❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BRUKSEL – BE paralajmĂ«ron Meta-n se duhet tĂ« hapĂ« WhatsApp-in pĂ«r chatbot-et rivalĂ« tĂ« inteligjencĂ«s artificiale

BRUKSEL, 9 shkurt /ATSH/- Ekzekutivi i BE-sĂ« i bĂ«ri thirrje sot Meta-s t’u japĂ« akses chatbot-eve rivale nĂ« WhatsApp, pasi njĂ« hetim antitrust zbuloi se gjigandi amerikan kishte shkelur rregullat e konkurrencĂ«s sĂ« bllokut, sipas “New Straits Times”.

Komisioni Evropian tha se një ndryshim në kushtet e Meta-s, i kishte ndaluar asistentët e inteligjencës artificiale të palëve të treta të lidheshin me klientët përmes platformës së mesazheve që nga janari.

Shefja e BE-së për Konkurrencën, Teresa Ribera, tha se BE-ja po shqyrtonte vendosjen e shpejtë të masave të përkohshme ndaj Meta-s, për të ruajtur aksesin e konkurrentëve në WhatsApp ndërsa hetimi është në vazhdim, dhe për të shmangur dëmtimin e pakthyeshëm të konkurrencës në Evropë nga politika e re e Meta-s.

Ekzekutivi i BE-sĂ«, i cili Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r politikĂ«n e konkurrencĂ«s, i dĂ«rgoi Meta-s njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« njohur si njĂ« “deklaratĂ« kundĂ«rshtimesh”, njĂ« hap formal nĂ« hetimet antitrust.

“Meta” tani ka njĂ« shans pĂ«r t’u pĂ«rgjigjur dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur veten. Hapi i sotĂ«m nuk paragjykon rezultatin e hetimit”, tha komisioni.

Gjigandi i teknologjisë hodhi poshtë gjetjet paraprake të komisionit.

“Faktet janĂ« se nuk ka arsye qĂ« BE tĂ« ndĂ«rhyjĂ«â€, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Meta-s.

“Ka shumĂ« opsione tĂ« IA-sĂ« dhe njerĂ«zit mund t’i pĂ«rdorin ato nga app stores, sistemet operative, pajisjet, faqet e internetit dhe partneritetet e industrisĂ«. Logjika e komisionit supozon gabimisht se WhatsApp Business API Ă«shtĂ« njĂ« kanal kyç shpĂ«rndarjeje pĂ«r kĂ«to chatbot-e”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si.

I hapur në dhjetor, hetimi i BE-së shënon përpjekjen e fundit nga blloku 27-vendesh për të frenuar Big Tech, shumë prej të cilëve janë të vendosura në SHBA, përballë kundërshtimit të fortë nga qeveria e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Hetimi mbulon ZonĂ«n Ekonomike Evropiane (EEA), tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga 27 shtetet e bllokut, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia – me pĂ«rjashtim tĂ« ItalisĂ«, e cila hapi njĂ« hetim tĂ« veçantĂ« ndaj Meta-s nĂ« korrik. //a.i/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post BRUKSEL – BE paralajmĂ«ron Meta-n se duhet tĂ« hapĂ« WhatsApp-in pĂ«r chatbot-et rivalĂ« tĂ« inteligjencĂ«s artificiale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LIBAN – Disa tĂ« vrarĂ« pas sulmeve ajrore izraelite

BEJRUT/TEL AVIV, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë sot pas një sulmi izraelit me dron ndaj një automjeti në Libanin jugor, sipas burimeve të sigurisë dhe medias shtetërore.

Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se sulmi izraelit me dron në qytetin Yanouh, në qarkun Tyre, rezultoi në vdekjen e tre qytetarëve, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar.

Burime lokale thanë se fëmija dhe babai i tij, i cili ishte anëtar i Forcave të Sigurisë së Brendshme Libaneze, rastësisht po kalonin aty pranë, në kohën e sulmit.

Në kuadër të armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, në fuqi që nga fundi i nëntorit 2024, milicia e mbështetur nga Irani duhej të çarmatosej.

Afati kyç për çarmatimin e Hezbollahut, të cilin qeveria libaneze ia ka ngarkuar ushtrisë, përfundoi në fund të dhjetorit.

Izraeli akuzon Hezbollahun për riorganizim dhe riarmatosje në shkelje të marrëveshjes. Si rezultat, ushtria ka vazhduar të sulmojë fqinjin e saj pothuajse çdo ditë.

Sipas shifrave qeveritare, më shumë se 300 persona janë vrarë në Liban që kur armëpushimi hyri në fuqi. Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 100 prej tyre ishin civilë.

Në një zhvillim të veçantë, ushtria izraelite tha se kishte arrestuar një anëtar të lartë të grupit militant al-Jama al-Islamiya në Libanin jugor dhe e kishte sjellë atë në Izrael, ku do të merret në pyetje.

Grupi sunit është i lidhur me Hezbollahun në Liban dhe organizatën terroriste palestineze Hamas dhe, sipas deklaratave të veta, mbështet luftën e milicisë shiite të Hezbollahut kundër Izraelit. //a.i/

The post LIBAN – Disa tĂ« vrarĂ« pas sulmeve ajrore izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HONG KONG – Manjati i medias, Jimmy Lai dĂ«nohet me 20 vjet burg

HONG KONG, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Një gjykatë në Hong Kong dënoi sot manjatin e medias dhe aktivistin pro-demokracisë Jimmy Lai me 20 vjet burg.

Lai, 78 vjeç, u shpall fajtor në dhjetor për komplot për bashkëpunim me forcat e huaja dhe për publikim të botimeve rebele, vepra penale që mund të dënoheshin me burgim të përjetshëm. Ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Bashkëshortja e Lai, Teresa Lai, dhe mbështetës të tij, përfshirë kardinalin katolik Joseph Zen, morën pjesë në dhënien e dënimit.

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar vazhdimisht gjyqin.

“DĂ«nimi i ashpĂ«r me 20 vjet burg kundĂ«r 78-vjeçarit Jimmy Lai Ă«shtĂ« nĂ« fakt njĂ« dĂ«nim me vdekje”, tha Elaine Pearson, drejtoreshĂ« e AzisĂ« nĂ« “Human Rights Watch”.

“NjĂ« dĂ«nim i kĂ«saj madhĂ«sie Ă«shtĂ« mizor dhe thellĂ«sisht i padrejtĂ«â€, shtoi ajo.

Reporterët pa Kufij (RSF) thanë se vendimi i gjykatës thekson kolapsin e plotë të lirisë së shtypit në Hong Kong.

Grupi u bëri thirrje demokracive si, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ushtrojnë presion mbi autoritetet e Pekinit dhe Hong Kongut për të siguruar që Lai dhe gazetarët e tjerë të lirohen nga burgu.

Çështja ka tĂ«rhequr vazhdimisht kritika ndĂ«rkombĂ«tare, veçanĂ«risht nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja, ndĂ«rsa presidenti Donald Trump tha gjatĂ« fushatĂ«s sĂ« tij zgjedhore se donte ta lironte Lai nga burgu.

Sekretarja e Jashtme e BritanisĂ« sĂ« Madhe, Yvette Cooper, lĂ«shoi ​​njĂ« deklaratĂ« pas dĂ«nimit, duke iu referuar “njĂ« ndjekjeje penale tĂ« motivuar politikisht”.

“UnĂ« mbetem thellĂ«sisht e shqetĂ«suar pĂ«r shĂ«ndetin e Lai dhe u bĂ«j thirrje sĂ«rish autoriteteve tĂ« Hong Kongut qĂ« t’i japin fund pĂ«rvojĂ«s sĂ« tij tĂ« tmerrshme dhe ta lirojnĂ« atĂ« pĂ«r arsye humanitare”, tha sekretarja e Jashtme e BritanisĂ« sĂ« Madhe, Yvette Cooper, nĂ« ​​njĂ« deklaratĂ« pas dĂ«nimit.

Robert Pang, avokati i Lai ka kërkuar një dënim të reduktuar në javët e fundit, duke përmendur shëndetin e tij.

