❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tërmeti i 12-të në Korçë/ Regjistrohen lëkundje sizmike me magnitudë 3.9

✇Albeu
By: M C

Vetëm para pak minutash një tjetër tërmet ka rënë, me epiqendër në Desmirë të Maliqit, me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Rajoni juglindor i Shqipërisë duket se po përjeton lëkundje sizmike të shumta dy ditët e fundit. Ky është tërmeti 12-të brenda 48 orëve në juglindje.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti i fundit është regjistruar mesditën e me magnitudë 3.2. Epiqendra ka qenë në fshatin Hoçisht, në bashkinë Devoll. Tërmeti është ndjerë lehtë nga banorët e zonës, por nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime në njerëz.

The post Tërmeti i 12-të në Korçë/ Regjistrohen lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 appeared first on Albeu.com.

Mbetjet e rrezikshme të Kurum/ Klodiana Lala: Grup i strukturuar kriminal, të hetohen ministrat nga SPAK

✇Albeu
By: M C

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar nĂ« emisionin “TĂ« Paekspozuarit” nĂ« MCN TV, ka folur pĂ«r aferĂ«n me mbetjet e rrezikshme tĂ« Kurum, e cila rezultoi nĂ« 33 masa arresti, 26 prej tĂ« cilave arrest me burg.

Lala shpjegoi kronologjikisht hetimet për atë që e konsideroi si krimin më të rëndë mjedisor dhe deklaroi se mungojnë hetimet për zyrtarë të lartë. Gazetarja shtoi se jemi përballë një grupi të strukturuar kriminal, dhe se çështja duhet të hetohet nga SPAK.

“JanĂ« 33 masa arresti, 26 janĂ« arrest me burg. Nga kĂ«to janĂ« ekzekutuar 20 masa sigurie.

Në kërkim janë Erdal Demir, administratori i Kurum, edhe Yusuf Sezai Kurum, edhe ky administrator me prokurë. Gjovana Sokolaj, bashkëshorti i saj, Doni Sokolaj, ka edhe zyrtarë të tjerë që nuk janë arrestuar.

Masat e sigurisë që u firmosën nga Prokuroria e Durrësit dhe mbi bazën e përgjigjeve u konfirmua se mbetjet ishin të rrezikshme, Prokuroria iu drejtua gjykatës me kërkesë për caktimin e masës së sigurisë. Ka konfirmuar se është kryer kontrabandim i mbetjeve të rrezikshme dhe një sërë veprash penale.

Në 2024, rrjeti i Bazel ngriti një pretendim në atë kohë, që në drejtim të Tajlandës ishin nisur mbetje të rrezikshme, u konfirmua se ishin të Kurum, e cila kishte kontratë me Sokolaj shpk, këto kishin kontratë për të dërguar mbetjet për eksportim në sasinë 50 mijë ton. 2800 ton ishin nisur në 102 kontejner. Pas alarmit ngarkesa u kthye pas një kohe të gjatë, drejt Shqipërisë.

Prokuroria ka konfirmuar se Doni Sokolaj, duke e ditur se çfarë mbetjesh kishte brenda, ka shkuar deri në tone kërcënuese drejt kompanisë së transportit, që mbetjet të mos ktheheshin në Shqipëri, pasi kishte gjetur blerës të rinj në Turqi. Mbetjet u kthyen dhe mbetën në Porto Romano, nën ruajtje policore.

Fakti që u konfirmua se mbetjet janë të rrezikshme, e bën çështjen edhe më shqetësuese. Autoritetet shqiptare janë në pamundësi për të bërë asgjësimin e këtyre mbetjeve. Kurum dhe Sokolaj sipas Prokurorisë, kanë ditur që nuk kishte oksid zinku, por hiri i oxhaqeve të Kurum, në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkomëbtare.

Ka masa edhe ndaj zyrtarëtë të doganave. Ka edhe ndaj Arta Dollani, ish drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, që nuk ka monitoruar sasitë e mëdha të mbetjeve të Kurum dhe shoqërive të tjera, por i ka licensuar në mënyrë të paligjshme, kjo ka sjellë pasoja.

ÇfarĂ« kam parĂ« qĂ« nuk shkon? A mundet ky skandal tĂ« mbyllet vetĂ«m me kĂ«ta persona? Nuk mendoj se mund tĂ« mbyllet kĂ«tu.

Një nga punonjësit e Portit ka vënë në dijeni drejtorin e Portit të Durrësit, ministri aktual i mbrojtjes. Kanë patur dijeni ministra të tjerë. Gjendemi para një grupi të strukturuar kriminal.

Kompania Sokolaj nuk është rastësore, por është e dyshuar që ka kaluar edhe mbetje të tjera të rrezikshme. Janë edhe tre eksporte të tjera para kësaj. Ngrihen dyshime që edhe këto mund të kenë qenë të rerzikshme.

Gjovana Sokolaj, e motra dhe bashkëshorti, janë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm dhe kriminal. Mendoj se jemi para grupi të strukturuar kriminal. Duhet hetuar Kurum dhe Sokolaj. Duhet të shkojë edhe te niveli i titullarëve të institucioneve. Shkojmë në niveli drejtori doganash, tatimesh, ministri mjedisi, e me rradhë. Nuk besoj se kjo histori, grupime të strukturuar kriminale


Pjesa e pahetuar, mbetjete e tjera të prodhuara nga Kurum, ku kanë përfunduar? Si administrohen?

Askush nuk na jep pĂ«rjgigje sot. Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje e njĂ« prokurori. Kam qenĂ« skeptike, e kam konsideruar si çështje qĂ« mund tĂ« mbyllej. Por nuk Ă«shtĂ« çështje e dy prokurorĂ«ve. Instanca shtetĂ«rore duhet tĂ« na thonĂ« se çfarĂ« ka ndodhur me mbetjet e Kurum. A do tĂ« ketĂ« sekuestrim tĂ« kompanive tĂ« pĂ«rfshira nĂ« kĂ«tĂ« aktivitet? ËshtĂ« krimi mĂ« i rĂ«ndĂ« mjedisor i konfirmuar deri tani.

Tonelata mbetjesh të rrezikshme që shkaktojnë kancer, dhe që pasojat ndihen edhe pas shumë vitesh.

ËshtĂ« lajm i mirĂ« qĂ« u bĂ« goditje, por Prokuroria e DurrĂ«ist duhet ta çojĂ« nĂ« SPAK dhe institucionet e tjera shtetĂ«rore duhet tĂ« lĂ«vizin me urgjencĂ«â€, tha Lala.

