❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shiste ora kontrabandë dhe imitime të markave të ndryshme, e pëson tregtari në Berat

Policia e Beratit ka zbuluar njĂ« subjekt tregtar nĂ« lagjen “10 Korriku” qĂ« ushtronte aktivitet tĂ« paligjshĂ«m, duke shitur ora dore tĂ« kontrabanduara dhe imitime tĂ« markave tĂ« ndryshme, pa fatura tatimore dhe pa lĂ«shuar kuponĂ« fiskalĂ«, si nĂ« dyqan ashtu edhe online.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të goditjes së informalitetit dhe tregtimit të produkteve të kontrabanduara, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare konstatuan shkeljet dhe referuan materialet në Prokurori. Për këtë rast nisi procedimi penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit me inicialet A. D., 39 vjeç.

Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit u sekuestruan 191 ora dore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat rezultonin imitime të markave të ndryshme. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi nuk dispononte fatura blerjeje për mallrat dhe nuk lëshonte kuponë tatimorë gjatë shitjes së tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet kundër paligjshmërive në fushën ekonomike vijojnë në të gjithë territorin e qarkut.

Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025

Bilanci tregtar i ShqipĂ«risĂ« pĂ«r produktet e shportĂ«s po dĂ«shmon njĂ« varĂ«si gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« theksuar nga importet jashtĂ« vendit. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT nga tregtia e jashtme, kategoria “Produkte bulmetore, vezĂ«t dhe mjalti” ka pĂ«suar njĂ« rritje tĂ« fortĂ« tĂ« vlerĂ«s sĂ« importit, duke u ngjitur nga 6.8 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2024, nĂ« rreth 7.7 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2025.

Ky zgjerim prej rreth 14% brenda një viti kalendarik dhe 62% që nga viti 2021, po tregon se prodhimi vendas po humbet terren me shpejtësi përballë produkteve që vijnë kryesisht nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian. Kjo rritje e importeve vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e një krize strukturore që ka mbërthyer sektorin e blegtorisë në Shqipëri. Prej vitesh, numri i krerëve në blegtori po pëson rënie sistematike, e nxitur nga braktisja e fshatit, plakja e popullsisë rurale dhe mungesa e interesit të të rinjve për të trashëguar fermat familjare.

Nga ana tjetër kostoja e prodhimit vendas është shtrenjtuar për shkak të rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore dhe bazës ushqimore. Blegtorët shqiptarë po e gjejnë veten të pafuqishëm për të konkurruar me prodhuesit e huaj, të cilët mbështeten nga skema subvencionimi dhe teknologji më efikase.

Sakaq, tregu po reagon duke u orientuar drejt mbushjes sĂ« vakumit tĂ« krijuar nga prodhimi vendas pĂ«rmes importeve. NdĂ«rsa konsumi i brendshĂ«m mbetet relativisht i qĂ«ndrueshĂ«m dhe kĂ«rkesa nga sektori i turizmit po rritet vit pas viti, mungesa e qumĂ«shtit dhe nĂ«nprodukteve tĂ« tij “Made in Albania” po plotĂ«sohet nga fabrikat e huaja. Forcimi i monedhĂ«s vendase e ka bĂ«rĂ« importin e djathit, qumĂ«shtit apo gjalpit nga vendet e Bashkimit Evropian shumĂ« mĂ« tĂ« lirĂ« sesa vitet e kaluara. PĂ«r njĂ« tregtar, sot Ă«shtĂ« me mĂ« leverdi tĂ« sjellĂ« njĂ« maune me qumĂ«sht nga Italia apo Hungaria, sesa tĂ« grumbullojĂ« sasi tĂ« vogla qumĂ«shti nĂ«pĂ«r fshatrat e ShqipĂ«risĂ« me kosto logjistike tĂ« lartĂ«. Leku i fortĂ« po godet rĂ«ndĂ« prodhuesin vendas qĂ« nuk konkurron dot me çmimet e huaja.

Kjo situatë krijon një rreth vicioz ku, sa më shumë rriten importet, aq më shumë ulet presioni mbi institucionet për të mbështetur blegtorinë lokale, duke e lënë këtë të fundit në mëshirë të fatit dhe të zhvlerësuar përballë konkurrencës rajonale. Ekspertët e fushës paralajmërojnë se nëse kjo tendencë e reflektuar në shifrat e vitit 2025 do të vijojnë me të njëjtat ritme. Shqipëria rrezikon të humbasë sovranitetin ushqimor në produktet bazë. Rritja e importeve me plot 10 milionë euro brenda një viti po tregon se politikat e subvencionimit nuk kanë arritur të frenojnë tkurrjen e stallave./ Monitor

“PamĂ« katĂ«r trupat nĂ« dysheme”/ Tragjedi nĂ« Itali, u helmuan nga monoksidi i karbonit, shuhet familja shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës komunën e Porcarit, në fushën e Luccës, në Itali, ku katër anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Viktimat janë babai 48-vjeçar, bashkëshortja e tij 43 vjeçe dhe dy fëmijët e tyre, 22 dhe 15 vjeç, me origjinë shqiptare. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, u shpëtua por ndodhet në gjendje kritike i shtruar në Spitalin Cisanello, pasi humbi ndjenjat për shkak të helmimit sapo mbërriti në banesë.

Corriere raporton se sipas autoriteteve, ishte pikërisht vëllai i kryefamiljarit ai që ngriti alarmin, pasi familja nuk po u përgjigjej telefonatave. Pasi mbërritën në shtëpinë trekatëshe dhe nuk morën përgjigje, ai dhe dy oficerë të karabinierëve hynë me forcë brenda, ku u përballën me një skenë të rëndë: katër trupat e pajetë të shtrirë në dysheme.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës së darkës. Kur ekipet e shpëtimit hynë në banesë, gjetën tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë. Dy karabinierët që ndërhynë për ndihmën e parë pësuan gjithashtu shenja të lehta helmimi, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të rrjedhjes së monoksidit të karbonit dhe për të verifikuar gjendjen e sistemit të ngrohjes në banesë.

Gaza në flakë, 24 të vrarë nga sulmet izraelite

Sulmet izraelite goditën Gazën të mërkurën, duke vrarë të paktën 24 palestinezë, mes të cilëve edhe dy foshnja, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në territor, ku armëpushimi i brishtë po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.

Izraeli tha se vrau tre udhëheqës militantë dhe të tjerë që paraqisnin kërcënim për forcat e tij, dhe se disa sulme erdhën si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit që plagosi rëndë një nga ushtarët e tij.

Sulmet vdekjeprurëse izraelite kanë ndërprerë vazhdimisht armëpushimin që nga hyrja e tij në fuqi më 10 tetor. Rritja e numrit të viktimave palestineze ka bërë që shumë në Gaza të ndjejnë se lufta po vazhdon pa ndërprerje.

Mes palestinezëve të vrarë të mërkurën ishin të paktën pesë fëmijë, shtatë gra dhe një mjek në detyrë, sipas zyrtarëve të spitaleve.

“Ku Ă«shtĂ« armĂ«pushimi? Ku janĂ« ndĂ«rmjetĂ«sit?” shkroi Dr. Mohamed Abu Selmiya, drejtor i Spitalit Shifa nĂ« GazĂ«, nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.

Sulmet vdekjeprurëse vazhdojnë pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit

Armëpushimi synonte të ndalte luftën mbi dyvjeçare, e cila filloi me sulmin vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Edhe pse luftimet më të rënda janë zbutur, ato janë shoqëruar nga shpërthime të përsëritura dhune.

Gjithsej 556 palestinezë, gjysma gra dhe fëmijë, janë vrarë nga Izraeli që kur armëpushimi hyri në fuqi, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Gaza. Ushtria izraelite thotë se katër ushtarë të saj janë vrarë që nga fillimi i armëpushimit.

Izraeli ka thĂ«nĂ« se sulmet e tij janĂ« pĂ«rgjigje ndaj shkeljeve tĂ« armĂ«pushimit nga Hamasi ose sulmeve militante ndaj ushtarĂ«ve tĂ« tij. TetĂ« vende arabe dhe myslimane, pĂ«rfshirĂ« ndĂ«rmjetĂ«sit Egjiptin dhe Katarin, sĂ« fundmi dĂ«nuan atĂ« qĂ« e quajtĂ«n “shkeljet e pĂ«rsĂ«ritura” tĂ« marrĂ«veshjes nga Izraeli.