Ai pĂ«rmendi gjendjen e tij shĂ«ndetĂ«sore duke pĂ«rfshirĂ« tensionin e lartĂ« tĂ« gjakut dhe diabetin, ndĂ«rsa prokurorĂ«t hodhĂ«n poshtĂ« shqetĂ«simet pĂ«r çdo pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« gjendjes sĂ« Lai nĂ« burg, duke e pĂ«rshkruar shĂ«ndetin e tij si “tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”. //a.i/

The post HONG KONG – Manjati i medias, Jimmy Lai dĂ«nohet me 20 vjet burg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani arreston politikanĂ« tĂ« shquar reformistĂ« pas protestave masive

TEHERAN, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Irani ka arrestuar disa figura të shquara reformiste rreth një muaj pasi protestat masive përfshiu vendin.

“Midis tĂ« arrestuarve ishte Azar Mansouri, liderja e njĂ« partie reformiste, sĂ« bashku me disa politikanĂ« tĂ« tjerĂ«â€, thanĂ« raportet.

Agjencia e lajmeve “Mizan”, e lidhur me gjyqĂ«sorin, konfirmoi arrestimin e katĂ«r politikanĂ«ve pa i emĂ«ruar ata, duke thĂ«nĂ« se ata akuzoheshin pĂ«r nxitje dhe pĂ«rhapje tĂ« rrĂ«fimeve tĂ« rreme.

Njoftimet e medias thanë se midis të arrestuarve ishte edhe Ebrahim Asgharsadeh, një politikan i njohur dhe kritik i hapur i udhëheqjes së linjës së ashpër të Iranit, i cili më parë shërbeu si ligjvënës dhe anëtar i këshillit të qytetit të Teheranit.

Mohsen Aminzadeh, një ish-zëvendësministër i Jashtëm, nën drejtimin e ish-presidentit Mohammad Khatami dhe një anëtar themelues i një partie reformiste, u arrestua gjithashtu.

Protestat shpërthyen në fund të dhjetorit për shkak të krizës ekonomike në Iran dhe u përshkallëzuan shpejt në demonstrata mbarëkombëtare kundër sundimit autoritar të vendit.

“NĂ« kulmin e trazirave, forcat e sigurisĂ« vranĂ« mijĂ«ra protestues gjatĂ« netĂ«ve tĂ« 8 dhe 9 janarit”, thanĂ« grupet e tĂ« drejtave tĂ« njeriut.

Autoritetet iraniane e kanë hedhur poshtë këtë rrëfim, duke fajësuar në vend të kësaj atë që e përshkruajnë si sulme terroriste të kryera nga mercenarë të punësuar nga armiqtë e betuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

Disa gazetarë të shquar dhe politikanë reformistë e kishin kritikuar publikisht rrëfimin zyrtar të ngjarjeve, duke i ekspozuar ato ndaj veprimeve të mundshme ligjore. //a.i/

The post TEHERAN – Irani arreston politikanĂ« tĂ« shquar reformistĂ« pas protestave masive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – MosmarrĂ«veshje tĂ« reja mes GreqisĂ« dhe TurqisĂ« nĂ« Egje

ANKARA, 9 shkurt /ATSH/- Një takim midis udhëheqësve të Greqisë dhe Turqisë javën e ardhshme synon të ringjallë një proces të ngecur të afrimit midis vendeve fqinje, mes tensioneve në rritje dhe frikës nga një ndërhyrje e paparashikueshme nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Greqia dhe Turqia pritet të rifillojnë bisedimet në nivelin më të lartë. Duke filluar nga sot në Ankara do të mblidhet Këshilli Suprem i Bashkëpunimit Greqi-Turqi, sipas DW.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojnë një takim.

Pas një periudhe të vështirë dhe plot konflikte në Mesdheun Lindor, në vitin 2010 u krijua Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit.

Ende nuk është arritur nje sukses i madh. Megjithatë Këshilli përpiqet të promovojë një axhendë pozitive mes dy partnerëve të NATO-s, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe të turizmit.

Por ai është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, takimi i fundit u bë në Athinë në dhjetor 2023.

“Turqia bĂ«n kĂ«rkesa dhe pretendime territoriale tĂ« njĂ«anshme, qĂ« nuk kanĂ« bazĂ« ligjore dhe nuk mund tĂ« jenĂ« temĂ« serioze pĂ«r diskutim”, tha nĂ« atĂ« kohĂ« Konstantinos Filis, drejtor i kĂ«rkimeve nĂ« Institutin e MarrĂ«dhĂ«nieve NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« AthinĂ«s.

“Greqia pret qĂ« Turqia tĂ« pĂ«rmbushĂ« gjithmonĂ« kĂ«rkesat e saj dhe tĂ« bĂ«jĂ« lĂ«shime”, tha Fuat Aksu, shkencĂ«tar politik nĂ« Universitetin Teknik Yildiz, nĂ« Stamboll.

Navtex, një pikë e re debati

QĂ« atĂ«herĂ« nuk ka ndryshuar shumĂ« nĂ« Detin Egje. Tensioneve u shtohet njĂ« pikĂ« tjetĂ«r debati: TĂ« enjten e kaluar Turqia pĂ«rdori sistemin navigacionit detar “Navtex” pĂ«r tĂ« paralajmĂ«ruar pĂ«r rreziqet e sigurisĂ« dhe aktivitetet ushtarake greke. ParalajmĂ«rime tĂ« ngjashme ka pasur edhe nĂ« tĂ« kaluarĂ«n.

NĂ« fund tĂ« fundit bĂ«het fjalĂ« pĂ«r autoritet nĂ« Egje: Kush ka tĂ« drejtĂ« tĂ« deklarohet pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r çështjet e sigurisĂ«? Athina flet pĂ«r njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« paligjshme tĂ« fqinjit tĂ« saj pĂ«r tĂ« zgjeruar ujĂ«rat e tij territoriale. NjĂ« “provokim tĂ« ri turk” e konsideron kĂ«tĂ« gazeta e njohur javore greke “To Vima”.

Nga kĂ«ndvĂ«shtrimi turk kjo Ă«shtĂ« thjesht njĂ« çështje rutine, qĂ« pĂ«rputhet me legjislacionin aktual. Por mund tĂ« jetĂ« mĂ« shumĂ« se kaq: sipas gazetĂ«s proqeveritare TĂŒrkiye: “Navtex ka shkaktuar panik nĂ« Greqi dhe ka ndryshuar status quonĂ« nĂ« Egje”.

PĂ«r kryeministrin grek Mitsotakis mosmarrĂ«veshja pĂ«r Navtex do tĂ« thotĂ« edhe mĂ« shumĂ« presion nga e djathta. “Turqia po rrĂ«mben gjysmĂ«n e Egjeut, por qeveria jonĂ« nuk sheh asnjĂ« arsye pĂ«r shqetĂ«sim”, ankohet Kyriakos Velopoulos, kryetar i partisĂ« sĂ« djathtĂ« populiste “Zgjidhja Greke” (EL), e cila sipas sondazheve ka arritur vendin e tretĂ«, pĂ«rsa i pĂ«rket mbĂ«shtetjes sĂ« votuesve.

Debate të pafundme pavarësisht Konventës së OKB-së mbi Ligjin e Detit

Prej disa dekadash Greqia dhe Turqia kane mosmarrëveshje për shelfin kontinental para bregdetit turk, shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për zgjerimin e mundshëm të ujërave territoriale në Egje.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« doktrinĂ«s sĂ« saj ushtarake aktuale “Atdheu Blu” Turqia pretendon edhe territore detare prej mĂ« shumĂ« se 450,000 kilometra katrorĂ« para bregdetit tĂ« saj.

Si busull ligjore nĂ« raste tĂ« tilla shĂ«rben Konventa e Kombeve tĂ« Bashkuara e vitit 1982 mbi tĂ« DrejtĂ«n e Detit, megjithĂ«se Turqia nuk e ka nĂ«nshkruar atĂ«. Por ajo mund tĂ« zbatohej: sipas mendimit mbizotĂ«rues tĂ« juristĂ«ve ky traktat pasqyron tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare zakonore ekzistuese – dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye Ă«shtĂ« i detyrueshĂ«m edhe pĂ«r ata, qĂ« nuk e kanĂ« nĂ«nshkruar.