The post Mbetjet e rrezikshme të Kurum/ Klodiana Lala: Grup i strukturuar kriminal, të hetohen ministrat nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët një automjet në zonën e Ujit të Ftohtë, bllokohet qarkullimi

✇Albeu
By: M C

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë. Kjo ka bërë që të bllokohet qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Ai është përfshirë totalisht nga zjarri dhe është shkrumbëruar.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar menjhëherë në vendngjarje. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia po heton më shumë mbi rastin.

The post Përfshihet nga flakët një automjet në zonën e Ujit të Ftohtë, bllokohet qarkullimi appeared first on Albeu.com.

Takimet e RamĂ«s nĂ« Izrael dhe Vatikan, Berisha: Edhe po tĂ« shkojĂ« nĂ« hĂ«nĂ«, shkon si hajdut, narko-diktator! ËshtĂ« zhveshur nga çdo moralitet

✇Albeu
By: M C

Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët foltoren e radhës në degën 7 në Tiranë. Berisha u shpreh mbi takimet e fundit të kryeministrit Rama në Izrael dhe Vatikan.

Kryedemokrati u shpreh se edhe po të shkojë në hënë, Rama mbetet sërish hajdut, narko-diktator.

Ai shton se zhvillimet e fundit me dosjet Balluku dhe AKSHI, e kanë zhveshur nga çdo moralitet.

Berisha: Zhvillimet e fundit e kanë zhveshur nga çdo moralitet. Edhe në hënë po shkoi, shkon si hajdut narko diktator dhe nuk ka më shpresë. Ne përpiqemi, bëjmë punën tonë, por kjo punë nuk ka qenë pa rezultate. Kemi folur me vite për narko shtetin. Dhe lobistët e tij, lëshonin rrufe kundër nesh. Tani po del më shumë në skenë. Ky njeriu i hapave të mëdhenj. Del një hajdut që nuk e ka shokun në Europë. Kemi bërë që e kemi denoncuar. Do i japim duart edhe më shpejt.

The post Takimet e RamĂ«s nĂ« Izrael dhe Vatikan, Berisha: Edhe po tĂ« shkojĂ« nĂ« hĂ«nĂ«, shkon si hajdut, narko-diktator! ËshtĂ« zhveshur nga çdo moralitet appeared first on Albeu.com.

Rogerti rrëfehet në Dhomën e Rrëfimit: Nuk më keni njohur nëse mendoni

✇Albeu
By: M C

Rogerti ka folur te Dhoma e Rrëfimit për izolimin e tij te dhoma e reflektimit. Banori shprehet se do mbyllë gojën dhe do rri si në burg.

Ai shton se nëse mendoni se kjo dhomë e bën të reflektojë, atëherë nuk e kemi njohur fare. Sipas tij, ai thotë gjëra që janë tabu dhe që shqiptarët i mbajnë në tru.

“MĂ« dhemb trupi, po nuk ka problem. Do mbyll gojĂ«n dhe do rri si nĂ« burg. Hajt me e bĂ«rĂ« burgun me 2-3 veta tĂ« paktĂ«n, por jo vetĂ«m. VetĂ«m kĂ«tu shkallon, luan mendsh. Je me veten o VĂ«llai i Madh, o Big Brother. Je total me veten. NĂ« qoftĂ« se mendoni se kjo dhomĂ« mua mĂ« bĂ«n tĂ« reflektoj, ju atĂ«herĂ« nuk mĂ« keni njohur mua nĂ« total fare, kaq. Reflektoj pĂ«r mirĂ« as nuk bĂ«het llaf, se normale duhet tĂ« ndalohesh pak, po nĂ« fund tĂ« fundit unĂ« them gjĂ«ra qĂ« janĂ« tabu, qĂ« shqiptarĂ«t nuk i thonĂ« por vetĂ«m i filtrojnĂ« dhe i mbajnĂ« nĂ« tru.

UnĂ« e di qĂ« kam me vdekur pa e kuptuar ça Ă«shtĂ« jeta, nĂ« qoftĂ« se ju keni me bĂ«rĂ« pĂ«r ta kuptuar, Ă«shtĂ« arritje e madhe”, ka thĂ«nĂ« Rogerti te Dhoma e RrĂ«fimit.

The post Rogerti rrëfehet në Dhomën e Rrëfimit: Nuk më keni njohur nëse mendoni appeared first on Albeu.com.

“Kemi mbĂ«shtetje nĂ« mbarĂ« botĂ«n”, Berisha thirrje demokratĂ«ve: Protestat tona janĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«pritura se kurrĂ«

✇Albeu
By: M C

Gjatë një takimi me banorët e njësisë 7 në Tiranë, kreu i PD përsëriti sa me rëndësi janë protestat, duke i cilësuar si mision për çdo demokrat.

“Sot sigurisht Ă«shtĂ« kohĂ« tjetĂ«r. Sot Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« tjetĂ«r, veçse shumĂ« punĂ« kemi bĂ«rĂ« pĂ«r ta nxjerrĂ« ashtu siç Ă«shtĂ«. Po. Mos e harroni kĂ«tĂ«. Nuk mund tĂ« sulmohet njĂ« qeveri pa e faturuar qĂ« ajo zhvilloi farsĂ« dhe jo zgjedhje. Nuk ishte e lehtĂ« kjo.

Po pse nuk ishte e lehtĂ«? Sepse ai Ă«shtĂ« njĂ« proces votim, thotĂ« zgjedhje. Nuk janĂ« zgjedhje ato. Ashtu zgjedhje kemi bĂ«rĂ« ne nĂ« diktaturĂ« çdo 4 vjet, edhe me daulle i bĂ«nim ne ato zgjedhjet nĂ« diktaturĂ«. Fillonte daullja atje te qendra e votimit, edhe atĂ«herĂ« bile, se kĂ«ta shkrujtĂ«n aty u administruan, administrimin mĂ« tĂ« bukur e bĂ«nte diktatura, po ta marrĂ«sh si ai. E kishte çdo gjĂ« me, me kuadrat. Bravo po. Ndaj dhe ne filluam kryengritjen tonĂ«. Kjo Ă«shtĂ« kryengritje paqĂ«sore. Ta dinĂ« mirĂ«, kushdo, shqiptarĂ« dhe miqtĂ« e ShqipĂ«risĂ«. Ne nuk ndahemi. Nuk ndahemi dhe nuk mund tĂ« ndahemi. Pse? ShqiptarĂ«t mund tĂ« mos na besonin mĂ«â€, tha Berisha.