Një zyrtar ushtarak izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha për Associated Press se sulmet e fundit ishin përgjigje ndaj të shtënave militante që plagosën rëndë një ushtar rezervist të mërkurën në mëngjes.

Sulmi i mëngjesit vret 11 persona, përfshirë dy fëmijë

Trupat izraelite qëlluan një ndërtesë në lagjen Tuffah në veri të Gazës, duke vrarë të paktën 11 persona, shumica nga e njëjta familje, tha Spitali Shifa, i cili pranoi trupat. Mes të vrarëve ishin dy prindërit, vajza e tyre 10-ditëshe Wateen Khabbaz, kushërira e saj 5-muajshe Mira Khabbaz dhe gjyshja e fëmijëve.

Ushtria izraelite tha se sulmi ishte një përgjigje në kohë reale ndaj të shtënave që kishin në shënjestër ushtarët e saj.

Sulmet vazhdojnë të mërkurën

Një sulm ndaj një tende në zonën Muwasi të Khan Younis vrau të paktën tre persona dhe plagosi 10 të tjerë, sipas një spitali të Kryqit të Kuq Palestinez. Mes të vrarëve ishte një mjek i shërbimit të urgjencës në detyrë.

Ushtria izraelite tha se sulmi kishte në shënjestër dhe vrau komandantin e një toge të Hamasit, Bilal Abu Assi, i cili udhëhoqi një sulm vdekjeprurës në Kibbutz Nir Oz gjatë ofensivës së vitit 2023.

Një sulm tjetër në Khan Younis vrau tre persona, përfshirë një djalë 12-vjeçar, sipas Spitalit Nasser.

Një tjetër sulm goditi kampin e refugjatëve Al-Shati në Gazë, duke vrarë një person dhe plagosur një tjetër. Ushtria izraelite tha se kishte vrarë udhëheqësin e një celule të Hamasit përgjegjëse për vrasjen e një ushtari të rrëmbyer gjatë sulmit të tetorit 2023.

Izraeli tha se militanti i tretë i vrarë të mërkurën ishte një udhëheqës i Xhihadit Islamik në veri të Gazës.

Në total, të paktën 38 palestinezë u plagosën nga sulmet të mërkurën, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Kalimi në kufirin Rafah është minimal

Hapja e kalimit kufitar Rafah të hënën u përshëndet si një hap përpara për armëpushimin e brishtë. Por që atëherë, kalimi i palestinezëve është shoqëruar me vonesa, marrje në pyetje dhe pasiguri mbi ata që lejohen të kalojnë.

Të mërkurën, 15 pacientë nga Gaza dhe 31 të afërm të tyre ishin planifikuar të kalonin në Egjipt, por më shumë se gjysma e grupit u kthyen mbrapsht.

Marrëveshja e armëpushimit ecën ngadalë

Edhe pse luftimet nuk kanë ndaluar plotësisht, disa pjesë të marrëveshjes kanë përparuar. Hamasi ka liruar të gjithë pengjet që mbante, dhe në këmbim Izraeli ka liruar mijëra palestinezë. Ndihma humanitare është shtuar dhe një komitet teknokrat është emëruar për të administruar punët e përditshme të territorit.

Kryqi i Kuq tha të mërkurën se kishte ndërmjetësuar dorëzimin e 54 trupave palestinezë të kthyer në Gaza. Spitali Shifa tha se kishte marrë gjithashtu mbi 60 kuti me mbetje të tjera. Ekspertët mjeko-ligjorë do të fillojnë punën për identifikimin e tyre në një territor ku mijëra persona ende konsiderohen të zhdukur.

Elementët kryesorë të marrëveshjes duket se kanë ngecur, përfshirë vendosjen e një force sigurie ndërkombëtare, çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës.

Në sulmin e vitit 2023 që nisi luftën, mijëra militantë të Hamasit hynë në jug të Izraelit pas një breshërie raketash, duke vrarë 1 mijë e 200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Mbi 71 mijë e 800 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila nuk dallon mes luftëtarëve dhe civilëve. Ministria, pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Hamasi, mban regjistra të detajuar viktimash që konsiderohen përgjithësisht të besueshëm nga agjencitë e OKB-së dhe ekspertë të pavarur.

Shefi i OKB: Bota po përballet me një moment shumë serioz

Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i Kombeve tĂ« Bashkuara, Antonio Guterres, u bĂ«ri thirrje Uashingtonit dhe MoskĂ«s tĂ« nisin pa vonesĂ« negociata pĂ«r arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« re pĂ«r çarmatimin bĂ«rthamor, pasi marrĂ«veshja e fundit e mbetur mes dy fuqive ka skaduar, njĂ« zhvillim qĂ« ai e cilĂ«soi si “njĂ« moment jashtĂ«zakonisht serioz pĂ«r paqen dhe sigurinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare”.

“PĂ«rfundimi i dekadave tĂ« tĂ«ra arritjesh nĂ« kontrollin e armĂ«ve nuk mund tĂ« vinte nĂ« njĂ« kohĂ« mĂ« tĂ« keqe. Rreziku i pĂ«rdorimit tĂ« armĂ«ve bĂ«rthamore Ă«shtĂ« sot nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« dekada,” deklaroi Guterres, duke i bĂ«rĂ« thirrje Shteteve tĂ« Bashkuara dhe RusisĂ« “tĂ« kthehen pa vonesĂ« nĂ« tryezĂ«n e negociatave dhe tĂ« bien dakord pĂ«r njĂ« kornizĂ« tĂ« re”.

Që nga Lufta e Ftohtë, Uashingtoni dhe Moska kanë arritur një sërë marrëveshjesh për kontrollin e arsenaleve të tyre bërthamore, dy vendet që zotërojnë rreth 80% të kokave bërthamore në botë. Marrëveshja më e fundit, START i Ri, e nënshkruar në vitin 2010, kufizonte arsenalin e secilës palë në 800 raketa lëshuese dhe bombardues strategjikë, si dhe në 1.550 koka bërthamore të vendosura për përdorim, duke parashikuar gjithashtu shkëmbime të rregullta të të dhënave dhe mekanizma verifikimi.

Inspektimet e parashikuara nga START i Ri ishin pezulluar tashmë në vitin 2023, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila nisi në shkurt të vitit 2022.

“PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« mĂ« shumĂ« se gjysmĂ« shekulli, bota pĂ«rballet me mungesĂ«n e çdo kufizimi detyrues mbi arsenalet strategjike bĂ«rthamore tĂ« FederatĂ«s Ruse dhe Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s,” paralajmĂ«roi shefi i OKB-sĂ«.

Shtetet e Bashkuara ishin tërhequr më herët, në vitin 2019, nga një tjetër marrëveshje kyçe për çarmatimin bërthamor, Traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), i cili ishte nënshkruar në vitin 1987 me Rusinë, atëherë Bashkimin Sovjetik.

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka tronditur IndinĂ«, ku tre motra tĂ« mitura, tĂ« moshĂ«s 12, 14 dhe 16 vjeç, kanĂ« humbur jetĂ«n pasi u hodhĂ«n nga kati i nĂ«ntĂ« i pallatit ku banonin. Tragjedia dyshohet se ndodhi pasi babai i tyre u kishte ndaluar pĂ«rdorimin e telefonit celular dhe lojĂ«n e njĂ« tĂ« ashtuquajture “lojĂ« dashurie” koreane.