Asnjë marrëveshje në horizont

Sipas Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit çdo shtet mund të përcaktojë në parim ujërat territoriale, që shtrihen deri në 12 milje detare.

Por ekziston një përjashtim i rëndësishëm: Në rastet e kufijve të paqartë ose mbivendosjeve, palët e përfshira duhet të arrijnë një marrëveshje dypalëshe. Por marrëveshja midis Greqisë dhe Turqisë është ende në pritje.

QĂ« nĂ« vitin 1995 parlamenti turk shpalli zgjerimin e ujĂ«rave territoriale greke nĂ« Detin Egje “shkak pĂ«r luftĂ«â€, pasi nĂ« njĂ« rast tĂ« tillĂ« Egjeu do tĂ« bĂ«hej njĂ« lloj deti i brendshĂ«m grek.

NĂ« vitin 2021 qeveria e AthinĂ«s zgjeroi ujĂ«rat e saj territoriale nĂ« 12 milje detare nĂ« detin Jon drejt ItalisĂ«. “Sot Greqia rezervon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« zgjeruar ujĂ«rat e saj territoriale edhe nĂ« Detin Egje”, tha sĂ« fundmi ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias pĂ«r stacionin televiziv tĂ« AthinĂ«s “Open”.

Si instancë e fundit në të gjitha çështjet e së drejtës ndërkombëtare konsiderohet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë.

Por, ky organ i Kombeve të Bashkuara nuk vepron me iniciativën e vet. Si Greqia ashtu edhe Turqia do të duhet të paraqesin një kërkesë të përbashkët, për të autorizuar gjykatën që të ndërmjetësojë. Kjo çështje është diskutuar që nga viti 1976. Deri më tani pa sukses.//a.i/

The post FOKUS – MosmarrĂ«veshje tĂ« reja mes GreqisĂ« dhe TurqisĂ« nĂ« Egje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Policia arreston 313 persona nĂ« njĂ« bastisje nĂ« universitetin e Selanikut

SELANIK, 7 shkurt /ATSH/- Autoritetet në Greqi arrestuan sot 313 persona në një bastisje në kampusin universitar të qytetit të dytë më të madh të vendit, Selanikut, pasi Policia e Trazirave u sulmua nga turma njerëzish që hodhën më shumë se 100 kokteje Molotov, sipas AP.

Policia greke tha se grupe njerĂ«zish tĂ« veshur me kapuçë dolĂ«n sot nga kampusi i “Universitetit Aristoteli” tĂ« Selanikut nĂ« orĂ«t para tĂ« mĂ«ngjesit pĂ«r tĂ« sulmuar njĂ« skuadĂ«r policie tĂ« trazirave.

NjĂ«sia zakonisht vendoset nĂ« njĂ« distancĂ« tĂ« caktuar nga kampusi pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« – pas festave tĂ« natĂ«s qĂ« zhvillohen nĂ« ambientet e universitetit.

Sulme tĂ« tilla kundĂ«r PolicisĂ« sĂ« Trazirave pranĂ« kampusit universitar nuk janĂ« tĂ« rralla, por kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« kaq shumĂ« njerĂ«z arrestohen pas njĂ« pĂ«rplasjeje tĂ« tillĂ« – gjatĂ« sĂ« cilĂ«s u pĂ«rdor njĂ« numĂ«r jashtĂ«zakonisht i lartĂ« bombash zjarri.

Policia e Trazirave përdori gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese për të zmbrapsur sulmuesit.

“NjĂ« oficer u dĂ«rgua nĂ« njĂ« spital ushtarak pĂ«r shkak tĂ« djegieve nĂ« fytyrĂ« dhe kĂ«mbĂ«, ndĂ«rsa njĂ« civil 21-vjeçar u trajtua pĂ«r probleme me frymĂ«marrjen”, tha policia.

Universiteti tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« se sulmet ishin kryer nga “ekstremistĂ«â€ jashtĂ« kampusit, nĂ« bashkĂ«punim me disa individĂ« brenda territorit tĂ« universitetit.

Ata thanĂ« se njĂ« hetim ishte duke u zhvilluar – pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ«se ndonjĂ« student ka marrĂ« pjesĂ«.

Gjithashtu, sipas deklaratës nuk ishte dhënë leje për të organizuar ndonjë festë në territorin e universitetit.  //a.i/

The post GREQI – Policia arreston 313 persona nĂ« njĂ« bastisje nĂ« universitetin e Selanikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani kĂ«rcĂ«non SHBA-nĂ«: NĂ«se na sulmoni, do tĂ« godasim bazat tuaja nĂ« Lindjen e Mesme

TEHERAN, 7 shkurt /ATSH/- Irani do tĂ« godasĂ« bazat amerikane nĂ« Lindjen e Mesme nĂ«se sulmohet nga forcat amerikane tĂ« grumbulluara nĂ« rajon, tha sot ministri i jashtĂ«m iranian, Abbas Araqchi – duke kĂ«mbĂ«ngulur se kjo nuk duhej parĂ« si njĂ« sulm ndaj vendeve qĂ« i strehojnĂ« ato, sipas “Reuters”.

Ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi foli për televizionin Al Jazeera të Katarit një ditë pasi Teherani dhe Uashingtoni u zotuan të vazhdojnë bisedimet indirekte për çështjen bërthamore, pas asaj që të dyja palët e përshkruan si diskutime pozitive, dje në Oman.

Ndërsa Araqchi tha se ende nuk është caktuar një datë për raundin e ardhshëm të negociatave, presidenti amerikan Donald Trump tha se ato mund të zhvillohen në fillim të javës së ardhshme.

“Ne dhe Uashingtoni besojmĂ« se duhet tĂ« mbahet sĂ« shpejti,” tha Araqchi.

Trump ka kërcënuar të godasë Iranin pas një grumbullimi të marinës amerikane në rajon, duke kërkuar që Teherani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, si dhe të ndalojë ndërtimin e raketave balistike dhe mbështetjen për grupet e armatosura në rajon.

Teherani ka mohuar prej kohësh çdo synim për të përdorur prodhimin e karburantit bërthamor për armë.

Ndërsa të dyja palët kanë treguar gatishmëri për të ringjallur diplomacinë mbi mosmarrëveshjen e gjatë bërthamore të Teheranit me Perëndimin, Araqchi refuzoi ta zgjerojë temën e bisedimeve.

“Çdo dialog kĂ«rkon heqjen dorĂ« nga kĂ«rcĂ«nimet dhe presioni. Teherani diskuton vetĂ«m çështjen e tij bĂ«rthamore
 Ne nuk diskutojmĂ« asnjĂ« çështje tjetĂ«r me SHBA-nĂ«â€, tha ai.

Qershorin e kaluar, SHBA-ja bombardoi objektet bërthamore iraniane, duke u bashkuar në fazën e fundit të një fushate bombardimesh 12-ditore nga Izraeli. Teherani ka thënë që atëherë se ka ndalur aktivitetin e pasurimit të uraniumit.

Reagimi i tij në atë kohë përfshiu një sulm me raketa ndaj një baze amerikane në Katar, i cili ruan marrëdhënie të mira si me Teheranin ashtu edhe me Uashingtonin.

“NĂ« rast tĂ« njĂ« sulmi tĂ« ri amerikan, pasojat mund tĂ« jenĂ« tĂ« ngjashme”, tha Araqchi.

“Nuk do tĂ« ishte e mundur tĂ« sulmohej toka amerikane, por ne do tĂ« synojmĂ« bazat e tyre nĂ« rajon”, tha ai.

“Ne nuk do tĂ« sulmojmĂ« vendet fqinje; pĂ«rkundrazi, do tĂ« synojmĂ« bazat amerikane tĂ« vendosura nĂ« to. Ka njĂ« dallim tĂ« madh mes tĂ« dyjave”, shtoi ai.

Irani thotë se kërkon njohjen e të drejtës së tij për të pasuruar uraniumin dhe se vendosja e programit të tij raketor në tryezën e negociatave do ta linte të pambrojtur ndaj sulmeve izraelite. //a.i/

The post TEHERAN – Irani kĂ«rcĂ«non SHBA-nĂ«: NĂ«se na sulmoni, do tĂ« godasim bazat tuaja nĂ« Lindjen e Mesme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

JAPONI – TĂ« paktĂ«n 45 tĂ« vdekur pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dendura tĂ« dĂ«borĂ«s

TOKIO, 7 shkurt /ATSH/- Reshjet e dendura tĂ« borĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« JaponinĂ« qĂ« nga 20 janari kanĂ« shkaktuar tĂ« paktĂ«n 45 tĂ« vdekur dhe 500 tĂ« plagosur nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, sipas “Euronews”.