“Ne jemi e vetmja forcĂ« politike bashkĂ« me Fidesin e HungarisĂ« qĂ« jemi nĂ« kĂ«mbĂ« dhe gjallĂ« dhe tĂ« fortĂ«. AsnjĂ« tjetĂ«r. TĂ« gjitha forcat antikomuniste qĂ« u krijuan nĂ« vitet ’90 u larguan nga skena. Ne nuk u larguam. Ne kaluam periudhat mĂ« tĂ« vĂ«shtira se çdo njĂ«ra prej tyre. TĂ« akrahasueshme. Po pse mbetĂ«m ne? Ne mbetĂ«m absolutisht vetĂ«m sepse mbrojtĂ«m tĂ« vĂ«rtetat qĂ« besojmĂ«, mbrojtĂ«m idealet tona. PĂ«rndryshe, edhe ne do shkriheshim si bryma para diellit, siç u shkrinĂ« tĂ« tjerat”, shtoi ai.

“Nuk ka asgjĂ« mĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« se rezultantja e mendimit qytetar, se konkluzionet, rezultantja e konkluzioneve. ShqiptarĂ«t e panĂ« qĂ« ne jemi e vetmja shpresĂ« e tyre. Ndaj dhe ne jemi nĂ« mision sot. Çdo demokrat e demokrate duhet tĂ« ndjejĂ« veten nĂ« mision. Kemi bĂ«rĂ« dy protesta.

Jua them unë ju, janë mirëpritur më shumë në memorien time, ndofta se të gjithë protestat tona.
Pse janĂ« mirĂ«pritur? JanĂ« mirĂ«pritur sepse e dinĂ« qĂ« ky, mund t’i vesh çdo epitet, jua mori zgjedhjet. Dhe e dinĂ« se ky ka vjedhur, i ka plaçkitur dhe tani, tani bĂ«n grusht shteti, bllokon drejtĂ«sinĂ«. Kjo Ă«shtĂ«. Mos mendojĂ« kush se mbĂ«shtetesh pĂ«r arsye tĂ« tjera. PĂ«r kĂ«tĂ« tĂ« mbĂ«shtet.

PĂ«r kĂ«tĂ« kemi mbĂ«shtetjen nĂ« mbarĂ« botĂ«n. PĂ«r kĂ«tĂ«, ne do t’u provojmĂ« shqiptarĂ«ve dhe botĂ«s se nuk rrimĂ«. Ne do, ne do tĂ« ngadhĂ«njejmĂ«, do tĂ« triumfojmĂ«, dhe shqiptarĂ«t do votojnĂ« tĂ« lirĂ«â€, iu drejtua Berisha mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« tij.

The post “Kemi mbĂ«shtetje nĂ« mbarĂ« botĂ«n”, Berisha thirrje demokratĂ«ve: Protestat tona janĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«pritura se kurrĂ« appeared first on Albeu.com.

Qafa e Luadhit nĂ« Llogara “pĂ«rfshihet” sĂ«rish nga flakĂ«t , dyshohet pĂ«r zjarrvĂ«nie tĂ« qĂ«llimshme

✇Albeu
By: M C

Vetëm pak ditë më pas, një tjetër vatër zjarri është shfaqur sërish në zonën e Qafës së Llogarasë, pranë Qafës së Luadhit, duke rikthyer kështu frikën për një përshkallëzim të mundshëm të situatës.

Dyshotet se zjarrëvënia ka qënë e qëllimshme, teksa era e fortë po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit drejt sipërfaqeve me bimësi.

The post Qafa e Luadhit nĂ« Llogara “pĂ«rfshihet” sĂ«rish nga flakĂ«t , dyshohet pĂ«r zjarrvĂ«nie tĂ« qĂ«llimshme appeared first on Albeu.com.

Vuçiç akuzon SHBA-në dhe vendet e rajonit: Kanë mbështetur dhe nxitur protestat në Serbi

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar drejtpërdrejt disa vende të rajonit dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë USAID dhe National Endowment for Democracy (NED), se kanë mbështetur dhe nxitur protestat kundër qeverisë së tij.

Vuçiç deklaroi se protestat në Serbi nuk janë vetëm shprehje e pakënaqësisë qytetare, por kanë pasur mbështetje të koordinuar nga jashtë, përfshirë shërbime sekrete rajonale dhe aktorë ndërkombëtarë.

Ai përmendi konkretisht Kroacinë, duke e akuzuar për ndikim përmes mediave dhe për mbrojtje të personave të dyshuar për krime të rënda, ndërsa shtoi se aktivitete të ngjashme kanë pasur edhe Prishtina, Tirana dhe qendra të tjera rajonale.

“USAID, NED dhe organizata tĂ« tjera ishin gjithashtu tĂ« pĂ«rfshira”, tha Vuçiç, duke pretenduar se disa protestues kanĂ« marrĂ« trajnime dhe mbĂ«shtetje financiare nga kĂ«to struktura pĂ«r tĂ« organizuar protesta kundĂ«r qeverisĂ«.

Vuçiç pranoi ekzistencën e problemeve të brendshme dhe pakënaqësive qytetare në Serbi, por theksoi se, sipas tij, këto po shfrytëzohen nga faktorë të jashtëm për të destabilizuar vendin.

The post Vuçiç akuzon SHBA-në dhe vendet e rajonit: Kanë mbështetur dhe nxitur protestat në Serbi appeared first on Albeu.com.

Dasmë mbretërore në horizont! Blerta Celibashi nis përgatitjet për ceremoninë martesore me Princ Lekën

✇Albeu
By: M C

Pas një divorci të bujshëm nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia, Princ Leka gjeti sërish dashurinë dhe u fejua më 11 tetor 2025, në një ceremoni private në jug të vendit me fotografen e familjes mbretërore, Blerta Celibashi.

princ leka blerta celibashi.jpg (6)

Por pas fejesës, çifti mesa duket ka nisur përgatitjet për ceremoninë martesore dhe se së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë.

Ka qenë vetë Blerta ajo e cila ka ngritur dyshimet për një dasmë, pas një fotoje të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ka lënë të kuptohet se ka nisur kërkimet për fustanin e nusërisë.

Fotoja është shkrepur teksa ajo ndodhej me shpinë, duke mos zbuluar shumë detaje nga pjesa e përparme e fustanit, por vetëm vellon e gjatë.


Vetë dyshja nuk ka bërë asnjë datë zyrtare, por më herët kanë deklaruar se dasma ishte në planet e tyre.

Kujtojmë se fejesa e Princ Lekës me fotografen e familjes mbretërorë, Blerta Celibashi, erdhi pas divorcit të tij të bujshëm me aktoren Elia Zaharia.