Sipas mediave indiane, viktimat janĂ« identifikuar si Vishikha (16 vjeç), Prachi (14 vjeç) dhe Patsi (12 vjeç). Ato lanĂ« pas njĂ« shĂ«nim vetĂ«vrasjeje prej tetĂ« faqesh, nĂ« tĂ« cilin shprehnin lidhjen e tyre tĂ« fortĂ« me kulturĂ«n koreane. NĂ« shĂ«nim thuhej, ndĂ«r tĂ« tjera: “Babi, mĂ« vjen keq. Koreja Ă«shtĂ« jeta jonĂ«, Koreja Ă«shtĂ« dashuria jonĂ« mĂ« e madhe. PavarĂ«sisht se çfarĂ« thua, ne nuk mund tĂ« heqim dorĂ«. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse po kryejmĂ« vetĂ«vrasje”. ShĂ«nimi pĂ«rfundonte me fjalĂ«t: “U pĂ«rpoqĂ«t tĂ« na distanconit nga koreanĂ«t, por tani e dini sa shumĂ« i duam”.

Babai i vajzave, i tronditur nga ngjarja, deklaroi se nuk kishte qenĂ« nĂ« dijeni tĂ« lojĂ«s qĂ« ato po luanin. “Kjo nuk duhet t’i ndodhĂ« asnjĂ« prindi apo fĂ«mije. Nuk e dija pĂ«r lojĂ«n, pĂ«rndryshe nuk do t’i kisha lejuar kurrĂ« ta pĂ«rdornin”, tha ai pĂ«r mediat.
Megjithatë, raportime të fundit sugjerojnë se rrethanat e ngjarjes mund të jenë më komplekse. Sipas policisë, dy nga motrat mund të kenë tentuar ta ndalonin të tretën nga ndërmarrja e aktit fatal, çka ngre dyshime se rënia mund të ketë ndodhur gjatë një përpjekjeje për ta parandaluar atë.

 

Babai i përshkroi vajzat si të varura në mënyrë ekstreme nga gjithçka që lidhej me Korenë, përfshirë filmat, muzikën dhe serialet televizive. Ai tha se kjo varësi kishte filluar gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa mediat lokale raportojnë se vajzat nuk ishin kthyer më në shkollë që nga ajo periudhë.

Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se ditët e fundit vajzave u ishte ndaluar përdorimi i telefonave celularë, një vendim që, sipas tij, duket se i ka ndikuar ndjeshëm emocionalisht.
Sipas Daily Mail, nĂ« murin e dhomĂ«s sĂ« tyre ishin shkruar fraza si “Jam shumĂ«, shumĂ« e vetmuar”, duke sugjeruar gjendje tĂ« rĂ«nduar psikologjike. Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orĂ«s 02:00 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« mĂ«rkurĂ«s.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe ende nuk ka identifikuar lojën specifike që dyshohet se ka ndikuar në reagimin ekstrem të vajzave.

U helmuan nga monoksidi i karbonit, shuhet familja me katër anëtarë

Një ngjarje rëndë është shënuar në Itali ku katër anëtarë të një familje që dyshohet të jetë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur familja u gjet e pajetë nga helmi vdekjeprurës që ishte shkaktuar nga shpërthimi i monoksidit të karbonit.

Viktimat janë babai 48-vjeç, nĂ«na 43-vjeçe dhe dy fĂ«mijĂ«, tĂ« moshĂ«s 22 dhe 15 vjeç, por emrat e tyre nuk janĂ« zbuluar ende nga autoritetet. Sipas Corriere della Sera  vĂ«llai i 48-vjeçarit, i cili shkoi pĂ«r t’i kontrolluar pasi asnjĂ« nuk po pĂ«rgjigjej, u transportua nĂ« Spitalin Cisanello nĂ« Piza nĂ« gjendje kritike. NdĂ«rkohĂ« edhe dy oficerĂ« qĂ« shkuan nĂ« vendngarje u helmuan, por fatmirĂ«sisht ndodhen jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n.

Makina e shpëtimit nga Lucca, ambulancat, si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyre në shtëpi për të shpëtuar ata që mund të ishin ende të gjallë.

“Familja e viktimave dyshohet tĂ« jetĂ« me origjinĂ« tĂ« huaj, me shumĂ« mundĂ«si nga ShqipĂ«ria”, shkruanCorriere. Tragjedia ka tronditur komunitetin, ndĂ«rsa hetimet vazhdojnĂ« pĂ«r tĂ« zbuluar shkaqet e plota tĂ« kĂ«tij helmimi fatal.

“Ndriço mendjet tona”, Rama ka njĂ« lutje pĂ«r popullin shqiptar nga bazilika e ZojĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« MirĂ«

Kryeministri Edi Rama ka vizituar bazilikën e famshme të Zojës së Këshillit të Mirë gjatë vizitës së tij zyrtare në Vatikan. Mëngjesin e kësaj të enjteje, ai ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa momente nga vizita e tij, duke e shoqëruar bashkë me një mesazh ku i drejtohet me lutje nënës Mari.

“O Mari, NĂ«nĂ« e Ă«mbĂ«l e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, kaq e dashur pĂ«r bijtĂ« e ShqipĂ«risĂ« nĂ« atdhe dhe jashtĂ« atdheut! Sot po vijmĂ« tek ti, edhe njĂ« herĂ«, tĂ« ta besojmĂ« popullin tonĂ«, familjet tona, rininĂ« tonĂ«. Ti qĂ« je ZojĂ« e ShkodrĂ«s dhe e mbarĂ« ShqipĂ«risĂ«, na udhĂ«hiq nĂ« rrugĂ«n e sĂ« mirĂ«s, na jep dritĂ« nĂ« dyshime dhe ngushĂ«llim nĂ« provat e jetĂ«s. NĂ«n mbrojtjen tĂ«nde kĂ«rkojmĂ« strehĂ«, o VirgjĂ«r e bekuar.

Mbroje ShqipĂ«rinĂ«, ndriço mendjet tona dhe na bĂ«j tĂ« jemi gjithmonĂ« besnikĂ« ndaj Birit tĂ«nd, Jezusit. O Zoja e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, lutu pĂ«r ne!”, shkruan Rama.

Ndoka-Rraja/ Si nisi hasmëria mes dy ish-deputetëve të PS

Xhelal Rraja, vĂ«llai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja ka lĂ«nĂ« qelinĂ« kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« pĂ«r tĂ« vijuar me masĂ«n e sigurisĂ« “arrest shtĂ«pie”.

“ZĂ«vendĂ«simin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal “Arrest nĂ« burg” caktuar ndaj tĂ« pandehurit Xhelal Rraja, me vendimin Nr. 49, datĂ« 15.05.2024 dhe me vendimin Nr.78, datĂ« 12.07.2024 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar TiranĂ«, me masĂ«n e sigurimit personal “Arrest nĂ« shtĂ«pi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« vendimin e GjykatĂ«s sĂ« Posaçme kundĂ«r Krimit tĂ« Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

Arsyet shëndetësore janë bërë shkak për ndryshimin e masës së sigurisë.

ARRESTIMI DHE AKUZAT

Rraja u arrestua nĂ« maj 2024 nĂ« kuadĂ«r tĂ« dosjes “Revanshi”, i akuzuar pĂ«r veprat penale grup tĂ« strukturuar kriminal dhe sigurim kushtesh pĂ«r tĂ« kryer vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka.

Vëllai i ish deputetit socialist ishte mes 14 të pandehurve që u arrestuan nga operacioni që goditi 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri.

Ai akuzohet pĂ«r “Sigurim tĂ« kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim tĂ« veçantĂ« atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 tĂ« Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e krijimit, organizimit ose drejtimit tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Por si nisi hasmëria mes dy deputetëve socialistë?

Në dosjen e SPAK thuhet se organizatori në planin për vrasjen e Arben Ndokës, që nuk u realizua, ka qenë Xhelal Rraja.

Rraja, sipas SPAK ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e ish ligjvënësit tjetër socialist, Arben Ndoka.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar tĂ« ekzekutohet nĂ« janar 2021, kur ky tĂ« shkonte pĂ«r kafe dhe qokĂ« nĂ« RrugĂ«n e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur njĂ« gjyqtar nga Lezha. Por, Ndoka nuk shkoi pĂ«r ngushĂ«llim, ndaj edhe plani dĂ«shtoi.

Në dosjen hetimore, Prokuroria e Posaçme thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashjkëpunim me Xhelal Rrajën, vëllain e ish deputetit socialist dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë deputetin socialist Arben Ndokën.