Japonia po përgatitet për reshje të dendura bore gjatë fundjavës, ndërsa Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive e Japonisë raportoi të paktën 45 vdekje dhe mbi 500 të plagosur për shkak të borës, që nga 20 janari.

Rajoni veriperëndimor i Prefekturës Nigata regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve me 17 persona dhe mbi 170 të plagosur.

Reshje të dendura të borës u regjistruan në Aomori dhe Wakanai, ku shumë automjete kanë mbetur të bllokuara.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për reshje të mëtejshme të borës, gjatë fundjavës, në rajonet bregdetare perëndimore dhe veriore.

Agjencia u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë vigjilentë për pezullimet e trafikut dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj ortekëve.

Paralajmërimi vjen ndërsa Japonia përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.//a.i/

The post JAPONI – TĂ« paktĂ«n 45 tĂ« vdekur pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dendura tĂ« dĂ«borĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – “Bordi i Paqes” i Trump mblidhet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« mĂ« 19 shkurt nĂ« Uashington

UASHINGTON, 7 shkurt /ATSH/- I ashtuquajturi “Bordi i Paqes” i presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump, i ngarkuar me mbikĂ«qyrjen e qeverisjes nĂ« Rripin e GazĂ«s si pjesĂ« e planit tĂ« paqes tĂ« udhĂ«hequr nga SHBA-ja, do tĂ« mblidhet nĂ« Uashington, pĂ«r takimin e tij tĂ« parĂ«, mĂ« 19 shkurt, sipas agjencisĂ« sĂ« lajmeve online “Axios”.

Media, duke cituar njĂ« zyrtar amerikan dhe diplomatĂ« nga katĂ«r vende qĂ« janĂ« pjesĂ« e bordit, raportoi dje se planet pĂ«r takimin mĂ« 19 shkurt – i cili do tĂ« shĂ«rbejĂ« gjithashtu si njĂ« ngjarje pĂ«r mbledhjen e fondeve pĂ«r rindĂ«rtimin e GazĂ«s mes gjenocidit tĂ« Izraelit nĂ« enklavĂ« – janĂ« ende tĂ« pasigurta dhe mund tĂ« ndryshojnĂ«.

“Axios” raporton se takimi Ă«shtĂ« planifikuar njĂ« ditĂ« pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tĂ« takohet me presidentin Trump, nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

Nëse Netanyahu merr pjesë në takimin e Bordit të Paqes, ky do të jetë takimi i tij i parë me udhëheqës arabë dhe myslimanë që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, më 7 tetor 2023.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e komentuan raportin.

Trump u ka ofruar vende në bord figurave të tilla si Netanyahu. Tony Blair, ish-kryeministri britanik është gjithashtu në bord.

Trump ka sugjeruar që bordi mund të ndihmojë në adresimin e konflikteve të tjera përtej Gazës.

Presidenti amerikan dhe aleatët e tij, si dhëndri i tij Jared Kushner, shpesh kanë folur për Gazën si një qendër të mundshme të inovacionit teknologjik, zhvillimit të pasurive të paluajtshme dhe investimeve ndërkombëtare, në të ardhmen. //a.i/

The post FOKUS – “Bordi i Paqes” i Trump mblidhet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« mĂ« 19 shkurt nĂ« Uashington appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fakte për macet që ndoshta nuk i dinit!

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/- Macet janĂ« krijesa misterioze, elegante dhe plot surpriza.

Pas pamjes së tyre të qetë fshihen aftësi dhe sjellje që i bëjnë ato edhe më magjepsëse.

Ja disa fakte interesante që tregojnë pse macet vazhdojnë të na habisin çdo ditë:

  • Macet kanĂ« njĂ« organ tĂ« veçantĂ« tĂ« quajtur organi i Jacobson-it, i cili i ndihmon tĂ« “shijojnĂ«â€ aromat. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ndonjĂ«herĂ« i shihni me gojĂ« paksa hapur, sikur po analizojnĂ« ajrin pĂ«rreth.
  • GĂ«rhitja e maces nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« shenjĂ« kĂ«naqĂ«sie. Ajo vibrion nĂ« njĂ« frekuencĂ« qĂ« mund tĂ« ndihmojĂ« nĂ« shĂ«rimin e kockave dhe indeve, si te vetĂ« macja ashtu edhe te njerĂ«zit.
  • Gjuha e trupit tĂ« njĂ« maceje Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe shpesh ndryshon nga ajo qĂ« mendojmĂ«. NjĂ« lĂ«vizje e bishtit, veshĂ«t ose sytĂ« mund tĂ« tregojĂ« shumĂ« pĂ«r humorin e saj.
  • Mustaqet e maces janĂ« po aq tĂ« gjata sa trupi i saj dhe e ndihmojnĂ« tĂ« kuptojĂ« nĂ«se mund tĂ« kalojĂ« nĂ« hapĂ«sira tĂ« ngushta.
  • Macet kanĂ« edhe njĂ« qepallĂ« tĂ« tretĂ«, tĂ« quajtur membrana niktituese, e cila mbron sytĂ« dhe i mban ata tĂ« lagĂ«sht.
  • Kur i mbyllni sytĂ« ngadalĂ« njĂ« maceje, nĂ« gjuhĂ«n e saj kjo do tĂ« thotĂ«: “TĂ« besoj.” ËshtĂ« njĂ« nga shenjat mĂ« tĂ« bukura tĂ« afeksionit.
  • Macet mund tĂ« kĂ«rcejnĂ« deri nĂ« gjashtĂ« herĂ« tĂ« gjatĂ«sisĂ« sĂ« trupit tĂ« tyre me njĂ« kĂ«rcim tĂ« vetĂ«m, falĂ« muskujve tĂ« fuqishĂ«m dhe shtyllĂ«s kurrizore fleksibĂ«l.
  • Ndryshe nga sa mendohet, macet rrallĂ« mjaullijnĂ« me njĂ«ra-tjetrĂ«n. Ato mjaullijnĂ« kryesisht pĂ«r tĂ« komunikuar me njerĂ«zit.
  • Kur njĂ« mace ju sjell “dhurata”, si zogj apo minj, nuk po ju shqetĂ«son. Ajo mendon se jeni njĂ« gjuetar i dobĂ«t dhe po pĂ«rpiqet t’ju ndihmojĂ« tĂ« mbijetoni.
  • Shtylla kurrizore fleksibĂ«l u lejon maceve tĂ« rrotullohen nĂ« ajĂ«r dhe tĂ« bien nĂ« kĂ«mbĂ« nĂ« shumicĂ«n e rasteve.
  • Kur njĂ« mace fĂ«rkohet pas jush, nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m shenjĂ« dashurie. Ajo po ju shĂ«non si “tĂ« sajin” pĂ«rmes gjĂ«ndrave tĂ« aromĂ«s.
  • Dhe njĂ« fakt surprizĂ«: macet nuk e shijojnĂ« tĂ« Ă«mblĂ«n, sepse u mungojnĂ« receptorĂ«t pĂ«r kĂ«tĂ« shije.

Macet janĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa thjesht kafshĂ« shtĂ«piake – ato janĂ« njĂ« botĂ« e tĂ«rĂ« misteresh qĂ« presin tĂ« zbulohen! //a.i/

The post Fakte për macet që ndoshta nuk i dinit! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: SHBA-ja kĂ«rkon qĂ« Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftĂ«s deri nĂ« qershor

KIEV, 7 shkurt /ATSH/- SHBA-ja dĂ«shiron qĂ« lufta me RusinĂ« tĂ« pĂ«rfundojĂ« deri nĂ« qershor, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky – duke shtuar se tĂ« dyja palĂ«t ishin ftuar nĂ« SHBA pĂ«r bisedime javĂ«n e ardhshme, sipas BBC.