Sipas Lekës, ndarja e tij nga Elia erdhi në disa faza. Sipas tij, fillimisht ka qenë faza emocionale, distancimi dhe më pas divorci. Siç tregon ai, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por të distancuar, madje edhe fotot familjare që publikonin, ishin falso.

“Kemi pasur njĂ« raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazĂ« tĂ« ndryshme, ka qenĂ« ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar nĂ« njĂ« shtĂ«pi, por tĂ« distancuar, kam qĂ«ndruar vetĂ«m mĂ« vajzĂ«n, por nuk kishim kontakt, as fizik. HerĂ« pas herĂ« kemi qenĂ« pĂ«r mediat, foto, njĂ« kartolinĂ« e bukur, por krejtĂ«sisht falso. Ka qenĂ« faza ligjore”, tha ai i ftuar nĂ« “MirĂ«mbrĂ«ma Yje”.

Ndër të tjera ai zbuloi se mes tyre nuk ka pasur tradhti, pasi ai i ka treguar Elias për lidhjen që po niste me fotografen e familjes së tyre, Blerta Celibashi.

“Me tĂ« gjithĂ« kĂ«to strese, edhe Blerta ka qenĂ« viktime e tĂ« gjitha sulmeve, narrativeve qĂ« nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Presion i parĂ« qĂ« unĂ« kam njoftuar pĂ«r lidhjen time me BlertĂ«n, ka qenĂ« pikĂ«risht Elia. I kam thĂ«nĂ« Elias para se tĂ« pĂ«rqafohesha me BlertĂ«, qĂ« jam takuar me BlertĂ«n”, tha ai.

The post Dasmë mbretërore në horizont! Blerta Celibashi nis përgatitjet për ceremoninë martesore me Princ Lekën appeared first on Albeu.com.

U dërgua me urgjencë në Kardiologji, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Alfred Moisiut

✇Albeu
By: M C

Ish-presidenti i RepublikĂ«s, Alfred Moisiu, vijon tĂ« jetĂ« i shtruar nĂ« spitalin “NĂ«nĂ« Tereza”, nĂ« repartin e reanimacionit. MĂ«sohet se gjendja shĂ«ndetĂ«sore e tij paraqitet e qĂ«ndrueshme.

Nga ekipi i mjekëve të aritmologjisë bëhet me dije se atij i është vendosur një pacemaker me dy dhoma. Pacemaker është një pajisje mjekësore që ndihmon në rregullimin e ritmit të zemrës, në rastet kur rrahjet janë shumë të ngadalta ose të çrregullta.

The post U dërgua me urgjencë në Kardiologji, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Alfred Moisiut appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit nĂ« 2012-Ă«n, Gjykata e LartĂ« lĂ« nĂ« fuqi dĂ«nimin me burg pĂ«rjetĂ« pĂ«r Ardjan dhe Florenc Çapjan

✇Albeu
By: M C

Gjykata e LartĂ« ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi vendimin e Apelit tĂ« GJKKO pĂ«r dĂ«nimin me burg pĂ«rjetĂ« tĂ« Florenc Çapjas dhe xhaxhait tĂ« tij, Ardian Çapja.

Ata janë shpallur fajtor për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012.

GjyqtarĂ«t rrĂ«zuan rekursin e paraqitur nga Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etjen Cani, Klajdi Dokoli, Ervis Bardhi, duke miratuar vendimin e Apelit tĂ« Posaçëm tĂ« datĂ«s 15 nĂ«ntor 2023.

Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani u dënuan me 25 vite heqje lirie, ndërsa Ervis Bardhi me 15 vjet heqje lirie.

Sipas Apelit tĂ« GJKKO, Ardian Çapja dhe Florenc Çapja u dĂ«nuan pĂ«r veprat penale si “vrasje nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«sues”, “grup tĂ« strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armĂ«ve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armĂ«ve tĂ« ftohta”.

NdĂ«rsa anĂ«tarĂ«t e tjerĂ« tĂ« bandĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu, Ervis Bardhin, Klajdi Dekolli dhe Etjen Canin, do tĂ« dĂ«nohen me 15 deri nĂ« 25 vite burg pĂ«r veprĂ«n penale, “vrasje nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese” si dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Ervis Bardhi është ai që ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.

VRASJA E GENTIAN DHE NEZIR BEQIRIT

Ata u vranĂ« nĂ« banesĂ«n e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte nĂ« “Arrest shtĂ«pie” dhe ruhej me dy policĂ« nĂ« derĂ«n e shtĂ«pisĂ«, pasi akuzohej si autor i vrasjes sĂ« biznesmenit tĂ« njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga pjesĂ«tarĂ«t e njĂ« fisi tjetĂ«r.

Vrasja e Gentian Beqirit, Ă«shtĂ« kryer nĂ« ambientet e brendshme tĂ« banesĂ«s sĂ« tij, qĂ« ndodhet nĂ« lagjen “Sporti i vjetĂ«r” nĂ« Elbasan, ku teksa qĂ«ndronte i shtrirĂ« nĂ« krevat pasi ishte i paralizuar.

Ai Ă«shtĂ« qĂ«lluar pĂ«r vdekje me 7 plumba tĂ« njĂ« pistolete me silenciator dhe mĂ« pas, nĂ« dalje, dy autorĂ«t, mbytĂ«n edhe tĂ« atin e tij, Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndĂ«rkohĂ« qĂ« jashtĂ« derĂ«s sĂ« shtĂ«pisĂ« ruanin dy efektivĂ«t e policisĂ«, tĂ« cilĂ«t u akuzuan mĂ« pas pĂ«r “ShpĂ«rdorim detyre”.

DINAMIKA E NGJARJES

Polici Neshat Budani 11 vite mĂ« parĂ« ishte me 2 kolegĂ«t e tij nĂ« ruajtje tĂ« apartamentit tĂ« Gentian Beqirit, ku prindĂ«rit e tij kishin vendosur dy karrige. Neshat Budani ka shkuar nĂ« makinĂ«n e tij pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« mjekimin me “InsulinĂ«â€, (pasi rezultonte se ky polic vuan nga sĂ«mundja e diabetit) dhe si ka kryer mjekimin ka qĂ«ndruar rreth 15 minuta i shtrirĂ« nĂ« automjetin e tij, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Sami Derstila vazhdonte tĂ« qĂ«ndronte brenda nĂ« automjetin e tij, duke vazhduar ngrĂ«nien e mĂ«ngjesit.