Ky i fundit kishte tentuar disa herë më ndihmën e Ervis Martinaj, Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të grupit kriminal Avdulaj, Aldo dhe Astrit Avdylaj, të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Pavarësisht se e ndoqën e vëzhguan për një kohë të gjatë, ata nuk e arritën dot Bamin, pasi lëvizte me makine të blinduar dhe merrte masa të lartë sigurie në cdo lëvizje.

Sipas SPAK, Endrit Dokle kishte marrë përsipër të siguronte informacionin për lëvizjen e ish deputetit Ndoka, Durim Bami dhe Xhelal Rraja ishin organizatorë, ndërsa Marklen Haka kishte marrë përsipër të gjente vrasësit e ish deputetit.

NĂ« dosjen e SPAK theksohet se “pasi ka pritur deri nĂ« orĂ«n 16:04 duke marrĂ« informacion nga Marklen Haka pĂ«r ardhjen e shtetasit Arben Ndoka, Ă«shtĂ« larguar, pasi ai e ka informuar qĂ« tĂ« mos rrijĂ« mĂ« aty pasi ai nuk do tĂ« vinte”.

Kujtojmë se, Arben Ndoka kishte tentuar disa herë, edhe me ndihmën e Ervis Martinajt, Emiljano Shullazit dhe pjesëtarë të grupit kriminal Avdulaj, të vriste Durim Bamin pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka.

Por pavarësisht se e ndoqën e vëzhguan për një kohë të gjatë, ata nuk arritën të përfundonin planin pasi Bami lëvizte me makine të blinduar dhe merrte masa të lartë sigurie në cdo lëvizje.

EMRI/ E kafshon qeni, humb jetën 65-vjeçarja në Belsh

NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« regjistruar mbrĂ«mjen e sotme nĂ« fshatin ÇërragĂ«, bashkia Belsh.

65-vjeçarja Emine Agolli është sulmuar nga qeni që mbante në oborrin e shtëpisë familja e kunatit të saj duke pësuar dëmtime të mëdha trupore.

Edhe pse u dërgua me urgjencë drejt spitalit ajo nuk mundi ti shpëtojë dot plagëve të marra.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa është shoqëruar personi përgjegjës për mbajtjen e kafshës, kunati i viktimës.

Dërgohet me urgjencë në QSUT ish-Presidenti Alfred Moisiu

DĂ«rgohet me urgjencĂ« drejt QendrĂ«s Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” ish presidenti i RepublikĂ«s Alfred Moisiu.

Mësohet se, Moisiu ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe është shtruar pranë Pavionit të Kardiologjisë në QSUT.

Sipas raportimeve nga spitali, gjendja aktuale e ish presidentit shfaqet stabile.

Alfred Moisiu ka lindur në Shkodër më 1 dhjetor 1929.

Ai ka qenë ushtarak karriere dhe President i Republikës nga 24 qershori 2002 deri më 24 korrik 2007.

Tërmet në Korçë, ja magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë u regjistrua pak minuta më parë në rajonin e Korçës.

Epiqendra, sipas të dhënave, ka qenë në zonën e Kosturit në Greqi. Ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Devoll, Korçë dhe Pogradec

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale.

Greqia shihej si “laborator financiar”, çfarĂ« zbulohet nga dosja “Epstein”

Dosjet e reja të publikuara nga autoritetet amerikane për Jeffrey Epstein zbulojnë një dimension të panjohur deri tani: interesin e fortë dhe sistematik të tij për Greqinë gjatë viteve të krizës ekonomike.

Sipas qindra email-eve dhe dokumenteve tĂ« brendshme, Epstein, i cili u vetĂ«vra nĂ« burg nĂ« vitin 2019 ndĂ«rsa priste gjyqin pĂ«r trafik seksual, e shihte GreqinĂ« si njĂ« “laborator financiar” pĂ«r spekulime dhe investime me rrezik tĂ« lartĂ«.

Në korrespondencën e tij, ai merrte informacion të drejtpërdrejtë nga banka ndërkombëtare, si JPMorgan dhe Deutsche Bank, për blerjen e bonove shtetërore greke, aksioneve bankare dhe produkteve financiare të lidhura me rimëkëmbjen e ekonomisë greke.

NĂ« njĂ« email tĂ« vitit 2011, njĂ« drejtues i JPMorgan i propozon blerjen e obligacioneve greke me interes mbi 11 pĂ«r qind, ndĂ«rsa Epstein pĂ«rgjigjet shkurt: “ma kujto javĂ«n tjetĂ«r”, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se po shqyrtonte seriozisht bastin mbi borxhin grek.

Por interesi i tij nuk ishte vetëm financiar. Epstein kërkonte informacione politike në nivelet më të larta: nga referendumi i vitit 2015, te largimi i Varoufakis dhe skenarët për një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona.

NĂ« arkiva rezulton se fjala “Greqi” pĂ«rmendet mbi 1.500 herĂ«, kryesisht nĂ« periudhĂ«n 2012–2015, kulmi i krizĂ«s.

Paralelisht, Epstein interesohej edhe pĂ«r antikitetet greke, pĂ«r familje tĂ« mĂ«dha armatorĂ«sh tĂ« diasporĂ«s dhe madje pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« vile “nĂ« stil grek” nĂ« ishullin e tij privat nĂ« Karaibe.

Ekspertët theksojnë se dosjet nuk provojnë përfshirje kriminale të personave të përmendur, por zbulojnë qartë mënyrën se si elita globale e shihte krizën greke: jo si tragjedi sociale, por si mundësi për fitim dhe ndikim.

Një tjetër faqe e errët në historinë e Epstein, këtë herë, me sytë nga Athina.

Dosja “Kurum”/ DhjetĂ«ra mijĂ«ra ton mbetje u zhdukĂ«n pa gjurmĂ« nĂ« Elbasan

Me 33 fletë-arresti të firmosura, 26 për burg dhe 7 për arrest shtëpie, prokuroria e Durrësit i dha fund hetimeve që nisën për 2800 ton mbetje të rrezikshme të prodhuara nga Kurum International në Elbasan dhe u nisën me anije drejt Tajlandës duke përdorur dokumenta të falsifikuara.

Por sipas asaj qĂ« shkruan Lapsi.al jo vetĂ«m se 2800 ton mbetje ishin tĂ« rrezikshme, por nxjerr nĂ« dritĂ« njĂ« skandal tĂ« pĂ«rmasave tĂ« frikshme, shumĂ« herĂ« mĂ« i madh se ai qĂ« denoncoi “Basel Action Network”, organizata mjedisore me qendĂ«r nĂ« Shtetet e Bashkuara.

Nga hetimet del se Kurum prodhoi qindra mijëra tonelata mbetje në vitet e fundit, që u menaxhuan në mënyrë kriminale, madje disa dhjetëra mijëra prej tyre humbën pa gjurmë në Elbasan.

Faktet tregojnë se 2800 ton mbetjet e nisura drejt Tajlandës ishin vetëm maja e ajsbergut. Sepse në realitet tonelatat me mbetje të rrezikshmë në Shqipëri magazinohen në mjedise të papërshtatshme, trafikohen me dokumenta të falsifikuara, madje edhe zhduken pa lënë asnjë gjurmë.

Zyrtarja më e lartë e arrestuar është ish-drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Mjedisit, Arta Dollani. Në media ajo përflitet si një nga njerëzit e besuar të ish-ministres Mirela Kumbaro, por është e lehtë të kuptohet se lidhjet e biznesmenëve që merren me transportin e mbetjeve të Kurum shkojnë shumë më lart. Nuk është rastësi që ata veprojnë në një mjedis të pakontrolluar, ku shteti nuk ekziston dhe ku ligji përkulet duke toleruar një treg kriminal të transportit të mbetjeve.

NĂ« faqen 70 tĂ« dosjes, prokuroria shkruan se Agjencia KombĂ«tare e Mjedisit “rezulton se nuk ka kryer inspektime nĂ« pĂ«rputhje me ligjin pranĂ« shoqĂ«risĂ« Kurum International sha, Alliance Resource shpk, Sokolaj shpak dhe ESM APO” PĂ«r pasojĂ«, vazhdojnĂ« hetuesit, Ă«shtĂ« lejuar grumbullimi, transportimi dhe mĂ« pas kontrabandimi e mbetjeve tĂ« rrezikshme, tĂ« cilat “sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« administruara nga Prokuroria, nĂ« tĂ« paktĂ«n 4 vitet e fundit janĂ« transportuar me qindra mijĂ«ra tonelata nĂ« vit“.