“Amerika propozoi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« qĂ« dy ekipet negociuese – Ukraina dhe Rusia – tĂ« takohen nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, ndoshta nĂ« Miami, brenda njĂ« jave. Ne kemi konfirmuar pjesĂ«marrjen tonĂ«â€, tha ai.

Nuk pati asnjĂ« koment tĂ« menjĂ«hershĂ«m nga Uashingtoni apo Moska, por presidenti amerikan Donald Trump ka bĂ«rĂ« presion pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit qĂ« kur mori detyrĂ«n, mĂ« shumĂ« se njĂ« vit mĂ« parĂ«.

NdĂ«rkohĂ«, Rusia ka vazhduar sulmet e saj ndaj infrastrukturĂ«s energjetike tĂ« UkrainĂ«s – duke shkaktuar ndĂ«rprerje tĂ« mĂ«tejshme gjatĂ« kushteve tĂ« ftohta tĂ« dimrit.

Zelensky u tha sot gazetarëve rreth asaj që kishte ndodhur gjatë raundit të dytë të dje pa raportime për ndonjë përparim.

â€œĂ‡Ă«shtjet e vĂ«shtira mbetĂ«n tĂ« vĂ«shtira, duke pĂ«rfshirĂ« lĂ«shimet territoriale qĂ« Ukraina Ă«shtĂ« nĂ«n presion pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ«â€, tha Zelensky.

“PalĂ«t diskutuan pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, mundĂ«sinĂ« e njĂ« takimi tripalĂ«sh midis udhĂ«heqĂ«sve, jo thjesht pĂ«rfaqĂ«suesve, por pĂ«r kĂ«tĂ«, nevojiten elementĂ« pĂ«rgatitorĂ«â€, tha ai.

“AmerikanĂ«t thonĂ« se duan tĂ« bĂ«jnĂ« gjithçka deri nĂ« qershor”, tha Zelensky, i pyetur nĂ«se ishte dhĂ«nĂ« njĂ« afat kohor pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje.

“Ne e kuptojmĂ« se çështjet e tyre tĂ« brendshme nĂ« SHBA do tĂ« kenĂ« njĂ« ndikim. KĂ«to çështje pĂ«rfshijnĂ« zgjedhjet e mesit tĂ« mandatit tĂ« nĂ«ntorit, tĂ« cilat mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« ekuilibrin e pushtetit nĂ« qeverinĂ« amerikane”, shtoi ai.

Situata në Ukrainë mbetet kritike, ndërsa po bëhen katër vite që kur Rusia vendosi të niste një luftë në shkallë të gjerë.

Në orët e fundit, Moska ka kryer një tjetër sulm të rëndë ndaj infrastrukturës energjetike në të gjithë vendin.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Rusia ka përdorur rreth 400 dronë dhe 40 raketa kundër objektivave ukrainase.

Dëme janë raportuar në disa rajone, përfshirë Lviv, Kiev dhe Kharkiv. Në disa zona janë goditur ndërtesa banimi dhe objekte administrative, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën.

“Po zhvillohen “bisedime shumĂ« tĂ« mira” nĂ« lidhje me luftĂ«n e RusisĂ« nĂ« UkrainĂ« dhe diçka mund tĂ« ndodhĂ« si rezultat i negociatave”, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

“Bisedime shumĂ« tĂ« mira, qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me RusinĂ« dhe UkrainĂ«n. Diçka mund tĂ« jetĂ« duke ndodhur”, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« avionin presidencial “Air Force One”.

Ndërkohë, Polonia ka mbyllur përkohësisht dy aeroporte pranë kufirit me Ukrainën për arsye sigurie.

Autoritetet polake kanë intensifikuar mbikëqyrjen ajrore me avionë të NATO-s për shkak të aktivitetit të aviacionit rus.

Nga ana tjetër, Rusia ka njoftuar se ka rrëzuar dhjetëra dronë ukrainas mbi territorin e saj.//a.i/

The post KIEV – Zelensky: SHBA-ja kĂ«rkon qĂ« Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftĂ«s deri nĂ« qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump heq tarifĂ«n ndĂ«shkuese ndaj IndisĂ« tĂ« vendosur pĂ«r blerjet e naftĂ«s ruse

UASHINGTON, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hequr tarifën ndëshkuese ndaj Indisë që e kishte futur për të dobësuar në mënyrë indirekte tregtinë e naftës së Rusisë.

Sipas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar dje nga Trump, tarifa prej 25% e vendosur në gusht për mallrat e importuara nga India në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të aplikohet më nga e shtuna.

Trump e justifikoi ndryshimin duke thënë se vendi më i populluar në botë kishte ndërmarrë hapa për të ndaluar importimin e naftës ruse.

Ai tha gjithashtu se India ishte zotuar të blinte produkte energjie nga SHBA-ja.

Qeveria indiane deri më tani nuk ka lëshuar një konfirmim zyrtar për ndalimin e importeve të naftës nga Rusia.

Njoftimi i Trump pĂ«r tĂ« ulur “tarifĂ«n reciproke” erdhi disa ditĂ« pasi India dhe Bashkimi Evropian deklaruan se kishin pĂ«rfunduar negociatat e tyre pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ«.

Kjo u konsiderua gjithashtu një hap i rëndësishëm gjeopolitikisht në sfondin e politikave agresive tregtare dhe tarifore të Trump. //a.i/

The post SHBA – Trump heq tarifĂ«n ndĂ«shkuese ndaj IndisĂ« tĂ« vendosur pĂ«r blerjet e naftĂ«s ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAVANA – Kuba miraton masa emergjente nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« bllokadĂ«s sĂ« naftĂ«s nga SHBA-ja

HAVANA, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Kuba po zbaton masa gjithëpërfshirëse për kursimin e karburantit, duke përfshirë shkurtime në transportin publik, kufizime në shkolla dhe universitete dhe një ofertë të reduktuar turistike, mes tensioneve të larta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një embargoje shtrënguese të naftës.

Qeveria e ishullit socialist të Karaibeve tha dje se hapat e emergjencës kishin për qëllim mbajtjen në funksion të aktivitetit ekonomik dhe shërbimeve thelbësore publike.

“Uashingtoni ka vendosur njĂ« “bllokadĂ« energjitike” ndaj KubĂ«s si pjesĂ« e njĂ« pĂ«rshkallĂ«zimit agresiv”, tha zĂ«vendĂ«skryeministri Óscar PĂ©rez-Oliva Fraga gjatĂ« prezantimit tĂ« planit.

Kuba nuk ka marrĂ« naftĂ« nga Venezuela qĂ« nga dhjetori pasi presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump urdhĂ«roi njĂ« bllokadĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« cisternave tĂ« naftĂ«s tĂ« sanksionuara – qĂ« transportonin furnizime nga aleati i KubĂ«s nĂ« AmerikĂ«n e Jugut.

Havana humbi një partner kyç kur udhëheqësi venezuelian Nicolås Maduro u arrestua nga ushtria amerikane në fillim të janarit.

Trump mĂ« vonĂ« kĂ«rcĂ«noi se do tĂ« vendoste tarifa pĂ«r furnizuesit e naftĂ«s sĂ« KubĂ«s, duke bĂ«rĂ« qĂ« Meksika – sĂ« fundmi furnizuesi kryesor i ishullit – tĂ« ndalonte furnizimet.

“PĂ«r tĂ« kursyer energji, administrata publike do tĂ« funksionojĂ« vetĂ«m nga e hĂ«na nĂ« tĂ« enjte”, thanĂ« zyrtarĂ«t.

Shërbimet e autobusëve, hekurudhave dhe trageteve do të reduktohen ndjeshëm, ndërsa nëpunësit civilë mund të riemërohen për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore në sektorët kryesorë.

Universiteti i Havanës tha se do të pezullonte kryesisht mësimdhënien me pjesëmarrje fizike për 30 ditë.

Turizmi, një burim i rëndësishëm i valutës së huaj, do të preket gjithashtu.

Pérez-Oliva Fraga tha se sektori do të mbrohej, por do të përqendrohej në destinacionet me kërkesën më të lartë, ndërsa operacionet e aeroportit do të vazhdonin.

Kriza ka bërë krahasime me fillimin e viteve 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e zhyti Kubën në rënien e saj më të thellë ekonomike që nga revolucioni i vitit 1959.