Pikërisht në këtë moment, Etien Cani dhe Elvis Bardhi kanë shfrytëzuar neglizhencën e dy policëve që ruanin Gentianin, dhe kanë ngjitur shkallët e pallatit. Në banesë ndodheshin Gentian Beqiri, që flinte gjumë, dhe babai i tij, Neziri. Autorët kanë trokitur në derë dhe ajo është hapur nga Neziri.

I moshuari është rrahur barbarisht nga Etien Cani dhe Elvis Bardhi, duke pësuar infarkt në zemër dhe ka vdekur në korridor. Ndërsa Gentiani është qëlluar me plumba në kokë dhe trup, teksa flinte në krevat! Dy vrasësit kanë përdorur pistoletë me silenciator ndërkohë që janë larguar me shpejtësi, pa u vënë re nga dy policët që ndodheshin jashtë pallatit. Pas rreth 30 minutash, punonjësi i policisë, Sami Derstila, si ka përfunduar mëngjesin është ngjitur në katin e pestë të pallatit, pikërisht në banesën e Gentian Beqirit, për të kryer kontrollin e të arrestuarit.

Si Ă«shtĂ« afruar nĂ« derĂ«n e jashtme tĂ« banesĂ«s, fillimisht ka trokitur e mĂ« pas Ă«shtĂ« futur nĂ« ambientet e brendshme tĂ« banesĂ«s. Sapo Ă«shtĂ« futur brenda, Sami Derstila ka gjetur nĂ« korridor tĂ« shtrirĂ« nĂ« dysheme Nezir Beqirin babai i tĂ« arrestuarit Gentian Beqiri), i cili kishte shenja dhune. Sami Derstila, Ă«shtĂ« munduar t’i japĂ« ndihmĂ«n e parĂ« pasi Nezir Beqiri, kishte shenja jete, por nuk ka mundur dot tĂ« flasĂ«.

Sami Derstila, menjëherë ka thirrur Neshat Budanin, ndërkohë që ka hyrë në dhomën e gjumit ku ndodhej i arrestuari Gentian Beqiri. Në këtë moment ka mbërritur dhe Neshat Budani dhe si kanë hyrë brenda në dhomë, kanë gjetur të vdekur në krevatin e tij Gentianin. Dy punonjësit e Policisë kanë dalë menjëherë nga banesa për të konstatuar ndonjë person të dyshuar dhe disa metra larg kanë parë të largohen persona të panjohur.

The post Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit nĂ« 2012-Ă«n, Gjykata e LartĂ« lĂ« nĂ« fuqi dĂ«nimin me burg pĂ«rjetĂ« pĂ«r Ardjan dhe Florenc Çapjan appeared first on Albeu.com.

Aksident rrugor në Tiranë/ Automjeti përplas këmbësoren, ndërron jetë në spital 65-vjeçarja

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bathore. Automjeti me drejtues një 40-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e kësaj, ka humbur jetën në spital 65-vjeçarja.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetiomor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit fatal.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident rrugor në Tiranë/ Automjeti përplas këmbësoren, ndërron jetë në spital 65-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Dj Gimbo “hap zemrĂ«n” me Selinin: Babi e divorcoi mamin vetĂ«m se ajo iku vizitĂ« te prindĂ«rit e saj pa e pyetur

✇Albeu
By: M C

Dj Gimbo i ka hapur zemrën Selinit në lidhje me ndarjen e prindërve të tij.

Banori u shpreh se se si pĂ«r “motive kot” siç i quan ai, pridnĂ«rit e tij sot edhe pse kanĂ« shtatĂ« fĂ«mijĂ« bashkĂ«, janĂ« tĂ« divorcuar.

Divorci erdhi për shkak të moskontrollimit të nervave të babait të Gimbos, i cili kur një ditë mori vesh se gruaja e tij nuk ndodhej në shtëpi sepse kishte shkuar vizitë të nëna e saj, ky i fundit u revoltua.

Dj Gimbo u shpreh se pavarësisht këmbënguljes së tij, babai pa u menduar dy herë, kishte vendosur të divorcohej nga mamaja.

RrĂ«fimi i Gimbos: Ka shku mami te gjyshja, shkoi te nĂ«na e saj se nuk e kishte parĂ« qĂ« njĂ« muaj edhe ka dashur tĂ« rrijĂ« njĂ« natĂ«, se shyqyr qĂ« e ka hala. Edhe babai e kishte marrĂ« vesh qĂ« mami ka shkuar te nĂ«na e vetĂ«. Edhe vjen mami nĂ« shtĂ«pi, hyn brenda
.mami edhe babi edhe qĂ« kanĂ« jetu me njĂ« shtĂ«pi nuk Ă«shtĂ« edhe qĂ« kanĂ« pas shumĂ« kontakt njĂ«ri me tjetrin, njĂ«ri nĂ« sallon tjetri nĂ« kuzhinë  pĂ«r shkaqe tĂ« kota. Edhe kur babi e sheh qĂ« mami hyri brenda i thotĂ« qĂ« duhesh me dalĂ«, edhe mami çka bĂ«n, del edhe shkon te banesa e motrĂ«s qĂ« e kam nĂ« Gjermani edhe e ka njĂ« banesĂ« nĂ« Istog. Aty afĂ«r jo larg edhe mami shkon nĂ« banesĂ« aty. U thashĂ« pse cfarĂ« ndodhi, mĂ« trego. GĂ«zim mĂ« tha, babi e nxjerrĂ« mamin prej shtĂ«pisĂ«. ThashĂ«: qysh?? Tha po, thashĂ« okay. As nuk e di se si kam arritur PrishtinĂ«, as nuk e di si kam shku nĂ« Istog se nuk mbaj mend asgjĂ«. Shkova mirĂ« boll, u mundova me babin, doja tĂ« flisja me tĂ«, pĂ«r t’i mbushur mendjenpĂ«r tĂ« mos nxituar me veprimin se jemi shtatĂ« fĂ«mijĂ«, i thashĂ« mos u ngut. MĂ« tha jo! AtĂ«herĂ« mami iku duke jetuar me motrĂ«n time nĂ« Gjermani.

The post Dj Gimbo “hap zemrĂ«n” me Selinin: Babi e divorcoi mamin vetĂ«m se ajo iku vizitĂ« te prindĂ«rit e saj pa e pyetur appeared first on Albeu.com.