Sasia gjigande me mbetje që përmendin prokurorët është tronditës, por tregon përmasat e vërteta të paligjshmërisë në këtë fushë.

NĂ« letĂ«r rezulton se kompania turke Kurum International ka prodhuar vetĂ«m 1000 ton mbetje tĂ« rrezikshme, por sqaron prokuroria e DurrĂ«sit “nga tĂ« dhĂ«nat rezulton se ka tregtuar vetĂ«m tek Sokolaj shpk nĂ«pĂ«rmjet 4 faturave nĂ« vitin 2023 dhe 2024 mbi 4122 Ton mbetje te rrezikshme”. Kjo pĂ«rplasje shifrash me 4 mijĂ« herĂ« mĂ« shumĂ« se sa deklarohej, Ă«shtĂ« dĂ«shmi se sa larg ka shkuar abuzimi me dokumentat shtetĂ«rorĂ«.

Kurum prodhoi 30 mijë ton mbetje të rrezikshme në 4 vjet

Ekspertimi kimik mjedisor i përmendur në aktet e prokurorisë sillet kryesisht në dy përbërje të materialit tregtar, një përzierje tipike e pluhurit të furrës elektrike të çelikut, EAF dust, e cila përmban metale të rënda, oksid hekuri apo oksid zinku.

Vlen tĂ« citohet njĂ« dĂ«shmi brenda uzinĂ«s e njĂ« personi tĂ« quajtur Rami Bunga, i cituar si specialist pranĂ« zyrĂ«s sĂ« mjedisit te Kurum International. Ai shpjegon se prodhimi i oksidit tĂ« zinkut, “pĂ«r 4 ose 5 vitet e fundit ka qenĂ« rreth 25.000 deri nĂ« 30.000 ton”.

Sasitë e mëdha që prodhohen çdo vit tregojnë se rasti i denoncuar i Tajlandës ishte thjesht një destinacion ku u ndez sirena.

Mbi këtë sfond, Prokuroria ka ngritur akuza për drejtues të Kurum International, të kompanive që merreshin me transportin e lëndëve kimike dhe për zyrtarë të Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Doganës, Autoritetit Portual dhe operatorit të terminalit.

Në të njëjtën kohë, sipas strukturës së dosjes, tre kompani dalin si nyje ku mbetjet kalonin përpara se të humbnin gjurmët ose të dilnin jashtë, Alliance Resource sh.p.k., Bajrami N sh.p.k., Sokolaj sh.p.k..

“Alliance Resource” dhe “Sokolaj shpk”, falsifikimet pĂ«r eksportin e mbetjeve

Sokolaj sh.p.k. është kompania që falsifikoi dokumentat për 2800 ton mbetje të rrezikshme që ishin nisur drejt Tajlandës por sipas prokurorisë së Durrësit, kjo ishte një skemë që zbatohej prej vitesh.

Faturat e gjetura në kompaninë Kurum dëshmonin për prodhimin e mbetjeve të rrezikshme, por në fund të procedurave, nga porti i Durrësit rezultonte se eksportohej mbetje e parrezikshme. Faturat manipuloheshin rrugës, por për të kuptuar sasitë e mëdha që ka eksportuar kjo kompani jashtë vendit prokuroria ka sekuestruar disa kontrata.

NĂ« njĂ«rĂ«n prej tyre, qĂ« vlen tĂ« citohet nĂ« faqen 40 tĂ« dosjes thuhet: “NĂ« kĂ«rkesĂ«n e datĂ«s 19.08.2022, Sokolaj shprehet se bazuar nĂ« kontratĂ«n me gjeneruesin e mbetjeve Kurum International sh.a., angazhohet ti blejĂ« mbetjet me kod 10 02 07*, me sasi vjetore 25.000 ton nĂ« vit, me vend origjine Kurum, Elbasan.”

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r sasi mbetjesh tĂ« rrezikshme tĂ« cilat ishin stok pranĂ« kompanisĂ« Kurum nĂ« Bradashesh tĂ« Elbasanit. Prokuroria vazhdon: “Sokolaj nuk rezulton tĂ« ketĂ« Autorizim pĂ«r eksportim tĂ« mbetjeve tĂ« rrezikshme
 pĂ«r periudhĂ«n 2022,2024”.

E njĂ«jtĂ« Ă«shtĂ« skema edhe tek kompania Alliance Resource sh.p.k. VetĂ«m se tek kjo kompani janĂ« gjetur sasi tĂ« mĂ«dha nĂ« stok nĂ« kushte tĂ« papĂ«shtatshme pĂ«r t’u ruajtur.

“PĂ«rveç faktit qĂ« nuk ka disponuar dokumentacionin, sasia e mbetjeve Ă«shtĂ« gjendur nĂ« stok, ndĂ«rkohĂ« qĂ« subjekti marrĂ«s i mbetjeve tĂ« rrezikshme ka detyrĂ«n e trajtimit tĂ« tyre dhe jo tĂ« magazinojĂ« sasi tĂ« mĂ«dha mbetjesh duke i lĂ«nĂ« tĂ« patrajtuara duke shtuar efektet e rrezikut tĂ« lĂ«shimit tĂ« gazrave toksikĂ« nĂ« mjedis e nĂ« ajĂ«r” thuhet nĂ« dosje.

Hetuesit kanë kryer kontrolle në ambjentet e Alliance, por thonë se kompania nuk ka paraqitur dokumentacion provues se çfarë ka ndodhur me këto mbetje, si janë trajtuar, nëse janë transportuar a shitur tek të tretë, apo janë eksportuar.

Dyshimet janĂ« se Kurum dhe Alliance “kanĂ« shkelur legjislacionin pĂ«r menaxhimin e mbetjeve duke i transferuar mbetjet tek tĂ« tretĂ«t nĂ« sasi shumĂ« tĂ« mĂ«dha, me kosto tĂ« ulĂ«t pĂ«r tĂ« shmangur kostot e asgjĂ«simit” thotĂ« dosja.

“Bajrami N”, dhjetĂ«ra mijĂ«ra ton mbetje tĂ« zhdukura pa gjurmĂ«

Por ndĂ«rsa dy kompanitĂ« e tjera kishin synim t’i nxirrnin mbetjet jashtĂ« vendit pĂ«r t’u trajtuar, njĂ« krim akoma mĂ« i rĂ«ndĂ« duket tĂ« jetĂ« konsumuar nga njĂ« kompani tjetĂ«r “Bajrami N” sh.p.k. Kjo kompani pĂ«rmendet nĂ« dosje pĂ«r sasi tĂ« mĂ«dha mbetjesh tĂ« parrezikshme, kryesisht skorje qĂ« janĂ« zhdukur pa gjurmĂ«.

Hetuesit kanĂ« gjetur tre kontrata me gjithsek 40 mijĂ« ton mbetje, tĂ« cilat kjo kompani synonte t’i trajtonte me impiant betoni dhe t’i pĂ«rdorte si stabilizant tĂ« rrugĂ«ve.

Hetimet listojnĂ« shifra tĂ« tilla si “ka shitur 15996 ton
 16253 ton
 dhe 10359 ton”, por qĂ« shoqĂ«rohet me humbje tĂ« gjurmĂ«s, “nuk ka asnjĂ« informacion
 ku janĂ« depozituar kĂ«to mbetje, dhe si janĂ« trajtuar
 nuk ka asnjĂ« regjistĂ«r”.

Nga fashikulli i prokurorisĂ«, kompania Bajrami N shpk del si “vrima e zezĂ«â€ e hetimit, ku dhjetĂ«ra mijĂ«ra tonelata me mbetje janĂ« zhdukur pa lĂ«nĂ« gjurmĂ«.