Produkti i brendshëm bruto ra me më shumë se një të tretën dhe nafta u pakësua, përpara se vendi të rimëkëmbej përfundimisht me ndihmën e Venezuelës dhe rritjen e të ardhurave nga turizmi.

Ekspertët thonë se situata tani është edhe më e keqe. Kubanezët kanë vite që përballen me efektet e keqmenaxhimit sistematik dhe politikave të ashpra nga SHBA-ja.

Ndërprerjet e energjisë elektrike po shtohen, rrjeti elektrik është në gjendje të keqe për shkak të mungesës së investimeve, ushqimi dhe ilaçet janë të pakta dhe më pak turistë po vizitojnë ishullin ndërsa kriza thellohet. //a.i/

The post HAVANA – Kuba miraton masa emergjente nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« bllokadĂ«s sĂ« naftĂ«s nga SHBA-ja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPORT – Barcelona tĂ«rhiqet nga projekti i SuperligĂ«s Evropiane

MADRID, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Barcelona ka njoftuar tërheqjen e saj nga projekti i Superligës Evropiane.

Në prill të vitit 2021, 12 klube u njoftuan si anëtarë themelues të një Superlige të re Evropiane, e cila mori reagime të forta dhe planet shpejt dështuan.

Gjashtë klubet e mëdha të Anglisë ishin pjesë e këtij grupi themelues të ekipeve evropiane së bashku me AC Milan, Atletico Madrid, Barcelonën, Interin, Juventusin dhe Real Madridin.

Planet u bllokuan dhe u bënë gjithashtu objekt protestash nga tifozët.

Të shtunën, Barcelona konfirmoi tërheqjen e saj nga projekti.

Një deklaratë e shkurtër në faqen e internetit të Barcelonës lexonte:

“Barcelona ka njoftuar zyrtarisht KompaninĂ« e SuperligĂ«s Evropiane dhe klubet e pĂ«rfshira pĂ«r tĂ«rheqjen e saj nga projekti i SuperligĂ«s Evropiane”, tha ajo ne njĂ« deklaratĂ« tĂ« shkurtĂ«r.

Në dhjetor 2023, Gjykata e Drejtësisë për Bashkimin Evropian (GJED) tha se rregullat e përdorura nga UEFA për të bllokuar garën në vitin 2021 ishin në kundërshtim me ligjin e BE-së.

UEFA miratoi rregulla të reja autorizimi në vitin 2022, të cilat beson se përputhen me ligjin e BE-së.

Tetorin e kaluar, Real Madridi tha se do tĂ« kĂ«rkonte kompensim pĂ«r “dĂ«me tĂ« konsiderueshme” nga UEFA pas njĂ« vendimi ku njĂ« gjykatĂ« nĂ« Madrid hodhi poshtĂ« ankesat e UEFA-s, federata spanjolle e futbollit (RFEF) dhe “La Liga”.

“Real Madridi Ă«shtĂ« i kĂ«naqur qĂ« Gjykata e Madridit ka rrĂ«zuar ankesat e paraqitura nga UEFA, RFEF dhe La Liga, duke konfirmuar se UEFA, nĂ« çështjen e SuperligĂ«s, shkeli rĂ«ndĂ« rregullat e konkurrencĂ«s sĂ« lirĂ« tĂ« Bashkimit Evropian nĂ« pĂ«rputhje me vendimin e GJED-sĂ« duke abuzuar me pozicionin e saj dominues”, tha klubi spanjoll nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

UEFA lĂ«shoi ​​njĂ« deklaratĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« duke thĂ«nĂ« se vendimi “nuk e vĂ«rtetonte” projektin e SuperligĂ«s dhe as nuk i minonte rregullat aktuale tĂ« autorizimit tĂ« UEFA-s. //a.i//

The post SPORT – Barcelona tĂ«rhiqet nga projekti i SuperligĂ«s Evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media franceze “Ulysse News”: UdhĂ«tim nĂ« ShqipĂ«ri, nga gjiret magjike, nĂ« qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/- ShqipĂ«ria nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« vend i panjohur! Ajo Ă«shtĂ« tashmĂ« nĂ«n radarin e turistĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, e lehtĂ« pĂ«r t’u arritur, dhe ende mund tĂ« duket e egĂ«r nĂ« mĂ«nyrĂ« surprizuese, shkruan Vincent Mabire nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« median franceze tĂ« udhĂ«timeve “Ulysse News”.

Sekreti Ă«shtĂ« tĂ« ngadalĂ«soni ritmin sa duhet, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« vendit mundĂ«sinĂ« tĂ« shfaqĂ« anĂ«n e tij mĂ« tĂ« bukur — nga gjiret magjike joniane, te qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore.

Nëse pyesni vizitorët pse janë dashuruar me Shqipërinë, shumica do të fillojnë me detin e saj të kristaltë.

Pastaj, do të flasin për një qytet malor ku perëndimi i diellit të lë pa frymë, për një sit romak të fshehur mes pishave, ose për një vakt të shijshëm që ishte shndërruar në një bisedë të gjatë dhe të paharrueshme.

Kjo është magjia e vërtetë e Shqipërisë: ajo shpërblen kuriozitetin dhe ritmin e ngadaltë, jo shpejtësinë!

Kombinoni kohën në plazh, eksplorimet kulturore dhe natyrën e gjallë, dhe do të përjetoni një udhëtim të paharrueshëm në këtë vend të mrekullueshëm.

Pse Shqipëria duket si një destinacion i ri edhe pasi është bërë trend?

Magjia e Shqipërisë nuk qëndron vetëm te çmimet e përballueshme!

Ajo vjen nga ndjesia se vendi ende po zbulon veten, në kohë reale, sidomos kur largohesh nga pikat më të njohura të plazhit!

Në Tiranë, kjo energji ndihet menjëherë: kafenetë janë të mbushura, lagjet ndryshojnë shpejt, dhe qyteti kombinon ngjyra të guximshme me histori të freskët.

Ajo që e bën Shqipërinë të ndryshme nga shumë destinacione klasike mesdhetare është diversiteti i peizazhit.

Në një udhëtim të vetëm, mund të vizitoni bregdetin e Jonit, qytetet e vjetra të listuara në UNESCO dhe në fund të përfundoni në ajër të pastër malor.

Destinacionet kulturore që i shtojnë thellësi të vërtetë një udhëtimi në plazh

Nuk keni nevojë të jeni një adhurues i historisë për të shijuar vendet kulturore të Shqipërisë.

Këto vende janë të vendosura në peizazhe magjepsëse dhe e tregojnë qartë historinë nëse lexoni secilën pllakë.

Niseni turin me Butrintin dhe një nga qytetet e listuara në UNESCO.

Parku Arkeologjik i Butrintit ndodhet pranë bregdetit jugor, mjaftueshëm afër për të kaluar disa ditë në plazh dhe për të rifreskuar mendjen!

ËshtĂ« njĂ« vend ku mund tĂ« shĂ«tisni nĂ«pĂ«r shumĂ« epoka, i rrethuar nga gjelbĂ«rimi dhe uji.

Gjithashtu, vizitoni Sarandën dhe zgjidhni një mjedis praktik ku mund të notoni në det, të kaloni një mëngjes kulturor dhe në mbrëmje të relaksoheni pranë bregut.

Ju rekomandojmë të zbuloni qytetet e vjetra, dyshen klasike, Beratin dhe Gjirokastrën, për disa arsye të mira!

Berati është i ndritshëm, i butë dhe piktoresk ndërsa Gjirokastra është shkëmbore, e pjerrët dhe emocionuese.

Të dy qytetet është më mirë të eksplorohen ngadalë, duke bërë një shëtitje pasdite vonë dhe duke shijuar një darkë të qetë në një nga restorantet aty pranë.

Nëse nuk keni shumë kohë në dispozicion, zgjidhni vetëm një nga qytetet dhe zbuloni sa më shumë që të mundeni!

Një natë e vetme mund të jetë magjike, nëse arrini herët dhe shijoni një shëtitje para perëndimit të diellit.
Gjithashtu, vizitoni Durrësin, dhe zbuloni amfiteatrin romak që daton në fillim të shekullit II pas Krishtit, një monument i historisë së gjatë dhe të lashtë të qytetit bregdetar.