Kontratat e energjisĂ«, FSHU nĂ« terren pĂ«r verifikim tĂ« bizneseve qĂ« “kamuflohen” si familjarĂ«

✇Albeu
By: M C

Subjekte të veçanta private që ushtrojnë aktivitet në kate të sipërme të ndërtesave shumëkatëshe po verifikohen nga grupe të Furnizuesit e Mundësisë së Fundit që kanë dalë në terren në mënyrë që kontrata e tyre të përputhen me tarifat respektive. Në disa raste këto biznese nuk kanë rifreskuar të dhënat e kontratës duke e mbajtur atë si klient familjar e për rrjedhojë duke paguar tarifa 8.5-9.5 lekë kWh dhe jo 14 lekë kWh sikurse u takon.

“Furnizuesi i ShĂ«rbimit Universal, FSHU pjesĂ« e OSHEE Group, vijon procesin pĂ«r pĂ«rditĂ«simin e kontratave tĂ« energjisĂ« elektrike pĂ«r tĂ« gjithĂ« kategoritĂ« e klientĂ«ve me qĂ«llim ndryshimin e tarifimit sipas sistemit tĂ« ri tĂ« pagesĂ«s sĂ« energjisĂ«.

FSHU ka ngritur grupe kontrolli nĂ« terren tĂ« cilĂ«t kanĂ« konstatuar subjekte private qĂ« ushtronin aktivitetin e biznesit, kryesisht shĂ«rbime dhe qĂ« tarifoheshin me 8.5-9.5 lek/kWh si klientĂ« familjarĂ«, jo 14 lek/kWh, tarifa e miratuar pĂ«r klientĂ«t biznes. FSHU, pjesĂ« e OSHEE Group, fton tĂ« gjithĂ« bizneset, organizatat jofitimprurĂ«se (OJF-tĂ«), si dhe personat fizikĂ« qĂ« veprojnĂ« si biznese, tĂ« verifikojnĂ« dhe pĂ«rditĂ«sojnĂ« kontratĂ«n e tyre tĂ« energjisĂ«, nĂ«se rezultojnĂ« ende tĂ« regjistruar si klientĂ« familjarĂ«â€ thuhet nĂ« njĂ« njoftim tĂ« FSHU.

Pse është i nevojshëm ky proces?

FSHU vlerëson se procesi i verifikimit të kontratave të energjisë për subjektet private është i nevojshëm për një tarifim të drejtë bazuar në sistemin e ri të pagesave sipas aktivitetit të biznesit. Kompania shprehet se klasifikimi i pasaktë në sistem, ka ardhur si pasojë e regjistrimeve të vjetra, mungesës së përditësimeve apo ndryshimeve në përdorimin real të objektit.

“PĂ«rmes kĂ«tij procesi, FSHU u bĂ«n thirrje subjekteve tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sohen dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me grupet e kontrollit nĂ« terren, me qĂ«llim ndryshimin e tarifimit nga familjar nĂ« jofamiljar, duke shmangur penalitetet” nĂ«nvizon FSHU.

Kush përfshihen në këtë proces përditësimi?

Kompania ka bërë një përmbledhje të atyre që përshihen në procesin e përditësimit dhe mënyrën sesi ai po kryhet.

“NĂ« procesin e pĂ«rditĂ«simit pĂ«rfshihen tĂ« gjithĂ« subjektet qĂ« kryejnĂ« veprimtari ekonomike nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« personi fizik apo juridik, tĂ« cilĂ«t e pĂ«rdorin energjinĂ« pĂ«r qĂ«llime biznesi (zyra, dyqane, punishte, qendra shĂ«rbimi etj.), apo qĂ« janĂ« tĂ« regjistruar si OJF, por nĂ« praktikĂ« konsumojnĂ« energji pĂ«r funksione tĂ« ngjashme me ato tĂ« subjekteve ekonomike.

Ky proces nuk prek klientët që janë realisht konsumatorë familjarë dhe e përdorin energjinë vetëm për qëllime banimi. Procesi është i thjeshtë dhe përfshin verifikimin e kontratës aktuale të energjisë elektrike (nëse është familjare apo biznes), plotësimin e një kërkese për ndryshim të kategorisë, bashkëngjitjen e dokumentacionit përkatës, që vërteton natyrën ekonomike të aktivitetit (NIPT, ekstrakt QKB etj.).

Përditësimi i kontratave mund të bëhet lehtësisht në sportelet e Qendrave të Kujdesit të Klientit të FSHU-së, pjesë e OSHEE Group, ose online, përmes platformës online, web-it zyrtar të kompanisë dhe aplikacionit të OSHEE-së.

FSHU dhe OSHEE Group u bĂ«jnĂ« thirrje tĂ« gjitha subjekteve tĂ« mos e shtyjnĂ« kĂ«tĂ« proces dhe tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga mundĂ«sia pĂ«r pĂ«rditĂ«sim tĂ« dhĂ«nash dhe ndryshim tarifimi, duke garantuar njĂ« sistem mĂ« tĂ« rregullt dhe funksional pĂ«r tĂ« gjithĂ«,” thuhet nĂ« njoftimin e operatorit./Monitor.al

The post Kontratat e energjisĂ«, FSHU nĂ« terren pĂ«r verifikim tĂ« bizneseve qĂ« “kamuflohen” si familjarĂ« appeared first on Albeu.com.

I vĂ«llai pĂ«rmendet nĂ« dosjet e çështjes ‘Epstein’, Mbreti Charles injoron pyetjet e gazetarĂ«ve pĂ«r DukĂ«n Andrew

✇Albeu
By: M C

Mbreti Charles III ka injoruar pyetjet lidhur me publikimin e dokumenteve të reja të çështjes Jeffrey Epstein, ku përmendet vëllai i tij, ish-Princi Andrew, gjatë një vizite publike në Dedham, në Essex.

Një gazetar i drejtoi Mbretit një pyetje për dosjet Epstein, teksa ai përshëndeste qytetarët, por Mbreti nuk reagoi.

Më herët, Mbreti dhe Mbretëresha zhvilluan disa angazhime në fshat, përfshirë takime me vendasit në një pub dhe një shëtitje përgjatë rrugës kryesore.

Vëllai i Mbretit, Princi Andrew, përmendet sërish në publikimin e fundit të dosjeve Epstein. Megjithatë, përfshirja në këto dokumente nuk përbën provë për shkelje. Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë që lidhet me krimet e Epstein.

The post I vĂ«llai pĂ«rmendet nĂ« dosjet e çështjes ‘Epstein’, Mbreti Charles injoron pyetjet e gazetarĂ«ve pĂ«r DukĂ«n Andrew appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ GJKKO dënon tre persona për ndikim mbi zyrtarët e drejtësisë! Mes tyre dhe ish-shefi i Komisariatit, Erion Dani

✇Albeu
By: M C

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale nr. 177/1, ndaj tre të pandehurve: Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi.

Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe, më datë 5 shkurt 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Atalanta Zeqiraj dhe Flojera Davidhi, vendosi:

Musa Gjikola u shpall fajtor pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Ushtrimi i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike” (episodi 1) dhe u dĂ«nua fillimisht me 1 vit e 6 muaj burgim.

Në bazë të uljes 1/3 të dënimit, ai do të vuajë 1 vit burgim nga data e arrestimit më 11 korrik 2025.

Erjon Dani u shpall fajtor pĂ«r tĂ« dy episodet e akuzĂ«s pĂ«r “Ushtrimin e ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave publikĂ«â€ dhe u dĂ«nua fillimisht me 2 vite pĂ«r secilin episod.

Pas bashkimit tĂ« dĂ«nimeve dhe zbritjes 1/3, dĂ«nimi pĂ«rfundimtar Ă«shtĂ« 2 vite burgim, gjithashtu duke filluar nga momenti i arrestimit mĂ« 11 korrik 2025. Ai u shpall i pafajshĂ«m pĂ«r akuzĂ«n e “ShpĂ«rdorimit tĂ« detyrĂ«s”.

Vilson Roçi u shpall fajtor pĂ«r dy episode tĂ« veprĂ«s penale “Ushtrimi i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave publikĂ«â€ dhe u dĂ«nua fillimisht me 1 vit e 6 muaj pĂ«r secilin rast. Pas bashkimit dhe uljes 1/3, dĂ«nimi pĂ«rfundimtar Ă«shtĂ« 1 vit burgim, i cili do tĂ« fillojĂ« nga data e arrestimit mĂ« 11 korrik 2025.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet procedurale dhe gjyqësore të ngarkohen solidarisht tek të pandehurit e shpallur fajtorë. Zbatimi i vendimit i ngarkohet SPAK-ut, ndërsa kundër tij mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 ditëve.

The post EMRAT/ GJKKO dënon tre persona për ndikim mbi zyrtarët e drejtësisë! Mes tyre dhe ish-shefi i Komisariatit, Erion Dani appeared first on Albeu.com.

Banorët e Durrësit protestojnë para Bashkisë, kundër TID: Projekt korruptiv, duam dialog dhe zgjidhje

✇Albeu
By: M C

Grupimi Qytetar kundër Projektit TID në Durrës, ka zhvilluar këtë të enjte protestën e radhës para Bashkisë.

Anëtarët e familjeve që preken nga prishjet e banesave dhe bizneseve në zonën historike të qytetit, kanë kërkuar sot nga institucioni i qeverisjes vendore, që të ulet në tryezë bashkëbisedimi me ta, ashtu siç ka rekomanduar edhe AADF gjatë takimit të zhvilluar me banorët më 19 janar.

BanorĂ«t janĂ« kundĂ«r atyre qĂ« ata i konsiderojnĂ« tentativa tĂ« bashkisĂ« pĂ«r t’u gjetur sistemime nĂ« banesa sociale.

Protestës së sotme ju bashkuan edhe eksponentë të Partisë Demokratike, si deputeti Igli Cara dhe kreu i degës lokale, Ardian Muka.

Në një prononcim për mediat, deputeti Cara dënoi heshtjen e bashkisë Durrës dhe e cilësoi korruptiv projektin që po zhvillohet nga institucionet shqiptare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Përfaqësuesit e familjeve që preken nga projekti kërkojnë me ngulm ngritjen e një Komisioni Hetimor në Këshillin Bashkiak Durrës për verifikimin e procedurave, shkeljeve ligjore dhe mungesës së transparencës siç i konsiderojnë ata hapat e ndjekur nga bashkia dhe Ministria e Kulturës gjatë 5 viteve të fundit.

Ata u shprehĂ«n se “duhet tĂ« mbahen larg duart nga banesat dhe pronat e qytetarĂ«ve”, duke kĂ«rkuar dialog dhe zgjidhje.

The post Banorët e Durrësit protestojnë para Bashkisë, kundër TID: Projekt korruptiv, duam dialog dhe zgjidhje appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 4 Shkurt 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi nervozizmi do të dominojë gjatë ditës. Venusi do të ndikojë në dashuri pozitivisht dhe do të mund të keni diçka të bukur. Në punë, mos kërkoni të pamundurën, por mundohuni që të kënaqeni me çka keni.

Demi

Lini pas shpine gjithë ata që nuk ju duan dhe që nuk ju marrin në konsideratë siç dëshironi. Marsi do të ketë ndikim negativ, por komunikimi në këtë moment do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Në punë duhet të sqaroni çdo gjë që nuk shkon.

Binjakët

Duhet të qëndroni pozitiv dhe të tregoheni të kujdesshëm me nervozizmin. Duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë për të bërë njohje të reja. Në punë, këshillohet që të ruani qetësinë.

Gaforrja

E mërkura do të mbyllet me një lodhje ekstreme. Në dashuri gjërat do të ecin mirë dhe do të ketë rikuperim. Ndërsa në punë duhet të rrini të qetë dhe të mundoheni që të mos acaroheni, gjë e cila do të jetë e vështirë në këto momente.

Luani

Ju pret një ditë pozitive, por mundohuni që të mos lodheni shumë. Në dashuri keni mundësi që të kapërceni një krizë, pasi emocionet e reja do të dominojnë. Në punë keni nevojë për ndryshim.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë mjaft e komplikuar, thuajse trysnuese. Duhet durim për të kaluar vështirësitë. Ndikimi i kundërt i Venusit nuk do ua bëjë aspak të lehtë ditën. Përmirësime priten në sferën profesionale.

Peshorja

Gjatë kësaj dite duhet të sforcoheni në mënyrë që të bëni që të funksionojnë gjërat në dashuri. Nëse ka pasur probleme, duhet ti zgjidhni. Me financat duhet të bëni kujdes.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim pozitiv në dashuri. Keni nevojë për organizim, në mënyrë që të shijoni çdo moment. Në punë, nëse keni pasur probleme apo debate, ka ardhur momenti për ti kapërcyer.

Shigjetari

Në dashuri mund të ketë probleme dhe debate, ku zgjidhja e tyre do të varet vetëm nga partneri/ja. Në punë, Saturni do të plotësojë dëshirën për ndryshim.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni në ankth dhe nervoz. Shqetësimet nuk do të mungojnë. Ndikimi i kundërt i Hënës do të krijojë disa shqetësime, shkruan noa.al. Në punë, keni dëshirë për ndryshim.