“Bajrami N” sh.p.k. ka lidhur kontratĂ« me shoqĂ«rinĂ« “Kurum International sh.a.” por shoqĂ«ria “Bajrami N” sh.p.k. nuk disponon leje pĂ«r pĂ«rpunimin/trajtimin e skorjeve
 AsnjĂ«ri prej kodeve 100201 dhe 100202 nuk pĂ«rfshihet nĂ« lejet mjedisore tĂ« kĂ«saj shoqĂ«rie. Nga tĂ« dhĂ«nat e administruara nuk ka asnjĂ« informacion se çfarĂ« procesi pune ka ndodhur, ku janĂ« depozituar kĂ«to mbetje, dhe si janĂ« trajtuar pasi nuk ka asnjĂ« regjistĂ«r tĂ« deklaruar mbi to” citohet prokuroria e DurrĂ«sit.

Një qeveri e shqetësuar për lajmet toksike

Institucioni që duhet të ishte gardiani i këtij tregu delikat dhe me pasoja të rënda për mjedisin, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, përshkruhet si një hallkë jofunksionale në tregun e mbetjeve të Kurum.

Drejtuesja e AKM, Arta Dollani akuzohet se “nuk e ka pĂ«rmbushur detyrĂ«n
 nuk ka kryer vlerĂ«sime tĂ« plota
 dhe rezulton se nuk e ka monitoruar zbatimin e kritereve tĂ« lejes”.

NĂ« njĂ« tjetĂ«r pasazh, prokuroria thotĂ« se “nuk ka kryer inspektime nĂ« pĂ«rputhje me ligjin” pranĂ« subjekteve kryesore, Kurum International, Alliance Resource sh.p.k., Sokolaj sh.p.k., dhe ESM APO”.

Autoriteti KombĂ«tar i Mjedisit duket se ka kĂ«rkuar informacion vetĂ«m “pasi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publik rasti i eksportimit”, nĂ« TajlandĂ«, por mĂ« parĂ« “nuk ka kryer asnjĂ« lloj verifikimi nĂ« terren”.

Megjithatë kjo është fotografia e bllokimit të një mekanizmi të vogël, siç është Autoriteti Kombëtar i Mjedisit. Prokuroria e Durrësit është përqëndruar te ky mekanizëm, duke lënë jashtë dështimin e aparatit të madh shtetëror, si një organizëm që zgurdullon sytë vetëm kur skandali del në media, përpëlitet pak kur ndërhyn prokuroria, por rikthehet sërish në gjumë me idenë se çudia më e madhe tre ditë zgjat.

Akoma mĂ« rĂ«ndĂ« ishte nĂ« fjalimin nĂ« parlament kryeministri Edi Rama. Fajin pĂ«r mbetjet e rrezikshme qĂ« prodhohen dhe trafikohen, ai ia faturoi mediave dhe opozitĂ«s, me pretendimin se skandali u shpik nga kokat e sĂ«mura qĂ« janĂ« prekur nga “psikopatologjitĂ«â€, tĂ« atyre qĂ« shkruajnĂ« “fletĂ«rrufe” dhe tĂ« atyre qĂ« udhĂ«hiqen nga “fantazi malinje”, qĂ« kanĂ« pĂ«r qĂ«llim “helmimin e shqiptarĂ«ve” pĂ«rmes burimeve dixhitale.

“A Ă«shtĂ« kryer eksport i mbetjeve tĂ« rrezikshme? Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« bĂ«ra me dije publikisht, nĂ« çdo deklaratĂ«, e nĂ« çdo dokument tĂ« paraqitur nga subjektet private, si pjesĂ« e procedurave tĂ« eksportit, Ă«shtĂ« shumĂ« e qartĂ« se eksporti i mallrave nĂ« fjalĂ« nuk Ă«shtĂ« eksport mbetjesh tĂ« rrezikshme”, u shpreh kryeministri nĂ« parlament.

“Ishim komando tĂ« PolicisĂ«â€, Berisha me akuza tĂ« forta: Gilamdo Danin e vrau Agasi dhe Rama!

Gjatë fjalës së mbajtur me qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, kryetari i PD-së Sali Berisha u ndal edhe te atentati i nëntorit në Rinas ku humbi jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Kreu i selisë blu hodhi akuza të forta teksa u shpreh se, atentati ndaj Danit është organizuar nga Ergys Agasi dhe Edi Rama.

“Ky Ă«shtĂ« shembulli mĂ« i fundit. Se mund tĂ« marrim me dhjetĂ«ra e dhjetĂ«ra shembuj. Nuk ka, nuk ekziston nĂ« literaturĂ«, nuk ekziston nĂ« realitet zyra Agasi. Jo. A mund ta imagjinoni ju njĂ« kryeministĂ«r qĂ« ka nĂ« varĂ«si policinĂ«, ushtrinĂ«, shĂ«rbimin informativ, tĂ« mbajĂ« njĂ« zyrĂ« krimi ku tĂ« thĂ«rrasĂ« ministrat, tĂ« thirren gjykatĂ«sit, tĂ« organizohen vrasjet nĂ« sheshet e pushtetit siç ishte ajo e aeroportit, e atij delinkuentit Dani. Ai u vra nga komando tĂ« policisĂ«.

Shiheni atĂ« skenĂ«. U vra nga komando tĂ« policisĂ«. E vrau Ergys Agasi! E vrau Edi Rama! A mundet njĂ« kryeministĂ«r, njeri i ligjit, njeri i fuqisĂ« ekzekutive, tĂ« mbajĂ« njĂ« zyrĂ« krimi mbrapa dhe tĂ« jetĂ« nga njĂ«ra anĂ« tĂ« paraqitet para qytetarĂ«ve dhe tĂ« bisedojĂ« dhe tĂ« bĂ«jĂ«, nga ana tjetĂ«r heq rrobat e kryeministrit dhe vesh rrobat e Gys Agasit dhe vazhdon akte tĂ« tilla. Akte me tĂ« cilat bĂ«n ligjin”, tha gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij Berisha.

LEXO EDHE: “Foltorja”, Berisha: Berluskoni nuk iu shmang kurrĂ« drejtĂ«sisĂ«, kurse Rama po merr zvarrĂ« shtetin

Gilmando Dani, 47-vjeç, u ekzekutua pranë rrethrrotullimit të Rinasit në nëntor të 2025-ës.

I njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ai ra pre e një atentati të mirëmenduar, ndërsa bashkë me të humbi jetën edhe Muçi Shaljani (Sheqeri).

Edhe sot, ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin.

LEXO EDHE: SHENJAT E KRIMIT/ Kthimi fatal dhe fluturimi i fundit i Gilmando Danit

Vizita nĂ« Vatikan nis nga “Zoja e ShqipĂ«risĂ«â€, Rama: AsnjĂ« kryetar shteti shqiptar nuk e ka vizituar qĂ« prej 1467

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në Vatikan nga Genazzano, në bazilikën e famshme ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë muri të shkëputur nga Kisha e Shkodrës në vitin 1467.

Në një postim në Facebook, Rama thekson se që nga ajo kohë, asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare nuk e kishte vizituar këtë bazilikë, ku pranë Zojës së Shqipërisë qëndron gjithmonë edhe flamuri kombëtar shqiptar dhe ku kanë kryer vizita e rite pothuajse të gjithë Papët e Romës.

Postimi i Ramës:

“VIZITA NË VATIKAN pĂ«r takimin me Atin e ShenjtĂ«, nisi sot nga Genazzano, nĂ« bazilikĂ«n e famshme, ku gjendet shembĂ«lltyra e ZojĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, mbi njĂ« copĂ« tĂ« shkĂ«putur nga muri i KishĂ«s sĂ« ShkodrĂ«s nĂ« vitin e largĂ«t 1467.
QĂ« nga ajo kohĂ« asnjĂ« kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikĂ«s, ku krah ZojĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« qĂ«ndron pĂ«rherĂ« edhe flamuri ynĂ« kombĂ«tar, e ku kanĂ« kryer vizita e rite thuajse tĂ« gjithĂ« PapĂ«t e RomĂ«s. GjĂ«ja e parĂ« qĂ« bĂ«ri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e tĂ« lutej nĂ« Genazzano te Zoja e ShqipĂ«risĂ« qĂ« thirret edhe Regina di Albania – MbretĂ«resha e ShqipĂ«risĂ«â€.