Vija bregdetare jugore, e njohur si Riviera Shqiptare, Ă«shtĂ« vendi ku “lindin” kartolinat.

Aty do të gjeni ujëra të kristalta ngjyrë bruz, rrugë buzë shkëmbinjve dhe plazhe që duken shumë të pastra për të qenë reale.

Por ka një detaj të rëndësishëm: koha.

Në korrik dhe gusht, destinacionet kryesore bregdetare mund të duken të mbipopulluara.

Zgjidhja nuk është e ndërlikuar, por strategjike.

Planifikoni kohën që do të shpenzoni në plazh për të shijuar momente relaksi.
Shkoni herët, dhe gjeni një vend ku ka hije dhe lëvizni për shëtitje panoramike pasi të bjerë vapa.

Qendroni larg zonave më të nxehta dhe vizitojoni ato gjatë ditës.

Kështu shijoni pamjet,shmangni kaosin dhe shpesh shpenzoni më pak.

Saranda është një nga destinacionet më të mira në jug, ndërsa Vlora mund të jetë një pikë e mirë orientimi për në veri, në varësi të itinerarit tuaj!

Në brendësi të Shqipërisë, udhëtimi fillon të marrë frymë.

Zhurma e plazhit zëvendësohet nga lugina, lumenj dhe qytete që ecin me një ritëm tjetër.

Nëse kërkon një destinacion të lehtë dhe të qetë, ktheje vështrimin nga Liqeni i Ohrit, në lindje.

ËshtĂ« vendi ideal pĂ«r mĂ«ngjese tĂ« ngadalta, shĂ«titje buzĂ« liqenit dhe njĂ« ritĂ«m udhĂ«timi tĂ« butĂ«.

Për një itinerar të fokusuar te natyra, zona e lumit Vjosë është një zgjedhje shumë e mirë, sidomos nëse të pëlqejnë hapësirat e gjera dhe ideja e një Shqipërie më të egër e më autentike.

NĂ« skajin verior, Alpet Shqiptare ofrojnĂ« njĂ« “wow” krejt tjetĂ«r: maja tĂ« thepisura, fshatra tĂ« vegjĂ«l dhe shtigje ecjeje qĂ« mund tĂ« kthehen nĂ« pikĂ«n kulmore tĂ« gjithĂ« udhĂ«timit tuaj.

ÇelĂ«si Ă«shtĂ« tĂ« pranosh lĂ«vizje mĂ« tĂ« ngadalta dhe tĂ« planifikosh mĂ« pak ndalesa.

Dy ose tre netë në të njëjtën zonë malore shpesh vlejnë më shumë sesa një xhiro e shpejtë që të lë pa frymë.

Një udhëtim i paharrueshëm në Shqipëri rrallëherë ka të bëjë me të bërë sa më shumë gjëra! Ka të bëjë me krijimin e një ritmi të natyrshëm.

Mbani mend se gjatë verës, vendet kulturore shijohen më së miri në mëngjes, ndërsa pasditet i përkasin detit, dhe drekave të gjata.

ShqipĂ«ria ofron mĂ« tĂ« mirĂ«n e saj kur i jepni kohĂ« tĂ« ndalet dhe t’ju prekĂ«!  //a.i/

https://ulysse.com/news/en/travel-ideas/albania-in-2026-a-simple-route-that-feels-wild-not-rushed-1620

 

 

 

The post Media franceze “Ulysse News”: UdhĂ«tim nĂ« ShqipĂ«ri, nga gjiret magjike, nĂ« qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Franca, vendi i parĂ« nĂ« BE qĂ« hap konsullatĂ« nĂ« GroenlandĂ«

PARIS, 6 shkurt /ATSH-DPA/- Franca njoftoi sot se është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka hapur një konsullatë në Groenlandë.

“Jean-NoĂ«l Poirier, konsulli i pĂ«rgjithshĂ«m francez nĂ« Nuuk, kryeqytetin e GroenlandĂ«s, filloi sot detyrĂ«n e tij. Ai do tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«s, ndĂ«r tĂ« tjera, pĂ«r forcimin e lidhjeve politike me vendimmarrĂ«sit vendas”, tha Ministria e Jashtme Franceze, nĂ« njĂ« postim nĂ« X.

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi planet për konsullatën në Nuuk, qershorin e kaluar, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se donte të merrte kontrollin e Groenlandës, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës.

Konflikti mbi ishullin Arktik u përshkallëzua kohët e fundit kur Trump kërcënoi se do ta aneksonte atë, duke mos përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake.

Në një takim në Davos të Zvicrës muajin e kaluar, Trump tërhoqi kërcënimet e tij për të përdorur forcën ushtarake dhe gjithashtu hoqi tarifat ndëshkuese kundër disa vendeve evropiane që kishin kundërshtuar përpjekjet e tij për të blerë Groenlandën.

Danimarka dhe SHBA-ja po përpiqen të gjejnë një zgjidhje përmes bisedimeve. //a.i/

The post FOKUS – Franca, vendi i parĂ« nĂ« BE qĂ« hap konsullatĂ« nĂ« GroenlandĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MILANO 2026 – Nisin zyrtarisht LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore

MILANO, 6 shkurt /ATSH/- NĂ« stadiumin legjendar nĂ« San Siro nĂ« Milano – ka nisur ceremeonia kryesore e hapjes sĂ« LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore “Milano-Cortina 2026”, duke shĂ«nuar hapjen zyrtare tĂ« eventit madhĂ«shtor sportiv, sipas CNN.

Ceremonia e hapjes pĂ«r LojĂ«rat Olimpike Milano-Cortina 2026 filloi me njĂ« homazh pĂ«r historinĂ« e pasur italiane tĂ« artit, muzikĂ«s dhe modĂ«s. Mariah Carey performoi “Volare”, nje kĂ«ngĂ« italiane e vitit 1985.

Spektakli u shoqërua me performanca artistike dhe muzikore, ku spikatën emra të njohur si Mariah Carey dhe Laura Pausini, ndërsa u bë një homazh për disa italiane në muzikë, modë dhe kulturë.

Ceremony pĂ«rfshiu mbi 1 250 performues vullnetarĂ«, 1 400 kostume tĂ« mbajtur, paralelisht nĂ« Milano dhe Cortina d’Ampezzo, duke sjellĂ« njĂ« atmosferĂ« unike pĂ«r publikun mbarĂ«botĂ«ror.

Delegacionet e gjuhĂ«s angleze parakaluan me flamujt e tyre, ndĂ«rsa ShqipĂ«ria u sipĂ«rfaqesua me katĂ«r skiatorĂ«: Lara Colturi, Deni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti, tĂ« cilĂ«t parakaluan nĂ« Cortina d’Ampezzo.

Ndërsa Kosova u përfaqësua nga dy skiatorë, Kiana kryeziu dhe Drin Kokaj.

Ndërkohë, disa disiplina sportive kanë nisur garat që përpara ceremonisë, përfshirë curling, patinazhin artistik, hockey dhe snowboard.

Atletët e njohur si Lindsey Vonn, Jordan Stolz dhe Nick Baumgartner janë në qendër të lojërave, me pritshmëri të lartë për medalje.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishem zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. //a.i/

The post MILANO 2026 – Nisin zyrtarisht LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Rubio bĂ«n thirrje pĂ«r pĂ«rfshirjen e KinĂ«s nĂ« bisedimet e ardhshme bĂ«rthamore

UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke i bërë jehonë deklaratës së presidentit të SHBA-së Donald Trump, hodhi poshtë versionin e ri të traktatit të fundit të çarmatimit bërthamor midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“New Start” nuk i shĂ«rben mĂ« qĂ«llimit tĂ« tij”, shkroi ai nĂ« X.

NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, ai po kĂ«mbĂ«ngul nĂ« njĂ« marrĂ«veshje qĂ« pĂ«rfshin edhe KinĂ«n, tĂ« cilĂ«n Trump e kishte mbĂ«shtetur mĂ« parĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« janar me “New York Times”.

“NjĂ« epokĂ« e re kĂ«rkon njĂ« qasje tĂ« re”, tha Rubio nĂ« njĂ« postim.