Ujori

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, ku edhe zemrat e vetmuara do të kenë mundësi të njohin dikë. Duhet bërë kujdes veçse me luhatjet e humorit. Në punë mundohuni që të ruani qetësinë, por irritimi gjatë kësaj dite është thuajse i pashmangshëm.

Peshqit

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, por kjo gjë nuk mjafton, pasi në dashuri do të ketë sërish probleme. Nëse jeni vetëm do të merrni përgjigje pozitive, por do të ketë shumë gjëra mbi të cilat duhet të reflektoni. Marrja e një vendimi, nuk do të jetë aq e lehtë sa e kishit menduar.

The post Horoskopi 4 Shkurt 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Iu afrua aeroplanmbajtësit amerikan, SHBA-ja rrëzon një dron iranian

✇Albeu
By: M C

Ushtria amerikane e ka rrĂ«zuar njĂ« dron iranian qĂ« “nĂ« mĂ«nyrĂ« agresive” po i afrohej aeroplanmbajtĂ«sit USS Abraham Lincoln nĂ« Detin Arabik, tha ushtria amerikane pĂ«rmes njĂ« njoftimi mĂ« 3 shkurt.

Droni iranian Shahed-139 po fluturonte drejt aeroplanmbajtĂ«sit “me qĂ«llim tĂ« paqartĂ«â€ dhe u rrĂ«zua nga njĂ« avion luftarak amerikan F-35, u tha nĂ« njoftim.

“NjĂ« avion luftarak F-35C nga aeroplanmbajtĂ«si Abraham Lincoln e rrĂ«zoi dronin iranian nĂ« vetĂ«mbrojtje, me qĂ«llim mbrojtjen e aeroplanmbajtĂ«sit dhe personelit nĂ« bord”, tha kapiteni i MarinĂ«s amerikane, Tim Hawkins, zĂ«dhĂ«nĂ«s nĂ« KomandĂ«n Qendrore tĂ« ushtrisĂ« amerikane.

Ai shtoi se asnjë pjesëtar i ushtrisë amerikane nuk është lënduar gjatë incidentit dhe asnjë pajisje e ushtrisë nuk ka pësuar dëme.

Incidenti ndodhi nĂ« kohĂ«n kur diplomatĂ«t po pĂ«rpiqen tĂ« organizojnĂ« bisedime bĂ«rthamore mes Iranit dhe SHBA-sĂ« dhe mes paralajmĂ«rimeve tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump, se luftanijet amerikane janĂ« nisur drejt Iranit dhe se “gjĂ«ra tĂ« kĂ«qija” mund tĂ« ndodhin nĂ«se nuk arrihet njĂ« marrĂ«veshje.

Ushtria amerikane ka dislokuar në afërsi të brigjeve të Iranit një grup sulmues detar, të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln.

Presidenti Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e një veprimi ushtarak ndaj Iranit, si kundërpërgjigje ndaj shtypjes brutale të protestave antiqeveritare që shpërthyen në fund të dhjetorit në mbarë Iranin./REL

The post Iu afrua aeroplanmbajtësit amerikan, SHBA-ja rrëzon një dron iranian appeared first on Albeu.com.

Merrnin rryshfet e shkelin rregullat e qarkullimit/ Policia e Shtetit pezullon 5 efektivë, mes tyre edhe efektivi që iu përgjigj me armë autorëve gjatë atentatit në Rrilë të Lezhës

✇Albeu
By: M C

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra 5 punonjës policie. Blutë sqarojnë, se dy prej këtyre efektivëve, të cilët punonin në Fier, janë pezulluar nga detyra pas qarkullimit të një video, ku njëri prej tyre dukej se po merrte ryshfet nga një drejtues automjeti, për të shmangur gjobën.

Gjithashtu edhe ndaj dy efektivëve të sipërpërmendur ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë për këtë rast. Ndërkohë Policia e Shtetit ka pezulluar edhe tre efektivë të tjerë, punonjës në Komisariatet e Lezhës, Matit e Krujës, mes tyre edhe Besart Kovaçi. Ky i fundit është i përfshrië në në atentatin në berberhane të dielën në Lezhë, i cili qëlloi 10 herë me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku duken dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, njëri prej të cilëve dyshohet se ka marrë ryshfet nga drejtuesi i automjetit për të shmangur masën administrative, ju informojmë se:

Drejtoria e Standardeve Profesionale nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit ka pezulluar menjĂ«herĂ« nga detyra inspektor Sh. Ç. dhe inspektor I. L., me detyrĂ« trupĂ« shĂ«rbimi trafiku urban/interurban nĂ« Seksionin e Trafikut Urban/Interurban, nĂ« Sektorin e PolicisĂ« Rrugore, nĂ« DVP Fier, pĂ«r shkelje disiplinore tĂ« parashikuar nga neni 121, pika 1, germa “m”, e Ligjit nr. 82/2024 “PĂ«r PolicinĂ« e Shtetit”, “Kryerja e veprimeve qĂ« cenojnĂ« rĂ«ndĂ« imazhin e punonjĂ«sit tĂ« policisĂ«, institucionin apo shĂ«rbimin policor nĂ« tĂ«rĂ«si”.

Pezullimi disiplinor u bë pasi, duke qenë në shërbim, kanë kryer veprime në shkelje të procedurave standarde të punës gjatë kontrollit të një drejtuesi mjeti, si dhe dyshohet për kryerje të veprimeve korruptive. Ndaj këtyre punonjësve ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale janë pezulluar nga detyra edhe tre punonjës policie, konkretisht:

– Inspektor B. K., i cili mĂ« datĂ« 02.02.2026 Ă«shtĂ« ndaluar me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit, i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, nĂ« lidhje me ngjarjen e ndodhur nĂ« RrilĂ« tĂ« LezhĂ«s mĂ« datĂ« 01.02.2026.

– Inspektor E. P., me detyrĂ« Oficer i PatrullĂ«s sĂ« PĂ«rgjithshme nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Mat, pasi dyshohet pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike.

– Inspektor E. B., me detyrĂ« Oficer i PatrullĂ«s sĂ« PĂ«rgjithshme nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« KrujĂ«, pasi mĂ« datĂ« 02.02.2026 Ă«shtĂ« arrestuar nga AMP, si i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Shkelje e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”.

The post Merrnin rryshfet e shkelin rregullat e qarkullimit/ Policia e Shtetit pezullon 5 efektivë, mes tyre edhe efektivi që iu përgjigj me armë autorëve gjatë atentatit në Rrilë të Lezhës appeared first on Albeu.com.

❌