Alimehmeti i ribashkohet “Foltoreve” tĂ« BerishĂ«s: Çmimet e ilaçeve kanĂ« pĂ«suar rritje deri nĂ« 40-fish

Drejtuesi i Departamentit tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Ilir Alimehmeti, njĂ« prej kritikĂ«ve publikĂ« sa i pĂ«rket mĂ«nyrĂ«s se si po drejtohet Partia Demokratike dhe pjesĂ«marrĂ«s nĂ« “Foltoret” e ish deputetit Ervin Salianji, sot i Ă«shtĂ« bashkuar “Foltores” sĂ« PD-sĂ« me NjĂ«sitĂ« 1 dhe 3 nĂ« TiranĂ«.

Gjatë fjalës së tij, Alimehmeti u ndal tek problematikat që ka sistemi shëndetësor në vend duke theksuar se një vendim i papritur dhe i pa paralajmëruar i qeverisë ka shkaktuar kaos në tregun farmaceutik, duke rritur ndjeshëm çmimet e dhjetëra barnave thelbësore.

Sipas tij, disa ilaçe kanë pësuar rritje deri në 40-fish, duke vënë në vështirësi të madhe pacientët dhe farmacistët në të gjithë vendin.

Fjala e Alimehmetit:

Më lejoni të shpreh falenderimin tim personal, po edhe të Partisë Demokratike, për të gjithë lodhjen, gjithë mbështetjen që keni dhënë këtë vit e këto vite të vështira. Me të vërtetë, jeni ju shtyllat kurrizore që kanë arritur ta mbajnë një situatë kur opozita ishte në ditët e saj më të vështira. Ju falenderoj nga zemra për këtë. Po të mos kishit qenë ju, ne nuk ishim këtu duke bërë këtë diskutim sot.

Patjetër, degën 1 dhe degën 3 unë i njoh në mënyrë të veçantë sepse jam mbi 20 vjet banor në këtë zonë, kështu që për problematikat tona mund të flasim çdo ditë, çdo natë, por ka një problem më të madh akoma: për shtresën më vulnerabël të popullatës tonë, që janë të sëmurët. Ne këtë fundjavë këtu, në qoftë se e keni vënë re, kush ka të sëmurë në shtëpi, të sëmurë kronik, të sëmurë akut, mund të vërejë që tregu farmaceutik hyri në kaos. Qeveria, Ministria e Shëndetësisë, në një mënyrë krejtësisht të paparalajmëruar, ndërhyri tek çmimet CIF të barnave dhe sot farmacistët u gjendën në një situatë ku ata nuk arrinin dot të përmbushnin barnat e rimbursueshme për pacientët.

NjĂ« sĂ«rĂ« ilaçesh nuk po flasim pĂ«r tĂ« gjitha po pĂ«r ata qĂ« patĂ«n ndryshimet. Nuk u lajmĂ«rua as urdhĂ«ri i farmacistit, as unioni farmaceutik, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« u vunĂ« nĂ« kurriz farmacistĂ«t. Çdo gjĂ« qĂ« ndodh nĂ« shĂ«ndetĂ«si, nĂ« kĂ«tĂ« rast farmaceutik, Ă«shtĂ« nĂ« kurriz tĂ« njerĂ«zve, Ă«shtĂ« nĂ« kurriz tĂ« tĂ« sĂ«murĂ«ve, Ă«shtĂ« nĂ« kurriz tĂ« jetĂ«s dhe tĂ« shĂ«ndetit. Nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« gjĂ« administrative e vogĂ«l. U rritĂ«n çmimet e barnave, tĂ« dhjetra barnave pa u shpjeguar fare. Disa çmime u arritĂ«n deri nĂ« 40-fish. ShumĂ« çmime u dy- dhe trefishuan, pa pasur njĂ« kuptim, pa pasur njĂ« transparencĂ«, pa diskutuar pse ndodhi kjo. Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« aty pĂ«r tĂ« tuteluar tĂ« sĂ«murin, pĂ«r tĂ« tuteluar njerĂ«zit, sepse patjetĂ«r biznesi interesohet tĂ« shesĂ« nga ana e tij. Por, pa asnjĂ« transparencĂ«, pa folur me organet kompetente dhe grupet e interesit, u shtuan mbi 40 barna dy deri trefish, madje njĂ« ilaç i caktuar Ă«shtĂ« dhe 40-fish mĂ« shumĂ«.

KĂ«to janĂ« antibiotikĂ«, kĂ«to janĂ« ilaçe antitumorale, kĂ«to janĂ« ilaçe pĂ«r sĂ«mundje autoimune, kĂ«to janĂ« ilaçe pĂ«r diabetin praktikisht pĂ«r shumĂ« sĂ«mundje nga tĂ« cilat vuajnĂ« shumĂ« njerĂ«z. NĂ« kurriz tĂ« kujt? NĂ« kurriz patjetĂ«r tĂ« fondit publik dhe nĂ« kurriz tĂ« atyre qĂ« nuk janĂ« tĂ« siguruar, qĂ« nuk pĂ«rfitojnĂ«, nga xhepi i tyre. PĂ«r interes tĂ« disa firmave, dhe ne kemi parĂ« se si edhe vitin e kaluar fondi i sigurimeve, me rimbursimet fiktive qĂ« ka pasur, i ka kushtuar qindra miliona dĂ«m fondit publik dhe parave tona, nĂ« kurriz tĂ« jetĂ«s dhe shĂ«ndetit. Nga krahu tjetĂ«r, u kĂ«rkohet farmacistĂ«ve qĂ« tĂ« zbatojnĂ« disa çmime tĂ« cilat nuk u kanĂ« ardhur, sepse nuk Ă«shtĂ« miratuar ende lista, qĂ« ata tĂ« shesin mĂ« pak se sa ç’u kanĂ« thĂ«nĂ« t’i blejnĂ« mĂ« pĂ«rpara. Sepse zinxhiri e ka lĂ«nĂ« bosh.

Depot farmaceutike shesin me njĂ« çmim mĂ« tĂ« lartĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« atyre u kĂ«rkohet t’ia japin pacientit me njĂ« çmim mĂ« tĂ« ulĂ«t, nĂ« kurriz tĂ« farmaceutikĂ«s, duke ia lĂ«nĂ« atyre, le tĂ« themi topin, pataten e nxehtĂ«, sepse janĂ« ata qĂ« po bĂ«jnĂ« dĂ«min. NĂ« kĂ«to kushte, tĂ« jemi shumĂ« tĂ« qartĂ«: vuan gjithmonĂ« pacienti dhe ne kemi marrĂ« shumĂ« raportime si departament, pĂ«r pacientĂ« qĂ« po bĂ«jnĂ« ecejake nga mjeku tek farmacisti, tek spitali, tek qendra shĂ«ndetĂ«sore dhe nuk po arrijnĂ« tĂ« zgjidhin problemin e tyre. PĂ«r njĂ« arsye dhe vetĂ«m njĂ« arsye: Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« punon pa plan, se Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« nuk punon nĂ« drejtim tĂ« pacientit, por punon vetĂ«m nĂ« drejtim tĂ« disa xhepave pĂ«rkatĂ«s. Dhe ja vĂ« nĂ« kurriz nĂ« fund fare, dhe çon, si zakonisht, njĂ« shtresĂ« kundĂ«r njĂ« tjetre: shtresĂ«n e pacientĂ«ve kundĂ«r shtresĂ«s sĂ« farmacistĂ«ve, qĂ« nĂ« fakt Ă«shtĂ« e njĂ«jta shtresĂ«, sepse tĂ« dyja tentojnĂ« tĂ« ndihmojnĂ« jetĂ«n, tentojnĂ« tĂ« ndihmojnĂ« shĂ«ndetin.