Qeveria ruse shprehu së fundmi keqardhje për përfundimin e traktatit dhe mirëkuptim për qëndrimin e Pekinit për të mos marrë pjesë në negociatat e mundshme në të ardhmen.

“Arsenali bĂ«rthamor i KinĂ«s nuk pĂ«rputhet me potencialin e atij tĂ« RusisĂ« ose Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”, tha Kremlini.

Traktati i mĂ«parshĂ«m “New Start” u ra dakord midis SHBA-sĂ« dhe RusisĂ« nĂ« vitin 2010 dhe pĂ«rfundoi dje zyrtarisht.

Marrëveshja kufizoi numrin e kokave bërthamore strategjike në 1,550 për secilën palë dhe numrin e lëshuesve operacionalë në 700.

Rubio argumentoi se Kina e kishte zgjeruar me shpejtĂ«si arsenalin e saj qĂ« kur hyri nĂ« fuqi traktati “New Start”.

“QĂ« nga viti 2020, Kina ka rritur rezervat e saj tĂ« armĂ«ve bĂ«rthamore nga vetĂ«m 200 nĂ« mĂ« shumĂ« se 600 dhe Ă«shtĂ« nĂ« rrugĂ«n e duhur pĂ«r tĂ« pasur mĂ« shumĂ« se 1,000 koka bĂ«rthamore deri nĂ« vitin 2030”, shkroi ai.

“NjĂ« traktat pĂ«r armĂ«t bĂ«rthamore pa pĂ«rfshirjen e KinĂ«s padyshim qĂ«, do t’i bĂ«nte Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe aleatĂ«t e tyre mĂ« pak tĂ« sigurt”, tha Rubio.

Rubio gjithashtu uli pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re. “MarrĂ«veshjet e mĂ«parshme u paraprinĂ« nga shumĂ« vite negociatash, edhe pse vetĂ«m dy fuqi tĂ« mĂ«dha ishin tĂ« pĂ«rfshira”, tha ai. //a.i/

The post SHBA – Rubio bĂ«n thirrje pĂ«r pĂ«rfshirjen e KinĂ«s nĂ« bisedimet e ardhshme bĂ«rthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RIGË – Estonia ndalon hyrjen nĂ« zonĂ«n Shengen tĂ« mbi 1 000 ushtarĂ«ve tĂ« tjerĂ« rusĂ«

RIGË, 6 shkurt /ATSH/- KĂ«tĂ« javĂ«, Estonia ndaloi hyrjen nĂ« zonĂ«n Shengen tĂ« 1 073 luftĂ«tarĂ«ve tĂ« tjerĂ« qĂ« luftuan pĂ«r RusinĂ« nĂ« luftĂ«n e saj kundĂ«r UkrainĂ«s, sipas “ERR.ee”.

“Agresioni i vazhdueshĂ«m i RusisĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« nga krimet mĂ« tĂ« rĂ«nda kundĂ«r njerĂ«zimit”, tha ministri i BrendshĂ«m Estonez Igor Taro.

“UshtarĂ«t rusĂ« qĂ« luftuan dhe vazhdojnĂ« tĂ« luftojnĂ« nĂ« UkrainĂ« kanĂ« vrarĂ«, shkatĂ«rruar, pĂ«rdhunuar dhe plaçkitur. Mbyllja e hapĂ«sirĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t evropiane tĂ« sigurisĂ« dhe e zonĂ«s Shengen pĂ«r ta Ă«shtĂ« nĂ« interes tĂ« sigurisĂ« sĂ« tĂ« gjithĂ«ve”, shtoi Taro.

“Bazuar nĂ« luftĂ«rat e mĂ«parshme tĂ« nisura nga Rusia, pĂ«r shembull nĂ« Afganistan ose Çeçeni, ne e dimĂ« se njerĂ«zit qĂ« kthehen nga vija e frontit, fillojnĂ« tĂ« kĂ«rkojnĂ« mundĂ«si tĂ« reja qĂ« pĂ«rfshijnĂ« dhunĂ« dhe krim tĂ« organizuar”, shtoi ministri.

“Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione politike dhe ekonomike kundĂ«r RusisĂ« si njĂ« shtet agresor. MegjithatĂ«, kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m lufta e Kremlinit, pasi qindra mijĂ«ra qytetarĂ« rusĂ« kanĂ« luftuar dhe po luftojnĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s. Kjo luftĂ« agresioni duhet tĂ« ketĂ« njĂ« çmim pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata”, tha Taro.

“Mbyllja e zonĂ«s Shengen pĂ«r ta Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« e kĂ«tij çmimi. Nuk mund tĂ« ndodhĂ« qĂ« njĂ« ditĂ« tĂ« vrisni njerĂ«z dhe ditĂ«n tjetĂ«r tĂ« relaksoheni nĂ« EvropĂ«n e civilizuar”, tha ministri estonez.

Në qershor 2025, ministrat nga shtatë vende të Evropës Veriore, përfshirë Estoninë, kërkuan ndalimin e vizave në zonën Shengen për anëtarët e Forcave të Armatosura Ruse dhe grupeve të tjera të armatosura, të cilët kanë marrë pjesë në luftën kundër Ukrainës.

Çështja u diskutua gjithashtu nĂ« takimet pasuese, pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« samit informal tĂ« BE-sĂ« tĂ« mbajtur muajin e kaluar, nĂ« Qipro.

Për të zgjeruar rrethin e pjesëmarrësve që mbështesin iniciativën, ministri i Brendshëm Igor Taro po zhvillon takime dypalëshe me homologët e tij nga anëtarët e tjerë të BE-së dhe zonës Shengen.

Vlerësohet se deri në 1,5 milion qytetarë rusë kanë marrë pjesë në luftën e agresionit të Rusisë, nga të cilët afërsisht 640 000 janë ende në vijën e frontit. //a.i/

The post RIGË – Estonia ndalon hyrjen nĂ« zonĂ«n Shengen tĂ« mbi 1 000 ushtarĂ«ve tĂ« tjerĂ« rusĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Izraeli lĂ«shon paralajmĂ«rimin e parĂ« pĂ«r sulm qĂ« nga fillimi i armĂ«pushimit

GAZA, 6 shkurt /ATSH-DPA/-  Ushtria izraelite u bëri thirrje njerëzve në Rripin e Gazës të largoheshin nga zona e prekur para sulmit të planifikuar për sot.

ËshtĂ« hera e parĂ« qĂ« Izraeli lĂ«shon njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« tillĂ« qĂ« nga fillimi i armĂ«pushimit qĂ« hyri nĂ« fuqi mĂ« 10 tetor 2025.

Gjatë luftës në Gaza, izraelitët u kishin bërë thirrje të gjitha komuniteteve në Rripin e Gazës të largoheshin para sulmeve të afërta.

Paralajmërimi i ri tregon edhe një herë se sa i paqëndrueshëm është armëpushimi në luftën e Gazës.

Në mënyrë specifike, ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të një ndërtese dhe zonës fqinje të largoheshin të paktën 100 metra larg ndërtesës.

Arsyeja e dhĂ«nĂ« ishte se atje ndodhej “infrastruktura terroriste e Hamasit”.

Sipas dëshmitarëve okularë dhe ushtrisë, sulmi, i cili ka ndodhur që atëherë, ishte një reagim ndaj një shkeljeje të armëpushimit nga Hamasi.

Ushtria tha se persona të armatosur kishin qëlluar dje mbi ushtarët izraelitë në veri të Rripit të Gazës. Fillimisht nuk pati raportime për viktima në asnjërin incident.

Pavarësisht armëpushimit aktual, ka pasur sulme të përsëritura në Rripin e Gazës, disa prej të cilave fatale, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

Raportet palestineze sugjerojnë se më shumë se 20 persona u vranë nga sulmi izraelit të mërkurën. Palestinezët më parë kishin qëlluar me armë ndaj forcave izraelite, duke plagosur rëndë një ushtar.

Media izraelite ka raportuar se ushtria po përgatitet të rifillojë luftën kundër Hamasit nëse organizata vazhdon të refuzojë të çarmatoset. //a.i/

 

The post GAZA – Izraeli lĂ«shon paralajmĂ«rimin e parĂ« pĂ«r sulm qĂ« nga fillimi i armĂ«pushimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