeshme, duke i shkaktuar frikë dhe ankth për jetën dhe sigurinë e saj.

Po ashtu, në të njëjtën datë, kohë dhe vend, i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, me dashje dhe përmes fjalëve dhe veprimeve kërcënuese, ka kanosur edhe bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e saj. /Telegrafi/


Ndalohet personi i dyshuar për kanosje ndaj gazetarëve në Viti



Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i përgjithshëm, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarin me inicialet A.I, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 30 janar 2026, rreth orës 14:30 minuta në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega në Viti, pas përfundimit të një seance gjyqësore që ishte duke u zhvilluar në ambientet e Gjykatës në Viti, i dyshuari A.I dyshohet se iu drejtua ekipit të Gazetës Nacionale dhe monitoruesit të Betimi për drejtësi, në formë kërcënuese, me veprime konkludente, siç dokumentohen edhe nëpërmjet video-incizimit të kamerës.

Tutje thuhet se pas Autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, për veprime hetimore, meqë i dyshuari ishte i paarritshëm, i njëjti ishte vendosur në kërkim policor dhe më datë 03.02.2026 është arrestuar, ku pas intervistimit të tij, me vendim të Prokurorit të rastit është ndaluar për 48 orë, për veprën penale 'Kanosje'.

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda afateve ligjore, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale do të vendos për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit. /Telegrafi/

Kanosi gazetarët gjatë një seance gjyqësore, Policia heton rastin në Viti



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes së gazetarëve në Viti.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 14:30.

“Viti 30.01.2026-14:30. Raportohet se pas përfundimet të një seance gjyqësore që ishte duke u mbajtur në Gjykatën Themelore në Viti, gazetarët janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendej në sallën e gjykimit”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Konflikt në rrugën “Migjeni” në Prishtinë, Policia inicion rast për kanosje



Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 ka pranuar informatën për një konflikt që ka ndodhur në rrugën “Migjeni” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Telegrafin se, sipas të dhënave fillestare, në rast janë përfshirë dy persona.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një konflikt, i cili ka ndodhur në rrugën Migjeni në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona”, tha Pllana.

Ai ka shtuar se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Kanosje”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë.

Sipas tij, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit është duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka përfunduar Pllana. /Telegrafi/

U kanos nga ish i dashuri, i dyshuari la një fishekë dhe i tha “e kam për burrin e motrës suaj”



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur të dielën, në ora 15:30, ku një grua u kanos nga ish i dashuri.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është kanosur nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari i kishte lënë viktimës një fishekë të kalibrit 7.65 mm për të cilin i kishte thënë që e ka për burrin e motrës së juaj”, thuhet në raport.

I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Një person kanos fqinjin e tij me armë në Prizren, dërgohet në mbajtje



Të dielën rreth orës 17:45, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Randobrave, Prizren njëri prej tyre dyshohet se ka marrë armën dhe ka kanosur personin tjetër, fqinjë i tij.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se policia ka identifikuar të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit përgjegjës është bastisur shtëpia e tij.

“Gjatë bastisjes janë hasur dhe sekuestruar: një revole me dy karikator me 30 fishekë, një pushke gjuetie pa fishekë dhe një pushke luftarake me një karikator pa fishekë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se sektori Rajonal i Hetime nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke e hetuar rastit.

“I dyshuari me aktvendim te prokurorit është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore. Kundër tij është filluar procedura penale për veprat penale ‘Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit’ dhe ‘ Kanosje’ “.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre. /Telegrafi/


Tre të arrestuar në Gjilan, kanosën zyrtarët policorë




Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për kanosje ndaj zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur në rrugë “Mulla Idrizi” në Gjilan, të martën në ora 03:00.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme/ EMRI

Policia e Tiranës ka ndaluar me iniciativë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e cila dyshohet se ka kanosur përmes mesazheve një shtetas të huaj, identifikuar me inicialet M. M. Bime dyshohet gjithashtu se në një rast tjetër ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, e cila ndodhet […]

The post Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Derisa ishte duke udhëtuar me veturë, disa persona ia bllokuan rrugën dhe tentojnë ta sulmojnë – arrestohen dy persona



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, një automjet me targa të Austrisë në vazhdimësi i ka bllokuar rrugën ndërkohë nga i njëjti kanë dalë katër persona dhe kanë tentuar ta sulmojnë.