NĂ« kĂ«to kushte nuk ka se si ne tĂ« mos flasim pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« kĂ«tu. Kjo kĂ«rkon njĂ« zgjidhje tĂ« menjĂ«hershme. Kjo kĂ«rkon njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« cilĂ«n ne duhet t’ia japim me doemos. NĂ« datĂ« 10 shkurt na jepet mundĂ«sia t’i japim njĂ« pĂ«rgjigje qeverisĂ« edhe pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ«, qĂ« shkakton dita-ditĂ«s, çdo ditĂ« qĂ« kalon, njĂ« aferĂ«; çdo ditĂ« qĂ« kalon, njĂ« abuzim. Por kurrsesi nuk mund tĂ« tolerohet kjo kur Ă«shtĂ« nĂ« kurriz tĂ« jetĂ«s dhe tĂ« shĂ«ndetit. Prandaj, miq, unĂ« ju bĂ«j njĂ« thirrje: kjo qeveri kĂ«tu rrĂ«zohet vetĂ«m me protestĂ«, kjo qeveri kĂ«tu rrĂ«zohet vetĂ«m me revoltĂ«; kĂ«rkohet qĂ«ndresĂ«, kĂ«rkohet guxim, kĂ«rkohet kurajo, kĂ«rkohet qĂ« ne aty nĂ« shesh tĂ« thĂ«rrasim kĂ«do.

I bëj një thirrje të veçantë shoqatave të pacientëve, mjekëve, farmacistëve, stomatologëve, infermierëve, çdo personeli shëndetësor që e dinë shumë mirë këtë problem dhe se si kjo ndikon, të jenë aty me ne. Datë 10 shkurt ju presim në shesh. Sheshi tregon kush është opozita, sheshi tregon se si Edi Rama mundet, sheshi tregon të ardhmen e Shqipërisë.

LEXO EDHE: “Foltorja”, Berisha: Berluskoni nuk iu shmang kurrĂ« drejtĂ«sisĂ«, kurse Rama po merr zvarrĂ« shtetin

PAMJE TË RËNDA/ Forcat e sigurisĂ« futen me makina mes turmave tĂ« protestuesve nĂ« Iran, ulĂ«rima njerĂ«zish

Pamje të reja që po qarkullojnë nga Irani kanë nxjerrë në pah një nivel alarmues dhune të ushtruar nga forcat e sigurisë ndaj protestuesve, duke treguar se represioni shtetëror ka shkuar përtej edhe përdorimit të armëve të zjarrit.

Sipas këtyre videove, autoritetet kanë përdorur edhe automjete për të përplasur dhe shtypur qytetarët që kishin dalë në rrugë për të protestuar.

Pamjet, të cilat raportohet se vijnë nga qyteti Ardabil, janë cilësuar si jashtëzakonisht tronditëse dhe përbëjnë një tjetër dëshmi vizuale të asaj që shumë organizata të të drejtave të njeriut e përshkruajnë si brutalitet sistematik të regjimit iranian ndaj popullsisë civile.

Ato janë pjesë e një serie gjithnjë e më të madhe videosh dhe fotografish që dokumentojnë dhunën e ushtruar nga aparati shtetëror për të frenuar çdo formë kundërshtimi.

Protestat në Iran shpërthyen si rezultat i pakënaqësive të thella ndaj politikave represive të shtetit, shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe kufizimeve të ashpra mbi liritë individuale.

Në qendër të revoltës kanë qenë veçanërisht gratë dhe të rinjtë, të cilët prej vitesh përballen me rregulla strikte, ndëshkime të rënda dhe mungesë hapësire për shprehje të lirë.

Brenda një kohe të shkurtër, protestat u përhapën në dhjetëra qytete, duke përfshirë studentë, punëtorë, intelektualë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

“Foltorja”, Berisha: Berluskoni nuk iu shmang kurrĂ« drejtĂ«sisĂ«, kurse Rama po merr zvarrĂ« shtetin

Foltorja e Partisë Demokratike është ndalur këtë të mërkurë në degët e njësisë 1 dhe 3 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, vendi dhe shteti janë duke kaluar një prej kohëve më kritike.

Sipas tij, “kurrĂ« nĂ« histori nuk ka ekzistuar njĂ« degradim kaq ekstrem i atij qĂ« quhet shtet”.

“Ish-kryeministri i ndjerĂ« i ItalisĂ«, njĂ« mik i madh i ShqipĂ«risĂ«, Silvio Berluskoni, e majta komuniste italiane iu pĂ«rvesh, por edhe kur ishte kryeministĂ«r nĂ« detyrĂ«, kur kryesonte G 7-tĂ«n, ai nuk iu shmang urdhrave tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Edhe kur ato shĂ«nonin padrejtĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« madhe, ai nuk u shmang. Ai nuk tha kurrĂ« se nuk do tĂ« paraqitem. Shikoni se ç’ndodh me kĂ«tĂ« bastard te xhelatĂ«ve komunistĂ«, tĂ« Spiro KolekĂ«s dhe Kristaq RamĂ«s. Shikoni miq se si i merr zvarrĂ« shtetin dhe çdo gjĂ«â€, tha ndĂ«r tĂ« tjera Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Ne mblidhemi në një kohë ndër më kritiket për vendin dhe për shtetin shqiptar.

Mblidhemi në një kohë në të cilën kurrë në histori nuk ka ekzistuar një degradim kaq ekstrem i atij që quhet shtet.

Degradimi, degjenerimi në kuptimin absolut të fjalës i karakterit dhe moralit zyrtar dhe ligjor të njerëzve të këtij pushteti, tejkalon çdo lloj parashikimi, libri që mund të keni lexuar apo filmi që mund të keni parë.

Ne që kemi jetuar në dy diktatura, ne bëjmë krahasime dhe u them unë që në memorien tonë, kurrë nuk ka ekzistuar në Europë një diktaturë e zezë si ajo e Enver Hoxhës.

Por u garantoj se disa aspekte, dhe jo tĂ« pakĂ«ta, ky regjim sot Ă«shtĂ« mĂ« shkatĂ«rrimtar pĂ«r qenien shqiptare se sa ç’ishte regjimi mĂ« i parĂ«.

Miq, kĂ«tu unĂ« flas me njerĂ«z politikĂ«, flas me njerĂ«z qĂ« kanĂ« vite, dekada qĂ« merren me politikĂ« dhe Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« mesazhet ne t’i pĂ«rcjellim tek çdo mik, tek çdo mikeshĂ«, tek çdo anĂ«tar i familjes, tek çdo i ri.

Degradimi i këtyre pushtetarëve ka kufi vetëm qiellin.

Do t’u jap njĂ« shembull.

Ish-kryeministri i ndjerë i Italisë, një mik i madh i Shqipërisë, Silvio Berluskoni, e majta komuniste italiane iu përvesh, por edhe kur ishte kryeministër në detyrë, kur kryesonte G 7-tën, ai nuk iu shmang urdhrave të drejtësisë. Edhe kur ato shënonin padrejtësinë më të madhe, ai nuk u shmang. Ai nuk tha kurrë se nuk do të paraqitem.

Shikoni se ç’ndodh me kĂ«tĂ« bastard te xhelatĂ«ve komunistĂ«, tĂ« Spiro KolekĂ«s dhe Kristaq RamĂ«s. Shikoni miq se si i merr zvarrĂ« shtetin dhe çdo gjĂ«. A ka turp mĂ« tĂ« madh, a mund tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« turp mĂ« tĂ« madh ata gjykatĂ«s qĂ« duhet tĂ« jenĂ« gjykatĂ«sit mĂ« eprorĂ« tĂ« shqiptarĂ«ve qĂ« e trajtojnĂ« veten si larva, pa karakter, pa dinjitet, pa shtyllĂ« kurrizore, pa asgjĂ«?

Por mos harroni se ata janë gjykatësit që vendosin për të drejtën tonë. Ata vendosin. Ata pranojnë çdo lloj poshtërimi dhe vetëposhtërimi. Pse? Ata kanë degraduar në atë shkallë nga frika dhe tmerri që kanë nga diktati i Edi Ramës.

17-vjeçari plagos me thikë 34-vjeçarin në Korçë, ja shkaku i konfliktit

Një plagosje me thikë është regjistruar në qytetin e Korçës, mbrëmjen e sotme.

Autori është një 17-vjeçar, kurse i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar.

Sipas të dhënave mësohet se 34-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti i mprehtë, teksa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit, në Greqi.

Shkak i konfliktit mendohet të ketë qenë një tjetër i mëparshëm.

I mituri ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës, ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

❌