Rasti ka ndodhur në Balincë, Malishevë më 25.12.2025 në ora 22:40.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, një automjet me targa të Austrisë në vazhdimësi i ka bllokuar rrugën ndërkohë nga i njëjti kanë dalë katër persona dhe duke kanosur kanë tentuar ta sulmojnë”, thuhet në raport.

Ankuesi ka arrit të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Një grua dyshohet se është kanosur nga vjehrrit në Prishtinë



Një grua ka raportuar se në vazhdimësi ishte kanosur nga prindërit e bashkëshortit të saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në Prishtinë.

Po ashtu në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit të palëve, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ishte kanosur nga të dyshuarit, prindërit e bashkëshortit të saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Arrestohet i dyshuari për kanosje ndaj gazetarit në rrjetet sociale



Më datën 20.12.2025, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, për shkak të kanosjes ndaj një gazetari përmes rrjetit social.

Sipas raportit të policisë gazetari më datën 18 dhejtor ka denoncuar të dyshuarin pas një episodi të kanosjes online.

Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/

Arrestohet një grua në Prishtinë, kanosi një person



Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se e dyshuara po ashtu dyshohet se ka dëmtuar disa shishe qelqi si edhe veturën e viktimës.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar. E dyshuara po ashtu dyshohet se ka dëmtuar disa shishe qelqi si edhe veturën e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Kanosi gjyqtarin në Fushë Kosovë që e gjykonte djalin e tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje



Policia e Kosovës ka njoftuar se një gjyqtar në Fushë Kosovë është kanosur.

I njëjti ishte duke gjykuar djalin e të dyshuarit.

“Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 17.11.2025 – 14:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë seancës gjyqësore kishte kanosur gjyqtarin, i cili ishte duke gjykuar djalin e të dyshuarit”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

AMP arreston në flagrancë policin, në bashkëpunimin me babanë e tij kanosën dhe sulmuan një person



Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Shqipërisë (Rajoni Durrës - Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se arrestimi u bë i mundur pasi të enjten, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babanë e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.

“Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Kanosën fqinjin me armë zjarri/ Një i arrestuar në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori

SHKODËR- Një 37-vjeçar u arrestua në Shkodër pasi në bashkëpunim me një person tjetër kanë kanosur me armë zjarri komshiun e tyre.

Person i dytë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.

Grupi hetimor dhe policia po hetojnë për zbardhjen e  rrethanave./abcnews.al

Kanoset një person në Prizren, arrestohen katër të dyshuar



Një person është kanosur nga katër të dyshuar të cilët janë arrestuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:20 në rrugën “William Woker”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur nga katër të dyshuarit, të cilët janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit tre dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Shfaqi rezistencë dhe lëndoi dy policë gjatë arrestimit, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Prishtinë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi ka shfaqur rezistencë dhe ka lënduar dy policë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, të premten në ora 14:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shfaqur rezistencë aktive dhe ka kanosur zyrtarët policorë. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë”, thuhet në raport

Gjatë arrestimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Kanosi zyrtarët policorë në Lipjan, i dyshuari lirohet pas intervistimit



Policia e Kosovës në Lipjan raporton se një person i dyshuar mashkull ka kanosur zyrtarët policorë përmes telefonit.

Sipas policisë, pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore.

Policia thekson se hetimet për rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/

Kanosi zyrtarët policorë për një gjobë në trafik, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti kanosi zyrtarët policorë për një gjobë në trafik.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Haredin Bajrami” në Lipjan, të martën në 17:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i kishte kanosur dy zyrtarë policorë pasi ata ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

“T’i po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit”, për shkak të mosmarrëveshjeve për rrugën e kanosi, aktakuzë ndaj të një personi nga Shtërpca



Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.F., komuna Shtërpcë, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Kanosja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 15 tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme, komuna Shtërpcë, i pandehuri me dashje, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.S.

“... në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje rreth rrugës pranë shtëpisë së të dëmtuarit, dhe përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, hynë brenda pronës së të dëmtuarit, fillon duke bërtitur dhe e kanos me fjalët se ‘t’i po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit’, me ç ‘rast si pasojë e këtyre fjalëve dhe veprimeve tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, me të cilën ka kryer veprën penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK- së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

❌